VOAL

Please Wait ...
0%

Lojërat Olimpike në Paris dhe në Los Anxhelos

By | September 14, 2017

Komentet

Panucci e do në Kombëtaren kuqezi, talenti shqiptar firmos me Cristal Palace

Lojtari me origjinë shqiptare, Erdal Rakipi, ka firmosur me ekipin e Crystal Palaces  në Premierligën angleze të futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze. 21-vjeçari është huazuar nga Benfica te ekipi anglez, deri në fund të sezonit.

Rakip është rritur në Suedi, por ai ka origjinë shqiptare. Lojtari është pëlqyer edhe nga Panucci. Tekniku italian synon ta grumbullojë me Kombëtaren kuqezi, por lojtari ende nuk i është përgjigjur ftesës.

Gjokoviç humb rëndë përballë jugkoreanit, ia jep lamtumirën Melburnit

VOAL – Novak Djokovic regjistron humbjen e dytë të parakohshme dhe të njëpasnjëshme në Australian Open. Ish numri një i botës, tashmë zbritur në  vendin e 14o të rankingut, është mundur befasishëm nga jugkoreani Hyeon Chung (ATP 58) me 7-6 (7/4) 7-5 7-6 (7/3).  Aziatiku 21 vjeçar, fitues i Next Generation ATP Finals të Milanos, arrin në çerekfinalet e Melburnit ku do të përballet me surprizën tjetër të turneut, amerikanin Tennys Sandgren (98) i cili ka mundur nga ana e tij Dominic Thiemin (5). Fituesi i kësaj sfide do të ketë përballë në gjysmëfinale Federerin ose Berdychun.

Chung, i cili më parë kishte luajtur vetëm tri ndeshje në slamin australian (duke debutuar më 2016 kundër Nole), sivjet ka leminuar vëllezërit Zverev dhe rusin Medvedev. Është lojtari i pare i vendit të tij që arrin në çerefinalet e një turneut Major. Djokovic, i cili nuk i humbte tri sete në Melburn prej njëmbëdhjetë vitesh, ende nuk e ka marrë veten pas dëmtimit që ka pasur në turneun e Wimbledonit.

Gjakoset dhe sheh veten si dukej, veprimi Ronaldos po bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo herë pas here tregon se di më mirë se kushdo tjetër që të ketë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm.

Ylli madrilen që gjithmonë përpiqet të shfaqë një përkujdesje të veçantë ndaj vetes, këtë herë ka dhuruar një tjetër episod “made in Ronaldo”.

Në ndeshjen e përfunduar pak çaste më parë, portugezi gjatë shënimit të golit të 6 mori një goditje në kokë. Fatkeqësisht kjo solli një të çarë që i mbuloi fytyrën me gjak 32-vjeçarit.

Portugezi pasi u çua në këmbë i kërkoi mjekut t’i tregonte si dukej. I pakënaqur me përgjigjen, i mori celularin atij dhe shikoi veten në të, një skenë e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Mos e humbisni! Goli i jashtëzakonshëm i portierit të Lugos (Video)

Portieri i Lugos ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm që nga mesi i fushës.

Juan Carlos pa që homologu i tij kishte dalë nga porta dhe nuk ngurroi të lëshonte një “bombë” nga mesfusha e skuadrës së tij, për të shënuar golin e tretë ndaj Sporting Gijon.

Gjithsesi, portieri ka pranuar që nuk kishte si qëllim portën, por zonën kundërshtare.

Gjithashtu, ka rrëfyer se nuk dinte se si ta festonte golin.

Rafael Nadal në çerekfinale të Australian Open

Nadal, i cili këtë vit lufton për titullin e dytë në Australian Open dhe Grand Slam-in e 17-të, në çerekfinale do të luajë kundër tenistit të gjashtë në botë Marin Çiliç

MELBOURNE – Tenisti i renditur si i pari në botë, Rafael Nadal, kalon në çerekfinalen e Australian Open, ku pas katër orë lojë eliminoi argjentinasin Diego Schwartzman me 6:3, 6:7 (4), 6:3, 6:3.

Spanjolli pa shumë problem fitoi setin e parë, ndërsa më pas Schwartzman ktheu dhe barazoi me 1:1. Argjentinasi nuk pati forca që të vazhdojë me ritmin e njëjtë, ndërsa ndeshja përfundoi pas tre orë e 53 minutash lojë.

Nadal, i cili këtë vit lufton për titullin e dytë në Australian Open dhe Grand Slam-in e 17-të, në çerekfinale do të luajë kundër tenistit të gjashtë në botë Marin Çiliç.

Tenisti kroat për herë të 11-të në karrierë siguroi çerekfinale në një turne Grand Slam-i pasi mposhti spanjollin Pabla Carreno-Bustu me 6:7 (2), 6:3, 7:6 (0), 7:6 (3).

Lorenc Trashi: Trajneri Starova të pret në besë, jam zënë disa herë (pjesë nga intervista)

Lorenc Trashi i është kundërpërgjigjur trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, pas intervistës që ky i fundit ka dhënë në “Panorama Sport” një ditë më parë. Mesfushori i të kuqve, që u përfshi në një sherr me teknikun gjatë miqësores së dy ditëve më parë në Turqi, me një reagim të gjatë ka bërë të ditur se intervista e Starovës ka pasur disa pasaktësi.

Sipas Trashit, Starova nuk e ka dashur asnjëherë atë në ekip dhe, nëse do të kishte mundësi, do ta kishte larguar edhe më parë. Gjithashtu mesfushori bën me dije se i ka dhënë edhe dorën trajnerit, por ky i fundit e ka refuzuar. Gjithashtu futbollisti ka bërë me dije për “Panorama Sport” se nuk e ka flakur fanellën, por e ka lënë atë në pankinë.

A mund të ketë kthim prapa mes jush?

Personalisht e quaj të mbyllur me Starovën, aspak nuk tërhiqem mbrapa, çfarëdo mase të merret kundrejt meje, si për shembull, një gjobë e majme, unë absolutisht nuk e pranoj, sepse jam me të drejtë dhe s’lejoj njeri ta mohojë këtë gjë.

Kur kam qenë gabim, kam qenë unë që i kam kërkuar falje profesorit, por tani jo më. E them hapur, Starova nuk më do në ekip siç ka bërë dhe me disa lojtarë të tjerë që i ka prerë në besë…

Pse Starova ka mllef ndaj jush dhe kë ka prerë në besë?

Arsyeja pse Starova ka mllef ndaj meje është sepse kemi debatuar kushedi sa herë. Por në sy të publikut ai hiqet sikur më ka lojtar të preferuar, por në të vërtetë është e kundërta.

Ai ka një urrejtje të madhe ndaj meje dhe, nëse do të kishte në dorë diçka, ai do të më kishte larguar nga ekipi sa më parë. Ndërsa për lojtarët që ka prerë trajneri Starova në besë, besoj se i dinë të gjithë largimet me bujë nga Partizani…”.

Atletët e të dy Koreve nën një flamur të vetëm në hapjen e Olimpiadës

Atletët nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut do të ecin nën një flamur të vetëm në hapjen e Olimpiadës Dimërore 2018 që do të mbahet në PyeongChang.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zyrtarët të cilët kanë biseduar në fshatin Panmunjom në kufirin mes dy vendeve kanë vendosur që sportistët në ceremoninë e hapjes së lojërave të ecin nën flamurin e “Koresë së Bashkuar”.

Zyrtarët gjithashtu kanë theksuar se dy vendet do të formojnë edhe një ekip hokeji për femra. Sipas tyre, Koreja e Veriut në PyeongChang do të dërgojë 230 nxitëse të tifozëve dhe një ekip prej 30 personash të shfaqjes për tekvando.

Koretë përpara Olimpiadës që do të mbahet nga data 9-25 shkurt do të zhvillojnë një ngjarje të përbashkët kulturore në Malin Kumgang në lindje të Koresë së Veriut dhe një stërvitje të përbashkët në Qendrën e skive Masikryong.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut me Lojërat Olimpike Dimërore filluan përsëri bisedimet e nivelit të lartë pas një pazue dyvjeçare.

Ronaldinho i thotë lamtumirë futbollit

Ronaldinho në 2002 e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit ndërsa në vitin 2006 me Barcelonën e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve. Në 2005 Ronaldinho ishte fitues i çmimit “Topi i Artë”

STAMBOLL – Futbollisti brazilian Ronaldinho i ka thënë lamtumirë fushave të blerta.

Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis, për yllin 37 vjeçar tha se do të zhvillohen organizime të ndryshme në Brazil, Evropë, Azi si dhe në nivel kombëtar.

Ronaldinho i cili karrierën e tij pas klubeve Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan e vazhdoi në Brazil, që nga viti 2015 nuk ka luajtur për asnjë ekip.

Në vitin 2002 ai e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit ndërsa në vitin 2006 me Barcelonën e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve. Në vitin 2005 Ronaldinho ishte fitues i çmimit “Topi i Artë”. aa

Armando Duka paditet në gjykatë, zbulohet arsyeja

Kreu aktual i Federatës së futbollit shqiptar, Armando Duka duket se do të përballet në gjykatë pas një padi që është ngritur ndaj tij.

Administratori i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së. Padia ka të bëjë me shoqatat fantazmë të paregjistruara në gjykatë. “Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme. Janë 12 shoqata të paregjistruara. Besoj se tani fjalën e ka Prokuroria.”, ka thënë Idrizi pas kallëzimit në Prokurori.

Kampionia e botës me doping, reagon presidenti i Federatës: Është e pastër, por nuk e lëmë me kaq!

Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza është shprehur i shqetësuar nga situata.

Ai ka deklaruar për Panorama Sport se ka bindjen se peshëngritësja Romela Begaj  është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.

Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza për gazetën!

Volejbollistja shqiptare habit italianët, deformon topin në shërbim

“Fuqia e një ‘lokomotive’ të skuadrës ‘Lpm Pallavolo Mondovì’!”, shkruajnë mediat italiane për volejbollisten e talentuar të ekipit tonë kombëtar, që luan në serinë A2 në kampionatin kombëtar italian. “Volejbollistja Erblira Bici ‘shtrembëron’ topin gjatë një shërbimi në fitoren 3-0 të skuadrës së saj, ‘Lpm Pallavolo Mondovì’, ndaj ‘SIGEL Marsala Volley’, gjatë setit të tretë, kur ajo po realizonte pikën e 22-të! Erblira është duke u ngjitur nëpërmjet punës dhe përkushtimit në stërvitje”, shkruhej midis të tjerave.

 

Duke vijuar më tej, shtypi italian thekson: “Ka nisur të shfaqet ulërima e një kampioneje. Janë 15 pikë të tjera të shënuara nga volejbollistja me numrin 1 në skuadrën e Mondovit dhe është regjistruar një tjetër fitore karakteri për skuadrën e saj.

erblira-bici-me-krahet-hapur

Edhe pse kanë mbetur 14 ndeshje deri në fund të kampionatit, skuadra për të cilën luan lojtarja e kombëtares kuqezi është shumë pranë titullit kampion. Duke qenë se i ka mundur në fazën e parë të dy rivalet kryesore të kreut, por edhe pretendentet e tjera, duket se kundërshtarja e vetme për skuadrën e shtatlartës shqiptare, do të jetë vetëm vetja, drejt marshimit në Serinë A1. Përgëzime, Erblira!”, përfundon komenti i shtypit italian.

Bici2

Cristiano kërkon të largohet drejt Manchester United

Sipas sportives spanjolle “AS”, sulmuesi portugez ndihet i mashtruar nga premtimet e rinovimit të kontratës nga ana e Presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, dhe ka vendosur që ta mbyllë aventurën me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

Për momentin, prioriteti i tij është kthimi te Manchester United, që e konsideron si vendin ideal për të vazhduar trajektoren e sukseseve. Me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo ka luajtur në periudhën 2003-2009 dhe ka fituar Topin e Artë të parë në karrierë.

Mendohet se vendimin për t’u larguar, numri 7 i madrilenëve ia ka thënë edhe disa shokëve të skuadrës.

Pas ndeshjes së shkëlqyer në finalen e Kardifit kundër Juves, Cristianos iu premtua rinovimi i kontratës me përmirësim page, por kjo gjë nuk ka ndodhur.