VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ligji për Duhanin – Tashmë kufizime dhe imazhe të rënda tek paketimi i cigareve

By | February 22, 2020

Komentet

Tani është koha e duhur që të mbillni kungulleshkat në shtëpi

Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha.

Kungulleshkat janë të mbushura me fibra, minerale dhe vitamina.

Ato njihen si ndër zarzavatet më të rëndësishme për trupin e njeriut.

Kungulleshkat janë të përshtatshme edhe për bebet dhe përbëjnë bazën e supës së parë që ato provojnë në jetë.

Vlerat Ushqyese Të Kungulleshkave 

Vlerat e këtyre zarzavateve të rëndësishme janë të larmishme.

Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha.

Kungulleshkat janë të pasura me vitamina C, B1, B2 dhe A.

Ato përmbajnë edhe acid folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzënë dhe jo vetëm.

Kungulleshkat ofrojnë pak kalori, gjë që i bën perfekte për njerëzit që duan të kujdesen për linjat e trupit.

Si Të Mbillni Kungulleshkat Në Vazo?

Fundi i muajit mars dhe prilli janë muajt perfekt për të nisur procesin e mbjelljes së kungulleshkave.

Dheu në vazon tuaj duhet pastruar mirë dhe plehëruar.

Kungulleshkat mund t’i mbillni nga fara duke i futur ato në një thellësi prej 8-12 centimetrash.

Kungulleshkat duhen mbjellë në një distancë minimale prej 15 centimetra nga njëra tjetra.

Vazoja duhet mbajtur në një vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Pas mbjelljes së farave, kujdesuni që të hidhni ujë në vazo.

Pas mbjelljes mund t’i ujisni bimët një herë në dy ditë, por kur moti është i nxehtë, edhe më shpesh.

Dheu duhet mbajtur i lagësht por jo i qullët.

Mos lejoni kurrë që dheu të thahet, veçanërisht në tre ose katër javët e para.

Fertilizimi është i rëndësishëm veçanërisht gjatë verës dhe përpara tij, dheu duhet të jetë i ujitur.

Sapo të çelin filizat e parë, pritini ato më të dobëtit dhe jepuni hapësirë atyre që janë të shëndetshëm dhe në formë.

Bima pritet të prodhojë kungulleshkat e para diku rreth 45-60 ditë pas çeljes së filizave.

Ekspertët e AgroWeb.org janë kundër mbjelljes së të njëjtit zarzavat për dy vjet me rradhë në të njëjtin dhe sepse një gjë e tillë ul prodhimtarinë e bimës.

Vështirësitë nga Covid 19 – Si mund të përfitojnë fermerët nga fondi prej 11 miliardë lekësh

Fondi i  garancisë është në vlerën: 11 000 000 000 (njëmbëdhjetë miliard) lekë.

Qeveria ka miratuar garancinë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Vendimi, prezanton kushtet dhe kriteret për Marrëveshjen e Garancisë Shtetërore të Huasë dhe Marrëveshjes, limitet e alokuara të Garancisë Shtetërore për bankat e nivelit të dytë.

Me ane te ketij fondi garancie synohet stimulimi e huadhënies, lehtësimi afatshkurtër i pasojave ekonomike.

Fondi i  garancisë është në vlerën: 11 000 000 000 (njëmbëdhjetë miliard) lekë. MFE merr përsipër të garantojë deri në shumën 100% principalin e Huave.

Kriteret e kualifikimit të Huamarrësve

Huamarrësi duhet të bëjë pjesë në kategorinë e subjekteve të prekura nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Huamarrësi duhet të ketë aftësi ripaguese për të marrë hua, e vlerësuar kjo në përputhje me kushtet e aplikuara nga Huadhënësi përpara shpalljes së fatkeqësisë natyrore.

Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huasë do të jetë vetëm për të paguar pagat e punonjësve të Huamarrësit, bazuar në listëpagesat e procesuara pranë Huadhënësit në muajin shkurt.

Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Nuk përfshihen tregtarët ose shoqëritë tregtare, të cilat para miratimit të tij janë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës së luftës.

Kriteret e përfitimit të kredisë

Nëpërmjet miratimit të Garancisë Shtetërore, risku i transferohet qeverisë, bizneset pjesëmarrëse në skemë do të kenë mundësinë të përfitojnë terma preferenciale për kreditë, krahasuar me kushtet aktuale të tregut:

Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%.

Huadhënësi nuk do të aplikojë kosto administrative mbi Huanë.

Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nuk do  tejkalojë në asnjë rast vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar.

Jetëgjatësia e Huasë do të jetë në diskrecion të Huamarrësit, por duke mos tejkaluar në asnjë rast jetëgjatësinë prej 2 vitesh.

Huaja do të ketë një periudhë Grace (periudhë pa pagesë principali) prej 3 muaj.

Monedha e Huasë do të jetë në monedhën vendase (lekë).

Në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk do të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

Huamarrësi është i detyruar t’i paraqesë Huadhënësit detajimin e fondit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përkatësisht për secilën pagë që do të procesohet.

Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Ndarja e vlerës së garancisë për çdo Bankë është bërë duke marrë në konsideratë tregun e kredisë, që zotëron secila nga Bankat, që operon në Republikën e Shqipërisë, bazuar në të dhënat e siguruara nga Banka e Shqipërisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse,  i propozon Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë  tek huadhënësi që e ka ezauruar atë plotësisht.

SME-të mund të përfitojnë nga skema financiare për inovacion dhe teknologji

Fondi i Inovacionit, ka për qëllim t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për SME-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton bizneset e vogla dhe të mesme (SME) të aplikojnë për të përfituar nga skema financiare “Fondi i Inovacionit”.

Fondi i Inovacionit, ka për qëllim t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për SME-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji, për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, të ndihmojë dhe lehtësojë promovimin dhe licencimin apo patentimin e inovacioneve të NVM-ve duke bërë të mundur që NVM-të përfituese të arrijnë më shumë nga sa ato do të mund të arrinin vetëm me mjetet e tyre.

Thirrja u drejtohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), ndërsa AIDA ka publikuar një botim duke u ofruar informacione se si mund të përfitojnë nga ky fond për t’u bërë sa më konkurruese në tregun rajonal, europian e më gjerë.

Skema

Përmes një mini brochure AIDA shpjegon qëllimin e fondit, hapat mbi procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, shumat e financimit maksimal, kriteret e përfitimit si edhe sektorët që mbulon fondi.

Sipas AIDA-s, një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 400 mijë lekë për një projekt. Për ndërmarrjet që do të aplikojnë për blerje pajisjesh teknologjie, financimi do të jetë jo më shumë se 600 mijë lekë.

Skema mbulon 50% të kostove të pranuara brenda këtyre limiteve. (Burimi: ATSH)

OBSH: Është shumë herët për të lehtësuar kufizimet

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Në një deklaratë për mediat drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Henri P. Kluge diskutoi rreth heqjes së kufizimeve që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Sipas tij përparimi që kontinenti evropian ka bërë deri tani është jashtëzakonisht i brishtë.

Situata e përhapjes së COVID-19 në shumë shtete të Evropës është ende shumë shqetësuese.

“Të mendosh se po afrohemi në pikën përfundimtare do të ishte e rrezikshme. Virusi nuk lë vend për gabime ose vetëkënaqësi. Çdo ndryshim në strategjinë tonë të përgjigjes, zbutjen e statusit të bllokimit ose masat fizike të distancimit kërkon konsiderim shumë të kujdesshëm”, nënvijëzoi Kluge.

Ai paralajmëroi se ndërsa numri i të vdekurve po fillonte të zbriste në vendet e goditura fort, si Italia dhe Spanja, nuk ishte ende koha për të qetësuar masat kufizuese.

Dr. Bruce Aylward, këshilltar i lartë i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, duke u kthyer nga një udhëtim në një nga vendet më të goditura, Spanja, tha që ishte shumë herët për të folur për optimizëm, por se shpërthimi atje ishte “ngadalësuar”.

Spanja, Italia, Gjermania, Austria, Danimarka dhe Franca kanë deklaruar se po i shqyrtojnë lehtësimin e kufizimeve, me Austrinë vendin e vetëm që ka përcaktuar një datë për lehtësimet e para, pas 14 prillit./AgroWeb.org

Fillojnë provat klinike të një vaksine të dytë në SHBA kundër COVID-19

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur injeksion në lëkurë dhe jo si zakonisht në muskul.

Një prej personave që iu nënshtrua testit në Kansas City, të shtetit Mizuri, të mërkurën, tha s e ai ishte shumë i lehtë, njësoj si testet e injeksioneve për alergji.

“Është prova më e rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë,” tha më pas Dr. John Ervin, nga Qendra për Kërkime Farmaceutike për agjencinë Associated Press.

“Njerëzit po mbajnë radhën për të qënë pjesë e kësaj prove.”

Eksperimenti, që përdor një vaksinë të prodhuar nga Inovio Pharmaceuticals, është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur mbrojtjen aq shumë të nevojshme kundër një virusi që ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik dhe që po i detyron njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen.

Një tjetër vaksinë filloi testimin e sigurisë tek njerëzit muajin e kaluar në Siatëll, e krijuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë marrë dozën e parë, të dy të tillave.

Kompania Inovio pritet të testojë dy doza të vaksinës së saj, të quajtur INO-4800, në 40 vullnetarë të shëndetshëm në laboratorin kërkimor në Kansas City dhe Universitetin e Pensilvanisë. Inovio është duke punuar me studiuesit kinezë për të filluar së shpejti një studim të ngjashëm në atë vend.

Këto studime të fazës së hershme janë një hap i parë për të parë nëse një vaksinë shfaqet mjaft e sigurt për teste më të mëdha të nevojshme për të vërtetuar efektshmërinë ndaj virusit. Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, do të duhet një vit që vaksina të prodhohet për përdorim masiv.

Dhjetra vaksina të mundshme janë duke u eksperimentuar në laboratorë në të gjithë botën, dhe pritet të fillojnë testet e para gjatë disa muajve të ardhshëm.

“Gjëja e mirë është se ne kemi një mori kandidatësh,” tha Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive të Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), gjatë një podcast-i për Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane të mërkurën.

Shumica e vaksinave në zhvillim kanë të njëjtin objektiv: të godasin një proteinë që mbron sipërfaqen e virusit dhe e ndihmon atë të pushtojë qelizat njerëzore.

Studiuesit e firmps Inovios paketuan një pjesë të kodit gjenetik të virusit brenda një pjese të ADN-së sintetike. Injektuar në vaksinë, qelizat veprojnë si një mini-fabrikë për të prodhuar kopje të proteinave të padëmshme. Sistemi imunitar prodhon antitrupa mbrojtës kundër tyre – të nevojshme nëse virusi i vërtetë vjen ndonjëherë për të sulmuar.

Vaksinat me ADN janë një teknologji e re.

Kandidati për vaksina i NIH, prodhuar nga Moderna Inc., funksionon në mënyrë të ngjashme, përveç se përdor një lloj kodi gjenetik të quajtur ARN dhe injektohet më thellë – në muskul.

Asnjëra nga dy vaksinat e mundshme nuk përdorin virusin aktual, që do të thotë se nuk ka shanse që vullnetarët të infektohen nga vaksinat. zëri i amerikës

Rikthehet kultivimi i orizit pas 30 vitesh në zonën e Zadrimës

Kultivimi i orizit pas viteve ‘90 nuk rezultoi më leverdi për shkak të kostove të larta që sillte teknologjia e vjetër, teksa importet ishin me të leverditshme.

Në zonën e Zadrimës ka rinisur pas 30 vitesh kultivimi i orizit fillimisht në disa dynim nga njësia e agroturizimit, “Mrizi i Zanave”.

Altin Prenga që ka ndërmarrë këtë nismë tha se prodhimi do të përdoret për llogari të Mrizit dhe më këtë rast do të ringjallen disa nga recetat autoktone të gatimeve me oriz.

Para viteve 1990 zona e Shkodrës dhe Lezhës kanë kultivuar orizin për llogari të tregut vendas duke dhëne edhe rendiment të lartë.

Prodhimi i kësaj kulture u ngrit në nivel shkencor pasi në Shkodër funksionoi Instituti i Misrit dhe Orizit.

Kjo qendër njësoi kultivarët e orizit me kushte klimatike të Shqipërisë, teksa prodhimi arriti deri në 9 tonë për hektarë.

Kultivimi i orizit pas viteve ‘90 nuk rezultoi më leverdi për shkak të kostove të larta që sillte teknologjia e vjetër, teksa importet ishin me të leverditshme.

Por zoti i Prenga i cili është duke zhvilluar një biznes të qëndrueshëm të agroturizimit e sheh me interes kultivimin e orizit për shkak të ciklit të mbyllur që garanton biznesi i tij që nga prodhimi deri tek konsumi. Ai fillimisht po eksperimenton me 4 dynim ku pret një prodhim mbi 15 kuintal.

Zinxhiri i prodhimit është në fillesa dhe Altini kërkon një përfshirje më të madhe të komunitetit.

Së fundmi përveç restorantit ka shtuar një bujtinë që synon të çojë në 6 dhoma dhe sapo ka përfunduar rikonstruksionin e ish godinës së të burgosurve politikë të komunizmit duke shndërruar në baxho, përpunim pastërmaje dhe magazina e për grumbullimin e frutave.

Por ëndrra e Altinit është më e madhe se kaq. Ai synon që prodhimet e fushës të zgjerohen edhe më shumë derisa të mos ketë më toka djerrë përreth dhe asnjë kokërr shegë e egër të na faqet e maleve të mos kalbet në tokë.

Përveçse të mbillen dhe të rritën me standarde sa më natyrale, Altini synon ta certifikojë çdo prodhim në fushë, baxho apo thertore.

“Nuk dua ti bëj vetë të gjitha, pasi bashkëpunimi me komunitetin dhe përfshirja e tij në bizneset mbështesë rrit vlerën e shtuar për të gjithë” shprehet administratori i Mrizit.

Sfida e Mrizit është certifikimi i produkteve dhe sidomos shegës së egër. Është një mrekulli që natyra na ka dhënë.

Nga Lezha në Shkodër dhe gjitha zona e Zadrimës shpatet e kodrinave i ka shegë të egër. Tani mrizi ka organizuar grumbullimin e saj, duke e përpunuar në mënyra të ndryshme, por certifikimi do të rriste vlerën e saj në të ardhmen dhe për rrjedhojë do të rriste fitimet për grumbulluesit./Burimi: Revista Monitor

Sinoziti – Kurat natyrale për frymëmarrje të qetë

Mund të përdorni erëzat për të krijuar një eliksir të shkëlqyer kundër sinozitit.

Inflamacioni akut i flegrave të hundës është një problem shëndetësor shqetësues që shfaqet si pasojë e të ftohurës, alergjive apo baktereve.

Sinoziti shoqërohet me komplikacione të ndryshme si dhimbje koke, gërrhitje apo vështirësi në frymëmarrje.

Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë probleme të rënda si meningjiti.

Sinoziti akut zgjat për 4 javë ose më pak ndërkohë që sinoziti kronik mund të zgjasë 8 javë ose më shumë.

Lajmi i mirë është që ju mund të përgatisni disa kura të mira në shtëpi për të trajtuar këtë problem shëndetësor.

Ju duhet të shmangni disa ushqime që nxisin simptomat siç janë ushqimet e skuqura, produktet e bulmetit si kosi, djathi, akulloret orizi, mishi dhe erëzat aromatike. Lexoni më poshtë listën e AgroWeb.org

Qëndroni larg çokollatës, sheqerit dhe pijeve të ftohta.

Ushqimet e pasura me vitaminë A ju ndihmojnë të jeni të mbrojtur nga sinoziti.

Si Ta Ndihmoni Organizmin Të Largojë Sinozitin

Hidratohuni

Pini ujë, çaj apo lëngje pa sheqer që të jeni më të hidratuar.

Këto lëngje ndihmojnë në hollimin e sekrecioneve dhe zbusin irritimet inflamatore.

Shmangni alkolin, kafeinën dhe duhanin

Erëzat me aromë të ndezur

Erëzat me aromë të ndezur si piperi djegës ndihmojnë në shpërbërjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve.

Rrepa e bardhë pikante mund të përzihet me uthullën dhe lëngun e limonit për të krijuar një eliksir të shkëlqyer kundër sinozitit.

Ju mund të mbani çerek luge çaji me rrepë të bardhë të grirë në gojë për disa minuta që të përfitoni nga aroma e fortë.

Banjë me avull

Përdorni  tre pika me vaj rozmarine ose pishe së bashku me tre pika me vaj nenexhiku dhe 2 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të valuar.

Ju mund të përdorni edhe tre pika me vaj rozmarine, me një pikë vaj trumze dhe nenexhiku në ujin e valuar

Mbani kokën mbi ujin e valuar duke e mbuluar me peshqir dhe nuhasni avullin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë

Të dyja janë të pasura me substanca kundër inflamacionit.

Ju mund t’i përdorni në çaj të ngrohtë për të çliruar rrugët e bllokuara nga sinoziti dhe do të ndiheni mirë menjëherë.

Nga të dhënat e AgroWeb.org  sugjerohet që të përdorni lëng të freskët xhenxhefili me një lugë çaji me mjaltë dhe ta konsumoni dy ose tre herë në ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një përbërës natyral me shumë përfitime shëndetësore.

Përdorni dy ose tre lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar  të tretur në një filxhan me ujë që të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes dhe të tresni sekrecionet.

Këtë çaj mund ta përzieni edhe me limon dhe mjaltë sipas dëshirës.

Më guximtarët mund të konsumojnë nga një lugë çaji me uthull tre herë në ditë për rezultate më të mira.

Supa

Supa me mish pule apo perime është një alternativë shumë e mirë. Ajo është fantastike jo vetëm për të kënaqur stomakun por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Avulli i supës është kurues shumë i mirë kundër sinozitit.

Shpëlarja me kripë

Hidhni gjysëm luge çaji me kripë në gjysëm gote me ujë të ngrohtë.

Tretësirën mund ta hidhni në një shiringë (pa gjilpërë) dhe të hidhni nga pesë pika në secilën flegër të hundës duke lehtësuar kalimin e sekrecionit në flegrën tjetër nëpërmjet lëvizjes së kokës.

Në këtë mënyrë do të zbusni sinozitin dhe largoni bakteret dhe substancat irrituese nga rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org

Analizat shëndetësore që gratë mbi 50 vjeç duhet të kryejnë menjëherë

Në aspektin shëndetësor, të pesëdhjetat vijnë bashkë me nevojën e vlerësimit të situatës shëndetësore të gruas.

Të pesëdhjetat janë vite të rëndësishme në jetën e një gruaje.

Kjo moshë nënkupton pikun e përvojës por edhe fillimin e një tranzicioni të rëndësishëm.

Në aspektin shëndetësor, të pesëdhjetat vijnë bashkë me nevojën e vlerësimit të situatës shëndetësore të gruas.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për analizat më të rëndësishme shëndetësore që çdo grua në të pesëdhjetat duhet të kryejë menjëherë.

Kolesteroli Dhe Trigliceridet

Analizat e gjakut për kolesterolin dhe trigliceridet duhen kryer çdo vit.

Nivelet e këqija të kolesterolit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Niveli i kolesterolit të keq duhet të jetë nën 100 mg/dl dhe i kolesterolit të mirë mbi 60 mg/dl.

Tensioni i Gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtim të kockave, trurit, syve, veshkës dhe zemrës.

Ai njihet si vrasësi i fshehur dhe zakonisht nuk shoqërohet me simptoma të mirëfillta.

Tensioni i gjakut duhet të jetë nën 12/8 që një grua të gëzojë shëndet të mirë.

Sheqeri Në Gjak

Me kalimin e moshës, organizmi është më rezistent ndaj insulinës gjë që shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak.

Këto rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe dëmtimit të përhershëm të organeve.

Niveli i sheqerit në gjak mund të jetë tregues edhe për funksionet e veshkave dhe mëlçisë.

Niveli i glukozës në gjak kur njeriu është me stomak bosh duhet të jetë nën 100 mg/dl.

Tiroidja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, me kalimin e moshës, gratë preken më shpejt nga problemet me tiroiden.

Këto probleme shkaktojnë kaos në organizmin e një gruaje, duke e bërë atë më të lodhur, në ankth, duke e shëndoshur atë dhe duke e bërë më të ndjeshme ndaj temperaturave.

Pas menopauzës kontrolli i tiroides duhet bërë çdo vit.

Dendësia Kockore

Gratë janë më të predispozuara të preken nga osteoporoza.

Rreziku i frakturave është shumë i lartë pas menopauzës dhe një analizë e tillë është një hap parandalues shumë i mirë.

Kanceri i Gjirit

Çdo grua që ka mbushur 50 vjeç duhet të bëjë çdo vit mamografinë dhe analizat që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të gjirit.

Kanceri  i gjirit është një nga sëmundjet më vrastare të grave.

Kanceri i Qafës Së Mitrës

Kontrolli i qafës së mitrës duhet bërë rregullisht çdo vit për këtë grupmoshë.

Kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në botë dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit.

Shëndeti i Lëkurës

Një dermatolog duhet të kontrollojë shëndetin e lëkurës një herë në vit ose më shumë nëse një grua ka vuajtur më parë nga kanceri i lëkurës.

Një kontroll i tillë përfshin edhe nishanet, përmasat, formën dhe ngjyrën e tyre.

Kontrolli I Syve

Pas të pesëdhjetave, një grua duhet të ekzaminojë shëndetin e syve një herë në dy vjet.

Pas të gjashtëdhjetave, ky kontroll duhet bërë një herë në vit.

Kolonoskopia

Kolonoskopia është një nga kontrollet më të rëndësishme për një grua 50 vjeçare.

Kontrolli i parë duhet bërë sapo ajo të mbushë 50 vjeç dhe më pas çdo 5 apo 10 vjet në varësi të rriskut.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Bëhuni gati për pamjet spektakolare të Hënës Rozë – Kur mund ta shihni

Hëna Rozë do të shihet e plotë dhe do të ofrojë pamje të mrekullueshme.

Ajo që njihet si Hëna Rozë apo Hëna e Trëndafiltë e Pashkëve pritet të jetë e dukshme sot dhe nesër.

Hëna Rozë do të shihet e plotë dhe do të ofrojë pamje të mrekullueshme. Ajo do të shfaqet mbrëmjen e sotme por edhe mëngjesin e nesërm.

Hëna e plotë do të arrijë pikun kur sfera hënore të vendoset direkt përballë diellit. Por, pavarësisht emrit të pazakontë, hëna nuk do të marrë vërtet ngjyrën rozë. Ky emër e ka gjenezën në fiset indiane të Amerikës, që e përdornin emërtimin në fjalë për matjen e kohës.

Ndryshimet sezonale

“Hëna Rozë” i referohet një myshku, ose luleje të egër, që çel në këtë kohë të vitit. Amerikanët e parë e kanë përdorur emrin, ndër të tjera, për të treguar ndryshimet sezonale. Për shembull, “Fish Moon” shënon periudhën kur peshku noton në rrjedhën e sipërme për të hedhur vezët citon Top Channel.

Sipas banorëve të Almanacit, fiset përgjatë bregut lindor të SHBA-ve e kanë emëruar në faza të ndryshme hënën, duke ndryshuar pamje bazuar në ndryshimet sezonale. Besohet se muaji rozë ka marrë emrin nga lloji i lules rozë që qel në fillim të pranverës.

Bestytnitë

“Hëna e plotë e prillit është e njohur si hëna e plotë rozë pasi paralajmëron ardhjen e myshkut rozë, një nga lulet e para të pranverës”, ka deklaruar Amy Nieskens nga Alamanac.

Hëna Rozë njihet edhe si Hëna e Shpërthimit të Barit dhe Hëna Vezë, në pjesë të ndryshme të planetit.

Hëna Rozë, megjithatë, ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me festa të ndryshme: Pashkët festohen të dielën e parë pas Hënës së plotë, e cila ndjek ekuinoksin e pranverës, popullsitë Hindu festojnë lindjen e Hanuman-t në Indi në një festival të quajtur Hanuman Jayanti, hëna e plotë e prillit gjithashtu shënon fillimin e ditëve kur hebrenjtë kujtojnë çlirimin nga Zoti në Egjipt.

A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?

Një nga debatet më të mëdha të këtyre kohëve, është ai mbi testimin e popullatës për të identifikuar të infektuarit.

COVID-19 ka hyrë ne muajin e katërt të shfaqjes së tij si një sëmundje ngjitëse nga njeriu tek njeriu.

Vende nga e gjithë bota janë në alarm të vazhdueshëm, teksa izolimi në shumë prej tyre vazhdon të jetë i detyrueshëm si e vetmja zgjidhje.

Një nga debatet më të mëdha të këtyre kohëve, është ai mbi testimin e popullatës për të identifikuar të infektuarit.

Kjo duke qenë se shumë prej të infektuarve nuk shfaqin simptoma apo kanë simptoma të ndryshme njëri nga tjetri.

Një nga dilemat e tjera të njerëzve është edhe fakti nëse kanë qenë ndonjëherë të infektuar ose jo.

A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?

Eskpertët thonë se rreth 80% e njerëzve në botë mund ta kalojnë pa pasur simptoma.

E nisur nga kjo shumica e personave në botë potencialisht mund ta kenë kaluar ose po e kalojnë këtë infeksion pa e kuptuar.

Në raste të tjera COVID-19 mund të ngatërrohet me gripin sezonal apo alergjitë e zakonshme të stinës.

Ndaj është e rëndësishme të ndiqni me kujdes simptomat që në të shumtën e rasteve paraqesin kollë të thatë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Disa simptoma të tjera mund të shkaktojnë të përziera, dhimbje stomaku, diarre apo humbje te shijes e nuhatjes.

Nëse i njihni simptomat e COVID-19 mund te kuptoni se jeni të infektuar.

Kjo ndodh kryesisht për rastet me simptoma të mesme apo të rënda.

Ndërsa për ata që nuk përjetojnë asnjë lloj shfaqje të virusit, është ende e vështirë të përcaktohet nëse e kanë kaluar ose jo.

Sidoqoftë një studim i kryer në Islandë ku u aplikua testimi i popullsisë rezultoi se 50% e tyre ishin raste pozitive.

Ekspertët shprehen se në të ardhmen me shumë mundësi do të mund të kuptojmë më shumë rreth infektimit të numrit real të popullsisë.

Personat që nuk shfaqin simptoma nuk e transmetojnë me lehtësi virusin, ndërsa simptomatikët fillojnë ta shpërndajnë 1 ose 2 ditë pas shfaqjes së tyre.

A mund të vazhdoni lëvizjet normalisht?

Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje do të ishte jo.
Kjo pasi në këtë pikë nuk mund ta kuptoni nëse e keni kaluar, jeni të infrktuar apo të rrezikuar nga ky virus.

Spas mjekëve nuk ka ende një menyrë të saktë se si mund të kuptoni se jeni prekur nga ky virus përveç rasteve kur hasni vështirësi.

Nisur ka fakti që virusi COVID-19 shpërndahet në pjesën më të madhe të personave e rëndësishme është që të ruani distancimin social dhe të lani sa më shpesh duart./AgroWeb.org

Pacientët nxitojnë t’i bashkohen testimit të ilaçit Remdesivir

Pacientë me kornonavirusin në spitale në mbarë botën kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë. Edhe kompania nga Kalifornia që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, po përfundon studimin e saj. Ilaçi anti-viral është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e viruseve.

Koronavirusi e shndërroi në pacient kardiologun Jag Singh, në vetë spitalin e tij në shtetin Masaçusets. Ai u alarmua më shumë kur pa një grafi të mushkërive të tij të pushtuara nga pneumonia, ndërsa kolegët e pyesnin nëse do të donte të mbahej artificialisht në jetë nëse do të ishte e nevojshme.

“Do të thoja se u befasova shumë kur më dhanë mundësinë të shikoja grafinë e kraharorit tim. Nuk dukej fare mirë”, thotë Dr. Jag Singh, kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets.

Atij i ofruan mundësinë të ndihmonte në testimin e Remdesivir-it, një ilaç eksperimental që ka treguar progres ndaj disa koronavirusesh të tjerë. Ai pranoi menjëherë. Pacientë me kornonavirusin në mbarë botën kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir në spitale gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë.

Edhe kompania nga Kaliornia që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, po përfundon studimin e saj.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të lehta ose të moderuara, të shoqëruara me temperaturë dhe kollë, por ndonjëherë edhe me penumoni, për të cilën duhet shtrimi në spital. Rreziku i vdekjes është më i madh për të moshuarit dhe personat me probleme të tjera shëndetësore.

Remdesivir është një ilaç që jepet në rrugë intravenoze.

Është i ndërtuar për të ndërhyrë tek një enzimë që riprodhon materialin viral gjenetik.

Në testimet tek kafshët për SARS dhe MERS, sëmundje të shkaktuara nga koronavirusë të ngjashëm, ilaçi ndihmoi në parandalimin e infeksionit dhe zvogëloi ashpërsinë e simptomave, kur jepej në fazat e hershme të sëmundjes.

Testimi i këtij ilaçi ka përparuar më shumë se çdo formë tjetër terapie. Studimet e tanishme mund të rezultojnë në miratimin nga autoritetet.

“Ky është një ilaç anti-viral dhe është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e virusit. Pra, nëse virusi nuk shumëfishohet dot më, ngarkesa me virozën bie dhe sistemi normal shërues i trupit mund të marrë vetë gjërat në dorë dhe të ndihmojë procesin e shërimit”, thotë udhëheqësi i studimit, dr. Arun Sanyal, nga Virginia Commonwealth University, në Riçmond.

Firma Gilead ua ka dhënë ilaçin remdesivir mbi 1 mijë pacientëve me nevoja urgjente, por më shumë njerëz do të ndihmohen nëse kompania bën studimet e nevojshme për të dëshmuar sigurinë dhe efektshmërinë, shkruan në një letër publike drejtori ekzekutiv Dan O’Day.

Firma Gilead e ofroi ilaçin për dy studime në Kinë, të cilët pritet të japin rezultate deri në fund të muajit.

Gjithashtu, firma ka filluar dy studime për pacientët e shtruar në spitalet në Shtetet e Bashkuara, në Azi, në Evropë dhe gjetiu.

Tek njëri prej pacientëve të sëmurë rëndë po testohet një kurë 5-ditore dhe jo kura e plotë 10-ditore. Tek një tjetër pacient në gjendje të moderuar po krahasohen efektet e të dyja këtyre opsioneve, përballë trajtimit standart shëndetësor.

Sidoqoftë, testi më rigoroz do të jetë ai i Institutit Kombëtar të Shëndetit. Ilaçi remdesivir do të krahasohet edhe me infuzionet e placentës, ndërkohë që as pacientëve dhe as doktorëve nuk do t’u thuhet se çfarë po u jepet, deri në përfundimin e studimit.

Krahas Shteteve të Bashkuara, testime janë çelur edhe në Japoni, Kore dhe Singapor.

“Është vërtet një situatë shumë e rëndë për të gjithë ne, për pacientët, familjet dhe profesionistët e sistemit të kujdesit shëndetësor. Ajo që është më kritike në këtë moment është se nuk kemi luksin e kohës, pasi jemi në mesin e epidemisë. Kemi shumë pak kohë dhe është realisht një garë me kohën”, thotë Dr. Andre Kalil, i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Nebraskas.

Kardiologu Singh thotë se është i gatshëm të ndihmojë avancimin e shkencës edhe në rast se nuk përfiton dot ai vetë.

Ai tashmë është duke u shëruar në shtëpi, pas një jave në spital. zëri i amerikës

Koronavirusi – të vërtetat dhe të pavërtetat

Në mesin e lajmeve të shumëta të cilat na bombardojnë çdo minutë, ekziston një vijë shumë e hollë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

COVID-19 është kryefjala e çdo dite.

Interneti po gëlon nga informacione për Koronavirusin që ka gjunjëzuar të gjithë planetin.

Në mesin e lajmeve të shumëta të cilat na bombardojnë çdo minutë, ekziston një vijë shumë e hollë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Disa prej legjendave urbane më qesharake por edhe të frikshme në rrjet në lidhje me COVID-19 janë:

  • Virusi mund të shkatërrohet nga kokaina,
  • Virusi mund të shkatërrohet duke hequr dorë nga akullorja
  • Ne mund të mbrohemi nga virusi duke pirë zbardhues kimik.
  • Duhet të pijmë ujë çdo 15 minuta që të mos prekemi nga COVID-19.

Teoria e parë, pra ajo e kokainës, mori dhenë aq sa detyroi qeverinë franceze të këshillojë qytetarët që të vënë mendjen në punë.

Në rastin e dytë, pra të akullores, UNICEF u detyrua të lëshojë një tjetër udhëzim duke mohuar një pretendim të tillë.

Më e rrezikshmja nga të gjitha legjendat urbane ishte ajo e pirjes së zbardhuesit kimik.

Autoritetet në Virxhina të SHBA-ve paralajmëruan se një sugjerim i tillë është jo vetëm i rremë por mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Ata nënvizuan se zbardhuesi është për pastrim dhe jo për tu pirë.

Teoria e katërt ka të bëjë me pirjen e ujit çdo 15 minuta.

Sipas kësaj teorie uji do të shpëlajë ezofagun dhe virusi do të zbresë në stomak ku edhe do të shkatërrohet nga aciditeti i tij.

Në vazhdën e teorive të tilla, ekspertët detyrohen të heqin vëmendjen nga gjetja e një vaksine për të bërë përgënjeshtrime të vazhdueshme.

A Shkatërrohet COVID-19 Duke Pirë Ujë Çdo 15 Minuta?

Në lidhje me teorinë e ujit, ekspertët thonë se gjërat nuk funksionojnë aq lehtë sa mendojnë njerëzit.

E vërteta është se edhe nëse uji mund të përcojë viruse të ndryshme në stomak, ato janë aq të shpejta sa që mund të futen në trup jo vetëm nga goja.

Një kollë e vetme mund të lëshojë në ajër plot 3000 stërkla me gjurmë virusi apo bakteresh.

Ato bien tek njerëzit përreth, në rrobat e tyre, në sipërfaqet e afërta dhe në ajër.

Përtej gojës, virusi mund të futet në organizëm nëpërmjet duarve të palara tek hunda dhe sytë.

E dyta, stomaku përmban acide aq të fuqishme saqë mund të shkrijnë një kallëp çeliku.

Madje kohë më parë shkencëtarët hodhën idenë e përdorimit të acideve si një burim energjie.

Në vitin 2012, shkencëtarët zbuluan se viruset e reja janë tepër rezistente ndaj acideve.

Ato mund të kolonizojë të gjithë armatën e baktereve të mira në stomak por edhe në zorrë.

Duhet të dini se  në Kinë është zbuluar se në 50 % të pacientëve me COVID-19, gjurmë të virusit janë gjetur edhe në jashtëqitjen e tyre.

Lëre Ujin, Por Merr Sapunin

Legjenda të tilla urbane janë të rrezikshme.

Ato i shtyjnë njerëzit të mendojnë se duke pirë ujë çdo 15 minuta janë të mbrojtur.

Kësisoj ata mund të neglizhojnë rregulla të tjera të arta të sigurisë, siç është larja e duarve apo distancimi fizik.

Qasja më e mirë drejt sigurisë është përdorimi i llogjikës, ndjekia e burimeve të sigurta të informacionit dhe larja e duarve.

“Lëre ujin, por merr sapunin”, tha për BBC-në Kalpana Sabapathy, eksperte pranë  London School of Hygiene and Tropical Medicine./AgroWeb.org