VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lufta e Ftohtë prej Berlinit zhvendoset në Mitrovicën e Kosovës (1999-2019) – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

By | February 19, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Fadi 5 months ago Reply

    E gjith kjo qe shkuru e munder t’ndodh edh kjo po ne shqiptart t’bem detyrat e shpis sa ma par bile me pergjsin ma t’madhe sa ma par .

Komentet

Shkruar më 29 gusht 2010 – LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN… Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Më 29 gusht 2010, rreth 5 javë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të konsideruar pavarësinë e Kosovës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, kam shkruar dhe botuar shkrimin “LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN…”. Ishte një reagim ndaj Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili dilte me propozimin që,  në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, Plani i Ahtisarit të thellohej (kapërcehej), që veriut të Kosovës t’i jepej autonomi e zgjeruar dhe të bëheshin shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Tema e shkrimit dhe trajtimi i saj janë krejtësisht aktuale në ditët tona:

 

Grupi Ndërkombëtar i Krizave sapo ka lëshuar tri propozime për Kosovën: thellimin e Planit të Ahtisarit, autonominë e zgjeruar për veriun e Kosovës, shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Për më keq, GNK ka kërkuar që bisedimet për këto alternativa të fillojnë pa humbur kohë.

Për shumë arsye, secila kronike e më kronike se të tjerat, deri në një largësi shumëshekullore e deri në një hapësirë tejet-tejet më e shumëfishtë se Kosova e Serbia marrë së bashku, tri propozimet janë jashtëzakonisht pa kohë dhe pa vend. Pavarësisht sa i ka pjekur GNK-ja këto tri propozime në Prishtinë, në kryeqytetet e tjera ballkanike apo gjetkë (tjetërkund). Pavarësisht se më kë i ka pjekur e si i ka pjekur GNK-ja këto tri propozime.

Unë nuk do të hyj në evoluimin (ecurinë) e mendimeve të këtij institucioni ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës prej kur kjo është bërë temë e mprehtë për zgjidhje, nuk do të hyj në inkosekuencat, në mungesën e kohezionit, në kundërthëniet që e kanë shoqëruar atë ndaj Kosovës, sepse kjo iu takon ta bëjnë institucioneve përkatëse studimore shqiptare të politikës dhe të diplomacisë. Iu takon ta bëjnë sa më thukët dhe sa më imët e sa më pa kompromis.

Tri propozimet vijnë në një kohë të pakohë, sepse tema urgjente sot është njohja e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Për asnjëfarë çmimi, asnjë vend sadopak i përgjegjshëm, asnjë klasë politike, asnjë përfaqësim shtetëror nuk mund të hynte në bisedime me dikë tjetër, sidomos nuk do të hynte në bisedime me ish pushtuesin dhe me kërcënuesin për pushtim pa e kristalizuar njohjen ndërkombëtare të shtetit të vet.

Kosova zyrtarisht nuk ndodhet në një periudhë armëpushimi me Serbinë. Dy vendet fqinje zyrtarisht nuk janë më palë ndërluftuese prej mesit të qershorit 1999. Prej atëherë Kosova është një vend i çliruar dhe prej 17 shkurtit 2008 është një vend me pavarësi të zyrtarizuar, me një njohje thelbësore të pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Pra, Kosova është një vend fqinj i Serbisë. Nëse Serbia nuk ka ngutje për njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka pse të ketë ngutje për ta blerë këtë njohje, nuk ka ngutje për ta përfituar me mjete komprometuese e të rrezikshme. Kosova do ta fitojë njohjen e saj ndërkombëtare patjetër. Do të jetë Serbia ajo që do të lodhet e para në garën kundër Kosovës.

GNK propozon thellimin e Planit të Ahtisarit. Dihet se Plani i Ahtisarit është kompromisi më ekstrem që Kosova ka bërë për ta pasur mirëkuptimin e mjaftueshëm ndërkombëtar për pavarësinë e saj. Çdo bisedim i ri i këtij plani, do të çonte në braktisjen e tij. Kosova në këto vite pas zyrtarizimit të pavarësisë ka punuar shumë për zbatimin e Planit të Ahtisarit. Një thellim i Planit të Ahtisarit do të çonte në ekstraterritorializim masiv të sipërfaqeve të brendshme të hapësirës së shtetit të Kosovës. Në rrafshin konkret praktik një veprimi të tillë nuk do t’i mbetej më asnjë erë diplomacie, vetëm do të kutërbonte duhmë mizorie.

GNK propozon autonomi të zgjeruar të veriut të Kosovës. Autonomi e zgjeruar e veriut të Kosovës do të thotë aneksim i kësaj pjese të vendit nga Serbia. Kjo do të thoshte aneksim saktësisht i një të tretës së vendit nga Serbia.  Kështu kompetencat e Kosovës në veriun me autonomi të zgjeruar do të ishin zero. Pra, do të kishim të bënim me një aneksim të çoroditur, më të keq se çdo aneksim klasik.

GNK propozon shkëmbim territoresh. Të harrohet njëherë e përgjithmonë se mund të ketë shkëmbim territoresh pa shkëmbim popullsish. Kështu tregon historia e rajonit deri edhe në rastin më të vonë, atë të Bosnjës, i cili u bë me luftën aq famëkeqe të viteve 1990. Edhe nëse shkëmbimi i popullsie nuk do të bëhej në kuadrin e një marrëveshjeje të shkruar, kjo do t’i përkasë aneksit të pashkruar të marrëveshjes.

Shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte shkëmbim territoresh shqiptare. Kështu do të kishim një precedent i cili nuk ka ndodhur tjetërkund. Dhe do të ishte kështu një tjetër padrejtësi ekstreme ndaj trojeve shqiptare, e filluar me Kongresin e Berlinit të vitit 1878, kur çështja shqiptare ishte më e panjohur se kurrë dhe më pak e përfaqësuar se kurrë. Në një kohë kur iluminizmi kombëtar ende nuk ishte mëkëmbur.

Kjo do të hapte një lojë e cila do të vazhdonte edhe përtej shteteve ballkanike të cilat kanë gëlltitur hapësira shqiptare gjatë dy shekujve të kaluar. Do të përtëriheshin kundërthëniet që çuan në Luftërat Ballkanike, të cilat i nxiste më së shumti Rusia. Të cilave ua pa “hajrin” Evropa dhe Bota.

GNK thotë se këtë propozim e ka pjekur pasi e ka shoshitur edhe me eksponentë në Kosovë, të cilët nuk e kanë parë të pamundur shkëmbimin e territoreve si monedhë me të cilën Kosova do të merrte njohjen nga Serbia. Pranimi, qoftë edhe teorik, i shkëmbimit të territoreve, do të ishte më së paku një miopi nga më të pafalshmet për çdo eksponent shqiptar. Dy vende pa asnjë reciprocitet mes tyre nuk mund të lëvizin as një milimetër tokë as këndej, as andej. Vetëm pas një njohjeje reciproke, pas një inventari reciprok të cilin do ta hidhnin mbi tavolinë, mund të kishte bisedime midis dy vendeve fqinje për fatin e marrëdhënieve të tyre të mëtejshme.

Ata eksponentë në Prishtinë që ia kanë tumirur propozimin e tretë GNK-së kanë qenë patjetër tipa sherrbudallësh. Kjo praktikë dhe jo njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës do ta krijonte precedentin e vërtetë ndaj të gjitha vendeve me lëvizje të brendshme separatiste ngaqë nuk ua kanë kënaqur mjaftueshëm interesat popullsive të tyre të mëdha pakicë, në mes tyre edhe Spanja, Rumania, Sllovakia e tjerë. Nëse nuk do të lihej shëndosh Kosova, pra vetvetiu atypëratyshëm nuk do të lihej shëndosh as Ballkani, Evropa… Sepse, të ndryshohet harta e Kosovës, do të thotë që bashkësia ndërkombëtare të jetë gati ta ndryshojë më së paku fort ndjeshëm hartën e Ballkanit dhe të Evropës. Dhe nga kjo ribërje e hartave, shqiptarëve, objekt i padrejtësive më të mëdha në gadishull e kontinent, nuk do t’iu falej ta humbnin shansin historik për ndreqjen e padrejtësive dyshekullore.

Pa dyshim, tri propozimet ia hapin oreksin Serbisë atëherë kur është më e dëmshme se kurrë. Në Kombet e Bashkuara Serbia ka dërguar një rezolutë kundër verdiktit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë absolute të pavarësisë së Kosovës. GNK-ja, medet për të, i bie ndesh katërcipërisht, me dy sytë në ballë, GJND-së.

Presidenti i Serbisë ka ofruar tash ekstraterritorializimin e objekteve fetare ortodokse të Kosovës dhe autonominë e serbëve të Kosovës e tjerë, si monedhë për njohjen e Kosovës nga Serbia. Pra, Serbia nuk do të kënaqej me asnjërin prej tri propozimeve të GNK-së. Dhe rezultati i bisedimeve midis dy vendeve fqinjeve, i synuar nga Beogradi, do të ishte një ndërthurje e tri propozimeve, absolutisht në favor të Serbisë.

Ajo shumicë politike shqiptare e cila do të pranonte të ulej në tryezë me Serbinë mbi bazën e propozimeve si ato të GNK-së, sado të kamufluara të ishin ato, nën çfarëdo cipe, membrane, amballazhi, do të përfundonte me përafërsisht zero elektorat.

Propozimi i vetëm i sotëm ndaj Kosovës është të tregojë kujdes gjatë zbatimit të Planit të Ahtisarit.  Kjo do të ishte porosia e ditës, ndonëse me jehonë afatgjatë, për Kosovën. Duke pasur një njohje thelbësore ndërkombëtare, Kosova e ka të domosodshme ta forcojë këtë aspekt dhe paralel ta shtojë gradualisht e me durim e pa ndonjë ngutje të madhe numrin e njohjeve. Kosova, qenia shqiptare në përgjithësi, nuk ka pse të pranojë tkurrje, rrudhje të mëtejshme. Vitaliteti ynë pajtohet vetëm me bymime dhe rritje. Ligjet natyrore, thënë kështu më së thjeshti, janë ato që bëjnë llogarinë vendimtare.

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 59 – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 59-të, E hënë, më 10 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Të vêhet qi ata qi rrinë mâ tepër se nji mot në Shqipní të paguejnë.

 

  1. M. Kruja: Të huejve të mos u shitet gjâ e patundshme këtu në Shqipní.

 

  1. M. Kruja: Ata të huej qi banojnë mâ tepër se nji mot këtu në Shqipni dhe rrojnë me t’ ardhunat e vêndit, përjashtohen.

Pas disa diskusioneve, u pranua proponimi i z. z. L. Gurakuqi dhe M. Kruja dhe Art. 5 u formulua ksisoj dhe u pranue :

Art. 5.) Të gjithë nënështetasit Shqiptarë ashtu dhe ç’do nënështetas i huej qi ka nji burim t’ardhunash a fitimit që prej nji vjeti e sipër në Shqipní, janë të detyruem me pagesat e punimet e poshtshênjueme.

 

  1. M. Kruja: Në ligjet t’ona duhet të ketë kthjellësi të plotë, se zbatuesit nuk janë aqë të saktë dhe të ditur, dhe pakë elastik, po të jetë nji ligjë, u ep të drejtë të bâjnë ç’të duen dhe të bâhen abyze. Si e dimë të gjithë, fuqinë në Këshillën Administrativ e ka kryetari, prandaj lypset medoemos të caktojmë neve ç’do gjâ dhe fare çkoqitur, për t’i mbyllur udhën së ligës. Z. Vinjau tha për taksë progresive, po këtu në këtë ligjë s’e shoh të zbatueshme dhe lipset të caktojmë.

 

  1. M. Kruja: E pranojmë, e pranojmë.

 

  1. M. Kruja: Taksa mbas ligjës âsht progresive, në duam t’a bâjmë dy herë progresive, atëherë ndryshon.

 

 

Mbledhja e 61-të, E shtundë, më 15 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Z. Këshilltari me shpjegimet e veta po do të heqë M. e vet prej barrët e tija e t’ja ngarkojë M. të Drejtësisë. Kam ndigjue se këta kanë në dorë nji letër e cila tregon se janë të liruem, dhe ajo letër ka nënëshkrimin e Ministrit të P. të Mbrêndshme. Në qoftë se internimi âsht bâmë nga ana e M. të Drejtësisë, me ç’të drejtë M. e P. të Mbrêndshme i liron ata njerëz?

 

  1. M. Kruja: Jam i mêndjes qi me vendim të Parlamentit të ngarkohet Qeveríja me pregatitë nji ligj, i cili do t’i paraqitet Parlamentit, e pastaj të bisedojmë. Sa për Flamurin e Regjencës nuk e di a duhet qi Regjenca të ketë nji flamur të ndryshëm. Vêndohet t’i shkruhet Qeverís të paraqesi nji ligj mbi përdorimin e Flamurit.

 

  1. M. Kruja : Për favor t’interesuemve të bâhet nji qarkore me të cilën të lajmohen qi të gjithë ata qi duen me shkue për n’Ingliterrë të vijnë të bâjnë vizë pasaportat nga ana e Ministrisë kompetente. (Pranohet)

 

 

Mbledhja e 64-të, E shtunë, me 22 tetuer 1921, ora 5 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Artikullin 6 e kemi mbarue, vetëm kishte mbetun artikulli 20 qi flet për bujk, masi shumica e parlamentit nuk e pa me udhë qi bujku të ndahet nga nënështetasit e tjerë. Prandaj them qi artikulli 20 të bashkohet me artikullin 6, e të ndryshohet i 6, tue përfshí edhe bujkun.

Këndohet neni 20 edhe nji herë i cili âsht ky : Pas këtyne kategorivet qi bahet fjalë në nenet e para të gjithë bujqërit janë të detyruem të punojnë  nga 6 e deri më 12 ditë në mot vetë, me kuaj, me mushka edhe me magjarë ashtu dhe me qerret e tyne në rrugat qi ka me ju diftue prej zyravet botore.

  1. M. Kruja: Bashkohem me mêndimin e Qeverísë përsa i përket rendit të parë d. m. th. qi ai qi ka t’ardhuna deri më 100 napoleona në mot, të jetë i detyruem me dhanë veprën e vet për 6 ditë. Mbasi klasa e bujkut nuk do të ndahet veç, jam i mêndjes qi Art. 20 t’ anullohet krejt ashtu dhe Art. 6 t’anullohet e të bashkohet me Art. 5 tue pranue mënyrën e pagesës ashtu sikur e kemi formulue herën e parë n’ Art. 6.

 

 

Mbledhja e 65-të. E hënë, me 24 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Qi të mundim t’arrijmë në nji përfundim lipset t’a ndajmë çâshtjen, e para a do të pranohet të punojnë të gjithë Shqiptarët nga 6 ditë? E dyta a pranohet taksa progresive? E treta caktim i sasisë të taksës në âsht se pranohet taksa progresive të bahet mâ pastaj.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja   “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 57 – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 57-të E mërkurë, me 5 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. Luigj Gurakuqi : Nuk due me përsëritë shka thashë mâ parë, por sikur t’ishte se pratikantat mund të çilshin sa herë të dojshin, e ku të dojshin farmacina, nuk do t’ishte nevoja qi njerëz qi duen të bâjnë këtë profesion të bâjnë 17 vjet shkollë fillore, gjimnaz dhe universitet, e për pos edhe dy vjet praktikë për me mujtë me çilë nji farmaci. Sikur t’ishte po them se me pak kohë praktikë mund të bâhet nji njerí farmacist, atëhere degët e kësaj profesonije do të mbushen me djelm rrugash, të cilët mbas 10 vjetësh do t’u paraqitshin para komisionit e do të merrshin lêjen, jo për me mjeshtërue profesionin po për me bâ tregëtí. Pra them edhe nji herë të heqi pak keq populli e të përkrahim ditunín, t’i japim shkas shkêncës se për ndryshe do t’i pritet vullneti djelmunís e kërkush mâ nuk do të dërgojë fëmijë në shkollë për me mësue në këtê degë. Pra artikulli 6 të mbetet ashtu si e ka proponue komisioni e në qoftë se shihet ndonji inkonvenient t’i jepet leja doktorave e kallfëve, në daçin me shërbye të shërbejnë nën shërbimin e tyne.
  2. M. Kruja: Mjerisht po shof se nën hijen e shkêncës e të ditunísë po vështrohet interesi i disave e jo i popullit si tha dhe Z. Vinjau. Nuk âsht n’ interesë të popullit t’u pritet udha gjithë farmacinave qi nuk kanë diplomë, se mbas fjalëve të njerëzve kompetentë për me muejtë me rregullue nji popull me barna, duhet nji farmaci për çdo 5.000 frymë ; kështu qi neve na u lypshin 200 farmacina. Prej këtyne 200 farmacinave mund të gjejmë 20-30 me diplomë, kështu qi na lypen dhe 170 farmacina ; po derisa vêndi i jonë të nxjerri 170 farmacista sa vjet duhen ? E deri atëherë shka do të bâjë ky popull? E lamë se do të mbesin nën interesë të farmacistave qi kemi sot me diplomë, por shumica e popullit do të mbesi pa barna. Z. z. Gurakuqi e Buda po ja ngarkojnë këtë detyrë doktorave, por mbasi doktori âsht i detyruem me marrë nji kallfë, mua më duket se kjo nuk âsht nji gja e re pse kët e ka ligja, e cila thotë se farmacistat do të jenë nënë kontrolin e doktoravet. Kontrolin e mjekut e pranoj me gëzim por megjithkëtë nuk kemi ndîe qi nji kallfë të ketë dhânë nji recetë qi ka shkaktue vdekjen e ndokujt. Pra kisha me thânë në vênd qi të lâmë vêndin t’onë pa farmacista t’u apim të drejtën edhe kallfave me i çilë, me ato kondita qi cakton ligji, të cilat janë mjaft të rânda e të forta, 10 vjet shërbim nën kontroll mjeku, provim etj., të cilat sigurojnë rreziket qi mendojnë z. z. Pra tue ndalue drejtpërdrejt ose tërthuras veprimin e kallfave do t’a lâmë Shqipnínë e popullin në dorë të disa farmacistave të cilët do të punojnë mbas qefit të tyne. Pra proponoj: 1) Farmacistat pa diplomë qi gjînden nëpër qytete të Shqipnisë të mos tunden; 2) Ata qi do të bahen rishtas farmacista d. m. th. pa diplomë mos të kenë të drejtë me çilë farmacina atje ku ka, por atje ku nuk ka, vetëm me siguri qi mos me i luejtë prej andej se ardhka ose mos arthka nji farmacist me diplomë.
  3. Kryetari : Vê në votë artikullin 6 të Komisionit, i cili mbet në pakicë. Vê në votë proponimin e z. M. Kruja qi bashkohesh me atê të z. S. Vinjaut, i cili âsht formulue kështu :

Praktikanët, farmacistat qi kanë shërbye 10 vjet pranë nji farmacisti me diplomë, e qi mund të paraqesin nji dëftesë prej tij, të vërtetueme edhe nga ana e mjekut dhe Këshillit të Bashkís (Katundarís), mund të marrin lêjen me ushtruem mjeshtrín e vet mbas nji provimi përpara Komisís, përmêndun në nenin 3. Farmacistat pa diplomë, qi janë sot në punë, mund t’a bâjnë mjeshtrín e tyne……..

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë

Përpjekje të shëmtuara të partive të Prontomafisë për të banalizuar dorëheqjen e Haradinajt – Nga XHAFER SHATRI

 

Shqiptarët kanë një elitë politike, e cila kryesisht është e kriminalizuar deri në asht.

Është fjala për persona të zhytur thellë në gjynahe, po që mbijetojnë falë drejtësisë që nuk funksionon.

Qeverisja e Haradinaj linte shuuumë për të dëshiruar. Madje ai mori edhe vendime absolutisht të papranueshme deri edhe të dënueshme, por dy suksese madhore të saj, bënë historinë: Ushtria dhe ndalja e procesit të ndarjes së Kosovës.

Dorëheqja e Haradinajt, prandaj ishte një akt moral. Ai dha shëmbullin se me Gjykatën që e inicoi Serbia do të përballet jo si kryeministër, por si qytetar i Kosovës. Fatin e tij të mos ia bëjë barrë vendit. Dhe natyrisht të mos i nënshtrohet shantazhit që, në këmbim të shpëtimit të lëkurës, të pajtohet me copëtimin e Kosovës.

Ky është një akt atdhetarie e vizioni prej burrë shteti, që Haradinaj e ka më të theksuar se çdo politikan tjetër.

Krejt ndryshe ka vepruar e po vepron Thaçi. Për të nuk ka fare rëndësi se çfarë çmimi duhet të paguajë Kosova, vetëm që ai të mos shkojë në burg. Në burg të merituar. Ky është modeli i politikanit që qarqet perëndimore proserbe po duan ta imponojnë në parinë e Kosovës.

Përpjekja e Prontomafisë dhe partive të saj për të banalizuar aktin e lart moral të Haradinajt, janë veprime të shëmtuara që dëmtojnë substancialisht Kosovën.

Qëndrimi i këtyre partive ndaj dorëheqjes së Haradinajt, për turpin e tyre, nuk ndryshon për asnjë presje nga qëndrimi i Aleksandar Vuçiqit. Ky flet për dorëheqjen si tryk që ka për qëllim rritjen e rejtingut në zgjedhjet e ardhshme, të njëjtën gjë e thonë edhe partitë e Hashim Thaçit…

Edhe mediet e Prontomafisë, po i bien të njëjtit avaz. Një propagandë e kulluar antishqiptare.

Por qytetari i Kosovës nuk është budalla, ai di të lexojë, të vlerësojë dhe të ndëshkojë.

Qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë se Haradinaj po shantazhohet me Gjykatën speciale jo për keqeverisje, por për shkak se është dëshmuar si kundërshtar i vendosur i çdo tentimi për të cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Këtë fakt që nuk e thanë mediet e Kosovës e tha Tatjana Lazareviq, redaktore e Kossev dhe gazetare e nivelit evropian: Për të qenë fer duhet thënë se Haradinaj shihej si pengesa kryesore e propozimeve të Beogradit për ndarjen e Kosovës…

Albin Kurti (dhe VV-ja e tij), siç e kam thënë edhe më parë, e huqi rastin për të dëshmuar se është lideri i ardhshëm i shqiptarëve.

Nuk pritej shumë prej tij vetëm t’u thotë të gjithëve:

VV nuk është pajtuar asnjëherë me mënyrën e qeverisjes së Haradinajt, por vlerëson kundërshtimin e tij të vendosur të çdo përpjekjeje për copëtimin e Kosovës.

VV garanton qytetarët se nuk do të lejojë kurrë copëtimin e vendit.

Point final.

Por e huqi. Nuk është fundi i botës, por ky ishte një rast i papërseritshëm për t’u dëshmuar Lider e Burrë Shteti.

VLERA E PARIMEVE LIBERALE DHE INTERESAT E QYTETARËVE – Nga Alberto Alesina dhe Francesco Giavazzi – E përktheu Eugjen Merlika

Institucionet e pavarura janë qenësore sepse detyrat e tyre kërkojnë koncepte që shohin në periudha afatmesme e afatgjata që nuk i përshtaten mirë horizonteve të politikës.

            Vladimir Putini pohon se parimet liberale, që deri tani kanë mbarështuar Perëndimin, sot janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Ndërmjet tyre Putin-i fut demokracinë përfaqësuese dhe liberizmin ekonomik. Lidhja ndërmjet udhëheqësit e popullit, në koceptin “populist” të tij, duhet të jetë i drejtpërdrejtë pa ndërhyrjen e një parlamenti që është themeli i demokracisë përfaqësuese. Kjo në fakt bazohet mbi një sistem të “checks and balances” që përfshijnë , përveç parlamentit, institucione të tjera të pavarura: ndërmjet këtyre drejtësinë e, në fushën ekonomike, bankat qëndrore dhe autoritetet e rregullimit të tregjeve. Peshat e kundërpeshat herë herë ngadalësojnë veprimin e qeverisë, po shmangin që drejtues të panënështruar asnjë kontrolli të bëhen në fakt diktatorë.

Institucionet e pavarura janë qenësore edhe në një demokraci sepse detyrat e ngarkuara atyre (për shembull qëndrueshmëria e çmimeve dhe e ciklit ekonomik e konkurrencës) kërkojnë koncepte që shohin në periudha të mesme e të largëta që nuk i përshtaten mirë horizonteve të politikës, të ndikuar nga grupe të ndryshme trysnie dhe afatesh kohore zgjedhore të qeverive. Pavarësia duhet të ketë caqe të sakta, të përcaktuara nga ligje e statute e qeveria duhet të ketë pushtetin të emërojë, në ndërhapësirat e rregullta, drejtuesit e këtyre institucioneve me një proçedurë që të shohë bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për shembull të vetë parlamentit.

Një libër i bukur i Paul Tucker, ish zëvendësguvernator i bankës s’Anglisë, shtjellon rolin dhe organizimin më të mirë të institucioneve të pavarura në një sistem demokratik. Ndërsa në Moskë, banka qëndrore merr urdhëra drejtpërsëdrejti nga Putin-i dhe antitrasti rus është thjesht një ministri e qeverisë nën urdhërat e presidentit.

Në Perëndim janë dashur shumë dhjetravjeçarë për të krijuar institucionet e pavarura dhe disa, populistët të parët, sot pyesin veten nëse pavarësia e tyre duhet ruajtur. Le të marrim në shqyrtim më parë konkurrencën. Disa muaj më parë Komisioni evropian, të cilit traktatet i kanë dhënë fuqi ekzekutive sa i përket konkurrencës, ndaloi shkrirjen e dy ndërmarrjeve të mëdha, njëra franceze e tjetra gjermane, Alstom dhe Siemens, duke gjykuar se do të lindëte një gjigand që do të kishte rrënuar konkurrencën  e çmimeve për konsumatorët. Franca e Gjermania protestuan , por nuk mundën të bënin asgjë sepse Komisioni është i pavarur. E njëjta gjë ndodhi njëzet vite më parë kur antitrasti i Brukselit, atëherë i drejtuar nga Mario Monti, detyroi Gjermaninë të shmangëte sigurinë publike për Arkat e kursimit gjermane, një formë e ndihmës së Shtetit. Edhe atherë qeveria gjermane sokëlliu por nuk mundi të bëjë asgjë.

Ndërsa për sa i përket bankave qëndrore, pak më shumë se mbas një dhjetëvjeçari nga fillimi i krizës financiare mund të pyetet se si duhet gjykuar qëndrimi i tyre. Bankierët qëndrorë janë paditur me të drejtë se kanë kuptuar me vonesë se çfarë po ndodhte e si po zhvillohej një furtunë e rëndë financiare. Problemet ishin tre. I pari: vepruesit e tregjeve financiare ishin dehur nga ideja se çmimet e aksionevet dhe titujt e tjerë nuk mund veçse të ngriheshin dhe fitimet e tyre të vazhdonin në pafundësi pa rreziqe. Ishin mashtruar se veprime komplekse financiare të cilat kishin si pasojë fshehjen e rrezikut global do të mund t’a shmangnin atë. I dyti: bankat qëndrore nuk kuptuan se tregjet financiare kishin ndërmarrë një dinamikë të pambrojtëshme dhe nuk ndërhynë. I treti: shumë nga ekonomistët që në bankat qëndrore, por edhe në universitetet merreshin me makroekonomi e financë, ishin të verbuar nga ideja se tregjet ishin “të përsosur” e do të ndreqeshin vetë pa dhimbje. Dy ekonomistë, Nicola Gennaioli i Bocconit dhe Andrei Shleifer i Harvardit i përshkruajnë në mënyrë mjeshtërore këta gabime të rënda vlerësimi në një libër të tyre të kohëve të fundit.

Të mbajmë parasysh se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa mund të duken. Të shmangej kriza financiare ishte një lojë fëmijësh: mjaftonte të viheshin kufizime shumë të shtrënguara për marrjen e rrezikut dhe për rezervat e bankave. Por kështu do të shtrëngohej borxhi për familjet e ndërmarrjet, duke penguar rritjen. Është pak a shumë si të thuash se është e lehtë të shmangeshin pothuajse të gjithë aksidentet rrugore duke bërë të detyrueshme  shpejtësinë më të lartë atë 50 km n’orë në autostrada. Ndërsa bashkërisht zgjedhim të pranojmë një numur të lartë aksidentesh vdekësorë për të mundur të ecet më shpejt. Si të mbahet në një drejtpeshim rritja dhe qëndrueshmëria financiare është pra një problem jo i thjeshtë.

Përgjigja e bankierëve qëndrorë mbas shpërthimit të krizës ka qënë veçanërisht e volitëshme. Para së gjithash kanë kuptuar se duhej t’a mbushnin me para sistemin financiar, duke shmangur gabimin e kryer gjatë krizës së vitit 1929. E bëri Ben Bernanke, guvernatori i Federal Reserve, një ekonomist akademik, fama e të cilit i detyrohej pikërisht studimeve të tij për krizën e 29-ës. Të njëjtën bënë edhe bankat qëndrore të Japonisë e të Anglisë dhe Bqe e Mario Draghit, mbasi që parardhësi i tij, Jean – Claude Trichet, më 2011, i kishte ngritur dy herë përqindjet e interesit, duke përsëritur gabimet e vitit 1929.  Veç asaj Fed kuptoi shpejt se duhej ndërhyrë për të mbështetur sistemin bankar e për të shmangur shëmbjen. Banka qëndrore dhe qeveria amerikane vepruan me shpejtësi e me sukses, aq sa depozituesit të mos humbnin as një dollar. Nëse ka qenë një gabim të lihej të falimentonte Lehman Brothers apo mund të bëhej ndryshe nuk është e padiskutueshme.

N’Evropë u desh shumë kohë për të ndërhyrë në stabilizimin e bankave, por për një arsye politike: “kapja” e qeverive nga ana e aksionistëve të bankave që donin të shmangnin pësimin e humbjeve. Ndërmjet të tjerash kjo ngadalësoi ndërtimin e një strukture financiare me kontroll evropian në zonën euro, i ashtuquajturi “bashkim bankar” që vetëm sot, mbas dhjetë vitesh të krizës, Evropa me shumë ngadalësi po mundohet t’a plotësojë.

Arsyeja tjetër për të cilën u shmang katastrofa është se u ndalua shtyrja populiste për mbylljen e tregjeve dhe luftën e tarifave, edhe në sajë të dhjetëvjeçarëve të studimeve ekonomike që kanë treguar se proteksionizmi është rrënues dhe se mbajtja e tregëtisë së lirë ndërkombëtare është jetike, edhe në çaste krizash në të cilat shfaqen kërkesa të fuqishme”Proteksioni”. Mbas krizës së 1929 u bë saktësisht e kundërta me përfundimin që PPB ra me 30% në SHBA e pak më pak n’Evropë. Së fundi qeveritë lejuan që borxhet e brëndëshme të shtoheshin, si për pasojën automatike të rënies ekonomike, si për efektet e politikave të stimujve tatimorë, duke ndjekur porositë e zhvilluara nga kërkimi ekonomik që në vite kishte përpunuar mendimin e Keynes-it. Raporti borxh PPB arriti në 6% në Shtetet e Bashkuara, 3 në Gjermani, 5 në Francë, 6 në Britaninë e Madhe, 2 në Suedi ( nga një tepricë prej 4% para krizës), të gjithë Vënde me bilance të qëndrueshme dhe një nam fiskal të padiskutueshëm, që mbrapa nuk kanë  patur nevojë të marrin masa regjimi kursimi.

Ndërsa aty ku regjimi i rreptë i kursimit ka filluar shpejt, ose më parë se të mbaronte rënia ekonomike, qe në ata Vende që për një arsye apo një tjetër kishin një gjëndje tatimore të paqëndrueshme, megjithëse politika monetare e Bqe ishte fuqimisht espansive. Në Irlandë e në Spanjë për shkak të shpërthimit të një flluske spekulative  të ndërtimeve me pasojat e saj mbi bankat dhe defiçitin publik; në Portugali dhe Itali për peshën e borxhit të grumbulluar pa arsye në dhjetëvjeçarët e mëparshëm; në Greqi për shkak të politikave jashtzakonisht të pandërgjegjëshme të dhjetëvjeçarit para krizës. Kur në këta Vënde u bë e nevojshme të zbatohej rreptësia financiare më parë se të mbaronte rënia ekonomike, shumë ekonomistë këshilluan të shkurtohej harxhimi e jo të rriteshin taksat. Këto këshilla u vërtetuan të sakta; Vëndet që vepruan kështu kanë patur rënie ekonomike më të shkurtëra e më pak të thella.

Por Putinit e gjithë kjo i intereson pak. Mbështetja e tij për populizmin, edhe për atë italian, është vetëm një mënyrë për të ligjësuar diktaturën e tij “në fakt” e për të përforcuar partitë që në Be kërkojnë të çmontojnë ndërtesën evropiane. Kështu do të lirohej nga një konkurrent e do të kthehej tek dypolësia ShBA – Rusi me një tjetër më shumë sot, Kinën.

 

Corriere della Sera, 3 korrik 2019     E përktheu Eugjen Merlika

DINJITETI I SHTETIT – Nga EUGJEN MERLIKA

 

            Në këtë dalldi të nxehtë politike të Shqipërisë, një dukuri e shfaqur në Poznan të Polonisë në korrik 2019, kaloi në një gjysëm heshtje mediatike. Bëhet fjalë për përjashtimin e Shqipërisë nga ndihma ekonomike e caktuar prej Komisionit evropian për Vendet e Ballkanit perëndimor në formë fondesh të humbura. Nuk ishte ndonjë vendim i ndonjë burokrati “të mykur” të Brukselit, por një episod i politikës evropiane në nivel të lartë, me pjesëmarrjen e dy prej drejtuesve më me peshë në BE, siç ishin Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron.

Ekranet televizive të kanaleve shqiptare përsëritën deri në mërzi skenat e bisedave të kryeministrit shqiptar me kancelaren gjermane. Me gjasë më shumë se sa biseda zyrtare ishin takime të shkurtëra në pushimet e samitit, por qëllimi ishte të nxirrej në pah konsiderata e kancelares gjermane për Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj politikë në drejtim të shtetit. Nga ato skena pritej një qasje më dashamirëse kundrejt nesh, por përfundimi qe se ndër 280 miljon €, të caktuara nga Komisioni evropian, Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë me justifikimin se nuk kishte paraqitur projektet përkatëse.

Nuk ka rëndësi të madhe mungesa e përfitimit material edhe se 30 apo 40 milion € mund t’i vlenin plotësimit të ndonjë objekti të infrastrukturës shqiptare, por ajo që është zhgënjyese, deri në dëshpërim, është motivimi i përjashtimit të Shqipërisë nga programi i ndihmës së BE, së paku në këtë rast. Politika zyrtare u mundua të mos i japë peshën e duhur kësaj dukurie të mbrapshtë, por edhe opozita e së bashku me të, kryetari i shtetit, mjaft i pranishëm me deklarata ditët e fundit, nuk e vunë sa duhet theksin mbi këtë shenjë, do t’a quaja ogurzezë për shpresat në t’ardhmen.

Duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë problem në episodin e Poznanit, klasa politike, sidomos ajo qeveritare, tregon se sa e ka për zemër t’ardhmen e Shqipërisë e me sa pak përgjegjësi punon për të. Është i paligjësueshëm fakti që administrata e stërfryrë pushtetore e Shqipërisë, e mbushur me të rinj të arsimuar brënda e jashtë Vendit, titullarë diplomash e titujsh pasuniversitarë nga Vendet më të zhvilluara të botës, të mos jetë në gjëndje të hartojë e të paraqesë në instancat përkatëse të BE projekte të studiuara saktë për nevojat e Vendit të tyre. Kjo shpjegohet me disa arsye hamendësore: ose administrata qëndrore nuk jep udhëzime të qarta për hartimin e projekteve, duke përcaktuar saktë detyrat e përgjegjësitë; ose qeveria e quan të dorës së dytë apo të tretë këtë lloj veprimtarie, sa që nuk kërkon asnjë farë llogarie; ose njerëzit e ngarkuar me ato detyra janë krejtësisht të paaftë për të hartuar projektet, por vazhdojnë të vegjetojnë në punët e tyre duke marrë rrogën; apo, ende më keq, nëse ata projekte, zbatimi eventual i të cilëve nënkupton kontrollin dhe mbikqyrjen e dhuruesve, gjë e cila “vështirëson” mundësinë e përfitimit vetiak të një njeriu apo një grupi njerëzish që do të kenë detyrën e vënies në jetë të tyre, lihen qëllimisht jashtë vëmëndjes së nevojshme. Secili prej këtyre motiveve që hamendësova më sipër përbën një problem serioz për të sotmen dhe t’ardhmen e Shqipërisë.

Le t’i shtjellojmë një nga një ato arsye. Nëse administrata qëndrore, në nivele të larta të vendimmarrjes, nuk e “vret mëndjen” për të paraqitur projektet e nevojshme për të thithur ndihmat e Bruselit, nuk mund të përcaktohet veçse me dy epitete të buta si “e papërgjegjëshme” dhe “inkompetente”. Nëse qeveria nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj kërkese tregon se është e pandërgjegjëshme në punën e saj në drejtimin e shtetit, duke vënë në dyshim besueshmërinë e mbarështimit të ekonomisë së Vendit. Nëse nga moria e nëpunësve të administratave qëndrore e vendore nuk ka asnjë të aftë të hartojë një projekt funksional për të bindur institucionet kreditore të BE, që të miratojnë ndihmat e tyre për Shqipërinë, duhet të ndërgjegjësohemi se kemi një klasë tekniko intelektuale tepër larg aftësive të kërkuara e kjo do të përbënte me të vërtetë një gjëndje dramatike, për t’u parë me seriozitetin më të madh. Mbas gati tridhjetë vitesh të tjetërsimit të sistemit, të hasim përsëri në dukuritë mjerane të paaftësisë së kuadrove, si pasojë e parimit enverian “politika në plan të parë” është një gjë krejtësisht e papranueshme për rrugën tonë drejt Evropës.

Do t’ishte një fatkeqësi kombëtare nëse hamendja e katërt do t’ishte shpjegimi më afër së vërtetës. Që në fillimet e periudhës së kalesës mbas komuniste, shpresat për daljen e Shqipërisë nga gjendja e urisë në të cilën e la socializmi, u varën tek investimet e huaja që priteshin si shiu në shkretëtirë për të gjallëruar ekonominë e atrofizuar dhe pa gjak të vazhdimësisë ramiziane. Por n’atë kohë në shoqërinë e varfër shqiptare doli si parim qëndror ai i “pasurimit” të shpejtë e problemi i korrupsionit, i shprehur në kërkesat vetiake të nëpunësve me përgjegjësi në ballafaqimin me kapitalin e huaj, i shkaktoi një dëm shumë të madh Vendit, si pasojë e ikjes s’atyre kapitaleve që kishin zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Nëse, në gjithë këta vite, ajo mendësi grabitqare përfitimi vetiak me nxitjen dhe bekimin e politikës, ka ardhur duke u forcuar, thelluar e zgjeruar në pafundësi, sa që sot Shqipëria renditet ndër Vendet më të korruptuara në botë, nuk është për t’u habitur nëse ajo mendësi këshillon që projektet e planet të zgjidhen e vendosen, jo në vartësi të nevojave të vërteta të Vendit por të mundësisë që krijojnëpër përfitime vetiake për ata që do të kenë përgjegjësinë e zbatimit të tyre. Më duket e tepërt të zgjatem më shumë në këtë arsyetim, mbasi është i dukshëm dëmi që i shkaktohet Vendit dhe përgjegjësia e atyre që e shkaktojnë atë.

Në fjalën e tij të fundit në Kuvend kryeministri u shpreh, mes të tjera reminishencash të epokës enveriane të armiqve të ndryshëm, me këto fjalë: “Jemi të detyruar të ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej, sepse për ne, dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm sesa çdo interes partiak, apo kalkulim elektoral.”

Duke lënë mënjanë pjesën e parë të fjalisë që është një pasqyrë e luftës së forcave të ndryshme pas komuniste për pushtetin, pjesa e dytë, në Shqipërinë e hershme do të quhej “fjalë arit”. Por sa pajtohet ajo fjalë me të vërtetën e mungesës së projekteve për t’i paraqitur në BE, është e qartë si drita e diellit. Nga çdo këndvështrimi t’a shtjellojmë problemin e dukurisë së mësipërme, besoj se dinjiteti i shtetit del si pjesa më e lënduar e asaj historie. Kjo sepse nuk mund të ketë dinjitet një shtet që qeveriset n’atë mënyrë sa të pjellë shfaqje të tilla paaftësie e mungese dëshire për të shkuar përpara, së paku me hapin e të tjerëve, edhe se kërkesat e nevojat tona janë për shumë më tepër.

Ndokush, më optimist se i nënëshkruari, duke lexuar këta rrjeshta mund të mendojë se autori i tyre jeton n’Itali, një Vend që humbet miliarda € çdo vit, sepse nuk është në gjëndje të paraqesë projektet e duhura në BE për të marrë ndihmat e saj. Plotësisht e vërtetë, por ky nuk duhet të jetë një ngushullim i dobët për të na vënë në gjumë, se jemi në shoqëri të mirë, sepse dinjiteti i një shteti forcohet duke përvehtësuar e vënë në zbatim përvojat më të mira e më të përparuara të botës e jo ato më të prapambeturat e më të këqijat.

Po ashtu dinjiteti i një Vendi nuk është në lartësinë e duhur kur në drejtimin e tij vihen e mbahen  njerëz me probleme morale të papranueshme. Kështu nuk kuptohet se si zyrtarë të lartë si Ulsi Manja e Damian Gjiknuri, të lakuar mbarë e mbrapsht në përgjimet e botuara nga “Bild”-i, si matrapazë votash, të vazhdojnë e të qëndrojnë në krye të dy komisioneve më të rëndësishëm të Kuvendit për çastin politik, deri sa kohët biblike të drejtësisë të përcaktojnë nëse kanë përgjegjësi penale apo jo. Dinjiteti i një shteti duhet të ketë të tjera kritere e kode etike për funksionarët e tij e, po të kthehemi mbrapa në kohët para komuniste, përvoja e jonë tradicionale nuk njeh batakçinj e hajdutë votash në krye të vendit askund, n’asnjë trevë shqiptare. Nëse bashkëkohësia, simbol zhvillimi e kërkimesh standartesh të qytetërimit, që së pari duhen të jenë morale në një shoqëri, aq më tepër në drejtimin e një shteti, kthehet në një braktisje tërësore të atyre vlerave e parimeve, dinjiteti i tij është rrënuar në mënyrë të pandreqëshme e nuk mund të mbrohet me asnjë lloj sofizme apo demagogjie mashtruese të politikanëve.

 

Korrik 2019                                                              Eugjen Merlika

Letër e Hapur Presidentit të SHBA-I nderuari Presidenti Trump!Ju lutem shumë,shqiptojeni për John Bolton togfjalëshin Tuaj magjik:You’re fired! Nga Elida Buçpapaj

I nderuar President i SHBA!

I nderuari Presidenti Trump!

Jeni institucioni më i lartë në Amerikën e vlerave të demokracisë, zgjedhur me votën e popullit Amerikan!

Jeni institucioni i çlirimit dhe lirisë në rang botëror!

Jeni institucion i shoqërisë të lirë dhe i lirive të individit!

Jeni institucion i drejtësisë njerëzore, që merr në mbrojtje lirinë dhe lufton barbaritë!

Jeni institucioni që shqiptarët, si asnjë komb në glob, Ju falen dhe janë të gatshëm të vihen nën komandën Tuaj!

Sikur Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, që ka deklaruar botërisht se është ushtari i Amerikës! Ramush Haradinaj posa dha dorëheqjen, sepse po e thërrasin për të tretën herë në Hagë, kur pas shtatë vjet hetimi, prej 2005 deri më 2012, Haga e ka nxjerrë të pafajshëm!

Shqiptarët janë ushtarë të Amerikës dhe Perëndimit, sepse SHBA me aleatët e saj e shpëtuan Kosovën nga Holokausti i fundit i shekullit XX!

Gjermania ka 75 vjet që me të drejtë iu kërkon ndjesë Hebrejve për krimet monstruoze kryer nga regjimi hitlerian, ndërsa Serbia e shekullit XXI, që në kohën e Milosheviçit e përgjaku ish-Jugosllavinë dhe e njollosi ndërgjegjen e Europës të Bashkuar me Srebrenicën e Vukovarin jo vetëm që nuk lyp ndjesë, por tani agresionin militar dhe barbar të 1998-1999 synon ta arrijë me diplomacinë e neveritëshme të Ivica Daçiç që arrin dhe i fut kthetrat deri tek lobet pranë administratës të SHBA dhe pranë zyrës të këshilltarit Tuaj të (anti)Sigurisë, John Bolton i cili njihet botërisht pro-ndarjes së Kosovës, i mënjanuar nga Presidentët Republikanë George Bush senior dhe George W.Bush!

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, përpara se të mbërrinte në Washington D.C deklaroi për të miliontën herë se puna e tij si shef i diplomacisë serbe konsiston të ndalë njohjen e Kosovës nga shtete të reja dhe bëjë gjithçka që shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anullojnë njohjen e tyre, pra 180 gradë ndryshe nga sa vepron diplomacia e SHBA, e cila synon që Kosova të jetë pjesë e OKB-së!

Kjo është strategjia e Serbisë, shtetit që nuk pranon të integrohet në NATO dhe blen armatime nga një vend i NATO-s për t’i bërë luftë kujt? NATO-s ?! Se Kosova mbrohet nga NATO dhe baza Amerikane Bondsteel!

Në këtë situatë Shqiptarët e Kosovës nuk mund të puthin duart e një Serbie agresive që nxit një luftë të re, as nuk mund të jenë palë e një dialogu-karikaturë që bie ndesh me parimet bazë të dialogut, ku dy palët iu shërbejnë interesave reciproke në favor të të mirës të përbashkët serbo-shqiptare!

Kosova nuk mund të ulet në një tavolinë me një Serbi që sot ka vënë në përdorim gjithë arsenalin diplomatik për të zhbërë të gjithë atë që ka arritur në Kosovë SHBA me aleatët e saj!

Strategjia e Vuçiçit dhe Daçiçit bie ndesh me strategjinë e SHBA dhe Bashkimit Europian në Ballkan për stabilitet dhe paqe afatgjatë, bie ndesh me strategjinë e shteteve që kanë luftuar për ta çliruar Kosovën dhe për të njohur pavarësinë e saj! Shqiptarët janë paqësorë! Shqiptarët duan ta ndërtojnë paqen në shtëpinë e tyre pa shqetësuar askënd! Shikoni rolin që patën shqiptarët në Maqedoninë Veriore!

Ndërsa Ivica Daçiç ad absurdum vjen në Washington DC, në kuartierin e Presidentit të SHBA të lobojë që Amerika të anullojë vendimin e saj për njohjen e Kosovës!

Daçiçi vjen në SHBA dhe takohet me Këshilltarin tuaj të antiSigurisë, i cili nga pozitat e një zyrtari të lartë të administratës Tuaj harron thembësoren se të gjitha administratat e SHBA kanë qenë me një strategji të unifikuar, Republikanë e Demokratë. Bashkë me Aleatët e përhershëm në Perëndim, ku Amerika mori rolin drejtues u arrit një sukses të përbashkët, të ndalet një Shoah të ri në zemër të Europës dhe të shpëtohet ndërgjegjia e Europës nga një turp i ri, sikur ai që ngjau gjatë konfliktit Bosnje-Serbi, ku Europa mbajti një qëndrim pasiv, vëzhgues, injorues duke i lanë ata njerëz të mjerë, civilë, gra, fëmijë, burra e pleq pa mbrojtje nën kasaphanën e barbarive të karaxhiçëve, mlladiçëve dhe strategut të tyre Milosheviç!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Shqiptarët nuk janë kundër Serbisë! Kundër Serbisë është administrata serbe që mban peng Ballkanin me  mitet e përgjakura të Milosheviçit, i cili po ta dinte fundin e tij, po t’i kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e administratave Amerikane, do të kishte hequr dorë nga Kosova!

Në kohën e Milosheviçit, Kosovën dhe Serbinë e ndante muri i Perdes Së Hekurt, sot ky mur është rrëzuar, jo për të krijuar Shqipërinë e Madhe, por për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë si arritje e SHBA dhe Perëndimit në ish-Jugosllavi dhe Ballkan!

Askush nuk e kërcënon Serbinë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin duke u armatosur dhe kërkuar rindarjen e Kosovës!

A duhet të gjunjëzohet SHBA dhe BE ndaj kërcënimeve të një shteti ish agresor që mban qendrim të pandryshuar ndaj ish-viktimave të shtetit kriminal që i shpëtoi Amerika dhe NATO nga zhbërja ?!

Pritja që këshilltari Juaj i Sigurisë John Bolton i bëri ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daciq i tronditi shqiptarët,

sepse z.Bolton nuk tha asnjë fjalë kundërshtuese ndaj deklaratave të përditëshme luftënxitëse që Daçiq bën ndaj asaj që SHBA dhe aleatët e saj konform vullnetit të popullit të Kosovës arritën në Kosovën 20 vjet më parë!

John Bolton edhe Ivica Daçiç janë në kundërshtim të hapur me gjithçka që për 30 vjet kanë kontribuar administratat e SHBA dhe BE deri sot në Kosovë!

Strategjia e SHBA dhe Perëndimit është të mos ketë ndryshime të kufijve!

John Bolton po del mbi Presidentin e SHBA, po del mbi strategjinë e Amerikës dhe Perëndimit për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Ballkan!

Shqiptarët kudo që janë, nuk e konfondojnë kurrë John Boltonin me Presidentin e SHBA, as me Amerikën e vlerave të lirisë!

Shqiptarët nuk janë agresorë, nuk e kanë sulmuar kurrë asnjë vend në Ballkan, shqiptarët janë viktima të një konflikti gjakatar nga një makineri kriminale si ajo e Milosheviçit, ithtarët e të cilit sot në krye të Serbisë po kërkojnë që t’i rikthehen luftës e cila u ndal me përpjekjet madhështore të Perëndimit të kryesuar nga SHBA!

Serbia e Vuçiçit dhe Daçiçit, bashkë me njerëz të komprometuar shterrshëm përfundimisht si Hashim Thaçi dhe Edi Rama, po mbajnë peng të ardhmen e rinisë serbe dhe shqiptare!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Jam një gazetare me eksperiencë të gjatë, që Ju ka ndjekur si fanse prej kur në kulmin e Luftës të Ftohtë në fund të viteve ’70 Ju thyet tabutë dhe në emër të lirisë e dashurisë sfiduat sistemin e antivlerave!

Dashuria për liri është universale dhe sot kur shumë popuj në botë vuajnë nën thundrat e sistemeve diktatoriale etja për liri frymëzohet nga mbrojtësit e saj që janë SHBA dhe Perëndimi!  SHBA i kanë dalë në krahë Europës gjithmonë, por kur SHBA janë vonuar i kanë sulmuar me të pabesë si në Pearl Harbour!

Po ashtu e kam ndjekur në rrugën e suksesit Tuaj si brezi i tretë i një emigranti me rrënjë nga Europa, që prej lirive që Ju ka ofruar Amerika keni arritur deri në karriken e Presidentit të SHBA!

Kjo është Amerika Juaj! E krijuar prej Baballarëve të Kombit deri tek Ju! Dhe kështu do të vazhdojë!

Sot si President i SHBA, Ju jeni vijues i rrugës të Etërve të këtij shteti të madh, jeni vijues i Republikanëve, jeni vijues i vullnetit të unifikuar R-D, dmth gjithë popullit Amerikan dhe administratave të SHBA për çfarë kanë bërë për Kosovën, ndërsa John Bolton është një njeri i gabuar në stafin tuaj, nga ata që Ju i largoni me togfjalëshin Tuaj të famshëm që ka hyrë tashmë në të gjithë fjalorët e gjuhëve të botës: “You’re fired!”

Ju lutem shumë Z.President shqiptojeni këtë togfjalësh magjik, që nënkupton shkarkimin, shprehur përmes kësaj metafore kaq ekspresive “you’re fired!”, që thotë: “jeni i djegur! Që të ndalni zjarrin që është duke i vënë rishtas Ballkanit Serbia e Ivica Daçiçit!

Me nderim dhe respekt
Elida Buçpapaj

Ndërrimin e parë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin romak – Nga SHABAN MURATI

Ndërrimin e parë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin romak. Ndërrimin e dytë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin bizantin. Ndërrimin e tretë të fesë shqiptarët e bënë me pushtimin osman. Ndërrimin e katërt të fesë shqiptarët e bënë pas vitit 1991, kur qindra mijra emigrantë shqiptarë në Greqi, nën kërcënimin e vendit të punës dhe të fshesës së dëbimit, ndërruan fenë dhe emrat.

Tekstet tona të historisë asnjëherë nuk flasin për të katër konvertimet historike, sepse shqiptarëve historinë gjithmonë ua shkruajnë interesat e të tjerëve.

Komploti kundër Haradinajt, është komplot kundër Kosovës Nga Xhafer Shatri

Në kohën kur po pritet që negociatat për Kosovën të marrin sërish hov, Gjykata speciale dëshmoi se është institucion politik që është themeluar dhe ka për qëllim displinimin e atyre që duhet të flasin dhe të vendosin në emër të Kosovës.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, persona me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për qindra vrasje në Kosovë, si duket e kaluan Rubikonin dhe nga të akuzuar, sipas të gjitha gjasave, u kthyen në dëshmitarë me një çmim tmerrësisht të shtrenjtë për Kosovën: ndarjen e saj!

Për atë që merr vesh nga politika, komploti i Gjykatës Speciale kundër Haradinajt, u bë pas një pune sistematike antikombëtare të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, bashkëbisedues të preferuar të Vuçiqit, me ndihmën e pulenëve të tyre kriminelë, përndryshe zyrtarë të lartë dhe, natyrisht me paratë e buxhetit të shtetit.

Komploti ndodhi pas udhëtimit të Kadri Veselit ne Amerikë, prej nga e kërcënoi publikisht Haradinajn, duke përdorur shpifjet më monstruoze që do të mund t’i thoshte një person që flet shqip.

Njëkohësisht me Veselin në Washington ishte edhe ministri serb, Ivica Daçiq, i cili takoi njërin prej avokatëve më të fuqishëm për ndarjen e Kosovës John Bolton..

Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë.

Reagimi i subjekteve politike nuk befasoi por dëshproi shumë kënd.

Partia e Hashim Thaçit, LDK, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së vitit 2015, njëra prej marrëveshjeve më antishqiptare që ka nënshkruar ndojherë një shqiptar, kishte një mesazh nëperke, një keqardhje të shtirë.

Thaçi, veç që nuk duartrokiste…, Për Veselin mos të flasim.

Fatmir Limaj, një burgagji i pas Luftës, për turpin e tij, foli vetëm për zgjedhje…, thuase ato janë më të rëndësishme se integriteti territorial i vendit.

Por ai që dëshproi më së shumti, ishte Albin Kurti. Ky pati një rast historik ta përçoi një mesazh të fortë prej burrështetasi duke kualifikuar këtë shantazh si komplot kundër Kosovës… si përgatitje e terrenit për ndarjen e vendit. Sepse u eliminua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët bashkë, personi më i vendosur që iu kundërvu vendosmërisht pazareve të fshehta për ndarjen e Kosovës, në të cilat, prej vitesh, merrnin pjesë aktive Thaçi e C°, Edi Rama dhe natyrisht Aleksandar Vuçiq.

Kjo huqje ka për t’i kushtuar shtrenjtë Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

RAMUSH MIKU IM – Nga JAHJA LLUKA

Sa shpejt ikën 20 vjet
Dy here të percolla në Hagë
dy herë të prita me dal
s’dua ta besoj heren e 3-të
Që Ti prapë ke m’u sfidua
e unë prapë të të percjell.

Sa e rëndë qenka me të pa
kaq shpesh me armiq
Prapë hienat në rrugë t’paskan dalë o Mik
Ti shkon vullnetarisht njesoj si ushtar
Qysh heu nuk u ndalen tradhtaret kurrê
Ku duan me dalë këta t’panjerëz e të pafe
Si diten e naten e kanë haram
Kosovën tonë
20 vjet është krenari me të pasë Mik
Privilegj me punue bashkë
për Shtet me emrin Kosovë
I sigurt jam në kthimin tend si fitimtar o Mik
Me ty perjetë Kosova të jete me të vertet Shtet
Ashtu siç don Ti
ashtu siç deshen vellezerit e tu deshmorë
Liria jote po paguhet me gjak e me lot
Por Kosoven nuk e tradhton përjetë e mot

MIRË A KEQ SUKSES APO DESHTIM – MBI PESË MILION EURO DENIME TË KOMUNËS SË PEJËS NGA GJYKATAT….! – Nga Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

 

Ky pushtet i Komunës së Pejës prej që e ka fituar mandatin ta qeverisë Pejen në vitin 2014 e deri me sot është denuar nga Gjykatat e Kosovës me mbi pesë million euro denime gjyqësore, me ç’rast pos denimeve kryesore ka paguar rreth 1 million euro për kamata për vonesa në pagesë dhe të shpenzimeve procedurale të gjykates (permbarimit)…

Me ketë rast po e pasqyroj vetëm një rast që e kanë e pasyruar edhe auditorër në raportin e tyre të auditimit: “Është bërë pagesa prej 73.068 eurove per demshperblimin e nje nxenese e cila kishte pesuar lendime fizike, psikike nga shperthimi i kalldatores se ngrohjes qendrore ne një shkollë, prej tyre borxhi kryesor ishte 56.675 euro kurse kamata për vonesen e pagesës e shpenzimet tjera procedural të gjykatës-permbaruesit ishin 16.393 euro…Tani janë ne pritje të ekzekutimit edhe 2 denime të tilla, edhe per dy nxenese tjera te cilat e kane fituar te drejten per kompenzim në gjykate….

Për keto denime shqetësuese nga gjykatat me iniciativen time e me me mbeshtetjen e 14 anëtarëve të kuvendit të Komunës së Pejës që p ërfaqësojnë 4 nga 6 subjektet politike në kuvend, dhe ate: nga rradhët e Alternativës, 2 nga tre anëtarët Vetëvendosjës, Nismes dhe të Aleancës kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në kuvend por për çudi partitë në pushtet LDK dhe PDK e kanë bojkutuar dhe nuk kanë pranuar ta diskutojmë këtë problem apo çështje ne ketë mbledhje të kuvendit….Pse ende nuk po mund të kuptoj….?! Për fat të keq, edhe kryesuesi I kuvendit që e ka për obligim ligjor që ta riperserit konvekimin e seancës së re për ketë çështje nuk e fton mbledhjen e kuvendit edhe pse unë disa here insistoj nga ai p 7ëmbushjen e p ërgjegjësive të tija si kryesuës I kuvendit…Çdo here kur diskutohet kjo ëështje.kryesuesi premton se do ta thret mbledhjen e kuvendit por në realitet një gjë nuk e bën….Pse, nuk e lën partia e tij në pushtet LDK apo për çka besoj se do të ma jeppergjigjen në mbledhjen e kuvendit të këtij muaji…

MIRË A KEQ – SUKSES APO DESHTIM LE TA VLERËSOJNË VET QYTETARËT…!

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e 57-të – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e 57-të E mërkurë, me 5 tetuer 1921, ora 3 mbas dreke

 

  1. Luigj Gurakuqi : Nuk due me përsëritë shka thashë mâ parë, por sikur t’ishte se pratikantat mund të çilshin sa herë të dojshin, e ku të dojshin farmacina, nuk do t’ishte nevoja qi njerëz qi duen të bâjnë këtë profesion të bâjnë 17 vjet shkollë fillore, gjimnaz dhe universitet, e për pos edhe dy vjet praktikë për me mujtë me çilë nji farmaci. Sikur t’ishte po them se me pak kohë praktikë mund të bâhet nji njerí farmacist, atëhere degët e kësaj profesonije do të mbushen me djelm rrugash, të cilët mbas 10 vjetësh do t’u paraqitshin para komisionit e do të merrshin lêjen, jo për me mjeshtërue profesionin po për me bâ tregëtí. Pra them edhe nji herë të heqi pak keq populli e të përkrahim ditunín, t’i japim shkas shkêncës se për ndryshe do t’i pritet vullneti djelmunís e kërkush mâ nuk do të dërgojë fëmijë në shkollë për me mësue në këtê degë. Pra artikulli 6 të mbetet ashtu si e ka proponue komisioni e në qoftë se shihet ndonji inkonvenient t’i jepet leja doktorave e kallfëve, në daçin me shërbye të shërbejnë nën shërbimin e tyne.
  2. M. Kruja: Mjerisht po shof se nën hijen e shkêncës e të ditunísë po vështrohet interesi i disave e jo i popullit si tha dhe Z. Vinjau. Nuk âsht n’ interesë të popullit t’u pritet udha gjithë farmacinave qi nuk kanë diplomë, se mbas fjalëve të njerëzve kompetentë për me muejtë me rregullue nji popull me barna, duhet nji farmaci për çdo 5.000 frymë ; kështu qi neve na u lypshin 200 farmacina. Prej këtyne 200 farmacinave mund të gjejmë 20-30 me diplomë, kështu qi na lypen dhe 170 farmacina ; po derisa vêndi i jonë të nxjerri 170 farmacista sa vjet duhen ? E deri atëherë shka do të bâjë ky popull? E lamë se do të mbesin nën interesë të farmacistave qi kemi sot me diplomë, por shumica e popullit do të mbesi pa barna. Z. z. Gurakuqi e Buda po ja ngarkojnë këtë detyrë doktorave, por mbasi doktori âsht i detyruem me marrë nji kallfë, mua më duket se kjo nuk âsht nji gja e re pse kët e ka ligja, e cila thotë se farmacistat do të jenë nënë kontrolin e doktoravet. Kontrolin e mjekut e pranoj me gëzim por megjithkëtë nuk kemi ndîe qi nji kallfë të ketë dhânë nji recetë qi ka shkaktue vdekjen e ndokujt. Pra kisha me thânë në vênd qi të lâmë vêndin t’onë pa farmacista t’u apim të drejtën edhe kallfave me i çilë, me ato kondita qi cakton ligji, të cilat janë mjaft të rânda e të forta, 10 vjet shërbim nën kontroll mjeku, provim etj., të cilat sigurojnë rreziket qi mendojnë z. z. Pra tue ndalue drejtpërdrejt ose tërthuras veprimin e kallfave do t’a lâmë Shqipnínë e popullin në dorë të disa farmacistave të cilët do të punojnë mbas qefit të tyne. Pra proponoj: 1) Farmacistat pa diplomë qi gjînden nëpër qytete të Shqipnisë të mos tunden; 2) Ata qi do të bahen rishtas farmacista d. m. th. pa diplomë mos të kenë të drejtë me çilë farmacina atje ku ka, por atje ku nuk ka, vetëm me siguri qi mos me i luejtë prej andej se ardhka ose mos arthka nji farmacist me diplomë.
  3. Kryetari : Vê në votë artikullin 6 të Komisionit, i cili mbet në pakicë. Vê në votë proponimin e z. M. Kruja qi bashkohesh me atê të z. S. Vinjaut, i cili âsht formulue kështu :

Praktikanët, farmacistat qi kanë shërbye 10 vjet pranë nji farmacisti me diplomë, e qi mund të paraqesin nji dëftesë prej tij, të vërtetueme edhe nga ana e mjekut dhe Këshillit të Bashkís (Katundarís), mund të marrin lêjen me ushtruem mjeshtrín e vet mbas nji provimi përpara Komisís, përmêndun në nenin 3. Farmacistat pa diplomë, qi janë sot në punë, mund t’a bâjnë mjeshtrín e tyne……..

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”