VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LETËRKËMBIMI MUSTAFA KRUJA – MIFTAR SPAHIJA: Mbi rândsin’e punimit për formimin e nji gjuhe kombtare

By | November 21, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 5 months ago Reply

    Një analizë akademike. Do të ishte me interes te kishim edhe letrën e Miftar Spahisë.

Komentet

blank

XIX – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. – 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

 

SANT’  ELENA – Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J

blank

                            Në 100 vjetorin e vdekjës së Napoleon Bonapartit      (1821 – 1921) në Sant’ Elena. Për këte vjerrshë përshkrimin në prozë poetike në  italisht, ma dhá At J. Pasinetti.

                                                        Shkodër, 1921.

 

   Larg, e në vetmi trishtuese krejt’i mbshtjellun

nën të tjera klimë, të zjarrta e mjegullore,

gjendët një i vogel ishull mes valësh déti,

    Atje, e thepisun, kryet zbulon e hovet,

drejtë qiellit një buzë shkambi çveshë blerimi,

si të donte shoqëni me lypë ndër diella.

    I lodhun syni përmbi dét të pamatun

kërkon, por kot, përrreth bregore të tjera

sa grima të mund pushojë, pse, kah të sillesh

mbi horizont, veç ndanë rrafshinë qiellngjye.

 

 Prej së drejte, mëni të Amëshuemit i vérbtun

dukët ai shkamb atjé, dhe valët shkumbuese

njêna mbas tjetrës, rrebtas tue gjimue,

turren mbi té, por ato sulme të kota

shkambi krenisht përbuzë, kè porsi sógje

a monument të përjetëshem ma se bronxi,

Zoti i fitores mbi njâtë vend e ruejti.

   Shkâmbit jetik përbri e për nën gêmba

të njâj shelqnâje vajtuese, një varr gjendët;

landë e ngâllënjimit, lari i rri mbi krye:

Ky’i ditë vigan mbi rê na’e hidhte shtatin,

por sot, rruféja djegun zhari, varet

e shkyeme degësh; por, zjarri që prej së nalti

mbi té u plandos, s’ia kish’ pasë sosun jetën,

se, gêmbat e cunguem, stolí e begatëshme

 i mblon prej gjethësh të blerueshëm  e, shkulmet

(ké të furisë së tyne në dorë kjo landë kjé lëshue)

m’e shkulë pa kurrë dobi rropatën: të forta

e të thélla rranjë kish’ngulun në atë bregore.

   

    Kështu, deshti Qielli të largëtave breznina,

kujtim tue u lanë të pashlyeshëm, me u tregue

kryenalta si mbaron mbi tokë  m a d h ë s h t i a !

 

Shenim nga F.Radovani: Kjo poezi e At Meshkallës botohet në rastin e

e 100 vjetorit që asht shkrue nga Autori, dhe 200 vjetorin e vdekjes Napoleonit.

Melbourne, 5 Maji 2021.

blank

Rrëfimi i rrallë për helmimin e Tuk Jakovës në spital, ç’ndodhi me dy shokët që ai u besonte shumë Nga Agim Tuk Jakova

“Deri para arrestimit të tij, Enverit, i kishin plasur dy bomba politike”/ Rrëfimi i rrallë për helmimin e Tuk Jakovës në spital, ç’ndodhi me dy shokët që ai u besonte shumë

 

Kush urdhëroi eleminimin, Enveri apo Mehmeti?

Nga fundi i vitit 1956, deri në prishjen me Moskën, karrigia e Enver Hoxhës, lëkundej në ajër. Në të gjitha vendet komuniste, udhëheqësit stalinistë, ishin ndëruar dhe dënuar.

Përveç përpjekjes për të gjetur një degë ku të kapej, në mungesë të saj, Enveri, njëkohësisht me më shumë preokupim, mendonte për një rënie sa më të butë nga karrigia. Ai preferonte më mirë një zëvendësues nga nomenklatura, të besuar, se sa një zëvendësues oponent të goditur nga ai.

Nga kontributi dhe popullariteti, kandidatë mund të ishin Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova. Në raport me Moskën, Mehmeti, ishte më i preferuar. Fakti që Mehmeti kishte studiuar në Moskë dhe ishte prezent në Legatën Ruse, ndërsa Tuku aspak, flet bindshëm.

Në linjën shtetërore, Mehmeti ishte i pa konkurueshëm nga Tuku dhe nga askush. Mehmeti dhe Tuku respektonin kontributin, trimërinë dhe sakrificat e tyre në luftë. Ambiciet për protagonizëm dhe karakteret e tyre, ishin diametralisht të kundërta.

Tuku, njerëzor, i drejtë dhe amnistues; Mehmeti i egër, radikal, ushtarak veprues dhe cilësor. Ambicia për protagonizëm është njerëzore kur bëhet me mjete njerëzore. Mehmeti karshi Tukut këtë e bënte, duke përdorur si mjet aftësinë pushtetare dhe ky mjet është njerëzor.

Mehmeti dhe pjesa tjetër e nomenklaturës nuk kishin keqdashje deri në asgjësim për Tukun, përkundrazi. Mehmeti ndihej i konkurruar nga Tuku, vetëm në rrugë partie. Kështu Mehmeti me Moskën dhe Tukun ndihej komod, ndaj nuk kishte arsye të eleminonte fizikisht Tukun. Tuku, nuk pranoi dhe ju kundërvu enverizmit, ndërsa Mehmeti u përkul dhe i shërbeu deri në fundin e tij.

Të dy, një e nga një, Enveri i eleminoi. Të dy bashkë e eleminonin Enverin. Në këtë pikë, mentaliteti individual krahinor dhe ndoshta fetar, për fatin e keq të tyre, nuk mundi të sjellë mirëkuptimin telepatik.

Nga albumi i Arkivit të Shtetit, botuar me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit, në krijimin e Partisë Komuniste, në 8 nëntor 1941, Tuku është zgjedhur sekretar organizativ (jo sekretar i parë), ndërsa Enveri u zgjodh sekretar për financat. Tuku këtë fakt dhe meritë nuk e përmendi asnjëherë.

Si ndodhi historia, që Enveri doli mbi Tukun?! Këtë e shpjegon, servilizmi i tij, karshi Miladinit, lufta e bërrylave, ku Enveri ishte profesionist, shitja e Kosovës, serbëve dhe eleminimi fizik i militantëve anti serb e patriotë.

Enveri, pasi siguroi ndikimin absolut te Miladini, bëri që tre anëtarë të Grupit të Shkodrës, të cilët ishin pengesë potenciale për pikësynimin e tij, të dërgohen për aktivitet në zonat më të rrezikshme, me shumë mundësi eleminimi fizik nga pushtuesi, ose nga dora e tij.

Kështu ndodhi me Vasil Shanton, Qemal Stafën, ndërsa tek Tuku, veproi fati. Ky projekt mbeti varur. Nga viti 1948 deri 1951, Enveri, ishte sekretar i parë i partisë dhe kryeministër, ndërsa Tuku, sekretar i kuadrove dhe zëvëndës kryeministër. Në gjithë aktivitetin e tij, 1941 deri 1985, Enveri eleminoi dhe asgjësoi fizikisht bërthamën më atdhetare, më të aftë, më kontribuese, më aspiruese, më idealiste, që nga përkushtimi dhe sakrifica zor se do përsëritet për Shqipërinë.

Çuditërisht, të gjithë dolën armiq të lidhur me agjenturat e huaja. Pjesën më të madhe, ai, e eleminoi me gjyqe, shpesh të montuara.

Një pjesë të vogël, të nënkuptuar si armiq të pashpallur, u eleminuan nga Sigurimi Shtetit, me alibi, “vetvrasje ose pushim zemre”, mbas pirjes së një filxhani kafeje, apo gote raki ose konjak. Këtu nënkuptohet helmim. Nëse historia, ndonjëherë, do tentojë të zbardhë të vërtetën, mjafton që tablonë e krijuar nga Enveri ta kthejë me kokë poshtë.

Do dalin çudira. Deri para arrestimit të Tukut, Enverit, i kishin plasur dy bomba politike. Njëra me protagonist, Tukun dhe Bedriun, në pleniumin e prillit 1955, ndërsa tjetra nga baza e partisë, në Konferencën e Tiranës, në qershor 1956. Aty u pa pulsi i bazës.

Përmes kritikave të ashpra ndaj vijës së ndjekur nga Enveri dhe kultit të tij, u kërkua reabilitimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut. Mbi të gjitha, në vijim, mbi kokën e Enverit do qëndronte dhe shpata e Damokleut, moskovite dhe prindërore. Tuku, me përvojën e tij politike, përshkroi profilin politik të Enverit, me shumë largpamësi: “Megaloman i sëmurë, uzurpator i luftës pa e shkrepur, i fshehur skutave, falsifikator i historisë, mbasi shpalli veten si krijues dhe udhëheqës i vetëm i partisë dhe luftës”.

Kohë pas kësaj, Enveri do synonte të bëhej figurë botërore duke sfiduar dy supërfuqitë, pa patur fuqi dhe emër. Megalomani apo budallallëk? Tuku i shkeli në kallo shumë herët. Atmosfera politike nga brenda dhe jashtë po kutërbonte për Enverin. Për Tukun, duhej përdorur projekti i mbetur në tentativë “toka e djegur”.

Fakti që vdekja e Tukut i’u raportua direkt Enverit në mbledhje, tregon se ai është urdhëruesi. Po ta kishte urdhëruar Mehmeti, do t`i raportohej Mehmetit dhe ky do t’ia thoshte pastaj këtë ndodhi Enverit. Suksesi bashkë me gëzimin, që jep rezultati pozitiv i aktit, i raportohen eprorit urdhërues me devotshmërinë e maratonomakut.

Akti mafioz i helmimit!

Eleminimi fizik i Tuk Jakovës ishte projektuar që me arrestimin e tij. Kërkesën për dënim kapital, procesi hetimor për mungesë provash nuk mundi ta realizojë. Tuku u dënua me 20 vjet heqje lirie, pasuar me derivatet përkatëse. Kështu projekti mbeti varur deri në rastin oportun më të afërt. Për fat të keq të tij, rasti erdhi shpejt dhe në kohën e duhur.

Mbas një vit e gjysmë burg, në 17 gusht 1959, në daljen për ajrim, në mëngjes, i fillojnë krizat e apendicitit. U bë një vizitë formale, i’u bë qetësues dhe e mbyllën në birucë ku rinte me bashkëvuajtësin e tij, z. Bedri Spahiu. Për dy ditë, duke trokitur me forcë në derë me nallane për ndihmë, z. Bedri, theu nallanet. “U binda’ thoshte z. Bedri, ‘se kanë vendosur ta lënë të vdesë në qeli”. Kaq i madh ishte mllefi për të.

Kalloja e Enverit, të cilën e shkeli Tuku, do kishte dhimbje të përjetshme në sedrën e tij.

Specialistët në qendër, të bindur se shpresa për mbijetesë e Tukut, ishte shuar, menduan, se i burgosuri, ishte më mirë të vdiste në spital, se sa në qeli, ndryshe do ishte një krim banal.

Tuku u çua në spital nga burgu te “Mine Peza” sot, në “QSUT”, mesnatën e 19 gushtit 1959. Distanca nga burgu në spital, është rreth 1.5 kilometër. Në atë kohë, nuk kishte as makina, as urbane, as semaforë. Kjo distancë, në këmbë, bëhet për 15-20 minuta.

Kujt i shërbente kjo vonesë mbi 58 ore?! Operacioni u krye në mesnatë në Spitalin (në atë kohë) Civil Nr.2, sot “QSUT” Mbas operacionit, u dërgua në një dhomë në katin përdhesë të po atij spitali, që përdorej për të burgosurit.

Në atë dhomë kishte të burgosur politikë dhe ordinerë, që rrinin të ndarë. Në atë dhomë, ditë më parë, qe shtruar një i burgosur politik, z. Nikoll Zagorjani, nga Velipoja e Shkodrës. Z. Nikolla, bashkëjetoi me Tukun, si shok, si dëshmitar, deri në frymën e fundit. Nikolla tregon:

– “Të burgosurin e prunë në dhomë dhe e vendosën në krevatin ngjitur me mua, pranë dritares. Ishte me vetëdije, por narkoza nuk i kishte dalë akoma. Dritarja qe me hekura. Përveç rojës te dera, me ardhjen e këtij të burgosuri, u shtua dhe një rojë te dritarja. Në mëngjes i’u afrova, e përshëndeta dhe u prezantova. Më tha: – Jam Tuk Jakova. I sëmuri dalëngadalë po përmirësohej.

Fiziku i tij gjigant, i kalitur mbi dy vjet mbijetesë në mal, në natyrë, triumfoi”.

Në qendër nuk po vinte lajmi që donin. Kështu, në 23 gusht 1959, shkuan për të parë gjendjen. Mësuan, se Tuku duhej të linte spitalin. Ai, o do kalonte në spitalin e burgut, o do të kthehej në burg. Tentativa e dytë për eleminim fizik, kishte dështuar.

Kthimi i të burgosurit në prehrin e qendrës, (në burg), pamundësonte eleminimin fizik. Ky akt duhej lënë në “prehrin” e bluzave të bardha të Spitalit Civil dhe bashkë me të, kryesorja: – përgjegjësia.

Nikolla tregon: – “Mëngjesin e 24 gushtit 1959, roja lajmëron Tukun, se e kërkojnë dhe duhet ta shoqëronte. Si kaloi goxha kohë, Tuku u kthye. Dridhej pak. E pyeta: – Ç`ka kje kjo Tuk? – ‘Kishin ardhë nja dy shokë nga Ministria e Brëndshme me më takue’ – Ç`ka t’thanë? – ‘Bamë bajagi muhabet. U interesuen për familjen, pastaj kujtume kohën e luftës e muhabete të tjera’ – A të nxorrën gja? Po! – Ç’ka? –Konjak! –A pive? –Po, piva! — Të kan myt, mor qyqar! – Jo mor……, shokët me ma ba kët punë? Ata më thanë në fillim…., Tuk, a s’po e pin nji gotë me ne? Kundërshtova, jam i operuem, thash, e kam frikë se më ban dam: – Ke të drejtë, si të dush, – më thanë. Vazhdume muhabetin.

Ata kishin mush gotat e tyne dhe pjesës së metun në shishe, i kishin vu për tapë një gotë përmys. Ngjit me to, ishte nji tabake e vogël me 2-3 gota të tjera përmys. Shakat dhe muhabeti kjen të amla, dikur, mora gotën, e kqyra me kujdes, kje e pastër, e musha dhe kadal-kadal, e piva. Si piva gotën, mbas pak u çune, më urune me urimet ma të mira dhe u dame.

Me kohë, gradualisht, filluan dhimbjet dhe temperatura, si dhe dridhjet u shtuan’.

Dhimbjet u forcuan sa Nikolla e mbante në prehër dhe i shtërngonte barkun. Këtu, Tuku u bind për pësimin që mori nga mirëbesimi.

Dikur u nis në banjë dhe aty, më pas i ra të fikët. Ishte lajmëruar infermieri dhe mjekët, erdhën dhe e morën në dorë. Edhe pse dhimbjet i’a qetësuan disi, nga temperatura e lartë, herë pas here, fliste përçart. E vizituan dhe mjekë të specialiteteve të tjera. Një ndër ta, ishte mjeku i nderuar psiqiatër, z. Ylvi Vebiu, i cili dëshmon: -“Nuk kish ç’t`i bëja tjetër, veçse se t’i lehtësoja vuajtjen. Në një çast qetësie më tha: – E kanë gabim që shkojnë kundër zhvillimeve botërore’.

“Rija pranë’, thotë z. Nikolla, ‘lutesha për të dhe i këndoja këngën, që i kishte ngritur populli i krahinës së Shkodrës për trimëritë e tij. Kur e kapnin kriza të forta, e ulja në prehrin tim dhe i shtërngoja barkun. Nëpër dhëmbë Tuku belbëzonte: – Edhe këtë ma bët, mor qena”! Tuku, nuk e dekonspiroi aktin makabër. Në vend të dekonspirimit të bujshëm, ai, la amanet fëmijët. Në një moment fatal dhe dramatik, me madhështi dhe përgjegjësi për familjen, luajti kartën e fundit. Vdekja nuk mund të shmangej. Urdhëruesi nuk mund të sfidohej. Si mundem ta lehtësoj familjen? Arsyeja diktoi heshtjen dhe ashtu bëri. Zgjedhja dha një farë frut. “Dikur këmba e djathtë që mbante ngritur nga dhimbja dhe dora e djathtë mbi bark’, thotë z. Nikolla, ‘ranë. Tuku dha shpirt në 26.08.1959 ora 23 e 30. Vuajti dy ditë e gjysëm. U kujdesa për sytë dhe gojën dhe bëra shërbesën fetare të rastit. Roja oficer, që ishte te dritarja, u pre në fytyrë. I erdhi keq”, përfundoi z. Nikolla.

Analizë për ekspertizën mjeksore

Tukut i bënë autopsinë dhe më pas një ekspertizë nga tre mjekë me emër, për shkaqet e vdekjes. Vdekja u pagëzua “peritonit akut”. Shkaku kryesor qe vonesa e ardhjes në spital. Shkak tjetër, qe doza e ulët e mjekimit dhe indiferentizmi mjekësor mbas operacionit.

Operacioni qe kryer saktë, sipas rregullit klasik. Vetë viktima, kishte pak faj, se organizmi i tij nuk kishte qëndresën e duhur, “për t’i rezistuar helmit”.

U gjet një damar i plasur në zemër, “që nuk i kishte sjellur vdekjen”. Ky damar, tregon sa të forta kanë qenë krizat dhe sa ka vuajtur, deri sa i doli shpirti.

Kjo ekspertizë “shumë profesionale, me emëra mjekësh shumë kompetentë”, fajëson kryesisht, drejtorinë e burgut dhe spitalin, që i trajton armiqtë me standard tjetër pa pikë kujdesi.

Sidoqoftë, përgjegjësia është e shtetit. Vërtet kjo përgjegjësi është e shtetit, por çfarë nënkupton apo nëntregon, kjo ekspertizë, me vështrim të ftohtë, jo mjekësor, por zhbirues të njeriut të thjeshtë, njohës të bëmave të organit famëkeq dhe makabër të diktaturës?! Përgjegjësia kryesore në këtë ekspertizë, i bie drejtorisë së burgut.

Gëlltitet kjo?! Në atë sistem, aq të centralizuar, kujt i’a mbante të vepronte me iniciativën e tij? Mbështetur këtu, kjo përgjegjësi, kalon automatikisht më lart, në Ministrinë e Brendshme. Këtu kishte një celulë të specializuar, ku jepeshin orientime, krijohej skenari, bëhej ekzekutimi në mënyrën më profesionale. Pastaj bëhej mbulimi ose zhdukja e gjurmëve, gjithashtu profesionalisht. Dy aktet e fundit, gjithmonë bëhen objekt i analizës, ku shpesh here, hidhet dritë mbi të vërtetën.

Ekipi që kreu ekzekutimin e ftohtë, përbëhej nga tre persona. Me protokoll, ekipi veprues i sigurimit përbëhej nga dy persona, sepse duhej të mbikëqyrnin njëri tjetrin. Personi i tretë ishte pa tjetër mjeku i Ministrisë së Brendshme, që do shikonte dhe vizitonte të burgosurin, që do dilte nga spitali civil së shpejti. Pikërisht ky mjek bëri shtrimin e Tukut në spital. Prania e këtij mjeku, justifikonte marrjen në përdorim të dhomës së drejtorit, ndryshe oficerët e Sigurimit të Shtetit, nuk mund ta kërkonin këtë privilegj dhe ta përdornin zyrën si terren për aktin që do kryenin.

Detyra e personit të tretë i korrespondon, Llambi Ziçishtit. Emrat e dy personave të tjerë deri sot nuk dihen. Ato i mori Tuku me vete. Ky akt i kryer në një skutë, brenda territorit të Spitalit Civil, larg syrit dhe vëmendjes të vet djallit, largon taktikisht nga përgjegjësia institucionin e krimit, duke e lënë në derën e institucionit human, spitalit.

Me siguri, Tuku, hyri në atë derë, nga ku, me frymë apo pa frymë, nuk do dilte i gjallë. Vendimi i asgjësimit i mbetur varur, i dalë nga burimi, nuk kishte kohë dhe rast tjetër më të mirë.

Ç`do hallkë e zinxhirit të krimit, dinte vetëm hallkën ngjitur, por kurrë burimin. Në rast se Tuku nuk do kishte pirë konjakun me helm, njerzit e Sigurimit do ta kishin mbytur dhe hedhur nga dritarja e katit të dytë, shoqëruar me alibinë përkatëse, vetvrasje, u hodh nga dritarja. Nuk mjafton me kaq. Në ekspertizën mjeksore ka një boshllëk për ecurinë shëndetësore të Tukut, nga dalja e sallës së operacionit, deri në momentin e helmimit.

Mjekësia bëri me saktësi operacionin dhe pastrimin, kështu thotë ekspertiza. Fakti që i sëmuri qe mire pesë ditë pas operacionit, shkoi në dhomën e vdekjes, goxha larg, një kat më lart, me këmbët e tij dhe u kthye, si dhe vendimi i mjekëve më të mirë kirurgë, me më shumë eksperiencë, për të dalë nga spitali; flet për gjëndje normale, pa rrezik rikthimi. Kush ta ketë shkaktuar këtë boshllëk, mjekësia me neglizhencë, apo alibia e dorës mafioze?! Po pse kjo?

Thjesht për të transferuar përgjegjësinë për vdekjen dhe autorësinë e krimit. Tuku në dhomën e vdekjes, në territorin e bluzave të bardha, u mbars me vdekjen dhe me të mbi shpinë, zbriti shkallët me frymë, duke u dridhur pak, për të shkuar e dhënë shpirt, mbas dy ditë e gjysëm, në “prehrin” e bluzave të bardha. “Bravo” kriminelë, për aktin dhe alibinë! Po të qe përdorur si levë mjekësia, për asgjësimin e Tukut, mjaftonte një operacion fals.

Përdorimi i mjeksisë në këtë rast, do bënte, që sekreti të dilte nga garancia. Prandaj u la gjatë në qeli deri sa shpresa për mbijetesë, shkencërisht, u shua, për t`ia lënë përgjegjësinë në prehër mjekësisë dhe për të siguruar garancinë e administrimit të sekretit me alibinë më të besueshme.

“Mjekësia bëri të pamundurën, për ta shpëtuar”; thanë në Ministrinë e Brendshme, u dha urdhër. Qe e pa mundur. Vërtet kjo ndodhi, sepse përveç kirurgjisë, për ta shpëtuar, morën pjesë dhe mjekë të specialiteteve të tjera, deri dhe neuropsiqiatri, mbasi nga temperatura e lartë, kishte raste që i sëmuri fliste përçart. Në këto momente tragjike dhe fatale për viktimën, celula e krimit ndihej e ngazëllyer, për mundësinë që jepte ky akt drejt lartësimit në detyrë.

A e dinin të shkretët, se për bëmat, para dhe pas këtij akti, një ditë do flijoheshin, për të zhdukur gjurmët!? Nga ana tjetër në të njëjtën kohë, celula e administrimit të burgjeve në Ministrinë e Brëndshme, nga frika e përgjegjësisë, jepte alarmin, që të bëhej e pamundura për ta shpëtuar Tukun.

Oficerët madhorë të Sigurimit të Shtetit erdhën dhe panë gjëndjen e rëndë të Tukut, përse?! Donin të siguroheshin, që Tuku do vdiste, apo të jepnin urdhër, të bëhej e pa mundura për ta shpëtuar?! Donin të mësonin se Tuku kuptoi helmimin, apo të krijonin përshtypjen njerëzore, për të eleminuar çdo dyshim të mundshëm në ambientin spitalor?!

Bëma enveriste! A mund të pranohet, që boshllëkun në kartelën e të sëmurit, për ecurinë e sëmundjes, ta ketë shkaktuar neglizhenca mjekësore?! /Memorie.al

blank

Familja e Tuk Jakovës

blank

Vjosa Tuk Jakova ose Krimi i dytë i Sigurimit të Shtetit në familjen tonë nëpërmjet luftës së klasave dhe genocidit enverist, ku arritën Nga Agim Tuk Jakova

Memorie.al/Vjosa Jakova është fëmija e parë e çiftit Tuk dhe Dhimitra Jakova, lindur në Tiranë në 8 mars 1946. Nga natyra, seksi femër, si në aspektin shoqëror dhe biologjik, është më kompleks se seksi mashkull. Për rrjedhojë, klasifikohet si seksi delikat. Nga 4 fëmijët e çiftit, Vjosa, jetoi më gjatë shkëlqimin dhe kontaktin me babanë dhe gjithashtu përjetoi më dhimbshëm rënien e humbjen e babait. Që e vogël dhe në vazhdim, lexonte shumë. Ishte e ndjeshme, sedërlie, krenare dhe romantike, karakter ky që kultivohej nga letërsia artistike e kohës, ku trumbetohej heroi pozitiv. Kush dëshironte dhe lexonte intensivisht letërsinë e atëhershme, do përpiqej t’i imitonte ato karaktere. Kjo nuk qe gjë e keqe, por kishte një kosto shpirtërore.

Në kontakt me librat, shpirti i lexuesit gradualisht rritet, duke u bërë më delikat, gjithashtu dhe karakteri përsoset. Po kush lexonte në atë kohë? Sigurisht ata që kishin traditë familjare, nxënësit, studentët, intelektualët. Vjosa, i pati të gjitha këto kategori. Në shoqërinë e atëhershme miqtë e librit ishin në minorancë. Edhe pse trumbetohej dhe stimulohej moralisht në shkolla “miku i librit”, kush spikaste mbas moshës 18 veç, rrezikohej të bëhej kontingjent i burgjeve politike, sidomos kur nuk ishte i garantuar politikisht. Pak a shumë këto ishin rrethanat e kohës nga ku lindte dhe formohej shtresa intelektuale e kohës. Paralelisht me djepin që përkundte shtresën intelektuale, ishte dhe një djep tjetër. Ky djep përkundte shtresën e robotëve anti-intelektualë që fabrikoheshin në shkollën e Sigurimit të Shtetit dhe në shkollën e Partisë Komuniste. Elementët që zgjidheshin për këto shkolla merreshin shumë rrallë nga shtresa intelektuale. Në këtë rast hynin me miqësi ata trutharë që nuk mund të përballonin asnjë degë të universitetit. Kontingjenti tjetër merrej mundësisht nga fshatrat më të humbur.

Ky material biologjik pa shpirt dhe pa mend, indoktrinohej me urrejtje klasore, gënjeshtra, mashtrime, falsifikime, servilizëm, kurthe, tortura dhe vrasje. Kjo në emër të besnikërisë për “Partinë” (Enverin), aftësisë dhe karrierës profesionale. Fatkeqësisht kështu prodhoheshin elementët që zëvëndësonin ndenjëset e pushtetit, që pastrohej dhe freskohej periodikisht. Kuptohet, ç`kosto shpirtërore kishte intelektuali në përballje me materialin biologjik shtetëror, anti-intelektual të përgatitur në djepin enverist. Si mjaft të tjerë, në këtë rrugë të përbashkët, udhëtoi dhe motra jonë Vjosa, me specifikën e vet shpirtërore. Ato pak herë që Vjosa takoi të atin në burg, qante, gjithashtu kur në shkollë lexoheshin shpesh broshurat e partisë, ku Tuku, akuzohej si “armik i popullit”, qante përsëri, por brenda vetes. Me kalimin e viteve, Vjosa u bë një “ikonë” e admirueshme, jo vetëm nga seksi mashkull. Bukuria, sjellja, karakteri dhe të qenit e dalluar në mësime, ishin vlerat e saj që e bënin të veçantë.

Shkollën e mesme, Vjosa e mbaroi shkëlqyeshëm, por nuk iu dha e drejta e studimit për shkollën e lartë. U pikëllua pa masë. Në këto rrethana iu drejtua Mehmet Shehut, Kryeministër i Shqipërisë. Me një muaj vonesë, iu dha e drejta. Filloi universitetin në degën Kimi-Biologji, duke banuar te xhaxhai, Kolë Jakova, (shkrimtar i njohur), se e drejta e studimeve ju dha me pagesë e mundësitë tona ekonomike nuk e përballonin dot këtë. Kjo ishte periudha më e bukur e jetës së Vjosës. Në këtë kohë, nisi miqësinë me një djalë, mësues në gjimnazin e qytetit të Beratit, me dijeninë dhe miratimin e familjes së saj. Dikur ky djalë, vuri në dijeni familjen e vet. Reagimi ishte negativ, sepse familja e tij intelektuale, banonte në Tiranë. Për kohën, këtë mundësi e admironin të gjithë ata që nuk banonin në Tiranë. Frika nga pasojat, qe e madhe. Lufta e klasave, ndëshkonte krushqinë midis një familjeje, që kishte besim politik me familjen e armikut të klasës.

Vjosës iu kërkua të distancohej nga familja për këto arsye. Ajo nuk pranoi dhe e ardhmja e kësaj miqësie u prish. Vjosa u zhgënjye nga papjekuria dhe paqëndrueshmëria e këtij djali. Ajo e përjetoi keq dhe gjatë ndarjen. Në atë kohë propagandohej parulla “Partia është truri dhe zemra e popullit”. Kjo do të thotë, se Partia kishte monopolin e ndjenjave dhe mendimit të lirë. Partia vendoste si bëheshin lidhjet e shëndosha “politike” tek të rinjtë, si dhe kush kishte mendime të kundërta në mëndje edhe pse të pashprehura asnjëherë. Në shumë raste me ndërhyrjen e partisë janë shkatërruar shumë familje madje dhe me pasoja shpirtërore te fëmijët. Pas dhjetë muajsh, pa u lehtësuar nga goditja e parë shpirtërore, Vjosa mori goditjen e dytë shpirtërore, e cila ishte fatale. Në fillim të verës 1967, Vjosa mbaroi vitin e tretë të universitetit. Atëherë studentët dhe shkollat e mesme, verës shkonin në aksion për ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë-Fier. Fakulteti i Vjosës, qe vendosur në Mbrostar, rrethinë e Fierit.

Rastisi, që atë fillim vere të bëheshin zgjedhjet politike për Kuvendin Popullor, që siç dihet ishte një partiake. Prej disa muajsh, mbas fjalimit të Enver Hoxhës, situata u keqësua për “armiqtë e klasës”. Filluan spastrime dhe largime nga universiteti, në rastet ku lufta e klasave qe zbutur. Në universitet qenë ndërprerë goxha të drejta studimi. E drejta e dhënë Vjosës, kishte firmën e kryeministrit Mehmet Shehu. Si t`ja bënin? “Sharra kishte ngecur në gozhdë”! Pa tjetër duhej gjetur mënyra për t’a larguar nga studimet universitare, pa i bërë “karshillëk” firmës së Kryeministrit. Zgjidhja u gjet nga shokët, “ustallarë” të shërbimit të fshehtë, pra Sigurimit të Shtetit. Në atë kohë, disa ditë para votimeve, merrje një fletushkë, që kishte numërin e votimit etj. Vjosa e mori atë fletushkë dhe e vendosi në librin që po lexonte. Këtë libër nuk e prekte njeri veç saj.

Flinin në një çadër si kapanon, ku rreth dhjetë orë, ishte e hapur dhe pa njeri brenda. Mbasditen para ditës së votimit, Vjosa pa se fletushka e votimit mungonte. Kërkoi po nuk e gjeti. E shqetësuar lajmëroi komandën e aksionit. Reagimi ishte tejet i egër. Paraprakisht e cilësuan “armike”. Kërkoi fletushkë tjetër për të votuar. Nuk i dhanë, e lanë qëllimisht pa votuar, për të pasur argument, ta gjykonin dhe dënonin. Kjo qe zgjidhja që dha Shërbimi Inteligjent enverist. Kush guxonte atëherë, të mos shkonte të votonte, aq më tepër të votoje kundër? Të drejtën e studimit të fituar me aq dëshirë dhe mund, si dhe ëndrrat për të ardhmen që ndërtoje nga kjo e drejtë, asnjë student apo kushdo tjetër, nuk mund t`i shkatëronte për një mos votim pa asnjë vlerë, sado kundërshtar të ishte. Edhe po të doje, nuk kishe asnjë mundësi, madje, votimi duhej bërë brenda dy orëve të para, mbas hapjes së votimit. Vonesa shihej shtrembër dhe rregjistrohej.

Të nesërmen në orën 6, nën ritmin e daulleve dhe këngëve revolucionare, u hap qendra e votimit. Secili ngutej, të ishte i pranishëm para kësaj ore, duke kërcyer në valle të kapur dorë për dore. Ky rit, reklamë dhe refren, i dalë boje, qe makjazhi prototip në të gjitha qendrat e votimit të vendit. Qe makiazh, se duke dashur të tregojë devotshmëri, gëzim dhe lumturi, maskonte të vërtetën shpirtërore të studentëve. Vjosa priste e preokupuar dhe e frikësuar t`i jepnin mundësinë të votonte. Ajo copë fletë, do ndryshonte tragjikisht jetën e saj. Të nesërmen e votimit u bë gjyqi model, për t`ë shpallur Vjosën, “armike.” Në ‘Këndin e kuq’ të mbushur me pjesëmarrës dhe ‘gjykatës’ qëndronte në këmbë e akuzuara. Gjyqi i drejtuar nga M.B., zgjati 4 – 5 orë. Kohë e pafund e mbushur me presion, ulërima, interpretime dhe akuza që shkatërronin çdo arsye femërore, naive, 21 vjeçare! M.B. i “çorri maskën”, i portretizoi fytyrën e vërtetë prej “armikeje”, duke i vënë “brirë”, “dhëmbë kanibali”, “bisht” etj.

E tmerruar nga ky kanibalizëm i këtij sigurimsi, nga kjo fantazi e çmendur, e specializuar, e aftë të bënte mushkën me barrë, Vjosa, e ç’përfytyruar nga ky batak, mbylli veshët dhe belbëzonte: -“Mama ku je, më ndihmo, ku jam kështu”?!  Përse t`i bëhej ky gjyqi?! Sot më shumë se gjysma e popullsisë nuk voton. Ky akt konsiderohet e drejtë e individit dhe s`ke asnjë pasojë. Në atë system, individi përballë frymës së partisë dhe ambicieve për karrierë të sigurimsave, ishte leckë. Në mbyllje, M. B., i tha duke ulëritur Vjosës: -“Jashtë të pret “Gaz”-i (makina që bënte arrestimet)! O do shkosh në burg, o në psikiatri”!  Vjosa në panik të hapur, duke thirrur mamanë për ndihmë, iku me vrap në drejtim të çadrës ku flinte. U mbulua kokë e këmbë për mos u dukur, por nuk mbyllte dot sytë, se silueta e sigurimsit me kostum dhe gjyslykë dielli, që e terrorizoi, i dilte përpara syve.

Unë Agimi, vëllai i Vjosës, punoja në Patos dhe shëtitjen e zakonshme të asaj kohe, e bëja në Fier, ku kishte gjallëri nga studentët aksionistë. Aty ishim takuar me Vjosën. Rreth 2 deri 3 ditë mbas kësaj ndodhie, në shëtitje, takova Tamarën (vajzën e xhaxhait), e cila më tha se duhej ta merrja Vjosën dhe ta çoja në shtëpi në Berat, se nuk ishte mirë. Lamë takimin për të nesërmen në mëngjes. Mëngjesi u gdhi i vrenjtur me shi. Vjosa më pa nga larg dhe u turr drejt meje me vrap. Mbështeti kokën në gjoksin tim, si për të kërkuar ndihmë. Dridhej e tëra. U çudita, se nuk dija arsyen. Me të mbëritur në shtëpi, Vjosa, mbuloi dritaren e dhomës me batanie, duke krijuar errësirë të plotë. Mbylli derën me tryezën nga pas, ra në shtrat dhe u mbulua kokë e këmbë. E gjora! Kaq shumë ishte trembur, sa kujtonte se kështu do t`i shpëtonte ndëshkimit të sigurimsit që i kishte thënë: “O në burg, o në psikiatri”! Fatkeqësisht në atë kohë, në Berat, mungonte shërbimi mjekësor shpirtëror dhe mendor. Pra nuk kishte doktor psikiatër. Për të minimizuar dhe shëruar dëmet e kësaj trauma, duhej kontakti me psikologun.

Pas dy javësh më thërret mamaja. Vjosa duhej kuruar. Trauma pa u kuruar, kishte proceduar. Spitali i Beratit na dha autoambulancën dhe një infermier shoqërues. Kërkesa u bë në mëngjes, ambulanca erdhi në mbrëmje vonë. Shoqëruesi ishte me përvojë në të gjitha drejtimet dhe kuptohet të mbikëqyrte e të zbatonte deri në fund dënimin e pazbatuar të sigurimsit. Vjosa hipi në autoambulancë, e bindur se do shkonim në Qendrën Shëndetësore, për të bërë qetësues. Si pa që qendra mbeti prapa, u acarua. Shoqëruesi i bëri qetësues. Mbas kësaj fjeti në krahët e mia, deri sa mbëritëm në Spitalin e Tiranës, diku rreth orës një të natës. Shoqëruesi zbriti për të dhënë detyrat. Nuk kishte mjek rojë. Ishin studentë të vitit të fundit të neuropsikiatrisë. Papritur të nesërmen të vinin mjekët kompetentë të certifikuar dhe përgjegjës, për ta diagnostikuar, Vjosën e morën me forcë dhe e futën në elektroshok. Nga britmat e Vjosës dhe mamasë, u çorodit spitali. Ndërsa pseudo-mjekët dhe shoqëruesi merreshin me Vjosën, unë mbaja Mamanë. Mbasi ra qetësia brenda në dhomën e elektroshokut, u hap dera, për të dalë shoqëruesi. Vjosa ndodhej e shtrirë përmbys në tokë. Nga goja i rridhnin jargë dhe belbëzonte…”mama,…mama”. Mamaja kish mbështetur kokën në gjoksin tim, duke qarë. Për fat të mirë ishte me kurrizin nga pamja e tmerrshme. Këtë skenë e pashë vetëm unë. “Bravo sigurims e mbajte fjalën! Zoti martë hak”! Shoqëruesi na bëri me shenjë drejt makinës. “Masakra u krye me sukses dhe partishmëri”.

Atë natë ndaluam në Durrës te xhaxhai, Filipi. Kishim nevojë për dashuri dhe ngushëllim. Kalvari i Vjosës më pas vijoi tragjik. Mamaja studioi dhe këmbënguli shumë, në një trajtim dhe kurim sa më efikas. Fal asaj, u ndalua degradimi përfundimtar i sime motre, por mbeti një “varr i zbuluar” për ne. Nga komisioni tripalësh, u deklarua “invalide me humbje ndërgjegje, për shkak të persekutimit”. Po të mos qe vajza e Tuk Jakovës, apo mos qe ushtruar luftë klasash dhe genocid me orientimin deri në 7 breza, Vjosa dhe shumë të tjerë, do ishin njerëz normalë. U bë një ligj për dëmshpërblim. Kjo kategori nuk u përfshi. Them “varr i zbuluar”, se kjo kategori është më keq se një i verbër. Veç shërbimeve që do një i verbër, këta duhen ndjekur në çdo hap në distancë, mos djegin nga pakujdesia shtëpinë, mos i keq-përdorin kur del për ajër, mos e shtyp makina, apo bën vetëvrasje! Komunikimi dhe kostoja janë të vështira. Kështu të kushtëzon jetën dhe të vret lirinë.

Ligje të drejta me njerëz shpirt-kazmë dhe shtet hajdut, nuk ka. Kur doli ligji pata rasin të takoj ministrin e Drejtësisë, z. Nishani. Ndër të tjera i thashë: – “Për rastin e motrës sime, Vjosës, nëna dhe familja, nuk mund të thonë e lënça pas, se nëse Ju mbeteni vetëm, apo kuptoni, se jeni bërë barrë, keni luksin t`i jepni fund jetës. Ajo nuk e ka këtë luks”! Ai u prek. Po ç`ti bënte ligjit? Duhej ligjvënësit të ishin invalidë me ndërgjegje të humbur nga persekutimi. Kjo është e pamundur. Me gjithë këtë një pikë të përbashkët e kishin ligjvënësit me viktimat, nuk kishin ndërgjegje. Po avokat për këta nuk kishte? “Shteti”?!… Dënim i përjetshëm për familjet!!!! /Memorie.al 

Copyright©“Memorie.al”

 

blank

Tempo (1942)- Ja pse shqiptarët e Kosovës janë autoktonë – Shpjegimi i gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini

Carlo Tagliavini (1903 – 1982)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Maj 2021

 

“Tempo” ka botuar, me 30 prill 1942, në faqet 20-21, shkrimin e gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini mbi origjinën e shqiptarëve të Kosovës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët e Kosovës

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France – Komenti i fotografisë : Shqipëria e Madhe e ëndërruar nga patriotë dhe poetë nuk është më një ëndërr. Megjithëse kufijtë e rinj nuk janë vendosur përfundimisht, pjesa më e madhe e Kosovës, ose Fusha e Mullenjave, u ribashkua me Mbretërinë e Shqipërisë. Prandaj është me vend në këtë kohë të merremi me këtë provincë, në pritje të thellojmë studimet që qeveria jugosllave parandaloi të ndiqnim, të paktën italianëve dhe shqiptarëve.

 

Është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh saktësisht kufijtë etnikë të popullit shqiptar. Kufijtë shqiptarë të viteve 1913 dhe 1919 lanë një numër shumë të madh të shqiptarëve nën dominimin e huaj, megjithëse vlerësimi i këtij numri ka ndryshuar mjaft. Disa po flisnin për rreth gjysmë milioni apo më shumë, të tjerët për më shumë se një milion subjekte. Në këto rajone, është e vështirë të ndiqet kufiri etnik i shqiptarëve, jo vetëm për shkak të elasticitetit të statistikave në dispozicion, por edhe për shkak të ndryshimeve të shpejta në kushtet etnike, modifikime të cilat nuk kanë të gjitha shkaqe natyrore.

 

Në një libër të çmuar, por tani e tutje shumë i rrallë dhe pak i konsultuar nga gjeografët aktualë, – botuar në Memorjet e Akadamisë së Vjenës të vitit 1861, – duke përshkruar një udhëtim nga Selaniku në Beograd i ndërmarrë në 1858, G. de Hahn, njohës i thellë i Shqipërisë dhe popullsisë së rajonit, na tregon se ka gjetur koloni mjaft të dendura të shqiptarëve në rajonin e Urkupit (në Serbisht Prokuplje), pak në jug-perëndim të Nishit dhe në të gjithë territorin e Toplicës deri në Kurshumli. Këta shqiptarë, të cilët kishin përparuar në zemër të Serbisë, nuk janë më sot në këtë rajon sepse ata u tërhoqën kryesisht, pas vitit 1878, jashtë kufijve të Mbretërisë së re të Serbisë, duke kaluar nëpër Kosovë ndërsa ata që mbetën në Serbi u sllavëruan. Në drejtim të Lindjes, G. von Hahn gjeti vendbanime të dendura shqiptare në rajonin e Masuricës, përtej Moravës. Edhe sot, shqiptarët shtyhen me vendosmëri drejt veri-lindjes, në distanca të mëdha nga kufijtë e Shqipërisë para luftës, në Vranja dhe Leskovac, ndërsa në veri gjejmë rrënjë shqiptare deri në sanxhakun e vjetër të Novi-Bazarit.

 

Në Kosovë, nëse duam të përcaktojmë me këtë emër një territor pak përtej kufijve rreptësisht gjeografikë të fushës së Kosovës, i quajtur ndryshe Fusha e Mullenjave, shqiptarët përfaqësojnë elementin më të rëndësishëm etnik, gjatë këtyre dhjetëra viteve të fundit me popullatat sllave. Folklori i Kosovës është shumë i pasur, si në mesin e shqiptarëve dhe serbëve, por duhet të pranohet, ashtu siç e bën një vëzhgues i paanshëm, profesori gjerman A. Schaus, që traditat historike të betejës së famshme të Kosovës të 1389, e cila vuri përballë njëri-tjetrit Muratin I dhe Mbretin Lazar, ruhen më mirë në poezitë epike të shqiptarëve sesa në ato të serbëve.

 

Prania e një popullsie të madhe shqiptare në Kosovë dhe zonat përreth nuk është vënë në dyshim, madje edhe nga ata që do të kishin një interes politik ta mohonin dhe që nuk do të mungonin një rast për ta nënvlerësuar numrin dhe rëndësinë e saj. Sidoqoftë, bazuar në disa tradita lokale të shqiptarëve në pjesë të Kosovës, shumica e historianëve dhe etnografëve sllavë, të imituar nga disa kolegë të tyre perëndimorë, kanë argumentuar se shqiptarët nga rajonet e Kosovës janë emigrantë të zhvendosur kohët e fundit nga Shqipëria e Veriut. Ata shkuan atje nga fundi i shek. XVII-të dhe fillimi i shek. XVIII-të për të ripopulluar tokat e braktisura nga serbët e krishterë të cilët, drejt fundit të shek. XVII-të emigruan masivisht në veri.

 

 

Kjo tezë, e mbështetur në traditat e thjeshta lokale, të cilat madje nuk janë të zakonshme për të gjithë rajonin (shqiptarët e Prishtinës, Prizrenit, Dibrës, etj., e konsiderojnë veten autokton) hidhet poshtë nga të dhënat historike dhe gjuhësore që përmbahen në libër: “I dialetti albanesi di tipo ghego-orientale, Dardania e Macedonia nord-occidentale”që së shpejti do të botohet nga Qendra për Studime Shqiptare e Akademisë së Italisë. Unë do të përmbledh, këtu në një përshkrim të gjerë, pa hyrë në detaje teknike, përfundimet në të cilat arrita në bazë të të dhënave historike, etnografike dhe veçanërisht gjuhësore.

blank

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France – Komenti fotografive : (Sipër) Një fshatar nga rajoni i Kosovës që qëndron në gatishmëri gjatë parakalimit të trupave tona. Pas tij shtrihet fusha e pasur shqiptare. Në sfondin e artë të grurit që po piqet, kostumi piktoresk i vendit, të cilin të rinjtë e veshin me të njëjtën dashuri dhe krenari si të moshuarit, formon një njollë (kontrast) me ngjyra të ndezura. (Poshtë) Ja një nga aspektet e Prizrenit, qyteti më qendror në rajonin e Kosovës. Ai është ndërtuar në anë të një kodre me pjerrësi të butë, që të kujton Toskanën. Pikërisht këtu u themelua Lidhja e famshme për adoptimin e alfabetit latin, shenja e parë e zgjimit nacionalist « skipetar » kundër sundimit Osman.

 

Shqiptarët janë regjistruar në rajonin e Shkupit (Skopje, Skoplje) nga shek. i XII, në atë të Tetovës nga shek. i XIV deri në të XV-tin. Janë dokumentet serbe që dëshmojnë për praninë në këto rajone të blegtorëve, tregtarëve dhe fermerëve shqiptarë. Prandaj nuk ka shumë të ngjarë që shqiptarët që ishin atje të emigronin masivisht në Shqipëri për t’u kthyer në këto rajone nga fundi i shek. të XVII-të dhe fillimi i shek. të XVIII-të. Prania e një folklori të pasur shqiptar me karakter kosovar, që lidhet me luftrat epike në Kosovë, sugjeron që, të paktën nga shekujt XIII deri në XIV, shqiptarët qëndruan në Kosovë dhe zonat përreth.

 

Por ka edhe më shumë. Shqiptarët, prania e të cilëve në këto rajone raportohet në shekujt XIII dhe XIV, nuk ka gjasa të jenë emigrantë nga Shqipëria, siç argumentojnë disa autorë. Toponimia e rajonit të Kosovës dhe e një pjese të Maqedonisë sugjeron që elementi shqiptar – ose të paktën një element prehistorik i lidhur etnikisht me paraardhësit thrako-ilirë të shqiptarëve; por fqinj në një kuptim më të ngushtë se elementi i thjeshtë ilir, më i përhapur në një zonë që mund të përcaktohet vetëm me vështirësi dhe pasiguri, – është autokton në këto zona.

 

Vetë emri i qytetit të Shkupit, në latinisht Scupi, i përgjigjet në mënyrë të përkryer ligjeve fonetike të gjuhës shqipe, gjë që tregon se ajo ka lindur « in loco ». Shkencëtarët e shquar, të cilët kanë studiuar këto pyetje si profesori Jokl, mendojnë se duhet kërkuar qendra e parë e formimit të popullit shqiptar në zonat që korrespondojnë me Dardaninë antike – emri i së cilës sigurisht që lidhet me fjalën shqiptare « dardhë » – deri në rrethinat e Nishit, një rajon i cili nuk duhet të ishte shumë larg nga ai që, sipas të gjitha gjasave, ishte atdheu origjinal i rumunëve me të cilët shqiptarët kanë aq shumë afinitet gjuhësor.

 

Në një studim të fundit, profesori Stadtmüller pranon si qendër (zemër) të popullit shqiptar rajonin e Matit, ndërsa nuk përjashton zonat e tjera veriore; por teza dardane ka më shumë themel nga pikëpamja gjuhësore.

 

Sidoqoftë, bazuar në argumente të ndryshme historike dhe gjuhësore, të cilat janë tepër teknike për të qenë në gjendje të përmblidhen këtu, unë pohova se shqiptarët e raportuar në shekujt XIII dhe XIV në Kosovë dhe Maqedoni, nuk janë emigrantë, por pasardhës të popullatave antike shqiptare të Dardanisë dhe rajoneve fqinje, dhe unë u përpoqa të demonstroj vazhdimësinë e popullit shqiptar në Dardani dhe në Maqedoninë Veri-Perëndimore nga kohët më të largëta deri në ditët e sotme.

 

Studimi i dialekteve gego-lindore të këtyre rajoneve tregon, edhe në shumëllojshmërinë e idiomave të ndryshme, një unitet që nuk mund të shpjegohet nga imigrimet e ndryshme të kohëve të fundit, dhe zbulon karakteristikat e përgjithshme që i dallojnë këto idioma nga dialekti gego-perendimor. Bashkësia e ekzistencës me elemente sllave ka ndikuar pak në gjuhën shqipe të Kosovës, e cila, edhe në fjalorin e saj, vuajti pak nga ndikimet serbe dhe bullgare, ndërsa elementët shqiptarë janë mjaft të shumtë në dialektet serbe dhe bullgare të rajonit, dhe sidomos në zhargonet e ndryshme profesionale të zanatçinjve sllavë.

 

Carlo Tagliavini

blank

XVIII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. – 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Padër Pjetër Mëshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)

Hetimet fillojnë me 30 prill 1967, ora 08.00. Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit. Hetimet u banë në disa seanca gjatë muejt qershor, me dt. 10, 15, 20, 24, 26.

Pyetjet fillojnë nga materiali i mbledhjës së zhvillueme në Institut. Aty përsëriten thanjet e Pader Mëshkallës, të interpretueme si vepra kundër Partisë dhe Shtetit, gja të cilën Pader Meshkalla nuk e pranon, mbasi: “Kur një përson i drejtohet Kryeministrit për  probleme të cilat i shpreh ashtu si i mendon ai, dhe ia shfaqë atij, ai nuk kryen asnjë faj dhe krim kundër Partisë as Shtetit, mbasi me iu drejtue Kryeministrit nuk asht aspak agjitacion, as propagandë!” Rreth letrës që Pader Mëshkalla i ka shkrue Kryeministrit, hetuesi mundohet me u largue si çashtje, por kot, se Mëshkalla qëndron në mendimet e shfaquna aty. Përsa i përket veprimeve të Shtetit në drejtim të Fesë, ata për Pader Meshkallën janë të papranueshme, janë shkelje e të drejtave të njeriut, për të cilat vetë Qeveria Shqiptare asht angazhue se do t’i ruejë të paprekuna. Madje, kundërshtimët e Tij ndaj veprimeve antikushtetuese të Shtetit, Ai pranon se i ka vue në dukje që në vitin 1945, në takimin që ka ba në një shtëpi në Tiranë me vetë Mehmet Shehun. Gjithashtu  pranon se i ka shkrue një letër edhe Enver Hoxhës, për shkeljen e të drejtave të katolikëve që në atë kohë, bashkë me At Frano Kirin, simbas vullnetit Imzot Frano Gjinit, që kryente detyrën e Delegatit Apostolik të Vatikanit në Shqipni.

Hetuesi ngulë kambë se Padër Mëshkalla nuk asht riabilitue për kohën që ka vuajtë 15 vjet në burg herën e parë, dhe se ka përhapë mendime që shumica e popullit nuk i mbështetë veprimet e Pushtetit. Njëkohësisht kërkon të mbjellë tek rinia mendime që janë kundër vijës së Partisë. Përsa i përket “Revolucionit Kultural”, që po zhvillojnë masat e gjëra të popullit, Meshkalla e krahason me Inkuizicionin. Për me vërtetue se Mëshkalla ka propagandue kundër Pushtetit, hetuesi ka përgatitë edhe një ballafaqim me spijunin Dedë Martin Kulla, me datën  28 qershor. Por Pader Mëshkalla nuk pranon asnjë nga shpifjet që i ban Deda. Edhe pse hetuesit ndrrohen, metoda hetimit mbetët e njejta. Nuk ka njerëz shpifës që guxojnë me shkelë drrasat e hetuesisë për me i dalë përballë Padër Mëshkallës, këte e tregon dosja. Të vetmin njeri që Pader Mëshkalla, tregon se i ka diftue ai vetë për letrën që i ka shkrue Mehmet Shehut, asht kushrini i tij Luigj Mëshkalla, i cili, atypëraty, i ka thanë: “Po, a ke luejtë mendsh?”, dhe Pader Mëshkalla tregon si i asht përgjegjë: “Ka dy a tri vjet që mendoj me ia shkrue këte letër, por e gjeta kohën tashti…”. Përmbajtjën e letrës deklaron se nuk ia ka tregue as Luigjit, ndërsa njerzë të tjerë nuk xehen në gojë, gja e cila vërteton se parashikimi i Pader Mëshkallës, që hetuesia mos me u interesue për të gjitha qoshet e skutat Shkodrës ku Ai kishte ba vizita e shërbime fetare, u realizue.

Mbas datës 28 qershor dosja ka vetëm shkresën përcjellëse për gjykatën me po atë datë të nënshkrueme nga prokurori Faik Minarolli, që i rekomandon gjykatës ndaj të pandehurit nenin 73/I-rë për dënim. Në dosjen përcjellëse janë futë edhe disa nga fletët e proçes-verbaleve të hetuesisë së parë, të bame në vitin 1946-47, ku nënvizohen nga thanjet e Pader Mëshkallës: “Pushtetin e kam luftue në të gjitha predikimët e mija… Pushtetin në Shqipni nuk duhet ta marrin komunistat, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetet e Europës… Mbas çlirimit e rihapa rrethin e “Shën Pjetrit”, se m’u lutën të rinjtë dhe unë e pashë të nevojshme, mbasi kishin fillue me u implikue me komunista…”. Prokurori i përmbledhë të gjitha me një fjali dhe shënon: “I pandehuri ka vazhduar të vëprojë gjithënjë kundër Pushtetit Popullor…”.

Kisha e Motrave Stigmatine (klubi i rinisë) në 1967 ishte kthye në sallë gjyqi për klerikët, që çdo javë po mbushnin birucat e Sigurimit. Pritej vendosja e ndonjë parulle me karakter ateist në faqatën e saj dhe nuk vononte zhvillimi i gjyqeve, ku edhe këtu pjesmarrja zakonisht bahej me ftesa. Vihej ndonjë altoparlant jashtë nga oborri i shkollës dhe aty kishe mundësi per me dëgjue pjesët që nuk ndërpriteshin nga zhurmat e duertrokitjeve ose “difekteve” teknike të transmetimit, që nuk ishin të pakta kur përgjegjët nuk iu shkonin për shtat gjykatësve.

19 korrik 1967. Ditë e nxehtë si ditët e tjera të gjysës së dytë të korrikut në Shkodër, që me gojën e popullit thirrëshin “djegagurë”, pra me plasë edhe guri nga nxehtësia. Bie në sy zharitja e lulishtave dhe e parqeve të qytetit. Njerëzit qarkullojnë shumë pak në rrugët e çveshuna nga pemët. Secili kalimtar kërkon një skutë me hije sa me futë kokën. Asfaltet e shkrime nga dielli përvlues dukën sikur janë shtrue në atë çast. Ndër rrugë shihën vetëm nevojtarët, që kanë të domosdoshme daljën në këte pisk vape. Aty – këtu sheh ndonjë të njohun në dyqan apo kafe, por tjetër kund nuk shihet asnjëri. Të gjithë mundohen me evitue takimet.

Kjo ditë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë, që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të çapërdisuna  si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar. Këte herë gjyqi nuk u zhvillue tek Kisha!!..

Nga një proçes-verbal rreth dy faqësh, i mbajtun po atë ditë, me 19 korrik, në orën 14.00, shënohet: “Mbas hetimëve të bëra ndaj armikut të popullit Padër Pjetër Mëshkalla, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e përberë nga: Kryetar: Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, me vëndimin nr. 44, dënoi të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe me KONFISKIMIN E PASURISË (së tundëshme dhe të patundëshme)”. Ai u dënue me masën maksimale se edhe në gjyq deklaroi: -Se po të shprehin lirisht mendimët e tyne (njerëzit), ky Pushtet nuk ka për të zgjatë shumë.” (Marrë nga proçes-verbali i Gjykatës së Rrethit të Shkodrës). Duket se ajo copë letër nuk tregon asgja, por, jo!..

Njenit prej njerëzve ma të vorfën të Shkodrës i jepet vendimi i “konfiskimit të pasurisë”, e shka do t’i konfiskohej Pader Mëshkallës?

Në vitin 1988, pak ditë mbas vdekjës së Pader Mëshkallës, tek dera e shtëpisë seme me ndaloi fotografi Augustin Kiçi, i cili në botimin e parë nuk donte që të shkruaj emnin e tij dhe, më tha: “Do të tregoj një sekret, që nuk e di askush. Unë po ta diftoj ty mbasi kushedi si vjen puna… Një ditë, me 19 korrik 1967, aty nga ora 13.00, ka ardhë në shtëpinë teme një makinë e Sigurimit dhe një oficer më tha: -Merré aparatin fotografik me veti, futi një film mbrenda dhe eja me né se kemi një punë! Më çuen në gjykatë dhe mbasi më futën në sallë, më thanë: -Fotografoje këtë!.. Të them të drejtën, një herë m’u dridhën duert, po e mora vetin kur pashë që u çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje…

Pader Mëshkalla iu afrue mikrofonit dhe tha këto fjalë: “JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”

Më tregonte Augustini se i kishte ba disa fotografi dhe në fund të gjyqit ia kishin marrë filmin, pra nuk kishte asnjë. Në sallë nuk kishte njerëz me përjashtim të radhëve të para ku ishin vetëm pak vetë prej aktorëve të teatrit “Migjeni”. Kam pyet disa prej “tyne” për me dijtë rreth zhvillimit të gjyqit, por të gjithë më kanë mohue praninë e vet aty.

I vetmi burim i gjyqeve të mbylluna mbeten “arkivat”!

  • Shenim nga F.R.: Lexoni me kujdes nder arkiva, mbasi keqkuptimi i tyne ndryshon të verteten e fakteve, e cila nuk persëritet kurrma.

            Melbourne, 3 Maji 2021.

blank

XVII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. – 120 VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

blank

Instituti i Naltë Pedagogjik Shkodër, 29 Prill 1967, ora 17.00.

Ditë e paharrueshme në historinë e qytetit të Rozafës së thinjun. Ashtu ndodhi, si kishte parashikue Padër Mëshkalla. Atë ditë u organizue një mbledhje e organizatës së Frontit të Lagjës “Tre Heronjë”, në Institutin Pedagogjik Shkoder, për “demaskimin” e veprimtarisë fetare të klerikut At Pjetër Mëshkalla. Kishte tri a katër ditë që binte në sy një grup rojesh, që silleshin rreth shtëpisë së Tij. Mbasdite Ai doli nga shtëpia rreth orës 16.45’, me mbërrijtë në mbledhje në orën e caktueme qysh në mëngjez. Dy civilë të Sigurimit e pyesin: “Në mbledhje je nisur?” dhe, Ai i përgjegjet –“Po!”-. Bashkë me disa të tjerë Ai hyni në Institut, ku përgjithësisht të gjithë ishin me ftesa. Në sallë nuk hyhej lirisht, aty zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të porositunit që gjithnjë do të flisnin dhe nuk mungonin duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje.

Në fund, kur meshtarëve iu venin hekrat për “krimët” e bame, nuk mungonte edhe ndonjë servil që do t’i pështynte klerikët për veprën e Tyne fisnike. e këta njerëz të dalluem me gisht në Shkodër, nuk kanë mungue që nga viti 1944.

Hymja e Pader Mëshkallës në sallë u kuptue nga heshtja që ra aty, po edhe nga ata që ishin jashtë në rrugë, mbasi në altoparlant u dëgjuen fjalët: “Qetësi, shokë.., qetësi!”.

Foli drejtuesi formal i asaj mbledhje Luigj Shala, sigurisht, i zgjedhun nga Partia, dhe mbas tij vazhduen diskutantët e përzgjedhun në të gjithë Shkodrën, me lexue diskutimet e fyemjet e pregatituna prej disa nga mendjet e “ndrituna” të pseudointelektualëve, që punonin me ditë të tana për këto mbledhje. Mbledhja drejtohej nga një presidium i përbamë nga Luigji, Vat Deda, Arif Gashi dhe Palok Kraja, që mbajti edhe referatin e hymjes. Filluen mbas tij diskutimet e zjarrta kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste edhe Pader Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu Jup Kastrati.

Ky ishte i porsazgjedhuni nga partia“Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue librat e artikujt që ka kopjue e botue në emnin e vet. Mbas tij e mori fjalën mjeku Ramiz Hafizi, i cili u mundue me i shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por Pader Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti këtu!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli, së cilës në fund të diskutimit i shtërngoi dorën Shefik Osmani. Aty u “duartrokitën” edhe diskutimet e Dedë Kullës, Prenda Dodës, Lazër Sekuj, Mandica Jovani  etj. Nga salla u ndigjue zani i Vasil Kafesë e i Xhemal Dinit, që pyeti At Mëshkallën: “Ti i ke shkrue Kryeministrit për Inkuizicionin, çka ke dashtë me thanë?” – Pader Mëshkalla me qetësinë e Tij, ju përgjegj: “Shif fjalorin se ka shumë kuptime, ti merr cilin të duesh!”… Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Mark Temali, kur asht kërkue me i dorëzue atij diskutimin nga Halit Isufi (që atëherë ishte drejtor i Gjimnazit), ai nuk e ka marrë se: “E kam pasë mësues Pader Mëshkallën e nuk mund të flas kundër Tij, sepse nuk nderoj figurën e mësuesit me folë në këte moshë kundër mësuesit tem”. Për të dy Xhemal Dini, sekretar i Komitetit të Partisë, ka njoftue në Degën e Mbrendshme, “Me pasë në kujdes qendrimin e tyre…”. Xhemal Dini mbajti edhe një referat ato ditë me temë: “Puna e organizatave bazë të Partisë kundër paragjykimeve fetare, si aspekt i luftës së klasave” (Referat i përmbledhur i shokut Xhemal Dini, në gazetën “Jeta e Re”, me 9 gusht 1967), ku shkruen: “Duke përfituar nga dobësitë e punës politike, ideologjike të disa organizatave të partisë, disa klerikë u përpoqën të ngrenë besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjëje me përmbajtje të thellë revolucionare. Kështu p.sh. Dom Mark Hasi e Dom Pjetër Mëshkalla hodhën parulla kundër Partisë e Pushtetit tonë…” (Pa fjalën Dom, nuk i dukej prift Pader Mëshkalla “shokut” Xhemal!!). Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuet se çfarë tha kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte…

Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës.

Ai doli para auditorit e porsa iu afrue podit të konferencierit, ra një heshtje kur At Meshkalla tha këto fjalë:

“Ah, sa mirë që po më jepet rasa me folë një herë para popullit me altoparlanta!Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që po flas prej një vendi ku kam mundësi me iu drejtue popullit tem, që më ka nderue, me ka respektue, me ka ndigjue fjalën teme dhe, më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, me dashni të madhe. Qellimi em ka kenë gjithmonë i mirë.., me predikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!.. Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë… Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet… Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni… Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës… Kjo asht arësyeja për të cilën i kam shkrue udhëheqësit të Shtetit, kjo më ka detyrue, mbasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti i tij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë me ndërgjegjën e tij… Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e i Xhamisë, kurrë nuk ka nxjerrë jashtë populli priftin e hoxhën nga katundi… Ju i përgjithësoni veprimet, ju flitni për Inkuizicionin e Shek. XV, por ju harroni se shka jeni tue ba në Shek.XX. Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti nuk ka as liri feje e ndërgjegje… Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija… Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot  këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”

Nga vendët e para u çue xhelati i  Sigurimit Xhevdet Miloti dhe i vuni prangat. Para se të hynte Pader Mëshkalla në gjips të Sigurimit, krimineli e shtyni me shqelm…

         Melbourne, 27 Prill 2021.

blank

Më 3 maj 1966 lindi heroi Ilaz Kodra

Prekazi, veçmas: Jasharët, Mehajt, Kodrajt dhe Lushtakët, si në të kaluarën ashtu edhe në epopenë lavdiplote të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dhënë shembujt më të lartë të sakrificës dhe heroizmit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Në vitin 1991 një grup atdhetarësh nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, me Adem Jasharin në krye, u stërvitën ushtarakisht në Shqipëri, për luftë të armatosur, guerile. Adem Jashari, i pari krijoi grupin e Drenicës dhe në vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u mor vendimi për emërimin e Adem Jasharit Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, e cila në vjeshtën e vitit 1994, me pëlqimin e tij mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ilaz Ismajl Kodra lindi më 3 maj të vitit 1966 në Prekaz. Klasët e para të shkollës fillore i kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, gjimnazin, i ka kryer në Skënderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak në armatën jugosllave e ka kryer në Slloveni.
Ndikimi atdhetar që kishte ushtruar te rinia përparimtare dhe revolucionare e Prekazit e më gjerë, akti heroik dhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të vitit 1981, kundër policisë jugosllave, i kishte dhënë impulse idesë së vazhdimit pa kthim të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Edhe Ilazi, ashtu si më parë Adem dhe Hamëz Jashari, kishte mendime identike lidhur me nevojën e fillimit të luftës së armatosur, në kohën kur po shihej mirëfilli se Jugosllavia do të shpërbëhej dhe kur tashmë kishte filluar shkatërrimi i saj me ndarjen e Sllovenisë dhe me fillimin e luftës në Kroaci e më vonë edhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Me qëllim për të vepruar së bashku, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Ilaz Kodra dhe shumë bashkëmendimtarë të tyre kanë formuar bërthamën e parë të njësitit të armatosur, të njohur fillimisht si Ushtria e Kosovës, e cila disa vite më vonë do të quhej: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ilaz Kodra mbante kontakte ilegaliteti me komandantin Adem Jashari dhe me pjesëtarët e bërthamës së parë çlirimtare të Drenicës. Ata, në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Atje, me dijeninë e presidentit të vendit, Ramiz Alia, ishte caktuar një grup oficerësh shqiptarë: Ylli Mici, Hysen Imeri, Agron Dhimarko e të tjerë, të cilët morën pjesë në stërvitjen e tyre ushtarake, meqë ata ishin përcaktuar për luftë të armatosur kundër pushtuesit dhe jo për politikën pacifiste të pritjes dhe durimit deri në skllavëri e nënshtrim.
Stërvitja e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, Ilaz Kodrës, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, edhe pse ishte mbajtur top sekret shtetëror, qysh gjatë asaj kohe e kishte zbuluar shërbimi sekret serb, përmes informatorëve të vet në Tiranë, në mërgatë dhe në Kosovë.
Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, lidhur me ndjekjen që kishte filluar kundër Adem Jasharit, Ilaz Kodrës dhe 13 bashkëluftëtarëve të tyre, shkruan: PP. nr. 136/36, nga data 4.10.1996 me datën 6.10.1996 merr këtë aktvendim mbi zbatimin e hetimeve kundër: Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Besim Ramës, Avni Nurës, Jakup Nurës, Fadil Kodrës, Nuredin Lushtakut, Rafet Ramës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Sahit Jasharit, Zenun Kodrës, Ali Januzit dhe Idriz Asllanit.
Të gjithë këta sipas aktakuzës së regjimit okupator serb akuzohen se “në gjysmën e dytë të vitit 1992, pas qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, ku së bashku, ushtarakisht janë stërvitur me pjesëtarët e armatës shqiptare nën komandën e eprorëve të tyre. Në territorin e komunës së Skënderajt kanë formuar grupin “terrorist armiqësor” dhe së bashku me shumë persona ende të paidentifikuar janë bërë anëtarë të të njëjtit grup, kanë filluar armatosjen e grupit dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe të armëve, municionit dhe të mjeteve eksplozive, pushkë, automatikë, pushkë me snajper, revolverë, bomba dore, mina, trombllonë dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Prej tyre një pjesë e kanë sjellë nga Republika e Shqipërisë, pastaj rregullisht, nga gjysma e dytë e vitit 1992 e deri në fund të shtatorit të vitit 1996, në mal, në afërsi të fshatit Prekaz i Ulët, kanë stërvitur shkathtësitë ushtarake, përdorimin e armëve të zjarrit, rregullisht kanë stërvitur në gjuajtjen e tyre në shenjë, kanë mbajtur mbledhje ilegale, më së shpeshti në Prekazin e Ulët, në të cilat mbledhje janë marrë vesh dhe kanë planifikuar kryerjen e aksioneve të armatosura në territorin e komunës së Gllogovcit, Pejës, Vuçitërnës dhe Mitrovicës dhe pas këtyre përgatitjeve të bëra me qëllim të rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ kanë ndërmarrë aktet e dhunës në territoret e këtyre komunave. Sipas marrëveshjes paraprake, në të njëjtën kohë dhe në bashkëveprim me grupet e tjera terroriste, të cilat këto akte në mënyrë të vazhdueshme i kanë kryer në territorin e Kosovës, me ç’rast me dashje kanë privuar nga jeta 4 persona dhe kanë tentuar që t’i privojnë edhe 16-të persona të tjerë, me çka te qytetarët kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë.”.
Qysh në vitin 1991, Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, ka shkuar në Shqipëri, ku ka kryer stërvitjet ushtarake dhe ka mësuar taktikat e sulmit dhe të tërheqjes. Ai e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih ku kishte zhvilluar një aktivitet të fortë atdhetar dhe kishte bindur bashkatdhetarët që ta ndihmojnë luftën dhe të rreshtohen në radhët e UÇK-së.
Në periudhën para fillimit të luftës së hapur kundër forcave pushtuese serbe, Ilaz Kodra mori pjesë aktive në forcimin e njësiteve luftarake të UÇK-së, në mobilizimin e vullnetarëve. Po ashtu ai mori pjesë edhe në betejën e njohur të Rezallës së Re, (Ish-Ludovik) betejë kjo që u zhvillua më 26 nëntor të vitit 1997.
Më 22 maj të vitit 1993, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Besim Rama, Rafet Rama, Jakup Nura dhe Fadil Kodra, të armatosur me pushkë automatike, kanë zënë pritë në afërsi të rrugës në kalimin hekurudhor në hyrje të Drenasit, nga ku rreth orës 22.40 minuta kanë hapur zjarr me rafal kundër milicëve të ndërrimit të tretë të MUP-it serb, në Drenas, mbi veturën zyrtare të policies, me ç’rast janë vrarë policët Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse lëndime të rënda trupore kanë marrë policët Zoran Iliq dhe Sinisha Mirosavleviq, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë policët Bojan Mladenoviq, Miroljub Milenkoviq dhe Predrag Perishiq. Policët e MUP-it të Serbisë, Safet Gashi dhe Sinan Stefanoviq nuk kanë pësuar lëndime. Ky sulm i armatosur kundër nëntë policëve serbë, të cilët për çdo ditë maltretonin dhe përdhunonin shqiptarët në Drenicë, po i ngjallte shpresat e popullatës liridashëse, e cila tashmë ishte bindur se lufta për çlirimin e Kosovës nuk do të vononte.
Para dhe pas këtij sulmi, Ilaz Kodra ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarët e legjendarit Adem Jashari, së bashku me të ka jetuar ilegalisht dhe ka marrë pjesë në aksione të ndryshme kundër policisë serbe në Drenicë, Mitrovicë, Pejë Dukagjin e gjetkë.
Pas betejës së Legjendarit Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, bashkëluftëtarët e Komandantit Legjendar vazhdojnë veprimet luftarake duke e zgjeruar UÇK-në pothuajse në çdo fshat të kësaj ane. Ilaz Kodra, Fehmi Lladrovci, Abedin Rexha e të tjerë ishin kthyer në Drenicë së bashku me familjet e tyre. Po ashtu, frontet e luftës ishin zgjeruar edhe në Dukagjin, Anadrin, Neredime, në Shalë e në Llap.
Ilaz Kodra ishte pjesë e kreut të luftës në Drenicë. Së bashku me Sami Lushtakun, Hashim Thaçin, Sylejman Selimin, Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Nuredin Lushtakun, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Abedin Rexhën, Musë Jasharin, Sahit Jasharin, Shaban Shalën, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Ilaz Dërgutin, Asllan Fazliun, Besim Malën, Sabit Llardovcin e shumë të tjerë, komandant Ilaz Kodra ka marrë pjesë si në organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare, ashtu edhe në zhvillimin e saj në terren, në malet e Qyqavicës dhe gjithandej në Drenicën Qendrore.
Pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit-Lladrovci në altarin e lirisë, më 22 shtator të vitit 1998, Ilaz Kodra u caktua komandant i kësaj brigade, e cila mori emrin e komandantit të saj të parë, Fehmi Lladrovci.
Në krye të kësaj brigade, komandanti Ilaz Kodra ofroi rreth vetes luftëtarë të përkushtuar. Gëzonte respektin e luftëtarëve për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizimin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Ilazi ishte kudo ku luftohej. Në luftë ishin mobilizuar edhe shumë të afërm të tij të lagjes Kodra si Samiu, Hasani, Nysreti, Zenuni, Fadili, Sabriu, Emini, Haliti, Hajdini, Hetemi, Bekimi e shumë të tjerë
Rrezja e veprimit luftarak të Brigads 114, “Fehmi Lladrovci” e Zonës Operative të Drenicës shtrihej në një pjesë të Qyqavicës, prej Kronit të Mbretit, në Vasilevë në Drenas, Verboc, Shtuticë, Baks, Qirez, Marinë, Dashevc, Prekaz, Polac, Prelloc, Skënderaj e deri në Tërnac.
Në prill të vitit 1999, forcat okupatore serbe të goditura ashpër nga aeroplanët e NATO-s mllefin dhe zemërimin po e derdhnin kundër popullatës civile, duke pushkatuar e masakruar kudo ku ata bënin përpjekje të mbijetonin, në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt. Popullata liridashëse e Drenicës gjallonte nëpër gryka malesh, nëpër lugina lumenjsh dhe shpeshherë nën qiell të hapur.
Me të marrë lajmin se forcat serbe po bënin përpjekje të mësynin popullatën civile në fshatin Verboc e Shtuticë, Ilaz Kodra niset për t’i shkuar në ndihmë popullatës. “Atë mbrëmje isha edhe unë me të, – thotë bashkëluftëtari i tij i ngushtë, Zenun Kodra. Ditën që shkuam atje ishte vonë. Komandanti më urdhëroi që të ndaloja në Shtuticë ndërsa vetë me disa bashkëluftëtarë u nis për në Vërboc. Në mëngjes herët, rreth orës 5.30 fillon breshëria e sulmit nga forcat armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, bie në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë”.
“Ilaz Kodra ka qenë burrë shumë i urtë dhe besnik, shok i pandarë i Adem Jasharit dhe luftëtar tejet i zhdërvjellët për aksione guerile. Ka qenë burrë i fjalës dhe i pushkës. Nuk duronte padrejtësi dhe mbronte gjithmonë të vërtetën. Ilazi ka qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë”, është shprehur bashkëluftëtari i tij, kryesuesi i drejtorisë Politike të UÇK-së gjatë luftës, Hashim Thaçi, aktualisht kryeministër i Kosovës.
Ilaz Kodra ka qenë trim. Ai ka marrë pjesë edhe në sulmin kundër policisë serbe në Drenas, (ish-Gllogoc) ndërkohë që ka marrë pjesë në të gjitha luftimet që janë zhvilluar në Drenicë deri në ditën e rënies së tij, në fshatin Shtuticë më 30 prill të vitit 1999, thotë bashkëluftëtari i tij, Sami Lushtaku, komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë.
Ilazi ka qenë i martuar më Kimetën dhe ka lënë vajzat: Sumenë dhe Krenaren. Ai ka lënë edhe vëllezërit nga babai, Sejdiun dhe Avniun, si dhe motrën, Fazilen. (A. Q.)

blank

Incidenti i Korfuzit në dritën e fakteve të reja Nga: KSENOFON KRISAFI

Më 22 tetor 1946, midis orës 14.53 dhe 16.16, në ujërat detare shqiptare, 1200 metra larg brigjeve të Sarandës, ndodhi një ngjarje e rëndë, tragjike. Dy luftanije britanike, Saummarez dhe Volage ndeshën në mina dhe u dëmtuan rëndë. Ngjarja u shndërrua në tragjedi, humbën jetën 44 ushtarakë britanikë dhe u plagosën 42 të tjerë. Ajo hyri në histori me emërtimin Incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe bëri bujë të jashtëzakonshme, jo vetëm për pasojat e drejtpërdrejta me të cilat u shoqërua, por edhe për implikimet e rëndësishme politike që rrezikonte të shkaktonte.

Incidenti është bërë objekt shqyrtimi në disa qindra botime dhe artikuj shkencorë në shumë vende të botës dhe në Shqipëri dhe është përfshirë dhe shtjellohet si precedent në pothuajse çdo tekst të së drejtës ndërkombëtare. Në literaturën vendase u trajtua për herë të parë nga studiuesi Arben Puto dhe më pas nga Paskal Milo, Ana Lalaj etj.

Si rrjedhojë e tij u traumatizuan keqas marrëdhëniet shqiptaro-britanike dhe u bënë gati inekzistente për një periudhë gati gjysmëshekullore. Pak ditë pas incidentit, Londra njoftoi Tiranën se, në ujërat shqiptare, në Kanalin e Korfuzit, kishte mina dhe se, me miratimin e Komitetit Qendror të pastrimit të minave, me seli në Kajro, ajo do të ndërmerrte heqjen e tyre. Qeveria shqiptare propozoi krijimin e një komisioni mikst shqiptaro-britanik, por anglezët refuzuan dhe Tirana vuri në dijeni OKB-në, e cila nuk reagoi. Më 12 dhe 13 nëntor 1946 në ujërat shqiptare, nga Saranda deri në Karaburun, filluan operacionet e spastrimit të minave. Më 3 dhjetor 1946 mbërriti në Tiranë një notë e qeverisë britanike, e cila njoftonte se ishin gjetur 22 mina, 2 prej të cilave u çuan në bazën detare angleze në Maltë, për të kryer ekspertizën teknike. Sipas anglezëve, kishte rezultuar se minat ishin prodhim gjerman dhe qenë vendosur në ujërat detare shqiptare 6-7 muaj para gjetjes së tyre. Anglezët shpreheshin se, ato duhet t’i kishte vënë qeveria shqiptare ose të tjerë, me dijeninë e saj. Prandaj lypsej që të kërkonte falje dhe të paguante dëmshpërblime për viktimat njerëzore dhe dëmet materiale. Në mbyllje, qeveria britanike deklaronte në formë ultimatumi se, në rast se do të refuzohej përmbushja e kërkesave të mësipërme, do ta përcillte çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e akuzuar Shqipërinë për shkelje të paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, në bazë të kreut të shtatë të Kartës së OKB. Qeveria shqiptare, me notën e 23 dhjetorit 1946, mohonte përgjegjësinë duke sqaruar se nuk kishte dijeni për ndodhjen e minave lundruese në ujërat detare shqiptare dhe as për autorin e mundshëm të vendosjes së tyre.

Vinte në dukje gjithashtu se Shqipëria nuk dispononte mjete për vendosjen apo heqjen e minave detare. Në korrespondencën e shkëmbyer në atë kohë ndërmjet të dyja palëve bie në sy gjuha veçanërisht e ashpër, e përdorur nga britanikët, të cilët, me sa duket, mbanin parasysh edhe një episod pararendës, të ndodhur më 15 maj 1946. Një bateri artilerie shqiptare kishte hapur zjarr paralajmërues ndaj dy kryqëzorëve të cilët, siç raportonin autoritetet shqiptare, lundronin në zonën e ujërave shqiptare në Kanalin e Korfuzit, pa pasur të shfaqur flamurin dhe simbolet përkatëse identifikuese. Pas kësaj ata ngritën flamujt, nga të cilët rezultoi se ishin britanike dhe u larguan. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke e konsideruar kalimin paqësor në kanal si një të drejtë të njohur nga e drejta ndërkombëtare protestoi. Autoritetet shqiptare u përgjigjën se anijet e huaja të luftës dhe ato tregtare nuk kishin të drejtë të kalonin në ujërat territoriale shqiptare pa autorizim paraprak. Më 2 gusht 1946, Londra njoftoi se, nëse në të ardhmen do të hapej zjarr ndaj një anijeje lufte britanike që mund të lundronte në Kanal, ata do të përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë. Më 21 shtator 1946 pala angleze, për të vërtetuar nëse kishte pasur ndodhi të tjera në Kanal i komunikoi Shefit të Shtabit të Flotës Britanike në Mesdhe “se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë po merrej sërish në konsideratë nga Qeveria e Madhërisë së Tij, e cila dëshiron të dijë nëse Qeveria Shqiptare ka mësuar të sillet (korsivi i autorit). Kërkohet informacion nëse ndonjë anije nën komandën tuaj ka kaluar nëpërmjet pjesës veriore të Ngushticës së Korfuzit qysh prej gushtit dhe, nëse jo, nëse keni synim që ato ta bëjnë këtë së shpejti”.

blank

 

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

Britanikët, siç kishin deklaruar në njoftimin e 3 dhjetorit 1946, e kaluan çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili e filloi shqyrtimin e saj më 18 shkurt 1947. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Aleksandër Kadogan, përsëriti akuzat e njohura ndaj Shqipërisë, të cilat u hodhën poshtë nga përfaqësuesi shqiptar, Hysni Kapo, që e mori fjalën më 19 shkurt 1947. Në vijim të procedurave dhe diskutimeve, më 9 mars 1947 Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë, në bazë të së cilës, u rekomandohej të dyja palëve që t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Do të mjaftonte kjo që Britania e Madhe të shpejtonte dhe, më 22 maj 1947, t’i kërkonte në mënyrë të njëanshme Gjykatës fillimin e shqyrtimit të çështjes.

Gjykata Ndërkombëtare ka si rregull, juridiksion fakultativ, çka do të thotë se ajo bëhet kompetente për shqyrtimin e një konflikti vetëm kur palët ia kalojnë asaj nëpërmjet një marrëveshjeje të posaçme, që quhet kompromis. Ky instrument juridik për vënien në lëvizje të procedurës gjyqësore, nuk u respektua nga pala britanike as edhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Kjo e fundit njoftoi qeverinë shqiptare, e cila, siç u tha aso kohe, ndjehej e bindur në pafajësinë ndaj akuzës. Pavarësisht nga mangësia procedurale e lartpërmendur, u shpreh se do të paraqitej përpara Gjykatës së Hagës.

blank

 

Pas diskutimesh bilaterale shqiptaro-britanike dhe pasi u kapërcyen dilemat me karakter procedural, GJND-ja nisi procedurat për trajtimin e çështjes në themel. Më 25 mars 1948 të dyja palët kishin nënshkruar dhe kishin dorëzuar në Gjykatë marrëveshjen e kompromisit. Ato pranonin juridiksionin e Gjykatës për shqyrtimin e incidentit të 22 tetorit 1946 dhe i kërkonin që të jepte vendimin e vet duke u shprehur për çështjet e mëposhtme: 1. A është Shqipëria përgjegjëse për shpërthimet që ndodhën më 22 tetor 1946, në ujërat shqiptare, dhe a ekziston detyrimi për të paguar kompensim? 2. A e ka shkelur Mbretëria e Bashkuar të drejtën ndërkombëtare nëpërmjet akteve të flotës së saj detare në ujërat shqiptare, së pari, në ditën në të cilën ndodhën shpërthimet dhe, se dyti, më 12-13 nëntor 1946, kur ajo ndërmori një pastrim të Ngushticës?

Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Hagës zgjati pothuajse edhe një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, palët dhe avokatët e tyre paraqitën pretendimet, provat dhe dëshmitë përkatëse. Në përfundim, më 9 prill 1949, Gjykata dha vendimet e para. Ajo arriti në përfundimin se minimi i zonës nuk mund të ishte kryer pa dijeninë e Shqipërisë, e cila e kishte për detyrë që të njoftonte anijet mbi rrezikun që u kanosej. Fakti që nuk njoftoi përbënte një akt mosveprimi, që sillte përgjegjësinë e saj ndërkombëtare. Me 11 vota pro dhe 5 kundër, Gjykata vendosi “që Republika Popullore e Shqipërisë është përgjegjëse, sipas së drejtës ndërkombëtare, për shpërthimet e minave, që ndodhën më 22 tetor 1946, në ujërat shqiptare dhe për dëmet dhe humbjet njerëzore që rezultuan prej tyre”. Me vendimin tjetër, të po asaj date, të miratuar me 10 vota pro dhe 6 kundër, tejkaloi kompetencat që i ishin përcaktuar nga palët në marrëveshjen e kompromisit dhe vendosi të shprehej edhe për shumën e dëmshpërblimeve që Shqipëria duhet t’i paguante Britanisë së Madhe. Këtë e bëri me vendimin e 15 dhjetorit 1949, i cili e ngarkoi Shqipërinë të dëmshpërblente Britaninë e Madhe me shumën prej 843 947 stërlina angleze

blank

 

Gjykata u shpreh edhe për pyetjen e dytë të kompromisit, për përgjegjësinë e Mbretërisë së Bashkuar për shkeljen e sovranitetit të Shqipërisë më 22 tetor 1946 dhe më 12-13 nëntor 1946, gjatë operacioneve për pastrimin e minave nga kanali. Me 14 vota pro dhe 2 kundër GJND-ja vendosi që Mbretëria e Bashkuar nuk kishte cenuar sovranitetin shqiptar më 22 tetor, por u shpreh unanimisht se e kishte cenuar atë më 12-13 nëntor, dhe se ky deklarim, në vetvete duhet të përbënte satisfaksionin e duhur për palën shqiptare. Tirana zyrtare, duke vlerësuar tejkalimin e kompetencës nga Gjykata si një pretekst formalo-juridik par exelence, refuzoi të zbatonte në tërësi vendimet e saj, të cilat i stigmatizoi si të padrejta, të pabazuara në prova dhe të motivuara politikisht. Për këtë shkak “ngrinë” marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, një shtet me peshë të veçantë në zhvillimet politike e ekonomike në Europë e në botë. Londra mbajti të bllokuar rezervën e arit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, rreth dy tonë e gjysmë, që u ndodh në Londër në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Qëndrimi i ngurtësuar i qeverisë shqiptare vazhdoi për vite të tëra. Me më shumë kurajo, nisur nga interesa të tjera më të rëndësishme, mund të neglizhohej fakti që vendimi i 9 prillit 1949, ishte në tejkalim të kompetencës nga Gjykata, duke e zbatuar atë. Qeveria mund të arsyetonte se zbatimi i vendimit ndërmerrej si shprehje emancipimi dhe qytetarie, si shenjë respekti për normat që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve apo subjekteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare. Në këto rrethana qëndrimi permanent negativ ngjante dogmatik, aq më tepër po të mbahet parasysh parimi se zbatimi i vendimit të shpallur nga Gjykata nuk është detyrimisht njohje dhe pranim i fajësisë.

Kjo çështje është e gjerë dhe komplekse, prandaj, në vijim do të kufizohemi vetëm në vlerësimin në optikën juridiko-ndërkombëtare të të vërtetave që u fshehën nga palët, veçanërisht nga ajo britanike.

blank

 

Ku ndodhi incidenti?
Vendimet e përmendura më lart u miratuan nga GJND-ja, duke marrë si bazë versionin e paraqitur nga pala britanike. Londra insistonte se, kur ndodhi incidenti, anijet e saj ishin duke ushtruar të drejtën e kalimit paqësor në ujërat territoriale shqiptare. Por, vitet e fundit kanë dalë në dritë fakte e prova që vënë shumë pikëpyetje rreth të vërtetës për incidentin dhe veçanërisht rreth fajësisë së Shqipërisë.

Në radhë të parë është rezultati i bujshëm i një ekspedite kërkimore shkencore shqiptaro-amerikane, organizuar në kuadrin e punës për përgatitjen e Hartës Arkeologjike Nënujore të Bregdetit Shqiptar. Fjala është për një projekt bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Arkeologjisë të Qëndrës së Studimeve Albanologjike dhe RPM Nautical Foundation, për skanimin e fundit të detit të Gjirit të Sarandës, që kishte filluar në verën e vitit 2007. Asaj iu bashkua edhe presidenti i Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale INA, profesor James Delgado. Ekipi i drejtuar prej tij, i vendosur në bordin e anijes kërkimore shkencore amerikane Herkules, në muajt qershor-korrik të vitit 2007, zbuloi brenda Gjirit të Sarandës, në një distancë rreth 1.2 km larg qytetit, një anomali të verifikuar Relict Modern (mbetje moderne). Nga studimi i materialit u mendua se mbetja e gjetur, në masën 95%, i korespondon bashit të anijes britanike HMS Volage, një nga dy destrojerët anglezë, të përfshirë në Incidentin e Kanalit të Korfuzit, më 22 tetor 1946. Herkules kishte gjetur koordinatat e sakta të vendit të ndodhjes së HMS Volage, që gjendej jo më shumë se 1 200 metra larg bregut shqiptar. Zbulimi në fjalë, sipas gazetarit Skënder Minxhozi, bëri xhiron e botës, duke u transmetuar nga më shumë se 300 televizione, radio e gazeta në të gjithë globin.blank

Po në atë kohë, oficeri i Flotës Detare Shqiptare, Kapiteni i Parë Artur Meçollari, në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur në dokumentat e publikuara nga pala britanike dhe në materialet e dosjes shqiptare, kishte dalë në konkluzionin se HMS Volage, në momentin e ndeshjes në mina, ndodhej jo më shumë se 1 200 m larg bregut të Sarandës dhe jo në ujërat territoriale apo në ujërat e detit të hapur. Këto dy zbulime e lëkundin fuqimisht objektivitetin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, së paku për vendndodhjen e anijeve në kohën e incidentit. Por pozicioni i palës angleze, qëllimi i hyrjes së anijeve të saj në ujërat shqiptare dhe mungesa e objektivitetit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare vihen në pikëpyetje serioze nga përmbajtja e disa dokumenteve tepër sekrete nga arkivat angleze, të gjetura dhe të publikuara nga studiues shqiptarë. Ato janë dokumentet e Marinës Mbretërore Britanike, që nuk iu dhanë Gjykatës së Hagës, gjatë shqyrtimit të çështjes së incidentit dhe dëshmojnë pa asnjë ekuivok se kalimi i anijeve britanike në ujërat shqiptare nuk ishte paqësor as rastësor, por një kalim i qëllimshëm, për të provuar nëse “shqiptarët kishin zënë mend” apo jo që nga incidenti i 15 majit 1946. Dy dokumentet mbanin emrin e koduar XCU (Exercise Corfu) dhe XCU 1, me nr. 0321/13, të datave 5 dhe 13 tetor 1946. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pala shqiptare i kërkoi Gjykatës që t’i administronte si provë, por ajo nuk e mori parasysh. Përfaqësuesit e saj Kahreman Ylli, Behar Shtylla dhe avokati francez Pier Cot, profesor i së drejtës, i kërkuan Gjykatës që të bëheshin të njohura urdhrat e lundrimit të skuadriljes. Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Hartley Shawcross, tha se dokumentet ishin “top secret” dhe nuk mund të dorëzoheshin në Gjykatë.

Në aktet e publikuara vitet e fundit gjendet plani i lëvizjes së anijeve britanike në drejtim të bregut shqiptar. Në fakt kalimi i kryqëzorëve, më 2 tetor 1946 në ujërat shqiptare, u krye pikërisht sipas skenarit, i cili kishte parashikuar deri në detaje mënyrën e vendosjes në anijeve, itinerarin e lëvizjes së tyre, dokumentimin e gjithçkaje nëpërmjet fotografimit dhe filmimit, mbështetjen e lundrimit nga avionë të gatshëm për t’u ngritur në fluturim dhe për të bombarduar territorin shqiptar, nëse ndaj anijeve do të reagohej nga rojet bregdetare shqiptare etj. Këtë e tregon me qartësi të padiskutueshme dokumenti i karakterit Top sekret, me No.0321/135, Ref: ADM 122704, i tetorit 1946, i titulluar Memorandum mbi përdorimin e kanalit verior të Korfuzit, i publikuar nga studiuesi Auron Tare, ku thuhet ndër të tjera se “është marrë vendimi për të testuar reagimin e shqiptarëve…, duke përdorur Kanalin e Veriut të Korfuzit në datën 22 tetor 1946 për kalimin e Anijeve të Madhërisë së Tij Mauritius, Leander, Saumarez dhe Volage nga Korfuzi për në Argostoli… Situata duhet të jetë në formacionin ‘gati për aksion’, me armatimet gati për zjarr, por të gjitha armatimet duhet të jenë në pozicionin normal, të siguruara në pozicion, deri sa bateritë shqiptare të hapin zjarr… Dy avionë zbulues nga Anija H.M.S Ocean do të fluturojnë dhe do të jenë në kontakt me radio me anijet e tjera, por këta avionë duhet të qëndrojnë larg territorit shqiptar apo ujërave territoriale, deri sa të urdhërohen për t’u afruar. H.M.Ocean dhe Raider do të qëndrojnë në perëndim të Korfuzit..”
Duke folur për këtë ngjarje dhe duke iu referuar të dhënave të reja, studiuesja Ana Lalaj thotë se, në këtë rast ruajtja e të fshehtës së britanikëve erdhi përmes manipulimeve të procesit. Mbrojtja e kësaj të fshehte ia shpëtoi “nderin” Mbretërisë së Bashkuar, por goditi në prestigj tempullin e lartë të drejtësisë dhe ndikoi në marrjen e një vendimi të padrejtë ndaj Shqipërisë.

Kush i kishte vendosur minat dhe a kishte përgjegjësi Shqipëria?
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore gjermanët kishin vendosur mina detare në disa zona në këtë rajon. Ato ishin çminuar diku nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, fakt ky që vinte në pikëpyetje hipotezën se minat e gjetura ndodheshin aty që nga koha e luftës. Pati një tjetër hamendësim, sikur ishin vendosur nga shërbimet inteligjente izraelite, i cili u konsiderua i pabesueshëm. Ndërkohë, në GjND u paraqitën dy ish-oficerë, dezertorë të marinës jugosllave, të cilët, nëpërmjet thënieve konfuze, pohuan se më 18 tetor 1946 ndodheshin në portin jugosllav të Sibenikut dhe kishin parë nisjen në drejtim të ujërave detare shqiptare, të dy anijeve të ngarkuara me mina. Dëshmia e tyre, si dhe informacione të tjera të furnizuara nga burime të ndryshme, çuan në konkluzionin se autorja e minimit të ujërave detare shqiptare mund të ishte Jugosllavia. GjND-ja e akuzoi dhe e fajësoi Shqipërinë me arsyetimin që, edhe nëse nuk i kishte vendosur vetë, duhet ta dinte se në ujërat e saj ndodheshin mina.

Profesor Paskal Milo, në një punimin e vet të titulluar Të vërtetat e fshehura- Incidenti i Kanalit të Korfuzit, thotë se pala shqiptare ishte në dijeni të minimit të ujërave të saj detare nga njësite të marinës ushtarake jugosllave, fakt ky që, sidoqoftë, nuk lë pa përgjegjësi edhe ish – Jugosllavinë. Në kundërshtim me rregullat e së drejtës së detit, autoritetet kompetente shqiptare nuk kishin bërë njoftimet përkatëse, sipas rregullave të Lajmërimeve për detarët. Por çështja duhet parë e gjykuar në kontekstin e rrethanave konkrete të kohës. Minat ndodheshin në ujërat e brendshme detare shqiptare dhe duket se ishin vendosur si mjete mbrojtëse in extremis, për t’i bërë ballë një situate jashtëzakonisht të rënduar, të provokuar sistematikisht nga qeveria e atëhershme greke dhe që prodhonte pasoja tragjike për banorët e zonës. Nga toka, ajri dhe deti kryheshin vazhdimisht provokacione, rrëmbime njerëzish e bagëtish, vrasje kufitarësh, fshatarësh e peshkatarësh etj. Qëllimi i saj ishte për të konservuar një gjendje tensioni permanent në kufijtë shqiptaro-grekë, me qëllimin obsesiv të zhvendosjes së vijës kufitare dhe aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, të rivendikuar edhe zyrtarisht në Konferencën e Paqes së Parisit, në vitin 1946.

S’ka dyshim se vendosja e minave ishte një veprim i gabuar dhe i dënueshëm, por gjithsesi i përdorur në situata dëshpëruese, për të mbrojtur vendin nga pretendimet aneksioniste të fqinjit jugor dhe jetën e njerëzve të zakonshëm, të kërcënuara vazhdimisht. Në këtë vështrim, nëse do të flasim për përgjegjësinë e Shqipërisë, e shumta që mund të thuhej është se kemi të bëjmë me përgjegjësi të ardhur nga veprime dhe mosveprime të imponuara nga rrethanat konkrete. Veprimet kishin karakter mbrojtës dhe nuk drejtoheshin ndaj atyre që gëzonin të drejtën e kalimit paqësor e aq më pak ndaj Britanisë së Madhe, ish-aleates në Luftën e Dytë Botërore. Nga ana tjetër duhet patur parasysh se e drejta e kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtrohet si rregull në ujërat territoriale. Në ujërat e brendshme ato kanë të drejtë të kalojnë vetëm kur hyjnë apo dalin nga portet e shtetit bregdetar ose kur lëvizin në rastet e strehimit emergjent për shkak avarish apo force madhore. Kjo do të thotë se anijet britanike apo edhe të shteteve të tjera e kishin rrugën e kalimit jo në ujërat e brendshme detare të Shqipërisë, as edhe në gjirin e Sarandës, por disa milje më tutje, diku rreth mesit të kanalit të Korfuzit, ku ishte rruga normale e lundrimit ndërkombëtar.

Nisur nga sa u ekspozua më sipër, nëse për fajësinë e palëve do të gjykojmë sipas parimit të proporcionalitetit, do të ishte shumë e vështirë që të vihej shenja e barazimit midis përgjegjësisë së Britanisë së Madhe, që ndërmori një veprim të qëllimshëm dhe provokues, të provuar tashmë me prova të pakontestueshme dhe përgjegjësisë së Shqipërisë që, për t’u mbrojtur nga kërcënime reale, të vazhdueshme dhe të rrezikshme, zgjodhi një rrugë të papërshtatshme. Në këtë vështrim, ngjarja nuk ishte incident në të gjitha aspektet e fjalës incident, nuk ishte një ndodhi e rastësishme, e paparashikuar dhe e padëshiruar. Ishte një provokacion i paramenduar nga anglezët. Për palën shqiptare përbënte një vetëmbrojtje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, që megjithatë e ngarkonte shtetin shqiptar me një lloj përgjegjësie, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhej dhe arsyeve që invokonte.

Është rasti të theksohet edhe një moment tjetër, jo më pak i rëndësishëm, që gjithashtu ka të bëjë me provat e reja të zbuluara kohët e fundit. Tashmë pranohet, pothuajse pa kontestim, se minat në ujërat shqiptare i kishin vendosur specialistët jugosllavë, me urdhër të autoriteteve më të larta të shtetit të tyre, dhe me kërkesë ose së paku, me dijeni të autoriteteve shqiptare. Gjykata e Hagës e trajtoi edhe këtë aspekt të ngjarjes dhe iu afrua disi të vërtetës, por iu shmang kur deklaroi se nuk gjeti prova të mjaftueshme për ta shpallur si të tillë. Megjithatë, as atëhere dhe as më vonë, nuk u shtrua kurrë përgjegjësia e Jugosllavisë, si bashkëpunëtore dhe bashkëfajtore në tragjedinë e Kanalit të Korfuzit. Në këtë mënyrë e tërë përgjegjësia iu ngarkua në mënyrë hipotetike vetëm Shqipërisë, e cila, në atë kohë, nuk dispononte mjetet e përshtatshme as për vënien dhe as për heqjen e minave detare.

Incidenti dhe çështja e arit shqiptar
Moszbatimit të vendimit të GjND-së nga ana e Shqipërisë, Britania e Madhe iu kundërvu, siç u tha, me bllokimin e një sasie ari prej 1121 kg (e cila në vitin 1984 kishte arritur në 1574 kg) të identifikuar si pronë e shtetit shqiptar. Ai u rrëmbye në Romë, në shtatorin e vitit 1943, nga nazistët gjermanë dhe, pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, përfundoi në Londër, në dispozicion të Komisionit Trepalësh të Arit Monetar. Në fillimin e vitit 1948 Komisioni vendosi që sasinë e mësipërme t’ia jepte Shqipërisë, por, pas refuzimit të saj për të zbatuar vendimin e GjND-së për incidentin, me këmbënguljen e Britanisë së Madhe, njëra prej tre anëtarëve të tij (krahas ShBA-së dhe Francës) e pezulloi zbatimin e vendimit dhe e vendosi arin në sekuestro konservative. Pikërisht në këtë kohë çështja e incidentit dhe ajo e arit ndërthuren dhe, për gati gjysmë shekulli, vazhduan rrugëtimin e tyre historik në kërkim të zgjidhjes. U shqyrtuan nga Arbitrazhi Ndërkombëtar në vitet 1951-’53 dhe nga GjND-ja në vitin 1954, u trajtuan në negociata direkte midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në vitet 1950-1951, si dhe në vitet 1984-1992, dhe e gjetën zgjidhjen përfundimtare në Protokollin e Romës të 8 majit 1992. Pala britanike në fillimin e negociatave pretendoi zbatimin e vendimit të GjND-së të dhjetorit 1949 për incidentin e Kanalit të Korfuzit. Shqiptarët nuk e pranuan dhe anglezët treguan mirëkuptim. Ata nuk iu rikthyen më kërkesës së tyre dhe zgjatja e bisedimeve nuk kishte të bënte me të, por me shkaqe të tjera. Në tekstin e Protokollit të Romës të vitit 1992, që përmbylli zyrtarisht fazën e parë të bisedimeve, nuk përmendet asgjë për incidentin e Kanalit të Korfuzit, as edhe për vendimin e GjND-së. Megjithatë, Shqipëria i pagoi Britanisë së Madhe një shumë prej 2 milionë dollarë amerikanë, si shlyerje e plotë dhe përfundimtare e pretendimeve financiare britanike ndaj Shqipërisë, çka kuptohej lehtë se ishte fjala për zbatimin e vendimit të GJND-së për incidentin e Kanalit të Korfuzit.

Alternativa e rishqyrtimit të çështjes nga GjND-ja
Një tjetër çështje që meriton të trajtohet është se a mund të rishikohet përgjegjësia e palëve dhe fajësia e tyre në dritën e zbulimit të fakteve të reja. A mund të rihapet çështja e incidentit të Kanalit të Korfuzit për rishqyrtim në GjND?
Është hedhur mendimi se ajo mund t’i përcillet sërish GjND-së për ta rinisur procesin dhe për ta riparë sipas provave të zbuluara. Në një reagim të parë, kushdo do ta mbështeste pa hezitim këtë nismë, me qëllim që e vërteta të sanksionohej edhe juridikisht, duke rishikuar dhe rivlerësuar një vendim të arsyetuar mbi prova të mangëta e madje mbi hipoteza. Mirëpo, pavarësisht fakteve dhe dokumenteve të njohura e të panjohura, pavarësisht dëshirës së mirë që mund të shprehë gjithkush, çështja e incidentit të Kanalit të Korfuzit është vështirë të rihapet. Procedurat e rishikimit të vendimeve të GjND-së janë të mundshme, por me disa kushte. Në bazë të nenit 61 të Statutit të saj, palët mund t’i kërkojnë Gjykatës ta rishikojë një vendim vetëm në rast se pas dhënies së tij janë zbuluar fakte të reja që mund të ishin vendimtare në dhënien e vendimit. Gjykata e merr parasysh kërkesën për rishikim, nëse ajo vetë ose pala kërkuese nuk kanë qenë në dijeni të faktit të zbuluar. Kërkesa mund të paraqitet deri në gjashtë muaj pas zbulimit të faktit, dhe jo më vonë se 10 vjet nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës, dhe vetëm kur ai të jetë zbatuar. Duke iu referuar këtij përcaktimi taksativ, kërkesa për rihapjen e çështjes tingëllon atraktive, interesante, por jo lehtësisht e realizueshme. Në këtë rast, aspektet procedurale të shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të kontestuara midis palëve të ndryshme dominojnë mbi aspektet e karakterit material. Kanë humbur afatet dhe, rivendosja në afat nëse mund të shtrohej si alternativë e mundshme, do të kërkonte përpunimin e një strategjie të posaçme, të ndërtuar mbi një profesionalizëm të shkallës së lartë. Alternativa më e thjeshtë, por tepër e vështirë për t’u realizuar, do të ishte hyrja në bisedime me qeverinë britanike mbi bazën e fakteve të reja dhe zgjidhja e çështjes nëpërmjet negociatave diplomatike. Kjo kërkon jo vetëm marrjen e nismës nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe pëlqimin e palës tjetër.

Sot, kur kanë kaluar shtatëdhjetë vjet nga kjo ndodhi fatkeqe, që mori jetë njerëzish dhe që ngurtësoi për gati gjysmë shekulli marrëdhëniet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, situatat kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Marrëdhëniet shqiptaro-britanike kanë gati dy dekada që përjetojnë një atmosferë progresi të vazhdueshëm. Tirana i ka identifikuar ato si marrëdhënie me prioritet të veçantë dhe me rëndësi strategjike në politikën e jashtme. Ajo tregon një kujdes të posaçëm për përparimin e tyre të pandalshëm. Britania e Madhe është shndërruar prej kohësh në një ndër partnerët e rëndësishëm të Shqipërisë, e cila i ofron asaj pa kursim miqësi, mbështetje e asistencë të gjithanshme.

•Shkrimi i mësipërm, që botohet me rastin e 70-vjetorit të incidentit të Kanalit të Korfuzit, është shkëputur nga libri i Ksenofon Krisafit “Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Qasje juridiko-ndërkombëtare”
(BalkanWeb)

blank

Konferenca e Potsdamit: Historiku, Objektivat dhe Marrëveshjet

Konferenca e Potsdamit Ishte takimi i mbajtur midis udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik për të diskutuar përmbajtjen dhe procedurat që do të ndiqeshin në marrëveshjet e paqes në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky takim u zhvillua në periferi të Berlinit në Potsdam, në Gjermani, midis 17 korrikut dhe 2 gushtit 1945. Presidenti i SHBA, Harry S. Truman; Kryeministri britanik Winston Churchill; dhe Kryeministri Sovjetik, Josef Stalin.

 

Me takimin në zhvillim, Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë së Madhe, Clement Attlee, zëvendësoi Churchill. Të tre udhëheqësit nuk u përpoqën të nënshkruanin traktate paqeje, pasi ajo detyrë iu delegua një Këshilli të Ministrave të Jashtëm, i cili u krye për atë qëllim.

Gjatë konferencës së Potsdamit u dakordua mënyra në të cilën do të administrohej Gjermania e mundur dhe përcaktimi i dëmshpërblimeve. Përveç kësaj, ata folën për vizatimin e kufijve të Polonisë, okupimin e Austrisë, rolin e BRSS në Evropën Lindore dhe ndjekjen penale të Japonisë.

Objektivi kryesor i takimit të Potsdamit ishte arritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura disa muaj më parë në konferencën e Jaltës.

Sfondi

Ndryshe nga atmosfera miqësore dhe e relaksuar që mbretëronte në dy konferencat e mëparshme (Teherani dhe Jalta), në Potsdam kishte tension. Atmosfera e kompromisit midis udhëheqësve aleatë nuk ekzistonte dhe kushtet e negociatave ndryshuan. Kishte shumë pak optimizëm dhe mirësi.

Secila prej tre fuqive ishte më shumë e interesuar për interesat e saj sesa për të mirën e përbashkët. Miqësia dhe vullneti i mirë, që karakterizuan takimet e mëparshme, munguan në Potsdam. Shqetësimet e tre udhëheqësve kishin në qendër administratën e Gjermanisë dhe caktimin e kufijve të Evropës.

blank

Për shembull, nga konferenca e Jaltës e mbajtur në shkurt 1945, Gjermania nuk ishte mundur ende. Nga ana tjetër, Kryeministri anglez Winston Churchill ishte dyshues ndaj Kryeministrit Sovjetik Josef Stalin dhe pozitës së tij të palëkundur.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin ende në luftë me Japoninë. Mungesa e një armiku të përbashkët në Evropë ishte një element që shkaktoi shumë vështirësi për të arritur marrëveshje në Potsdam.

Ishte e nevojshme të arrihej një konsensus mbi rindërtimin territorial dhe politik të Evropës gjatë periudhës së pasluftës.

Ndryshimet që i bënë të vështira negociatat

Të dy Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ndryshuan udhëheqjen. Presidenti Franklin D. Roosevelt, i cili mori pjesë në konferencën e Jaltës, vdiq papritur në Prill 1945. Ai u pasua nga Presidenti Harry S. Truman dhe Sekretari i tij i Shtetit, James Byrnes.

Në rastin anglez, mu në mes të konferencës u njoftuan rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe, të mbajtura më 5 korrik. Churchill humbi dhe u zëvendësua në konferencë nga Kryeministri i Punës, Clement Attlee dhe nga Ernest Bevin, sekretari i tij i jashtëm.

Udhëheqja e Roosevelt dhe Churchill nuk mund të tejkalohej nga delegatët e rinj amerikanë dhe anglezë. Në vend të kësaj, dy negociatorët sovjetikë, Josef Stalin dhe Vyacheslav Molotov, ishin të njëjtët ata që ishin në konferencën e Jaltës.

qëllimet

Objektivi kryesor i konferencës së Potsdamit ishte arritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në takimin e Jaltës. Këto ishin që Gjermania do t’i paguajë dëmshpërblime lufte Bashkimit Sovjetik pas pushtimit të Hitlerit.

Megjithëse kishte tensione mbi kufijtë e Polonisë, në konferencën e Jaltës Stalin, Roosevelt dhe Churchill ranë dakord të ndanin Gjermaninë në katër zona kryesore të okupimit. Po kështu, u mor një zotim për të lejuar zgjedhje të lira në vendet e Evropës Lindore.

Bashkimi Sovjetik u ftua nga Aleatët për t’u bashkuar me Kombet e Bashkuara. Pasi Gjermania u mposht, BRSS premtoi se do të bashkohej me luftën kundër Japonisë, pasi që deri atëherë kishte mbetur neutrale.

Gjermania e okupuar

Në Jaltë u vendos që Gjermania të mbetet e okupuar nga trupat Amerikane, Britanike, Franceze dhe Sovjetike.

I gjithë vendi duhej çmilitarizuar dhe çarmatosur. Industria gjermane do të shpërbëhej për të shmangur përdorimin ushtarak. Arsimi dhe sistemi gjyqësor do të pastrohen nga ndikimi nazist, së bashku me ligjet racore.

Stalini ishte shumë i vendosur të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga dëmshpërblimet ekonomike të Gjermanisë, të përcaktuara si një masë kompensuese për shkatërrimin e shkaktuar nga nazistët në territorin Sovjetik pas pushtimit të Hitlerit.

Churchill dhe Roosevelt pranuan kërkesat e Stalinit në Jaltë për të bërë që BRSS të bashkohej me luftën kundër Japonisë.

Sidoqoftë, në Potsdam si Harry S. Truman dhe Sekretari i tij i Shtetit, James Byrnes, donin të zvogëlonin oreksin Sovjetik. Ata këmbëngulën që dëmshpërblimet e kërkuara nga forcat pushtuese të ishin vetëm në zonën e tyre të okupimit.

Marrëveshjet kryesore

Marrëveshjet më të rëndësishme të arritura në konferencën e Potsdamit ishin:

Gjermania

-Tshtë rënë dakord që Gjermania duhet të çmilitarizohet, kjo përfshinte shkatërrimin e një pjese të infrastrukturës industriale të luftës; ata donin të parandalonin rimëkëmbjen e industrisë gjermane të luftës. Për më tepër, ishte përcaktuar që duhet të mbaheshin zgjedhje të lira që kombi të demokratizohet.

-Përpunimi i kriminelëve nazistë të luftës dhe kthimi i të gjitha territoreve të kapura dhe të okupuara nga Gjermania.

-Pushtimi ushtarak i Gjermanisë nga trupat amerikane, sovjetike, franceze dhe angleze.

-Ndarja e territorit gjerman në katër zona okupimi, si Berlini, kryeqyteti; megjithatë, Stalini kishte plane të tjera për pjesën lindore të Gjermanisë që sovjetikët pushtuan.

Kombet e tjera

Përveç Gjermanisë, çështje nga vendet e tjera u diskutuan në konferencën e Potsdamit:

-Problemi i Indokinës (Vietnami i sotëm), i cili shërbeu si një teatër aktiv i luftës, u diskutua. Trupat pushtuese japoneze dhe forcat indokineze po luftonin për pavarësi nga kontrolli perandorak francez.

-Truman, Stalin dhe Churchill (dhe Attlee në mungesë të Churchill) ranë dakord që Indochina gjithashtu do të ndahej në dy zona okupimi pas luftës. Jugu do të pushtohej nga fuqitë perëndimore nën komandën britanike dhe gjysma veriore do të pushtohej nga Kina si një komb aleat.

-Territore të ndryshme të pretenduara nga Gjermania iu caktuan Polonisë, e cila rriti shtrirjen e saj territoriale në perëndim. Meqenëse Polonia u çlirua nga Sovjetikët, Stalini imponoi një qeveri komuniste atje.

Japonia

Lufta kundër Japonisë nuk kishte përfunduar, kështu që më në fund në Potsdam u trajtua tema e Perandorisë Japoneze. Kishte frikë se lufta kundër atij vendi do të zgjaste për vite me radhë, sepse ai ishte i gatshëm të luftonte “deri në njeriun e fundit”. Të tre fuqitë më pas vendosën të lëshonin një ultimatum për Japoninë e shkatërrimit total, nëse nuk dorëzohej.

Truman përmendi në takim se Shtetet e Bashkuara kishin një armë shumë të fuqishme për të përdorur kundër Japonisë në rast se ishte e nevojshme por nuk zbuloi detaje; ai po i referohej bombës atomike. Sidoqoftë, Stalini tashmë e dinte nga unaza e tij e spiunimit në Shtetet e Bashkuara.

Krijimi i një Këshilli të Ministrave të Jashtëm për të vepruar në emër të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës u miratua. Ajo kishte misionin e hartimit të traktateve të paqes që do të nënshkruheshin me ish-aleatët e Gjermanisë.

Referencat

  1. Konferenca e Potsdamit. Marrë më 27 mars 2018 nga history.state.gov
  2. Konferenca e Potsdamit: Përkufizimi, Rezultatet & Marrëveshjet. studimi.com
  3. Konferenca e Potsdamit. Konsultuar nga iwm.org.uk
  4. Konferenca e Potsdamit. Konsultuar me enciklopedi.com
  5. Konferencat e Jaltës dhe Potsdamit. Konsultuar me bbc.co.uk
  6. Konferenca e Potsdamit – Lufta e Dytë Botërore. Konsultuar nga britannica.com
blank

Qëprylinjtë- Historia e kryevezirëve të mëdhenj e më të aftë në Perandorinë Osmane me origjinë shqiptare – Nga Nesip Kaçi

Historianët, osmanologët e huaj dhe turq, që kanë studiuar ecurinë e shtetit osman pohojnë se kryevezirët e mëdhenj më të aftë dhe më të vlefshëm kanë qënë me origjinë shqiptare.

Kur perandoria kishte ndalur zgjerimin e kufi jve të saj dhe ndodhej para kolapsit, kur tatëpjeta osmane kishte arritur kulmin, anarkia, ryshfetet korrupsioni kishin kapur shtetin, kur intrigat, komplotet, grackat, thashethemet, hakmarrjet bënin kërdinë dhe kur vrasjet

mizore të qeveritarëve të vlefshëm etj., po e çonin atë pranë greminës, më 15 shtator 1655 ajo kaloi në duart e sadrazemit shqiptar Mehmet Pashë Qëprylyut.

Në fillim me dorë të hekurt ai goditi korrupsionin: ryshfetet, vjedhjet, anarkinë, intrigat në strukturat e perandorisë, kryengritjet e shumta që kishin paralizuar vendin, deri dhe Pallatin,

që çuan largimin nga froni të Sulltan Deli Ibrahimit (të çmendur) dhe vrasjen e vëllait të tij të madh Osmanit të tretë. I takonte tani Sulltan Ahmetit të IV, shtatëvjeçar të vihej në krye të perandorisë. Kjo i dha dorë Qësem Sulltana Hanëmit, gjyshes së tij, më e famshmja dhe më

e përfolura grua e historisë osmane, të marrë në dorë frenat e Portës së Lartë, që e futi Pallatin në një anarki të tejskajshme. Gjatë kohës trevjeçare që ajo ishte numri 1 i Portës së Lartë, gjithçka shkoi së prapthi, korrupsioni kapi çdo hallkë të sistemit dhe perandoria shkoi

në prag të greminës. Pas vrasjes së saj vendin ia zuri Hatixhe Sulltana Hanëm, nëna e Sulltan Ahmetit të IV, që ishte ende fëmijë, e cila në kërkim të një sadrazemi të aftë dhe të fortë për të drejtuar perandorinë, brenda një harku kohor, ndërroi dhjetë Vezirë të Mëdhenj, deri sa këtë funksion ia besoi dhe ia ngarkoi më 15 shtator 1655 Mehmet Pashë Qëpryliut, të cilit i la dorë të lirë për veprim.

Këtu fillon periudha e

qeverisjes së familjes së Qëprylinjve, e cila i dha Portës së Lartë dhe Perandorisë Osmane sadrazemët më të suksesshëm, që i kthyen shkëlqimin e dikurshëm të Sulltanëve të mëdhenj. Qëprylinjtë, që kanë qeverisur perandorinë mbi 70 vjet në shekullin e XVII janë këta:

Qëpryli Mehmet Pasha 1578- 1661, Fazëll Ahmed Mustafa Pasha 1635-1656, Fazëll Mustafa Pasha 1637-1691, Kara Mahmud Pasha 1634-1683, dhëndri i Mehmet Pashës, Kiblelizade Mustafa Pasha, kunati i Qëprylinjve, Admiral Mustafa Pasha-dhëndër i Qëprylinjve, Damat Numan Pasha-djali i madh i Mustafa Fazëll Pasha, Amxhazade Hysein Pasha, kushëriri i tyre, Sijavush Pasha, i afërmi i tyre, etj., të cilët e shpëtuan atë nga një rrëzim total, shtetit i dhanë gjak, e ringjallën.

Pushteti i Qëprylinjve ka qënë më i fortë dhe më efikas nga autoriteti i sulltanëve të asaj kohe. Pashallarët e besës fi snike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e Sulltanëve”, Perandoria Osmane erdhi në vete dhe u ngre në këmbë përsëri.

 Pak histori për Vezirin e Madh Qëpryli Mehmet Pasha

I lindur më 1578 në Köprü (shqiptohet Qëpry) të Anadollit (Köprü, në shqip përkthehet Urë).

Familja e tij ishte nga fshati Roshnik (Rostnik) i Beratit dhe kishte mërguar në Anadoll. Punën e tij në Pallat ai e fi lloi kuzhinier me ndërmjetësinë e Khosrev Pashës, boshnjak, pas ca kohe emërohet sipahi në Köprü, ku dhe martohet me bijën e Jusuf Pashës, që quhej Aishe. Më pas, kur Khosrev Pasha mori detyra të rëndësishme në ushtri dhe kur pak më von u emërua Vezir i Madh, e caktoi Qëpryliun Mehmet në krye të Th esarit. Me vrasjen e Khosrev Pashës ai shërbeu sanxhak-bej në Qëpry (Köprü. Më pas atë e thërresin përsëri me punë në Stamboll në detyra të rëndësishme, për aft ësitë që shpalosi në funksionet e kryera e gradojnë Pasha (gjeneral) dhe pas kësaj kreu disa detyra delikate si guvernator i Tripolit dhe më pas Myteselim i vilajetit të Damaskut. Në moshën 75 vjeç i ngarkohet detyra e lartë e Vezirit të Madh të Perandorisë, të cilën e kishte pranuar me këto kushte: 1. Propozimet që do t’i paraqiten Padishahut të pranohen me njëherë. 2. Në shërbimet e tij do të jetë i lirë. 3. Ndihmësit dhe administratorët do t’i zgjedhë ai vetë. 4. Të mos u vihet vesh thashethemeve. Pasi këto kushte i pranoi nëna e Sulltan Muratit të IV-t, Hatixhe Sulltana Hanëm, duke iu zotuar se do t’i lihej dorë e lirë në qeverisjen e Perandorisë, pra i gjithëpushtetshëm, ai mori në dorë frenat e Perandorisë. Në fillim ai shtypi mizorisht, kryengritjen dhe lëvizjen që e kryesonin krerët fanatikë të një sekti mysliman, të cilët ishin pasues të Mahpejqer Qësem Sulltanës. Në vazhdim në janar 1657 shtypi pamëshirë rebelimin e spahinjve dhe shkaktarin kryesor të këtij rebelimi, Sheik Selimin, e mbyti në Bosfor. Ai urdhëroi të varej publikisht në litar Patriarku i kishës greke, i cili i kishte shkruar Vojvodës së Vllahisë të shpallte rënien e Islamit. Me grusht të hekurt ai goditi dhe luftoi me efikacitet korrupsionin: ryshfetxhinjtë, vjedhjet dhe hajdutët e veshur me pushtet, plaçkitjet, komplotet, vrasjet e qeveritarëve të ndershëm dhe të vlefshëm, anarkinë kudo që shfaqej në strukturat e perandorisë, shkelësit e ligjit, alkolikët, tregtinë e paligjshme të duhanit që vinte nga Amerika nëpërmjet Rusisë etj. Me masa të rrepta rivendosi rregullin dhe qetësinë në Pallat dhe në gjithë dominimin perandorak otoman, numri i të ekzekutuarve gjatë qeverisjes së tij kapi shifra të larta, 35. 000

vetë. Të tjera burime citojnë se kjo shifër i takon vetëm vitit të parë të qeverisjes. Spastrimet nga të paudhët, i bëri për të shpëtuar shtetin nga dekadenca ku ishte futur sepse ky shtet kaq i madh, sipas tij, nuk mund të rronte me zullume. Spastrime të tilla kishin bërë edhe sulltanët

paraardhës të fuqishëm, si sulltan Murati i parë, sulltan Mehmeti i parë – Fatiu i tmershëm, etj, si masa të nevojshme për rifuqizimin e shtetit dhe rimëkëmbjen e perandorisë.

Pasi mposhti e nënshtroi kundërshtarët e brendshëm dhe rivendosi qetësinë në Pallat dhe në vend, Veziri i Madh iu kthye armiqve të jashtëm. Fitoria e venetikasve në Kios pak kohë më parë kishte qënë një goditje shumë e rëndë për fuqinë detare otomane.

Qëpryli Mehmet Pasha, duke e konsideruar fl otën ushtarako-detare si një forcë të madhe në rikthimin e shkëlqimit të mëparshëm, i përqëndroi të gjitha energjitë në rimëkëmbjen e saj dhe kur u bind se ia arriti këtij qëllimi u ndesh me fl otën e Venetikut në Dardanele që

komandohej nga admirali Mokenigo dhe e shpartalloi krejtësisht. Në fillim flota osmane pësoi humbje të ndjeshme, por falë një gjyleje të qëlluar nga bregu, që goditi depon e municioneve të anijes së admiralit, që vrau edhe vetë admiralin, flota venetikase mbeti pa komandant dhe pa municione dhe u thye keqas. Veziri i Madh shpërbleu topçiun që i dhuroi fitoren dhe oficerët që luftuan trimërisht por njëkohësisht ekzekutoi një numër të madh oficerësh të lartë mbi të cilët ranë përgjegjësitë për humbjet e mëparshme. Si rivendosi dhe pasi i ktheu prestigjin e humbur perandorisë në det, ai e përqendroi vëmendjen në tokë. Marshimi drejt Polonisë i princit të Transilvanisë Georg Rakocki II, me mbështetjen e Voevodëve të Vllahisë e Moldavisë, që prekte direkt interesat e Perandorisë Otomane e vuri në lëvizje Qëprylinë për të ndalur marshimin Rakockit II dhe për t’a zënë atë. Si përgjigje Veziri i Madh, me të shpejtë rrethoi dhe mori Janovën, por Rakocki II, nga frika kishte ikur dhe hyrë në Austri.

Një kryengritje e drejtuar nga krerë të lartë të perandorisë e detyroi Qëpryliun të kthehej sërish në Anadoll, ku kundërshtarët e tij të brendshëm ishin gjallëruar dhe kishin ngritur krye nga frika se mos binin pre e hakmarrjes së tij, për arsye të mosbindjes që treguan ndaj Portës së Lartë. Ai ekzekutoi krerët më kryesorë të kryengritës si dhe një mijë vetë nga shtatëmijë mbështetës të kësaj revolte. Pas kësaj Veziri i Madh shtypi me dorë të hekurt dhe me po atë forcë, që kishte treguar dhe më parë, revoltën e Mehmet Pashës në Egjipt dhe atë të Mustafa Pashës në Antalia. Në një letër që i dërgonte një miku të tij, Qëpryliu i shkruante: Nëqoftëse kozakët e Zaparozhes do të sulmojnë qoftë edhe një nga fshatrat e pashallëkut të tij, do t’i bënte copash, që kështu t’u jepte një mësim të mirë dhe të tjerëve.

Gjatë pesë viteve, një muaj e 15 ditëve, që Mehmet Pasha Qëpryliu qeverisi perandorinë, ai arriti të çrrënjosë anarkinë dhe korrupsionin, t’i kthente shtetit pushtetin, hierarkinë dhe disiplinën, aq të nevojshme në administratën e stërmadhe otomane. Ai hyri në histori edhe si një ndërtues i madh me kështjellat strategjike në derdhjen e lumit Don dhe në brigjet e Dnieprit në Ukrainën e sotme. Ai ndërtoi një numër të madh xhami, shkolla, dyqane në Janovë, Rudnik, Tarakli etj.

Veziri i Madh vdiq më 31 tetor 1661. Ai, nga shtrati i vdekjes i propozoi dhe i mori pëlqimin Sulltanit të ri për ta zëvendësuar i biri i tij i parë Qëpryli Ahmet Pasha, propozim që u pranua. Ai ka lënë si këshillë për pasardhësin: mbaje thesarin plot, mbaje veten dhe ushtrinë gjithnjë të zënë.

Qëpryli Mehmet Pasha ishte me temperament luftarak, por kishte një natyrë dhe sedër të ndjeshme. Një herë ambasadori i Francës në Stamboll, De la Haye, i nisur nga mendimi se Qëpryliu shumë shpejt do të zëvendësohej nga një Vezir i Madh tjetër si paraardhësit e tij të shumtë, nuk i kishte dërguar ende dhuratat e zakonshme sipas protokollit. Veziri i madh, që e mësoi motivin e mosdërgimit të dhuratave, u ndje tej mase i fyer dhe i ofenduar nga një mungesë e tillë respekti dhe nën pretekstin e spiunazhit përmes korrespondencës diplomatike, dha urdhër që filimisht të rrihej me shkop djali i ambasadorit dhe më pas i arrestoi dhe i futi në burg at e bir. Delegacioni që dërgoi Luigji i IV për të hetuar në vend nderin e Francës, gjithashtu u trajtua në mënyrë fyese, si rezultat i këtij incidenti Franca prishi aleancën me Perandorinë Osmane dhe nisi të ndihmonte hapur Venetikun në mbrojtje të Kretës.

 Qëpryli Ahmet Pasha (1635-1676)

Djali i parë i Qëpryli Mehmet Pashait, shërbeu kryevezir 15 vjet, më 1659 u emërua vezir (ministër) dhe u gradua mareshall, ndërsa më 1661, pas vdekjes së babait të tij, filloi shërbimet kolosale si kryeministër, udhëheqës i mençur, riorganizoi ushtrinë, ndreqi punët e shtetit. Kryeministri më i suksesshëm i familjes Qëpryli.

I shkolluar në Stamboll me mësues privatë në familje, Qëpryli Ahmet Pasha, në fillim kreu shkollë fetare por ajo nuk i plotësoi kërkesat e tij dhe hyri në administratën shtetërore, ku në Damask fitoi famë dhe dashurinë e popullit se i lehtësoi banorët nga taksat që vështirësonin jetën e tyre. Ai trashëgoi nga i ati eksperiencën e tij në qeverisjen e perandorisë. Tre muaj pasi erdhi në krye të perandorisë, ai u përball me një nga problemet më të vështira, siç ishte ai i Transilvanisë, që e zgjidhi përmes fitores së janarit 1662, pa qenë nevoja të vihej vetë në krye të ekspeditës ushtarake. Në një kohë që pritej të fillonte sulmi kundër Venetikut, ai si strateg ushtarak që ishte, hoqi dorë nga kjo fushatë dhe filloi fushatën kundër Austrisë, forcat e së cilës shqetësonin dhe sulmonin fortesat e perandorisë përgjatë kufi rit. Në bisedime me përfaqësuesit austriakë Qëpryliu kërkoi shkatërrimin e një kështjelle të porsandërtuar në veri të Hungarisë, tërheqjen e trupave austriake nga Transilvania dhe rivendosjen e tributit prej 35 mijë florinash, të cilin austriakët e kishin paguar, që nga koha e Sulejmanit të Parë deri në vitin 1601. Kërkesën e fundit austriakët nuk e pranuan dhe Qëpryliu sulmoi dhe mori kështjellën e Nove Zamku-t si dhe ngarkoi oficerët e tij të lartë të merrnin disa fortesa të tjera. Veziri i Madh e vendosi shtabin në Beograd për t’u hedhur kundër austriakëve në verë. Rënia e Nove Zamku-t tmerroi Europën Perëndimore dhe i detyroi habsburgët që nën drejtimin e Montekukulit të kërkonin organizimin e një koalicioni kundër Perandorisë Osmane. Këtij koalicioni iu bashkua Kisha Katolike, Spanja, disa princa gjermanë dhe një forcë mbështetëse nga Franca. Nga njera anë vazhdonte bisedimet për paqe me ambasadorët austriakë, nga ana tjetër Veziri i Madh vendosi ta tërhiqte Montekukulin në betejë pranë fshatit St. Gotard. Ai nisi një pjesë të forcave të tij përmes një ure dhe u duk sikur punët po shkonin mirë për ushtrinë osmane, por më pas ushtarët e Vezirit të Madh u sprapsën dhe u tërhoqën. Të dyja palët pësuan humbje të mëdha, por më e rëndë humbja ishte për ushtrinë osmane, pasi ishte thyerja e parë pas një seri fitoresh. Mirëpo atë që nuk arriti ta fitojë në fushën e betejës Qëpryliu Ahmet Pasha e arriti në tavolinën e bisedimeve.

Dhjetë ditë pas betejës ai nënshkroi Traktatin e famshëm të Vasvarit, i cili favorizonte dukshëm Perandorinë Otomane. Pasi kaloi dimrin në Beograd Veziri i Madh u nis drejt Stambollit, për të inspektuar fortifi kimet në Dardanele, që e bëri nën shoqërinë e Sulltanit.

Megjithëse kishte probleme me shëndetin Qëpryli Ahmet Pasha, me mbërritjen në Stamboll iu përvesh punës për marrjen e ishullit Kandias, që për vite me radhë otomanëve iu kish shkaktuar humbje të rënda. Pas një rrethimi të gjatë e të mundimshëm Qëpryliut iu dorëzuan 80 çelësat e dyerve të kështjellës dhe të qytetit të boshatisur.

Në vitin 1672 Veziri i Madh i shoqëruar nga vetë Sulltani, kryesoi një fushatë kundër Polonisë në mbrojtje të Kozakëve, të cilët i ishin drejtuar Portës së Lartë për ndihmë. Në betejat e para Qëpryliu korri disa fitore të rëndësishme por më pas u mund nga Sobieski në Khotin dhe Lemberg, por edhe këtu, Veziri i Madh, atë që nuk e arriti në fushën e betejës, e fi toi në tavolinën e bisedimeve, ku nënshkroi Traktatin e Zuravnos, që i linte Perandorisë Otomane Kaminiecin, Podolinë dhe pjesën më të madhe të Ukrainës.

Qëpryliu Ahmet Pasha në gjendje të rënduar shëndetsore vdiq në moshën 41 vjeç tre ditë pas nënshkrimit të traktatit. Ai, ashtu si i ati i tij, do të përmëndet për ndërtimet e shumta si dhe për lidhjen e ngushtë me artin dhe letërsinë, sekretari i tij personal ishte një ndër shkrimtarët më të mirë të asaj kohe në Perandorinë Osmane.

Bibloteka e Qëprylinjve që përfundoi së ndërtuari dy vjet pas vdekjes së Vezirit të Madh është sot një nga bibliotekat më në zë të Stambollit. Me nismën e tij për të ndërtuar një kompleks kopshtesh përballë Pallatit të Sulltanit ai thirri nga Italia Xhakomo Torrelin, i cili ishte një nga artistët më të mirë të asaj kohe.

Qëpryli Karamustafa Pasha

Pas vdekjes së Qëpryli Ahmet Pashait, sulltan Mehmeti IV emëroi bashvezir (kryeministër) Qëpryli KaraMustafa Pasha-në, djali i adoptuar i kalorësit Uruç, që Qëpryli Mehmet Pasha e kishte rritur në familjen e vet dhe e kish martuar me një nga vajzat e tij. Ai, po thuaj, nuk u shqua për asgjë në karrierën e tij, bënte një jetë të shthurur, në haremin e tij mbante 1500 gra-dashnore, që i ruanin 700 zezakë të tredhur. Gjatë qeverisjes së tij fi toi të drejtën e “qytetarisë” praktika e vjetër e shitjes së ofi qeve, që çoi në rritjen e korrupsionit në administratën shtetërore. Në këtë periudhë ushtria ruse i mori dhe i shkëputi Perandorisë Otomane, Ukrainën, duke shkatërruar ushtrinë osmane.

Qëpryli KaraMustafa Pasha më 1683 ndërmori rrethimin e dytë të Vienës, por një forcë ushtarake polake e drejtuar nga Jan Sobieski, papritur e sulmoi ushtrinë osmane në shpinë dhe Viena nuk ra në pushtimin otoman. Që këtej KaraMustafai u kthye në Beograd, me

urdhër të Sulltanit iu pre koka dhe iu dërgua Mehmetit të IV në Stamboll në një tepsi të argjendtë.

 Qëpryli Fazëll Mustafa Pasha (1637-1691)

Shërbeu kryevezir dy vjet e tre muaj, biri i dytë i Qëpryli Mehmet Pasha dhe vëllai i Qëpryli Ahmet Pasha, i mirë edukuar në medrese, vezir i zgjuar, ra dëshmor në luftë.

Më 1689 u emërua kryeministër nën Sulejmanin e II në një periudhë shumë të vështirë për perandorinë pas humbjeve të thella në Hungari, Poloni, tërheqjes së fl otës otomane nga Mesdheu. Ai bëri reforma rrënjësore në sistemin e taksave dhe të financave të shtetit,

ai dhuroi sasi të mëdha parash dhe shembulli i tij u ndoq gjerësisht nga të tjerët, për rimëkëmbien e ushtrisë dhe flotës. Po kështu ai mori masa për përmirësimin e jetës së rajasë të krishtere, gjë që dha frute në radhët e të krishterëve, rajatë grekë braktisën Venetikun dhe iu bashkuan Portës së Lartë.

Kur në Fronin Perandorak hypi sulltan Ahmeti i II, ai i besoi Qëpryli Mustafa Pashait një fushatë ushtarake në përmasa të mëdha kundër austriakëve. Ushtria osmane dhe ajo austriake u vunë përballë njera-tjetrës pranë qytetit të vogël Salankamen, ku megjithë humbjet e rënda, austriakët e fi tuan betejën. Midis të vdekurve të shumtë nga kampi osman, mbeti i vrarë dhe Veziri i Madh, Qëpryli Mustafa Pasha.

Qëpryli Amxhazade Hysein Pasha ( ?-1702)

Ishte nga familja e Qëpryli Mehmet Pashait, shërbeu kryeministër 4 vjet 11 muaj dhe 16 ditë, (1697 deri 1702), burrë shteti i mënçur dhe i drejtë, dha dorëheqjen.

Ishte djali i vëllait të Qëpryli Mehmet Pashait, ishte shumë i mençur dhe energjik, arriti të largonte dhe shkulte austriakët nga Sava, futi përsëri fl otën osmane në Detin e Zi dhe në Mesdhe, punoi dhe arriti të bëhet konferenca e paqes në vitin 1699 në Karlovac të

Kroacisë, ku Veziri i Madh shkoi dhe u takua me përfaqësuesit e Austrisë, Venetikut dhe Polonisë. Konferenca e Karlovacit rezultoi mjaft e favorshme për otomanët, sepse Perandoria Osmane futi përsëri nën infl uencën e saj Bosnjën Serbinë, Vllahinë, Moldavinë dhe pjesë të më mëdha të Hungarisë dhe Greqisë, duke i dhënë fund luftës 16 vjeçare, që kishte filluar me dështimin e KaraMustafa Qëpryliut në rrethimin e Vienës. Pas një viti edhe rusët u detyruan të nënshkruajnë një traktat paqeje me Portën e Lartë.

Në vazhdim Qëpryli Amxhazade Hysein Pasha qetësoi gjendjen brenda perandorisë, shtypi kryengritjet në vendet arabe, Egjipt dhe Krime, sl dhe reduktoi forcën e jeniçerëve dhe vazhdoi e thelloi reformat administrative e financiare.

Më 1702 për shkak të intrigave në oborrin perandorak, Veziri i Mençur dhe i kompletuar dha dorëheqjen dhe pas tre muajsh vdiq në mënyrë misterioze.

Gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij reformoi administratën, përforcoi ushtrinë, rimëkëmbi e riorganizoi flotën detare dhe bëri shumë ndërtime.

Qëpryli Numan Pasha

I biri i Fazëll Mustafa Pashait, u emërua Vezir i Madh më1710, u përpoq t’i bënte të gjitha punët vetë, dështoi dhe pas 2 muaj e 2 ditë u largua. 

Qëpryli Abdulla Pasha

Djali tjetër i Fazëll Mustafa Pashait, më 1703 u emërua në postin e zëvendësit të Vezirit të Madh, komandoi një ekspeditë ushtarake në Persi në vitin 1723 dhe pushtoi Tabrizin. Më 1735 drejtoi një fushatë tjetër në Persi dhe mbeti i vrarë në betejën e Bagaverdit.

blank

Kujtimet e irlandezit Robert W. Graves mbi shqiptarët – Prof.Dr. (Emeritus) Refik Kadija

Diplomati dhe shkrimtari irlandez Sir Robert Windham Graves (1858-1934) është një personalitet britanik i fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, i cili kishte njohuri mjaft të mira për historinë e Ballkanit dhe për popujt e këtij gadishulli të trazuar. Fati e solli që ai ta njihte nga afër realitetin shqiptar, të vizitonte shumë qytete shqiptare dhe të njihej me shqiptarët që nga Mitrovica e Prishtina e deri në Manastir e Janinë. E njihte historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, Kishte njohuri për Skënderbeun dhe Ali Pashë Tepelenën, Kishte lexuar librin me përshtypje udhëtimi e piktura të mikut të shqiptarëve Edward Lear. E njihte mirë veprimtarinë e mikes së madhe të shqiptarëve Edith Durham, me të cilën u takua disa herë gjatë qëndrimit të tij në Shkodër në mars 1912. U takua në Orosh të Mirditës me Preng Bib Dodën, Kapidan Marka Gjonin dhe Imzot Preng Doçin. E njihte prej kohësh Esat Pashë Toptanin, qysh më 1908-9 në Stanboll, kur Esati ishte i përfshrë në lëvizjen xhonturke dhe ishte bërë anëtar i Parlamentit si deputet i Durrësit. Sipas studjuesit amerikan George W. Gawrych,  më 27 prill 1909, në krye të një delegacioni parlamentar prej 4 vetash Esat Toptani i kishte komunikuar direkt Sulltan Abdyl Hamitit rrëzimin nga froni duke i thënë “kombi të ka çfronësuar”.[1] Graves-i dinte marrëdhëniet e tensionuara midis Esat Pashës dhe Ismail Qemalit dhe e njohu nga afër Esat Toptanin duke qenë në shoqërimin e tij për 2-3 ditë nga Lezha në Elbasan.

Robert W. Graves-i kishte lindur në Parknasilla të Irlandës jugore më 6 korrik 1858 në një prej familjeve më të vjetra me origjinë angleze. Fisi Graves i Gloustërshërit të Anglisë vinte nga mjegullnaja normane e shekullit XII, në kohën e Mbretit John, vëllait të Rikard Zemërluanit. Pastaj, rreth 375 vjet më parë, më 1647 Oliver Kromuelli i dhuroi një Kolonel Graves-i, komandant i një regjimenti kavalerie, një çiflig të madh në jug të Irlandës për trimërinë e treguar nën komandën e tij. Kolonel Graves-i u vendos përfundimisht atje dhe pinjollët e kësaj familjeje patën vazhdimësi deri në ditët tona duke nxjerrë shumë burra të shquar – diplomatë, ushtarakë, shkrimtarë, profesorë universiteti dhe klerikë të lartë. Motoja e familjes Graves ishte “Aquila non captat Musca” (“Shqiponja nuk e ul veten për të kapur miza”). Robert Graves-i është një nga pasardhësit e shumtë të kësaj familjeje të famëshme anglo-irlandeze. Ishte i biri i Charles Graves-it, Profesor i Matematikës në Universitetin e Dublinit për më se 20 vjet, pastaj Peshkop i Limerikut. Pasi u diplomua në Kolegjin Marlborough të Wiltshire-it në Angli, Robert Graves-i e filloi karrierën e tij si student përkthyes në Stamboll më 1879 dhe pas pak kohësh hyri në shërbimin diplomatik. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi me shërbim diplomatik të qeverisë britanike në disa vende të Perandorisë osmane në Lindjen e Afërme. Siç pohon vetë, që nga fillimi i viteve 1890 për më se 20 vjet kishte qenë konsull në Adrianopojë (Edirne), më 1895 ishte konsull i përgjithshëm në Erzurum. Gjithashtu punoi si konsull i përgjithshëm në Egjipt, Kretë e Bullgari. Në pranverën e vitit 1912, ndërkohë që Roberti ishte diplomat në Ambasadën Britanike në Stamboll dhe merrej me çështjet ekonomike duke qenë edhe këshilltar financiar i qeverisë turke, caktohet nga qeveria turke si anëtar i komisionit të nivelit të lartë prej 7 vetash me Mision special në Shqipëri (përfshirë Kosovën) dhe në Maqedoni.

blank

Ky Mision i organizuar gjatë muajve të fundit të sundimit osman në Ballkan zgjati mbi 3 muaj, nga 17 shkurti deri më 20/26 maj 1912. Robert Graves-i e ka përshkruar me hollësi itinerarin e këtij komisioni nëpër të githa trojet shqiptare nga Mitrovica e Prishtina, Peja, Gjakova e Prizreni, pastaj në Mirditë, Shkodër e Elbasan, pastaj në Berat, Tepelenë e Gjirokastër deri në Janinë, etj., si një “Mision otoman në Tokën e Askujt të Turqisë Europjane” në librin e tij me kujtime “Vatra stuhishë të Lindjes së Afërme – Kujtime personale, 1879-1929” (angl. “Storm Centres of the Near East – Personal Memories 1879-1929”), i cili u botua në Londër më 1933 nga Shtëpia Botuese Hutchinson & Co. (Publishers) Ltd, një vit para vdekjes  së autorit. Ky libër ka 375 faqe me 22 kapituj. Në 15 kapitujt e parë Graves-i përshkruan kujtimet e tij për Bullgarinë, Maqedoninë dhe Armeninë.Kapitujt XVI e XVII, me 26 faqe, respektivisht me titujt “Konstandinopojë, 1911-1912. Lufta Italo-Turke. Duke shoqëruar misionin turk në Shqipëri” (f. 252-264) dhe “Shqipëria 1912. Përvojë e mëtejshme me misionin turk” (f. 265-277/8), përshkruajnë misionin e veçantë në trojet shqiptare. Pesë kapitujt e fundit (XVIII-XXII) i kushtohen kryesisht ngjarjeve në Turqi gjatë luftrave ballkanike 1912-1914, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe deri më 1932. Libri ka 17 ilustrime fotografike. Fotografia 13 paraqet Robert Graves-in të veshur me kostum shqiptar me mbishkrimin: “The author in Albanian dress, Scutari, 1912” (“Autori me kostum shqiptar, Shkodër, 1912”). Për këtë fotografi Graves-i shkruan në kujtimet e tij: “Përpara se të largoheshim nga Shkodra, Foulon-i dhe unë, me kërkesën e kolegut tone shqiptar, Hajdarit, bëmë fotografi me veshje shqiptare; Foulon-i me kostumin ceremonial madhështor të Bib Dodës, të mbingarkuar rëndë me ar, gurë të çmuar e qëndisma që thuhej se peshonin 70 paund (rreth35 kilogram), kurse unë me veshjen e zakonshme të një beu musliman shkodran”.

Në kujtimet e tij Graves-i tregon se Komisioni i nivelit të lartë prej 7 vetash drejtohej nga Ministri i ri i Brendshëmi qeverisë xhonturke Haxhi Adil Bej dhe përbëhej nga koloneli francez Foulon që trajnonte xhandërmarinë e Selanikut;vetë Robert Graves-si si përfaqësues i Ministrisë së Financave; Leitnant-kolonel Fevzi Bej, i cili përfaqësonte Ministrinë xhonturke të Luftës dhe që më vonë u bë dora e djathtë e Mustafa Qemal Ataturkut dhe Ministër i Luftës i Republikës së Turqisë. Fevzi Bej mbahej si ekspert i topografisë së Shqipërisë së Epërme. Tre anëtarët e tjerë të këtij komisioni ishin: Haidar Bej, inspector i lartë i Ministrisë së Brendshme, malësor shqiptar i lindur në Shqipëri në njërin prej fiseve malësore në kufirin me Malin e Zi; Xhevdet Bej, zyrtar i lartë i Ministrisë së Çështjeve Publike; dhe Bedri Nuri Bej, i cili nuk përfaqësonte asnjë ministri të veçantë por duket se ishte agjent i Misionit të Komintetit të Bashkimit dhe Përparimit – pushtetit xhonturk prapa fronit të sulltanit.

Qëllimi i këtij Misioni specialnë Shqipëri (përfshirë Kosovën) dhe në Maqedoni (faktikisht zonat me popullsi kryesisht shqiptare si Dibër, Ohër, Prilep, Shën Naum, Manastir, sigurisht edhe në Shkup) ishte njohja e dretjpërdrejtë e situatës së vështirë ekonomike e administrative. Misioni kishte autoritet të plotë për të zbatuar masa urgjente për përmirësim të gjëndjes dhe për të bërë rekomandime për qeverisje më të mirë në provincat e trazirave.“Ndërkohë, pozita e qeverisë xhonturke sa vinte e bëhej më e pasigurtë. Lufta me Italinë po zvarritej pa ndonjë shpresë për fitore përfundimtare të Turqisë, trazira serioze kishin ndodhur në Shqipërinë e veriut, ku operacionet ushtarake nën drejtimin e Torgut Shevket Pashës[2] dhe Xhavit Pashës kishin  arritur ta shtypnin përkohësisht një lëvizje revolte të përhapur gjërësisht. Në të njëjtën kohë ishtë e dukshme që regjimi i xhonturqve nuk kishte arritur t’i kënaqte minoritetet e krishtera në provincat europjane dhe tashmë kishte shenja të dukshme që tregonin se ekzistonte mundësia që shtetet ballkanike mund të bashkoheshin për herë të parë për veprime të përbashkëta në favor të tyre.”

Ishte një udhëtim i vështirë plot peripeci për shkak të terrenit të vështirë dhe infrastrukturës rrugore të papërshtatshme dhe sidomos të situatës tejet të turbullt e të trazuar të Ballkanit në prag të dy luftrave ballkanike dhe gjatë kryengritjeve shqiptare për pavarësi (1910-1912).

Udhëtimi bëhej pjesë-pjesë me tren, me karrocë, me kuaj, në këmbë, me varkë.Më 17 shkurt 1912 Komisioni i lartë nis Misionin e veçantë osman. Segmenti i parë i udhëtimit bëhet me tren nga stacioni hekurudhor kryesor i Stambollit ‘Sirkexhi Stasion’ për në Selanik – Shkup – nëpër Grykën e Kaçanikut – Ferizaj – Prishtinë. Graves-i kujton: “Në mëngjesin e ditës së katërt shkuam me karrocë në stacionin hekurudhor dhe gjatë rrugës pamë Tyrben e Sulltan Muratit I (rreth 10 km larg Prishtinës), të ndërtuar pikërisht në vendin ku ai monark u ther për vdekje nga fisniku i ri serb Milosh Kobelitch në mëngjesin e fitores së madhe turke të Kosovës në vitin 1389, e cila i dha fund Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit”. Pastaj u nisën për në Mitrovicë, ku ishte edhe terminali i hekurudhës së ndërtuar më 1873 nga qeveria osmane.  Nga Mitrovica vazhduan udhëtimin për në Pejë me kaloshin me katër rrota. Në qytetin e lashtë të Pejës “Haxhi Adili, Valiu, Fuloni dhe unë zumë vend në shtëpinë e guvernatorit ushtarak Xhafer Tajar Beu, një nga tre vëllezrit shqiptarë nga Prishtina, të cilët luajtën rol të spikatur në revolucionin xhonturk.” Pastaj, më tej vazhdonte një udhëtim i vështirë me kuaj (here-herë më këmbë) nëpër terren malor për në Gjakovë – Prizren – Kukës – Qafë Malit, Pukë, Fushë-Arrës – Mirditë e Shkodër. Pastaj vazhdonte udhëtimi (me kuaj, karrocë, trap) për  Shëngjin – Lezhë (Lesh) – Golem, Tiranë (Krujë, kalimthi) – Elbasan (2 ditë) – Berat – Mallakastër – Tepelenë – Këlcyrë – Përmet – Gjirokastër – Janinë ( 9 ditë qëndrim, u larguan më 23 prill) – Leskovik – Korçë (2 ditë) – Dibër (këtu mbaron udhëtimi e inspektimi nëpër Shqipëri; pastaj i çojnë bagazhet në Strugë, për të shkuar me lundër nëpër Liqenin e Ohrit në Shën Naum) – Resnja, Manastir ( 8 ditë pushim në Manastir) – Prilep – Selanik (më 20 maj 1912, pas më shumë se 3 muaj udhëtimi arritën në Selanik, FUND) – Adrianopojë (jashtë itinerarit dhe fundi i udhëtimit, më 26 maj 1912) – Stamboll.

Siç shihet nga itinerari, vizitojnë shumë qytete, në disa prej të cilave qëndrojnë disa ditë për inspektim dhe çlodhje.

blank

Për Shkodrën thotë se është një qytet i mirënjohur nga shumë të huaj. Qëndrojnë 10 ditë në Shkodër (20-30 mars). Në kujtimet e tij Robert Graves-i jep përshkrimin e mëposhtëm të Shkodrës: “Skutari e Shqipërisë, ose Shkodra, siç e quajnë vetë shqiptarët, ka qenë për një kohë të gjatë dhe aq mirë e njohur nga europjanët sa që unë nuk do të përpiqem ta përshkruaj, poe po them vetëm se ajo paraqiste pamjen e zakonshme të një qyteti provincial turk me rreth 30 mijë banorë, ishte selia e Guvernatorit të Përgjithshëm dhe shtatmadhoria e një divizioni të ushtrisë. Liqeni i Shkodrës, vërshimi i të cilit e shtyn derdhjen e Bunës në bregdetin e Adriatikut afër Ulqinit, e ndan nga Mali i Zi. Vetëm rreth njëzet milje më tutje në veri dhe verilindje të qytetit fillojnë vargmalet e larta të populluara nga pesë klanet e malësorëve, shumica të krishterë, të cilët ishin bashkuar në kryengritjen e kohëve të fundit dhe nuk kishin rënë ende në ujdi me autoritetet turke”. [Këtu bëhet fjalë për Memorandumin e mirënjohur të hartuar nga Ismail Qemali dhe të nënshkruar në Kuvendin e Greçës me 23 qershor 1911 nga 22 bajraktarët e 6 fiseve të Malësisë së Madhe (Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Kelmendi e Shala), si edhe nga Luigj Gurakuqi, Ded Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Tringa Smajlia, Risto Siliqi, Hil Mosi, etj., gjithësejt 34 pjesëmarrës.]

Gjatë qëndrimit në Shkodër takohet me valiun Hajri Pasha, një nga pashallarët e shumtë osmanë të emëruar nga sulltani që nga shuarja e dinastisë së famëshme të Bushatllinjve dhe që zakonisht nuk qëndronin në Shkodër më shumë se 7-8 muaj, maksimumi 1-2 vjet, nuk bënin asgjë për zhvillimin e qytetit dhe vilajetit të Shkodrës (dhe as që kishin mundësi të bënin gjë), sepse mendonin vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Hajri Pasha ishte një njeri i paaftë që u shërbente dhe u bënte ndere atyre që ia lyenin rrotat e qerres më mirë. Ashtu ndodhi edhe me Esat Pashë Toptanin që e zëvendësoi një vit më vonë, kur u bë për pak muaj vali i Shkodrës, i cili ia shiti serbo-malazezëve gjakun e shkodranëve dhe ua dorëzoi atyre portat e qytetit për 10 mijë lira stërlina. Shkodranët nuk ia falën kurrë Esat Pashës këtë tradhëti. Robert Graves-i vlerëson personalitetin e komandantit të divizionit të Shkodrës Hasan Riza Pasha, officer i aftë karriere që kishte kryer akademinë ushtarake në Gjermani dhe mbante gradën e gjeneralit, të cilin, siç dihet, e vrau Esat Pasha me tradhëti.

Esat Pashë Toptani duke ia dorëzuar Shkodrën serbo-malazezëve, pikërisht te muri i kështjellës së Rozafës.

Kujtimet e Graves-sit tregojnë se ka njohje të mirë për veprimtarinë humanitare të Edit Durhamit dhe popullaritetin e saj në malësitë e Shqipërisë së Veriut dhe për vizitën e Edward Lear-it në Shkodër në gjysmën e parë të shekullit XIX. Kur Misioni special kalon nëpër zonën e vështirë malore të Pejës, Gjakovës e Prizrenit, Robert Graves-i përmend Edward Lear-in kur thotë se “bile as Edward Lear-i në udhëtimet e tij të gjëra nëpër Shqipëri më 1848, të përshkruara në mënyrë të admirueshme dhe të ilustruara aq bukur në veprën e tij “Ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri”, nuk guxoi të vinte deri këtu ku erdhëm ne në Tokën e Askujt të Turqisë Europjane”.   Kurse për Edit Durhamin, ai e dinte se ajo kishte kohë që “ishte angazhuar energjikisht në Ballkan me punë dhe ndihma humanitare qysh kur kishte ardhur në Maqedoni me Buxton-ët më 1903”. Kur Graves-i shkoi në Shkodër, pyeti për të dhe kërkoi ta takonte. I thanë se “Zonjusha Edith Durham kishte shkuar atje midis malësorëve mbi të cilët ushtronte ndikim të jashtëzakonshëm, mirëpo kur erdhi në Shkodër, ajo më dha informacion për çështjen e ankesave e halleve të tyre dhe për nevojën urgjente për ndihma, veçanërisht për furnizimin me misër për mbjelljet e pranverës përpara se të ishte tepër vonë”.

Për Edit Durhamin Graves-i jep një fakt interesant të pakënaqësisë së autoriteteve turke të Shkodrës ndaj Durhamit sepse përkrahte e ndihmonte malësorët. Më 26 maj, pas përfundimit të Misionit special, Ministri i Brendshëm Haxhi Adili e fton Robert Graves-in për të bërë një visitë të shkurtër në Adrianopojë (Edirnen e sotme). Gjatë vizitës, ministri turk në konfidencë i kërkon mendim Graves-it nëse duhej ta zbonte Edit Durhamin nga Shkodra pas kërkesës së autoriteteve turke të qytetit, të cilët ishin të shqetësuar për “ndikimin e jashtëzakonshëm të Miss Durham-it mbi malësorët e pabindur e kokëfortë”. Graves-i e bindi ministrin turk se në asnjë mënyrë nuk duhej ta ekstradonte Edith Durham-in: “Unë e binda atë me forcë se në asnjë mënyrë nuk duhej ta bënte një budallallëk të tillë duke e siguruar se ndikimi i Miss Durham-it buronte krejtësisht nga përpjekjet e saj të palodhura e vetmohuese për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe se dëbimi i saj mund të kishte vetëm pasojat më shkatërrimtare, jo vetëm në vilajetin e Shkodrës, por edhe në opinionin publik në Angli.” (f. 276)

Takohen me Dom Preng Doçin, Kapidan Marka Gjonin dhe Preng Bib Dodën (Preng Pashën) në Orosh të Mirditës: “Ne bëmë disa intervista me abatinme mitër të Mirditës, Monsinjor Primo Doçi gjatë të cilave na tha se nuk kishte fare besim në premtimet e turqve dhe tha se tani për tani do të ishte më mirë që Haxhi Adili të hiqte dorë nga të gjitha premtimet e tij për shkolla, ndërtim rrugësh, rigrupim të klaneve dhe rekrutim të mirditorëve në xhandërmari…. E vetmja gjë që kërkonin mirditorët ishte që t’i linin rehat të shikonin punët e tyre.”

Një nga pjesët më interesante të kujtimeve të Graves-it është takimi i tij me Esat Pashë Toptanin dhe përshtypjet e tij për të. Sipas bashkatdhetares së tij Edit Durham, me të cilën ai u takua disa herë gjatë qëndrimit 10-ditor në Shkodër dhe nga e cila mori informacione të vlefshme, Esat Pashë Toptani “ishte një relikë e çuditshme e Mesjetës . . . një nga aventurierët e pashëm e kapadai që ia shisnin veten dhe shërbimet e tyre monarkucëve, princushëve e dukëve rivalë në shekujt XV e XVI, dhe e transferonin veten gjithë qejf tek armiku nëse ai u jepte pagë më të mirë – njerëz tek të cilët nuk ishte e zhvilluar fare ndjenja e kombësisë dhe tek të cilët ndjesia e nderit, ta themi butësisht, kishte mangësi.”

Robert Graves-i i rikthehet figurës së Esat Pashë Toptanit gjatë qëndrimit disaditor në Janinë, nga një takim rastësor me komandantin e Divizionit të Janinës, me të cilin ishte njohur më parë në Selanik.  Ai gjithashtu quhej Esat Pasha dhe vinte nga një prej familjeve të vjetra shqiptare të Janinës. Në kujtimet e tij Graves-i bën krahasimin midis Esat Pashës së Janinës dhe Esat Pashë Toptanit, i cili më 1908 kishte qenë gjithashtu, për pak kohë, komandant xhandërmarie në Janinë:

“Nëntë ditët e qëndrimit tonë në Janinë ishin të zëna kryersisht me diskutimin e çështjeve ekononmike e shoqërore, si ndërtimi i rrugëve, siguria publike, reformimi i taksës së të dhjetave, përmirësimi i gjëndjes së fshatarësisë duke i parcelizuar pronat e mëdha e të administruara keq dhe duke ua shpërndarë kultivuesve të tokës. Por ne ishim të detyruar të duronim edhe serinë e argëtimeve të lodhëshme, duke ngrënë jashtë çdo natë me autoritetet civile, ushtarake, komunale e arsimore (greke) dhe duke dëgjuar oratoritë e tyre të stërgjatura me sinqeritet më shumë se të dyshimtë.Kujtimet e mia më të këndshme janë vizitat e përsëritura në shtëpinë e Esat Pashës, komandantit të divizionit, ai vetë kryetar i njërës prej familjeve të vjetra të Janinës me traditë të mirë të marrëdhënieve miqësore me fqinjët e tyre të krishterë. Ai shquhej për karakterin e tij të lartë dhe për pikëpamjet liberale – në të gjitha drejtimet ai ishte antiteza e emnakut të tij, Esat Pashë Toptanit gjysëm-barbar e të paskrupullt, i cili na kishte shoqëruar nga Lumi i Matit deri në Elbasan”.

Në mëngjesin e 30 marsit Misioni special u nis nga Shkodra, i përcjellur nga paria e qytetit deri në dalje të qytetit, drejt Lezhës e Shëngjinit. Robert Graves-i kujton se kur arritën në breg të lumit Mat, “na priste famëkeqi Esat Pashë Toptani i Durrësit[3] me një shpurë të madhe të armatosur. Na hipën në një trap prej dy varkash të lidhura bashkë, ndërsa kuajt duhej të notonin mbrapa nesh. I gjithë operacioni zgjati më shumë se dy orë. Tani ishim në territorin vetjak të Esatit, në të cilin si kryetar i familjes së fuqishme të Toptanëve ai sundonte suprem dhe e mbante veten me të madh gati si princ sovran. Ai u vu në krye të grupit tonë dhe na udhëhoqi, përsëri nëpër baltën deri në gju, për në fshatin Golem, ku do të kalonim natën dhe ku erdhën Kajmekami dhe paria e Krujës për të shprehur respektin e tyre. Shiu kishte pushuar dhe doli dielli duke na shfaqur një pamje madhështore të fortesës së vjetër të Krujës, kalasë së famëshme të Skënderbeut, me kullat dhe minaret që konturoheshin në qiell përball diellit që po perëndonte. Nuk mund ta hiqnim qafe Esatin, i cili ishte instaluar në shtëpinë ku kishim zënë vend Haxhi Adili, Foulon-i dhe unë. Ai na priti deri në orën dhjetë për të ngrënë darkë bashkë me ne, ndërsa vazhdonte të fliste kryesisht për rëndësinë që i jepte vetes dhe ngulmonte se xhonturqit nuk arrinin t’ia njihnin meritat. Mirëpo gjatë mungesës herë pas here të Haxhi Adilit, ai përpiqej të na mbushte mendjen se sa fort e urrente dhe e kishte frikë regjimin e ri në Turqi, regjim i cili, nëse do të zbatohej, do t’i jepte fund pozitës së tij të privilegjuar dhe do ta detyronte të ikte nga vendi”.(Kapitulli XVII, faqe 266-267)

Të nesërmen në mëngjes Misioni u nis për në Tiranë. Në Derven Haxhi Adilin dhe Graves-in i priste Esat Pasha për t’i shoqëruar me karrocën e tij. Graves-i tregon për bisedën intime që bëri me Haxhi Adilin rreth planeve të Esat Pashës: “Ministrin dhe mua na vendosën në Konakun Qeveritar dhe kaluam një mbrëmje të qetë së bashku. Atëherë Haxhi Adili më tha disa gjëra që unë tashmë i dija – konkretisht, se Esati kishte ardhur për të bërë pazarllëkun më të mirë të mundshëm për veten e tij, dhe se ai ishte i gatshëm që t’i jepte mbështetjen e tij qeverisë xhonturke në Zgjedhjet e Përgjithshme që ishin duke u zhvilluar ndërkohë. Gjithashtu ai do t’i ndihmonte ata për ta mundur kundërshtarin e tyre më të fuqishëm e më të vështirë Ismail Qemal Beun, udhëheqësin e Nacionalizmit Shqiptar në jug, në këmbim të një posti fitimprurës në Ministrinë e Luftës në Konstandinopojë, si dhe të mosndërhyrjes në sferën e tij të influencës. Pazarllëku vazhdoi mjaft gjatë, aq sa u detyruam ta shtynim nisjen për të nesërmen. Pas darkës Haxhi Adili erdhi e më tha në konfidencë se ata më në fund kishin rënë dakord dhe se Esati do të shkonte në Konstandinopojë si anëtar i një Komisioni në Ministrinë e Luftës dhe do të jepte dorëheqjen nga posti në Parlament ku sapo ishte zgjedhur si deputet i Durrësit”.

Kur Misioni arriti në Elbasan po zhvilloheshin Zgjedhjet e Përgjithëshme. Të nesërmen në mëngjes mësuan se rezultatet e votimit i udhëhiqte një bej i pasur shqiptar që nuk ishte përkrahës i qeverisë xhonturke dhe kishte të ngjarë të zgjidhej. Haxhi Adili deshifroi në praninë e Graves-it “një telegram nga Konstandinopoja që thoshte se Ministri i Luftës ishte i vendosur për ta thyer pushtetin e Esat Pashës, por që qeveria po priste për vendimin e tij. Adili më tha mua se po përpiqej të fitonte kohë duke e parë fuqinë e dukshme të lëvizjes separatiste shqiptare dhe rrezikun për ta kundërshtuar hapur një prijës vendas aq të fuqishëm siç ishte Esati. Kështu Esati shkoi në Konstandinopojë për të marrë në dorëzim postin e tij në Ministrinë e Luftës, kurse ne kaluam dy ditë në Elbasan gjatë të cilave Fouloni dhe unë eksploruam qytetin me rrethinat e tij piktoreske dhe bëmë sondazhet tona për situatën politike. Të dhënat që mblodhëm nga burime të pavarura dhe jozyrtare tregonin se ne ishim larguar nga rajoni i nacionalizmit të rrezikshëm dhe nga propaganda e huaj në veri dhe se këtu të paktën nuk kishte rrezik imediat për trazira, në qoftë se qeveria do të hiqte dorë nga zbatimi i ligjeve të reja dhe të ashpra për rekrutim të përgjithshëm dhe nuk do t’i rriste taksat e drejtpërdrejta.”

Pas Elbasanit, u nisën me kuaj drejt Tepelenës. Pasi kaluan fshatin malor të Gllavës, “qëllimi ynë ishte që ndalesën tjetër ta bënim në Tepelenë, në vendlindjen e Ali Pashait të shquar, i cili kishte luajtur një rol aq të madh në historinë e Turqisë Europjane gjatë viteve të para të shekullit të nëntëmbëdhjetë.” Në fakt, për shkak të vërshimit të Vjosës, ndonëse arritën deri përball Tepelenës në bregun e kundërt të Vjosës, “ndonëse ishte tundim i fortë për ta parë fortesën e Ali Pashës, në anën tjetër të lumit”, nuk e panë dot, por u detyruan ta kalojnë natën në Dragot dhe të nesërmen të kthehen në Këlcyrë e më tej në Përmet.

Në fazën e fundit të udhëtimit të tyre me kuaj, më në fund arritën në “qytetin krahasimisht të qytetëruar të Gjirokastrës, kur do të gjenin rrugë karroce për në Janinë. Në Gjirokastër u përballëm me një problem të ri në propagandën rivale të grekëve dhe shqiptarëve, e cila u manifestua kryesisht në çështjet e arsimit. Shqiptarët kërkonin që gjuha e tyre dhe alfabeti latin të bëheshin të detyrueshme në shkollat e tyre, ndërsa klerikët grekë i ndalonin fëmijët e tyre që të shkonin në shkollë.” Pas dy ditë pushimi në shtëpi të mira, Misioni special u nis me karroca për në Janinë.

Në Janinë “ne patëm shumë pak kohë për të vizituar qytetin, por një ditë përpara nisjes Foulon-i dhe unë bëmë si bëmë dhe e vizituam kështjellën dhe ishullin në liqenin ku Ali Pasha u vra me tradhëti nga armiqtë e tij. Pastaj shëtitëm me karrocë rretheqark qytetit dhe shkuam në fshat nëpër rrugën nga kishim ardhur për të parë rrapin e madh ku Aliu zakonisht i varte të gjithë ata që e kundërshtonin autoritetin e tij. U larguan nga Janina me 23 prill dhe u nisën drejt veriut përmes Leskovikut për në Korçë.

Pas një dite udhëtimi në një mot të ftohtë e me shi më në fund arritën në Korçë, e cila, sipas Graves-it, “ishte bërë kohët e fundit kryeqendra e një vilajeti në saje të rëndësisë së saj si qendër tregtare dhe arsimore, por dhe si fushë-betejë e propagandës greke dhe shqiptare. Në Korçë qëndruam dy ditë në shtëpi të mira që na i siguroi deputeti i sapozgjedhur i qytetit. Ndërkohë Ministrin nuk e la asnjë çast të qetë Valiu energjik, Ali Munif Beu, i cili nuk e pati fatin të shihte të zbatuar asnjë prej sugjerimeve e tij, sepse provinca e tij pushoi së qëni turke mbrenda pak muajsh. Në shkollën amerikane për vajzat shqiptare të themeluar njëzet vjet më parë, unë dëgjova nga zoti dhe zonja Kenedi një përshkrim të plotë të vështirësive dhe mangësive me të cilat përballeshin, të cilat unë ia bëra me dije Ministrit dhe mora premtimin e tij për t’i rregulluar”.

“Kthimi ynë në Konstandinopojë ishte arësye për t’u gëzuar për secilin nga ne që kishim qenë të lidhur me Misionin, disa anëtarë të të cilit e kishin kaluar praktikisht tërë jetën e tyre në kryeqytet dhe ishin fare të pamësuar me një lodhje të tillë dhe me mangësitë që nganjëherë ishim të detyruar të përballonim”.(f.277) Kur arriti Në stamboll, Roberti u prit në stacionin e trenit nga nipi i tij Philip Gaves. Fundi i këtij udhëtimi është edhe fundi i kujtimeve të Robert Graves-it për Shqipërinë dhe shqiptarët.

[1]Gawrych, George W., (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. p. 193. ISBN 978-1-84511-287-5. (f. 167)

[2]Emri i tij i saktë është Shevket Turgut Pasha, një general osman famëkeq që shtypi me egërsi ekstreme e pabesi kryengritjet e shqiptarëve për pavarësi gjatë viteve 1910-1911.

[3] Në origjinalin anglisht: “the notorious Essad Pasha Topdan of Durazzo”.

blank

Beteja e Slivovës dhe e Shtimjes – Nga Sali ONUZI

Pasi Ushtria turke dhe flota ndërkombëtare ia dorëzuan qytetin shqiptar të Ulqinit, Malit të Zi (nëntor 1880), Lidhja e Prizrenit kaloi në një etapë tjetër më të përparuar, vendosi të luftojë për autonominë e Shqipërisë së Bashkuar. Kulmi i veprimtarisë politike e ushtarake përkon me luftën e Lidhjes së Prizrenit për të realizuar me forcën e armëve qëllimin e saj politik. Nën komandën e Sulejman Vokshit dhe të një Shtabi ushtarak, brenda një kohe të shkurtër, Lidhja organizoi një ushtri shqiptare, të vogël në numër.

Që në dhjetor 1880 forcat e Lidhjes  çliruan Prizrenin, Lumën, Gjakovën, Gucinë dhe brenda janarit e shkurtit 1881, Shkupin, Prishtinën, Mitrovicën duke zënë edhe urat hekurudhore. Autoriteti i Lidhjes shumë shpejt u shtri edhe në Tetovë, Gostivar e Dibër. Brenda janarit dhe shkurtit 1881, ushtria e Lidhjes arriti të çlironte rrufeshëm Rrafshin e Dukagjinit, Kosovën, Shkupin, vuri nën kontrollin e saj hekurudhën Shkup- Mitrovicë dhe përgatitej për të çliruar vise të tjera të Shqipërisë.

Por, siç dihet, Qeveria e Përkohshme e Lidhjes, nuk pati kohë të organizonte si duhej as pushtetin e as ushtrinë e saj në mbarë Shqipërinë. Porta e Lartë vendosi ta shtypte sa më parë me zjarr e me hekur Lidhjen e Prizrenit. Me 27 dhjetor 1880 Dervish Pasha i dërgoi sulltanit relacionin e tij të zi, në të cilin propozonte, që në Kosovë ku “autoriteti shtetëror është zhdukur krejtësisht”, duhej të dërgohej një forcë ushtarake e madhe në numër (prej 40 batalionesh ) “për të shtypur dhe likujduar” Lidhjen e krerët e saj. Kjo duhej te fillohej pikërisht nga Gegëria ku “ka lindur ideja e bashkimit” të shqiptarëve shkruante ai.

Marshalli famëkeq Dervish Pasha  me 7 gjeneralë ne vartësi, me të paktën 30 batalione, të pajisuar me teknikën më moderne te kohës, me shumë topa, me bateri malore dhe dy vagona me municion zbriti nga deti  ne Selanik. Me 7 prill  hyri në Shkup pa luftë.

Kushtrimit të Lidhjes iu përgjigjën vetëm kazatë e Prizrenit, Gjakovës dhe Lumës. Ushtria e Lidhjes arriti në vetëm 5 mijë ushtarë. Kundërshtarë të  Lidhjes e sabotuan dhënien e kushtrimit, sidomos në Fushën e Kosovës.

Prijësit e Ushtrisë së Lidhjes humbën kohë duke kuvenduar për planet e luftës dhe disa pak forca të saj nuk mundën të bënin veçse një qëndresë të shkurtër në  Grykën strategjike të Kaçanikut, duke humbur këtë pozicion shumë të rëndësishëm për qëndresë. Më 7 prill, ushtria osmane zbriti në Ferizaj. Objektivi i parë i trupave osmane ishte qendra e Lidhjes, qyteti i Prizrenit. Forca të mëdha u nisën edhe në drejtim të Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit  etj.

Forcat e Lidhjes zunë rajonet e mbrojtjes në rrugën  Ferizaj –Prizren. Shtabi me Sulejman Vokshin u vendosen në Shtimje me forcat kryesore, pjesa tjetër zuri vend më përpara, në Slivovë. Shtabi kishte vendosur edhe një stacion telefonik për lidhje me Prizrenin.

Dervish Pasha nuk u ngut, por qëndroi dhjetë ditë  me zbulimin e terrenit, të forcave ushtarake të lidhjes, organizimin e tyre dhe demagogjisë për të futur përçarje. Por edhe nga frika që kishin përhapur nëpunësit e Postës së Prizrenit sikur ushtria e Lidhjes  përbëhej nga 45 mijë ushtarë, gjë që kish ngjallur një frikë të madhe tek komandantët e ushtrise turke.

Brezi i mbrojtjes së forcave të Lidhjes shkonte deri në 10 km gjerësi dhe 18 deri në 25-30 km thellësi. Vokshi dhe Shtabi i tij e ndërtoi formacionin e luftimit në dy skalione. Në skalionin e parë: Zaskok-Nerodimë-Slivovë vendosi repartet pararojë rreth 2000 veta, në skalionin e dytë Shtimlje-Topican përqendroi forcat kryesore rreth 3000 veta. Në luftim merrnin pjesë direkt edhe vetë udhëheqësit e Shtabit ushtarak të Lidhjes, si Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia  etj. Si shihet, Vokshi i mbajti  forcat kryesore në skalion të dyte, gjë që u bë  për të pasur  mundësi manovrimi dhe goditjeje të befasishme nga një drejtim në tjetrin, sipas situatës që do të krijohej.

Më 16 prill forcat osmane sulmuan në drejtim të Slivovës, por forcat shqiptare e përballuan më trimëri sulmin dhe për 4 ditë e netë i gozhduan ata para kodrave. Një kronist shkruan: “Prita dhe presioni i tyre (shqiptarëve) u bënë aq të papritura sa, në çastin e parë ushtria turke u detyrua të tërhiqej. Sulmi i shqiptarëve u përsërit disa herë”.

Me 20 prill, ora 6.00, Dervish Pasha sulmoi në shkallë të gjerë duke patur si objektiv Slivovën, Shtimjen, Grykën e Carralevës, e pastaj Prizrenin. Rreth 15 000 ushtarë osmanë sulmuan në tri drejtime. Dervish Pasha…urdhëroi të silleshin menjëherë në kodrën përbri Slivovës 6 topa, të cilët hapën zjarr… më shumë se një orë e gjysmë. Shpirtziu nuk hezitoi të qëllonte me top as ushtarët e një batalioni të tij (me nizamë shqiptarë) që hezitoi të sulmonte, duke vrarë 50 prej tyre.

Duke parë dëmin që shkaktonte artileria e armikut, Mic Sokoli nga Malësia e Gjakovës me disa luftëtarë sulmuan drejt kodrës për të asgjësuar baterinë turke, por ranë heroikisht, aty, para grykave të topave.Zjarri i artilerisë pati pasoja të rënda për forcat e skalionit të parë, të cilat u detyruan të tërhiqen drejt Shtimjes, nga vijë në vijë, ku u bë edhe qëndresa më e fortë dhe shkëlqeu heroizmi masiv i shqiptarëve, nga të cilët ranë  duke luftuar 1200 prej tyre, kurse nga forcat osmane rreth 800. Ka të dhëna se raporti i të vrarëve është 2000 turq e 1000 shqiptarë.

Dhuna e forcave turke arriti kulmin edhe ndaj popullsisë civile, vrasjeve, djegieve të shtëpive. Ata kapën dhe varën në një majë lisi Sef Kosharen, njërin nga anëtarët e Shtabit ushtarak të Lidhjes, njërin nga heronjtë e qëndresës 6 mujore të Plevnës të vitit 1877 kundër ushtrisë ruse. Ashtu, të varur, e lanë tri ditë për të tmerruar popullin, po ky e përjetësoi në këngë trimërinë e figurën e tij.

Me taktikën e tyre forcat e Lidhjes duhej të kompensionin mangësitë e mëdha të  armatimit që ato kishin në përdorim. Ushtria e Lidhjes ishte e pajisur me pushkë me çark që mbusheshin nga gryka (duke humbur shumë kohë) dhe nuk e hidhnin plumbin më shumë se 100-120 metra, ndërsa ushtria turke ishte e pajisur me pushkë me shumë fishekë të tipit “Uinçestër” dhe të sistemit më të ri “Martini- Henri”, model i vitit 1871 të prodhimit amerikan dhe anglez, me topa  gjerman dhe mitrolozë amerikan.

Pushkët “martin” ushtria e Lidhjes i kishte shumë të pakta dhe ishte shumë keq për fishekët e tyre (nga 40 fishekë për ushtar !) Në këto kushte shqiptarët përdorën me sukses luftimin e afërt, pritën e deri luftimin trup me trup që zgjati disa orë në Shtimje dhe me të cilin mundën të ulnin në një shkallë të madhe efektin e pushkëve “martin”, apo të artilerisë.

Edhe me pak përforcime që erdhën nga Prizreni, S. Vokshi organizoi një qëndresë në Grykën e Carralevës dhe më 21 prill në Qafën e Duhles, e në  në Suharekë ku u zhvilluan luftime të ashpra. Po edhe këtu shqiptarët u detyruan të tërhiqen. Dervish Pasha hyri me 24 batalione në  Prizren me 23 prill.

Forcat e Lidhjes, ndonëse të pastërvitura si duhej e të paorganizuara mirë u angazhuan në një lufte frontale dhe qëndruan me heroizëm për 7 ditë kundër një armiku tepër superior në numër e armatim. Disfata e tyre lidhet më armatimin e tyre të pakët e të vjetëruar, me mungesat e mëdha në municion dhe së fundi me numrin e pakët te luftëtarëve.

Por qëndresa nuk u shua. Në maj e qershor ajo vazhdoi në Lumë, nën udhëheqjen e Mustafës Litës, Bajram Gjanës, Ramadan Zaskocit  dhe  në Dibër.

S. Vokshi me shumë luftëtarë u tërhoq në Malësi të Gjakovës, që, mbeti gjithnjë një zonë e lirë, një bazë e luftëtarëve të lirisë prej kah ato, herë pas here, ndërmorën sulme kundër garnizoneve turke në Gjakovë, Pejë e Prizren dhe në shkurt 1885, përsëri nën udhëheqjen e Sulejman Vokshit shpërthyen një kryengritje të fuqishme.

Lidhja shqiptare e Prizrenit u shtyp me gjak e hekur. Por qëndresa e saj politike dhe ushtarake ishte dëshmi e vendosmërisë së shqiptarëve për të fituar autonominë. Lidhja shqiptare e Prizrenit  ndezi një flakë shkatërrimtare e cila për 34 vjet do të bëhej një nga arësyet kryesore të rënies së Perandorisë Osmane, ka shkruar akademiku britanik Noel Malcolm.

Lidhja la gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e popullit shqiptar, i cili nuk u përkul, por e çoi objektivin e saj deri në fund te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe një shekull më pas, te  pavarësia e Kosovës.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend