VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LLALLA – PO HETOJMË KANDIDATË PËR VEPRA PENALE

By | May 19, 2015

Komentet

Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë Nga Arben Gjinaj

 

Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë

Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.

Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak.

Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm.

Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala.

Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.

Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë.

Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.

Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike.

E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit.

„Eno Peçi është balerin i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe solist që nga viti 2009.

Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.

Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai.

Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!

Sonte në oren 22 hapja e Opernballit do të transmetohet direkt ne kanalin ORF 2 te  Austrisë.

Eno Peçit yll i Operas të Vjenës dhe tani edhe koreograf i urojmë suksese!

Në fakt Eno Peçit nuk i janë ndarë kurrë sukseset!

(Video nga provat)

LIVE – Puçi i Shtetit, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

Kurti paralajmëron nga Stan Tërgu: Do të ketë shkarkime të reja të bordeve

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg.

Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu siç veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerë, nddërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai.

Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

Gjirokastër: U nderuan ish-të burgosurit politikë të burgut të Kalasë (video)

Raimond Kola

Në Gjirokastër u zhvillua dje një ceremoni në nderim të qindra të burgosurve politikë që humbën jetën dhe vuajtën dënimet më të ashpra në burgun e kalasë së këtij qyteti. Krahas një akademie kujtimore në hyrje të Kalasë u vendos një pllakatë nderimi që do të shërbejë edhe për t`i njohur vizitorët me këtë pjesë të historisë.

Burgu politik në Gjirokastër funksionoi nga viti 1946 deri ne vitin 1953 dhe ishte cilësuar si një prej më të tmerrshmëve për shkak të kushteve të izolimit dhe trajtimit të të brugosurve. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Institut i Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” po mbështesin përpjekjet për të sjellë në vemendje të opinionit shqiptar krimet e pandricuara gjatë regjimit komunist.

Në një akademi kujtimore të mbajtur në mjediset e Kalasë, kryetari i Shoqatës së të përndjekurve Nebil Çika tha se viktimat në këtë burg ishin te shumta dhe dyshohet se ne rrethinat e kalasë ndodhet edhe një varrezë masive.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi mori pjesë në ceremoni dhe tha se historia duhet respektuar. Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nderimi për viktimat e komunizmit në Shqipëri ishte një përgjegjësi e madhe e shoqërisë shqiptare.

Ndersa Drejtori i Institutit të Studimeve të krimeve të komunizmit Çelo Hoxha tha se aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme për t`u lënë brezave atë pjesë te historisw që nuk është ndri çuar.

Sipas të dhënave historike burgu i Kalasë së Gjirokastrës gjatë regjimit komunist pasonte atë të ndërtuar po në kala nga mbreti Zog. Burgu kishte një kapacitet prej 350 vetësh por me mbipopullim herë pas here deri në 750 persona dhe me kushte mjaft të vështira izolimi ku të burgosurit humbnin jetën nga sëmundjet, i ftohti dhe lagështira.

Në këtë burg vuajti dënimin Arshi Pipa, dramaturgu Ethem Haxhiademi dhe mjaft personalitete që u burgosën gjatë regjimit komunist.

Ambasadorja Yuri Kim takon Ramën, Metën dhe Bashën: Po ju vëzhgojmë, presim të silleni me përgjegjshmëri!

TIRANË

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Përmes një deklarate publikuar nga ambasada amerikane, ambasadorja Yuri Kim thekson se në fokus të diskutimeve me krerët e shtetit shqiptar ka qenë Konferenca e Donatorëve, e cila kaloi pritshmëritë, duke mbledhur 1.15 miliardë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Por, përveç Konferencës, ambasadorja Kim thekson se ka diskutuar me liderët shqiptarë “edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike”.

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi.

Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, thekson ambasadorja. bw

“Me 2 mars lidhim besën!” Meta – Ramës: Kryeministria e Kuvendi i kthehen popullit. Porosit poture të gjera

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars pasdite. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit. Edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, tha ndër të tjera Meta.

Këto deklarata erdhën pasi Presidenti u pyet se përse nuk e shpërndan parlamentin që cilëson gjysmë apo kjo tezë është vetëm një presion.
Meta theksoi se maxhoranca e qeveria është pjesëmarrëse në këtë grusht shteti dhe se emra të tjerë do të evidentohen në ditët në vijim.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria, maxhoranca dhe ai që e quaj gjysmë parlamenti, arsyet që ju i dini dhe që është jokushtetues. Ka padyshim persona të tjerë që do të evidentohen në ditët në vijim. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit. Veprimet e presidentit do jenë gjithmonë në mbrojtje të kushtetutës. Sot kjo godinë është një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Meta.

Kujtojmë se 2 marsi është një datë e shënuar për popullin shqiptar pasi, pikërisht më 2 mars në vitit 1444 u themelua Besëlidhja e Lezhës me udhëheqës Gjergj Kastriot Skënderbeun për t’iu kundërvënë Perandorisë Osmane.

Haradinaj thirrje Kurtit: Hiqe taksën për njohje reciproke, e jo për t’u rikthyer në dialog

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish kryeministrit Albin Kurti, lidhur me taksën 100% për mallrat të cilat vijnë nga Serbia.

Haradinaj i ka bërë thirrje të mos e heqë taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga Kurti të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e kompromentuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, vijon shkrimi i tij.

Haradinaj në fund të shkrimit ka porositur Kurtin se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, ai ka pohuar se do e mbajnë përgjegjës Kurtin për pasojat.

VIDEO – “O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit në ditën III të grevës refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

FIER

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Gazetari Ervis Kuçi ka qenë sot pranë tyre për të parë gjendjen nga afër. Në një prononcim për “BalkanWeb”, naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.