VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Liga e Kombeve, Ronaldo në krye të Portugalisë për turneun final

By | May 23, 2019

Komentet

Kosova po bën emrin e saj në futboll

Fatlum Jashari

Saktësisht 615 ditë kanë kaluar që kur kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbjen e fundit, në të gjitha garat.

Disfata e fundit e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare, daton më 9 tetor 2017, në Reikjavik, kur kosovarët ishin mposhtur nga Islanda me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Që atëherë, Kosova ka 14 ndeshje pa humbje, prej tyre nëntë (9) fitore dhe pesë (5) barazime. Në këtë ecuri ndeshjesh, “Dardanët” – siç është nofka zyrtare e kombëtares së Kosovës – kanëshënuar 32 gola dhe kanë pësuar vetëm 10 sosh, duke mos shënuar gol vetëm në njërën nga këto ndeshje, në barazimin 0-0 me Azerbajxhanin, në Baku, në shtator të vitit të kaluar.

Dymbëdhjetë ndeshjet e fundit – nga marsi i vitit 2018 – Kosova i ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes.

Prej katërmbëdhjetë ndeshjeve, pesë kanë qenë miqësore, gjashtë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndërsa tri të fundit janë në kuadër garave kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit – EURO 2020, ku Kosova garon në Grupin A, me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Me fitoren dramatike më minutat e fundit, 2-3, ndaj Bullgarisë, në Sofje, Kosova mori vëmendjen e opinionin futbolldashës në Evropë.

“Kosova po i bën vetës emër”, ka qenë titulli një prej artikujve në gazetën prestigjioze “The Guardian”, në Britaninë e Madhe, pas këtij triumfi të kosovarëve në Bullgari. Në shkrimin e tij, gazetari i këtij mediumi, Nick Ames, shkruan se “askush me mendje të shëndoshë nuk do e nënvlerësojë Kosovën”, duke vënë në pikëpyetje vendimin e Federatës Angleze të Futbollit që ndeshjen me Kosovën të mos e luaj në stadiumin Wembley, me kapacitet prej 90 mijë ulësesh, por në atë të Southamptonit, që ka vetëm 32 mijë ulëse.

“Disa u çuditën kur FA (Federata e Fubtollit) njoftoi që Anglia do ta mirëpresë Kosovën në St Mary’s (stadiumi i Southampton), e jo në Ëembley, në shtator. A nuk ishte skuadra e ‘njomë’ e Bernard Challandes aq e denjë? Askush me mendje të shëndoshë nuk do t’i nënvlerësojë ata, në fushë: Fitorja e së hënës, 3-2 në Bulgari, me golin e Elbasan Rashanit në minutën e 92të, mes festës së çmendur, çoi në 14 ecurinë e ndeshjeve pa humbje” shkruan ai.

Sipas Ames, Kosova po luan futbollin më argëtues ndër kombëtare në Evropë, me gjasa reale për kualifikim në Evropianin 2020.

“Si minimum, Kosova duhet të luftojë me Republikën Çeke për vendin e dytë, në grupin A. Skuadra e Challandes janë duke dominuar në posedim dhe fituan në Sofje, përkundër mungesës së të lënduarit Arbër Zeneli, njëri prej dy anësorëve të tyre të klasit të lartë; tjetri, Milot Rashica erdhi me një gol dhe një asistim. Ndoshta, ata nuk mund ta mbushin Wembley-n ende, por është vështirë të mendohet për një kombëtare më argëtuese për tifozët në Evropë, për momentin”, thekson tutje Ames, në shkrimin e tij.
Njohësi i futbollit, Shpend Thaçi, i cili jeton në Itali, tha për Radion Evropa e Lirë, se kombëtarja e Kosovës, tashmë është shndërruar në rrëfim suksesi.

Në mesin e faktorëve kyç në këtë sukses, sipas Thaçit, është vendimi i ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës,të ndjerit Fadil Vokrri, për emërimin e zviceranit Challandes, në krye të kombëtares, që beson se ka qenë lëvizje e qëlluar dhe e nevojshme.

“Përzgjedhja e Challandes si trajner i kombëtares pa shumë zhurmë dhe puna e tij në heshtje, më vonë u vërtetua se ishte veprim i goditur nga i ndjeri Fadil Vokrri. Qasja e tij në raport me lojtarët, kundërshtarët, komunikimi me shtyp, gjakftohtësia me të cilën ia del të arrije t’i menaxhojë qoftë edhe kthesat në rezultat, janë “vitamina” të rëndësishme për opinion tonë sportiv, që dihet botërisht se është më euforik se sa duhet”.

“Mënyra se si iu qas “finales” së “Ligës se Kombeve”, për grupin D, divizioni A, duke e shmangur presionin në konferencë për media dhe duke ua atribuuar azerëve, personalisht mendoj qe ishte një lëvizje e matur qe ndihmoi sigurimin e plasmanit në “play off”-in për në mars të 2020-ës në po të njëjtën ligë,” tha Thaçi

Rritja progresive në aspektin tekniko-organizativ, duke eliminuar “vakumet organizative dhe logjistike” dhe plotësuar stafin teknik me njerëz profesionistë të fushës, vlerëson Thaçi, janë faktorë përcaktues për arritjet e skuadrës.

Duke marrë shembull ngritjen e madhe të Milot Rashicës e Benjamin Kolollit, në klubet e tyre, Thaçi beson se kombëtarja po “korrë atë që lojtarët kanë mbjellë me klubet përkatëse”.

“Ky përmirësim i vazhdueshëm që kurorëzuan lojtarët (me klubet e tyre), po demonstrohet më së miri edhe në 14 paraqitjet e fundit (të kombëtares). Kemi pjekuri, përgatitje fizike më të mirë, kontigjent lojtarësh më të lart dhe dyfishim të konkurrencës për repart, gjë që s’e kishim më herët. Të gjitha këto faktorë kanë ndikuar që kombëtarja e Kosovës ta krijojë profilin e saj të lojës. Natyrisht se gërshetimi i të gjitha këtyre komponentëve bën që Kosovës t’i “dekorohet” imazhi ndërkombëtar sportiv dhe jo vetëm,” shtoi ai.

Edhe gazetari dhe komentaori i futbollit, Arlind Sadiku, beson se, me rezultatet e dy vjetëve të fundit, Kosova po krijon reputacionin e një kombëtareje të respektueshme në Evropë.

Sadiku, i cili e përcolli nga afër Kosovën në dy ndeshjet e fundit, në Podgoricë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në Sofje, tha se respekti që po i jepet Kosovës nga trajnerët dhe lojtarët kundërshtarë, dallon shumë me atë të para dy-tre vjetësh.

“Kosova ka marrë vëmendjen e gjithë Evropës me këto dy ndeshje, sidomos me fitoren ndaj Bullgarisë. Askush nuk e ka pritur që ta nisnim në këtë mënyrë, edhe pse me pak fat, mendoj se është dashur të kemi nëntë (9) pikë tani, sepse kemi bërë tri ndeshje shumë të mira, me Bullgarinë në Prishtinë por edhe Malin e Zi në Podgoricë. Mendoj se fati ka qenë në pyetje që nuk i kemi nëntë pikë, por edhe me kaq mund të jemi të kënaqur sepse kemi kundërshtarë mjaft të fortë në grup dhe ekipi nuk duhet të ‘rritet’ menjëherë në një far mënyrë, për të fituar atë ndjenjën e euforisë, sepse mund të jetë e rrezikshme”, tha Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Derisa vlerëson lartë punën dhe mentalitetin, që trajneri Challandes i ka dhënë skuadrës, gazetari Sadiku beson se dy ndeshjet me Çekinë, e cila aktualisht zë vendin e dytë në grup – para Kosovës, janë vendimtare për kualifikim ose jo, në Kampionatin Evropian.

“Ndeshjet vendimtare besoj se do të jenë pikërisht ato me Çekinë, në shtator do ta presim Çekinë në Prishtinë, nëse dëshirojmë të luftojmë për vendin e dytë, duhet të fitojmë me doemos aty, por edhe në nëntor pastaj, në Pragë. Sa i përket ndeshjeve me Anglinë, do të jetë tepër vështirë për të marrë një pikë qoftë në Prishtinë apo në Southampton, por megjithatë është me rëndësi që ekipi është shumë i motivuar dhe kur po ballafaqohet me cilindo kundërshtarë nuk kanë fare frikë”.

“Dhe, jam i sigurt që pas kësaj forme të mirë, përkundër mungesave të shumta që kemi pasur, lojtarët në ndeshjen me Anglinë do të hyjnë pa pikë frike dhe sigurisht që do të mundohen që edhe në Southampton të kërkojnë pikë, pse jo”, shtoi Sadiku.

Edhe pse beson se kualifikimi në Evropian është i mundshëm, njohësi Shpend Thaçi mendon se rezultatet e rivalit direkt për vend të dytë, Republikës Çeke, me kundërshtarët tjerë brenda grupit, janë të rëndësishme në garën për kualifikim.

“Sa i përket rendimentit të fazës së tanishme të grupit dhe gjasave për te rivalizuar me Republikën Çeke, vlerësoj se nuk duhet të ngutemi ne hapa. Ne ende nuk e kemi përfunduar gjysmën e ciklit kualifikues, ku na mungojnë përballjet ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë për të krijuar një ide më të qartë se ku jemi dhe deri ku mund t’i vëmë linjat tona për të synuar diçka konkrete”.

“Në situatën ne të cilën ndodhemi momentalisht, në letër mundësitë janë mëse reale, mirëpo duhet të ndihmohemi nga disa kombinatorika që s’varen domosdoshmërisht nga ne, por nga rezultatet e kombëtareve tjera ku ndeshen mes tyre. Ta zëmë, për Kosovën do ishte e rëndësisë së veçantë në qoftë se Mali i Zi do ta ndalte Republike Çeke në Podgoricë, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, shanset tona do minimizoheshin”, theksoi Thaçi.

*Video nga arkivi: Infrastruktura sportive e klubeve kosovare

Me pesë pikë pas tri ndeshjesh, momentalisht, Kosova zë vendin e tretë në Grupin A, në kampanjën kualifikuese për EURO 2020. Çekia zë vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Anglia është e para, po ashtu me gjashtë pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dy vendet e para brenda grupit sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionat Evropian. Përderisa Anglia konsiderohet “superfavorit” për të fituar grupin, vendi i dytë – vlerësojnë njohësit – mbetet objektiv i arritshëm për Kosovën.

Në shtator, Kosova luan dy ndeshjet e radhës në këto kualifikuese, kundër Çekisë në Prishtinë dhe Anglisë në Southampton. Ndërsa, në tetor dhe nëntor edhe tri ndeshje të tjera: me Çekinë në Pragë, dhe me Malin e Zi e më pas Anglinë në Prishtinë.

Megjithatë, Kosova ka edhe një mundësi tjetër të kualifikimit në EURO 2020, atë përmes “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku fillimisht, në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut, e në rast fitoreje, pastaj me fituesin nga ndeshja tjetër Gjeorgji – Bjellorusi.

Granit Xhaka e konfirmon se do ta shikojë nga stadiumi lojën Angli-Kosovë

Mesfushori i Arsenalit dhe Zvicrës Granit Xhaka ka deklaruar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, për ta mbështetur Kosovën.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës po qëndron në Prishtinë këto ditë dhe sot do të jetë prezent në ndeshjen e “Yjeve” kundër skuadrës së Milot Rashicës.

Kjo ndeshje bamirësie organizohet nga komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.

Ylli i Arsenalit ka treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit.

“Do të jem prezent në Angli për ta shikuar ndeshjen Angli – Kosovë, shanset janë shumë të mira shpresoj të ia arrijnë qëllimit”, ka thënë Xhaka.

Fillon Copa America, ndeshjen hapëse të turneut e fiton Brazili

Brazili ka fituar ndaj Bolivisë me një rezultat 3-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit të futbollit Copa America 2019.

Ndeshja e parë e turneut të 46-të, u zhvillua mes Brazilit dhe Bolivisë në grupin A.

Vendi nikoqir priti Bolivinë në stadiumin Morumbi në qytetin Sao Paulo. Brazili fitoi ndeshjen 3-0, me golat e Coutinho në minutat 50 (penalti) dhe 53, si dhe Everton në minutën 85.

Ndeshja tjetër e grupit A do të zhvillohet sot në ora 21.00 mes Venezuelës dhe Perusë.

Në tre grupet e përbëra me nga katër ekipe, kombëtaret që do ta zënë dy vendet e para dhe dy kombëtare më të suksesshëm në rendin e tretë do të përballen në çerek finale. aa

Kosova ngjitet 6 pozita në renditjen botërore të futbollit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngjitur në vendin 121-të me 1149 pikë në muajin qershor duke u ngjitur 6 pozita më lartë se renditja e kaluar, me një kërcim më të lartë në rajon pas suksesit në eliminatoret e EURO 2020.

Sipas të dhënave në ueb faqen e FIFA-s, Shqipëria radhitet e 66-ta, Kosova 121-ta dhe Maqedonia e Veriut 73-ta. Turqia është në vendin e 37-të.

Për sa u përket vendeve të rajonit, Kroacia është përfaqësuesja e renditur më së larti, më saktësisht në vendin e gjashtë, Serbia ndodhet në pozitën e 34-të, Bosnjë e Hercegovina në vendin e 39-të, ndërsa Mali i Zi mban pozitën e 53-të.

Renditja e rradhës do të bëhet e ditur më 25 korrik. Sipas renditjes 10 vendet e para janë kështu:

Belgjika mbetet e para (1.746) dhe ndiqet nga Franca (1.718), Brazili (1.681), Anglia (1.652), Portugalia (1.631), Kroacia (1.625), Spanja (1.617) Uruguaji (1.615), Zvicra (1.605 ) dhe Danimarka (1.589).

EURO U21, Kosova mposht Turqinë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nën moshën 21-vjeç (U21) e ka mposhtur Turqinë U21 me rezultatin 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Evropianin U21.

Arbenit Xhemajli i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Menjëherë pas kthimit në fushë në pjesën e dytë, Turqia barazoi rezultatin nëpërmjet Halil Dervişoğlu në minutën e 46-të.

Megjithatë, Kosova përsëri shënoi për të kaluar në epërsi me rezultatin 2-1 nëpërmjet Mirlind Dakut në minutën e 72-të.

Rezultatin e fitores Kosova U21 e thelloi në minutën e 89-të, kur golin përfundimtar e shënoi Lirim Kastrati me një kundërsulm.

Fitorja ndaj Turqisë i dha Kosovës kryesimin në tabelë në Grupin 3 kualifikues për Evropianin U21. Krahas Turqisë, në këtë grup garojnë edhe Shqipëria, Andorra, Austria dhe Anglia. aa

Lë basketbollin legjenda e NBA-së, Tony Parker

Legjenda e San Antonio Spurs dhe fituesi i MVP-së së finales së NBA-së Tony Parker njoftoi pensionimin e tij nga basketbolli.

“Jam me shumë emocion që pensionohem nga basketbolli, ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm! Edhe në ëndrrat e mia më të egra, kurrë nuk kam menduar se do të përjetoj të gjitha momentet e pabesueshme me NBA dhe ekipin kombëtar francez. Faleminderit për gjithçka!”, njoftoi Parker pensionimin e tij në Twitter.

Koshashënuesi veteran 37-vjeçar kaloi 18 sezone në NBA, kryesisht në San Antonio Spurs. aa

UEFA: Fitorja e parë e Kosovës në kualifikime, vetëm një pikë prapa Anglisë

UEFA e ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari, e cila ishte e para në histori për “Dardanët” në kualifikime. Shtëpia e futbollit evropian e ka përmendur edhe faktin se Verdhekaltrit gjenden vetëm një pikë prapa Anglisë

Kosova e ka regjistruar një fitore të madhe sonte, shkruan Gazeta Express.

Verdhekaltrit e kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje.

Dhe, fitoren e “Dardanëve” e ka komentuar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

“Kosova e ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe gjendet vetëm një pikë prapa Anglisë (e cila e ka një ndeshje më pak). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke. Derisa Kosova është e pamposhtur qe 14 ndeshje, Bullgaria nuk ka fituar qe shtatë ndeshje dhe i ka regjistruar vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare.

AUSTRALIANIA ASHLEIGH BARTY KAMPIONE E VAJZAVE TENIS 2019, ROLAND GARROS PARIS – Nga Fritz RADOVANI

 

Vajza simpatike Ashleig (Ash) BARTY, Ausraliania teniste 23 vjeçare (asht le me 24 Prill 1996), sot asht edhe fituese e Kupes së kampionatit tenisit Roland Garros në Paris 2019.

Ndeshja do të zhvillohej me daten 8 qershor 2019, po per arsye shiu u shty mbas mesnate kështu, ajo u zhvillue me daten 9 qershor, në mesnaten australiane…

Rruga e tenistes Ashleig per me mërrijtë tek podi i Kupës së kampiones ka vështirsitë e saja gati 50 vjeçare, që vajzat e Australisë së largët nuk kanë mërrijtë me hype tek podi i fitores së kampionatit, gja që Ash-i e mërrijti në 2019 vetem me aftësi dhe merita. Natyra e Saj e heshtun, e pafjalë dhe puntore si bleta, Ash-in e rreshtoj nder sportistet e asaj plejade të Nderueme të Shek. XXI që Bota moderne vertetë na e ka lakmi…

Mjeshtria e saj nuk ka nevojë per rreklame e foto nder cepat e rrugave të bukra, Ajo me rraketen e vet sot ka mija e mija tifoza të tenisit, që e adhurojnë dhe e simpatizojnë vajzen e heshtun që, kudo Ajo lot e nderon Flamurin e Australisë Saj fort të dashtun.

Po të shikoni me kujdes ndeshjet e Saja të tenisit në dyshe, ku ka fitue me aftësi Kupen e Kampioneve me shoqen e vet CoCo Vandeweghe, tregon se Ash-i po then rekorde…

Në kampionatet e fundit Ash-i mërrijti numuri 8 në rreshtimin botnor të tenisit vajzave. Po Ash-i nuk e ndaloi vrapin e saj drejtë podit fitores në Paris të Francës, ku mbas disa ndeshjeve të bukra me aset e Vajzave të tenisit botnor, Ajo mërrijti në finale me Çeken e njohun Marketa Vondroušová, të cilen e mujti me rezultatin e thellë 6 – 1 dhe 6 – 3, tue u shpallë Kampione e tue kalue Nr. 2 të rreshtimit botnor të vajzave në WTA Tenis 2019.

Duhet vlersue edhe puna e palodhun e mjeshtrit Saj, trajnerit që dijti me e drejtue.

Me tenisten Ashleig (Ash) BARTY, që u le në Ipswich, Queensland, sot per fitoren e Kupës së tenisit Roland Garros së Parisit festojnë edhe banorët e Ipswichit Queensland, po edhe të gjitha qytetet tjera të Australisë, e kryesisht Melbourne, ku Ash-i presim të hypin prap në podin e Fitoreve të Kampiones Kupës së Australisë në vitin 2020…

            Melbourne, 9 Qershor 2019.

Ndeshja e futbollit Kosovë-Mali i Zi dhe trysnia politike

Ndeshja e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që përfundoi më rezultat të barabartë 1 me 1, u parapri me trysni politike. Ndeshja e vlefshme për eliminatorët për Kampionatin Evropian, u bojkotua nga përfaqësuesit e Malit të Zi me prejardhje serbe.

Mediet në Mal të Zi thanë se se trajneri i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviç, nuk do ta udhëheqë përfaqësuesen kundër Kosovës, pas trysnisë më të cilën është përballur nga Serbia për të mos luajtur kundër Kosovës. Në ekip nuk janë paraqitur as dy futbollistë tjerë që luajnë në ekipe të Serbisë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkroi në rrjetet sociale se “Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës. Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi. Trysnia ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediet serbe, e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje. Kosova dhe Mali i Zi do t’i kapërcejnë këto pengesa nga Beogradi dhe të dyja vendet tona njohin taktikat e Serbisë”, shkroi zoti Pacolli.

Ndeshjet e futbollit në Ballkanin Perëndimor shpeshherë marrin ngjyrime politike, për shkak të marrëdhënieve të brishta ndërmjet vendeve të rajonit. za

Mayorga tërheq akuzat për përdhunim nga Cristiano Ronaldo

New York

Kathryn Mayorga e cila akuzoi yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo për përdhunim në vitin 2009 vendosi të tërheq akuzat e bëra në shtator të vitit të kaluar, njoftojnë mediat amerikane.

“Bloomberg” raporton se Mayorga vendosi të tërheq akuzën, por avokatët e saj nuk konfirmuan se është arritur marrëveshje në mes palëve. Mayorga ngriti padi ku theksohet se ishte përdhunuar nga futbollisti portugez në apartamentin e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Kjo padi ishte pengesë që Juventusi, klubi aktual i Ronaldos, të marrë pjesë në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve për shkak të mundësisë që autoritetet e SHBA-së të ndalojnë lojtarin në kuadër të hetimeve për përdhunim. aa

Derby në çerekfinalen e Roland Garros, do të ndeshen zviceranët Roger Federer e Stanislas Wawrinka

Asi zviceran i tenisit Roger Federer dje mposhti tenistin argjentinas Leonardo Mayer në çerekfinale të Roland Garrosit, të turneut Grand Slam në Francë.

Aktualisht tenisti i tretë në botë dhe fituesi i turneut në Paris, Federer shënoi fitore bindëse me rezultatin 3:0 (në sete 6:2, 6:3 dhe 6:3).

Ish-tenisti i parë në botë, 37-vjeçari Federer në çerekfinale do të luajë kundër  zviceranit Stanislas Wawrinka i cili fitoi mbrëmë kundër grekut Stefanos Tsitsipas.

Kukësi shpëton sezonin, fiton Kupën, Tirana jashtë Europës

E vetmja mundësi për të shpëtuar sezonin, e vetmja rrugë për të justifikuar shpenzimet e presidentit Gjici, ishte fitimi i Kupës së Shqipërisë. Kukësi arrin të përmbush këtë objektiv duke mposhtur Tiranën në finale me rezultatin 2-1. Verilindorët ishin superior në çdo aspekt, shfrytëzuan në maksimum lodhjen e bardheblube duke kaluar menjëherë në avantazh që në minutën e 4-të me Vasil Shkurtaj.

3
3

Majkëll Ngoo i vetëm nuk arriti të bëjë diferencën në këtë finale, pavarësisht se i riktheu bardheblutë në lojë në minutën e 66-të duke barazuar provizorisht rezultatin. Pasi siguroi trofeun e “Këpucës së Artë” në Superligë, Rexhinaldo i jep Kukësit trofeun e Kupën e Shqipërisë me golin e shënuar në minutën e 78-të.

 


 

2
2

Rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të sfidës me Kukësin që siguron në këtë mënyrë për herë të dytë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ernest Gjoka shënon një tjetër trofe në CV e tij nën drejtimin e Kukësit, pasi i dhuroi për herë të parë titullin kampion, arrin të fitoj dhe Kupën. Mbijetesa është i vetmi “trofe”, nëse mund të quhet i tillë, që Tirana siguroi këtë sezon, nuk arriti ta mbyll me sukses këtë sezon e as të përfaqësohet në kupat e europës, gjithnjë nëse kishte plotësuar kushtet e licencimit.