VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LES JOURNÉES LITTÈRAIRES ONT ATTIRÉ 15 000 PERSONNES DONT UN CONSEILLER FÉDÉRAL

By | May 17, 2015

Komentet

Në Tel Aviv zvcerani Lauca Hänni me «She Got Me» fitoi vendin e katërt

Në finalen e edicionit të 64-rt mbajtur në Tel Aviv të Eurosong 2019 fitoi balada «Arcade» e hollandezit Duncan Laurence –

Ndërsa një fitore historike meritoi bernezi Lauca Hänni me këngën «She Got Me».

Për Zvicrën ishte një fitore me memzipritur dhe më e mira prej vitit 1993 kur Annie Cotton me Moi, tout simplement, fitoi vendin e tretë.

 

Bazeli triumfon – Fiton kupën në futboll, shënon edhe Ajeti!

Kazeli ka triumfuar. Ka ka fituar në futboll Kupën e Zvicrës!

Në finale ka shënuar gol edhe Albian Ajeti.

Ajeti e tundi rrjetën e ekipit kundërshtar FC Thun në minutën e 23-të.

Bazeli fitoi kundër skuadrës të Thun-it me rezultatin 2:1.

Me ekipin e Bazelit përveç Albian Ajetit, luajnë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova.

 

Votuesit zviceranë miratuan dy temat e referendumit të sotëm

VOAL – Zvicra në referendumin e sotëm votoi për një ashpërsim të ligjit për armët dhe mbi një reformë të taksimit të korporatave që shoqërohet me një modifikim të mekanizmave të financimit të pensioneve.

Të dyja objektet e referendumit u miratuan nga votuesit.
Ligji i ri i armëve dhe reforma e taksave të korporatave përfshijnë ndryshime që lejojnë Zvicrën që të përshtasë legjislacionin e saj me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ligji për armët, i cili parashikon një rregullim më të rreptë sesa ato gjysmë-automatike, do të lejojë një ndryshim të direktivës së BE në ligjin zviceran. Edhe pse nuk është anëtar i BE, Konfederata Zvicerane merr pjesë në zonën Shengen / Dublin. Reforma e taksave synon të eliminojë privilegjet e dhëna kompanive të caktuara, në përputhje me rregullat e OECD-së që kërkojnë heqjen e regjimeve të privilegjuara tatimore të dhëna kompanive të huaja.

Zvicër – Ftesë për hapjen e ekspozitës së piktorit SAM-Samedin Asllani

Piktori SAM Samedin Asllani do të hap ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Artit ‘Espace 52’ që gjendet në ‘Rue du centre 52, 1025 Saint-Sulpice në Zvicër.

Ekspozita do te qëndron e hapur prej 29 Maj deri më 04 Qershor 2019.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet të shtunën më 1 Qershor 2019.(11h00)

Ky është viti i 33-të me radhë që piktori SAM-Samedin Asllani bën hapje të rregullta të ekspozitave si në Zvicër ashtu edhe në shtetet tjera.

Kjo është ekspozita e tij e 39 me radhë.(Personale)

Ju mirëpresim.

Res.InfoEXPO

Avec mes meilleures salutations.

ASLLANI

+4179/849 67 20

www.asllani

 

Federer fitoi dje dy ndeshje brenda ditës

VOAL – Një fillim nën peshën e ankthit nuk e ka penguar Roger Federer (ATP 3) që të arrijë në çerekfinalet e turneut ndërkombëtar të Romës. Në fund të një beteje që zgjati 2h31 ‘, zvicerani mori më të mirën nga Borna Koriç (ATP 15) me një rezultat prej 2-6 6-4 7-6 (9/7). Për bazelasin është fitorja e dytë në një ditë të vetme pas suksesit të arritur disa orë më parë në Joao Sousa (ATP 72). Pavarësisht karrierës së tij të gjatë, Federer kishte arritur vetëm në 2004 në Gstaad për të luajtur dy sfida në të njëjtën ditë.

Me rëndësi ishte mbështetja e entuziazmuar e publikut për zviceranin, i cili në ndeshjen e dytë të djeshme u shfaq nervoz dhe jo shumë i fuqishëm, duke lejuar kundërshtarin të krijojë epërsi të thellë. Fatkeqësisht humbi pjesën e parë të ndeshjes, Federer e gjeti veten sërish në pjesën e dytë, në sajë të një ndërprerjeje që bëri ndryshimin. Pjesa e tretë dhe vendimtare ishte shumë e balancuar dhe u zgjidh vetëm me shërbimet e suksesshme të Federerit.

Në raundin e ardhshëm Federer do të përballet me grekun Stefanos Tsitsipas, ekzekutues i Fabio Fogninit për 6-4 6-3.

Presidenti i Konfederatës Zvicerane Ueli Maurer sot shkon tek Donald Trumpi

Ueli Maurer duke u nisur për në Uashington

VOAL – Presidenti i Konfederatës Ueli Maurer të enjten në Uashington do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump. Departamenti Federal i Financave dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme e bënë këtë të njohur, ndërkohë që Këshilltari Federal tashmë kishte shkuar për në Shtetet e Bashkuara.

Dy krerët e shteteve do të diskutojnë çështjet dypalëshe dhe mundësinë e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke konfirmuar informacionin e parashikuar nga Tages-Anzeiger. Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Një takim i parë ballë për ballë ishte pritur të mbahej në janar në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, por mbyllja e pjesshme e administratës federale amerikane kishte detyruar anulimin e udhëtimit të Trumpit në Graubynden, siç u kujtua ambasada zvicerane në Uashington.

Ueli Maurer është presidenti i parë i Konfederatës që do të pranohet në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 1992. Në atë kohë René Felber u takua me presidentin e SHBA Xhorxh Bush Sr. si president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, por jo si president i konfederatës.
ATS

(Video) Mos ta harrojmë Hysen Tërpezën: Zürich 1997: Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar!

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka ndarë një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Ai nga kjo mbrëmje ka veçuar momentin kur çmimi Skënderbeu iu nda atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza.

Tërpeza, ishte nderuar me duartrokitje të shumta dhe me fjalimin e tij drithërues kishte përlotur edhe të pranishmit.

Ndryshe, Tërpeza, antikomunist, ishte anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia.

Ai pas marrjes së çmimit, kishte thënë se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike, madje kishte kërkuar Bashkimin kombëtar.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, kishte deklaruar Tërpeza.

Më poshtë postimi i plotë i Mazrekajt:

Hysen Tërpeza: Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar

Sot kam vendosur të ndaj me ju një pjesë emocionuese nga mbrëmja gala e nëntorit të vitit 1997 në Cyrih, që u organizua nga gazeta “Bota sot”, për ndarjen e çmimit Skënderbe.

Bëhet fjalë për momentin, kur çmimi Skënderbeu iu ndaj atdhetarit të shquar kombëtar, Hysen Tërpeza. Një nder i madh për gazetën “Bota sot” e cila sadopak u mundua ta njoh solemnisht kontributin e Hysen Tërpezës.

Hysen Tërpeza, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, gjatë viteve 1941-1945 luftoi për të mos lejuar ripushtimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare nga Serbia. Nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore u detyrua të arrtisej dhe të kalonte jetën në mërgim politik. Hysen Tërpeza nuk e pushoi asnjë çast veprimtarinë e tij atdhetare nacionaliste djathtiste për bashkimin e shqiptarëve, prandaj u ndoq kudo nga spiunazhi serb. Ai nuk pushoi kurrë së kërkuar pajtim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Lajtmotivi i tij gjithmonë ishte: “Ka me na gjykue nana Kosovë!

Duartrokitjet nuk u ndalën që nga momenti kur moderatori, Adi Krasta, theksoi se çmimi Sekënderbe do t’i jepet z. Hysen Tërpeza, për ndjenjën e shquar atdhetare.

Një fjalim drithërues që zgjoi emocion dhe përloti të gjithë të pranishmit.

Artisti Naim Krasniqi ia dorëzoi çmimin.

Tërpeza tha se është Ushtar i Kombit dhe jo intelektual. Kishte 52 vite që nuk kishte qenë në Kosovë, pasi përndiqej politikisht nga sistemi i atëhershëm.

Ai do ta falënderonte lartmadhërinë e tij, Leka Zogu, që po ashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Thirrja e tij se duhet punuar për kombin tonë, u përcoll me duartrokitje.

“Nga këtu kërkoj Bashkim Kombëtar”, tha ai.

Ai brohoriti mallëngjyeshëm se populli ka luftuar për komb e për Shqipni etnike!

“Shqipnia pa Kosovë nuk mundet me shku përpara”, shtoi ai, ndërsa artisti Naim Krasniqi iu hodh në përqafim.

PS Botuesit e voal.ch  Skënder dhe Elida  Buçpapaj, të cilët menjëherë do të angazhoheshin  për dhjete vjet tek Bota sot, ishin të pranishëm në atë Gala kur Hysen Tërpeza i shqiptoi ato fjalë.

 

Xhavit Haliti: Xhevdet Mazrekaj zgjedh ose po të vrasim ty ose redaktorët e tu Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj

Botuesi dhe pronari i Bota Sot Xhevdet Mazrekaj bën me dije se si është kërcënuar nga Xhavit Haliti. Më poshtë po sjellim një prononcim të Xhevdet Mazrekajt bërë me rastin e Ditës të Shtypit:

“Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, po e ndaj me ju një nga rastet, ku unë dhe punëtorët e gazetës “Bota sot” u kërcënuam me jetë.

Ishte viti 1999. Atë ditë isha në zyrën time, në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Cyrih. Ndërsa po qëndroja në zyrë, erdhi njëri prej gazetarëve dhe më tregoi se po më kërkonte Xhavit Haliti në telefon. I thash: Në rregull lidhe me zyrën time.

Xhavitin e njihja nja 5-6 vite më përpara dhe për këtë arsye pranova telefonatën. (Në një rast tjetër do të tregoj më hollësisht se si e kam njohur!)

Biseda filloi normalisht me përshëndetje. Me pas Xhaviti hyri direkt e në temë dhe më tha si vijon: Të kam thirrë me të kërku që ta marrësh një vendim!

Pastaj vazhdoi: E di se “Bota sot” është gazeta jote, prandaj edhe po të paralajmëroj para se të ndërmerret diçka ndaj jush, që të mos thoni nesër “nuk e kemi ditur”. Xhevdet, nëse është gazeta jote, atëherë duhet t`i largosh nga puna këta persona: Abdi Baleta, Skender Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze etj! (Më duket se kanë qenë gjashtë veta që duhej t`i largoja nga puna sipas Halitit).

“Nëse i largon këta persona ne nuk do të kemi më problem me ty, por nëse jo, atëherë do të të vrasim ty. E nëse nuk është gazeta jote, atëherë të sugjeroj të dalësh ti nga “Bota sot” dhe ne do të kemi punë me ata tjerët, nëse nuk tërhiqen!”, vazhdoi ai.

Të ju them të drejtën, kërcënimi ishte shumë serioz dhe kjo vërehej nga toni i ashpër i zërit me të cilin më fliste Xhaviti.

Duke e njohur Xhavitin dhe bashkëpunëtorët e tij, e dija fort mirë se do të vepronin nëse nuk ndërmarr ndonjë hap konkret ndaj këtij kërcënimi.

Më kujtohet që i thash: Hajt baju, unë nuk merrem me juve!

Ndërsa, duke e ditur seriozitetin e kërcënimit, shkova në Policinë e Cyrihut dhe iu tregova për telefonatën, duke iu thënë se çështja është mjaft serioze.

Policia e mori me seriozitet denoncimin tim dhe prita aty derisa bëheshin hetimet.

Policia zbuloi shpejt burimin e telefonatës.

Kërcënuesit kishin shkuar në Gjermani për ta bërë thirrjen. Telefoni ishte i Zvicrës e thirrja ishte bërë prej Gjermanisë, për t`i ikur kontrollit policor.

Sipas informatave që i kam, afër Xhavit Halitit, kishte qenë edhe Hashim Thaçi duke e dëgjuar bisedën.

Ndërkohë, hetuesit e policisë më pyetën se a më thoshte diçka emri, Sabit Veseli, duke më sugjeruar se nëse e njihja këtë person ta mbaja për vete dhe të mos e përmendja emrin e tij me askënd për shkak se rasti ishte nën hetime.

Pra, telefoni i përkiste pikërisht personit në fjalë, Sabit Veselit. E ky ishte vëllai i Kadri Veselit, shefit të SHIK-ut. Sabit Veseli, vite më parë ndërroi jetë në rrethana misterioze i aksidentuar nga një kamion në mes të natës, diku në Mitrovicë, ndërsa kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Ai ka qenë një nga dëshmitarët kryesor të ngjarjeve të para gjatë dhe pasluftës.

Andaj, dyshoj se e ka eliminuar dikush nga krahu i tyre politik!

Policia më kishte njoftuar se ata që më kishin kërcënuar janë një grup mafioz këtu në Zvicër.

Pas këtij rasti, Xhavit Halitit i ishte ndaluar hyrja në Zvicër për disa vite!”

NUHIUN NUK E SOLLI AS MËNGJESI I DITËS TJETËR Nga Sabit Rrustemi

Në foto: Nuhi Memishi

( si një ngushëllim i vockël për Familjen dhe të afërmit e këtij Djaloshi që na iku duke na e lënë të përjetshme, vetëm këtë buzëqeshje )

Ai e kish trashëguar emrin e gjyshit të tij, Nuhiut, që ish lindur, rritur e burrëruar thellësive malore të Karadakut, n’ato shpatije të rrëpinjta të njërës nga lagjet më martire, Iseukaj.
Kam pas ndejur sa herë me gjyshin e tij, kam pas biseduar gjerë e gjatë edhe për atë masakër që s’harrohet sot e kësaj dite, e që ndodhi më 2 e 3 dhjetor 1944 nga brigatat sllavo – komuniste të kohës…

Nipi i tij, Nuhiu i Ri, të cilit sa ishte i vogël, ia tregoja se si e bën arusha frizurën e flokëve, pak se e mbante mend gjyshin. vetëm tjerët kur i flisnin për të. Qysh si fëmijë, kish mërguar bashkë me Familjen e ngushtë, në Zvicër.

Aty mes Gjenevës, në afërsi të liqenit, kishte lëshuar shtat, pak mustaqe si dhe më pas, kish zënë të krijojë edhe Familjen e tij.

Vajza dhjetëvjeçare, Nora, si dhe djali, Rajani, që tash edhe pak ditë shënon njëvjetorin e ardhjes në jetë, e mbushën edhe më shumë me gaz e jetë, përditshmërinë e tij mërgimtare, aty ku, babai i tij kish derdhë mund e djersë për mbi dyzet vite, derisa një ditë e kish lëshuar fryma.

Pasditën e kësaj të hëneje, ai e nxori djalin, si rëndom, për pak ajr të pastër e këndellje, aty buzë Liqenit, ku dilnin me andje, herë me gruan e vajzën, herë me gjithë Familjen që e kishin atje e, së voni, edhe me dritën e tij të syve, njomakun e vogël që mbushte me buzëqeshje jo vetëm zemrën e tij por, edhe gjithë atë banesë, ku ai po e kalonte moshën e mesme të jetës.

Shetitën e shetitën bashkë me gruan e fëmijët, gati sa u lodhën.

Moti ish i vrenjtur, rrugëtt ende s’ishin tharë prej shiut që kishte rënë, orë më parë. Pritej sërish të binte.

Nuk donte t’i lagej djali. Iu kthye së shoqes:

– Ramize, merre djalin e ec e shko brenda, bëje bukën gati. Është dita e parë e agjërimit e, le ta mbushim erë buke e gëzimi sofrën tonë !

Ajo, nuk tha as po, as jo, vetëm, “mos u vono dhe ti”, e shkoi.

Nuhiu deshi të endej edhe pak me biicikletë. Tash krahët i kish të lirë. “Sa të bëhet buka gati”, mendoi. “edhe koha më ikën më shpejt”. E, iu dha petaleve. hajt e hajt e hajt …. derisa për një moment, si pikla shiu, si miza mbrëmjeve, iua prekën qepallat. Ktheu kokën kah qielli, ashtu në fluturim e sipër dhe …. fluturoi e fluturoi , fillimisht përpjetë… e pastaj si në hark e ra, në Liqe ….

Gruaja tashmë kish shtruar Tryezën. Rreth saj i kish afruar edhe Dy dritat e syve. Vajzën e djalin. priste në çdo moment kur të bie zilja e’ t’ia hapte drenën Nuhiut. Por.. pritja e saj ishte e pa fund dhe e pa shpresë…

Nuhiun nuk e solli as mëngjesi i ditës tjetër ….

tek pas dy dite, trupi i tij u nxor pa shenja jete prej Liqenit dhe tashmë po përgatitet për t’u nisur e për t’u prehur përjetshëm, në vendlinjen e tij, Preshevë, aty ngjitas gjyshit diku, e ngjitas babait.

Se, kështu thonë, deshi i Lumi, Ai që na solli e na merr kur të dojë …

 

Shqiptari Nuhi Memishi gjendet i vdekur në Liqenin e Gjenevës

Dje policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë në Liqenin e Gjenevës, që i përkiste një 40-vjeçari. Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivukë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.

Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.

I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.

Ftesë: Organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”

F T E S Ë

Më datë: 11.05.2019, (e shtunë), duke filluar nga ora 14:00, organizohet promovimi i librit të autores Behide Hasanaj ”Libri i Paqes”.

Ky aktivitet mbahet në ambientet e Kirchgemeinder Heiliggeist, Kirchliches Zentrum, Bürenpark, Grooser Saal Stock, kati i dytë.

Burenstrasse 8, 3007 Bern Tram 9 Richtung Waben, Haltestelle Sulgenau, Bus 19 Richtung Spiegel, Haltestelle Sulgenau. Freie (Parkplatze).

Luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email adresën:
veprimtarja10@hotmail.com, ose në Tel: 076 279 05 04

Pjesëmarrja juaj në këtë manifestim kulturor na nderon!

 

 

E gjithë historia: Si e mashtroi Loredana çiftin me 900 mijë franga: Mozzik, roli si juriste dhe futja e vëllait

Reperja kosovare Loredana Zefi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga policia e Lucernës me akuzën e mashtrimit ndaj një çifti nga qyteza e Valais duke u marrë atyre gjatë tre viteve një shumë prej 900 mijë frangash zvicerjane.

Në lojë janë edhe dy vëllezërit e Loredanës, të dy me role të ndryshme.

“Ata morën nga ne gjithçka. Jemi të mashtruar dhe të kërcënuar. Paratë që iu dhamë atyre nuk janë vetëm të miat por edhe të miqve dhe të afërmve të mij”, shprehet Petra për median zvicerjane “20min.ch”.

Albeu.com sjell të përmbledhur të gjithë historinë për të cilën akuzohet reperja Loredana Zefi që prej fillimit të saj.

Antonio

Petra 52 vjeçe dhe Hansi 53 vjeç jetonin të qetë në qytezën e tyre deri në qershor të vitit 2016, kur Petra ndihej disi e vetmuar dhe hyn në rrjetin social Badoo ku u njoh me një djalë të quajtur Antonio Cas. Kontaktet e tyre vazhduan për disa kohë, deri sa një ditë Antonio i tha Petras se do të shkonte tek qyteza e saj “vetëm për të folur”. “Ai ishte një djalë që të jepte siguri dhe mund ta besoje”, shprehet Petra.

Veshka

Pas disa takimesh dhe pasi i kishte thënë se punonte në aeroportin e Baselit, Antonio, i cili me pas do të dilte se quhej Berat dhe ishte vëllai i Loredanës, i qan asaj hallin duke i thënë se duhej të bënte transplant të veshkës së nënës së tij, por se i mungonin paratë.

Transplanti do të bëhej në Monako sipas tij dhe duhej bërë sa më parë. Antonio i premton asaj se do t’ja kthejë paratë brenda disa muajve, shkruan Albeu.com.

Petra, pa i thënë asgjë bashkëshortit të saj, tërheq nga llogaria 87 000 franga zvicerjane dhe ia jep atij në një restorant pa faturë apo dëshmi që të vërtetojë borxhin. Kur bashkëshorti pa më pas çfarë kishte ndodhur me llogarinë e tyre ai u shokua dhe ky do të ishte momenti i parë që për çiftin do të fillonin problemet.

Berati

Po afrohej fundi i vitit, kur edhe Antonio duhej të kthente paratë dhe çifti Petra dhe Hans shkojnë në aeroport dhe takojnë Antonion, të cilit i kërkojnë t’u tregojë pasaportën. Kur nxjerr pasaportën ata kuptojnë se ai nuk quhet Antonio, por emri i vërtetë është Berat. “Kjo na shtangi, por në atë moment neve në duheshin vetëm paratë tona”, tregon Petra.

Berati e prezantonte veten si një person që bënte jetë luksi dhe nuk ngurronte të postonte foto me politikanë të Kosovës, siç është Ramush Haradinaj.

Çifti vendos që të sinjalizojë policinë për çfarë kishte ndodhur, por nga aty marrin përgjigjen se nuk mundet që të plotësonin një kallëzim nëse paratë i ishin dhënë me dëshirë.

“I kisha dhënë paratë me duart e mia një burri të panjohur”, vijon Petra.

Kazinoja

Berati shfaqet sërish në janar 2017 dhe i thotë çiftit se mund t’i rifitojë paratë shumë shpejt përmes një kazinoje të quajtur “Barrière Blotzheim” pranë Francës duke i thënë se aty punonte një shoku i tij që mund të bënte disa lëvizje tek makineritë për t’i mundësuar një fitim të madh. Por, Beratit i duheshin para për të luajtur, kështu që Petra dhe Hansi i dhanë atij disa herë shuma të ndryshme parash për t’i luajtur.

Borxhi total kishte shkuar 200 mijë franga dhe ata nuk kishin marrë asgjë pas.

Në mars 2017, çifti i kërkon Beratit që të firmosin një marrëveshje ku ai pranon se u ka marrë atyre 200 mijë franga borxh. Berati pranon. Ai nuk u bë më i gjallë. Për gjashtë muaj çifti nuk mori vesh asgjë për Beratin dhe paratë e tyre.

Juristja Anna Landmann

Sipas mediave zvicerjane, ky është momenti kur në lojë hyn Loredana Zefi pasi vëllai i saj i kishte marrë çiftit 200 mijë franga zvicerjane.

Një mëngjes shtatori të vitit 2017, Petran e telefonon një vajzë që i prezantohet si Anna Landmann, vajza jashtëmartese e juristit të njohur zvicerjan Valentin Landmann. Anna u tha atyre se kishte mësuar për çështjen dhe u premtoi se do t’ua kthente paratë mbrapsht.

“Unë mendova se më në fund erdhi dikush që të mund të na ndihmonte”, tregon Petra.

Ky mendim iu përforcua kur takoi Anna Landmann, e cila ishte një vajzë kurajoze dhe që të jepte besim që në takimin e parë. “Ajo ishte mjaft simpatike, e shoqërueshme dhe e mirë duke na bërë të mendonim se mund t’i besonim”, shprehet Petra.

Anna, e cila do të rezultonte më pas Loredana Zefi, u kërkoi atyre që të paguanin fillimisht 12 000 franga për të filluar procedurat e ndihmës juridike.

Anna filloi t’u bentë presion atyre për kryerjen e pagesës duke iu dërguar mesazhe në mënyrë të vazhdueshme.

“Në fund ajo na tha në formë presioni se nëse nuk paguanim do të na dërgonte bashkëshortin e saj”, tregon Petra duke mbajtur në dorë edhe mesazhet që i ka nisur Anna, e cila i kishte kërkuar atyre edhe bizhuteri të shtrenjta. Petra i dha asaj një ndër bizhutë e saj më të çmuara që e mbante prej vitesh.

Motra

Në vijim të kontakteve, Anna u kërkoi atyre që të bënin një depozitë në emrin e motrës së saj nga nëna të quajtur Loredana Zefi në mënyrë që të tregonte gjatë kontakteve për rikthimin e parave të çiftit se ajo ishte një juriste e konsoliduar dhe me të ardhura financiare të mira.

“Ajo na tha se paratë do të ishin në një depozitë të sigurtë ku askush nuk do të mundej t’i prekte”, vijon Petra.

Kështu, duke i besuar këtij versioni, çifti derdhi në emër të Loredana Zefit 16 000 franga zvicerjane.

Në periudha të ndryshme, me argumentin se i duheshin si kolateral për vijimin e çështjes, Anna Landmann aka Loredana Zefi i mori çiftit në cash plot 700 mijë franga.

Duke dyshuar më pas tek Anna çifti i shkruan juristit të njohur Valentin Landmann, i cili tha se e vetmja Anna Landmann që njihte ai ishte bashkëshortja e tij, e cila vërtetë ishte juriste por që ishte më e moshuar dhe nuk kishte të bënte fare me historinë që ata i treguan, shkruan Albeu.com.

Bankieri

Në tetor 2017 në jetën e çiftit futet një tjetër personazh. Ai është “bankieri” Hans Meier, i cili u thotë se do t’ua rikthejë paratë e marra nga Antonio (Berati) dhe Anna Landmann, por si fillim Petra dhe bashkëshorti duhej të fusnin 25 000 franga zvicerjane në llogari. Çifti vepron siç u thotë bankieri Hans dhe pritën për rikthimin e parave të tyre.

Disa muaj më vonë bankieri shfaqet sërish duke thënë çdo gjë ishte gati dhe se krahas 900 mijë eurove që i kishin marrë Antonio dhe Anna, ai do t’i kthente çiftit edhe 80 000 franga interesa. Por, kjo sipas tij do të bëhej pasi çifti të bënte një pagesë prej 15 000 frangash në bankë në formë koleterali. Çifti e bën sërish pagesën e kërkuar dhe prisnin paratë.

Çifti deri më tani kishte dhënë një shumë të madhe parash, por vetëm një pjesë e vogël i përkiste atyre, kurse të tjerat ishin marrë borxh nga të afërmit.

Superstarja kosovare

Në shkurt 2018, Petra ishte në autobus kur sheh në faqet e një gazete lokale foton e madhe të Loredana Zefit, e cila shoqërohej me titullin që lidhej me numrin e madh të ndjekësve të Instagram dhe sukseset me këngën e re “Sunglasses”

“U shokova kur pash atë foto. Pas disa ditësh u përballa me të, por ajo qeshi dhe më tha se në fakt ishte motra e saj që quhej Loredana dhe ishte këngëtare duke qeshur me të madhe. E kuptova që po më gënjente, por nuk mundesha të debatoja me të, sepse ajo të ngjallte frikë”, tregon Petra.

“Disa ditë më vonë ajo e pranoi se quhej Loredana Zefi duke treguar se shkruante ndonjëherë tekste për qejf, por që nuk ishte këngëtare e famshme. Lori mu betua mbi nënën dhe fëmijet se do të mi kthenin paratë mbrapsht”, vijon Petra.

“Më vonë ajo më tregoi se Berati ishte vëllai i saj dhe se ajo ishte përfshirë sepse donte të ndihmonte vëllain që të kthente paratë”.

Nga verifikimi i tabulateve u konstatua se Loredana Zefi nuk ishte personin nën emrin e bankierit Hans që u kërkoi sërish para.

BMW dhe Porsche

Në mars-prill 2018 Loredana i thotë Petras që i nevojiteshin makina luksoze për t’ia zgjidhur çështjen e saj. “Më tha se i duhen makina që nuk i ka askush”, tregon Petra.

Kështu, çifti mori me qira tre makina luksoze, një Mercedes, një BMW dhe një Porsche. Loredanës i ishte hequr patenta, por ajo është kapur nga radarët e rrugës duke drejtuar Mercedesin e marrë me qira nga çifti Petra dhe Hans.

Vëllai Agon

Në maj 2018, Loredana mbetet shtatzënë dhe i thotë Petras se nuk mundet që ta ndihmojë më për këtë problem duke thënë se ka vëllain e saj Agon që do të merrej me të. Loredana i kërkon Hansit dhe Petras që të shkojnë në Lucernë dhe nuk i la që të iknin prej andej për tre javë.

“Kur ne kërkuam që të iknim në shtëpi ajo nuk na la. Na thoshte se nëse nuk bëjme siç thonë njerëzit e saj do të humbisnim çdo gjë”, tregon Petra.

Padia

Në korrik 2018, çifti bën një padi ndaj Loredanës dhe vëllait të saj, por gjykata ia hedh sërish poshtë duke thënë se borxhi i ishte dhënë me pëlqimin e palëve.

Loredana i kishte nisur Petras edhe një mesazh zanor ku i thoshte se e kishte si motër dhe se ia kishin dalë për të gjetur paratë.

“Rri e qetë. Ia dolëm më në fund”, thotë Petra se thuhej në mesazhin zanor.

Takimi me Mozzik

Çifti ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Lucernë. “Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuaratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”, thotë Petra.

Vëllai i Loredanës, Agoni e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.

Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare.

*Gazeta zvicerane emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj e kanë mbrojtur me emrin Agon.