Ripërtëriu epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit
I kallëzoj botës se shqiptarët janë trashëgimtarë të një rracë fisnike, bartës të një gjuhe e kulture që ka lindur në agimin e qytetërimit botërorë
Brumosi shqiptarët me ndjenjën e nacionalizmit, zgjoj vetëdijen kombëtare, dashurinë për Atdheun e sakrificën sublime për të
“Sikur tri jetë t’i kisha, të tria do t’i shkrija për lirinë e Atdheut.
“Jetoni dhe vdisni për Shqipëri”. Sylejman Vokshi
Me dt 10-të qershor të vitit 1878-të dhjetëra delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën në Prizren,në Kuvendin e Prizrenit.
Burrat e shquar të Kombit Shqiptar, gjeneralë, ushtarakë karriere, ideologë të nacionalizmit dhe Rilindjes Kombëtare, klerikë e prijës të sprovuar në luftërat për liri thirrën këtë Kuvend panshqiptarë si domosdoshmëri historike.
Ata filluan punimet e tij menjëherë pa humbur kohë, ndonëse nuk kishin mbërritur të gjithë delegatët, për shkak të pengesave të shumta, që synonin sabotimin e organizimit të kësaj besëlidhje shqiptare.
Për numrin e pjesëmarrësve ka të dhëna të ndryshme, që nga, 300, 133, 110, 47, por sigurisht nuk janë të përfshirë të gjithë, për arsye se delegatët e vilajetit të Shkodrës nuk arritën të mbërrinin në kohë, po ashtu edhe të Manastirit, kurse nga vilajeti i Janinës kishin ardhur vetëm 2, natyrisht njeri ishte Avddyl Frashëri.
Kishin ardhur edhe disa feudalë sllavë e turqë nga viset e Bosnje Hercegovinës.
Vetëm bordi i Lidhjes kishte 60 antarë.
Kararnamen (dekretin), e kanë firmosur 47-të vetë, prandaj shumica e studiuesve i referohen këtij numri.
Kjo ngjarje historike për nga efekti që solli në historinë kombëtare për liri e pavarësi dhe shtetëformim, pavarësisht largësisë kohore, radhitet me dinjitet dhe meritë të pamohueshme përkrah famëmadhes, Besëlidhjes së Lezhës dhe është vazhdim i natyrshëm i ideologjisë, platformës e srategjisë së saj në kushte të reja historike.
Ky Kuvend panshqiptarë me shtrirje e pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, pas Shtetit të Përqendruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, është e para lëvizje kombëtare që ripërtëriu Epokën e Moisiut tonë, Gjergjit të lavdishëm.
Ky Kuvend është i pari i organizuar me platformë të qartë politike, ushtarake, administrative.
Betejat shekullore të popullit shqiptar deri atherë ishin të identifikuara me kryengritjet e pandërprera e të përgjakshme kundër Perandorisë Osmane.
Por atëkohë rreziku i frikshëm ishte ekspansioni shovinist sllavo- ortodoks i shteteve fqinjë që kishin shpallur pavarësinë nga Turqia, si Serbia, Greqia, Bullgaria, Mali i ZI, prandaj shtrohej përpara elitës shqiptare nevoja urgjente e mbledhjes së një Kuvendi Kombëtar të mandatuar nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.
Populli shqiptar me anë të prijësve e përfaqësuesëve të tij u dha plotëfuqinë delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të vendosur për të ardhmen e tij.
Beteja ishte në shumë fronte me turqit, malazezët, serbët, bullgarët, grekët.
Disfatat e rënda të otomanëve me Rusinë Cariste, çertifikimi që i bëri Traktati i Shën Stefanit ëndrrave shoviniste të Rusisë e satelitëve të saj sllavë në Ballkan, fqinjëve armiq’ shekullorë të shqiptarëve e vunë në pikëpyetje serioze vetëekzistencën shqiptare dhe të ardhmen e tyre në Ballkan.
Në këtë udhëkryq të errët të historisë, shqiptarët patën fatin e madh historik të kishin si interpret të ëndrrave të së ardhmes së tyre një ansambël burrash të shquar, mendjendritur, vizionarë e luftëtarë të paepur, të cilët kanë zënë vend të përjetshëm në Panteonin e Kombit Tonë.
Rilindasit e mëdhenj Pashko Vasa, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, prijësit e shquar Iliaz Pashë Dibra, Mehmet Pashë Deralla, Ali Pashë, Gucia, Idriz Seferi, Binak Alija, Haxhi Zeka, Hodo pashë Sokoli patën në krah komandantët e shquar Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Ded Gjon Luli, Baca Kurti, Çun Mula, Preng Bib Doda, klerikët patriotë Imer Prizrenin dhe Ahmet Koronicën, trimat e shquar Jakup Ferri, Mic Sokoli, Col Delia, Sef Kosharja, Shpend Zeqir Haklaj, simbolet e pavarësisë së Shqipërisë Bajram Curri e Isa Boletinin që rrokën pushkët e u rreshtuan në Ushtrinë e saj në moshë fare të re.
Listës së personaliteteve kontribues të Lidhjes i shtohen Haxhi Shaban Prizreni, Hasan pashë Tetova, Zija bej Dibra, Jashar bej Shkupi, Shaban Bej Peja, Filip Doda, Shuajip Spahiu, Mustafa pashë Vlora, Vesel bej Dino etj.
Disa ditë para këtij Kuvendi historik Sulltan Abdyl Hamidi kishte thirrurr në Stamboll disa personalitete shqiptare me qellim që t’ua ipononte dhënien e karakterit islamik kësaj besëlidhje shqiptare, e pasi dështoj në përpjekjet e tij për t’i bindur u mundua t’i pengonte për të kthyer, por nuk ia arriti qëllimit dhe ata mbërritën në kohë.
Vendimi i Kuvendi të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare, pasi i dha goditje dërrmuese Stambollit në përpjekjet e tij për ta veshur atë me mantel islamik dhe hodhi themelet e një organizate kombëtare shqiptare.
Menjëherë u formuan organet e saj të larta.
Në krye të saj qëndronte Këshilli i Përgjithëm me seli në Prizren, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën.
U krijua qeveria e përkohëshme, Ushtria e saj.
“E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” e Pashko Vasës u ba Platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Uniteti Krahinor dhe fetar ishte boshti ideologjik i udhëheqësve të saj, të cilat u sanksionuan edhe në programin dhe në aktet juridike të saj, të hartuara nga Iluministi Pashko Vasa.
U shpall një besëlidhje e përgjithshme për ndalimin e të gjitha veprimeve të gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave të ndryshme që përfaqësoheshin në Kuvendin e Prizrenit.
Në relacionet që iu dërguan kancelarive të fuqive të mëdha të kohës, drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ia banë qartësisht të ditur opinionit publik ndërkombëtarë se shqiptarët janë një Komb dhe etni e pandarë në trojet e tyre të lashta iliro-dardano-arbërore në Ballkan.
Vendosmëria e Qeverisë së Përkohëshme e kryesuar nga Imer Prizreni dhe e Ushtrisë së Lidhjes e kryesuar nga Sylejman Vokshi për të mbrojtur me çdo çmim trojet shqiptare nxitën e vunë në veprim të shpejtë diplomacinë ruse dhe agjentët e saj për të përçarë shqiptarët në bazë fetare.
U hartua një plan ogurzi për spastrimin territorial në trekëndëshin Pejës -Gjakovë -Prizren nga shqiptarët katolikë që banonin në këto treva qysh në kohët e Krishtërimit Apostolik.
Këtij projekti famëkeq iu kundërvunë me vendosmëri e vizion patriotik kombëtar udhëheqësit e shquar të Lidhjes Haxhi Zeka dhe Ali Ibra.
Për Ali Ibrën, konsujt austriakë e rusë i njoftuan menjëherë kryeqendrat e tyre perandorake, Vjenën dhe Shën Petërburgun se “I ka marrë në mbrojtje shqiptarët katolikë të Rrafshit të Dukagjinit”.
Turqia edhe pse ishte goditur rëndë nga Traktati i Shën Stefanit i dt 3 mars të vitit 1878-të, edhe pas ngjarjeve e 4-5-6 shtatorit të vitit1878-të, aksioni i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që kulmoj me vrasjen në kullën e Adullah Pashë Drenit të Mehmet Ali Pashë Maxharrit, i cili kërkonte që Plavë e Gucia t’i jepeshin Malit të Zi, ajo nuk kishte ndërmend të bënte asnjë lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve për autonomi e vetëqeverisje.
Së bashku me të u vra dhe Adullah Pashë Dreni, i cili kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për organizimin e Lidhjes, por u rreshtua me të derguarin e fuqive të mëdha, e mori në mbrojtje atë, duke tradhëtuar kauzën kombëtare e duke u damkosur si tradhëtar.
Turqia nuk donte të njihte dy elementë themelorë të Identitetit shqiptar Kombësinë Shqiptare dhe Gjuhën Shqipe.
Krahas betejave legjendare në disa fronte kundër turqëve dhe sllavëve Qeveria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit zhvilloj dhe një betejë intensive diplomatike nëpërmjet kryeministrit të Italisë së bashkuar, arbëreshit Françesko Krispi.
Abdyl Frashëri e patriotë të tjerë arritën ta ndërkombëtarizojnë çeshtjen kombëtare dhe ta vinin në tavolinën e kancelarit gjerman Bismark, pikërisht në virgjilje të Kongresit të Berlinit me dt 13-të qershor të vitit 1878-të, ku fuqitë e mëdha do të përcaktonin kufijtë e Ballkanit.
Megjithëse i mbledhur për të korrigjuar Traktatin e Shën Stefanit dhe për t’i venë fre orekseve shoviniste ruse në Ballkan, Kongresi i Berlinit u shkaktoj dëme të mëdha shqiptarëve.
Vendimet e tij u pritën me indinjatë nga patriotët shqiptarë anë e mbanë trojeve etnike shqiptare.
Ushtria vullnetare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit zhvilloj beteja legjendare me forcat ushtarake të Mark Milanit të Malit të Zi dhe i zmbrapsi ato duke u shkaktuar humbje të mëdha.
Vetëm në brigjet e Lumit Lim trimat shqiptarë të udhëhequr nga Ali Ibra, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, i asgjesuan qindra- mijëra luftëtarë malazezë.
Aq të përgjakshme ishin këto beteja saqë Limi u skuq nga gjaku i derdhur dhe kokat e të vrarëve rrokulliseshin nëpër lumë si gurë.
Beteja e qëndresa shqiptare pati jehonë ndërkombëtare.
Katër shekuj pas Epopesë së Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) shqiptarët arritën të bëhen faktor detërminues në Ballkan.
Berlini u dorëzua duke respektuar faktet reale në terrenin e luftimeve.
Në vend të Plavë -Gucisë u njohu të drejtën malazezëve të aneksonin Hotin dhe Grudën.
Ideatorët e Planit B të Berlinit menduan se këto treva që banoheshin nga shqiptarët katolikë do të ishin kockë e lehtë për t’u gëlltitur me pretendimin se Mali i Zi i krishterë do t’i mashtronte me lehtësi e më vonë do t’i asimilonte krejtësisht ata.
Trimat e këtyre maleve dhe ushtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i mbrojtën këto troje me të njëjtin heroizëm që mbrojtën Plavë- Gucinë.
Në të gjitha kryeqendrat e trevave shqiptare, nga Janina në Ulqin dhe Tivar Lidhja Shqiptare e Prizrenit i krijoj degët e saj.
Ngriti administratën e gjykatat shqiptare.
Urdhëroj përdorimin e Gjuhës Shqipe.
Me këto veprime të shpejta konstruktoj tiparet themelore të qenësishme të Shtetit Komb.
Ajo asnjëherë nuk e njohu ndarjen administrative të shqiptarëve në katër vilajete, pas riorganizimit të Perandorisë Otomane, me përfundimin e reformave të Tanzimatit.
Ajo krijoj një autoritet qëndror, politik, administrativ, ushtarak duke krijuar qeverinë e saj.
Kushtet e rënda historike, në të cilat u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, beteja në disa fronte, dhe statukuoja që fuqitë e mëdha europiane e monarkitë e tyre vëndosën në Ballkan, egërsia dhe barbaria e Ushtrisë Turke e armatosur gjer në dhëmbë, ndaj popullsisë civile të pambrojtur e detyruan atë që pas luftimeve heroike dhe qëndresës së paepur në Shtime dhe Caralevë me dt 18-23 prill të vitit 1881 të shpërndahej.
Me 18-të prill të vitit 1881 Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u ndesh me ushtritë turke të komanduara nga Dervish Pasha në Shtime dhe Slivovë.
Rreth 3000 luftëtarë, vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione turke me mbi 15000 ushtarë, oficerë, të paisur me armatimin më të mirë të kohës.
Betejat ishin të përgjakshme, me heroizëm të madh të shqiptarëve, ndonëse në kushte të pabarabarta, por u treguan qëndrestarë të paepur e të pathyeshem deri në flijim për Atdheun.
Me dt 20-të prill të vitit 1881Mic Sokoli, veprimtari i shquar kundër Reformave të Tanzimatit, i aksioneve të Ushtrisë së Lidhjes, në Gjakovë për vrasjen e Pashë Maxharrit, në betejat për mbrojtjen e trojeve tona në Plavë – Guci, në Betejën e Nokshiqit në dhjetor 1879- janar 1880-të, në mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, në Betejën e Shtimes i vuni gjoksin shkëmb topit të sulltanit e mbeti në fushën e nderit dhe të lavdisë për tu përjetësuar në këngë.
“N’Fushë t’Kosovës u lidh jezeri, (mjegulla).
Haj medet ka mbetë shumë njeri.
Mic Sokoli e Zmajl Hyseni”.
Apo:
“Mic Sokoli ban me dorë.
Besa shokë s’po muj me folë.
Se m’ka ra do gjak në gojë.
Se m’ka ra do gjak në bark
Shtatë martine i kam në shtat”.
Aty u plagos Ali Ibra zv komandanti i ushtrisë së Lidhjes dhe Shpend Zeqir Haklaj komandant i formacioneve luftarake të Gashit.
Aktet heroike të shqiptarëve dhe panoramen e tmerrshme të luftës e përshkruajnë me realizëm. vargjet:
“Ali Ibra n’vraç të zi.
Po i shkon gjaku për zingji.
Se këtu i thonë shqiptari”.
Për shkak të epërsisë numerike, barbarisë shtazarake të ushtrive të panumërta e që shtoheshin nga ora në orë Ushtria e Lidhjes me dt 21 prill tërhiqet.
Me dt 22-23 prill u zhvilluan luftime të ashpra në Qafë Dule dhe Suharekë për të penguar ushtritë osmane të hynin në Prizren.
Pas thyrjes së rezistencës së kryengritësve shqiptarë kapet i plagosur Sef Kosharja në Malin e Porodimës, afër Shtimes dhe nga këtu i lidhur për duarsh u dërgua para Dervish Pashës në Kodrën e Gllavicës afër Kosharës, në pikën me strategjike të saj, të quajtur Okol.
Pashai i premtoj Sefës se nëse distancohesh nga “Hasharati”, siç i quanin turqit malësorët kryengritës do ta falte e do ti ndërtonte një kullë të bukur.
Sef’ Kosharja iu kundër përgjigj Pashës me këto fjalë:
“O Pashë s’jam me ty e as bahna.
Besën ua kam dhënë krerëve të dheut e Flamurit tim e qe besa edhe des.
Besa tek ne nuk shkelet së kena ftyrë”.
Meqenëse Dervish Pasha nuk ia doli me dinakëri e premtime të përfitonte e ta bindte, i egërsuar nga qëndrimi mospërfillës i trimit dha urdhër të varej në lis dhe u la ashtu i varur për tre ditë, për të tmerruar, mbjellur frikë e panik tek kryengritësit.
“Kush ta heqin nga litari i pritet koka dha urdhër pashai i Turqisë”.
Pas tre ditësh nipi i tij, djali i motrës Shabani nga Shtimja e mori dajën Sef’ dhe e varrosi në varrezat e Sllatinës në Slivovë.
Populli e ka gdhendur në këngë lisin e shqiptarisë Sef Kosharja:
“Sef’ Kosharja i pari i fisit.
Hije t’paska maja e lisit.
Hije m’ka o shok’t e mi
E dhash’ jetën për liri”.
Para litarit përfundoj edhe Komandanti i Ushtrisë së Lidhjes Sylejman Vokshi.
Ai u denua nga Porta e Lartë me vdekje, varje në litar.
Fjalët e fundit para gjykatës së Perandorisë Otomane të Sylejman Vokshit “Sikur tri jetë t’i kisha, të tria do t’i shkrija për Atdheun tim” tregojnë karakterin e pathyeshëm të tij dhe vetëdijen për sakrificën sublime.
“Jetoni e vdisni për Shqipëri” është testamenti i tij para litarit të Turqisë.
Sylejman Vokshi dhe Ali Ibra qëndruan të patundur gjer në fund.
Qëndresën e komandantit të pamposhtur e përshkruan kënga:
“Jam Syl Vokshi e s’e lshoj trollin
Krah për krah me Mic Sokolin”.
Për shkak të popullaritetit të madh të tij Sulltan Abdyl Hamidi ia fali jetën.
Ia ktheu denimin internim me punë të detyruar dhe më vonë, pas një amnistie u kthye në shtëpi.
Ai kaloi në amshim në vitin 1890-të.
Ketë vit ka 130-të vjetorin.
Megjithëse pati jetëgjatësi të shkurtër, vetëm tre vite
1878-1881, Lidhja e Prizrenit i tregoj botës se shqiptarët janë trashëgimtarë të një rrace fisnike, bartës të një gjuhe dhe kulture që ka lindur në agimin e qytetërimit botërorë.
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, deklaroi se dokumentet e tyre janë marrë nga aktet gjyqësore.
Zëvendësdrejtuesi i RAI-t, tha se Engjëll Agaçi refuzoi intervistën, kurse për emailin e tij tha se ai vetëm sa shërbeu për të konfirmuar lajmin e tyre.
‘Sepse ndërkohë ai email ishte në pritje të marrjes së informacioneve, ishte një konfirmim i informacioneve që kishim, pra ishin të vërteta.
Pra është një operacion që kontribuonte për të vërtetën dhe ne donim intervistën sepse në bazë të atyre informacioneve që Agaçi na konfirmoi, ne mund të realizonim intervistën.
Pra, faktet u treguan me konkretësinë e tyre dhe vërtetësinë dhe përputhen në emailin e përgjigjes të dhënë nga zoti Agaçi.
Ne kemi zakonin që të vazhdojmë të hetojmë, të investigojmë për ato gjëra për të cilat trajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do i kthehemi edhe të dielën e ardhshme çështjes së emigrantëve.
Zoti Agaçi tha në emailin e tij se nuk e kuptonte pse po e trajtonim këtë çështje që nuk është me interes. Fakti që një qeveri investon 1 miliard euro për trajtimin e emigrantëve në një vend tjetër me mënyra që janë kontradiktore dhe të qarta, që tregon se kjo është një çështje me interes të madh publik,’ tha Ranucci.
‘Ne nuk thamë që ka ndonjë gjë të keqe, ne thjesht donim të flisnim me Agaçin për disa dinamika të kësaj marrëveshje. Për Agaçin ne treguam dhe nënvizuam se kush është Agaçi, treguam edhe çështjen me shefin e Interpolit, gjeneralin Lisi, për çështjen e pronave që ishin në pronësi të një trafikanti dhe kaluan për llogari të gjeneralit.
Të gjitha ato që kemi thënë janë nga dokumentacioni gjyqësor. Të gjitha janë fakte që kanë të bëjnë me korrupsionin, të dokumentuara.
Edhe për vëllain e kryeministrit Rama, i cili nga aktet gjyqësore i lidhur me ato subjekte që thamë.
Ne kemi bërë një punë shumë të qartë të bazuar në dokumente që kemi parë,’ theksoi ai.
Gazetari më pas u ndal sërish te emri i Olsi Ramës.
‘Disa dokumente për këto fakte i kemi publikuar, i kemi rrëfyer se emri i vëllait të kryeministrit nuk është hetuar. Por nënvizuam faktin se nga këto dokumente dilte se kishte rezultuar të kishte kontakte me narkotrafikantët dhe që përdorej e njëjta makinë, makina e tij.
Gjithashtu që ka pasur kontakte me këto subjekte. Kemi thënë këtë gjë. E kemi thënë të njëjtën gjë edhe për ministrat e brendshëm të mëparshëm.
Pra, ne i bëjmë dokumentet tona bazuar mbi dokumentet gjyqësore,’ deklaroi drejtuesi i RAI-t.
Drejtuesi i programit të njohur investigativ Report në RAI3, Sigfrido Ranucci bëri deklarata të forta në intervistën ekskluzive për Armela Ferkon në SYRI TV.
Ai konfirmoi telefonatën që ka bërë Edi Rama me drejtuesit e RAI-t, duke thënë se vetëm Kremlini është ankuar si Edi Rama për programin e tyre.
‘Mua më rezulton që ka pasur një telefonatë, por që tonet nuk kanë qenë të ndezura.
Nuk e njoh përmbajtjen, di që ka thënë që do dërgoj një letër proteste me sqarime, nga ato që kam lexuar nga agjencitë e lajmeve.
Neve ende nuk na ka ardhur gjë në redaksi.
I kemi kërkuar intervistë, por për fat të keq nuk na është dhënë mundësia për të pasur këtë.
Është ajo përgjigjja e shkruar nga Agaçi që kemi publikuar në faqen tonë, që ka konfirmuar lajmin që dhamë që ka qenë përfaqësuesi ligjor i disa klientëve të përfshirë në narkotrafik dhe konsulent në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emirgantët dhe konsulent për operacionin e atëhershëm të gjeneralit Lisi.
Këtë e tha edhe vetë gjenerali Lisi në mikrofonin tonë. Është diçka që ne e morëm parasysh me shumë korrektesë. Agaçi nuk e pranoi intervistën që i kërkuam,’ tha gazetari italian.
‘Nëse është normale, nuk e di, duhej të më kishte marrë mua në telefon nëse po. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në të kaluarën.
Edhe Kremlini është ankuar për Report, Lavrovi dikur, ministri i Jashtëm. E ka quajtur armik të Kremlinit pas një reportazhi që kemi bërë për ta.
Kemi pasur të njëjtin sulm, telefonata që janë bërë.
Nëse gjithçka do mbetet në një diskutim në nivel cinik, ndërsa në qoftë se ajo telefonatë ka vlejtur si presion, është diçka tjetër. Dhe nuk është e drejtë sepse liria e shtypit është diçka që nuk ka çmim, të gjitha vendet duhet ta respektojnë,’ shtoi ai.
Ajo çfarë mësoi publiku italian dhe një pjesë e publikut shqiptar nga programi investigativ i Rai 3, ‘Hotspot Albania’ është as më pak e as më shumë gjithçka që ne dhe ata pak gazetarë opozitarë në këtë vend kanë thënë e analizuar e faktuar ditë pas ditë e vit pas viti këto 12 vjet, për mënyrën se si është qeverisur ky vend nga ky grupim i dyshimtë politik që ka vendosur të qëndrojë ende, jo prej fuqisë, jo prej demokracisë, jo prej drejtësisë-por sepse janë të dënuar të largohen të vetëshembur nga e keqja e zullumi i tyre.
Nuk është e drejtë për këtë vend, por ama është krejt i merituar ky lloj shpagimi për ta.
Po çfarë thamë ne qysh në krye e për çka u sulmuam, u bëmë ‘cancel’ (u fshimë), u penguam, u shantazhuam, u kërcënuam, u pushuam nga punët, u bëmë ushqim për hijet anonime në bodrumet e godinave publike me tituj, shkrime të porositur e fushata të organizuara në emër të linçimit politik.
1. Ne thamë se nëse një televizion kritik mbyllet arbitrarisht e sulmohet me procese artificiale politike si rasti i ‘Agon Channel’, precedenti është tejet i rrezikshëm për demokracinë dhe humbja e një gjyqi ndërkombëtar me shuma marramendëse është e sigurte. Çfarë ndodhi: Sot nga xhepat e shqiptarëve, jo të Edi Ramës, as të Velisë e as të mediave që i mbështesin nuk dalin ato lek. Janë 130 milionë euro të shqiptareve të humbura.
2. Çfare u thamë ne ambasadorëve të momentit e atyre ndërkombëtarëve që janë zgjuar sot: u thamë se ky shtet nuk ka asfare ndërmend dekriminalizimin, përkundrazi, po zgjedh me cilët kriminelë do ndajë shtratin. Se precedentët antidemokratikë po përkeqësohen e se Evropa është larg. Nuk na dëgjuan.
3. Çfarë thamë në këto 12 vjet. Thamë që po kanabizohet vendi me një projekt të paramenduar. Sot pas një Ministri të Brendshëm të dënuar për lidhje me trafikantë, në çdo artikulim ndërkombëtar mediatik e politik, nën zë e nën zë – ky shtet konsiderohet Narkoshtet.
4. Thamë se me lekët e aktiviteteve kriminale po lobohet, po blihet media, partitë, individë, eminenca ndërkombetare-parlamentare, po blihet vota . Sot kemi në burg një agjent të FBI-së si dëshmia me përfaqësuese e një politikëbërje mafioze.
5. Thamë se po ju mbyt propaganda e se në shërbim të saj janë ushtri të tëra të paguara nga aktivitete korruptive të paprecedentë si inceneratorët e PPP-të.
6. Thamë se ka një projekt të sigurtë për zhbërjen e opozitës.
7. Thamë se reforma në drejtësi ka dështuar dhe askush nuk e mohon dot sot këtë..
8. Thamë se nuk ka dëshmi më të qartë për mënyrën se si ka qeverisur ky kryeministër e ky kryetar bashkie sesa dy fakte te pamohueshme. -1 milionë shqiptare të larguar nga vendi si nga një toke lufte dhe kullat e ngritura në kryeqytet.
Keto thamë e me shumë se kaq këto 12 vjet e sot gjithçka është konfirmuar.
Amnesty International theksoi si shqetësime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri sulmet fizike dhe verbale kundër gazetarëve, vrasjen e grave në dhunën me bazë gjinore brenda familjes dhe ndërtimin e kampeve për burgosjen e refugjatëve azilkërkues që Italia po ndërton aktualisht në portin e Shëngjinit dhe në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit.
Amnesty, një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, publikoi të mërkurën raportin e saj mbi gjendjen në 155 vende të vrojtuara, përfshirë Shqipërinë. Raporti vëren se autoritarizmi është një forcë në rritje në rang global dhe se numri i njerëzve që jetojnë në shtete demokratike, pra shtete të së drejtës apo shtete të sundimit të ligjit, ra gjatë vitit të kaluar në nivele që nuk ishin parë që nga viti 1985.
“Praktikat dhe idetë autoritariste prekën apo u përdorën nga shumë qeveri dhe shoqëri. Në veri dhe në jug, në lindje dhe në perëndim, politikat autoritariste gërryen lirinë e shprehjes dhe të organizimit shoqëror, goditën barazinë gjinore dhe luftuan të drejtat seksuale apo riprodhuese,” vëren raporti.
Raporti shënjon mënjanë si shqetësim madhor zhvillimet në Lindjen e Mesme, kur krimet rrëqethëse të Hamas të kryera në 7 tetor 2023, në të cilën u vranë mbi njëmijë njerëz, shumica civilë izraelitë dhe mijëra të tjerë u plagosën e 245 vetë u morën peng, Izraeli nisi një fushatë hakmarrëse e cila, sipas Amnesty, u bë një fushatë ndëshkimi kolektiv. “Kjo është një fushatë e bombardimit të qëllimtë dhe jodiskriminues të civilëve dhe të infrastrukturës civile, të mohimit të asistencës humanitare dhe të krijimit të qëllimtë të gjendjes së urisë,” vëren raporti.
“Narrativat publike të bazuara në urrejtje dhe me rrënjë te frika, ngushtoi hapësirën civile dhe demonizoi grupet e margjinalizuara apo individët, me refugjatët, migrantët dhe grupet racore që po vuajnë. Sulmi kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore u intensifikua më 2023, duke kërcënuar shumë nga arritjet e realizuara përgjatë njëzet viteve të fundit,” vëren më tej raporti.
Sa i përket Shqipërisë, raporti vëren se “gazetarët u shënjestruan nga gjuha e urrejtjes, sulmet fizike dhe një sulm me armë. Dhuna kundër grave brenda familjes vijoi, me 12 gra të vrara nga partnerët apo anëtarët e familjes.”
Raporti vëren se në drejtim të të drejtave të njerëzve LGBTI Shqipëria nuk ka shënuar progres.
Raporti thekson se vrasja e një rojeje sigurie në një sulm kundër Top Channel në mars 2023 ka mbetur me autorë të paidentifikuar dhe të pandëshkuar ndërsa një gazetar u sulmua fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij për shkak se kishte raportuar mbi një çështje gjyqësore.
“Gazetarët u sulmua nga figurat politike,” vëren raporti. “Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, iu referua një gazetareje investigative si “vrasëse me pagesë” në përgjigje të një artikulli në të cilin ajo kishte theksuar rolin që kryebashkiaku ka luajtur në projektin e incineratorit të Tiranës,” vëren raporti i Amnesty International duke iu referuar sulmeve të mediave proqeveritare kundër gazetares Ola Xama.
Raporti vëren si shqetësim të veçantë marrëveshjen kontroverse të arritur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni në lidhje me ndërtimin e dy bazave për izolimin e refugjatëve që Italia synon të kapë jashtë ujërave të saj territoriale dhe t’i sjellë në Shqipëri, teorikisht për procesimin e kërkesave të mundshme për azil.
Konsideruar gjerësisht si një goditje propagandistike që pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë qindramilionë euro për të arritur asgjë, plani ngre shqetësime serioze sa i përket dhunimit të të drejtave të azilkërkuesve, që po ndodh me ndihmën e qeverisë së një vendi që ka prodhuar azilkërkues me shumicë përgjatë tre dekadave të fundit.
“Organizatat e të drejtave të njeriut dhe të tjera kanë shprehur shqetësim në lidhje me impaktin që kjo marrëveshje mund të ketë mbi të drejtat e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, përfshirë faktin që ajo parashikon ndalim automatik të tyre”, vëren raporti. Raporti mund të gjendet i plotë në gjuhën angleze këtu: /BIRN/
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – një thirrje e kamotshme e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën – duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për të, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Pas marrjes së dritës së gjelbërnë Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.
Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdojë t’i bindë së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të saj përse duhet të jetë në mesin e tyre.
Dhe hapa pozitivë në këtë drejtim duket se janë pikërisht ata që çojnë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të martën se “në kontekstin e rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit”.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se Kosova duhet të bëjë hapa të prekshëm, që nënkuptojnë “dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim”, në mënyrë që t’i bindë qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë.
Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës nëse planifikon ta dërgojë draft-statutin në Kushtetuese përpara datës 16 maj, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Më 17 prill, zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se themelimi i Asociacionit nuk është parakushtpër pranimin e Kosovës në KiE, por shtoi se ai është pjesë e listës së zotimeve në kuadër të raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyyanis, të cilat Kosova i ka marrë përsipër që t’i zbatojë pas anëtarësimit në KiE.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, më 23 prill, se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është detyrë e Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, njohësit e çështjeve politike dhe diplomatike në Kosovë pajtohen se vendi duhet të bëjë “hapa pozitivë” për të mos rrezikuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Polemika rreth Asociacionit
Kosova dhe Serbia u pajtuan për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe qysh në vitin 2013.
Megjithatë, qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës refuzuan ta zbatojnë marrëveshjen, duke shprehur frikë se asociacioni i tillë njëentik mund të ndikojë në funksionalitetin e duhur të shtetit.
Pas trysnisë së vazhdueshme, diplomatët perëndimorë hartuan një draft-statut të këtij asociacioni, të cilin ia dorëzuan Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar.
Udhëheqësit e dy vendeve thanë fillimisht se e kanë pranuar në parim, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars se nuk e ka pranuar.
Para se të bëhet ndonjë hap tjetër, draft-statuti duhet të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë, thotë se kërkesa ose sugjerimi i partnerëve perëndimorë është i qartë: Qeveria e Kosovës duhet ta dekretojë draft-statutin për Asociacionin dhe ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Në rast se dërgohet [në Gjykatën Kushtetuese], atëherë, faktikisht, mund të thuhet se është debllokuar procesi i themelimit të Asociacionit… Deri më tash, ky proces është bllokuar nga perspektiva e vendimmarrjes politike”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, praktika e deritashme ka treguar se ministrat e Jashtëm në Këshillin e Evropës, përgjithësisht, i mbështesin vendimet e Asamblesë Parlamentare.
Por, në rastin e Kosovës, thotë ai, marrë parasysh pritjet që i kanë disa vende lidhur me themelimin e Asociacionit, votimi më 16 maj mund të mos jetë fare në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
“Që të mos duket se po votojnë kundër vendimit të Asamblesë Parlamentare, rrezikohet që të mos futet fare në rend dite, si një e formë e refuzimit jo të drejtpërdrejtë”, thotë Kamberi.
Valon Murtezaj, profesor i Diplomacisë në Universitetin IESEG në Paris, thotë se çdo hap që mund ta bëjë Qeveria e Kosovës në drejtim të themelimit të Asociacionit, duhet ta bashkërendojë me kërkesat e partnerëve kryesorë, nga të cilët pret përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Nëse këto janë pritje nga ata që do të votojnë – dhe Qeveria e di më së miri se cilat janë pritjet – atëherë duhet vendosur në bazë të drejtpeshimit ndërmjet pritjeve dhe gjasave për sukses në votim”, thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, hap tjetër që mund të bëjë Kosova para takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, më 16 maj, është: dërgimi i garancive të qarta te vendet përkatëse se do të zbatohen të drejtat e komuniteteve joshumicë, si dhe i sinjaleve të qarta se do të avancohet i gjithë korpusi ligjor që ndërlidhet me të drejtat e njeriut.
“Do të ishte e dhimbshme që Kosova ta humbiste anëtarësimin pas gjithë këtij rrugëtimi të suksesshëm deri sot”, thotë Murtezaj.
Në njëintervistë dhënë REL-it, më 18 prill, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se këshillë e tij për Kosovën do të ishte “ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese” përpara votimit në maj.
Organizata e Knausit publikoi së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.
Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë gati dy vjet më parë – më 12 maj, 2022.
Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës.
Më pas, më 16 prill, raporti i Bakoyyanisit kaloi edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Komiteti i Ministrave, saktësisht një muaj më vonë.
I përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut.
Serbia njoftoi së voni se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kjo, përkundër marrëveshjes që ajo ka me Kosovën, për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Radio Evropa e Lirë
Fotografi nga një instalacion artistik me gurë dhe orë ku gurët simbolizojnë varrin e munguar të të pagjeturve ng alufta në Kosovë, kurse ora simbolizon kohën e kaluar që nga zhdukja e atyre personave.
Gentiana Kadrija
“Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet… asgjë”, thotë Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e zhdukur në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.
Fitimi, nga fshati Çikatovë i komunës së Drenasit, nuk ishte as dhjetë vjeç kur mbeti pa prindërit e tij – Xheladin dhe Sofie Dubovci.
Lëshimi i dorës që e mbante shtrënguar, derisa forcat serbe i dëbonin nga shtëpia, është imazhi i fundit që Fitimi kujton me nënën e tij.
“Atë e plagosën forcat serbe derisa ne po ecnim në turmën me njerëz, duke ikur nga shtëpia, për shkak të një ofensive në vitin 1998”, kujton Fitimi për Radion Evropa e Lirë.
Sa herë përpiqet ta kujtojë atë periudhë, shikimin e përhumb diku. Thotë se nëna e tij, atëkohë 48 vjeçe, mbeti e plagosur në rrugë, ndërsa pjesa tjetër e familjes u detyrua ta vazhdonte udhën pa të.
“… mbeti me të plagosurit e tjerë, apo me ata që u vranë aty”, thotë Fitimi.
Fshat pas fshati, Fitimi dhe familja e tij mbërritën në Vushtrri – rreth 35 kilometra larg – ku thotë se qëndruan rreth tre muaj, derisa ndodhi një ofensivë tjetër.
Një mëngjes, kujton Fitimi, forcat serbe i morën të gjithë burrat që ishin strehuar në atë shtëpi, përfshirë babanë e tij.
Fitimi mbeti me vëllain e tij, gjithashtu i mitur, dhe rrugën drejt shpëtimit e vazhduan me disa familjarë më të largët.
Me kalimin e kohës, ata morën vesh se nëna e tyre kishte vdekur dhe ishte varrosur në një varrezë masive në fshatin Çikatovë. Eshtrat e saj nuk iu dorëzuan familjes për rivarrim deri në vitin 2010.
Ndërsa, për vendndodhjen e babait, Fitimi nuk di asgjë, as sot e kësaj dite.
“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, thotë 36-vjeçari duke marrë frymë thellë.
Gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa u zhvendosën mbi 800.000 persona.
Nga rreth 6.000 njerëzit e zhdukur me forcë atëkohë, të pagjetur sot mbeten edhe mbi 1.600. Shumë prej të zhdukurve u gjetën ndër vite në varreza masive në Serbi.
Sipas Komisionit qeveritar të Kosovës për persona të pagjetur, gjatë vitit 2023 u gërmua në 15 lokacione brenda territorit të Kosovës, që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, si dhe në një lokacion në Serbi.
“Të zhvarrosura janë mbetjet mortore të njëzet individëve – viktima të luftës, edhe pse numri i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të përcaktohen pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjeko-ligjore dhe identifikimi përmes analizës së ADN-së”, thuhet në raportin e Komisionit qeveritar të Kosovës.
Deklarata për të zhdukurit nuk zbatohet
Për t’i shtuar përpjekjet në këtë drejtim, Kosova dhe Serbia, një vit më parë, u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Një vit pas, asgjë prej këtyre në praktikë, të gjitha vetëm në letër.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmon se Deklarata e përbashkët, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023, “nuk po zbatohet ende”.
“Kjo do të ndodhë pasi palët të bien dakord për termat e referencës së Komisionit të Përbashkët, i cili parashikohet ta monitorojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët, në mbështetje të punës së Grupit Punues të kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”, thotë Stano për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se Deklarata nuk është ligjërisht e detyrueshme, por shton se BE-ja u bën thirrje palëve që të angazhohen “në mënyrë konstruktive” në kuadër të dialogut, për të arritur pajtueshmëri për termat e referencës.
Zyra e Qeverisë së Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë, përkatësisht termat e referencës, por kryesuesi i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, thotë se ato kanë të bëjnë me çështje teknike që lidhen me detyrat e Komisionit të Përbashkët.
Hoti thotë se palët janë pajtuar me komentet e njëra-tjetrës për termat e referencës qysh në dhjetor të vitit të kaluar.
“Në janar, [Mirosllav] Lajçak [emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi] na ka dërguar edhe disa komente të reja të Serbisë dhe unë i kam thënë se nuk po komentojmë më për komentet e Serbisë, por ju lutem formojeni komisionin përbashkët”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndërmerr hapa kushtëzues ndaj Serbisë, kjo e fundit nuk do të japë asnjë informacion të vlefshëm rreth vendndodhjes së personave të zhdukur.
“Ajo çfarë ne mund të bëjmë si nivel teknik, është të kërkojmë nga BE-ja zbatimin e Deklaratës. Njëra prej pikave të Deklaratës është pikërisht kjo: të dyja palët, pa kushtëzime, shkëmbejnë informata me njëra-tjetrën për fatin e personave të zhdukur”, thotë Hoti.
Ai akuzon kryetarin e Komisionit të Serbisë për persona të zhdukur, Velko Odalloviq, se po i kushtëzon informacionet për të pagjeturit me praninë e tij në Kosovë.
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, refuzon takimet me Odalloviqin, duke thënë se ai ka qenë personi kryesor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe se duhet të merret në pyetje për personat e zhdukur, e jo të jetë pjesë e Komisionit për të zhdukurit. Pretendimet e tilla, megjithatë, hidhen poshtë në Beograd.
Odalloviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se pa grupe punuese funksionale, nuk mund të punohet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe përgjegjësinë për këtë ia kalon Kosovës.
“Më 16 prill, 2021, ne mbajtëm takimin tonë të fundit në Beograd. I gjithë delegacioni nga Prishtina ishte këtu. Ne duhet të bëjmë takime në mënyrë alternative, Beograd, Prishtinë, Beograd, Prishtinë… Prishtina ishte ajo që duhej ta caktonte takimin e radhës. Dhe nuk e kemi pasur atë takim. Nuk kushtëzoj asgjë. Thjesht, po kërkoj që të takohen grupet punuese”, thotë Odalloviq.
Nga ajo kohë, grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm në Gjenevë, më 31 janar të këtij viti. Ekipet u kryesuan nga tjetërkush – jo Hoti e Odalloviq.
“Ajo që kanë kundër meje, personalisht, është problem i tyre, jo i imi. Asnjë përfaqësues të tyre nuk e kam kontestuar dhe nuk do ta kontestoj. Këdo që pala prishtinase vendos në krye të komisionit, është i pranueshëm për ne”, thotë Odalloviq.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me termat e referencës të Komisionit që do të monitoronte zbatimin e Deklaratës së përbashkët për të zhdukurit, por thekson vetëm se “mosfunksionimi i grupeve punuese dëmton familjet e personave të pagjetur”.
Pavarësisht moszbatimit të Deklaratës, Hoti thotë se aktivitetet në terren kanë vazhduar, por, sipas tij, sfidë për Kosovën mbetet territori i Serbisë.
Sipas Hotit, gjatë këtij viti po punohet në katër lokacione në territorin e Kosovës, ndërsa janë duke u shqyrtuar edhe dhjetë lokacione potenciale.
“Serbia [në takimin e Gjenevës] ka thënë se i kemi disa lokacione të ndryshme që mund të jenë varreza masive, apo mund të jenë lokacione të dyshimta për personat e zhdukur, porse ende jemi në hulumtim apo në marrjen e më shumë informacioneve nga prokuroria, gjykata apo policia”, thotë Hoti.
“Përveç përgjigjeve apo fjalëve që i kanë dhënë në janar… zbatim, veprim konkret apo rezultat nuk ka pasur”, shton ai.
Nga Komisioni në Beograd thonë se në takimin e Gjenevës janë shkëmbyer informacione “nga të dyja palët për lokacionet e mundshme që duhet të kontrollohen gjatë vitit 2024”.
“Pas takimit të punës të mbajtur në Gjenevë, ftuam në takim përfaqësuesit e Prokurorisë Publike për Krime Lufte dhe Shërbimin për Zbulimin e Krimeve të Luftës të MPB-së, i njoftuam për takimin dhe i ndamë me ta të gjitha informacionet që kemi marrë nga Prishtina”, thuhet në një deklaratë të Komisionit qeveritar të Serbisë, dhënë Radios Evropa e Lirë.
“Fatkeqësisht, Deklarata nuk ka ardhur ende në jetë, sepse nuk është rënë dakord për detyrat e Komisionit të Përbashkët, të cilin Deklarata e parasheh si mekanizëm mbështetës për Grupin e Punës për Personat e Zhdukur”, sipas Komisionit qeveritar serb.
Për zbatimin e Deklaratës, Hoti thotë se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë në qershor të vitit 2023, duke i kërkuar hapjen e arkivave, përfshirë ato konfidenciale. Një letër për moszbatimin e Deklaratës thotë se ia ka dërguar dy herë edhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Fatkeqësisht, as nga Vuçiq – që ka qenë e pritshme – as nga Borrell e Lajçak, nuk kam pranuar asnjë letër deri më sot, asnjë përgjigje deri më sot”, tha Hoti gjatë një takimi me Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, më 23 prill.
Familjarët kërkojnë presion më të madh ndërkombëtar
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, thotë se që nga fillimi ishte skeptik për zbatimin e Deklaratës së përbashkët.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se vetëm një trysni e madhe e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, do të çonte në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Që nga fillimi kam qenë skeptik, sepse Serbia është jobashkëpunuese. Nuk duan të bashkëpunojnë, por çdo bisedë mundohen ta bëjnë politikisht…”, thotë Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.
“Kur është çështja e dinarit, për shembull, shkon për 24 orë në bisedime në Bruksel, ndërsa çështja e personave të zhdukur nuk zgjidhet me dekada”, shton ai.
Se pa presion ndërkombëtar nuk do të ketë përparim në këtë çështje, beson edhe koordinatorja e Shoqatës së familjarëve të të kidnapuarve dhe të pagjeturve në Kosovë, Sillvana Marinkoviq.
Ajo thotë se Deklarata e përbashkët është, thjesht, “një shkronjë e vdekur në letër”.
Sipas saj, familjarët e personave të pagjetur janë të zhgënjyer që çështja është “vënë në planin e dytë” dhe askush “nuk po i kontrollon apo shfrytëzon informatat që ata ua japin grupeve punuese brenda Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë”.
“Edhe pse të gjithë thonë se kjo është çështje humanitare, nuk është kështu. Çështja e personave të pagjetur është çështje e madhe politike. Nuk do të përfitonin shumë njerëz nëse fati i të zhdukurve do të ndriçohej”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Fitimi kërkon që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si humanitare, pasi, siç thotë ai, “me këtë punë po bëhet politikë”.
“Mund të bëhet më shumë, por nuk po punohet”, thotë ai.
Përveç babait, Fitimi ka të zhdukur edhe pesë familjarë më të largët.
“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”. Radio Evropa e Lirë
Media vendase të përdorura për megafon personal, fakteqësi humane si tërmeti, emigracioni, pandemia të instrumentalizuara për glorifikim të vetes, tallje me varfërinë dhe mizerien e popullit pa njohur realitetin, shitja e një ndryshimi të paekzistueshëm duke vetëgdhendur një piedestal për të fituar famën, për t’u ndjerë i gjithëpushtetëshëm e për të krijuar një alibi të hicit që je e që përfaqëson me të gjithë ata që ke pas.
Sa arrogancë!
Sa mëndjemadhësi!
Sa gënjeshtra të thëna në skena internacionale me batuatat e një hokatari diletant që beson se është politikan i madh!
Sa gënjeshtra të mëdha shprehur me buzëqeshje papërgjegjësie.
Duke sulmuar pilastrin më të fortë të sistemit demokratik të një vendi themelues të Bashkimit Europian, median, lirinë e ushtrimit të profesionit e informimin e publikut, KM shqiptar rrëzoi kështjellën e rërës që kishte krijuar falë një PR ndërkombëtar, e që e ka favorizuar deri më sot për t’u shfaqur si ashtu nuk ishte.
Thënia e Pascal “Prezumimi ynë është i tillë që ne do të donim të njiheshim nga e gjithë bota… edhe kur nuk jemi më këtu. Por ne jemi aq të kotë sa na kënaq dhe na kënaq vlerësimi i pesë-gjashtë njerëzve që na rrethojnë”, i shkon aq për shtat sot.
Ndërsa quan qëllimisht transmetues paguar nga taksat e popullit, Radio Televizion Pulbik Italian, me histori 100 vjecare e një nga të paktët dritare informuese e shprese në vitet dramatike për shqiptarët të diktaturës komuniste, KM shqiptar harron e nuk përmend taksat që shqiptarët e Shqipërisë paguajnë për të ndjekur kasetat e konfeskionuar, pyetjet e parapërgatitura, temat të pilotuara e programe ekstremisht në kontroll e shërbim të qeverisë, KM shqiptar harron dhe 700 mijë shqiptarët, italo-shqiptarët, shqiptaro-italianët që jetojnë në Itali e që paguajnë po të njëjta taksa si italiani dok për t’u informuar nga ky televizion tradicional, publik e informativ që për italianët, italo shqiptarët, e shqiptarët e Italisë quhet shtëpi.
Në reagimin etik e profesional që gazetarët e RAI bëjnë për sulmin e akuzat nga një KM që i quan “shpifës skandalozë”, kupton se sa fodullëk, përbuzje, mëndjemadhësi ka ndjenja e tij e të qënit superior ndaj gjithckaje e ndaj të gjithëve, ndjenja e mosndëshkimit, e mospranimit të kritikës dhe së vërtetës.
Ndërsa nga komentet e lexuesve të publikut universal pa dallim kombësie e vendodhje taksash, nën postimin e gazetarëve të RAI, mendon se kjo arrogancë është si ajo e një shoferi në auotostradë që fyen e ofendon këdo e pretendon precendencë duke harruar se po drejton vec një karrocë që e bëre qerre, e që deri sot e ke aq keqtrajtuar sa nuk ka rrugë e takat të ecë vetë.
Deri sa në krye të shtetit serb, gjendet komplet nomenklatuara e Millosheviqit, zor që do të arrihet paqja dhe prosperiteti në Ballkan.Situata po mbetet e paqendrueshme , sepse Serbia është rreshtuar më politikën agresive të Rusisë të Putinit, dhe është duke nxitur tensione ndëretnike, në Mal të Zi, Bosnje dhe në Kosovë.SHBA dhe BE duhet të tregojnë vendosmëri më të madhe kunder agresionit serb.Nese rastësishte kjo lëshohet nga dora, do të ishte tradhëtia më e madhe ndaj vlerave të drejtësisë dhe demokracisë që Amerika dhe Evropa edhe i përkrahin.Kemi njerëz nga struktura e BE dhe nga Amerika të cilët po lëshojnë zëra shqetësues, të cilët dashur ose edhe pa dashur po ndihmojnë dhe nxisin fashizmin serb në Ballkan.Dhe, sigurishtë në këtë kontest po shtrëmbërohet e vërteta dhe po promovohet narrativa e sajuar serbe kundër popullit shqiptarë.Është pafalshme që pas 35 viteve të luftës në ish-Jugosllavi, të kthehen mizoritë serbe siq po pretendojnë Putin dhe Vuqiq.Këta po dëshirojnë të kthejnë dhunën dhe spastrimet etnike të gjenocidit ndaj popujve jo sllavë , siq i kishte orekstruar dikur Millosheviqi.Edhe Qeveria e Vuqiqit më ushtrinë dhe paramilitarët e tij, ka shënjestruar fushatë brutale ndaj Kosovës sovrane dhe të pavaruar.Ndërhyerja e NATO-së , do të ishte përgjigjja adekuate ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Aleksander Vuqiqit, sikur që i kishte dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999. Udhëheqësi i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një ish-ministër informacioni i regjimit të Millosheviçit dhe vazhdon të përhapë retorikë fashiste dhe të shërbejë si një bazë për Rusinë imperialiste në Ballkan. Beogradi zyrtar po refuzonë të njohë pavarësinë e Kosovës, nuk po zbaton marrveshjet e maratonës të bisedimeve në Bruksel dhe aneks marrveshjën e Ohrit, që natyrishtë bie ndesh më përpkjekjët e BE dhe Amerikës për normalizimin e marrdhënjeve Kosovë-Serbi. Presidenti serb , nëpërmjet sinkronizmit mediatik,po senzibilizon opinionin publik së duhet të luftohet për Kosovën, më lanqimin e kauzave të rreme siq edhe janë mësuar serbët.Kjo propagandë nuk i bëri punë Serbisë, në Strasburg ku Kosovës , ju dha drita jeshile për tu pranuar në Këshillin e Evropës.Serbia bëhët sikur ka harruar së qdo pushtim sado i gjatë mbaron më liri, dhe se nuk ka kthim mbrapa. Kosova më në fund duhet të shqyrton pozicionin e vet ne bisedime me Serbinë, e cila u fut pa kushte, pa u pranuar pavarësia,pa dënimin e krimeve të luftës, pa u kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional, artefaktet arkeologjike etj.
Një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj drejtorit të RAI-t, Paolo Corsini. Një telefonatë e vetme: kreu i një qeverie të huaj telefonon menaxherin e programeve të televizionit publik italian. Një bisedë e cilësuar nga kryeministri shqiptar si “e përzemërt” me drejtorin e segmentit informativ të televizionit shtetëror, për të kërkuar hapësirë për një përgjigje pas episodit të Report që u transmetua të dielën e kaluar dhe që vendos në epiqendër marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sepse, sipas asaj që është raportuar nga gazetari Giorgio Mottola, njeriu kyç i marrëveshjes është sekretari i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, Engjëll Agaçi, në të kaluarën avokat i disa trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali.
“Është shpifja më skandaloze ndaj Shqipërisë”, tha Rama. Në një koment për Shqiptarja.com, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se “një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjesh ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat shqiptarët u shfaqën në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria paraqitej si djepi i krimit në Evropë”.
Në raportin e tij, gazetari Mottola – i cili pretendon se kostot për dy qendrat tashmë janë jashtë kontrollit dhe se, krahasuar me 650 milionë euro të buxhetuara fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e një miliard euro – ai rrëfen rolin e qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Agaçi, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studio ligjore në Romë, sipas Ramës “u etiketua si avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku kanë kryer dënime më të ulëta se ato të shqiptuara në Itali”.
Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. Rama shpjegon se sekretarit të përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i Report, i cili më pas “nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet e dërguara me shkrim”. Dhe ai bëri të ditur se “do të bëhet ankesë ndaj Report”.
Por kryeministri shqiptar nuk është i kënaqur. Dhe ai vendos t’i drejtohet drejtpërdrejt Corsini-t, drejtorit të televizionit publik në qendër të stuhisë ditët e fundit mbi censurën ndaj shkrimtarit Antonio Scurati dhe ngritur tashmë në nivel polemikash, sipas disa rikonstruksioneve të pamohueshme nga La Stampa, nga një telefonatë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Rama telefonon drejtorin e Rai Insights, drejtor i zonës meloniane.
Repubblica kishte raportuar të hënën për një kontakt mes Ramës dhe Corsinit: “Vetëm një mesazh me të cilin kërkova të diskutonim”. Më pas të martën vetë Rama konfirmoi se kishte pasur “një bisedë krejtësisht të qetë” me menaxherin e televizionit publik italian, duke i bërë të ditur arsyet e tij. Rama pret një përgjigje qoftë edhe me intervistë. Dhe ai pret përgjigje nga Corsini për këtë çështje.
Por drejtori i Report, Sigfrido Ranucci, përgjigjet: “Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, konfirmoi atë që thamë në fakt. Në email-in e përgjigjes nga Agaçi, të cilit i kishim kërkuar disa fakte, ai konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se kishte kontribuar që kur ishte këshilltar ligjor i Ramës, në zbatimin e protokollit. Për më tepër, versioni që u përdor për konsulencë u dha direkt në mikrofonat tanë nga gjeneral Lisi. Gjithçka që kemi thënë është në letër dhe është nga një burim dokumentar”, përfundon Ranucci, duke njoftuar se ‘Raporti do të kthehet me historinë e emigrantëve të dielën”. sn
David Pecker, botuesi i National Esquirer, është tani një dëshmitar kyç në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan në rastin e yllit porno Stormy Daniels.
VOAL- Prokurorët e Nju Jorkut kanë shënuar fitoren e tyre të parë në gjyqin e Donald Trump në rastin e yllit porno, ku ndërkohë manjati rrezikon edhe një sanksion për mospërfillje të gjykatës. David Pecker, mik për një kohë të gjatë dhe botues i tabloidit National Esquirer, por tani një dëshmitar kyç në këmbim të imunitetit, vërtetoi kështjellën akuzuese për ekzistencën e një lloj “komploti” për të mbuluar histori komprometuese për ish-presidentin amerikan, si p.sh. si ajo e Stormy Daniels, për të mos dëmtuar kandidaturën e saj për Shtëpinë e Bardhë dhe për rrjedhojë “korruptuar” zgjedhjet.
Mbreti i tabloidëve pranoi se në një takim në Trump Tower në gusht 2015, Trump dhe avokati i tij Michael Cohen e pyetën atë se çfarë mund të bënte “për të ndihmuar fushatën e manjatit”. Dhe se ai u zotua të jetë “sytë dhe veshët e tyre”, duke publikuar histori pozitive për Trumpin dhe histori negative për rivalët e tij, si Hillary Clinton, Ted Cruz dhe Marco Rubio. Por gjithashtu duke paralajmëruar Cohen nëse vihej në dijeni për thashethemet e dëmshme (siç ndodhi me portierin e Trump Tower për atësinë e pretenduar jashtëmartesore) dhe gratë që u përpoqën të shisnin lidhjet që kishin me The Donald, (siç ndodhi atëherë me Stormy Daniels dhe, më parë, me Lepurushja e Playboy Karen McDougal).
Në këtë rast, Cohen mund t’i kishte “vrarë ato histori në një revistë tjetër ose të mos i publikonte ose t’i kishte blerë nga dikush tjetër”, me praktikën e ‘catch and kill’. “Mendova se ishte me dobi reciproke. Do të kishte ndihmuar fushatën e tij dhe mua gjithashtu”, shtoi Pecker, duke specifikuar se marrëveshja e tij me Trumpin nuk ishte shkruar me shkrim, sepse “ishte thjesht një marrëveshje mes miqsh”. Trump gjithashtu e prezantoi Steve Bannon me të, duke i thënë se ata mund të “punonin shumë mirë së bashku”.
Pecker e përshkroi manjatin si një person “shumë të matur” dhe “shumë kursimtar”, i vëmendshëm ndaj detajeve. Dhe ai tha se e pa atë të firmoste personalisht faturat dhe çeqet e sjella nga ndihmësi i tij: rrethana të rëndësishme për të përcaktuar nëse Trumpi kontrollonte apo jo atë që nënshkroi, duke përfshirë çeqet me të cilat ai dyshohet se rimbursoi Cohen për blerjen e heshtjes së Stormy Daniels. Prokuroria përdori Pecker për të pikturuar botën e Trumpit. Një botë ku interesat politike ishin të ndërthurura me ato të tabloideve me pagesë dhe ku Cohen, i cili do të jetë një nga dëshmitarët e radhës së bashku me porno yllin, kujdesej për biznesin e pistë të manjatit. Hope Hicks, zëdhënësja e fushatës së Trump në atë kohë, do të dëshmojë gjithashtu.
Në tubimin e tij të zakonshëm para gazetarëve në korridorin e gjykatës, Trumpi sulmoi rivalin e tij Joe Biden për keqmenaxhimin e konfliktit në Izrael dhe protestat pro-palestineze në kampuset universitare (“një turp”). rsi-eb
Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama – Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, Edi Rama ka reaguar përmes medias së italianit të tij, të cilin e ka natyralizuar tironc autokton duke i dhuruar pronë më mes të kryeqytetit, ka sulmuar programin e Rai, gazetën e madhe italiane La Republika dhe Syrin për pasqyrimi e plotë të këtij investigimi.
Lexo edhe: Rama del jashtë kontrollit/ Sulmon te Bolino mediat italiane dhe Syri-n: Na kanë inat sukseset, ndaj na sulmojnë
Pasi Rama i ka cilësuar shpifje argumentat dhe faktet e publikuara në dokumentar, ai është kapur si i mbyturi pas fijes së barit, kur ka thënë se gazetari i Rai3 nuk ka publikuar bisedën me Engjëllin e tij.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sigrfido Ranucci, autor i “Report” dhe njëkohësisht zëvendëspresident i RAI.
Në reagimin e tij në Facebook Ranucci ka perifrazuar reagimin e kryeministrit Rama për Bollinon e tij dhe ka thënë se Engjëlli i tij e ka pranuar vetë që ka qenë avokat i narkotrafikantëve dhe se është njeriu kyç i marrëveshjes Rama – Meloni, dhe kjo bisedë,- thotë Ranucci, do të publikohet së shpejti. Ashtu siç edhe marrëveshja për refugjatët do të vijojë me një puntatë tjetër të emisionit investigativ javën që vjen.
Me sa duke, Edi Rama, këtë herë ka rënë në ‘usta’ dhe nuk po duket hiç e lehtë për të që të çensurojë aferat korruptive, lidhjet me krimin dhe kapjen e drejtësisë, të gjitha këto të thëna nga gjiganti mediatik italian Rai.
Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:
Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’.
‘Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë’: kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.
Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se:‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë… ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’
Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marranë Itali.
Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.
‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55
Investigimi i RAI3, Alizoti: Gërvishti llumin e korrupsionit! Denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe zbuloi si blihen përfaqësuesit e huaj, për ta nxjerrë Shqipërinë siç e do tavolina e ryshfetit
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar investigimin e medias italiane Rai3, ku thotë se ishte një gërvishtje e vogël në llumin e korrupsionit.
Alizoti shprehet se investigimi i emisionit ‘Report’ denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin dhe se zbuloi sesi blihen përfaqësuesit e huaj, për ta nxjerr Shqipërinë siç e do tavolina e ryshfetit.
Postimi i Alizotit:
Do të duhej vetëm një gërvishtje e vogël e llumit të korrupsionit që udhëheq në vetë të parë, që artisti, intelektuali, publicisti, politikani, Edi Rama të rizhvishej edhe njëherë lakuriq dhe të rikthehej si përfaqësuesi më elitar i sojit të vet vulgar. Në përgjigjen e tij mediatike për reportazhin e dokumentuar të RAI 3, kryeministri nuk ndalon së përdoruri epitete skandaloze për mediat.
Emisionin “Report“ të RAI 3 e quan “shpifje skandaloze“, gazetarin italian e etiketon si “të paturp epik“, median shqiptare që raportoi lajmin “kanal ujërash të zeza“. Por deliri i Ramës vijon më tej, kur emisionin investigativ të RAI 3 e quan si “një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë”.
Pra kryeministri i Ahmetajt, Tahirit, Beqajt, Dakos, Veliajt, Ballukut, dhe armatës tjetër të hajdutëve dhe trafikantëve të vërtetuar, e quan investigimin e hajnisë së tij si sulm ndaj Shqipërisë. Sepse në psikozën e Ramës Shqipëria është vendi i të korruptuarve me të cilët ndan milionat me vendime qeverie.
Shqipëria e Ramës është tava e hajdutëve, dhe kush e zbulon ndopak zullumin është armik i tavolinës së rryshfetit dhe si rrjedhojë edhe i Shqipërisë. Pas më shumë se dy dekadash në pushtet, është kaq i zhytur në llumin e korrupsionit sa nuk pranon ansjë realitet tjetër veç atij që prodhon me bandën e tij.
Reportazhi i RAI 3 ishte një punë e një gazetari investigativ që denoncon me intervista Sekterarin e Pergjithshëm të kryeministrisë, që denoncon me dokumenta lidhjen e vëllait të Ramës me trafikantë kokaine, që tregon si blihen përfaqësues të huaj për të treguar Shqipërinë jo siç është, por siç e do tavolia e rryshfetit. Dhe për fatin e keq, kryeministri i rilindjes ka qenë gjithmonë në krahun e mashtrimit, si në rastin e McConigal, në krahun e Tahirit, Ahmetajt, e Beqajt në krahun e Dakos e miqve të tjerë me të cilët është përlyer duke firmosur afera “fap e fap“.
Gjuha e Ramës si përgjigje ndaj punës së një gazetari, publikimit të një media të huaj dhe vendase është tregues i qartë se emisioni, edhe pse jo i transmetuar gjerësisht, ka cënuar mantelin e pushtetit. Zgjedhja e epiteteve, (si në mbledhjet e kryesisë së kaçakëve te vet, apo hajnisë në kryeministrinë e tij) dhe bërja e tyre publike në formën e një reagimi, tregon se sot Rama është edhe mendërisht i pastabilizuar.
Ansjë i marrë nuk e pranon që është i tillë por është detyra e mjekëve që ta izolojnë e ta kurojnë nëse munden. Për fatin tonë të keq, të marrin që del e vjell vrerë sa herë i dokumentojnë hajninë e kemi kryeminister. Është detyra jonë si opozitarë ta ndalojmë. Është detyra e gazetarëve të mbrojnë veten me aq sa munden në këto kushte.
Sikundër është detyre e SPAK, që mikun e Beqajt, Veliajt, Ballukut, kryeministrin e ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm të korruptuar, ta hetojë, e ta izolojë bashkë me kaçakët e tjerë të rilindjes. Por, me siguri SPAK nuk di akoma italisht. Dhe ndoshta kjo është garancia e madhe që i jep frymë vulgaritetit të Ramës.
Komentet