VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lubonja: 2017 do të jetë viti i kaosit total, është një klasë politike e çmenduar

By | December 26, 2016
blank

Komentet

blank

Intervista – Berisha: Yuri Kim të kërkojë falje, barin t’ia çojë Ramës se ai e pi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh.

Berisha shtoi se barin zonja Yuri Kim duhet t’ia çojë Edi Ramës se ai pi një lloj bari dhe se duhet të kërkojë falje për deklaratat e saj.

Berisha: DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet.

blank

Demokratët që nga zgjedhja e Presidentit Joe Biden besim të plotë tekë LQSHA

LQSHA – AACL, lobi më i rëndësishëm në SHBA i drejtuar nga ish Kongresmeni Joe DioGuardi një vizitë zyrtare në Washington DC

Në një Komunikatë për Shtyp lobi më i rëndësishëm në SHBA i drejtuar nga ish Kongresmeni Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit Shirley Cloyes Dioguardi njoftojnë për një udhëtim zyrtar dhjetë ditor në Washington DC, ku kanë kryer takime të rëndësishme në Komitetet e Punëve të Jashtëme të Kongresit dhe Senatit të SHBA. Më poshtë po e sjellim të plotë njoftimin për shtyp:

“Te nderuar miq e perkrahes–

Me 20 deri me 23 korrik, ne kishim dhjete takime ne Washington DC, me zyrtare te larte te Komiteteve per Pune te Jashtme te Kongresit dhe Senatit te SHBA-ve, me te cilet kemi diskutuar rrugen që pret ne zgjidhjen e konfliktit te vazhdueshem Serbo-Shqiptar.

Qellimi yne ne keto takime ishte perforcimi i pozites se Kosoves — duke argumentuar se nuk ka asnje arsye per te pasur negociata serioze me Serbine para se ajo ta njohe shtetin e pavarur te Kosoves.

Jemi te kenaqur te raportojme se, qe nga zgjedhja e Presidentit Joe Biden, lidershipi demokrat ne te dyja keto Komitete e respekton dhe i beson punes mbi tridhjete vjecare te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane (duke filluar me perpjekjet e Kongresistit Joe DioGuardi per pavaresine e Kosoves ne Capitol Hill qysh nga vitet 1980-ta), dhe e ndajne besimin se Shtetet e Bashkuara tani mund ta bejne dallimin serioz per te ardhmen e Kosoves permes nje involvimi te shtuar ne Ballkanin Perendimor, dhe duan qe ne vazhdimesi te marrin raportet dhe sygjerimet tona.

Gjithe te mirat,

blank                                   blank
Shirley Cloyes DioGuardi                        Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit          Presidenti”

blank

blank

blank

Gërvalla-Schwarz në Shkup: Hapja e “iniciativave paralele” e rrezikshme për rajonin

Shkup

SHKUP (AA) – Zv/kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila qëndron për vizitë në Shkup, iniciativën “Ballkani i hapur” e ka quajtur një “iniciativë paralele” dhe se ajo është e rrezikshme për rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

E pyetur për të komentuar iniciativën “Ballkani i hapur” në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministrja Gërvalla-Schwarz tha se pa i mohuar të drejtën asnjë shteti të marrë vendimet e tij se në cilën iniciativë dëshiron të marrë pjesë, Kosova këtë iniciativë e konsideron të rrezikshme sepse “krijohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”.

Ajo përmendi se vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë një proces të përbashkët rajonal, respektivisht Procesin e Berlinit, iniciativë e cila sipas saj të gjitha vendet e rajonit përpiqen të shtyjnë përpara marrëveshjet që prekin të gjithë qytetarët e këtij rajoni.

“Në këtë iniciativë Republika e Kosovës është partner i barabartë me pesë shtetet e tjera të Ballkanit dhe ne konsiderojmë se hapja e iniciativave paralele, të cilat në thelb nuk paraqesin diçka të re, është e rrezikshme për atë se si ne e shohim veten në rajon, por edhe si shihemi nga BE-ja”, tha Gërvalla-Schwarz.

Siç theksoi kryediplomatja kosovare, iniciativa “Ballkani i hapur” po ashtu vë në pikëpyetje edhe përcaktimet gjeo-strategjike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Në rajonin tonë jo të gjitha shtetet kanë të njëjtin përcaktim gjeostrategjik. Maqedonia e Veriut, Kosova, janë shumë qartë të fokusuara si shtete që synim të tyrin përfundimtar e kanë integrimin në BE. Maqedonia (e Veriut) në ndërkohë është anëtare e NATO-s, ne dëshirojmë të bëjmë çmos për t’u anëtarësuar në NATO dhe prandaj synimet tona gjeo-strategjike janë shumë të qartë, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për të gjitha vendet e rajonit”, u shpreh Gërvalla-Schwarz.

– “Iniciativë në përpjekje për të qenë vlerë e shtuar”

Duke folur mbi iniciativën “Ballkani i hapur”, Osmani, nga ana e tij, tha se rajoni ka nevojë për bashkëpunim më të thellë, si dhe për, siç tha ai, de-fragmentim të tregut edhe ashtu të fragmentuar, i cili si i tillë “nuk është atraktiv as për investitorë nga jashtë, por as nuk liron gjithë potencialin që e ka në drejtim të bashkëpunimit tregtar në rajon”.

Osmani tha se në rajon numërohen mbi 70 iniciativa dhe se secila prej saj ka kontributin e vet në të qenurit vlerë e shtuar për të thelluar këtë bashkëpunim.

“Edhe këtë iniciativë të fundit, e shoh si një iniciativë në përpjekje për të qenë vlerë e shtuar në kuadër të thellimit të bashkëpunimit rajonal, pa tentuar që të neutralizojë efektin e iniciativave të tjera rajonale që janë ekzistuese”, u shpreh Osmani.

Por, theksoi ai, për çdo iniciativë rajonale duhet bërë përpjekje që të shpjegohen dhe analizohet dhe më pas çdo vend i rajonit të marrë vendime për vete sa i takon përfshirjes në një iniciativë apo në tjetrën.

“Unë kujtoj se edhe kjo iniciativë duhet të kalon nëpër analiza të shumta shkencore për të parë benefitet politike, ekonomike, që mund t’i ketë dhe pastaj secili vend të marrë vendimet në kuadër të këtyre analizave”, shtoi Osmani.

Dje, në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, ku ndër të tjera, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iniciativën e ashtuquajtur “mini-Schengen”, e cila fillimisht u diskutua në vitin 2019 në Novi Sad dhe më pas edhe në Ohër dhe Durrës, e emëruan zyrtarisht “Ballkani i Hapur”.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina aktualisht nuk e mbështesin këtë iniciativë duke e konsideruar atë pa qëllime të qarta për rajonin, ndërkohë tre pjesëmarrësit në iniciativë deklarojnë se qëllimi përfundimtar i kësaj iniciative është angazhimi i përbashkët në eliminimin e të gjitha pengesave për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Gërvalla-Schwarz sot qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë ditës së sotme, ajo po ashtu do të pritet në takim nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev dhe nga zv/kryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi.

blank

Biden pranon Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë këtë të diel, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga kanceri në tru më 2015.

Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Përmes një video-mesazhi, presidenti Biden, ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.

“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.

“Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar”.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan.

Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është thënë se do të pranojë medaljen në ceremoninë e së dielës.

Në njoftim është thënë edhe se këngëtarët kosovarë do të performojnë këngë të një prej grupeve të preferuara të Beau Bidenit, Coldplay.

blank

Gërvalla e cilëson shumë të rrezikshme iniciativën Ballkani i Hapur

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë,  Donika Gërvalla.

Zërijeta Hajro Jajaga

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë të premten në Shkup se iniciativa Ballkani i Hapur, për Kosovën paraqet ide të rrezikshme.

“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-Shengenit, e që nga dita e djeshme, Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët, si rajon, drejt BE-së, dhe përçimi i këtij mesazhi ne konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë Gërvalla, në një konferencë të përbashkët me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

“Ne kemi një proces të përbashkët rajonal ku jemi të gjitha vendet e rajonit dhe ky proces quhet Proces i Berlinit, në kuadër të të cilit për disa vite synojmë të shtyjmë përpara marrëveshjet që prekin të gjithë qytetarët. Në këtë iniciativë, Republika e Kosovës është shtet i barbartë me pesë shtetet tjera të Ballkanit”.

Procesi i Berlinit, iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Sipas Gërvallës, iniciativa në fjalë vë në pikëpyetje edhe qëllimet gjeostrategjike që ka rajoni.

“Kjo iniciativë e quajtur më parë mini-Shengen dhe tani Ballkan i Hapur, vë në pikëpyetje përcaktimet gjeostrategjike që ka rajoni ynë, sepse në rajonin tonë jo të gjitha shtetet kanë të njëjtin përcaktim gjeostrategjik” ka theksuar ajo.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar të enjten edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.

Në takimin e tre liderëve të rajonit nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit evropian dhe jo nismave që, sipas tij, janë të dëmshme për shqiptarët.

Ideja e “mini-Shengenit” Ballkanik, është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

LDK: Ballkani i Hapur para se të jetë projekt ekonomik është projekt politik

Përveç pushtetit, kundër pjesëmarrjes së Kosovës në këtë nismë ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kreu i saj, Lumir Abdixhiku ka thënë se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike mes shteteve.

Ai ka përmendur faktin që Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosoëvës, teksa ka komentuar nismën Ballkani i Hapur, të liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për bashkëpunim ekonomik rajonal.

Sipas tij, pavrësisht pse projekti mund të prezantohet si ekonomik, ai është politik, dhe se përfitimet ekonomike janë të parëndësishme përballë atij që e ka quajtur, mohim politik serb.

“Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’. Njohja para bashkëpunimit pa kufij”, ka thënë Abdixhiku sipas një postimi të publikuar nga faqja zyrare e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook.

Kreu i LDK-së, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale, por vetëm si palë e barabartë.

“Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”, ka thënë ai.

Pëndryshe, tre liderët pjesëmarrës në takimin e së enjtes, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.

blank

Shaip Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se presidenti Serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.

 

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi.

Vuçiq dje nga Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur” që u mbajt në Shkup tha se më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona. Nga Beogradi do niseni për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë.

blank

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti: Ja pse kërkojmë procedimin penal për të dhe 4 policë

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti. Padia është dorëzuar sot në SPAK teksa juristja Adriana Kalaja tha se ministrja Margariti ka konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu nën akuzë sipas tyre duhet të jenë dhe 4 efektivë policie.

“Kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.

Ajo theksoi se drejtësia për teatrin duhet të vihet me çdo kusht. “SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve”, u shpreh Kalaja.

blank

DW: Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës

Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisit nga kalon në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës.

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale

Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Afghansistan Bienenzucht und Honigproduktion

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”.

blank

Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës

Filozofi Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka marrë vesh prej  një burimi të mirinformuar se Serbia me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka arritur ta bindë një shtet të madh për tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Latifi tutje ka shkruar se këto zhvillime po ndodhin në kohën kur kryeministri shqiptar, Edi Rama diskutoi në Shkup për “Open Balkan”, së bashku me presidentin serb.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa  Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”, tha ai.

“Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht.  Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq”, shtoi ai.

blank

Peja, foleja e medalisteve të arta nga Kosova

“Këto suksese nuk janë të rastësishme, por vijnë si rezultat i punës ndër vite të mjeshtrit tonë ndërkombëtar, trajnerit Driton Kuka”, thotë kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi

Me dy medalje të reja të arta olimpike në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe një nga “Rio 2016”, Kosova, një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor me më pak se dy milionë banorë, po arrin suksese të reja historike në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos.

Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” u bë xhudistja e parë që i solli medalje të artë Kosovës në kategorinë 52 kilogramë tek femrat. Po kështu, pas pesë vjetësh, në “Tokio 2020” traditën në të njëjtin sport dhe me medalje të arta e vazhduan edhe xhudistet Distria Krasniqi në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në 57 kilogramë.

Për kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqin, suksesi i vajzave kosovare nuk është i rastësishëm, por vjen si rezultat i punës së vazhdueshme të trajnerit Driton Kuka.

blank

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Krasniqi thotë se edhe pritshmëria e tyre në këto Lojëra Olimpike ka qenë më e madhe në xhudo, duke shpresuar së paku që ekipi të mos kthehej në shtëpi pa medalje.

“Pritshmëritë më të mëdha tonat para Lojërave Olimpike të ‘Tokio 2020’ ishin në xhudo, ku synonim të paktën të mos kthehemi pa medalje. Tani i kemi dy medalje dhe të dyja të arta. Këto suksese nuk janë të rastësishme, por vijnë si rezultat i punës ndër vite të mjeshtrit tonë ndërkombëtar, trajnerit Driton Kuka, i cili punon tash e 20 vjet me këta xhudistë, si dhe Federatës së Xhudos së Kosovës”, thotë ai.

Krasniqi thotë figurativisht se garueseve të xhudos në lojëra olimpike ua ka hapur dyert xhudistja e parë që fitoi medalje të artë Majlinda Kelmendi. Impakti i këtij suksesi, Krasniqi thotë se është dukshëm i madh, por, synojnë edhe më shumë në olimpiadën e ardhshme.

“Impakti është aq i madh sa që shumë e shumë vende tani Kosovën e njohin më shumë për shkak të sportit. Në ‘Tokio 2020’ këto ditë Kosova ishte temë dhe pyetje e shumë mediave se si një vend i vogël si Kosova ka fituar dy medalje të arta”, thekson Krasniqi.

Nga 8 gushti, kur përfundon Olimpiada në Japoni, ai thotë se do të nisin punën për “Paris 2024”, “ku synojmë të kemi më shumë sportistë dhe më shumë norma olimpike”.

Klubi i Xhudos “IPPON” në Pejë, “kuzhina” ku u gatuan tri medalistet kosovare

Si medalja e varur lartë në qafën e fituesit edhe ndërtesa e klubit të xhudos “IPPON” në Pejë rri si kurorë mbi një shpat të lartë në periferi të qytetit.

Nga jashtë, “kuzhina” ku u gatuan tri medalistet kosovare në xhudo është e rrethuar me një ambient të gjelbër, ndërsa brenda, ajo përmbushë kushtet e nevojshme të stërvitjeve dhe gjithçka që u nevojitet rreth 400 xhudistëve të grupmoshave të ndryshme, që ushtrojnë këtu.

Sekretari i Federatës së Xhudos në Kosovë, Korab Morina, për AA thotë se në Klubin e Xhudos “IPPON” në Pejë, aty ku stërviten të tri medalistet e arta olimpike nga ky qytet, Majlida Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, punohet shumë, me rreth 6 orë në ditë dhe rregullisht.

Ai thotë se aktualisht në këtë klub janë 400 xhudistë të rinj që stërviten, nga të cilët shumica janë meshkuj, ndërsa shton se fitoret në arenën ndërkombëtare të xhudisteve të këtij klubi, kanë rritur interesimin për t’u marrë me këtë sport tek të rinjtë.

“Këtu stërvitet çdo ditë kampionia olimpike e ‘Rio 2016’ Majlinda Kelmendi edhe dy kampionet e reja olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në ‘TokIo 2020’. Duke i parë sukseset e këtyre xhudistëve në këtë klub, punën që bëhet, normalisht që gjeneratat e reja motivohen dhe kanë model shumë të mirë duke filluar nga Majlinda, tash edhe Nora dhe Distria, Loriana dhe Akili. Po presim edhe për xhudistë të rinj, që do t’i sjellin Kosovës rezultate të mëdha”, tha ai.

Qytetarët e Pejës, entuziastët e zjarrtë për fitoret e bashkëvendësve të tyre

Xhavit Shala nga Peja i cili në rini është marrë me sportin e karatesë thotë se sekreti i suksesit të xhudisteve nga Peja, fshihet nga disa elemente të ndërthurura bashkë, si bjeshkët dhe natyra e favorshme e kësaj ane, ushqimi nga një tokë e mirë, por edhe puna e trajnerit të tyre.

“Si pikë e parë pejanët dhe rrethi i Pejës kanë qenë gjithmonë sportistë, pa marrë parasysh a në futboll, karate apo boks, ka pasur sportistë. Si pikë e dytë është ajri, ngase shikoni se ku ato jetojnë… Si pikë e tretë, ato e kanë trajnerin shumë të mirë, por ka edhe trajnerë tjerë të mirë në Pejë”, thotë Shala.

Edhe Kujtim Bardhi nga fshati Lubeniq i Pejës, thotë se sekreti qëndron tek natyra e qytetit të Pejës dhe burimet e saj e cila i kalitë biologjikisht ato duke i bërë më të forta.

Por, Bardhi thotë se xhudistet kosovare duhet të ndihmohen edhe më shumë nga ana e institucioneve vendore.

“Trajnerin e përcjellë në intervistat e tij, e përgëzoj shumë Driton Kukën. Është një sukses që edhe popujt me nga 100 milionë banorë nuk e kanë arritur, por është dëshira e vajzave dhe vullnet i një trajneri shumë profesional”, tha Bardhi.

Ndërkaq, Sami Kastrati, i cili merret me sporte të ndryshme, thotë se çelësi kryesor i suksesit të xhudisteve nga Peja në Lojëra Olimpike, është trajneri i tyre, Driton Kuka.

“Ai ka qenë vetë një xhudist, domethënë ka shumë vite që merret me këtë sport dhe ka motivim për këtë sport. Qysh nga fëmijëria e njoh. Kemi luajtur edhe futboll bashkë. Lus që të gjithë ta përkrahin atë, shteti ynë fillimisht, jo vetëm atë por edhe shumë sportistë të tjerë”, thotë Kastrati.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik e ka njohur Kosovën në vitin 2014, ndërsa ajo merr pjesë për të dytën herë në Olimpiadë.

Kosova po merr pjesë në “Tokio 2020” me 11 sportistë në sporte të ndryshme, por, përfaqësues të sportit nga ky vend, që nga fillimi kanë bërë të ditur se pika e fortë e ekipit kosovarë është sporti i xhudos.

blank

“Ballkani i hapur”, tjetër reagim nga qeveria e Kosovës: Ftesë qeverive të rajonit të përkushtohen në agjendën e BE

Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër nismës së përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë e njohur deri sot si Mini-Shengeni ballkanik. As ndryshimi i emrit në Ballkani i Hapur, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“, tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit të vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Analistët me të cilët bisedoi të enjten Zëri i Amerikës, kanë qëndrime të ndryshme. Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike e cilëson të duhur qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme.

“Mini -Shengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe i jep asaj përparësi dhe rolin e shteti kyç në Ballkan, në këtë mënyrë i hap shtigje të jetë një lloj lidereje e Ballkanit dhe për të mbivendosur veten mbi të tjerët, prandaj Kosova nuk ka arsye t’ia hap këtë rrugë Serbisë marr parasysh që ajo së pari nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe së dyti me anë të mjeteve të saj ekonomike dhe mundësisë së lëvizjes së mallrave kërkon që ta fuqizojë pozitën e saj edhe më shumë dhe të mbivendoset si lidere”, thotë ai.

Analisti Ilir Ibrahimi e cilëson të gabuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Po nëse nisemi nga fakti se Kosova është vendi më i izoluar në Evropë një qëndrim i tillë është i pakuptueshëm sepse këto nisma nuk janë nisma të Novi Sadit siç e quan qeveria por janë nisma që kanë ardhur nga dy qendrat më të fuqishme botërore pra nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe të dalësh kundër nismave të tilla atëherë duhesh të kesh alternativë”, thotë ai.

Zoti Fetahu thotë se as Kosova dhe as rajoni, nuk kanë nevojë për nisma që synojnë zëvendësimin e agjendës së integrimeve evropiane.

Ky model besojmë që ka një tendencë të replikimit të modelit të ish Jugosllavisë, ku një shtet është më i fortë se tjetri dhe gjithçka është brenda karakterit regjional, prandaj edhe për këtë arsye kjo nismë është mirë që nuk është përkrahur“, tha zoti Fetahu.

Në asnjë moment unë nuk i kam parë deklarimet të cilat kanë ardhur nga zyrtarët e Uashingtoni apo Brukselit se Kosova nuk do të jetë e barabartë në këtë tryezë mirëpo Kosova e bën vetën të pa barabartë nëse nuk merr pjesë në këto tryeza. Pra, ku është interesi i këtyre dy fuqive të mëdha, pra Ëashingtonit dhe Brukselit që të krijojnë edhe një Jugosllavi të re, kur dihet që këto dy qendra kryesore kanë shkuar deri te bombardimi i asaj Jugosllavie për të krijuar vende të pavarura siç është edhe Kosova“, thekson zoti Ibrahimi.

Zoti Fetahu thotë se nismat e tilla në këtë periudhë e dëmtojnë Kosovën edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu nuk ka nevojë të jetë pjesë e një lloj iniciative kur as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha të pranishme marr parasysh se edhe Mali i Zi nuk ka pranuar, Bosnja dhe Kosova po ashtu, kështu që edhe nisma e mini Shengenit ka qenë gjysmake ku tash është krijuar një lloj trio e shteteve. Besoj që këto janë arsye të shumta dhe të duhura pse pozicioni i Kosovës është mirë që nuk është pjesë e kësaj nisme dhe në këtë situatë është mirë që është refuzuar kategorikisht pjesëmarrja në këtë iniciativë rajonale“, thotë zoti Fetahu.

Por, analisti Ibrahimi thekson se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj pavarësisht vendeve tjera të rajonit.

” Në një nismë të tillë nuk duhet harruar që jemi dy shtete të cilat janë të një etnie pra është Kosova dhe Shqipëria. Nëse je pjesë e një iniciative të tillë dhe dy nga ato gjashtë votat do të ishin vota shqiptare, atëherë nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pjesë e kësaj, pra është e pakuptimtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të interesuar për integrime, ku të mund të futemi në integrime të tilla duhet të futemi sepse ne jemi të izoluar, qytetari i Kosovës nuk mund të bëj asnjë hap pa e pasur një vizë ndërkohë që të gjitha vendet që kemi përreth i kanë liberalizimin e vizave dhe janë në procesin e integrimeve ndërkohë që ne jemi duke shkuar në rrugën e kundërt, jemi duke u izoluar gjithnjë e më tepët. Kujt i intereson kjo për popullatën më të re në Evropë është shumë e pakuptimtë“, thotë zoti Ibrahimi.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin e sotëm në Shkup.

/VOA

blank

Që të mos përsëriten konferenca si ajo e Londrës* – Nga ALBIN KURTI

Sot, kur nëpër media lexojmë se si pushtetarë të lartë po merren vesh për “kompromise të dhimbshme”, nuk mund të mos kujtojmë historinë tonë. Para 105 vitesh, në 29 korrik 1913, u përmbyll Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Gjatë asaj konference fuqitë e mëdha u morën vesh ta ndanin pjesën ballkanase të Perandorisë Otomane mes Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi, dhe njëkohësisht i caktuan kufijtë e Shqipërisë duke lënë jashtë saj gjysmën e trojeve të banuara nga shqiptarët dhe rreth 40% të popullsisë shqiptare.
Sekretari i punëve te jashtme të Britanisë së Madhe, liberali Edward Grey i cili drejtoi punimet e Konferencës së Londrës, kur i raportoi parlamentit britanik u shpreh se ishte i vetëdijshëm se kushdo që do t’i shihte kufijtë në të ardhmen, do të ishte kritik ndaj tyre. Ai e përmbylli raportimin për Shqipërinë duke thënë: “Duhet mbajtur në mend se në bërjen e kësaj marrëveshje, rëndësi kryesore pati ruajtja e mirëkuptimit mes vetë Fuqive të Mëdha, e nëse marrëveshja mbi Shqipërinë e arrin këtë, atëherë ka bërë punën më të rëndësishme në interes të paqes në Evropë”. Me të tillë lehtësi të padurueshme ai justifikoi gjymtimin e Shqipërisë dhe kalvarin e gjatë ku po hynin shqiptarët, veç për të arritur paqen në Evropë. Për ironi të fatit, po i njëjti E. Grey, një vit më vonë raportonte para parlamentit britanik se “dritat po shuheshin” dhe se po fillonte Lufta e Parë botërore. Paqja pa drejtësi, nuk është e mundur!
Traktati i Londrës, nënshkruar më 30 maj 1913, përmbledh rezultatet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e cila u mblodh në dhjetor 1912 për të trajtuar çështjen e Shqipërisë që kishte shpallur pavarësinë pak ditë më parë, si dhe për të ndarë territoret e pushtuara nga fituesit e Luftës së Parë Ballkanike. Kjo konferencë u quajt “e paqes”, megjithatë para se ajo të përfundonte kishte nisur tashmë Lufta e Dytë Ballkanike, e pak pas përfundimit të saj nisi Lufta e Parë Botërore.
Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi e kishin fituar pavarësinë e tyre kohë më përpara, dhe kishin ndërtuar kapacitete shtetërore, diplomatike e ushtarake. Ato ndihmoheshin nga Rusia, Franca e Britania. Ndërsa shqiptarët ishin vonuar shumë, duke shpresuar tek një perandori e sëmurë dhe pa të ardhme, siç qe ajo otomane. Kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në atë shpallje u përfaqësuan katër vilajetet me shumicë të popullsisë shqiptare, mirëpo pjesa më e madhe e këtij territori tashmë ishte pushtuar nga forcat ballkanike. Synimi i këtyre forcave ishte marrja e kryeqyteteve të vilajeteve, që shteti i ri shqiptar të mbetej pa qendra ekonomike dhe infrastrukturore. Kështu, Janinës ia mësyu Greqia; Shkodrës, Mali i Zi; Shkupit, Serbia; Manastirit, Bullgaria e Serbia; dhe Selanikut, ku po ashtu kishte popullsi të madhe shqiptare, Bullgaria e Greqia.
Në konferencën e Londrës shqiptarët ishin të papërfaqësuar. Nga fuqitë e mëdha, Austro-Hungaria kishte shprehur interesin e saj për të mos lejuar ekspansionin serb në Adriatik, e po ashtu Italia kishte shprehur interesat e veta në bregun lindor të Adriatikut. Kjo bëri të mundur që, së paku në breg të Adriatikut e deri në luginë të Drinit të Zi, të pranohej një shtet i cunguar shqiptar. Prej kryeqyteteve të vilajeteve, këtij shteti iu kthye vetëm njëri, Shkodra, edhe ajo e cunguar prej kufijve që e shkëpusnin nga hinterlandi i vet ekonomik.
Vonesat e mëdha historike dhe paaftësia politike për të gjetur gjuhën e përbashkët në të mirë të kombit, për pak sa nuk i la shqiptarët pa shtet, e në fund i la me një shtet sa gjysma e territorit ku ata ishin shumicë dërrmuese. Historia nuk fal, dhe rendja e politikanëve shqiptarë pas suksesit dhe pushtetit personal në perandori, e la të varfër e në mëshirë të fatit atdheun e tyre. Populli ka qenë në lartësinë e situatës, sepse shqiptarët e thjeshtë kanë luftuar për të ruajtur trojet e veta, edhe gjatë shekullit XIX edhe gjatë fillimit të atij XX, mirëpo përfaqësuesit e tyre kanë qenë të përçarë, pikë e pesë, të paguar prej fuqive të ndryshme, e gjithnjë përbuzës ndaj intelektualëve rilindas. Kjo ndarje e pushtetarëve shqiptarë prej popullit, bashkë me përbuzjen e tyre për inteligjencën e moralshme kombëtare, vazhdoi të jetë karakteristikë e organizimit tonë politik e shoqëror.
Në këtë 105 vjetor të Konferencës së Londrës, është koha që ta ndryshojmë këtë tipar problematik të politikëbërjes sonë. Një politikë e vëmendshme ndaj nevojave aktuale e historike të popullit tonë, një politikë bashkëpunuese me intelektualët e moralshëm kombëtarë, që të mos përballemi në të ardhmen me vendime si ato të Konferencës së Londrës, ku vendet tona i ndajnë e i shqepin pa na marrë parasysh.
*29 korrik 2018

Send this to a friend