VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Liga Evropiane e Konferencës do të fillojë nga viti 2021

By | September 25, 2019

Komentet

Portieri legjendar Casillas përfundoi karrierën profesionale

Ankara

Portieri legjendar Iker Casillas përfundoi karrierën e tij profesionale në futboll në moshën 39 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot një nga futbollistët më të rëndësishëm në 118 vitet e historisë sonë e quan tërhiqet si një lojtar profesionist, një lojtar që e duam dhe admirojmë, një portier që e ka bërë trashëgiminë e Real Madridit më të madhe me punën e tij dhe sjelljen shembullore brenda dhe jashtë fushës”, thuhet në një njoftim në faqen e zyrtare të Real Madrid, klubi i mëparshëm i Casillas.

Si një produkt i pastër i Real Madridit, Casillas kaloi 16 vjet me ekipin e parë që bëri 725 paraqitje.

Portieri 39-vjeçar spanjoll i ndihmoi “Los Blancos” të fitojë 19 tituj, duke përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy Superkupa të UEFA-s dhe pesë trofe të La Liga-s spanjolle.

Casillas iu bashkua klubit Porto në vitin 2015 dhe luajti në 156 ndeshje për klubin portugez.

Ndërkohë ai ndihmoi edhe kombëtaren e tij, Spanjën, të fitonte Kupën Botërore FIFA 2010 dhe dy kampionate evropiane të njëpasnjëshme në vitet 2008 dhe 2012.

Casillas regjistroi 167 paraqitje për Spanjën.

“Iker Casillas është në zemër të Real Madrid-it dhe do ta jetë aty përgjithmonë”, thuhet gjithashtu në njoftimin e klubit madrilen.

Real Madrid, Porto dhe kombëtarja spanjolle falënderuan Casillasin për shërbimin e tij.

Nadali nuk do të jetë pjesë e turneut të tenisit US Open

Kampioni aktual, Rafael Nadal ka njoftuar se nuk do të luajë në turneun e tenisit, U.S Open këtë vit, duke përmendur shqetësimet rreth koronavirusit dhe atë që e ka përshkruar si rishikim “barbar” të kalandarit ndërkombëtar sportiv.

“Pas shumë mendimeve, kam vendosur që të mos luajë në turneun US Open të këtij viti”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me koronavirus janë duke u rritur, duket se ende nuk kemi kontroll ndaj tij”, ka thënë Nadal.

“Ky është vendim që kurrë nuk kam dëshiruar ta marr, mirëpo kam vendosur ta ndjek zemrën time këtë herë dhe për një kohë të mos udhëtoj”, ka deklaruar ai.

Nadal, 34-vjeçar ka qenë kritik edhe për organizimin e turneve të tenisit, data e të cilëve janë ndryshuar pas shpërthimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

U.S Open në Nju Jork është planifikuar të mbahet nga 31 gushti deri më 13 shtator, derisa turneu tjetër francez, Roland Garros pritet të mbahet dy javë më vonë në Paris.

“Ne e dimë që një orar i tillë është barbar, pas katër muajve që nuk kemi luajtur” është shprehur Nadal.

Rivali i tenistit spanjoll, Roger Federer, gjithashtu ka thënë se nuk do të marrë pjesë në turneun amerikan këtë vit për shkak të një operimi në gju.

Mungesa e tyre i hap rrugën tenistit, Novak Gjokoviq që të fitojë titullin e 18-të Gram Slam në këtë turne.

FIFA merr një tjetër goditje të rëndë, procedohet penalisht presidenti Gianni Infantino

Nuk ka qetësi në FIFA. Qeveria botërore e futbollit e tronditur vitet e fundit nga shumë skandale ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Presidenti Gianni Infantino akuzohet për “shpërdorim të autoritetit”, “nxjerrje të sekretit profesional” dhe “pengim të hetimit”. Procedimi penal është firmosur nga Prokurori i Jashtëzakonshëm Federal në Zvicër, Stefan Keller. Bashkë me numrin një të FIFA-s është nën hetim edhe prokurori i parë i kantonit Valais, Rinaldo Arnold. Zyrtarizimi i akuzës në dëm të Infantinos vjen menjëherë pas dorëheqjes së Michael Lauber, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, në qendër të akuzave për mënyrën se si hetoi skandalin e madh “FIFA gate”.

5,c=0,h=720.bild

Ky i fundit dhe Infantino janë takuar disa herë në mënyrë sekrete gjatë periudhës së hetimeve, duke ngritur dyshime mbi integritetin e tyre.. Si president i FIFA-s, qëllimi im që nga dita e parë ishte dhe mbetet të ndihmoj autoritetet për të hetuar veprat penale të kaluara në FIFA”, ka thënë Infantino në reagimin e tij. Por procedimi penal i hapur për të i ka dhënë zë kundërshtarëve më të mëdhenj, të cilët kërkojnë largimin e tij nga posti më i lartë drejtues i futbollit botëror. bw

Ali Sami Yen, shqiptari që ia kushtoi jetën Galatasaray-it dhe futbollit turk

Stamboll

I biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), përkujtohet në 69-vjetorin e vdekjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit gjigant futbollistik nga Stambolli, Galatasaray, ia ka kushtuar gjithashtu jetën futbollit turk.

Biri i dytë i Shemseddin Samiut, Ali Sami Yen është lindur më 20 maj të vitit 1886 në Stamboll.

Ai shkollim e tij të parë e ka marrë nga babai i tij ndërsa më pas është dërguar në liceun e Galatasaray-it. Yen, gjatë arsimit ka ndjekur nga afër zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës. Me një grup shokësh të klasës vendosën të krijojnë një klub futbolli. Ali Sami Yen dhe shokët e tij në tetor të vitit 1905 krijuan klubin Galatasaray në një klasë të letërsisë. Ai u bë themeluesi numër një i klubit dhe kryetari i parë.

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i themeluesit të Galatasaray-it, Ali Sami Yen.

Ai ka qenë edhe mesfushori i klubit, një futbollist i dalluar në mesin e të tjerëve ndërsa kah fundi i vitit 1907 në një ndeshje kundër klubit nga rrethi Kadıköy i Stambollit të cilin e fituan me rezultatin 3-0 i ishte thyer këmba. Pas kësaj ai nuk arriti të luaj si më parë dhe i dha fund karrierës në futboll.

14 vite kryetar i klubit

Ali Sami Yen, plotë 14 vite ishte kryetari i klubit Galatasaray.

Ai nga viti 1905 kur u themelua klubi e deri në vitin 1918, 13 vite pa ndërprerë ishte kryetari i klubit ndërsa më vonë në 1925 përsëri u bë kryetar i klubit për një vit.

Ali Sami Yen me sukses e menaxhoi Galatasaray-in në një periudhë të vështirë për Perandorinë Osmane dhe në periudhën kur ndodhte Lufta e Parë Botërore.

Ai gjithashtu bëri punë të rëndësishme për zhvillimin e fushave të ndryshme të sportit në Turqi.

Trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë

Ali Sami Yen, gjithashtu është edhe trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë.

Pasi Turqia u anëtarësua në FIFA, ndeshjen e parë e luajtën më 26 tetor 1923 në stadiumin “Taksim” Stamboll kundër Rumanisë.

Turqia nën drejtimin e Ali Sami Yen barazoi 2-2 me Rumaninë.

Ai gjithasthu ka qenë kryetari i parë i organizatës së parë sportive në Turqi të themeluar në vitin 1922 si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik të Turqisë.

Ali Sami Yen u bë themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Turqi.

Ndërroi jetën në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik 1951.

Merr fund historia e dashurisë mes Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetajt

Lidhja e Xherdan Shaqirit dhe Dhurata Ahmetajt tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare kur në fillim të këtij muaji dyshja u raportua se kishin nisur një histori rozë. Por duket se ky lajm shpejt u shndërrua në kryeartikull edhe ne mediet angleze, ku shqiptari luan dhe jeton. “Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqendrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, – kështu e nis shkrimin e përditshmja britanike ‘The Sun’, dedikuar lajmeve që përfliten për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.



“Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është i lindur në Gjilan të Kosovës”, citon më tej media britanike.

Dhe raportet në vendin e Europës Lindore tani insistojnë se ai ka krijuar një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj. Ahmetaj është një yll i muzikës pop dhe njihet si një ndër vajzat më të njohura në rrjetet sociale. Por nga raportimet tona, duket se dhe kjo lidhje ka përfunduar. Ashtu si e kemi ndjekur nga rrjetet sociale, Dhurata ka nisur pushimet vetëm pak ditë më parë. Vendin ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, por ne Instagram ajo ka postuar video dhe foto nga këto ditë buzë detit. Ndërkaq ylli i Liverpul është ende ne Angli, ku vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion. Tashmë edhe për futbollistin, do te nisin ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Ishte fillimi i janarit kur Dhurata “konfirmoi” lidhjen me Xherdanin me një foto nga Londra. Fill pas saj, ajo postonte herë pas here foto nga Anglia, ku shkonte për të qenë pranë partnerit. Megjithatë fotoja e fundit daton 4 muaj më parë. Ndërkaq edhe në rrjetet sociale dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrit, duke pranuar kështu se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar.

Kjo verë i ka gjetur të dy single, Dhurata po pushon këtë verë pasi ka hedhur pas historinë me Xherdanin, ndërsa nga ana tjetër futbollisti ka shumë arsye të pushojë i kënaqur këtë verë, pasi është shpallur kampion i Anglisë së bashku me skuadrën e tij. Mbetet për tu parë nëse edhe kjo dyshe do të ketë vend për një ribashkim, ashtu si shpesh kemi parë në showbizz-in tonë, apo ajo që u përfol si një histori e bukur dashurie ishte thjesht një lidhje pasionante e momentit mes këngëtares 27- vjeçare dhe yllit të Liverpol

Futboll, Paris Saint-Germain fiton Kupën e Francës

Ankara

Paris Saint-Germain (PSG) u kurorëzua me fitoren e Kupës së Francës 2020 pasi triumfit ndaj Saint-Etienne në finalen e së premtes, raporton Anadolu Agency (AA).

Superylli brazilian Neymar shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 14-të në Stade de France.

Goditja Kylian Mbappes u prit nga portieri i Saint-Etienne Jessy Moulin, por Neymar ishte aty afër dhe gjeti rrjetën kundershtare.

Mbappe u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e parë pas një ndërhyrjeje nga mbrojtësi Loic Perrin.

Pas shikimit të VAR, Perrin u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Saint-Etienne me dhjetë lojtarë.

Fitorja i dha PSG-së trofeun e Kupës Franceze për të 13-ën herë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte në stadium për të ndjekur finalen.

Zyrtare: Mike Tyson rikthehet në ring

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës.

Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/

Totti zemëron serbët me reagimin ndaj postimit të Dua Lipës

Legjenda e Romës dhe futbollit italian, Francesco Totti, i ka zemëruar tifozët serbë të tij duke e pëlqyer postimin e Dua Lipës, e cila e postoi flamurin e famshëm të Ballist Morinës ku shihet flamuri i Shqipërisë Etnike.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka publikuar së fundi në rrjetin social “Instagram” flamurin e famshëm të Shqipërisë etnike me figurën e Ismail Qemailit dhe të Isa Boletinit, transmeton Gazeta Express.

Ky flamur ishte përdorur për herë të parë nga Ballist Morina në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd.

Ky postim i Dua Lipës i ka zemëruar mjaft shumë serbë në rrjete sociale, të cilët janë zemëruar edhe më tutje nga reagimi i Tottit.

Në rrjetin social “Instagram”, Totti, i cili e ndjek Dua Lipën në këtë platformë, ia ka pëlqyer fotografinë këngëtares prishtinase për flamurin e Shqipërisë etnike.

Ky veprim i Tottit ngjalli reagime në mediat serbe, përderisa gazeta Sport Blic e Serbisë ka kërkuar llogari nga italiani, duke shkruar “Pse Totti, vëllai im”, përderisa e ka arsyetuar atë duke shkruar se ka gjasa që ai ta ketë pëlqyer automatikisht foton e Lipës, pa e kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. /Gazeta Express/

Anulohet çmimi “Topi i Artë” për shkak të COVID-19

Paris

Çmimi “Topi i Artë” (Ballon d’Or) që ndahet për futbollistin më të mirë të vitit nuk do të ndahet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizuar nga revista France Football, ngjarja nuk do të mbahet për herë të parë që nga viti 1956 për shkak pandemisë.

Në një deklaratë, revista tha se për shkak të COVID-19, nuk ka kushte të mjaftueshme sikurse vitet e kaluar dhe se kjo pamundëson që lojtarët të mund të vlerësohen né kushte të barabarta dhe të drejta.

Në deklaratë thuhet se është më e përshtatshme që organizimi të anulohet këtë vit për shkak të përgjegjësisë.

Topi i Artë për vitin 2019 iu nda futbollistit argjentinas Lionel Messi, i cili të njëjtin çmimim e ka fituar edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015, duke u bërë kështu lojtari që e ka fituar më së shumti këtë trofe, me gjithsej gjashtë.

Çmimi ndahet rregullisht që nga viti 1956, ndërsa në vitin 2010 u bashkua me çmimin “Lojtari i Vitit” të ndarë nga FIFA midis viteve 1991-2009, por ky partneritet përfundoi në vitin 2016.

Miku i ngushtë jep lajmin e madh për Schumacherin: E kam takuar, shpresoj që së shpejti…

Jean Todt thyen heshtjen dhe mungesën e informacionit që rrethon Michael Schumacher. Todt është një nga miqtë më të ngushtë të Schumacher, nga të paktët që ka folur mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Presidenti i FIA ka deklaruar së fundmi se ka takuar 7 herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë. Todt ka theksuar se shpreson që shumë shpejt edhe e gjithë bota mund ta rishohë.

“Po, e kam takuar Schumin, shpresoj që të gjithë mund ta shohin shumë shpejt”, u shpreh Todt duke dhënë një sinjal të qartë se shëndeti i tij po përmirësohet.

Më 13 korrik 1930 në Uruguaj filloi Kupa e Parë Botërore e FIFA-s

VOAL – Kupa e Parë Botërore e FIFA-s, për nder të Presidentit të atëhershëm të FIFA-s, Jules Rimet, Kupa Jules Rimet u organizua në vitin 1930 në Uruguaj, nën vendimin e FIFA-s të marrë në Kongresin e Barcelona më 1929 midis 13 dhe 30 korrikut, dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në kryeqytetin Montevideo. Një nga arsyet kryesore për të zgjedhur Uruguajin ishte se Uruguaji ishte një kampion olimpik i vitit 1928 në futboll. Uruguaji, i cili mundi Argjentinën 4-2 në finale, e përfundoi turneun si kampion.

Kampionati botëror i futbollit i vitit 1930 ishte edicioni inaugurues i kampionatit botëror të futbollit për ekipet kryesore të kombëtareve për burra. Ajo u zhvillua në Uruguaj nga 13 deri më 30 korrik 1930 në shenjë kremtimi të kushtetutës së shpallur saktësisht një shekull më parë.

13 vende morën pjesë në Kupën e Parë Botërore. Këto vende janë 13 skuadrat që ranë dakord të marrin pjesë në turne nga ata të ftuar nga FIFA pa luajtur asnjë ndeshje kualifikuese. Shumë vende evropiane nuk pranuan të marrin pjesë në Uruguajin, i cili ra dakord për të organizuar këtë turne, për shkak të udhëtimit të gjatë dhe kostove. Përkundër kësaj, skuadrat e Belgjikës, Francës, Rumanisë dhe Jugosllavisë arritën Uruguajin në një udhëtim detar 3-javor.

13 skuadra u ndanë në 4 grupe, në një grup ishin katër ekipe. Të tjerët përbëheshin nga tre ekipe. 4 ekipe, të cilët përfunduan drejtuesin e grupit, u kualifikuan për të luajtur gjysmëfinalen. Në kupë u shënuan gjithsej 70 gola, në të cilat u luajtën 18 ndeshje. Rreth 435,000 spektatorë vëzhguan ndeshjet, të gjitha të luajtur në Montevideo.

Goli kryesor i kupës ishte fitorja 6-3 e Argjentinës në grupin 1. Argjentinasi Stábile bëri një hat trick në këtë ndeshje. Në grupin 2, Jugosllavia mposhti Brazilin 2-1 dhe e la atë jashtë kupës. Argjentina, Jugosllavia, Shtetet e Bashkuara dhe Uruguai, të cilët përfunduan grupet e tyre si drejtuese, u kualifikuan për në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale rezultuan me rezultate të rralla. Argjentina mposhti SHBA dhe Jugosllavinë me të njëjtat rezultate (6-1), duke e arritur në finale në këtë kupë botërore që u mbajt për herë të parë. Përkundër faktit që Argjentina mbylli pjesën e parë 2-1 përpara në finale, humbi avantazhin e saj në pjesën e dytë, dhe në ndeshjen e ndjekur nga 80.000 spektatorë, Uruguaji bëri emrin e saj si kampion në kupën e parë botërore që zhvilloi në shtëpinë e saj me 3 gola. Shënuesi më i mirë i turneut ishte Guillermo Stábile, Argjentina, me 8 gola. Wikipedia/eb

Gjenevë: Nxit diskutime statuja e goditjes me kokë që Zidane i dha lojtarit italian

VOAL – Përplasja e mendimeve në Gjenevë për statujën që kujton goditjen më të famshme me kokë në historinë e futbollit, atë që ylli i ekipit kombëtar francez Zinedine Zidane i dha mbrojtësit italian Marco Materazzi gjatë finales së Kupës së Botës 2006 në Berlin. Episodi, i cili ndryshoi fatin e lojës në favor të përfaqësues italiane, u përshkrua me një skulpturë bronzi pesë metra të gjatë, i krijuar me teknikën e dyllit të shkrirë dhe konceptuar nga artisti francez Adel Abdessemed.

Vepra, e vendosur në Gustave-Ador, është pjesë e ekspozitës bienale të Skulpturës së Kopshtit të mbajtur në qytetin lemanas, dhe mund të admirohet deri në shtatorin e ardhshëm. Ashtu si në një bar normal sportiv, performanca nuk mungoi së ngjalluri diskutime midis gjenevasve. Për dikë, statuja është art i pastër provokimi, për dikë tjetër është e papranueshme që të bëhet në këtë mënyrë falja e një sjelljeje të mjerueshme dhe josportive.