Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi të enjten mbrëma se zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç është liruar nga autoritetet serbe.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla shkroi në rrjetet sociale se pas trysnisë së madhe ndërkombëtare, “Dejan Jankoviç sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”.
Ministrja Gërvalla tha se “ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, shkroi ministrja Gërvalla.
Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç dhe nëntë pjesëtarë tjerë të policisë së Kosovës ishin ndaluar të mërkurën në raste të ndryshme nga Serbia.
Të gjithë pjesëtarët e policisë tashmë janë liruar ndërsa sipas ministrisë së Brendshme të Kosovës, oficerët e përkatësisë kombëtare shqiptare dhe serbe “ishin ndaluar në vendkalimet kufitare Merdar, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”.
Të njejtën ditë të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në vendkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.
Autoritetet në Prishtinë thanë se afër 1 mijë e 500 qytetarë të Kosovës janë ndaluar, disa janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje lidhur me kaluarën e tyre dhe lidhjet e tyre me ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet serbe mohuan të kenë bllokuar udhëtarët nga Kosova, por thanë se shtimi i kontrollit të sigurisë mund të ketë shkaktuar vonesa.
Bashkimi Evropian tha se ndalimi i udhëtarëve “paraqet shkelje të marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog”.
Ngjarjet e së mërkurës ngjallën reagime të ashpra në Kosovë ku autoritetet vendase akuzuan Serbinë për akt të ultë hakmarrjeje ndaj suksesit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Kryetarja e parlamentit serb, Ana Bërnabiç, tha të enjten se ndalimet janë pjesë e veprimeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë. Javën e kaluar presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të arrestojë këdo që prek rendin kushtetues të saj, pak pasi policia e Kosovës arrestoi një qytetar serb në veri të vendit nën dyshimet për përfshirje në cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.
Serbia u shpreh e zhgënjyer me votimin e së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Beogradi ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës, ndonëse sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën të dyja vendet janë pajtuar vitin e kaluar, palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetër në proceset integruese.
Ju lutem zotri Ambasador, pergjigjju kerkesave te popullit
Ju lutem Zoti Ambasador pergjigjeju kerkesav te Populit
Ju lutem te runi Kryeminisrin dhe popullin e kosoves ju faleminderit Amerika
Si hteti me demokratik ne bote, keni marre nje orientim aq te pa matur qe jeni orientuar kunder Kosoves, vetem Kosoven e kushtezoni, Por nese keni ju mundesi si perfaqesues i shtetit Amerikan, pse nuk beni pyetje pak ne aspektin historik, se sa here eshte damtuar kosova dhe populli shqipetare nga fuqite e medha te damtuara aq padrejtesisht, duke ju marre troje, duke e damtuar viktimen, ju lutem kendelluni edhe ju sepse nuk perkrahet nje elite e korruptuar e kosoves e cila me shum eshte proserbe, sepse ne kohe te ndryshme te gjithe kjo elite eka tregu veten se jane te korruptuar, keta qe jane ne qeveri po sulmohen sepse ket tentuan qe ta qesin ne vije kete vend te cilet keta te pa fytyre e prishen.
I nderuari Ambasador i SHBA-es ju lutem njoftojeni ket popull ,te vrare,masakruar,debuar nga trojet e tyre se e verteta eshte qe pooulli amerikan eshte me Kosoven me popullin kosovar e jo me rrenat e politikanve qe te perfitojn poste apo!!!!!!
Kosova populli i saj eshte mirnjohes per ndihmen lirin kthimin ne trojet tona e per politikanet sdi se qja tju them?
Rrotacionet e partive her Pozit e her Opozit e fundosen ket vend-Shtet
Kisha pas deshir qe sheti i juaj. SHBA-es ti njullos politikanet me emra e mbiemra qe ndeshkimin te marrin nga kosovaret se ket guxim e ka populli ime i shtrejte