VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë”, shkrimtarja Natasha Lako mesazh prekës

By | April 21, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Angjelina Xhara 12 months ago Reply

    E dashur Natasha,fjalët e tua për aktorin dhe mikun tonë të paharrueshëm dhe …tëpapërdhosur…siç e quan ti,Rikard Ljarjen e ekranit të madh të Filmit Shqiptar,janë të ndjera dhe mëse të vërteta!
    Në një shkrim të gjatë për të ,që e botoi,VOAL,vois of Albanians,unë e quajta,”Ylli i kinematografisë shqiptare”,me mbështetjen e te mënçurës poete e gazetare,Elida Buçpapaj!
    Edhe ty,të rrosh 100 vjet,bashkë me aktorin e mrekullueshëm,Mevlan Shanaj,të uroj penë frymëzuse si no poezi edhe në skenaristikë,ku shkëlqen me planetin tënd krijues!

Komentet

blank

Nisma për shkarkim, Komisioni Ligjeve pret nesër Presidentin Meta

VOA

Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta . Socialistët, siç u shprehën dhe sot në Komision, janë të mendimit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës“.

Sipas deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila prezantoi nismën para anëtarëve të Komisionit “presidenti i Republikës në rolin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili duhet të garantojë Kushtetutën dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, pra nuk ka qenë mbi palët, nuk e ka mbrojtur këtë unitet , madje e ka dëmtuar atë”, tha zonja Hsi sipas së cilës, presidenti Meta “para dhe pas fushatës, madje dhe ditën e heshtjes zgjedhore, ka bërë deklarata të rënda publike, me gjuhë urrejtje, që nxisnin konfliktin dhe ka kryer haptazi aktivitet partiak”.

Komisioni i kishte dërguar një shkresë Kreut të Shtetit ku e njoftonte për mbledhjen e sotme. Por në përgjigjen e saj, Presidenca vëren se njoftimi, “nuk jep asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson se “e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet”. Duke folur për “përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim”, zoti Meta shprehet se ky institucion “ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht. Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj. Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak – vijon më tej presidenti Meta duke e rënduar dozën e akuzave – është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës,dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”.

Socialistët janë në garë me kohën, pasi ngritja e Komisionit hetimor që do të vlerësojë kërkesën për shkarkim, duhet të miratohet në seancë brenda datës 9 maj, që përkon dhe me fillimin e katërmujorëshit të fundit të parlamentit, kohë në të cilën nuk mund të ngrihen komisione hetimore. Kjo shpjegon dhe ngutin me të cilin ata po veprojnë. Dy vjet më parë, një tjetër nismë e ngjashme u mbyll me tërheqjen e tyre, pasi Komisioni i Venecias vlerësoi se “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Nga ana tjetër socialistët janë të detyruar të respektojnë rigorozisht procedurat, duke qenë se fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vlerësojë edhe hapat e procesit të ndjekur. Për këtë arsye ata vendosën të thërrasin në seancë dhe Kreun e Shtetit, duke i lënë megjithatë atij, një afat tejet të shkurtër kohor, prej vetëm 24 orësh.

blank

Shqipëri, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut

Tiranë

Me disa ceremoni të ndryshme në Shqipëri është shënuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia qendrore zyrtare është organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku zyrtarët e lartë të vendit si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministra dhe zyrtarë të tjerë vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”.

Pas homazheve në nderim të dëshmorëve, presidenti Meta në një prononcim për mediat tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët që bënë sakrificat më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Sot është jo vetëm dita t’i nderojmë këta heronj dhe heroina të popullit tonë, por njëkohësisht edhe të angazhohemi, që të bëjmë shumë më tepër në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë, që u takojnë në vendin e tyre, në mënyrë, që Shqipëria, të ketë vendin që meriton sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe sidomos që të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të kenë një të ardhme evropiane këtu, në vendin e tyre”, u shpreh Meta.

Me rastin e kësaj dite, zyrtarë të lartë të vendit kanë përcjellë mesazhet e tyre në përkujtim të dëshmorëve, ndërkohë ceremoni përkujtimore janë organizuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, 5 maj është caktuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të Atdheut.

blank

“Rama nuk ka marrë as 55 mandate të pastra”, Lefter Maliqi: Më 25 prill ndodhi grabitja më e madhe e votave në histori

Kandidati për deputet i LSI-së Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Rama në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori as 55 mandate, pasi të tjerat ishin të vjedhura.

LSI pretendonte 20 mandate, por kjo organizatë kriminale goditi aktivistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD-në e lanë pak a shumë të lirë. Kjo sepse dihej se LSI kishte rol kyç në fitore. Besoj se Rama nuk do ta gëzojë mandatin. Rezultati përfundimtar do të hetohet, do nisë numërimi fletë për fletë i votave. Presim edhe ndryshim rezultati, edhe pse me blerje votash. U vodh demokracia.

U bë krimi më makabër, edhe në 1996 nuk ka ndodhur kjo gjë. Rama nuk mori as 55 mandate të pastra, sepse pjesa tjetër është grabitje votash. Do të bëhet numërimi i votave fletë për fletë, do të shkojë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, të jeni të bindur se reagimi do jetë i madh. Duhen bërë edhe protesta për situatën e rëndë ku jemi. Këtë vjedhje të madhe nuk e pranoj. Rama është djall në shpirt. Meta është problem për Rilindjen, është “kafshë politike” po të jetë në bazë. Thirrjet e tij janë për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.

 

Lefter Maliqi nënvizoi se zgjedhjet ishin një vjedhje e hapur, duke shtuar se votat u fituan nga krimi e bandat.

“Banditët me paratë e pista të PPP dhe të drogës, e lekëve të marra borxhe në Europë, i bën presion administratës së shtetit,  duke blerë votat. Zgjedhjet nuk i njoh dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet. Kjo ishte një vjedhje e hapur. Votat erdhën nga krimi e bandat. Mund të themi se nuk ka Prokurori dhe polici, më saktë nuk funksionojnë. Krimet elektorale të Dibrës dhe të Durrësit dihen shumë mirë e nuk ndodh asgjë, s’ka procedime a arrestime. Rama ka shtrydhur Majkon dhe Lleshajn, duke i nxjerrë në rrugë. Kemi banda, policë, përdorën legalizimet, përdorën lekët e shtetit, shantazhimi që u bë, u rritën listat e përkrahjes sociale në muajt e fundit, nuk ka ndodhur kurrë grabitje kaq e madhe votash. Nëse opozita pranon këtë rezultat, ta gëzojë diktaturën. Në këto zgjedhje u vodh e ardhmja”, u shpreh Maliqi. bw

blank

Milo me kompani duan të shkruajnë historinë e shqiptarëve

Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës për rishkrimin e historisë së shqiptarëve. Në të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, sikundër do rishqyrtohen debatet e mëdha për të sjellë një tekst sintetik me qëllim përkthimin në gjuhën angleze. Nga antikiteti në ditët tona, debatet do rihapen per Esat Pashen, luftën a trajtimin e komunizmit.

Historiani Beqir Meta thotë se “duhet parë gjithë kostelacioni i dokumenteve për të parë se çfarë roli luajti Esat Pashë Toptani në luftën e Shkodrës. Përpara ka qenë trajtuar në këndvështrim negativ” tha ai. I pyetur për qasjen mbi komunizmin dhe vetë kampin e Tepelenës, Meta sqaroi: “se Kampi i Tepelenës ka qenë një kamp pune i detyrueshëm ku kanë vuajtur shumë njerëz e familje por ku edhe kanë vdekur fëmijë. Kjo periudhë ka një memorie të gjallë historike”.

Nga Meta te Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Mareglen Verli, Apollon Baçe e Luan Përzhita, me projektin do të merren emrat e konsoliduar në shkencë, ndërsa më të rinjtë janë pak, duke lënë jashtë autorët e diasporës. Ndarja me ballistë e partizanë duket se do vazhdojë përmes dokumenteve të reja.

Profesor Paskal Milo flet për risi. “Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur. Që ka të bëjë me Mithat Frashërin, i cili 1-3 maj 1944 ka takuar Napolon Zerven, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame dhe kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”, tha Milo, duke cituar mandej një letër të një ushtari që shkruan nga Shkodra më 29 nëntor, çka rikthen debatin e çlirimit.

Projekti madhor do të zgjasë deri më 2023. Historia bashkë me Fjalorin e Madh dhe Enciklopedinë kushtojnë 100 mln lek të reja, ose një miliard dollarë, duke bërë që secili më vete të kushtojë rreth 300 mln lekë të vjetra.

blank

Teatri Kombëtar, Kushtetuesja cakton datën e seancës, ja kur shqyrtohet padia e Presidentit

Çështja e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet së shpejti nga Gjykata Kushtetuese. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuesja ka caktuar 3 qershorin datën e seancës kur do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita.

blank

“Hapni kutitë”! Presidenca i përgjigjet Ballës: Zero vëmendje ndaj Kuvendit, rinumëroni me transparencë çdo votë!

TIRANË

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit Presidentin Ilir Meta, teksa tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero, ndërsa bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj. 🇦🇱”, shkruan Blushi.

blank

SPAK kërkoi 63 vite burg për bandën e Habilajve

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.

Moisi Habilaj tashmë ndodhet në arrati, teksa edhe në Itali, për të njëjtat akuza është dënuar rreth 18 vite burg.

Klani Habilaj doli në pah në kuadër të një hetimi që nisi fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, SPAK thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë./Balkanweb.com

 

blank

blank

Agron Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 25 prillit më të trukuarat në histori. Shteti, Rilindja dhe “të fortët” vepruan si strukturë mafioze

Deputeti i sapozgjedhur i PD, pedagogu Agron Gjekmarkaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se zgjedhjet e 25 prillit ishin më të trukuarat në histori.

Gjekmarkaj thekson se nëë këto zgjedhje, shteti, Rilindja e “të fortët” vepruan sikur të jenë struktura mafioze. Sipas tij, “në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë dhe ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet, por bashke me to edhe qetësinë e tij makbethiane”.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Rënia e Zgjedhjeve
Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori! Shteti, “Rilindja” dhe “të fortët” u bënë një! Të gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë! Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë! Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durrësit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milionë euro si ndihme për Termetin  duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju! Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! ! Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.

Mijëra vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk)! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !! Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputetë me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota! Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni ! Në fund qershia mbi torte shit – blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë!  Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë!

Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit! E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja! Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses!

Ne jemi krenar per betejen që bëmë! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi! Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon! Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021! Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij!! Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve! Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do t’i binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur  etapat!!! Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet! Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdokush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si Lezha, Mirdita dhe Kurbini jo larg  e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë! Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh! Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!

blank

“PD nuk i njeh zgjedhjet, janë jashtë standardeve”, zbardhen detaje nga takimi i Bashës me drejtuesit e PD

Zbardhen detaje nga takimi i kryedemokratit, Lulzim Basha me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ qëndrimin e Bashës para sekretarëve dhe krerëve të degëve të PD-së, ku deklaroi se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS-ja fitoi 74 mandate, pasi sipas tij nuk ishin të lira e të ndershme dhe jashtë standardeve.

Duke iu referuar burimeve, Stafa tha se javën e ardhshme, Basha do të zhvillojë ture nëpër në çdo degë të PD-së, për të mbledhur prova për manipulimet. Mes të tjerash ai iu delegoi një porosi krerëve të PD-së në rrethe që të mbledhin prova që dëshmojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.

blank

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme, qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme.”.

Kështu deklaron ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Sipas tyre, gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa shtojnë se të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.

BalkanWeb

blank

Durrës, NATO-ja shkarkon sasi të mëdha mjetesh në prag të manovrave

VOA

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës po shkarkoheshin nga anija US HNS Bob Hope në Durrës. Ato do të përdoren për dy javë trajnim që përfshijnë deri në 6,000 forca amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare.

Kjo është pjesë e stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Defender-Europe 21 të drejtuara nga ushtria amerikane, të cilat janë përqëndruar në parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh aleatësh dhe partnerësh. Ato do të zhvillohen nga 17 maji deri më 2 qershor.

“Shqipëria është një partner i vlefshëm. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u trajnuar së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë operacionale dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” tha të shtunën Tammy Muckenfuss e kontingjentit të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Për majorin Randall Moran, “bashkimi i të gjitha këtyre grupeve është diçka shumë e veçantë”.

Zhytësit vazhdojnë të kontrollojnë thellësinë prej 7 metrash të portit. Por dy anijet mbështetëse logjistike që transportojnë automjetet mund të veprojnë në ujë të cekët dhe po punonin pa ndërprerje për të sjellë pajisjet ushtarake.

Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë vlerësuan mikpritjen, ushqimin e mirë dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Zonja Muckenfuss tha se “Shqipëria ka qenë një mikpritëse mahnitëse dhe i ka mirëpritur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi.”

blank

Bamir Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti nga ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ komentoi zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e Partisë Demokratike.

Topi tha se pa gjate fushatës nga një krah liderin e PD-së, Lulzim Basha shumë optimist për rezultatin që do të vinte pas zgjedhjeve, dhe një PS bëri një fushatë të dobët.

Duke u ndalur tek kërkesa brenda PD-së e disa zërave për dorëheqjen e Bashës, Topi iu ka dalë kundër. Mes të tjerash ai tha se tek kjo palë ka mungesë sinqeriteti dhe hipokrizi, pasi ata shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër, por sipas tij vatra është Berisha.

 

PS merr një mandat të tretë qeverisës. Si e patë si proces zgjedhor?
Pashë dy kampe ku njëri kamp që konsiderohet fitues ishte një shtrat inercie e një fushatë të zakonshme, pashë dhe një optimizëm të një lideri opozitë. Në fakt ja ku jemi sot, historia është ndryshe. Kemi një konfirmim për herë të tretë të zotit Rama, i cili vjen në pushtet pa asnjë lloj mundimi. Madje dy fushatat e para kanë enë si simbolikë timoni dhe tepsia. Kjo e treta dëshmon se gjerat edhe këtu në Shqipëri janë në llojin e vetë. Nga kampi i opozitës një sjellje politike që demonstrohet me veprime in-ekstremes dhe nuk mbrohet. Ja ku jemi sot, rikonfirmim për herë të tretë dhe humbje për herë të katërt.

Si ishte fushata e PD?
Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit. Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë. Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë. Vijmë në fushatën e tretë të socialistëve, ku pakënaqësia e shoqërisë është e qartë, e dukshme dhe këtu vjen rezultati paradoksal. Fushatë e dobët e Edi Ramës dhe ai vjen prapë. Fitorja nuk bëhet me fjalë.

Pse humbi PD? I kujt është faji?
Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhimbjes, ndërsa vatra e dhimbjes është diku tjetër. Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas humbjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën. Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 20017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrëshqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë. Në rast se sot do të them se cilat janë institucionet me më rëndësi në Shqipëri? Është kryeministri dhe kryetari i opozitës. Janë gati ekuivalent në fuqinë politike. Ndaj kjo është arsyeja e betejës së madhe për ruajtjen e pozitës së kreut të opozitës.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend