VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Letër Nerudës – Poezi nga YEVGENY YEVTUSHENKO – Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

By | March 30, 2016
blank

Komentet

blank

Vjosa Osmani përlotet pas homazheve te varri i Fehmi Aganit

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani është parë e përfolur pas homazheve, teksa ka folur shkurtimisht për media.

Ajo tha se Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, teksa e vlerësoi lartë figurën e tij.

“Sot në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të Kosovës së bashku me kryeministrin dhe familjarët bëmë nderime të varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por edhe liridashësin që nuk reshti kurrë duke punuar”, shtoi presidentja, duke thënë se edhe sot kërkohet drejtësi.

Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, mbi ët gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej në gjithë botën”, tha Osmani./GazetaExpress/

blank

blank

Kreu i Institutit Demokratik Kombëtar në SHBA: Pretendimet për shkelje në zgjedhje të shqyrtohen me shpejtësi dhe transparencë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Kombëtar në Shtetet e Bashkuara, Robert Benjamin tha se pretendimet dhe kontestimet duhet të analizohen plotësisht, që votuesit të jenë të sigurt se zëri i tyre u dëgjua. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci, zoti Benjamin tha se Shqipëria ka një shans për të krijuar një konsensus të gjerë për zgjidhjen e problemeve të vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Benjamin, cili është mendimi juaj për procesin e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri?
Robert Benjamin: Është e rëndësishme të theksohet që në fillim se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Kështu, ndërsa ka përfundime paraprake deri sot, një vlerësim i plotë i procesit zgjedhor do të mund të bëhet vetëm kur procesi të ketë përfunduar. Megjithatë, disa nga deklaratat paraprake që kanë dalë nga ODIHR dhe KRIIK, një organizëm i pavarur shqiptar për vëzhgimin e zgjedhjeve, kanë bërë disa vlerësime pozitive në lidhje me procesin, veçanërisht për administrimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht nga koha e shkurtër në dispozicion pas ndryshimeve në procedurën e zgjedhjeve. Por njëkohësisht kemi parë dhe vëzhguesit kanë raportuar dhe nënvizuar probleme duke folur për shkelje të ngjashme me ato të cikleve të mëparshme zgjedhore. U referohem pretendimeve për blerje votash, frikësim votuesish dhe fatkeqësisht episode lokale të dhunës partiake, mbulim të pabalancuar nga mediat dhe përdorim të diskutueshëm në mos të paligjshëm të burimeve publike për qëllime partiake fushate. Është me të vërtetë e rëndësishme që rastet e pretendimeve për shkelje të hetohen plotësisht dhe kur ka prova të besueshme, ato duhet të ndiqen penalisht.

Si dikush që ka ndjekur edhe zgjedhjet e kaluara, si do ta vlerësonit këtë proces në krahasim me zgjedhjet e kaluara në Shqipëri?
Mund të themi që ciklet e fundit të zgjedhjeve në Shqipëri janë shoqëruar nga një shkallë tensioni politik apo partiak mjaft të dukshëm.
Unë mendoj se kjo fushatë elektorale pa dyshim u shoqërua me një tension të madh partiak. Do të thoja që ishte e ashpër në retorikë, por pa shumë substancë.
Është e rëndësishme që partitë politike t’u drejtohen jo vetëm mbështetësve të partisë së tyre, por gjithashtu të zgjerojnë apelin e tyre tek një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare që nuk i takon domosdoshmërisht një partie, por sheh se cila është oferta më e mirë për sa i përket programit të partisë politike që plotëson interesat e tyre.

Partia Demokratike nuk e ka njohur shprehimisht rezultatin e zgjedhjeve dhe kryetari i saj Lulzim Basha po flet për një “masakër elektorale” dhe deformim të rezultatit për shkak të praktikave të qeverisë dhe Partisë Socialiste. Si e shihni këtë pozicion të partisë kryesore të opozitës?
Mendoj se duhet të shihet në kontekstin e faktit që ende nuk ka mbaruar procesi zgjedhor. Nëse partitë kanë kundërshtime për mënyrën se si është kryer procesi i votimit, se si ka funksionuar llogaritja e votave, tani është koha të mbledhin prova dhe t’i paraqesin ato dhe të përdorin mekanizmat ligjorë të cilat duhet të japin vendimin për këto çështje. Këto mekanizma ligjorë duhet të punojnë me transparencë për t’u siguruar që ankesat dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen në përputhje me ligjin dhe në përputhje me interest e votuesve. Është shumë e qartë që partitë politike si Partia Demokratike janë të interesuara që të ndjekin procesin e zgjidhjes së kontestimeve në mënyrë të plotë dhe unë besoj se zoti Basha e ka bërë të qartë synimin e tij për të ndjekur ato mekanizma ligjorë.

Dhe përsëris që kjo duhet të bëhet me shpejtësi dhe transparencë.
Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë ta përdorin zërin e tyre në mënyrë konstruktive dhe të shmangin atë lloj retorike që mund të entuziazmojë përkrahësit e vet, por që mban të ngritur tensionin që duhet të zbutet pas zgjedhjeve.

Është hera e parë që pas rënies së komunizmit që një parti në Shqipëri fiton një mandat të tretë. Nga ana tjetër, janë shprehur vazhdimisht shqetësime në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, reformat, hapat prapa në proceset demokratike, probleme me mediat. Si mendoni se mund të përmirësohet gjendja për këto probleme që kanë penguar deri tani integrimin e Shqipërisë?
Këto probleme kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë tranzicionit të demokracisë së Shqipërisë. Ne e dimë që Bashkimi Evropian po e sheh nga afër zhvillimin e këtyre zgjedhjeve si një sinjal lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt demokracisë dhe do ta përdorë këtë vlerësim për të përcaktuar se si dhe kur të merren hapat e mëtejshëm për negociatat zyrtare për anëtarësim.

Mendoj se ky është një shans pikërisht për qeverinë dhe shoqërinë civile dhe sektorin privat për të vendosur ura, për të krijuar dialog dhe për të arritur konsensus mbi politikën publike si për shembull për sistemin e financave publike, për prokurimin publik, për qasjen e drejtë në media, qasje dhe trajtim të drejtë nga sistemi i gjykatave dhe agjencitë e tjera të pavarura. Kthimi në parlament i të gjitha partive të mëdha do t’i shërbejë jashtëzakonisht këtij procesi.

Si përfaqësues i NDI, çfarë mesazhi do t’i dërgonit kryeministrit dhe partisë së tij, dhe Partisë Demokratike dhe udhëheqësit të saj?
Do të thosha se është koha për të qeverisur. Është një kohë për t’u bashkuar në institucionet e përbashkëta të qeverisjes si parlamenti, për të qenë aktivë dhe për të punuar intensivisht për popullin e Shqipërisë për të zgjidhur këto çështje. Do të doja që është me të vërtetë e rëndësishme të përfshihen partnerë të shoqërisë civile dhe më në fund të përqendrohen në politikat publike dhe mënyrat për të zgjidhur problemet me të cilat përballen njerëzit e Shqipërisë. Unë e di që të dy udhëheqësit në të dyja partitë e dinë këtë, dhe e di se duan të fillojnë të punojnë për këtë. Dhe ne, NDI, nga ana jonë, jemi shumë të kënaqur që mund të përkrahim partitë politike, parlamentin dhe shoqërinë civile. Dhe jemi shumë optimistë për të ardhmen.

blank

Humb betejën me koronavirusin aktori i njohur Guljelm Radoja, ishte i intubuar te “Shefqet Ndroqi”

TIRANË

Ka ndërruar jetë te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” aktori i njohur, Guljelm Radoja. Aktori ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar. Pas disa javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, Radoja ishte sjellë te “Shefqet Ndroqi”, pak ditë më parë, ku ndodhej në intubim.

Guljelm Radoja ka lindur më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër përmendet për rolet në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bellit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit e tjera.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Ai më pas ka luajtur edhe një varg rolesh tjera si ai i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, e tjera.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

 

blank

Donika Gërvalla i përgjigjet akuzave: Do të kërkoj drejtësi për të gjitha viktimat e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për gjithë viktimat në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë ajo e dha pas reagimeve ku thuhet se Gërvalla ka thënë se do të dërgojë materiale në Speciale sapo të formohet kjo gjykatë.

Në një postim në ‘Facebook”, ajo tha se heshtja nuk e nderon askënd, teksa tha se vetëm me guxim dhe me punë, Kosovës mund t’i kthehet faqja e bardhë.

“Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Dje, sot por edhe nesër!

Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh.

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit.

Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim.

Shumë punë na presin, vërtet.

blank

blank

Basha i quan zgjedhjet “masakër elektorale”

Gresa Kraja

Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha kontestoi të martën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke e quajtur “masakër elektorale” procesin zgjedhor që i dha Partisë Socialiste mandatin e tretë qeverisës në Shqipëri.

Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë një javë pas zgjedhjeve, prej të cilave partia e tij ka shënuar rritje, duke marrë 59 vende në kuvendin e ri, krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë, rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR, shkrirjes së vijave ndarëse mes partitë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste fitoi 74 mandate, Partia Demokratike ka marrë 59 mandate. ndërsa, Lëvizja Socialiste ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm katër mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara, të mbajtura më 2017.

E fundit me numër të përfaqësuesve në kuvend është Partia Social-Demokrate, e cila ka fituar tre mandate.

Basha theksoi se PD-ja është duke mbledhur fakte që do të tregojnë, siç tha ai, manipulimin e votave.

“Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit”, u shpreh Basha.

Gjatë ditës së hënë, Basha ka takuar zyrtarët e Partisë Demokratike, si pjesë e procesit të brendshëm për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas raportimeve në mediat lokale, në takim Basha ka dhënë sinjale që Partia Demokratike e udhëhequr nga ai, nuk do ta pranojë rezultatin zgjedhor dhe do ta kontestojë atë.

Pas deklaratës së Bashës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar duke thënë se ftesa për bashkëpunim me opozitën mbetet e hapur.

“Humbësit fokusohen te fituesit. Fituesit fokusohen te fitorja.Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se lufta politike nuk është prioritet për qeverinë e tij dhe gjithë energjitë e përpjekjet do i fokusojë të kthimi i Shqipërisë në “kampione të Ballkanit”.

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët. Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, tha Rama.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve pa incidente serioze në Shqipëri, përkundër tensionimeve paraelektorale dhe ka ftuar liderët të përmbahen nga retorika nxitëse.

blank

“Kurrë s’do i harrojmë sakrificat tuaja”, ambasadorja Kim: Nuk është rastësi që “Defender Europe 21” po bëhet në Shqipëri, e njohim trimërinë tuaj

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.

“Çfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Ditë historike, ju falënderoj që më ftuat të flas. Dua të përgëzoj FA, ministrin, për organizimin. Dua të them se ushtarët dhe marinarët tanë duken të jashtëzakonshëm.

Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralit Walters në Shqipëri, është një rast i rrallë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”. Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Po të shohësh aktivitetet, vihet re se Shqipëria është pjesëmarrëse më shumë se çdo vend në rajon. Mendoni se është rastësore, por nuk është. Roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë ndihmuar rreth e qark globit. Kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’iu quajmë aleatët tanë.

Shqipëria është edhe një vend strategjik, ofron një bazë të rëndësishëm për t’iu përgjigjur emergjencave shpejt. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm, nuk keni hezituar kurrë të dërgoni trupat tuaja, apo të prisni aleatët në vendin tuaj. Jem kaq mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajon tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot, nesër e gjithmonë”, ka deklaruar ambasadorja Kim.

blank

Gjenerali amerikan Tod Walters: Shqipëria është eksportuese e sigurisë! Do të përmirësojmë ‘muskujt’ dhe gatishmërinë në të gjitha aspektet

Gjenerali amerikan dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters ka mbajtur fjalëne tij nga Durrësi me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO ‘’Defender Europe 21’’ në Shqipëri.

Walters vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

Ai thotë se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

‘’President Meta, kryeministërRama, të ftuar të shquar, të nderuar pjesëmarrës është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija.

Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në r ajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të jgatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do an çojë në krizë sigurie.

Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfar ëndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.

Asthu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë.Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Walters.

blank

Stërvitja e NATO në Durrës, shefi i shtabit të FA: Rrit sigurinë! Ju them gjeneralëve amerikanë se nuk do zhgënjehen nga ne

DURRËS

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Gjeneral Begaj vlerësoi zhvillimin e kësaj stërvitjeje të trupave të NATO-s në Shqipëri, ku tha se është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat, por edhe për mesazhet që përcjell.

Mes të tjerash, Begaj theksoi se përzgjedhja e Shqipërisë për të zhvilluar këtë stërvitje vë në dukje strategjinë e saj, por edhe mundësinë për të testuar të gjitha kapacitetet.

“Ju uroj mirëseardhjen dhe ju uroj për praninë tuaj. Ndihemi i lumtur dhe krenarë që sot jemi këtu për të shënuar një nga ngjarjet më rëndësishme të forcave tona. Është e një rëndësie të lartë kjo stërvitje, jo vetëm për përmasat, por edhe për përmasat që përcjell. Rreth 23 mijë trupa do zhvillojnë njëherazi manovra. Kështu synohet rritja e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së aleatëve të NATO dhe vendeve partnere, edhe në kohë të pasigurta, sikundër është pandemia. Kjo stërvitje përbën thelbin e mbrojtjes kolektive. Shqipëria dhe FA kanë nderin dhe përgjegjësinë të ofrojnë mikpritjen për këtë stërvitje. Përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje strategjinë e saj, për të testuar të gjitha kapacitetet tona.

Do të kemi pamje më të qartë për kryerjen e investimeve strategjike në të ardhmen, për zhvillimin e forcave tona. Ky angazhim i yni është shprehje e besimit të SHBA për Shqipërinë dhe NATO. Ajo provon se ne jemi të përgatitur për t’u mbrojtur e krijuar stabilitet. Prezenca e gjeneralëve të nderuar amerikanë është dëshmi e qartë e mbështetjes së SHBA për Forcat tona të Armatosura dhe Shqipërinë. “Shqipëria godet më fort, se sa pesha e saj”. I siguroj gjeneralët amerikanë se nuk do të gjejnë zhgënjim te ne. Për ne shtëpia është e mikut. Jam mirënjohës ndaj autoriteteve shtetërore për mbështetjen. Besoj se me profesionalizimin dhe përkushtimin tonë do t’i hapim rrugë zhvillimit të aktiviteteve të tjera me këtë përmasë”, tha gjeneral Begaj. bw

blank

Krerët e lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

Gresa Kraja

Krerët më të lartë të komandës ushtarake amerikane për Evropën dhe Komandanti Suprem i NATO-s po qëndrojnë në Shqipëri për t’i nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri të hënën ka zbarkuar Gjenerali Tod Wolters, komandanti i komandës evropiane të Amerikës, njëherësh komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali Jeffrey Harrigian, që komandon forcat ajrore amerikane për Evropë dhe Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të tre gjeneralët amerikanë me katër yje, kanë ardhur në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes së koduar me emrin DefenderEurope 21, që është njëherësh stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, rreth 28,000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera anëtare të NATO-s, do të kryejnë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit.

Pjesëmarrëse dhe njëkohësisht nikoqire e kësaj manovre, që ka për qëllim përgjigjen e shpejtë dhe të koordinuar ndaj një situate krize, është edhe Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Manovra e NATO-s “Defender 21” ndodh në kohën kur marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë të tensionuara.

blank

“Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime”, Meta: Shumica e mediave nën censurën e qeverisë, t’i mbrojmë gazetarët

TIRANË

Presidenti Ilir Meta jep një mesazhi në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke theksuar se “kjo ditë i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë”.

Përmes një fotografie, ku shfaqet me gazetarët e Fierit, Kreu i Shtetit shprehet se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci, ndaj dhe sipas tij, duhen mbrojtur e inkurajuar gazetarët.

Mesazhi i Metës:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.
Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.
Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.
Liria e medias është thelbësore për demokracinë.
Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.
Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci! 🇦🇱

blank

Kosovë, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) por edhe rritja e rasteve të reja të pengimit të ndryshëm ndaj punës së gazetarëve janë dy nga problemet e vitit të fundit të të bërit gazetari në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu kanë thënë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në një konferencë për media me rastin e shënimit të 3 Majit-Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Anëtarja e AGK-së, Leonora Dalipi tha se 3 Maji i gjen gazetarët edhe një vit në ballafaqim me pandeminë e COVID-19, duke rikonfirmuar “rolin fisnik e shumë të rëndësishëm të profesionit tonë”.

“AGK ua rikujton institucioneve detyrimin dhe respektimin e fjalës së lirë dhe krijimin e një ambienti të sigurt e demokratik me liri të garantuar e të pacenueshme për të ushtruar profesionin e gazetarit. Fatkeqësisht nga viti në vit, shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve: censura, vetë-censura e varshmëria financiare e mediave, vazhdojnë të ndikojnë në të bërit gazetari objektive”, theksoi Dalipi

Ajo tha se dënimet që shqiptohen ndaj penguesve të punës së mediave konsiderohen “inkurajuese” për të penguar fjalën e lirë.

“Në adresën e AGK-së edhe sivjet është rritur numri i rasteve të raportimit për pengim në punë, ofendime, shantazhe e forma të tjera të presionit. Prandaj, ne vazhdojmë t’i përsërisim thirrjet tona karshi institucioneve relevante që t’i bashkojmë forcat në luftimin e dukurive që kanë për qëllim pengimin e punës së gazetarëve dhe demotivimin në përmbushjen e misionit, që është informimi i drejtë për të gjitha zhvillimet me interes publik”, theksoi ajo.

Në këtë 3 Maj, AGK do ta shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit nën moton “blackout may” që ka për qëllim të tregojë se si do të dukej një ditë pa media, ndërsa do të zhvillohen edhe aktivitete e konferenca të ndryshme gjatë ditës.

Për listën e lirisë së shtypit për vitin 2020, organizata “Reporterë pa kufi”, ROG ka hulumtuar situatën në 180 vende të botës, ku në krye të listës qëndron Norvegjia, ndërsa në fund qëndron Koreja e Veriut. Vendet e Ballkanit zënë kryesisht vendet e mesit, ku Kosova renditet e 70-ta.

blank

Gjermania deklarohet kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (djathas) dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

 

Isuf Kadriu

Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon, ka deklaruar të hënën në Berlin ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, ka deklaruar Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin.

“Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka deklaruar Maas.

Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hedhur poshtë idetë për ndarje, duke i vlerësuar të rrezikshme ndërsa ka theksuar se integrimi evropian i rajonit nuk ka alternativë.

“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka përfshirë 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces”, ka deklaruar Osmani.

Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se Berlini angazhohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, por t’i fillojnë paralelisht negociatat për anëtarësim në BE.

Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy dokumente të ashtuquajtura “non-papers”.

I pari është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Tjetri është publikuar nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend