Lamtumirë mik i mirë! Të gjithë do të ikim një ditë, e rëndësishme është se çfarë lëmë pas. Dhe ti le një bibliotekë të tërë, një mendim, një shembull të lartë të njeriut të drejtë e punëtor, njeriut me moral të lartë. Arsyeja njerzore nuk ka fuqinë të deshifrojë mendimin e kozmosit; thebi i gjërave na fshihet.-thonë filozofët, po ti u përpoqe ta deshifroje, ti zbuloje disa të fshehta. Qënia, vetvetja e gjërave nuk është baza e vlerësimeve tona: tashmë është shpirti , është subjekti që do të mbajë peshën dhe përgjegjësitë e vlerave të tij. Të jesh i moralshëm do të thotë ti bindesh ndërgjegjes, kërkesa e së cilës na shfaqet si vlëre e huaj, në pastërtinë e saj absolute nga bota e qënies. Unë jam i lirë atëherë kur unë jam i liruar nga gabimi. Nga të gjitha perdet që më fshehin prej vetvetes, synimet më të thella të natyrës sime. “Eshte ajo që filozofët quajnë lirinë e të diturit.” ( Kanti)
Po, Sipas Sartrit, njeriu i drejtë nuk ka ndjenjën se e krijon drejtësinë, porse kërkon në mënyrë të papërsosur ta realizojë atë. Artisti nuk ka ndjesinë se shpik të Bukurën , porse kërkon t’i afrohet dhe kurrë të mos e arrijë. Ajo që është e dobët është dobësia ime ndaj vlerës, kurraroja ime për ta mbështetur. Ajo që është e dobët është dëshmia ime dhe jo vlera, si dëshmitar i së cilës jam. Vlerat kanë kuptim vetëm nëse, kanë një të vërtetë të vlerës, dhe pavarësisht nëse e duam apo jo një qënie të vlerës.
Spinoza thoshte se, “ njeriu i lirë eshtë ai që jeton nën drejtimin e arsyes, i cili është i liruar nga paragjykimet, nga pasionet e verbëra, dhe gjithçka që kishte në të jonjerëzore. I citoj këta filozofë, sepse nuk jam në gjendje të shkruaj ashtu si ti e meriton. Dhe se ti miku ynë Moikom Zeqo, ishe një filozof, me një mendim të qashtër, të pastër.
Ti mik, ishe njeri erudit, historian, arkeolog, antropolog, poet, politikan, atdhetar, shok dhe mik i mirë për të gjithë ata që të njihnin. Ishe një baba dhe familjar, i dashur, korrekt dhe i denjë.
Ç’mund të them unë për arkeologjinë, kur ti pareshtur në librat e tu, ngre lart historinë dhe vetëdijen e këtij Kombi.
“Kam patur fatin të jem një arkeolog, do ta quaja fatkeqësi mosqënien. Arkeologjia është një shkencë faustiane: përherë në veprim. Ajo synon të rindërtojë gjithçka. Është si të thuash një lloj sozie e kriminalistikës, që merr në konsideratë shënjat e ndërlikuara të gishtrinjve. Këto shenja janë hieroglifet e tij gjithashtu të posaçme. Ç’mund të themi për hieroglife të tilla vigane, si dy teatrot e vjetër të Apollonisë, teatri i Bylist, ai i Sofrastikës, i Butrintit, apo teatri madhështor i Durrahut? Sa shumë të fshehta mbartin këto hieroglife të kohrave. Si mund të ribësh nga heshtja, zërat e madhërishëm tragjikë të spektakleve të dikurshëm? Ky koleksion i mrekullueshëm, i gjetur në një “ spazio vitale” të Shqipërisë së Jugut, është një dëshmi e rangut botëror, që e klasifikon vendin tonë në panteonin e nderit, të teatrit antik botëror. Kjo tregon, se gjenia intelektuale e Ilirëve, mohon çdo pozitë inferioriteti. Arkeologët duke zbuluar monumentet arqitektonikë, të spektakleve të lashta, i kanë sfiduar historianët dhe mohuesit e kulturës sonë. Si mundet në përfytyrim ti afrohemi të vërtetës, që sot është pllakosur nga një heshtje gati e padeshifrueshme? Spektaklet e lashta në kohën iliro-romake, kanë vazhduar në mjediset e monumenteve shekuj me radhë. …. Spektaklet që janë shfaqur në Iliri, janë një provë e pakundërshtueshme e tragjedive dhe komedive të shkruara në gjuhën ilire. Ne nuk na ka arritur sot asnjë prej tyre. Ato janë si Kometat që u shkatërruan nga katastrofat kozmike.”
Me antropologjinë tënde strukturore, që është më e lartë se psikanaliza individuale, ti hodhe poshtë psikanalizën e Freudd-it. I cili e cilësoi veten si shumë të zotë dhe e lanë të lirë të etiketonte gjendjen mendore të personaliteteve që bënë histori në botën e madhe. Si , Leonardo Da Vincit, Woodrow Wilson, dhe sigutrisht, Edipin mbret duke e kthyer ne sindromë, me teorië psikopatike të psikanalizës së tij. Këto dhe shmë perla të tjera të paditura do të gjenim tek libri yt “ Kështu foli Monaliza” . Një dialog filozofik, në zbulimin e botës së madhe dhe asaj shqiptare.
Ti poet i përmasave hyjnore, ç’të them më tepër se poezia jote.
***
E vëzhgoj në Tejkohë, – skeletin tim, – për të bërë, – me të, – një
kangjellë, – për Shtëpinë e Pranverave!
Hija e një zogu çukit, – hijen e kalit në pllajë! – Dhe shfaqet, – para
meje, – Euseb Hieronimi, – mes njëmijë luanësh biblikë! – Dhe Profeti
klith: – O Zot! – Ajri je Ti!
Se të vdekurit – dhe të gjallët, – bile dhe të palindurit, – janë i njëjti
njerëzim, – pra vetë unë!
Golgota, – e ka një Fillim! – Por s’ka Fund!
***
“Si ta kap peshkun
që ka në bark
shishen e një mesazhi
të një Krishti fëmijë të mbytur?
***
Varka peshkimi të trishta/ Mbi blunë e Adriatikut/Janë brengat e mia /Të fëminisë!
Këtu unë paguaj/Me gjethet e ullirit/Çastet e pavdekëshme/ Të Kohës Efemere!
Dhe hulumtoj /Në heshtje/Ëndrat/ E pa ëndëruara!
……
Ishe një politikan rebel, pa servilizma dhe kompromise të shtirura interesash. Një deputet i pa bindur ndaj vendimeve që nuk i shërbenin integrimit të vendit. Edhe kur deshën të ishe përsëri me ta, kryeneç nuk pranove të uleshe në një sallë me deputetë që z’dinin të flisnin mirë gjuhën shqipe, e as me ata pa dinjitet. Mendimet e tua, mbi shtetin, pushtetin dhe atdheun ishin mbi të tjerët. Në politikë ishe ashtu si në jetë, përveçse i drejtë dhe i vërtetë, dhe me moral të lartë. E megjithatë, ti mik i mirë nuk ishe i “denjë” pas këtyre gjasave për asnjë detyrë shteti apo partiake. Vlerat e tua nuk i shërbenin më antivlerave. Ato na shërbyen vetëm ne, njerëzve të thjeshtë, që ju shpërndaje dritë me diturinë tënde.
Miku i mirë Moikom , njeriu që ti ishe, nuk metamorfizohet nga hipokrizia e kohës dhe e politikës. Kjo situatë nuk të bëri të aftë për hakmarrje. Kishe një mëshirë të ndohtë dhe ishe i pa përfillshëm ndaj respektit fals të tyre. Sepse ti ishte i kundërt me ta. Dituria dhe thjeshtësia, gjithashtu ta kishin lehtësuar qënien duke qëndruar larg komplekseve .
I Zhytur në qindara vëllime të bibliotekave të mëdha.Pasuria jote mitike të linte pa gjumë edhe pas mesnate. Në dhjetra mijra mijra faqe librash dhe mijra faqesh dorëshkrime.
Megjithatë nuk u struke dhe nuk mbete në qoshen e harresës . Vuajtjet shpirtërore dhe sëmundja, t’a ndryshonin çdo ditë portretin, flokët, lëvizjet po asnjeherë ndjeshmwrinw e lartw tw shpirtit dhe mendimet. Kishe një prezencë të fisme dhe tepër njerzore.
Udhëtove gjithandej dhe preke me endje nëpër galeritë dhe muzetë e botës, shumë prej tyre që kishe lexuar për thesaret e botës. Në New York, në muzeun of Modern art, në Paris, në Madrid, në Londër, në Munch Museum, e kudo ku gjeje hapsirat e munguara të vëndit tënd. U emocionove përpara tablove të Rembrandit, Mikelanxhelos, Leonardos, Caravaxhios, Dalisë apo Rubensit, Goyas, Monet, të Van Goghut, dhe Cezanneit. Humbisje nëper shekuj e shpirti drithërohej nga prania e tyre dhe i fusje në memorie për ti marrë me vete si shenjtorë, duke i koleksionuar në trurin e tënd kompjuterik, ato thesare të mëdha. Ata lëviznin e depërtonin në qënien tënde, vazhdimisht si nëpër ëndra, duke gërmuar në histori dhe jetën e tyre të vështirë dhe merrje kurrajo, kurrajo jo vetëm për të shkruar por edhe për të jetuar, dhe për të na treguar nga bota mitike dhe magjia e tyre.
“Më 1320, Dante Aligeri, 55 vjeç, lëviste në rrugët e Ravenës. Njerzit e shihnin me adhurim dhe frikë të shenjtë. Ky njeri ka udhëtuar dhe është kthyer i gjallë nga ferri, thoshin ata, përherë të çmërritur dhe naivë. Por Dante nuk kishte qënë asnjëherë në Ferr. Udhëtimi i tij i trilluar qe një gënjeshtër misterioze. Por i solli një famë të jashtëzakonshme. Dantja qe i lodhur nga jeta. Poezia e kishte sfilitur dhe plakur. Shkoi te katedralja e Ravenës. Vinte shpesh këtu për të parë mozaikët e famshëm dhe tronditës të perandorit të Bizantit, Justinianit dhe të gruas së tij Teodorës. Mozaikë të shekullit të gjashtë. Të pabesueshëm, intime dhe autokratike. Në dyshemenë e katedrales lëviznin vdekatarët e zakonshëm, ( Ferri), në lartësinë e murreve të mëdha, qenë mozaikët perandorakë (Purrgatorri), dhe në kupolë mozaikët me figurën e Krishtit ( Parajsa). Dantja kishte përherë një trinitet vizionesh. Po kjo gjë në fakt e torturonte. Ah. Mjedisi vigan i katedrales qe gati bosh, tek një stol përballë altarit qe ulur një grua që po lutej. Ç’është kjo grua, tha me vete Dantja. Një grua e panjohur. Mbante mbi kokë një vel mëndafshi jeshil. Befas veli rrëshqiti dhe Dantja i pa flokët e gjatë që i rëshqisnin mbi shpinë mes supeve delikate. “ ( Centauri i fundit.-Moikom Zeqo)
Shpesh, shfaqeshe nepër media,e auditore, duke mahnitur kolegë e student ashtu si dhe miqtë e të njohurit kur takoheshe me ta në ndonjë kafene.
Shkruajte pa fund, ese , studime, analogji , bibliografi, libra, me kontraste dhe paralele të trajtave artistike me ato të vendit tënd, artistëve të vendit dhe atyre të botës, të përcaktuar saktësisht me forcën magjike të artit. Shpesh në vetmi, prej të cilës ndjeje një boshllëk, të cilin pas vitesh t’a mbushte mbeska e vogël, që aspak për tu çuditur ngjasonte me hirin tënd.
Ndërsa hyjmë për homazhe, në Muzeun Historik Kombëtar, kujtesa më thiri se, aty të pata njohur nga afër kur ishte Drejtor i Muzeut. E ndrojtur disi, do tju kërkoja një hapsirë për një ekspozitën time me piktura të qëndisura, nga poezitë dhe portretet e korifejve të poezisë dhe fragmente biblike me pejsazhe lirike. Diçka femrore të trashëguar nga nëna nga gjyshet, e të sjella ndryshe në ditët e sotme. U habita nga mikpritja dashamirëse, duke ma hequr drojën, me fjalë të mira për krijimtarinë time. Më dhe galerinë me emrin “ Lasgush Poradeci, pikërisht , atë që më duhej mua. Pak para, çeljes së ekspozitës, më pyete se kush do të mbante fjalën e hapjes. – Askush.- përgjigjem, do them vetë dy tre fjalë. Kam plot mike piktore, po nuk i ve në pozitë, se unë nuk jam në nivelin e tyre, nuk jam piktore. Për habinë time, fare pa pritur e hape ekspozitën, dhe the gjera shumë të mençura, duke filluar nga antikiteti, te mistikja dhe trashëgimia e artit të punës së dorës, si krijim shpirtëror. Na mahnite të gjithëve me përshtatjen që i bëre eventit. Në mbarimin e ditëve të ekspozitës, afrohem për pagësën e ambientit. Ti nuk pranove, kurrësesi. -Ti je krijuese.- më the. U përpoqa t’ju fal një nga pikturat e qëndisura, cila do të pëlqente, po kundërshtimi yt qe i fort.
Vite më pas të kërkova ndihmë për tim bir, i cili përfundonte studimet për arkeolog në Bullgari, e mirprite dhe e ndihmove me literaturë dhe dije për temën e masterit, për të cilën kishte hasur shumë pengesa nga kopetentët e fushës së tij. Ndjeheshim mirënjohës, e të ftonim për kafe, po ti rrallëherë qëllonte të pranoje, sepse ishte nga ata tipa që nuk koteshe kafeneve. Ti punoje shumë mik, punoje vazhdimisht, ose ishte në udhëtime të largëta. Ishin fort të rralla kafetë, po mësoje gjithmonë diçka interesante. Herën e fundit në fillim gushtit të vitit të kaluar, më spjegove prejardhjen e emrit, ku fillova ta doja më shumë emrin tim të vjetër lindor.- Jo!- më the mjeshtër. Është gjinia femërore e yllit Nadir. Ylli që rri pak më poshtë e përballë Zenitit. Pra ke emër ylli. Dhe ke një yll në ballë. Nuk t’a mora për keq, se ti nuk bëje komplimenta të shtirura e të qëllimshme. Ishte djalë me moral të lartë, në praninë tënde e ndjeje veten komode, pa komplekse.
Takoheshim rastësisht në ekspozita pikture, apo promovime librash dhe shkëmbenim biseda, ishte vërtet kënaqësi, në sado pak kohë, thoshe shumë. Më dërgoje online, librat e tu prej 500 faqesh. I lexoja dhe humbisja nëpër to. Librin, “ Kështu foli Monaliza”, bashkë me mbishkrimin e tend, e kam lexuar tre herë, e do ta rilexoj përsëri.
Mësuam shumë nga librat e tu, thelbin e egzistencës njerzore. Me gjithë atë kalvar të dhimbshëm që kishte kaluar në fëmijërinë tënde dhe më pas, me plot punë e sakrifica për të ardhur te këto ditë, në të cilat meritoje të jetonte në qetësi dhe harmoni, por më kot. Trishtoheshe thellë kur shihje, antikuaret dhe zbukurrimet shekullore të origjinës së vendit tonë, që kishn mbetur prej shekujve zbuluar nga erozioni i shekujve apo zbulimet historike arkeologjike që varroseshin nën themele pallatesh, thyheshin, dhe vidheshin. Vdisje nga pak, çdo ditë. Këto, vuajtje, derte, munde e pengje , e dërmuan shpirtin dhe gjakun e njerëzve të mirë, si ty në veçanti.
Shpesh na njoftoje nëpërmjet rrjeteve sociale se ishte në spital i sëmurë, i lodhur i shpërfytyruar. Dhe miqtë e mirë vraponin t’ju shihnin, mjekët bënin të pamundurën, dhe ti prapë ngriheshe si Feniksi në këmbë , të shihnim në një ekspozitë pikture, a në ndonjë event libri, apo diku në TV. Dhe pak më pas në library, me librin e tënd të fundit, duke përhapur dije, e cila shkonte bashkë me gjerësinë e shpirtit, duke na ndihmuar ne, në nxënien e vlerave.
Këtë hërë nuk e morëm vesh sa kohë ndenjët në shtrat. Nuk na tregove asgjë në rrjetet sociale, përveëse shkrimeve të tua, erudite. Është e vështirë ta konceptosh se si i nxinte aq shumë njohuri një mendje njerëzore. Këtë herë kishe vendosur të shkoje mesa duket pa zhurmë, i lodhur nga gjithçka. Zotërinj të tjerë të mënçur ishin larguar para teje, vendosi të shkoje edhe ti me ta.
Ditën e shpërndarjes të lajmit të errët, për largimin tënd nga kjo botë, pothuajse të gjitha statuset e rrjeteve sociale, mediat, flisnin e tregonin me madhështi për figurën dhe largimin e tënd si një njëri i përlavdëruar. Ishte e pabesueshme dhe tronditëse për mua, kisha kohë që mendoja tu takoja e t’ju dhuroja librin tim tw fundit, doja të ndaja mendime, duke pritur se çfar të re fantastike do mësoja. U trishtova shume. Gjatë homazheve, në Muzeun Historik, ndjeva një peng në shpirt, që nuk kisha shkruar diçka për librat, dhe qenien e tënde si njeri. E kisha menduar disa herë, i doja shumë librat e tu, po ngecem brenda tyre, ka shumë enigma të shpërfaqura që mendja ime nuk i rrok dot. Qeshje! –Mos qesh mik, se dhe ata që shkruajnë për ty, mendoj se nuk i kuptojnë të gjitha. Mos qesh Moikom! Ti je hajduti i Bibliotekës së Babilonisë. Ke mbushur thesin e madh me pergamena, kur u shemb Babilonia, e s’i le të digjen. Mirë bëre, se ja, na tregon edhe neve shumë prej tyre,” o hajdut i famshëm.” Mu kujtuan këto, me sytë e përlotur përballë fotos tënde rrethuar me lule, pranë të cilave u përkula, Duke vendosur buqetwn time. Në mendje më erdhi vargu i një kënge Biblike. “Perëndia qoftë me ne, kur prapë takohemi!”
Jeni nje thesar fantastic edhe.ju nderuara e yllesive,nadire,falemnderit. Eglantina mandia.
Eshte nje pershkrim i ndjere dhe i perjetuar qe vizaton qartazi personin Moikom Zeqo, njeriun dhe enderrimtarin. Zonja eshte tejet e sinqerte ne pershkrimin e saj dhe me emocionon me dallgezimin e perjetimeve mbi shkrimet e tij qe jane te tilla qe prekin gjithcka, si fakte, si njohje dhe me se shumti si nje algjeber e imagjinates. Kujtesa e tij ishte pohim dhe rindertimi ekuacioneve nderepokale, kishte nje tektonizem qytetrimesh dhe deshiren qe ti shoqeronte kulturat here duke i perafruar dhe here duke i vene ne levizje te largimit si perfytyrime qe duan lirine e tyre. Jam i friguar se pak eshte lexuar me pak eshte kuptuar dhe me e keqja kam friken se mos lihet ne harrese. Zonja eshte shembulli i personit qe e ka lexuar dhe ndjere shpirtin e autorit. Ju faleminderit !
Jam vertet shume e emocionuar, nga komentet tuaja.miq te mire! Zonja Mandia, te falendoroj shume per vleresimin e larte dhe do Zoti ta meritoj ne te ardhmen. Ju jam mirenjohese!
Zoti Kabo, faleminderit qe e vkeresuat dhe e plotesuat shkrimin tim, si miq te perbashket te Moikomit. Une nga statusi juaj e mora vesh dhe u trondita shume. E kisha obligim shpirteror nje shkrim per mikun tone te mire. E kisha menduar disa here dhe kisha nguruar nese do ishte ne lartesine qe e meritonte nje mik i ditur i mençur dhe korrekt si ai!
Ju falenderoj edhe nje here per komentet dashamirese!