VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË «NAIM FRASHËRI « NË ZVICËR NË PËRFUNDIM TË VITIT SHKOLLOR – Nga Nexhmije Mehmetaj

By | June 10, 2019

Komentet

Shqipëria dhe Europa, perspektiva e integrimit – Nga ALFRED PAPUÇIU

Jun 18, 2019

Po e ndjek me interes si çdo shqiptar debatin  e shfrenuar lidhur me mundësinë apo jo që Shqipëria të bëjë pjesë në familjen europiane të Brukselit. Gjakrat janë ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”. Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnë shkrime të analistëve, si dhe deklarata të atyre që janë “kundër” apo “pro” përkatësisë europiane të Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime të caktuara përpiqen të imponojnë argumentet e tyre. Por këtu nuk është fjala për interesat politike, ekonomike, sociale vetëm të një grupimi, qoftë ky i së majtës, i qendrës apo i së djathtës, ”për të marrë pjesën e luanit” e ku ta di unë, por kemi të bëjmë me interesat e ligjshme të gjithë kombit, popullit shqiptar: mundësinë e futjes në Bashkimin Europian, paçka se ai është shumë larg së qeni i përkryer. Ëndrra europiane e brezave të tërë, rilindësve e më vonë, siç duket për egoizëm të disave do të shtyhet akoma. Në këtë kor futen dhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg etj., që kanë frikë siç duket nga ideja e “Shqipërisë së Madhe”, e cila në fakt nuk shtrohet tani. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete mike që i kanë rritur shkëmbimet e tyre, që flasin një gjuhë, ashtu siç është Zvicra me Italinë, Austrinë, Francën, Gjermaninë, Lihtenshteinin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, romanshë dhe popuj të këtyre vendeve kalojnë lirisht dhe janë vendosur atje ku kanë gjetur punë apo ku kanë interesa dhe jetë më të mirë. S’ka gjë më të mirë se Rruga e Kombit apo nisma të tjera që ndihmojnë dy vendet për shkëmbime ekonomike, tregtare, kulturore etj.. E kam ngritur prej vitesh dhe miqtë tanë të një multinacionaleje amerikane ku unë kam punuar në vitet 2000 e kanë ngritur, se porti i Durrësit duhej të ishte kthyer prej kohësh në një “silos” ku të stokoheshin mallrat që do vinin nga gjithë bota dhe pastaj të shkonin me rrugë tokësore edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Këtë rol e ka luajtur deri-diku porti i Selanikut apo porte të tjera në Ballkan.

Prej mëse 40 vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, përkthyesit, botuesit, funksionarit ndërkombëtar, dikur në Shqipëri dhe aktualisht në Zvicër. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me shkrime dhe botime në shtypin zviceran dhe në atë të organizatave ndërkombëtare, si dhe në shtypin shqiptar. Këto vitet e fundit, më tepër jam i prirur të shkruaj dhe të debatoj edhe me miqtë e mi për Europën dhe kombin tonë. Sidomos në këto çaste, kur Veriu i industrializuar nuk është akoma i prirur të pranojë peshën në rritje dhe ndihmesën që japin fuqitë e reja të “Europës tjetër” jashtë saj dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër të ri midis Veriut dhe Jugut. Vetëm Shtetet e Bashkuara, në erën e Klintonit, Bushit, të Obamës dhe tani të Trump-it mund të krahasohen si komb, ndërsa Europa e të 27-ve, përveç disa përjashtimeve, me Francën dhe Gjermaninë, është akoma shumë larg që të cilësohet një ditë si “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Kontrasti është i madh midis kontinentit amerikan dhe Europës, për arsye se europianët e Brukselit refuzojnë të përballojnë situatën e tanishme që evoluon dita- ditës. Nuk mund të vësh në asnjë mënyrë, siç vënë në dukje analistët, Presidentin amerikan Trump me drejtuesit e Komisionit Europian, të atrofizuar dhe burokrat, apo me protokollin e tij i shkon për hosh nostalgjikëve të epokës së merhumit. A nuk ishte ajo “Europë e kamur” që e mbante të mbyllur Shqipërinë për dekada të tëra, duke mos folur për të dhe shumë europianë nuk e dinin ku binte Shqipëria dhe shqiptarët, si e dëshironte E.H? A mos do ajo akoma, për hir të disa zotërimeve apo privilegjeve që kanë fituar funksionarë të saj diku në Jug të Europës, ta shtyjë “në kalendat greke” futjen e Shqipërisë në Bruksel, që i takon “de jure”? Apo për t’i bërë qefin duke e joshur klanin serbomadh, apo ndonjë shtet “superfuqi” që i shkon pas ?! E dimë se Tito me politikën e tij” të paangazhuar” të hapjes, çoi emisarë të tij burra, gra dhe vajza të reja, në shumë vende europiane, të cilët pasi mbaruan studimet dhe u bënë profesorë, ekonomistë, mjekë apo u martuan me vendës, tani hapur apo edhe në mënyrë të zhdërvjellët bëjnë politikën e Serbisë.

Europës i duhet përsëri një staf me vizion të qartë dhe që është i paanshëm, pasi ajo po paguan anonimatin burokratik të drejtuesve të saj me çmim të lartë.

Duke qenë jashtë në diasporë, më tepër kam mbajtur rolin e spektatorit dhe jo të protagonistit të ngjarjeve të këtyre viteve, sidomos pas viteve ‘90. Detyrat që kam pasur si funksionar ndërkombëtar i pavarur në disa organizma të sistemit të OKB-së, nuk më linin kohë të merresha me analiza e shkrime për shtypin shqiptar. Natyrisht, kam ndjekur në çdo hap gjendjen në Shqipëri, analizat e bëra nga dashamirët e saj, por edhe të atyre dashakeqëve që sa vijnë e pakësohen. Kam shkruar edhe me mllef, por edhe me argumente kundër tyre, siç vazhdoj edhe tani, kur është sidomos çështja e mbrojtjes së interesave të kombit dhe padrejtësive që i bëhen atij nga disa qarqe vendimmarrëse europiane apo nga disa fqinj keqdashës. Kam shkruar dhe e theksoj edhe sot për domosdoshmërinë e ekuilibrit të politikës sonë të jashtme, sidomos me fqinjët tanë, qofshin të Jugut, Veriut, Lindjes apo Perëndimit. Edhe për një politikë largpamëse me europianët. Kam shkruar edhe për Amerikën dhe qëndrimet pozitive të administratës së presidentëve Klinton, Obama e Trump. Për mua mbetet vendi i parë në botë, i paarritshëm, i lirisë dhe demokracisë. Kam shkruar edhe për Zvicrën që kur shkon në fshatin zviceran, se qytete të mirëfillta mund t’i quash pa hezituar, shikon në ballkonet e shtëpive, krahas luleve shumëngjyrëshe, edhe flamurin e Kantonit dhe atë të Zvicrës. Midis Zvicrës dhe vendeve fqinje tani ka vetëm kufij fiktivë. Fqinjë të mirë që ngrenë së bashku dolli, qofshin këta zviceranë, francezë, edhe shqiptarë. Kufijtë ndahen vetëm nga breza tokash me grurë apo lule dhe aty-këtu ka forca lëvizëse, që natyrisht kontrollojnë hyrjen e keqbërësve të mundshëm.

Kjo më bën në këto çaste të mendoj edhe për kombin tonë: tashmë ai nuk është më “i mbyllur hermetikisht” si dikur, por i hapur, paçka se shumë bashkëkombës të mi detyroheshin akoma deri para disa vitesh të mbanin radhën me orë të tëra, ditë dhe muaj, për të marrë një vizë për të shkuar në Europën e 27-shes. Jo për turizëm, por për të punuar dhe për t’u rraskapitur… Ata shkojnë tani lirshëm.

Kam punuar në organizatat ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në Byronë Ndërkombëtare të Punës, në OMS, me kolegë të vendeve të botës dhe nuk kishim asnjë kompleks për njëri-tjetrin. Punonim si vëllezër dhe ndihmonim njëri-tjetrin, ashtu siç më kujtohet kur isha gazetar në Shqipëri, ndihmonim njëri- tjetrin, me Kastriot Gjinin e ndjerë kompozitor, me Shaban Muratin analist të zotin etj.. Ambicia ime e vetme tani është se si të hedhim një gur të mirë në kalanë tonë, që është futur në udhën e demokracisë europiane, të NATO-s. Unë kam pasur fat dhe e them sinqerisht, siç mund të kishin edhe shumë bashkëkombës dhe ish-kolegë të mi, që kam jetuar për një kohë të gjatë në një vend me tradita të lashta demokratike, si Zvicra, kryesisht për arsye personale. Në Zvicër kam vazhduar edhe një universitet të dytë, duke shtuar njohuritë e mia juridike, politike, ekonomike, rajonale për Europën e ëndërruar nga Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri de Saint-Simon, Konrad Adenauer, Curçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul-Heri Spaak, Denis de Rougemont.

Emri “Europë” është shumë i lashtë dhe e gjejmë te Herodoti. Sipas legjendës, Europa ishte një princeshë feniciane që ia kishte marrë mendjen Zeusit, mbretit të Olimpit. Europa ishte dhe Iliria, Dardania, shumë më parë se treva që u krijuan në Europë më vonë.

E përsëris, e kam shprehur dhe e shpreh hapur dhe pa ndonjë nëntekst, pasi i gëzoj prej vitesh të gjitha të drejtat te shteti multietnik zviceran: kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ministren e saj të Jashtme, Micheline Calmy- Rey, ish-presidente e Konfederatës Zvicerane, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e respektonin dhe e respektojnë akoma edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës apo të qendrës, për probleme që lidhen me interesat kombëtare. Ajo më shkruante për rrugën që duhet të ndjekë Kosova dhe Shqipëria për në Europën e Brukselit. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, është në “Europën tjetër” si dhe Shqipëria, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj. Por ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me fqinjët që janë në Europën e Brukselit, apo edhe më larg. Zëri i saj dëgjohet dhe vlerësohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të doja që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit. Nuk mund të rri pa përshëndetur hapat e guximshëm të ministrit të Jashtëm të Kosovës, të përkushtuarit fisnik, Bexhet Pacolli, i cili ka bërë dhe bën aq shumë për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në shumë shtete të botës. Një shembull tepër domethënës në këtë kohë të tranzicionit të kombit tonë të lashtë në Europë. Ai është tepër largpamës dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës martire.

Ndonjë parlamentar që e njoh dhe dikur na ka thënë se “ju të diasporës jeni jashtë loje dhe nuk duhet të jepni mendime për kombin”, tani mund të përtypet. Atij i kujtoj se Zvicra i quan bashkëkombësit e saj të vendosur jashtë territorit helvetik, në Europë, Argjentinë, Amerikë, Kanada, Tailandë, Singapor e gjetiu, si “ambasadorë të nderuar” të Zvicrës apo “Zvicra e dytë”. Janë mbi 700 mijë zviceranë që jetojnë jashtë shtetit. Popullsia zvicerane tanimë ka arritur rreth 8 milionë banorë, midis të cilëve 20 për qind janë të huaj. Do të kisha dëshirë që të hapnim një diskutim edhe për rolin e ambasadave dhe misioneve tona: se çfarë bëjnë ato për të afruar shqiptarët, sidomos në kohët e sotme, për të diskutuar edhe për të ardhmen e tyre, për rolin që duhet të luajnë tani kur na bëhen padrejtësi, për shtyrjen e futjes së Shqipërisë në Europë?! Ato vende si Italia, Portugalia, Spanja etj., kur hynë në rrugën demokratike, kanë pasur dhe kanë fatin të mos kenë fqinjë “që të qajnë ditën dhe të fusin thikën natën”. A mund të pranojmë të heshtur që Europa të jetë si Shtetet e Bashkuara të Europës, pa Shqipërinë, Kosovën dhe ndonjë vend tjetër të Ballkanit? Jo, duhet të veprojmë së bashku, me maturi dhe pa mllef, për të mirën e kombit, sa nuk është vonë, që të mos na shajnë brezat e ardhshëm shqiptarë, duke na cilësuar si “të mefshtë”, që kemi parë vetëm interesat e ngushta vetjake. Të shohim së shpejti flamurin tonë me shqipen dykrenore, krahas atyre të kombeve të tjera që e përbëjnë atë në Bruksel, ashtu siç e shohim me krenari në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Gjenevë apo në selinë e NATO-s dhe organizmave të tjera ndërkombëtare, ashtu siç e shohim në Rokfeler Center e gjetiu në botë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë “ortodokse” duke u ndarë nga Roma dhe megjithëse reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Me gjithë shumëllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime: mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoevropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijëra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetëra dekadash; a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën; ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore; ajo ndihmë që iu dha italianëve gjatë “kapitullimit” të Italisë që u strehuan te vatrat e shqiptarëve të thjeshtë? Për ata shqiptarë që në vitet ‘90 u larguan nga Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Një fenomen i tillë ishte parë edhe në shekullin e XIX me emigracionin e dhjetëra mijëra europianëve në Amerikë, tokën e premtuar. Shumë grekë, sidomos intelektualë, por gjithashtu muratorë, fshatarë janë kudo në botë. Në rast se shkoni në Florida, ju mund të shihni ata që ndërtojnë “billdingjet” janë grekë; ka shumë restorante greke me “buzuqe” dhe një lagje e tërë greke. I njëjti fenomen ndodhi me italianët në vitet e parat ë shekullit XX. Si edhe francezët që janë kudo në botë; me zviceranët që siç e përmendëm më sipër janë mbi 700 mijë, jashtë kufijve të Konfederatës Helvetike. Autoritetet e këtyre vendeve, ambasadorët e akredituar atje, si edhe shtypi, nxjerrin në pah cilësitë e këtyre “përfaqësuesve të denjë” të Francës, të Greqisë, të Zvicrës, të Spanjës…Dhe kjo me të drejtë. Mjaft më me korniza e ndarje kufijsh për popujt e Ballkanit! Edhe ata meritojnë të shohin diçka më tepër, për vete dhe fëmijët e tyre. Shqipëria dhe Ballkani të mos bëhen pré e keqdashësve që hedhin vetëm anatema ndaj popujve të tyre mikpritës, bujarë, punëtorë, që kanë të drejtën të lëvizin në Europën që u përket jo vetëm gjeografikisht, por edhe ligjërisht. Europa është e ardhmja jonë dhe jo më nostalgji.

 

Hygoi dhe Flamuri në diasporë që ka sjellë një Flamur shqiptar – Mbresa udhëtimi nga Alfred Papuçiu

Një dijetar i madh është shprehur “Nuk janë elementet e jashtëm që duhet të kërkojmë të ndryshohen, por mendimet tona dhe besimet tona që kushtëzojnë në pjesën më të madhe, se çfarë ndodh me ne. Jemi ne ata siç mendojmë vetë”. Dhe është e vërtetë. Besimet dhe mendimet tona ndikojnë në mënyrë vendimtare mbi ecurinë e egzistencës tonë.

Siç shkruan shkrimtari i madh Viktor Hygo në librin e tij “Njeriu që qesh”: “Ursus dhe Homo ishin të lidhur me një miqësi të ngushtë. Homo ishte ujk. Humoret e tyre përshtateshin. Njeriu e kishte pagëzuar ujkun. Ndoshta ai e kishte zgjedhur vetë emrin e tij; duke gjetur emërtimin Ursus si mirë për veten e tij, dhe ai kishte gjetur si të mirë Homo për kafshën. Kombinimi i këtij njeriu dhe këtij ujku ishte me përfitim për panairet, festat e famullive, në qoshet e rrugëve ku grumbulloheshin kalimtarët, dhe nga nevoja që kishte populli kudo për të dëgjuar dokrra dhe për të blerë orvietan, lloj droge. Ursus preferonte Homon, si kafshë për ta urdhëruar, në krahasim me një gomar. Si mik, Ursus preferonte Homon se sa një qen, duke e vlerësuar se ujku vjen nga larg drejt miqësisë. Prandaj Homos i mjaftonte Ursus. Homo ishte për Ursus më tepër se shok, ishte një analog”. Pra Viktor Hygo na i paraqet Ursusin dhe Homon, si një çift të krijuar mbi antitezën i egër/njerëzor dhe me një ton satirik. Ai gjatë romanit “Njeriu që qesh” do të tregojë se të dy këto qënie përbëjnë një të vetëm.

Le të kthehemi tani tek tema jonë kryesore. Shqiptarët në diasporë janë me zemër dhe mendje pranë Shqipërise dhe Kosovës. Në rast se ju bie rasti të vini në Gjenevë të Zvicrës, aty këtu do të gjeni edhe bashkëkombas të mirë që kanë hapur dyqane apo restorante, si Shala, Dini tek « Mère Royaume », ku mblidhen shkrimtarët zviceranë dhe të huaj, Seferi buzë lumit Rhone, bashkatdhetarë të tjerë përballë Shatrivanit të Madh të Gjenevës dhe Orës së bukur të Gjenevës, dhe Flamur Gashi me familjen e tij tek restoranti « Edon », Rue de Lyon 73, Gjenevë. Është gjithmonë i qeshur, modest, mikpritës dhe mjedisi është i tillë sikur je në Kosovë dhe Shqipëri. Janë flamujt e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të Zvicrës, vendi që ai ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij dhe të zhvillojë biznesin fitimprurës, por edhe i domosdoshëm që të mblidhen bashkëkombasit tanë. Tek « Edon » mund të shohësh që nga ora 6 e mëngjezit deri në 12 të natës, Televizionin shqiptar, atë zviceran, por edhe të kombeve të tjerë. Flamuri ka angazhuar në punë të shoqen Sabrijen, dhe dy djemtë e tij, Petritin që ndërkohë ka filluar punë në një garazh të vëllezërve shqiptarë dhe Astritin që ndihmon në punë të jatin. Meqënëse puna e restorantit fillon herët në mëngjez dhe nganjëherë përfundon pas mezit të natës, Flamuri ka angazhuar edhe të vëllanë, të shoqen e tij Afërditën dhe djalin e tyre, Pajtimin. Një familje, që në harmoni i shërben bashkëkombasve por edhe mikpritësve zviceranë. Shpesh herë aty takohen edhe bashkëatdhetarë me miq të huaj, si me profesorëshën franceze me origjinë shqiptare nga nëna, Solange d’Angely. Ajo tregon historinë e familjes së saj, si dhe pasionin e të jatit për gjuhen shqipe, francez, i martuar me grua përmetare. Nën kujdesin e saj janë botuar shtatë vëllime të Robert d’Angely në frëngjisht. Ruaj me kujdes shtatë vëllimet e Robert d’Angely, të dhuruara nga e bija. Bashkë me bashkëkombasit e saj nga nëna, ajo me dëshirë pranon të dalë në fotografi me ta dhe të ngrejë një dolli me raki shqiptare, duke folur shqip, për suksesin dhe ecurinë e Kosovës tanimë të pavarur. Kujton me respekt kur ka qënë në ditët e luftës së pabesë, në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe ka ndihmuar me qindra e qindra vocërakë shqiptarë nga Kosova, të lënduar nga pushtuesit serbë. Ditët më të lumtura i ka kaluar në Kosovë që për të do mbeten të paharruara. Solange d’Angely është dekoruar nga presidenti i Republikës franceze me dekoratën e lartë të “Kalorësit të Legjionit të Nderit” për veprimtarinë e saj humanitare.  Njëra nga rrugët e Përmetit, qysh nga viti 2008,  mban emrin “Robert d’Anzheli”. Ndërsa në vitin 2010,  bashkia e Përmetit e nderoi Solanzh me titullin “Qytetare nderi”, për kontributin e saj si humaniste e madhe dhe për lidhjet e forta shpirtërore që ka me banorët e Përmetit. Ajo e kujton me nostalgji këtë nderim dhe herë pas here shpëerthen në lotë gëzimi. Megjithëse në moshë të avancuar ajo nuk i shkëput lidhjet me tokën dhe njerëzit e prejardhjes së nënës të saj.

Le të kthehemi tek historia e Flamur Gashit.

Shkak për këtë shkrim të shkurtër u bë udhëtimi i tij në Kosovë dhe Shqipëri, pas një pune të lodhshme njëvjeçare. I nxirë nga dielli i Durrësit, i entuiazmuar për çfarë ka parë atje, na tregon dhe s’ka të pushuar. Pak edhe me superlativa për mëmëdheun dhe njerëzit që banojnë atje. Në Kosovë ka vetëm një vëlla, pasi prindërit i kanë vdekur. Shumë prej bashkëfshatarëve të tij gjatë luftës humbën shtëpitë, por sa vjen më tepër po rimëkëmben. Vihet re një solidaritet midis bashkëbesëlidhësve dhe pak e nga pak, sipas tij, gjithçka do marrë për mirë. Shumë banesa janë rindërtuar me ndihmën dhe solidaritetin e zviceranëve, miqve të tjerë, por edhe të bashkëkombasve në Diasporë. Jeta dhe biznesi janë duke ecur në rrugë të mbarë. Sa kaluam tunelin kur hymë në Shqipëri, gjithçka na u duk tjetër, tregon ai. Gjithçka madhështore. Rrugët si në Zvicër, njerëzit përshëndesin kudo. Dyqynet plot, shkolla, banka, gjelbërim, spitale, si në Zvicër. Ndërkaq, rrugët dytësore duhet të mbahen më mirë. Duhet më tepër gjelbërim, sidomos fusha loje për fëmijët që natyrisht nuk mungojnë. Më tepër vende qëndrimi në plazh për pushuesit, përveç atyre që kanë zënë me shumicë hotelet e shumta. Dhe është e vështirë të bindësh pronarët e hoteleve në Durrës, Velipojë, Sarandë e gjetkë, për të drejtën e qytetarëve të tjerë që të kenë një vend në tokën që u takon të gjithëve. Nuk është puna që të kthehemi tek “Njeriu që qesh” i Hygoit të madh, por jetojmë në një kohë kur tranzicioni i gjatë ka sjellë largimin tek një pjesë e bashkëatdhetarëve tanë, të traditave të mira të mirësjelljes, bujarisë dhe jo të konfrontimit me njeri tjetrin. Në Durrës jeta vazhdon 24 orë në 24, si në shumë vende të Perëndimit. Shumë nga vëllezërit tanë kosovarë apo nga Maqedonia e Veriut, kanë hapur dyqane apo kanë hotelet e tyre. Tek Hoteli në Durrës me 40 euro ishte fjetja dhe ushqimi ditor. Pastërti kudo, rregull, por aty këtu edhe mbeturina të hedhura nga bashkëatdhetarë të pa ndërgjegjshëm. Flamuri ka sjellë me vete një Flamur shqiptar, disa relike me stemën e Shqipërisë. « Shqipëria ka bërë shumë edhe për Kosovën, për Kombin tonë», shprehet ai midis shokëve dhe atyre që janë klientë të rregullt të restorantit të tij. Megjithatë ai, si edhe bashkëatdhetarë të tjerë i kanë sytë nga Shqipëria dhe presin më tepër nga toka mëmë dhe nga ata që kanë fatet në dorë të shqiptarëve që të bëjnë më tepër, duke hequr dorë nga interesat e tyre të ngushta. Ata urojnë që Shqipëria dhe Kosova të bëhen një ditë si Zvicra siç e kanë ëndërruar Rilindasit tanë. Ata e duan Shqipërine dhe Kosovën si Europën e ëndërruar nga Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri de Saint-Simon, Konrad Adenauer, Curçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul-Heri Spaak, Denis de Rougemont. Emri “Europë” është shumë i lashtë dhe e gjejmë tek Herodoti. Sipas legjendës, Europa ishte një princeshë feniciane që ja kishte marrë mendjen Zeusit, mbretit të Olimpit. Europa ishte dhe Iliria, Dardania, shumë më parë se treva që u krijuan në Europë më vonë. E kam shprehur dhe e shpreh hapur dhe pa ndonjë nëntekst, pasi i gëzoj prej vitesh të gjitha të drejtat tek shteti multietnik zviceran: kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ish ministren e saj të jashtme, Micheline Calmy-Rey, aktualisht Profesoreshë në Institutin Europian, ku unë kam bërë një universitet të dytë shumë të vlefshëm, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë kohë më parë kur ishte Presidente e Zvicrës, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e kanë respektuar dhe e respektojnë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës, apo të qendrës që drejtojnë Zvicrën, për probleme që lidhen me interesat kombëtare. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian deri diku e atrofizuar dhe burokratike, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj. Jeta në Zvicër, vend mikpritës për shqiptarë dhe të mbi 190 kombeve të tjerë që gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, për shkollim, zhvillimin e kulturës, biznes, është e përkryer, përsëri u mungon toka mëmë, që një ditë duan ta shkelin përgjithmonë. Ndaj këtij vendi si Konfederata Zvicerane që shqiptarët e kanë zbuluar para shumë shekujsh. Si pararendës përmendet një grup i fisit ilir të Dardanëve që jetonte në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, ata zbritën në rajonin e Gjenevës, në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Gjithashtu dihet se Zvicra, para 150 vitesh ka qënë ëndërra e Rilindasve për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”. Zvicra është bërë për mëse 200.000 shqiptarë nga Kosova e viset, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Shqipëria, si atdhe i dytë, i nderuar, i dashur dhe shumë i respektuar.
Gjenevë, më 14 qershor 2019

LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË «NAIM FRASHËRI « NË ZVICËR NË PËRFUNDIM TË VITIT SHKOLLOR – Nga Nexhmije Mehmetaj

Konkursi i fjalës shqipe

Më 9 qershor ’19 në qendrën Safnern – Bernë, LAPSH organizoi Konkursin e diturisë tashmë të kthyer në traditë, me shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në këtë veprimtari konkurruan 22 nxënës nga shkollat ku organizohet mësimi shqip si: Zyrih, Jura, Gjeneva, Vaudi. Për të ndjekur konkursin e diturisë, ishin ftuar drejtues të shkollave shqipe, prindër, nxënës dhe mësues.

Kjo “ festë” e fjalës shqipe u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Diasporës, Republika e Kosovës. Meriton përshëndetje, sepse krijoi mundësinë e vazhdimësisë të kësaj veprimtarie që ka vlera të shumëfishta humane, arsimore e më së shumti atdhetare e kombëtare. Është një shërbim i vyer për shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe sepse u krijon mundësi nxënësve të shpalosin e të përcjellin nivelin e mësimdhënies e mësimnxënies, njëkohësisht edhe kujdesin ndaj më të mirëve.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku ku ndër të tjera vuri në dukje dhe cilësoi se sa e rëndësishme është puna edukative që bëjnë prindërit me fëmijët e tyre për t’i ushqyer dëshirën për gjuhën dhe kulturën e bukur shqiptare.

Konkursin e udhëhoqi prof. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit dhe përgjegjës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Saktësinë e përgjigjes e verifikonte juria e përbërë prej tre anëtarësh.

Pyetjet e konkursit ishin të bazuara në mësimet që kanë marrë nxënësit gjatë mësim-nxënës në shkollë. Garat u zhvilluan me nxënës të tri nivelesh, por sikur edhe viteve të kaluara mbetemi vetëm në përpjekjet e mësueseve: Remzije Shabani, Elfete Hasi, Sabahate Krasniqi, Afërdita Veliu (Zyrih) Nexhmije Mehmetaj (Jura), Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi (Gjenevë) dhe Albana Thaçi (Vaud).

Pyetjet kishin të bënin me gjuhën shqipe dhe letërsinë shqiptare, historinë kombëtare, gjeografinë e etnikumit shqiptar dhe artit muzikor. Lista e pyetjeve përbëhet nga pesë pyetje për nivelin e parë dhe 7 pyetje për nivelet tjera.

Në përfundim të kësaj veprimtarie, mbi bazën e pikëve të grumbulluara, nga juria u dhanë këto çmime:

Niveli ulët vendi parë i takoi shkollës së Cyrihut. Niveli i mesëm vendi parë shkollës Gjeneva, vendi dytë Zyrihu, vendi tretë Jura. Niveli i lartë vendi parë Vaudi dhe vendi dytë Jura. Ekipi fitues u shpërblye  me (karta me vlerë 40, 30, 20 fr.)

Nuk mund të lëmë pa përmendur se tërë aktiviteti u prezantua me plot emocion dhe korrektësi nga mësuesja Mirela Xoxi.

 

Ky është një rast i bukur, që flet vetë. U krijua një mundësi më shumë për këta misionarë të vegjël të bashkimit të kombit, që të njihen e të bëhen miq me njëri-tjetrin, të sodisin nga afër vlerat historike të shkollës shqipe dhe pse jo, të shkëmbejnë përvojë dhe dije.

Shpresoj dhe më shumë besoj, se të tilla veprimtari do të jenë të mirëpritura kurdoherë tek ne. Le të bëhet shkolla e mësimit shqip një qendër e zhvillimit të vlerave qytetare dhe arsimore.

 

Delemont, 10.06. 2019                        Nexhmije Mehmetaj

Padrejtësia gati dhjetëvjeçare me siguri drejt përfundimit

Ruzhdi Ibrahimi, 7 qershor 2019

Ruzhdi Ibrahimi, 5 qershor 2019, në pallatin federal, duke ndjekur debatin dhe votimin e Marrëveshjes nga parlamenti nacional i Zvicrës

Me votimin PRO Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurisë Shoqërore Zvicër Kosovë në parlamentin e Zvicrës më 5. Qershor 2019 sigurohet ratifikimi e me të edhe maratona gati dhjetëvjeçare e gjendjes pa marrëveshje ndërshtetërore dhe diskriminimit selektiv e ekskluziv (të përzgjedhur e përjashtues) të shtetasve nga Kosova. Më në fund edhe me Kosovën Zvicra rregullon raportet e Sigurisë shoqërore. Marrëveshja rregullon koordinimin e kolonës së parë dhe pagimin e pensioneve nga data e hyrjes në fuqi ndërsa përfitimet retroaktive nuk parashihen në këtë Marrëveshje.

Nga 1 prilli i vitit 2010 me vendimin e njëanshëm e të papeshuar mirë të qeverisë Zvicerane ndërpritet zbatimi i marrëveshjes ndërshtetërore me ish Jugosllavinë vetëm për Kosovën – për herë të parë në historinë e Sigurisë Shoqërore në Zvicër – duke pamundësuar kështu të drejtën e shtetasve të Kosovës në eksportimin e përfitimeve nga Siguria shoqërore, si pensionet e pleqërisë dhe trashëgimtarëve, pensionet e invaliditetit, shtesat e fëmijëve dhe të drejta tjera përfitimi nga kjo marrëveshje. Nga 1 prill 2010 Kosova është kategorizuar me shtetet me të cilat Zvicra nuk ka Marrëveshje ndërshtetërore në rrafshin e Sigurisë Shoqërore.

Të gjithë shtetasit nga Kosova të cilët janë paaftësuar për punë apo kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit, nga data 1 prill 2010 kishin vetëm mundësinë e tërheqjes së kontributeve (8,4%) të paguara në sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve. Nga mungesa e marrëveshjes në fjalë nuk ishin të prekur shtetasit e Kosovës me të cilët kanë edhe shtetësinë Zvicerane.

Deputetja nacionale e Zvcirës, Barabry Gysi bashkë me Ruzhdi Ibrahimin në sesionin parlamentar te 5 qershorit ku u debatua dhe votua Marrëvshja mbi Sigurmiet Shoqërore me Kosovën

Kur fillon pagesa e pensioneve
Nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes do të nis pagesa e pensioneve për të gjithë shtetasit nga Kosova të cilët kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit, kanë punuar në Zvicër më gjatë se një vit dhe të cilët për arsye të ndryshme, si: përfundimi i kontratës sezonale, përfundimi i të drejtës për punë sezonale, përfundimi i luftës në Kosovë, arsye familjare dhe të larguar nga përkeqësimi i ligjit ndaj të huajve dhe shumë arsye tjera janë kthyer në Kosovë. Por edhe shtetasit nga Kosova të cilët moshën e pleqërisë vendosin ta kalojnë në Kosovë apo në ndonjë shtet tjetër gëzojnë të drejtën e eksportimit të pensionit të pleqërisë. Nga kjo datë do të paguhen edhe pensionet e invaliditetit ndërsa marrëveshja e re nuk përmban të drejtën e pagimit të shtesave të fëmijëve.

Eksperti i sigurisë sociale, Ruzhdi Ibrahimi duke i referuar ekipit ndërministror të qeversisë së Republikës së Kosovës për Marrëveshjen ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës

Kur nuk do të paguhen pensionet
Me tërheqjen e kontributeve nga sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV-AVS) (8.4% nga të ardhurat e realizuara bruto) shtetasit nga Kosova kanë hequr dorë nga pensionet e mundura në rast të arritjes së moshës së pensionimit. Ata nuk kanë më të drejtë në pensione dhe nuk është i mundur kthimi i kontributeve në arkën kompensuese të pensioneve. Nuk do të ketë pagim retroaktiv të pensioneve. Nga 1 prill 2010 deri në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re nuk do të paguhen pensionet. Me gjithë kërkesën e vazhdueshme dhe dërgimin e kërkesës me shkrim delegacionit negociues, kjo kërkesë për pagesë të pensioneve gjatë kohës pa marrëveshje nuk është shqyrtuar e negociua seriozisht nga grupet biseduese ndërshtetërore. Kjo është një kërkesë e arsyeshme dhe padyshim e merituar e kontribuuesve shumëvjeçar nga Kosova.

Ruzhdi Ibrahimi bashkë me mikun e mbështetësin e çështjes sonë, Ueli Leunberger dhe veprimtarë tjerë, gjatë aksionit të dorëzimit të peticionit qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen ndërshtetërore në fjalë në maj 2010

NGA SEANCA PARLAMENTARE
Rekomandimi i komisionit për siguri shoqërore dhe shëndetësi
Në emër të komisionit për siguri shoqërore dhe shëndetësi deputeti Lorenz Hess u shpreh se komisioni ka trajtuar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Kosovën dhe rekomandon atë për miratim. Marrëdhëniet e Zvicrës lidhur me sigurinë shoqërore me Kosovën duhet të rirregullohen me një marrëveshje të re pas një ndërprerje prej disa vitesh. Marrëveshja koordinon përfitimet pensionale, përfitimet e trashëgimtarëve dhe të invaliditetit të personave të siguruar të dy shteteve kontraktuese. Marrëveshja garanton që personat e siguruar të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe rregullon pagesën e pensioneve jashtë vendit. Marrëveshja gjithashtu siguron një bazë ligjore për luftimin e abuzimeve. Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra nuk ka marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

Ruzhdi Ibrahimi, Barbara Gysi dhe Osman Osmani, gjatë një vizite pune në Kosovë, aktiv e të palodhur në angazhimin e tyre për tu arritur Marrëveshja e re nga fusha e Sigurimeve Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës

Rekomandimi qeveritar
Në seancën parlamentare ministri i punëve të brendshme Alain Berset në fjalën e tij theksoi se në vitin 2010 marrëveshja me ish Jugosllavinë u zbatua edhe në Kosovë por qeveria e Zvicrës e pezulloi vazhdimin e zbatimit me arsyetimin se në Kosovë ka mangësi të shumta, andaj konsiderohej i mundur zbatimi i saj.

Strukturat administrative tani më janë të përmirësuara, kjo bazuar në të njëjtat përfundime që ka arritur edhe Bashkimi Evropian. Marrëveshja mundëson përfundimin e një padrejtësie që ekziston sot, edhe më shumë në pikëpamje të situatës që mbizotëron me shtetet e tjera pasardhëse të ish Jugosllavisë, për të cilat situata është zgjidhur.
Ai në vazhdim potencoi kontributin e shtetasve nga Kosova të cilët jetojnë në Zvicër e punojnë në ndërmarrje të Zvicrës dhe paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore por që nga prilli i vitit 2010 ata nuk mund të kthehen në Kosovë dhe të gëzojnë të drejtën në pension. Marrëveshja garanton pagesën e përfitimeve jashtë vendit dhe parashikon marrjen parasysh të periudhave të sigurimit të kryera në Shtetin tjetër për realizimin e një të drejte për përfitime.

Ruzhdi Ibrahimi, i treti nga e majta, gjatë pjesëmarrja ne tubimin me deputetë nacional të parlamenteve të Zvicrës dhe Kosovës, organizuar nga sindikalistët shqiptaro-zviceranë të sidnikatës Unia ku temë kryesore ishte Marrëvesha në fjalë

Masat e reja për të luftuar abuzimin janë të përcaktuara përmes një procedure të qartë administrative e cila bazohen në ligj. Mundësia e verifikimeve shtesë mund të realizohet sipas rregullave që njihen dhe realizohen edhe tek sigurimeve shoqërore në Zvicër.
Nga marrëveshja do të ketë shpenzime që arrijnë në 16 milionë franga në vit: 15 milionë franga nga pensionet e pleqërisë dhe trashëgimtarëve dhe 1 milion franga në nga sigurimi i invaliditetit. Por kjo marrëveshjeje sjell edhe kursime tjera për Zvicrën, por që nuk mund të parallogariten. Kjo për shkak të njerëzve që, duke qenë në gjendje të marrin pensionin e tyre në Kosovë, do të kthehen në vendin e tyre, dhe nuk mund të realizojnë përfitime shtesë që ndërlidhen me vendbanimin në Zvicër (dhe harxhimeve të larta jetësore që ka Zvicra).

Nga e djathta në të majtë, gjunjëzuar: veprimtarët Ruzhdi Ibrahimi, Hilmi Gashi e Osman Osmani me deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë e Mirëqenie Sciale

Qëndrimi i grupit parlamentar të partisë popullore të Zvicër (SVP)
Deputeti Clottu Raymond në emër të grupit parlamentar të partisë popullore (SVP) u shpreh se edhe njëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë Kosova mbetet një shtet i brishtë. Sistemi i qeverisjes e promovon korrupsionin dhe pengon zhvillimin e vendit drejt sundimit të ligjit dhe një ekonomie gjithëpërfshirëse të tregut. Është e arsyeshme që marrëveshjet e tilla tani duhet i nënshtrohen referendumit fakultativ (opsional). Për më tepër, Këshilli kantonal, në seancën e pranverës të këtij viti e ka përkrahur marrëveshjen, por me mundësinë që ajo ti nënshtrohet referendumit opsional. Nëse nuk plotësohet kushti për referendum opsional, atëherë ky fraksion është kundër miratimit të marrëveshjes.

Ruzhdi Ibrahimi, i pari nga e majta, në hapësirat e pallatit federal, me rastin e ndërmjetësimit të takimit mes deputetëve të dy parlamenteve nacionale, të Zvicrës dhe Kosovës, për të lobuar e vepruar në dobi të Marëveshjes në fjalë

Miratimi i përgjithshëm i marrëveshjes
Pro vendimit qeveritar për miratimin e marrëveshjes mbi sigurinë Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës votuan 116 deputet, kundër ishin 59 deputet dhe 2 deputet abstenuan. Çështja kthehet sërish në odën kantonale për shqyrtim për anulimin e këtyre diferencave. Por, marrë parasysh rezultatin e qartë të votimit të përgjithshëm në këshillin nacional, kjo paraqet vetëm një hap procedural të mënjanimit të diferencave në mes të dy odave parlamentare. Qe tani mund të thuhet se kjo procedurë do të përfundoj brenda këtij sesioni parlamentar i cili zgjat deri më 21 qershor 2019. Pas ratifikimit pritet që marrëveshja të hyj në fuqi dhe nda data e hyrjes në fuqi fillon zbatimi i saj – fillon pagimi i pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit, pensione këto që mund të eksportohen jashtë Zvicrës.

Aktivietet ne kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare të qeverive të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë
Delegacioni i veprimtarëve shqiptaro-zviceranë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë
Konferenca ndërsindikaliste e organizuar ne vitin 2018 nga OJQ Germin në Prishtinë

Angazhimi i autoriteteve të Kosovës
Marrëveshja ndërshtetërore e Sigurisë Shoqërore Zvicër Kosovë është gurë themeli i raporteve ndërshtetërore në historinë e Sigurisë Shoqërore të Kosovës. Kjo duhet të shërbejë si shembull edhe për marrëveshjet me të gjitha shtetet tjera ku jetojnë e veprojnë shtetasit e Kosovës. Autoritetet e Kosovës duhet të zbatojnë me përpikëri marrëveshjen e arritur dhe të informojnë opinionin dhe posaçërisht të prekurit për mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre si dhe të angazhohet seriozisht për interesat dhe dinjitetin e shtetasve të vet të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë sie në Zvicër ashtu edhe në Kosovë. Duhet ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm për të kërkuar realizimin e të drejtës për pensione edhe gjatë kohëzgjatjes pa kontratë, nga 1 prilli i vitit 2010 deri në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re.

Ruzhdi Ibrahimi e Osman Osmani, në sheshin para pallatit federal të Zvicrës gjatë veprimtarisë e aktiviteteve lobuese për Marrëveshjen në fjalë

Zotimi ynë
Ne, që fillimisht ishim të përfshirë në ekipin negociues të Kosovës e që më pas u anashkaluam për arsye ende të panjohura e të pa komunikuara, bashkë edhe me aktivistët e diasporës shqiptare të Zvicrës të angazhuar në këtë çështje, krahas angazhimit tonë të mëtejmë për të prekurit dhe për retroaktivitet të pensioneve, mbetemi ne dispozicion për të dhënë kontributin tonë edhe për të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, para së gjithash për ato informuese e zbatuese që ndërlidhen me Marrëveshjen në fjalë.

Autori Ruzhdi Ibrahimi është ekspert i diplomuar i Sigurisë Shoqërore në Zvicër

Komunikata për Media e sindikatës Unia në lidhje me aprovimin nga ana e parlamentit nacional të Zvicrës të Marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Kosovën

Dje parlamenti nacional i Zvicrës miratoi Marrëveshjen për sigurimet shoqërore me  Kosovën.

 

 

Komunikatë për media e sindikatës Unia

Bernë, 05.06.2019

Parlamenti federal i Zvicrës për Marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Kosovën

Koha për drejtësi!

 

Presioni i sindikatave është duke dhënë fryte: Sot, Këshilli Kombëtar (Parlamenti Federal) i Zvicrës ka miratuar Marrëveshjen e re mbi Sigurisë Shoqërore me Kosovën. Kjo do t’u mundësojë punonjësve kosovarë të marrin pensionin e tyre jashtë vendit dhe të gëzojnë pensionin e tyre të merituar në vendin e tyre. Unia mirëpret vendimin e Këshillit Kombëtar, por edhe kërkon një zgjidhje që mundëson përfitimin retroaktiv të pretendimeve nga fusha e sigurimeve shoqërore.

 

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra që nga 1 prilli 2010 nuk ka vazhduar të zbatojë marrëdhënie kontraktuale nga fusha e sigurimeve shoqërore. Që atëherë, pensionet janë paguar vetëm për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Zvicër. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve si dhe të sigurimit të invaliditetit.

 

Çmimi i lartë i diskriminimit

Situata  e të prekurve ka qenë shumë e vështirë. Ata u ndjenë të braktisur nga të dy shtetet dhe çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë: Shumë përfituesve të pensioneve të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV/AVS) iu mohua pagesa e pensionit në Kosovë. Edhe me marrëveshjen e re nuk është plotësisht e qartë se si ata mund të realizojnë përfitimin e pensioneve të tyre të merituara në mënyrë retroaktive.

 

Të sigurohet pagesa retroaktive e pensioneve

Nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, përfundon diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me përfitimet e ardhshme. Nuk ofrohet kompensim retroaktiv i periudhës pa marrëveshje. Unia kërkon nga Qeveria Federale një zgjidhje, e cila mundëson përfitimin e pensioneve edhe nga koha kur nuk është zbatuar marrëveshja.

 

 

Për pyetje shtesë:

Osman Osmani, sekretar për migracion, +41 79 934 18 89

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore të Zvicrës, +41 79 363 21 84

Hilmi Gashi, drejtues i sektorit për migracion, +41 79 335 07 64

 

 

 

Këtu po sjellim për lexuesit reportazhin ne shqip dhe gjermanisht me të prekurit nga mungesa e zbatimit të marrëveshjes qe nga 1 prilli i viteti 2010.

 

Të kthyerit e Kosovës luftojnë për AHV/AVS-në e tyre (pensionin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve) – dje vendosi Këshilli Kombëtar i Zvicrës

Dhjetëra mijëra kosovarë që kanë punuar për vite në Zvicër dhe paguan kontributet e AHV/AVS. Megjithatë, ata nuk marrin pension. Kjo më në fund mund të ndryshojë.

Nga Lea Hartmann (teksti) dhe Visar Kryeziu (fotot)

Të kthyerit në Kosovë luftojnë për pensionet në Atdhe - Sot vendos parlamenti i Zvicrës / "Ne duam vetüem atë që na takon"
Të kthyerit në Kosovë luftojnë për pensionet në Atdhe – Sot vendos parlamenti i Zvicrës / “Ne duam vetüem atë që na takon”

“Kur? Kur do të marr më në fund paratë që më takojnë?” Ramush Azemi (69) shpesh ia shtron vetes këtë pyetje. Fermeri në pension jeton në Mogillë, një fshat i vogël në juglindje të Kosovës, shumë afër xhamisë ndërtuar rishtas, nga minaret e të cilës këtë mbrëmje buçasin thirrjen e myezinit nga altoparlanti.

Kosova është atdheu i Ramush Azemit. Por shtëpia e tij e dytë është Zvicra. Pothuajse 20 vjet që nga mesi i viteve ’90, jetoi dhe punoi njeriu tani më i vejë, i cili si punëtorë sezone në Grisons vendoste shinat për hekurudhat Retoromane. Me pagën e tij, Ramushi ushqeu familjen në vendlindje. “Kam dhënë gjithçka nga vetja për punën time”, thotë ai. “Me përjashtim të një rasti, kurrë nuk kam munguar nga puna”.

Kush kthehet, nuk merr pension

Edhe më i madh është zhgënjimi aktual. Me gjithë faktin se Ramush Azemi për vite të tëra ka paguar kontributet e AHV/AVS-it, ai nuk ka të drejtë për një pension zviceran. Marrëveshja, e cila lejon pagesën e AHV/AVS dhe IV/AI (pensionin e invaliditetit) e të kthyerve të Kosovës, është ndërprerë nga Zvicra në vitin 2010 (shih kutinë). Pensionet zvicerane kanë vazhduar të rrjedhin edhe më tej dhe pa ndërprerje në të gjitha shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Kosovarët që u pensionuan pas 1 prillit 2010 duhej të vendosnin: Ose ata qëndrojnë në Zvicër pas daljes në pension dhe marrin pensionin. Apo të kthehen në atdheun e tyre dhe ata të mos marrin asgjë. E vetmja mundësi që aktualisht është në dispozicion për pensionistët e Kosovës është rimbursimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore. Megjithatë, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë ato janë dukshëm më të këqija sesa me një pension mujor.

Tani duhet të vendosë parlamenti

Në këto vite diaspora kosovare me mbështetjen e sindikatave ka luftuar për një marrëveshje të re. Sot parlamenti vendosë përfundimisht: Pas Këshillit të Shteteve (Kantoneve) tani edhe Këshilli Kombëtar (Parlamenti federal) i Zvicrës duhet të japë dritën e gjelbër për marrëveshjen e negociuar rishtazi me Kosovën. Vetëm nëse Parlamenti pajtohet me marrëveshjen, ajo mund të hyjë në fuqi.

Ramush Azemi, 70 vjeçar, ka 5 vite që pret pensioni e tij të meriatuar pas 20 vitesh punë të rëndë në ndërtimin e hekurudhave të Zvicrës

Prandaj, kosovarët si Ramush Azemi presin me shqetësim vendimin e Parlamentit të Zvicrës. Fondi i Kompensimit, i cili është përgjegjës për pagesën e pensioneve jashtë vendit, vlerëson se me një po për marrëveshjen rreth 10.000 kthyerit e Kosovës do të pretendojnë për pensionin e tyre. Konfederata vlerëson shpenzimet shtesë të AHV/AVS në rreth 15 milionë franga në vit. Kësaj shume duhet shtuar edhe një milion për IV/AI.

«Jam ngopur nga jeta jashtë atdheut»

Por edhe për kosovarët në Zvicër shumë çka varet nga vendimi. Ata, të cilët tani janë në pension, përbëjnë gjeneratën e parë të emigrantëve të Kosovës. Ata kishin ardhur në Zvicër për të gjetur punë këtu. Shumë prej tyre i lanë familjet e tyre në vendlindje dhe donin që të ktheheshin sa më shpejt që do tu lejonte situata financiare – më së voni pas daljes në pension. Me ndalimin e pagesave të pensioneve në Kosovë këto plane u penguan.
Dhe kështu disa pensionistë ende jetojnë këtu, edhe pse ata ka kohë që do të donin të ktheheshin. Për shembull, Shaban Qorri (71), i cili jeton me gruan e tij, djalin dhe vajzën dhe katër nipërit në katin e parë e një pallati në Reutigen të Berner Oberland. “Unë jam ngopur nga kurbeti”, thotë Shabani, ndërsa në anën tjetër të rrugës vazhdon të bëje xhiro një makinë vjelëse në lëvizje.

Shaban Qorri, 71 vjeçar, shpreson që marrëveshja në fjalë të hyjë sa më parë në fuqi, për të mundur që të kalojë moshën e mbetur të pleqërisë në Atdheun e tij – Kosovë

Shaban Qorri kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në Zvicër. Së pari ai ka punuar si murator, më vonë – pas një lëndimi të kurrizit (hernie diskale) – ai me gruan e tij Havën (66 vjeçe) udhëhoqi një dyqan të vogël me ushqimore në Frutigen BE. “Kemi një jetë të këndshme këtu,” thekson Shabani. “Por Kosova është Atdheu im.”

150 euro pagë duhet të jenë të mjaftueshme

Atdheu i tyre ka shumë më shumë domethënie për kosovarët, sesa mund të përshkruhet fjalë. Në ndërkohë, personat e prekur shprehen shumë më qartë, kur kjo ka të bëjë me autoritetet zvicerane. “Unë jam i zemëruar,” thotë Djuzide Gavazaj, 83 vjeç, nga Zhuri, një fshat në Kosovën jugperëndimore, butësisht, por në mënyrë të vendosur. “Ne duam vetëm atë që meritojmë”.

E veja Xhezide Gavazaj, 83 vjeçare, pas vdekjes në vitij 2011 të bashkëshortit – pensionit i Zvicrës, pret qe 9 vite pesnionin e saj të merituar të vejërisë

Gruaja me shëndet të sëmurë do të kishte të drejtë qe tetë vite në një pension vejërie prej 579 frangave në muaj, sepse burri i saj i ndjerë kishte punuar 17 vjet në Zvicër si murator. Për shkak të marrëveshjes së anuluar, ajo dhe djali i saj, i cili punon në një furrë, tani duhet të përballojë jetesën me pagën e tij mujore prej 150 eurosh.

«Kjo është një padrejtësi e madhe»

I zemëruar është edhe bashkatdhetari i Gavazajt, Ali Aliu (66). Ish ndërtues fasadash, që jetoi deri vonë në kantonin e Cyrihut, tani jeton me familjen e tij në fshatin Blaq në jugun malor të Kosovës. “Miqtë e mi, të cilët kanë punuar në Itali, Gjermani apo në ndonjë shtet tjetër evropian, të gjithë marrin pensionin e tyre në Kosovë. Por unë, që kam punuar 35 vjet në Zvicër, nuk marr asgjë”, thotë ai me hidhërim. “Kjo është një padrejtësi e madhe.”

Pensionisti Ali Aliu nga Blaqi i Opojës, 76 vjeçar, pas 37 vjet pune të rëndë në Zvicër është i zhgënjyer me diskriminimin selektiv që u është bërër ekskluzivisht shtetave të Kosovës vetëm nga Zvicra e jo të ndiqet shembulli i shteteve tjera të cilat edhe përkundër brishtësisë së shtetit të Kosovës kanë vazhduar të paguajnë më tej pensionet në Kosovë

Viktimat janë gjithashtu të zhgënjyer për shkak se tashmë në tryezë është një marrëveshje – që ka të bëjë vetëm me pensionet në të ardhmen. Përfitimet që ju takojnë pensionistëve kosovarë dhe që është dashur ti përfitojnë gjatë dhjetë viteve të fundit nuk parashihet të paguhen si retroaktive. Pikërisht këtë kërkojnë të kthyerit e Kosovës dhe bashkë me ta edhe sindikata Unia.

Në fund të fundit, fjala është për shumë të konsiderueshme parash për pensionistët – për shembull, në rast të vejash, si 83-vjeçarja Djuzide Gavazaj, fjala është për më shumë se 50.000 franga, të cilat ajo ki pasur të drejtë të përfitojnë tetë vitet e fundit. Një shumë e madhe për gruan, e cila thotë se duhet të marrë hua nga të njohurit për të paguar për kirurgji të syve. “Të mos mi grabitin këto vite,” lutet Gavazaj. “A nuk është i mjaftueshme fakti që më është marrë nga jeta burri im?”

Pamje nga vendlindja e Ali Aliut -Blaqi i Opojës piktoreske

…..
Detektivët socialë ishin kërcënuar me vdekje
Zemërimi mes kosovarëve ishte i madh kur, dhjetë vjet më parë, më 1 prill 2010 Këshilli Federal vendosi të frenojë Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, e cila ishte trashëguar nga epoka jugosllave. Një nga arsyet, sipas tyre, ishte se hetuesit socialë, të cilët ishin duke gjurmuar mashtruesit në Kosovë, u kërcënuan me vdekje. Për më tepër, sipas qeverisë federale, administrata në Kosovë ka punuar dobët dhe vet bashkëpunimi me autoritetet ishte i vështirë.
Ndërkohë, në sytë e qeverisë federale situata “është përmirësuar dukshëm”. Ajo realizoi një projekt pilot për të testuar bashkëpunimin. Për shkak të rezultatit pozitiv, negociatat për një marrëveshje të re filluan në vitin 2017. Pothuajse pikërisht një vit më pas, ndodhi nënshkrimi i marrëveshjes në Prishtinë.
Para se marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet paraprakisht të pajtohen parlamentet e të dy vendeve. Në Kosovë, aprovimi i vendimit në vjeshtën e kaluar ishte një formalitet. Tani kosovarët po presin miratimin nga Berna. Ende është e diskutueshme nëse marrëveshja duhet të jetë në vartësi të referendumit fakultativ apo jo. Nëse marrëveshja është ratifikuar, pensionet e AHV/AVS dhe IV/AI mund që të fillojnë të (ri)paguhen në Kosovë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mirëpo është e mundur që të fillojnë të paguhen edhe këtë vit.

Të gjithë reportazhën në origjinal (në gjermanishte) bashkë me videon shioqëruese në shqip (me nëntitujt në gjermanisht ) mund ta pe¨rcillni në vegën  vijuese:

https://www.blick.ch/news/politik/kosovo-rueckkehrer-kaempfen-fuer-ihre-ahv-heute-entscheidet-der-nationalrat-wir-wollen-doch-nur-was-uns-zusteht-id15358251.html

Marrë nga mediumi Blick i Zvicrës (adoptuar nga Osman Osmani)

P.S. Vërejtja e adoptuesit/oo: Zvicra përndyrshe gjithmonë edhe ne Marrëveshjet tjera të reja ndërshtetërore me Kosovën ka folur vetëm fjalë të mira dhe kërcënimi gjoja me vdekje për detektivët social të një firme private austriake të mandatuar nga Berna zyrtare, e cila ndër të tjera ka gjurmuar edhe nga fusha e sigurimeve të automjeteve, është demantuar ne vitin 2010 nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të Zvicrës…  E gjithë historia e dështimit të marrëveshjes në fjalë përbënë edhe parregullësi tjera, për të cialt do të raportojmë me nje rast tjetër. Natyrisht e gjithë kjo nuk amniston zyrtaret shtetërorë të Republikës së Kosovës, të cilët në tërë ketë proces mjerisht janë treguar jo vetëm niglizhent e të papërgjegjshëm, por edhe mospërfillës e injorues karshi të drejtave të shtetasve të vet…

Meditim për veprimtaren e palodhur të gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj – Nga Alfred Papuçiu

« Të ruajmë identitetin kombëtar, gjuhën tonë »

 

Një miku im i mirë zviceran kur bisedonim një ditë më tha : «  On n’est grand homme qu’à la condition d’être homme d’abord ». Po e perifrazoj në shqip « Njeri i madh  është ai që në radhë të parë është njeri ». Këtë mendova mbrëmë kur mora një mesazh të ngrohtë prej zonjës fisnike dhe tepër modeste, Nexhmije Mehmetaj, ku ndër të tjera më theksonte : « Përshëndetje, i nderuar z. Alfred. Lexova me kënaqësi shkrimin kushtuar profesorit Assal. Ai na afron të dhëna të reja dhe të panjohura për një njeri të madh. Ju falenderoj! Edhe shkrimi për pedagogun Pestaloci i shkëlqyer, paralelizmi i përkryer dhe stili aq elegant. Urime! Artikullin për prof Basil Shader, publikuar pak më parë e kam lexuar,  është i përkryer ».

Desha të theksoj, në këtë shkrim, nisur nga fjalët e zonjës Nexhmije, siç e kam ngritur edhe herë tjetër, punën që duhet bërë me Diasporën shqiptare disa milionëshe jashtë shtetit. Zviceranët jashtë janë sot mbi 700 mijë vetë, nga të cilët tre të katërtët kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur interesat e tyre, Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit, mban çdo vit Kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo egziston qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si « Zvicra e Pestë », ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mirë për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e saj. A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t’i tërheqë rreth vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet? Dhe jo vetëm, në Festën Kombëtare, edhe ato me pikatore, jo çdo vit, ku shumë prej tyre mbeten jashrtë liste, pasi në to prioriteti u jepet diplomatëve të huaj…

Si rastësisht, lidhur me këtë temë, kisha marrë disa vite më parë, nga mësuesja Nexhmije Mehmetaj e Courgenay në Zhyra (Jura) letrën e përshëndetjes të gazetarit Peggy Frey, i cili realizoi artikullin tek gazeta « Le Nouvelliste » « Ne kemi dy vende, dy histori ». Dhe ai vazhdon : « Në tavolinën e një familje shqiptare nga Kosova ngërthejnë kujtimet. Një mënyrë për të zbuluar traditat e këtyre të larguarve nga vendi i tyre dhe të vendosur në Zhyra. Në Zvicër, ata janë 200 mijë, bashkësia e dytë e huaj e vendit…E apasionuar për letërsi dhe gjuhësi, Nexhmija, nëna, jep mësim gjuhën shqipe fëmijëve të bashkësisë. Neziri, babai, ka punuar në ndërtimin e tuneleve të Transzhyrasë. Liburni, djali, fillon studimet për drejtësi në Universitetin e Friburgut”.

Dhe dje ndër të tjera, zonja Nexhmije më njoftonte se Liburni është tashmë avokat në Gjenevë. Pra një kuadër tjetër me vlerë nga Kosova, në Zvicër.

 

Nexhmije Mehmetaj

 

 

Mësuesen e shquar dhe atdhetare, veprimtaren e palodhur të gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj e kam takuar për herë të parë në veprimtarinë e organizuar disa vite më parë në Nëshatel, për botimin e librit të Akademik Bedri Dedja « Presidenti i planetit të kuq », Planetit Mars, ku merrte pjesë dhe mikja jonë e përbashkët, « Nderi i Kombit », e paharruara Vaçe Zela. Ishte takimi i parafundit i « Divas shqiptare » me bashkëkombasit, para atij organizuar në Gjenevë, nga Universiteti Popullor Shqiptar, ku merrte pjesë dhe zëri i artë nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Kujtime të paharruara për diasporën shqiptare në Zvicër që do mbeten të pashlyera në mendjet e tyre.

 

Le të kthehemi tek tema jonë. Kemi vazhduar të komunikojmë herë pas here dhe Nexhmija më ka dërguar edhe mendime të vyera për shkollën shqipe në Zvicër, si dhe për profesorin zviceran, mik i shquar i shqiptarëve, Basil Schader.

 

Ajo është tepër modeste kur më theksonte dje: « Unë nuk kam shkruar libër të përbashkët me profesorin e nderuar Basil Schader, por kam punuar në disa projekte te tij. Në projektin “Tekste mësimore për shkollën shqipe të mësimit plotësues në diasporë” unë dhe disa autorë tjerë kemi hartuar  18 teksteve mësimore për shkollat shqipe. Projektin “Doracak dhe libër pune” për mësimdhënien e mësimit plotësues, i përbërë prej Librit « Bazat dhe arsyet » dhe gjashte pjesëte  tjera. Seminare për ngritje profesionale etj; Konferenca për gjuhën shqipe, kumtesa ime “Ruajtja apo humbja e gjuhës shqipe në Zvicrën frëngjishtfolëse” të gjitha këto pashkëputje nga Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Jura, ku kam themeluar në 1993 dhe aktualisht kam 80 nxënës ».  Ajo  i shpreh këto me shumë modesti që në fakt është një punë e madhe dhe shpesh vullnetare.

 

Nexhmije Mehmetaj me nxënësit e saj

 

Zonja e nderuar Nexhmije Mehmetaj thekson : « Shkolla shqipe në Zvicër ka formuar një traditë, shkollë tashmë në vitin e 28 të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Fishta, Kadare…”

A ka fjalë më të ndjera se këto që kjo mësuese e përkushtuar e gjuhës shqipe i transmeton brezit të ri shqiptar në Zvicër`.  Nexhmije Mehmetaj vazhdon për dekada të tëra të japë ndihmesën e saj të çmuar për përhapjen e gjuhës amtare tek brezi i ri në diasporë.


Nexhmije Mehmetaj e përkushtuar më theksonte edhe këtë shqetësim të saj të ligjshëm: “Ta ruajmë identitetin kombëtar e kemi domosdoshmëri. Dhe shenja e parë e identitetit është gjuha. Ta ruajmë gjuhën tonë, të flasim me fëmijët shqip, sepse ata janë e nesërmja, ata do ta përcjellin gjuhën shqipe nga brezi në brez, e ta ruajmë shqipen si sytë e ballit, se aty ku nuk flitet gjuha jonë jemi të tretur, të humbur”.

 

Në shënimet e mija të mbajtura në Tiranë, gjeta ndër të tjera edhe shënimin tim: ”Profesori im i nderuar, Nonda Bulka, shpesh na kujtonte gjatë orëve të mësimit, kur na jepte orën e letërsisë frënge, në vitet 1965-1969, poemën e bukur të Alfonse de Lamartine (emri i rrugës në Gjenevë ku unë banoj prej 25 vitesh, me bashkëshorten time të urtë, që më qorton se shkruaj shumë dhe marr kohë nga jeta ime që sa vjen e shkurtohet), me titull: “Simfoni shqiptare”. Ndër të tjera poeti  francez, në poemë shprehet :”Shqipëria është vendi i herojve të të gjithë kohërave”. A nuk ndihesh krenar dhe a mund të rrish pa shkruar kur ke përpara shënime të tilla të një poeti të madh apo shkrime si të profesoreshës së gjuhës shqipe në Zhyra (Jura) të Zvicrës, Nexhmije Mehmetaj. Ndoshta këto shënime po i hedh shpejt, pasi si çdo shqiptar po ndjek me ankth dhe interes zhvillimet e fundit të tensionuara politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të  miliona sovranëve të këtij vendi të bukur, si Zvicra, të lashtë, mikpritës dhe largpamës. Uroj nga zemra  të ndiqen projektet dhe ndihmat që jep ndër të tjera Zvicra dhe të ndërmerren reforma të duhura, në Shqipërinë me tranzicion të tejzgjatur, nga të gjitha palët dhe forcat politike në unison, si në Zvicrën e 7 ministrave të të gjitha krahëve politike. 1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për shqiptarët në Shqipëri dhe 17 shkurti për Kosovën. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm mbi 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathtës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, shtatë  këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë, simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj tek dritaret e banesave të tyre. Flamujt e  Zvicrës dhe kantoneve mbahen gjithmonë në dritaret dhe ballkonet e banesave.  Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë, rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais). Dhe një ditë e tillë “festohet” pothuajse çdo fund jave gjatë vitit, nga zviceranë dhe të huaj që janë vendosur aty. Dihet se Zvicra është një vend i vogël, me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Zvicra nuk bën pjesë në Europën e Brukselit, por ajo ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha vendet që e përbëjnë atë. Natyrisht kjo ka një çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bërë asaj. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Europën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka për ta rivendosur. Si njohës i mjedisit dhe jetës në përgjithësi në Zvicër jam përpjekur të nxjerr në pah, nëpërmjet refleksioneve të mija, atë kulturë, politikë, gjendje shoqërore, demokraci, mirësi, solidaritet, që ekziston në Zvicër, jo vetëm nga vetë zviceranët,  por edhe nga funksionarët ndërkombëtarë, gazetarët e shkrimtarët miq, me të cilët kam punuar e punoj prej disa dekadash. Jashtë afishimit siç ndodh në median shqiptare (një pjesë e saj) të fenomeneve të tilla si prostitucion, vrasje, grabitje, të cilat zënë shumë pak vend në shtypin e vendeve demokratike, pasi ato e çorientojnë lexuesin apo e shtyjnë të ndërmarrin veprime të gabuara.

Këto ditë kam botuar disa artikuj, lidhur me përkatësinë “de facto” dhe “de jure” të Shqipërisë apo Kosovës, në Europë, megjithëse janë përkohësisht si edhe Zvicra në “Europën tjetër”. Ndoshta është e rëndësishme të theksoj se unë kam shkruar edhe më parë dhjetra e dhjetra shkrime publiçistike, lidhur me këtë problem, një pjesë të të cilave do ti përfshij në librin tim të fundit: “Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët”, pavarësisht nga sistemi politik, i kaluar apo aktual në Shqipëri, pasi kjo i takon popullit shqiptar që është i vendosur në tokën europiane, shumë më përpara se popuj të tjerë

Basil Shader

që janë në Europën e Brukselit prej dekadash. Më ka shqetësuar dhe më shqetëson një fakt: Pse duhet lidhur e ardhmja e këtyre vendeve, nga “tahmaja” deri diku e madhe për karrige e ofiqe, privilegje, e një pjese të klasës politike në Shqipëri apo edhe në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova nuk është as çiflik i disa personave, ajo është pronë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, në Tiranë, Sarandë, Korçë, Prizren e Prishtinë, Tropojë, Konispol, Devoll, Voskopojë, Durrës, Kukës, Burrel, Lezhë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Himarë,e kudo që ndodhen, si edhe brezave të tërë që përkohësisht apo përgjithmonë janë vendosur në Diasporë. Kjo rrugë e mundëshme, realiste por edhe largpamëse do ta bashkonte atë shumë shpejt me familjen europiane të Brukselit, sado që edhe ajo e Brukselit është aktualisht tepër e brishtë. Anëtari i 28-te i saj do të ishte Shqipëria apo Kosova e popullit të vet që ka ëndëruar si Rilindasit tanë, Naimi, Cajupi etj.,, të bëhen si Zvicra. Ajo Shqipëri me bregdet e male të bukur, me tokë pjellore, ajo Kosovë kreshnike, e Skënderbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit e Mic Sokolit dhe mijra e mijra shqiptarëve në diasporë që japin ndihmesën e tyre në Europë, në ndërtimin e rrugëve, pallateve, në ekonomi, arsim, shkencë, mjekësi, art.

Le te kthehemi tani përsëri tek tema jone fillestare. Në këto çaste, kur profesoresha e gjuhës shqipe Nexhmije Mehmetaj, më dërgoi shkrimin e saj të mëposhtem, për ta botuar para do kohësh,  mendoja se edhe ajo është një nga heroinat shqiptare, paçka se Nexhmija do të më qortojë kur të shohë këto shënime të hedhura në letër, këtu në malin e Dajtit, ku u ngjita me teleferik. Si ato vitet 1965-69 kur ngjiteshim me profesorin e nderuar të fjalorëve dhe shkrimtarin Vedat Kokona, apo edhe njeherë me të paharruarin flokëgjatë dhe fisnik, Nonda Bulka. Nje miku im këtu, si edhe çdo shqiptar kur të sheh sidomos që vjen nga Diaspora, më dha ordinatorin dhe unë po hedh këto rreshta, i emocionuar pasi lexova shkrimin e të urtës Nexhmije. Ajo së bashku me kolegët e saj bëjnë një punë të çmuar dhe shpesh pa pagesë, që vocëraket tanë edhe pse të integruar në shoqerinë zvicerane, të mos harrojnë gjuhën e të parëve të tyre, të cilën e mbrojten me gjak e sakrifica breza të tërë shqiptarësh. A ka simfoni më të bukur se kjo që po na dhuron Nexhmija sot? Ja le lexuesit ta vlerësojë.

Nexhmije Mehmetaj është mësuese në Jura të Zvicrës. Ndërkohë ajo është një veprimtare e shquar e LAPSH-it, Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në një nga projektet e shumtë ka bërë pjesë dhe projekti “Kamishibai”, ku është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije.  Ky projekt, i quajtur “Kamishibaï “ i kushtohet gjuhësisë dhe integrimit. Ideja e projektit lindi nga arsimtarët  e kantonit Jura dhe nismëtare ishte arsimtarja e përkushtuar e gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj. Projekti është përkrahur edhe nga Zyra e integrimit dhe lufta kundër racizmit në Delemont (anëtare e së cilës është dhe Nexhmija). Ajo është shprehur me entuziazmin e një profesoreshe të gjuhës shqipe, tepër modeste dhe fisnike, fjalëpakë:”Nuk ka qëllim më të bukur sesa të punosh që njerëzit të cilët do të vijnë më pas të jenë më të lumtur sesa ishim ne. Lumturinë më të madhe njerëzimi e gjen duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve. Ndihmën së pari e meritojnë të vegjëlit, fëmijët, nxënësit, se për ta çelet e ardhmja. Fjala dhe vepra e mirë dëgjohen larg. Ky projekt jep një imazh të mirëfilltë gjuhës dhe kulturës shqiptare e cila nuk prezantohet shpesh në shkollat zvicerane. “Kamishibaï”është një projekt i suksesshëm bashkëpunimi shkollë–institucion dhe kulturë amtare kushtuar integrimit.  “Kamishibaï” është disi i panjohur për ne. Historinë e Kamishibaït e gjejmë qysh në shekullin XVI në Japoni. Themeluesi i Kamishibait konsiderohet një edukator i shquar japonez. Pra emri rrjedh prej fjalës japoneze që do të thotë, kami – letër dhe shibaï teatër. Në fillim Kamishibai përdorej si mjet marketingu nëpër rrugë në formë spektakli.  Pas viteve ’50-të të shekullit që lëmë pas Kamishibaï ka gjetur përdorim edhe në pedagogji. Ku përfshinë strategjitë e të mësuarit, që fokusohen në mësimdhënien e fëmijëve në moshat 6 -7 -8 vjeçe.  Themeli i Kamishibait si art i të mësuarit është ndërtuar në përshtatjen dhe përvetësimin e leximit për mes formës “ludique”(lojës)”.

“Si shqiptare dhe mësuese, shprehet Nexhmija, ke gëzim kur merr pjesë në orën e mësimit në shkollën zvicerane. Sheh, bujarinë, korrektësinë, profesionalizmin, përpikërinë në punë. Njëkohësisht ndjen dhimbje shpirtërore kur dëgjon sa dobët artikulohet gjuha shqipe nga nxënësit tanë, sa pak vlerësohet ajo nga prindërit e tyre   në të folur e në  shkruar prej vetë shqiptarëve”.

Më  poshtë për lexuesit po jap disa mesazhe që jep profesoresha Nexhmije Mehmetaj për të folmen shqipe në Zvicër.

 

Ajo shprehet ndër të tjera: Ngulimi i shqiptarëve në Zvicër është themeluar, në valë të ndryshme, në një hark kohor që kap mbi 40 vjet. Dihet se në Zvicër banojnë disa grupe të popullsisë shqiptare: Shqiptarët nga Shqipëria, shqiptarët nga Kosova, shqiptarët nga viset shqiptare të Maqedonisë, shqiptarët nga Kosova Lindore (Serbi jugore), shqiptarët nga viset shqiptare të Malit të Zi. Pra vendi prej nga janë dyndur shqiptarët janë më shumë nga Kosova. Deri në vitet ’90 të shekullit që lamë pas, vlerësohet se në Zvicër nuk kishte më shumë se 120 mijë shqiptarë, kurse sot mendohet se janë rreth 200 mijë shqiptarë. Numri i madh i mërgimtarëve kanë përtëritur dhe shtuar dukshëm elementin shqiptar e gjuhën shqipe në Zvicër. Krahas kësaj shtrohen pyetjet që i përkasin një trajtimi kryesisht sociolinguistikë.

1. Kush flet shqip në Zvicër, cila është gjendja e sotme gjuhësore e tyre dhe a ka shqiptarë që flasin vetëm shqip dhe nuk dinë as njërën nga gjuhët zyrtare të Zvicrës ?

2. Kur flitet shqip dhe kur frëngjisht nga shqiptarët e Zvicrës?

3. Në ngulimet shqiptare në Zvicër a ka dygjuhësi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të mbështetemi në gjykimin tonë të formuar nëpërmjet kërkimeve dhe anketimeve rreth të folmeve shqipe në kantonin Jura të Zvicrës . Kërkime të pjesëshme e, sidomos, plotësime të materialeve e verifikime kam bërë disa herë edhe gjatë periudhës dy vjeçare 1995/97, duke mbledhur nga nxënësit fjali me përzierje shqip – frëngjisht.

Pyetja e parë, që shtruam më lart, lidhet me zanafillën e numrin e ngulimeve shqiptare të Zvicrës, me kohën e vendin e shpërnguljes së tyre, si dhe me numrin e sotëm të banorëve të këtij komuniteti. Sipas të dhënave më të fundit të studiuesit të shquar zviceran prof. Dr. Basil Schaderit, popullsia shqiptare në Zvicër përfshin nja 160’000 – 175’000 njerëz. Në shkrimet e vetë shqiptarëve ky numër na del më i madh. Është vështirë për t’u përcaktuar me saktësi numri i shqiptarëve në Zvicër, dokumentet heshtin në këtë pikë. Porse dihet prejardhja e tyre nga vende të caktuara shqiptare. Mendimi i përgjithshëm i studiuesve është se nuk ka qytet as fshat në Zvicër që nuk ka shqiptar.  Shqiptarët që sot jetojnë në Zvicër kanë mbetur të lidhur fort me atdheun, nuk i këpusin lidhjet shpirtërore me vendlindjen e tyre. Është e kuptueshme, prandaj, pse ata nuk i fillojnë herët përpjekjet për një jetë më të organizuara politike dhe kulturore në mërgim.

Proceset migruese e kanë ndryshuar dukshëm strukturën demografike të mërgimeve tradicionale shqiptare. Një numër i mirë shkrimtarësh, mësuesish, gazetarësh dhe veprimtarësh shqiptarë njohin, zotërojnë dhe, sipas rastit, përdorin me shkrim ose me gojë edhe gjuhën letrare shqipe.  Shqipja e diasporës shqiptare në Zvicër është kryesisht një idiomë e folur, e mësuar dhe e shkruar në shkollat e vendlindjes.
Të gjitha këto tregojnë se shqipja vijon të jetë një gjuhë kulture e folur dhe e shkruar, tri gazeta shqipe dalin dhe botohen prej shqiptarëve të Zvicrës. Kultura shqiptare është një element konstituiv i bashkësive të sotme shumë kulturore të Zvicrës në gji të së cilës po integrohen shqiptarët.

A ka fjalë më domethënëse se ato që shpreh mësuesja e përkushtuar Nexhmije Mehmetaj: Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Kush mbjell një arë me grurë punon për një vit, kush mbjell një pemë- punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë punon për njëqind vjet”. Shkolla e mësimit plotësuese të gjuhës shqipe në Jura u krijua më 1993 dhe vazhdon punën e saj edhe sot. Ky fakt tregon edhe për punën me nivel që bëjnë prindërit shqiptarë për të mbajtur lartë ndërgjegjen kombëtare. Parimisht në këtë drejtim është bërë një punë e mirëfilltë në dy drejtime: E para në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: në ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e mërgimtarëve. Rolin kryesor në mësimin e gjuhës shqipe e kanë prindërit. Duke mësuar gjuhën shqipe fëmijët tanë, do të pasurojnë kulturën e tyre, dhe më e  rëndësishmja, veç përvetësimit të gjuhës amtare, do të përfitojnë edhe  traditat dhe zakonet e mira që populli ynë ka trashëguar në shekuj”.

Këtu përfundon, të nderuar lexues shkrimi i profesoreshës Nexhmije Mehmetaj të cilin kam bindje se e keni pëlqyer. Do ti kthehemi përsëri punës të saj, që ajo e quan modeste, por që vlen shumë më tepër, për mbajtjen gjallë të gjuhës amtare shqipe, për brezin e ri që ndodhet në diasporë në Zvicër, SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Francë e gjetiu, për Elynën, Marion, Amelian, Alesian, Mian, Izabelën, Ebrin, Tonin, Krisin, Dionin, Emin e mijra e mijra të tjerë..

Gjenevë, më 31 maj 2019

Zvicër – Ftesë për hapjen e ekspozitës së piktorit SAM-Samedin Asllani

Piktori SAM Samedin Asllani do të hap ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Artit ‘Espace 52’ që gjendet në ‘Rue du centre 52, 1025 Saint-Sulpice në Zvicër.

Ekspozita do te qëndron e hapur prej 29 Maj deri më 04 Qershor 2019.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet të shtunën më 1 Qershor 2019.(11h00)

Ky është viti i 33-të me radhë që piktori SAM-Samedin Asllani bën hapje të rregullta të ekspozitave si në Zvicër ashtu edhe në shtetet tjera.

Kjo është ekspozita e tij e 39 me radhë.(Personale)

Ju mirëpresim.

Res.InfoEXPO

Avec mes meilleures salutations.

ASLLANI

+4179/849 67 20

www.asllani

 

(Video) Mos ta harrojmë Hysen Tërpezën: Zürich 1997: Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar!

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka ndarë një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Ai nga kjo mbrëmje ka veçuar momentin kur çmimi Skënderbeu iu nda atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza.

Tërpeza, ishte nderuar me duartrokitje të shumta dhe me fjalimin e tij drithërues kishte përlotur edhe të pranishmit.

Ndryshe, Tërpeza, antikomunist, ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia.

Ai pas marrjes së çmimit, kishte thënë se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike, madje kishte kërkuar Bashkimin kombëtar.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, kishte deklaruar Tërpeza.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt:

Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Sot kam vendosur të ndaj me ju një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Bëhet fjalë për momentin, kur çmimi Skënderbeu iu ndaj atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza. Një nder i madh për gazetën “Bota sot” e cila sadopak u mundua ta njoh solemnisht kontributin e Hysen Tërpezës.

Hysen Tërpeza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia. Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore u detyrua të arrtisej dhe të kalonte jetën në mërgim politik. Hysen Tërpeza nuk e pushoi asnjë çast veprimtarinë e tij atdhetare nacionaliste djathtiste për bashkimin e shqiptarëve, prandaj u ndoq kudo nga spiunazhi serb. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuar pajtim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Lajtmotivi i tij gjithmonë ishte: “Ka me na gjykue nana Kosovë!

Duartrokitjet nuk u ndalën që nga momenti kur moderatori, Adi Krasta, theksoi se çmimi Sekënderbe do t’i jepet z. Hysen Tërpeza, për ndjenjën e shquar atdhetare.

Një fjalim drithërues që zgjoi emocion dhe përloti të gjithë të pranishmit.

Artisti Naim Krasniqi ia dorëzoi çmimin.

Tërpeza tha se është Ushtar i Kombit dhe jo intelektual. Kishte 52 vite që nuk kishte qenë në Kosovë, pasi përndiqej politikisht nga sistemi i atëhershëm.

Ai do ta falënderonte lartmadhërinë e tij, Leka Zogu, që po ashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Thirrja e tij se duhet punuar për kombin tonë, u përcoll me duartrokitje.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, tha ai.

Ai brohoriti mallëngjyeshëm se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike!

“Shqipnia pa Kosovë nuk mundet me shku përpara”, shtoi ai, ndërsa artisti Naim Krasniqi iu hodh në përqafim.

PS Botuesit e voal.ch  Skënder dhe Elida  Buçpapaj, të cilët menjëherë do të angazhoheshin  për dhjete vjet tek Bota sot, ishin të pranishëm në atë Gala kur Hysen Tërpeza i shqiptoi ato fjalë.

 

Xhavit Haliti: Xhevdet Mazrekaj zgjedh ose po të vrasim ty ose redaktorët e tu Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj

Botuesi dhe pronari i Bota Sot Xhevdet Mazrekaj bën me dije se si është kërcënuar nga Xhavit Haliti. Më poshtë po sjellim një prononcim të Xhevdet Mazrekajt bërë me rastin e Ditës të Shtypit:

“Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, po e ndaj me ju një nga rastet, ku unë dhe punëtorët e gazetës “Bota sot” u kërcënuam me jetë.

Ishte viti 1999. Atë ditë isha në zyrën time, në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Cyrih. Ndërsa po qëndroja në zyrë, erdhi njëri prej gazetarëve dhe më tregoi se po më kërkonte Xhavit Haliti në telefon. I thash: Në rregull lidhe me zyrën time.

Xhavitin e njihja nja 5-6 vite më përpara dhe për këtë arsye pranova telefonatën. (Në një rast tjetër do të tregoj më hollësisht se si e kam njohur!)

Biseda filloi normalisht me përshëndetje. Me pas Xhaviti hyri direkt e në temë dhe më tha si vijon: Të kam thirrë me të kërku që ta marrësh një vendim!

Pastaj vazhdoi: E di se “Bota sot” është gazeta jote, prandaj edhe po të paralajmëroj para se të ndërmerret diçka ndaj jush, që të mos thoni nesër “nuk e kemi ditur”. Xhevdet, nëse është gazeta jote, atëherë duhet t`i largosh nga puna këta persona: Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj! (Më duket se kanë qenë gjashtë veta që duhej t`i largoja nga puna sipas Halitit).

“Nëse i largon këta persona ne nuk do të kemi më problem me ty, por nëse jo, atëherë do të të vrasim ty. E nëse nuk është gazeta jote, atëherë të sugjeroj të dalësh ti nga “Bota sot” dhe ne do të kemi punë me ata tjerët, nëse nuk tërhiqen!”, vazhdoi ai.

Të ju them të drejtën, kërcënimi ishte shumë serioz dhe kjo vërehej nga toni i ashpër i zërit me të cilin më fliste Xhaviti.

Duke e njohur Xhavitin dhe bashkëpunëtorët e tij, e dija fort mirë se do të vepronin nëse nuk ndërmarr ndonjë hap konkret ndaj këtij kërcënimi.

Më kujtohet që i thash: Hajt baju, unë nuk merrem me juve!

Ndërsa, duke e ditur seriozitetin e kërcënimit, shkova në Policinë e Cyrihut dhe iu tregova për telefonatën, duke iu thënë se çështja është mjaft serioze.

Policia e mori me seriozitet denoncimin tim dhe prita aty derisa bëheshin hetimet.

Policia zbuloi shpejt burimin e telefonatës.

Kërcënuesit kishin shkuar në Gjermani për ta bërë thirrjen. Telefoni ishte i Zvicrës e thirrja ishte bërë prej Gjermanisë, për t`i ikur kontrollit policor.

Sipas informatave që i kam, afër Xhavit Halitit, kishte qenë edhe Hashim Thaçi duke e dëgjuar bisedën.

Ndërkohë, hetuesit e policisë më pyetën se a më thoshte diçka emri, Sabit Veseli, duke më sugjeruar se nëse e njihja këtë person ta mbaja për vete dhe të mos e përmendja emrin e tij me askënd për shkak se rasti ishte nën hetime.

Pra, telefoni i përkiste pikërisht personit në fjalë, Sabit Veselit. E ky ishte vëllai i Kadri Veselit, shefit të SHIK-ut. Sabit Veseli, vite më parë ndërroi jetë në rrethana misterioze i aksidentuar nga një kamion në mes të natës, diku në Mitrovicë, ndërsa kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Ai ka qenë një nga dëshmitarët kryesor të ngjarjeve të para gjatë dhe pasluftës.

Andaj, dyshoj se e ka eliminuar dikush nga krahu i tyre politik!

Policia më kishte njoftuar se ata që më kishin kërcënuar janë një grup mafioz këtu në Zvicër.

Pas këtij rasti, Xhavit Halitit i ishte ndaluar hyrja në Zvicër për disa vite!”

NUHIUN NUK E SOLLI AS MËNGJESI I DITËS TJETËR Nga Sabit Rrustemi

Në foto: Nuhi Memishi

( si një ngushëllim i vockël për Familjen dhe të afërmit e këtij Djaloshi që na iku duke na e lënë të përjetshme, vetëm këtë buzëqeshje )

Ai e kish trashëguar emrin e gjyshit të tij, Nuhiut, që ish lindur, rritur e burrëruar thellësive malore të Karadakut, n’ato shpatije të rrëpinjta të njërës nga lagjet më martire, Iseukaj.
Kam pas ndejur sa herë me gjyshin e tij, kam pas biseduar gjerë e gjatë edhe për atë masakër që s’harrohet sot e kësaj dite, e që ndodhi më 2 e 3 dhjetor 1944 nga brigatat sllavo – komuniste të kohës…

Nipi i tij, Nuhiu i Ri, të cilit sa ishte i vogël, ia tregoja se si e bën arusha frizurën e flokëve, pak se e mbante mend gjyshin. vetëm tjerët kur i flisnin për të. Qysh si fëmijë, kish mërguar bashkë me Familjen e ngushtë, në Zvicër.

Aty mes Gjenevës, në afërsi të liqenit, kishte lëshuar shtat, pak mustaqe si dhe më pas, kish zënë të krijojë edhe Familjen e tij.

Vajza dhjetëvjeçare, Nora, si dhe djali, Rajani, që tash edhe pak ditë shënon njëvjetorin e ardhjes në jetë, e mbushën edhe më shumë me gaz e jetë, përditshmërinë e tij mërgimtare, aty ku, babai i tij kish derdhë mund e djersë për mbi dyzet vite, derisa një ditë e kish lëshuar fryma.

Pasditën e kësaj të hëneje, ai e nxori djalin, si rëndom, për pak ajr të pastër e këndellje, aty buzë Liqenit, ku dilnin me andje, herë me gruan e vajzën, herë me gjithë Familjen që e kishin atje e, së voni, edhe me dritën e tij të syve, njomakun e vogël që mbushte me buzëqeshje jo vetëm zemrën e tij por, edhe gjithë atë banesë, ku ai po e kalonte moshën e mesme të jetës.

Shetitën e shetitën bashkë me gruan e fëmijët, gati sa u lodhën.

Moti ish i vrenjtur, rrugëtt ende s’ishin tharë prej shiut që kishte rënë, orë më parë. Pritej sërish të binte.

Nuk donte t’i lagej djali. Iu kthye së shoqes:

– Ramize, merre djalin e ec e shko brenda, bëje bukën gati. Është dita e parë e agjërimit e, le ta mbushim erë buke e gëzimi sofrën tonë !

Ajo, nuk tha as po, as jo, vetëm, “mos u vono dhe ti”, e shkoi.

Nuhiu deshi të endej edhe pak me biicikletë. Tash krahët i kish të lirë. “Sa të bëhet buka gati”, mendoi. “edhe koha më ikën më shpejt”. E, iu dha petaleve. hajt e hajt e hajt …. derisa për një moment, si pikla shiu, si miza mbrëmjeve, iua prekën qepallat. Ktheu kokën kah qielli, ashtu në fluturim e sipër dhe …. fluturoi e fluturoi , fillimisht përpjetë… e pastaj si në hark e ra, në Liqe ….

Gruaja tashmë kish shtruar Tryezën. Rreth saj i kish afruar edhe Dy dritat e syve. Vajzën e djalin. priste në çdo moment kur të bie zilja e’ t’ia hapte drenën Nuhiut. Por.. pritja e saj ishte e pa fund dhe e pa shpresë…

Nuhiun nuk e solli as mëngjesi i ditës tjetër ….

tek pas dy dite, trupi i tij u nxor pa shenja jete prej Liqenit dhe tashmë po përgatitet për t’u nisur e për t’u prehur përjetshëm, në vendlinjen e tij, Preshevë, aty ngjitas gjyshit diku, e ngjitas babait.

Se, kështu thonë, deshi i Lumi, Ai që na solli e na merr kur të dojë …

 

Shqiptari Nuhi Memishi gjendet i vdekur në Liqenin e Gjenevës

Dje policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë në Liqenin e Gjenevës, që i përkiste një 40-vjeçari. Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivukë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.

Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.

I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.

Ftesë: Organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”

F T E S Ë

Më datë: 11.05.2019, (e shtunë), duke filluar nga ora 14:00, organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”.

Ky aktivitet mbahet në ambientet e Kirchgemeinder Heiliggeist, Kirchliches Zentrum, Bürenpark, Grooser Saal Stock, kati i dytë.

Burenstrasse 8, 3007 Bern Tram 9 Richtung Waben, Haltestelle Sulgenau, Bus 19 Richtung Spiegel, Haltestelle Sulgenau. Freie (Parkplatze).

Luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email adresën:
veprimtarja10@hotmail.com, ose në Tel: 076 279 05 04

Pjesëmarrja juaj në këtë manifestim kulturor na nderon!