VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Ma vrau para syve”- dëshmia e motrës së Arielës në polici

By | January 22, 2018

Komentet

Më 17 gusht 2015 u nda nga jeta Esat Stavileci, akademik i shquar shqiptar

Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942 në Gjakovë – vdiq më 17 gusht 2015[1] në Prishtinë. Ishte nje nga profesorët më të nderuar të faklultetit juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe nje nga akademikët më të respektuar në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Karriera Akademike

Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të Strasburgut në Francë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore “Përparimi” , kryeredaktor i revistës “E drejta-Pravo”, drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e “Vjetarit” të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Ishte anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merrej me probleme të terminologjisë juridike.

Tituj të veprave

Drejtësi
  • Doktor i shkencave juridike, Universiteti i Sarajevës 1974
Arsim
  • Prodekan i Fakultetit juridik, Universiteti i Prishtinës
  • Drejtor i Entit për Hulumtime juridike, Universiteti i Prishtinës
  • Drejtor i studimeve pasuniversitare, Universiteti i Prishtinës
  • Shef i Katedrës së shkencave juridike-politike
  • Ligjëroi në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës.
  • Profesor në Universitetin e Tetovës dhe ne Universitetin privat Dardania (Instituti për Studime Bashkekohore)
Gazetari
  • “Përparimi” – kryeredaktor i revistës shkencore
  • “E drejta-Pravo” – kryeredaktor i revistës
  • “Vjetarit” – një ndër themeluesit
Literaturë
  • Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998

Mirënjohjet

  • Laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978
  • Anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  • Çmimit “Anton Mazreku”, 2004

Burim i të dhënave

  • Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998

Lidhje të jashtme

Neglizhenca që e çoi buzë vdekjes, flet Fatos Kongoli: Mendova Eutanazinë

Beti Njuma/ Nuk mbaj mend çfarë më preku më shumë kur hyra në dhomën e spitalit. Fakti që nuk e njoha, aq shumë qe ligur e tretur, apo gjendja e pashpresë në të cilën e pashë. Atë pasdite të vonë fillim marsi, Fatos Kongoli dergjej në katin e parë të repartit të Kirurgjisë në QSUT-ë, në gjendje kritike, pas dy operacioneve të vështira që nuk dihej si do t’u shkonte filli.

 

Qe operuar fillimisht në 12 janar, dhe ndërhyrja e dytë, më 10 shkurt kish qenë rrënuese për trupin e tij të brishtë. Shkrimtari i dashur ishte diagnostikuar me kancer dhe drama e tij qe konsumuar në heshtje me bashkëshorten Lilin që s’i ndahej për asnjë çast, larg fëmijëve që jetojnë në Amerikë dhe vetëm me ndihmën e mjekëve e të personelit spitalor që e kishin ndjekur me kujdes ditë pas dite.

Ndoshta askush nuk do ta kish marrë vesh që Fatos Kongoli ishte rëndë pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale, i klasifikuar me diagnozën “Ca – rectum”, sikur më 28 shkurt, në facebook, botuesi i tij Fatmir Toçi të mos kish postuar lajmin e rëndë: “Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…”

Nuk e mendova dy herë. Edhe unë si shumë miq të tjerë renda në spital për të dhuruar gjak ndërsa në shtratin e dhomës së spitalit, (shefi i pavionit kish liruar enkas për shkrimtarin zyrën e tij) gjeta një njeri kockë e lëkurë, të verdhë, të harkuar mbi shtrat, me duart të përdredhura, me sytë e trembur e pa shkëlqim që përhumbeshin diku, dhe fytyrën e ngrirë, pa atë buzëqeshjen miqësore që ia njihja mirë, pas shumë takimesh e intervistash që kemi realizuar sëbashku.

Bashkë me Fatosin, gjendej Lili, bashkëshortja, infermierja, shoqja e netëve të gjata pa gjumë, e dhimbjeve para e pas operacionit, e tekave të kuptueshme për një të sëmurë të atij stadi, që prej dy muajsh jetonte në pavion, duke u kotur sa në karrike e sa tek këmbët e shtratit spitalor, shoqëruese e pandarë në të mirë e në të keq.

Në atë mbretëri dhimbjeje ku koha rrjedh duke pritur, ku nga të katër anët kishte të sëmurë, shumë syresh edhe të pashpresë, Lili dhe Fatosi u gëzuan që pas tre muajsh dhoma u mbush jo vetëm me mjekë por me fytyra të dashura miqsh që u shprehën mbështetjen, iu gjenden pranë dhe u thanë një fjalë të mirë, atë që shkrimtari kish nevojë të dëgjonin: Do t’ia hedhë paq!

E lehtë të thuhej me fjalë! Aq më tepër kur në Ipadin që mbante në duar, në hapësirën Notes, pas operacionit të vështirë Lili kishte shënuar: Një tmerr i vërtetë! Qoftë me kaq!

Kanë kaluar thuajse pesë muaj, dhe tek më tregon shënimin e bërë ato ditë të vështira buzë vdekjes së të shoqit, Lulu, emri me të cilin Fatosi e thërret me përkëdheli, i kthen sytë drejt tij, i shtrëngon duart dhe nis të përshkruajë edhe një herë shtigjet e atij udhëtimi të dhimbshëm, ku burrë e grua u besuan njerëzve me të bardha. Fatosi e dorëzoi veten pa rezerva, pa kushte, por tek e fundit a kishte zgjidhje tjetër?

Çiftin Kongoli e takoj në Qerret, në një vilë të bukur buzë detit ku janë zhvendosur që prej fundmarsit, pas daljes nga spitali. Miku Julien Roch të cilit i janë pafundësisht mirënjohës u ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij dhe gjithçka nevojitet për aftësimin e plotë të shkrimtarit.

Është pasdite herët dhe teksa pres hapjen e një porte të madhe hekuri afshi i nxehtë i gushtit më përvëlon dhe habitem sesi rrëzë pishave të larta nuk depërton asnjë grimë nga ajri i freskët i detit, pak metra më tej. Pas portës gri shfaqet Fatosi dhe e shoqja. Jemi të gëzuar që shohim njëri-tjetrin. Jam e lumtur që Fatosin e gjej përsëri në këmbë. Çapitet me kujdes e po ashtu ngadalë ngjit shkallët që të shpien në një holl gjigant me një mori librash në gjuhë të huaj, e ku mbi një piano gjenden edhe pesë tituj në shqip nga krijimtaria e tij. Ulemi dhe jam e paduruar të dëgjoj si ka ndodhur mrekullia, si u ngrit në këmbë përsëri teksa kujtimi i fundit që ruaja ishte ai i një burri në limb.

Me zërin e shtruar e duke mbajtur gjallë bisedën Fatosi nis të rrëfejë kalvarin e sëmundjes, neglizhencën e tepruar që e çoi buzë vdekjes, analizat e njëpasnjëshme, ndërhyrjet, punën e shkëlqyer të dy mjekëve Prof Edmond Çelikut dhe Henri Kolanit dhe tërë ekipit mjekësor pa harruar qindra mesazhe nga miq e dashamirës, edhe të panjohur. “Erdhën njerëz që s’i njihja, lexues që nuk i mbaj mend” thotë Fatosi teksa kujton se ndodhi pikërisht ajo që s’donte, zhurma mediatike.

Operacioni i dytë ishte fatal. Humbja në peshë e shoqëruar me degradimin fizik i pamundësoi jo vetëm ecjen por edhe ndjeshmërinë në pjesët dërrmuese të trupit. “Isha një gjysmë i vdekur” rrëfen shkrimtari për çastet e pezullta mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse ka kujtime të mjegullta të periudhës së kaluar në reanimacion një gjë mban mend mirë gatishmërinë dhe mirësinë e personelit spitalor që i jepte kurajë.

Pastaj lëshon fjalinë që të mbledh një lëmsh në grykë: “Mendova eutanazinë! Kur mësova hollësitë e post-operacionit, thashë, e ç’më duhet jeta?! Lutesha që të ikja.” Kërkonte një ikje dinjitoze ashtu siç mund të kenë bërë edhe njerëz të tjerë të letrave. Si mund të harrohet rasti i shkrimtarit belg Hugo Claus, disa herë kandidat për Nobelin në letërsi i cili në mars të 2008-ës, në moshën 78 vjeçare pas një kalvari të gjatë me Alcaimer, vendosi t’i japë fund jetës me eutanzai. Që sëmundja të mos e bënte të huaj ndaj vetes dhe të tjerëve shkrimtari i njohur zgjodhi “vdekjen e ëmbël” në një klinikë të Anversës në Belgjikë, një nga tre shtetet europiane bashkë me Luksemburgun dhe Hollandën ku lejohet eutanazia.

Për fat ky nuk ishte rasti për shkrimtarin shqiptar. Sot kur flet për eutanazinë Kongoli qesh me këtë mendim të çasteve të thella të dëshpërimit. Por kush ka jetuar aq gjatë në spital dhe pa shpresë e di se aty jeta ndalet, pëson një frenim dhe koha është e ndryshme. Një botë thuajse paralele, një dimension tjetër.

E tillë është edhe jeta e re pas spitalit, periudha e rehabilitimit dhe e riaftësimit fizik. Tashmë prej pesë muajsh, bashkë me çiftin Kongoli në vilën e Qerretit jeton edhe fizioterapisti i tij Ermal Hylviu. “Nëse jetën ma shpëtuan kirurgët Çeliku dhe Kolani, Ermali më ka ngritur në këmbë” thotë Fatosi, pa harruar sigurisht heroinën e vërtetë të çdo çasti, Lilin.

Që prej 21 marsit, dita e daljes nga spitali, dy herë në ditë shkrimtari i është nënshtruar një programi të specializuar rehabilitimi për të vënë përsëri në punë muskujt e duarve e këmbëve. Një proçes i gjatë përballjeje me jetën e re ku nuk ishte më zot i vetvetes por plot këmbëngulje titanike që me punë trupi të gjente mënyrën për të rifituar vetveten.

Një proçes i gjatë për të mësuar teknikat për të kryer edhe lëvizjet më të parëndësishme, duke u stërmunduar shumë për të arritur një minimum pavarësie, deri sa dora-dorës u ngrit nga shtrati, arriti të çapitet, mbështetur pas parmakëve dhe Ermalit derisa u ngrit përsëri në këmbë. “Mësova nga e para, të eci si një fëmijë, mësova të jetoj përsëri.”

Në moshën 74 vjeçare, jeta e Fatos Kongolit, njërit prej shkrimtarëve më të dashur shqiptar ka ndryshuar. Në sirtarin e tij sot nuk ka më vetëm iluzione, personazhe përmes të cilave të zbërthejë vetveten, por ka shpresë dhe një dëshirë të madhe për të jetuar. S’më mbetej veçse ta uroja: Mirë se erdhe përsëri mes nesh!

Konica.al

Ministri norvegjez anti- emigrant bie në dashuri me refugjaten iraniane (Foto)

NORVEGJI – Ministri norvegjez i peshkimit më parpara ka qenë një ksenofob, nuk donte asnjë emigrant në vendin e tij. Per Sandberg deklaronte se rracat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij.

Por më pas, ai takoi atë, ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, e cila sot është e fejuara e tij. Në vitin 2008, ajo ishte në gjendje të merrte statusin e refugjatit në vendin skandinav falë dhe këmbënguljes së nënës së saj adoptive shkruan Repubblica.it.

Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit. E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para.

E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.
(BalkanWeb)

Irida Dragoti: Italia mëmëdheu i lirikës, por lidhja me Shqipërinë, e pazgjidhshme

Nga Anila Dedaj

Mexosopranoja rrëfen suksesin në Itali, bashkëpunimin me Andrea Bocellin dhe si ia doli të përzgjidhej në Teatrin Historik të Romës mes 900 vetash. Një histori e bukur dashurie për Shqipërinë, si dhe një mesazh për të pasionuarit ndaj muzikës lirike

Të kënduarit i dhuronte shumë kënaqësi, edhe atëherë kur nuk ishte e vetëdijshme për talentin që zotëronte. Zëri i saj, një xhevahir i shtuar muzikës lirike, nuk kaloi pa u vënë re nga mësuesja e muzikës. Nxënësja solare e shkollës “Emin Duraku”, Irida Dragoti, as që e ëndërronte asokohe, se një ditë do të performonte me divat e muzikës klasike shqiptare, sigurisht që s’kishte si ta dinte se e ardhmja do t’i rezervonte surprizën për të ndarë skenën me Andrea Bocellin në Koloseun e Romës.

Natyrisht, që në jetë asgjë nuk të dhurohet, por mexosopranoja shqiptare me pasion dhe besim i është përkushtuar rrugës së artit. Nuk ka qenë e lehtë, veçanërisht në vend të huaj, por për faktin që ia doli mbanë ajo i është mirënjohëse edhe shkollës shqiptare si dhe pedagoges së saj të parë Nina Mulës.

Ka mundur të interpretojë me emra të njohur të skenës italiane, dhe falë impenjimit maksimal sot këndon si soliste në Teatrin Historik të Romës. Ka qenë një sfidë më vete përzgjedhja mes 900 konkurrentësh, por ajo ia doli mbanë, edhe falë mbështetjes së familjes dhe bashkëshortit të saj. Ai është i huaj, mirëpo ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe kjo Iridës ia bën edhe më të bukur kthimin e herëpashershëm për të përfituar energjitë pozitive, që siç tregon, veç mëmëdheu mund t’ia dhurojë…

Si i kujtoni fillimet tuaja në muzikën lirike. Ishte kjo ëndrra juaj e fëmijërisë?

Më ka pëlqyer gjithmonë të këndoja, por nuk e dija se kisha një zë lirik. Ishte mësuesja ime e muzikës, Fatbardha Kokona, në shkollën 8 vjeçare “Emin Duraku”, që më dëgjoi teksa po këndoja dhe i sugjeroi nënës sime se unë duhej të studioja patjetër muzikën lirike, pasi, sipas saj, kisha mjaft talent. Nëna ime e mori mjaft seriozisht këtë sugjerim dhe më dërgoi të studioja me profesoreshën e njohur Nina Mula.

E mbani mend debutimin tuaj të parë?

Sigurisht, ishte pikërisht Nina Mula që më ftoi të bëja një duet me vajzën e saj Invën, sopranon me famë ndërkombëtare. Debutova në Butrint, në një koncert të organizuar  po prej saj. Isha mjaft e emocionuar dhe e lumtur. Sapo kisha mbushur 18 vjeç dhe si tani më kujtohen ato sensacione të mrekullueshme që provova në Amfiteatrin e Butrintit. Kënduam së bashku “La Barcarolle” dhe patëm mjaft sukses. E ruaj akoma si një kujtim të rrallë, DVD-në e atij eventi.

Në moshën 18 vjeçare vazhdoni studimet në Itali. Si ka qenë për ju përballja me një tjetër realitet?

Italia është mëmëdheu i lirikës. Të këndosh në Itali sigurisht që është mjaft e vështirë. Duhet të arrish një teknikë të përsosur, e për rrjedhojë duhet mjaft studim dhe eksperiencë. Fillimisht e pata mjaft të vështirë, por më tej me kalimin e kohës arrita të kuptoj dhe të asimiloj mentalitetin italian (im atë e kishte nënën italiane), si dhe arrita të diplomohem në Itali me rezultate maksimale.

Sa e vështirë ka qenë t’ia dilni mbanë, për më tepër të arrini rezultate të larta dhe kush ju ka përkrahur?
Ka qenë mjaft e vështirë. Në Itali universitetet paraqesin një kompleksitet e rigorozitet mjaft të lartë dhe, sigurisht që nuk është e thjeshtë të përballosh e të përfundosh studimet universitare. Duhet mjaft punë dhe durim. Përkrahje të vazhdueshme kam pasur nga im shoq Andreasi, që në çastet e vështira më ka dhënë zemër, në mënyrë që unë të arrija t’i përfundoja me sukses studimet.  Mbështetje kam pasur edhe nga familja ime që gjithmonë ka pasur besim tek unë dhe tek talenti im.

Në aspektin profesional shkolla shqiptare sa ju ka vlejtur?

Shkolla shqiptare ka qenë mjaft e rëndësishme për mua, pasi aty janë formuar e konsoliduar bazat për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve në Itali. Mësuesit e mi në Shqipëri kanë qenë mjaft kompetentë e profesionalë. I kujtoj me mjaft nderim, mirënjohje e dashuri. Rolin më të rëndësishëm sigurisht e ka pasur pedagogia ime, Nina.

Në Itali keni pasur mundësi të punoni edhe me emra të rëndësishëm si Andrea Bocelli, Riccardo Cocciante, Ennio Morricon etj. Ç’mund të na thoni rreth këtyre eksperiencave?

Kam takuar dhe bashkëpunuar me mjaft personazhe me emër. Jam munduar gjithmonë të kuptoj sekretet e suksesit të tyre muzikor. Ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe me përfitim të shihje profesionalizmin dhe modestinë e tyre në përgatitjen dhe ekzekutimin e koncerteve të rëndësishëm. Kujtoj me mjaft dashuri një koncert me Andrea Bocellin në Koloseun e Romës. Atmosfera ishte magjike. Andrea Bocelli ka një muzikalitet dhe spiritualitet të rrallë.

Jeni edhe nënë e dy fëmijëve, sa e vështirë është për ju të gjeni kohën e mjaftueshme për familjen?

Është mjaft e vështirë të koordinosh jetën familjare me atë profesionale. Megjithatë mendoj se është e vështirë edhe për ata që bëjnë profesione të tjera, apo që i dedikohen karrierës në sektorë të ndryshëm profesionalë. Sekreti qëndron në  impenjimin maksimal si në familje ashtu edhe në punë.  E ndjej veten një njeri praktik dhe mjaft të vërtetë. Jap gjithmonë maksimumin tim. Kur nuk punoj, i dedikohem tërësisht familjes time. Fëmijët perceptojnë gjithmonë dashurinë, dhe përkushtimin  e nënës ndaj tyre.

Bashkëshorti juaj është i huaj, por jeni shprehur se ai është “i dashuruar” pas Shqipërisë. Mund të na tregosh diçka më tepër rreth kësaj?

Im shoq ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por prindërit e tij janë italianë. Që në fillimet e njohjes im shoq u “dashurua” edhe me vendin e prejardhjen time. Andreasi (kështu quhet im shoq) e ka dashur gjithmonë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka vlerësuar dashurinë dhe respektin që ata kanë reflektuar ndaj tij, dhe sigurisht që ua ka kthyer me mirënjohje e dashuri. Njëkohësisht, si gazetar, ka dashur të thellohet në historinë intriguese të Shqipërisë, në kulturën unike dhe në gjuhën e saj kaq të veçantë. Gjithmonë ka dashur të kuptojë shpirtin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dhe, kur futesh në shpirtin e një vendi, mëson edhe ta duash atë.

Jeni përherë e angazhuar në aktivitetet që mbahen për Shqipërinë. Cila është lidhja juaj me vendlindjen?
Jam thellësisht e lidhur me vendlindjen time. Është një lidhje e fuqishme dhe e pazgjidhshme. Mezi pres të kthehem herë pas here në vendin tim dhe të përftoj energjitë e veçanta pozitive të mëmëdheut. Ndjek aktivitetet kulturore dhe artistike të Shqipërisë nëpërmjet medieve dhe gazetave. Jam gjithmonë e axhornuar mbi eventet në vendin tim. Prej Shqipërisë më mungon mjaft gëzimi i jetës, dinamika, kreativiteti dhe shpejtësia me të cilën zhvillohen dhe realizohen projektet dhe idetë. Më mungojnë mjaft miqtë dhe të afërmit. Kur jam në Shqipëri ndihem sikur çdo gjë shkon mirë. Energjia qe ka Shqipëria është e pashpjegueshme. Këto lloj emocionesh me mungojnë shumë.

Po fëmijët tuaj, a e njohin Shqipërinë?
Christine, vajza jone e parë, tashmë 8 vjeçare, ka ardhur në Shqipëri shumë herë gjatë një periudhe, ka jetuar bashkë me ne në Tiranë për më shumë se një vit. Një pjesë e karakterit të saj është mjaft shqiptar. Është një vajzë e fortë dhe krenare. Alexander, që tashmë është dy vjeç, e ka vizituar dy herë Shqipërinë. Unë mundohen t’u transmetoj fëmijëve si gjuhën ashtu edhe kulturën shqiptare.

“Si u përzgjodha mes 900 këngëtarëve në Teatrin Historik të Romës”

Në një prej operave shqiptare (“Skëndërbeu”), është bërë pjesë si figurant edhe bashkëshorti juaj. Si ndodhi kjo?
Im shoq mësoi të dashurohet me ambientin tim (teatrin) që në fillimet e njohjes tonë. Ka frekuentuar mjaft shfaqje të mia, më ka shoqëruar ne teatro dhe ka studiuar me mua shumë pjesë operistike. Andreasi ka punuar edhe në të shkuarën si figurant në televizionet italiane. Një ditë, një regjisor italian, Carlo Saletti, që po përgatiste skenën për operën “Skënderbeu” të Prenk Jakovës, kishte nevojë për një figurant me një paraqitje të veçantë skenike, por nuk po mundej ta gjente. Im shoq po asistonte në provat e skenike, kur regjisori e vuri re. Menjëherë u përfshi në prova dhe kështu, Andreasi recitoi me mua në operën e sipërpërmendur. Në vazhdim, duke qenë i apasionuar mbas botës së teatrit, Andreasi ka recituar si figurant në disa opera edhe ne teatrot  italiane. Ka qenë një emocion i madh qe kemi ndarë te njëjtën skenë disa herë.

Aktualisht jeni pjesë e Teatrit Historik të Operas së Romës  me“ Fabbrica Young Artist Program”. Një nga 8 këngëtaret lirike të përzgjedhura mes 900 vetash. Sa e e vështirë ka qenë t’ia dilni mbanë mes një konkurrence të fortë?

Në Itali, në botën e teatrit,  gjithçka është mjaft e vështirë dhe konkurrenca është mjaft ekstreme. Për mua ka qenë një impenjim mjaft i madh të merrja pjesë në seleksionimet e “Fabbrica Young Artist Program”. Dhashë maksimumin. Dhashë gjithçka brenda meje dhe bëra ç’është e mundur t’i transmetoja jurisë eksperiencën time, kompetencën, talentin dhe pasionin për kanton lirike. Ishte një gëzim i papërshkrueshëm kur mësova se isha përzgjedhur. Është me të vërtetë një nder për mua të këndoj si soliste për Teatrin Historik të Romës. Projekti në një kohë të shkurtër po arrin rezultate të mëdha.  Falë tij, shumë këngëtarë po arrijnë sukseset e tyre në teatrot më të njohur të operave.

Cilat role ende ëndërroni t’i realizoni si mexosoprano dhe, a keni figura të muzikës lirike që ju inspirojnë?
Ka mjaft role e figura lirike që më inspirojnë. Nuk ka një në veçanti. Më inspirojnë personazhet, apo rolet, përgjithësisht,  me mjaft karakter. Zëri im është një zë përgjithësisht Verdian, ose Wagnerian dhe gjendem mirë me role të këtyre kompozitorëve. Sigurisht edhe me autorët e Belcantos Italiane dhe veprat e  Mozart, për të mbajtur në ekuilibër teknikën vokale. Një nga rolet që do më pëlqente të këndoja është roli i Amneris në opera “Aida” të  kompozitorit Giuseppe Verdi.

Keni një mesazh për të rinjtë që janë të apasionuar pas muzikës lirike?

Në dritën e përvojës sime u rekomandoj gjithë të rinjve që duan të nisin karrierën lirike të kenë shumë pasion, këmbëngulje dhe durim. Si edhe në sektorë të tjerë profesionalë, edhe në lirikë nuk mund të arrihet suksesi rastësisht, apo me fat. Është një disiplinë mjaft komplekse dhe e vështirë. Nuk mund të ecet përpara pa kurajë, vazhdueshmëri dhe modesti. Vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm.

Duhet durim, për të përballuar sfidat dhe humbjet. Duhet durim për të mos u demoralizuar nga portat që do të përplasen në fytyrë. Mua më ka ndihmuar edhe besimi, suksesin në profesion dhe familjen qe kam krijuar e konsideroj edhe një bekim nga ana e Zotit. Mendoj se artistët kanë nevojë të kenë edhe një jetë shpirtërore, mua më ka dhënë shtysë të madhe.

Më 12 gusht të vitit 30 para erës së re u nda nga jeta faraonesha e famshme Kleopatra

Kleopatra VII Filopator (Greqisht:Κλεοπάτρα Φιλοπάτωρ; 69 p.e.s- 12,gusht, 30 p.e.s) e njohur në histori si Kleopatra ishte faraonesha e fundit aktive e Egjiptit të Lashtë, i cili mbijetoi edhe për pak kohë pas vdekjes së saj pasi u udhëhoq nga djali i saj, Cezarioni si faraon. Emri Kleopatra vjen nga emri grek Κλεοπατρα (Kleopatra) që do të thotë “Triumf i babait”, i formuar nga κλεος (Triumf) kombinuar me πατρος (patros) ” E babait”. Kleopatra ishte pjestare e dinastisë Ptolemaike, një familje me origjinë greke që udhëhoqi Egjiptin e Lashtë pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, gjatë periudhës helenistike. Ptolemaikët gjatë dinastisë së tyre folën greqisht dhe refuzuan të flisnin në gjuhën Egjiptiane, që është dhe arsyeja pse greqishtia ashtu si dhe gjuhët egjiptiane është përdorur në dokumentet zyrtare mbretërore, siç ështe edhe Guri Rozeta. Por çuditërisht Kleopatra foli në gjuhën Egjiptiane, dhe e prezantoi veten si një rimishërim i perëndeshës egjiptiane, Isis. Kleopatra sundoi bashkë me babain e saj, Ptolemeun XII Auletes, dhe më vonë me vëllezërit e saj, Ptolemeu XIII dhe Ptolemeu XIV, me të cilët ajo u martua për të nderuar traditën egjiptiane, por shpejt ajo sundoi e vetme. Si faraoneshë ajo pati një lidhje me Jul Cezarin, që forcoi qëndrueshmërinë e saj në fron. Më vonë ajo vendosi si zëvendës-drejtues në vend të saj djalin e saj me Cezarin, Cezarionin. Pas vrasjes së Cezarit, më 44 p.e.s. ajo komplotoi me Mark Antonin, kundrejt pasardhësit të ligjëshëm të Cezarit, Gaius Julius Cezar Oktavianus ( më vonë u njoh si Oktavian Augusti). Me Antonin ajo lindi dy binjakë, Kleopatrën Selene II dhe Aleksandër Heliosin, dhe më pas një djalë tjetër Ptoleme Filadelfusin (nga martesat e saj me vëllezërit ajo nuk pati fëmijë) . Pasi humbi betejën e Aktiumit me forcat e Oktavianit, Antoni u vetëvra. Kleopatra gjithashtu u vetëvra, duke vazhduar kështu traditën, që nënkupton pickimin nga një kobër, më 12 gusht 30 p.e.s. Ajo me pak fjalë u “mbajt në jetë” nga djali i saj Cezarioni, i cili u deklarua Faraon nga mbështetësit e tij, por u vra pak kohë më pas nga Oktavian Augusti. Egjipti më pas u bë provinca romake e Aegyptusit. Në ditët e sotme Kleopatra, mbetet një figurë shumë e njohur në kulturën Perëndimore. Trashëgimia e saj mbijeton në një numër shumë të madh veprash arti dhe në shumë dramatizime të jetës së saj në literaturë dhe në media, duke përfshirë tragjedinë “Antoni dhe Kleopatra” të William Shekspirit, operën “Cléopâtre” të Jules Massenet, dhe realizimin e filmit, më 1963, me titull “Kleopatra”. Në shumë pikëpamje, Kleopatra është portretizuar si me një bukuri të jashtëzakonshme, dhe zotërimet e saj të suksesshme të burrave më te pushtetshëm të botës janë marrë si prova të estetikës së saj.

Bust i Kleopatrës si perëndeshë Egjiptiane

Biografia

Ngjitja në fron

Identiteti i nënës së Kleopatrës është i panjohur, por besohet se ajo ka qenë Kleopatra V Trifaena e Egjiptit, motra ose kushërira dhe gruaja e Ptolemeut XII Auletes, ose ndoshta ajo ka qenë ndonjë pjestare tjetër e dinastisë Ptolemaike, e cila ishte vajza e Ptolemeut X dhe Kleopatrës Berenise III Filopator, kjo nëse Kleopatra V nuk ishte vajza e Ptolemeut X dhe Berenisës III. Babai i Kleopatrës Auleti ishte një pasaardhës i drejtpërdrejt i gjeneralit të Aleksandrit të Madh, Ptolemeu I Sotir, djali i Arsinoesë dhe Lagusit, të dy nga Maqedonia.

Monedhë me figurën e Kleopatrës VII

Centralizimi i pushtetit dhe korrupsioni çuan në kryengritje dhe në humbjen e zotërimit të Qipros dhe Circesë, duke e shëndrruar sundimin e Ptolemeut XII në një nga më të këqinjtë e të gjitha kohërave. Kur Ptolemeu XII shkoi në Romë me Kleopatrën, Kleopatra VI Trifaena mori pushtetin, por vdiq pak kohë më pas në rrethana të dyshimta. Është besuar edhe pse jo e provuar nga burimet historike, se atë e helmoi Berenisia IV, për të mbajtur e vetme pushtetin. Pa marrë parasysh shkakun, Berenisia IV e mbajti pushtetin deri në kthimin e Ptolemeut në vitin 55 p.e.s, pasi me mbështetjen romake, ai nënshtroi Aleksandrinë i ndihmuar nga gjenerali romak Aulus Gabinius. Berenisia u arrestua dhe u ekzekutua pak kohë më pasë, koka e saj u dërgua në oborrin mbretëror me urdhër të babait të saj, mbretit. Kleopatra ishte tashmë 14 vjeçe, dhe u vendos si bashkë-drejtuese dhe këshilltare e babait të saj. Ptolemeu XII, vdiq në mars të vitit 51 p.e.s, dhe me dëshirën e tij e bëri Kleopatrën, 18 vjeçe, dhe vëllain e saj 10 vjeç, Ptolemeun XIII bashkë-sundimtarë. Tre vitet e para të sundimit ishin të vështirë, për shkak të prapambetjeve ekonomike, urisë, vërshimeve të pamjaftueshme të Nilit, dhe për shkak të konflikteve politike. Edhe pse Kleopatra ishte e martuar me vëllain e saj më të vogël, ajo ia bëri të qartë se nuk kishte për qëllim të ndante pushtetin me të. Në gusht të vitit 51 p.e.s, marrëdhëniet midis Kleopatrës dhe vëllait të saj, u këputën përfundimisht. Kleopatra e shkëputi emrin e Ptolemeut nga dokumentet zyrtare të Egjiptit, dhe fytyra e saj paraqitej e vetme në monedhat zyrtare të Egjiptit, gjë që shkonte kundër traditës Ptolemaike, e të sunduarit të vendit nga një femër. Në vitin 50 p.e.s, Kleopatra hyri në një konflikt serioz me Gabinianët, trupa të fuqishme romake të vendosur në Egjiptit nga Aulus Gabinius, për të mbrojtur babain e saj Ptolemeun XII, pas rimarrjes së pushtetit prej tij më 55 p.e.s. Gabinianët vranë djemtë e gjeneralit romak të Sirisë, Markus Kalpurnius Bibulus, kur ata erdhën të kërkonin ndihmën e tyre në favor të babait të tyre kundrejt Partianëve. Kleopatra ia dorëzoi Gabinianët, të lidhur me zinxhir Bibulusit. Kjo bëri që Gabinianët të ktheheshin në armiqtë më të egër të mbretëreshës. Ky konflikt ishte një nga shkaqet kryesore të rënies nga pushteti të Kleopatrës, pak kohë më vonë. Sundimi i saj përfundoi, nga intrigat e oborrtarëve të drejtuar nga eunuku Pothinius, në bashkëpunim me gjeneralin gjysmë-grek, Akilasin, dhe Teodotusin e Kios. Rreth viteve 48 p.e.s, vëllai më i vogël i Kleopatrës, Ptolemeu XIII, u bë sundimtar i vetëm absolut. Ajo u përpoq të bënte një kryengritje rreth Peliziumit, por së shpejti u detyrua të largohej me të vetmen motër të mbetur, Arsinoenë.

Marrëdhëniet me Romën

Vrasja e Pompeit

Ndërsa Kleopatra ishte ne mërgim, Pompei u perfshi ne luften civile te Çezarit. Pas disfatës së tij ne betejën e Farsalus, në vjeshtën e vitit 48 p.e.s, Pompei u largua nga forcat e Çezarit, për në Aleksandri për të kërkuar strehim. Ptolemeu, vetem trembedhjetë vjec në atë kohë kishte ngritur një fron për veten e tij në port nga ku ai vrojtonte dhe në 28 shtator të vitit 48 p.e.s, Pompei u vra nga njëri nga oficerët e tij, i cili ishte nën urdhërat e Ptolemeut.Atij iu pre koka përpara gruas së tij dhe fëmijëve, te cilët ishin në anijen të cilën ai sapo e kishte zbarkuar.Ptolemeu, thuhet ta ketë urdhëruar vdekjen e Pompeit për ti hyrë në zemër Çezarit për t’u bërë një aleat me Romën me të cilën Egjipti ishte në borxh në atë kohë, megjithëse ky akt ishte një llogaritje e gabuar nga ana e Ptolemeut. Kur Çezari arriti në Egjipt dy ditë më vonë, Ptolemeu u prezantua para tij me kokën e shkëputur të Pompeit, Çezari ishte i tërbuar.Pavarësisht se ai ishte një armik politik i Cezarit, Pompei ishte një konsull romak dhe i veu i të vetmes vajze të ligjshme të Cezarit, Xhulias e cila vdiq në lindjen e një fëmije. Cezari konfiskoi kryeqytetin Egjiptian dhe e vendosi veten si një arbitër midis armiqësisë së Ptolemeut dhe Kleopatrës.

Marrëdhëniet me Jul Cezarin

E etur për të përfituar nga zemërimi i Cezarit ndaj Ptolemeut, Kleopatra u fut fshehurazi ne pallat per t’u takuar me Cezarin. Plutarku ne “Jeta e Jul Cezarit” jep një përshkrim të shpejtë të mënyres se si ajo u fut ne pallat duke i kaluar rojat e Ptolemeut e mbështjellë me një tapet qe shërbëtori i saj po mbante. Ajo u bë e dashura e Cezarit dhe nëntë muaj pas takimit të tyre të parë, ajo i dha jetë djalit të tyre Ptolemeut Cezar, i quajtur ndryshe Cezarion. Në këtë pikë Cezari i braktisi planet e tij për të marrë Egjiptin dhe ne vend të kësaj duke mbështetur Kleopatrën në pretendimet e saj për fronin.Pasi u Rrethimi i Aleksandrisë, Cezari mposhti ushtrinë e Ptolemeut ne Betejën e Nilit.Ptolemeu XIII u mbyt në Nil dhe Cezari i ktheu Kleopatrës fronin e saj të cilin ajo do ta ndante me vëllain e saj më të vogël Ptolemeun XIV.Pasi Cezari u largua nga Egjipti ai la atje një ushtri romake të përbërë prej tre legjionesh nën komanden e oficerit të tij. Megjithëse,kur u takuan ,Kleopatra ishe vetëm 21 vjece dhe Cezari ishte 52 vjec, ata u bënë të dashur deri gjatë qëndrimit të Cezarit në Egjipt midis 48 p.e.s dhe 47 p.e.s. Kleopatra qartësoi se Cezari ishte babai i djalit të saj dhe i shprehu dëshirën Cezarit që djali të ishte pasardhësi i tij, por Cezari refuzoi, duke zgjedhur nipin e tij Oktavianin në vend të tij. Kleopatra, Ptolemeu XIV dhe Cezarioni vizituan Romën në verën e vitit 46 p.e.s. Mbretëresha Egjiptiane qëndroi në një nga vilat e Cezarit. Marrëdhënia midis Cezarit dhe Kleopatrës ishte e dukshme në sytë e popullit dhe kjo gjë ishte skandaloze sepse diktatori romak ishte i martuar.Por Cezari madje ngriti një statujë të artë të Kleopatrës që përfaqësonte Isis(perëndeshë egjiptiane)në tempullin e Venus Genetriks(paraardhësja mitike e familjes së Cezarit). Oratori romak Ciceroni në letrat e tij të ruajtura se ai e urrente mbretëreshën e huaj.Kleopatra dhe shoqëruesit e saj ishin në Romë kur Cezari u vra në 15 mars 44 p.e.s. Ajo u rikthye me të afërmit e saj në Egjipt. Kur Ptolemeu XIV vdiq -gjoja i helmuar nga motra e tij më e madhe- Kleopatra e bëri Cezarionin bashkë-sundimtar dhe pasardhës dhe i dha atij epitetin Theos Philopator Philometor.

Kleopatra në luftën civile romake

Në luftën civile romake ndërmjet fraksioneve cezariane, të udhëhequra nga Mark Antoni dhe Oktaviani, dhe fraksionit që përfshinte vrasësit e Cezarit, të udhëhequr nga Marcus Junius Brutus dhe Gaius Cassius Longinus, Kleopatra mbajti anën e palës lindore për shkak të kaluarës së saj. Brutus dhe Cassius lanë Italinë dhe lundruan në lindje të Perandorisë Romake, ku ata pushtuan sipërfaqe të mëdha dhe bazat e vendosura ushtarake.Në fillim të 43 pes, Kleopatra formoi një aleancë me liderin e partisë cezariane në lindje, Publit Cornelius Dolabella, i cili gjithashtu njohu Cezarionin si bashkë-sunduesin e saj. Por së shpejti, Dolabella u rrethua në Laodice dhe u vetëvra në korrik 43 p.e.s.

Cassius donte të pushtonte Egjiptin për të kapur thesaret e atij vendi dhe për mbështetjen e saj për Dolabellan. Egjipti dukej një objektiv i lehtë për shkak se ajo nuk kishte forca të forta tokësore dhe pati zi buke dhe një epidemi. Cassius gjithashtu kërkoi të parandalonte Kleopatrën të sillte përforcime nga Antoni dhe Oktaviani. Por ai nuk mund të ekzekutonte një pushtim të Egjiptit, sepse në fund të 43 p.e.s, Brutus e thirri atë përsëri në Smyrna. Cassius u përpoq të bllokonte rrugën e Kleopatrës drejt Cezarionit. Për këtë qëllim Lucius Staius Murcus zhvendosi 60 anije dhe një ushtri të trupave elitë në pozicionin e Cape Matapan në jug të Peloponezit. Megjithatë, Kleopatra lundroi me flotën e saj nga Aleksandria në perëndim përgjatë bregdetit të Libisë për t’iu bashkuar udhëheqësve cezariane, por ajo u detyrua të kthehet në Egjipt për shkak se anijet e saj ishin dëmtuar nga një stuhi e dhunshme dhe ajo u sëmur. Staius Murcus mësoi per fatkeqësinë e Mbretëreshës dhe pa mbeturinat nga anijet e saj në bregdetin e Greqisë. Ai pastaj lundroi me anijet e tij në detin Adriatik

Kleopatra dhe Mark Antoni

Kleopatra dhe Mark Antoni

Në 41 para Krishtit, Mark Antoni, një nga triumviratët që sunduan Romën pas vdekjes së Cezarit, dërgoi mikun e tij më të mirë, Quintus Dellius në Egjipt për të thirrur Kleopatrën në Tars që të takohej me Antonin dhe për t’iu përgjigjigjur pyetjeve në lidhje me besnikërinë e saj. Gjatë luftës civile romake thuhet se ajo e kishte paguar shumë para Cassiusin. Duket se në të vërtetë Antoni dëshironte premtimin e Kleopatres për të mbështetur luftën e tij kundër Partianëve. Kleopatra mbërriti në shtetin e madh, dhe e magjepsi Antonin,aq shumë sa që ai zgjodhi për të kaluar dimrin e 41p.e.s-40p.e.s me të në Aleksandri. Për të mbrojtur veten dhe Cezarionin, ajo urdhëroi Antonin të vriste motrën e saj Arsinoe, e cila ishte dëbuar në tempullin e Artemisës në Efesin e kontrolluar nga romakët për rolin e saj në krye të rrethimit të Aleksandrisë.Ekzekutimi u krye në 41 p.e.s në shkallët e tempullit, dhe kjo shkelje e shenjtërores së tempullit skandalizoi Romën. Kleopatra kishte ekzekutuar edhe strategun e saj të Qipros, Serapion, i cili kishte mbështetur Cassiusin në kundërshtim nga dëshirën e saj. Më 25 dhjetor 40 para Krishtit, Kleopatra lindi binjakët nga Antoni, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II. Katër vjet më vonë, Antoni vizitoi Alexandrinë përsëri gjatë rrugës për të bërë luftë me Partianët. Ai ripërtëriu marrëdhëniet e tij me Kleopatrën, dhe nga kjo pikë e tutje, Aleksandria ishte shtëpia e tij. Ai u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian (një letër e cituar në Suetoni e sugjeron këtë), edhe pse ai ishte në atë kohë martuar me Oktavian Minor , motra e triumviratit Oktavian. Ai dhe Kleopatra kishin një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus.

Në Donacionet e Aleksandrisë në fund të vitit 34 para Krishtit, pas pushtimit të Armenisë nga Antoni, Kleopatra dhe Cezarioni u kurorëzuan bashkë-krerët e Egjiptit dhe Qipros; Aleksandër Helios u kurorëzua kryetar i Armenisë, Medias dhe Partias; Kleopatra Selene II u kurorëzua kryetare i Cirenaikës dhe Libisë; dhe Ptolemeu Filadelfus u kurorëzua kryetar i Fenikisë, Sirisë dhe Kilikisë. Kleopatrës iu dha edhe titulli “Mbretëresha e Mbretërve” nga Antoni. Armiqtë e tij në Romë kishin frikë se Kleopatra, “… ishte duke planifikuar një luftë për hakmarrje që ishte për të kundërvënë të gjithë Lindjen kundër Romës, duke e quajtur veten si Perandoreshë të botës në Romë, për drejtësi nga Capitolium, dhe të inagurojë një mbretëri të re universale. Cezarion u ngrit jo vetëm duke pasur afërsi me Kleopatrën, por edhe duke marrë më shumë tituj, duke përfshirë zot, Biri i Perëndisë dhe mbretin e mbretërve, dhe duke u paraqitur si Horus (perëndi egjiptiane). Egjiptianët mendonin se Kleopatra ishte një rimishërim i perëndeshës Isis, dhe ajo e quajti veten Nea Isis. Marrëdhëniet midis Antonit dhe Oktavianit, ishin të copëtuara për disa vjet dhe më në fund u ndërprenë në 33 para Krishtit, dhe Oktaviani bindi Senatin të vërë një luftë kundër Egjiptit. Në 31 p.e.s forcat e Antonit u ballafaquan me romakët në një luftë detare në brigjet e Aktiumit. Kleopatra ishte e pranishme me një flotë të sajën. Sipas Plutarkut, Kleopatra mori fluturimin me anijet e saj në kulmin e betejës dhe Antoni pas saj. Pas betejës së Aktiumit, Oktaviani pushtoi Egjiptin. Ndërsa i afrohej Aleksandrisë, ushtritë e Antonit u shkatërruan nga Oktaviani më 1 gusht, 30 para Krishtit

Ka një numër tregimesh të paverifikuara rreth Kleopatrës, nga të cilat një nga më të njohurat është se, në një nga darkat e përbashkëta me Antonin, ajo me shaka vuri bast se ajo mund të shpenzojë dhjetë milionë sestertii(monedha) në një darkë. Ai e pranoi bastin.Natën tjetër, ajo pati nje vakt konvencional; dhe ai u tall, kur ajo urdhëroi kursin e dytë – vetëm një filxhan uthull të fortë. Ajo pastaj hoqi një nga vathët prej margaritari të pavlefshëm,dhe e hodhi në uthull, duke i lejuar ata të shpërndanin dhe pinin përzierjen. Raporte më të hershme të kësaj historie vijnë nga Plini Plak dhe datat përkojnë rreth 100 vjet pasi banketi kishte ndodhur.Karbonat kalciumi nga perla shpërndahet në uthull, por ngadalë vetëm nëse perla ka qenë e shtypur më parë.

Vdekja

Vdekja e Kleopatrës, nga Guido Cagnacci

Burimet e lashta, veçanërisht ato romake, janë në marrëveshje të përgjithshme se Kleopatra vrau veten duke nxitur një kobër egjiptiane ta kafshonte. Burimi më i vjetër është Straboni, i cili ishte gjallë në kohën e ngjarjes, dhe madje mund të ketë qenë në Aleksandri. Ai thotë se ka dy histori: se ajo kishte aplikuar një vaj të parfumuar toksik, apo se ajo ishte kafshuar nga një gjarpër mbi gjoksin e saj. Disa poet romak,kanë shkruar brenda dhjetë viteve të ngjarjes,dhe të gjithë kanë përmendur kafshimin nga gjarpëri, si edhe Florus, një historian, rreth 150 vjet më vonë. Velleius, gjashtëdhjetë vjet pas ngjarjes, gjithashtu i referohet një gjarpëri. autorë të tjerë kanë marrë në pyetje këto llogari historike , duke deklaruar se është e mundur që Augusti t’a kishte vrarë atë. Në vitin 2010, historiani gjerman Christoph Schaefer sfidoi të gjitha teoritë e tjera, duke deklaruar se mbretëresha kishte mundësi të ishte helmuar dhe vdekur duke pirë një përzierje helmuese. Pas studimeve të teksteve historike dhe nga konsultimi me toksikologët, historiani arriti në përfundimin se asp(kobra egjiptiane) nuk mund të ketë shkaktuar një vdekje të ngadaltë dhe pa dhimbje, pasi helmi i saj paralizon pjesët e trupit, duke filluar me sytë, përpara se të shkaktojë vdekjen. Schaefer dhe toksikologu i tij Dietrich Mebs vendosi se Kleopatra ka përdorur një përzierje të kukutës,aconite (bimë tepër helmuese) dhe opiumit.

Vdekja e Kleopatrës, nga Reginald Arthur, 1892

Shkrimet e Plutarkut rreth 130 vjet pas ngjarjes, raportojnë se Oktaviani e kapi Kleopatrën në mauzoleun e saj pas vdekjes së Antonit. Ai urdhëroi shërbëtorin e tij Epafroditin për ta ruajtur atë, dhe për të parandaluar vetëvrasjen, sepse ai dyshohet se donte ta paraqiste atë në triumfin e tij. Por Kleopatra e mashtroi Epafroditin dhe megjithatë e vrau veten. Plutarku thotë se ajo është gjetur e vdekur,në këmbët e saj gjendej shërbëtorja e saj, Iras, dhe një tjetër shërbëtore, Sharmioni, duke rregulluar kurorën e saj para se ajo vetë të binte. Plutarku pastaj vazhdon më tutje duke deklaruar se një kobër ishte fshehur në një shportë me fiq që i ishte dhuruar asaj nga një fshatar, dhe, e gjeti atë pasi hëngri disa fiq, ajo mbajti jashtë krahun e saj që ajo ta kafshonte. Tregime të tjera thonë se ajo ishte e fshehur në një vazo, dhe se ajo e ngacmoi atë me një gisht deri sa ajo u zemërua mjaftueshëm për ta kafshuar atë në krah. Së fundi, ai tregon se në Marshimin triumfal të Oktavianit kur po kthehej në Romë, një portret i Kleopatrës që kishte një kobër të kapur tek ajo ishte pjesë e paradës.

Shkrimet e Suetonit rreth të njëjtës kohë me të Plutarkut, gjithashtu thonë se Kleopatra vdiq nga një pickim gjarpëri. Edhe pse burimet klasike thonë se Kleopatra ishte kafshuar në krah, ajo është përshkruar më zakonisht në ikonografinë mesjetare dhe të Rilindjes me gjarpërinj në gjirin e vet, një traditë e ndjekur edhe nga Shekspiri.

Plutarku na tregon për vdekjen e Antonit, kur ushtritë e tij e lanë dhe u bashkuan me të Oktavianit, ai thirri se Kleopatra e kishte tradhtuar. Ajo, nga frika dhe zemërimi i tij, e mbylli veten në monumentin e saj, vetëm me dy nga shërbëtoret e saj dhe i dërgoi lajmëtarë për të ti treguar Antonit se kishte vdekur. Duke u besuar atyre, Antoni vrau veten e tij duke ngulur në stomak shpatën e tij, dhe u shtri në shtratin e tij për të vdekur. Në vend të kësaj, rrjedhja e gjakut u ndal, dhe ai iu lut çdo gjëje, dhe të gjithave për ti dhëne fund atij. Një tjetër shërbëtor i dërguar nga Kleopatra erdhi tek ai me udhëzime për të sjellë atë tek ajo, dhe ai, duke u gëzuar që Kleopatra ishte ende gjallë, ra dakord. Ajo nuk e hapi derën, por flaku litarë nga një dritare. Pas Antoni ishte i sigurt lart, ajo dhe shërbëtoret e saj e tërhoqëm atë në monument. Kjo pothuajse i dha fund atij. Pas e zvarritën atë përmes dritares, ata e vendosën mbi një shtrat. Kleopatra grisi rrobat e saj dhe e mbuloi me to. Ajo ulëriti dhe qau duke rrahur gjoksin e saj të copëtuar nga vetë-gjymtimi. Antoni i tha asaj të qetësohej, dhe i kërkoi një gotë verë, dhe vdiq në të përfunduar të saj. Vendodhja e mauzoleut të tyre është e pasigurt, edhe pse Shërbimi Egjiptian i Antikave beson se është në, ose në afërsi të tempullit të Taposiris Magna, në jugperëndim të Aleksandrisë.

Djali Kleopatrës nga Cezari, Cezarioni, u shpall Faraoni nga Egjiptianët, pasi Aleksandria u pushtua nga Oktaviani. Cezarioni u kap dhe u vra, fati i tij thuhet se u vulos kur një nga këshilltarët e Oktavianit i parafrazuar nga Homeri tha: “A nuk është gjë e keqe që të keni shumë Cezar”. Kjo nuk e përfundoi vetëm linjën helene të faraonëve egjiptianë, por linjën e të gjithë faraonëve egjiptianë . Të tre bijtë e Kleopatrës dhe Antonit u kursyen dhe u dërguan përsëri në Romë, ku ata u morën në kujdesin e gruas së Antonit, Oktavia Minor. E bija, Kleopatra Selene II, u martua përmes marrëveshjeve të Oktavianit me Juba II të Mauretanisë.

Bardh Jakova, i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonikë ne Itali Portret dhe intervistë nga Albana Temali

Ndërsa nuk është e vështirë të gjesh me dhjetëra studentë shqiptarë që studiojnë edhe degët më të çuditshme, por edhe më të shpeshtat e më të rrallat, nga fizika bërthamore deri te shkencat e komunikimit, me qindra violinistë apo pianistë, pasioni e ka çuar shkodranin të kapë një tjetër ‘rekord’: sipas Konservatorit të Pesaros ku ka kryer diplomën, rezulton të jetë i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonikë.

Bardh Jakova – “figlio d’arte”, instrumentisti shkodran, që sot me sukses zhvillon aktivitetin e tij artistik e didaktik në Itali është një nga dëshmitë e trashëgimisë artistike të kaluara brez pas brezi në familjet shqiptare.

“Gjithë arritjet e mia ia dedikoj babait tim Çesk Jakova dhe nënës Jolanda – sqaron Bardhi. – Është meritë e babait edukimi e formimi im muzikor. Muzika ishte “si buka”, mos më tepër, ndofta në shtëpinë time dhe ishte pothuaj e pashmangshme që unë të studioja muzikë”.

Dhe nuk është ë vështirë të imagjinohet atmosfera në të cilën është rritur Bardhi. Mbiemri Jakova është mëse i njohur për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkodranët. Është i kësaj “dere” artisti e kompozitori i madh Prenkë Jakova, autori i operës së parë shqiptare “Mrika”, e cila ka hapur një epokë të re në historinë e muzikës shqiptare ashtu si fotografi i shquar Dedë Jakova, fotografitë e të cilit janë pjesë e fototekës “Marubi”, e po kështu edhe Çesk Jakova, mësues dhe instrumentist i mirënjohur në orkestrën simfonike të Shtëpisë së Kulturës së Shkodrës.

“Nuk kam pasur fatin të njoh personalisht axhën tim, Prenkën – shton Bardhi, – por notat e para të muzikës i kam dëgjuar e luajtur mbi pianoforten e tij ashtu si më vonë kam studiuar e mësuar nga kompozimet e tij… Jam rritur mes partiturave…”.

Nga studimet e para te diplomimi në Itali për fizarmonikë.

Mësimet e para i merr nga babai i tij, Çesk Jakova, për të vazhduar më tej studimin në Shtëpi e Pionierit, në Shkodër, në kurset e fizarmonikës me Kujtim Vorfan. Më pas vazhdon studimin e fizarmonikës në Liceun artistik “Prenkë Jakova” po në Shkodër ku dhe diplomohet për fizarmonikë në 1990-n me prof. Kolec Gajtani.

Në 1981 ka rolin e fizarmonicistit në grupin e suksesshëm muzikor të fëmijëve “Tring zilja”. Interpretimet e Bardhit në këtë grup të kësaj periudhe janë regjistruar nga radiotelevizioni kombëtar por edhe nga të huajat si tv italian (RAI), tv portugez, zviceran dhe gjerman. Aktivitetin si fizarmonicist Bardhi e vazhdon me grupin artistik të Liceut “Prenkë Jakova” dhe me grupin artistik të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” me të cilët interpreton në shumë qytete të Shqipërisë, në festa lokale, kombëtare e aktivitete të ndryshme kulturore.

Gjatë viteve të shkollës së mesme bashkëpunon me këngëtarin e famshëm popullor Shyqyri Alushi dhe me këngëtarë të tjerë shkodranë të asaj periudhe.

Por studimi i muzikës është pjesë e projektit të Bardhit për formimin e tij si instrumentist kështu në vitet 1990-92 studion kompozim e harmoni në Tiranë, me Mjeshtrin e madh T. Harapi (docent në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë) dhe njëkohësisht në studion kompozicion Shkodër me prof. Gjon Shllaku, si dhe ndjek kursin për Histori-Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Vitet 1991-’93 do të shënojnë për Bardh Jakovën një tjetër zhvillim, tashmë në fushën didaktike. Ai fiton vendin e parë në konkursin shtetëror dhe nis punën si mësues i fizarmonikës në Liceun “P. Jakova” ku dikur ishte nxënës.

Në 1993-shin Bardhi mbërrin në Itali ku deri më 1998 ndjek studimet për pianoforte me Mjeshtrin M. Tarsetti, zv.drejtor i akademisë “Gioacchino Rossini” në Pesaro dhe paralelisht ndjek studimet për fizarmokë klasike të basit dhe basit të lëshuar ( bassi sciolti) me Mjeshtrin Sergio Scappini (solist me eksperiencë njëzetvjeçare në “La Scala” të Milanos si dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të Fizarmonicistëve).

Gjatë kohës së studimeve në këtë Konservator merr pjesë edhe në Ansamblin e fizarmonikave të drejtuar nga Mjeshtri Sergio Scappini dhe në aktivitetet e këtij ansambli brenda dhe jashtë Italisë. Gjithashtu merr pjesë në korin polifonik (në rolin e tenorit …) të Konservatorit nën drejtimin e Mjeshtrit Luca Celini.

Në vitin 2003, Bardh Jakova mbron diplomën e tij në këtë konservator për fizarmonikë klasike.

Për këtë diplomë Bardhi kujton “në një hark kohor prej 1 ore e 52 minutash kam interpretuar 6 kontrapunti nga arti i Fugës së Johan Sebastian Bach, Olzak – koncert për fizarmonikë, Semianov – suitë bullgare në tri kohe, Tokatë e Fugë në Re minor e Prelud e Fugë në Mi minor Johan Sebastian Bach, dhe Koncert në La minor për pianoforte e fizarmonikë të Kurt Mahr dhe Aria Sebaldina nga Pac Helbel.

Diploma e marrë nga Bardh Jakova për fizarmonike klasike sipas statistikave të Konservatorit “Rossini” të Pesaros rezulton e para e marrë nga një student shqiptar.

Intervista

Pas diplomimit në Konservatorin “Rossini” nis një etapë e re e frytshme e bashkëpunimeve me grupe të shquara artistike italiane. Cilat janë këto eksperienca dhe disa nga bashkëpunimet që kanë pasuruar biografinë tuaj artistike?
Bardh Jakova: Studimi dhe eksperienca e grumbulluar në aktivizimet me grupet artistike sollën bashkëpunimet me grupet në gjirin e të cilave bëjnë pjesë këngëtarë të mirënjohur italianë. Mund të përmenden disa nga këta artistë apo grupe artistike dhe aktivitetet ku kam qenë pjesëmarrës si instrumentist të cilat kanë pasuruar përvojën time artistike si bashkëpunimi i ngushtë me këngëtarin Dino me grupin e të cilit kam interpretuar pothuaj në të gjitha skenat e njohura në Itali, me Junior Magli, me Roberto Tomasi (në “Pantani Day ” në Cesenatico), me këngëtarin e famshëm Boby Solo ( koncert në Sallën Verona 200), me grupin “Ricchi e Poveri” (koncert në Sallën “Odisea” të provincës Treviso), me grupin “I Cugini di Campagna” (në San Martino di Lupari, Padova) e me shumë kabaretistë të Mediset-it (Salla “Kiwi” Piumazzo di Modena) etj.

Emra të njohur për publikun shqiptar, grupe të famshme.. por cilat nga këto bashkëpunime janë më të qëndrueshmet në aspektin kohor e më të frytshmet në aspektin krijues?

Veçoj bashkëpunimin me grupin “I Barcelona” dhe “Romagna Doc” me të cilët kam interpretuar jo vetëm në territorin italian por edhe në Zvicër, Slloveni, Austri etj.
Aktualisht punoj me grupin “Romagna Doc” me të cilin kam pasur edhe prodhimtarinë artistike në cd.

Bashkëpunimi juaj kalon nga grupet italiane te ato shqiptare në Itali. Cila është përvoja me këto grupe dhe e çfarë synimesh për të ardhmen sjell përvoja e grumbulluar?
Bardh Jakova:Kam punuar për disa koncerte në Itali të artistëve që kanë ardhur nga Shqipëria e këtu mund të përmend bashkëpunimin me humoristët e famshëm të Durrësit mes të cilëve Fadil Hasa, Edmond Halili etj, në Teatrin “Rasi” të Ravenës me rastin e festave të Nëntorit 2003. Nga bashkëpunimi me shoqatën “Integriamoci insieme” të Cervias të drejtuar nga Liljana Picari lindi ideja e ngritjes së një ansambli artistik e kështu nga një unifikim artistësh krijuam Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare “Prenkë Jakova” të Ravenës, me të cilin kemi “prekur” skenat e sheshet e disa qyteteve në Itali ku dhe kemi sjellë në skena muzikën popullore shqiptare për bashkatdhetarët tanë por edhe kemi ndihmuar për njohjen e saj nga publiku italian. Për koncertet e këtij ansambli kemi bashkëpunuar shpesh herë edhe me të tjerë artistë shqiptarë në Itali si me këngëtarin Ferdinand Bjanku për “Imola in Musica”, 2006. Një nga koncertet e fundit të ansamblit është ai i dhënë në Macerata, në 22 prill të këtij viti.
Në këtë ansambël përveç instrumentistit dhe arranxhatorit të repertorit, mbuloj edhe rolin e drejtuesit artistik në përzgjedhjen e programit muzikor.
Gjatë kësaj përvoje artistike në skenat e Italisë kam vënë re se sa pak njihet kultura, muzika shqiptare. Por kur publiku dëgjon e shijon meloditë tona, i mirëpret dhe entuziazmohet nga ritmet e ngjyrat e saj. Kështu në këtë aspekt, duke synuar të jap kontributin modest në ruajtjen dhe njohjen e këngës popullore shkodrane “të paprekur”, në ekzekutimin e saj origjinal e tradicional, po bashkëpunoj me kitaristin Andrea Daija (Forli) dhe violinistin Joele (Khorakhané – grupi që mori pjesë në seksionin “Giovani” në Festivalin e Sanremo, 2007) dhe perkusionistin Jader Noni (pjesëtar i Ansamblit “P. Jakova”, Ravenna) për këtë projekt bazuar në botimin “250 këngë popullore shkodrane” me autorë Tonin Zadeja dhe Tonin Daija.

Jo vetëm veprimtari artistike por edhe didaktike…
Mësimdhënia është një ndër pasionet e mia. Kjo u bë e mundur në Itali, në vitin 2004, kur Qendra muzikore “Ca’ Vaina” e Imolës më ofroi punën si drejtues i kursit të katedrës së fizarmonikës. Me këto kurse punoj kryesisht repertor të muzikës tradicionale dhe ballkanike. Por puna në këtë ambient nuk kufizohet vetëm në mësimdhënie teorike, ajo më ka përfshirë në bashkëpunime artistike si ai me shkollën e muzikës “Paolini-Cassiano” për realizimin e musical-ëve (melodramave) “Il mago della Pioggia”, “Pinocchio”, ” Tutto ha un solo nome”, ” Il castello” të Oscar Wilde.

Cili është projekti aktual që lidhet me kontributin tuaj për njohjen e muzikës shqiptare?
Bashkëpunoj me muzikantët e zonës ku punoj (Imola), si perkusionistin Simone Cavina, drejtor i “Ca’ Vaina”, me kontrabasistin Roberto Bartoli mbi muzikën shkodrane dhe shqiptare në përgjithësi, për të përgatitur një repertor të muzikës së folklorit shqiptar e ballkanik thuajse të panjohur për t’ia ofruar publikut italian e të huaj.

Albana Temali

Më 11 gusht 1948 lindi Jan Palach, studenti çek që i vuri flakën vetes në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik

Jan Palach sq (Jan Palahu) lindi me 11 gusht te vitit 1948 në Pragë, Çekosllovaki. Ishte nje student çek i cili kreu vetëfljim duke i vënë flakën vetes ne shenje proteste kunder okupimit nga Bashkimi Sovjetik kur ne gusht te viti 1968 Bashkim Sovjetik okupoi Çekosllovakin. Këtë flijim Palahu e beri ne rrugen Václavák ne qender të Pragës.

Vdekja

Në gusht të vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllovakinë për të shtypur reformat e liberalizimit të qeverisë Alexander Dubček gjatë asaj që është njohur si Pranvera e Pragës. Një grup i studentëve çekë përfshirë Palach bërë një pakt vetëvrasës [citim i duhur] me qëllim që të sakrifikojnë veten në shenjë proteste të pushtimit. Pragë-lindur Palach ishte i pari për të vendosur veten në zjarr, në sheshin Wenceslas, më 16 janar 1969. Sipas Jaroslava Moserová, një specialist Burns i cili ishte i pari për të siguruar kujdes për Palach në Spitalin Universitar Charles Fakultetit, Palach nuk e ka vënë veten në zjarr për të protestuar kundër pushtimit sovjetik, por e bëri këtë për të protestuar kundër “demoralizim” e Czechoslovakian qytetarët të shkaktuara nga pushtimi. “” Nuk ishte aq shumë në kundërshtim me pushtimin sovjetik, por demoralizim e cila ishte vendosur në, se njerëzit nuk ishin të vetëm duke i dhënë dorë, por duke i dhënë in Dhe ai donte të ndalur atë demoralizim. Unë mendoj se njerëzit në rrugë,turma e njerëzve në rrugë, i heshtur, me sytë e sad, fytyra serioze, të cilat kur keni shikuar në ata njerëz të kuptuar se gjithkush e kupton, të gjithë njerëzit e ndershëm të cilët ishin në prag të bërë kompromise “. [1]”

Shumica e nxënësve të tjerë nuk ka shkuar me me pjesën e tyre, pas mirë publikuara lutjet Palach të bëra në shtratin e tij në lidhje me shkallën e dhimbjes ata ballafaqohen.

Memoriali për të Jan Palach dhe Jan Zajíc para Muzeut Kombëtar Funerali i Palach kthyer në një protestë të madhe kundër pushtimit, dhe një muaj më vonë (më 25 shkurt 1969) një tjetër student, Jan Zajíc, djegur veten me vdekje në të njëjtin vend, i ndjekur në prill të të njëjtit vit nga Evžen Plocek në Jihlava.

Vendi ku Jan Pallahu-t dhe Zajic kryen vet flijimin ne shenjë proteste

Vendvarrimi Jan Pallahu-t

Karlo Radoja – i biri i të vërtetës qytetare – Ese mbi nji Autobiografi – Nga Gjergj Jozef Kola

Karlo Radoja asht si ai arkeologu i mirë, i ndërgjegjshëm, thellësisht i ndershëm me fjalën që zbulon gurë mbas guri dhe ndërton mozaikun e jetës së vet, të familjes së vet dhe të qytetit të vet nën diktaturë: Shkodrës.

Në cdo faqe të librit na shohim nji punë akribike, pa asnji mllef ndaj askujt, pa paragjykime, thjesht vetëm nisë nga dëshira e mirë me u ba nji dëshmitar i të vërtetës, me zbulue atë që ka mshehë koha nën vedi dhe me ja dhanë brezave.

Zbulimi ma i jashtzakonshme i këtij libri autobiografik me titullin „Karlo Radoja i biri i Carmelës dhe i Ndocit„ asht njiherësh edhe cilësi i mozaikun të Autorit. Cdo mozaik që në Athinen e Romën antike, para se me nisë me u ndërtue kishte nji cilës, nji motiv, mbi të cilin pastaj ndërtohej e ma vone edhe zbërthehej i tane motivi.

Karloja e ka zbulue ket motiv te plote nisë nga cilësi i solit të jetës së familjes se tij:

I jati i Karlos, i laureuem ne Itali si shumë intelektuale shkodranë të viteve 30-40, arrestohet si ekonomist i ndërmarrjes socialiste me akuzën e vjedhjes, sabotim të pronës socialiste ne nji proces që do te ishte nji roman kriminal i vërtetë. Këtij ekonomisti të formuem në universitete italiane trupi gjykues për habinë e nji qyteti te tanë i jep: Dënimin me vdekje.

Se cka ka përjetue Ndoc Radoja, ky njeri i pafaj, për ato javë të tana derisa të kthehej përgjigja nga gjykata e apelit në Tiranë, vetëm ai në muret e qelisë së tij e di, na nuk guxojmë as me mbyllë syte dhe me e imagjinue. Ndoshta duhet lexue I HUEJI i Alber Kamysë me e kuptue gjendjen shpirtnore të Ndoc Radojës. Ma në fund vendimi kthehet nga Tirana në 15 vjet, për ty rrëzue përfundimisht nga gjykata e naltë në pafajsi, për arësyen e shëndoshë se ai i kishte ruejte të gjitha dokumentet e shitblemjes që kishte nënshkrue drejtori, ky drejtor vëllai i te cilit do te bahej nji ditë drejtuesi ma i fuqishëm i partisë në Shkodër.

Ndoc Radoja doli i pafaj, porse ditënetët e ferrit kur pret se po bjen dera e po hin skuadra e pushkatimit, asnjiherë askush nuk ja perpunoi psikologjikisht dhe asnji terapi apo kurë e ngjashme nuk e ndihmoi intelektualin, faji i vetëm i të cilit ishte se kishte mbarue shkollen e naltë në Bari dhe kishte marrë nusen Barese.

Pikërisht, shkolla në perendim asht edhe cilësi i mozaikut që ka zbulue Karlo Radoja në autobiografinë e tij:

Në vitet 45-50 u zbatue nji strategji mjaft djallzore në qytetin e Shkodrës. Aty u morën njerëz të pafaj nga familjet që kishim mbarue në perëndim dhe u dënuen në mënyra të ndryshme me qëllimin djallezor: Nga këto familje askush ma në të ardhmen nuk do të kërkonte bursë studimi, nuk do te kërkonte me ba karriere, nuk do të kërkonte me u ngritë në shkencë, në art, në sport. Sepse ai ishte i PREKUN POLITIKISHT.

Në vitin 1950 në kohën kur sigurimin e shtetit në Shkodër e drejtonte hilmi saiti nji lumpen i „hunit dhe i litarit“erdhi erdhi në komitetin e partisë të rrethit vendimi final me shkrim nga partia komuniste dhe dikatori hoxha; Aty thuhej ndër të tjera:

„ Katoliket shkodran të shtypen, atyne të mos u jepen bursa studimi, të mos bajnë karriere në asnji fushë….“

Kjo letër- qarkore do të kishte permasa biblike, sepse katolikët për 45 vjet me rradhë do të përndiqeshin sikur hebrejte në Egjypt e do të shtypeshin në geton komuniste. Kjo pjesa katolike ku nuk u ngul asnji gozhdë për 50 vjet nga diktatura e Katedralen ma të madhe në Ballkan ja kthyen ne pallat sporti nuk isht dokushdo. Kjo Shkodra katolike kishte nxjerre gjenite e kombit ne tana fushat, Shkodra ku shkruhej lahuta homerike prej Fishtës, ku luhej teatri i pare, ku jetoi Gurakuqi, Zadejat, Jakovet, Mjedat, Shllaket e mbarë gjenitë e kombit, aty ku u shkrue simfonia e pare, ku lindi dhe u rrit Loro Borici, mbreti i futbollit shqiptar.

Kjo letër do të përndiqte fatin e dhjetra brezave të talentuem shkodranë, që kurrë nuk ju dha shanci me kallëxue naltësinë e artit dhe talentit të tyne.

Vetëm me ardhjen e demokracise ky raport ndryshoi ne qytet, kur nji grup qytetarësh shkodranë shkuen në Tirane te Sali Berisha dhe i nxoren dokumentin që kishin marrë nga komiteti i djegun i PPSH-se me 2 Prill 1992 mbi perndjekjen komuniste ndaj katolikëve. Sali Berisha, i mire apo i keq, i lezetshem apo i palezetshem, asht shqiptari qe vendosi ekuilibrin në Shkodër për herë të parë mbas gati 50 vjetesh. Falë tij sundon edhe sot e kësaj dite nji harmoni e natyrshme e pushteteve simbas përkatësise fetare në Shkodër. Kjo u kunorzue me zgjedhjen e kryebashkiakut te parë katolik, mbas kohës së Zogut, z, Filip Guraziu. Z. Berisha shkoi edhe ma lerg, ndoshta i shokuem nga tragjedia e nji komuniteti te tanë, dhe vendosi edhe numrin dy të pushtetit nji katolik shkodran, ne fillim Pjeter Arbnorin e ma vone Jozefina Topallin. Ky raport vazhdoi per vite me radhe, derisa erdhi ne pushtet edvin rama, i cili rilindi zonën e parë operative dhe kthye Shkodrën përseri mrapa në kohen fatkeqe te vitit 1950. (Mjafton me pa se si nga rreth 50 ambasadore shqiptarë në botë, ministri i jashtem D.S. Bushati asht përkujdesë që të mos jetë asnji katolik shkodran.)

Karloja i vogël dhe familja e tij , si e gjithë Shkodra e përndjekun katolike i afrohet qendrave të fundit të kulturës që ju kishin mbete, kishave katolike. Keto kisha nuk drejtoheshin vetem nga meshtarë të thjeshtë, porse aty ishin ende ajka e kulturës së kombit, gjuhëtare dhe albanologë par Excellence dhe Karloja i vogel mori edhe bazat e atdhedashunise e nji shqiptarizmi te denje nga franceskani i jashtzakonshem i albanologjise At Justin Rrota.

Kështu ky djalë me Nanën bareze dashunohet mbas muzikes e duket se ne te rreh ai geni i barezeve te medhej te muzikes italiane, Mimo Modugnos e Albanos. Atij ngadale i hapen edhe rruget ne skenen e teatrit si instrumentist, pak nga miqte e tij katolike dhe muslimane te ndershem shkodranë e ma shume nga talenti dhe disiplina e punës. Mekanikut trompetist, pasioni i te cilit kishte qene me u ba aktor i vërtete , e me kapërcye amatorizmin e babës dhe të axhës së tij, i zbuluem nga regjizori i jashtzakonshëm shkodran Lec Shllaku, nuk ju realizue asnjihere kjo deshirë. Karlo Radoja mbeti nji jetë të tanë, ende sot trompetisti i apasionuem shkodran.

Vetëm në vitin 1990 kur ma në fund komunizmi po rrëzohej gjithandej Karloja bashke me Nanen e tij shkojne në Bari mbas plot 50 vjetësh, per tre muej si vizitore. Porse barezja fisnike qe ja kishte kushtue nji jetë dashunisë dhe familjes së saj në Shkodrën nën diktaturë nuk e gjen ma Nanën e saj dhe ajo e di se cka perjetue në zemren e saj, të mendosh se edhe i jati e kishte lane krejt kerthi. Jetime me babë te vdekun i ri dhe jetime me Nane gjallë për nji jete të tanë.

Miq në këto ditë të nxehta gushtit lexoni autobiografinë e Karlo Radojes, nji muzikanti dhe intelektuali shqiptar i cili megjithse tashma asht nënshtetas italian që 25 vjet, nuk harron asnjihëre qe për cdo vere me ardhë ne Shkodren e tij te cilin e deshti dhe vazhdon me e dashtë me nji dashunidhimbje të pashoq.

Image may contain: 2 people

 

Gjergj Jozef Kola

Vjene, Gusht 2018

Më 7 gusht 1932 lindi Abebe Bikila, legjenda e sportit ose njeriu që vraponte zbathur

VOAL – Emri është Bikila dhe mbiemri Abebe, por rregulli etiopian sipas të cilit mbiemri përdoret para emrit, e regjistron këtë personazh në gjithë botën si “Abebe Bikila”. Ai lindi më 7 gusht 1932 në Jato, një fshat nëntë kilometra larg Mendidas, në Etiopi; në të njëjtën ditë që ai lind, maratona olimpike po fillonte në Los Anxhelos. I biri i një pastori, para se të bëhej një hero kombëtar për arritjet e tij sportive, profesioni i tij ishte oficer i policisë, si dhe truprojë personale e perandorit Haile Selassie; profesion që vendos të ndërmarrë në Addis Abeba, kryeqytetin e Etiopisë, për të fituar pak para dhe për të mbështetur familjen.

Ai mbetet një legjendë në sport që nga Lojërat Olimpike të vitit 1960 në Romë ku fitoi garën e maratonës duke vrapuar zbathur. Është 10 shtatori: Abebe e gjen veten pjesë të Ekipit Olimpik Kombëtar etiopian në vend të Wami Biratu, i plagosur pak para fillimit gjatë një ndeshjeje futbolli. Këpucët e ofruara nga sponsori teknik nuk janë të rehatshme, kështu që, dy orë para garës, ai vendos të shkojë zbathur.

Kishte filluar atletikë konkurruese vetëm katër vjet më parë, drejtuar nga suedezi Onni Niskanen. Rruga e maratonës së Romës tejkalon zakonin që donte fillimin dhe përfundimin brenda stadiumit olimpik. Në prag të garës ishin shumë pak që përfshinte emrin Abebe Bikila në mesin e favoritëve, pavarësisht se etiopi kishte treguar një shpejtësi të veçantë gjatë provave që në ditët e para. Veshur me fanellën e gjelbër numër 11, menjëherë ndërmerr një sfidë kundër një fantazme: Abebe merr numrin konkurrues 26, të marokenit Rhadi Ben Abdesselam, i cili konkurron me nrumrin 185. Bikila mbetet në grupin kryesues dhe duke mos e parë kundërshtarin, mendon se është shkëputur dhe ndodhet para tyre. Në fund, fituesi do të jetë etiopiani. Pas garës, kur u pyet arsyen për vendimin e tij për të vrapuar zbathur, ai do të jetë në gjendje të deklarojë: “Doja që bota të dinte se vendi im, Etiopi, ka fituar gjithmonë me vendosmëri dhe heroizëm.”

Katër vjet më vonë, Abebe Bikila paraqitet në Olimpiadën e XVIII (Tokio 1964) në formë jo optimale: vetëm gjashtë javë më parë ai kishte pësuar një ndërhyrje kirurgjike në apendisit dhe stërvitja paraprake ishte shumë e pakët. Përkundër kësaj rrethane të pafavorshme, ai është atleti i cili e pret vijën e finishit i pari dhe që mban medaljen e artë rreth qafës së tij. Me këtë rast ai konkurron me këpucët e tij dhe vendos kohën më të mirë botërore në vraprimet e gjata. Në historinë e kësaj disipline rraskapitëse, Abebe Bikila është atleti i parë që ka fituar dy herë radhazi maratonën olimpike.


Në Lojrat Olimpike 1968, të mbajtur në qytetin e Meksikos, Etiopasi tridhjetegjashtëvjeçar duhet të nënshtrohet dhe të përballojë sfidave të ndryshme, për shkak të klimës, lëndimeve dhe moshës së avancuar. Ai do të tërhiqet nga gara para se të arrijë vijën e finishit.

Në karrierën e tij, ai mori pjesë në pesëmbëdhjetë maratona, duke fituar dymbëdhjetë (plus dy tërheqje nga garat dhe një vend të pestë në Boston, maj 1963).

Një vit më pas, në vitin 1969, ai ishte viktimë e një aksidenti me makinë pranë Addis Abeba: ai u paralizua nga gjoksi. Megjithë trajtimin dhe interesin ndërkombëtar, ai nuk do të jetë më në gjendje të ecë. Ai kishte dashur gjithmonë të praktikonte sportet që ndryshonin në disiplina të ndryshme, si p.sh. futboll, tenis dhe basketboll.  I paaftë në përdorimin e këmbëve, nuk e humbet forcën për të vazhduar garat: në hark, në pingpong, madje edhe në një garë slitash (në Norvegji).

Abebe Bikila do të vdesë nga një hemorragji cerebrale në moshën e re të dyzet e një vjeçare, më 25 tetor 1973.

Stadiumi kombëtar i Addis Abebas i kushtohet atij.

Më 7 gusht 1876 lindi Mata Hari, konteshë, kërcimtare dhe spiune holandeze që i shërbeu Gjermanisë

Mata Hari ose Margherita Gertrude Zelle (lindi më 7 gusht të vitit 1876, në Leuuwarden, Holandë – 15 tetor 1917, Vincennes). Ishte konteshë, kërcimtare dhe spiune holandeze që i shërbeu Gjermanisë.

Pas një fëmijërie shumë të vështirë, prindërit u ndanë për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa ajo mbeti me të ëmën që vdiq vetëm pak vite më vonë. Kur ishte 20 vjeçe iu përgjigj kërkesës për martesë të një zyrtari, rreth 20 vjet më të madh se ajo. Vitet e para, qenë shumë të lumtura, u transferuan në Indonezi dhe lindën 2 fëmijë. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit të madh, për shkak të një helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin e çuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mësueses, u transferua në Paris dhe filloi të kërkonte fatin si balerinë ekzotike e eksperte për vallëzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytë e mëngjesit në gjuhën indoneziane) shumë shpejt arriti një sukses të paimagjinueshëm në qytete të ndryshme të Evropës. Asaj iu atribuan, nuk dihet nëse janë shpifje ose të vërteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentë politikë e ushtarakë të lartë, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bërë njëkohësisht një divë të asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurës së saj. Dyshime, që u konkretizuan, kur u akuzua për spiunazh.

Mata Hari si spiune

Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat, përdorej për spiunët e rekrutuar para gushtit të vitit 1914. Kur filloi lufta në vitin 1914, Mata Hari ishte një spiune me përvojë për Gjermaninë, vend që ajo e adoptoi edhe për atdhe. Por ajo u zbulua nga francezët, të cilëve u kishte premtuar gjithashtu bashkëpunim. Pas kësaj, në një gjyq të posaçëm ata morën vendimin që ta pushkatonin. Megjithatë, historianët kanë debatuar gjatë këtyre viteve, nëse Mata Hari duhej konsideruar një agjente e infiltruar gjermane në Francë në një periudhë shumë të rëndësishme për fatet e Evropës, apo në të kundërt, personazhi i saj i dykuptimtë dhe intrigues, përveçse shumë popullor, mund të ketë shërbyer si “kurban” për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake të luftës së madhe dhe të gjenin në të njëjtën kohë, një fajtor të thjeshtë dhe të pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj këtij fati dhe luftoi deri në fund, për të hedhur poshtë akuzat që ju bënë, duke e quajtur veten të pafajshme. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës Franceze, e cila e dënoi duke e cilësuar një spiune gjermane. Sipas vendimit, në një gjyq të posaçëm u vendos, që në 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetës dhe mitit të saj. Por edhe pas vdekjes së saj, ashtu siç tregojnë kronikat e mëvonshme, ishte një grua e denjë për t‘u quajtur div.

Pushkatimi

Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.

Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.

Më 5 gusht 1930 lindi austronauti Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë

VOAL – Neil Alden Armstrong ka lindur më 5 gusht 1930 në Wapakoneta, Ohio, para se të hyjë në atë karrierë të jashtëzakonshme që çoi atë për t’u bërë njeriu i parë që shkeli në Hënë, ai ka një diplomë në inxhinieri aeronautike në Universitetin Purdue dhe mban diplomë master në inxhinieri aeronautike në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Nga viti 1949 deri më 1952 Armstrong është aviator i marinës dhe, pas largimit nga marina, ai u bë një pilot test (ai ishte një shofer provë me avion shumë të ri me shpejtësi të lartë, duke përfshirë edhe ” X-15 të aftë për të arritur 7,000 km / h, duke fluturuar mbi 200 modele të ndryshme të avionëve, duke përfshirë avionët, raketat, helikopterët dhe avionët).

Pikërisht gjatë kryerjes së detyrave të pilotit të testit, ai u zgjodh për t’u bërë anëtar i trupit astronaut.

Edhe pse ishte pjesë e ekuipazhit të rezervave në shumë misione, fluturimi i tij i parë ka ndodhur në vitin 1966 në bordin Binjakët 8. Gjatë kësaj ngjarjeje emocionuese, ai dhe partneri i tij David Scott përfunduar nxjerrjen e parë të suksessme të dy anijeve në hapësirën kozmike.

Në korrik të 1969, “hapi” vendimtar: Armstrongut i besohet komanda e Apollo 11, anijes së parë me ekuipazh që ulej në Hënë, dhe më 20 korrik 1969 së bashku me kolegun e tij Edwin Aldrin, është njeriu i parë që shkel dhe lë gjurmën e tij në sipërfaqen hënore.

Ndërmarrja e Armstrongut përfshinte një përgatitje të madhe si dhe guxim të jashtëzakonshëm, sepse pushtimi i Hënës është ndoshta ndërmarrja më e madhe shkencore e të gjitha kohërave, është rezultati më i habitshëm i gjenisë së njeriut.

U bënë shumë të famshme fjalët e komandantit në kohën e ngjarjes historike, kur, kur me emocion, tek zbriste shkallët e modulit hënor, Armstrong tha: “Ky është një hap i vogël për njeriun, një hop gjigand për njerëzimin”.

Pasi u ulën, Armstrong dhe Edwin Aldrin eksploruan sipërfaqen e Hënës për dy orë e gjysmë. Më vonë, kur kthehet në shtëpi duke u pritur me padurim nga mediat dhe autoritetet, ai festohet si një hero. Armstrong mori Medaljen e Lirisë nga Presidenti, në njohjen e arritjeve dhe kontributit të tij në programin e hapësirës.

Çmime të tjera janë Robert J. Collier Trophy në vitin 1969, Robert H. Goddard Memorial Trophy në vitin 1970 dhe Medaljen e Nderit të Hapësirës së Kongresit në vitin 1978.

Neil Armstrong u largua nga NASA në vitin 1971 për të dhënë mësim në inxhinierisë së hapësirës ajrore në Universitetin e Cincinnati, ku ai qëndroi deri më 1979. Ai është gjithashtu anëtar i Komisionit Kombëtar për hapësirë ​​prej 1985 deri 1986. Në vitin 1986 ai ishte zëvendës-kryetar i Komisionit Presidencial të Hetimeve që heton shpërthimin e Challenger Space Shuttle.

Neil Armstrong, i martuar, me dy fëmijë, ka jetuar prej kohësh në Ohajo dhe ka punuar për AIL, Inc., një kompani e zhvillimit të sistemit të mbrojtjes.

Ai vdiq nga komplikimet pas një operacioni të zemrës në moshën 82 vjeç më 25 gusht 2012.

Më 3 gusht 1451 lindi Kristofor Kolombi, lundërtar dhe eksplorues i madh italian

VOAL – Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo), lundërtar dhe eksplorues i madh italian cili nuk ka nevojë për prezantim, ka lindur në Gjenova më 3 gusht, 1451. Biri i Domenico, endës leshi, dhe e Suzana Fontanarossa, lundërtari i ri nuk ishte aspak i interesuar për të mësuar sekretet atërore të kësaj arti, por ia ktheu vëmendjen tashmë detit dhe në veçanti konformiteteve gjeografike të botës së sotme të njohur. Megjithatë, deri njëzet vjeç, për të mos u kundërvënë dëshirave të babait të tij, ai ndoqi zanatin e babait të tij. Më vonë, ai filloi të udhëtonte në dete në shërbim të kompanive të ndryshme tregtare.

Nuk dimë të ketë qenë në shkolla të rregullta (në fakt, thuhet se ai nuk vuri kurrë këmbë në shkollë), dhe të gjitha njohuritë shkollore i mori nga puna e mençur dhe ngulmuese e babait të tij, i cili e mësoi atë edhe të vizatojë harta gjeografike.


Për disa kohë Kolombi jetoi me vëllain e tij Bartolomeo, një hartograf. Falë tij, ai thelloi leximin dhe vizatimin e hartave, ai studioi veprat e shumë gjeografëve, lundroi në shumë anije, nga Afrika në Evropën Veriore. Pas këtyre studimeve dhe kontaktet me fiorentin gjeografit Paolo dal Pozzo Toscanelli të (1397-1482), ai u bë i bindur ndaj teorisë së re që qarkullonte: se Toka ishte e rrumbullakët dhe jo e sheshtë si për mijëra vjet ishte menduar. Në dritën e këtyre zbulesave të reja, të cilat hapën horizonte të pafundme në mendjen e tij, Kolombi filloi të kultivonte idenë e arritjes në Indi, duke lundruar në perëndim.

Megjithatë, për të ndërtuar biznesin, ai kishte nevojë për fonde dhe anije. Ai u kthye në gjykatat e Portugalisë, Spanjës, Francës dhe Anglisë, por për vite me radhë ai nuk kishte gjetur askënd që dëshironte t’i besonte. Në vitin 1492 sovranët e Spanjës, Ferdinando dhe Isabella, pas njëfarë hezitimi, vendosën të financojnë udhëtimin.

Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vleresimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika. Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent.

Udhëtimet

Udhëtimi i parë

Udhëtimi i parë

Në udhëtimin e tij të parë Kolombi është nisur më 3 gusht të vitit 1492 nga porti Pallos me tri anije, Pinta, Ninja dhe Santa Maria dhe me një ekuipazh të përbërë nga 120 njerëz. Në ujdhesat Kanare ka arritur më 9 gusht të po të njejtit vit ku ka qëndruar deri më 6 shtator. Tokën e re për herë të parë e ka vërejtur më 12 tetor dhe tokën e zbuluar e quajti San Salvador. Më 23 tetor zhduket anija Pintu dhe ai mendon se kapiteni i saj Pinizoni ka dezertuar. Kubën e zbuloi me 28 tetor dhe e emëroi Huana për nder së të bijës së mbretit spanjoll. Më vonë zbuloi Haitin të cilin e emëroi Hispaniola (“nëna Spanjë”). Anija Santa Maria u fundos më 25 shtator të vitit 1492 dhe nuk mundi ta vazhdojë lundrimin. Kolombi, 39 anëtarë të ekuipazhit i braktisi duke iu premtuar se do të kthehej me anijen Ninja për t’i marrë. Ata nuk i pa më kurrë. Në fillim të janarit e gjen anijen Pintu dhe së bashku kthehen për Evropë. Në portin Pallos, nga edhe ishte nisur, arriti më 15 mars të vitit 1493.

Udhëtimi i dytë

Udhëtimi i dytë

Me të arritur në Spanjë përgatiti një ekspeditë shumë ambicioze e cila përbëhej nga 17 anije, 1500 detarë, 700 kolonizatorë, 12 misionarë, dhe disa kafshë shtëpiake. Qëllimi i tij ishte ta kolonizojë Hispanjollën dhe ti gjejë 39 anëtarët e ekuipazhit të Sanata Marisë të cilët kishte qenë i detyruar t’i braktiste gjatë udhëtimit të parë. Në këtë udhëtim u nis nga Kadizi më 25 shtator të vitit 1493. Ujdhesën e parë që e zbuloi pas 21 ditëve që i brakrisi ujdhesat Kanare, e emëroi Dezira. Më 3 nëntor të vitit 1493 e zbuloi ujdhesën të cilën e emëroi Maria Galanta, sipas emrit të admiralit të anijes së tij. Ujdhesën e tretë që e zbuloi e quajti Dominika, ndërsa pas sajë e zbuloi Guadelupen. Mandej u nis në drejtim të veriut Hispaniola. Gjatë rrugës i zbuloi ujdhesat Monserat, Sh. Martini dhe Sh. Bartolomeji. Kur arriti në Hispaniolë themeloi koloninë Izabela. Mandej vazhdoi në perëndim dhe në prill të vitit 1494 zbuloi Portorikon, pastaj edhe Xhamajkën. Pas këtyre ngjarjeve arrin sezoni i uraganëve nga të cilët humb gjashtë anije. Nga të mbeturat e anijeve ndërtoi anijen e parë në Botën e Re dhe e emëroi me emrin India. Në Kadiz arriti me 11 qershor të vitit 1496 me anijen Santa Karla.

Udhtimi i tretë i Kolumbos

Udhëtimi i tretë

Në udhëtimin e tretë Kolumbo u nis nga porti Sanlukar de Barameda pranë Kadizit, më 30 maj 1498 me nji flotë prej gjashtë anijeve. Nga ishujt Kanare flota më 20 qershor , ndahet dhe Kolumbo me tri anijet niset në drejtim të jugut, ndërsa tri anijet tjera kanë lëvizur në drejtim të ishullit Hispaniol, për t’iu sjell kolonistëve gjëra ushqimore.

Më 1 gusht të viti 1498, zbulon bregdetin dhe grykëderdhjen e nji lumi të madh, ku më vonë është konstatuar se Kolombo kishte zbuluar kontinentin e Amerikës Jugore, gjegjësisht grykëderdhjen e lumit Orinoko. Mandej, vazhdon të hulumtoj bregdetin e Venezuelës së sotme dhe zbulon ishujt Trinidad, Sh.Vinsent, Grenada dhe ishullin Margarita.

Në ishullin Hispaniol arrin më 31 gusht të vitit 1498. Në ishull mbretëronte anarki e vërtetë dhe dhe vjen deri te kryengritja kundër Kolumbos. Pesë anije e lëshojnë ishullin dhe kthehen për në Spanjë. Në mesin e të kthyerve, kishte të atillë të cilët u ankuan tek mbreti duke e fajësuar Kolumbon. Mbreti dhe mbretëresha vendosën që t’a dërgojnë Fransiska Bobadilin për ta zëvendësuar Kolumbon nga pozita që kishte. Ai arrinë në Hispaniol, më 23 gusht të viti 1500 dhe në fillim tetorit, e burgosin Kolombon dhe vëllezerit e tij dhe i dërgon në Spanjë, për t’i gjykuar.

Gjatë udhëtimit, Kolumbo i’u shkruan letër mbretërve spanjoll, të cilën letrën ua dorëzon me rastin e arritjes në Spanjë. Në tetor të vitit 1501, Kolumbos i lejohet të organizoj nji udhëtim të ri, por i ndalohet kthimi në Hispaniol. I merret titulli i vicmbretit, por e mbajti titullin e admiralit.

Columbus4.PNG

Udhëtimi i katërt

Në udhëtimin e tij të katërt për në Botën e Re, u nis nga Kadizi, më 9 maj 1502. Me katër anije dhe me 148 anëtarë të ekuipazhit.Në qershor kaloi pranë ujdhesës Martinik, kur arriti në bregdetin e Hondurasit të sotëm, u kthye kah jugu në kërkim të kalimit kah perëndimi. Kur arriti te ngushtica e Panamasë, mendoi se kishte arritur te ngushtica e Malajës . Pasi nuk gjeti ari dhe pasi që filloi ti humbë anijet një nga një dhe kur vendosi të kthehet në drejtim të Xhamajkës edhe anija e tij fundoset. Kolumbo me një barkë dërgoi disa njerëz të vet, për të kërkuar ndihmë në Hispaniol. Ndihma me dy anije i arrinë, më 25 qershor 1504. Për në Spanjë niset më 12 shtator dhe arrinë më 7 nëntor , i lodhur dhe i sëmuar. Kolumbo vdiq në Valadolid, më 20. maj 1506.