VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Letra e turistit kosovar: Në Shqipërinë time as një gotë ujë s’më dhanë!

By | August 9, 2017

Komentet

Scott: Serbia dhe Kosova të mos e fajësojnë njëra tjetrën për dialogun

Ambasadori amerikan në Beograd i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ministri Stefanoviq tha se është mirë që SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e autoriteteve të Prishtinës, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëjnë më shumë presion në këtë drejtim.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është ndërprerë pasi Qeveria e Kosovës vendosi tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Serbia kundërshton pjesmarrjen në bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi. Në anën tjetër autoritetet kosovare thonë se tarifën e heqin vetëm pasi të ketë njohje nga ana e Serbisë.

Të dyja palët fajësojnë njëra tjetrën për kushtëzime të dialogut.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që tarifa të shfuqizohet dhe dialogu të rifillojë sa më parë.

Facebook mbyll llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Marrë nga Reuters

Kompania Facebook tha të martën se ka mbyllur disa llogari të tjera nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si arsye “veprime të koordinuara dëmtuese”.

2 632 faqe, grupe dhe llogari gjithsej u hoqën nga Facebook-u dhe Instagrami për aktivitet të lidhur me vendet e përmendura, tha platforma sociale.

513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1 907 ishin të lidhura me Rusinë, tha Facebook.

Llogaritë e lidhura me Rusinë u hoqën kryesisht se kishin shkaktuar spam dhe vetëm disa prej tyre ishin angazhuar në veprime të koordinuara dëmtuese, sipas deklaratës.

Facebook tha gjithashtu se faqet dhe llogaritë ishin mbyllur për mënyrën e funksionimit dhe jo për përmbajtjen.

Platforma e medias sociale kohët e fundit ka marrë masa ndaj llogarive të tilla në shumë vende, pasi është kritikuar ashpër dy vitet e fundit për zvarritje – të pranuar edhe nga vetë kompania – në zhvillimin e instrumentave për të luftuar ekstremizmin dhe operacionet e propagandës. Kompania mbylli edhe disa llogari të lidhura me Iranin në fillim të janarit.

Rruga e Kosovës drejt NATO-s, me pengesa politike

Bekim Bislimi

Anëtarësimi në Aleancën Veriore-Atlantike, e njohur si NATO, ka qenë dhe mbetet ambicie e Kosovës, institucionet e së cilës do të vazhdojnë ta trasojnë rrugën për të realizuar këtë ambicie deri në fund, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të aspekteve të sigurisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka të definuar politikën e vet të jashtme dhe të sigurisë, e cila ka për objektiv shtetëror anëtarësimin e plotë të vendit në NATO.

Sipas tij, në aspektin praktik institucional, me theks të veçantë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, vendi po vazhdon të ndërtojë të gjitha standardet e veta në përputhje dhe me ndërveprim të plotë me NATO-n. Nisur nga kjo, siç thotë Ramadani, Kosova është e gatshme të avancojë në fazat e ardhshme të përafrimit dhe anëtarësimit në NATO.

“Kosova ka raport me NATO-n dhe ky raport është përmes Ekipit Këshillëdhënës dhe të ndërlidhjes i NATO-s (NALT), i cili funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK dhe ne punojmë me ta në baza të rregullta ditore. Programi tjetër është ndërveprimi i zgjeruar, në të cilin Kosova, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, ka përfituar në vazhdimësi prej programeve të NATO-s”, theksoi Ramadani.

Ai ka shtuar që në aspektin e formalizimit të dialogut politik me NATO-n, Kosova e ka të qartë që kjo kërkon rrugë më specifike brenda vet NATO-s, për shkak se brenda saj ende janë disa shtete që nuk e njohin Kosovën. Por, gjithashtu, sipas tij, në të njëjtën kohë, Kosova ka në NATO vende partnere dhe aleate të fuqishme të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe të fushave tjera.

Por, njohësi i çështjeve të sigurisë, Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që institucionet në Kosovë e shprehin hapur ambicien për anëtarësim të vendit në NATO. Por, sipas tij, ambiciet e tilla nuk janë reale, veçanërisht kur për një gjë të tillë jepen premtime dhe afate kohore.

Avdiu thotë se përveç ambicieve të shprehura në mënyrë deklarative, nuk ka pasur përkushtim dhe angazhim të vendit, e sidomos në aspektin diplomatik, për të kërkuar ndryshimin e bashkëpunimit që aktualisht Kosova e ka me NATO-n.

“Është një bashkëpunim ndoshta më teknik që ekziston përmes atij partneritetit të pjesshëm që NATO ia ka ofruar Kosovës, por që ky nuk premton thuajse asgjë. Është një bashkëpunim që më shumë ndodhë në nivele të ulëta. Do të thotë, nuk ka një bashkëpunim politik, qoftë ndërmjet NATO-s me Ministrinë e Jashtme (të Kosovës) ose qoftë me Forcën e sigurisë së Kosovës apo Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu që Kosova është nën hije të gjitha zhvillimeve sa i përket me NATO-n, nëse krahasohet me vendet tjera rajonale, madje, në këtë rast ndoshta edhe me Serbinë, pavarësisht që ajo ka neutralitet ushtarak ndaj aleancës së NATO-s”, theksoi Avdiu.

Megjithatë, ai nuk i fajëson krejtësisht institucionet e Kosovës lidhur me ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me NATO-n. Sipas tij, NATO e ka ndërlidhur bashkëpunimin me Kosovën edhe me rezultatin e dialogut me Serbinë, i cili aktualisht është i bllokuar, si dhe mosnjohja e Kosovës nga 4 vendet anëtare të NATO-s, i ka sjellë vendit shumë probleme.

Por, zëvendësministri Ramadani thotë se komunikimi i rregullt me NATO-n do të vazhdojë dhe në një situatë të re, do të ishte rruga specifike për Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

“Paraprakisht ne jemi duke synuar dhe punuar që të jemi shtet anëtar i Kartës së Adriatikut ose i A5, që të kthehet në A6. Duam, synojmë dhe punojmë që të jemi pjesë e Partneritetit për Paqe dhe kështu ta hapim rrugën formale politike dhe institucionale për vendimin e së nesërmes, të anëtarësimit në NATO. Rrjedhimisht, unë jam i bindur që shteti i radhës në zgjerimin e NATO-s, në total, do të jetë Kosova. Për këtë, në rrethanat aktuale, na duhet rrugë specifike”, u shpreh Ramdani.

Sipas tij, në rast se 4 vendet anëtare të NATO-s do ta njihnin Kosovën, kjo e fundit tashmë i ka plotësuar shumicën e kritereve për të qenë anëtare e aleancës veri-atlantike.

Ndërkaq, Avdiu shprehë mendimin që pavarësisht bllokadës politike në rrugën drejt NATO-s, Kosova duhet të gjejë modalitete për ta ngritur nivelin e bashkëpunimit me këtë organizatë.

“Kosova duhet të insistojë që të gjenden modalitete, siç është gjetur ndoshta modaliteti përmes BE-së me MSA-në, që të ketë njëfarë zhbllokimi të bashkëpunimit politik. Kjo për shkak se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të hyj në Partneritetin për Paqe, ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të kontribuonte dhe të përfitonte shumë nga programet e ndryshme që mund t’i ofrohen. Por, sigurisht që ndërlidhja e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n, me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do at vështirësojë edhe më shumë një bashkëpunim të tillë, në kohën kur nuk dihet se si do të jetë epilogu i këtij dialogu”, vlerësoi Avdiu.

Sidoqoftë, zëvendësministri Ramadani ka theksuar se prania e NATO-s në Kosovë, qoftë përmes shteteve anëtare të saj, qoftë në udhëheqje të misionit të KFOR-it, si dhe ndërveprimi i shteteve anëtare të kësaj aleance me FSK-në, i japin siguri kombëtare Kosovës, por kjo prani jep edhe siguri rajonale. Analisti Avdiu, ka theksuar se prania e NATO-s në Kosovë është garancia kryesore e sigurisë së vendit dhe ai pret që kjo prani të jetë të paktën edhe në 10 vjetët e ardhshëm.

Arkiv: KRYEPROKURORI I KROACISË TREGON – JA SI E BURGOSA IVO SANADERIN

Dinko Cvitan, Prokurori i Përgjithshëm kroat, hyri në ambientet e Krimeve të Renda me vetëm dy automjete që e shoqëronin, ku asnjëra prej tyre nuk njoftonte me anë të sirenave se një person i rëndesishëm po kalonte pragun e institucionit të drejtësisë shqiptare.Vizita, me koleget shqiptare te akuzes, vjen ne nje kohe kur korrupsioni ne vendin tone po hetohet si krim i rende, por ka vetem nje ish-gjyqtar te denuar. Ne trajnimin që zgjati dy ore, prokurori kroat foli perpara prokuroreve shqiptare, qe hetojne krimet qe kryejne zyrtaret e shtetit, sikurse eshte korrupsioni dhe shperdorimi i detyres. Ai foli per eksperiencen e tij, e cila nuk eshte e vogel pare edhe çeshtjet e medha qe ka çuar deri ne fund.

I njohur edhe jashte Kroacise per arrestimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe ish-kryetarit te Bashkise se Zagrebit, dy persona shume te rendesishem dhe me influence ne vendin e tij, Cvitan ka treguar formulen se si luftohet korrupsioni. Cvitan eshte shprehur se per te mberritur tek zyrtare te nivelit te larte te dyshuar, se pari duhet te ekzistoje vullneti dhe deshira.

‘Ata qe bejne nje hetim te tille duhet te jene njerezit e duhur,- ka shtuar Cvitan,- pasi ne kete proces duhet te mbizoteroje kembengulja dhe vetmohimi’.

Keshillat e tij, Prokurori i Pergjithshem kroat mesohet t’i kete mbyllur me nje fraze figurative dhe nenkuptuese, pasi ka nenvizuar se qe te luftohet korrupsioni duhet te behen bashke disa yje, çka ne kontekstin shqiptar do te thote se qe te kete rezultate duhet te kete bashkepunim mes institucioneve ligjzbatuese.

Duke sjelle shembullin se si u hetua ish-kryeministri Ivo Sanader, Prokurori i Pergjithshem Dinko Cvitan, mesohet t’u kete thene prokurororeve se gjithçka ka nisur nga shkrimet ne media. Gazetaret raportonin se Sanader mbante ore te shtrenjta, ku vetem njera prej tyre kushtonte 100 mije euro.

Per kete qellim,- eshte shprehur ai,- ne vendosem te nisim hetimet kryesisht. Ne ate kohe Sanader sapo kishte lene detyren dhe ishte deputet dhe anetar nderi i kryesise se partise se tij, e sapo dale ne opozite. Veshtiresia,- ka shpjeguar Cvitan,- ishte vetem ne fillim pasi synohej qe te mblidheshin sa me shume prova.

“Patem nje bashkepunim te mire me Policine dhe Drejtorine e Taksave, dhe vetem pas veprimeve hetimore, kerkuam imunitetin e Sanader, per shperdorim detyre, korrupsion pasiv dhe abuzim me fondet publike, nderkohe qe me pas ju drejtuam gjykates per arrestim”, ka treguar Cvitan.

Pjesa tjeter e historise tashme eshte e ditur boterisht, Sanader ndodhet ne burg me dy denime per korrupsion, ndersa Kroacia hyri ne Bashkimin Europian./TCH/03.25.2015

Wolfgang Petrich: Bombardimi i RFJ-së ishte ilegal, Franca është fajtore

Ish- emisari i BE’së në bisedimet Kosovë – Serbi gjatë kohës së Rambouillet, austriaku Wolfgang Petrich, i cili edhe tani është pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet shkëmbimit të territoreve, gjatë një debati për bombardimet e NATO’s që kanë filluar më 24 mars 1999, ka thënë se ky veprim i aleatëve ishte ilegal.Ai u ka thënë serbëve se fajtorin duhet ta kërkojnë në Francë. Petritch ka thënë se Serbia ka rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor sepse si vendi më i madh në rajon ka përgjegjësinë më të madhe për atë që ka ndodhur por dhe për të ardhmen.Gjatë pjesëmarrjes në një debat “20 vjet nga bombardimet e NATO’s, a ka Ballkani të ardhme?” të organizuar nga Lëvizja serbo-austriake për solidaritet në Vjenë, Petrich ka thënë se çështja e Kosovës duhet të shihet në tërësi sepse nuk e ka zanafillën vetëm nga intervenimi i NATO’s, por shumë kohë më parë.

Petrich ka thënë se rënia e Jugosllavisë ka filluar me heqjen e autonomisë së Kosovës, ndërsa ka përfunduar me konferencën e Rambouillet. Sipas diplomatit austriak, me origjinë sllovene, marrëveshja Yeltsin –Millosheviq ka hapur rrugën e internacionalizimit të çështjes së Kosovës, sepse kjo marrëveshje kishte lejuar hyrjen e vëzhguesve, ndërsa marrëveshja Holbrooke –Millosheviq, sipas tij, e kishte internacionalizuar edhe më tëj çështjen, sepse kishte mundësuar që NATO të kryej fluturimeve vëzhguese mbi territorin serb.

“Historia e problemit të Kosovës është e gjatë, dhe nuk fillon më 1989, më Milloshevqin, por më herët, menjëherë pas vdekjes së Tito’s, kur nisën protestat në Prishtinë, që ndikoi në intesifikimin e konfliktit” ka thënë Petrich.

Petrich ka thënë se aneksi ushtarak i dokumentit të Rambouillet nuk ka qenë pjesë e negociatave pasi për këtë dokument ka mundur të bisedojë vetëm Beogradi e jo edhe pala kosovare.

Petrich ka hedhur bombardimi i NATO’s ka qenë ilegal sepse sipas tij ka ndodhur kundër të drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që ka hedhur poshtë pohimet se lufta e Kosovës ka qenë një luftë e përgatitur paraprakisht.

“Nuk jam mik i militarizmit amerikan, por të parët që thënë se bisedimet dështuan ishin zyrtarët e Parisit të cilët dhanë shenjat se tani gjërat në dorë do t’I marrë NATO. Kjo për mua ishte shokuese, sepse Franca ka qenë aleat shekullor I serbëve në të gjitha luftërat” ka thënë Petritch.

Ai u ka sugjeruar serbëve që t’i pyesin francezët se pse ua kthyen shpinën.

Harta – Shqiptarët, populli më i ‘paditur’ në gjuhën angleze

Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.


Ndërsa sasia ka rëndësi, cilësia gjithashtu luan një rol thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjuhët. Aftësia e nevojshme për të komunikuar dhe kuptuar çështjet gjuhësore dhe vendet që mburren me numrin më të lartë të folësve, nuk mund ta pasqyrojnë atë domosdoshmërisht. Jo çuditërisht, Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë.

Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv. Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze, ose siç emërtohet “injorantë’ në gjuhën angleze.

Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45);  Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77);  Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37).

Duke lënë mënjanë hegjemoninë gjuhësore, anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale/Monitor

“Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht!

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.

Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.

Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

Kur Shqipëria përgatitej të ndërhynte në Kosovë – Nga Hajro Limaj*

Politika e gjenocidit millosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës. Konfliktet ishin kthyer në një fushë beteje, ku ushtria serbe kishte mësyrë në të katërta anët e Kosovës për ta vendosur atë nën diktaturën ushtarake. Kosova kërkonte shpëtim. Shqiptarët e Kosovës ishin vendosur përballë një ushtrie të armatosur me të gjitha mjetet. Ata kishin nevojë urgjente për mbështetje ushtarake. Vendet e Aleancës së NATO-s debatonin çdo ditë, por nuk po vendosnin për ndërhyrje ushtarake. Negociatorët lëviznin me shpejtësi, por pa rezultat në takimet e zhvilluara me Millosheviçin. Presidenti amerikan ishte në dilemë: të firmoste dekretin e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë apo jo? Tirana ndodhej në një moment kritik. Prishtina i kishte drejtuar sytë dhe veshët nga mëmëdheu. Por edhe Shqipërisë asnjë shtet që pretendonte se ishte aleat nuk po i përgjigjej pozitivisht për një mbështetje ushtarake, nëse Tirana do të hynte në luftë për çlirimin e Kosovës.

Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë. Kryeministri Majko e ndjente përgjegjësinë historike të Tiranës dhe kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik dhe diplomatik. Ai shpresat i kishte kthyer plotësisht nga Ankaraja. Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Për këtë festë tradicionale, qeveria e kryeministrit Bylent Exhevit bashkoi periudhën e pushimeve të Bajramit me pushimet e fundjavës. Ankaraja, kryeqyteti i vendit, ishte zbrazur nga qytetarët dhe makinat e saj. Ata ishin “shpërngulur” në të katërta anët e Turqisë për t’u bashkuar me prindërit dhe të afërmit e tyre në festën shpirtërore të këtij populli bujar dhe mikpritës. Megjithatë, ne vazhdonim punën, mbasi prej Ankarasë ndiqnim me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, z. Saimir Bala, një djalë i ri, i cili ishte pa eksperiencë në misionet diplomatike jashtë shtetit. Ministri i Punëve të Jashtme të asaj kohe, z. Paskal Milo, e kishte propozuar atë për ambasador, aq më tepër për në Ankara, pa qenë asnjë herë diplomat jashtë shtetit. Pra, ishte një emërim politik, që nuk mbështetej në karrierën dhe aftësitë diplomatike të tij, por në besueshmërinë e Partisë Social Demokrate. Emërime të kësaj natyre fatkeqësisht në Shqipëri janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga partitë që vijnë në pushtet, edhe pse politikanët me demagogjinë e tyre shprehen se diplomacia është e depolitizuar dhe përfaqësuese e shtetit. Megjithatë, zoti Saimir, në fillim kishte dëshirë dhe predispozicion të mësonte dhe të punonte. Për ketë arsye, me mua, si atashe ushtarak, përpiqej të komunikonte dhe të vendoste marrëdhënie bashkëpunimi serioz në interes të realizimit të misionit që ne kishim. Kështu, që për të gjithë sektorët punonim së bashku dhe për sa kohë ai vazhdoi kështu pati suksese në rritje, ndërsa kur u largua nga rruga e bashkëpunimit, ai gaboi shumë, derisa e kthyen para kohe në atdhe.

Por le të kthehemi te tema që diskutojmë. Atë ditë, më 29 mars 1999, pa pritur ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe me kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës se tij, mbasi më kërkonte nga Tirana kryeministri i Shqipërisë, zoti Pandeli Majko. Nxitova tek telefoni dhe menjëherë iu përgjigja: “Urdhëroni, zoti Kryeministër!”. “Zoti kolonel”, mu përgjigj ai nga ana tjetër. “Realizoni një takim urgjent me kryeministrin Exhevit dhe mbasi t’i shpjegoni situatën në veri të Shqipërisë… Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herë me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tonë. I kërkoni atij, të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit që do t’ju dërgojë tani Luani, ministri Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin!”, – përfundoi ai dhe “më raportoni për rezultatet e këtij takimi!”. Duke ju përgjigjur Atij “Si urdhëroni”, sytë i kisha kthyer nga ambasadori, i cili ndiqte me shumë kujdes bisedën që po zhvilloja me kryeministrin Majko. Ai ishte i ndërgjegjshëm se perse kryeministri, pa folur këtu për ministrat e Mbrojtjes që ishin të detyruar të komunikonin dhe të shkëmbenin korrespondencën vetëm me mua, të bisedonte për probleme madhore direkt me mua. Kjo ndodhte, mbasi unë kisha një periudhë të gjatë që punoja atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Ankara dhe gjatë vizitave në Turqi të kryeministrave dhe ministrave kishin parë rezultatet e shkëlqyera të bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve tona, bashkëpunim i cili në të gjitha takimet vlerësohej si “krenaria e bashkëpunimit dypalësh”. Ketë përfundim, me dashje apo pa dashje e pranonte dhe e deklaronte edhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Paskal Milo, i cili ishte një nga ministrat e Jashtëm që jo vetëm nuk i mbështeste atashetë ushtarakë jashtë shtetit, por ishte shumë xheloz për pavarësinë e tyre nga ai.

U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të kryeministrit Exhevit, zotin Zeynël Yeşilay. Ju prezantova dhe mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me kryeministrin Exhevit. Unë me atë njihesha nga afër dhe kisha pasur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Exhevit atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, ai më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformen ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu i ambasadës makinën zyrtare dhe menjëherë u nisem drejt Kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, mbasi shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së Kryeministrisë. Në shkallet e hyrjes se Kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por oficeri sigurimit të Kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës se kryeministrit Exhevit. E përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, pastaj fillova menjëherë t’i transmetoja mesazhet e kryeministrit tonë, zotit Majko: “Vëllai juaj i vogël, kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet me të mira”, e fillova bisedën me të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre kofidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte kryeministri Exhevit, kryeministrin tonë, zotin Majko. Pastaj i shpjegova atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë veriorë të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë deri 10 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mund ta përdorin si pretekst për të hyrë në thellësi. Gjithashtu, Shqipërinë Beogradi e akuzon për hapësirën ajrore që i ka dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra, Shqipëria në çdo moment mund të përfshihet në luftë. Në këto rrethana qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni Kukësit është në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana.

Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtrëngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet me të rëndësishme të tyre. “Po mirë – mu drejtua mua – keni juve të dhëna të mjaftueshme informative, që vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë se Veriut”? “Deri tani, për një mësymje të tillë nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit”, ju përgjigja pyetjes së tij. Ambasadori më ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjalë të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në ketë kohë, kryeministri Exhevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike që kishte përpara dhe në anën tjetër iu përgjigj komandanti Forcave të Armatosura dhe shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral-Armate, Huseyin Kevrekoglu. Kryeministri Exhevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, ai me qetësinë që e karakterizonte mu drejtua: “Zoti atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente”. E falënderuam me përzemërsi për pritjen dhe angazhimin serioz të tij dhe zbritëm shkallet për t’u nisur në ambasadën tonë. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan të na filmonin dhe të na pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Exhevit në ditët e Bajramit. Ata mu drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë iu përgjigja gazetareve se, “në erdhëm për të uruar kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”.

Atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me kryeministrin Exhevit si dhe deklaratën që ai beri para gazetarëve në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ai, me atë qetësinë e tij natyrale nënvizoi: “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje – vazhdoi ai – Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve. Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura të Turqisë, një godinë madhështore në qendër të Ankarasë. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve, pashë njeri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Drejtorisë së Logjistikës, Drejtorisë se Zbulimit, etj.. Njeri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysma gaz, mu drejtua duke me thënë: “Kolonel Hajro, mirë, që ditët e zakonshme që nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bërë ketë!”. Duke qeshur edhe unë, iu përgjigja: “Zoti gjeneral, miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “Ashtu është”, tha ai dhe së bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakëve të lartë të Shtamadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë se Punëve të Jashtme, drejtori i Drejtorisë se Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben.

Pa e zgjatur unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes se tyre iu referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-armate Hyseyin Kivrikoglu nga takimi që ai realizoi më datën 3 mars 1999 me kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko, kohë në të cilën nuk kishin filluar akoma bombardimet NATO-s në Kosovë. Zoti Pandeli Majko, me ftesë të kryeministrit Exhevit vizitoi Ankaranë me datat 2 dhe 3 mars, me objektiv kryesor krizën në Kosovë. Kryeministri Exhevit në përfundim të takimeve me zotin Majko, nënvizoi se: “Në të gjitha njësitë që janë krijuar, qoftë për sigurinë e jashtme, qoftë për sigurinë e brendshme dhe qetësinë e Shqipërisë, Turqia ka një pjesëmarrje të madhe. Në të njëjtën kohë vazhdon zgjerimi edhe i bashkëpunimit tonë në fushën e ekonomisë”. Gjithashtu, ai shtoi se, “në takim një vend të rëndësishëm zuri çështja e Kosovës”. “Atëherë, zoti atashe – mu drejtua drejtori i përgjithshëm i Logjistikes – ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi: “Miku i mirë njihet në ditë të vështira, apo jo zoti Kolonel”. Dhe ashtu ndodhi. Në agimin e të nesërmes nga aeroporti ushtarak i Ankarasë u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak.

Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte ministri i Mbrojtjes, zoti Luan Hajdaraga. Trupat ushtarake të divizionit të Kukësit kishin kaluar në gjendje të jashtëzakonshme. Pra Turqia, nga Lindja e Mesme, i kishte dalë garant Shqipërisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë se saj nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë. Ishte i vetmi vend që në atë kohë debatesh dhe diskutimesh për ndërhyrjen ose mosndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, që garantoi Shqipërinë se do ta mbështeste direkt me forca ushtarake dhe armatime për mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe shmangien e një gjenocidi serb në Kosovë. Turqia, si një “tigër” gjigant mbi hapësirat e Anadollit i kishte kthyer sytë dhe veshët plotësisht nga Shqipëria dhe Kosova. Atë e “furnizonte” me ushqim të freskët dhe e mbante në gatishmëri e gjithë media e vendit. Pra, problemi ishte shumë delikat. Nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë për të ndaluar gjenocidin ndaj popullsisë autoktone shqiptare, Shqipëria do të hynte në luftë në mbrojtje të Kosovës. Pra, do t’i hapte luftë Serbisë. I vetmi vend aleat që iu përgjigj pozitivisht kryeministrit Majko për ta mbështetur në një luftë të tille dhe të drejtë ishte vetëm Turqia, qëndrim të cilin më vonë e mbajtën edhe shtetet kryesore të NATO-s. Dhe mbështetja do të ishte tepër e fuqishme. Por ato ditë, edhe pse kishte filluar kthesa e madhe historike me fillimin e bombardimeve të NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë, sovraniteti dhe integriteti i Shqipërisë mund të dhunoheshin në çdo moment. Më 24 mars 1999, Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO, e nisur nga ideja humane për shpëtimin e popullit të Kosovës, kur këtij i kanosej gjenocidi dhe zhbërja fizike, kishte filluar sulmet ajrore kundër forcave serbe në Kosovë. Por, kjo nuk përbënte aspak dorëzimin dhe tërheqjen e menjëhershme të serbëve nga Kosova. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare, që shkurtimisht u emërtua UÇK, bëri që aleanca ushtarake me e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë dhe mbas 2.5 muajsh ta dëbojë ushtrinë e Millosheviçit nga territoret e Kosovës.

*Hajro Limaj, kolonel, ish-atashe ushtarak në Republikën e Turqisë

Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë lëshuan Kosovën

Luljeta Krasniqi – Veseli

Emigrimi i qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme, kryesisht ato evropiane, pavarësisht perceptimit se ka shënuar rritje, sipas të dhënave zyrtare ka shënuar rënie.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil.

Trendi i emigrimit në Republikën e Kosovës thuhet në këtë raport, ka pasur një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2016, përderisa pas vitit 2016 emigrimi se ka shënuar rënie të konsiderueshme.

Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga vendi gjatë kësaj periudhe ishte viti 2015, kur nga Kosova emigruan mbi 75 mijë qytetarë, shumica prej tyre në formë të parregullt. Derisa, në vitin në vitin 2017 emigrimi ka shënuar rënie dhe atë në rreth 12 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2017, ishin emigrantët të rregullt dhe arsyet ishin: bashkimi familjar, martesat, punësimi, studimi, etj.

Qytetarët e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, emigruan kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, por kishte edhe qytetarë që u evidentuan se emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Sa u përket të dhënave për vitin 2018, ato nuk janë finalizuar ende nga autoritetet e Kosovës, por sipas disa të dhënave që i janë dhënë Radios Evropa e Lirë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tregohet se trendi i emigrimit ka shënuar rënie edhe gjatë vitit 2018.

Sefedin Kuçi, udhëheqës i Divizionit për planifikim dhe statistika në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat për numrin total të emigrantëve të Kosovës për vitin 2018 nuk dihen, por dihet se janë rreth 3500 qytetarë, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së përgjatë vitit 2018.

“Në aspektin e migrimit, në përgjithësi, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë trendet gjatë këtyre viteve, kanë qenë pozitive sa i përket emigrimit të parregullt çka do të thotë se kemi pasur rënie të konsiderueshme të migrimit të parregullt. Nëse e shikojmë aspektin e azilkërkuesve në shtetet e BE-së, emigrimi në vitin 2018 ka qenë në pikën më të ulët të azilkërkuesve. Nga 67 mijë kërkesa për azil, të cilat kanë qenë në vitin 2015 kjo shifër në vitin 2018 ka qenë 3515, pra ka një rënie të konsiderueshme. Ne mendojmë se ky trend i rënies do të jetë edhe në vitin 2019”, thotë Kuçi.

Ai thekson se rreth 98 për qind e këtyre kërkesave për azil të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së gjatë vitit 2018, janë refuzuar.

“Në vitin 2018 kemi pasur një ndryshim sa i përket shteteve ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar azil. Para vitit 2018, vendet ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar më shumë azil ka qenë Gjermania, Franca, Austria..kurse gjatë vitit 2018 kjo ka pasur ndryshim në renditje, ku 58 për qind e kosovarëve kanë kërkuar azil në Francë ndërsa në Gjermani 16 për qind në Itali 9 për qind e kështu me radhë”, thotë Kuçi.

Ky trend i rënies së emigrimit të parregullt, shton Kuçi, do të ketë ndikim pozitiv edhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.

Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut emigrimin e qytetarëve të Kosovës për në vendet e ndryshme të botës e konsiderojnë si mjaft shqetësues.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës në vendet e botës është luftë për ekzistencë.

Kosova shton ai është një vend, i cili nuk është duke iu ofruar kushte elementare qytetarëve të saj dhe perspektivë të rinjve.

“Emigrimi po ndodh për faktin se ka mungesë të vendeve të punës. Të rinjtë ndonëse përfundojnë studimet apo shkollat profesionale nuk mund të gjejnë një vend pune. Nepotizmi ka lëshuar rrënjë në Kosovë, nëse nuk ke një përkrahje politike nuk mund të gjesh një vend pune dhe në mungesë të perspektivës, ata janë të detyruar të ikin nga vendi dhe të bëjnë një punë që nuk është në përputhje me kualifikimin që kanë, mirëpo ata detyrohen të ikin për një jetë më të mirë”, thotë Shala.

Ai thotë se të rinjtë nga Kosova po emigrojnë duke kaluar në rrugë të rrezikshme dhe po ju rrezikohet edhe jeta.

“Të rinjtë nga Kosova po detyrohen që të emigrojnë, kjo nuk është dëshira e tyre por është një zgjidhje e imponuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe sociale dhe pa perspektivës. Emigrimi është bërë një domosdoshmëri për të mbajtur familjen”, thotë Shala.

Shala thekson se më shqetësuese është edhe fakti që kjo dukuri po tenton të minimizohet nga autoritetet e vendit, të cilat siç thotë ai kanë përgjegjësinë kryesore për këtë emigrim.

Në anën tjetër, Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se numri i qytetarëve, të cilët po lëshojnë vendin është shqetësues dhe se edhe pavarësisht kësaj, siç thotë Mazreku, institucionet e Kosovës po e neglizhojnë këtë dukuri.

“Unë mendoj se Kosova është duke u konsumuar me disa tema të tjera, të cilat tema në fakt janë duke i margjinalizuar këto temat reale që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, sepse pa pasur zhvillim ekonomik të vendit, nuk mund të ketë stabilitet politik e as social të atij vendi, në këtë rast të Kosovës”.

“Prandaj është shqetësuese se sa pak publicitet, sa pak theks media, publik dhe institucional i jepet këtij fenomeni, kur fshatra të tëra thuajse janë boshatisur. Kjo vërehet edhe në numrin e nxënësve që regjistrohen në nivelin fillor, atë të mesëm, por edhe universitar. Krejt kjo qasje, publike dhe mediale, nga shoqëria civile, por edhe institucionale, mendoj që është shumë shqetësuese”, thotë Mazreku.

Në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte theksuar se emigrimi i lartë do të ndikojë edhe në strukturën e popullsisë në vitet vijuese pasi që vlerësohet se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grup-moshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Shqetësuese, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbetet emigrimi i qytetarëve me nivel të lartë të edukimit.

“Emigrimi po ndodh për shkak të mundësive më të mira për të bërë karrierë dhe kushteve socio-ekonomike në vendet e destinacionit, siç është evidente mjekët po emigrojnë në Gjermani. Bazuar në këtë, Kosova gradualisht po ballafaqohet me fenomenin e ‘Ikjes së trurit’ ose me humbjen e kuadrove”, thuhet në raportin e Ministrisë.

Popullata me origjinë nga Kosova që jeton jashtë vendit më 2017 është llogaritur të jetë më shumë se 800 mijë, që është ekuivalente me 46.36 për qind e popullatës që jeton në Kosovë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, i bërë në vitin 2011, numri i qytetarëve të Kosovës është llogaritur të jetë rreth 1.8 milion.

Dy dekada nga bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi

Sot mbushen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi dhe të cilat zgjatën 78 ditë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bombardimet ndaj RFJ-së zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor 1999. Kjo ishte ndërhyrja e dytë e rëndësishme e NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë pas bombardimit të pozicioneve të forcave ushtarake të serbëve të Bosnjës e Hercegovinë rreth Sarajevës dhe në pjesët e BeH-së që ishin nën pushtimin e forcave serbe në operacionin “Forca e Qëllimshme”, të vitit 1995.

Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova.

Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit të RFJ-së u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollarë ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është publikuar, ndërkaq vlerësohet në mes 1.200 dhe 2.500 të vdekur dhe rreth 5.000 të plagosur.

Arsye e fillimit të bombardimit ishin pikërisht zhvillimet në Kosovë, ku që nga viti 1996 kur filluan përleshjet e para në mes forcave serbe dhe shqiptarëve.

Bashkimi Evropian në mesin e vitit 1998 zgjeroi sanksionet ekonomike kundër Beogradit për shkak të ndërhyrjes serbe në Kosovë, duke vendosur ndalesën e fluturimeve komerciale të kompanive jugosllave në të gjitha 15 vendet anëtare sa numëronte asokohe BE-ja.

Presidenti i atëhershëm i RFJ-së, më pas i dënuari i Hagës, Sllobodan Millosheviç, u dakordua që të plotësojë pjesën më të madhe të kushteve të parashtruara nga fuqitë botërore për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, duke potencuar se do të tërheq forcat e tij nga Kosova, siç tha ai, “vetëm pas ndërprerjes së terrorizmit”.

Por në terren, në Kosovë, shkatërrimet e luftës jo vetëm që vazhduan, por ato edhe u intensifikuan.

Masakra në Reçak shënoi kthesën në luftë, pasi komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit dhe mori vendimin për interevenim ushtarak për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës në Ballkan.

Diplomati amerikan Richard Holbrook u takua për herë të fundit me Millosheviçin në mars të viti 1999, ku i ofroi shansin e fundit që të pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, sipas të cilës, Kosovës do t’i rikthehej autonomia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) do të çarmatosej dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s do të vendoseshin në Kosovë. Millosheviçi refuzoi kushtet, gjë e cila çoi në bombardimin e NATO-s ndaj FRJ-së.

NATO fillimisht sulmoi caqet përrreth Beogradit. Një nga caqet kryesore të sulmeve të ashpra të forcave të NATO-s ishte aeroporti i Beogradit në Batajnicë, si dhe caqet ushtarake në komunat Vozhdac, Gorcka, Pançevë dhe fabrika e avionëve Utva si dhe zonat Kovina dhe Kaçareva.

Raketat e NATO-s më 23 prill goditën ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe për 24 orë u ndërpre transmetimi i programit. Me këtë rast humbën jetën 16 punonjës të RTS-së.

Po ashtu më 7 maj raketat e NATO-s goditën ndërtesën e ambasadës kineze në Beograd, ku jetën humbën tre gazetarë kinezë, gjë që shkaktoi protestën e Pekinit. NATO kërkoi falje, duke theksuar se për çdo gjë fajin e ka harta e vjetër e qytetit të Beogradit dhe se ambasada nuk është qëlluar qëllimisht.

Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kanë realizuar 38.000 fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish dhe Novi Sad.

Avionët e NATO-s kanë bombarduar edhe disa caqe ushtarake në Mal të Zi, duke sulmuar aeroportin ushtarak në Podgoricë dhe një objekt ushtarak në Danilovgrad si dhe disa caqe ushtarke midis Tivarit dhe Ulqinit dhe midis Budvës dhe Sutomores.

Në ditët e para të bombardimit të NATO-s në Kosovë u dëgjuan 15 shpërthime, në veri të Prishtinës, si dhe dy shpërthime në Mitrovicë. Po ashtu u godit edhe kazerma në Ferizaj.

NATO çdo ditë sulmonte caqet ushtarake në të gjithë ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, duke hedhur raketa ndaj aeroporteve, kazermave dhe qendrave të mbrojtjes kundërajrore.
Ndërsa vazhdonin bombardimet e NATO-s mbi caqet në RFJ, në të njëjtën kohë, ushtria e ish-Jugosllavisë përshkallëzoi sulmet e saj në Kosovë. Kështu, më 25 mars 1999 ndodhi masakra në Krushën e Madhe, në të cilën u masakruan 44 civilë shqiptarë ndërsa një ditë më vonë, më 26 mars ndodhi masakra në Suharekë ku u vranë 48 civilë shqiptarë.

Masakra në Izbicë, në të cilën u masakruan 120 shqiptarë ndodhi më 28 mars ndërsa më 27 prill ndodhi ndoshta masakra më e madhe në Mejë, ku u vranë mbi 200 shqiptarë.

Presidenti i atëhershëm malazez Gjukanoviç, që në ditën e parë të bombardimve të ish RFJ-së kritikoi “politikën e konfliktit me mbarë botën” të cilën e udhëhiqte presidenti i atëhershëm i ish-Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Gjukanoviç kërkoi nga Millosheviçi t’i jepte fund politikës që shkakton viktima të pafajshme dhe kërcënon ekzistimin e shtetit të përbashkët RFJ.

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përmbahet nga sulmet e mëtejshme në Jugosllavi, sepse ai pretendoi se problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet me anë të forcës.

Një nga përpjekjet më të çuditshme të Millosheviçit për të dalë nga kriza ndodhi më 12 prill, kur parlamenti jugosllav miratoi vendimin e qeverisë për pranimin e Beogradit në Unionin e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në të njëjtën kohë, Millosheviçi i dërgoi një letër presidentit të atëhershëm të Rusisë, Boris Jelcin. Në letër kërkohej zyrtarisht pranimi i RFJ-së në Federatën e Rusisë dhe Bjellorusisë. Megjithatë, Moska nuk u pajtua me idenë, duke theksuar se “së pari duhet zgjidhur situata në Kosovë”.

Edhe pse ushtarët e ish RFJ-së vendosën maketa mbi tanke për të mashtruar NATO-n, dëmet megjithatë ishin gjithnjë e në rritje ndërsa nga fundi filluan të bombardojnë edhe stacionet e energjisë në Beograd, ndërsa Millosheviçi më në fund pranoi kushtet e tërheqjes së ushtrisë jugosllave dhe hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Kjo njëherësh shënon përfundimin e fushatës së NATO-s më 11 qershor 1999. Rreth 750 mijë shqiptarët e dëbuar u kthyen në Kosovë, por rreth 100 mijë serbë nga frika u larguan nga Kosova.

Me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, Ushtria Jugosllave u tërhoq nga Kosova.

Dhjetë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, dhe u njoh nga më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-së, e cila vazhdon të mbetet subjekt i polemikave të ndryshme.

Pengesa për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar janë armiqtë shovinist dhe faqezinjtë e brendshëm shqipfolës. Pa rikthim në identitet kombëtar, nuk ka bashkim kombëtar! Nga Kastriot Berishaj*

Objektet e kultit të feve të huaja janë shëndrruar në baza të organizatave terroriste të shteteve armiqësore, të cilat synim kryesor kanë, që përmes fesë dhe investimeve të tyre të mrapashta të tjetërsojnë shqiptarët në shkijë (kupto: serb, me origjinë shqiptare), osmanlinjë dhe përzirje të tjera artificiale të paidentitet. Kjo në fund do të kulmonte me shkombëtarizimin e  shqiptarëve dhe zhvillimin e një beteje “ndërshqiptare” për shfarrosjen totale të kombit shqiptar e zëvendësimin e shqiptarëve me aziatik nga Stambolli i Turqisë dhe Karpatët e Rusisë.

Dy shtetet shqiptare; Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë detyrim ligjor e kushtetues mbrojtjen e sovranitetit të dy shteteve shqiptare dhe parandalimin e aktiviteteve të organizatave terrroriste në trojet tona.

Në rast se dy shtetet tona dështojnë, ashtu siç kanë dështuar deri sot të mbrojnë kushtetueshmërinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, atëherë populli autokton shqiptar ka të drejtë ligjore organizim për mbrojtjen e terësisë territoriale të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare.

Durimi i shqiptarëve ka fund, prandaj kërkohen veprime konkrete shtetërore, përndryshe ne do të fillojmë të kundërpërgjigjjemi në gjuhën që e kuptojnë dhe meritojnë armiqtë shovinistë ardhacak të shteteve hibride fqinje dhe armiqve të brendshëm.

Kastriot Berishaj

KASTRIOTËT E SHQIPËRISË INC.

European Union +32 460 20 65 41
USA & Canada +1 (425) 551-7742
*Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Gazetari i RAI-t: Shqipëria narko-shtet, ekonomia mbahet vetëm nga trafiku i drogës (video)

Gazetari italian Peter Gomez, drejtues i platformës online “Il Fatto Quotidiano” në Rai2 ka deklaruar gjatë një emisioni televiziv në shtetin fqinj se Shqipëria është narko-shtet, ku 47% e GDP-së së vendit vjen nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Kjo deklaratë është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Në videon bashkëngjitur denoncimit të Berishës dëgjohet Gomez i cili gjatë diskutimit në emisionin “Popolo Sovrano” të televizionit italian Rai 2 me temë prodhimi dhe shitja e drogave të reja sintetike të përmendë disa herë dhe Shqipërinë si vend tranzit i këtyre drogave.


“Shkojnë arrestojnë shpërndarësit, apo shkojnë në Kolumbi apo mund të shkojnë në Shqipëri, një narkoshtet. Ne bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, por Shqipëria që është gati për të hyrë në Bashkimin Europian, është një vend ku 45% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjen nga trafiku dhe kultivimi i drogës”, ka thënë Gomez.

Postimi i plotë:

Shqiperia eshte Narkoshtet!

Petro Gomez, shkrimtar dhe publicist i njohur deklaron ne Rai 2:

“Shqiperia eshte narkoshtet.
Furnizues kryesor edhe i drogave sintetike
47% e GDP vjene nga trafiku i droges”!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje drne Rai2 emisioni Popolo Sovrano, te ftuar Peter Gomez (gazetarë/shkrimtarë) si dhe Vittorio Sgarbi etj..
Si tematike po diskutohet per drogat e reja sintetike dhe nder te tjera Shqiperia u permend disa her nga P.Gomez si furnizues kryesor i ketij tregu duke u etiketuar si Narko-Shtet si dhe 47% e prodhimit te brendshem lord vjen pikerisht nga trafiku i narkotikeve.
Sigurisht nje mesazh dhe etiketim shum i hidhet per Shiqperine dhe shqiptaret por fatkeqesisht mbase edhe i vertete.