VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lart e më lart Flora Suldashi: 16 Finalistet e Miss Germany 2020 do të vishen nga kreatorja shqiptare

By | February 15, 2020
blank

Komentet

blank

“Bërbili” – Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë

Arbëreshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane.

UraCult Konzert

Këmgëtarja e studiuesja, Dina Bušić bashkë me kitaristen, Melita Ivković

Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më parë për të. Dina Bušić, vetë nga ana e nënës me rrënjë nga Arbëreshët e Zarës nuk e dinte fillimisht kur regjistroi këngë e fragmente këngësh me gjyshen apo këngëtarë të moshuar, se ato ishin sjellë 300 vjet më parë nga arbëreshët e shpërngulur nga zonat e Liqenit të Shkodrës drejt Kroacisë.

Shpëtimi i një thesari të harruar

Ky zbulim e nxiti Dina Bušić t’i kushtohej jo vetëm mbledhjes, por edhe përpunimit të tyre derisa një ditë ato ishin të gatshme për t’u regjistruar në albumin “Berbili” në Kishën Marijana të ishullit Zlarina që njihet për akustikën e mrekullueshme. “Në një farë mënyre është trashëgimia ime familjare, por në anën tjetër është puna ime shkencore, sepse derisa pyeta, nuk e dija që ato ishin këngë ‘arbnesh’. Kjo traditë seriozisht kishte filluar të zbehej shumë. Për fat të keq sot nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar mbi këtë repertor tradicional, kështu në një lloj mënyre, ne e shpëtuam atë nga harresa e plotë”, rrefen studiuesja. Ishte muzikologja e kitaristja, Melita Ivković që e nxiti Dinën të mos e humbisnin këtë thesar. “Ne na u bë e qartë, se nëse nuk do të ndërmerrnim diçka, ky thesar do të humbiste njëherë e përgjithmonë”, thotë Ivković.

Veranstaltung UraCult und Südosteuropa Gesellschaft

Prof. Dr. Eckehard Pistrick

Tradita e arbërëshevë të Kroacisë është “në hije” krahasuar me tradita të tjera të diasporës, thekson Prof. Eckehard Pistrick, etnomuzikolog në Institutin për Etnomuzikologjinë Europiane në Universitetin e Kölnit dhe drejtues i degës së Shoqatës së Europës Juglindore për Kölnin, prandaj ai e kishte për zemër organizimin e një mbrëmjeje të tillë. Bashkë me rrjetin UraCult që angazhohet prej disa vitesh në prezantimin e ndërlidhjen e kulturës shqiptare në Gjermani e Europë ata sollën në Köln studiueset e muzikantet, Dina Bušić dhe Melita Ivković të prezantojnë këngët arbëreshe. Ali Salihu, nga kryesia e UraCult, që gjithmonë e ka tërhequr historia arbëreshe rrëfen, se bashkëpunimi kishte një parahistori. “Vetë kam qenë disa herë në Zarë dhe kam vizituar Arbanasin, kam kuptuar se kjo pakicë ka kontribuar në Kroaci me disa personalitete të ndryshme.[..] Kur lexova për këtë album, e kontaktova menjëherë zonjën Bušić dhe doja që një ditë ta prezantojmë këtë projekt shumë të mirë, në Köln. Ne si Uracult nuk e shohim veten vetëm si shoqatë shqiptare, por si urë lidhëse mes të gjitha vendeve të Evropës Juglindore e Gjermanisë, prandaj jemi të lumtur që të prezantojmë për herë të parë edhe artistë nga Kroacia.”

Veranstaltung UraCult und Südosteuropa Gesellschaft

Ali Salihu nga kryesia e UraCult

“Dina e Mel”, siç paraqitet dueti në koncerte, u desh të punonin gjatë për këtë album bashkë me artistë të tjerë të njohur. Sepse nuk mjaftoi vetëm mbledhja e fragmenteve muzikore e këngëve, atyre u desh të konsultonin shumë burime për t’i rikonstruktuar këto këngë herë melankolike, herë humoritiske që i kushtohen dashurisë, natyrës, nënës, familjes e nostalgjisë për vendlindjen. “Janë këngë shumë emocionuese, del në pah se janë këngë të vjetra, këngë që nënat i kanë kënduar me fëmijët e tyre prej shumë e shumë kohësh, një gjuhë e thjeshtë, gjuhë e shtëpisë, që automatikisht tek dëgjuesi sjell emocione familjare. Por me këtë koncert këngëtarja dhe kitaristja na treguan, se si mund të transfomohet muzika që është trashëguar në familjet në një ambient të ngushtë, në një muzikë që transporton dhe kthehet në një urë mes kulturave, sepse ajo ka treguar që e njëjta këngë ekziston në disa gjuhë dhe ka përdorur elementë nga gjuhë të ndryshme për të kombinuar këtë”, thotë Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, eksperte prej vitesh jo vetëm e politikës së Ballkanit. Ajo vetë ka hulumtuar dikur në Shqipëri mbi etnologjinë e muzikës.

Berlin | DW-Interview | Adelheid Feilcke

Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle

Muzika si element lidhës i popujve të Ballkanit jo ndarës

Disa prej këtyre këngëve, “Dina e Mel” ia prezantuan publikut entuziast në Köln  të enjten (16.09.) pas një tryeze diskutimi mbi strategjitë e ruajtjes, rinkonstruktimit dhe përçuarjes së trashëgimisë kulturore të pakicave në Europën Juglindore. Muzika zë një vend të veçantë në ruajtjen e identitetit të një pakice, thotë Prof. Pistrick. Këto këngë “rrëfejnë për transformimin kulturor, përmes mobilitetit njerëzor, historinë e rezistencës kulturore dhe përshtatjes. Rëndësi ka një qasje  “muziko-arkeologjike”, që do të thotë që tradita të tilla të dokumentohen në studime etnomuzikologjike, por edhe të shihen burime të arkivave fonikë dhe të shkruara. Kjo është një punë gati kriminologjike, por ajo na mundëson të rikonstruktojmë një larmi të gjithë, nga e cila sot në botën ekzistojnë vetëm fragmente. “

UraCult und Südosteuropa Gesellschaft I

Podium diskutimi në Köln, 16.09.2021

Në kulturën e pakicave nuk bëhet fjalë vetëm për identitetin e ruajtjen e tij. Aty reflektohen edhe konfliktet e përplasja me shoqërinë e shumicës, ngjizet historia kombëtare e lokale. Por e kanë fuqinë të luajnë një rol pajtues thesarë të tillë që nxirren nga historia? Adelheid Feilcke është e bindur se këtë rol bashkues nuk e luan vetëm muzika, por edhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore imateriale. “Për mua kjo muzikë është një shembull i mirë, si mund të krijohet një urë kulturore përmes muzikës. Doja të shtoja, se shpesh muzika në Ballkan, Europën Juglindore merret më shumë me frymën e ndarjes, kjo është e jona, kjo është e jotja, por në qoftë se ti analizon, del që muzika është shumë e ngjashme tek njëri e tjetri. Ndoshta ata këndojnë në gjuhë të ndryshme, por baza muzikore është e njëjtë. Duke marrë këtë si shembull do thoja se mund të gjejmë shumë elementë të përbashkët të muzikës për t’i ndërlidhur më shumë popujt e Ballkanit. Përmes muzikës, si element emocionues  i kulturës, ne mund të kapërcejmë kufijtë.”

“Kthyem pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri”

Arbëreshët në Kroaci janë pjesë e larmisë së pakicave kulturore në Europën Juglindore, si ajo e romëve, vllehëve, pomakëve, larmi që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga studiuesit këto kohë. “Kultura e pakicave ka rëndësi të madhe, sepse ajo krijon ura mes shoqërisë së shumicës dhe pakicës”, thotë Prof. Pistrick prandaj ka shumë rëndësi një politikë kulturore që ruan dhe rivitalizon kulturën e pakicave. “Mbetet problematike, që për shkak të një politike të UNESCO-s të orientuar nga trashëgimia kulturore e shteteve kombëtare, ajo merr më pak vëmendje, pasi kjo kulturë nuk kategorizohet vetëm tek një shtet kombëtar”, thekson ai.

UraCult und Südosteuropa Gesellschaft I

Dina Busic që është edhe drejtuese e zyrës së Kulturës në Zarë është krenare që risjellja për publikun e këngëve të tilla të vjetra dhe  albumi “Bërbili” rizgjuan edhe më shumë interesin tek arbanasit për traditën e tyre dhe përçimin e saj tek brezat. e rinj. Në Arbanasi ka edhe një shkollë të vogël shqipe, dhe organizata që i kushtohen ruajtjes së kulturës arbëreshe. Pavarësisht, se në jetën e përditshme, vetëdija si arbëresh nuk luan donjë rol, thotë Bušić.

“Bërbili” nuk këndoi vetëm në Köln. Ai ishte në korrik edhe në Festivalin në Kalanë e Rozafës, një moment emocional për Dina Bušić. “Kur patëm një koncert para 2000 vetëve në Rozafa, dhe biseduam pas koncertit me njerëzit, organizatorët, e muzikantët kuptuam, se nuk bëmë vetëm diçka që ndihmoi Arbëreshët e Zarës, për të ruajtur kulturën e tyre, por e kthyem edhe pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri. Ishte emocionuese se si ata dalluan fjalë të vjetra gegërisht, fjalë arkaike sic thanë ata, që i dinin nga stërgjyshërit e tyre.

Rrugëtimi i Bërbilit vazhdon në Köln me prezantimin e Festivalin “Migrant Music Manifesto” dhe më pas synon të shkojë edhe në Tiranë e Prishtinë.

blank

DEGËT E LDK-SË NË GJERMANI DHE ZVICËR BËNË VIZITA NË ATDHE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ, zëdhënës i Degës të LDK-së, në Gjermani

Homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Anëtarë të kryesisë dhe aktivistë nga Degët e LDK-së në Gjermani e Zvicër, bënë vizita në Atdhe. Të prirë, përkatësisht, nga kryetari Osman Ferizi dhe anëtarët e kryesisë Saim Tahiraj e Ismet Çeku, ata bënë homazhe dhe vunë buqeta lulesh ke shtatorja e komandant Sali Çekaj në Deçan, në Kompleksin Memorial në Koshare dhe Kompleksin Memorial Dr. Ibrahim Rugova në Istog.
     Grupi i mërgimtarëve përbëhej nga kuadro drejtues dhe aktivistë të Degëve dhe të Nëndegëve të LDK-së, nga Gjermania dhe Zvicra: Tahir Buqolli, Smajl Çekaj, Zymer Lulaj, Azem Kelmendi, Alush Zeqiraj, Lush Cana, Fazli Kelmendi, Rashid Nikçi, Sali Blakaj, Ali Demaj, Lirim Lulaj dhe të tjerë. Pjesë e këtyre vizitave u bë edhe zonja Hyrije Dobruna, kandidate për kryetare të komunës së Deçanit, me një pjesë të ekipit të saj, si dhe ish-shefi i Protokollit të Presidentit Rugova, Sali Cacaj.
     Veprimtarët e LDK-së, të dy Degëve në fjalë, në lokalet e Restorant “Kosharja”, zhvilluan një bisedë dhe shkëmbyen mendime me zonjen Dobruna, me theks të veçantë për zgjedhjet e pritshme lokale të tetorit. Kryetari Osman Ferizi bëri një ekspoze të veprimtarive, që zhvillon Mërgata shqiptare. Ndërsa kandidatja Dobruna foli për nismën e ndryshimit në LDK-e; për opozitarizmin e pavarur dhe aktiv që bënë udhëheqja e re, me kryetar Lumir Abdixhikun; për aksionin e madh agjitativ të ndërmarrë, nga drejtues dhe veprimtarë të përkushtuar, për ringritjen e LDK-së, pas debaklit të pësuar në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.
blank
Homazhe në Deçan
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, me shokë, bëri vizitë në Kuvendin komunal të Pejës, ku u pritën nga kryetari Gazmend Muhaxheri, njëherësh, nënkryetar i LDK-së dhe nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani. Zoti Muhaxheri i informoi mysafirët nga Mërgata, për zhvillimin dhe ndryshimet e bëra në komunën e Pejës; për realizimin e premtimeve të dhëna elektoratit katër vite më parë. Përjashtim bënë projekti madhor “Borea”, i cili u sabotua nga qeveria e PAN-it, për arsye, kryekëput, politike.
     Nënkryetari i LDK-së, i informoi veprimtarët nga Mërgata për zgjedhjet e radhës, për rrjedhat në LDK-e, për nismën dhe vazhdimin e reformave në parti. Ai foli për përgaditjet për zgjedhjet e tetorit, me shpresën e bazuar se LDK-ja ka marrë mesazhin e qartë të elektoratit, në zgjedhjet paraprake të shkurit. Andaj, po punonin me bazën partiake, me premtimin se shumëçka do të jetë ndryshe. Dhe, mbi këtë bazë, pritet ringritja e LDK-së në nivel vendi.
     Kryetari Ferizi, duke e falenderuar kryetarin e komunës Muhaxheri, për pritjen sa të përzemërt, aq edhe të sinqertë, rrëfeu për aktivitetet e Degës së LDK-së në Gjermani, si dega më e madhe e Mërgatës. Ai ishte, si gjithmonë, i drejtëpërdrejtë dhe shprehu opinionin e anëtarësisë së partisë në Mërgatë, e cila e ka mirëpritur ndryshimin, aq shumë të dëshiruar. Mbizotëron mendimi se koalicionet me PDK-në, përkatësisht, PAN-in, i kanë kushtuar shumë LDK-së. Këtë e pranojnë, tashmë, edhe ata që i kontribuan kësaj vartësie e lidhjeje të panatyrshme, madje, anakronike.
     Thonë se çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë. Dhe, e mira e debaklit të LDK-së, në zgjedhjet e shkurtit 2021, është vetëdijësimi i drejtuesëve të LDK-së, se nuk duhet vepruar kundër anëtarësisë, simpatizantëve, të elektoratit të LDK-së. Sepse durimi ka një kufi. Dhe, caku i kaluar, sjell reagimin e ligjshëm, madje, të vrazhdët, siç ndodhi me humbjen e gjysmës së elektoratit votues, krahasuar me zgjedhjet paraprake, të cilët nuk votuan partinë e zemrës – LDK-në, si hakmarrje ndaj krerëve-klan të LDK-së, të cilët shpërfillën elektoratin, deri në injorim, përbuzje, anashkalim total.
      Kryetari Ferizi u zotua se Dega e LDK-së në Gjermani, do të jetë bashkëpunuese konstruktive me LDK-në qendër, për të mirën e partisë dhe të Kosovës. Duhet pranuar se elektorati i LDK-së, në Mërgatë, është fort i lënduar, nga provokimi i rëndë i bërë, ndër vite, me koalicione të dëmshme, duke i mundësuar PAN-it një qeverisje sa të gjatë, aq edhe primitive, të pamerituar, të vrazhdët dhe hajnore. Urojmë që pësimi të bëhet mësim, për udhëheqjen e re!
     Në përmbyllje të vizitave të veprimtarëve të LDK-së në Atdhe, realizuan një takim me kandidatin simpatik, për kryetar të komunës të Istogut, Ilir Feratin. Kryetari Osman Ferizi e përgëzoi Kryesinë e LDK-së, për pëzgjedhjen e duhur të kandidatit Ferati. Edhe pse i ri në moshë, Iliri ka përgaditjen solide intelektuale e profesionale. Zoti Ferizi e përgëzoi kandidatin e ri, për guximin dhe gadishmërinë e treguar dhe kjo është premisë e suksesit. Urojmë që pretendenti i sotëm, të jetë kryetar i komunës të Istogut nesër, si bastion i pathyeshëm i LDK-së të Ibrahim Rugovës!
     Kandidati Ilir Ferati falenderoi kryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizin dhe ekipin e tij, nënkryetarin e Degës, Tahir Buçolli, kryetarin dhe sekretarin e Nëndegës të LDK-së në Rheinland Pfalz, përkatësisht, Alush Zeqiraj e Lush Cana, anëtarin e kryesisë Sali Blakaj, pastaj Ali Demaj nga Dega e Zvicrës, Xhevat Demaj, kryetar i Nëndegës të LDK-së në Vrellë dhe veprimtarët tjerë.
     Kandidati Ilir Ferati, njëherësh, anëtar i Kryesisë të LDK-së, bëri një ekspoze të LDK-së, në nivel të vendit, riorganizimin për ringritjen e saj. Pastaj foli “për unitetin që manifestohet në LDK-në komunale të Istogut, bashkëpunimi i sinqertë me kolegët ish-pretendentë, të cilët, papërtueshëm, me shoqërojnë në fushatën specifike, që e bëjmë në kushtet pandemike”. Ai shprehu besimin, që së bashku, do t`ia dalim me sukses.
     Dhe, ne e urojmë me gjithë zemër, kandidatin Ilir Feratin, duke i dëshiruar një fitore të suksesshme dhe fisnike!
     Të gjitha aktivitetet e veprimtarëve të Degëve të LDK-së, në Gjermani e Zvicër, i përcolli mediumi i zëshëm RTV “FONTANA”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj.
blank

NJË LIBËR KUSHTUAR BUKËS -Në promovimin e librit “Il Pane” të Klaudio Findikut- Nga Ndue Lazri – Fotot Angela Giordani

Edhe pse është vetëm 26 vjeç në moshë, ai ka marrë iniciativën të shkruajë një libër kushtuar bukës. Dhe këtë e bën, pasi ka publikuar katër libra me poezi. Klaudio Findiku është rritur në Itali dhe jeton në Arco, në zonën Trentino. Djalë me aftësi të shumta dhe me interesa të shumta. Ka bërë gjithçka për formimin e tij arsimor, kulturor e profesional, si kusht i domosdoshëm për një integrim dinjitoz në jetën e shtetit italian. Gjithnjë me ndihmën e pandërprerë e të pakursyer të prindërve që punojnë me ndershmëri në zonën ku banojnë. E në kohën e lirë lexon apo shkruan poezi e gjëra të tjera të frymëzuara.
Edhe buka është poezi, është poezia e jetës, në të shkuarën dramë dhe element bazë për mbijetesën (kujtojmë Legjendën e misrit të Migjenit e shumë krijime të artit kushtuar bukës), është ushqimi i parë që vemë në tavolinë sapo e shtrojmë atë, ëhtë lutja e parë që i drejtojmë Zotit për bukën tonë të përditshme, është mjeshtria e shumë njerëzve që ngrihen që me natë për të prodhuar bukën e freskët e të ngrohtë, është meraku i nënave që t’u japin fëmijëve dhe pjesëtarëve të familjes bukën e duarve të tyre. Tek sjell ndërmend të gjitha këto gjëra për bukën, them se idea e këtij djaloshi të ri për të shkruaar një libër me këtë temë, është një ide nobile dhe i bën nder emrit të tij.
Autori e nis librin me kërkimet historike mbi prejardhjen e prodhimin e bukës, që nga 7000 vjet më përpara, kur guri filloi të përdorej për të bluar drithërat e për të prodhuar bukë, duke shkuar në Egjiptin e lashtë, në Tebë apo në Zvicër etj. Pastaj flet për drithrat e origjinën e tyre, llojet e ndryshme të miellrave e rëndësia e cilësisë së tyre për një bukë të mirë, llojet e ndryshme të bukës që prodhohen sot në të gjitha rajonet e Italisë e në anë të ndryshme të globit, si dhe për recetat e ndryshme për të përftuar atë gamë të gjerë të prodhimeve të bukës. Mendoj se libri është një nderim edhe për babanë e tij, i cili ushtron profesion e nderuar e të fisëm të furrtarit.
Libri është shkruar në gjuhën italiane, por i drejtohet një auditori më të gjerë lexuesish. Autori, me gjithë informacionet e shumta me karakter teknik e profesional në këtë fushë, është përpjekur të përdorë një gjuhë divulgative, që libri të jetë i kuptueshëm dhe i përdorshëm nga të gjithë.
Këto e të tjera vlera të librit u vunë në dukje në promovimin që u organizua në një nga pallatet me vlera historike e kulturore të Roveretos, në Pallatin Alberti Poja, i ndërtuar thuajse tre shekuj më parë për kontin Francesco Alberti Poja e baroneshën Eleonora Piomarta. Në këtë pallat herë pas here organizohen ekspozita të ndryshme artesh, brenda tij ka vlera muzeale, si dhe ndodhet biblioteka e pasur e qytetit të Roveretos. Në një nga sallat e tij u bë promovimi i librit. Klaudio e kishte dekoruar sallën sipas tematikës së librit, duke sjellë një kanistër me lloje të ndryshme buke, si dhe kallinj gruri. Madje, ai e bëri edhe më elegante nisjen e aktivitetit, duke luajtur vetë një prelud në piano.
Merrnin pjesë emigrantë shqiptarë në Rovereto, anëtarë të shoqatës “Besëlidhja”, që drejtohet nga Miltjadh Ziu, krijues, intelektualë, punonjës të bibliotekës së qytetit etj.
Takimin e drejtoi me kompetencë e me mjeshtri Dr.Paolo Farinati, i cili ka punuar në sektorë të ekonomisë, artit e kulturës dhe si gazetar. Ai iu uroi mirseardhjen të pranishmëve dhe e hapi takimin duke folur për Klaudion si krijues e si veprimtar shoqëror. Mbi jetën dhe aktivitetin e gjerë të Klaudios foli mësuesja e shollës shqipe dhe veprimtarja e palodhur e shoqatës “Besëlidhja”, Dila Rrapi. Pata kënaqësinë të ndalesha e të flisja mbi disa nga vlerat e librit “Il pane” dhe veçanësinë që ka ky libër për lexuesit. Pastaj u shfaq një filmim në të cilin propogandohen vlera të librit dhe të aktivitetit krijues të autorit. Duke e marrë fjalën, autori falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ata që e kanë ndihmuar në realizimin e librit. Pastaj foli rreth krijimtarisë së tij e planeve krijuese që ai ka për të ardhmen. Nga të pranishmit folën edhe përgjegjësja e zyrës së bibliotekës së qytetit, Sara Frappoti, presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Miltjadh Ziu etj. Pastaj u bënë pyetje nga të pranishmit dhe takimi mori formën e një bashkëbisedimi të ngrohtë. Fotografja e palodhur dhe me shije artistike Angela Giordani u përkujdes për fiksimin e momenteve të këtij takimi në foto e video.
I urojmë Klaudios promovime të tjera me sukses e krijimtari të pasur.
blank
blank
Ndue Lazri
(Fotot : Angela Giordani).
blank

Programet zgjedhore të partive gjermane: Integrim për shqiptarët e maqedonasit, liberalizim vizash për kosovarët!

Thuajse të gjitha partitë e mbështesin zgjerimin e BE me anëtarë të rinj. Por programet zgjedhore dallohen në ritmet e dëshiruara të zgjerimit dhe në interesin e partive për shtetet kandidate, shkruan Auron Dodi.

CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë plotësisht kriteret e pranimit.

Kurse partia socialdemokrate, SPD shkruan në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj shteteve të Ballkanit. Socialdemokratët gjermanë shkruajnë në program, se angazhohen për afrim më të madh me shtetet e Evropës Juglindore.

Ballkani Perëndimor i pranishëm në programet zgjedhore

Ballkani Perëndimor përmendet në programet zgjedhore të partive kryesore. CDU/CSU kërkon që të “intensifikohet lidhja e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE”. Me këtë formulim të kujdesshëm në program kjo parti i shërben pjesës më konservatore të saj, që është skeptike ndaj një afrmi të nxituar të Ballkanit Perëndimor me BE.

Kurse Partia Socialdemokrate, SPD kërkon shprehimisht “integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Në mënyrë më të detajuar dhe konkrete shprehen për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre Të Gjelbrit. Të Gjelbrit kërkojnë në program përparime konkrete në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Më tej ata kërkojnë “liberalizimin e vizave për kosovarët”. Ndërsa përparimet në dialogun Serbi-Kosovë i quajnë “të domosdoshme”.

Të Gjelbrit kërkojnë në program pajtimin në Ballkan dhe nxjerrjen para drejtësisë “të krimeve të luftës”. Shkruajnë edhe se “kundërshtojnë qartë zhvendosjet etnike të kufijve”.

Qëndrimet e partive më të vogla ndaj zgjerimit të BE

Liberalët e FDP-së, që marrin rreth 12 përqind në sondazhe, nuk shprehen konkretisht në program për zgjerimin e BE dhe Ballkanin.

Kalimthi shprehet për këtë temë partia E Majta (një pjesë e kësaj partie vjen nga partia shtet e RDGJ). E Majta, që merr rreth 6 përqind në sondazhe kërkon që kandidatët aktualë dhe të ardhshëm të BE të deklarohen pa rezerva për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Por vëmendja kryesore e kësaj partie është te Turqia.

E vetmja parti që shprehet në program kundër zgjerimit të BE është partia populiste ultra e djathtë, AfD. AfD shkruan se e “refuzon me rreptësi zgjerimin e BE”. Kjo parti kërkon vetëm “një partneritet të privilegjuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra ajo është kundër anëtarësimit të kandidatëve të rinj. Por ultra të djathtët duan që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajnë larg Gjermanisë refugjatët. Për këtë arsye shkruajnë “se e mbështesin bashkëpunimin në fushën e sigurisë për migrimin me Ballkanin Perëndimor”. Mendimet e kësaj partie për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të mbeten thjesht si shënim, pasi të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se për ta AfD është e papranueshme si anëtare koalicioni.

Migrimi në programe: SPD dhe Të Gjelbrit me oferta

CDU/CSU është për një “migrim të rregullt dhe sipas rregullave të qarta”. Por njëkohësisht shkruan në program që “njerëzit me origjinë migrantësh” duhet t’i kenë të gjitha të drejtat, “kur mbështesin vlerat tona, u përmbahen ligjeve tona dhe kur flasin gjuhën tonë.”

Socialdemokratët tregohen më bujarë. Ata mbështesin për shembull mbajtjen e disa nënshtetësive nga një person. Bashkimin familjar po të vinin në pushtet socialdemokratët do ta zgjeronin më tej. P.sh. ato do të lejonin të vijnë në Gjermani si përkujdesës të të miturve pa prindër edhe motrat dhe vëllezërit e të miturve.

Kurse Të Gjelbrit, e shohin Gjermaninë si një “shoqëri të larmishme imigrimi”. Ata kërkojnë një “ligj migrimi me rrugë të reja”, shprehen se mbështesin si migrimin për punë, ashtu edhe migrimin për t’u shkolluar.

Edhe liberalët e FDP-së janë pro migrimit, por kërkojnë që të zgjidhen paraprakisht ata migrantë që do të lejohet të qëndrojnë në Gjermani. Kështu kryetari i kësaj partie, Christian Lindner është shprehur se “ne kemi nevojë për duart e palodhura dhe mendjet e zgjuara të migrantëve, që i zgjedhim ne”.

Kontekst: partitë në sondazhe
Tri sondazhe të ditëve të fundit (02.09.-03.09.) të instituteve Kantar (Emnid), Infratest Dimap dhe Forschungsgruppe Wahlen (Grupi kërkimor Zgjedhjet) sugjerojnë se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD mund të marrë në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit 25% të votave; CDU/CSU 21-22 përqind; Aleanca 90/ Të Gjelbrit nga 16-19 përqind; liberalët e FDP nga 11-13 përqind. Partia E Majta merr nga 6 deri 7 përqind, kurse partia ultra e djathtë, Aleanca për Gjermaninë, AfD merr nga 11 deri 12 përqind.

Por domethënia e shifrave është e kufizuar përsa i përket rezultatit faktik të zgjedhjeve. Edhe në këto votime ka shumë zgjedhës të pavendosur. Rezultatet e sondazheve duhen marrë me rezerva edhe për faktin se ato kanë rezultuar të gabuara në Gjermani për referendumin e Brexitit, për zgjedhjet në SHBA në 2016 dhe në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit këtë vit. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare nacionale, gabimi i rezultatit të sondazheve përballë realitetit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Sipas platformave wahlrecht.de dhe dawum.de sondazhet e kanë kaluar kufirin e gabimit të zakonshëm prej 3% vetëm dy herë në dy dekadat e fundit.

Të vështirë për ta parashikuar pamjen e qeverisë gjermane pas zgjedhjeve e bën edhe një fakt i ri: në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme nuk ka pasur si këtë herë tri parti, që të marrin të tria rreth 20 përqind të votave. Këto parti këtë herë janë CDU/CSU-ja, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Kjo do të thotë se janë të mundura shumë koalicione për të formuar qeverinë. Gara më e ngushtë për partinë që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë aktualisht zhvillohet midis CDU/CSU-së dhe socialdemokratëve të SPD. Te CDU-ja preferohet më shumë partia se kandidati për kancelar. Te socialdemokratët preferohet më shumë kandidati për kancelar se partia./DW

blank

Muzeu Kombëtar çel ekspozitën e fotove për arbëreshët, ekspozohet pena e Jeronim de Radës

Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë të vjetër fotografish e tekstesh kushtuar katundeve arbëreshe në Italinë e Jugut, figurave më të njohura që dolën prej tyre, kryeministra e shkrimtarë. Fotografitë e katundeve e banorëve pasurohen me pak objekte që shpërfaqin historinë e një kombi në 2 shtete.

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombetar: Kemi në Muzeun Historik Kombëtar Penën dhe kallamarin origjinal të Jeronim De Radës, të dhuruar nga kolonia arbëreshe, e vendosur në Muzeun Kombëtar që më 1981. Është një prej objekteve më të rëndësishme që kemi të trashëgimisë kulturore të arbëreshëve.

Pos Penës, janë ekspozuar librat e dhuruar nga arbëreshët, botime origjinale të gramatikës së Dhimitër Kamardës të vitit 1866 dhe mbledhjen e këngës popullore Zef Skiroi. Matanë, mund të shihet edhe një brez metalik, i horës arbëreshe me një paftë ku shquhet Shën Gjergji në kalë. bw

blank

Ngjyrat zbukurojnë pikturën, si ylberi hapësirën e kaltër qiellore – Nga Emine S.Hoti, Norvegji

blank

Emine S.Hoti

Kur pashë lajmërimin për çeljen e ekspozitës figurative të bashkëkombëses sonë shqiptare, piktores së njohur dhe të talentuar Florie Lule Bajraktari, sapo gjeta rastin shkova në ekspozitën e saj. Të them të drejtën u befasova dhe ndjeva respekt dhe emocion të pakufishëm për këtë grua të rrallë, e cila që kur ka ardhur në Suedi nuk e ka lëshuar asnjëherë nga dora e saj e artë penelin, duke sjellë vazhdimisht për shikuesit suedezë e shqiptarë, dhjetëra vizatime, piktura, skica, peizazhe dhe ilustrime, të cilat, në tërësinë e tyre, kanë prezantuar përpara shikuesve personalitetin e saj krijues.
Kësaj here, unë zgjodha të shkruaj një artikull për autoportretin e saj, që për mendimin tim është një realizim piktorik magjeps, plot jetë, dritë e gjallëri, që të fton të afrohesh dhe të kundrosh linjat piktorike, vizatimin, ekspresivitetin e portretit, e veçanërisht ngjyrat që ka përdorur piktorja në tërësi në krijimin e saj të mrekullueshëm.

blank

Autoportret Florie Lule Bajraktari

Është një pikturë – autoportret me natyrë shprehëse, që përfaqëson femrën shqiptare plotë hire, hijeshi e bukuri, e, që, krahas bukurisë së magjishme femërore, në pikturë shfaqen edhe tiparet e një malësoreje, që ekspozon me krenari kostumin e saj tradicional shqiptar e ku ngjyrat zbukurojnë pikturën, si ylberi hapësirën e kaltër qiellore.
Piktorja e talentuar Bajraktari nuk harron edhe disa elementë shoqërues të autoportretit: gjerdanin në qafë e në dorë, vathët, zinxhiri i hollë në gjoks, ku varen ornamente zbukuruese; qëndizma të shamisë së kokës, të shallit të kuq e të bardhë, që krijojnë kontrast, ëmbëlsi, por edhe harmoni me të gjithë pikturën. Në sfond, shkrihet grija e majave të maleve dhe jeshilja, por ndihet edhe sesi piktorja “luan” me penelin e saj me qiellin blu dhe me retë e bardha, që pluskojnë lirshëm në hapësirë.
Krahas vizatimit dhe larmisë së ngjyrave, në pikturën-autoportret shfaqen lirshëm edhe simbole të lashta iliro-arbërore: dielli – që adhurohej nga ilirët e lashtë; e bardha – që përfaqëson pastërtinë e shpirtit të femrës shqiptare; jeshilja e pranverës jetëdhënëse; e verdha e luleve të verës; por dhe disa figura gjeometrike, rrathë, rombe, trekëndësh etj., që ishin në natyrën dhe stilin e mjeshtrave piktorë shqiptarë të mesjetës, apo të atyre që punonin e zbukuronin mozaikët e lashtë të Vlorës, të Linit, të Durrësit (Bukuroshja e Durrësit), apo dhe mozaikët e lashtë të Dresnikut të Dardanisë etj.
Autoportreti i mjeshtres Bajraktari na shkakton ndjenja gëzimi e krenarie, kurse mua si stiliste më ndihmon me larminë dhe harmoninë e ngjyrave që ajo përdor në veshjen dhe kostumet popullore, e që unë i përgatisë parreshtur me stilin tim e ia dhurojë mërgatës shqiptare të shpërndarë nëpër botë si zogjtë shtegtarë…
Urime me gjithë zemër piktores Florie Lule Bajraktari!
Suksese të tjera në artin e dashur të pikturës, ku ndihmesa e saj artistike dhe atdhetare është e admirueshme.

blank

Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë – Nga Nue Oroshi

(Kushtuar atdhetarit Kolë M.Berisha që sot shkoi në botën e amshuar)

 

Sot më, 29 gusht 2021 pikërisht në ditën e rënies heroike dhe kalimit në amshim të luftëtarit të Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshit tash e 72 vjet me parë,në këtë datë u nda nga jeta atdhetari,politikani dhe shtetndërtuesi i Kosovës Kolë M. Berisha.Edhe një shkëmb i Arbërisë iu shkëput sot tokës së Dardanisë.Kolë Berisha u lind në fshatin Dobërdol që ishte qendër e nacionalizmit shqiptar.Në këtë fshat është mbajtur Kuvendi i Dobërdolit ku është dhënë kushtirmi i mbarë nacionalizmës shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare.

       Në këtë fshat ka qenë edhe streha e nacionalistës së Shqipërisë Etnike Marie Shllaku dhe shumë atdhetarëve të tjerë.Kola u lind pikërisht në atë vit të vështirë 1947 ku nacionalizma shqiptare po i përjetonte vështirësitë më të mëdha të organizimit dhe qëndresës kombëtare.Ai u rrit me rrëfimët e prindërve se duhet të qëndroj në situata të tilla dhe duhet të bëhet qëndrestar ashtu edhe siç u bë më vonë.Kolë Berisha idol e kishte Luigj Gurakuqin dhe shumë e kishin impresionuar vargjet e Luigj Gurakuqit se Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nuk  qëndron.

      Këtyre vargjeve të qëndresës Kolë Berisha ju kishte dal zot shumë herët.Ai ishte shquar me këtë qëndresë në mbrojtjën e emrit dhe veprës se Luigj Gurakuqit ku ishte edhe sekretar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.Mëqense Kola ishte halë në sy për pushtuesit serb ai ishte ne listen e 200 intelektualeve të arrestuar në vitin 1989 ku keta intelektual ishin të shënuar që të vritën të gjithë por që shpëtuan falë intervenimit amerikan:Kola kaloj tunelët e tmerrit dhe vuajtjeve nëpër Burgjet e Beogradit dhe Leskocit, por nuk u thye asnjëherë.Ai të gjitha këto vuajtje i shënoj në librat e tij të botuara ku më shumë flet për vuajtjen e bashkëvuajtesve se sa vuajtjet e tij.

       Me themelimin e LDK-së ai ishte krahu i djathtë dhe përsoni me i besuar i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova.Kolë Berisha ishte edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës.Nuk e kishte te lehtë edhe pas luftës sepse ata që dëshironin dobësimin e LDK-së përveç sulmeve që i bënin Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova cak i dytë i tyre ishte Kolë Berisha i cili as nuk u lëkund dhe as nuk u frikësua por qëndroj stoik.

Dhe kur shkëmbinjët e tokës Arbërore po na rrallohen po ndiej një dhimbje të dyfishtë, për faktin se po na ikin shtetndërtuesit e Kosovës.Kola ishte shumë i thjeshtë,fliste pak e vepronte shumë.Fjalën e kishte fjalë e besën -besë.Qëndroj stoikisht deri në fund të jetës se tij ku vuajti shumë.Vuajtja e ti ishte vuajtje që i kishinë shkaktuar policia pushtuese serbe duke e maltretuar shumë herë.

       E vargjeve të Gurakuqit për një qëllim të naltë i shkoj deri në fund atdhetari Kolë Berisha i cili mbeti nder dy arkitektet kryesor të shtetndërtimit të Kosovës.Kur një erë e fortë e vjeshtës se hershme po fryen me furi aty ku është shkëputur një shkëmb i tokës Arbërore do të shkruhet një përkushtim me emrin e shtetndërtuesit të Kosovës Kolë M. Berisha që i dha jetën Kosovës pika -pika deri në pikën e fundit të fuqisë dhe gjakut të tij.

29 gusht 2021

blank

Beteja për Prizrenin nuk do të përfundoj më 17 tetor 2021 – Nga Nue Oroshi

Sa afrohet dita e 17 tetorit 2021 ku do të mbahën zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës gara sa vjen e bëhet interesante. Një qytet që gjithmonë ka qenë gara shumë interesante dhe që i ka dhënë me pas edhe orientimin politik edhe Kosovës ka qenë Prizreni qyteti i dytë më i madh i Kosovës.Ky qytet ka sjellë befasi në zgjedhje lokale për faktin që është qytet ku asnjë parti politike nuk e ka bastion të vetin por që kohë pas kohe bëhen ndërrime politike,varësisht fuqisë së partive që kanë në momente të caktuara kohore.Në këtë qytet kryesisht që nga paslufta kanë udhëhequr tri parti LDK,PDK dhe VV, ku në koalicion i kanë pasur edhe partitë e tjera më të vogla si dhe partitë e pakicave.Beteja për Prizrenin në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do të zhvillohet në mes te tre kandidatëve:Anton Qunit të LDK-së,Shaqir Totajt të PDK- së dhe Mytaher Haskukajt të VV. Dy nga këta tre kandidat do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit 2021.Që të tre kandidatët i kanë karakteristikat e veçanta që mund të kalojnë në balotazh.Anton Quni është komandanti i Betejës se Kosharës dhe ka një reputacion të madh kombëtar.Në cilindo qytet të madh të Kosovës që do të kandidonte ai do të fitonte pa asnjë problem.Por Prizreni i ka disa veçori dhe karakteristika të ndryshme që munden mos të ja japin meritën e duhur komandantit të Kosharës dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës Anton Qunit.Nëse Antoni kalon në balotazh betejën e ka të fituar.Një kandidat tjetër që shihet kandidat serioz për ta fituar Prizrenin është edhe kandidati i PDK-së Shaqir Totaj.Shaqiri është një ekonomist i mirë i cili ka një vizion perëndimor të mendimit politik.Ai edhe në zgjedhjet e kaluara e kishte sfiduar seriozisht kandidatin e VV Mytaher Haskukën.Edhe Shaqiri nëse kalon balotazhin gjasat do ti ketë te mëdha që të udhëheq me Prizrenin.Mytaher Haskuka kryetari aktual i Prizrenit llogaritë që ta fitoj edhe një mandat vetëm në saje të fuqisë së liderit të VV Albin Kurtit dhe përkrahjes se partive të pakicave kryesisht turke,boshnjake dhe ashkalive, pasiqë edhe dega e VV e kishte kontestuar si kandidat dhe në dy përpjekje nuk ia kishte dalur që ta fitoj besimin e kësaj dege në Prizren dhe është një pakënaqësi e madhe në organet drejtuese të kësaj dege.Por një gjë dihet që në saje të frymës se VV që mbretëron në Kosovë Mytaher Haskuka do të shkoj në balotazh ku përballë do ta ketë Anton Qunin e  LDK-së ose Shaqir Totajn e PDK-së.

Sa i përket dy kandidateve te tjerë Zafir Berisha i Nismës dhe Lulzim Kabashi i AAK-së ata dy edhe më herët kanë qenë kandidat për Kryetar të Prizrenit dhe nuk kanë marrë ndonjë përkrahje nga qytetaret prizrenas. Ata janë sa për të plotësuar sharmin e demokracisë prizrenase pa asnjë shans reale që të shkojnë në balotazh përveç se të marrin nga dy eventualisht tre asambleistë me partitë e tyre, në Asamblenë e qytetit të Prizrenit.

Çfarë do sjellë balotazhi në Prizren?

Është shumë interesant të pritët se çfarë do të sjellë balotazhi në Komunën e Prizrenit.Ky balotazh do të jetë përseritje e balotazhit të vitit 2009 në Prizren por vetëm me role të ndërruara.Derisa në vitin 2009 kishim një rreshtim të partive politike shqiptare në një anë dhe PDK-së e partive turke,boshnjake e ashkalive në anën tjetër, balotazhi i vitit 2021 do ta sjellë Vetvendosjen në rolin e PDK-së që e kishte në vitin 2009.Partitë politike shqiptare në balotazh në Prizren do të rreshtohen rreth partisë që është në balotazh në këtë rast kandidatit të PDK-së ose LDK-së kurse VV do të mbetet në koalicion më partitë e pakicave kryesisht me turq,boshnjak e ashkali,si dhe me grupin e deputetit Haxhi Avdylit nga lista Guxo.Lufta politike do të bëhet interesante dhe vetëm pak vota do ta vendosin fituesin.Fituesi do të mvaret se sa janë në gjendje partitë të mobilizojnë përkrahesit dhe votuesit e tyre në balotazh.Kjo ndikon për faktin se shumë veprimtar e aktivist që janë nëpër listat e partive politike për të hyrë në Asamblenë e qytetit të Prizrenit do të dëshprohen me rezultatet që do të marrin në zgjedhje pasi shumica e tyre do të mbetën jashtë asamblesë së Prizrenit.Se cili nga këta tre kandidat do të fitoj që të shkoj në balotazh do të tregojnë zgjedhjet e 17 tetorit 2021 në Prizren kurse fituesi do të dihet dikur në dhjetorin e ftoftë dhe me borë.

blank

Kushtimi i studiuesit arbëresh Vincenco Dorsa më 1847: “Kombit tim, të ndarë e të shpërndarë, por një”

“Kombit tim, të ndarë e të shpërndarë, por një”. Me këtë kushtim arbëreshi Vincenco Dorsa shkruante më 1847 atë që cilësohet i pari studim serioz për shqiptarët. Pothuaj 2 shekuj më pas vepra vjen për herë të parë shqip me përkthimin e Brizida Gjikondit, që shpalos kontekstin familjar ku ai u brumos.

Studiuesja e perkthyesja Brizida Gjikondi, thote se: “Vincenco Dorsa ishte shqiptar nga Frashineto e Kozencës, me mëmë dhe me tatë sicc thonë ata. Kishte një vëlla që quhej Akil dhe një vëlla që quhej Skënderbe. Ishte më euriditi i fëmijëve. I ati i tij quhej Francesco Dorsa një nga luftëtarët dhe mendimtarët më të mëdhenj të koëhs së Garibaldit dhe mik i Garibaldit. Daja i tij quhej Domeniko Belushi dhe kush merret me botën arbereshe e di që ka qenë kolos dhe ruajtës i traditave shqiptare, ka qenë peshkop”.

Pas një shkollimi në Propaganda Fide, ku ai kupton se meshtaria nuk ishte vokacioni i tij, Dorsa i kushtohet studimit te letersisë italiane dhe Dantes, por duke e nisur udhëtimin e tij shkencor me rrënjët e veta, pasi hap një shkollë shqipe.

“Doli një vepër shkencore mbi një komb shumë të famshëm por pak të njohur thotë Dorsa. Dhe nëse ka një vepër shkencore shteruese në të gjitha planet, për historinë e tij, figurat e famshme, letërsinë, zakonet, traditat, vajet, këngët, kontributet që kanë dhënë për kombet e tjera shqiptare, nka qenë libri i Dorsës për “Shqiptarët, Kërkimet dhe mendime”, thotë Gjikondi.

Një vend të qenësishëm në libër zë roli i shqiptarëve në formimin e kombeve të tjera dhe marazi i paskaj ndaj pushtimit osman qe e fajeson per prapambetjen.

“Arrin deria aty sa të tregojë se kontributet e shqiptarëve, sidomos të suliotevë, në fomimin e shtetit grek më 1800 kanë qenë vendimtare pa kontributin e shqiptarëve në luftën greko- turke, Greqia nuk do e kishte fituar atë pavarësi dhe nuk do e kishet atë kontur që ka sot. Tregon se si pernëditë greke, emrat e perëndive dhe zakonet, kanë të bëjnë shumë me zakonet që ka kombi shqiptar”.

Vepra e Dorses u shkrua 60 vite para asaj te Sami Frasherit, ndersa kontributi i tij është njohur edhe nga Cabej e Dora Distria. Shqipërimi i studimit rikthen në mëmëdhe Dorsën, gazetar, studiues, dhe autoritet i rilindjes italiane të 1800-ës, njeheresh nje figure qe nxiti bashkimin e Italisë.

blank

PER KETTISEN- Suedezi i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët – Nga Kadri Tarelli

Foto. Drejtor Per Kettisen në zyrë

Kam qenë i pranishëm në pritje dhe përcjellje të vizitorët që vinin dhe vazhdojnë të vinë nga Suedia, ku përfshiheshin drejtues arsimi, drejtor shkollash, mësues shqiptarë e suedezë, kryetar komune, shkrimtarë, gazetarë, prindër dhe grupe nxënësish, etj, etj. Duke nderuar veten, mund t’i përmend me emra, pasi atyre u takon nderi i mikut: Peter Loberg (n/kryetar komune), Gylsen Ozdekan (Drejtoresha e arsimit për rajonin Boras), Per Kittssen, drejtor i shkollës “Fjardingskolan”, Znj. Tuulla Elfstrom, drejtore e shkollës “Sandaredskolan” dhe dy mësueset, Annet Ekelund e  Sonja Person. Më pas në kohë, një takim i rrallë me dy shkrimtare suedeze, Anna Mattsson, dhe Britta Stenberg.

 

Po vazhdoj edhe me personalitete të tjerë, si i palodhuri Sokol Demaku, mërgimtar shqiptar nga Drenica e Dardanisë, mësues, veprimtar, shkrimtar, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Suedisë, poet, drejtues i revistës “Dituria”, i radios dhe TV. në gjuhën shqipe në Boras. Më tej Sadulla Zendeli-Daja, leksikograf dhe hartues fjalorësh dy gjuhësh Shqip-suedisht, Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës letrare artistike “Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi, Bajram Muharremi, poet dhe n/kryetar i kësaj shoqate, Hamit Gurguri, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Suedisë, Kadrije Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri, Kosovë. Më e vonuara nga të gjithë, është stiliste Emine Hoti, çikë dardane, banuese në Norvegji, etj, etj. Unë, tashmë në rolin e gazetarit, të gjitha vizitat dhe takimet i kam përcjellë me shkrime, në shtypin lokal dhe atë qendror.

     Ndjesë nëse kam harruar dikë, por dua të ndalem te miku ynë i përbashkët, Per Kettisen, drejtor i shkollës “Fjardingskolan” në Borras, njeri i këndshëm, vizionar dhe i përkushtuar ndaj shkollës dhe arsimit, sepse për shumë vite, deri sa doli në pension, ishte vizitor i përhershëm i Durrësit tonë, madje shpesh edhe dy herë në vit.

Nuk po analizoj në rrethanat që krijuan atë lidhje shkollash, në viti 2007, më pas vizitat e ndërsjellta mes “Fjardingskolan” në Boras të Suedisë dhe shkollës “Demokracia” në Durrës. Është një lidhje që po vazhdon gjatë, madje edhe në këto kohë të vitit 2021, ndryshe nga shumë lidhje të shkollave të tjera, që u venitën, u ronitën dhe u harruan, disa edhe pa nisur veprimtaritë e përbashkëta. Se cilat janë shkaqet e jetëgjatësisë në marrëdhëniet mes dy shkollave, mund të bëjmë një listë të gjatë, por mendoj se në themel të saj qëndron drejtori e më pas kolektivi i mësuesve që e mbështet, duke qenë të bindur në dëshira që ndërthuren.

Mbaj mend bisedat me kolegun Avdyl Buçpapaj, ish drejtor i shkollës “Demokracia”, tani drejtor i shkollës jopublike “Planetary”, kur thoshte: “Suedezët janë të interesuar të njohin traditën e shkollave tona, sidomos në lëndën e matematikës, pavarësisht se ata ndoqën me kujdes edhe mësime në kopshtin para-shkollor pranë shkollës, më tej edhe mësim në ciklin e ulët. Më pas vizituan shkollën e fëmijëve me probleme autizmi dhe disa shkolla 9-vjeçare të Durrësit.

Në këtë shumatore vizitash, përfshihen biseda dhe takimeve me punonjës të pushtetit vendor dhe drejtues të jetës arsimore në Durrësit, për t’u njohur më në brendësi me sistemin tonë arsimor. Ndërsa ne, veç kënaqësisë për të realizuar një ëndërr, duke vizituar një vend tjetër si Suedia, vend i dalluar me emër në botë, në fushën ekonomike, dhe sidomos të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të marrëdhënieve mësues-nxënës, shkollë-komunitet, pavarësia dhe vartësia e shkollës nga organet drejtuese më lart, etj.

Ngjitur me këtë kënaqësi dhe interes, ishte edhe të njihnim nga afër jetën dhe shkollimin e fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë (kryesisht nga Kosova), të vendosur në atë vend të largët, por tepër miqësor me shqiptarët. Vajtja jonë atje, ndjekja e mësimit, herë-herë mësuesit tanë dhanë vetë mësim, dhurimi i librave të shkruar në shqip për bibliotekën e shkollës, biseda me ata, si shqiptarë të të njëjtit gjak, ishte një lloj bashkëveprim qetësues për vocërrakët që na shikonin në dritë të syrit”.

Sa për drejtor Perin, si njeri dhe drejtues i aftë, tashmë në pension, drejtor Avdyli i përmbledh të gjitha veçoritë, duhet thënë i skalit me fjalë të shkurtra, por që flasin shumë. Ai thotë: Peri ishte një drejtor profesionist. Në dukje njeri i qetë, vëzhgues i imtësive deri në detaje. Vështirë ta bëje emocional. Ishte fjalëpakë, por dëgjonte me shumë vëmendje. Vlerësues i saktë i situatave të krijuara gjatë punës. Krijues i marrëdhënieve njerëzore me kolegët, mësuesit dhe nxënësit. Në dukje natyrë e ftohtë, mbase kështu janë nordikët. Drejtues që e vlerësonin mësuesit dhe nxënësit, sepse ishte nxitës dhe mbështetës i nismave dhe veprimtarive që i shërbenin edukimit të fëmijëve me norma qytetarie të shoqërisë suedeze. I pasionuar pas gjuetisë me armë gjahu. Kishte një koleksion armësh gjuetie. Çdo vit organizonte “Java e gjuetisë”.

Unë i besoj plotësisht drejtor Avdylit dhe jam në një mendje më të sepse si mësues e drejtues i hershëm. e di mirë se cili është roli i drejtuesit vizionar, siç ishte drejtor Peri. Mjafton të përmend një ftesë dhe takim në Tiranë me shkrimtarin Viron Kona, atëherë drejtues i gazetës “Mësuesi”. Gjatë bisedës, duke pirë kafe, Vironi po tregonte për disa nga librat e tij për fëmijë, në veçanti për librin “Eh… More Bubulino!”, i vlerësuar me çmim nga UNICEF. Drejtor Peri nuk priti përfundimin e fjalës, por u tha mësueseve që e shoqëronin dhe Sokol Demakut, që shërbente edhe si përkthyes: “Ky libër meriton të përkthehet në suedisht. Është me interes për fëmijët tanë”. Kaq mjaftoi që pas pak kohësh, libri u përkthye dhe zuri vend ndër librat e pëlqyer për shkollarët e vegjël suedez.

Në një bisedë me Gëzim Metalia, sot drejtor i shkollë 9-vjeçare “Shaqe Mazreku”, në Durrës, me kënaqësi thotë: Sa mirë që po m’i kujton ato kohë të bukura dhe mikun tim Perin. I njoh të gjithë personat që kanë vizituar shkollat dhe institucionet e Durrësit, veçanërisht ish drejtorin e shkollës “Fjardingskolan” të Borasit, Per Kettisen. Që në vizitën tonë të parë në Suedi u bëmë miq, pasi unë flisja anglisht, kështu që merreshim vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Isha n/drejtor i shkollës “Demokracia” dhe më bënte përshtypje disiplina në punë, përkushtimi dhe thjeshtësia e tij, si njeri dhe drejtues. Vishej shumë thjesht dhe komunikonte thjesht, pa shumë fjalë.

Nuk e teproj kur them se ishte i thjeshtë, pasi pata rastin të shoh nga brenda edhe shtëpinë e tij, që ishte ndërtuar vetëm me dru, pa shumë orendi (vetëm të nevojshmet), edhe ato prej druri. I pëlqente gjuetia dhe zotëronte një koleksion armësh gjuetie. Madje më ka dërguar edhe dy video me pamje nga gjuetia e drerëve. E shijonte alkoolin, por pinte shumë pak, edhe në të ngrënë nuk e tepronte. I pëlqeu rakia shqiptare dhe sidomos gatimi dhe ushqimi shqiptar. Nuk e përmbajti veten dhe u mrekullua nga gatimet e mjeshtrit durrsak Xhep Keçi, në lokalin në Currila. Ishte vizionar dhe njohës i arsimit, mbështeste nismat e mësuesve, qofshin ata suedez apo edhe të kombësive të tjera, siç është rasti i shqiptarëve.

Një tjetër bisedë me Zabit Rexhepin, n/drejtor i shkollës “Demokracia”, që shprehet: Me grupin e shkollës “Demokracia”, kemi vizituar Suedinë, më pas i pranishëm në çdo takim këtu në Durrës. Si n/drejtor, meqenëse mbuloj ciklin e ulët, isha i pranishëm në organizimin e veprimtarive në shkollë, kështu që kam qëndruar gjatë me drejtor Perin dhe mikeshat mësueset suedeze. Miku ynë Peri, ishte njeri që donte të dinte për vendin tonë, në veçanti për arsimin. Interesohej për kulturën, historinë dhe traditat. Shikonte me vëmendje natyrën e qyteteve dhe vendeve që vizituan këtu tek ne. I pëlqente deti, sidomos pasditet dhe perëndimin magjik të diellit në Currila. Grupi suedez çdo herë që vinte në Durrës, rrinte disa dit, kështu që ata u mësuan me jetën e Durrësit dhe me durrsakët. Ai e ndjente dhe e vlerësonte mikpritjen shqiptare kudo që shkonte, si në institucione ashtu edhe në mjediset publike. Ata vizituan disa shkolla të qytetit, por punën me klasën, mësuesit dhe nxënësit, natyrisht e kryen në shkollën tonë. Me qëndrimin e tij, fitoi respektin e këshillit të mësuesve, të nxënësve dhe të atyre prindërve që bashkëpunuan me të. Edhe umb, besoj nuk jam i vetmi, e vlerësuam atë si njeri punëtor, fjalëpakë, i disiplinuar, i kujdesshëm dhe i shoqërueshëm me të gjithë. Per Kettisen përshtatej shpejt në shoqërinë që e rrethonte. Ishte dashamirës dhe korrekt.

Duke menduar se portreti plotësohet më bukur nga miqtë dhe të njohurit, u ndala në një bisedë me shkrimtarin dhe studiuesin Viron Kona, i cili i ka vizituar disa herë Suedinë dhe, që në fillimet e njohjes, vazhdon të presë e përcjellë miq nga Suedia. Ai shprehet:

“…..Sapo u ndava me lexuesit e mi të vegjël dhe pas pak çastesh u ndodha në zyrën e drejtorit Per kettisen. Sytë më shkuan menjëherë te statuja e Gjergj Kastriotit, që ndodhej në tavolinë, në krah të kompjuterit, ashtu siç ma kishin përshkruar nxënësit në takim. Një statujë, e tëra e bardhë, tërheqëse dhe e bukur, madje, teksa e shihja në atë zyrë plot dritë dhe aq larg vendit tim, ajo statujë e vogël, m`u duk nga më të bukura që kisha parë ndonjëherë për Skënderbeun.

Ne shqiptarët që arritëm ta njohim drejtor Perin, nuk e harrojmë kurrë atë njeri fisnik me zemër të madhe e me shpirt të bukur. Ne i jemi mirënjohës, sepse ai na ka qëndruar shumë pranë sa herë kemi shkuar në Suedi, na ka ndihmuar ne, por ka ndihmuar veçanërisht fëmijët shqiptarë, nxënës të shkollës “Fjardingskolan”, të cilin ai e drejtoi vite të tëra me sukses të plotë.

Drejtor Per Kettisen në komunikim me ne, ka shfaqur vazhdimisht vlera të rralla kulturore, karakter të spikatur human, thjeshtësi, dije dhe kulturë, kujdes dhe komunikim të ngrohtë, natyrshmëri. Duket sikur gjithçka e mirë e njerëzore, është derdhur në portretin dhe karakterin e tij. Por ne e duam edhe sepse për ne shqiptarët, ai ka dashuri dhe respekt të veçantë. Sot, Per Kettisen është në pension, por sa herë shkoj në Suedi, më duket se ai do të më dalë përpara buzagaz, i qeshur dhe i veshur me bluzën ku është stamposur shqiponja jonë e flamurit dhe do të më thotë: ”Ti Viron, s`qëndron dot larg Suedisë sonë, ashtu sikurse unë, s`qëndroj dot larg Shqipërisë suaj krenare, që për ne suedezët është një perlë e vërtetë…”.

I urojmë kolegut, drejtor Per Kettisen, të gëzojë shëndet të plotë dhe jetë të qetë e të lumtur.

Nderim për suedezin Per Kettisen, i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët!

 

Kadri Tarelli

Durrës. Gusht 2021.

 

Shënim: Fotot e gazetave suedeze, i dërgoi Zabit Rexhepi. n/drejtor i shkollës “Demokracia”. Durrës.

 

blank

Trimi ‘Apostolis’ që shoi zjarrin e fqinjëve u bë sërish emigranti shqiptar, Astriti

Media greke i ka kushtuar disa radhë të çmuara rastit të një emigrant shqiptar në Greqi, i cili  vullnetarisht nisi të shuajë flakët në shtëpitë e fqinjëve që kishin marrë zjarr.Media e ka quajtur atë “krenari e njerëzimit”: “I vetëm dhe me një degë në dorë ai po përpiqej të shuante zjarrin, për të shpëtuar shtëpitë e fqinjëve.

Kur e pyetën pse e bënte, “nga mirënjohja” tha ai, “për mikpritjen” që i kishin bërë grekët.

Edhe pse ata ia ndryshuan emrin. Nga Astrit e thërrisnin Apostolis. Po, ata i ndryshuan emrin. Nga racizmi stereotipik apo sepse Astrit i referohej “astriti” – gjarprit në greqisht?! Kush e di.

Sidoqoftë, Astrit, që do të thotë edhe njeri i zgjuar, ai të cilit sytë i nxjerrin zjarr, e rimori emrin pas 30 vitesh, pasi në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv ai u pa si kërceu gardhin dhe e shuajti zjarrin me një degë, duke shpëtuar shtëpitë e fqinjëve, të atyre që ia “ndryshuan” emrin.

Trimi z. Apostolis, “krenaria e kombit” që sfidoi zjarrin, u bë përsëri Astrit Toska, emigranti shqiptar, “krenaria e njerëzimit”- përfundon kronika e medias greke.

blank

Katastrofa me zjarret/ Solidarizohen shqiptarët e Greqisë, nisin mbledhjen e ndihmave për të prekurit: Nuk ekziston më “ata dhe ne”, jemi bashkë!

Ira Londo

Vatra të shumta zjarresh kanë zhytur Greqinë në një situatë kaotike, prej mëse një jave. E gjithë bota ndjek e shokuar katastrofën biblike me pasoja të frikshme ekologjike, flakët e pangopura që përpijnë gjithçka, pyje, shtëpi, kafshë të pambrojtura, biznese të shumta, ndërsa njerëzit largohen me shpejtësi të tmerruar, në dëshpërim të thellë.

“Nuk është hera e parë që përjetojmë situata të tilla, gjatë 30 viteve tona në Greqi. Por është gjithmonë si hera e parë! E njëjta asfiksi, të mbytur në trishtim të thellë, në solidarizim të plotë me vendasit”, shprehen shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Le të shtojmë në reportazhet e shumta të këtyre ditëve se shqiptarët emigrantë -sa pa vend ky epitet sot- të Greqisë janë një pjesë e pandarë e shoqërisë greke. Që do të thotë se në pamjet e egra që kamerat transmetojnë pafund, mes vullnetarëve zjarrëfikës apo njerëzve të tmerruar që luftojnë me sakrifica e vetëmohim për të shpëtuar sadopak nga katastrofa, ka dhe shumë shqiptarë.

blank

blank

blank

blank

 

Mes banorëve që ndoqën pas hijeve të lotëve, të ngrirë para mureve që shkrinin gjithë mundin e një jete të bëhet shkrumb e hi kishte edhe shqiptarë. Një komunitet kaq masiv e me një historik kaq të vjetër nuk mund të mos jetë më hallkë e zinxhirit.

“Nuk dallojmë më, nuk ekziston “ata dhe ne”, por vetëm “bashkë”. Kështu ishte në zjarret vdekjeprurëse të Ilia në vitin 2007. Kështu është çdo vit, në çdo vatër kërcënuese për oksigjenin tonë. Heronj në zjarret e frikshme të Matit në 2019″, shtojnë ata.

Të pranishëm dhe sot, jo vetëm mes listës së të dëmtuarve, por edhe në solidarizimin e plotë, duke kontribuar prekshëm për të lehtësuar sadopak këtë krizë të thellë.
Të shumta inisiativat, si nga organizata apo shoqata, ashtu dhe nga grupe individësh apo bizneset e shumta të shqiptarëve. Mediat sociale gjithashtu kanë marrë flakë, për të reaguar urgjentisht.

Në Kretë, në Athinë, në zonat e djegura janë të vazhdueshme thirrjet për mbledhjen e ushqimeve, pijeve freskuese apo sendeve bazë higjienike, siç kërkohen nga zonat e prekura. Disa prej tyre, komuniteti shqiptar në Kretë ka filluar mbledhjen e ndihmave, në bashkëpunim me pushtetin lokal në zonën e Chania.

Komuniteti Shqiptar në Greqi bashkon fuqitë me Forumin Grek të Emigrantëve, Forumin Grek të Refugjatëve e organizatat anëtare në mbledhje të ndihmave, sipas kërkesave të zjarrëfikësve e banorëve që vijojnë përpjekjet heroike.

Një grup i madh emigrantësh, anëtarë të shoqatave të ndryshme si Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi e të tjera bashkohen me pikë takimi biznesin e familjes Abazi në zonën Glifadha “To Horiudhaki”, me një thirrje të mirëorganizuar në rrjetet sociale. E nismat vijojnë çdo ditë, disa të publikuara e të dukshme, disa në heshtje, njësoj domethënëse.

Historia e hidhur ndoshta përsëritet shpesh në Greqinë e nxehtë edhe pse sivjet duket se përbindëshi kërcënon gjithë rajonin, por paralelisht funksionon dhe si një kujtesë me fakte të prekshme të nivelit të plotë të integrimit të shqiptarëve në shoqërinë greke të BE-së, si dhe të solidarizimit të plotë mes dy popujve fqinj.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend