VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lidershipi i Femres si Lidership Shërbëtor Nga Iris Halili

By | September 2, 2017

Komentet

NATO dhe adhurimi yne per kete organizate! Nga Iris Halili

Une mendoj se kjo foto e arkivit tim eshte historike. Ne bisedime tre vende fqinje dhe aleate te ulura ne samit per te diskutuar hapat qe duhet te ndermerrnin per antaresimin e vendeve te tyre ne NATO. Samiti u organizua nga Kabineti i Presidentit te Shqipersie ne Shkurtin e vitit 2003, dhe une ndihem krenare te isha ne krye te ketij organizimi. Ne foto: Presidenti i Shqiperise zoti Alfred Moisiu, Presidenti i Kroacise zoti Stipe Mesic dhe Presidenti i Republikes se Maqedonise, zoti Boris Trajkovski (ndjese paste, pasi ekzakt nje vit me pas nderroi jete ne nje aksident tragjik ajror..).
Endrra e çdo Shqiptari te asaj kohe, apo ajo e çdo kroati apo maqedonasi ishte anetaresimi ne NATO. Psikologjikisht ky anetaresim kuptohej si nje hap i madh i shkeputjes perfundimtare te vendeve tona nga fronti komunist i lindjes, nga Rusia dhe ish Traktati i Varshaves. Ne vitin 1998-te kur une isha dhe Kryetare e Krahut Rinor te Shoqates Shqiptare te Atlantikut, ne organizuam nje sondazh ne rang kombetare per te testuar mendimin e shqiptareve per anetaresim e vendit ne NATO . 90 % e te intervistuarve deklaruan se ishin pro anetaresimit. Padiskutim, nder radhitjet e demokracise shqiptare, kroate apo maqedonase pranimi i ketyre vendeve ne NATO eshte edhe arritja me sinjifikante ne keto tre dekada perpjekjeje drejt botes demokratike. Ne imazhin tone te atehershem apo tanishem NATO ishte/eshte vete SHBA, lidershipi, siguria dhe forca qe ajo perfaqeson ne bote.
Si qytetare e SHBA, ku jetoj, punoj dhe paguaj taksa ndihem krenare qe ne nje fare menyre fale drejtimit historik qe ky vend ka pasur ne NATO edhe une kam kontribuar sado pak ne stabilitetin e Atdheut tim, rajonit apo gjithe botes. Por ja qe nje dite ne SHBA vjen nje president qe si plan te tij te pare ne politiken e tij te jashteme ka largimin e SHBA nga NATO. Sikur thone analistet,kjo do te ishte dhe dhurata me e madhe qe Amerika do t’i ofronte Putinit.
Sipas ish shefit te Kabinetit te Presidentit Trump, Zotit John F. Kelly, nje Gjeneral Marine me kater Yje :“ Nje nder veshtiresite me te medha qe ai kishte hasur gjate kohes kur punoi me Presidentin Trump, ishte te ndalonte Presidentin te realizonte perjashtimin e SHBA-sa nga NATO”. Edhe ne debatin e fundit Presidencial, Presidenti Trump serisht paraqiti nenvleresimin e tij per kete organizate prestigjioze dhe shume kuptimplote. Per ata qe nuk e dine, NATO si mision te pare ka: “Nese nje vend anetar sulmohet, te gjitha vendet e tjera anetare veprojne ne mbrojtje te tij si nje trup i vetem”. Ne Samitin e Natos ne vitin 2018, Presidenti Trump ndoshta me te drejte i angazhoi edhe vendet e tjera te Evopes te shpenzojne me shume per NATO , dhe per kete i duhen dhene kredite , por te gjithe e dime qe ky nuk eshte hapi i tij final. Sipas atyre qe kane punuar me te si dhe shume analisteve hapi final ( nese ai fiton zgjedhjet presidenciale te 3 Nentorit) do te jete largimi i SHBA nga NATO, ndermarje qe ai e ka pasur qellim ta realizoje qe ne raundin e pare.
Nese SHBA del nga NATO ky do te ishte fundi pranise se sigurise dhe lidershipit amerikan ne bote. Kisinger ( Ish Sekretari i Shtetit SHBA) ne librin e tij fenomenal “Diplomacia” na keshillon: “ Ne diplomaci sikur edhe ne jete ceshtja nuk eshte te besh zevendesimin, ceshtja eshte me ke e ben ate?” . Pyetja ime dhe e cdo qytetari nderkombetare qe do paqen dhe lirine ne bote sot do te duhej te ishte: “ Nese SHBA, nen udheheqjen e Presidentit Trump do te dale nga NATO, kush do e zere zendin e saj, apo me sakte e thjesht: cili vend do marre superfuqine e drejtimit ushtarake per sigurine e paqes ne bote ??
Ndaj kur une votoj, mendoj gjate e mendoj shume. Mendoj per te ardhmen e jetes sime ne SHBA, por mendoj edhe per Atdheun qe lashe, pasi me voten time une nuk vendos vetem per fatet e SHBA-se por edhe per ato te te gjithe botes.
@iris halili

Si e kujtoi komuniteti shqiptaro-amerikan 100-vjetorin e lindjes se At Gjergj Fishtes me 24 Tetor, 1971, në Nju Jork – Nga Frank Shkreli

KUJTIME TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

23 Tetori i vitit 1871  është data që shënon lindje e At Gjergj Fishtës.  As në mërgimin e gjatë e të mundimshëm nuk e kemi harruar kurrë Fishtën e madh por e kemi kujtuar në raste të veçanta, megjithëse i përjashtuar nga regjimi komunist. Në këtë shkrim tepër modest, të botuar në revistën, “Jeta Katolike” Shqiptare” në Nju Jork mund të gjeni një përmbledhje të darkës kushtuar Poetit të Madh të Kombit, At Gjergj Fishta, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, me 24 tetor, 1971.  Mos më kritikoni për shkrimin, sepse isha duke hedhur hapat e parë të gazetarisë.

Përshëndetje të gjithëve dhe uruar ditëlindjen e Fishtës së Madh e të pavdekshëm!

NJË  JETË  NË  DIKTATURË (Kujtime të një “armiku të klasës”) – Nga EUGJEN MERLIKA

 

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

FËMIJËRIA DHE FALLXHORI GREK

 

Më  duket një detyrë morale ndaj vetvetes dhe nevojë e domosdoshme informimi ndaj atyre që patën fatin e mirë të mos i jetonin dhjetëvjeçarët e gjatë të sistemit monist shqiptar, të shkruaj disa faqe nga historia e jetës sime, thjesht për të bërë të njohura disa pamje nga një realitet, që kushtëzoi shumë jetë njerëzish. Eshtë një realitet, që sot është vënë në tehun e kritikës nga shumë njerëz të sferave të ndryshme të jetës kulturore të Kombit. Pa pretenduar të bëj pjesë në ato sfera, mendoj se jap një ndihmesë sado të thjeshtë në shpalosjen e disa të vërtetave të pakundërshtueshme, të pësuara drejtpërsëdrejti.

Vetë fakti që po shkruaj këto rradhë, më detyron t’i filloj ato me një nderim të sinqertë ndaj gjithë atyre faktorëve e forcave që bënë të mundur ardhjen e këtyre ditëve të reja në të cilat e vërteta, e masakruar deri tani, shpaloset në të gjithë gjërësinë dhe thellësinë e saj. Nderimi im i veçantë shkon te populli i Shkodrës, i Kavajës, i Tiranës e qyteteve të tjera e, mbi të gjitha, tek studentët e Universitetit të Tiranës që, me guxim deri në vetmohim, luftuan për demokracinë e ditëve të sotme, duke i bërë një shërbim të madh kombit tonë. Mendoj, se për këtë shërbim, ky komb duhet t’ju jetë mirënjohës në jetë të jetëve.

Gjatë jetës sime nuk kam mbajtur një ditar të rregullt, siç ndodh shpesh tek njerëzit. Kjo ndodhi jo për përtaci apo lënie mbas dore, por thjesht prej një ndjenje vetëruajtjeje, që dhjetëvjeçarë me rradhë m’u imponua nga kushtet e një jete të pasigurtë, me shpatën e Damokleut mbi kokë (rreziku i arrestimit në çdo çast). Ky ditar do të kish paraqitur si një dokumentar shumë çaste të një jete të gjymtuar nga diktatura. Ndërsa sot, në moshën 47 vjeç, ( jam binjak me diktaturën që, për ironi të fatit, quhet “çlirim”) më duhet t’i drejtohem vetëm kujtesës së fashitur nga një mori faktorësh…

Kam lindur në Tiranë në prill 1944, bir i një çifti intelektualësh me shkolla të larta. Babai ka qenë inxhinjer elektrik, i diplomuar në Grenoblë të Francës ndërsa nëna mësuese letërsie, e diplomuar me 30 me lavdërim në një nga universitetet më të vjetra të  Evropës, në Napoli të Italisë. Ky ishte një fat disi i pazakontë për stadin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare t’asaj kohe. Jetën e kam nga Zoti dhe nga Dr. Hamdi Sulçebeu, i cili në asnjë mënyrë nuk pranoi të kryente dështimin e propozuar nga mjeku gjinekolog, kur nëna ishte shtatzënë, duke u përgjigjur: “Mua më kanë mësuar në shkollë t’i shpëtoj, jo t’i vras fëmijët.”. Por shumë herë gjatë jetës sime më ka munduar mëdyshja nëse duhet t’i isha mirënjohës dhuratës së tij…

Në klinikën e Dr. Sadedinit, ku ka qënë shtruar nëna ime, gjenin strehë edhe partizanët apo guerilasit e Tiranës. Kontrolleve të gjermanëve iu dilte para shprehja “un kam të shtruar të renë e Mustafa Krujës” dhe qetësia në klinikë sigurohej. Ndofta ky ishte një sinjal i largët, pararendës i pluralizmit që do të vinte pas pothuaj gjysëm shekulli, apo ndofta ishte një përllogaritje e hollë e mundësive të mbijetesës në një kohë që do të vinte me emrin e revolucionit socialist. Këto hollësi i mësova më vonë nga nëna, jeta e së cilës është një roman më vete, me përmasa tragjike, e denjë për një penë dostojevskiane, për përshkrimin e së cilës nuk e ndjej veten të aftë. Do të mjaftonin, për t’a mbushur atë roman, dëshmitë e shokëve e shoqeve të atij kalvari të gjatë gjysëm shekullor që sot janë shpërndarë gjithkund, në Shqipëri e në botë.

Ndodhia e  parë, e ngulitur çuditërisht në kujtesën time (kam qenë tre vjeç e nuk di a pranohet shkencërisht një fakt i tillë), ka qenë kacavjerrja në hekurat e portës së burgut të Tiranës me fjalët: “babi, hajde me ne” që shqiptoja i përlotur dhe me ngulmimin për të mos u shkëputur nga babai brënda saj. Aty ishte njohja ime e parë me absurditetin që nuk më lejonte të  përqafoja babain, si dhe takimi i parë me policin, shkaktar të kësaj ndalese, një figurë që ndryshoi vetëm fytyrat e që më shoqëroi gjatë gjithë rrjedhës së lumit të jetës sime. “Kjo është jeta jote Faust! Dhe këtë m’a quan jetë…” Gëte

Ballafaqimi i parë i ndërgjegjshëm me jetën u bë nëpërmjet arrestimeve të babait e të xhaxhait. Mbeta vetëm me gjyshen dhe nënën time të re, asokohe 26 vjeçe. Banonim në Tiranën e re, në një shtëpi me qera, sepse shtëpia jonë ishte zënë nga Spiro Moisiu, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë “nacional-çlirimtare”.

Një ditë të bukur të vitit 1947 vjen urdhëri i shpërnguljes nga Tirana për në Shijak. Në të njëjtën ndërtesë ku banonim ne ishte dhe një vajzë jugosllave me emrin Nada. Ishte me gradë kolonele, por nuk di se ç’funksion kishte. Fliste frëngjisht me nënën dhe ishin miqësuar edhe prej muzikës. Nëna i binte pianos, këndonte shumë këngë italiane dhe arie nga operat që asaj i pëlqenin shumë. Urdhëri i shpërnguljes sonë e dëshpëroi Nadën. U mundua t’a anullonte me të gjitha mundësitë, ndërhyri vetë tek ministri i brendshëm, por përgjigja ishte negative: “ Vetëm për atë familje nuk mund të bëj gjë.”

Kështu po atë ditë u gjendëm në kasollen e një evgjiti, në katër rrugët e Shijakut, un gjyshja dhe nëna. Babai kish filluar odisenë e tij të gjatë në kampet e punës. Ai ishte dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burgim, sepse kishte marrë pjesë në një mbledhje me pak shokë, për të krijuar ligjërisht një parti opozitare, në kohën që ato “lejoheshin” zyrtarisht nga “demokracia popullore”.

Nuk ruaj kujtime të veçanta nga kasollja e Shijakut, por mbas pothuajse një viti xhaxhallarët e babait na morën në Krujë, qyteti ynë i origjinës. Aty mbusha pesë vjeç. Nga që kisha zell e dëshirë të madhe për të mësuar, një mësuese shpirtmirë më regjistroi në klasën e parë. Por vendimi i marrë nga   Ministria e brëndshme, së bashku me degën e Krujës (ndofta disi i vonuar, sepse familjet e tjera kishin vite që qëndronin në kampe interrnimi) u vu në zbatim dhe ne u detyruam të banojmë për disa muaj në qelitë e degës së Krujës.

Para syve më del si nëpër mjegull figura sa e bukur aq dhe njerëzore e mësueses sime të parë, që më merrte përdore e më sillte nga shkolla në burg, ndërsa çdo mëngjes polici hapte portën në të njëjtën orë, për të më lejuar të shkonja në shkollë. Më vjen shumë keq që nuk i mbaj mënd emrin e asaj vajze dhe nuk di  a rron… Por i jam shumë mirënjohës, jo vetëm se më mësoi shkronjat e para, por se me kujdesin e dhëmshurinë e saj prej nëne m’u bë shumë e afërt. Nuk di a pagoi çmimin për njerëzinë e saj, sepse tallazet e ashpra të luftës së klasave nuk lejonin një qëndrim të tillë dashamirës kundrejt një fëmije “armiqsh”. Për mua ajo qe si një rreze drite në tunelin e gjatë nëpër të cilin do të kalonte jeta ime, një shembull që më tregoi se në jetë ka dhe njerëz të mirë, gjë të cilën do t’a vërtetoja herë pas here në vitet që pasuan.

Aty, në qelitë e seksionit të Krujës, së bashku me dy familje të tjera ishte dhe një grek, monarkist, i ardhur këtej si pasojë e luftës. Ai shikonte filxhanët e kafesë. Një ditë i pa gjyshes filxhanin dhe i tha këto fjalë:”Që këtej do të ikni së shpejti. Do të shkoni larg, do të kapërceni male, fusha e lumenj e do të qëndroni në një vend mes malesh.. Aty do të vuani shumë, shumë dhe mbas disa vjetësh do të ktheheni përsëri nga ajo rrugë, por jo më këtu. Do të qëndroni në mes të rrugës në një fushë. Aty jeta juaj do të përmirësohet, por mirë siç keni qenë ju nuk do të bëheni kurrë më, kurrë…” Ato gra e vajza, që e dëgjuan, qeshën e thanë se fall është e nuk i dihet, por greku kishte qenë si Kalkanti. Falli i tij u vërtetua me një saktësi të habitëshme…

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

Në Hagë po shkohet për të ndryshuar aktet dhe traktatet juridike ndërkombëtare që kanë vulosur më 1913, 1925 e 1926 kufijtë e Shqipërisë! – Nga Shaban Murati

Në fjalimin mjeran, që mbajti në 20 tetor para ministrit të jashtëm grek Dendias, ku ishte lumturuar sikur i kishte ardhur presidenti amerikan apo presidenti i tij francez apo sikur kishte përpara Kontin Çiano, kryeministri Edi Rama tha se do çojnë në Hagë “çështjen e detit”.

Fjala “çështje deti” është kaq amorfe dhe pa gjini sikur të thuash “çështje toke” apo “çështje ajri”, që s’mund të jenë objekt gjykate, sepse në gjykatë nuk shkon tematika, por shkon një konflikt konkret për kufirin detar apo tokësor, për shelfin kontinental apo për Zonën Ekonomike Ekskluzive.

Është interesant se nuk e thonë dhe nuk e dinë se çfarë do të çohet në Hagë as klakerët e kryeministrit, të PS, të PD, të Greqisë, të cilët po përkrahin idenë greke të kryeministrit shqiptar për të shkuar në Hagë.

Frazat dogmatike shkollareske për nevojat e miqësisë dhe fqinjësisë së vjetër, për parimet e zgjidhjes së çeshtjeve në Gjykatë apo për prestigjin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, fraza që shprehin kompleksin klasik të inferioritetit shqiptar, për të mos thënë shprehin edhe sponsorizime greke, nuk e mbulojnë dot lakuriqësinë e kurthit grek të Gjykatës Ndërkombëtare.

As qeveria dhe as propagandistët e majtë dhe të djathtë të inamoruar me Gjykatën Ndërkombëtare nuk e thonë nëse do të çohet në Hagë marrëveshja e detit e vitit 2009 e qeverisë Berisha apo marrëveshja e detit e Korçës e vitit 2018 e qeverisë Rama; do të çohet në Hagë çështja e shelfit kontinental apo çështja e zonave ekskluzive ekonomike, për të cilat nuk janë zhvilluar ende bisedime të veçanta.

Mediat greke shkruanin në 21 tetor për një letër të përbashkët të hartuar nga qeveria e Greqisë dhe qeveria e Shqipërisë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Pse nuk i thotë kryeministri shqiptar publikut se çfarë objekti për shqyrtim i paraqet kjo letër e dy qeverive Gjykatës Ndërkombëtare??

Greqia vetëm për zonat ekonomike ekskluzive bisedoi 43 vjet me Italinë, bisedoi 15 vjet me Egjiptin, ka 47 vjet që bisedon për shelfin dhe zonat ekonomike me Turqinë dhe nuk është arritur gjë. Greqia me këto shtete ka pasur bisedime dhe mosmarrëveshje vetëm për një çështje dhe nuk i çoi kurrë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Është e vetmja Shqipëria nga gjithë vendet me lidhje detare me Greqinë, që vrapon të shkojë në Gjykatë Ndërkombëtare!

A nuk është rasti për të shtruar pyetjen se çfarë e detyroi kryeministrin Edi Rama të shkonte në ekstremin e kundërt të Edi Ramës kryetar i PS në opozitë dhe të pranojë kërkesën greke për Gjykatën Ndërkombëtare, kur dy vendet nuk kanë konflikt zyrtar me njeri-tjetrin as për shelfin kontinental dhe as për zonat ekonomike ekskluzive? Kanë vetëm bisedime të filluara!

Nëse marrëdhëniet e qeverisë Rama me qeverinë Micotaqis janë aq të shkëlqyera sa e mallëngjyen kryeministrin në konferencën me ministrin e jashtëm grek, pse është nevoja të shkojnë në Hagë, kur mund ta zgjidhin së bashku?!

Por Haga i duhet kryeministrit për të larë duart si Ponc Pilati se kryqëzimin e detit territorial shqiptar po e bën një Gjykatë Ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë logjikë që kryeministri u mburr në 21 tetor se ka qenë qeveria e tij që ka kërkuar rifillimin e bisedimeve detare me Greqinë. Por nuk tha se për çfarë arsyesh qeveria e tij e ka kërkuar rifillimin e bisedimeve detare dhe cili është objekti që qeveria e tij ka propozuar për këto bisedime.

Kryesorja, nuk tha pse kishte nevojë qeveria e tij të rihapte bisedimet detare me Greqinë me të njejtin objekt të marrëveshjes së anuluar të vitit 2009, kur Gjykata Kushtetuese i kishte vënë rrasën e varrit marrëveshjes së dëmshme detare të vitit 2009 me Greqinë??!

Kryeministri rrotulloi si penel gjuhën, sepse ai nuk mund të thotë të vërtetën se në Hagë praktikisht po shkon kufiri shtetëror detar i Shqipërisë. Nuk mund ta thotë, sepse ai ringjalli në mes të kryeministrisë kufomën e marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009. Nuk mund ta thotë, sepse kryeministri po shkel me të dy këmbët vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prill 2010, që e çvleftësoi dhe bëri nul marrëveshjen antikombëtare të vitit 2009, sepse ajo kishte cënuar kufirin shtetëror detar dhe integritetin shtetëror të Shqipërisë!

Nuk mund ta thotë kryeministri të vërtetën, sepse të vesh në dyshim dhe të çosh në gjykatë ndërkombëtare kufijtë detarë, të cilët në “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” janë vulosur nga fuqitë e mëdha në Paris në 30 korrik 1926 dhe janë pranuar e firmosur edhe nga qeveria e Greqisë, don të thotë të shkelësh Kushtetutën e Shqipërisë!

Mos harroni se kryeministri e ndërmerr këtë hap tragjik kombëtar pa miratimin e Parlamentit të Shqipërisë dhe pa asnjë referendum popullor.

Shqipëria po shkon në Hagë, ku pritet të deformohet e të rrudhet kufiri detar shtetëror shqiptar. Vetë kryeministri Edi Rama e ka pohuar se në bisedimet e qeverisë së tij me qeverinë greke është vënë në diskutim kufiri shtetëror. Fshehtësia ka lidhje me diçka, që nuk është në përputhje me legjislacionin tonë, me Kushtetutën dhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010, që rrëzoi marrëveshjen midis dy shteteve të vitit 2009.

Në datën 14 shkurt 2019 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e zbuloi publikisht në një ekran televiziv: “Për çfarë po bisedojmë ne me Greqinë? Për kufirin”.

Përmbajtjen e bisedimeve detare të qeverisë Rama e shpalli Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në datën 11 korrik 2018, kur bëri zbulimin sensacional mbi përmbajtjen e marrëveshjes së re të detit midis Shqipërisë dhe Greqisë: “Nëse do të ketë një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë, ajo do të jetë rreth ristrukturimit të kufijve”.

Keni edhe një dokument zyrtar të qeverisë së Edi Ramës, kur në 12 shkurt të vitit 2018, ministri i jashtëm i qeverisë socialiste, që drejtonte bisedimet me Greqinë për detin, në letrën drejtuar presidentit të Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për bisedimet detare me Greqinë, përsërit tekstualisht objektin e së njëjtës marrëveshje të qeverisë Berisha të vitit 2009.

Ja teksti: “Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë: Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.

Pra qeveria e Edi Ramës në bisedimet e vitit 2017-2018 negocioi dhe ringjalli marrëveshjen e vitit 2009, duke bërë objekt të bisedimeve kufirin shtetëror detar midis dy vendeve.

Nuk është e rastit që interesi diplomatik grek i dërgimit në Gjykatën e Hagës i bashkoi tani në varkën e Dendias qeverinë dhe opozitën. Të dy palët e duartrokitën, sepse është e njejta gjë që Athina u ka imponuar të dy qeverive shqiptare në çedimet për detin shqiptar.

Është mirë që tifozët e dy partive kryesore, dhe ekspertët militantë të të dy partive, që mbrojnë njera palë marrëveshjen e vitit 2009 dhe tjetra palë marrëveshjen e vitit 2018 (e cila praktikisht u përfundua dhe duhej të nënshkruhej në Pashkët ortodokse të prillit të vitit 2018 në Korçë), të krijojnë opinionet duke parë dokumente zyrtare dhe me sytë e interesit të Shqipërisë.

Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë çift në Hagë për të ndryshuar dhe për të shkelur aktet dhe traktatet juridike ndërkombëtare, të cilat kanë vulosur në 1913, 1925 dhe në 1926 kufijtë e Shqipërisë. Greqia zyrtarisht nuk ka rivendikuar kufirin territorial detar dhe tokësor shqiptar, sepse aktin përfundimtar të fuqive të mëdha për kufijtë tanë e ka firmosur qeveria e Greqisë.

Zyrtarisht e ashtuquajtura “çështje e detit” nuk ka ekzistuar për 95 vite me rradhë të ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar, kur u paraqit befas nga Greqia në vitin 2007, sapo u konfirmuan rezervat e mëdha të hidrokarbureve në zonën shqiptare të detit Jon.

Nga pikëpamja diplomatike Athina u tregua korrekte dhe kërkoi “bisedime teknike për shelfin kontinental”. Poshtërsia e qeverisë dhe e diplomacisë së vitit 2009 është se përfshiu në objektin e bisedimeve kufirin shtetëror detar. Të njejtën gjë bëri qeveria dhe diplomacia e vitit 2017.

Në opozitë të gjithë janë patriotë dhe revolucionarë, dhe PS në opozitë ndërmori aktin e drejtë të padisë së marrëveshjes së vitit 2009 në Gjykatën Kushtetuese. Por si kryeministër, Edi Rama në mandatin e tij të dytë rivuri në skenën diplomatike të njejtën marrëveshje detare me Greqinë si qeveria e kaluar, me ndryshimin që u tregua më i nxituar, sepse qeveria Berisha e përfundoi marrëveshjen me Greqinë në nëntë muaj, kurse qeveria Rama në gjashtë muaj.

Shkaqet pse marrëveshja e dytë nuk u firmos në Korçë i di mirë kryeministri. Por tani duket koniukturat ndërkombëtare për arsyet e tyre po darovisin Greqinë me dhurata gjeopolitike ballkanike, dhe një nga këto është edhe dhurimi i një pjesë të detit territorial shqiptar.

Mos i kritikoni grekët. Jemi përpara një intrige diplomatike shqiptare, njësoj si në marrëveshjen e vitit 2009. Plisi apo qeleshja shqiptare e tezës së vjetër greke dhe i urdhërit të ri grek që shqiptarët ta çojnë në Hagë kufirin detar nuk mbulon dot faktin se po ndërmerret një hap i madh negativ i mohimit të traktateve dhe i vendimeve ndërkombëtare, dhe ketë po e bën me entusiazëm vetë shteti, të cilit do t’i rrudhen kufijtë. Ky është thelbi i intrigës së tanishme qeveritare shqiptare.

Jemi përpara një alibie të qeverisë për të fshehur rrudhjen e kufirit detar shqiptar dhe jo rastësisht qeveria Rama ka qarkulluar argumentin idiot se marrëveshja e qeverisë socialiste është më e mirë se marrëveshja e qeverisë demokratike.

Broçkullat e kryeministrit për miqësinë e pavdekshme dhe të shkëlqyer midis dy vendeve tona, me të cilat po justifikon dërgimin e “çështjes së detit” në Hagë janë një alibi servile për aktin e rëndë të shkeljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe për pranimin e marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009 me ca penelata të reja.

Retorika narciste kryeministrore për servirjen e akteve shtetvrasëse si “revolucion kopernikian” është kaq e stërkonsumuar në biografitë politike dhe diplomatike atdheshitëse të qeverive shqiptare të 95 viteve të fundit!

Greqia don që Shqipëria të shkojë në Hagë, sepse vetëm një Tribunal Juridik Ndërkombëtar mund të bëjë të pavlefshme aktet ndërkombëtare të kufijve të Shqipërisë, dhe vetëm kur këtë e kërkon vetë qeveria e Shqipërisë. Kështu e humbëm edhe Shën Naumin dhe burimin strategjik të lumit Drin me kërkesë të vetë qeverisë shqiptare drejtuar Lidhjes së Kombeve.

Sirenat greke po e çojnë Shqipërinë me këmbët e saj në Hagë, ku do të humbë me duart e saj.

Shkrimtari i shquar Sadik Bejko reagon: Nuk kam qenë spiun. Nuk kam qenë as komunist, as në familje nuk kam patur komunistë. Pse mundoheni kot të më bëni pis?!

Shkrimtari i njohur Sadik Bejko i është përgjigjur sulmeve spekulative në adresë të tij, ku spekulantët shkojnë deri aty sa për të vërtetuar pretendimet e tyre ndryshojnë deri titujt e poezive të Sadik Bejkos. Në vend që t’i qepen spiunëve të ish Sigurimit që janë në krye të institucioneve të shtetit, që dekorohen, janë çdo herë nëpër lista e marrin çmime e grada, ata kapen pas poezive të poetëve në kulmin e diktaturës hoxhiste kur rrokjet dhe vargjet shiheshin me lupë pasi përmes analizës të vargjeve ata gjenin armiqtë e partisë që i dënonin me burgime dhe dënime kapitale. Për më tepër pretenduesit janë njerëz të rëndomtë pa asnjë kredit për të marrë nëpër gojë figurat e shquara të letërsisë shqipe. Më poshtë po sjellim reagimin e Profesor Sadik Bejkos:
“Më poshtë keni dy fotokopje.
Kur pashë atë që postonte Kola Mark, fotokopje të indexit te Bibliotekes të falsifikuar, ku “Ditët Everest të jetës sime” ishin bërë “Ditët e Enverit të jetës sime”, u lëndova dhe shkrova si më poshtë:
Kola Mark, ke falsifikuar indexin e Bibliotekës. Ai është një cikël vetëm me poezi dashurie. Më ka thënë atëherë Rudolf Marku: ke shkruar një cikël poetik të lumtur. Ai nr. i gazetës “Drita”, 10 .12. 1972 ekziston. Me fotoshop falsifikatorët kanë ndërruar titullin për një poezi që nuk është shkruar dhe botuar kurrë nga unë.
Mjerë ju.
Ato janë poezi për një grua që e dashuroja. Jam krenar që kam botuar një cikël vetëm me poezi dashurie në një gazetë në kohën e diktaturës. Nuk ka fije politike në atë cikël.
Një gjë më bën përshtypje. Pse duhet të falsifikoni? Unë jam 77-78 vjeç, nuk kërkoj as punë, as lavdi, as tituj, as dekorata. Nuk jam as nder i lagjes, as qytetar nderi i fshatit, as poet, mjeshtër i madh i lokalitetit.
Jam një pensionist i kryeqytetit. Nuk kam qenë spiun. Nuk kam qenë as komunist, as në familje nuk kam patur komunistë. Pse mundoheni të më bëni pis?
Me pas pashë që Lisandri Kola me kërkonte ndjesë publike dhe botonte fotokopje të faqes së gazetës Drita datë 10. 12. 1972.
Kanë kaluar 48 vjet. Ju luta Ibrahim Uruçit, kryeredaktorit të atëhershëm te gazetes dhe më botoi 5 poezi dashurie. Gjë e rrallë në atë kohë. Ndjesë pastë, edhe sot ia di për nder.
Dhjete dite me pas nga kjo date, po në dhjetor 72, në Festivalin e 11-te te RTVSH kisha tre tekse, dy me motive dashurie, një per Vietnamin.
Me pas une i pagova rende keto… te shkruarat për dashurinë.
Padashur(?) Lisandri Kola m’i kujtoi ca plage te shkuara …
Veç ne kemi qenë njerëz. Edhe për partinë do të këndonim, se ishte me detyrim. Se ndryshe nuk do të ekzistonim. Do t’i paguanim haraç kohës.
Në këtë rast Lisandri & co nuk qëlluan në shenjë.
Lexojeni poezinë “Ditët Everest të jetës sime”.
Nuk ka lidhje me ditët e Enverit..”,përfundon Sadik Bejko në reagimin e tij në rrjetin social. Sikur mund ta shohë lexuesi “dashamirët” e Profesor Bejkos “Ditët Everest të jetës time” e kanë kthyer në “Ditët Enverit të jetës time”! Këto spekulime që cënojnë integritetin e personaliteteve shqiptare meritojnë të dënohen sipas ligjeve që ka bota në Perëndim, sepse shpifja është krim, por në Shqipërinë tonë të mjerë nuk ka ligje, ose shkurt ligjet i bëjnë shkelësit e ligjeve!

Mbylleni sa më parë këtë farsë – Nga SULEJMAN MATO

Se kujt i ka shkrepur më tru, pas një heshtje të gjatë tridhjetëvjeçare, të vlerësojë poetin laureat të vitit.
Madje për këtë aktivitet kanë sjellë ndërmend dhe 25 letrarë nga të cilët poetë të mirëfilltë mund të jenë vetëm katër- pesë vetë.
Mirë kjo, se njeri prej tyre dhe mund të laurohet, por, së pari, me çfarë kritere do të vlerëhohet? Së dyti, pse nuk janë kujtuar të fusin në këtë listë dhe nja 20 poetë të tjerë, tepër të afirmuar, në vite? Së treti: Kush e zgjodhi këtë juri poezie e cila nuk ka asnjë lidhje me poezinë?
Pashë komisionin e vlerësimit dhe u pataksa. Mirë Besnik Mustafaj që është dhe vet poet dhe mund të gjykojë, edhe pse nuk do ta paragjykoj për subjektivitietin e vet, por tjerët që janë futur në këtë juri nuk di të kenë ndonjë lidhje me poezinë. Të parën që pashë në listë ishte. Arlinda Dudaj. Çfarë lidhje ka kjo zonjë me poezinë? E kemi parë nëpër televizione të ndryshme herë si analiste e herë si moderatore, por asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të flasë për poezinë…
Ka mbaruar degën e frëngjishtes, fati e ka dashur të hapë një shtëpi botuese.O.K. Po me poezinë çfarë e lidh dhe nuk e di në mund të gjykojë kjo zonjë dhe zonja tjetër Viola Isufaj për vlerat e poezisë sonë në këto tridhetë vjet?
Ndaj ju lutem, mbylleni këtë nisiativë sa më pare.
Në qoftë se dikush dëshiron të dijë për vlerat poetike të poetëve shqiptarë, së pari duhet të ketë lexuar nja 30 poetë… Dhe kjo nuk mjafton. Poetët janë të ndryshëm. Nuk ngjajnë me njeritjetrin. Vetvetiu lind pyetja: Mbi çfarë kriteresh do të përzgjidhet poeti më i mirë? Dikur kriteret ishin të qarta dhe ne që bënim pjesë në juritë e dikurshme i kishim të qarta kërkesat. Po tani çfarë kërkesa keni ju zotërinj dhe zonja të jurisë? Pse iksi është më i mirë se Ypsiloni?
Së pari vihen kërkesat e, së dyti, zgjidhen poetë me eksperiencë dhe të shquar për të vlerësuar poetët. Disa nga emrat e vënë në këtë listë ishin për të qeshur.
Në atë liste ka pak poetë. Një ndër ta është Skënder Buçpapaj, i përmasave europjane, që pak kush e njeh poezinë e tij në Shqipëri, me që ai jeton dhe punon në Zvicër.
A mund te më thotë ndonjë nga anëtarët e jurisë pse poeti i përzgjedhur është më i mire dhe ku dallon nga të tjerët…?
Kriteri i vlerësimit duhet të jetë përmbajtja, problematika shoqërore, thellësisht shqiptare dhe qytetare, dhe ajo e veçantë artistike, novatore ose tradicionalisht shqiptare, që e dallon këtë poezi nga poezitë e vendeve të tjera.
Po kujt t’ia themi këto? Viola Isufajt? Çfarë lidhje ka kjo profesoreshë me poezinë? A e di ajo që ka ca poetë si Agim Shehu, Hiqmet Mecaj, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu, Ndoc Paplekaj, Roland Gjoza, Petraq Risto, Agim Bajrami, etj, (duhet te kem harruar dhe disa te tjere) të cilët nuk kanë nevojë për t’i lauruar ajo juri pasi i ka lauruar koha dhe lexuesi shqiptar.
Në qoftëse do të donit të ishit sa më të drejtë në dhënien e një çmimi të tillë, së pari duhet të kishit nisur një diskutim paraprak në gazeta letrare apo Facebook e të grumbullonit mendimin e lexuesit të poezisë.
Por dhe kjo nuk mjafton, pasi poetët janë të ndryshëm.
Poezite e poetëve nuk janë si domatet, fiqtë dhe mollët, ku mund të zgjedhësh në treg atë që të pëlqen. Poezitë nuk janë shalqinj e as qershi, mollë e dardhë.
Miqësisht do t’ju sugjeroja ta ndalni këtë lloj çmimi pasi do të jetë formal dhe do të nxisë debatin si një çmim i dhënë nga persona jo kompetentë.

SHQIPTARËT KANË NEVOJË PËR PAJTIM KOMBËTAR! – Nga Frank Shkreli

“TURPI NË RADHËT E TË PATURPSHMËVE” (Një libër i ri në anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama)

Sa për komunizmin, ballist, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me të, im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë…”. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në parlament, 30 korrik, 2020.

 

“Jemi ndarë komunistë e ballistë, që në vitin 1944…” dhe shton, “Është shekulli i mendjes dhe jo i forcës, se po të ishte e tillë…”, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi, 24 Shtator, 2020.

 

Nga ana e tij, deputeti i Ballit Z. Adriatik Alimadhi bllokon foltoren e Kuvendit dhe shanë, Z. Gramoz Ruçin, “komunist i ndyrë”, 24 Shtator, 2020.

 

Kur njeriu dëgjon deklarata të tilla nga udhëheqsit më të lartë të Republikës së Shqipërisë – Kryeministrit të vendit, Kryetarit të Parlamentit dhe një interlokutori të ashtuquajturës opozitë – të një Shqipërie 30-vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar, vend anëtar i NATO-s, aleancë ushtarake që për një gjysëm shekulli mbrojti lirinë dhe demokracinë perëndimore nga hordhitë komuniste sllavo-aziatike dhe të një Shqipërie të shekullit XXI, që të pakën me fjalë aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian – lind pyetja: quo vadis Shqipëri? Kush janë këta njerëz dhe në cilin vend tjetër evropian do të toleroheshin deklarata të tilla në mbështetje të një ideologjie sllavo-aziatike – jo nga ndonjë pseudo-historian nostlagjik i komunizmit – por nga foltorja e parlamentit të një vendi anëtar i NATO-s?

 

Këto deklarata janë provokime të rënda ndaj një përqindjeje të madhe të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, që për pothuaj 50-vjet kanë vuajtur dhe vuajnë gjithnjë pasojat e tmershme të komunizmit.  Me të thënë të drejtën nuk kisha në plan ta prekja prap këtë subjekt, pasi jam lodhur me nostalgjikët e komunizmit në nivelet më të larta politike të Tiranës, si dhe në radhët e akademikëve, gazetarëve, opinionistëve dhe publicistëve shqiptarë, të të gjitha ngjyrave, të cilët po helmojnë brezin e ri të shqiptarëve.  Por gjithnjë nuk mund të heshtë dhe detyrohem të pyes veten, në cilin vend tjetër ish-komunist të Evropës së NATO-s dhe të Bashkimit Evropian do të toleroheshin deklarata të tilla nga zyrtarët më të lartë të qeverisë e të shtetit nga tempulli i gjoja “demokracisë” shqiptare?

 

Kam në dorë një libër të posa botuar në anglisht këtu në Shtetet e Bashkuara, titulluar, “Shame Among the Shameless”, ose (“Turpi në Radhët e të Paturpshëmve”, nga autorja e re shqiptaro-amerikane, Monika Koleci.  Në këtë libër, ajo përshkruan historinë tronditëse të zemrës së një familje me nëntë anëtarë nga fshati Fishtë në rrethin e Lezhës në Shqipëri– të familjes së saj të gjerë pra — të cilët u persekutuan ashpër pasi i rezistuan regjimit komunist në fillimet e tij.  Protagonisti kryesor, Vasa, djali i madh i çiftit Toma dhe Lina, pasi mori vesh se regjimi komunist i kishte burgosur prindërit e tij, ai la ushtrinë dhe u bashkua me çetat antikomuniste që vepronin brenda vendit për të rrëxuar regjimin komunist.  Veprimet e tij përshkruhen si heroike, por tepër të dëmshme për familjen e tij, veçanërisht për vëllain e tij Lukën, i cili është torturuar për disa muaj nga regjimi komunist dhe më pas kaloi disa vite në një kamp përqendrimi. Pjesa tjetër e vëllezërve dhe motrave të tij, sipas librit, u dërguan në një kamp internimi.  Gjatë gjithë kësaj kohe, motra e madhe, Çilja, bëri të pamundurën për të mbajtur familjen Koleci, së bashku.  Askush në familje nuk është kursyer nga vuajtjet, sipas tregimit në librin në fjalë.  Etja e antarëve të kësaj familjeje për liri u ndesh me shtypje, tortura, madje edhe vdekje. Vuajtja dhe turpërimi i pamerituar me të cilin janë përballur anëtarët e familjes Koleci, pasqyrojnë vështirësitë e të gjithë shqiptarëve që në atë kohë nuk u pajtuan me atë regjim due të cilët guxuan të ndërmerrnin veprime kundër regjimit komunist shqiptar, në emër të lirisë, demokracisë dhe në mbrojtje të vlerave perëndimore.

 

Një prej këtyre shqiptarëve që e ka pësuar rendë mos pajtimin e tij me regjimin komunist të Enver Hoxhës është edhe miku dhe kolegu im i dashur Profesor Sami Repishti – njëri prej figurave më të njohura të botës shqiptare, brenda dhe jashtë trojeve tona si dhe në diasporën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot – i cili gjithnjë me shkrimet e tija ende nuk pushon të dëshmojë ferrin e komunizmit shqiptar, bazuar në përvojën dhe vuajtjet e tija personale në burgjet e Enver Hoxhës.

 

Në një shkrim të ditëve të fundit, duke reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Rama në parlament, se “Komunizmi dhe komunistët ishin në anën e e duhur të historisë”,  Profesor Repishti, në analizën e tij me titull: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna!”, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan rrjeshton disa fakte se pse komunistët dhe komunizmi, në të vërtetë, nuk kanë qenë kurrë në anën e duhur të historisë, siç pretendon Kryeministri Rama.

 

Në analizën e botuar në potalin e gazetës Dielli të Vatrës në Nju Jork, https://gazetadielli.com/sami-repishti-ju-lutemi-mos-lendoni-plaget-tona-te-hapuna/, Profesor Repishti shkruan se e kundërta është e vërtetë.  Si viktimë e komunizmit të Enver Hoxhës, Profesor Repishti shkruan se komunistët shqiptarë kanë qenë pjesa më fatkeqe e vendit, trashëgimtarë të krimeve dhe dhunës së pashoqe në Shqipëri.  Prof. Repishti përmend me data disa prej ngjarjeve dhe veprimet fatzeza të udhëhequra nga komunistët gjatë dekadave ndaj kundërshtarëve të tyre, e që sipas tij, kanë sjellë tragjedinë shoqërore dhe izolimin e Shqipërisë, pasojat e të cilës ndihen edhe sot.  Dhe me të drejtë, Profesori ynë i nderuar, i kujton Kryeministrit Rama dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai, ndryshimin thelbësor midis komunistëve që morën pushtetin me dhunë në vitin 1944 dhe ngjarjeve të vitit 1990 që sollën rrëximin e sistemit zyrtar komunist në Shqipëri:  “Për fatin e madh të popullit tonë, (me 1990) rrugët e sheshet e Shqipërisë nuk u mbuluen me gjak, ashtu siç ngjau me 28 nandor 1944…Na nuk kërkuem varjen në litar të Byrosë Politike”, shkruan Profesor Sami Repishti.

 

Ky pra është ndryshimi midis komunizmit dhe komunistëve në Shqipëri dhe brezit të shqiptarëve, kundërshtarë të komunizmit, denjësisht të përfaqësuar sot nga Profesor Sami Repishti.  Megjithë vuajtjet e tyre dhe krimet ndaj familjeve të pafajshme shqiptare, siç ishte edhe familja Koleci, vuajtjet dhe mundimet e të cilës pasqyrohen në librin e lartë përmendur, “Turpi në Radhët e të Paturpshëmve”, (Shame Among the Shameless”, të posa botuar në anglisht këtu në Shtetet e Bashkuara – ish-të-përndjekurit e regjimit enverist – megjithë humbjet e tyre të mëdha —  kurrë nuk kanë kërkuar as nuk kërkojnë hakmarrje, por vetëm pajtim kanë kërkuar dhe kërkojnë për shoqërinë shqiptare, sidomos, nga udhëheqsit më të lartë të vendit. Ata presin pajtim kombëtar midis brezave të shqiptarëve –pa dallim ideologjie, feje a krahine — në radhë të parë nga përfaqsuesit e tyre politikë, pasi ata janë përgjegjës për të siguruar unitetin e popullit dhe të kombit, pa dallime.

 

Në shkrimin e tij, Profesor Repishti i lutet Kryeministrit Rama, por edhe të tjerëve, në  emër të viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, “të mos lëndohen plagët tona të hapuna” dhe u kërkon atyre që “Mos harroni se nji kalvar i vërtetë 45-vjeçar ashtë përjetue nga nji popullsi disamilionëshe nën tiraninë e murtajës komuniste.  Mijëra të pushkatuem pa faj, të arrestuem, të torturuem, të gjykuem e të burgosun pa faj, të shpronësuem pa të drejtë, me plotësue dëshirat satanike të udhëheqësve injorantë e maniakë komunistë, ose me plotësue forcën punëtore të nevojitun për projektet e çmenduna”, i kujton ai Kryeministrit.

 

Më në fund, Profesor Repishti u kujton autoriteteve “ma të nalta që qeverisin vendin tonë”, se në vend të justifikimeve the lavdërimeve të komunizmit — e si përfundim edhe të krimeve të atij sistemi gjakatar — të pakën të ofrojnë “nji fjalë ngushëllimi, nji përkëdhelje për fëmijët pa prindë, për të vejat pa burrë, për prindët pa djalin e pa vajzën, të zhdukun në qelitë e errëta mesjetare të Sigurimit kriminel… e kampe përqendrimi”, shkruan Prof. Repishti dhe përfundon duke kujtuar kalvarin e familjes sës vet:  “Mijëra të tjerë si unë kemi zemrën e thyeme pa shërim! Babai, viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë, viktimë e terrorit nazist; nana, motra e vëllau minorenë, víktima të regjimit komunist të internuem në Berat e Tepelenë…aty ku motra ime 14-vjeçare u detyrue me tërheqë karrocën e bukës për policët në tatëpjetat e rrugës…në vend të kalit.  Unë i arrestuem, i torturuem e i burgosun për dhjetë vjet të gjata sepse deklarova besnikërinë time për demokracinë liberale perëndimore; shtëpinë e zanun nga të huejt … e të tjera! Dëshiroj të veçoj nji rast: ditën e “lirimit” nga burgu, në mbramje, nana plakë, e shqetësueme, më tha: Nuk kemi të holla me ble bukën! Ishte dita e ime e parë në “liri”, përfundon shkrimin e tij Profesor Sami Repishti, në përgjigje të deklaratës së kohëve të fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama se, “Komunizmi dhe komunistët ishin në anën e duhur të historisë.”

 

Të nderuar udhëheqës të Shqipërisë.  Dëgjoni të urtin Profesor Sami Repishtin i cili ka kaluar 10-vjetë në qelitë e errëta të torturës së regjimit komunist në Shqipëri due gjamën e mijëra viktimave të komunizmit në Shqipëri, para se të bëni deklarata të tilla të papërgjegjëshme dhe të pahijshme për autoritetet e një vendi anëtar të Aleancës së NATO-s. Shprehje të tilla nuk u nderojnë ju para popullit tuaj  dhe Shqipërinë e shekullit XXI, jo se jo, para botës! Tri dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri, Më në fund, Kombi shqiptar ka nevojë për një ballafaqim të sinqert me të kaluarën komuniste, ka nevojë për të vërtetën historike dhe, përfundimisht, vendit i nevojitet pajtimi kombëtar midis shqiptarëve. Mjaft me deklarata që nxisin urrejtje midis shqiptarëve!

 

Frank Shkreli

 

*1.           2*.

1*Vetëm një prej librave të Profesor Sami Repishtit, me tregime nga burgu, kushtuar, “Grues shqiptare, fisnikërisë së kryqëzueme pa faj! Bashkshorteve, nanave, bijave dhe motrave tona, vuejtjet dhe përkrahja e të cilave i dhanë lëvizjes demokratike shqiptare përmasën e saj ma njerëzore”. Sami Repishti

 

*2. Libri I autores së re shqiptaro-amerikane, Monika Koleci, “Turpi në Radhët e të Paturpshëmve” (Shame among the Shameless”, kushtuar të parëve të saj, familjes së saj të madhe, gjyshëve, gjysheve dhe stërgjyshëve/eve, të ciclët vuajtën aq shumë nën regjimin komunist, por që sipas saj, me këtë libër, të pakën, vuajtjet e të parëve të saj nuk do të harrohen kurrrë.

Mjerë Zoti, “truprojat” e të cilit janë njerëzit që Ai krijoi – Nga Aurel Dasareti*

 

Në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovë Lindore, keqpërdoret liria e fesë. Në të ardhmen, Zotit do t’i duhet të mbrojë vet emrin e Tij. Pas vitit 2001, në tokat tona brenda dhe jashtë kufirit të arbrit, filluan të futin hundë organizatat “humanitare” (gjoja se bamirëse) nga shtetet islame vehabiste, të lidhura me terrorizmin. Fundamentalistët ekstremë islamik armiqësor shqipfolës, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm hoxhallarësh kokëkrisur, të pamoralshëm e të pakarakter, që më tepër besojnë në rublën ruse dhe dinarin serb e aspak në Zot, kërkojnë instalimin e sheriatit aziatik në trojet tona stërgjyshore pellazge-ilire-arbërore. Këta krijesa të pafytyrë, të paguar nga shërbimet e huaja, punojnë për shpërbërjen e vendit dhe kombit tonë. Nëse ne i lejojmë…

***

Shqipëria (përfshirë Kosovën dhe trojet tjera),  zyrtarisht dhe praktikisht është shtet laik, në të cilin kisha-xhamia është e ndarë nga shteti, ndërkohë që shkolla është e ndarë nga feja. Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e fuqishme dhe e gjerë çlirimtare në të gjithë vendin, dhe jashtë atdheut ku jetonin arbëreshët. Kjo lëvizje patriotike, me rrënjë në të kaluarën liridashëse, por sipas nevojës edhe luftarake, vazhdoi edhe pas formimit të Shqipërisë londineze 1912. Dhe, me zgjuarsi u orientuan në situata shumë të komplikuara e ndërlikuara të gjendjes ndërkombëtare, sidomos në Evropë, kontinentin ku me miliona vite gjendet Iliria. Përpiluan-praktikuan një strategji dhe taktikë të përshtatshme për lëvizjen kombëtare në mënyrë që të realizojnë programin e tyre të gjithanshëm, ku u përfshinë edhe lufta ideologjike e politike, iniciativat diplomatike, veprimtaria arsimore e kulturore etj.

Si tipar themelor ideologjik dhe politik ishte atdhedashuria, patriotizmi. Kontradiktat kryesore, thënë më mirë, mospërputhje mendimesh e interesash a mospajtime të ndryshme, ishin ato midis popullit tonë të shtypur dhe pushtuesve. Në këto mosmarrëveshje bënte pjesë sidomos rreziku i madh i zëvendësimit të pushtimit turko-osman nga ai i fqinjëve grek, serb e bullgar. Qëllimi madhor i tyre ishte çlirimi dhe mbrojtja e domosdoshme e atdheut. Rilindësit e kishin shumë të qartë se pa një propagandim gjithëpërfshirës gjithkund ku jetonte populli jonë, pa ndeshjen me errësirën mesjetare të shkretëtirës, pa një unitet të çeliktë dhe zgjim kombëtar, ishte shumë vështirë të sqaroheshin masat e gjera popullore, që prej një gjendje letargjie (gjumi) të hidheshin në një luftë për jetë a vdekje.

Pengesa më e madhe për realizimin e këtyre idealeve patriotike të Rilindësve ishin fetë, që u ishin imponuar shqiptarëve prej pushtuesve të huaj. Megjithatë, pavarësisht nga këto ndryshime, Rilindësit bashkoheshin në një gjë: Ata vinin Kombësinë mbi Fenë. Karakteristikë për Rilindësit qe një tolerancë fetare jashtëzakonisht e madhe. Kjo ndikoi që, në programet e tyre politike për ardhmërinë e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja, në pajtim me kërkesat e Sami Frashër-it. Rilindësit, si politikanë, e shihnin qartë se ndasitë fetare u shërbenin armiqve. Goditjet kryesore që i jepnin keqpërdorimit-keqkuptimit të fesë, ishte angazhimi i tyre i palodhshëm për largimin e errësirës dhe përhapjen e dritës: diturisë, arsimit e shkencës.

***

Ligësia (e keqja) në errësirën e mendjes së armiqve të brendshëm, nuk mund ta prekë mençurinë e shqiptarëve të vërtetë: pa dallim feje, fisi, krahine, partie, klani, vendqëndrimi. Duke u përpjekur të na gjunjëzojnë (në emër të armiqve të jashtëm prej nga edhe paguhen), vendosin në ne qëndrimin tonë origjinal të luftës. Në një pozicion ku jemi më të fortët sepse atëherë e adhurojmë vetëm Zotin tonë pellazg-ilir-arbëror. Nuk e kuptojnë që ne kemi qenë më të fortë kur na persekutonin.

Shqiptarët nuk duhet assesi të lejojnë që një grup budallenjsh të shkatërrojnë për të gjithë të tjerët. Patjetër t`i luftojmë, për t`i futur burg të gjithë kokëkrisurit e kombit, kudo që gjenden, pa përjashtim; sepse padyshim janë ata që përpiqen të mbjellin përçarje-urrejtje fetare midis shqiptarëve, me qëllim që të minojnë ekzistencën e Kombit dhe Vendit.

PS: Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në tokat arbërore do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë!

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

A është adresimi në një gjykatë ndërkombëtare i ‘Detit’, një alibi për t’i hapur rrugën rinegociimit të marrëveshjes së vdekur të vitit 2009? – Nga SHABAN MURATI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve.

Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare se në ditën e Pashkëve ortodokse në Korçë në 9 prill 2018 katër çiftet ortodokse të qeverisë shqiptare dhe greke do të mbyllnin marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive.

Nuk e ka lexuar as librin, por nuk ka shfletuar as dosjen e MPJ për bisedimet e detit, ku do të gjente edhe një memo nja pesë faqe të vitit 2015 lidhur me sugjerimin grek për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk i ka lexuar, sepse ndryshe nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”.

Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.

Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar, sepse koha e penelit e mbyt kohën e librave, por pse shtiret sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”. (Bakojanis, që është firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që është ide e vjetër diplomatike greke).

Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.

Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina po e nxit diplomacinë dhe qeverinë shqiptare të bëjnë autogolin e madhe të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirë opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.

 

Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, për të cilën unë argumentoj në librin tim se është një çështje e paqenë:

Së pari, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë don të thotë që ekziston një konflikt për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çeshtjes në një gjykatë ndërkombëtare.

Vetë kryeministri Edi Rama, në padinë e Partisë Socialiste të firmosur prej tij dhe dërguar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6 dhjetor 2009 kundër marrëveshjes për detin të qeverive shqiptare dhe greke të 27 prillit 2009, konfirmon me forcë:

Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Së dyti, Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë. Nëse Athina do të kishte pasur baza juridike për pretendimet e saj ndaj kufijve detarë nuk do të kishte pritur 80 vjet, por do t’u ishte drejtuar me kohë gjykatave ndërkombëtare.

Greqia i ka duart e lidhura nga aktet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë me të. Këtë e pranoi edhe ministri i jashtëm grek Kocias në vitin 2018, kur u kujtoi kolegëve të tij të qeverisë se ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtar të kufijve grekë me Shqipërinë të fuqive të mëdha në Paris në vitit 1926.

Së treti, çfarë mendon qeveria e sotme shqiptare se duhet të çojë në gjykatën ndërkombëtare, që ta ndërmarrë këtë hap juridik: Marrëveshjen e anuluar të detit, çështjen e kufijve detarë kufijve, që janë të padiskutueshëm dhe nuk mund të bëhen objekt tratativash, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive për të cilat nuk ka konflikt?

Nuk dihet pse ka një ngutje nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare. Është një ngutje që të kujton nxitimin me të cilin qeveritë shqiptare në 2008 dhe në 2018 negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë. Çdo hap i mundshëm i duhet lënë palës greke dhe ajo, nëse ka rivendikime për kufijtë detarë, le ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare.

Propozimi për adresimin e çështjes së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë në gjykatën ndërkombëtare i është ofruar diplomacisë shqiptare nga pala greke në vjeshtën e vitit 2014 si rrugë e zgjidhjes së një çështje problematike në marrëdhëniet dypalëshe.

Propozimi grek adresonte në mënyrë të gabuar lëndën e paraqitjes së tij kur e përcakton si çështje e kufirit detar me palën greke. Nuk ka çështje të kufirit detar me palën greke. Edhe nëse ka për qeverinë greke, nuk ka për Shqipërinë.

Së pari, kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me kohë me një Traktat Ndërkombëtar me emrin Protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926 në Paris, të pranuar dhe të firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Së dyti, ligjshmëria dhe vlefshmëria e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë sanksionohet edhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila përjashton diskutimin e kufirit detar nga objekti i bisedimeve me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të drejtë e quan të mbyllur dhe të pavlefshme çdo përpjekje diskutimi për kufirin detar.

Që kufiri detar ka qenë dhe është i përcaktuar e ka pasur të qartë edhe Athina, dhe kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në janar 1991 në bisedimet zyrtare midis dy qeverive deklaroi: “Në marrëdhëniet greko-shqiptare nuk ka asnjë mosmarrëveshje kufitare”.

Çeshtja kardinale është se çfarë mendon se do të ngrejë apo do të kërkojë qeveria shqiptare në një gjykatë ndërkombëtare?

1- Do të kërkoje arbitrazh për një marrëveshje të re të detit, apo

2- Do të kërkojë arbitrazh për kufijtë tanë detarë?

Një nga argumentet e ekspertëve shqiptarë filogrekë në Tiranë, ithtarë të gjykatës ndërkombëtare, është se duke dërguar çështjen e detit në gjykatë ndërkombëtare Shqipëria ka për të humbur më pak se çfarë ka humbur me marrëveshjen e anuluar të 2009.

Është një alibi e mjerë për të hapur rrugën e rinegociimit të së njëjtës marrëveshje dëmtuese të vitit 2009. Adresimi në një gjykatë ndërkombëtare bëhet kur janë zhvilluar bisedime midis dy palëve për një territor të diskutueshëm tokësor apo detar, për vijëzimin e të cilit nuk ka dokumente ndërkombëtare, siç ka për kufijtë tanë detarë me Greqinë.

Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare. Për Shqipërinë kufijtë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë.

Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes së vdekur të detit do të krijonte precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për rivalorizimin e marrëveshjes së rrezikshme antikombëtare, të zhveftësuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk ratifikua kurrë as nga parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifkua kurrë as nga parlamenti i Greqisë.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha kombëtare është sëmundja e diplomacisë shqiptare të tranzicionit që gjithmonë ka paraqitur si të sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke. Në këtë serial hyn edhe kurthi grek i dërgimit të çështjes së detit në një gjykatë ndërkombëtare, kurth që po na vjen me çitjane shqiptare.

Greater Serbia: A Destabilizing Factor in the Balkans – By Isuf B. BAJRAMI

 Serbia’s movement toward the partitioning of Kosovo, in the wake of geopolitical changes that have taken place in past and in recent times in the Balkans, indicates the country has aspirations to establish a Greater Serbia throughout the Balkans! It is understandable that every country in the region has aimed, at some point, to claim as much real estate as possible. These countries have tried to accomplish such expansion diplomatically, with the exception of Serbia. The Serbian “state,” which was violently established, and still survives in the central part of the Balkans, has never been satisfied with the existence of ethnic Albanians within its borders.

The desire to create a Greater Serbia in the Balkans has been the impetus of many conflicts and armed wars over the last two centuries. Throughout this period, Serbia has consistently displayed a lack of respect or tolerance for different nationalities and religious affiliations. Relatively few European countries have been involved in armed conflicts since 1875. From 1804 (the first Serbian uprising) until 1991, Serbia has many times annexed neighboring territory through the use of violence against others. Yet Serbia is still not satisfied! These conflicts, fomented by nationalistic Serbian politics, were spurred by Serbia’s ardent expansionist policies. I must point out that over the past two centuries, Serbia has attempted to violently encroach upon and take over territory from every one of its neighboring countries. Serbia has consistently maintained discriminatory and racist attitudes towards ethnic groups and national minorities within its borders. This discrimination was directed against Albanians, Hungarians, Germans and Turks, Bosnian Muslims, Sandzak and Montenegrins. Within its violent borders, Serbia has also committed ethnic cleaning.

Historically, Serbia has not been endangered by any of its neighboring countries. Yet every neighboring country has been endangered by aspirations for a Greater Serbia. In order to attain true peace in the Balkans, the establishment of a Greater Serbia must never be allowed. The regions of Vojvodina, Sandzak, Toplica and Hashania should be divided between Serbia and Eastern Kosovo.

Vendi i Lekës 02.10.2020

A i lexon qeveria konkluzionet e samitit të BE? – Nga SHABAN MURATI

 BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike në hapësirat detare midis Greqisë dhe Turqisë. Ky qendrim zyrtar diplomatik i nivelit më të lartë është shprehur në mënyrën më të qartë në komunikatën përfundimtare të samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE, i zhvilluar në datën 1-2 tetor 2020 në Bruksel. Në konkluzionet e samitit për marrëdhëniet e jashtëme, në kapitullin për Mesdheun Lindor, për konfliktin midis Greqisë dhe Turqisë në këtë rajon të Mesdhut, në pikën 16 deklarohet tekstualisht: “BE përshëndet njoftimin që Greqia dhe Turqia do të fillojnë bisedimet e tyre direkte eksploruese, që synojnë delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve”.

Pra BE nuk i njeh pretendimet e shpallura të Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor dhe i cilëson ato si të papërcaktuara midis dy vendeve, delimitimi i të cilave sipas samitit të BE është objekti, që synojnë bisedimet direkte eksploruese midis dy vendeve. Kjo don të thotë që për të kuptuar tensionet në Mesdheun Lindor duhet lexuar se çfarë thotë samiti i BE dhe diplomacia e nivelit më të lartë të BE edhe jo se çfarë thotë kryeministri Micotaqis apo ministri i jashtëm Dendias. Konkluzionet e samitit të BE, jo nuk e përshëndesin, por as e zënë me gojë të drejtën të Greqisë për të zgjeruar ujrat territoriale greke në 12 milje në detin Jon dhe në detin Mesdhe, akt për të cilin në vend që të alarmohesh, qeveria shqiptare u mallëngjye dhe i lexonte publikut Konventën e Detit si zbulim dhe si letër dashurie nga Akropoli. Injorimi i samitit të BE për të futur në konkluzionet e veta të drejtën e Greqisë për të ndryshuar hapësirën e ujrave territoriale në 12 miljë është shenjë e qartë diplomatike e nivelit më të lartë e mosaprovimit nga BE të ambicjeve greke për të kthyer Mesdheun në një det grek. Shpresa ime është që qeveria e Shqipërisë të gjejë kohë në pushimet midis dy çfaqjeve televizive dhe të lexojë komunikatën e samitit të BE për mosnjohjen e pretendimeve greke për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor. Kjo do ta ndihmojë të nxjerrë mësimet e duhura për të ruajtur interesat e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë përballë opiumit të ri detar, që dyshja Micotaqis-Dendias po i servir me nxitim qeverisë shqiptare.

Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura – Nga Aurel Dasareti*

 

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, pasi kanë vendosur të jenë  spektatorë të jetës, nuk duhet të habiten që ajo që shohin është teatër.

***

Prandaj, në vend që të ngrihen, protestojnë, vazhdojnë të zvarriten, përulen, shiten për një thes miell. E kuptoj varfërinë, por ai thes mielli është vetëm një gëzim jetëshkurtër, fals. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se gëzimi i rremë.

Kushdo që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.

***

Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.

Të qenët në një gjendje të papërcaktuar, me dy mendje, është e tmerrshme. Meraklitë që shqetësohen më shumë për rënien e mirëqenies së serbëve sesa për veten, janë shqiptarët. Por, për një zemër atdhetare të pamposhtur dhe krenare nuk ka rrugë të mesme.

Shqiptar, mos vajto partinë “tënde” dhe insektet e kalbura që kanë shpallur vetveten politikë-bërës. Por fillo të mendosh, të gërryhesh e të brengosesh për mirëqenien dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Mos lejo që insektet t`ia dhurojnë pushtuesve edhe atë pak tokë arbërore që të ka mbetur. Në shpirtin e tyre nuk gjendet atdhedashuria, siç ua thonë iluzionet e juaja, por krimbi. Prandaj aty duhet ta kërkosh.

Të  jetosh nën atë sistem të kapur nuk  është  lehtë. Shqiptarët, për shumë arsye, vazhdojnë të bëjnë veprime joracionale që ua imponon ekzistenca, në vazhdimësi i zgjedhin dështakët e këtyre 20-30 viteve. Kjo ndarje e pakuptimtë nga logjika, përbën ndjenjën e absurditetit, marrëzinë që është tërësisht në kundërshtim me arsyen e mendjes së shëndosh.

Të  gjitha  veprat  dhe mendimet  e  mëdha  kanë  një bazë burimore apo fillim të thjeshtë. Veprat e mëdha shpesh mund të lindin në një çajtore, njëlloj ndodhë edhe me absurditetin.

***

Insektet e kalbura nënshkruajnë gjithçka që pushtuesi kërkon, edhe atë jo vetëm për shkakun se janë tradhtarë, të korruptuar, hajna, servil, por edhe të pagdhendur si duhet, u mungon trimëria , burrëria, dituria elementare që të maten me ato të pushtuesve. Prandaj okupatorët nuk ndalen së kërkuari lëshime, derisa t`ju asgjësojnë plotësisht si vend dhe komb. Gjatë “marrëveshjeve” të pafund me kolonizatorët, të dy palët ulen në anë të kundërta të tavolinës, në karrige druri, ndërkaq ndërmjetësuesit (historikisht dashakeq të njëanshëm) vazhdimisht anojnë nga pala e më të fortit (e të përkëdhelurve të tyre) përveç tjerash edhe për faktin se këta “përfaqësuesit” tanë i konsiderojnë: “Është ulur druri në dru!”

Por, nuk është faji i “ndërmjetësuesve” të tipit Mr. Bean që shqiptarët sundohen nga servilët, që vetëm u bëjnë lajka më të fuqishmëve për të pasur përfitime vetjake.

***

Klounët në politikën shqiptare. Ju nuk jeni as fisnik e as kalorës të vërtetë siç u vlerëson ndonjë pseudo-intelektual, por kuaj, thënë më mirë, pela, prandaj edhe çështjen kombëtare e çoni “përpara” me hap pele, njashtu siç u ka urdhëruar pushtuesi. Dhe, është faji i popullit që ka zgjedhur të udhëheqin vendin insektet e kalbura që përveç ligësisë së bashkëlindur, janë të dobët dhe paaftë.

Kur një djalë i pa muskuj, zgjedh të bëhet peshëngritës, familjarët e tij, dhe as vendi nuk mund të presin që ai të fitojë dhe të sjellë ndonjë medalje në Lojërat Olimpike të financuara nga Rusia. Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur nëse gjatë “garave” djalit të tyre (gjoja se përfaqësuesit të vendit) nuk i janë thyer  unazat e boshtit kurrizor apo qafa. Harrojeni medaljen.

***

Janë të paaftë dhe të papërshtatshëm.

Një tragjedi dhe skandal i plotë, kombëtar. I gjithë aparati shtetëror shqiptar, në shtetin amë Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, ka rezultuar i paaftë, nën “udhëheqjen” e insekteve të kalbura.

Shqipëria, Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nën okupim, për momentin, kanë nevojë për një udhëheqje të fortë patriotike, si në disa ish blloqe lindore (Vishegrad). Jo domosdoshmërish e njëjta politikë, por që në çdo rast funksionon ekskluzivisht për shqiptarët. Trojet arbërore duhet të qeverisen nga njerëz të pafajshëm që duan më të mirën për Shqipërinë dhe jo nga njerëz që duan prosperitet për veten e tyre.

Detyrat e presidentit apo kryeministrit përfshijnë ruajtjen e Kushtetutës dhe mbrojtjen e çdo qytetari të vetëm. Asnjë shqiptar nuk mund ta rregullojë vendin i vetëm, madje as një president e kryeministër. Ai gjithashtu kërkon qytetarë të informuar dhe ndriçuar nga mendja.

***

Insektet e paafta, të pamoralshëm e të pakarakter, me mungesë të rregullave ligjore, me prejardhje të diskutueshme etnike, pa ndjenja kombëtare, servil të pushtuesve dhe dashakeqëve të huaj, të korruptuar e pa integritet, nuk mund ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit të cilin e “qeverisin” (sundojnë): Paprekshmërinë, tërësinë tokësore (të pandarë) që për asnjë çmim – asnjë milimetër i saj nuk guxon t`i dhurohet armikut të përjetshëm.

***

Assesi jo minishengeni në Shqipëri dhe asociacioni (republika serbe) në Dardani, edhe sikur ta kërkojnë 100 BE-ja. Ruani sovranitetin dhe integritetin e vendit si sytë e ballit. Lëshimet që i bëhen okupatorëve, nuk e çon Kosovën (dhe Shqipërinë) përpara, vetëm e mban pezull, i hap rrugë synimeve të reja.

Gjithçka është e përkohshme, edhe BE-ja pra, që sidomos për shkak të globalizimit është në rrugën më të mirë të shpërndahet, mos sot atëherë nesër, ndërkaq pas kësaj në Shqipëri, Kosovë  dhe trojet tjera arbërore, përgjithmonë mbetet Serbia, Greqia, Rusia, pse jo edhe Bullgaria. Për këtë duhet të mbushemi me mend nga historia.

Përsëritja e përjetshme e një gabimi është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma. Dhe, jo histori alternative, jo bajga të sajuara.

***

Përveç shtetit amë, edhe Kosova nuk është shtet ligjorë, sepse prej ditës së parë të pavarësisë, është e kapur nga klanet kriminale, ashtu që çdo marrëveshje e fshehtë me fqinjët pushtues, që është dëmshme për vendin, në një shtet ligjorë do të shpalleshe e pavlefshme, ndërsa fajtorët do t`u arrestoheshin menjëherë, të akuzuar për krime të rënda: Tradhti ndaj Vendit.

Për këtë çështje madhore aktuale, ku rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, duhet të angazhohen avokatët e mirëfilltë të vendit dhe të huaj, patjetër. Ndërkaq, mediat kombëtare (ato të pakta që i kemi) duhet të bashkëpunojnë midis tyre që të mos u japin asnjë terren propagandues kalemxhinjve gjysmë-analfabet dhe antikombëtar, edhe sikur të postonin 100 foto të vetat nën çdo shkarravinë që e qëndisin, sepse e çorientojnë dhe hutojnë opinionin i cili nuk di pastaj kujt t`i besoj. Media duhet të kthjellohet, zgjohet, informoj, paralajmëroj, alarmoj, drejtoj, sulmoj sa s`është bërë tepër vonë.

Mungesa e një shteti të mirëqenies intensifikon tensionet shoqërore dhe konfliktet. Për më tepër, jo-kultura e mediave dhe politika e individualizuar e bëjnë fokusin personal intensiv. Krijon një qëndrim: të “vrasësh” ose të “vritesh”, ku çdo grua dhe çdo burrë është për vete.

Media është bërë shumë e fragmentuar dhe njerëzit lexojnë ato gazeta-portale dhe ndjekin ato kanale televizive që u tregojnë atyre çfarë duan të dëgjojnë. Kjo çon në përforcimin e mendimeve dhe qëndrimeve, në të njëjtën kohë kur ato nuk diskutohen dhe nuancohen.

***

“Marrëveshjet” kanë qenë të paligjshme, prandaj zyrtarisht duhet të zhvlerësohen. 

Zhvlerësojini si të pavlefshme (vdekjeprurëse për kombin dhe vendin) marrëveshjet e paligjshme, të nënshkruara qysh përpara shumë vitesh nga mburraveci modern i shtetit të ri, dhe sllavi i jugut kërma, pa njoftuar popullin se çka nënshkruhet: Paqetat e rënda të Ahtisaarit dhe Gjashtë pikë-çuditëset e Ban Kimunit, që duhet t`u rikthehen shpikësve, le t`i zbatojnë në vendet e veta. Dhe, asnjë kloun i huaj, qoftë ai edhe i autorizuar nga BE-ja jo korrekte, nuk mund të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës shqiptare, në dobi të sivëllezërve të tij serb.

Në shtetet demokratike, edhe Gjykatësi përjashtohet nga gjykimi i ndonjë çështjeje për shkaqe afërsie me njërën nga palët.

Skualifikimi (pavlefshmëria), do të thotë që një person nuk mund të marrë një vendim në një çështje, ose të marrë pjesë në hetimin ose vlerësimin e tij, për shkak të lidhjes së tij me çështjen ose personat që mund të preken nga vendimi që do të merret. Shkelja e rregullave për paaftësinë, si rregull i përgjithshëm, do të çojë në rezultatin që vendimi përkatës, aktgjykimi ose vendimi bëhet i pavlefshëm.

***

PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.

 

*Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Send this to a friend