VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll i Shqiptarëve (fotot)

By | October 17, 2018
1 Comments
  • author avatar

    Ndjek NJI lloj krenaria kur e ndigjoj fjën;Princi i Shqipëtarëve,po më duket vetmja se u ri ova tek sa lexova fjalët PRINCI I SHYPTAREVE?
    Edhe pse I bana 80-et vite Nuk Arita me pa Mbretin e Shqipëtarëve,që tan jetën më mbeti vetëm dëshirë,ushqim shpirtnor e jo reality,shpresë e parealizueshme,andër e UTOPI që më qon në dëshprim e shkoj me mall Sikurse fëmija pa Prind?!

Komentet

“Kcimi i Tropojës”, Presidenti Meta ndan videon e festivalit

TROPOJË

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.  Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.


“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.

Protesta më 31 maj, paralajmërimi i Balliut: Nëse Rama nuk dorëhiqet, nuk përjashtohet Surreli…

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu në studion e lajmeve në News 24 tha se kryeministri Edi Rama  ka 5 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen.  Sipas Balliut, protesta e paralajmëruar nga opozita më 31 maj nuk do të kufizohet vetëm në kryeministri, por do të përfshijë edhe Surrelin.

“Edi Rama ka 5 ditë kohë të zgjedhi rrugën europiane që është dorëheqja. Data 31 maj nuk përjashton absolutisht asnjë gjë, nga Kryeministria deri në Surrel. Nuk mund të tolerohet të kemi zgjedhje vetëm me një parti. Jemi në Shqipërinë e 2019-ës.

Revolta nuk ka skenare. Po ta shikoni herën e fundit, pavarësisht mundimit të lidershipit të PD për të ruajtur një lloj paqeje, në momentin që qytetarët iu afruan Parlamentit nuk mund të kontrolloheshin. Sapo u afruan te parlamenti, revolta e tyre ishte e papërmbajtshme. Nëse Edi Rama vazhdon me këto provokime vetëm do t’i hedhë benzinë zjarrit. Dua të theksoj se nuk është asgjë e rastësishme.

Çdo qytetar duhet të dalë për fëmijën e tij që të mos largohet.”-u shpreh ai./Balkanweb/

Basha: Për pushtet, Rama do të çojë vendin në përplasje civile

TIRANE

Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve myslimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.

“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës.  Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.

Basha ngre masën peshë: Mesazhi nga populli “Rama ik”

TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se aspirata që ka mbledhur shqiptarët në kauzën e tyre është Shqipëria si gjithë Europa. Para mijëra protestuesve, Basha tha se ky bashkim është garanci kombëtare për fitoren e betejës. Ai iu bashkuar thirrjeve duke theksuar mesazhin e tyre “Rama ik”.

“Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës sonë për shqipërinë si gjithë Europa.
Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota shohim e dëgjojmë shpresën e një kombi të ngritur më këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me vendosmëri, me një mesazh të prerë ta dëgjojë gjithë bota ‘Rama ik’.
Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim. Për herë të gjashtë në këtë shesh, dhjetëra herë në këto muaj zgjimi kombëtar.
Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.
Ky është mesazhi i sovranit, tash tre muaj qëndresë. Ky është mesazhi i sovranit, i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake e krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës më të thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në parlament. Njeriun që për pushtetin e tij shkatërroi gjykatat, kapi prokurorinë, paralizoi drejtësinë, njeriu që e kthehu Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar. njeriut që vodhi taksat e popullit më të varfër dhe ia dha një grushti oligarkësh, grabitqarë, një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën e gojës fëmijëve”, deklaroi kreu i PD.

Tirana me një muze të ri, shtëpia e Ismail Kadaresë hapet për publikun

Nga sot, qytetarët, por edhe vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj, kanë një destinacion më shumë për të vizituar në kryeqytet. Falë projektit të Bashkisë së Tiranës udhëhequr nga arkitektja Elizabeta Terragni, shtëpia ku jetoi dhe punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tij më të njohura letrare gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, është kthyer në një muze.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, regjisori Piro Milkani, ambasadorë e mjaft personalitete të fushës së artit dhe të letrave, morën pjesë në hapjen e apartamentit që pasqyron jetën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare gjatë periudhës totalitare.

“Shprehja e Ismailit se gjithmonë ka kohë që njeriu të bëjë diçka të dobishme për vendin e tij, është fantastike. Në njëfarë mënyre gjetëm kohë, në shumë punë që ka qyteti, të bëjmë diçka të dobishme për vendin tonë, jo diçka ekskluzive të Tiranës, por diçka që lartëson, por edhe që hap një dritare për një nga figurat më emblematike, një nga markat më të njohura ‘Made in Albania’, që është Ismail Kadare, Helena dhe familja e tyre, si dhe vepra që ka buruar nga kjo shtëpi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se kjo ndërtesë do të kthehet në një destinacion për turistët. “Ne duam që ky muze të jetë patjetër një në dhjetë gjërat që shihet në Tiranë, pas Bunkerit, Shtëpisë me gjethe, sheshit, institucionet tona të kultit, Muzeu Kombëtar, Opera e Baletit”, u shpreh ai.

Brenda apartamentit, ekspozimi ndahet midis dokumenteve origjinale, objekteve, librave dhe mobilieve, si dhe hapësira ku mund të marrësh njohuri për veprën e shkrimtarit, në formën e një këndi leximi.

Por në Pallatin me Kuba, siç njihet ndryshe në kryeqytet, ka jetuar edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Bashkia e Tiranës ka vendosur që edhe ky apartament të kthehet në një muze për të ndarë me publikun disa copëza nga jeta e Agollit. “Ky pallat nuk ka qenë vetëm adresa e Ismailit dhe e Elenës, por është edhe adresa e familjes Agolli. Jemi në diskutime me të dy fëmijët e Dritëroit që të bëjmë të njëjtën gjë, dhe ta kthejmë edhe atë në muze. Kështu, i gjithë pallati do të jetë i vizitueshëm. Fehmi Ibrahimi dhe të tjera personalitete kanë jetuar në këtë pallat, ndaj besoj se herët a vonë do të kthehet në një destinacion ku Bashkia e Tiranës me muzeumet vendore do të fillojë një traditë të re”, nënvizoi Veliaj.

Puna nuk do të ndalet këtu. I gjithë pallati ku kanë jetuar dy korifejtë e letrave të gjuhës shqipe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, që i është besuar arkitektit të tij, Maks Velo. Ky objekt i ndërtuar para viteve ’90 në mes të Tiranës ishte shfaqje e modernizmit dhe rezultoi si një provokacion i vazhdueshëm për artin zyrtar të asaj kohe.

Bashkia e Tiranës po eksploron mundësi të reja për krijimin e hapësirave të tjera të vizitueshme për qytetarët dhe turistët e shumtë. Ndaj, krahas atyre në qendër të qytetit, edhe në zona të tjera të Tiranës do të ketë muze të tjerë që do të rrëfejnë më shumë për kryeqytetin. “Ne jemi duke eksploruar edhe hapësirat e tjera në Tiranë, që ashtu si shtëpia e Ismailit edhe Dritëroit, të kemi edhe hapësira të tjera që mund t’i kthejmë të vizitueshme, edhe në cepa të ndryshme të qytetit, për të mos u fokusuar në pjesën tonë qendrore. Ne duam që me këtë rast, të fillojmë një traditë shumë të bukur të muzeumeve vendore. Po diskutojmë që në zonën e Kalasë së Tiranës të kemi një muze vendor të qytetit të Tiranës, dhe të sigurohemi që në shtëpitë e mëdhaja tiranase, ndoshta mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato ndërtesa është marrja në pronësi e tyre, siç bëmë me këtë ndërtesë”, theksoi Veliaj.

Një tjetër lajm i mirë është edhe shpërndarja e Kartës Studentore, e cila u krijon mundësi të rinjve që të kenë akses nëpër muzetë e ndryshëm falas ose me çmime shumë të reduktuara. “Nga sot muzeu do të jetë i hapur, madje për studentët, duke qenë se bashkë me ministren, javën tjetër fillojmë shpërndarjen e Kartave Studentore, për studentët është me 80 % ulje. Pra, thuajse falas për të gjithë studentët. Ndërkohë, sigurisht që ka oferta të ndryshme për ata që janë turistë, që janë grupe, për fëmijët, është gjithashtu falas”, bëri të ditur Veliaj.

Teksa e cilësoi një projekt kurajoz, ministrja e Kulturës Elva Margariti,  theksoi se kjo studio-muze do të kthehet në një hapësirë kërkimi për të rinjtë që do të njohin një pjesë të kulturës së tyre. “Kanë kryer për mendimin tim një gjest shumë të fortë dhe shumë kurajoz për faktin që kanë hapur dyert e intimitetit të tyre dhe e kanë bërë pjesë të jetës sonë. Çelësi është koha; koha këtu vërtet ka ndaluar, por e ndjen që rrjedh dhe koha këtu do të vazhdojë dhe do ta ndryshojë këtë vend. Këtu do të kthehet në një hapësirë kërkimi ku të rinjtë do të njohin një pjesë të kulturës së tyre, do të kenë mundësi të njohin akoma më nga afër një nga thesaret e vendit tonë sepse Ismail Kadareja faktikisht është për ne, në të gjithë botën, një thesar i kombit shqiptar”, tha Margariti.

Një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, regjisori Piro Milkani i cili është dhe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Kadaresë, rrëfeu edhe disa nga emocionet e tij teksa sheh se si dyert e këtij apartamenti hapen sërish, por tashmë për të gjithë adhuruesit e veprave të tij. “Kam qenë dhe mbetem mik me Kadarenë prej 50 vitesh, dhe e kam vizituar këtë shtëpi disa herë. Për të qenë të sinqertë të kesh mik Kadarenë është shumë e vështirë. Duhet pranuar si i tillë. Por ka momente që mund t’ju them që humori i tij është i jashtëzakonshëm. Unë e quaj veten të privilegjuar, kam pasur bashkëpunimin më të parë me Ismail Kadarenë në filmin “Përse bie kjo daulle”, sipas romanit “Dasma”, këtu e 50 vite përpara, dhe së fundmi 50 vjet më vonë kanë një dokumentar së bashku me Emën që quhet “Gjeneralët e vdekur të ushtrisë”. Ju faleminderit dhe urime të gjithëve për këtë pune të pakufishme”, tha Milkani.

Shoqatat e investitorëve të huaj: Gjeni zgjidhje, po pengoni investimet

Pas bizneseve vendëse, janë dhomat e huaja të tregtisë dhe industrisë që kanë bërë thirrje të përbashkët për të zgjidhur krizën politike, pasi kjo situatë po pengon investimet ndërkombëtare. Në një deklaratë të përbashkët, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) pohojnë se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejtpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira, veçanërisht qeveria dhe opozita, të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend”, përfundon deklarata.

Reagimi
Pak ditë më parë, Forumit i Dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të sipërmarrjes i bëri thirrje unanimisht apel klasës politike në Shqipëri për normalizimin e situatës politike dhe ekonomike në vend. Në deklaratën e tyre thuhej: “Përshkallëzimi i situatës që thellon krizën politike në vend ka krijuar dhe po thellon plagë të rënda në ekonominë Shqiptare. Të shqetësuar nga kjo situatë politike në vend, u bëjmë thirrje liderëve të partive politike të gjejnë zgjidhje pa humbur kohë. Përvoja nga krizat e mëparshme që ka kaluar vendi ynë gjatë 30 viteve kanë treguar se gjithmonë është gjetur një zgjidhje, por diferenca është te kohëzgjatja dhe fatura e paguar. Faturë që e kanë paguar dhe vijojnë ta paguajnë konsumatorët, taksapaguesit dhe e gjithë ekonomia shqiptare. Në kohën e këtij apeli është shtuar hezitimi te konsumatori shqiptar, është shtuar hezitimi për të vijuar me investimet si tek sipërmarrja vendëse, ashtu edhe tek investitorët e huaj. Në këtë situatë të krijuar, më shumë nga të gjithë po cenohet sipërmarrja private, si kontribuuesi kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit, me 85% të prodhimit të përgjithshëm vjetor (GDP) dhe me punësimin, nga ku 9 në 10 shqiptarë sot punojnë në sipërmarrjen private. Apeli ynë ndaj elitës politike është që mosmarrëveshjet që keni, zgjidhini duke demonstruar një sjellje të përgjegjshme dhe duke pasur në mendje jo interesin e ngushtë partiak dhe të pushtetit, por interesin e shqiptarëve dhe të vendit. Në një situatë të tillë politike të krijuar i sjellim ndërmend klasës politike se biznesi vendës dhe i huaj apelon për stabilitet politik, i cili i shërben klimës së mirë dhe qëndrueshmërisë ekonomike të vendit. Klima e tensionuar politike ndikon negativisht për të gjithë ato që kanë në planet e tyre të investojnë në Shqipëri, dhe se sipërmarrja beson vetëm te ligjshmëria dhe dialogu i cili sjell normalitet, zhvillim dhe integrim”. Edhe operatorët turistikë janë shprehur se situata e paqartë politike ka ndikuar në anulimin e rezervimeve nga turistët e huaj, kryesisht ata gjermanë dhe nordikë.

Presidenti Meta, mesazh të fortë para protestës së opozitës

Nderkohe qe ndajne pak ore nga protesta e opozites se bashkuar, para Kryeministrise, presidenti i vendit, Ilir Meta del me nje mesazh te forte. 

“Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”- apelon kreu i shtetit.

Sipas Metes, eshtë përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

 

DEKLARATA E METES

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Protestë kombëtare – Opozita sërish në rrugë, palët larg dialogut

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shpejtuar të ftojë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me tri letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.

Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi  interesat kombëtare të vendit.

“Ndryshojmë datën e zgjedhjeve”, Këshilltari i CDU-së reagon pas deklaratës së Metës

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan”. Keshtu e ka vleresuar presidentin e Shqiperise, Ilir Meta, Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Me nje reagim te bere sot ne faqen e tij ne Twitter, Henze, e cmon reagimin e Metes bere nje dite me pare, teksa ne vijim te perpjekjeve per zgjidhjen e krizes ne vend, dekklaroi prere se ehste gati jo vetem te lere mandatin, por edhe te rishohe dekretin per ndryshimin e dates se zgjedhjeve vendore.

 

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Reagimi i Henze, vjen fill pasi, Meta deklaroi se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend.

Sipas Henze, presidenti Meta e shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.

“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë,”-tha ai.

“Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve”- shkruante Meta nje dite me pare.

Enkelejd Alibeaj denocon me foto: Deputeti Spartak Braho dhe prefekti Astrit Aliaj nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan se deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje për këtë, të protestohet deri në përmbysjen e qeverisë.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Sot, 24 maj 2019, përfaqësuesit në qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnjë skrupull, pa asnjë vrasje ndërgjegje, pa asnjë shenjë pendese, bijtë e etërve komunistë i thurin lavde diktaturës dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve për 50 vjet!

Qartësisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete! Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:

Te protestojme deri ne permbysje!

Shqiperia si gjithe Europa!

Asnje hap pas!

Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00!

Thirrja e Ambasadës së SHBA: Larg protestës, mund të ketë dhunë

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni protestën, mund të ketë dhunë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për protestën e radhës së opozitës, e cila pritet të mbahet nesër në orën 19:00. Thirrjet e selisë diplomatike amerikane shkojnë për qytetarët e saj, të cilët i fton të shmangin vendet ku bëhet protesta.

Duke u nisur nga rastet e tjera ku ka pasur akte dheune e reagim me gaz lotsjellës nga policia, qytetarët amerikanë ftohen të jenë të kujdesshëm.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri:

Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit.

Skënder Gjinushi, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave: Besim i madh

Skender Gjinushi zgjidhet me shumice votash, kryetari i ri i Akademise se Shkencave.

Rezultati ka dale pas procesit te numerimit te votave, ku Akademiket e kane votuar me 35 vota pro dhe 6 kunder, kryetarin e ri te Akademise se Shkencave, pozicion per te cilin i vetmi ne gare ishte Skënder Gjinushi.

Nderkohe qe për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, per pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse ne pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

 

Para votimit, kandidati per kryetar, Skender Gjinushi ne nje fjale te mbajtur para akademikeve, shpalosi platformen e tij per mandatin qe kerkon ne krye te Akademise.

“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.

“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.