VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lamtumirë Rifat Bejta rrëfyes i pashoq i Lirisë! – Nga Keze Kozeta Zylo

By | April 7, 2019

Komentet

KRYETARI I VATRËS, TAKIM MIQËSOR ME ISH PRESIDENTIN BILL KLINTON

Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” z. Dritan Mishto zhvilloi një takim miqësor informal me ish Presidentin Bill Klinton, mikun e madh të shqiptarëve. Kryetari Mishto i shprehu Presidentit Klinton respektin më të thellë për gjithë kontributin e tij në ndihmë të shqiptarëve dhe proceseve integruese. Gjithashtu z. Mishto e njohu Presidentin Klinton me reformat rrënjësore të Federatës Vatra dhe qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë e Ballkan. Gjatë kohëve të fundit Kryetari i Federatës Pan shqiptare të Amerikës “Vatra” është takuar disa herë miqësisht me Presidentin Klinton.

“Vatra”: Qeveria e Shqipërisë përdor simbolika që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit

Vatra Logo

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet dhe dënon përdorimin nga qeveria e Shqipërisë të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Në deklaratën e saj, Vatra i referohej ngritjes në Tiranë të një memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

“Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike,” thotë deklarata e “Vatrës.”

Federata Panshqiptare e Amerikës thotë se ka shprehur tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Por, ngjarja e fundit, – thuhet në deklaratë, – përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.”

Vatra i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama “të nisë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe të heqë dorë nga çdo simbolikë që dëmton objektivat perëndimore të Shqipërisë.

Emri – Shqiptari noton përmes ujëvarës së famshme për t’i shpëtuar dëbimit nga Kanadaja, por një telefonatë i prish planet

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Lewiston të Shteteve të Bashkuara.

 

27 vjeçari raportohet se notoi përmes rrjetës së poshtme të lumit Niagara, ku ndodhet edhe ujëvara e famshme në përpjekje për t’iu shmangur dëbimit për në Shqipëri nga Kanadaja.

Një banor lokale kontaktoi autoritetet rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, duke raportuar se një burrë sapo kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së tij duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit. Burri thuhet se e pyeti “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard.

Kur policia e gjeti të dyshuarin brenda në Brickyard, ai u raportoi atyre nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe do të dëbohej përsëri në Shqipëri.

Robert Kutaj, u mor nën arrest nga policia kufitare në pritje të hetimit të mëtejshëm rreth pretendimeve të tij.

Lajmi i fundit: Presidenti Trump emëron Mikun e madh të shqiptarve Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

WASHINGTON D.C.: Presidenti Trump, njoftoi emërimin në mediat sociale më herët pasditen e së dielës, se Ratcliffe i cili më parë kishte qenë një pretendent i lartë për Prokurorin e Përgjithshëm, të caktohet në postin e Drejtorit të Intelingjencës Kombëtare të SHBA.

Presidenti Trump shkruajti në rrjetin social se do të emërojë Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe (R-TX-4) për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI) pasi Coats të japë dorëheqjen në 15 gusht.

Pasi të konfirmohet, nga Senati, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare i cili shërben si këshilltar kryesor i presidentit për çështje të sigurisë kombëtare dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e komunitetit të inteligjencës amerikane, me një herë nisë nga puna e tij në Itelegjencën Kombëtare.

Duke njoftuar emërimin e Ratcliffe përmes Twitter, presidenti shkroi, “Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.”

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Kjo garë ishte e dukshme në atë që ishte hera e parë në dy dekada që një kongresmen i “jetë gjatë” në karrierën e tij si republikan në Teksas, të humbiste një sfidë kryesore, me kundër kandidatin e athershëm Ratcliffe.

Në 2004, Ratcliffe u emërua për të mbikëqyrur përpjekjet e anti-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare për Qarkun Lindor të Teksasit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Tre vjet më vonë, ai u bë Ushtruesi i Detyrës së SHBA për Rrethin Lindor të Teksasit nën ish-Presidentin Xhorxh W. Bush, të Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Si Avokat fedreal i SHBA, Ratcliffe, ishte një nga prokurorët federal të përfshirë në çështjen Fondacioni Tokë e Shenjtë, në të cilin pesë individë u dënuan për financimin e terrorizmit dhe për të siguruar miliona dollarë prej Hamasit. Ai gjithashtu mbikëqyri Operacionin Plymouth Rock, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të mbi 300 të huajve të paligjshëm për mashtrim identiteti.

Ai shërbeu gjithashtu si kryebashkiak i bashkisë Heath në Texsas, një qytet i vogël në zonën e metrosë Dallas-Fort Worth.

Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.

Para emërimit të tij të fundit, Ratcliffe ishte gjithashtu një konsideratë kryesore për të zëvendësuar Jeff Sessions si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA pas dorëheqjes së Sessions në nëntor.

Në Twitter, Presidenti Trump vazhdoi me njoftimin duke thënë se Ratcliffe “do të udhëheqë dhe frymëzojë madhështinë për vendin që ai do- “Amerika e Para – America First”, para se të falënderonte Coats, për “shërbimin e tij të shkëlqyeshëm për vendin tonë” shkruajti zoti Trump.

Gjatë qëndrimit të tij dy vjeçar si DNI, Coats shpesh u duk se kishte të bënte me një marrëdhënie polemike me presidentin, në të cilin të dy nuk pajtoheshin publikisht për çështjet e sigurisë kombëtare që lidhen me Korenë e Veriut, Iranin dhe praninë e ISIS në Lindjen e Mesme. Coats gjithashtu u tha prokurorëve se ai ishte nxitur nga presidenti të mohojë çdo lidhje midis fushatës së Rusisë dhe presidentit Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe .

Kongresisti republikan i Texasit John Ratcliffe, ka lidhje të forta edhe me kryetarin e Partisë Republikane në Shqipëri – Fatmir Mediun.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë.

 

“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka nominuar Kongresistin John Ratcliffe (R-Texas) për të shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare (DNI) , shkraun Smajli, dhe vazhdon : “Kongresisti Republikan John Ratcliffe nga Dallas Texas , per shume vite eshte mik I ngushte I Presidentit z. Nazar Mehmeti , dhe sekretarit te pergjithshem te Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare,” pra i imi thote Ismet Smajli .

Ai me tej shpjegon se Kongresisti z.John Ratcliffe, eshte mik dhe perkrahes I fuqishem I Kosoves dhe i Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare , z.John Ratcliffe, ishte prezent dhe mbajti nje fjalim rasti si I ftuar i vecante , ne ‘’Forumin Ekonomik Mbrekombetar i Diaspores Shqiptare” ne New York s ne vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve te Diaspores Shqiptare ne Amerike .

Ndërkohë, ky ka qene një takim i bukur edhe për mua – mbasi mu dha rasti të takohesha me ish Këshilltarin e lart për siguri të ish – Presidentit Bush – Kongresmenin Republikan z. John Ratcliffe, nga Teksasi, mikun e madh i të gjithë shqiptarëve, dhe miku i ngushtë – i veprimtarit të njohur nga Teksasi Nazar Mehmeti, Ismet Smajli si edhe i veprimtarve Ylber Korca, Gani Fejza, pra i gjithë komunitetit shqiptar në Dallas – Distriktin e Kongresit ku ai shërben, pjesmarrjen e tij në Samitin historik të Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë, në Diaspore, i mbajtur për tre dite me radhë në New York, Shtator 2016.

Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në 2018 me mbi 50 përqind. Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Pas emërimit nga Presidenti Trump, të Ratcliffe, miratimi i tij do t’i nënshtrohet konfirmimit nga Senati, i cili si mësoi Bota sot, do të jet vetëm një “formalitet” mbasi nuk pritet të ketë kundërshtime lidhur me emrimin e tij nga Presidenti Trump.

NURIE MEHAJ, E PARA DHE E VETMJA SHOFERE SHQIPTARE NË BOTË QË DREJTON NJË MAUNE 40 TONËSHE – Nga Ramiz LUSHAJ

1.

E mirënjohura shofere shqiptaro-amerikane Nurije Mehaj, atje në Kaliforni, në perëndim të SHBA, e don kamionin (maune) e saj të tonazhit të lartë 40-tonësh, me një dashuri tejet të veçantë, përndryshe, si të thuash, në simbolikë kange: deri me “dashuri motre”… Ajo i këndon atij “ninullë” e përkujdeset për të si ta kishte fëmijën e vet. I ka thurë kamionit të saj një kangë hymn, një “kangë-hit” (e gjeni dhe në rrjete sociale, si refren, në adresat e saj Nurije Mehaj: Nurije Trucking Yotube.com dhe në  Facebook “Grup i hapur” në “Nurije Trucking Mehaj”):

 

…Fluturo moj motër fluturo-ooo

Kanga Shqiptare po shko-ooo,

Me e grah kamionin –ooo

Male e fusha po i kalo-ooo…

 

Ajo, gjithnji e gjithandej, e shoqëron kamionin në kilometrazhet e tij nëpër autostradat amerikane me kangë të bukura shqipe, të ojnes së kangëve popullore të Veriut të Shqipërisë, të vendlindjes së saj Hotit të Vendit në Plavë-Gucinë etnike shqiptare. Përngjasojnë në tekst, melodi e zá me ato kangët tipike të çikave malësore të kënduara në qylyre, kanagjeçe e dasma, në vrri e në bjeshkët e Alpeve Shqiptare, që këndohet dhe në autostrada të Amerikës Perëndimore, nga një shofere shqiptaro-amerikane me zotësi të veçanta në drejtimin e menaxhimin e kamionit të saj 40-tonësh.

2.

Nurije Mehaj është e para dhe e vetmja femër shqiptare në botë që prej dy vitesh drejton me zotësi të rrallë një kamion të madh të tonazhit të lartë 40 tonësh.

Ajo, me këtë kamion, lëvizë për transporte pune në autostrada amerikane të Kalifornisë, në këtë shtet ku jeton me familjen e saj, në këtë shtet amerikan mbi dy herë ma i madh se Ballkani Perëndimor për nga sipërfaqja dhe popullsia e tij.

Ajo, me kamionin e saj, me plot përkushtim e shumë sakrifica, udhëton me qindra e mijëra kilometra në fusha të gjana e maleve të larta; në ditë me diell e shi, me borë e ngrica; përgjatë ditëve e netëve, jo vetëm në shtetin e Kalifornisë, por dhe në shtete të tjera në perëndim të Amerikës, në shtetet Arizona, Utah, Colorado, Montana, Oregon, etj.

3.

Kamioni që drejton shoferja shqiptare Nurije Mehaj është i markës së njohur britanike C.R. England Inc (themelues Chester Rodney, Angli, 1920), i prodhuar në kryeqytetin e shtetit amerikano-perëndimor Utah. Mjete transporti të tilla të fuqishme, të tonazhit të lartë, i sheh shpesh në autostradat e SHBA, e, pothuajse gjithëherë me shofera meshkuj.

Kamioni i saj i markës amerikano-britanike (siç duket dhe në foto) e mban ende me sigël e germa kapitale në anglisht, emrin e kompanisë që i ka në zotërim pronësor disa prej këtyre kamionëve të fuqishëm, emrin e kompanisë së madhe “Family Dollar”, e themeluar nga 21 vjeçari Leon Levine para 60 vitesh në Kaliforninë e Veriut, në qytetin Charlotte (qytet me sipërfaqe dy herë ma të madhe vendlindja e saj, krahina e  Plavë-Gucisë). Kjo kompani, nën këtë emër themelues, ia mbrrini në historinë e saj të ketë multibillionë dollarë amerikanë, mbi 60 mijë të punësuar e mbi 8 mijë dyqane (shitore) pothuaj në të gjitha shtetet amerikane, u rendit e dyta në SHBA.

Pra, shoferja shqiptaro-amerikane Nurije Mehaj ka në përdorim pune një kamion të marke të njohur britanike, prodhim amerikan, dhe punon në/për një kompani të madhe amerikane.

4.

Nurie Mehaj është shembulli i jashtëzakonshëm dhe i pashoq se si një femër malësore shqiptare arrin të përballojnë jetën e saj me të papriturat e veta të mëdha e vështirësina gjithfarësh që në moshë të re dhe t’i përballojnë e sfidojnë ato gjatë gjithë jetës e rrugëtimit të saj nga Hoti në Alpet Shqiptare, në Europë e, prej një çerek shekulli, prej vitit 1995, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nurije Mehaj, tashma, është nanë me pesë fëmijë të rritur, është gjyshe me nipër e mbesa në Europë e Amerikë. E ka familjen e saj në Kaliforninë Amerikane. Është njeri i besmit të madh te Zoti e fuqitë e saj. Është një shqiptare mjaft atdhetare në mendime e veprime për Kombin Shqiptar. Është një qytetare amerikane çerekshekullore me kontribute pune të saj për SHBA, vendit të cilit i detyrohet për shumçka nga arritjet e lumturimet e saj në dekadat e fundit të jetës së saj.

Nurije Mehaj është e Familjes e Vllaznisë Mehaj të Hotit të Vendit në Plavë-Guci e Amerikë, që kanë emër të mirë e kontribute e atribute të njohura në luftëra që përpara e gjatë Lidhjes Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)e deri te Lufta e fundit e Kosovës (1999), me arritje monetare e humanitare në bizneset e tyre në Plavë-Guci e në Amerikë, mjaft të lidhur me vendlindjen e Kombin Shqiptar.

Në emër të të gjitha këtyre e për të gjitha këto, Nurije Mehaj e Hotit, punoi e luftoi me vendosmëri, besim e sakrifica; me aftësitë, shkathtësitë e zgjuarsitë e saj; me forcat e fuqitë e saj, duke arritë të bahet një shqiptaro-amerikane dinjitare e punës dhe e jetës, të jetë e para dhe e vetmja shofere shqiptare në botë që drejton një maune (kamion) gjigant 40  tonëshe, që arrin të thyejnë rekorde të tilla, të kapin të tilla lartësi.

E kohës – JO! Manifestime të synetisë nga Turqia në hapësirën etnike shqiptare në Ballkan! – Nga Skënder Karaçica

 

Kush po luan me çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Kush e organizoi ,,Manifestimin e synetisë,, për 300 fëmijët shqiptarë në Shkup? Çfarë loje kurdisur me hajmalitë e 530-vjetëve të robërisë nga ,,Baba Mbret,,i Stambollit…!

Pse kaq shumë është polititzuar çështja e besimit Islam në këto hapësira etnike..?!

JEMI SHQIPTAR! NUK JEMI TURQ!

JO ,,manifestime të synetisë,, me skenar turk në hapësirën etnike shqiptare në Maqdoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri…!

JEMI SHQIPTARË!

Çikago,më 18 korrik 2019

Mallëngjimi bulevardesk – Kujt i duhet folk-serb në Tiranë? – Nga Skënder Karaçica


Këngët e këngëtares serbe Ceca (bashkëshortja e kriminelit Arkan)që pati vrarë e djegur popuj joserb (boshnjak e shqiptarë) në Kosovë, po dëgjohen në ekranin e RTSH-së(sic!).

Deri kur Tirana me institucionet e veta politike dhe tashti në RTSH mbajnë qendim (mallëngjimi bulevardesk)për të gjithë rrjedhat që vijnë nga Serbia shteti armik shekullor i popullit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike?

Kujt i duhet folk-serb në Tiranë?

Pse RTSH ka hapur program për ,,pakicat,,në Shqipëri?Çfarë po bënnë regjimi i Serbisë ndaj pakicës shqiptare në tokën e vet në Preshëvë,Bujanoc dhe Medvegjë dhe çfarë po bën për të shembur shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.Tirana zyrtare dhe institucionet  saj bëjnë sehir dhe,për fatin e keq dhe shumë të keq,ajo nuk po mban qendim (konstant)sipas Kushtetutës aktuale shqiptare ndaj pjesës së popullit të vet shqiptar në pjesën etnike të grabitura nga fqinjët në Serbi,Maqedoni,Mal të Zi dhe sidomos të grabitjes përmes gjenocidit grek të Çamërisë.

Jo folk-serb në Tiranë!

Çikago,më 17 korrik 2019

Albanian TV of America – Dr.Koço Danaj dhe debati për gjenocidin grek ndaj Çamërisë – Nga Skënder Karaçica


Në emisionin debat në studio:Albanian TV of America,musafir dr.Koço Danaj dhe të drejtuar nga Gani Vila,tema bosht e këtij emisioni gjenocidi grek ndaj Çamërisë.

Në këtë debat televiziv,dr.Koço Danaj në dritën e Platformës Politike për Shqipërinë Natyrale,ndër të tjera ritheksoi se zgjidhja më e drejtë demokratike dhe në përkrahjen e faktorit ndërkombëtar BE-SHBA,do të sihte që Çamëria shqiptare të shpallet (ZONË E LIRË)në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të lejohen populli shqiptar çamë të kthehen në shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

Duke shpaluar shumë çështje shqiptare në kronikat arkivore dhe historike lidhur me Shqipërinë dhe çështja e Kosovës.dr.Koço Danaj,përmendi një fakt të rëndësishëm arkivor i panjohur për opininionin e gjerë shqiptar se Mbreti Ahmet Zogu në vitin 1940 në Angli nuk është pranuar si ,,Mbret i Shqipërisë,,por sipas dr.Koço Danaj,ai ishte pranuar vetëm si refugjatë(cit.sipas dr.K.Danaj)

Ndërkaq,në rrethanat e kohës dy mbretërit e Serbisë dhe Greqisë janë pranuar si ,,Mbret të Serbisë dhe Greqisë,,thekson në në debat dr.Danaj.Mirëpo,sipas dokumenteve arkivore kur është pyetur nga Washingtoni pse Ahmet Zogu nuk është pranuar me statutin,,Mbret i Shqipërisë,,Londra zyrtare pati thënë se lidhur me këtë,,do të hidhërohej Greqia dhe Serbia,ndonëse kishin planin e përbashkët që pas Luftës së Dytë Botërore (1941-1945)të dyja këto shtete me qëndrime hegjomoniste dhe antishqiptare të ndanin Shqipërinë në dysh për grabitjen e tyre(cit.dr.Koço Danaj).

Në dritën e ngjarjeve lidhur me gjenocidin grek ndaj Çamërisë Shqiptare,do të sugjeronim Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Detroit si dhe Redaksinë Albanian TV of America me Drejtorin Gani Vila që dr.Koço Danaj të dëshmojë në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan në Wshington,që e drejton miku i shqiptarëve dhe kongresmeni Eliot Engel,një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe të Çamërisë.

Çikago,më 14 korrik 2019

Prof.Skënder Karaçica

Nismë Shqipëri-Kosovë – Të anulohen pikët e Kongresit të Berlinit(1878)dhe çështja grabitqare nga fqinjët të tokave të Shqipërisë – Nga Skënder Karaçica

 

* * *

Në pikën 25 të Kongresit të Berlinit është thënë që perendoria sundimit shekullor të Turqisë të mbajë nën mbikëqyrjen e saj popullin dhe trojet shqiptare.

*  *  *

Kongresi i Berlinit pa përfaqësuesit legjitim të popullit shqiptar bënte pazaret e ditës me fqinjët serb,malazezë dhe grekë duke i shpërblyer me tokat shqiptare.

*  *  *

Në analet hisorike të këtij Kongresi famëkeq kundër popullit shqiptar dhe tokave etnike,ende ruhen procesverbalet e kohës kur thuhet se Mali i Zi vetëm dy orë para Serbisë shpallet shtet i pavarur.Në këtë kohë ende nuk kemi të bëjmë me formimin e kombit.

Çikago,më 13 korrik 2019

E kohës – Daut Dauti e ha bukën e huaj dhe e fyen popullin shqiptar! – Nga Skënder Karaçica


Daut Dauti, një intelektual me një ,,mal shkollë,, (sic!) që e hanë bukën e huaj në Londër, del në bulevard dhe e fyen popullin shqiptar!

Pajtohem me profesor Blerim Latifi,që e kundërshton paraqitjen (raciste)të D.D.kundër popullit shqiptar diskursi i tij me përmasën denigruese e poshtëruese ndaj popullit shqiptar në tokën e vet në Ballkan!

Kjo paraqitje e D.D.nga bulevardi i Londrës,na kujton kohën e Konferencës së Paqes në Paris dhe delegacioni i ,,Qeverisë Shqiptare,,me Esad Pashë Toptanin,kur e kur ,,kabineti i tij qeveritar jashtë Shqipërisë(lexo:në Selanik,-nënvizimi im)para botës fliste po më të njëjtin ,,mesazh qeveritar,,për popullin shqiptar(sic!).

D.D.do të ishte mirë që kërkojë falje para popullit të tij(shqiptar)dhe ndaj vetës të shkruaj dekretin (non-grata)që mos të dalë publikisht para opinionit,që me duart e tija të shembë Panteonin e kombit të lashtë shqiptar sa vetë Evropa!

D.D.shih vetën në pasqyrë!Hajmalitë nuk bëjnë punë!

Çikago,më 7 korrik 2019

U mbajt protesta para Shtëpisë së Bardhë: Trumpi të shpëtojë Shqipërinë nga Rama e Soros (video)

Një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë kanë protestuar këtë të dielë para para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C, kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri.

Organizatorët kanë protestuar gjithashtu dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

Sy me sy me lajmin – Mos ma vidhni shtetin shqiptar…! – Nga Skënder Karaçica

 

Një djalë i ri nga Drenica (emri është i njohur për ne) kishte marrë udhën për të shkuar në Shqipëri. Në procedurën në kufirin shqiptaro-shqiptar (sic!) në Vermicë, zyrtari i kufirit shqiptar (Shqipëri) sikur ia kishte bërë
më sy djalit nga Drenica, që të kruhet paksa, kur e kur, të shkundë xhepat me pak lekë…!

Djali nga Drenica,në shenjë revolte i ka thënë zyrtarit shqiptar nga Shqipëria:

Mos ma vidhni shtetin shqiptar…!Mësohuni njëherë e mirë të jeni zyrtar të shtetit demokratik dhe ligjor…!

Djali nga Drenica nuk i dha lekë zyrtarit në kufirin shqiptaro-shqiptar në Vermicë!

Mos ma vidhni shtetin shqiptar,do të jetë refreni ynë sot e gjithë ditën!

Çikago,më 6 korrik 2019