VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lojë e ulët “me amerikanë”

By | January 13, 2019

Komentet

Ardian Ndreca: E mori dosjen Camaj në mënyrë të paligjshme, Tare: U konsultova aty

Fatmira Nikolli – Dosja është marrë në mënyrë të paligjshme dhe ka tendenca denigruese ndaj Martin Camajt”. Ishte kjo deklarata e ashpër e studiuesit Ardian Ndreca për artikullin e Auron Tares për Camajn e Koliqin si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete.

Studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë tregohet shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai madje, hedh akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është “pa metodë shkencore, pa rend logjik. Ai përpiqet të denigrojë figurën e Camajn. Tare e mori dosjen në menyrë të paligjshme pranë Autoritetit dhe për këtë Auroriteti duhet të përgjigjet. Ai thotë se Camaj firmosi për Sigurimin e Shtetit, por nuk thotë, se ai u arratis më pas dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë raportuar pranë Sigurimit”. Sipas tij, mes të vërtetave janë fshehur edhe detaje me rëndësi. “Ka tendenca denigruese, Camaj firmosi, por s’bashkëpunoi. Më pas, ai ka bashkëpunuar dhe ka folur me persona të ndryshëm. Bashkëpunimi i Camajt ka qenë me gjermanët, por këto kanë qenë konsultime duke qenë se ai pyetej për çështje të ndryshme. Janë detaje të vogla, por në këto detaje, bëhet çështja. Ndreca jep edhe arsyet se pse shumë shqiptarë bashkëpunuan për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. “Po, Koliqi e Camaj kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja. Janë shkruar dhjetra libra për këtë çështje dhe ka libra që shpjegojnë puzzle-n e bashkëpunimeve”. Sipas Ndrecës,  bashkëpunimi ka qenë krejt i zakonshëm për intelektualët e lindjes për të rrezuar qeveritë e vendeve nga vinin. Në anën tjetër, ai sqaron edhe çështjen e financimit që pretendohet nga Auron Tare për revistën “Shejzat” të Koliqit. “Bëhet fjalë për financime të revistës Shejzat që tani drejtor unë. Nëse ka pasur financime të tilla, e para kjo duhet vërtetuar. Por në fund, duhet të shohim se fryti i subvencioneve ka qenë pozitiv, ndryshe nga Sigurimi i Shtetit që paguante marksistë e leninistë, që paguante për  vrasje. Sepse janë bërë një sërë vrasjesh në Europë nga sigurimi, ai nuk ka financuar për kulture. Ndërsa subvencionet e Koliqit kanë rezultat kulturor” –thotë Ndreca. Ai mendon se gjykimi historik mbi Camajn  nuk mund ta japë Tare ndërsa thotë se konteksti kur u krijuan dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, duhen pare me reverva. “Dokumentet e ish-Sigurimit nuk jane ar i kulluar. Duhen marrë me rezerva. Nëse para 1990-ës dosjet janë përdorur, pas 1990-ës, dosjet janë shperdoruar”. Ndreca i jep një tjetër lexim situtaes, duke hedhur hije dyshime mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve. “Ka përpjekje per te hedhur balte mbi klerin katolik dhe  baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj kohe. Nëse Autoriteti i Dosjeve e lejon këtë, e humb misionin e tij”. Më anën atjetër, ai krahason dokumentet e Sigurimit me ato të KGB-së e Stasit kur thotë se s’ka histori serioze me materiale Sigurimi e KGB-je. Debatet për figura të njohura të letrave shqipe, kanë ngjallur gjithnjë ndjeshmëri të lartë publike.

REAGIMI I AURON TARES
Në interesim të të gjithë gazetareve apo studiuesve që ditët e fundit janë përfshirë në debatin mbi shkrimin tim “Dritëhije në Histori” botuar në “Peizazhet e Fjalës”, ku flitet për disa të panjohura në lidhje me shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund t’ju them se:

Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan ndodhen në
700 Pennsylvania Avenue, NW. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Një numër i kufizuar është online pjesa më e madhe jo.

Për të interesuarit mund të shtoj se do të ishte më ekonomike marrja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nëpërmjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet të aplikoni paraprakisht të merrni miratimin dhe pasi të paraqiteni me kartën e duhur mund të kërkoni Dosjet. Rekomandimi nga një Institucion shkencor është i rekomandueshem për akses më të menjëhershëm. Për Dosjet e Arkivit Britanik, ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives/Keë, Richmond, Surrey, TË9 4DU. Dosjet e periudhës së Luftës janë të Deklasifikuara. Disa Dosje për Operacionet kunder Shqipërisë në periudhën 48-59 ende nuk janë hapur.

Për Dosjet e Sigurimit të Shtetit të Deklasifikuara dëshiroj t’ju bëj me dije se ndodhen në Fondin e AIDSSH. Duke parë reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do të doja t’ju bëj me dije se me interesimin e një studiuesi që ka shkruar për një kohë të gjatë për çështjet e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe te Pas Luftes jam paraqitur në Autoritetin AIDSSH shpesh herë ku me një korrektësi më janë vënë në dispozicion për njohje një seri Dosjesh për të cilat kam qenë i interesuar, ndër të tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti “Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.
I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt është miratuar ndërsa ‘Dosja e Koliqit’ ende është në përpunim. Në shkrimin tim të botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar të gjithë materialin e konsultuar paraprakisht në këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur në CD për t’u tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditësh per t’u paraqitur për marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marrë dhe për ta pasur në koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur më parë. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të më kontaktoni direkt. Për autenticitetin e materialit të botuar jam përgjegjës publik. Në se ndokush pretendon se në këto materiale ka shtrembërimi apo material jo të vërtetë përgjegjësia bie mbi mua. Ju faleminderit.

Thaçi dhe Rama lobuan për copëtimin e Kosovës, duhet të japin dorëheqje – Nga ALEKSANDËR BIBERAJ

HASHIM THACI DHE EDI RAMA DUHET TE JAPIN DOREHEQJE DHE TE GJYKOHEN PER TRADHTI KOMBETARE! QEVERIA HOTI E PROJEKTUAR NGA HASHIM THACI SI QEVERI KURBAN KOLABORACIONISTE E SERBISE! KOSOVA DUHET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE TE REJA! VETEM NJE QEVERI MBAREKOMBETARE E DALE NGA ZGJEDHJET DHE NJE PRESIDENT I RI I VOTUAR NGA PARLAMENTI I RI MUND TE NEGOCIOJNE ME SERBINE! NEGOCIATAT ME SERBINE SI PALE E BARABARTE APO SUPERIORE DHE JO SI VASAL!



Ish-Keshilltari i Sigurisë së Presidentit Amerikan Donald Trump, John Bolton tronditi por edhe qartësoi në fundjavë opinionin publik shqiptar kudo që ndodhet, me rrëfimin e tij për gazetarin Rober Papa, duke ndërtuar skemën e krimit të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, me bekimin, lobimin dhe mbështetjen edhe të Tony Blairit dhe të Alex George Sorosit. Tani pazlli është mëse i qartë dhe i plotë, dhe dihet se çfarë ka ndodhur që nga viti 2018, kohë kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lançoi i pari idenë e copëtimit të Kosovës, nëpërmjet “shkëmbimit të tërritoreve” apo “ndarjes së kufijve”. Hashim Thaçi me përkrahjen, lobimin dhe mbështetjen e Edi Ramës, ka bërë pazare të pista me Aleksandër Vuçiçin për trojet shqiptare të lara në gjak shqiptarësh ndër shekuj, ka bërë pazare të pista me armikun e betuar të shqiptarëve, pasuesin e Sllobadan Milloshevicit dhe Vojisllav Sheshelit, me atë që do të deklaronte para 25 vitesh se “për çdo serb të vrarë do të vriste 100 muslimanë”.

Dhe më e keqja e të këqijave është se ky pazar është bërë në kanale te zeza krejt informale, pa dijeninë dhe pa miratimin e Kuvendit, Qeverisë apo Partive Politike në Kosovë, duke shkelur jo vetëm kompetencat e tij kushtetuese si garantues dhe mbrojtës i sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës, por edhe Kushteteutën dhe Legjislacionin në Kosovë. Gjithçka që ka bërë Hashim Thaçi ka qenë në funksion të copëtimit të trojeve shqiptare, përfshirë edhe rrëzimin e qeverisë legjitime të Albin Kurtit dhe krijimin e qeverisë kukull “Hoti”, qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe votat serbe, me sa duket qeveri kjo e projektuar nga Hashim thaçi për të qenë qeveri kolaboracioniste me Serbinë e Aleksandër Vuçiçit. Shkaqet dhe arsyet, pasi të japë dorëheqje si President, le t’ia shpjegojë gjykatës Hashim Thaci, kur të paditet për tradhëti kombëtare dhe cënim të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës. Fatkeqësisht palë dhe bashkëpunëtorë shumë aktivë, lobuese dhe mbështetëse është bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka mbështetur këtë projekt të zi, duke mbështetur pa rezerva Hashim Thaçin, përfshirë edhe vizitën e turpshme dhe të dështuar që bëri në Kosovë javën e kaluar.

Edi Rama ka lobuar nëpërmjet këshilltarit të tij britanik dhe noterit e tij politik, duke pasur si zëdhënës këshilltarin tjetër shqip-folës Baton Haxhiun, i cili ka shkuar edhe më tej se copëtimi i Kosovës, duke kërkuar amnisti për krimet makabre serbe në Kosovë. Pengesa që quhej Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë me emrin Ditmir Bushati, duhej “hequr qafe” nëpërmjet zëvëndësimit pa asnjë shkak me Gencin e Batonit në dhjetor 2018!? Të njëjtat shkelje që ka bërë Hashim Thaçi në Kosovë ka bërë edhe siamezi i tij në Tiranë, “lideri global” Edi Rama, duke shkelur Kushtetuten dhe Legjislacioni respektiv, pasi nuk ka njoftuar as Presidentin, as Kuvendin, as Qeverine dhe as Partitë Politike. Në këto kushte, gjëja e parë do të ishte doreheqja e të dyve, si e Hashim Thaçit ashtu edhe e Edi Ramës, pasi kanë tentuar të cënojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, gjë që juridikisht klasifikohet si tradhëti kombëtare, dhe siç parashikon edhe legjislacioni është vepër juridikisht e dënueshme.

Nga ana tjetër, është mëse e qartë që qeveria “Hoti” nuk ka legjitimite moral dhe as mbështetje popullore, aq më pak për të negociuar me Serbinë kur varet nga votat serbe, kështu që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, ku një qeveri 100% shqiptare, me legjitimitet të plotë, pse jo një koalicion gjithëpërfshirës, të zgjedhë një president të ri, dhe të negociojë me Serbinë si palë e barabartë apo superior, dhe jo si vasal!

Camaj agjent? Reagon Akademia e Shkencave, kujton fjalët e Kadaresë: Një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë!

Ka reaguar Akademise e Shkencave të Shqperisë pas debatit të madh për Martin Camajn, pas publikimit të një shkrimi nga Auron Tare.


Përmes një reagimi zyrtar, Akademia e cilëson si nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, duke iu referuar edhe percaktimit të bërë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

DEKLARATA E PLOTË

Martin Camaj – një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Tiranë, më 9 korrik 2020

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Publikohen detaje të reja nga vdekja e George Floyd

Në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë në detaje momentet e fundit të jetës së Georde Floyd, i cili vdiq pasi një polic e shtypi me gju në qafë për gati nëntë minuta.

Sipas transkripteve të gjykatës, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e George Floyd, i tha atij të ndalojë së foluri derisa vazhdimisht i shtypte qafën me gju.

“Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

Floyd u përgjërua për ndihmë ndërsa ishte i shtrirë në tokë, sipas transkriptit të bërë publik të mërkurën, si pjesë e një mocioni të paraqitur në Gjykatën shtetërore të Mineapolis.

“Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

Polici Derek Chauvin, u përgjigj “atëherë ndaloni së foluri, ndaloni të bërtisni, shpenzoni shumë oksigjen duke folur”.

Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë.

Tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

Dokumentet ofrojnë fotografinë më të qartë të momenteve të fundit të Floyd. Vdekja e tij në maj nxiti trazira në pothuajse tërë botën.

Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.
Çfarë ka ndodhur që nga vdekja e Floyd?

Incidenti ka nxjerrë në pah plagët e thella mbi pabarazinë racore në SHBA. Për shumë njerëz, zemërimi ndaj vdekjes së Floyd reflektoi gjithashtu vite të zhgënjimit për pabarazinë socio-ekonomike dhe diskriminimin.

Pas publikimit të pamjeve të vdekjes së Floyd, shpërthyen protesta në shumë qytetet të SHBA-së.

Forcat e policisë, qeveritë dhe bizneset premtuan reforma në trajtimin e pabarazisë racore.

Më 26 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një Projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.

Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.

Projektligji është emëruar sipas George Floydit.

Zyrtarët e Pentagonit dëshmi para Kongresit

Drejtuesit e lartë të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA do të dëshmojnë në Kongres më 9 korrik për përgjigjen e autoriteteve ndaj protestave pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë trazirave të muajit të kaluar të shkaktuara nga vrasja George Floyd në polici kujdestarisë.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe gjeneral Mark Milley, do të dëshmojnë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte insistuar për një reagim më agresiv ndaj trazirave, përfshirë përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në Uashington.

Derisa trazirat po vazhdonin, Esper dhe Milley u panë duke e shoqëruar presidentin, i cili vizitoi një kishë përballë Shtëpisë së Bardhë.

Ata më vonë shprehën keqardhje për veprimet e tyre dhe thanë se pjesëmarrja e tyre në fotografi ishte e papërshtatshme.
Përgatiti: Kestrin Kumnova

Zbulohet misteri? Sa i gjatë ishte Skënderbeu

Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra e detaje nga më të voglat.

Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm.

Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti? Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij, shkruan “Koha.net”.

Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:

“Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje.

Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar. Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore prej 1.75 m.

Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra.

Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m.

Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë.

Vrau 4 punonjës policie, Gjykata e Elbasanit i hap Dritan Dajtit rrugën për lirimin me kusht

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht dhe nuk dihet pse, pikërisht ky prokuror ishte ai që përfaqësonte akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve. Sipas dokumentacionit që disponon “Shqiptarja.com”, thuhet se Dritan Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajsi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001. Rezulton se në 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se “…deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis. Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim. Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasja, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Koliqi e Camaj agjentë? Reagon Auron Tare që publikoi dokumentet e CIA-s: Nëse mendoni se ka shtrembërim…!

Vijon debati mes studiuesve lidhur me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane mbi të shkuarën e shkrimtarëve Ernest Koliqi e Martin Camaj, nëse kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja.

Studiuesi Auron Tare, i cili publikoi dokumentet duke ngjallur një debat të fortë, tregon përmes një mesazhi në “Facebook” se ku ndodhen Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan, ndërsa tregon edhe rrugën si mund të gjenden ato.

“Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua”, shkruan mes të tjerash studiuesi.

Mesazhi i studiuesit Auron Tare:

Ne interesim te te gjithe gazetareve apo studiuesve qe ditet e fundit jane perfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund tju them se:

Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne
700 Pennsylvania Avenue, NW. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo.

Per te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nepermjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merni miratimin dhe pasi te paraqiteni me karten e duhut mund te kerkoni Dosjet. Rekomandimi nga nje Institucion shkencor eshte i rekomandueshem per akses me te menjehershem.

Per Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives
Kew, Richmond, Surrey, TW9 4DU

Dosjet e periudhes se Luftes jane te Deklasifikuara. Disa Dosje per Operacionet kunder Shqiperise ne periudhen 48-59 ende nuk jane hapur.

Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara deshiroj tju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja tju bej me dije se
me interesimin e nje studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate per ceshtjet e historise se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektesi me jane vene ne dispozicion per njohje nje seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Cam” Komiteti Shqiperia e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.

I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndersa Dosja e Koliqit ende eshte ne perpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditesh kam shfrytezuar te gjithe materialin e konsultuar paraprakisht ne keto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit eshte hedhur ne CD per tu terhequr prej meje.

Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar perpara 10 ditesh per tu paraqitur per marjen e materialit. Jam paraqitur sot per ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Per cdo informacion te metejshem mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua. Ju faleminderit.

Camaj, Koliqi dhe shërbimet sekrete – Nga Blerim Latifi

E lexova shkrimin “Mite të rreme” të Auron Tares. Duke sjellë fragmente nga dosje të CIA-s, Tare përpiqet të na bindë se dy shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, na paskan punuar për shërbime sekrete, të cilat gjatë kohës së Luftës së Ftohtë kishin qëndrime armiqësore ndaj Shqipërisë komuniste. Camajn madje e paraqet si një intelektual në shërbim të UDB-së jugosllave. Duhet theksuar që në fillim : fragmentet që publikon Tare nuk provojnë ndonjë gjë thelbësore. Fragmentet, në përgjithësi, kanë vlerën e problematizimit të gjërave, por jo edhe të dhënies së përgjigjeve përfundimtare në çështjet që ato ngritin.

Për të ditur nëse Camaj ishte në shërbim të UDB-së, gjëja e parë dhe e fundit që duhet bërë është hyrja në arkivat e saj që ndodhen në Beograd, e të cilat Tare kurrë nuk i ka parë me sy. E vërteta ndodhet në ato arkiva. Derisa nuk kemi qasje në to, ne, ose duhet të heshtim, ose nëse nuk mund të heshtim, detyrohemi të futemi në botën e spekulimeve, të cilat i ushqejmë me burime informacioni të tërthorta ose të dorës së dytë e të tretë.

Është ditur qysh në krye të herës se Koliqi dhe Camaj kanë qenë armiq të regjimit komunist në Shqipëri. Jo vetëm të deklaruar, por edhe armiq të angazhuar. Camaj kishte ikur nga Shqipëria në kohën e prishjes së saj me Jugosllavinë, e cila ishte pasojë e prishjes midis Titos dhe Stalinit. Secili shqiptar që kalonte kufirin dhe futej në Jugosllavi përfundonte në duar e sigurimit jugosllav dhe për Camajn nuk mund të kishte tjetër fat. Dihet gjithashtu se UDB-ja planifikonte që të arratisurit nga Shqipëria t’i fuste në përdorim për qëllimet e luftës së saj propagandistike kundër regjimit të Enver Hoxhës. Se a përfundoi Camaj si një agjent i UDB-së, fragmentet e Tares nuk e provojnë një gjë të tillë. Karriera akademike e Camajt në Beograd nuk mund të merret si dëshmi të punësimit të tij në UDB. Për një arsye themelore : regjimi i Titos, në dallim nga regjimi i Hoxhës, mundësonte që dikush të bënte karrierë akademike edhe pa qenë pjesë e strukturave politiko-shtetërore të Partisë Komuniste Jugosllave. Një gjë e tillë ka qenë e shprehur sidomos pas prishjes së Titos me Stalinin, kur në Jugosllavi u krijua një klimë më liberale, sidomos në fushën e kulturës dhe shkencës. Liberalizmi shkencor, kulturor e letrar i duhej Titos si instrument për të fituar mbështetje nga Perëndimi në kushtet e bllokadës prej blloku sovjetik. Nëse dikush përpiqej që këtë liberalizim ta shtrinte edhe në fushën e institucioneve politike, përfundonte prapa hekurave. Shembulli më i famshëm në këtë rast është ai i Milovan Gjilasit, njëri prej njerëzve më të afërt të Titos, i cili u përjashtua nga partia dhe më pas edhe u burgos për shkak të qëndrimeve të tij liberale dhe kritikës publike që i bënte ideologjisë komuniste.

Sa i përket rekrutimit në shërbimet sekrete, në shumë raste regjimi jugosllav nuk ka vepruar përmes rekrutimit të drejtpërdrejtë, por përmes rekrutimit indoktrinues. Ky do të thotë se një person fillimisht është indoktrinuar me besimet e regjimit dhe pastaj ai në mënyrë vullnetare është vënë në shërbim të tij. Mbase me Camajn kanë vepruar në këtë mënyrë, por largimi i tij në Itali dhe më pas në Gjermani na lë të kuptojmë se jugosllavizimi i ushtruar mbi të nuk ka pasur sukses. Martesa e Camajt me një studente serbe është një dëshmi më shumë se Camaj ishte vënë në ingranazhin e jugosllavizimit. Studentja Nina, me të cilën Camaj u martua, ishte motra e Dimitrije Bogdanoviçit, një historian serb i periudhës mesjetare të Ballkanit. Pas vitit 1966, kur ndodhi rënia e Rankoviçit, përfaqësuesi më lartë serb në kupolën e pushtetit jugosllav, Bogdanoviçi, sëbashku me shumë intelektualë serbë, u kthye në pozicione të nacionalizmit serb. Nga viti 1966 e tutje Dimitrije Bogdanoviçi u shndërrua në njërin nga zërat më të njohur të nacionalizmit historiografik serb. Ai së bashku me shumë të tjerë rigjallëruan mitet serbe mbi Kosovën, Mitin e Betejës së Kosovës të vitit 1389, Mitin e Kosovës mesjetare pa shqiptarë, Mitin e ardhjes së shqiptarëve në Kosovë pas vitit 1689 me ndihmën e Perandorisë Osmane dhe kryemitin e viktimizimit shekullor të popullit serb nga shqiptarët e Kosovës. Për kontributin e tij Bogdanoviçi, në moshë relativisht të re, arriti të bëhej pjesë e Akademisë Serbe të Shkencave, e cila një pjesë të kontributit të tij e përfshiu në Memorandumin e saj të vitit 1986, një pamflet pseudoshkencor, që shërbeu si bazë teorike për regjimin e Milosheviçit. Ndarja e Camajt nga gruaja e tij serbe ndodhi pikërisht në kohën kur vëllai i saj u radikalizua. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkaqet që lidhen me këtë zhvillim. Sidoqoftë, fjalën përfundimtare për këtë duhet ta thonë ata që do të marrin mundimin për të shkruar biografinë dokumentare të Camajt.

Jugosllavizimi i shqiptarëve që iknin nga Shqipëria ka qenë vetëm njëra nga metodat e përdorura nga UDB-ja. Ka ekzistuar edhe një plan më i gjërë për infiltrimin e shërbimeve sekrete jugosllave në të gjithë emigracionin shqiptar antikomunist. E gjithë kjo përpjekje bëhej me qëllim që në rast të një konflikti midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të nxitur nga Moska, të krijohej një forcë shqiptare e cila do të rreshtohej në frontin kundër regjimit enverist. Në fillim të viteve 60 të shekullit XX, kur rreziku i një agresioni sovjetik mbi Jugosllavinë kishte kaluar dhe vetë Shqipëria ishte prishur me Moskën, Tito hoqi dorë nga aktivitetet e infiltrimit të shërbimeve sekrete në emigracionin shqiptar. Se cila ka qenë shkalla e efektshmërisë së këtij infiltrimi dhe cilët kanë qenë personalitetet që kanë rënë në rrjetin e tij, këtë mund ta dimë vetëm atë ditë kur arkivat e UDB-së do të jenë në dispozicionin e hulumtuesve profesionistë. Një gjë dihet me siguri, emigracioni shqiptar antikomunist në masën dërmuese të tij përbëhej nga nacionalistë, të cilët nuk ishin vetëm antienveristë, por gjithashtu edhe antijugosllavë. Nacionalistët shqiptarë që pas fitores së komunizmit në Shqipëri u larguan nga vendi, në kritikën e tyre ndaj komunizmit shqiptar e theksonin vazhdimisht idenë se ky komunizëm ishte pjellë e komunizmit jugosllav. Camaj dhe Koliqi natyrshëm i takonin kësaj pikëpamjeje. Pra, logjikisht, ata nuk mund të vepronin kundër regjimit komunist të Tiranës duke qenë në shërbim të regjimit komunist të Beogradit. Në këtë kontekst nuk mund të përjashtohet mundësia që ata ishin në shërbim të agjencive të inteligjencës të vendeve perëndimore, të cilat krahas aktiviteteve diversante kundër regjimeve komuniste, angazhoheshin edhe në atë që njihet si “Lufta e ftohtë në fushën e kulturës”. Përplasja midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste, në thelbin e saj, e kishte edhe komponentën ideologjike. Kjo gjë nënkuptonte që mekanizmat e të dy kampeve ideologjike përpiqeshin t’i përfshinin në radhët e tyre intelektualët, shkrimtarët, artistët, njerëzit e letrave në përgjithësi.

Në vitin 2013 Universiteti i Princeton-it kishte botuar një seri raportesh të CIA-s në të cilat shihet se si tre filozofë të njohur të Shkollës së Frankfurtit, Franz Neumann, Herbert Marcuse dhe Otto Kirchheimer, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, kishin punuar në shërbimet e inteligjencës amerikane, në funksion të luftës së tyre kundër nazizmit dhe më pastaj edhe kundër komunizmit. Të tre këta filozofë i përkisnin rrymës filozofike të njohur si marksizmi perëndimor.

Ekziston edhe një rast tjetër edhe më i njohur. Në vitin 1950 në Berlinin perëndimor u krijua Kongresi i Lirisë Kulturore. Ky forum tubonte emra të njohur të filozofisë dhe shkencave sociale, të cilët mbanin konferenca, simpoziume dhe publikonin artikuj e vepra, përmes të cilave zhvillonin një kritikë sistematike ndaj ideologjisë komuniste të bllokut sovjetik. Ndër emrat që u angazhuan në aktivitetin e këtij forumi ishin filozofët e njohur Karl Jaspers, Raymond Aron, Bertrant Russell, John Dewey Benedetto Croce, Sidney Hook,  Alfred Ayer, Richard Lowenthal, pastaj historiani Arthur  Schlesinger, e shumë të tjerë. Vite më vonë u morr vesh se ky forum ishte themeluar dhe financohej nga CIA. Ka pasur edhe forma të tjera përmes të cilave CIA dhe shërbimet tjera të inteligjencës perëndimore përpiqeshin që intelektualët t’i hidhnin në luftën e ideve kundër ideologjisë komuniste. Camaj dhe Koliqi mund të kenë qenë pjesë e këtyre përpjekjeve. Kjo nuk përbën njollë në biografinë e tyre. Njollë do të përbënte nëse ata do të angazhoheshin në shërbime që kishin qëllime antishqiptare. Deri me tani nuk kemi dëshmi të kësaj natyre. Dëshmitë që kemi na tregojnë se Camaj dhe Koliqi, derisa vdiqën, punuan vazhdimisht për afirmimin e vlerave kulturore të kombit të tyre. Ky fakt dëshmon se ata nuk mund të ishin pjesë e lojërave të fshehta të luheshin në kurriz të kombit shqiptar, edhe pse regjimi komunist i Tiranës secilin shqiptar që fliste kundër tij përpiqej ta damkoste si tradhtar të kombit. E njëra nga format më të shpeshta të damkosjes ka qenë pikërisht etiketimi i tyre si bashkëpunëtor të UDB-së.

Ridënimi i simboleve të katolicizmit shqiptar – Nga Ermal Mulosmani

Në esenë e tij “Ra ky mort e u pamë”, Ismail Kadare, vë në dukje një fenomen mjaft të çuditshëm, vetëm 2 muaj pas lirisë së Kosovës. Më 25 Gusht 1999, një shkrim i një intelektuali shqiptar (të cilit Kadare nuk ia përmend emrin por nuk e fsheh vlerësimin për të) titullohej “Fashizmi kosovar, turp i shqiptarëve”. Artikulli në fjalë, siç kuptohet nga titulli, merrte në mbrojtje serbët e Kosovës ndaj sulmeve të shqiptarëve. Kadare kritikon pakujdesinë me të cilën po trajtohet ky fenomen duke e quajtur “të palejueshëm sidomos titullin e shkrimit”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Edhe më dëshpërues është zelli i një tufe djemsh e vajzash të reja, që punojnë siç duket, pranë organizatave ndërkombëtare për ta shpërndarë me entuziasëm shkrimin. Shtrohet pyetja “çfarë i ndezi kaq shumë këta të rinj në këtë artikull? Si është e mundur që kaq shpejt harruan martirizimin e Kosovës për të klithur për “fashizmin kosovar”? Shpjegimi nuk është i ndërlikuar po të kihet parasysh ajo sëmundje e rëndë i ra një zhgani intelektualësh në Shqipëri për t’u ngritur kundër popullit të tyre. U ngritën në emër të paanësisë, “të mungesës së nacionalizmit”, të një vizioni kinse të emancipuar modern të politikës etj etj, kurse në fakt u ngritën të shtyrë nga interesat më meskine: të fitojmë simpatinë e zyrave sterile ndërkombëtare e bashkë me simpatinë të fitojmë edhe bursat, udhëtimet, stazhet etj”….

Po ju prisni pak he burra. Lëreni pak “fashizmin kosovar” se dy muaj kanë kaluar nga “kanibalizmi serb”.

Kujdes me titullin sidomos – thoshte Kadareja atëherë.

Ku dua të dal me këtë. Po te Auroni pra, te Auroni. Edhe mua më shumë se asgjë më bëri përshtypje titulli:  “Mite të rremë”! Qysh të rremë Auron? Dmth janë falso? Nuk janë gjuhëtarë e letrarë të devotshëm? Ku është baza e mitit të tyre?

Mirëpo ai kastile bën sikur fama e tyre është nga jeta dhe jo nga vepra. Të merresh me autorin e mendimit dhe jo me mendimin është një praktikë e njohur, sidomos në politikë. Demagogët e njohin dhe e përdorin rëndom.

Ai e din shumë mirë se populli ynë më shumë merret me telenovelën dhe tymnajën se me letërsinë. E ushqen me konspiracion, spiunazh, dyshime, aludime dhe ja u bë. Martin Camaj u njollos. A thua nuk i mjaftoi njolla dhe mohimi 42 vjeçar por duhet një i ri tani, për brezat që do vijnë.

Sigurisht mu kujtua Kadareja me përcaktimin e zhganit të intelektualëve që në emër të vërtetës historike, në emër të paanësisë, të mungesës së nacionalitetit, të shpirtit global a universal, bëjnë zbulime kundër popullit të tyre.

Si ka mundësi që harxhojmë kaq energji për të zhbërë figura që kanë reputacion dhe janë përfaqësuese dinjitoze të vlerave të katolicizmit dhe veriut, dy  identiteve më të përbuzura dhe të ndëshkuara nga sistemi komunist? Përse ky kërkim kaq i zellshëm, shumëvjeçar, për të përmbysur me të vërteta të debatueshme, disa figura që dolën në dritë vetëm pasi ai sistem ra? Përse quhet e besueshme arkiva e Sigurimit kur dihet që gjithë karriera e Martin Camajt, e mëvonshme nuk ka asnjë gjurmë bashkëpunimi me armën e dashur të Partisë? Po sikur atë dokumentacion ta ketë falsifikuar kundërzbulimi për të dëmtuar figurën e Camajt në komunitetin shqiptar të diasporës apo edhe në vendet fqinjë?

Por jo, Tarja mendon se Sigurimi nuk vihet në dyshim, në dyshim vihet autori katolik i veriut. Pasi është sharë mbarë e prapë, për 42 vjet komunizëm me epitetet tradhtar e agjent i imerializmo-revizionizmit, duket se figura e tij mori një farë vlerësimi sporadik në postkomunizëm. Deri sa Tarja merr vesh që qenka bërë një veprimtari nga Ministria e Kulturës!

Po ky është kulmi!

Atëherë i hyn kërkimeve të dokumenteve të Fadil Kapisyzit, arkivave të deklasifikuara, ulet picërron sytë, harron të hajë, i përpirë në gjetjen e të vërtetës së madhe. Në fund bërtet: Eureka! : Janë agjentë të Sigurimit, UDB-së, fashizmit, nazizmit, japonezëve, CIA-s…

Si shoku Enver dikur…

Ua dëmtova edhe mitin e tyre katolikëve të veriut. Armiqtë e komunizmit do i diskreditoj të gjithë. Përtej dilemave që e shoqërojnë atë tekst keqdashës e të anshëm, në fund fare kam një pyetje “Kujt i shërbeu kjo e vërtetë nëse do ishte vërtetë e tillë”? Në fund fare vepra dhe jo jeta e tyre ka rëndësi për trashëgiminë kulturore.

Tani Auroni do merret pak me mitin e Zef Pëllumbit, Pjetër Arbnorit, Gjergj Elez Alisë, Lek Dukagjinit, Lekë Zaharisë e kompani.

“Marshi i Paqes”, të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë nderojnë viktimat

Zvornik

Të mbijetuarit e Srebrenicës ishin në fillim të kolonës së Marshit të Paqes që filloi mëngjesin e sotëm nga Maja e Zezë, afër Zvornikut, për të nderuar ata që u vranë në gjenocidin e kryer në vitin 1995 në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marshi i Paqes 2020”, i cili në aspektin e organizimit u mbajt në kushte të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), filloi nga Maja e Zezë në vend të Nezukut, siç ishte traditë në vitet e kaluara.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur mijëra njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në “Marshin e Paqes”, këtë herë dhjetëra persona u nisën nga Maja e Zezë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të bashkohen me ta në kampin Liplje.

“Marshi i Paqes” i këtij viti do të mbahet në tre faza, kështu që pjesëmarrësit do të kalojnë natën në Gllodi, ku dhe do të vendoset kampi. Natën e dytë (9 korrik) kampi do të vendoset në Mravnjaci. Mbërritja e pjesëmarrësve të “Marshit të Paqes” në Qendrën Përkujtimore Srebrenica-Potoçari pritet pasditen e 10 korrikut.

Kreu i Nënkomitetit të “Marshit të Paqes 2020”, Munir Habiboviq, tha se numri i pjesëmarrësve në Marshin e Paqes është kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ne duhet t’u përmbahemi masave epidemiologjike. Të mbijetuarit do të udhëheqin Marshin e Paqes. Të gjithë ata që u shfaqën mbrëmë deri në mëngjesin e sotëm në kampin e Lipljes do të jenë të akredituar dhe pjesëmarrës në Marshin e Paqes. Nuk do të kthejmë askënd. Unë nuk mund t’ju them numrin e saktë të pjesëmarrësve sepse kemi të akredituar këtu dhe në Liplje. Tani nuk mund të flasim për numrin e pjesëmarrësve, mund të ketë 500 pjesëmarrës. Secili pjesëmarrës duhet të plotësojë broshurën epidemiologjike, t’i matet temperatura”, tha Habiboviq.

Siç tha ai, kanë vendosur, nëse shfaqet një numër pak më i madh i njerëzve, do të vendosin radhë në vende të caktuar dhe në çdo 10-15 minuta do të lëshojnë nga dhjetë persona. Habiboviq njoftoi se ata po ashtu kanë numër më të madh të mjekëve dhe spitaleve mobile.

Në kolonë ishte edhe Almedin Beqiroviq, njëri nga të mbijetuarit e gjenocidit të vitit 1995.

“Fatkeqësisht, në këtë rrugë humba dy vëllezër. E kam kaluar tërë luftën në Srebrenicë. Në vitin 1995 u nisëm në Kodrën e Gurit për depërtim. Jam plagosur këtu. Vëllezërit më mbajtën. Në fund iu luta të më linin. Pas 48 ditëve mbërrita në territorin e lirë afër Kladanjit”, tha Beqiroviq.

Edhe sot, siç tha ai, ku kalon një pjesë të rrugës ku ka udhëtuar në vitin 1995, ai ndalet dhe thotë se ky është vendi i tij i ri i lindjes.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve që e dinë ku ndodhen varret masive, të na tregojnë atë”, tha Beqiroviq për AA.

Salih Mulaliq filloi sot nga Maja e Zezë në rrugën për në Potoçari.

“Unë jam nga të mbijetuarit e kolonës së vdekjes së muajit korrik 1995. Marshi i Paqes, për mua, mbi të gjitha, është një kujtesë e rrugës së vdekjes dhe shpëtimit, si dhe të të gjithë atyre që u vranë në këtë depërtim. Ne shënojmë Marshin e Paqes në mënyrë që të mos harrojmë atë që na ndodhi në vitin 1995. Le t’ua kalojmë brezave tanë dhe kurrë askujt të mos i përsëritet Srebrenica”, tha Mulaliq.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Muharem Mujçinoviq, i cili po ashtu i mbijetoi “rrugës së vdekjes”.

“Kam kaluar këtë rrugë 25 vite më parë. Është një ndjenjë e veçantë të jesh përsëri në këtë rrugë. Është një përsëritje e skenave të vdekjes dhe të jetuarit. Është e vështirë të kalohet kjo rrugë”, tha Mujçinoviq.

“Marshi i Paqes”, një ecje tre-ditore e organizuar që nga viti 2004 për të shënuar përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, simbolizon ruajtjen e kujtesës dhe parandalimin e mohimit të asaj që ndodhi në verën e vitit 1995 dhe përreth Srebrenicës.

Nga gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 i kryer nga ushtria e Republika Srpska, e cila mori ndihmë nga formacionet logjistike serbe, u vranë të paktën 8.372 civilë.

Në Varrezat në Qendrën Përkujtimore Srebrenica-Potoçari deri më tani janë varrosur 6.643 viktima të gjenocidit, ndërkohë në kërkim janë edhe mbi 1 mijë të zhdukur të Srebrenicës.

432 të mitur dhe 26 gra u varrosën në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Nga kjo shifër, 19 gra ishin viktima të gjenocidit, ndërsa të tjerët vuajtën gjatë vitit 1992.

Mbetje të viktimave të gjenocidit janë zbuluar në rreth 570 lokacione të ndryshme.

Viktima më e re e varrosur deri më tani në Potoçari është Fatima Muhiq, një vajzë e posalindur, ndërsa më e moshuara është Shaha Izmirliq, e lindur në vitin 1902.

Weber: Qëllimet e dialogut Kosovë – Serbi të thuhen qartë dhe publikisht

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është thënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti, në vizitën e tij të parë në Francë si kryeministër, të martën është pritur në Pallatin Elise në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një komunikatë për medie nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Hoti dhe Macron kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pas një ndërprerje prej afër 2 vjetësh do të rinisë më​ 12 korrik në Bruksel.

“Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoti gjendet për vizitë në Paris, tre ditë para samitit virtual nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe pesë ditë para rinisjes së dialogut në Bruksel, ku janë të ftuar kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga ambasada e Francës në Prishtinë është thënë që pas samitit të fundit në Berlin, vitin e kaluar, samiti virtual në Paris, ditën e premte, shënon vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

Weber: Të​ caktohet korniza e dialogut në​ Samitin e Parisit

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, pret që samiti nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, të premten, do të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Sipas tij, korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, i cili në mënyrë të qartë ndërlidhte perspektivën e Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, heqjes dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, “tashmë kanë humbur më krizën shumëvjeçare”.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet. Kjo duhet t’i bëhet me dije në mënyrë të qartë presidentit (Aleksandar) Vuçiq në Beograd dhe pastaj kjo duhet të jetë kornizë, përmes së cilës do të bisedonin përfaqësuesit e BE-së, zotëri Borrel dhe zotëri Lajçak”, thotë Weber.

Siç theksoi ai, është e rëndësishme që qëllimet e dialogut duhet të thuhen qartë dhe publikisht, “në mënyrë që të mos kemi të bëjmë me një lloj, siç thotë Serbia, të kompromisit, në të cilin gjithçka është e hapur kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Gjithashtu, Weber thotë që tashmë është krejtësisht e logjikshme që bisedimet nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian, të udhëhiqen nga presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Këtu kemi të bëjmë me kombinim të faktorëve dhe një prej tyre është shpallja e aktpadisë kundër presidentit (të Kosovës, Hashim) Thaçi”, ka thënë Weber.

“Duhet të përkujtojmë se që nga viti i kaluar kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilën BE-ja që nga fillimi e ka marrë seriozisht, dhe kjo ka të bëjë me atë që dialogun, nga ana e Kosovës duhet ta udhëheqë kryeministri. Duhet përkujtuar edhe që në samitin e Berlinit, në muajin prill të vitit të kaluar, fjalën kryesore e ka pasur kryeministri i atëhershëm, (Ramush) Haradinaj dhe jo zotëri Thaçi”, theksoi Weber.

Duke komentuar edhe takimin ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, i cili takim është dashur të mbahej me nismën e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, Weber thotë që mbetet të shihet nëse nga ai proces do të ketë diçka fare.

“Zotëri Grenell ka llogaritur në dy presidentët dhe nga vet ky fakt, pozicioni i tij është dobësuar pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi”, theksoi Weber.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, është anuluar pasi është publikuar që në Dhomat e Specializuara në Hagë është dorëzuar për shqyrtim aktpadia për krime të luftës ndaj Thaçit. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjashtë muaj kohë që të konfirmojë ose të hedhë poshtë aktakuzën, e cila është dorëzuar në muajin prill.

Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që, siç u tha, t’i jepet shans rinisjes së dialogut. rel

Grenell për Express: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut. 

Grenell thotë se nisma e Evropës ka mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe se është i lumtur teksa sheh evropianët që po organizojnë Videosamitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

Emisari i Trump pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek oraganizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”, ka thënë Richard Grenell ekskluzivisht për Gazetën Express.

Emisari amerikan thotë se SHBA ka punuar shumë për të vënë në pah se normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë është hapi i parë i rëndësishëm që çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu  ka thënë se shpreson që evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi thotë se ato janë qelësi për krijimin e vendeve të punës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fortë për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë qelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”, ka shtuar tutje Richard Grenell.

Ndërkohë në fund, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së, thotë se asnjëherë s’kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi brenda vitit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell thotë se s’kanë menduar asnjëherë për një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nga vetë fakti që janë fokusuar në çështjen e normalizimit të raporteve ekonomike mes dy vendeve.

Grenell thekson se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që të ketë sukes atëherë duhet të vazhdohet me ide të reja dhe kreative, pasi sipas tij populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve.

“Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh.Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çëshjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vemendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, ka përfunduar Richard Grenell./Gazeta Express/