VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LDSHM: Evropë! Mjaft më, nuk duroheni!

By | November 23, 2018

Komentet

E bukur me je vjeshtë e artë Nga Aida Meti

Ti qe m’i zhvesh te gjitha pemet
si zhvishet nje trup gruaje

Zhurma e gjetheve
me ka ndezur ngjyrat e trendafilta
ne trup
Era jote perkedhel lekuren time ,
si perkedhel nena
birin e saj
Prej frymarjes tende
enden gjethe te thara
rrugeve te shpirtit

e bere copash nga
nga myshku i jetes

e ti perseri
me perkedhel
me heshtjet e tua te florinjta

Gjendem e thare
e vrarë,
si nje orkide delikate

Gjethet e tua m’i ben
gjemba,

qe te me rrjedhë gjak i helmuar
syte e mi m’i mbulon
me gjethet
e fundit te stines tende

E embla vjeshte

Ti mos m’i mer gjethet e shpirtit

Mos m’i merr mendimet, kujtimet
ti m’i helmosh ,
si mjalti qe helmon orkidet e jaseminet e mi .
Nga pafundesia shpirtit
e gjunjezuar para teje
Kerkoj paqe
nuk dua lufte me ty
nen lekuren time
Dua te me zbutesh me delikatesë
si lulja e çmuar e imja

Orkide

Me qirinjtë e tu o vjeshtë
flaka e ndezur e tyre

Te djeg lekuren time
Si nje lufte e fort
qe rrjedh ne venat e mia
Si nje lum i paster i kristaltë

Te pergjerohem deri ne infinit
si do nena birin e saj
o e èmbla vjeshte

Aida Meti

Intervista – Armand Hasanpapaj: Franca më dha gjithçka, ju tregoj si u bëra pjesë e garës në “Top Shef”

Egla Xhemali – Jo rrallëherë jemi njohur me shqiptarë që kanë shkëlqyer nëpër botë. Edhe rasti i Armand Hasanpapajt është i tillë. Që prej shtatë vitesh djaloshi 23 vjeçar, që ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë është cilësuar si një nga më të mirët atje. Pjesëmarrës në konkurse, siç është dhe i fundit në “Top Shef”, që ka nisur para pak ditësh, e kanë bërë atë të përballet me sfida të mëdha, që natyrisht i kanë sjellë emocione dhe rritje profesionale. Kuzhinieri tregon për “Gazeta shqiptare”, mundësitë që i ka dhënë Franca, shpirtin e sprovuar tanimë me përfshirjen në gara si dhe dëshirën që ka për të hapur një restorant në Shqipëri në të ardhmen.

Armand, para se të flasim për ty si kuzhinier, na trego diçka për veten…
Përshëndetje! Unë jam Armand Hasanpapaj. Kam lindur në Tropojë. Jam 23 vjeç. Kam ardhur në Francë që kur isha 6 vjeç e gjysmë, shtatë.

Dimë që më kuzhinën je shumë i lidhur, po çfarë gatove sot?
Në kuzhinë sot për shefin gatova mish viçi, patëllxhan me një pure karrote me limon dhe pranë përgatita një byrek me domate dhe djathë feta.

Ka qenë i hershëm pasioni yt për gatimin?
Pasioni për gatimin ka ardhur që kur kam ardhur në Francë. Më parë kam qenë valltar. Në fakt, pasioni për kuzhinën në një farë mënyre është trashëguar nga mami. Ajo ka qenë pastiçerie dhe ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë.

Ti jeton në Francë, çfarë gatuan më shumë si francezët? Po gatime shqiptare bën?
Ngaqë jetoj në Francë, gatuaj vetëm ushqime franceze. Po gjithsesi, bëjmë këmbime me mamin. Ajo me kuzhinë shqiptare, ndërsa unë me atë franceze. Mendojmë t’i bashkojmë të dyja kuzhinat. Shpesh në festivale sidomos në ” Refugee food festival”, prej tre vitesh, tanimë dhe për konkurse jam munduar të jap disa nuanca të kuzhinës shqiptare, por vërtet që baza është kuzhina franceze.

Ti je pjesëmarrës në ‘Top Shef’ në Francë, ishte e lehtë të hyje aty? Si u bë përzgjedhja? Duhet të gatuaje diçka?
Këtë vit jam pjesëmarrës i këtij konkursi. Është shefi Philippe Etchebest me flamurin në qafë, një ndër më të mirët në Francë, është shefi Gordon Ramsaj më i shikuari në Angli. Në fakt, konkursi më përzgjodhi vetë, pasi kisha marrë pjesë në një tjetër konkurs në Paris me një pjatë mish pate quhet dhe nga aty më kontaktuan dhe më thanë: A ke dëshirë të marrësh pjesë në këtë emision? Ishte e vështirë, pasi duhet të prezantosh një pjatë që ti zgjedh dhe profesori, që është njëkohësisht dhe shefin i madh ta vlerëson deri në pesë yje.

 

Çfarë pret ti nga ky konkurs? Sa kohë do të zgjasë?
Ky konkurs ka nisur të hënën e kaluar, më datë 28 tetor 2019 dhe do të zgjasë deri në fillim të janarit. Gara është e fortë. Jemi 108 kandidatë.
Po nëse fiton çfarë do bësh më pas? E nëse ndodh e kundërta?
Nga ky konkurs pres që të dalë një imazh i mirë dhe Shqipërinë ta ngjis lart e më lart. Flas shumë për vendin tim. Kam gatuar specialitete që shefi ta njohë pak më shumë shtetin tonë. Nëse fitoj është diçka shumë e bukur, një ëndërr. Por, edhe nëse nuk fitoj rëndësi ka pjesëmarrja, eksperienca që fiton në këtë emision dhe shikimi, pasi programi del në televizionin “Gjashtë” të Francës dhe shihet nga tre milionë persona çdo natë dhe është diçka mjaft e bukur. Do të jetë kujtim i paharruar.

Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist?
Mendoj që ndër cilëssitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist është së pari thjeshtësia. Besoj se më e vështira nuk është që t’ia arrish, por që të mbetesh ai që je. Nuk duhet të ndryshosh, duhet të mësosh dhe dëgjosh shumë. Një kuzhinier i mirë mëson çdo ditë dhe është i pasionuar pas asaj që bën. Ai e ushtron profesionin me dëshirë dhe e transmeton atë tek kuzhinierët e tjerë, tek ata që do të vijnë pas atij. Duhet të jetë i lumtur në kuzhinë, pasi fundja ajo është lumturia për të.

Recetat e ndryshme që gatuan janë nga fantazia jote apo i ke lexuar diku?
Shumica e recetave nga fantazia ime, por edhe të tjera bazuar tek shefat e tjerë. Duke ia nisur bazohemi diku, pastaj përfundojmë duke krijuar vet. Kam krijuar shumë të tilla siç ju thashë edhe më sipër, si franko-shqiptare, disa të tjerë si sheqer plus kripë, pjata shumë të çuditshme, por që mbajnë karakterin dhe shijen e çdo produkti pa e deformuar atë.

Në Shqipëri ke plane të kthehesh?
Në Shqipëri nuk kam ardhur që prej shtatë viteve dhe nuk mendoj që do të vij për momentin. Kam shumë projekte në Francë, kam shumë ngarkesë dhe mendoj që për momentin të bëj karrierë këtu e ndoshta pas shumë viteve mund të kthehem.

Pse nuk hap një restorant në Shqipëri, si vendlindja nuk ka apo jo?
Normal që si vendlindja nuk ka. Mundohem që në çdo intervistë, po dhe në televizion kam thënë jam nga Shqipëria dhe me shumë krenari madje. Dhe pse jam larg e kam në zemër vendin tim. Në të ardhmen besoj se mund të hap një restorant dhe kjo është një nga ëndrrat e mia. Në fakt, gjithçka e kam arritur në Francë dhe kjo e fundit më dha të gjitha mundësitë. Për momentin do të punoj shumë fort këtu, që të jem një nga shefat e parë shqiptarë që ia arritën në Francë. Dua që sadopak të bëj krenarë shqiptarët dhe natyrisht prindërit e mi, por edhe të tjerët që shohin fëmijët si po rriten jashtë shtetit me vuajtje, por që në fund po ia arrijë të jenë të suksesshëm. Kam shumë punë për t’ia arritur qëllimeve të mia.

Në fund lamë gjë pa thënë?
Në fund të kësaj interviste dua të bëj një falënderim për familjen, që kanë qenë përkrahësit e mi kryesor, që nga fillimi i këtij rrugëtimi deri sot.

Kujtimet që nuk të lânë të heshtësh për dy studiuesit e vyer dr.Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj – Nga Nue Oroshi

Jeta me ecjakët e saja të takon me miq, dashamirë, studiues që me kalimin e kohës i bashkon mendimet dhe veprimtarinë qoftë atdhetare,kulturore dhe shkencore.Dy studiues të vyer që fati e deshti të punoj jo më pak se 15 vite me ta janë edhe tani dy të ndjerët dr.sc.Riza Sadiku nga Kërçova dhe mrs.sc.Mehmet Gjoshaj nga Drenica.Dr.Riza Sadiku edhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj ishin dy studiues që vinin nga dy treva heroike siç ishin Kerçova dhe Drenica.

Ata me të filluar projekti i Trojeve te Arbrit më, 12 – 13 qershor 2004 në Hamburg të Gjermanisë dhe derisa vdiqën për 15 vjet të tëra dhanë një kontribut të çmuar në ndriçimin e historisë shqiptare.Ishin dy studiues të zellshëm të cilët punuan me përkushtim.Temat e tyre ishin mjaftë të veçanta dhe kishin një përmbajtje mjaftë cilësore.Sa herë që takoja dr.Riza Sadikun dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj shihja në shpirtin e tyre një ngrohtësi shpirtërore, një mikpritje bujare që tregonte se të dy rridhnin nga familje të brumosura me traditat kombëtare.Ata me shumë zellë dhe përkushtim u angazhuan dhe punuan në Muzeun e Kosovës.Sa herë që iu bëja vizitë ata me dhuronin librat me të reja që kishin botuar dhe e shënonin më një respekt te veçantë.

Me kujtohen edhe debatët e shumta shkencore që bënim me të dy e në veçanti për historinë e Nacionalizmes Shqiptare duke përfshirë historinë e veprimtareve të Ballit Kombëtar ,Nacional Demokratës Shqiptare,Blokut Kombëtar Independent,Lidhjes se Dytë të Prizrenit,Besës Kombëtare dhe shumë organizatave të tjera te atdhetarizmës shqiptare.Për 15 vite të  tëra asnjëherë nuk ka ndodhur që këta dy studiues që së paku një temë me karakter shkencor, mos ta botojnë në librat e ShoqatësTrojet e Arbrit.Edhe pas shumë peripecive që kishte pasur dr.Riza Sadiku ku ishte operuar në zemër dhe i kishte vdekur djali shumë i ri ai gjente forcë për tu marrur me studime historike dhe shkencore.Edhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj ishte një puntor i madh i cili gjithnjë gjurmonte tema të veçanta.

Ai nuk ankohej për çështje shëndetsore.Edhe vitin e kaluar që patëm tri sesione shkencore në Prizren,Lezhë dhe Gjakovë të dy këta studiues të vyer dhanë një kontribut të çmuar.Asnjëherë nuk do ta besoja se do të shkojnë kaq shpejtë në amshim dr.Sc.Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj. Ata të dy shumë shpejt shkuan në botën e amshuar.Kalimi i tyre në amshim u bë vetëm disa muaj afër njëri -tjetrit.

Dr.Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj dy historianë të vyer dhe dy atdhetarë të mirfilltë shkuan në  botën e amshuar në  heshtje.Madje ishte një heshtje që vret sepse edhe mediat e shkruara dhe elektronike nuk i dhanë fare rëndesi kalimit në amshim të dy atdhetarve dhe dy studiuesve të mirfilltë.Kontributi që dhanë për ndriçimin e historisë shqiptare mbeti i ngurosur në 17 librat enciklopedike që botoj Shoqata Trojet e Arbrit për 15 vite si dhe në shumë vepra autoriale dhe studime të ndryshme historike.Sa herë që afrohen sesionet e reja dhe akadamitë shkencore,malli dhe mërzia për humbjen e studiuesve tanë vjen e shtohet.Asnjëherë nuk do ta besoja se darka e punës e vitit te kaluar para tri seisoneve shkencore do të jetë konsullta e fundit.

Aq u gëzuam dhe aq shkëmbyem mendime per punën shoqatës Trojet e Arbrit në këtë takim në mes të kryetarit tonë shumëvjeçarë prof.dr.Muhamet Shatrit,dr.Riza Sadikut,mr.sc.Mehmet Gjoshaj,Tomë Mrijaj,dr.Besim Morina si dhe Nue Oroshi,sa që orët na u dukeshin minuta. Vërtetë java e Trojeve te Arbrit kaloj si është më se miri.

Edhe Libri për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun deri më, 28 nëntor do të dalë nga shtypi me 50 autorë dhe 550 faqe në mesin e ketyre 50 temave janë edhe dy temat e dy studiuesve tanë të vyer dr.Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj.

Dhe përfund mund të them se madhështia e një studiuesi dhe një atdhetari nuk mvaret nga fjalët e thata që thotë por nga vepra jetsore që e lë pas.Dr.Riza Sadiku dhe mr.sc.Mehmet Gjoshaj lanë një histori të shkruar me forcën e argumentit shkencor.Veprat e tyre do t´iu sherbejnë gjeneratave të reja që ta shkruajnë në rrugen e mirfilltë historinë tonë shqiptare kurse Shoqata Trojet e Arbrit do t´iu jemi mirënjohës për jetë të jeteve për punën që bëtë pa u lodhur asnjëherë.

Reagim i shoqatës „Nënë Tereza” nga Graci i Austrisë lidhur me shkatrrimin e Kalasë së Artanës

Kalaja e Artanës është një objektë historikë e cila tregonë lashtësin shqiptare.Kohëve te funditë per shkatrriminë e kësaj Kalaje e kanë ngriturë zërin edhe shumë ekspert te historisë siq është Dr.sc.Qazim Namani Dr.i Arkeologjisë si dhe trashegimisë kulturore duke deshmuarë qartë se puna që ësht zhvilluarë ne muret e kësaj kalaje ësht një punë që ma teper po punohet per te shkaterruarë se sa për te ndertuarë, si dhe paraqet rrezikshmeri të lartë per vizitoret në kët Kala.Duke lexuarë dhe ndegjuarë këto fakte Shoqata „Nënë Tereza“ me seli në Grac të Austrisë nuk ka qëndruarë duarkryqë.

Kryetari i shoqatës „Nënë Terezë” nga Graci i Austrisë z. Martin Marku lidhur me shkatërrimin e Kalasë së Artanës në Kosovë nga një firmë serbe ka apeluar në zyrën e qeverisë së Shtetit të Landit të Shtaiermarkut dhe pas një bisede me zonjen Mag. Einser Christa e angazhuar për Ballkanin Perendimor kanë apeluar me një shkres që i ka dërguar UNESKO-s. Ky është reagimi i saj si në vijim:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, Siç kam mësuar vetëm nga dy burime kosovare, eskavatorët aktualisht po shkatërrojnë kështjellën e cila është restauruar me kujdes nga BE dhe UNESCO, dëshmitarët okularë thonë se: puntori ka vendosur eksponatet në mikser betoni dhe i ka kthyer ato në beton. Meqë pata punuar për Shtaiermarkun para ca kohe në UNESCO, mendova se këto informacione duhet të njoftohen mëtutje urgjentisht, ndoshta ju e dini për këtë dhe unë ju lusë që ato informata të kontrollohen. Këtu e gjeni bashkangjitur lidhjen e gazetës kosovare Telegrafi: Von: Eisner Christa Gesendet: Freitag, 6. September 2019 12:10 An: ‘oeuk@unesco.at’ <oeuk@unesco.at> Betreff: UNESCO Erbe Novo Brdo in Kosovo wird gerade zerstört Priorität: Hoch (Emajli origjinal)

Sehr geehrte Damen und Herren, wie ich soeben von zwei kosovarischen Quellen erfahren habe, wird aktuell massiv mit Baggern die von der EU und der UNESCO sorgfältig restauriere Festung zerstört, Augenzeugen berichten, dass „man“ mit Betonmischmaschinen aufgefahren ist und Monumente darin zu Beton gemacht hat. Da ich einige Zeit für die Steiermark in der UNESCO tätig war, dachte ich, diese Information sollte dringend weitergegeben werden, auch wenn Sie vielleicht schon davon wissen und bitte, diese zu prüfen. Anbei der Link der kosovarischen Zeitung Telegrafi:

Shoqata Nënë Tereze me seli në Grac te Austrisë apelonë tekë të gjithë akterët që të ndaletë demtimi i kësaj kalaje me vlera te larta arkeologjike dhe historike si dhe pergjegjesit e këti shkaterrimi të japin pergjegjesi, ligjore dhe penale.Ne nukë do te ndalemi me kaqë por do te vazhdojm mobiliziminë tonë edhe ne institucionet me te larta politike Austriake që Kalaja e Artanës të mosë rrenohet.Shekulli XXI ësht shekullë i ruajtjes se vlerave arkeologjike dhe historike e jo shekull i shkaterrimit te ketyre vlerave.

Ne emër te Shoqatës „Nënë Tereza“ në Grac

Martin Marku Kryetar

”KLITHMA E TOKËS” E ALBA HUTA PËRMBLEDHJE POEZISH QË UA KUSHTON VAJZAVE TË SAJA – Nga Sokol Demaku

E thotë që në fillim autorja se ky libër u kushtohet tri vajzave të saja Enit, Mikit dhe Anjës, sepse si autorja thotë ato janë aryeja e jetës së saj si nënë dhe se ato janë sikur lulet në natyrë që e zbukurojnë jetën. Ato janë ato lule që autorës ia zbukorojn ë jetën dhe ate e bejnë të lumtur dhe se si autorja thotë ”pa to jeta nuk do të kishte kuptim”.

 

Është përmbledhja e parë me poezi e autores Alba Huta botuar dhe dhe redaktuar për botim nga Redaksia e revistës Dituria ne Borås të Suedisë, me 137 poezi të ndara në dy kapituj.

E fillon përmbledhjen me peozinë ”Toka grua” ku në mes tjerash thotë:

E ndotin duar të pista, mendje të pamendta.

Kurrë nuk pati mundësin t`i krehë flokët

Me krehërin e historsië së saj.

Po lahet tashmë, në lekurën e bardhë të akujve që shkrinjë…

Pra nese mund të shprehem kemi të bëjmëme mendime filozofike dhe shprehje të realitetit të sotëm që mbretëron në rruzullin tokësor. Është me vlerë që të shfletohen poezitë e radhitura me shumë kujdes në faqet e librit dhe lexuesi të marrë dhen ndjejë ndjenjen e poetës për vargut. Të përjetoj realitetin e sotëm përmes vargut e këtë e lexojmë tek poezia ”Shkrimi i pulbardhës” kur autoirja thotë:

Deti shpeshherë bëhet burgu i të vdekurëve

Dhe liria e të gjallëve”

Ku në mënyrë artistike na përshkruan gjendjen e sotme në të cilën njerzit tonë jetojne jetën e tyre.

Duke shfletuar përmbledhjen ”Klithma e tokës” lexuesi do përjetoj dhe ndjej gjendjen shpirtërore të autores dhe syrin kritikë të saj për jetën, dhe gjendjen në të cilën sot jetojmë.

E këtë më së miri mudn ta kutojmë kur lexojm¨åe vargjet e poezisë ”Këtu jam” kur poetja shprehet:

Këtu jam këtu,

Duke tymosur smogun e banalitetit social,

Përzjerë me pak element tragjikë,

Që nëse i trazojmë pak më shumë,

Marrin flakë me një shkendijë,

Furnizon turmat me ngjarje,

Për një kohë të gjatë.

Pra n¨´e vargjet e autores gjejmë atë gjendjen krizë, gjendjen e pa shpresë të njerzimit që si duekt edhe vet autorja e përjeton cdo ditë. Është interesant se ajo filozoja e vargut është shumë e mprehtë, thumbon, shpoton gjendjen shoqerore të krijuar dhe duke mos marrë shkasë për një përmirësim të shpejt.

Ia lem lexuesit që me shfletimin e librit të gjeje veten në poezitë e autores Alba Huta.

Promovimi i këtij libri organizuar nga QKSH ”Migjeni” Borås dhe Shtepia botuese ”Shkupi” nga Shkupi u bë në aolane  Gjimnazit ”Zef Lush Marku” në Shkupo në 1 nentor 2019 në prnain e një numri rekord të adhuruesve të fjalës së shkruar.

PËRSHKRIMI I KARAKTERIT TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË DY NUMRA TË VEÇANTË TË REVISTËS ”LEKA” TË VITIT 1937 – Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është heroi ynë më i madh i të gjitha kohërave.Luftërat dhe betejat që kishte zhvilluar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ishin aq të mëdha sa për kohën kur janë zhvilluar ato ishte e pamundur të imagjinohet një qëndresë kaq e madhe e një populli të vogël karrshi fuqisë ushtarake që kishte në atë periudhë kohore Perandoria Osmane.Gjergj Kastrioti është heroi ynë për të cilin u shkruan mijëra libra të karakterit historik,letrar,dramatik dhe shumë zhanre tjera. Është personaliteti më i madh i yni për të cilin bota e civilizuar perëndimore jo vetëm që botoi libra por edhe e përvetësoj në bronz.

Nuk është e rastësishme që sot në shumë qendra të botës ta kemi monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Në këtë studim do të paraqes një përshkrim mjaftë interesant të botimit të studimeve historike në dy numra të veçantë të Revistës”Leka”të botuar në vitin 1937 tash e tetëdhjetë e dy vite më parë si numra jubilarë më rastin e njëzet e pesë vjetorit të  Pavarsisë së Shqipërisë.Revista” Leka” në atë periudhë kohore ishte revista më e madhe për kulturë dhe shkencë.Është interesant të theksohet fakti se pikërisht ishte edhe ky viti 1937 kur u botua edhe Libri i Athanas Gegajt për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si një libër i pasur me burime shkencore dhe historike të analizuara me një pedantëri shumë te madhe shkencore.Këtu shihet qartë se edhe autorët e punimeve studimore në revistën ”Leka” kishin pasur fatin ta shfletonin librin e posa botuar.

Në një studim rreth jetës së ti në revistën ”Leka” me titull:”Gjergj Kastrioti Pasqyra e atëdhëtarit shqiptar shkruhen shumë qartë karakteri i vërtetë i Gjergj Kastriotit.”Kordhëtari qi sgjen pushim veqsë në luftë.Po ky sashtë vesi i nierit të mbiqujtun Skanderbeg i ishë sanxhakut qi prete tatarë e persjan pore asht strategjia psikologjike e prijësit qi ka per misjon prei Perendije të marrë nji Kom qi deri më sot sasht kom as shprehje gjeografike, ti japë në një fenë një shpresë në një dashtni nji ndergjegje komtare ta bajë kom të vertetë kom plot lavd n Europë të kështënë mnerë e anmiqvet të sai kom qi me nji ketë farë kujtimi sdotë humb neper 500 vjet tirani,por do të rinjallet te e vona per me marrë prep shtegun qi i pat shënjue Fatosi.Aj din me zaptue vedin si i forti i vërtët si sundues i një mendët.

Epshet duket se nuk e prekin aj në një jetë fushatashë nuk merr pjesë në plaqkitje,që i bijn porsi komandantit e trimitë përmbi trima e danë ndër luftar të vetë,kur shtetizon pasurin e tradhtaritë gja smerr per vedin edhe ja nisë një punimit për dobi të shtetit.Grue të huej nuk prekë asë e lenë ushtarinë me vu dorë në femën vesin kundra natyrës smund e shef me sy.Shtatnaltë e gjithmonë në levizje rri gjatë pa hanger e pa pi,pak o aspak flen a shlodhet.

Do papa me kunorue mbret e shkrefë o una kur gjith shka asht gati tjeterkushë do të ligshtohej duke pa se ishe mbet ideali për të cillin ka punue e lakmue,aj se merr ndor aspake vazhdon si perpara prijsi fjeshtë e i pa titull. Gjindet atdheu me ne vojë:Kapidani krenar nuk priton me marr rrugën e me shetitë oborret e Italisë tu e lypë përkrahje.Miq e gjinie tradhtojnë gjaksorët i vënë pusina aj me zi q’pret njishej pendimi e harron gjithshka.

Në këto studime më tepër autorët mirren me karakterin e vërtetë dhe mënyrën se si duhet ti qasej historiografia shqiptare studimit të figurës së Gjergj Kastriotit–Skënderbeut. Duhet theksuar fakti se edhe shumë autorë që vijnë nga fqinjet tanë për rreth kufijve të Shqipërisë janë munduar që ta bëjnë përvetsimin e Gjergjit tonë.Studimet e botuara në revistën ”Leka” janë edhe studime polemizuese që paraqesin karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit.

”Kemi pra nji Skanderbeg historik e ketë Skanderbeg historik e kemi fatos, e kemi të panjollë symbol e pasqyrë të dëjë per jetë tanë komtare.

Por mjerishtë e natyrishtë nji shembull asi soji qdo nieri qdo parti qdo besim qdo rrymë a prirje a levitje mundohet me e pasë per vedi e prandaj,kur ska ndergjegjë të pastër e të drejtë mundohet me ja shtrembnue e shemtue fysjonomin mbas interesit e thezës së vet.

Pak fatosa të vjetër janë kaqë të njoftun e pak drue janë kaqë të panjoftunë sa Gjergj Kastrioti.Kushë ndër ta ka pasë fatinë me gjet kaq shumë jetëshkruesa „testes oculatos“që me sy të vetë të kann mujt me pa shka përshkruajnë?).Kush ndër ta e ka pasë jetshkrimin kaqë të përhapunë neper Europën mbarë sa Gjergj Kastrioti për të cilët folën te gjithë giuhet e Europës.

E pra Jetshkruesat e ti flas për jetshkrusatë shqiptarë meritojshinë një besim shumë më të madhë.Gabimet e tyre kufizohen në ndonjë datë o në ndonjë numër i mushtrie por mbet i patrandum kompleksi i epopesë Gjergjane me të gjith lumnit dhe lavdit e saja.

Vetë ajo gja kaq e pabesushme qi të këtë pasë Shqipnija shka nuk pat bota kurr,nji fatos të pa të meta mujti me i shty dyshiminë historijakve të ,ma vonshëm porë ashtë nje vertet që deri sodë nukë mundë te vëhet në dyshim.

Rreth karakterit të vërtetë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut studimet në këto revista kulturore dhe shkencore flasin posaçërisht për  mënyrën e funksionimit të shtetit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Shteti i Gjergj Kastritotit- Skënderbeut ishte një shtet i veçantë që dallonte nga shumë shtete qentralizuese të asaj periudhe kohore.Edhe studiuesit japin një pasqyrë mjaft interesante dhe vijnë në përfundim se Shteti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ishte ide e veçantë e Gjergj Kastriotit -Skënderbut dhe dallonte në thelb nga shumë shtete tjera.

Në këtë periudhë kohore Gjergj Kastrioti nuk e kishte kopjuar askund idenë e Shtetit Shqiptarë por e kishte zbatuar në praktikë karshi rrethanave historike dhe karshi mentalitetit shqiptarë të asaj kohe.Por me një ndryshim shumë të madh duke e ndryshuar mentalitetin nga ai përqarës ku përqarjet nuk ishin të vogla në mes prijësve shqiptarë duke e zbatuar frymën  bashkuese duke i dhënë vendin e merituar çdo prijësi shqiptar.

Trimnia ushtarake në nji karakter mundet ndoshta me kënë vizimima i dukshmi por karakterin nuk e perban.

 Asht vetëm nji mjet i fuqishëm qi i vehet në dorë shpirtitë të mundet me projtë o me zbatue ato ideale qi janë  thalbi i ti e asht trimni e burrni kur i sherben nji idealit të dejë asht guxim e Kapadaillek i marrë kur i sherben nji qellimit të kotë o te poshtër.[1]

Dikush i terhjekun prei lavdit ushtarak të pashoqe prei randsie së veprës së Ti me një fantasi të pa të keq,na e veshi me kunorë e me petka mbretnorë,e na rrethoi me nji oborr në nji pallat e në nji kryeqytet,dishka ndermjet princavet e kshtjellevet romantike mesjetare e zotnivet e pallatevet të rinashimenit.

Madhni qi Skenderbegu se ka pasë,as spat nevojë me e pasë: prijisi i njij populli,i madh asht me kunorë e pa kunorë.Dikush ka dashtë me thellue ma teper e na e paraqiti porsi politikan të madh,diplomat e qeverritar,me nji ideal qentralizimi ,nji kopje e rishikjume  e qortueme e Fernandit me gjith Izabelen së bashku më nji nieri të vetem. Ketë krahasim  e gjen vullëndeti i mirë i yni,pse fjalët e atyre shpiksave të kujtojnë ma fort- na vjen vshtir me e thanë-nji Luis XII.

Vertet shekulli XV asht shekulli i zhdukjes së feudalizmës n´Europë,shekulli i mbretnevet qentralizuesa;mirëpo kah pat me e marrë Gjergj Kastrioti nji idetë tillë,kah pat me shpresue zbatimin e sai në Shqipni?

Per ne a punë e let me historina të pergjithshme e  enqiklopedina në dorë me pasë nji ide të rrymës politike kryesore në nji shekull të caktuem,e të perpajnimevet të saja n´Angli e Austri,në Flander e Siqili.Po atëherë,pa gazeta,pa libra,e sidomos pa shkrime shqence politike,pa mjete lajmpruse,pa rret diplomatik rregullisht të mbëkambun,ishte puna ndryshej.Aq ma teper tue kënë rryma qentralizuese katerqindare nuk u vu per udhë prei njij programe së kristalizueme e së rrfyeme,por vetem mbas shtymjeje së pjekmenis së kohës,tue pasë mbarue funkcionine vet feudalizma mesjetare.

Prandaj,donë lanë mb´anesh mbretnitn e largta per të cillat Shqipnija n´ato kohë mujti me pasë nji njoftim teper te zbet e tue këqyer vetëm rreth e perqark do te thomi njeher se sakt Kastrioti nuk e muerr shembullinë e qentralizimitë prej Turkije:tjeter ishte kondita e asaj perandorie të pamasë theokratike me nje nucleus të gjanë ku popujt ishin berre tjeter ajo e Shqipnis se vogel por krenare ku   jo vetem qdo princ ishte trashegimtar i perendorit,por qdo krye katundi o plak shpie ishte mbret ne vedi e bate politikë në vedi.

Këto mirë i dijte Gjergj Kastrioti mandej matë vështir mund të mendosh që një njeri i tillë,të ketë dashtë me zbatue në vend të vet shka ndoshta zbatotote një tiran i huej i urrejtun qi politiken qentralizuese e kishte zbatue shitue i grabitë principatën derës Kastriotvet.Spo flasimë për Venedik pse Republika Fort e Këthielltë gjithshka mund te ishte posë nje shembull mbretnije personal;edhe në atë kohë ajo mbate ende te paprekuna feudet e vjetra në Friuledisa në Shqipëri.

Qeveria Papnore porsa e dalunë prej krizit të Sqizmës Prendimore ende skishte mujt me ja nisë politikës antifeudale  që ka me nisë vetëm me te nipin e Kalistit III.Alfonsii Aragonës në Mbretnitë Napullitë jepte mun shembullin e kundërt ,pse për të ja sigurue vedit trashegimin e Mbretneshës Joan i ishte dashtë me e leshue pe feudatarve sa magjanas.

Mundet ndoshta me e mendue se politika qentralizuese e Skanderbegut u trajtua mbas shembullit të perpjekjevet te dynastive tjera shqiptare sikur Balshajt,Thopijajt,Muzakajt.Por mjafton me krahazue ndopak metoden e ketyre pushtimet e pergjakshme shprehjet e tyne (si me kanë pronarë që dajn ose blejn trashigojnë ose pushtojnë prone per tu shfrytzue ),me sjellje të Kastriotit per te pa se sa e ndryshme kje mendsia e keti ma teper ndersa dokumentat e fundit te shek.XIV e të fillimitë të XV janë natyrisht ma të pakët e të vorfen se ata të jetës së Skanderbegut,të parët na qesin të tanë një varg pushtimesh  të dytët asnji të sigurtë e pra me pas dashtë Skanderbeu ka pas fuqi shumë ma te madhe.

I vetmi veprim i Kastriotit që mundet me u gia veprimevet të princavet qentralizuesa asht te mbajtunit e një ushtrie stanciale dmth.vazhdimisht në sherbim.Porse do vu oroe se kundrejt Tyrqis qi kishte ushtri stancialee prandaj të stervitun ma së miri, nevoja e luftës ma fort se një mjeshtri sundimi e lypte edhe ne Shqipni,e për ma tepër pjesa me e madhe e kësai ushtrie të Kastriotit përbahej me ushtar nxjerr prej krahinash të tija.Duket pra se iden e qentralizimit spat Skanderbeu ku me marr.Smbetë tjetër veq me thanë se kje nji krijim i mendes së ti politike. Këta në mungesë dokumentash qi të na delte në shesh së paku prei veprimesh së tija.

Porse sikurse mirë e provoi A.M Sirdani veprimet e Kastriotit nuk pshtesin aspak thezen e qentralizmës e cilla pra mbet vetem nder thana të Gjon Muzakës e nder të kjame zemre metodike të Venedikut.Mun kemi më sa provojmë të kundërtën paksë paku pershka nji politik qentralizuese mundet me kan egoizem.Zakonishtë princi qentralizues-sidomos natë kohë-ashtë nji dynastik qi do me rritë deren e vet e me u a lanë frytin e mundit trashigimtarvet ska idhnim ma të madh per asi nierzish se mos me pasë djalë qi me e lanë mbas vedit.Shka do tishte dam i madh per vendin.

Përshkrimi  i mënyrës së si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu bëri ringjalljen e kombit shqiptar paraqiten në studimin me titull: ” Rinjallsi i Komit”.Edhe sot e asaj dite është për tu studiuar fakti se çfarë fuqie dhe zotësie kishte përdorur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu që në këtë periudhë kohore prej njëzet e pesë vitesh ti bashkoi princat shqiptar në një flamur të përbashkët në studimin Rinjallsi i Komit kur bëhët fjalë për këtë fakt shkruhet si vijon:Vjen Skanderbegu.Menjë herë mbarë vendi i Shqipnis princa e popullsi na qytete e fise malore,bahen nji në nje te vetme dalldi.Tue egzaltue porsi jehonë e zani o tzë të Papës atë kreni trimnore qi asht shkasi ma i forti i psykes shqiptare në kujtimë se Shqipnija asht pararoja e Europës së kështenë kundra barbarit,tue rimkambë tempuj mendim te fetarve fatosa me shembull të pershpirtnis së vet,Gjergj Kastrioti rinjalli Shqipnin.Me fuqi e zotsi luftarake,vjetë per vjetë ngadhnjyese,me ndima e me bekime të Kryetaritë t:Europës së kështënë me atë sigurim të patrandun qi difton për ndimat qiellore Gjergj Kastrioti ringjallë Shpresën e Shqipnis.

Në një Shqipni ku se njihte i vëllai të vëllan paraqitet i rrebti në një sjellje kaq terhjekse në një jetë kaqë të flijume për të mirën e të gjithëve në një kujdes kaq bujar për te ja shperblye te madhit e të voglitë mundinë e meritiminë.Në një zemergjansi kaq atnore,në të falun të fajtorvet të penduem,në pajtimë të anmiqinavët sa me ja hanger zemren gjithkuj,me terhjek vullëndetisht qdo djal Shqipnije mbas vedi në log të luftimevet ku miqsiit simahore lidhen e vulosen me gjak.Kështu Gjergj Kastrioti e njallë dashtninë në Shqipni.

I drejtë si na tregon historija bashkë me gojdhanen,ndeshkon nji nji të huejin e të nipin a kunatin;  ne hak te kuj nuk hin miqsin e detyren e miradis e mban,kjoftë edhe me rrezik të vetin. Por urtija e  shndritë hap per hap:nuk i lypë kuj ta kryejë detyren kur e sheh se ky nuk a gadi e kishte me ba ma zi;luftës ja hin kur ja shef giasen,e kur nuk ja shef ,priton,le të thonë tjerët se ka fillue m´u plakë e m´u ba frigacak;lidhë miqsina me qdo oborr t´Evropës qi të mund t´í cojë popullit shqiptar edhe vetem nji fjalë  trimnuese,mjeft duron me Venedik pse ndimen e këti e shef të domosdoshme per atdhe,sdo lidhje as pagjë me Turkun pse dro mos po ligshtohet qindresa komtare;sundimin tue dekë sja pshtetë të birit por nji dorës ma së fortë ,pse pshtuesi i Atdheut do të kerkojë  vec mjetet ma të pershtatunat per të miren e Atdheut.

Një studim mjaftë interesantë që flet per relacionet e Gjergj Kastriotit Skenderbeut me Papet,ësht edhe studimii At Mark Harapi S.J Papët në lamen shoqnore kombtare t’onet Leka  nr. i veqantë Vj.IX NR. VIII-XII 28 Nanduer 1937.Këtu studiuesi Harapi paraqetë nje pershkrim te mardhenjeve ne mesë të Shqipëris me Vatikaninë gjatë shumë shekujve.Fillesa e këtyre mardhënjeve ësht pikërishtë bashkpunimi i Papëvë me Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

Nikolla V  Papë jo vetëm e qmoj dhe e nderoj Skanderbegun tonë me lavde ku janë ma ma të lakmueshmet per nji luftar por në gjitha mënyrët ju ba krahë e ndimë , kështu qi vjeten 1449 i madhi Kruetanë pat nji fitore në shej kundra anmiqve të kombit.

Kalisti III i nep zëmer e madhnon me titullin e lumnueshem Atleta Christi e ban kryegjeneral lufte kundra Turqve e posë këtyne i gjindet me pare e me sa  e sa ndimë tjera.

Pali II vjeten 1466 jo vetëm grishë të gjithë princatë katolikë me i ndimue Skanderbegut e i qonë të holla për se dyti,por kur Fatosi ynë shkoj vetë në Romë përposë nderimeve të medha me të villat e priti dhe e qiti i dha 5000 dukata tue i premtue prap e prap ndimë tjera.të mjaftojnë nji kaq per me diftue se Papnija kje krah i djathe per fatosin t’onë  e për Shqypni.

Për te vlersuarë një personalitetë historikë aji gjithmonë duhet vlersuarë simbasë kohës kur aji u suall jetoi e veproi dhe jo si mbasë kohëve te mevonshme dhe rrethanave politike te krijuara shumë shekuj pasë.Edhe ne ket aspekt paraqitët nje studimi interesantë per idealin atdhetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut.Mbasi pra skenka nji interesë vehtjakë qi i jep shkas veprimevet e luftimevet të Kastriotit e këto veprime e luftime kurrkush smohon se janë të gjalla e të rrebta e të palodhshme nje therori e jetës mbarë do ta kërkojnë shkasinë në ndonji ideal qi të mund të ndezë shpirtin e njij luftari tasai kohe e në këtë vend.Ndjesia atdhetare asht e vjetër njaq sa shoqnija politike e cilla ashte natyrshme per nieri e ka qindrue e do të qindroojë derisa mos të ndrrojë nieri natyrë.Porse mendesia atdhetare nuk kje gjithmonë një porë ndrroi simbas kohet e simbas rrethanash.Kushë do me njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar do të dijë ta vendosë piknishtë n’atë fazë të mendesis atdhetare qi kje e tij.

Studimi i karakterit të vërtetë të Gjergj Kastritotit -Skënderbeut në këto studime të veçanta të revistës ”Leka” tregon qartë se figura kombëtare e Gjergj Kastriotit është studiuar në të gjitha kohërat historike varësisht nga dokumentët e gjetura si dhe librat e botuara.

Këto studime janë paksa të veçanta sepse merrën me Karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit, duke treguar qartë se ai ishte një luftëtar i madh,ishte një strateg lufte por shumë i afërt me luftëtarët e tij.Në rrethana të caktuara të vështirësive që sjellte lufta dinte t´iu bënte ballë motivimit të luftëtarëve të tij.Marrëdhëniet me shtetet perëndimore të kohës ai i shikonte si një bashkim i shteteve perëndimore kundër rrezikut në ardhje të Perandorisë Osmane.Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të mbetët në Historinë shqiptare personaliteti më i madh i të gjitha kohrave.Kastriotizmi është një periudhë historike që vetëm njëherë e kemi pasur fatin ta kemi ne shqiptarët.

Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA”organizon për të pestën herë rradhazi “Darkën e Lamës”

Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA”në Moosburg / Thalbachrstr. 7 afë Munih / Gjermani organizon për të pestën herë rradhazi “Darkën e Lamës”.

Darkën e Lamës e organizonte për çdo fillimvjeshtë ish-Presidenti Ibrahim Rugova.

Dhe këtë traditë të bukur e ndjek Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA”në Moosburg.

Mos mungoni të jeni pjestar i kësaj tradite të bukur!

 

 

Në Moosburg afër Munihut bashkëkuvendim me Gazetarin dhe publicistin Marin Mema

Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA”, në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj”, Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Fondacioni „BESA“ Munih.

O R G A N I Z O J N Ë

Bashkëkuvendim me Gazetarin dhe publicistin Marin Mema dhe Orë Letrare.

Të Premtën më 01 Nëntor 2019, Në Moosburg afër Munihut, do të mbahet Mbrëmje Letrare, duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 22:00.
Në këtë mbrëmje letrare do të marrin pjesë poet dhe krijues të njohur nga mërgata, në mesin e të cilëve do të jetë edhe gazetari dhe publicisti Marin Mema.
Në këtë mbrëmje poetike nuk do të mungojnë as pika tjera të bukura artistike dhe tradicionale, që mbrëmjes do të ia shtojnë vlerën artistike!

Mbrëmja artistike mbahet në këtë adresë:
THALBACHERSTR. 7
85368 MOOSBURG
(afër Mynihut)
(Të nesërmen më 02 nëntor, poaty mbahet “Darka e Lâm´s 2019”)
Ju mirëpresim!

Përgatitja e bozës, brezi i 5-të i familjes vazhdon traditën nga Kosova në Turqi

Bilecik

Brezi i katërt dhe i pestë i familjes Mercan në rajonin Pazaryeri të qytetit Bilecik vazhdon profesionin e përgatitjes së bozës të cilën e ka filluar në vitin 1917 në Kosovë dhe më pas e kanë transferuar në Turqi.

Prodhimi i bozës që Abdullah Efendi e filloi në Prizren të Kosovës u transferua në Turqi nga djali i tij Osman Ağa të cilën në brezin e katërt e vazhdoi më pas djali i tij Abdullah Mercan. Ndërkohë që fëmijët e Mercan-it, si brezi i pestë vazhdojnë prodhimin e bozës, emri i së cilës identifikohet me familjen e tyre.

Prodhuesi i bozës Abdullah Mercan në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se profesioni i bozaxhiut është një punë e vështirë dhe se në Turqi bëhet nga shumë pak profesionistë.

“Boza është shija e patjetërsueshme e muajve të dimrit. Ajo forcon kockat dhe lehtëson tretjen”, thotë Mercan.

Ai tha se bozën e prodhojnë me mel dhe miell misri. “Disa prodhues të bozës përdorin miell gruri për shkak se meli është i shtrenjtë, por ne nuk përdorim miellin e grurit”, tha Mercan.

Mercan tha se boza rrit qumështin tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, është i dobishëm dhe një produkt i ushqyeshëm për fëmijët dhe zhvillimin e kockave. “Fëmijët dhe nipërit tanë janë rritur me bozën. Dihet që nga kohët e shkuara se boza e thartë bën mirë për gripin dhe të ftohurit. Ajo bën mirë nëse pihet pasi të mbahet për një kohë dhe të thartohet. Boza e thartë ndërpret tempertaturën e nxehtë të trupit. Është një qetësues i mirë i temperaturës, mund ta provojë kushdo”, shtoi Mercan.

Boza mund të konsumohet edhe me hallvën ‘pazarcık‘

Mercan thotë profesioni i bozaxhiut njihet mirë nga personat që kanë emigruar në Turqi nga Ballkani. Sipas tij, më parë ka pasur më shumë prodhues të bozës.

“Në Turqi kanë mbetur 3-5 kompani që vazhdojnë këtë profesion. Me kohën ka patur një pakësim në këtë profesion për shkak se është punë e lodhshme. Në disa vende boza nuk njihet, por më shumë si burim shërimi ajo konsumohet në Stamboll, Kocaeli, Eskişehir dhe Bursa. Ne furnizojmë edhe qytetet si Ankaraja dhe Izmiri kur kemi porosi. Kur një person e provon bozën nuk heq më dorë prej saj, krijon varësi. Boza që ne prodhojmë jashtë rajonit tonë njihet me emrin e vjetër ‘Boza Pazarcık‘. Ajo në zonën tonë konsumohet kryesisht me ‘hallvën Pazarcık‘”, tha ai.

Në vazhdim Mercan shpjegoi gjithashtu se prodhimi i bozës fillon me ftohjen e motit dhe vazhdon deri në muajin prill.

Hatice Aydoğan Özsökmen e cila ka ardhur nga Stambolli në rajonin Pazaryeri, duke tërhequr vëmendjen se boza që prodhohet në këtë zonë nuk mund të zëvendësohet me një tjetër, tha se “Boza e prodhuar me mel dhe miell misri është më cilësore. Konsumova bozën Pazarcık dhe jam bërë e varur. Ua rekomandoj të gjithëve këtë bozë e cila është burim shërimi”.

Në Bursë të Turqisë mbahen “Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”

Bursë

Në qytetin Bursë të Turqisë me evenimente të ndryshme janë festuar “Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”.

Aktiviteti i cili filloi me marshimin festiv, vazhdoi me vallet e vallëtarëve të veshur me veshjet kombëtare e rajonale të shoqëruar nga banda e Bashkisë Metropolitane të Bursës.

Sekretari i Përgjitshëm i Shoqatës së Valleve Tradicionale “Zafer”, Ali Akman, në deklaratën për AA tha se synojnë të mbajnë gjallë kulturën shqiptare dhe ta bartin tek brezat e ardhshme.

“Më së shumti shqiptarë në botë jetojnë në tokat e Republikës së Turqisë. Dëshiruam që të jetë një punim në të cilën njerëzit që kanë migruar në këto toka të mund të përkujtojnë të kaluarën, të mbështesin kulturën e tyre, si dhe t’ia bartin brezave të ardhshme”, tha Akman.

“Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”, do të vazhdojë edhe nesër, më 26 tetor, me një sërë aktivitetesh në Qendrën e Kongreseve “Merinos Atatürk” të Bursës.

Lindjet e vështira në politikën shqiptare apo profetia e Fishtës “Sa herë të fillojmë ni punë të re, t´partë që e prishim jemi ne“ – Nga Nue Oroshi

Historikisht trojet shqiptare në pjesën më të madhe të historisë kanë pasur vështirësi të mëdha në organizimet politike. Fakti që ka sjellur deri tek këto vështirësi politike ka qenë lakmia e madhe për pushtet, lakmia për tu pasuruar si dhe lakmia për tu dukur ai që në të vërtetë nuk je.Këto tri gjëra na kan shkatërruar historikisht dhe na kanë sjellur para vështirësive shumë të mëdha, për faktin se nëse dhjetë vetë kanë punuar për të ndërtuar diçka të mirë kanë ardhur edhe njëzet të tjerë që jo që nuk kanë ndihmuar në krijimin e të mirës por me mish e me shpirtë kanë punuar për ta shkatërruar atë.Me një fjalë historikisht tek ne shqiptarët më shumë ka dominu rruga për të shkatrruar vendin se sa ajo për ta ndërtuar dhe zhvilluar vendin.Si fryt i saj dhe shumë mangësive tjera pa harruar lojën e pushtuesve të ndryshëm kemi mbetur të ndarë në shumë shtete apo kemi mbetur popull shtegtarë,që ka disa shekuj që bën rrugën e mërgimit duke u shkrirë nëpër vende të ndryshme të botës.Fatkeqësia vjen e rritët kur edhe Akademitë tona të shkencës nuk bëjnë asnjëherë asnjë projekt shkencor dhe politikë se si mund të duket populli dhe kombi shqiptar në njëzet – tridhjetë apo edhe katërdhjetë vjetët e ardhshme.Nuk është e mjaftushme që akademitë tona shkencore të përfitojnë aty -këtu ndonjë tënder për botimin e ndonjë libri apo ndonjë honorar të madh të ndonjë akademiku,por ato duhet të ulën se bashku dhe ta bëjnë një projekt politik dhe shkencor se cilat janë mundësitë që në të ardhmën shqiptarët mos të lëshojnë vendlindjën dhe të shtegtojnë si zogjët shtegtarë,por të bashkohët zëri dhe mendimi akademik me veprimin politik që njëherë e përgjithmonë të punojmë për vetvetën.

Pavarsisht se çka thuhet nga politika, situata në trojet shqiptare nuk është aspak e mirë.Kështu që është mirë që në të ardhmën intelektualët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare të mblidhemi në një Kuvend Kombëtar dhe të përcaktojmë kornizat e veprimit kombëtar e jo me fjalë dhe me rrahagjoksje  pa asnjë efekt por duke analizuar pikë për pikë veprimin politik shqiptarë në njëzet,tridhjetë, katërdhjetë dhe pesëdhjetë vjetët e ardhshme.Cfarë rruge duhet ndjekur dhe të caktohet një projekt kombëtar i shkruar, ku asnjë forcë politike mos të ketë mundësinë e shkeljes së këtij mendimi akademik shqiptar.

Shoqata“Trojet e Arbrit“ është e gatshme që në të ardhmën t´iu hap rrrugën një kuvendi kombëtar ku do të analizohet pikë për pikë ecuria e çështjes shqiptare në kornizën afatshkurtë,  afatmesëm dhe afatgjatë.

FOTOT – Vdes modelja shqiptare dhe i dashuri i saj, detajet e aksidentit tragjik

Perfundon tragjiksht perralla e bukur e dashurise mes modeles shqiptare dhe fotografit te njohur. Çifti humbi jeten ne nje aksident te rende, pasditen e së dielës, në Collatino, nga perplasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.

Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht vdiq menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, vdiq pak pasi u transportua drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian. Se bashku me Stellen ata kishin nje studio fotografie “Wallnut”.

Ne çdo hap me Chrisin, qe gjithcka te ishte perfekte ishte Stella. Vajza e bukur shqiptare, por e biresuar ne nje familje romane. Ajo e kishte lënë mënjanë karrierën e saj të modelimit për të studiuar Arkitekturën dhe, ne fund punonte bashke me Chris. «Falë studimeve të saj – kujton Alice, një tjetër shoqe dhe bashkëpunëtore e çiftit – ajo e mbështeti Christian”.

Sytë e mëdhenj blu, flokë të gjatë, Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. “Një vajzë e ëmbël dhe e dashur, e ndritshme ashtu si një yll”, shton Alice.