Zbulohen detaje të reja nga përgjimet e anti-mafias italiane.
Gjatë një bisede të përgjuar në datën 9 gusht 2017, mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessdandro, vihet re se si këta të fundit kishin mund të joshnin me sallam dhe djath kalabrez drejtuesit e Policisë së Tiranës.
Në përgjime nuk kuptohet nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo janë kode të përdorura nga mafia për të nënkuptuar diçka tjetër.
Biseda e datës 8 shtator 2017 ora 18.41.10
Biseda mes Ercole D’Alessandro, Tommaso Brutto, Saverio Brutto.
Ercole D’Alesandro; “Po organizojmë një event pr panetonet në Krishtlindje për të promovuar produketet kalabreze”.
Brutto Saverio: “Luciano D’Alessandro ka gjetur lokalin e është ëprballë dyqanit të Gallos”.
Ercole D’Alessandro: “Kam folur me Kreun e Policisë, me nënsekretarin e me një zëvendësminsitër, të cilit i çova dy sallame (kalabreze) , një derr të zi e djathë me ndihmën e Dedonit (sipërmarrës italian prodhues djathi ) që e ndihmoj të sillte gjithçka me një korrier”.
Ercole D’Alessandro: “Këta persona të bëjnë të fitosh shumë, e i kanë premtuar se nëqë sjellin kompani që lëvizin tokën( i referohet kompanive të ndërtimit, punime rrugësh), do t’i bëjnë të punojnë“.
Ercole D’Alessandro: “Mund të bëjëm gjëra të mëdha me produktet tona…”
Por kush ishte drejtuesi i Policisë së Tiranës në këtë periudhë?
Mjafton një “search” i thjeshtë në internet për të mësuar se drejtuesi i Policisë së kryeqytetit në 8 shtator 2017 ishte Ardi Veliu.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e kishte marrë këtë detyrë më 28 prill 2017 e për ta vazhduar deri në shkurt 2018 kur u emërua edhe si numri një i Policisë, me “Ok”-in e ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, raporton Ora News.
KARRIERA PROFESIONALE E VELIUT:
Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit të Policisë (2015 -2016)
Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (2016 –2017)
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë (28.04.2017-Shkurt 2018)
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (Shkurt 2018 – vazhdon…)
Lexo edhe:
Përgjimet e Antimafias: Si hapi dyqan “Princi” i Ndraghetas 3 ditë para zgjedhjeve. Djali i ish policit italian: Do fitojë PS. Një pedagog ndërmjetës? –
Ortaku i biznesmenit të përgjuar nga antimafia italiane Antonio Gallo i njohur me nofken “Princi” është marrë nën hetim pasi ka hapur dyqanin e tij në Tiranë më 22 qershor 2017. Në bisedat e përgjuara, Gallo flet me djalin e ish policit të Guardia di Finanza, i cili thotë se në Shqipëri ai është si në shtëpinë e tij dhe se votimet do ti fitonte Partia Socialiste.
Ata flasin për të ftuar persona me pushtet në inagurimin e dyqanit në Tiranë ndërsa përmendin edhe një pedagog si ndërmjetës për investime në turizëm dhe prodhimin e djathit.
Antimafia italiane ka regjistruar procedim penal për personat që kanë dalë në përgjimet e grupit mafioz të Ndraghetas, të cilët vepronin në Tiranë për llogari të bizsnesmenëve të dyshuar për një sërë veprash penale.
Një prej tyre është edhe Eno, i përshkruar në dosje si shtetasi shqiptar Henrik Baçi, bashkëaksioneri i kompanisë së hapur në Tiranë në vitin 2017 nga biznesmeni nën hetim nga antimafia, Antonio Gallo.
Ky i fundit ka festuar inaugurimin e kompanisë në Tiranë pikërisht në 22 qershor 2017 ndërsa në biseda përmendet fakti se tri ditë më pas më 25 qershor ishin zgjedhjet në Shqipëri të cilat personat në përgjim shprehen të sigurtë se do ti fitonte Partia Socialiste.
Investimi fillestar për hapjen e biznesit të Gallos, që njihej me pseudonimin Princi, ishte rreth 80 mijë euro siç dokumentohet nga përgjimet e datës 24 maj 2017, në faqen 490 të dosjes.
Antonio Gallo: “Atje ecën shumë sektori i mjekësisë”
Saverio Brutto:“Babi (Tommaso Brutto) ka kontakte e mund të bëj shumë…”
Ndërsa Luciano D’Alessandro, djali i financierit Erco D’Alessandro thotë se në Shqipëri “duhen kontakte e babi… “(aludon pra punën e të atit si funksionar i Guardia di Finanza, tashmë nën hetim nga Antimafia).
Antonio Gallo thotë se biznesi do të jetë në sektorin e instrumenteve të parandalimit të aksidenteve e se brenda 30 ditëve do të jënë pagesat me paradhënie.”
Në një bisedë më 22 maj 2017 mes Antonio Gallo e Tommaso Brutto zbardhet se biznesi do të jetë në ortakeri me shqiptarin Eno, (HENRIK BACI) e do të hapet në qëndër të Tiranës.
Përgjim të datës 27 maj 2017, ora 11.28, mes Ercole mes D’Alessandro me sipërmarrësin politikan Tommaso Brutto:
D’Alessandro : “Inaugurimi do të jetë më datë 22 qershor e të shohim se mos sjellim njerëz të tillë që…, kuptove?”
Po atë ditë por pak orë më vonë në Ercole D’Alessandro zhvillon një bisedë telefonike me një grua shqiptare për inaugurimin.
Përgjime i datës 27 maj 2017 ora 12.23.
Biseda mes Tommaso Brutto e Ercole D’Alessandro:
Ercole D’Alessandro: “E di më kë po flisja. Kjo është doktoreshë, , bir k…, është e fortë, plus që është e thekur për… atje janë kushërinjtë e saj… janë… më kuptove brenda strukturave e duam t’i ftojmë në inaugurim..”
Inaugurimi i biznesit Gallo Albania Infortunistika shpk bëhet me datë 22 qershor 2017 e një ditë më pas më 23 qershor 2017 ora 19.06 sipërmarrësit italianë festojmë me një shishe spumante.
Të pranishëm Tommaso Brutto me gruan, Saverio Brutto Ercole D’Alessandro. Luciano D’Alessandro e Antonio Gallo.
Ercole D’Alessandro: “A e dini se në Shqipëri jam si në shtëpinë time, nesër janë zgjedhjet e ai që do të fitojë është Partia Socialiste e se miqtë e mi po bëjnë gjithçka për të hyrë në Europë e nëse ka ndonjë kurajoz që nuk do të investojë në Itali e do të investojë para të vërteta, në kuptimin që ti vjen këtu e ata…. Tirana e Durrësi janë në qëndër të Shqipërisë, nuk janë gabelë që gjen në veri o në jug… këta të gjithë janë njerëz studiozë, të gjithë njerëz të kulturuar… të gjithë presin këtë ndryshim e duan të hyjnë në Europë me çdo kusht e tani pas zgjedhjeve do të shihni…. pastaj kanë gjithë atë territor… a e dini që importojnë 80% të mishit të derrit.
E di çfarë dua të them… se një miku im që është përgjegjës i të gjithë veterinerëve të Shqipërisë e që jep mësim në dy Universitete në Vlorë e në Durrës më ka thënë: Sa terren do?
Tommaso Brutto: “…Për perëndi!
“Ercole D’Alessandro: ” 200 euro në vit 10 hektarë tokë të mjafton më tha?”
Antonio Gallo: “Thonë se do të nis turizmi si bomba…
Ercole D’Alessandro: “Do t’i them Dedonit të vij në Shqipëri e të bëj djathë…. këtu ecin shumë prodhimet kalabreze, pasi i vlerësojnë shumë këto produkte…”
Përgjimet e Antimafias/ Ndragheta për Shqipërinë: Nëse hyn ministër ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë –
“Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.”
Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi” ka pasur për Shqipërinë.
Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të operacionit profili i ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.
Të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi, raporton Ora News.
Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.
Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit,raporton Ora News.
Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.
Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat, raporton Ora News.
D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.
Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare.
Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptari,raporton Ora News.
Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.
D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?
Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkoj në Shqipëri e më 13 do të kthehet.
D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…
Në një tjetër bisedë, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar, raporton Ora News.
Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.
D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…
Përgjime të tjera: “Grataçela…PPP për 30 – 50 vite…” Çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë
Ora News vijon ekskluzivisht të zbardhë pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të antimafias italiane.
Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.
Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nentor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.
Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta.
Vendndodhja Shqipëri.
Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit NIK.
Nik: Çemento… ai merret me ndërtim?
Saverio Brutto: Po..
Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tendera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?
Nik: Punime bën? Apo..
Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…
Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..
Antonio Gallo: I bën të dyja…
Nik: Apo shet vetëm materiale?
Antonio Gallo: Shet materiale
Saverio Brutto: Shet materiale
Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..
Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..
Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…
Nik: …Dhjetë gurore… por nuk është e thënë se nuk bëhet…
Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…
Antonio Gallo:: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…
Nik: Nja dy tendera…
Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?
Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..
Antonio Gallo: Po këta janë mirë..
Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..
Antonio Gallo: Grataçelat më the…
Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…
Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…
Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)
Saverio Brutto:… Çfarë ka?
Antonio Gallo: Fonde…
Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643
Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.
Nik: Grateçela…. materialet e ndërtimit jua jap unë … kushtojnë 10 milionë… 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.
Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh… me dyfishin e shumës… varet sa personi është…
Antonio Gallo: I fortë….
Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda…
Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..
Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet… e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..
Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?
Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..
Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qera 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.
Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09
Vendodhja në Romë
Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.
Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.
Antonio Gallo: … E kjo është në rregull… Në Shqipëri si po ecën?
Claudio Larussa: …Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë… isha vetëm…
Antonio Gallo: Por të mora kur isha … po ti nuk m’u përgjigje…
Claudio Larussa: Eh por nuk arritëm në kohë… bëm gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do takojmë…. është i mirë ky… (i referohet NIK shqiptarit)..
Antonio Gallo:… Po të thashë … ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group)…. atë të oksigjeni… nuk është një leckaman…
Claudio Larussa: E ai është Presidenti?
Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë… është President i gjithë grupit jo administrator…
Claudio Larussa: E ka raporte ka raporte…
Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…
Claudio Larussa: e ti tani kur do të shkosh?
Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj… jo më parë …në janar them..
Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..
Antonio Gallo:…po
Claudio Larussa: Edhe për mua … nuk ja dal dot tani… koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve…
……
Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) se kemi folur me NIK e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion… atje merren katër, pesë mijë euro për emër …ose gjashtë mijë….
Claudio Larussa…. Interesante kjo…
Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakeri…
Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond.. një Fond siç e kam unë …..
Komentet