VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

By | November 21, 2020

Komentet

LIV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909) – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LIV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909)  – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

PENG NDERIMI… ALOIS GURAKUQIT (1909)

I kandshëm â e plot shije

Nja’ i lehtë zhumhur, qi gurra

Ep tue gurgullue n’per hije

Shqipëri, një vit pas tërmetit, mbi 50 të arrestuarit janë të lirë

Klodiana Lala

Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit. Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.

Pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.

Por një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut”

Kur Shqipëria ishte ende e mpirë nga tragjedia, tri prokurori, ajo e Durrësit, Tiranës dhe Krujës çelën menjëherë hetimet, për të zbuluar përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe hoteleve dhe me bujë u njoftua pak javë më vonë, goditja e mbi 50 personave.

DURRËSI

Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet u bënë dhe arrestimet e para. “Prokuroria e Durrësit, gjatë mbrëmjes së djeshme lëshoi 17 urdhëra ndalimi nga të cilat 9 prej tyre janë ekzektuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të implikuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”, bëri të ditur më 14 dhjetor, në një konferencë shtypi të përbashkët me Prokurorinë drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

Bëhej fjalë për ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtuesë si dhe kolauduesë e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve. Akuzat ndaj tyre shkonin nga nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumentave” si dhe “Vrasje me dashje” apo “Vrasje në rrethana cilësuese”.

Tashmë një vit nga ngjarja tragjike prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave. Por akuzat ndaj tyre janë shfryrë dhe zyrtarisht ata do të japin llogari para drejtësisë për vrasjes nga pakujdesia dhe shpërdorim detyre.

Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën 8 persona, 4 prej të cilëve të mitur.

Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton….ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje…..

Më 20 nëntor të këtij viti, ndërsa njoftonte mbylljen e hetimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha ndër të tjera se “ky hetim nxori në pah një sere problematikash sa I përket cilësisë së materileve të ndërtimit. Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të struktarave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar”

Një nga hotelet e rrënuara në plazhin e Durrësit, ishte dhe Vila Palma. Nën gërmadha humbi jetën Sadik Qato, vjehrri i pronares Dëshira Qato, zyrtare e Lartë në Bashkinë e Kavajës. I biri, Klajdi për fat të mirë mbijetoi dhe u nxor i gjallë pas të paktën 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Godina u shemb, sepse sic vlerësuan ekspertët pronarja Dëshira Qato kishte ndërtuar dy kate pa leje jashtë cdo kriteri. Kolaudator i objektit kishte qenë Arben Qato, bashkëshorti i saj. Edhe ky i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, zonja Qato, nga një person në kërkim fillimisht, tani është rikthyer në detyrën e saj të mëparshme, Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës, duke drejtuar zyrën e cila ka për të detyrë të vlerësojë pikërisht zbatimin e kritereve dhe të japë lejet e ndërtimit.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola, e shpjegoi për Zërin e Amerikës, vendimin “pasi gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, mori vendimin për detyrim paraqitje për zonjën Qato. Duke qenë se ishte pezulluar, me datë 5 gusht 2020 është rikthyer në detyrë brenda të gjithë kornizave ligjore që parashikon Kodi i Punës dhe Kodi i procedurës. Bashkia e Kavajës si cdo institucion publik, funksionon në bazë të ligjit, nëse ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë, është i detyrueshëm. Por në këto momente nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë për znj.Qato”.

Por personat e tjerë nuk kanë patur të njejtin fat. Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI-t, Durrës, i pandehur në të njëjtën dosje, dhe me një akuzë më të lehtë, atë për “shpërdorim detyre”, nuk është rikthyer në funksionet e mëparshme.

TIRANA

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, Prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, ishin arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë u shpallën janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme: 25 janë institucione, 134 janë pallate dhe mbi 200 janë banesa private”, deklaroi në 15 Janar 2020, Elizabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Aktualisht po hetohen vetëm 5 objekte të shpallura tëpabanueshme, 3 në Kashar, një në Farkë, dhe një tjetër në Kombinat. Hetimi nuk është mbyllur ende dhe vonesat justifikohen me faktin se është urdhëruar kryerja e një aktekspertimi për cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, i cili ende nuk është përfunduar nga dy ekspertët e caktuar. Ky dokumet do të jetë vendimtar për fatin e dosjes.

Një vit pas tërmetit, Prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në aktkakuzë thuhet se ai ndërhyri në katin e parë të një pallati dhe shembi muret e brendshme, me qëllim ndërtimin e një furre buke. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra nga i pandehuri dëmtuan strukturën e pallatit dhe pas lëkundjeve sizmike ndërtesa u shpall e pabanueshme.

Nga lista e gjatë e të arrestuarve në fillim të këtij viti, të gjithë kanë lënë qelitë.

THUMANA

Qyteza e Thumanës ofroi pamje rrënqethëse, ndërsa dy pallate 5 katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dhe banesa të tjera u dëmtuan. Prokuroria e Krujës i shpjegoi përmes një shkrese, Zërit të Amerikës se “në kuadër të këtij hetimi është administruar dokumentacioni shkresor, është kryer pyetja e një numri të konsiderueshëm të personave që mund të kenë dijeni për veprën penale si dhe është administruar ekspertimi gjeologjik”. Prokuroria saktëson se është në pritje të aktit të ekspertimit teknik ndërtimor, ndërsa shton se dhe situate e pandemisë ka kushtezuar ecurinë e hetimeve.

Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën Bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit. Ndërhyrjet në godinë, kishin patur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë pak muaj më parë.

Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave.Bëhet fjalë për projektuesë, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës. Hetimi ka konstatar shkelje të shumta që nga një vlerësim jo i saktë i gjendjes së objektit, te mungesa e dokumentacionit siziomiologjik dhe teknik mbi bazën e të cilit janë propozuar punimet që duhet të kryheshin. Prokuroia kë vërejtuar gjithashtu se punimet duket se ishin vetëm riparime, dhe jo ndërhyrje që të rrinin dhe garantonin qëndrueshmërinë e godinës. Për më tepër ka rezultuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte ndaluar të merrte pjesë në garat publike.

Hetimet e çelura pas tërmetit tragjik, duket se kanë nxjerrë në pah dhe një sërë mangësish ligjore. Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka hartuar një relacion ku rendit të gjitha mangësitë ligjore dhe ia ka dorëzuar prokurorit të Përgjithshëm. Ky i fundit, ka folur edhe më herët për mundësinë për të propozuar ndryshime ligjore, pasi situata të tilla sikurse u krijuan pas tërmetit të 26 nëntorit janë të paparishikuara në ligj.

Më 26 nëntor 1990 lindi këngëtarja me famë botërore Rita Ora

Rita Sahatçiu Ora (e lindur Rita Sahatçiu, 26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë. [1]

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals.[2] Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down arriti numrin katër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ajo u shfaq në teken “Black Widow ” të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe, dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me, arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithësej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.[3]

Jeta e hershme

Ora ka lindur në Prishtinë, RSF Jugosllavisë (Kosova e sotme),[4] nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera (e lindur Vera Bajraktari), është një psikiatëre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një ekonomist dhe një pronar kafeneje.[5][6][7] Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit.[8] Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”), por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora (do të thotë “koha” në gjuhën shqipe) në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.[9]

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë.[10] Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte një vjecare.[5] Ajo u rrit pranë Rrugës Portobello në Londrën Veriore, dhe mori pjesë në St Cuthbert me Shkollën Fillore “St Matthias” në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.[11][12][8]

Karriera muzikore

Ora filloi të performonte në sesionet e hapura të muzikës në Londër dhe, herë pas here, në lokalin e atit të saj.[13] Në vitin 2007, Ora kishte paraqitjen e saj të parë të muzikës kur ajo u shfaq në rrugën e Craig David titulluar “Awkward”, dhe pastaj përsëri në 2008 në “Where’s Your Love”, duke shfaqur Tinchy Stryder. Në të dyja pjesët ajo nuk u kreditua zyrtarisht.[4] Ajo u paraqit në dy këngë të albumit të James Morrison, “Songs for You, Truths for Me”, si mbështetëse vokaliste. [14]

Në vitin 2008, ajo provoi për Eurovision: Your Country Needs You për BBC pë t’u bërë garuesja britanike për Festivalin Evropian i Këngës 2009 dhe u kualifikua, por më vonë u tërhoq nga konkurrenca pas disa episodeve pasi ajo “nuk u ndje gati” dhe mendoi “ajo sfidë nuk ishte për të”[15]. Menaxheria e saj, Sarah Stennett (e cila gjithashtu punoi me Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard), më vonë i tha HitQuarters se Ora kishte hyrë në konkurs sepse në atë kohë ajo ndjeu se ishte shansi i saj i vetëm për të gjetur sukses.[16] Stennett e siguroi atë se performanca në Eurovizion do të pengonte më shumë se sa të ndihmonte shanset e saj për ta bërë atë si një artiste solo.[16]

Mëpas, Stennett mori në kontakt grupin amerikan (Roc Nation), dhe i foli atyre për Orën. Ajo nënshkroi një marrëveshje regjistrimi dhe një marrëveshje botuese me Roc Nation në dhjetor të vitit 2008 dhe ishte një nga sinjalet e tyre të para.[16][17][18] Ajo u shfaq në videon e Jay-Z për Young Forever (2009) dhe videon e Drake, Over (2010).[19][20] Pasi u nënshkrua, Ora regjistroi një album dhe donte ta publikonte atë, por grupi i saj e kundërshtoj atë dhe ajo filloi të punonte në materiale të tjera për albumin e saj debutues.[13]

Gjatë vitit 2011, Ora publikoi disa kover (interpretim kënge të autorëve të tjerë) dhe video për të punuar në albumin e saj debutues në YouTube.[21] Videot kapën vëmendjen e DJ Fresh, i cili në atë kohë po kërkonte një vokaliste femër për këngën e tij Hot Right Now. [22] Ora u paraqit më 12 shkurt 2012, duke debutuar në numrin një në Listën e tekeve në Mbretërinë e Bashkuar.[23] Gjatë muajit shkurt 2012, Ora ishte akti i hapjes në koncertet e Mbretërisë së Bashkuar nga Drake’s Club Paradise Tour.

Kenga e saj e parë veças nga albumi i saj debutues, “R.I.P.” (duke shfaqur Tinie Tempah), u lëshua më 6 maj 2012. [24] Prodhuar nga Chase & Status, kënga debutoi në krye të Listës së tekeve në Mbretërine e Bashkuar.[25] Më 12 gusht 2012, How We Do (Party) u lirua dhe arriti numrin një në Mbretëri të Bashkuar dhe Irlandë. Ishte numri i dytë në Mbretërinë e Bashkuar si një artist solo dhe i treti në vitin 2012. [26]

Ndërsa mbështeste Coldplay në Mylo Xyloto Tour, ajo më vonë njoftoi se albumi i saj debutues do të titullohej Ora.[27] Albumi u lëshua më 27 gusht 2012 në Evropë dhe Oqeani, dhe debutoi në krye të listës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.[1] Ora u propozua për Artistin më të Mirë të Ri, Artisti i Artë dhe Akti më i Mirë në Mbretërinë e Bashkuar / Irlandë në MTV Europe Music Awards 2012.[28] Në shtator 2012, u njoftua se Ora do të ishte akti i hapjes në koncertet e Mbretërisë së Bashkuar nga Euphoria Tour e Usherit që do të fillonte në janar 2012. Përfundimisht, turneja u shty për shkak të angazhimeve profesionale dhe personale të Usherit. Nga 23 deri në 30 tetor 2012, Ora filloi turneun e saj të parë, Ora Tour, një turne mini-koncertesh në SHBA.

Shine Ya Light, e lëshuar më 4 nëntor 2012, u bë e katërta nga teket e Orës që radhazi kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.[29][30] Më 28 nëntor 2012, Ora u ftua si një mysafir special në koncertin e mbajtur në Tiranë, Shqipëri për 100-Vjetorin e Pavarësisë.[31] Ora filloi turneun e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Radioactive Tour, në janar të vitit 2013, për të mbështetur albumin e saj debutues. Ajo u emërua për tri çmime në Brit Awards 2013, duke përfshirë Brit Award for British Breakthrough Act.[32]

Ndarja nga Roc Nation dhe projektet të reja

Në janar 2013, Ora njoftoi se albumi i saj i dytë do të ishte më i qartë dhe do të kishte më shumë drejtim se sa i pari.[33] Më 26 shkurt 2013, ajo njoftoi në Digital Spy se albumi i saj i dytë tregon një kënd të ndryshëm për një “vajzë të partive”.[34][35] Më 24 maj 2013, Ora ishte kryeakti në “New Music We Trust” në BBC Big Weekend i Radio 1.[36] Më 28 qershor 2013, Ora u paraqit në Fazën e Piramidës në Glastonbury.[37]

Më 18 maj 2014, kënga “I Will Never Let You Down” debutoi në numrin një në listën e Mbretërisë së Bashkuar. Në korrik të vitit 2014, Ora u paraqit me titullin “Black Widow”, një bashkëpunim me Iggy Azalea, e cila arriti numrin katër në Britani të Madhe dhe u bë kënga e parë e Orës e cila hyri në listën Billboard Hot 100, duke arritur numrin tre.[38] Më 14 dhjetor 2014, Ora u shfaq në emisionin televiziv Christmas in Washington, filmuar në Muzeun e Ndërtimit Kombëtar.[39] Më 22 shkurt 2015, në 87th Academy Awards, ajo realizoi këngën “Grateful” të nominuar për Akademinë, e cila shfaqet në filmin Beyond the Lights.[40] Më 28 qershor 2015, Ora lëshoi ​​këngën “Poison”, e cila debutoi në numrin tre në listën e Mbretërisë së Bashkuar.[41]

Në dhjetor 2015, Ora ngriti një padi kundër Rock Nation, duke kërkuar lirimin nga kompania dhe duke cituar se kontrata që ajo nënshkroi në 2008 ishte “e pazbatueshme”, për shkak të “rregullit shtatëvjeçar” të Kalifornisë. Ankesa pohonte se ajo “lejohet të lëshojë një album pavarësisht krijimit të dokumenteve të shumta shtesë për lirimin” dhe se marrëdhënia e saj me Roc Nation ishte “e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme”.[42][43] Ankesa e saj gjithashtu vuri në dukje një shkelje të kontratës, duke raportuar se Roc Nation shkeli marrëveshjen e regjistrimit duke marrë në mënyrë të pahijshme një komision prej njëzet përqind të të ardhurave të saj.[44] Në janar të vitit 2016, Roc Nation ngriti një kundërpadi kundër Orës për shkeljen e kontratës së regjistrimit në Nju Jork.[45] Ata arritën një zgjidhje në maj 2016. [46]

Në qershor të vitit 2016, u raportua se ajo nënshkroi një marrëveshje të re rregjistrimi me Atlantic Records.[47] Më 3 shtator 2016, ajo u shfaq në një koncert në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë, në vigjilje për kanonizimin e Nënë Terezës, së bashku me artistë të tjerë shqiptarë, të shoqëruar nga Orkestra Filarmonike e Kosovës.[48][49]
Phoenix[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 maj 2017, Ora lëshoi ​​këngën e saj të parë teke në pothuajse dy vjet, titulluar “Your Song”, e cila arriti numrin shtatë në Mbretërinë e Bashkuar.[50][51] Kënga shërbeu si krye-teke nga albumi i dytë në studio të Orës, pasi përpjekjet e mëparshme në reregjistrimin e saj të dytë humbën në padinë e saj kundër etiketës Roc Nation.[52] Ora u shfaq në Big Weekend të BBC Radio 1 më 28 maj 2017. [53]

Në tetor të 2017, Ora lëshoi teken e dytë, “Anywhere” e cila arriti numrin dy duke u bërë e njëmbëdhjeta nga këngët e saj të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.[3]. Në janar 2018, Liam Payne dhe Ora lëshuan këngën “For You”, nga fonogramja e filmit Fifty Shades Freed, në të cilën ora merr pjesë si aktore.[54] Në maj, Ora lëshoi këngën, “Girls”, duke shfaqur vetëm këngëtare femra, Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

Më 18 shtator 2018, Ora njoftoj se albumi i saj i dytë në studio do të titullohej Phoenix dhe datën e lëshimit më 23 nëntor. Më 21 shtator, ajo lëshoi teken e katërt të albumit, “Let You Love Me”.[55] Kënga arriti numrin katër në Britani të Madhe, duke u bërë e trembëdhjeta nga këngët e saj të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar, duke thyer kështu një rekord prej 30 vjetësh për shumicën e 10 këngëve të para nga një artist solo femër britanik (të mbajtur më parë së bashku nga Shirley Bassey dhe Petula Clark).[3] Më 29 tetor, ajo njoftoi datat e turneut për albumin në Evropë, Azi dhe Oqeani nga 1 marsi deri më 29 maj 2019.[56]

Aktrimi

Shfaqja në një episod të serialit dramatik britanik, The Brief, ishte roli i saj i parë televiziv, në moshën 13-vjeçare. Pak kohë më pas, ajo u shfaq në filmin britanik, Spivs (2004), duke luajtur si një emigrante shqiptare dhe duke folur shqip në të gjithë filmin.[57] Në 2013, Ora u shfaq si një yll mysafir në 90210, si dhe u shfaq si një thirrës gare në filmin Fast & Furious 6. [57] Në prill të vitit 2014, Ora u shfaq bashkë me yllin pop të Koresë, Hyuna, në një episod të Funny or Die të quajtur “Girl, You Walk Better”.[58] Në 2015, ajo luajti motrën e Christian Grey, Mia, në adaptimin e filmit – romanin e ndarjes, Pesëdhjetë hije të greyt.[59][60] Ora fillimisht iu afrua prodhimit duke shpresuar të kontribuonte në fonogramin e filmit dhe në vend të kësaj u kërkua të provonte për rolin e Mia Grayt nga drejtori i filmit, Sam Taylor-Johnson.[61][62] Ajo përsëriti rolin e saj si Mia në dy vazhdimet e filmit.

Përkrahjet

Në vitin 2010, Ora u paraqit në një fushatë komerciale për kufjet Skullcandy.[63] Ajo poashtu u shfaq në dy fushata te Calvin Klein, në 2010 dhe 2011.[64][65] Në vitin 2013, ajo ishte fytyra e markës italiane sneaker, Superga, dhe fytyra e re e “Material Girl”, një linjë veshjesh e projektuar nga Madonna.[66] Në shtator 2013, marka kozmetike, Rimmel, njoftoi bashkëpunimin e tyre me Orën për koleksionet e grimcave.[67][68] Ajo ishte fytyra e dy koleksioneve të Donna Karan 2014, mbledhjes së Resortit dhe koleksionit të vjeshtës / dimrit.[69][70][71] Ajo është gjithashtu fytyra e aromës së etiketës, DKNY My NY, e frymëzuar nga New York City.[72] Në mars të vitit 2014, Ora ishte një nga anëtarët e përzgjedhur të fushatës “Zonja Kryesuese” e Marks & Spencer.[73][74] Më vonë në vitin 2014, ajo u shfaq si fytyra e fushatës së Vjeshtës / Dimrit Roberto Cavalli.[75] Në vitin 2015, ajo u shfaq në fushatat reklamuese të Coca-Colas dhe Samsung Galaxy S6.[76][77]
Dizajni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Orën për linjën e tyre të veshjeve sportive të rastësishme, Adidas Originals.[78][79] Ora dizajnoi koleksionet e saj të veshjeve për markën, duke përfshirë këpucë dhe pajisje. Në vitin 2016, ajo bashkëpunoi me markën e modës italiane, Tezenis, në një koleksion të brendshme të kapsulave.[80][81]
Televizioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas largimit të gjyqtarit Kelly Rowland, Ora u ftua për të qenë një gjyqtare në serinë e nëntë të The X Factor në Britani të Madhe. Ajo ishte gjyqtare gjatë provave që u filmuan në O2 Arena në Londër.[82] Në 2013 dhe 2014, Ora priti çmimin Teen Awards të BBC Radio 1 së bashku me Nick Grimshaw.[83][84]

Në vitin 2015, ajo ishte një trajnere në serinë e katërt të The Voice UK në BBC One.[85] Në të njëjtin vit Ora dhe prezantuesi i BBC Radio 1, Nick Grimshaw, u konfirmuan si gjyqtarë për serinë e dymbëdhjetë të The X Factor në rrjetin televiziv rivale ITV, pas një lufte të ofertave midis The X Factor dhe The Voice UK.[82]

Në korrik 2016, Tyra Banks, krijuesja e America’s Next Top Model, njoftoi se Ora do ta zëvendësonte atë si mbajtëse e shfaqjes së rindërtuar që transmetohej në VH1.[86]
Shpirti Artistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ora posedon një varg vokal gjysmë-soprano.[87] Ora merrej me Gwen Stefani dhe Beyoncén si ndikimet e saj të mëdha.[88][89] Ndikimet e tjera muzikore përfshijnë Freddie Mercury, Christina Aguilera, Tina Turner, Aretha Franklin, Ella Fitzgerald, Etta James, Celine Dion, Bruce Springsteen, David Bowie dhe Sade.[13][90][91] Ora gjithashtu deklaroi se ajo ishte frymëzuar nga koleksioni i të dhënave të prindërve të saj, që përfshinte artistë të tillë si Princi dhe Earth, Wind & Fire.[13][92]
Jeta Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ora flet rrjedhshëm shqip. Nëna e saj është katolike shqiptare dhe babai i saj është mysliman shqiptar.[5] Kur u pyet për fenë e saj, Ora tha se nuk e konsideron veten fetare, por “më shumë një person shpirtëror”.[93] Ajo e konsideron veten feministe.[94][95]

Gjyshi i saj nga ana e ëmës, Osman Bajraktari, ishte diplomat.[96][97] Gjyshi i saj nga na i atit, Besim Sahatçiu, ishte regjisor filmi dhe teatri.[13]

Më 10 korrik 2015, Ora u emërua ambasadore nderit për Republikën e Kosovës nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në Ambasadën e Kosovës në Londër.[98] Ora u bashkua në ceremoni nga prindërit e saj, dhe ish-kryeministri britanik dhe bashkëshortja e tij, Tony dhe Cherie Blair, deklaruan se ajo ishte “e mbingarkuar” nga nderi dhe u zotua të ndihmojë rininë e Kosovës.[92]
Filantropia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 mars 2013, Ora u thir si një mysafire e veçantë në Le Bal de la Rose du Rocher, një ngjarje e organizuar nga Karl Lagerfeld në Monte Karlo, në ndihmë të Fondacionit Princess Grace.[99] Më 1 qershor 2013, Ora u paraqit në koncertin bamirës të “Chime for Change” në stadiumin Twickenham në Londër, i cili solli fonde dhe ndërgjegjësim për çështjet e vajzave dhe grave në mbarë botën.[100] Në dhjetor 2013, së bashku me artistë të tjerë britanikë, ajo filmoi fushatën “Asnjë vend si në shtëpi” me UNICEF UK, në mbështetje të thirrjes së tyre për fëmijët e prekur nga konflikti sirian.[101] Më 7 maj 2014, Ora kryesoi fondacionin e tretë vjetor të “Gabrielle’s Gala” në Old Billingsgate Market, Londër, duke mbledhur para për Cancer Research UK.[102]

Më 15 nëntor 2014, Ora u bashkua me grupin bamirës Band Aid 30 së bashku me bandat e tjera pop britanike dhe irlandeze, duke regjistruar versionin më të fundit të këngës “Do They Know It’s Christmas?” në Sarm West Studios në Notting Hill, Londër, për të mbledhur para për krizën Ebola të vitit 2014 në Afrikën Perëndimore.[103] Më 14 nëntor 2015, Ora u shfaq gjatë gjysmës së kohës në organizatën bamirëse të UNICEF-it David Beckham “Match for Children”, mbajtur në Old Trafford, Manchester.[104] Më 9 mars 2016, ajo mbajti një fjalim mbi imigracionin dhe krizën e refugjatëve sirianë në aktivitetin “We Day UK” në Londër, organizuar nga Free the Children.[105]

Dita e Falenderimeve, miliona amerikanë udhëtojnë megjithë paralajmërimet për COVID-in

Carol Pearson

Miliona amerikanë kanë rifilluar të udhëtojnë për të kaluar festën e Ditës së Falenderimeve me të afërmit dhe miqtë, megjithë paralajmërimin për të qëndruar në shtëpi nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

E enjtja është Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara dhe miliona amerikanë u janë drejtuar aeroporteve, stacioneve të trenave dhe rrugëve për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e dashur, megjithë paralajmërimet për të qëndruar në shtëpi nga doktorët kryesorë të vendit, si dhe nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Shumë nuk po e ndjekin këshillën.

Nuk e kemi kaluar Ditën e Falenderimeve së bashku si familje prej 12 vjetësh. Me biletat e fluturimeve që janë liruar dhe meqë e kam kaluar vetë COVID-in, mendova së tashmë mund të shkoj diku“, thotë udhëtarja Becca Yanez.

Ekspertët thonë se kjo nuk garanton imunitetin. Disa njerëz janë infektuar më shumë se një herë. Studentët po kthehen në shtëpi nga universitetet për festën ose për më gjatë.

Kolegji i Will Masonit anuloi mësimin në klasa.

Nuk kam ndonjë zgjedhje tjetër“, thotë ai.

“E kuptoj dëshirën për këtë periudhë të vitit. Kemi patur një vit kaq të vështirë dhe po vjen koha e festave, dhe duam të jemi me miq dhe familjarë. Por, është kaq e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi”, thotë Dr. Catherine Le, me Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Doktorët si zonja Le janë fokusuar tek niveli në rritje i infektimeve.

Çdo ditë është një rekord i ri. Kjo është shumë shkurajuese”, thotë ajo.

Është e vështirë ndjekja e udhëzimeve të CDC-së për të qëndruar 1.8 metra larg njëri-tjetrit në aeroporte dhe stacione trenash.

Dr. Le rekomandon ngrënien përjashta, nëse është e mundur. Mbajtjen e dritareve të hapura në shtëpi. Shmangien e turmave në restorante. Mospritjen në radhë askund.

“Mënyra kryesore e transmetimit, ku duhet të fokusohemi tani, janë pikëzat nga rrugët e frymëmarrjes. Prandaj u thuhet tashmë të gjithëve se duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën fizike”, thotë Dr. Le.

Dhe më shumë lajme jo të mira – miliona amerikanë do të udhëtojnë në fundjavën pas Ditës së Falenderimeve dhe do të rrezikojnë marrjen e virusit apo përhapjen e tij rrugës gjatë kthimit për në shtëpi, ose pasi të kenë mbërritur.

Ekspertët e shëndetit publik janë të alarmuar.

Kemi 2-3 javë të tmerrshme përpara. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen dhe politikat, tre javët pas saj do të jenë edhe më keq”, thotë dr. Joe Gerald, i Universitetit të Arizonas.

Ekspertët mendojnë se shifrat do të shpërthejnë në Shtetet e Bashkuara pas Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri, pjesërisht për shkak të festimit të Ditës së Falenderimeve. Kjo është diçka të cilës duhet t’i ruhet e gjithë bota, ndërsa afrojnë festat e fundvitit.

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave policore serbe

Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.
Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, më 28 nëntor 1997. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë të mërkurën se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ajo i ka bërë këto komente pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Osmani ka thënë se pavarësisht kërkesës së saj ndaj Qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar dokumentet për shërbime diplomatike, ende nuk ka fituar qasje në këtë material.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kujtojmë se vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur është votuar për qeverinë e re, deputeti Shala pati deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë. rel

Shqipëri, rekord i ri me 19 të vdekur nga COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), një rekord i ri dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 34.300 dhe numri i të vdekurve në 735, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 16.899.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe pjesa tjetër e të prekurve vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 177.705 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Pandemia dhe biznesi i kanabisit në Shqipëri

MARJO BRAKAJ / FAKTOJE.AL

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2020, tendenca për kultivimin e kanabisit ka qenë në rritje. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se janë asgjësuar më shumë se 104,500 rrënjë drogë, janë kapur më shumë se 5,5 ton kanabis i gatshëm për shitje si dhe janë shënuar 1,422 vepra penale në fushën e drogave.

Shifrat e 8 muajve të parë të vitit 2020 janë më të larta se viti 2019 i marrë në tërësi gjatë së cilit u asgjësuan 90,175 bimë narkotike apo thënë ndryshe, sa totali i viteve 2017 dhe 2018 të marrë së bashku, gjatë së cilëve u asgjësuan 103 mijë bimë kanabisi.

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve më 11 maj 2020 shprehu shqetësimin për rritje të kultivimit të kanabisit e teksa përmendi dhe qarqet më problematike nënvizoi se Policia e Shtetit nuk ka dokumentuar shkaqet e kësaj tendence.

“Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë, por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe” – u shpreh Çela.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjithashtu, në një deklaratë të ngjashme me kryeprokurorin Çela, më 29 maj, pranoi se tendenca për kultivimin e kanabisit ishte në rritje teksa theksoi se me të njëjtin trend po ecte edhe përpjekja e policisë për asgjësimin e tij.

“Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar” – u shpreh Veliu.

Edhe gazetarja Anila Hoxha, pohon gjithashtu se trafikantët po ndryshojnë strategji, ndërsa thotë se ka një përqëndrim shqetësues në zonën e Dukagjinit

“Kanabis-sativa sërish është kultivuar dhe ka qenë e pamundur për t’u asgjësuar pasi grupet kriminale kanë gjetur forma të reja, ku përfshihet edhe kultivimi i bimës narkotike në sera, kultivimi i bimës narkotike në tërrene të paaksesueshme. Dukagjini, është kthyer tashmë në një problem shumë të madh, në një mini-Lazarat” – shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Kanabizimi i vendit në thuajse gjithë territorin e tij në vitin 2016, largimi i ish-ministrit, Saimir Tahiri dhe ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës, u shoqërua edhe me nisjen e zbatimit të “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit” i cili pati për qëllim reduktimin deri në shmangien totale të kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Tre vite nga nisja e “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit”, shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit nuk janë edhe aq optimiste sa pritshmëritë e iniciativës.

“Të thuash që Shqipëria nuk do ketë më asnjë rrënjë bime narkotike kanabis sativa është një mision i pamundur, shumë i vështirë dhe që të arrihet kjo do duhej e para një bashkëpunim mes të gjithëve, që nga polica deri te institucionet në fushën e mjedisit” – thkeson Hoxha.

Për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Arjan Hoxhaj, Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit nuk përmbushi pritshmëritë.

“Nuk kemi një minimizim të kultivimit të lëndëve narkotike. Policia jonë e ka të pamundur zerimin e e tyre. Kjo do të ishte idelaja, por një gjë të tillë nuk e kanë arritur as polci shumë here më të zhvilluara se policia jonë që kanë një teknologji, teknika, aftësi dhe burime njerëzore disa here më të kualifikuara” – argumenton Hoxhaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në Kuvend më 15 tetor, mohoi që kanabisi të ishte më fenomen në vend teksa argumentoi se ai kultivohej në mënyrë sporadike.

“Viti 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrimtare, tashmë në vend nuk mund të flitet më për një fenomen, por vetëm për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim” – u shpreh Lleshaj.

Studiuesi Arben Malaj, ka ne tjeter aryetim mbi ketë ceshtje. Zoti Makaj thekson seshpeshherë njerëzit orientohen drejt kultivimit të kanabisit për shkak të kushteve të diktura nga vështirësitë ekonomike, duke theksuar se politikat ekonomiko-sociale kanë dështuar.

“Varfëria është nëna e krimit. Kjo ka lidhje sidomos me zonat e varfra në të cilat kultivohet kanabisqoftë edhe për shkak të dështimit të politikave tona për të krijuar opcione të tjera zhvillimi në këto zona të tjera të vendit. Asnjë individ, asnjë familje, asnjë biznes dhe asnjë shtet nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirsues në qoftë se toleron apo mbështët indirekt ekonominë informale” – shprehet Malaj.
Ndërkohë që Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit përmbyllet në fund të këtij viti,Policia e Shtetit, herë pas here raporton për bllokim të kanabisit të gatshëm për shitje, po ashtu edhe për asgjësim të bimëve të kultivuara.

zëri i amerikës

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova.

Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës, pati folur përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Më 15 tetor, në një konferencë për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasi kjo deklaratë pati nxitur reagime në Prishtinë, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se deklarat e Lajçakut u keqinterpretua pasi ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin.

“Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues, dhe vlen për Kosovën dhe për Serbinë”, pati deklaruar Stano.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për Asociacionin e Kosova po konsideron si çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se mirëpret reagimin e kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që kërkuan që Serbia të ndalë fshirjen e qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Po, ky është një proces që ka filluar para disa vjetësh. Më intensivisht është duke u zbatuar në Medvegjë në shqiptarët që në 99-tën janë larguar dhunshëm nga Medvegja dhe jetojnë në Kosovë, nuk e kanë të rregulluar statusin civil në Kosovë, që do të thotë se akoma janë shtetas edhe me vendbanim në Medvegjë. Por, në kuadër të ligjit për caktimin e vendbanimit po shfrytëzohet një dispozitë e cila thotë se nëse qytetari nuk është duke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ai vendbanim pasivizohet. Këtu është fjala për pasivizimin e vendbanimeve”, thotë Kamberi.

Ai shton se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur.

Kamberi thotë se nuk ka informacione të sakta se cili është numri i qytetarëve të cilëve u janë fshirë adresat në Medvegjë, por një numër të përafërt e nxjerr nga regjistri zgjedhor.

“Sipas informacioneve që i kemi tani, së paku te regjistrat zgjedhor – sepse me humbjen e vendbanimeve qytetari humb edhe të drejtën e votës – janë diku 1,200 persona që janë fshirë në Medvegjë, pra të moshës madhore, mbi 18-vjeç”, thotë ai, duke shtuar se nuk kanë të dhëna për qytetarët nën moshën 18 vjeçe.

“Shqiptarët, deri më 2018, sipas regjistrit zgjedhor i kanë pasur 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Medvegjës. Me pasivizimin e adresave ata kanë rënë në 3. Kjo nënkupton një ndryshim drastik të strukturës etnike të komunës”, shton Kamberi.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se ky proces që po bëhet në Serbi, përbën formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Kamberi thotë se ndonëse Medvegja është më e prekur nga pasivizimi i vendbanimeve, ky proces po zhvillohet edhe në dy komunat tjera të banuara me shqiptarë, Preshevë dhe Bujanoc.

Ai shpreh edhe shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.

“Në Kosovë, shumica prej tyre nuk e kanë të rregulluar gjendjen civile, kështu që mbeten persona, atë që terminologjia juridike në Serbi i quan ‘persona juridikisht të padukshëm’”, thotë ai.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Tirana dhe Prishtina: Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

 

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”.

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Stublla dhe Caka i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Shënohet 112 vjetori i Kongresit të Manastirit

Isak Ramadani

Në Shkup po mbahen simpoziume shkencore me rastin e 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur si Dita e Alfabetit (të gjuhës shqipe). Dita e nesërme, 22 nëntor kur përfunduan punimet e Kongresit më 1908, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut prej para pak vitesh është bërë festë zyrtare.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut (ITKSH) ka organizuar këto ditë një sërë aktivitetesh lidhur me përvjetorin e Kongresit të Manastirit apo Ditën e Alfabetit që këtu është festë zyrtare për shqiptarët.

Studiues dhe zyrtarë shtetërorë morën pjesë në takimin e së shtunës, që iu përkushtua Gjerasim Qiriazit, njërit prej pjesëmarrësve dhe kontribuesve të Kongresit para 112 vjetësh.

Skënder Hasani, drejtor i ITKSH tha se alfabeti i gjuhës shqipe, “që u ndihmua aq shumë nga misionarët amerikanë, u vulos më 22 nëntor, 1908 dhe Instituti për Trashëgiminë dhe Kulturën Shqipërtërore u themelua pikërisht më 22 nëntor dhe tash është vendosur në objektin e ish-ambasadës amerikane në Shkup. Ky Kongres është faqja tjetër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sintetizim më i saktë i përpjekjeve iluministe të rilindasve tanë për ndriçimin e kombit”.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi shprehu kënaqësinë që manifestimi fillon me Gjerasim Qiriazin dhe përfundon me përurimin e librit për Parashqevi Qiriazin. “Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ata të dy dhe shumë intelektualë të tjerë anembanë ku frymonin shqiptarët u tubuan në Kongresin e Manastritit që nga përbërja dhe çështjet që i diskutoi dhe zgjidhi – konsiderohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike dhe kulturore të shqiptarëve”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi.

Arafat Shabani, zv.ministër i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut theksoi shpresën se nga shtatori i ardhshëm “Abetarja e unifikuar do të bëhet realitet në të gjitha shkollat e trevave shqiptare”.

Edhe Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit Shqiptar, nënvizoi se Kongresi i Manastirit përbën një moment shumë të rëndësishëm të kombit shqiptar “që tregon se sot e kësaj dite frymon si i tillë, pavarësisht realiteteve të ndryshme politike. Prandaj, bashkëpunimi në mes institucioneve tona, pavarësisht shtetit ku ndodhet, duhet të jetë gjithnjë e më i fortë”, theksoi z. Bido

David Hosaflook një studiues i njohur i kulturës dhe historisë shqiptare foli për peripecitë e shumta në kërkim të varrit të njërit prej vëllezërve Qiriazi, eshtrat e të cilit më në fund ishin gjetur në një varrezë të dëmtuar protestante të qytetit të Strumicës.

Dita e nesërme, 22 nëntori, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është festë zyrtare.

Në qytetin e Manastirit, Shtëpia e Alfabetit është shndërruar në muze, por ende me probleme të pazgjidhura pronësore.

zëri i amerikës


Send this to a friend