VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mallëngjimi bulevardesk – Kujt i duhet folk-serb në Tiranë? – Nga Skënder Karaçica

By | July 17, 2019

Komentet

Mark Gjonaj thërret më 29 tetor 2019 protestë kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe të luftës

VOAL – Asambleisti shqiptar i Nju Jorkut Mark Gjonaj, thërret protestë kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe të luftës:

Të dashur miq,

Bashkohuni me ne për të protestuar kundër Krimeve të Përdhunimit dhe të Dhunës Seksuale Serbe gjatë luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, të Martën, 29 Tetor, ora 11 e mëngjesit, para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë, 62 West 45th St, NYC 10036.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ne duhet të mbështesim dhe të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë. Ndani fletushkën, përhapni fjalën me miqtë, familjen dhe anëtarët e organizatës suaj. Ndani në mediat sociale me hashtagun #RallyforHERJustice (Mark Gjonaj)

Rubrika: Cilët janë Miqtë e Shqiptarëve: Stephen B. Kaufman, Njeriu i të gjitha kohëve për të gjithë shqiptarët!

Laura Guerriero
CNG News Group
Reporter Bronx Times
3604 Avenue Tremont Avenue
Bronx, New York 10465

“Stephen B. Kaufman, Njeriu i të gjitha kohëve për të gjithë shqiptarët”

E nderuar Znj Guerriero:

Fondacioni Shoqëria Shqiptaro-Amerikan, Inc. (The Albanian American Society Foundation, Inc., ) ; Bijtë & Bijat Shqiptaro-Amerikane Inc. ( the Sons & Daughters of Albanian America, Inc. ) dhe Qendra e Komunitetit Shqiptar (the Albanian Community Center) dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë patur dhe kanë nga Stephen B. Kaufman, Esq, si mik i shqiptarëve.

Që nga viti 1992, Z. Kaufman ka qenë sytë dhe veshët e komunitetit Shqiptaro-Amerikan si këshilltar i tij besnik.

Z. Kaufman ishte një përkrahës i vendosur i Luftës së Pavarësisë së Kosovës, duke u demonstruar me guxim për lirinë e saj. Përpjekjet e tij u pranuan nga Këshilli i Qytetit në New York në festimin e pavarësisë së Kosovës kur Z. Kaufman mori një çmim në City Hall.

Në vitin 1998/1999, Z. Kaufman themeloi “Ndihmë – për ne- ndihmë- për ata” për të mbledhur fonde në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Pas kësaj, Z. Kaufman luajti një rol qendror në riemërimin e një pjese të Avenue Lydig në pjesën Pelham Parkway të Bronx si Nënë Tereza Way.

Në vitin 2003, gjatë ditëve më të errëta të Kosovës, Stephen B. Kaufman, Esq. udhëtoi në Kosovë me kryetarin e bashkisë të New York City Michael Bloomberg për të justifikuar mbrojtjen e mbështetjes të komunitetit Shqiptaro-Amerikan për pavarësinë e Kosovës dhe u takua me Dr. Ibrahim Rugova presidentin e parë të zgjedhur të Kosovës të pas luftës.

Z. Kaufman u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani kur ai udhëtoi në New York City në 2014.

Z. Kaufman ka qenë një këshilltar dhe mbështetës shumë aktiv i popullit shqiptar. Zyra e tij e avokatisë është gjithmonë e hapur për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Z. Kaufman me veprimet e tij ka vënë në jetë mësimet e Nënë Terezës. Sipas fjalëve të saj, “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por seicili prej nesh mund të bëjë gjëra të vogla me shumë dashuri.” “Nëse i paragjykoni njerëzit, nuk do të keni kohë t’i doni ata.” “Le të mos ndihemi të kënaqur vetëm me dhënien e parave. Paratë nuk janë të mjaftueshme, paratë mund të jepen, por ata kanë nevojë për zemrat tuaja që ju t’i doni. Prandaj, përhap dashurinë tënde ngado që shkon.”

Përmes veprimeve të tij, Z. Kaufman ka demonstruar dashurinë e tij për komunitetin Shqiptaro-Amerikan dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për këtë dhe për gjithçka që ai ka bërë për kauzën tonë. Ne mezi presim të vijojmë edhe në të ardhmen me Të partneritetin tonë bashkëpunues e frutdhënës.

Në Shtator 2016, Z. Kaufman pranoi një Proklamatë nga Presidenti i Borough, Ruben Diaz, Jr, në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, Inc. (The Albanian American Society Foundation, Inc., ) ; Bijtë & Bijat Shqiptaro-Amerikane Inc. ( the Sons & Daughters of Albanian America, Inc. ) dhe Qendra e Komunitetit Shqiptar (the Albanian Community Center)

“UNE JAM STEPHEN B. KAUFMAN, MIKU I SHQIPTARVE”

“UNE JAM STEPHEN B. KAUFMAN, MIKU I TË GJITHË SHQIPTARVE”

“STEPHEN B. KAUFMAN, MIKU I TË GJITHA KOHËRAVE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT”.

Sinqerisht i juaji

Esad A. Rizai

18 gusht 2016

/Përktheu: E.Buçpapaj

Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Merrma kockën bëma gur në vënd të tij të rëndojë/ Gur e kockë ta ngrejë kështjellën/ mënçuri të pagëzojë/ Merrmi flokët bëji udhë, të lehta t’i ketë këmba/ Shtegun e tij mban shtegtari, po të jetë e drejtë bota/ Merrma dorën bëma hartë, që të mbaj pesë kontinente/ Gishtërinjtë ura bëmi, të lidh ndarjet e kësaj bote!  E.Mitre

Librat e vërtetë janë mikpritësit më të sinqertë dhe më bujar, sepse të mbledhin rreth oxhakut ku prushërojnë mesazhet që frymëzojnë dhe ngrohin shpirtrat e lexuesve që e adhurojnë librin dhe poezinë.

Në një të shtunë me plot diell që të lëbyrte sytë, autorja Mitre e librit “Graviteti i shpirtit” mblodhi miqtë dhe dashamirësit e saj për të promovuar librin e parë me poezi.  Shtëpia e bijës së saj të ëmbël dhe plot kulturë Marinelës një shkencëtare në NYU na priste me gjithë komoditetin dhe dashurinë për të festuar së bashku këtë ditë të bukur poetike.

Ndërsa përshëndeteshim me njeri tjetrin syri shpesh më ndalonte në bredhat e gjelbër të oborrit dhe ata më bëheshin më depërtues në lëkurën time ndërsa brenda dhomës dukej një pemishte që çlironte oksigjen si dhe filiza të rinj që flladisnin këtë mjedis elegant.

Midis miqve të shumtë ishte dhe Pastori amerikan Steve Galegor së bashku me bashkëshorten e tij fisnike Melaninë që e flasin gjuhën shqipe më bukur dhe më saktë se shumë shqiptarë të lindur në Mëmëdheun tonë.

“Në jetë kam pasur vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë, librin”, do te shkruante Volteri për shprehjen dhe bashkëbisedimin e fjalës më të epërme estetike midis.

Libri “ Graviteti i shpirtit” ka mesazhe hyjnore dhe unë si redaktore dhe autore e parathënies jam ndalur për të rrokur fort këtë thesar brenda parajasës shpirtërore të shkruar nga poetja Mitre.  Shumë popuj në botë kanë traditat e tyre me librin, por mua si grua, shkrimtare më ka pëlqyer shumë tradita e Kaltalonjës në Spanjë, ku çdokush që blinte libër i dhurohej një trëndafil.

Në fakt në kohët e sotme në botë po ndodh e kundërta shumica e shkrimtarëve që shkruajnë libra i falin dhe natyrisht autorëve s’ju dhurohet trëndafil, por më e keqja i mbyt pluhuri, dhe këtu nuk e kam fjalën për librat mediokër, por për libra që ja vlen t’i kesh shok zemre.

Por ne lexuesit ose të dashuruarit e librit s’duhet të heqim dorë kurrë nga librat,  pasi është I vetmi mjet që ka edukuar miliona breza në botë, është e vetmja dashuri imagjinare që e përkëdhel me sy, e prek me duar dhe belbëzime buzësh dhe mrekullohesh në se vërtetë është mrekulli dhe nuk zhgënjehesh…

Poetët bëhen shërbestar dhe misionar te Paqes, të humanizmit dhe të ndryshimeve cilësore sigurisht ata penëartët si autorja që na mblodhi së bashku në New Jersey.

Nga fjala e poetes Mitre

 

Besoj se ndjenja më e fuqishme që të shtyn të shkruash është ndjenja e DHIMBJES shpirtërore.

Përmes emocionesh të veçanta ju falenderoj nga zemra për mbështetjen me pranine tuaj sot ne perurimin e vëllimit tim të parë me poezi “Graviteti i Shpirtit”. Falenderoj bashkëshortin tim të mrekullueshëm, dhe femijët për mbështetjen e vazhdueshme në krijimtarinë time, vajzën dhe dhëndrin që hapën shtëpinë e tyre për këtë ngjarje, djalin tim Andin që është dhe redaktori i përkthimeve të mia.

Kam rastin këtu të falenderoj poeten, shkrimtaren dhe gazetaren e talentuar e të mirënjohur, zonjën Kozeta Zylo për mbështetjen e pakursyer si simotër poete me redaktimin e këtij vëllimi, për analizën e thellë letrare që do ta gjeni në parathënien e librit, si dhe botimin e kësaj kritike në gazeta të ndryshme online dhe te printuar filluar me gazeten e dashur “Illyria”. Gjithashtu falenderoj shtëpine botuese ‘Dyrrah” dhe botuesin e saj shkrimtarin e njohur Viktor Canosinaj, për botimin cilësor të librit, piktorin durrsako-amerikan, Dashamir Gurabardhi, për pikturën e kopertinës dhe fotografin Arnie Braeske. Ky libër është rezultat i një pune këmbëngulëse, pothuajse prej një dekade, ndaj dhe është një ngjarje e rëndësishme për mua.  Besoj se secili prej jush është kurioz të dijë se cili ka qënë rrugëtimi im në krijimtarinë letrare?

Poezia dhe të shkruarit është një thirrje e brëndshme e imja që në adoleshencë, një pasion i hershëm që e kam mbartur qe në tetëvjecare, e kam vazhduar krijimtarinë pak në shkollë të mesme dhe universitet. Nga këto do të kujtoj një detaj që më ka mbetur në mëndje. Isha në vitin e tretë të shkollës së mesme kur profesori i anglishtes, i huaj, na kërkoi që të shkruanim një hartim për luftën civile në Amerikë dhe dicka për Abraham Lincoln. Dija shumë pak për Abraham Lincoln. Kisha lexuar në një libër të vjetër anglisht të tim eti. Shkruajta 10 faqe për këtë temë. Pas një jave profesori pasi i korigjoi erdhi në klasë dhe i shpërndau. Kujtoj që prisja me ankth kur u zgjaste të tjerëve hartimet. U duk pa fund ajo pritje. Në fund i mbeti në dorë hartimi im. Ai tha: Ky ështe hartimi më i mirë, pasi e lexoi para klasës u afrua tek banga ime dhe kur ma dha në dorë më tha “Një ditë ti do të bëhesh shkrimtare.”  Po kështu pedagogu i letërsisë anglo-amerikane në universitet.

Mendimi dhe besimi që më ndolli fjala e tyre më ka ndjekur deri më sot, sepse rezonoi me atë çka fshihej nën lëkurën time.

Ata zbuluan ëndrrën time, që tashmë sapo ka filluar të realizohet.

Disa poete më kanë pyetur: përse nuk keni shkruar më parë?Ka një shprehje: “Ëndrra jote nuk ka datë skadence. Merr frymë thellë dhe përpiqu përsëri ta realizosh atë.” Kjo ka qënë mantra e frymëzimit tim gjatë këtij dhjetëvjeçari të fundit.

Ka disa arsye përse nuk kam shkruar më parë:

  1. Jeta ime ka qënë një rollerkoster me ulje ngritjet e saj, me vështirësi që më kanë vënë në grib të saj, dhe papritur jam gjëndur në një situatë kur më është dashur talent për të mbijetuar, jo më për të shkruar. Ndaj edhe nuk kam shkruar për shumë vite, zëri im kam heshtur; heshtja më ka shërbyer si kollonë ku mbështetesha, ka qenë mburoja dhe streha ku kam mbështjellur forcën dhe besimin për të mbijetuar. Përmes vargjeve të këtij vëllimi jam munduar të hedh artistikisht ndjenjat dhe emocionet e mia rreth këtij rollërkosteri, por edhe më shume. Poeti apo krijuesi arrin të transmetojë gjithshka që ai kap jo vetëm përmes shqisave por edhe duke kapërcyer limitet e tyre, arrin te zbulojë atë që quhet transedentale.

Secili e jeton legjendën e jetës së tij në mënyra të ndryshme, por e rëndësishme për mua ka qënë posedimi i një shpirti pafundësisht kurajoz për ta dashur jetën edhe kur ajo më është thërmuar para syve. Jam e bindur se ju do ta gjeni të shprehur këtë shpirt kurajoz sidomos në poezinë “Egzistenca”.

  1. Arsyeja tjetër është se: Krijimtaria letrare të vë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me lexuesin sidomos kur je në moshë të re, dhe natyrshëm të ndjek ajo ndjenja e frikës dhe pasigurisë në se ajo që do të krijosh është e maturuar deri në atë pikë sa të komunikojë vlerë për lexuesin. Ka disa poezi që kam shkruar dhe nuk janë më sepse kanë qënë thjeshtë eksperimente. Të shkruarit nuk kërkon vetëm talent, por edhe një kulturë të përgjithshme. Duhet të lexosh e të pasurohesh me dije vazhdimisht në mënyrë që të sjellësh diçka të re në krijimtarinë tënde.
  2. E fillova procesin e të shkruarit me shkrime teknike pas vitit 1996, pasi mbarova një vit studimesh pasuniversitare në New York University, më shumë shkrime teknike: si grante që janë financuar nga donatorë të ndryshëm në Shqipëri dhe Amerikë. Gjithashtu kam bërë studime shkencore të botuara në të dyja vendet. Një nga pasionet e mia të hershme është edhe fusha e përkthimeve. Kam rastin të përmënd këtu se vitin e kaluar u botua në Amazon dhe në Shqipëri, romani “The King’s Shadow” i autorit Viktor Canosinaj, që e përktheva në anglisht, të redaktuar nga djali, Andi Mitre. Po ashtu kam përkthyer libra teknike, artikuj dhe poezi të cilat kanë parë dritën e botimit.

Çfarë u bë shtysë për të filluar përsëri?

Më të shumtat e poezive të këtij vëllimi janë shkruar gjatë këtyre viteve të jetës në Amerikë. Jeta si emigrante na vë para vështirësive të mëdha, dhe për ne që kemi emigruar në moshë madhore, të ekzistuarit midis dy botëve, asaj çfarë kemi lënë pas, vendlindjen, familjen, gjithë atë arkiv të krijuar për 45-50 vjet dhe bota e re që gjejmë, ku nuk është e lehtë të integrohesh, është një sfidë e pashmangshme.

Mësimet e nxjerra nga periudha tranzitore, që kalon në kufirin midis shkëputjes me të shkuarën dhe bashkimit me të ardhmen janë të thella. Këto eksperienca na bëjnë të kalojmë përmes një transformimi të brëndshëm dhe udhët që na hapen nganjëherë na çudisin. Trajektorja e jetës është si një lumë që rrjedh nga mali deri sa përfundon në det të hapur. Në këtë lumë jete është e rëndësishme të investigosh udhët që të çojnë në destinacion. Të ndjekësh ëndrrën tënde do të thotë të shkosh në destinacion. Dhe duket që unë sapo kam arritur atje.

Besoj se ndjenja më e fuqishme që të shtyn të shkruash është ndjenja e DHIMBJES shpirtërore. Historikisht poezitë e para që janë shkruar janë poezi vajtimi- për humbjen e njerëzve më të dashur, pikërisht që nga dhimbja lind nxitja për të shkruar, për tu ngritur për ta mundur atë. Kam shkruar “Elegji për Dhimbjen”. Vëllimi poetik “Graviteti i Shpirtit” hapet me poezinë “Kam Mall” , Mjellmë bëmë të fluturoj, përmbi breg të Adriatikut/ lotin e kripur ta lëshoj/mbi parvazin e braktisur…e cila është frymëzuar pikërisht nga malli për atë që kam lënë pas krahëve, familjen, atdheun, Durrësin tim të dashur, detin me të cilin jam e lidhur ngushtë, nga ndjenja e dhimbjes që rrjedh prej dashurisë për diçka apo dikë që na mungon. Por poezia është edhe këngë gëzimi dhe admirimi për të bukurën, për shprehjen e ndjenjave delikate. E tërë bota është e mbushur me poezi. Natyra në këtë muaj Tetori është vetë poezia në magjinë e saj, me gjethet që ngjyrosen dhe përflaken  në shtegtimin e tyre të fundit.  Në eksperiencat e shumëllojshme jetësore, unë kam vlerësuar dhe i jam mirënjohëse mundësive që më janë dhënë për të mësuar dhe për tu rritur si njeri dhe si poete. Do përmënd miket e mia amerikane, Eileen Erikson, poete, dhe Ethel Lee Miller, shkrimtare, që më kanë nxitur për të shkruar, për të mësuar e për tu zhvilluar në artin e të shkruarit. Mua më është dashur vetëm ti ndjek dhe të provoj veten. Prej vitesh aderoj rregullisht në grupin e shkrimtarëve të Montclair NJ, të cilët përbëjnë një thesar në ndihmë të rrugëtimit tim krijues.

Si poete dhe spiritualiste, kam gjetur paqen, qetësinë dhe frymëzimin përmes meditimit, ndërsa me veprat e poetëve të famshëm Whitman, Shakespeare, Edgar Ellen Poe, Emily Dickinson, Maya Angelou, Migjenit dhe Fishtës, dhe mësuesve shpirtërorë dhe filozofë të mirënjohur botërorë si Wayne Dyer, Mark Nepo, Lao Tzu, Martha Nausbaum, kam zbuluar ushqimin aq të pasur për mëndjen dhe shpirtin. Veprat e tyre më kanë frymëzuar për të hedhur në letër mendimet dhe refleksionet e mia mbi kompleksitetin e dimensioneve njerëzore dhe jetësore. Si emigrante, jo pak herë ndjehemi vetëm, dhe unë e kam përdorur vetminë time për të shkruar, e për tu pasuruar shpirtërisht. Kisha nevojë për vetminë time, ajo më ktheu tek vetvetja dhe për rrjedhojë më realizoi atë ëndërr që e kisha kyçur brënda shpirtit.

Çfarë përfaqëson për mua ky vëllim poetik?

Vëllimi poetik “Graviteti i Shpirtit” është një shprehje e vetevetes në mënyre artistike, pra është një zë poetik autentik. Përmes poezive unë jo vetëm kam zbuluar veten time në thellësi, kam hequr atë mantelin tokësor, dhe kam sjellë tek ju profilin tim shpirtëror, por për më shumë kam përcjellë zërin tim tek lexuesi. Për rrjedhojë duke i transmetuar emocion lexuesit mes vargjeve të shprehura me një gjuhë të përzgjedhur, mundohem ta bëj atë për vete që ajo që shpreh ti depërtojë në shpirt, dhe të zgjojë tek ai atë ndjenjë rrënqethëse, që e bën të përlotet apo të gufojë nga kënaqësia, duke ndjerë se është vërtet pjesë e asaj eksperience, njësoj sikur të zgjohej nga një ëndërr e ëmbël apo dëshpëruese.  Ky vëllim autobiografik, për larminë e tematikave që trajton është ndërtuar në 13 pjesë. i përngjan “një guri të çmuar me shumë prerje” ku secila prerje është një pjesë e jetës që kam përjetuar; janë pikërisht ato ndjenja, mendime, shqetësime, refleksione trille, fantazi, vegime, për njerëzit më të dashur dhe për botën me problematikat e saj; janë malli dhe dashuria, jeta dhe vdekja, gëzimet dhe hidhërimet, frika dhe pasiguria, pakënaqësia dhe revolta, që vijnë në këtë vëllim të gjitha sëbashku dhe shprehin emocionalisht pëlhurën e jetës të endur në kohë dhe hapësirë, në rritje dhe ndryshim. Në një farë mënyre prerjet e këtij guri të cmuar janë ato që më japin trajtën e të qënit njeri.  Poezia për koncizitetin në mendime është e vështirë të kuptohet. Të lexosh poezi do të thotë ti vesh frenat vetes, të mos bësh asgjë tjetër. Të lexosh poezinë është një akt koshient. Prozën mund ta lexosh shpejt, por poezia nuk ta lejon këtë lluks. Ajo të thotë ”Lluksi jam unë.” Ajo të kërkon të ndalesh, të fokusohesh, jo vetëm në varg, por edhe në fjalë. Në poezi çdo fjalë ka vlerë, ka peshë emocionale dhe peshë mendimi. Ndaj, do t’ju lutesha që kur të lexoni këtë vëllim poetik, të mos mundoheni të gjeni shpjegim në çdo mendim, sepse Poezia është më shumë një pjesëz shpirti. Poezia është art bohemian, elitar, është shprehja më sipërore e ndjenjave shpirtërore, “është pasioni dhe e vërteta, është ajka e shijimeve” (I.L.) që ndihmon në transformimin e shpirtit, për ta ndricuar atë e për të krijuar një botë më të bukur. Përse ky titull “Graviteti i Shpirtit”? A është titulli një alegori apo shpirti vërtet ka gravitet?  Ne jetojmë në një botë plot mistere, vetë ne, shpirti ynë, mëndja jonë, jemi një mister që pret të zbulohet po prej nesh. Shpirti është energji.Çdonjëri prej nesh ka një gravitet të brëndshëm, të ndërthurur me gravitetin hapësinor. Nëse ne nuk do tërhiqeshim nga forca e gravitetit do të ishim duke fluturuar tani.Për të shpjeguar titullin unë do ti referohem disa mendimtareve të ndritur të dijes njerëzore, mësuesit shpirtëror Gary Zukav, psikoanalistit Carl G. Jung,  Hymnit Gnostik mbi shpirtin, dhe filozofit, poetit dhe shkrimtarit shqiptar, profesorit Isuf Luzaj.

Çfarë është “Shpirti” sipas Gary Zukav?  Shpirti është esenca jonë më e fuqishme dhe e qëllimshme, është epiqendra e gjithshkaje që një njeri përfaqëson. Kur personaliteti bëhet njësh me shpirtin atëherë punojnë për të realizuar atë thirrje të brëndshme që gjithsecili prej nesh ndjen brënda vetes. Me këtë vëllim poetik personaliteti im është përputhur me shpirtin për të realizuar ëndrrën time për të qënë një libër.

Çfarë është “Shpirti” sipas Carl G. Jung?

“Shpirti” thotë Carl Jung “është intelekti tokësor, është psiqika, është pavetëdija kolektive, është vetëdija dhe gjysëmvetëdija”, pra Carl Jung e zbret shpirtin në tokë. Carl. G. Jung i referohet Heraklitit, “Filozofit që Qan”, cili shprehet se shpirti nuk është gjithmonë lart. Kur ne shpërbëhemi, ai zbret poshtë dhe rëndohet, duke qënë i rëndë ai shndrrohet në ujë. Uji është simbol i psiqikës, i shpirtit, kështu që rruga drejt shpirtit të çon te uji, tek kjo pasqyrë e ujit ku secili njeri do të shikojë refleksionin e fytyrës së tij. Rrjedhimisht, njeriu duhet të ndjekë rrjedhjen e ujit, të zbresë poshtë në thellësi të tij për të kërkuar thesaret e tij e për ti ngritur ato më pastaj lart.

Cila është Historia e Hymnit Gnostik mbi “Shpirtin”?  “Një djalë u dërgua me mision nga prindët e tij të kërkonte një perlë që kishte rënë nga kurora e mbretit në fundin e një pusi të thellë, që e ruante një dragua, në tokën e Egjyptianëve. Djali vendosi të shkojë të gjejë perlën, por zhytet në uje ne thellësi të pusit derisa në fund të tij gjen perlën dhe ia fal atë hyjnive.”

Çfarë shkruan profesor Isuf Luzaj mbi shpirtin e poetit?

“Kur poeti i mbarsur nga emocioni, nga bukuria, nga dashuria, po njëlloj nga dhëmbja, vetmia, tragjedia, deziluzioni e të tjera ndjenja, vihet të shkruajë një poemë, qoftë ai poet mistik si Dante, i apasionuar si Lamartini, ose materialist si Omar Khajami, i dëshpëruar si Jorge Luis Borges, realist si Robert Frost apo Witmani, cilido nga këto yje të shpirtit fisnik, kur filloi të shkruajë vargun e parë sigurisht që tha “Nëm mundësinë të ngjitem në eksperiencën fetare më të lartë, në një bashkim mistik me Unin tim,” Si konditë e këtij bashkimi, shpirti duhet të kalojë nëpërmjet një periudhe të errësirës dhe dhembjeje për të arritur të krasisë ferrat dhe drizat e qenies lëndore, për tu ngjitur në sferat qiellore.” (Isuf Luzaj).  Ka një paralelizëm midis Gary Zukav, Carl Jung, Hymnit Gnostik, dhe profesorit Isuf Luzaj, ka një lidhje logjike të brëndshme ku të gjitha këto interpretime pohojnë se shpirti ka gravitet dhe na çojnë në përfundimin se që të jemi të sukseshëm dhe të arrijmë të realizojmë atë thirrje të brëndshme duhet që ne si personalitete të punojmë në përputhje me shpirtin, të kërkojmë në vetëdijen kolektive, në koshiencën dhe subkoshiencën personale, në psiqikën tonë dhe të ambjentit që na rrethon, të futemi thellë në pus për të nxjerrë perlat që janë në fund të tij. Këtu qëndron edhe thelbi i titullit të vëllimit “Graviteti i Shpirtit”. Pikërisht kjo ka ndodhur me mua, kam kërkuar thellë në pusin e shpirtit tim për të nxjerrë këto perla që t’jua bëj dhuratë juve sot për ti shijuar. Ndaj shkruaj “Graviteti i shpirtit është ajo bërthama, brënda çdo qënieje njerëzore apo forca e rëndesës së shpirtit, ku të gjitha fijëzat e jetës ndërthuren me njëra tjetrën dhe gjejnë vetveten. Ndjeje gravitetin e shpirtit tënd sepse ai të zbut dhe të mban të njësijshëm.”“Graviteti I Shpirtit” përbën gurin e themelit të rrugëtimit tim letrar. Të shkruarit tashmë është një pjesë e pandarë e jetës time. Kam në dorë vëllimin e dytë me poezi në anglisht dhe një vëllim tjetër me poezi në shqip. Në këtë ditë të përkryer Tetori, e rrethuar nga familja, nga ju miq e dashamirës, në këtë promovim, hedh sytë në të shkuarën dhe të sotmen, dhe shoh që jam në mes të kaq shumë gjërave të bukura, që nuk i kam provuar ndonjëherë të gjitha bashkë në të njëjtën kohë, ndaj edhe i jam mirenjohëse jetës për gjithcka që më ka dhuruar. Unë besoj se ka një rregullator, ka një energji të fuqishme universale e pandarë nga energjia jonë personale, e cila akordon sinfoninë e jetës së gjithesecilit. Pikërisht ky besim më vë në paqe të plotë shpirtërore dhe më bën të pranoj se jeta është perfekte me gjithë kompleksitetin e saj diversiv, se gjithcka që më ka ndodhur dhe më ndodh në jetë ka qenë e destinuar për mua. Me realizimin e këtij vëllimi poetik unë ndjehem e kompletuar, e përmbushur, e shëndetshme, dhe e dobishme.

 

 

 

Autoren Mitre e përshëndeti me një urim special dhe plot dashuri e mirësi e bija e saj Mariela Mitre.

Përshëndetën gjithashtu në këtë mbasdite poetike znj.Elida Priftanji Collaku, e cila lexoi edhe kritën letrare të shkrimtarit të mirënjohur Robert Martiko.

Shumë prej pjesëmarrësve si bashkeshorti i autores Thomas Mitre, Zhani Joanidhi, Dhimtraq Papando, Lule Istrefi, Adelina Llupa, Raimonda Hysolli, Denisa Nuzi, Anne Cakoni dhe Kristina Haxhia e uruan autoren duke thënë fjalë miradie sidomos ata që e njihnin që nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja.  Disa prej tyre lexuan poezi të ndryshme nga libri i autores ku te ngeleshin ne mendje vargjet nga poezia “Merrma shpirtin” si: Merrma gjakun, bëma zjarr, të përfshijë prag e derë/ Nga gjumi të zgjojë të vdekurit që të ngrihen dhe një here/ Merrma lotin, plagët laju, kalorësve të Skëndërbeut/ Ku janë fshehur, ku janë tretur sot trimat e mëmëdheut/ Merrma kockën bëma gur në vënd të tij të rëndojë/ Gur e kockë ta ngrejë kështjellën/ mënçuri të pagëzojë/ Merrmi flokët bëji udhë, të lehta t’i ketë këmba/ Shtegun e tij mban shtegtari, po të jetë e drejtë bota/ Merrma dorën bëma hartë, që të mbaj pesë kontinente/ Gishtërinjtë ura bëmi, të lidh ndarjet e kësaj bote!

Autorja Mitre kishte dy gëzime në një ditë, ditëlindjen e saj dhe promovimin e librit që ia uruam miqësisht në këtë ditë krejtësisht të veçantë për autoren.

E shtuna e librit na tërhoqi këndshëm me poezitë e dhuruara nga autorja Mitre, sepse është një libër si vetë titullin që ka “Graviteti i shpirtit” që ashtu si graviteti që është forca me të cilën një planet ose një trup tjetër tërheq objekte drejt qendrës së tij, ashtu dhe libri “Graviteti i shpirtit” i mbajti të gjithë pjesëmarrësit në orbitë rreth diellit metaforik.

 

12 tetor, 2019

New Jersey

Zëri i Amerikës: Nderimet e fundit për veprimtarin shqiptaro-amerikan Marash Mernaçaj

Sot në Nju Jork iu bënë nderimet e fundit veprimtarit shqiptaro-amerikan Marash Mernaçaj, i arratisur gjatë viteve të diktaturës së komuniste nga Shqipëria, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 93 vjeç.

Marash Mernaçaj lindi në Kelmend me 21 Dhjetor te vitit 1921 dhe u arratis në vitin 1959 me gjithë pjestarët e familjes për t’i shpëtuar persekutimit komunist, pas arrestimit të vëllait të tij të madh, Nikollë. Pas një periudhe në Jugosllavinë e atëherëshme, ai u vendos në New York, rindërtoi jetesen, me familjen e tij, bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët. Humbja e djalit te tij Nike Mernaçaj në një aksident automobilistik ndërsa kthehej nga demonstratat antikomuniste qe po zhvilloheshin kundër regjimit të Tiranes dhe një vit më pas në vitin 1989 e të vëllait Nikollë, vetëm pesë ditë pasi doli nga burgu, ishin dy goditje të forta për Marashin. Me një punë intensive në New York, ai arriti të krijojë një biznes të suksseshëm e shitblerjes së banesave. Zoti Mërnaçaj ishte një figurë e respektuar që ka kontribuar për komunitetin shqiptar në Nju Jork. Familja dhe komuniteti shqiptar i Nju Jorkut i japin atij sot lamtumirën e fundit.

Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në qendrën ku shërben imami dhe e pyeti atë rreth komunitetit mysliman shqiptar si dhe për rolin e tij të ri në policinë e Nju Jorkut.

Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut njihet për tolerancën fetare.

“Qendra jonë është një prej qendrave më me famë, jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut por besoj edhe në pjesën lindore të Amerikës, për aktivitetin ndërfetar, për marrëdhënie të mira me hebrejtë, me të krishterët dhe komunitetet e tjera.”

Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.

“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte patur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja.”

Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe zoti Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.

Dhe nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj.

“Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi.”

Kjo është një traditë e filluar që nga viti 1999 dhe u zgjerua katër vjet më vonë.

“Në aspektin ndërfetar, ne nuk thellohemi në atë se sa fetar je ti. Ne kemi parasysh se çfarë kontribuon për qytetin, na intereson lidhja e shëndoshë, marrëdhëniet e shëndosha njerëzore. …Por çështje tjetër që është prioritare në jetën time si person dhe si imam dhe tani si kapelan në policinë e Nju Jorkut, është të krijoj marrëdhënie ndërnjerëzore të shëndosha, me respekt reciprok, të respektohet kultura e secilit, të jemi të barabartë.”

Imami thotë se ka ofruar lutje fetare nëpër të gjitha sinagogat në Staten Island, edhe në sinagogat kryesore në qytetin e Nju Jorkut. Ai e vlerëson shumë respektin për besimin e tjetrit:

“Xhamia nuk është objekt fetar vetëm i myslimanëve. Xhamia është objekt ku njerëzit i luten Zotit… Respekti për besimin e tjetrit është fondamental në besimin islam… Në xhaminë tonë janë falur të krishterët, hebrejtë dhe njerëz të besimeve të tjera.”

“… Ne jemi mes themeluesve, që i kemi motivuar qendrat e tjera islame që të kenë besim reciprok me forcat ligjore. Kjo është forma se si mund ta luftosh besimin e devijuar dhe ideologjinë e gabuar që thirret në emër të Islamit por nuk ka të bëjë asgjë me Islamin.”

Radikalët, thotë imami, mund të funksionojnë vetëm në errësirë.

“Në policinë e Nju Jorkut, ne vetëm mundohemi që nëpërmjet besimit të lidhim marrëdhënien njerëzore… Unë kur falem, apo kur shkoj në kishë, bëj gjithë ato rituale. Por nëse këto rituale nuk reflektohen në humanizëm, ai besim është i shterpë.”

Imam Kukaj thotë se shqiptarët e Amerikës janë krenarë që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Ne si shqiptarë, në përgjithësi jemi krenarë më shumë se çdo komunitet tjetër, duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes popullit shqiptar dhe SHBA, qysh nga Wilsoni. Ne e kemi parasysh se çfarë ka bërë Amerika për popullin shqiptar deri në çastet e fundit. Ne punojmë natë e ditë për të mirën e këtij vendi dhe kjo është një formë e thënies faleminderit.”

(Fotoreportazh) Mbresa nga koncerti në Boston i tre artistëve të shquar shqiptarë: Inva Mula, Olen Cesari dhe Genc Tukiçi- Nga Fuat Memelli/DIELLI

RRETH BOTËS ME MUZIKË

“Rreth botës me muzikë ” kështu ishte titulluar koncerti që dhanë të martë në mbrëmje tre artistët e shquar shqipttarë: sopranoja Inva Mula, violinisti Olen Cesari dhe pianisti e kompozitori,Genc Tukiçi . Është një titull që i shkon koncertit të tyre, pasi prej vitesh ata krahas Shqipërisë, japin koncerte edhe nëpër botë. Në këtë mënyrë kanë nderuar jo vetëm veten, por edhe Shqipërinë, duke u bërë ambasadorë të kulturës e artit shqiptar. Koncerti i tyre në Boston, ishte i gjashti i dhënë në kontinentin amerikan, ku 2 prej tyre ishin në Kanada dhe 4 në Amerikë. Salla e “Regent Theater” ishte mbushur si rrallë herë. Rreth 500 shqiptarë kishin ardhur për të parë koncertin e bashkëatdhetarëve të tyre, nga Bostoni e qytetet e tjerë rreh tij. Të them të drejtën në fillim kisha një merak se vallë do kete shumë shqiptarë, pasi ata ( mendoja unë) pëlqejnë më shumë muzikën e lehtë dhe atë popullore, por isha gabuar. Pjesëmarja e tyre e madhe , dëshmoi se ata e duan edhe muzikën operistike, edhe pianon. Krahas shqiptarëve kanë ardhur edhe shtetas të kombësive të tjera, miq të shqiptarëve. Fjalën e rastit e mbajti Edlira Athanas, e cila tok me Shoqatën “ Mass.Besa” ishin organizatorët e këtij koncerti. Para 4 ditësh Edlira përcolli për në botën e përtejme, babain e saj, tenorin e shquar, Gjoni Athanas .Kanë qënë ditë të ngarkuara për të, por ajo me kurjao i përballoi këto dy ngjarje të rëndësishme. Pianisti e kopmpzitori, Genc Tukiçi, ishte i pari që çeli programin. “Në fillim do të luaj një pjesë që ia dedikoj xhaxhait tim” theksoi ai. Më pas mësova se ai e quante xhaxha Gjoni Athanasin, shokun e ngushtë të babait të tij, Ibrahim Tukiçi. Gishtat e tij fluturojnë mbi tastierë. Rrugën artistike Genci e ka nisur që në vogëli. I ritur në një familje artisti dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe pastaj në Shkollën e Muzikës në Paris, kariera e tij njohu ngjitje të suksesëshme. Krahas Shqipërisë, Davidi ka lualtur edhe në salla koncertesh të njohura si në Paris, Zvicër,Vjenë, Neë York, Romë, Londër, Luksenburg, etj.

Më pas e ka rradhën violinist dursak, por edhe me nënshtetësi italiane, Olen Cesari. Luan në fillim një potpuri për violinë. Edhe ai tashmë nuk i përket vetëm Shqipërisë.Veç koncerteve në vendin tonë, ka dhënë edhe në Itali, Vjenë, Paris, New York, Madrid, Brazil,etj. Ai ka luajtur në violinë para tre papave si Gjon Palit të dytë, Ratzinger dhe papa Franceskut. Është fitues i disa çmimeve si ai i Komunitetit Europian, i çmimit ” Music Global Award” etj. Olen Cesari është një nga shëmbujt e emigrantëve shqiptarë që kanë shkëlqyer nëpër botë pas viteve ’90.

Skena është pastaj për artisten e madhe me famë botërore, sopranon Inva Mula.e cila pritet me duartrokitje.”Jam e lumtur që kini mbushur sot këtë sallë. Unë do të këndoj në fillim këngën “Globi rrotullohet”.Të gjithë emigrantët më duken sot sikur kanë hipur në një glob që rrotullohet”. Në sallë jehon më pas zëri i bukur i sopranos. Kjo këngë e kompozuar nga babai i saj, artisti i madh, Avni Mula, na çon vite larg kur ajo u këndua në një nga festivalet e Radio Televizionit Shqiptar dhe u bë aq e dashur për publikun. Të gjithë e njohin sopranon tonë, vajzën e dy artistëve të shquar, Avni dhe Nina Mula, por dua them shkurt disa fjalë për karierën dhe vlerësimet për të. Pasi mbaroi Konservatorin e Tiranës e dha disa shfaqje të suksesëshme në Shqipëri, në vitin 1993 mer pjesë në një shfaqje të organizuar në Paris nga këngëtari i shquar Plaçido Domingo dhe fiton çmimin e parë si soprano. Interpreton role të rëndësishme të operave botërore dhe jep shfaqje krahas Shqipërisë edhe në Francë, Itali, Los Angelos, Bon, Washington, New York, , etj. Në Shqipëri krahas interpretimit si soprano, në dy pjesë ka qënë edhe si regjisore. Në vitin 2012 është nderuar nga presidenti i Republikës me titulline lartë “Nder i Kombit” , ndërsa në vitin 2016 është vlerësuar nga qeveria franceze me titullin “ Kalorëse e artit dhe letrave”, që është një titull shumë prestigjioz për artistët. Programi vazhdoi me një gërshetim të bukur të pjesëve shqiptare me ato të muzikës botërore. Olen Cesari na çon larg, duke luajtur në violinë një tango argjentinase, ndërsa Genci luan në piano “Marshin turk” aq i njohur në botë. Inva na çon në muzikën italiane, duke interpretuar “Karuzon” të kompozitorit të shquar, Luçio Dala. “Karuzo ishte një emigrant, thotë Nina dhe nëpërmjet tij kompozitori na sjell dashurinë e mallin e mërgimtarit për vendlinjen e tij, Italinë”

Një nga momentet kulmore të programit ishte homazhi që u bë për artistin Gjoni Athanas, ndarë nga jeta para disa ditësh në Boston.”Kam qënë e vogël kur e kam njohur Gjonin, tha Inva. Ai ka kënduar me dy prindërit e mi, ka kënduar edhe më Ibrahim Tukiçin, si dhe me Gjoni Athanasin. Ai u largua nga kjo botë por për ne do mbetet i paharruar”..Në një ekran të madh jepet pastaj një video montazh i përgatitur nga vajza e tij, Edlira. Ai këndon në fillim vetëm e pastaj me dy miqtë e tij, Avni Mulën e Ibrahim Tukiçin. Në mbyllje Gjoni këndon nga ekrani këngën “Lule borë”, e cila vazhdohet pastaj në skenë nga Inva dhe Edlira. Ka qënë amanet i Gjonit që kjo këngë të këndohet në koncertin e Invës dhe vajza e tij, Edlira, ia plotësoi dëshirën. Megjithë dhimbjen për babain, Edlira këndoi. Kështu u ka ndodhur edhe disa artistëve tanë si dhe nëpër botë::u ka qëlluar të këndjnë ose luajnë në teatër, ditën që kanë patur vdekje në shtëpitë e tyre.

Në mbyllje Inva shoqëruar në piano e violinë nga dy miqtë e saj, këndoi potpuri këngësh korçare si dhe këngën e bukur” Vjata kalova, gjithë Arbërinë”. Tok me të këndon e gjithë salla. Programit prej afro dy orësh, i vjen fundi e artistët largohen por salla brohoret: “Duam prapë!”.Inva dhe muzikantët rikthehen e vahzdojnë edhe disa minuta. Duartrokitjet si dhe buqedat me lule, ishin shpërblimi më i madh për ta.

Shumë pjesëmarrës nuk largohen pa bërë foto me Invën dhe artistët e tjerë. Para largimit i mora një intervistë Invës për mbresat nga kjo shfaqje:” Ka qënë një koncert që më emocionoi shumë, mua dhe kolegët e mi. Ishte një publik i jashtzakonshëm. Bostoni është një qytet që ka një histori të pasur dhe një sharm të veçantë. Ishte hera e parë që vija këtu, jo vetëm unë por edhe kolegët e mi. Homazhi që bëmë për Gjoni Athanasin, i shtoi edhe më tepër emocionet për ne. Ai ka qënë shok, mik , bashkëudhëtar në skenë me babanë e nënën time si dhe me babanë e Davidit. Kjo lidhje e Gjonit me prindërit tanë si dhe me dy vajzat e tij, Edlirën, Mirelën, ishte një emocion i dyfishtë”.’

I morëm ndonjë mbresë edhe disa nga pjesëmarrësve. Mark Kosmo, kryetar i Shoqatës “MassBesa”: Qe një koncert i jashtëzakonshëm. Ai më bëri që ta dua më shumë jetën.Tre artistët na dhanë energji të gjithëve dhe na bënë të jemi më të motivuar”.

Kubanezi Cesar Perez-Rodriguez, ish student i Universitetit të Harvardit, i martuar me Gledisin, vajzë shqiptare, u shpreh “ Ishte hera e parë që merja pjesë në një koncert të artistëve shqiptarë. U kënaqa shumë nga interpretimi i tyre dhe nga gërshetimi i bukur i muzikës shqiptare me atë botërore”.

Sterjo Shkodrani, piktor:” Na kishte munguar një koncert i tillë në Boston. Ata na sollën pranverë në këtë stinë të vjeshtës”. Mirupafshim Inva, Olen dhe Genc! Ju presim përsëri në Boston!

 

 

TURNEU ‘RRETH BOTES ME MUZIKE’ NE NJU JORK Nga Rafaela PRIFTI

Tri artistë të kalibrit më të lartë të muzikës Inva Mula, Genc Tukiçi, Olen Cezari e sollën artin e tyre në Nju Jork, si pjesë e turneut të vjeshtës 2019. Pas shfaqjeve të mirëpritura nga komuniteti në tri qytete kanadaze Toronto, Ottava, Montreal, dhe suksesit të koncertit të tyre në Roçester, Miçigan, në fund të muajit shtator, trioja e ambasadorëve të njohur të artit shqiptar ngriti peshë spektatorët në Nju Jork-ut në datën 5 Tetor. Programi i mbrëmjes i konceptuar si një udhëtim muzikor përmban polivalencë kuptimore dhe emocionale si për artistët edhe për publikun. Në fillim të shfaqjes sopranoja prestigjioze Inva Mula doli në skenën e Grand Prospect Hall dhe u përshëndet me duartrokitje të forta. Kur ajo i falenderoi pjesëmarrësit me dashamirësi dhe tha se do ta fillonte programin me këngën ‘Globi rrotullohet’ kënduar në Festivalin e Fëmijëve në Shkodër, një entuziast nga salla nuk u përmbajt dhe foli me zë të lartë: “E mbajmë mend!” Ashtu vërtet! Artisja e skenave më të mëdha të botës nuk ka qenë kurrë larg mendjes dhe zemrës së bashkëatdhetarëve, Shfaqja në Nju Jork vetëm se e përforcoi praninë e përhershme të saj mes nesh! Midis të ftuarve dhe spektatorëve që hynin në sallën e Grand Prospect Hall, ishin anëtarë të trupit diplomatik, biznesmenë, funksionarë, artistë shqiptarë e amerikanë, të gjithë adhurues të trios me karierë artistike ndërkombëtare.

Preludi i koncertit me potpurinë shqiptare të aranxhuar për piano nga mjeshtëri Genc Tukiçi, dhe në vijim, kompozimet e interpretimet virtuoze nga violinisti i talentuar Olen Cezari burojnë nga një pikë e globit: vendlindja e të tre artistëve shqiptarë me famë botërore. Kabaja e jugut, jaret shkodrane, serenatat korçare janë pikënisja dhe pikëlidhja e të gjithë neve që sot jemi pjesë e një komuniteti të madh jashtë atdheut. Odeta Hoxha, asistentja e artistes së famshme operistike dhe bashkëorganizatore e turneut në Montreal, thotë se në kohën kur e kemi dëgjuar “Globin” si fëmijë në Shqipërinë e mbyllur nuk mund ta imagjinonim se ne do ishim ata që do bëheshim ‘shtegtarë të këtij rruzulli’. Atëherë shtegtimi si tema e turneut bëhet shprehje e unit tonë të përbashkët.

Në vetë konceptimin e koncertit, udhëtimi e gjen shprehjen artistike tek repertori i përzgjedhur mirë. Pjesë muzikore italiane të tilla si Cinema Paradiso për piano dhe violinë janë ‘një duet intrumental’ i dy maestrove, Genc Tukiçi dhe Olen Cezari të cilët janë në gjendje të transportojnë publikun në kohë dhe hapësirë. Intrepretimet unike të disa baladave klasike si ‘Parla piu piano’ dhe ‘Non ti scordar di me’ nga sopranoja Inva Mula janë të pashoqe. Meqë në atë ndërtesë të Grand Prospect Hall kishte kënduar tenori i madh i të gjitha kohërave Enrico Caruso, në program u këndua balada e kompozuar nga kantautori dhe bashkëatdhetari i tij Lucio Dalla, i cili e ka vlerësuar Olenin si ‘gjeniun e violinës’ dhe ka pasur disa bashkëpunime me të. Pra, siç tha Inva, kënga Caruso ishte “homazh” kushtuar nga artistët për artistin dhe gjithë artistët. Më tej, ajo ftoi në skenë sopranon shqiptare Dëshira Ahmeti-Kërliu me të cilën interpretoi në duet këngë qytetare korçare. Kërliu këndoi solo arian Summertime nga Gershwin. E lindur në Shkup dhe e ngjitur në skenat e operave botërore prej njëzet e pesë vjetësh, Dëshira ka pasur fatin të edukohet si artiste nën drejtimin e sopranos Nina Mula në Tiranë. Për pjesën e turneut në Nju Jork, Dëshira, e cila ishte organizatore bashkë me bashkëshortin, tha se “ka shumë për të thënë lidhur me këtë pikë” dhe do ulemi të bisedojmë sapo të jetë e mundur. Një artiste tjetër u ftua në skenën e koncertit në Nju Jork. Ana Golja, aktore dhe këngëtare me prejardhje shqiptare nga Toronto, si një yll në ngjitje në fushën e filmit dhe muzikës.

Duke u nisur nga ajo pikë e vogël në rruzullin tokësor, udhëtimi muzikor kalon nëpër Itali, Argjentinë e Francë dhe përsëri kthehet në viset jugore të Italisë aty ku ‘gjaku ynë i shprishur” – il nostro sangue sparso – ka krijuar xhevahirë si ‘O e bukura More’ dhe ‘Lule Lule’. Në pjesët e programit si tek këngët qytetare korçare, Margjelo dhe Eja, eja lule borë, Inva i fton spektatorët të këndojnë nga salla dhe me ëmbëlsi bëhet drejtuese e një korri entuziast.

Të lidhur nga respekti për mjeshtërinë artistike të njëri-tjetrit dhe dashurinë për artin e muzikës, të tre artistët e mëdhenj i paraqitën talentet e tyre në çdo pjesë të mbrëmjes duke lejuar të shkëlqente secili në artin e vet.

Pas përfundimit të koncertit, miqtë dhe spektatorët adhurues prisnin me radhë të përshëndesnin artistët dhe fotografoheshin me ta. Ishte një maratonë me aparate dhe blice të kamerave të publikut që kishin marrë pjesë në udhëtimin rreth globit me tri artistët shqiptarë dhe donin ta fiksonin momentin në përjetësi.

Baritoni i njohur shqiptar Kreshnik Zhabjaku i cili ka një karierë të bujshme skenike, kujton paraqitjen koncertale në Town Hall, Nju Jork, ku ai interpretoi me artistë si Inva Mula, tenori Riad Ymeri, soprano Dëshira Ahmeti-Kërliu. Të lidhur me profesionin dhe njohje familiare, nëna e Kreshnikut, Nermin Zhabjaku, pianiste e shquar e Teatrit të Operës dhe Baletit, ka shoqëruar me piano edhe prindërit e Invës, artistët Nina e Avni Mula. Duke shprehur adhurim dhe kënaqësi për koncertin në Nju Jork, baritoni Kreshnik Zhabjaku thotë se ata janë “artistë të mrekullueshëm që dinë t’i japin kënaqësi të veçanta publikut. Një koncert që me ëmbëlsinë dhe virtuozitetin në skenë më dhanë edhe një herë bindjen pse unë si këngëtar klasik bëj këtë punë që kam zgjedhur. Shkëlqimi në sytë e spektatorit është pagesa më e vyer për artistin. I uroj suksese të mëtejshme grupit!”
—————————————————————————————-
Shënim nga editori: Pas Nju Jorkut turneu shkon në Arligton, Massachusets ku me datën 8 tetor do të jepet shfaqja në Regent Theater nën kujdesin e organizatores Edlira Athanas Joseph në emër të Shoqatës Shqiptare-Amerikane BESA. Dielli publikoi shkrimin e kolegut tonë Fuat Memelli për koncertin e trios së famshme shqiptare aty.

Photo credit Ilir Rizaj

A Letter of Appreciation to the Bronx Borough President Mr. Ruben Diaz Jr. By Elida Buçpapaj

Honorable Ruben Diaz Jr.,

 

I feel very honoured by your act of appreciation in the name of  more than 1.4 million citizens of Borough Bronx, NYC, where also resides the Albanian-American Community, for which you have done so much.

America has always been and will remain a Country of Hope, also for the Albanians.

I have had special ties with America a long time ago.

My grandfather, Mr. Gane Shyti, during the early years of the twentieth century, when he was a teen, emigrated to America. Like many Albanians of his times, he started working in one of Ford’s factories in Detroit and after more than a Decade, he returned to Albania to marry an Albanian girl, my grandmother, with the intention to return right after to the USA.

His wish to return to the States remained unfulfilled, for he died young and left my grandmother a widow. My grandmother loved America without ever having been there, affected by my grandfather’s love for it.

When Albania was isolated under a cruel dictature and the communist regime had nothing but curses left for America, my grandmother and my mom secretly were speaking to me of America as the place where dreams come true. While the Albanian communist regime cursed, my grandmother blessed America. My grandmother would have ended up in prison, if someone were to spy on her. I’ve grown up between this cursing and blessing. As a child I imagined America being like a fairy tale. When the dictatorial regime convicted my father also, I started, in secret, to yearn for America too.

I’ve inherited my sympathy for America from my paternal grandfather too, who sent my uncle to the Harry Fultz’s American school. A major part of the school’s students were imprisoned or executed, as soon as the communist dictature came to power.

But regardless of the dictature’s aggressive propaganda, in the psyche of Albanians, America was envisaged after the lines of the poet, translator and orthodox priest, Fan Noli: “Be brave Mother (Mother means Albania- Motherland – my explanation E.B.), don’t fret, for your sons are in America”, as the saviour of the country, because there lived the best sons of Albania, ready to save their native land from every kind of evil.

Poets are prophets and Fan Noli’s prophecy came true: America was and will remain Albania’s Saviour.

America became my grandfather’s haven in the early twentieth century;

America became also the haven of the family of your friend Esad A. Rizai in the middle of the twentieth century, when his family, like many other Albanians, fled from the terrors of communism in Albania.

America has also become the haven of thousands and thousands of emigrants from Albania, Kosovo and North Macedonia in the end of the twentieth century and during the two decades in the beginning of twenty-first century.

And the “Sons of the Mother” who were prophesied by Fan Noli, came to the USA and became a bridge between America and Albania, between America and ethnic Albanians, in some states of the Balkan.

Without this uniting bridge, it wouldn’t have been possible to overthrow the dictature regime in Albania;

Without this uniting bridge between America and Albanians:

it wouldn’t have been possible to stop the ethnic cleansing and genocide in the 1998/99 conflict in Kosovo;

Without this uniting bridge between America and Albanians:

it wouldn’t have been possible to stop the anti-Albanian racial segregation that ended the conflict of 2001 with the Agreement of Ohrid in North-Macedonia.

This uniting bridge, with strong names like Joe DioGuardi, Congressman with Arbëreshian roots,(Arbëresh are Albanians who fled from Albania after the death of Skanderbeg – my explanation E.B.) born in the Bronx and more

enabled the Albanian cause to reach the American people and the highest American administration;

so that the Albanian cause became the concern of the most powerful men and women of the USA, who give honour and glory to the American nation.

who made work their influence to affect to the most powerful statesmen of western Europe, who are USA’s allies;

this uniting bridge brought to Washington DC all Albanian politicians, who were factorized, but sadly to accept they have abused the trust of American administration, as well the trust of the Albanian-American community in the USA and the Albanian people, where ever lives!

This holy bridge has created also collaborations and very serious and loyal liaisons with the local administrations of the USA,

as it has created strong ties of collaboration and mutual and reciprocal trust with you, Mr.Ruben Diaz Jr.

The Bronx is like the headquarters of the Albanian-American community in America because here live the greatest in numbers of Albanian-American in the entirety of the USA; because in Bronx there are many important Albanian-American associations, many Albanian-American businesses developing their activities;

who are deeply grateful to you, as I am too.

 

because you:

Mr. Ruben Diaz Jr., while having close to you the most excellent of the Albanian-Americans, you did for the Albanians what the Albanians wouldn’t do for themselves.

I take advantage of the opportunity to express my gratitude in the name of the whole community:

 

because you:

renamed a block in Lydig Avenue, between Holland Avenue and Wallace Avenue, in “Mother Teresa Way”;

 

because you:

declared in the Bronx the 26th of August 2019, the birthday of the Saint Teresa, the “Mother Teresa Day”!

 

because you:

have displayed on the Albanian National Day the Albanian flag throughout the municipality of the Bronx.

 

because you:

have honoured many distinguished Albanian-Americans for their contributes to the different fields of life;

 

because you:

have honoured also me, a journalist who does her duty, having as inspiration models likes of Marie Colvin and Christiane Amanpour;

 

because you:

have created wonderful ties with the Albanian-American Kommunity, through the most patriotic Albanian-Americans,

who love America but also love Albania and Kosovo,

These Albanian-Americans are the “Sons of the Mothers” who where prophesied by Fan Noli, destined, wherever and whenever is needed, to save their Motherland –

Albania and Kosovo –

who to this day suffer from misrule, corruption, organized crime, the abuse of power and the grim heritage of communism!

You who comes from a family with rich tradition and a brilliant career in the public high administration,

while winning for the third time, because you have dedicated all your positive energy to improve the lives of the people of the Bronx, which also includes the Albanian-American community;

 

For your support you deserve the highest appreciation of Albanian people and the governments in Albania and Kosovo;

like that of the all Albanian-American community in BROX and States!

 

God bless you Mr. Ruben Diaz Jr.and your Family, like father like son,

 

I personally wish you success in your work, life and in politics,

 

because by helping the Albanian people, a small nation with a history of suffering, even if one of the oldest of Europe,

 

are showing  you are not only a man full of moral and spiritual values, but also a brave and worthy Son of the USA!

I hope we’ll see you as soon as possible in Washington DC!

Higher and higher!

This should also be a goal of the Albanian-American Community!

Because you deserve it!

 

Sincerely yours,

Elida Buçpapaj

LULE LULE MACA MACA Nga Anila Erindi

Janë pikërisht këto vargjet e kengës 600 vjeçare Arbereshe, që më bëjnë të hedh lot gezimi, lotë  malli sot dhe t’ju tregoj rrugëtimin e këtij koncerti magjik në Montreal, të Canadasë.

Jane këta emra Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari, emra të fuqishëm, emra që të bejnë të ndiesh një “coup de foudre” dashuri me shikim të parë, ose më saktë një dashuri me ndigjim të parë, janë këta emra që e veshin me nder, krenari dhe hijeshi titullin ambasadorë të kulturës shqiptare në botë.

Dëgjova se ata, do të vinin në Toronto të ftuar nga Pasqyra Shqiptare që e drejton Ilir Lena. Dhe menjëherë nisa të mendoj, ose më saktë e hodha në letër këtë ide. E vërtetë, s`e mendova gjatë, disa sekonda e bluajta dhe aq mbaroi. E e dija fare mirë se ç’mund të krijonte bashkimi i tre artistëve të mëdhenj në një sallë, një trio e tillë me të vërtetë magjepse. Duart të shkrira në piano, shpirti, talenti dhe pasioni i pianistit/kompozitorit të madh Genc Tukiçi, karisma, virtuositeti, dhe gjithë talenti i violinistit të njohur Olen Cesar, të ngjizura këto të gjitha se bashku me zërin drithërues, zërin e magjishëm, mimikën dhe gjëndjen emocionale të fuqishme të sopranos tonë të mrekullueshme me famë botërore, e njohur anembanë globit për shume se një çerek shekulli, të nderuarës, Inva Mula.

E njihja mirë elementin e gjithësecilit e dija ç’energji, ç’emocione , dhe ç’force shprehte muzika e tyre. E kisha parë nga fare pranë punën e tyre veç e veç me dy koncertet e organizuara në vitin 2016 në Montreal, në muajin Prill me Inva Mula dhe Genc Tukiçi dhe në muajin Dhjetor Olen Cesari me trio Lavinia Marcusi dhe Michael Rodi, të organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare të Montrealit, ndërkohë unë isha kryetare.

Nisa të bluaj menjëherë idenë e kërkimit të sallave ku organizoheshin kocerte dhe dërgova mesazhe tek të tre artistët. Ashtu me thjeshtësinë time dhe me buzëqeshje ju premtova se do të bëja të pamundurën, të organizoja një koncert ashtu siç e meritojnë ata yjet e kulturës shqiptare në botë. Ata shumë shpejt m’u përgjigjën, – “organizoje ti dhe vijmë ne me shumë kënaqësi”.

Këtë nisme e mora e vetme si Anila, dhe thashë me vete – do t’ia dal mbanë. Nisa të telefonoj shqiptarët e komunitetit në Montréalit, nisa të postoj lajmin në rrjetet sociale. Në çdo moment që e mendoja, kisha pafund emocione, thoja – e pabesueshme do të vijnë përsëri në Montreal!

Më datën 24 Shtator, një ditë përpara koncertit të Montréalit, isha e ftuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Canada shkëlqesia e tij z.Ermal Muça në Ottawa në një koncert me tre artistët tanë. Repertori i këtij koncerti ishte repertor për Shqipërinë, i  titulluar “Homeland”. Në këtë koncert ishin të ftuar pjesëmarrës të mbi 40 missioneve diplomatike të Canadasë.

Ishte një perlë e vërtetë ky koncert, një prekje delikate e muzikës shqiptare dhe një servirje e asaj muzike në një “plateau” tabaka të artë klasike.

Orkestrimi i pjesës “Tukiçi March” nga Genc Tukiçi i bëri të ftuarit në sallë të shkojnë nëpërmjet artistit në shtete të tjera dhe më në fund të ulen në tokën e tyre, të Canadasë. Notat e vargjeve “Jam, jam .. i mire ” nga e madhja diva Inva Mula e bënë publikun të këndojë shqip,edhe pse pa e njohur gjuhën tonë, shqipen e bukur. Larmia e notave të violinës së Olen Cesarit e mbushën sallën plot emocione, plot buzëqeshje.

Erdhi, mëngjesi i 25 shtatorit, emocionet që gjatë 3 muajve kishin qënë në fluturim në ajër tashmë po binin në tokë, por binin me një shpejtësi të katapultë.

Koncerti filloi në Montreal, pas skene gumëzhinin zëra të ëmbël, artistët po bëheshin gati për në skenë, grimi ishte gati, dritat gati, piano qendronte në vendin e saj, dhe heshtje ….

Fillon muzika, tinguj të njohur … dhe pasojnë vargjet”  rreth e rreth përqark”, del e artistja e madhe Inva Mula, salla u emocionua nga kjo këngë gati 50 vjeçare – kënduar në festivalin e fëmijëve nga artisti David

Tukiçi, ishte kjo këngë që pati prekur gjithë brezat dhe ende vazhdon t’i prekë, dhe atë mbrëmje preku gjithë publikun në sallë!

Atë mbrëmje salla buçonte, repertori i larmishem me muzikë na mori në krahe dhe na bëri të “bridhnim në vende të ndryshme të botës.” Siç tha edhe artistja jonë Inva Mula.

Genc Tukiçi e nisi repertorin e tij me lojën në piano të një Potpurie Shqiptare, interpretimi i tij , i shkrirë me muzikën, i bërë njësh me pianon e tij, ku seicila notë muzikore ishte e përpirë nga tjetra.

Olen Cesari, e nisi udhëtimin me një kaba për violinë, tingulli i tij fluturonte nga një tel violine në tjetrin, ato xixat, shkëndijat e violinës e mbushën sallën plot emocione, ne ndjeheshim brenda një salle të mbushur me flutura shumëngjyrëshe, ku edhe muzika fluturonte në duart e tij.

Më tej vazhdoi ndoqëm një repertor italian “Parla piu piano” dhe pjesen “Non ti scordar di me” të interpretuara nga Inva Mula dhe Genc Tukiçi. Genci dhe Inva, një duo solide, profesionalisht, artistikisht, shpirtërisht e bazuar në një miqësi brezash familjare, prej më shumë se 50 vjeçare, një lidhje kimike e pandarë dhe me një reaksion kimik shpërthyes.

Më pas një pjesë e titulluar “Oblivion“ e luajtur nga Olen Cesari dhe Genc Tukiçi, një harmoni e ëmbël mes tyre, një lojë e ndërsjelltë aq e bukur dhe aq e lartë profesionalisht dhe artistikisht e shkrirë në një carisma mes violinës dhe pianos, dhe të dy e rrëmbyen sallën në disa shkallë njeheresh ngjitjeje.

Repertori u ndal tek La Bohème, një nga pjesët më të njohura operistike, të cilën artistja Inva Mula e ka kënduar vite më parë, ndërsa atë mbrëmje, ajo e hedhur me nota të tjera, ngjyra harmonike prej violine dhe pianoje të bashkangjitura me zërin e saj të madh tek La Bohème.

Asaj mbrëmjeje koncerti nuk mungoi, as recitimi i poezisë së Nënë Terezës dhe më pas kënduar ky Vals Hyjnor i kushtuar Nënë Terezës, kompozuar nga Genc Tukiçi, kënduar nga Inva Mula dhe shoqëruar nga loja në violinë e Olen Cesarit. Një vals vërtetë nobël, élégant, me një ton të paqtë hyjnor.

Emocionet në sallë shpërthenin hërë pas here, zërat e gëzuar dhe duartrokitjet e pafundme. Publiku u ngrit disa herë në këmbë dhe shoqëroi zërin e magjishëm të Invës me këngën Margjelo, shoqëruar nga tingulli violinës Olen Cesari dhe nga ritmi melodioz në piano nga maestro Genc Tukiçi. Magjia e të treve së bashku ishte një rrufe e ngjizëse pvr shpirtin me një goditje t’amël muzikore, siç do thoshte Genci. Kjo magji ishte një tjetër “Fifth Element” që na krijoi një intonacion të jashtëzakonshëm, të mbushur me akordime ngjyrash, që na dhanë një ndjesi të veçantë, tejet origjinale dhe shqiptare.

Dashuria per muzikën, artin e kulturen, passioni, talenti, energjia, përkushtimi, zëri magjiplotë, emocionues, drithërues i divës Inva Mula, loja mrekulluese me një botë të pasur shpirtërore në piano e maestro Genc Tukiçit, dhe tingujt “out of this world” jashtë kësaj botë të maestro Olen Cesarit e kthyen atë mbrëmje të 25 shtatorit në një mbrëmje të paharruar për ne shqiptarët e Montrealit.

Ju falenderoj me gjithë zemër, e juaja Anila.

Faleminderit! –

Nje ndihme te madhe financiarisht me kete koncert më dha sponsori im kryesor Mirela’s Restaurant, qe diten e pare qe kerkova ndihmë për koncertin, Mirela ishte me mua në mbeshtetje te këtij projektit. I jam shumë mirenjohese për mbeshtetjen sepse pa ndihmën e saj nuk do te mund te realizohej projekti.

Ndihme tjeter financiare më dhane edhe dy biznset shqiptare Pizza Gourmande me Prend Tanushi dhe Foccacio Restaurant me Sotiraq Sheganin, keta dy bashkatdhetare i kam pasur mbeshtetje edhe ne projekte te tjera, ju jam mirenjohese.

Ndihme me dhane edhe miqte e tjerë Emi me flowers, Kristiana makeup artist, Barbies Restaurant, La Campagnola Restaurant pâtisserie Chez Gael, Ilir Lena me Odeta Hoxhen mbeshtetjen për koncertin me detajet dhe infirmation.

Nje ndihme te madhe më dha Cloé Kati per pergatitjen e programit dhe info per web.

Ju jam shumë mirenjohese për mbeshtetje !

Gjithashtu jam shumë mirenjohese publikut per pjesemarrjen!

Ju jam mirënjohëse të gjithë shqiptarëve dhe miqve të Montrealit për mbështetjen e këtij projeti.

Photographer Melodi Bergeron

Përplasje fizike mes shqiptarëve dhe stafit të regjisorit serb në New York (videot)

Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që simbas regjizorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq.

Ndersa, reagimi Presidentit te Serbise, Aleksander Vuqiq, shefit te dilomacise Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyres për Kosovën – per kete film dokumentar eshte ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financierisht, pra me para per propogande serbe.

Kurse, sot ne mbremje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjizorit serb .

Situata ne kete proteste disa orshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.

Ai se bashku me dy te tjer, njeri i races rome i shoqëruar, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin ne gjuhen serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje(Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemas.

Policia e NYPD, e cila erdhi duke u shtuar numerin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat dhe vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjestarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protesus, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj, Gani Shehu, Mark Gjonaj, Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni, Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinjë, nisën të thirrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët sharje dhe ofendime.

Madje, anetari I keshillit te Bashkise, se Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her beri thirrje me megaphone, duke ju kundervene serbve me argumentat e viktimave te luftes, dhe ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Sërbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti te çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizkisht me një pjestar të komunitetit serb, në ndërkohë , qe forcat e policisë e shtrinë ate për tokë, dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas e liruan.

Marko Kepi, Presidenti i organizates Rrenjet Shqiptare, i cili nëpërmjet rrejeteve sociale thirri kete proteste, komunikoje vazhdimisht me policine, dhe dha dekelerata per median njujorkeze ndersa sqaroje qetetaret duke ua treguar edhe arsyen se perse po protestonin shqiptaret.

Protestuesit, shqiptar, sa here qe pjestarët e komunitetit serb, hynin në kinema, hidhnin parrulla me thirrjet “Shame on You” – “Turp për Ju!” dhe këndonin këngë për Kosovën “Oj Kosove nena Ime”

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjizorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qendronte ne krye te protestes, tha se shfaqja e nje filmi te till, nuk është aspak serioze : “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

Filma të till Gjonleka i quajti propogandë artistike, tê serbëve që përdorin për tju kundërvënë luftës për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Kjo eshte komplet propogande e njejte me ate te kohes se luftes ne Kosove, kur Millosheviqi, vrau mijera shqiptar, ndersa afro nje miljon i largoje nga shtepit e tyre, duke ua shkaterruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndersa mijera gra ata i perdhunuan ne Kosove” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.


Protestuesit, ne fund zgjodhën spontanisht që ta mbyllin protestën me thirrjet e tyre ne kor “Thank You NYPD”, dhe kanë faleminderuar me këtë rast edhe policët Nju Jorkeze, që e mbajti nën kontroll situatën.

“Filmi, dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, është një shfaqje në të cilën regjisori dhe gazetari i famshëm serb Boris Malagurski, me banim ne Kanada, flet me një formë të propogandes, të papranueshme për tema që ngjallin më së shumti publicitetin në Serbi, rajon dhe botë, por nuk paraqet realitetin e luftes ne Kosove me 1999”, thane, shqiptaret.

Shqiptarët, argumentuan se në detin e informacionit, për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, gjatë luftës, duhet të zgjedhësh atë të duhuren, mbasi “Në këtë luftë,’ u thanë ata gazetarve dhe qytetarëve amerikan, “u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës ne Kosove, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, per, 15 mijë femra u përdhunuara, te cilat po kerkojne drejtesi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me nje përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqesore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi përpJorkut.ara kinemas SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.

VATRA MIREPRET ARTISTEN INVA MULA NE TURNEUN E SAJ “AROUND THE WORLD WITH MUSIC” Nga Rafaela PRIFTI

Sopranoja shqiptare e përmasave ndërkombëtare Inva Mula vizitoi selinë e Federatës Vatra.

Ajo ka ardhur në një nga kryeqendrat e botës së artit disa herë dhe është mirëpritur nga publiku artdashës në skenat e njohura si Metropolitan Opera dhe Carnegie Hall të Nju Jorkut, por kjo ishte hera e parë që hynte në dyert e Vatrës. Dritan Mishto, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikes Vatra e përshendeti dhe uroi mirëseardhjen sopranos Inva Mula si edhe violinistit Olen Çezari. Me pak humor, ai vërejti se për dallim nga vizitat e autoriteteve e mysafirëve të nderuar, në pritjen për Inva Mulën në Vatër kishte prani të dukshme të gjinisë femërore.

“Nuk e kam ditur që këtu është një shoqatë që të pret me krahët dhe dyert hapur,” iu tha artisja të gjithë pjesëmarrësve në takimin e mbrëmjes së ditës së merkurë. Duke buzëqeshur ajo shtoi se përpara kësaj vizite nuk e dinte që njihte prej kohe shumë anëtarë e funksionarë të Federatës Vatra, si Ambasadorin Mal Berisha, Anëtaren e Kryesisë Marjana Bulku, Koordinatorin e Aktiviteteve Frederik Ndoci e shumë Vatranë të tjerë.

Spektakli i quajtur “Around the World with Music” u konceptua vetvetiu pasi tre artistët, Inva, Oleni dhe Genc Tukiçi ishin gjendur bashkë në shfaqje të paraqitura nga organizatorë të ndryshëm. Sopranoja me status botëror Inva Mula dhe dy instrumentistët e mirënjohur Genc Tukiçi dhe Olen Çezari kishin afinitet dhe komunikim aq të mirë sa ideja e spektaklit lindi natyrshëm, tha artistja.

Ata e filluan turneun në Kanada me koncertet në Ottawa, Toronto dhe Montreal. Emocionet e përcjella nga salla ndaj ekzekutimit të një repertori ‘fluid’ që i përgjigjet emocioneve të momentit, sipas përshkrimit të violinistit Olen Çezari, janë të pastra dhe të papërsëritshme. Artisja Inva Mula tregoi se një nga momentet më prekëse të shfaqjes në Toronto ishte ‘ritakimi në sallë’ me mësuesen e saj të Liceut Artistik Jordan Misja në Tiranë, znj. Paparisto.

Aty për aty ajo kujtoi dhe këndoi së bashku me të pikërisht këngën e mësuar në kanto “Kenke nur’ i bukurisë’ gati tri dekada më parë. Nga Kanadaja, turneu udhëtoi në Miçigan, ku prezantoi një spektakël të suksesshëm.

Krahas me përshkrimin e turneut, sopranoja tregonte për përjetimet e saj në takimet me komunitetin shqiptar. Për Detroitin, ajo u shpreh se ishte ‘parathënia’ e vizitës në selinë e Vatrës sepse takimi me drejtuesit e Degës së Vatrës aty kishte qenë shumë mbresëlënës. Për spektaktin në Nju Jork, organizatorja Dëshira Ahmeti Kërliu dhe bashkëshorti i saj Arian Kërliu duan të kenë rastin të kënaqin sa më shumë spektatorë në sallën gjigante të stilit Viktorian të ndërtuar në fund të shekullit 19. Spektakti jepet ditën e shtunë me datë 5 tetor në Grand Prospect Hall në Bruklin.

Mbyllja e vizitës u shoqërua me një potpuri të këngëve të njohura të interpretuara në duet nga artisja Inva Mula dhe Frederik Ndoci dhe pastaj me shoqërim të gjithë të pranishmëve në sallën e mbushur të selisë së Vatrës.

 

 

Kongresmeni Joe DioGuardi dhe Ambasadori Walker bashkë me Komunitetin në mbështetje të gjithë të Marko Kepit Nga Asllan Bushati

VEC MËSHTETJES SË MARKO KEPIT…
Në mesditën e 29 shtatorit 2019, (sic është bërë e ditur nga shumë media) qindra pjesëtarë te komunitetit shqiptaro amerikan, u tubuan së bashku për t’i dhënë mbështetjen e duhur Marko Kepit për Asamblist të Shtetit të NY. Ai është nje djalë i ri nga Shkodra, i ardhur në SHBA që në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, i mirëedukuar, shumë atdhetar, i përkushtuar, i lidhur fort me komunitetin, “Rrënjët Shqiptare” e Vatrën.

Marko vazhdimisht është shquar si organizator e udhëheqës i “Paradës Shqiptare” dhe aktiviteteve të rëndësishme në NY, duke çfaqur ndjesi, forcë, karakter e mentalitet prej prijësi e në të njejtën kohë një menaxhues mjaft i mirë i çeshtjeve të komunitetit. Kështu ai jo vetëm e meriton plotësisht mbështetjen e komunitetit, por dhe vetë komunitetit ka nevojë të domosdoshme të mendojë e mbeshtesi lidershipin e ri në zgjedhjet vendore e pse jo edhe ato qëndrore në Kongres e në Senat.

Një tjetër risi e këtij tubimi ishte pjesmarrja e dy personaliteteve të shquara amerikane të cilët kanë kontribuar shumë për Kombin Shqiptar këtu në SHBA. Ata janë ish Kongresmeni Joseph DioGuardi dhe Ambasadori William Walker. Unë pata rasitin, së pari të takoja dhe ta falenderoja përzemersisht Ambasadorin Walker duke i ritheksuar atij se:” Ju do të mbeteni përjetë në historinë e Kombit Shqiptar si personaliteti që ndryshuat rrjedhat e ngjarjeve të Historisë së Kosovës me deklaratën për Recakun. Ju jeni histori e gjallë për gjithë Kombin tonë dhe heroi i Kosovës”.

Me DioGuardin jemi miq të vjetër (që nga 1992 kur shërbeja si Komandant Divizioni në Vlorë) me rastin e 80 vjetorit të pavarsisë. Pas ardhes time këtu në NY takohemi shpesh (me atë dhe bashkshorten e tij Shirly) ku me miqtë e përbashkët diskutojmë për shumë problem të shqiptarisë në tërësi dhe të komunitetit në veçanti.

Për mu mendimet e përvoja e tij janë shumë të vyera (shpresoj se të të njejtit mendim janë edhe shumë të tjerë).

Por ajo që dua të theksoj në këtë moment është se DioGuardi ka qenë e është “Noli e Konica” i ditëve tona këtu në SHBA.

Askush nuk mund t’i afrohet atij me ato që ai ka bërë e bën vazhdimisht. Prania e tij në tubimin për Marko Kepin dhe fjala e tij e zjarrtë e ngriti peshë adrenalinën e pjesmarrësve. Ai tashmë është rreth tetedhjetave dhe nga ne kërkon më shumë respekt e ndiesi shpirtërore se është arbresh, është gjaku ynë. Vetëm kur të mos e kemi DioGuardin do të mendojmë se çfarë humbje e boshllëku do të na krijojë.

Prandaj duke mbështetur Morko Kepin do të kemi DioGuardët e rinj që shpresojme se do t’i sherbejnë më fort e më mirë Kombit e komunitetit shqiptaro amerikan.
ASLLAN BUSHATI