VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lasgushi letër nënës: Dua të martohem, është një lesh-verdhë e hollë

By | March 22, 2018

Komentet

A ka dashuri të çmendur? – Po ka, ajo midis Oriana Falaçit dhe Alekos Panagulis – E shqipëroi Elida Buçpapaj

Më 29 qershor 1929 lindi Oriana Falaçi (Oriana Fallaci), shkrimtare, gazetare, korrespodente e luftës. Më 29 qershor 1929 erdhi në këtë botë një nga figurat femërore më të diskutuara në historinë e shekullit XX, një intelektuale e dashur dhe e urryer, lindi në Firence, një shembull për ata që ëndërrojnë të ndërmarrin hapat e tyre të parë në botën e komunikimit. Ndër librat e saj më të bukur, edhe nëse është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh një, shquhet “Një burrë”, ku shfaqet gruaja e brishtë që fshihej pas gazetares të ashpër dhe antikonformiste.

Oriana Falaçi dhe historia torturuese e dashurisë me Alekos Panagulis (Alekos Panagoulis)

«Në përqafimet e furishme ose shumë të ëmbla nuk ishte trupi yt që e kërkoja, por shpirti yt, mendimet e tua, ndjenjat e tua, ëndrrat e tua, poemat e tua. Dhe mbase është e vërtetë që dashuria pothuajse asnjëherë nuk ka e trupin si objekt të saj, por një person shpesh zgjidhet ose pranohet për të keqen e pashpjegueshme me të cilën na pushton, ose për atë që përfaqëson në sytë tanë, në bindjet tona, në moralin tonë; megjithatë ura e një marrëdhënie dashurie mbetet trupi dhe nëse ky nuk ju josh, diçka tjetër duhet t’ju joshë. Karakteri, për shembull, mënyra e të jetuarit ose e sjelljes. Me kalimin e kohës kisha zbuluar se nuk më pëlqente shumë as karakteri yt. […] Por, atëherë, kush më nxiti të të rendja pas, të të përqafoja, të ndjeja mustaqet e tua pranë faqes, përse tani ndjej nevojën për të pastruar fytin dhe për të shtyrë lotët? “.

Kështu shkruan shkrimtarja fiorentinase tek romani “Një burrë” i botuar më 1979, që tregon sipas Orianës “tragjedinë e zakonshme të individit që nuk përshtatet, që nuk dorëzohet, që mendon me kokën e tij dhe për këtë arsye vdes i vrarë nga të gjithë”. Pas atyre faqeve të mrekullueshme, të papërpunuara, ekziston një histori e vërtetë: protagonist është Alekos Panagulis, një nga drejtuesit më të famshëm të Rezistencës Greke ndaj Diktaturës së Kolonelëve, i cili u persekutua për një kohë të gjatë dhe më pas u burgos për atentat pa sukses ndaj tiranit grek Geōrgios Papadopoulos. Më 23 gusht 1973 Alexandros Panagulis takohet me Orianën. Vetëm një ditë më parë ai kishte dalë nga burgu dhe kish filluar të ndjente lirinë që i mungoi aq shumë. Fallaci, e famshme në atë kohë për reportazhet e Luftës në Vietnam, nuk mund të humbasë rastin ta takojë për t’i marrë një intervistë. Është fillimi i fundit.

“Ai nxori dy nga librat e mi, një koleksion të artikujve të mi, një gramatikë italiane dhe një fjalor greko-italisht!”

«Ditën kur ai doli nga burgu i Boiatit, unë shkova ta intervistoja. […] Ai më tha se i kisha bërë shoqëri për shumë vite në burg, me artikujt dhe librat e mi … Në fillim nuk e besoja, … Pastaj, kur ia kthyen objektet që ai i kishte mbajtur në qeli: një palë këpucë, një batanije, një pako librash dhe gazetash, ai filloi të bërtiste aq i kënaqur: “Shiko, shiko!”. Dhe nxori dy nga librat e mi, një koleksion të artikujve të mi, një gramatikë italiane dhe një fjalor greqisht-italisht. Sepse në burg ai kishte filluar të studionte italishten … Dhe, në anët bosh të faqes së librit tim në italisht, shfaqeshin shënimet e tij mbi zgjedhimin e foljes “me dasht”. “Po të kisha dashur, nëse ti do të kishe dashur, po të kishte dashur …”. Në përfundim. Ditën kur ai doli nga burgu ne nuk e njihnim njëri-tjetrin: ne e rinjohëm njëri-tjetrin ».

Oriana dhe Alekos patën marrëdhënie si çift nga viti 1973 deri më 1976. Një marrëdhënie e fuqishme si tërmetet, e cila i dha shkrimtares nga Firence një pranverë të re:

“Dashuria ekzistonte, nuk ishte një mashtrim, dashuria ishte më tepër një sëmundje, dhe unë mund të rendisja të gjitha shenjat e kësaj sëmundjeje, dukuritë e saj». Të nesërmen e botimit të librit “Një burrë” Oriana shpjegoi se çfarë ishte dashuria: “A keni parë ndonjëherë në përrua, ato gurë që qëndrojnë për kundër njëri-tjetrit dhe nuk lëvizin as nga vrullja e ujit dhe nëse lëvizin, ata lëvizin bashkë? Ata janë dy gurë të dallueshëm, të ndryshëm, të krijuar në mënyra të ndryshme, por me kalimin e kohës: ka ndodhur që ata me fërkime kanë arritur një mirëkuptim dhe njëri ka marrë një formë konvekse, tjetri konkave dhe pastaj, duke mbetur të pavarur, ata janë bërë bashkë. Një gur i vetëm! ».

Oriana Fallaci: “S’agapò tora that tha s’agapò pantote”. “Çfarë do të thotë?” “Do të thotë: Unë të dua tani dhe do të të dua gjithmonë!” »

Fallaci që në takimin e parë që e kishte takuar Panagulis e kishte përshkruar atë një njeri “me fytyrën e një Jezusi të kryqëzuar dhjetë herë”.

Dhe ndoshta kjo e bënte atë të magjepsej pas tij: butësia e përherëshme që i qëndronte në fytyrë, e kombinuar me karakterin kontradiktor, rezultat i të përjetuarit në lëkurë tmerrin e diktaturës . Fallaci e kishte pikë të dobët për arsye shumë të forta. Ai tridhjetekatër vjeçar, i cili kishte mençurinë e dikujt që e dinte se nuk do të plaket kurrë, do të qëndrojë me të deri më 1 maj 1976, ditën kur greku humbi jetën në një aksident rrugor, i mbuluar me mister ende sot.

“S’agapò tora that tha s’agapò pantote”. “Çfarë do të thotë?” “Do të thotë: Unë të dua tani dhe do të të dua përgjithmonë. Përsërite atë ”. E përsëris me zë të frymtë: “Dhe sikur të mos jetë kështu?” “Do të jetë kështu”. Unë provoj një mbrojtje të fundit të kotë: “Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, Alekos, kur ti të jesh plakur … ” Ai ma ktheu: ” Unë nuk do të plakem kurrë. ” “Po që do të. Ti do të jesh plak i famshëm me mustaqe të bardha. ” Ai: “Unë kurrë nuk do të kem mustaqe të bardha. As gri ”. “Do t’i ngjyesh me bojë?” “Jo, do të vdes shumë më herët. Dhe atëherë do të duhet të më duash përgjithmonë! ».

Vetëm disa rreshta janë të mjaftueshme për të kuptuar se të bashkoje Alekosin dhe Orianën ishte një ndjenjë anormale, aq sa e sinqertë po aq e dhimbshme, aq sa pafundme e bukur aq edhe mizore në të njëjtën kohë. Sepse nuk është e vërtetë që ana tjetër e dashurisë është urrejtja, por indiferenca, frika. Sepse kur e kuptoni se keni frikë ta humbisni një person, nuk keni nevojë të pyesni veten nëse e doni atë. Sepse frika për të humbur dikë është forma më e madhe e dashurisë./E shqipëroi Elida Buçpapaj

Atje ku prehet Oriana, ka një gur që kujton Alekos Panagulitis

Të gjallët e harruar në Shqipëri, dr. Margarita dhe dr. Fiqiri Basha Nga Meri Lalaj

 

(Dashuria e vajzës ruse me djaloshin shqiptar)

Ata të dy u njohën në qytetin Nizhnij-Novgorod të Rusisë në Institutin e Mjekësisë në vitin 1952: ai, djaloshi tiranas, Fiqiri Basha dhe ajo vajza ruse, Margarita Sjomoçkina nga Kozmademjanski afër Vollgës. Dhe u dashuruan. Ajo, nxënësja dhe studentja e medaljeve të arta u diplomua kirurge dhe pasi punoi dy vjet si asistente pedagoge erdhi në Shqipëri, erdhi ajo mështenkëza e bardhë për të jetuar pranë lisit shtatlartë shqiptar tek një shtëpi e vjetër tiranase, që mbante pllakën përkujtimore si bazë e Luftës Nacionalçlirimtare. Edhe burri i saj pat qenë veprimtar ilegal i asaj lufte (sot veteran).
Kur e pyes zonjën Margarita në i pat bërë përshtypje që të jetonte në një familje myslimane më përgjigjet: “Jo. Këtu gjeta vjehrrën dhe gjyshen e burrit tim, por jo vjehrrin.” E vijon: “Ato gjëra që kisha parë në kinema në vendin tim nëpër filma të ndryshëm i pashë në Tiranë: gomerët dhe gratë me ferexhe të zeza nëpër rrugica.”

Kirurgia dhe pedagogia

Në shkurt të 1955-ës kirurge Margarita Basha emërohet pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë ku punon deri në vitin 1966, paskëtaj e transferojnë në Gjirokastër së bashku me burrin kirurg, Fiqiriun. Atje të dy punojnë katër vjet deri në vitin 1970 dhe doktoresha Margarita duhej të jepte ndihmë mjekësore për katër rrethe: Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë. Nga qindra raste të dhënies së ndihmës ndaj të sëmurëve po përmend atë të një grupi fëmijësh nga Bënça të cilët kishin gjetur një minë të mbetur nga lufta dhe u plasi ndër duar, sidomos njëri u plagos rëndë dhe mjekja i bëri disa operacione në bark, në këmbë dhe me këmbëngulje e solli në jetë. Apo rasti i asaj vajzës së re, Stavrullës, në Sarandë, të cilën e nxorrën të mbytur e të pajetë nga deti dhe njerëzit e shtynin doktoreshë Margaritën që të mos i afrohej sepse ishte fare e vdekur, por Margarita i bëri frymëmarrje gojë më gojë duke ia nxjerrë ujin nga mushkëritë dhe e solli sërish në jetë. Ky transferim i të dy mjekëve të shquar në Gjirokastër ishte një lloj dënimi vetëm për faktin se ajo ishte ruse dhe vetëm shumë vite më vonë pas `90-tës morrën vessh se në dhomën e tyre të gjumit në Tiranë kishin patur të instaluar një aparat përgjimi, por natyrshëm kështu ishin kohërat. Kur ishin të transferuar të tre djemtë i lanë në Tiranë për të vazhduar shkollën në këtë mënyrë ishin të detyruar që herë pas here të udhëtonin për t`u ndodhur pranë tyre. Ndërsa shpenzimet shtoheshin rrogat pakësoheshin dhe doktor Fiqiriu detyrohet të shesë kitarën e tij të dashur si edhe shumë sende të tjera të shtëpisë për të përballuar sadopak mënyrën e re të jetesës.
Në njërin nga këto udhëtime duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër, doktoreshë Margarita pësoi aksident, pati rënë shi dhe autobusi rrëshqiti e u përmbys afër fshatit Savër të Lushnjës, për rrjedhojë nga hematomat që pësoi në kokë vite më vonë iu shkaktua tumor dhe ka bërë deri tani katër ndërhyrje kirurgjikale.

Miqësia ime me Margaritën

Unë nuk do të isha sot shkrimtare e përkthyese, nuk do të kisha shkruar e botuar libra sepse do të kisha vdekur shumë vite më parë e ime bijë, atëhere dy vjeçe, do të kishte mbetur jetime, por një kirurg i guximshëm si profesor Petro Cani dhe kirurgia e shkëlqyer Margarita Basha, atje përmbi një tryezë operacioni duke më prerë trupin e duke i ngjitur sërish copat, mbase duke i spërkatur me “ujë të gjallë e të vdekur” si nëpër përralla, më bënë transplatim të esofagut duke e ngritur stomakun në toraks e duke më kthyer sërish në jetë. Kur e njoha doktoreshën atje në spital, në klinikën numër tre, sikur të mos ishte e veshur me bluzën e bardhë të mjekut, ajo femër e brishtë do ngjasonte më tepër me një balerinë me këmbët e bukura, flokët e artë si të kukullave, sytë ngjyrë smeraldi, me një ecje të lehtë në majë të gishtërinjve porsi të fluturave, por edhe me buzagazin e përhershëm që të shëron e të jep jetë.
Një hollësi tjetër, në atë kohë mjekët punonin me përkushtim pa të marrë asnjë qindarkë, madje doktoresha Margarita kur erdhi me pushime në Pogradec gatuante edhe për mua që ta merrja veten sa më parë. Në një librin tim kam shkruar për këtë ngjarje.

Thesari në thes

Ndërsa jemi duke biseduar, doktoreshë Margarita ngrihet me vështirësi nga kolltuku (për shkak të hemoragjisë cerebrale që ka pësuar, ajo ka një paralizë të anës së djathtë të trupit) dhe me hapa të vegjël e të ngadalshëm futet në dhomën e gjumit e kthehet rishtas prej andej duke shtrënguar fort me dorën e majtë një qese të madhe plastmasi. Aty brenda ndodhet pengu i jetës së vet: Studimi shkencor për strumën (gushën). Shoh me dhjetëra fotografi të të sëmurëve, një tabelë shumë të madhe të ndarë përpikërisht për të treguar emrat e pacientëve, moshën, adresat e të tjera. Brenda në thes ndodhen qindra faqe të shkruara me atë shkrim aq të kujdesshëm e të bukur, por unë nuk guxoj që të shfletoj pasi më duket sikur po prek një thesar që nuk më takon. Ai është një studim aq i vlefshëm për mjekësinë shqiptare dhe askush tjetër nuk është marrë më me një punë të tillë. Edhe sot e kësaj dite ky studim ka mbetur pa u vlerësuar thjesht për faktin sepse u ndërpre më 1966 kur e transferuan papritmas në Gjirokastër dhe më vonë mjekja duhej që të rrinte në hije, pavarësisht meritave, për shkakun e vetëm se ishte ruse.
Doktoreshë Margarita nuk ka pasur nevojë për tituj, dekorata e medalje, ajo ka qenë një kirurge, që ka shpëtuar ndoshta mijëra jetë shqiptarësh dhe tani jeton me një pension qesharak.
Bisedat tona

Doktoreshë Margarita më tregon se burri i saj që nga fillimi i nëntorit ndodhet i shtruar në një klinikë në Itali me një sëmundje të rrezikshme. Unë i uroj shërim të shpejtë mjekut të të gjithë mjekëve të Shqipërisë, i cili ka mbrojtur disertacionin në vitin 1963, ka fituar titullin kandidat i shkencave dhe docent, libri i tij është botuar në vitin 1966: “Diagnostika dhe mjekimi i endearteritit obliterans”), ndërsa studentët e tij sot janë profesorë. Por dihet mirëfilli se ata më të mirët, më të mençurit, më të zotët nuk duan të bëjnë bujë rrinë skutave sikurse gjërat e çmuara ndodhen thellësive të tokës.
Ndërsa për veten e vet zonja Margarita tregon e shqetësuar se tumori në kokë, të cilin e ka operuar disa herë, po i rritet sërish. Më rrëfen se ka vajtur për vizitë në atdheun e vet në Rusi, në Moskë, pas tridhjetë e tre vitesh. E pyes nëse ka bërë operacione tek njerëz të tjerë pas daljes në pension: “Po, më përgjigjet, këtu në kushtet e shtëpisë, natyrisht gjëra të vogla.” I bëj edhe një pyetje tjetër të vështirë: “A jeni penduar që erdhët në Shqipëri, që e kaluat jetën këtu?” Zonja Margarita më përgjigjet me vendosmëri: “Jo.” Kjo përgjigje mjafton për të kuptuar se sa e madhe ka qenë dhe është dashuria e kësaj gruaje për bashkëshortin e saj, një nga ato dashuritë e rralla që tek e tuk mund t`i hasim nëpër filma a romane dhe kjo shpjegohet natyrshëm sepse Shqipëria u bë atdheu i saj, i fëmijëve të saj, këtu ajo gjeti kuptimin e jetës duke u dhënë jetë të tjerëve, si të thuash ka qenë një engjëll i dërguar në këtë tokë veç për ne.
Më tregon për ditët kur shkoi në Gjirokastër në festën e 50-vjetorit të spitalit: “…Me sa dashuri më rrethuan, kisha tridhjetë e një vite që isha larguar dhe vinin më takonin, më puthnin duart, stazhieri im Teli Gushi erdhi posaçërisht nga Greqia, se atje punon dhe i binte fizarmonikës duke kënduar këngë ruse vetëm për hir tim, për mua…”
E unë duke shkruar këto radhë për doktoreshë Margaritën mundohem të shpreh veçse mirënjohje për njeriun. Kaq duhet për ta bërë Shqipërinë: pakëz mirënjohje për njerëzit e vërtetë dhe shumë dashuri.

In Memoriam Kushtrim Zaçe – Me rastin e 70 vjetorit të lindjes – Dy yje kampionë, dy bashkëshortë shembullorë Me Marieta Zaçen Bisedoi Këze Kozeta Zylo

 

(Ish sportistja e shquar Marieta Pronjari Zaçe tregon për jetën e saj, për ish-basketbollistin e Kombit, Tepelenasin e shquar Kushtrim Zaçe dhe fëmijet e tyre)

Është rast unikal që të kesh përpara si në ekran dy yje, dy bashkëshortë, dy Mjeshtra të Merituar të sportit shqiptar.

Eshtë një nga intervistat që më jep shumë dhimbje, ngase kemi qënë tifozë të çmendur, në se do te flisja në gjuhën popullore, pas sportistit të Kombit, të ndjerit Kushtrim Zaçe i cili ndërroi jetë para disa muajsh. Ai u largua herët nga kjo botë…

Marieta Kushtrim Zaçe, le të më fali Marieta që e vendosa aq pranë saj emrin e Kushtrimit, superstarit të sportit shqiptar, unë e kishja të pamundur t’i veçoja këto yje, ngase Yjet gjithmonë rrinë bashkë dhe ndriçojnë botën që ka aq shumë nevojë…

Marieta Zaçe qysh në moshën 15 vjeçare fitoi titullin: “Mjeshtre Sporti” dhe në moshën 18 vjeçe fitoi titullin “Mjeshtre e Merituar”. Eshtë e para vajzë shqiptare që ka fituar titullin më të lartë sportiv “Mjeshtre e merituar Sporti’’, në vitin 1968.

Ajo pati në krah një bashkëshort shëmbullor, një djalë Tepelene të pashëm, dhe superyllin e Partizanit, që me koshat e tij nga pozicioni anësor, por edhe luftën në tabelë ku dilte gjithmonë fitues, ngrinte peshë Pallatin e Sportit me brohorrima dhe fishkëllima gjer ne qiell…

Marieta Pronjari Zaçe nga viti 1964-1974 ka thyer 31 rekorde kombëtare dhe për shumë vite ka qënë kampione kombëtare në garën e kërcimit së larti dhe pesëgarësh. Ka qënë 6 herë fituese e anketës’’ 5 sportistët më të mirë të vitit ‘’të Shqipërisë si dhe fituese e anketës sportive ‘’10 sportistët më të mirë të shekullit‘’në Shqipëri.

Për karrierën e saj në fusha të tjera, që ka përsëri sukses dhe për të mos humbur kurreshtjen tuaj do t’ja lemë bisedës sonë më poshtë…

Yjet qendrojne bashke ngase Bota e çakerdisur ka nevoje me shume per drite…

PYETJE: Zonja Marieta për kërshërinë time dhe të lexuesve le ta fillojmë bisedën tonë nga fëmijëria juaj, si ka qënë ajo dhe a ëndërronit që një ditë do të bëheshit kaq e famshme?

MARIETA ZAÇE: E quaj vehten me fat që kam lindur në qytetin e bukur te Korçës dhe me shumë tradita për arsimin, kulturën dhe me një histori të pasur në këto fusha sepse besoj se kam marrë shumë nga kjo kulturë.

Jam femija i dyte i familjes Pronjari dhe njëra nga tre motrat. Fëmijëria ime besoj se ka qënë si e shumë fëmijve të brezit tim, veçse ajo ndryshoi kur babai im ndërroi jetë kur unë sapo i kisha kalur 5 vjetët.

Të ishe jetime në atë periudhë kuptohet ishte e vështirë sidomos për nënën time, e cila tashmë me tre vajza 3, 5, dhe 9, dhe ajo vetëm 29 vjeçe i duhej të përballonte jetën dhe të kryente tashmë edhe rolin e nënës dhe të babait. Kujtoj nga fëmijëria ime se nëna ishte për ne, ajo që përpiqej me të gjitha fuqitë e saj, madje edhe duke sakrifikuar nga vetja, që ne të mos e ndjenim, por edhe të mos dallonim që ishim pa baba as në shkollë, por edhe në shoqëri. Në edukimin tone nëna insistonte që rezultatet e mira në shkollë dhe sjellja ishin ato që ne do të na mundësonin të bëheshim të zonjat për jetën.

Isha një fëmijë i gjallë dhe që merrja pjesë në shumë aktivitete të shkollës qoftë ato artistike, por edhe sportive, megjithëse nëna nuk kishte aspak dëshirë që ne të merrnim pjesë sidomos në aktivitete që zhvilloheshin jashtë rrethit tone.

Ishin vitet 63 -64 kur zhvilloheshin shumë aktivitete sportive ndërmjet klasave dhe më të mirët konkurronin pastaj ndërmjet shkollave. Në një nga këto aktivitete ku behej edhe seleksionimi dhe perzgjedhja e elementit për të marrë pjesë në ekipin e qytetit të Korçës unë dola fituese në disa gara sportive të atletikës së lehtë dhe menjëherë më regjistruan në ekipin përfaqësues të ‘’Skenderbeut’’ megjithse mosha ime nuk ishte as 13 vjeç. Të gjithë fëmijët kanë ëndrra për të ardhmen e tyre si dhe dëshirojnë të shprehen për drejtimin që mund të marrin në të ardhmen, kuptohet me llogjikeën e moshës.

Unë, por edhe familja ime asnjëherë nuk e kishte menduar që e ardhmja ime do të ishte e lidhur me sportin për vetë faktin, se jo vetëm mësoja mjaft mirë, por çfaqja prirje në shkencat ekzakte, pse jo, ëndërroja të bëhesha mjeke ose mësuese.

Por falë talentit dhe shpërthimit në rezultate sportive pa mbushur akoma 14 vjeç, pas konkurrimit në një aktivitet me të rriturit ku dal me rezultat të barabartë me rekormenen e gares së kërcimit së larti, u përcaktua edhe drejtimi im në karrierën profesionale. Pas një grumbullimi me ekipin kombëtar në vitin 1965 ( vetëm 14 vjeç) nënës sime dhe mua më propozuan të qëndroja në teknikumin e Fizkulturës, sepse do kisha shume më tepër shanse për t’u realizuar si sportiste e nivelit të lartë.

Njëheresh do ishte mundësia të stërvitesha me tranjer më të mire si dhe kushtet për t’u bërë një sportiste e mirë do ishin shumë më të mëdhaja.

Edhe pse nuk e kisha menduar asnjëherë se do të bëhesha një sportiste e një niveli të tillë, rezultatet e para shumë shpresëdhënëse më krijuan besimin se unë do kisha të ardhme në sport. Gjithësesi kjo gjë u arrit krejt natyrshëm, hap pas hapi si rezultat jo vetëm i talentit të çfaqur, por edhe i një pune të madhe, të vullnetshme e me plot sakrifica e drejtuar edhe nga nje tranjer i madh, Taqo Duka..

PYETJE: Ju keni fituar titullin më të bukur të sportit në moshën e adoleshencës, kur ishit vetem 15 vjece, si jeni ndjerë për këtë dhe keni pasur pengesa në drejtime të ndryshme për t’ju futur rrugës së sportit, qoftë dhe pse ishit e gjinisë femërore?

MARIETA ZAÇE: Ajo që më motivoi dhe më krijoi besimin që unë të vazhdoj me shumë përkushtim sportin e atletkës ishte thyerja e tri herë rekordit të të rriturave në garë e kërcimit së larti pa mbushur ende 15 vjeçe. Pas këtij momenti e ardhmja ime sportive u konsolidua dhe unë çdo vit përmirësoja vazhdimisht rekordin tashmë jo vetëm në garën e kërcimit së larti, por edhe në gara të tjera, po në këtë moshë unë u bëra mjeshtre sporti , titull që sportistë të tjerë e fitonin me shumw vështirësi. .

Natyrisht ishin vitet kur shoqëria shqiptare ishte ende e dominuar nga mentalitete patriarkale dhe paragjykime. Gjithësesi vajza dhe gra të tjera kishin vite që luftonin nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitetet publike dhe ato sportive që ky mentalitet të ndryshohej. Dhe sporti, rezultatet e larta sportive, që nderonin vëndin, si dhe qëndrimi korrekt i shumë vajzave dhe grave emanciponin çdo dite shoqërinë shqiptare .

Më vjen mirë që edhe unë kam qënë pjesë e këtij grupi shoqëror.

Edhe nënën të cilën fillimisht e kisha kundër aktivizimit tim në sport, pasi unë fillova të arrij rezultate pozitive në sport, por pa neglizhuar aspak mësimet dhe me qëndrimin korrekt në shoqëri, arrita ta bëj për vete dhe mbeshtetësen time .

Si pengesa gjatë karrierës sportive unë do të evidentoja më shumë kushtet e jetesës dhe ato të stërvitjes të krahasura me ato të sportistëve të vendeve të tjera më të cilat ne konkurronim, ishin shume herë më të këqija.

PYETJE: Çfarë ka pasur më shumë bezdi vajza e re, sportistja Marieta, kur shkonte kalldrëmeve të Korçës, meqënse keni qënë tepër e njohur?

MARIETA ZAÇE: Jam larguar nga qyteti im i lindjes sapo mbusha 14 vjeçe, dhe kuptohet vija vetëm kur kisha pushimet e shkollës apo kur zhvilloheshin garat e kampionatit të atletikës së lehtë. Sa here vija ndjeja një kënaqësi të veçantë për bukuritë e këtij qyteti, për klimën dhe pastërtine e tij, për kalldrëmet, sidomos për borën në ditët e dimrit.

Nga një fëmije, unë tani shënoja rezultate të larta, të cilat më nderonin jo vetëm mua, tranjerin tim dhe familjen time, por edhe qytetin e lindjes ku shpërtheu talenti im dhe vendin duke konkuruar si e bararbartë me vende te tjera të Europes .

Ndjeja vështrime normale që tregonin vlerësim dhe simpati, pse jo dhe admirim nga moshatarët për arritjet e mija. Shpesh mëtakonin dhe uronin për rezultatet çka më jepnin nje kenaqësi të veçantë , por edhe më motivonin për të vazhduar më tej rrugën e nisur .

PYETJE: Ju jeni bashkëshortja e të ndjerit Kushtrim Zaçe, njërit prej sportistëve më të famshëm të Kombit, mund të na thoni se si jeni njohur me të?

MARIETA ZAÇE: Kam qënë dhe ndjehem shumë e nderuar që pata fatin të njihem e të jetoj me një person si Kushtrim Zaçe, për gati 40 vjet, një jetë shumë të pasur sa bashkëshortore po aq edhe sportive. Mjediset sportive ishin ato ku ne u pamë për herë të parë dhe ku lindi dashuria jone. Dashuri me shikim të parë e quante Kushtrimi, një alkimi e fortë qysh në fillim e cila erdhi dhe u forcua ndër vite.

Unë isha në kulmin tim si atlete, ndërsa Kushtrimi, pas nje talenti të shfaqur ne vendlindjen e tij Tepelenë e me vonë në Durrës, kishte filluar shkëlqimin e tij tashmë me ekipin e Partizanit. Ishte Kushtrimi ai që e tregonte mjaft bukur këtë moment vendimtar të jetës sonë, duke i dhënë edhe disa ngjyra poetike, shpirti i të cilit ishte lindur si i tillë.

Lindi një dashuri e cila sa erdhi u konsolidua dhe u pasurua me ardhjen në jetë si fillim djali ynë Henri dhe më pas vajza Megi.

Shpesh në familje e diskutonim takimin ton si një fat që Zoti desh e na bashkoi njeri nga Tepelena dhe une nga Korça. Ishim shumë të rinj ai sapo kishte mbushur 22 vjeç dhe une sapo i kisha kaluar të 20 vjetët. Vlera e familjes tonë qëndroi në mirëkuptimin dhe mbështetjen që ne i dhamë njëri tjetrit në mënyrë që jo vetëm të mos pengonim nëarritjen e rezultateve te sejcilit në fushën e vet , por u bëmë motivimi i njeri tjetrit.

Dua të kujtoj këtu se ne na mungonte edhe ndihma qe të tjerët kanë pasur nga familjet e tyre pasi të dy i kishim larg. E quaj vehten me fat qe u njoha dhe lidha jetën me Kushtrimin tepelenas, me të cilin ndërtuam nje familje që ishte për ne gjeja më e shenjtë.

PYETJE: Ju u lidhët me një djalë të pashëm Tepelene, pra erdhët nuse në këtë qytet të bukur dhe me shumë histori, si jeni ndjerë pranë tepelenasve dhe traditave të tyre, çdo të veçonit më shumë si nje vajze e rritur në qytetin e Korçës?

MARIETA ZAÇE: Duke jetuar në Tiranë unë ndoshta nuk arrita të eksploroj në të gjitha dimensionet vlerat e Tepelenasve siç i njihni ju . Por ajo që unë kam ndjerë në kontaktet me pjesëtarët e familjes së bashkëshortit tim, të afërmit e tij miqtë dhe shokët më bënë mua që edhe unë të ndihem si pjesë e Tepelenes për të cilën bashkeshorti im ishte krenar, për historinë e saj , për karakteristikat që kanë qytetarët e Tepelenës dhe për vlerat njerëzore që trasmetoheshin nga brez ne brez.

Unë ndoshta kam qënë ndër nuset e (vajzat ) e para, që pas lindjes së djalit të lahem në lumin e Vjosës, të eksploroj e të vizitoj vëndet e mrekullueshme ku Kushtrimi kishte kaluar fëmijërinë e tij dhe kishte formuar karakterin e tij shume burrëror.

Kalaja e Tepelenës përbënte simbolin e historisë, trimerisë dhe qëndresës së këtij qyteti. Tepelena kishte shume gjera të përbashkëta me Korçën përsa i përket rregullit, pastërtise dhe nikoqirllëkut në familje.

Mikëpritja, respekti dhe shume tradita të tjera me vlera unë i hasja tek miqtë të afërmit e Kushtrimit që ishin bërë pjesë e arritjeve tona .

Unë e vlerësoj shumë qytetarinë dhe dashamirësinë që tregoi Keshilli i Bashkise së qytetit të Tepelenës, e cila nderoi me titullin ‘’Qytetar nderi i Tepelenës’’ Kushtrimin në vitin 2008. Ishte nje kënaqësi e madhe e tij dhe për këtë ju jemi mirënjohës drejtuesve vendorë.

E kuptoj dhe e ndjej që e keni shumë të vështirë ndarjen e papritur të bashkëshortit tuaj në muajin Gusht të vitit që kaloi, cili është pengu i Kushtrimit dhe për rrjedhojë dhe tuaji?

Ndarja e papritur nga jeta e Kushtrimit, ka qënë një humbje e paimagjinueshme për mua, ka qënë një dhimbje tejet e madhe dhe një tronditje e fuqishme përfshiu të gjithë qënien time. Për mua, fëmijër tanë, të afërmit, por edhe për të gjithë ata që e njihnin Kushtrimin ka qënë e pabesueshme që ai të largohej nga jeta në këtë mënyrë. Të tjerët, por edhe unë shihnim tek ai karakteristikat e një burri fisnik dhe të fuqishëm, që nuk do te epej kurrë pavarësisht sëmundjes. Ai e dinte mirë genetikën e familjes së vet dhe gjithmonë e përmendte që zëmra do ishte ajo që nëse do mund t’i ndodhte gjë, por kurrë nuk diti të ankohej. E donte jetën, por edhe me krenarinë e tij, e sfidonte atë. Ne të dy bënim plane të cilat nuk shkonin shumë larg, por edhe një dhjetë vjeçcar do donim të jetonim së bashku . Do ishim gjyshër të mirë , do të ndihmonim fëmijët tanë dhe dëshironim të jetonim duke lëvizur, sepse na pëlqente të organizoheshim dhe të leviznim si në qytete të ndryshme po ashtu edhe tek të afërmit tanë që janë ne emigracion . Të dy kemi punuar shumë dhe tani ishim vitet e fundit të punës , ne mendonim që obligimet tona i kishim mbyllur dhe ishim të kënaqur me ato ç’kishim realizuar. Tani prioriteti yne do të ishte e ardhmja e fëmijve dhe ne do investonim për ta. Por harrova, ai kishte një dëshirë të madhe të ndërtonte qoftë edhe një shtëpi të vogël modeste në Tepelenë buzë Vjosës ose aty ku ishin tokat e të parëve te tij që ende nuk kanë marrë asgje. Vitet e fundit të jetës ai donte që së bashku të shkonim atje ….Ne Tepelenë, ose pjesën më të madhe të kohës ta kalonte aty ………………

PYETJE: Si dy bashkëshortë shembullorë dhe dy yje të sportit cilat janë gjërat më interesante që do t’i kujtoni gjatëgjithë jetës suaj?

MARIETA ZAÇE: Nëse shkurt do të përmblidhja jetën tonë, do thosha dy njerëz të dashuruar me njeri tjetrin që me kalimin e viteve krijuan një simbiozë vlerash dhe aftësish të përbashkëta që nuk dihej se ku fillonin e mbaronin të njerit apo tjetrit, sepse të gjitha veprimet tona ishin aq të sinkronizuara e të mirëkuptuara nga njeri tjetri.

Ishim të dy të realizuar në jetë , ishim të kënaqur nga ajo ç’kishim arritur dhe ishim modestë dhe të dashur me njerëzit dhe sportdashësit.

Kjo ishte dhe një ndër cilësitë më të mira të Kushtrimit, që dinte të respektonte dhe të respektohej.

Kemi qënë një çift që gjatë jetës ka provuar suksesin, vlerësimin, por si shumica e shqiptarëve krahas të parave ka provuar edhe problemet e ndryshme që u përballën shqiptarët në jetën e përditëshme në periudhën e tranzicionit si papunësinë edhe emigrimin, por di që cdo gje e kemi përballuar me shumë dinjitet .

Kushtrimi ishte nje talent i madh por ai arriti këtë përvojë ta përcillte tek breza të tërë të rinjsh ku bënte pjesë edhe djali i tij i cili u bë në sajë të trajnimit të tij lojtar i ekipit kombëtar qysh 18 vjeç.

Jeta sportive ka qënë shumë e bukur (pjesa e rezultateve) dhe për të dy ka pasur shumë gjëra interesante sidomos pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare .

Për fat sot unë kam një libër i cili bën fjalë për gjithe jetën time, karrierën sportive dhe ate profesionale e politike. U arrit me këmbënguljen e Kushtrimit dhe me dëshirën e mirë të një shkrimtareje të re me shumë talent, Evis Qaja quhet, nga Korça, të botohet ky libër që unë e jap vetëm për miqtë ku do jeni dhe ju Kozetë. Për jetën e Kushtrimit do e shkruaj une një libër, sepse ai ka nje jetë shumë interesante, por edhe të vështirë deri në një moshë, por ka pasur dhe një shkëlqim të rrallë në sport .

PYETJE: Ju keni dy fëmijë të mrekullueshëm, (nipa apo mbesa), a deshironi t’i edukoni ata t’i futen rruges së sportit dhe a ka ëndërr Marjeta që në një të ardhme nipi apo mbesa të jenë si Kushtrim Zaçja apo si vetja?

MARIETA ZAÇE: Henri dhe Migena ( Megi ) i thonim pas daljes së filmit ‘’Dhe krillat shtegëtojnë”.

Janë 2 fëmijët tanë të cilët na kanë pasuruar jetën, shpirtin, na kanë dhënë një kënaqësi shumë të madhe si prindër. Janë fëmijë që kanë mesuar mjaft mirë në shkollë dhe sot kanë ndërtuar jetën e tyre. Vajza e cila për nga profesioni nuk iu bashkëngjit fushës së sportit, por asaj ekonomike, e martuar na dha kënaqësinë e të bërit gjyshër me nje nip qe i ngjan nga syte gjyshit të tij (dhe vajzë ). Kushtrimi arriti ta gëzojë nipin e tij i cili do të mbushte vitin, një ditë pas largimit të tij nga jeta. Ai thurrte ëndra për rritjen e nipit për edukimin e tij pse jo, mendonte edhe se si do ta bënte nëpërmjet sportit një djalë të fortë fizikisht.

Do ishte një realitete i bukur, që nipat apo mbesat t’i ngjajnë gjyshit të tyre në fisnikërinë, në mënçurinë dhe llogjikën e tij dhe mbi të gjitha në modestine dhe shpirtin e madh të tij.

PYETJE: Në karrirën tuaj si pedagoge, si shefe e Katedrës, cilat jane disa nga momentet më të bukura me studentët tuaj?

MARIETA ZAÇE: Për mua vitet me të bukura ngelen të karrierës profesionale.

Të jesh pedagog i një brezi të ri i cili ka aspirata të qarta për të ardhmen e tij dhe synon të bëhet educator i një brezi tjeter te ri përbën një obligim serioz për kualifikimin e vazhdueshem timin. Të qënit koherent me zhvillimet e fushës që mbulon, të përcjellësh këto njohuri tek brezi më i ri dhe të ndërtosh ura komunikomi të mira me ta besoj se është dhe kënaqësia më e madhe . E kam ndjerë këtë sadisfaksion gjithmonë, por sidomos tani pas humbjes së njeriut më të dashur, e kam përjetuar këtë ndjesi kur shume, nga ish studentët dhe studente të Kushtrimit apo dhe të mij më kanë dërguar me dhjetra mesazhe sa ngushëlluese, po aq edhe inkurajuese, por edhe vlerësuese të cilat më kanëprekur shumë, më kanë bërë të qaj, pse jo edhe të ndjehem mirë për vlerësimet që i bëjnë Kushtrimit, familjes tonë. Për mua ka pasur shumë momente të bukura gjatë periudhes si pedagoge, e cila kulmon me pjesëmarrjen tone të përbashkët në ndryshimet e mëdha të vitit 90. Momente të rëndësishme unë do vlerësoja dhe rritjen profesionale gjatë karrierrës si pedagoge e cila reflektohej në mësimdhënie, por edhe këtu nuk mund ta le pa përmendur mbështetjen e Kushtrimit.

PYETJE: Ju jeni një sportiste e famshme, përse iu futët politikës? Ju jeni zgjedhur dy herë deputete në Parlamentin Shqiptar, mendoni se zëri juaj në Parlament ka ndikuar në shumë gjëra për ndryshim dhe ku konkretisht?

MARIETA ZAÇE: Ndryshimi i sistemit në Shqipëri bëri që një pjesë e madhe qytetarësh dhe intelektualë burra dhe gra të shprehnin angazhim si fillim në politikë. Por jo të gjithë e vazhduan atë gjatë këtyre viteve me të njëjtin intesitet, dhe e përballuan konfliktualitetin e saj.

Aq më tepër për ngarkesën që ka një grua shqiptare shtuar përgjegjegjësitë familjare që mbajnë brenda familjes si dhe kushtet e vështira jo rrallë herë të jetesës, bën që angazhimi I gruas në politikë është për tu vlerësuar.Ne te gjithë kemi qënë aktorë të rëndësishëm të ndryshimeve politike në Shqipëri dhe ishte fat që në atëperiudhe si pedagoge bashkë me studentet ishim në ballë te kësaj lëvizjeje .

Angazhimi im politik ka ardhur në mënyrë krejt të natyrshme jo si një qëllim i synuar. E pranova këtë angazhim si nje obligim qytetar për të dhënë kontribut si fillim në fushën time sepse edhe figura ime publike e krijuar nga sporti do më ndihmonte në këtë drejtim. Dhe në fakt pas vitit 1996 unë kam qënë e zgjedhur në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, dhe për shumë vjet si Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare.

E zgjedhur si deputete në dy legjislatura (1996-1997 dhe 2001-2005 unë nuk kam pasur të njëjtin rendiment dhe të njëjtin pjekuri politike. Në mandatin tim të dytë unë isha shumë më e qartë për rolin dhe kontributin që duhej të jepja dhe besoj se e kam bërë mirë rolin për mbrojtjen e të drejtave të gruas në Shqipëri si dhe përmirësimit të statusit të saj sidomos për përfshirjen më të madhe të saj në vendimmarrje dhe për fuqizimin ekonomik të saj.

Mendoj se kam qënë një zë, që periodikisht kam ngritur zërin për respektimin e të drejtave të gruas , për luften ndaj diskriminimit dhe dhunës karshi saj.

Kam zhvilluar interpelanca me të gjithë ministrat që mbulonin çështjen e shanseve të barabarta për barazinë gjinore, për problemet e dhunës e trafikimit, të papunësisë varfërisë etj. Por numri i grave në parlament ka qënë shumë i vogël dhe ne nuk arritëm dot që çështjen e gruas ta bëjmë çështje të gjithë shoqërisë.

Këtë rrugë të filluar në Parlamentin Shqiptar unë e vazhdova me shumë përkushtim edhe në vitet 2005-2009 kur isha në detyrë ekzekutive në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Gjatë këtij mandati me angazhimin tim maksimal në organizimin dhe drejtimin e grupeve të punës me të cilët realizuam hartimin e ligjit per barazinë gjinore dhe dokumentin programor strategjik për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, janë instrumenta mbi të cilët po operohet për ndryshimin e kesaj situate per gruan në Shqipëri.

Në këtë kontekst unë dua të theksoj se merita ime qëndronte në krijimin e një fryme bashkëpunimi me të gjithe aktorët dhe faktorët që kishin role dhe pergjegjesi në përmbushjen e ketyre objektivave, gjë e cila në shumë fusha nuk ka qënë e lehtë .

Si rezultat i këtyre politikave dhe angazhimit të shumë zonjave të nderuara në lëvizjen e gruas sot në Parlamentin shqiptar është dyfishur numri i grave parlamentare, ka më shumë gra në pozicione vendimmmarrëse etj , por mbetet ende shume për të bërë në drejtim të fuqizimit ekonomik të saj dhe luftën kunder dhunës .

PYETJE: Keni miqësi me deputetet gra të opozitës dhe kë do të veçonit konkretisht?

MARIETA ZAÇE: Jo vetëm në periudhën kur kam qënë antare e parlamentit, por edhe më parë kam pasur nje marrëdhënie shume korrekte dhe dashamirwse me gratë e gjithë forcave politike,ku përfshihen edhe ato të forcës së majtë politike . Ne si gra të përfshira në politikë gjatë këtyre viteve zhvillonim shumë aktivitete dhe trajnime të cilat na jepnin mundësinë jo vetëm të njiheshim më mirë më njera tjetrën, me konceptet dhe qëndrimet politike të njera tjetres, por njëherësh ne arrinim të respektonim vlerat e njera tjetrës brenda konceptit si kundërshtare politikë, por jo si armiq.

PYETJE: Po Kushtrimi e pëlqente politikën?

MARIETA ZAÇE: Kushtrimi kishte interes për politikën, kishte nuhatje politike dhe ishte një këshilltar i mirë kur kishte informacionin e duhur dhe njihte mirë labirinthet e politikës.

Ai nuk kishte dëshirë të merrej me të, sepse ishte shume i drejtë dhe i ndjeshëm ndaj padrejtësive dhe si duket kishte besim tek përkushtimi im dhe ndihej mirë kur më mbështeste mua. Ai besonte tek aftësitë dhe gjakftohtësia ime të cilat do të më ndihmonin mua të kontribuoja me sukses në politikë, pasi këtë rol ma lehtësonte edhe të qënit person public nga fusha e sportit.

Por ai besonte se unë mund tja dilja edhe sepse njihte mirë seriozitetin dhe përkushtimin kur merrja pergjegjësi, kishte besim tek idealizmi, dhe aftësia e veçantë e komunikimit tim me njerëzit .

PYETJE: Ëndërron Marieta Kushtrim Zaçe që një ditë të bëhet Presidente e Shqipërisë, pasi deri tani nuk rezulton asnjë grua në këtë detyrë kaq të rëndësishme kombëtare, ose të paktën a mendoni se ka ardhur koha për një grua që të ketë vizion për të ardhmen e Shqipërisë?

MARIETA ZAÇE: Por unë kam bindjen e plotë që në Shqipëri ka kapacitete të tilla grash që me shumë përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizëm, do të mund të drejtojnë apo të kenë vizionin për të ardhmen e Shqipërisë.

Tashmë kjo tabu është bërë realitet në disa vende të botës, pse jo edhe në Shqipëri …

PYETJE: Ju falënderojmë zonja Zaçe për intervistën.

MARIETA ZAÇE: Ishte kënaqësia ime zonja Zylo!

 

Më 23 qershor 1937 lindi Martti Ahtisaari, ish president i Finlandës, diplomat, Nobel i Paqes

Martti Ahtisaari është një politikan dhe ish president finlandez. Ai u lind më 23 qershor të vitit 1937 në Viipurii (sot Vyborg në Rusi).

Djali i Oiva Ahtisaari (lindi Adolfsen, por më vonë u ndryshua kur ishte në Ahtisaari, kur gjyshi i tij Julius Marenius Adolfsen kishte emigruar në Finlandë në 1872 nga Tistedalen, në Norvegjinë jugore) dhe Tyyne Karonen, Martti Ahtisaari lindi në Viipuri në 1937, atëherë i përkiste Finlandës. Për shkak të punës së babait të tij, i cili ishte oficer në ushtrinë finlandeze, ai u transferua nga vendlindja e tij së pari në Kuopio dhe më pas në Oulu, ku mbaroi studimet universitare në 1959, duke u bërë mësues. Gjatë studimeve ai ishte gjithashtu pjesë e AIESEC, nga e cila ai është ende pjesë si Alumnus. Pas një përvoje pune në Oulu dhe Pakistan, ai u transferua në Helsinki në 1965 si punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u bë ekspert në bashkëpunim për zhvillimit (1965-1973).

Ambasadori në Dar es Salaam (Tanzania) nga 1973 deri në 1977, ai ra në kontakt me qarqet kryesore politike të Afrikës së Jugut, dhe veçanërisht me SWAPO (Organizata Popullore e Afrikës Perëndimore), organizata kryesore e pavarësisë e Namibisë (e drejtuar nga Afrika e Jugut) . Prandaj, në fund të mandatit të tij si ambasador, ai u emërua komisioner i KB për Namibinë me qëllim të përgatitjes së pavarësisë së saj, por Lufta e Ftohtë pengoi që kjo të arrihet për momentin.

I emëruar nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Probleme financiare dhe administrative në 1987, Ahtisaari riorganizoi administratën për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur efikasitetin. Pas luftës së ftohtë (1989), ai ishte në gjendje të kthehej të merrej me Namibinë (duke zbutur nxitimin e tepërt të SWAPO), e cila fitoi pavarësinë më 1990.

Gjatë Luftës së Parë të Gjirit (1990-1991) ai drejtoi një komitet të Kombeve të Bashkuara që vlerësoi se masat e kërkuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Irakut ishin të tepërta, duke deklaruar se ishte e nevojshme që vendi të kthehej në jetën normale.

Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

President i zgjedhur i republikës finlandeze si kandidat i Partisë Socialdemokrate finlandeze me sistemin e ri zgjedhor të drejtpërdrejtë të dyfishtë në 1994, ai nuk e zvogëloi angazhimin e tij për politikën e jashtme: ai priti në Helsinki takimin midis presidentit rus Boris Yeltsin dhe atij amerikan Bill Klinton për të diskutuar Zgjerimin e NATO-s në Lindje (20-21 Mars 1997) dhe më 1999, së bashku me ish-kryeministrin rus Viktor Černomyrdin, ai drejtoi negociatat në Beograd që i dhanë fund luftës së Kosovës midis NATO-s dhe Jugosllavisë (3 qershor 1999) . Ai drejtoi politikën e jashtme finlandeze drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çka u realizua më 1995 pasi u sanksionua nga referendumi popullor i 1994, dhe drejt një bashkëpunimi më të madh nordik dhe evropian për sigurinë, jashtë NATO-s, megjithatë.

Në vitin 1999, së bashku me ish-kryeministrin rus, Viktor Çernomërdin, arriti të bindë presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në Kosovë, në këmbim të ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s.

Ai më vonë iu bashkua “Komisionit të Tre Njerëzve të Mençur” i cili në verën e vitit 2000 gjykoi situatën politike austriake në emër të Evropës, ku nacionalistët e Jörg Haider kishin ardhur në qeveri, por nuk gjetën kërcënime për demokracinë.

Pas përfundimit të mandatit presidencial, ai krijoi dhe drejtoi Crisis Management Initiative (CMI), Fondacionin e Analizave të Këshillimit dhe të Ndërmjetësisë së specializuar në zgjidhjen e konflikteve.

Në vitin 2005, ai u ngarkua për bisedimet mes qeverisë indoneziane dhe separatistëve të lëvizjes Aceh Libre (GAM), në luftë që prej vitit 1976 dhe gjashtë muaj më vonë, armiqtë 30-vjeçar, nënshkruan marrëveshjen e paqes.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statusit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur ‘takimi i elefantëve’. Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që ka mbledhur për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës në një vendtakim.

Atij iu dha çmimi Nobel për Paqen 2008 “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në kontinente të ndryshme dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.

Ai e solli përfundimin e punës së konferencës së Vjenës për Kosovën duke propozuar një plan paqeje në emër të Kombeve të Bashkuara. /Elida Buçpapaj

Në përkujtim të patriotit të madh kombëtar – Ali A. Rizaj, i cili dedikoi gjithë jetën për lirinë e popullit Shqiptar – Nga Enver Haxhi Lajqi

Në shenjë nderimi në përvjetorin e z. Ali A. Rizaj, një njeri i cili dedikoi tërë jetën luftës për liri të të gjithë shqiptarëve, dua të përkujtoj jetën e tij dhe amanetin e tij për të gjithë shqiptarët:

Ali A. Rizaj ishte lindur me 23 Qershor 1924, dy muaj pasi babai i tij ishte vrarë nga forcat qeveritare për shkak se kishte luftuar për liri e demokraci t’Shqipërisë. Në moshë të re, 18 vjeçar, ai përcolli hapat e përkushtimit të babait të tij dhe vazhdoi luftën kundër fashizmit, nazizmit, komunizmit, dhe të gjithë atyre që deshën to shtypin dhe keqpërdorin Shqipërinë dhe njerëzit e saj.

Më 1948, Ali A. Rizaj ishte burgosur për arsye direkte politike prej regjimit komunist për shkak të luftës së tij për liri. Ai iku nga ky burg në vitin 1951, dhe ishte në gjendje të kalonte në Jugosllavinë e asaj kohe, mirëpo ku ishte burgosur prapë për shkak të refuzimit të tij këmbëngulës për të mos spiunuar Shqipërinë. Ai me ne fund iku nga ky denim burgu per ne Itali ne 1960 dhe me pas u vendos ne Bronx ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne 1962.

Vlen te theksohet se qe nga viti 1962 dhe deri kur nderroi jete ne 2003, Ali A. Rizaj, i perkushtoj tere jeten per te luftuar per lirine e vendit te tij Shqiperise kudo qe ishte. Ne vitin 1995, Presidenti i Shqiperise, Sali Berisha nderoi personalisht ate si luftetar i lirise kuder nazizmit dhe komunizmit. Ne vitin 2001, pas 49 vitesh, Ali A. Rizaj ishte me ne fund ne gjendje te vizitoj vendin ame – Shqiperine. Aty ai pati mundesine te ribashkohej me birin e tij, Sahit Rizaj, te cilin e kishte lene vetem 3 vjeçar kur ishte larguar nga Shqiperia.

Ne kete dite, i gjithe komuniteti shqiptar kujtojme punen e palodhur per liri te Ali A. Rizaj qe ka bere per tere Shqiperine, dhe per dedikimin e tij te forte qe ka luftuar ne menyre qe demokracia te lulezoje gjithmone.

Ai do te jete gjithmone figure themeli e inspirim per nje pune t’palodhshme per perparimin e te gjithe shqipetareve kudo qe ndodhen ne shtetin ame – Shqiperi apo kudo tjeter neper bote.

Me nderime te thelle,

Enver Haxhi Lajqi

New York, USA.

6/22/2014

 

Më 14 qershor 1920 lindi Ramadan Sokoli, njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike

Ramadan Sokoli (Shkodër, 14 qershor 1920 – Tiranë, 12 mars 2008) qe muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike[1].

Biografia

Leu në Shkodër në lagjen Dërgut,[2] i biri i Isufit të Hodo pashë Sokolit dhe Aishe Jukës.[3] I ati ishte përkthyes në konsullatën jugosllave në qytet që nga 1920 deri së paku më 1936.[4] Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitet 1927-‘31 dhe që në klasën e dytë mësoi notat e muzikës duke luajtur në disa vegla muzikore. Shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin e shtetit në vitet 1931-‘39 po në atë qytet.[3] Qysh në moshë të njomë, bënte pjesë në Bandën Frymore të Qytetit të Shkodrës, që për kohën ishte e famshme. Rreth moshës 16 – 17 vjeçare, filloi të kompozojë. Bëri disa këngë që më pas, do të këndoheshin nëpër koncerte apo në Radio Tirana si pa autor, deri sa një ditë u quajtën, këngë popullore, ku dhe sot vazhdojnë të njihen si të tilla.[2]

Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatt e liktorit.[5] Regjimi fashist ia internoi të atin në Bolonjë, ku Ramadani shkonte ta shihte shpesh.[2]

Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin “Luigi Cherubini” në Firence për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin dhe Qemal Draçinin.[3]

Për shkak të luftës, në vitin 1944, Ramadani i ndërpreu studimet në atë konservator dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes. Vëllai i tij i madh, Brahimi, u arrestua që në fillim si eksponent i Lëvizjes së Legalitetit në qytet. Pas ngjarjeve të Kryengritjes së Postribës, u arrestua edhe Ramadani me të atin, të dënuar përkatësisht katër dhe dy vjet.[6] Dënimin e kaluan prej burgjeve të Shkodrës e kënetave të Bedenit në rrethin e Kavajës. Në këto ambiente, Ramadani, do të fillonte për herë të parë njohjen me ajkën e inteligjencës shqiptare, të cilët sipas tij do të bëheshin profesorët e një universiteti tjetër. Lidhur me këtë shprehej: “Bash në rrethana të tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar të merrem me folklorin. Meqë disa nga bashkëvuajtësit që ndodheshin aty ishin bartës të zgjedhur të folklorit, përfitova nga rasti për të vjelë prej tyre lëndë të vyer. Mu aty, duke hulumtuar visarin tonë kombëtar, të trashëguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu ynë është vend i zgjedhur për gjurmuesit e folklorit”, shprehej profesori i famshëm për zanafillën e profesionit të tij të ardhshëm.

Gjatë gjithë periudhës së burgut, Ramadani mundi të vilte prej shumë “kolegëve” të tij të qelive, një kulturë të madhe në fushat e folklorit e muzikologjisë, të cilat i shërbyen si lëndë e parë në hartimin e përpilimin e mëvonshëm të dy teksteve shkollore që do të bëheshin “patenta” e tij në rrugën e saponisur të etnomuzikologjisë. Pas daljes nga burgu e morën ushtar dhe e dërguan në jug të Shqipërisë, në fshatrat e Gjirokastrës, pothuaj në kufi me Greqinë. Edhe kjo për të qe një eksperiencë e vërtetë jete. Ishte dirigjenti i njohur Gaqo Avrazi që ndërhyri për ta tërhequr në Tiranë e t’a punësonte për organizimin e Ansamblit të Ushtrisë, e më pas në organizimin e Korit të Filarmonisë. Pas kësaj punoi si Shef i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës së Qytetit të Tiranës. Gjatë kësaj kohe u muar me organizimin e Festivaleve te Këngës e Valles Popullore[2]. Në këtë punë ai shërbeu për pak kohë deri se u mor vesh biografia e tij si “armik i klasës” dhe u pushua shpejt. Pas kësaj, mbas disa ndërhyrjesh ai mundi të rifillojë punë në kryeqytet si drejtues muzike në Shtëpinë e Kulturës nga viti 1952 deri në 1954 kur u pushua përsëri. Me mundime të mëdha ngaqë kishte shumë nevojë për kuadrin mësimor të muzikës, ai u rregullua si mësues në Liceun Artistik në Tiranë[3] me ndihmën e Llazar Siliqit.[7] Në këtë shkollë Ramadani punoi pa ndërprerje në mes peripecish të shumta derisa doli në pension në vitin 1980, pa iu dhënë kurrë mundësia të punonte në nivel akademik.[8]

Studime

Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.

Botimet

“Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple albanais”, Tiranë, 1958;
“Albanskie narodnie pesni”, Tiranë 1965;
“Figura të ndritura”, Tiranë, 1965;
“Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranë, 1965;
“Chansons populaires albanais”, Tiranë, 1966;
“Metodë për fyell”, Tiranë, 1970;
“Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, Tiranë, 1971;
“Folklori muzikor shqiptar-organografia”, Tiranë, 1975, 1984, 1987, 1991;
“Figura e Skënderbeut në muzikë”, Tiranë, 1978;
“Gjurmime folklorike”, Tiranë, 1982;
“Këngë patriotike”, Tiranë, 1985;
“Veglat muzikore të popullit shqiptar”, me bashkautor, Tiranë, 1991;
“16 shekuj”, Tiranë, 1995;
“Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaja”, Tiranë, 2000;
“Gojëdhana dhe përrallëza të botës shqiptare”, Tiranë, 2000
“Përtej 16 Shekujve”, Tiranë, 2002
“20 miniatura pianistike”, Tiranë, 2002

Referimet

^ Cooper D., The Mediterranean in music: Critical perspectives, common concerns, cultural differences, Scarecrow Press. p. 30.
^ a b c d Sokoli-Duma M., Mbi tim atë, Tiranë, maj 2011.
^ a b c d Kaloçi D., Jeta tragjike e muzikologut të famshëm Ramadan Sokoli: [historia e panjohur e profesorit dhe etnomuzikologut], Shqip. – Nr. 72, 16 mars, 2008, f. 18 – 19.
^ Juka 2018, p. 206.
^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 191. ISBN 9789928440358.
^ Bushati, Ahmet (2001). Në gjurmët e një ditari. Shkodër: Camaj-Pipa. f. 146. ISBN 9992741112.
^ Vrioni Q., Lamtumirë Ramadan Sokolit Archived 5 April 2016 at the Wayback Machine., Publikue ne albanovaonline.com me 21.3.2008.
^ N. Scaldaferri, La canzone urbana di Shkodër e il canto epico del nord: un incontro con Ramadan Sokoli nel luglio del 1999, Shkodër: Shêjzat, 2016. fq. 18-25. ISSN 2517-9624

Më 14 qershor 1939 u nda nga jeta Ambroz Marlaskaj, frat françeskan, publicist, mësues, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues

Ambroz Marlaskaj (Kushnen, 19 nëntor[1] 1884 – Romë, 14 qershor 1939[2]) ishte frat françeskan, publicist, mësues, tekstolog, jurist dhe deputet i Kuvendit Kushtetues.

Jeta

Leu në Kushnen te Mirditës, në një familje të përmendur për mjeshtërinë të punimit të kumbonëve, i biri i Ejëllit dhe i Mrisë. Lleshi i vogël merr mësimet e para dhe kryen rishtarinë në Kuvendin Françeskan të Rubikut duke e nisur vitin e provës më dt. 10 tetor 1900, mësimet bazë të teologjisë i bëri gjegjësisht në Gjuhadol dhe Troshan. Nga eprorët u nis më pas në Perandorinë Austro-Hungareze për të përfunduar studimet në teologji e filozofi, kreu këndimet më 1907. Më 26 dhjetor të 1907 merr emrin Ambroz dhe merr gradën e priftërisë.

Më 6 shtator 1909 emrohet sekretar i Provincës Françeskane në Shkodër, mbas një viti dha dorëheqjen për t’u zëvendësuar nga P. Zef Gici OFM[1]. Qe kryetar i një grupi pune për shqyrtimin e teksteve shkollore të hartuara nga Gaspër Beltoja dhe Gaspër Mikeli, në të cilin bënin pjesë fretnit françeskanë Marin Sirdani, Justin Rrota dhe Gjergj Fishta më 1910.

Gjatë viteve 1913-1914 Marlaskaj do të shkojë në Vjenë dhe Pragë, gjithnjë me detyra fetare dhe më 1915 do të kthehet përsëri në Shkodër. Caktohet anëtar më 1916 në Komisinë Letrare në krah të Pekmezit, Gurakuqit, P. Gjeçovit, etj; ne fillim me funksionin sekretar, por shpejt i zëvendësuar nga Luigj Naraçi[2]. Me 1916 caktohet Drejtor i Kolegjit Françeskan të bartur në Troshan nga mungesa e nozullimeve më 24 dhjetor 1918. Zbatoi me perpikmëri programin e shkollave të Austrisë dhe për ndihmë të profesorëve e të nxënësave nxori prej Ministrie të gjithë librat e përshtatshëm së bashku me metodat, i ndihmuar prej profesorëve tjerë për t’i përkthyer tekstet shkollore në dobi të nxënësave. Me hapjen e liceut “Illyricum” iu bë ndihmës P. Fishtës, duke qenë se ky i mbrami qe drejtor i të gjitha shkollave françeskane. Krijoi me pranim të Imzot Lazër Mjedës “Lidhjen e Mësuesavet” që kishte për qëllim lartimin pedagogjik të mësuesit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij. Diskutohej në vitet 1922-’23, me propozimin e Imzot Lazër Mjedës të bashkoheshin gjimnazet e françeskanëve dhe të jezuitëve në një gjimnaz të vetëm katolik me program të përbashkët. P. Ambrozi u emërua me P. Justin Rrotën në komisionin e caktuar, nga paria e provincës[1].

Merr pjesë në grupimin “Ora e Maleve” të themeluar në pranverën e 1923[3]. Me zgjedhjet e mbajtura më dt. 27 dhjetor 1923 del deputet i prefekturës së Shkodrës nga 21 janari gjer më 2 qershor 1924[4] duke zëvendësuar kësodore P. Fishtën si përfaqësues i klerit. Pas Lëvizjes së qershorit 1924, me daljen e qeverisë Noli nuk u bënë zgjedhje. Kur u mblodhen ne Vlorë për Lëvizjen e qershorit, e ftuan edhe P. Ambrozin me firmosë, por nuk pranoi dhe shtoi “na nuk kena mandat prej popullit për kyt”.

Me të ashtuquajturin “Triumfi i Legalitetit” më dt. 24 dhjetor 1924 zë e fshihet ndër katundet e Zadrimës, ku më pas i veshur si katundar largohet jashtë vendit. Nëndrejtor i gjimnazit bëhet ndërkohë P. Anton Harapi. Me amnistinë e shpallur më 1926 kthehet në Shqipëri sëbashku me provincialin e asokohe P. Pal Dodajn.

Më 1934 Universiteti Pontifik Antonjan i Françeskanëve në Romë i kërkoi Provincialiatit të Shqipërisë t’i dërgonin për të mbajtur katedrën dogmatike. Në dhjetor të 1934 viziton Shqipërinë dhe në letërkëmbimin e tij thekson hapjen e ritit latin në Shqipërinë e Jugut[5]. I laureuar në Universitetin Gregorian të Romës e mbajti atë katedër gjer në vdekjen që e gjeti gjatë një operacioni apendisiti. Penda e Gjikam do të shkruante te “Hylli i Dritës” artikullin nekrologjik Pater Ambrozi më 1939[6]

Mësuesi, deputeti dhe publicisti

P. Ambrozi vetë përktheu pjesë prej tekstit të matematikës Jakob e ushtrimet e librit të parë të greqishtes së bashku me gramatikë. Përgatiti edhe një gramatikë të vogël origjinale per gjuhë shqipe. Përktheu të dyja pjesët e “Ushtrime për gjuhë latine” nga August Scheindler më 1921-’22 e i botohet më 1930[7]. Në gjysmën e dytë të 1921 boton shkrimet “Mbi Ortografi të Sotshme” si kritikë ndaj rregullave të çanësuara pesë vite më parë nga KLSH duke iu referuar Kamardës[8], “Si duelën të zgjedhun deputetët katolikë të Shkodres” , “A âsht’ qeveria e Tiranes nji Turkì e Ré a Jo?” etj. Boton broshurën “Nji monument pazotsie në lamin e arsimit në Shqipni” më 1922 që i binte ndesh reformave arsimore të Rexhep bej Mitrovicës. Revista “Hylli i Dritës” bëhet për Marlaskajn tribuna e ideve të tij ku shpesh përdor pseudonimin Nji i mirditas.

Sipas memuaristikës së P. Zef Pllumit, qe i mendimit me përshtatë Kanunin e Maleve duke përpunuar konceptet juridike si mësues i të Drejtës Kanonike që ishte, e të formohej ashtu Kodi Civil shqiptar. Por i kundërshtuar nga politikanët e tjerë në parlament, sipas tij donin të shartonin Sheriatin me Kodin Napoleonik.

La shënime në filozofi dhe teologji morale[9] (studimi “Mbi monizmin dhe materializmin”), në histori “Historia e Pedagogjisë”, “Ipeshkëvinjtë e Shqypnisë”; shkrime të tjera, në gjuhësi (ka botuar gramatikë latine, një fjalor latin, studimin “Mbi ortografinë e sotme”).

Burime

^ a b c Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare[lidhje e thyer] (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
^ a b Osmani T., Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), Phoenix 2001.
^ Çefa K., Si duhet paraqitë zani “Ora e maleve”, Shqiptarja.com, 14 shtator 2013.
^ Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Archived 14 May 2011 at the Wayback Machine. – Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 15-17.
^Murzaku I.A., “Returning Home to Rome: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania”, Grottaferrata, Roma: Monastero esarchico, 2009. fq. 162.
^ Gjikam, Pater Ambrozi, HD, v. XV 1939, 3-7, fq. 342-344.
^ Gjinaj M.; Mele M.; Elmazi M., “Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare”, Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 370-371 ─ ISBN 978-99927-731-8-5.
^Instituti i Shkencave, Buletin për shkencat shoqërore, Botim i institutit të Shkencave, Tiranë 2006 fq. 246.
^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Franciscan Order among the Albanian people, Buletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 36.

 

Më 10 qershor 323 para erës së re u nda nga jeta Leka i Madh, një ndër strategët më të shquar ushtarakë të historisë së njerëzimit

Aleksandri i Madh ose Leka i Madh (greqisht: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonëve. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.r.). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Vitet e fëmijërisë

Aleksandri lindi më 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Mirtal ose Olympia e ëma e Aleksandrit

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t’i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar – Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t’a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! – i thirri atëherë Filipi Dimaratit, – kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t’a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t’i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte. Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, – i thirri Filipi, – Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t’i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, – shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: – Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t’i vërtetonte. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej përgjegjësit ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një Marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit. Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes – këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.

Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për “Iliadën”, të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit. Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: “Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim” Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: “Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë”.

Ngjitja në fron

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t’u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t’u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t’ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t’u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t’i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.

Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.” Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, Marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.

Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri Marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.

Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Miti Aleksandrit


Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madh

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi[1][2]
Aleksandri në art[redakto | redakto tekstin burimor]

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij

– “Sikandar” (1941) – “Alexander the Great”(1956) – “Sikandar-e-Azam” (1965) – “Alexander” (2004)

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.
Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

^ 20 korrik 356 p.e.s., Pela, Maqedonia e lashtë i vdekur më 10 qershor 323 p.e.s. nga Prof. Viktor L. Adams ~ Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë: Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”. ~ “Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug.
^ http://www.albaniapress.com/lajme/20928/KU-ESHTE-VARRI-I-ALEKSANDRIT-TE-MADH-.html%7CVarri

Portrete Arbëreshe: PASIONI I ARTEVE DHUNTI E ARTISTES KATERINA (Caterina Zaccaro) Nga Bexhet Asani

Caterina Zaccaro lindi në Cassano në Jonio në vitin 1972, jeton e banon në Çifti (Civita).

Që nga fëmijëria ka mësuar gjuhën arbëreshe që flitej në familjen e saj në breza.

Kultivon një pasion për traditat arbëreshe që nga vitet e para të shkollës duke e transmetuar fëmijëve, veçanërisht me organizimin e veprimtarive të ndryshme teatrale, edhe sot.

Më parë ishte pjesë e një kompanie teatrale të themeluar në Çifti (Civita) “Shoqëria ndrikullavet” (Shoqëria e ndrikullave), e cila lindi që nga vitet e shkollës, tradita e së cilës ka vazhduar për disa vjet.

Caterina Zaccaro vazhdimisht ka marrë pjesë në aktivitetet e grupeve folklorike duke e mbajtur gjithmonë të gjallë pasionin e saj, me aktivitetet e grupit folklorik “Arbëria” të Frasnitës (di Frascineto).

Që nga viti 2015 është pjesë e Shoqatës kulturore dhe folklorike “Vëllezërit arbëreshë” së bashku me vajzën, Maria Cristina Imbrogno dhe bashkshortin e saj Mimmo Imbrogno.

Caterina Zaccaro përveç muzikës ka edhe një passion tjetër.

Ajo ka pasioni të madh për qepjen, e veçanërisht për qëndisjen.

Për disa vite, ajo ka mësuar artin e qëndisjes së artë, tyl dhe art, pastaj të qepjes së rrobave tradicionale arbëreshe në Çifti (Civita).

Një tjetër pasion i madh i saj është piktura që ajo ka kultivuar që herët me shkollën e artit.

Artistja Caterina Zaccaro, bashkëshorti i saj Mimmo Imbrogno dhe vajza e tyre e talentuar Maria Cristina Imbrogno,

si familje po lënë gjurmë të thella në muzikën arbëreshe – shqiptare në veçanti dhe në kulturën arbëreshe – shqiptare në përgjithësi.

 

MIMMO NJË TALENT I RRALLË I KËNGËVE ARBËRESHE DHE SHQIPTARE Shkruan: Bexhet Asani

 

Mimmo Imbrogno u lind në Zvicër në vitin1969. Rrjedh nga një familje kurbetçinjsh, me tradita arbëreshe. Prindërit e tij ishin me punë të përkohshme në Zvicër, si emigrantë ekonomikë. Në Kalabri u kthyen nëvitin 1974, kur djali i tyre Mimmo ishte në moshën 5 vjeçare.

Nëna e tij një zonjë e rëndë, me të gjitha tiparet e një nëne arbërore thoshte: “Gjithmonë në tryezë, e në shtëpi do të flitet vetëm arbërisht!” Në këtë frymë u edukua edhe Mimmoja i ri. Që në moshë relativisht të re i lindi pasioni për muzikën. Në moshën shtatë vjeçare filloi të mbante në duar dhe të luaj me flautë dhe harmonikë, thjesht natyrshëm si autodidakt, pa ndjekur ndonjë kurs të muzikës.

Për përpjekjet e tij të para në muzikë Mimmo Imbrogno do të kujtojë: “Kontaktet e mia të para me muzikën dhe këndimin arbresh filluan që në moshë të re, me serenatat e kënduara, që u bëheshin nuseve para dasmës. Pastaj me grupin e parë të shkollës së mesme në Frasnitë (Frascineto), ku unë jetoja e ku këndohej dhe prezantohej tregimi i “Kostandini dhe Doruntina”.

Vijoi pjesmarrja ime me grupim të dytë, ku bëmë shumë aktivitete, pothuajse në të gjithë Italinë qendrore dhe jugore. Në të njëjtën kohë, unë kisha krijuar një grup italian muzikor pop.”

Mimmo Imbrogno dashuron vajzën Caterina Zaccaro, fejohet me të dhe këtë dashuri ata do ta kurorëzojnë me martesë në vitin 1994. Pas martese ata do të kenë një vajzë, të cilën do ta pagëzojnë Maria Cristina. Kristina e vogël nga të dy prindërit u rrit, me dashurinë dhe me krenarinë e të qenit ARBËRESHE. Ia mësuan gjuhën e të parëve të tyre arbërishten, të cilën gjuhë paraardhësit e tyre e kishin ruajtur për më se 5 shekuj.

Më tej Mimmo Imbrogno për aktivitetin e tij rrëfen: “Në Çifti (Civita), një qytet tjetër Arbëresh “i quajtur Perla e Arbërisë” lindi një bashkëpunim i bukur e një eksperiencë e gjatë me një grup tjetër “Folk arbëresh” me të cilin unë këndova, luajta si instrumentist bashkë me vajzën dhe gruan time, e me shumë arbëreshë nga Kalabria dhe Sicilia.”

Në vitin 2011 udhëtuam në Shqipëri – Vlorë (sapo zbrita, unë e putha tokën arbërore – shqiptare), një emocion i papërshkrueshëm, me mirëseardhje të jashtëzakonshme, si dhe më pas në Kosovë, Prishtinë etj.

Gjithnjë duke kënduar e luajtur me instrumente kitarë e fyell, vazhdojmë muzikën arbëreshe,me grupin “Vëllezërit arbëreshë” një grup që e krijova unë bashkë me vajzën time, një grup muzikor hulumtues, për nga cilësia e muzikës dhe kujdesi për këngët.

Unë, Mimmo Imbrogno, vajza ime Maria Cristina, Camillo Maffia, një mjeshtër profesionist në fizarmonikë dhe një miku ynë, Michele Greco, filluam nga prezantimet artistike në Kalabri.

Më pas realizuam një projekt që grupi “Vëllezerit arbëreshë” filloi me koncertin e parë në Zagreb 2016, për festën e flamurit.

Kemi bërë dhe prezantime të ndryshme me institucione zyrtare të komunave dhe prezantime kishtare, gjithnjë në arbërisht.

Prezantimet vijuan,me një tjetër koncert në Zagreb në vitin 2017, e më pas grupi që u zgjerua me artistë si Emiliana Oriolo, Daniela Fusha, Francesko Durante, Pasqualino Mitildieri bëmë koncerte në Sirnach të Zvicrës në vitin 2018, një projekt me titull “Nga kënga antike arbëreshe, te lirika shqiptare”, në bashkëpunim me artistë shqiptarë, që u prezantua në “Kështjellën e Krujës” në Çifti (Civita) Kalabri, Francë, Gjenevë e Friburg të Zvicrës.”

 

Më 6 qershor 1961 u nda nga jeta Carl Gustav Jung, psikanalist i shquar zviceran

VOAL – Carl Gustav Jung lindi në Kesswil në Liqenin e Konstancës (Zvicër) më 26 korrik 1875. Biri i një pastori protestant, mori një diplomë në Mjekësi dhe në vitin 1900 u bashkua me spitalin psikiatrik të Zyrihut. Përmes studimeve mjekësore ai i afrohet psikiatrisë. Për disa vite ai është një nga nxënësit e preferuar të Sigmund Freud, e cila e afron atë me psikoanalizën. Jung bëhet një përkrahës i fuqishëm i teorive të mjeshtrit, megjithatë shumë shpejt shfaqen dallime midis dy personave, thellësisht të ndryshëm në karakter.

Në vitin 1912 – me botimin e librit të tij “Transformimet dhe simbolet e dëshirës seksuale” – marrëdhënia mes Jung dhe Freud ndërpritet. Zvicra filloi të elaboronte një teori të re, më vonë të quajtur psikologji analitike, e cila në krahasim me teoritë frojdiane karakterizohet nga një hapje më e madhe ndaj elementeve joracionalë të psikikës.

Jung është një person me një kulturë të madhe: ai studion thellësisht temat mitologjike, letrare dhe fetare të të gjitha kohërave dhe të të gjitha vendeve. Ai udhëton shumë: që nga viti 1920 ai ka vizituar Afrikën, Indinë dhe Amerikën e Veriut. Në 1921 ai botoi ese “llojet psikologjike”. Gjatë udhëtimeve të tij ai erdhi në kontakt me popullsi të shumta, mitet, ritualet, zakonet dhe traditat e të cilit ai studioi. Përveç vetëdijes personale të individit, Jung është i bindur se ka edhe një pavetëdijë të përbashkët të njerëzve të të gjitha kohërave. Përmbajtja e kësaj pavetëdije kolektive, gjatë shekujve do të shprehej në imazhe, mite dhe besime fetare që ai gjen, në mënyrë identike, në kulturat e njerëzve nga periudha dhe vende të ndryshme.

Në teoritë e tij archetypes – të cilat ai e quan “imazhe origjinale” – luajnë një rol themelor. Arketipet janë përmbajtje të pandërgjegjshme që veprojnë si prodhuesit dhe organizatorët e përfaqësimeve: një lloj modeli i pranishëm në një mënyrë të lindur në psikikën e qenies njerëzore.

Në vitin 1930 ai u emërua president nderi i “Shoqërisë Gjermane të Psikoterapisë”; pas ardhjes së nazizmit (1933) ai nuk dha dorëheqjen, por punoi me Hermann Göring, deri në vitin 1940, për të riorganizuar kompaninë.

Për të udhëtuar dhe për të zhvilluar psikologji analitike, Jung kombinon një aktivitet terapeutik intensiv, i cili zhvillohet pranë Zyrihut. Këtu themeloi një institut që mban emrin e tij (Carl Gustav Jung Institut): ai ndërtoi një kullë, një simbol të strehimit dhe meditimit. Ai mëson teorinë dhe metodat e asaj që, për ta dalluar atë nga psikoanalizmi frojdian, tani përkufizohet si “psikologji analitike”.

Në vitin 1944 ai botoi “Psikologji dhe alkiminë”, por në të njëjtin vit ai pësoi një aksident, frakturë dhe një sulm të mëvonshëm në zemër. Në koma, ai ka një përvojë para vdekjes, të cilën pastaj do ta përshkruajë në tekstin autobiografik “Kujtime, ëndrra dhe reflektime”. Më 1952 ai botoi shkrime të rëndësishme mbi “teorinë e sinkronizmit”.

Duke filluar nga vitet 1940, ai po ashtu merrej me një fenomen të ri, i cili po intensifikohej gjithnjë e më shumë, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore: ufologjia.

Pas një sëmundje të shkurtër, ai vdiq më 6 qershor 1961, në shtëpinë e tij të liqenit në Bollingen./Elida Buçpapaj

Bill Gates dhuron 1.6 miliardë dollarë për vaksinat, kujtdo që i duhet do ta ketë

“Sot fondacioni ynë ka premtuar 1.6 miliardë dollarë për të ndihmuar Gavi-n (Aleanca e Vaksinave) të vazhdojë punën e tij fantastike për pesë vitet e ardhshme.

Përveç kësaj, fondacioni është krenar të mbështesë angazhimin ne treguan e ri të vaksinave Covid-19 me një kontribut prej njëqind milionë dollarë, për të siguruar që secili që ka nevojë mund të ketë qasje në të, duke filluar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe popullsitë e tjera me rrezik të lartë infeksioni” – Kështu deklaroi Bill Gates, themeluesi i Microsoft, gjatë samitit virtual për vaksinat i organizuar më 4 qershor në Londër.

Aleanca e Vaksinave Gavi ka deklaruar përmes një njoftimi në Twitter se ka grumbulluar prej 8.8 miliardë dollarë, si burime shtesë, për të siguruar që vaksina e mundshme kundër koronavirusit dhe vaksinat e tjera të jenë për të gjithë njerëzit në botë.