VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Luiza Gega merr medaljen artë në garën ballkanike të 3000 metrave

By | February 17, 2018

Komentet

Formacionet zyrtare – Gjermania kërkon fitoren, Suedia e kënaqur edhe me barazim

Do të luhet në orën 20:00 ndeshja mes Gjermanisë dhe Suedisë, e vlefshme për Grupin F të Botërorit.

Kampionët në fuqi të botës vijnë pas një humbje 0-1 ndaj Meksikës ndaj sot do të kërkojnë me patjetër fitoren për të patur në dorën e tyre mundësinë e kualifikimit.

Nga ana tjetër ekipi suedez do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, duke parë që ndeshjen e parë fituan përballë Koresë së Jugut.

Formacionet titullare

Vuçiç reagon ndaj festimit të shqiptarëve të Zvicrës: Le të na urrejnë

Ka ardhur dhe reagimi më i fundit për sa i përket festimit të shqiptarëve të Zvicrës. Është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ai i cili thotë se:

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçiç.

Golat e shqiptarëve ndaj Serbisë, prestigjiozja New York Times: Ndeshje e ngjyrosur me histori dhe politikë

Gazeta prestigjioze amerikane, New York Times, ka publikuar lajmin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë bashkë me një fotografi gjigante të Xherdan Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrenore.

 

Serbia po fitonte 1:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, por shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sollën fitoren me golat në minutat 52’ dhe 90’.

“Ishte taka e djathtë e Shaqirit që bëri titujt [e gazetave] para ndeshjes së tij të premten, por ishte taka e tij e majtë, dhe duart e tij, që ishin tregimi pasi mbaroi ndeshja”, shkruan NYT duke iu referuar flamurit të Kosovës që Shaqiri e kishte stampuar në takën e djathtë, ndërkaq golin e shënoi me atë të djathtën – dhe fitoren e festoi duke e bërë shqiponjën dykrenore.

Times nuk e lë pa e përmendur prejardhjen e Shaqirit, Xhakes, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit duke e rikujtuar luftën për pavarësi të Kosovës.

Krenare për Shaqirin e Xhakën, Rita dhe Dua i tregojnë botës flamurin e Shqipërisë e Kosovës

Dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yjet që tërhoqën mbrëmë vëmendjen e të gjithëve, të shqiptarëve, të serbëve, të mediave të huaja apo edhe shumë personazheve VIP teksa shënuan gol kundër Serbisë.

 

Të shumtë ishin ata që treguan plot krenari fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe shqiptarët u ndjenë sikur në vend të Zvicrës po luante Shqipëria. Kjo pasi në këtë ndeshje ishin edhe katër futbollistë shqiptare.

Krenare janë ndjerë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat kanë publikuar në “Instastory” fotot e dy futbollistëve.

Rita pasi ndoqi të dy çunat në rrjetin social “Instagram”, nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Instastory’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenare.

Ndërsa Dua publikoi një foto në “Instastory” ku shfaqen dy futbollistët shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë.

Mbas triumfit, dyshja Xhaka e Shaqiri po shijojnë momentet më të mira dhe ndjekësit e tyre kanë ‘çmendur’ rrjetin me fotot ku ata bënin shqiponjën, mbas golave që ata shënuan.

Panorama Plus

Milan para përjashtimit nga Evropa dhe 30 milionë euro gjobë

Pretendohet se klubi nga “San Siro” do të paguajë çmimin e menaxhimit të keq të presidentit Yonghong Li, i cili vitin e kaluar bleu Milanin nga Silvio Berlusconi

ROMË – Sipas pretendimeve të mediave italiane, për shkelje të rregullave financiare të ‘fair-play’, klubi italian AC Milan mund të gjobitet rëndë nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Më tej thuhet se UEFA vendimin do ta marrë të hënën dhe se klubi i famshëm milanez mund të përjashtohet nga Evropa Liga dhe një gjobë prej 30 milionë euro.

Klubi nga “San Siro” do të paguajë çmimin e menaxhimit të keq të presidentit Yonghong Li, i cili vitin e kaluar bleu Milano-n nga Silvio Berlusconi.

“Rosonerët” sipas pretendimve mediale, aktualisht ndodhen në qendër të betejës mbi pronësinë e klubit, e cila mund të përfundojë me një epilog ku pronësia do t’i kalojë grupit amerikan Elliott Management.

Biznesmeni kinez deri në afatin e djeshëm nuk ka arritur të sigurojë 32 milionë euro të domosdoshme për të siguruar rritjen e kapitalit, prandaj pozita e tij në klub në këtë moment shihet si e paqëndrueshme. aa

Goli i Shaqirit!

Po ju sjellim golin e Shaqirit marrë nga ANSA.

Të dy golat edhe i granitit, edhe i Shaqirut ishin shumë të bukur, e Granitit në distancë, i Shaqirit një trajektore me të majtën!

Goli i Shaqirit ishte vendimtar, i Granitit solli barazimin pas 45 minutash ankth dhe pastaj loja ishte epërsi e Zvicrës.

Brazili i falet Coutinhos, Neymar shënoi golin e sigurisë në minutën e 97

Për 90 minuta Brazili nuk ishte ai që shumë tifozë donin të shikonin. Po të mos ishte për Coutinhon që gjeti rrugën e golit në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Brazili do të merrte vetëm një barazim ndaj Kosta Rikës.

Duke përfituar nga gjendja, Neymar shënoi golin e dytë në minutën e 97.

Tani Brazili ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në pritje të superpërballjes së mbrëmjes mes Serbisë dhe Zvicrës, me ballkanasit që kanë 3 pikë dhe zviceranët vetëm një, duke lënë në fund Kosta Rikën me zero pikë.

Trajneri argjentinas, Sampaoli: U kërkoj falje tifozëve

MOSKË – Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, pas debaklit të mbrëmshëm të të përzgjedhurve të tij në raundin e dytë të Grupit “D” të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” që përjetuan nga kombëtarja e Kroacisë, iu lut tifozëve për falje.

Pas dy raundeve argjentinasit kanë vetëm një pikë, ndërsa kualifikimi për në raundin e ardhshëm të Botërorit është vënë në pikëpyetje të madhe, edhe pse u kanë mbetur vetëm gjasa teorike të cilat varen nga ndeshjet tjera në grup.

“Nuk e di a ndjej turp, mirëpo definitivisht ndjej dhimbje. Për një kohë jam trajner dhe kam kaluar përvoja të tilla, por është shumë e dhimbshme kur mbani fanellën e vendit tuaj. Në ndeshjen e fundit duhet të luftojmë, të japim gjithçka nga vetja, sepse me të vërtetë nuk kemi tjetër alternativë. Dhimbja mbetet pasi nuk jemi në nivelin të cilin e pret nga ne populli argjentinas”, ka thënë Sampaoli për faqen zyrtare të internetetit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

“U lutem tifozëve për falje, posaçërisht atyre që bënë një rrugë të gjatë për ta ndjekur ndeshjen e Argjentinës. Unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Besoj se kam bërë më të mirën që mundem, por thjesht nuk munda të gjeja mënyrën që t’u jap atë që dëshironi”, tha Sampaoli.

Ndeshja tjetër e raundit të dytë në grupin “D” ndërmjet Nigerisë dhe Islandës do të luhet sot me fillim në ora 17:00 në Volgograd.

Në grupin “D” kryeson Kroacia me 6 pikë, Islanda ka një pikë dhe dy ndeshje më pak. Argjentina ka një pikë, ndërsa Nigeria nuk ka asnjë pikë.

PSG: Buffon së shpejti në kontroll mjekësor

Mediat pohojnë se Buffon-i 40 vjeçar do të kryejë kontrollin mjekësor në klinikën Pitie-Salpetriere, më pas do të firmosë kontratë dyvjeçare me kampionin aktual të Francës

PARIS – Portieri italian, Gianluigi Buffon, sipas informacioneve të mediave franceze tashmë po kërkon shtëpi në Paris, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme duhet të kryejë edhe kontrollin mjekësor para firmosjes së kontratës me Paris Saint-Germain.

Mediat pohojnë se Buffon-i 40 vjeçar do të kryejë kontrollin mjekësor në klinikën Pitie-Salpetriere, më pas do të firmosë kontratë dy vjeçare me kampionin aktual të Francës.

Buffon u bë lojtar i lirë pasi me Juventusin, për të cilin ka mbrojtur 17 vite, nuk e vazhdoi kontratën. Në karrierë ka mbrojtur edhe për Parmën, ndërsa në fanellën e kombëtares së Italisë ka regjistruar 176 paraqitje. aa

Ronaldo: Mjekrra më sjell fat, nuk do ta heq deri në fund të Botërorit

Me golin e 85-të të shënuar kundër marokenëve, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i kombëtareve evropiane. Në listën botërore, vetëm iraniani Ali Daei, ka shënuar më shumë, gjithsej 109 gola

MOSKË – Futbollisti i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, po shfaqet në një formë të shkëlqyer në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.

Pas hat-trickut të shënuar në ndeshjen e parë, për barazim kundër Spanjës 3:3, Ronaldo sërish shënoi, në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Marokut, me çka i solli fitore kombëtares së tij me rezultatin 1:0. Pas ndeshjes, ai zbuloi se mjekrra e tij e re ishte pjesë e një shakaje me Ricardo Quaresma-n, megjithatë mendon se e njëjta po i sjell fat, për çka nuk do ta heq deri në fund të Botërorit.

Me golin e shënuar në minutën e katërt në ndeshjen kundër Marokut, Ronaldo hyri në historinë e futbollit evropian. Më saktësisht, me 85 golat në fanellën portugeze, ai u bë golashënuesi më i mirë evropian në garat e kombëtareve. Në listën botërore, vetëm iraniani Ali Daei, ka shënuar më shumë, gjithsej 109 gola.

“Nuk me intereson shumë rekordi, gjëja më e rëndësishme ishte fitorja për të mbetur në pozitë të mirë për kalim të grupeve. Maroku luajti shumë mirë, por ne fituam 3 pikë me çka tashmë i kemi 4, dhe jemi afër kalimit në fazën tjetër”, tha Ronaldo për ueb-faqen zyrtare të FIFA-s.

Pas kësaj, futbollisti më i mirë në botë, në dy sezonet e kaluara, sqaroi për mjekrrën e tij.

“Kjo ishte një shaka që kisha me Quaresma-n. Ishim në saunë dhe tek sa po rruaja mjekrrën më kishte mbetur edhe pak, pas çka i thashë atij se nëse shënoj kundër Spanjës, do ta lë atë deri në fund të Kupës së Botës. Rezultoi të jetë me fat, pasi shënova edhe kundër Marokut, kështu që do ta lë deri në fund”, tha Ronaldo.

Në ndeshjen e fundit të grupit B, Portugalia do të përballet me Iranin.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia dhe Spanja kanë nga 4 pikë, Irani 3, ndërsa Maroku është pa asnjë pikë. aa

Kupa e Botës 2018: Gjobiten Serbia dhe Meksika

Logo e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ekipet e futbollit të Serbisë dhe Meksikës janë të parat që u goditën me gjoba në Kampionatin Botëror, për shkak të shkeljeve dhe sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre.

Federata Botërore e Futbollit – FIFA ndëshkoi ekipin serb me 10,400 dollarë pasi tifozët e tij, në ndeshjen me Kosta Rikën, mbajtën një pankartë “fyese dhe politike”, të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Ekipi i Meksikës u ndëshkua me gjobë të ngjashme për shkak të “brohoritjeve diskriminuese dhe fyese” të tifozëve kundër portjerit gjerman, Manuel Neuer.

Kampionati Botëror i Futbollit po zhvillohet në Rusi.

Në këtë ngjarje përballen 32 ekipe në 64 ndeshje.

Thaçi: Flamuri i Kosovës do të valojë në Tarragona të Spanjës

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dorëzuar solemnisht Flamurin e Kosovës, Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili për herë të parë do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Spanjë.

Në një njoftim nga Zyra e Presidentit, thuhet se kreu i shtetit në takimin me sportistët olimpikë kosovarë ka thënë se numri i sportistëve që po marrin pjesë në gara ndërkombëtare është duke u rritur çdo herë e më shumë.

Ai ka thënë se Kosova për herë të parë do të përfaqësohet zyrtarisht nga 40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë, duke shprehur dëshirën që ky numër të rritet edhe më shumë vitin tjetër.

Presidenti po ashtu ka theksuar se flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë në ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së këtyre lojërave.

“Do të lartësohet sa më shumë prej sportistëve tanë si simbol shtetëror i fitoreve të tyre, fitoreve tona”, është shprehur presidenti Thaçi.

Siç thuhet në njoftim, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se ndjehen krenarë që flamuri kosovar do të valojë në Tarragona. Sipas tij, sportistët janë përgatitur mjaft mirë dhe do ta tregojnë më të mirën e tyre gjatë këtyre lojërave.

“Nga zemra dëshiroj t’iu falënderoj për përkrahjen e përhershme dhe ju premtojmë se edhe ne do të mundohemi ta prezantojmë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme dhe të ngrisim sa më lartë imazhin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hasani.

Në emër të sportistëve, kampionja e shumëfishtë botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka thënë se ndjehet mirë për faktin se është një numër i madh i sportistëve që do të marrin pjesë në lojëra mesdhetare, në krahasim me numrin që ka qenë në Rio.

Kujtojmë se lojërat e 18-ta Mesdhetare do të mbahen në Tarragona të Spanjës, nga 22 qershori deri më 1 korrik 2018. Edhe pse Spanja nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pasaportat e saj, Komiteti Olimpik i Spanjës ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës që të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. aa