VOAL

Please Wait...

Lamtumirë Llukman Halili ! – Nga Dr.Dergut Aliu: Historia dhe aktiviteti i jetës të Llukman Halilit është shumë i pasur dhe i gjatë!

By | June 17, 2020
2 Comments
  • author avatar
    Fadil Selmani 9 months ago Reply

    Humbje e madhe për të gjithë.

    Lluki do të mbetet i gravuar në shpirtin tonë, ishte dhe do të jenë Ikonë e Dardanis Veri-Lindore, dritë që do na shoqëroi kudo.

    Ngushllime të sinçerta vëllazërore Familjes, Farefisit e Miqësis të gjërë.

    Jemi krenarë që kemi qenë bashkëudhëtues të proçesit hyjnorë mbi një dekadë të tërë kudo nëpër Botë me ekipin e lobimit për tokën e bekuar që e donte aq shumë.

    Miku i mirë thuhet njohet në ditët e vështirë , andaj një ngushllin i veçant pos bashkëshoqëruesit të përhershëm mikut Dashnim Hebibi, ky ngushëllim ju takon edhe juve Dr.Dergut Aliu, që përkundër masave dhe përkufizimeve të lëvizjes që kalon Bota shkaku i covod 19, ju gjetët mënyrën të jeni prezent në ceremonin e varrimit dhe t’ia bëni nderin ashtu siç e ka merituar Lluki.

    Pushoft i qetë në Parajsë shpirti i ti i bardhë

  • author avatar
    nelson 8 months ago Reply

    Përshëndetje shikuesit, unë jam nelson dhe jam gati ta ndaj dëshminë time këtu, nëna ime më prezantoi me Baba e Madhe Ogbogo kur zbuloi se nuk mund ta merrja gruan time shtatzënë pas 3 vjetësh nga martesa jonë. Pra, këto sollën aq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë nuk dyshoja derisa e kontaktova dhe pastaj hodha magji të fuqishme për mua dhe e bëra gruan time të kthehej. Dhe tani, ne jemi gjithashtu të lumtur me fëmijë të bukur, pikërisht nga dita që BaBa Ogbogo e Madhe punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një premtim të fortë që për sa kohë që unë jetoj, do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata atje që përballen me marrëdhënie dhe vështirësi martesore duhet të kontaktojnë shpejt me të dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë e hoqa kontaktin e tij këtu, Email: greatbabaogbogotemple@gmail.com, ose numrin e tij të WhatsApp. +2349020168697 …

    Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim

    Ai më shëroi nga një njeri i pafuqishëm te një njeri i vërtetë.

Komentet

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/ljcvj.webp" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/lajcak-marreveshja-kosove-serbi-mund-te-arrihet-brenda-muajsh/"]

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, mund të arrihet brenda muajsh

VOA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër vizitës treditëshe në Prishtinë, në përpjekje për të sigurur rifillimin e bisedimeve menjëherë pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat doli fituese lëvizja Vetëvendosje.

Po unë mendoj se ne mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse të mos e arrijmë”, tha zoti Lajçak duke nënvizuar se autoritetet në Kosovë kanë mirëkuptim për rolin e rëndësishëm të bisedimeve që sipas tij mund të përmbyllen për disa muaj.

Nuk kërkon vite, por nuk është në të drejtën e Bashkimit Evropian të vendos. Ne nuk po i nxitojmë palët. Ne nuk jemi duke ngadalësuar procesin. Ne jemi këtu dhe është në dorën e Kosovës dhe Serbisë se sa shpejt dëshirojnë të ecin. Nëse dëshirojnë të takohen në baza mujore ne jemi aty, nëse duan të takohen në baza javore ne jemi aty, pra ne jemi këtu për të lehtësuar dhe siç e thashë, pëfundimisht nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë dhe tre vjet, nëse ka përkushtim dhe gatishmëri nga palët”, tha zoti Lajçak.

Ai tha se me administratën e re amerikane të presidentit Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë në baza ditore për të njëjtin qëllim; për të çuar përpara Kosovën dhe rajonin drejt së ardhmes evropiane.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se procesi i bisedimeve duhet të rishikohet.

E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe në veçanti në emër të institucionit që drejtoj, që po ashtu udhëheq politikën e jashtme, që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një “reset”, pra një rishikim i cili ndër të tjera ndihmon që Republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe mbi të gjitha të respektojë interesat e veta, interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës në një proces i cili patjetër duhet të rezultojë me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual të Kosovës dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës”, tha ajo.

Zonja Osmani tha se institucionet e reja të Kosovës do të angazhohen në bisedime por, me një qasje të re.

Nuk do të lejojmë që integriteti territorial të bëhet pjesë e dialogut apo që rregullimi ynë kushtetues dhe sovraniteti i vendit të bëhet pjesë e këtij procesi sepse Kosova e ka përmbyllur statusin e saj me 17 shkurt 2008 njëherë e përgjithmonë, prandaj edhe nuk ka çka të negociohet për statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por natyrisht presim që ky proces të përfundojë me njohjen nga ana e Serbisë të Kosovës si shtet dhe të kufijve tanë aktual”, tha ajo, duke nënvizuar se pret një bashkërendim më të madh ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kosova ka bërë aq shumë koncesione sa që e kanë pru në buzë të jofunksionalitetit. Pr,a tani nuk është koha të pyetet se se çfarë do të jap Kosova akoma. Por çka pritet prej këtij procesi është që edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga Bashkimi Evropian përfitimin final, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian pra jo që Kosova të jap diçka shtesë, qoftë copëza të funksionalitet të saj të brendshëm, qoftë ide të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve, por Kosova dhe Serbia duke rezultuar me njohje reciproke në të njëjtën kohë ecin drejt BE-së. Pra përfitimi final është anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo të konsiderohet Kosova si një shportë me pemë e perime ku çdo kush merr diçka prej saj duke e shndërruar në një shtet jofunksional, i cili nuk i duhet as qytetarëve të saj, nuk i duhet as rajonit e nuk u duhet as partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha zonja Osmani.

Të hënën, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha pas takimit me zotin Lajçak se nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë.

Zoti Lajçak, pas Kosovës do të shkojë në Beograd, është vënë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve gjatë këtij viti, meqë vitin e ardhshëm është Serbia që do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare, gjë që do të çonte në një periudhë tjetër të pezullimit të bisedimeve që filluan dhjetë vjet më parë.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 por është përfshirë në bisedime për normalizim marrëdhëniesh që është kusht për integrimet evropiane.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/156017514_10217754572677118_6737807102768244815_n.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/maestro-me-tradhetove-kesaj-radhe-miku-im-i-cmuar-nga-ilir-cumani/"]

Maestro, më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar… Nga Ilir Çumani

Më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar…. profesor #AGIM #KRAJKA…..!

Ti, mjeshtër i muzikës, që gjithë jetën të vallëzuan gishtrijntë e duarve në tastierat e fizarmonikës e të pianos, e ngado përhape tek njerëzit gëzim e hare përmes notave të pentagramit…

Përse e bëre këtë maestro…!? Mengjeseve mblidheshim atje tek lokali “Lemza” bashkë me Amin tënd të mrekullueshme dhe birin tënd Ulisin duke biseduar pafund, e ti s’lodheshe asnjëherë duke rrëfyer histori të bukura që të shoqëruan të gjithë karrierën tënde brilante të një artisti që u kthye në Gjeni i Artit tonë muzikor.

Sa të vështirë do ta kem tashmë ardhjen time atje tek lokali “Lemza”, që ishte kthyer prej vitesh e vitesh në çerdhen e mjaft miqve dhe artistëve që u dashuruan marrëzisht me muzikën tënde…!!!

Maestro më “tradhëtove” pa asnjë arsye kësaj here duke më lënë një breng në zemër dhe një angështim në shpirt….!!!

Gjithsesi, pusho dhe prehu në Paqe tani dhe kënga qoftë e pandarë nga Ty edhe në Parajsë…! R.I.P

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/inva.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/sopranoja-me-fame-boterore-inva-mula-jam-mira-ne-mbeshtetje-te-shkrimtares-mira-meksi/"]

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Jam Mira – Në mbështetje të shkrimtares Mira Meksi

voal.ch – Po vonohet vaksinimi i shkrimtares Mira Meksi, ndërsa kërkohet si kusht që shkrimtarja e njohur të udhëtojë jashtë shtetit për t’ju nënshtruar një terapie të specializuar për shkak të një sëmundje të rëndë.
Mjeku i Mira Meksit kërkon vaksinimin urgjent të shkrimtares kundër Covid 19, pasi rrezikon nga virusi i rrezikshëm.
Kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin sa më të shpejtë.
Midis tyre është edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula e cila në rrjetin social bën të njëjtin apel duke shkruar: JAM MIRA!
Ja statusi i Inva Mulës:
“Mira Meksi nje vlere kombetare !
Uroj te gjendet mundesia e vaksinimit te saj nga institucionet shendetesore .
JAM MIRA”
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/auto_sadfghnbm.1614623820-2.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/ndahet-nga-jeta-pedagogu-i-njohur-krijuesi-i-departamentit-te-farmacise-prof-dr-skender-durresi/"]

Ndahet nga jeta pedagogu i njohur, krijuesi i departamentit te farmacisë Prof. Dr. Skënder DURRËSI

 

Ditën e sotme, në moshën 81 vjeçare është ndarë nga jeta Prof. Dr. Skënder DURRËSI.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e tij të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 81 vjeçare të Prof. Dr. Skënder DURRËSI.

Prof. Skënderi lindi në qyteti e Tiranës. Në vitin 1967 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës.

Për dy vjet punoi si përgjegjës i repartit të përgatesave për injeksion pranë Profarmës.

Në gusht 1969 është emëruar pedagog në degën e Farmacisë të Universitetit të Tiranës.

Nga 1983 deri më 1991 ka qënë anëtar i Kolegjumit të Ministrisë së Shëndetesisë, kurse nga 1989 deri më 1993 ka qënë zëvendës dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2004 ka qënë kryetar i Shoqatës Farmaceutike Shqiptare.

Për një periudhë dyvjeçare (1993-1995) ka drejtuar Komisionin e Nomenklaturës së Barnave.

Nga viti 1992 deri në vitin 1999 ka qënë Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.

Gjatë vitit akademik 2005-2006 ka qënë dekan i Fakultetit të Farmacisë dhe Stomatologjisë në Universitetin “Kristal”, kurse nga viti akademik 2006-2007 ka drejtuar Departamentin e Farmacise në Albanian University.

Në Dhjetor 1992 është zgjedhur president nderi i Shoqatës Farmaceutike Ndërkombëtare “Donna Internazionale”, me seli në Padova të ltalisë, kurse më 1994 është zgjedhur anëtar i Shoqatës Shkencore Farmaceutike të Rumanisë.

Prof. Skënderi ka botuar 18 tekste universitare, e pasuniversitare, 2 monografi, dhe një varg artikujsh shkencore në revistat shkencore të vendit e të huaja, si dhe ka referuar shumë herë në veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit. Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar i Vitit për 1998/1999 dhe “Një nga 2000 evropianët e shquar të shekullit 21”, ndërkohë që Instituti Amerikan i Biografive e ka shpallur “Njeriu i vitit 1998”.

Urdhi i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, të afërmve, kolegëve dhe gjithë të dashurëve të tij.

Përcjellja për në banesën e fundit e Prof. Skënderit bëhet ditën e hënë datë 01.03.2021, ora 15:30, në Sharrë.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/skendermulliqifotojaere-3.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/mjaft-te-keqijave-per-kosoven-nga-skender-mulliqi/"]

Mjaft të këqijave për Kosovën!! Nga Skënder MULLIQI

 Lëri të bëjnë zhurem, le të kënaqin egotë e tyre , pushteti I ri do te bëjë punë të mira, do të jetë pushtet I popullit, zatën a nuk ishte 14 shkurti plebishit? Kur e ka njeriu përkrahë popullin qe ia ka dhënë besimin, askush nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e më së paku ata që ranë nga pushteti për shumë arsye .14 shkurti është dalje nga rrjeti e gjerë i keqpërdorimeve, dalje nga rrjeti I të fuqishmive të mbi tokës dhe të nëntokës politike dhe biznisore. Ata që I bën keq vendit kurrë nuk mund të shlyejnë njollën e zezë, kurrë nuk do tju falë populli gabimet e periudhës së gjatë 22 vjeqare.Nuk mund të shlyejnë mllefin e popullit I cili u mashtrua keq nga hileqarët dhe profiterët e politikës.Fitoi më meritë populli, fitoi e drejta ndaj të padrejtës, triumfoi e mira ndaj të keqës .Fitoi individi I cili bashkëjetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet. Ky njëri ka emer dhe mbiemer- Albin Kurti, kryeministri më i mirë i pas luftës vetëm për 50 ditë sa ishte në pushtet, dhe sigurisht së do të jetë sërish kryeministri më i mirë , jo për 50 ditë , por për katër vitët e ardhshme . Do të jetë kryeminister I sukseseve të shtetit të ri të Kosovës , që nuk u ndërtua mirë deri më tash.E vërteta është së ne për të parën herë pas shumë vitësh po hapët një dritare e re për Kosovën.E vërtetë do të jetë që Kosova do të ngritët si feniski më pushtetin e Albin Kurtit, dhe atë në kuptimin më të mirë të fjalës. E ju zotëri mos mbani hidherim , mos pështyni, ndaleni shantazhet…Nuk iu duhen.As nuk do tju vyejnë dhe bëjnë punë kurrë më. Hidhërimi kurrë nuk e mund dashurinë.Mos puna kurrë nuk ka mundësi ta mund punën. A jemi , apo nuk jemi.Po jemi një popull të një gjaku më të lashtë në Ballkan.Para së gjithash jemi vëllezër dhe motra .Kampanjave politike moti iu ka dalur boja. Janë bërë shumë bajat. Histeritë do të duhej të marrin fund , së kapitull I ri po hapët për Kosovën. Nuk ka mundësi më të ndalohet lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit , dhe dukurive tjera negative që po e gërryejnë nga mbrenda Kosovën. Pushteti nuk grabitet , pushteti fitohet më votën e lirë … Kaosi shoqëror e politikë nuk i duhet Kosovës.Vendit i nevoitet qetësia , I nevoitet unititi, zhvillimi dhe prosperiteti …Kosova e ka vendin në Evropën e Bashkuar si synim historik i shqiptarëve… .

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/frangjokaprp.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/in-memoriam-nje-mesuese-si-ana-do-te-mbetet-ne-kujtesen-e-brezave-te-sotem-dhe-atyre-qe-do-te-vijne-nga-fran-gjoka/"]

IN MEMORIAM – NJË MËSUESE SI ANA DO TË MBETËT NË KUJTESËN E BREZAVE TË SOTËM DHE ATYRE QË DO TË VIJNË – Nga Fran GJOKA

“Veprat e mira, kur bëhën në mënyrë të thjeshtë, janë si të vdekurit, që rrojnë edhe në ara si lule, që u bëjnë ballë futrtunave, si yje, që nuk perëndojnë kurrë.” (Klaudios)

 

 

Jeta është e ndërtuar e tillë që ka një fillim dhe një mbarim. E gjatë këtij intervali kohor, kushdoqoftë, kërkon që me punë të memorizohet sa të jetë e mundur për mirë tek njerëzit me të cilët ke punuar e bashkëpunuar, natyrisht, edhe në shoqëri e kudo. Aq më tepër në sektorin e arsimit, në punën e bukur e fisnike të mësuesisë, nga ku ke nxjerrë prej duarve të tua breza të tërë intelektualësh, specialistë të fushave të ndryshme. Pas disa dekadave të shërbesës në arsim, pa menduar ndoshta se…, prapë një ditë të gjithë do t’i lëmë pas. E kështu jeta ndërpritet e mpleks keqardhjen, dhimbjen dhe, së bashku me të, edhe kujtimin e mirë në shërbesën ndaj profesionit të mësuesisë.

Të gjithë ata që kanë punuar e vazhdojnë të punojnë, vendosin nga një tullë në ngrehinën e madhe të arsimit. E gjithë ata që e kanë njohur, që kanë punuar e që kanë dëgjuar për të në rrjetet sociale, me dhimbje të thellë kanë përjetuar largimin nga jeta të Mësueses së Nderuar, Ana Ndoka, që për 40-vjet sakrifikoi shëndetin e saj për t’u dhënë dije e kulturë nxënësve, duke mos u ndalur për asnjë çast së kërkuari kuptimin e jetës, duke dhënë në funsksion të këtij misioni fisnik të gjitha mundësitë dhe aftësitë e veta kulturore e profesionale. Orët e mësimit paraqiteshin të një niveli bashkëkohor, kishte një orientim të drejtë, korrekt, e vetëdijshme, e përgjegjshme në çdo rrethanë, sado i vështirë dhe i ndërlikuar të ishte procesi mësimor. Ana, e prirur pas mirësisë, e buzëqeshjes, ajo jepte atmosferë e ngjyrë gjithkujt që takonte, mjedisit ku në Lezhën historike kalonte, dhimbjen që ndjente për humbje jete njerëzish dhe optimizmin që e karakterizonte.

Në foto: Ana Ndoka

E tillë ishte fryma, që Ana jetësonte, e tillë ishte jeta që ajo thurte dhe aq shumë e donte, me pagabueshmërinë që nisi 40 vjet më parë në mësuesi, në të gjitha etapat e saj, sepse karakterizohej nga një intuitë për t’u orientuar drejt, ku i duhej të “përballej” jo rrallë me kapriçot e jetës, të cilat me urtësi, mençuri e pjekuri i kapërcente denjësisht dhe me vendosmëri.

Mësuese Ana Ndoka u lind në fshatin Tale të Lezhës. Arsimin bazë e përfundoi në fshatin e saj të lindjes dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë. Me mbarimin e shkollës së mesme për mësuesi, u emërua në shkollën 8-vjeçare, Ungrej, një prej zonave më të thella malore të Kashnjetit. Dhe pas 3-viteve pune intensive transferohet në shkollen 8-vjeçare Ishull-Shëngjin. Pasioni për mësuesinë po rritej nga viti në vit dhe kështu e pa si domosdoshmëri vazhdimin e studimeve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, dega Bio-kimi. Nga viti 1976 e derisa doli në pension punoi mësuese e biologjisë dhe kimisë në një ndër shkollat më me zë të qytetit të Lezhës, në shkollën “Gjergj Kastrioti”. Këtu punon për më shume se 40 vjet në arsim dhe nuk përfitoi asnjëherë nga konjukturat politike të kohës, siç ndodhte rëndom me të tjera mësuese, të cilat sapo krijoheshin hapësirat nga miqtë dhe bashkëshortët e tyre, siguronin një punë tjetër të rehatshme dhe me pagë më të lartë. Dëshira dhe pasioni i saj ishte mësuesia, ndaj me të drejtë do të thoja se Ana Ndoka do të mbetet një ndër ikonat e mësuesisë lezhjane e më gjerë. Kjo dritëdhënëse në dije e arsim, kishte si objektiv të saj, rritjen dhe edukimin e një familje prindërore të thjeshtë, por të ndershme dhe me tradita të shkëlqyera arsimdashëse, frymë të cilën e gjeti përsëri dhe e fuqizoi në familjen e Marash Ndokës, me të cilin lidhi të ardhmën e saj. Jeta bashkëshortore e tyre u konsolidua, duke u bërë kështu një çift model dhe dijitoz e me plot vlera e virtyte të larta njerëzore për Lezhën.

Në këto vite të vështira të tranzicionit, Ana, bashkë me bashkëshortin e saj, Marashin, investuan shumë nga vetja, duke rritur e shkolluar dy fëmijë të mrekullueshëm. Sot janë koshient fëmijët për sakrificën e nënës së tyre për një shkollim cilësor në arsimin parauniversitar, duke përfunduar me sukses në universitetet më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke u mësuar denjësisht atyre udhën e dijes dhe të prosperitetit. Sot djali dhe vajza shikojnë te prindërit e tyre modelin e një babai shmebullor, një nëne, që sa jetoi e punoi, personifikoi modelin, frymën, figurën e një nëne të dhembshur dhe edukatore e përsosur, me cilësitë më të spikatura individuale. Mbetet një nënë e shkëlqyer, që rrezatoi veç dashuri e mirësi, një nënë qytetare me emancipim bashkëkohor. Gjatë viteve në mësuesi e kujtoj shpesh një thënie të saj: “Jeta i jepet njeriut vetëm një herë dhe ajo duhet jetuar me dinjitet”.

Këtë devizë, Ana e kishte të fiksuar në memorien e saj gjatë viteve të ndritura në mësuesi. Kjo vajzë dhe grua lezhjane e ndjente përherë se njeriu, si qënie shoqërore, nuk mund të mendojë vetëm për veten, por lumturineëduhet ta gjejë edhe tek ajo se çfarë bën për të tjerët, për komunitetin, për njerëzit në përgjithësi dhe me fëmijët në veçanti. Kjo ishte Ana dritëdhënëse në dije, arsim e kulturë, një ndër ikonat e arsimit tonë lezhjan, një mësimdhënëse e talentuar në lëndën e shkencës natyrore, ku ka aplikuar me një sukses të menduarit logjik e në rrugë të pavarur të nxënësve. Zotërimi përfeket i orës së mësimit e bënte që t’i përdorte me mjaft efikasitet etapat mësimore, duke krijuar shpesh situata tërheqëse e zbavitëse, krejt natyrshëm, pa iu shmangur thelbit të lëndës, sepse ajo dinte kur duhej t’i hapte e t’i mbyllte portat e kimisë e biologjisë, dinte të orientohej e të zgjidhte në thesaret e saj të pafund, dinte si t’ua transmetonte nxënësve përvetësimin logjik dhe aktiv nga ana e tyre. “Mësuesi i aftë është ai,- më thoshte shpesh Ana,- që din të orientojë mësimin dhe të motivojë nxënësit.” Ndaj, do të thoja me plot gojë, se puna e Anës në mësuesi nuk mbeti kurrë skllave e ngurtë e rregullave, por thellë kornizave tradicionale të mësimdhënies, duke i dhënë frymëmarrje të plotë orës së mësimit. Asnjëherë nuk diti të diferencojë nxënësit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithmonë ishte pranë tyre me pasionin që jepte profesioni i mësusisë, edukimi dhe kultura qytetare që e karakterzionte sa jetoi e punoi. Kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e saj dhe kur ishte përballë privilgjeve, të mirave materiale e famës shoqërore e miqësore që ajo kishte. Ndejti deri në frymëmarrjen e fundit e dashur me të vërtetën dhe e rreptë me padrejtësitë. Tani ajo nuk jeton më dhe…E kujton me lotë mallëngjimi djali i saj, Kreshniku, me lotë malli dhe dhimbje e shoqëron vajza e saj, Vilma për humbjen e parakohshme të nënës së tyre, nipat e mbesat, motrat dhe vëllezërit, ish-nxënësit, kolegët dhe mbarë komuniteti prindëror lezhjan. Emri dhe kontributi i saj në mësuesi do të mbetën përjetësisht të salvuara në memoriet e brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë, si ndër emrat më të nderuar e respektuar të arsimit lezhjan. Përjetësisht mirënjohje misionares së arsimit! I përjetsëm qoftë kujtimi i saj!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/ldkeee.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/ldk-pa-terapi-per-sherim-nga-binak-maxharraj/"]

LDK PA TERAPI PËR SHERIM!! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Isa Mustafa me servilat e tij nuk don sanim por shkaterrim të metejm të LDK/

/Edhe sikur LDK ta kishte udhehëqë Rada Trajkoviç nuk do ta kishte shkatrruar me shumë se sa Isa Mustafa/

 

Sot lideri i saj i deshtuar dhe antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa e paska mbledhë Kryesinë e saj,jo për te diskutuar për situatën e shkaterrimit të LDK nga ana e tij për të gjetë ndonjë terapi sheruese,por veç me e caktu datën, për mbajtjën e Kuvendit të përgjithshëm të LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri,por qe nuk përjashtohet mundësia që kryetarit te tashëm Isa Mustafa ti vazhdohet mandi për “suksesin e tij briland në shkaterrimin e LDK” ,sepse ky njeri ne fakt nuk ka dhënë doreheqeje,është njeri qatall,I pa besë,e tradhton anëtaresin e vetë në gjsmë te nates,nuk I mban qendrimet dhe premtimet e saj por ia fishkllonë me te vehtën për të vazhduar kështu deri në zhdukjën totale te LDK çfarë çshtë edhe qellimi i Isa Mustafës.

Qasje plotësishtë e gabuar e Kryesisë e përbërë nga servilet dhe mvarësist e Isa Mustafës,e cila e rrejti opinionin se ka dhënë dorëheqje.U kënaqen kur e caktuan 14 marsin 2021 për mbajtjën e Kuvendit të Pëgjithëshëm për zgjedhjën e kryetarit të partisë pasiqe për këtë Kryesi te gjorë e më shumë te mjerë të kapur dhe e shkërdhyem nga kryetari i saj.Pra,siç po duket Isa Mustafës ia ka lënë ëmbel data 14 shkurt por e paska caktuar të njejtën me 14 mars.

Prap,qasje dyfish e gabuar e LDK për të vetmin qellim për ta mbrojtë status quon në LDK,sepse sipas kësaj Kryesie te kapur nga kryetari i sajë më zgjedhjën e kryetarit në Kuvendin e përgjithshëm po merrka fund këndellja dhe rënja e sajë në fund të gërminës.

Kjo është strategjii Don Kishotiane për te ia marr edhe fryemën e fundit LDK,sepse edhe ky Kuvend i tashëm LDK është i zgjehur nga vetë Isa Mustafa dhe servilet apo pinjollët e tij,qe do te thotë se Kuvendi mund te prodhoi një kryetar te ri sipas vullnetit të Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz Brenda LDK.

Për të kërkuar zgjedhjën e mjerueshme ne të cilën ka rënë LDK duhet një qasje dhe strategji krejtë tjetër,te cilës Isa Mustafa po I ikë,po i frikësohet.

Zgjedhja e çështjës katastrofë në LDK duhet filluar nga baza e jo nga koka e mykur dhe e çelbësuar e LDK.në krye me Isa Mustafën.

Për të përmirësuar gjendjen kaotike ne LDK duhet filluar nga baza,nga anëtarësia nëpër degëtë e sajë kudo qe janë.Atje ne bazë se pari te shoshitet situate ne LDK,te diskutohet se çfarë e solli LDK ne këtë gjendje,te nxirrën fajtoret pa u trembë emer e mbi emer,anips fajtori kryesor dihet por edhe nga këto degë duhet ti behet më gisht Isa Mustafës.Në nivel te degës por edhe ne nivel te komunave duhet qe te zgjidhën anëtarët e rinjë për Kuvendin e Përgjithshëm,por edhe të jipen propozime edhe për kryetarin e ri.

Kjo çasje do te thotë se kryetari i ri I LDK do te zgjedhet ne bazë te propozimeve nga baza në Kuvendin e ri të Përgjithshëm e jo ne ate të vjertin siç pretendohet tash.Në Kuvendin e ri duhet te suplimohën të gjitha kanditaturat e ardhura nga tereni dhe në votim të shkohet me shumë kandidat.Votimi duhet te jetë jo sipas nenit famos 50+1 te Isa Mustafës qe e favorizonte ate,por qe i cili asnjëherë nuk pati guximin te matet me dike tjetër me voto të mshefët e jo siç e zgjidhëte vehtën Isa Mustafa mer aklamacion.

Kjo është rruga më e mire për te sanuar gjendjën ne LDK,për te zgjedhë kryetarin e ri,e jo sipas porosisë dhe kalkulimeve te Isa Mustafës me servilet e tij,i cili ne vend se të turperohet se si e kantandisi LDK,port që  sikur LDK ta kishte udhëheqë edhe Rada Trajkoviq  nuk do ta shkaterronte LDK më kqe se sa Isa Mustafa ai hapas këto ditë deklaroi se të njejtën gjë do ta bëja përseri,por tashti i mungon shoku i tij bashkëvepruesi  Hashim Thaçi për shkaterrimin e metejm të LDK.

Por,në opinion e gjërë po ndegjohën zëra të shtjerrur nga disa zyrtar,por edhe jo zyrtar për munëdsinë e rikthimit të disa figurave te njohura në LDK të cilët e kanë leshuar LDK në kohë te ndryshme.Por,a mund të këthehet, bie fjala,Hidajet Hyseni i cili me shokët te tij të fontit Rexhep Qosaj dhe Adem Demaqi dikur deshtën ta rrembejnë kalan e LDK nga mbrenda por qe deshtuan turperisht dhe Presidenti Ibrahim Rugova më fshisë I hodhi jashtë si zagar.

Por edhe se a mund te këthehën disa figura tjera vërtëtë rugoviste siç është,bie fjala,historioni i madh,romansieri,shkrimtari I mbi 100 romaneve,librava dhe historian i madh Jusuf Buxhovi i  cili në tere botën hodhi dritë për te verteten e Kosovës duke I rrexuar tezat dhe mitet fashizoide serbe për Kosovën ndër shekuj,prap theme se është e pamundur të këthehet një figure kaq e madhe e kombit qe te ballafaqohet me kaqapërdhicat e akademikut qe era si vjenë akademik Isa Mustafën.

E most ë behët fjalë për rikëthimin e Vjosa Osmanit e cila tashti ajo e ka marrë rrugetimin e vetë me Listën “Beso”.Këthimi i sajë sipas pazarllaqeve te Isa Mustafës do te ishte fatale për Vjosën.

Por,pra së prap mendoj se zgjedhja e bijes së kombit dhe heroit te kombit Jusuf Grevallës Donika Gërvalla një bashkëpunëtore e ngushtë me Presidentin Ibrahim Rugova,e cila vertetë ishte ambasadore e vertetë në botë duke e luftuar për Kosovën dhe pavarësin e saj,por qe ky fare matufi Isa Mustafa ia mbylli derën e LDK.Ardhja e sajë në krye të LDK do te ishte e mire se ardhur,,dho te ishte një melem sherues për LDK,por do te ishte edhe fatale për klanin mafioz të Isa Mustafës mbrenda LDK.

Por,ardhja e ndonjë figure mbrenda LDK për Kryetar prapë do te ishte fatale për vetë LDK,sepse te gjithë këta te kryesisë e deri ne Këshillin i përgjithëshëm janë sejmën dhe vazal te Isa Mustafës,sepse ai deshiron me e lane pas bishtin e vetë.Nuk jnaë te denjë për kryetar as Kujtim Shala,as Lumir Abdixhiku,por as se si jo se jo nuk bënë qe në krye te LDK të katapulohet Lutfi Haziri,një pro thaqist dhe një proshikist  përbetuar i cili ia qonë shlivovices nepër lokale se bashku me shikistet.Pra,Lutfi Haziri është mikrob shikist i mbjellur mbrenda LDK.Te gjithë këta qe po përmendën si të mundhshëm për kryetar të LDK,shtrohet pyetja, ku ishin atehere kur prej ardhjës se Isa MUstafës me 2010 në krye te lDK e cila filloi të merr teposhtezën duke mos e fituar asnjë zgjedhje.

Ku ishin këta qe po përmenden për kryetar të LDK qe nuk e thane asnjë fjalë kur Isa Mustafa  thej disa here qendrimet dhe premtimet duke bashkëpunuar me PDK,Hashim Thaçin dhe SHIK-kun,ku ishin këta pretendues për kryetarë të LDK qe se thane asnjë fjalë kur vetë Isa Mustafa se bashku Hashim Thaçin dhe pederin Grenell bënë komplotë klasik duke e rrexuar qeverin e popullit Kurti,ku ishin këta qyqar predendent për kryetar të LDK kur për pabesin qe Isa Mustafa për mos mbajtjën e qendrimeve dhe parimeve te partisë,dhe te cilat më ngulim i mbronte e vetme,hu vetem Vjosa Osmani qe asnjeri prej tyre nuk i doli në mbrojtje Vjosës të cilën Isa e pëjashtoi nga LDK,por e cila me 14 shkurtë 2021 ia këtheu si boomerang duke ia marr më shumë se gjysmëm e partisë duke e lënë të gjorin me gishta n’gojë duke u sholokat me atë shtagën krroqe.

Por,megjithate nga mbrenda mendojë së te e fundit mund te jetë për kryetar i LDK Anton Quni,një rugovistë i përbetuar,një luftetar dhe komandant i shquar i  lirisë i cili gjatë gjithë kësaj përiudhe edhe ishte disi i rezervuar ndaj Isa MUstafës.

Por nese zgjidhet Anton Qunu për Kryetar të LDK qe në fillim ai duhet te ia zgerdhi dhembët Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz duke i nxjerrë jashtë si të pa vlerë nga LDK,te veproi ashtu siç patë vepruar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilëve ne sallën e Parlamentit u tha hapas se nuk shkoj nga ky Paralent pa ju pa juve në burg.Dhe ata sot janë në burg.Unë nuk e di se edhe Isa Mustafa me klanin e tij a e kanë vendin e tyre në burg kjo është punë e drejtësisë,por e di se nuk duhet te kën vend me në LDK.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/xhl.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/vrasja-e-xhemail-mustafes-goditje-kunder-pavaresise-nga-xhafer-leci/"]

Vrasja e Xhemail Mustafës, goditje kundër pavarësisë – Nga Xhafer LECI

Xhemail Mustafa

Tentim-marja e pushtetit me dhunë, përmes vrasjeve të shumta politike nga radhët e LDK-së, ishte strategji e pushtuesit serb, për hapjen e frontiti të vëlla-vrasjeve, për mos shtet-ndërtimin modern e funksional  të Kosovës, nga kuadrot e përgaditura intelektuale, të cilave u printe vizionari më i mirë i të gjitha kohërave, presidenti Dr.I.Rugova!
– Urdhërdhënësit dhe vrasësit e njerëzve të pafajshëm, nuk janë të panjohur në popull. Por kapja e shtetit nga disa pushtetarë të dhunshëm, të cilët kontrollojnë të gjitha institucionet e Kosovës, në veçanti drejtësinë-gjyqësinë, i kanë marrë në mbrojtje urdhërdhënësit dhe vrasësit me porosi!
– Lufta për çlirimin e Kosovës me 1998-1999, i përngjante modelit të luftës civile, vëllavrasëse, sikur ajo në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri!
-Diktatori komunist Enver Hoxha, deri në vitin 1948, ka emituar dhe kryer urdhërat e jugosllavëve të Titos, të cilët themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, duke vrarë shqiptarë kundërshtarë, intelektualë të pafajshëm!
Pas vitit 1948, Enverit i është dukur më i madh grushti i Stalinit se ai i Titos, për atë ka shkëputur marëdhëniet me jugosllavët, për ta emituar Stalinin, si model i vrasjeve të rusësve të pafajshëm!
-Pra, edhe pas E. Hoxhës,Enver Hoxha,them kështu,sepse krerët e pushtetarëve të Shqipërisë, ish enveristët e konvertuar në socialist,si; Fatos Nano,Fatos Klosi e shumë të tjerë,regrutuan forca të errëta të grupeve majtiste në Kosovë, për vrasjen e kundërshtarëve politkë në Kosovë, gjatë dhe pas luftës,në veçanti të kuadrove të përgaditura intelelktuale,politike dhe ushtarake,në mënyre shumë sekrete, e sistematike…!
– Atentatet e përgaditura nga e djathta shqiptare, nga Amerika dhe vendet tjera të perëndimit, për vrasjen e E.Hoxhës, dështonin, jo pse Enveri kishte sigurimin e fortë, sepse ata hynin e dilnin saherë donin në Shqipëri, por për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet Enverin, për shkatërrimin e Shqipërisë në çdo aspekt, siç e pamë të gjithë në vitin1990!
Enverin e njoftonin-lajmëronin UDB-a jugosllave dhe KGB-ja ruse, për atentatet e planifikuara, për vrasjen e E.Hoxhës, deshtonin.
– Pra, këto dy vende komuniste, Jugosllavia dhe Rusia, e mbajtën në pushtet E.Hoxhën, deri në vdekjen e tij!
– I përmenda këto, për ta falënderuar Zotin dhe Presidentin Dr.I.Rugova, Fehmi Aganin, Idriz Ajetin, Mark Krasniqin etj, të cilët e shpëtuan Kosovën pa u bërë luftë civile. Sepse ka pasur kërkesa për hakmarrjen e vrasjeve të pafajshme politike në Kosovë. Por, këto ide i kanë refuzuar intelegjenca shqiptare e LDK-së, për ta shpëtuar popullin dhe për ta bërë Kosovën shtet.
– Tani nga dosjet e UNMIK-ut në Kosovë, janë përmendur emra urdhërdhënës të vrasjeve me iniciale, për opinionin të njohur, të cilët, aktualisht, gjenden në Hagë për krime. Ndërsa, për vrasësist e Xhemajl Mustafës, Ekrem Rexhës dhe plagosja e Fetah Rudit, janë përmendur emra e mbiemra.
– Emisionarët dhe diplomacia e të huajve në Kosovë dhe jashtë saj, kanë informacione të shumta për ngjarjet e shumë krimeve në Kosovë.
Ja çfarë thonë të huajt për pushtetarët e dhunshëm në Kosovë?!
Në Stuttgart të Gjermanisë, më 27.04.2018, u mbajt një Konferencë me temën:
Kosova – vend i panjohur,
10 vjet Pavarësi – vështrime dhe pikëpamje
– Organizuar nga Shoqata „Pavarësia“ në Stuttgart, Kryetar i saj z.Xhevdet Syla, në bashkëpunim me Shoqata Gjermane dhe Konsullatën e Kosovës në Stuttgart.
Xhefer Leci :Z. Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian
• A ishte urgjente që Gjykata Speciale të krijohej për Kosovën? Kjo ishte padyshim iniciativa e shtetit serb, e cila u realizua nëpërmjet veprimeve të Dick Marty.
• A është kjo gjykatë e veçantë, vetëm për shqiptarët apo edhe për serbët?
Nëse kjo është vetëm për shqiptarët, a mund të flitet për drejtësi selektive!
Wieland: Është e vërtetë se Gjykata Speciale u themelue me iniciativen e Dick Marty-it, kundër disa individëve në Kosovë, të cilët konsiderohen si vrasës, kriminelë. Këta kriminelë drejtësia në Kosovë nuk arriti t`i burgosë-denojë, sepse pushetarët në Kosovë kanë ndikim të madh në drejtësi! Edhe Parlamenti i Kosovës e ka votuar Specialen. Gjykatës e prokurorë të Speciales nuk janë shqiptarë. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi selektive.
-Xhafer Leci: z. Bernd Thran, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë
• Pse UNMIK-u dhe Misioni EULEXit nuk kanë mundur të sjellin drejtuesit e krimit të organizuar para drejtësisë?
• Pse nuk mund të zbulohen-shpjegohen vrasjet politike, të pasluftës të njerëzve të pafajshëm?
Për shembull, u vranë disa dëshmitarë të mbrojtur. Pse nuk u mbrojtën këta dëshmitarë të mbrojtur?
z. Thran: Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin, prandaj as dëshmitarët e mbrojtur nuk janë të panjohur. E dimë se ka pasur dëshmitarë të mbrojtur të vrarë, por jo më në 8 (tetë) vite, nga kur ne, EULEX-i, kemi filluar emisionin tonë në Kosovë. Ne e dimë se ka vrasës dhe kriminelë, por frika është e madhe, dëshmitarët janë të kërcënuar, i ndryshojnë fjalët ose nuk paraqitën fare para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne, në mungesë të dëshmive, nuk mund t`i dënojmë kriminilët.
Realisht, vrasjet e dëshmitarëve, që lidhën me vrasjet politike, kanë ndodhur në vijimësi, bile edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit. Por, nuk hetohen fare, sepse drejtësia është e kapur nga mafia politike në pushtet, kryesisht, partitë e koalicionuara në PAN, derivate të LPK-së ideologjike staliniste. Ekziston dyshimi i bazuar se UNMIK-u, jo vetëm nuk hetoi krimet e freskëta, lehtë të zbulueshme, por, edhe i fshehu dëshmitë dhe dënimet ishin simbolike, në pak muaj ose dy deri në pesë vite, duke i liruar në gjysmë të dënimit.
Dëshmitë e para janë të sakta dhe drejtësia duhet të japë dënimet mbi ato dëshmi, pavarësisht mohimeve të mëvonshme. Kemi raste kur dëshmitë janë dhënë me gazetë, televizion dhe bllok shënimësh, me dëshmi nga ditari ditor. Dëshmitari është vrarë dhe vrasësit kanë festuar, se gjykata nuk dënon pa fakte! Por, krejt ndryshe ndodhë, në vendet nga vijnë këta gjyqëtarë evropianë. Mbi bazën e provave bindëse, të ngjajshme në prova, gjykatat japin dënime me burg të përjetshme, për vrasje të paramenduara, të organizuara politike.

– Në foto, të cilën e kam shkrepur nga aparati im, dukën aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së, pjesëmarrës në të pame të të ndjerit Xh. Mustafës, këshilltarit të presidentit të Dr. Rugova, 10 dhjetor 2000, në lokalet e Klubit “Bardhosh Gërvalla”, në Ludwigsburg, Gjermani, organizuar nga vëllai i Xhemajlit të ndjerë, Avni Mustafa me familje etj.
– Ato ditë isha në një banjë për kurim në Bad Rappenau afër 60 km nga Ludwigsburgu. E pyeta mjekun kujdestar, i tregova rastin dhe ai më lejoi të shkoj pa asnjë problem. Aty takova shumë bashkëveprimtarë e miq:
prof. Emrush Lokaj, Hafiz Gagica, luftëtarin Gani Geci, Nail Rexha, Shaban Bobaj e Mejdi Rexha, të cilët nuk jetojnë më, dhe shumë të tjerë.
– Disa vite më vonë,gjatë një bisede që kisha me vëllanë e Xh. Mustafës, Avniun, të cilit i tregova, si e kam njohur Xhemajlin në gjallje të tij dhe se kam lexuar shumë gjëra interesante, me vlerë të jashtëzakonshme e shumë të dhimbshme.
Familja e Xh. Mustafës, më dhuruan dy libra voluminoz me nga 400 faqe të Xh. Mustafës, Vepra,1 dhe 2, për çka i falënderoj shumë vëllazërisht dhe përzemërsisht !

Wendlingen,më .01.03.2021

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/gld-8.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/golden-boy-izmir-smajli-kampion-i-ballkanit-ne-kercim-se-gjati-nga-adriatik-riza-dosti/"]

Golden Boy… Izmir Smajli, kampion i Ballkanit në kërcim së gjati – Nga Adriatik Riza Dosti

Djaloshi i Arte shkodran e shqiptar bashke … ky eshte Izmir Smajli … fitues i 3 Medaljeve te Arta ne dy muajt e pare te ketij viti ne kercim se gjati ne Turnete e Vjenes, Stambollit e Beogradit !
Boll me ken shkodran se tana i ban …dhe Izmiri i ka bere ”tana” vertet teksa si askush tjeter e ka nderuar e stolisur veten e Shqiperine e tij me tre vende te para…me 3 Medalje Ari e mes tyre edhe nje titull prestigjoz Kampion i Ballkanit !
Fale rrezultateve te tija, formes e talentit te tij ky produkt i shkolles se fameshme shkodrane te atletikes se mjeshtrit te madh e te pa harruarit Vildan Tufi …ky talent nder me te medhenjte e historise se atletikes shqiptare ne historine e saj i ka detyruar te pranishmit ne Vjene , ne Stamboll por edhe ne Beogradin aspak miqesor te ngrihen ne kembe dhe te degjojne e respektojne Himnin Kombetar te Shqiperise !
Faleminderit Izmir Smajli …nderove veten tende se pari por edhe Shkodren tende e mandej edhe Shqiperine e krejt shqiptaret te cilet i bere krenar vertet me rrezultatet e arritjet e tua te medha…
Dhe tash …vetem pas nje jave serisht ne gare…ne Kampionatin Europian te Atletikes qe zhvillohet nga 4-7 Mars ne Poloni ku edhe nje e Arte tjeter do te ishte ”Qershia mbi Torte ” dhe arritja me e madhe individuale nderkombetare e nje sportisti shqiptar ne cfaredo lloj aktiviteti nderkombetar …
Une personalisht shpresoj e besoj fort tek ty Golden Boy i Shkodres e i Shqiperise ani se kur ju a thua te tjereve qe nje kampion i madh e nje medalist ari si ty stervitet ende ku te mundet pasi Shqiperia jote dhe e imja bashke ende nuk ka nje piste normale atletike duke qene shteti i vetem ne Rajon qe se ka per gje fare ta pranoje kete anormalitet por edhe qe ende vazhdon e flet per Porte e Aeroporte turko-arabe e me se shumti imagjinare e ne 3 D…dhe ne koken e fantazime e nje kryeministri halucinant si Rama… dhe shume larg realitetit …
Ti e bere tenden i mrekullueshmi sportist brilant i vendit tim ndaj besoj se te gjithe shqiptaret te jane mirenjohes qe i nderove kesisoj ata e Atdheun e tyre…tani te shohim se c’do te beje Shteti e Qeveria e tyre per te te nderuar e respektuar TY sic te takon …sepse zakonisht ne të tilla raste ne mosmirenjohesit e lindur gjithmone kemi ”ditur” te nderojme, respektojme, dekorojme e vleresojme ate qe na ka turperuar e jo ate qe na ka nderuar …
Urime e suksese ne Europianin polak …dhe shpresoj se arritjet e tua te medha dhe 3 te Artat e tua te kene zgjuar dike nga gjumi i Ariut Polar per tu kujtuar se Shqiperise i mungon Pista e Atletikes ku te stervitet Mjeshtrja Luiza Gega me shoke e shoqe…por edhe talenti Franko Burraj qe gjithashtu fitoi nje Medalje Argjendi ne 400 metra ne turneun e Beogradit … i mungon ajo e fameshmja grope -rere ku ti duhet te stervitesh e te kercesh per te qene ky qe je sot …e mbi te gjitha i mungon kujdesi i detyrueshem qe duhet te beje se pari vete shteti shqiptar per talente te llojit tend brilant qe bota sportive i mban ne pellembe te dores ndersa ne nuk ju a japim e madje edhe ju a nxjerrim nga hundet deri edhe shperblimin financiar qe ju takon !
A.R.DOSTI
[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/haklaj6-770x408-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/azgan-haklaj-gabimi-fatal-qe-beri-ministria-e-kultures-me-trashegimine-kulturore-ne-unesco/"]

Azgan Haklaj: Gabimi fatal që bëri Ministria e Kulturës me trashëgiminë kulturore në Unesco!

Kreu i Unionit Artistik Kombëtar, Azgan Haklaj, akuzoi Ministrinë e Kulturës se i ka përjashtuar nga politikat shtetërore të kulturës, edhe pse, sipas tij, “ne jemi laboratori i platformës së bashkimit të kulturës shqiptare”.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Haklaj tha se “Unioni ka afër dy dekada që ushtron veprimtarinë e tij me një sërë aktivitetesh, që nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, diasporë, me aktivitete të shumta kulturore. Synimi është integrimi i kulturës shqiptare nga treva në trevë. Mesazhet që i përcjell arti, vështirë se i jep politika. Pra, ky union ka ‘shkallmuar’ kufijtë. Ne jemi një popull me kulturë mijëravjeçare. Lahuta është shpirti Eposit të Kreshnikëve, që është për ne Thembra e Akilit, se është filli i identitetit etnik ilir”.

Më tej, Haklaj theksoi se Unesco ka refuzuar Festivalin e Gjirokastrës, duke shtuar se me këtë ka dështuar jo vetëm Ministria e Kulturës, por edhe Akademia e Shkencave.

“Me refuzimin nga Unesco të Festivalit të Gjirokastrës nuk dështoi vetëm Ministria e Kulturës, por edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Unesco është magazinë e ruajtjes së kulturës. Ministria e Kulturës bëri një gabim fatal, shpalli kryevepër të trashëgimisë së popullit diçka që nuk ekziston. Vetë emri Tropojë nuk është trashëgimi kombëtare. Nëse ti e çon me këtë emër, se kërcimi është quajtur kërcimi i Malësisë së Gjakovës… Territori i Tropojës së sotme ka qenë bashkëjetesa iliro-dardane. I bie që disa shekuj para lindjes së Krishtit, Tropoja ka qenë qytetërim dhe më vonë është quajtur Malësia e Gjakovës. Nëse ti e çon me këtë emër, ti fillon dhe bashkimin kombëtar. Nuk ka kërcim bjeshke me tupan. Bjeshka ka dy evenimente të rëndësishme, qethja e deleve dhe festa më pas, që u kthyem shëndosh. Nuk ka kërcim bjeshke dhe nuk mund ta bësh trashëgimi kulturore, atë që nuk është e jotja. Ata e ngatërrojnë kërcimin e Tropojës me kërcimin e Rugovës. Dhe kjo e fundit nuk është kërcim tamam, por një tallava. Ne ju themi publikisht se janë në rrugë të gabuar. E vërteta është e hidhur, por është e bukur. E vërteta ka çmim, por ne jemi të përgatitur për ta paguar çmimin. Po e humbin dhe vallen çame, që është vallja klerikë. Problemet qëndrojnë tek emërtimi, sepse Unesco këtë ka dhe pastaj të bën historinë.

Ata bëjnë disa fletushka, ku thonë ‘a je dakord që të futet Vallja e Tropojës në Unesco?’ Ne i kemi ftuar publikisht në debat grupin e ekspertëve të Ministrisë së Kulturës. Jemi të gatshëm të bëjmë një debat, ata nuk kanë asnjë investim për trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Neve Ministria e Kulturës na ka përjashtuar nga politikat shtetërore të kulturës, edhe pse ne jemi laboratori i platformës së bashkimit të kulturës shqiptare. Kemi qenë shumë bashkëpunues, të gjitha i kemi të dokumentuara”, u shpreh Haklaj.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/qrks.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/express-nje-vit-nga-vrasja-e-qerim-kelmendit-krejt-cka-dihet-deri-tash/"]

Express: Një vit nga vrasja e Qerim Kelmendit, krejt çka dihet deri tash

Sot bëhen një vit nga dita kur trupi i ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët e kishin drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Express u sjell detaje rreth këtij rasti.

Një veturë e djegur ishte gjetur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e 27 shkurtit të vitit të kaluar. Brenda kësaj veture ishte gjetur trupi i pajetë dhe i djegur i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.

Për vrasjen që tronditi Pejën ishin deklaruar edhe familja Kelmendi.

Vëllai i Qerimit, Osmani kishte thënë se vëllain ia zunë në pritë.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë. Njëherë e kanë ekzekutuar pastaj e kanë djegë veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dal i lirë për tu shëtitur rrugëve të Kosovës”, kishte thënë Osmani për Express.

E për atë se kush mund ta ketë kryer vrasjen ishte deklaruar vëllai tjetër i Qerimit.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i kishte thënë Gazetës Express se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist.

Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, kishtethënë Kelmendi për Express.

Ndërkohë, pak orë para se policia të gjente veturën e djegur të Qerim Kelmendit, ky i fundit përmes dy shkrimeve në rrjete sociale i kishte dalë në krah, nënkryetarit të organizatës së veteranëve të luftës, Nasim Haradinajt, që në një intervistë në Televizionin T7, e quajti tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Kelmendi kishte shkruar se emri i Ibrahim Rugovës është shndërruar në lavatriçe të udbashëve.

“Emri i Ibrahim Rugovës ështē shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftës. Këtë farē te keqe e ka mbjellë, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS ! Janë shumë…”, kishte shkruar ai, derisa e kishte shpërndarë intervistën e Haradinajt, ku fliste për Rugovën.

Një orë më vonë, Qerim Kelmendi e kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale, të fundit, para se të gjendej i vrarë.

Ai kishte shpërndarë një shkrim të një personi ku thoshte se “Të quhet Nasim Haradinaj farë e keqe nga Naser Rugova, është fyerje jo vetëm për Nasimin, por edhe për babanë e tij hero”.

Të njëjtit postim i kishte bashkëngjitur shkrimin “Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicës shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë”, kishte shkruar ai.

Detaje rreth këtij rasti kishin dhënë edhe Policia Rajonale e Pejës.

Sipas Policisë, fillimisht ishte lajmëruar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës. Por, gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës ishte vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

“Gjatë  kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore”, thuhej në komunikatë.

Prokurori i rastit: Jemi duke mbledhë prova dhe ende nuk ka të dyshuar

Për të mësuar se deri ku ka shkuar faza e hetimeve, Gazeta Express kishte kontaktuar në nëntor të vitit të kaluar me prokurorin e rastit Haki Geci, prokuror në Prokurorinë Speciale, dhe me avokatin e autorizuar nga bashkëshorja dhe vajza e Kelmendit, Zenel Kelmendi, i cili është edhe vëllai i të ndjerit.

Prokurori Haki Geci, kishte thënë se hetimet ndodhen në fazën e grumbullimit të provave dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Nëse do të intervistonim njerëz në cilësinë e të dyshuarve ndoshta do t’i arrestonim, por jemi duke mbledhë prova dhe ende nuk ka të dyshuar. Më shumë informacione nuk mund të japim”, kishte thënë Geci për Gazetën Express.

Ndërsa, Zenel Kelmendi, vëllai i Qerimit, ishte shprehur i zhgënjyer me hetimet dhe sipas tij rasti i ish-ushtarit të UÇK-së është neglizhuar. Brenda dhjetë muajve ai thotë se familja ka marrë vetëm një përgjigje me shkrim nga zyra e prokurorit të rastit.

“Që nga data 27 shkurt 2020, kur ka ndodhur vrasja e Qerim Kelmendit, e vetmja përgjigje që kemi marrë ne, familja jonë, nga zyra e prokurorit të rastit, Haki Geci, pasi nga i njëjti kemi kërkuar edhe me shkrim, është ajo e datës 09.06.2020 në të cilën thuhet se “Njësia e hetimit ende nuk ka përgatitur Raportin për analizimin e provave të cilat i kanë pranuar nga Njësia e Hetimeve-Pejë”, kishte thënë Kelmendi për Gazetën Express.

Zenel Kelmendi thekson se nga Prokuroria Speciale nuk kanë pranuar informacione shtesë se deri në cilën fazë kanë shkuar hetimet.

“Që nga kjo datë, familjarët tjerë dhe unë, vëllai i Qërimit, i autorizuar edhe nga bashkëshortja dhe vajza e tij, që t’i përfaqësoj ato dhe anëtarët tjerë të familjes sonë, në të gjitha fazat e procedurës penale, lidhur me ndriçimin e vrasjes së Qerim Kelmendit, nuk kemi pranuar asnjë informacion tjetër zyrtar se në cilën fazë kanë mbërritur hetimet. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për faktin se hetimet për këtë rast janë duke u neglizhuar kur kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë”, u shpreh më tej Kelmendi.

Sipas tij, Prokuroria Speciale do të duhej ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përkatësisht Prokurori i rastit, z. Haki Geci, do të duhej që ta njoftonte opinionin publik për rrjedhën e hetimeve edhe për faktin se, siç dihet botërisht, Qerim Kelmendi është njëra prej figurave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ushtari i parë i plagosur nga forcat serbe në vitin 1996 dhe është shpallur Hero i Kosovës”, përfundoi ai.

Por kush ishte në të vërtetë Qerim Kelmendi?

Bashkë me vëllain e tij Ibrahim Klemendin ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Siç shkruhet në revistën DITA të shkurtit 2013, Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Gjatë viteve të 90-ta kishte jetuar në Shqipëri me mision për krijimin grupeve të rezistencës së Kosovës dhe UÇK’së deri në vitin 1999 kur edhe kishte përfunduar lufta.

Qerim Kelmendi ishte plagosur në vitin 1996 gjatë një përplasje me forcat serbe.

Ai madje ishte edhe një prej emrave që përfolej për organizimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Kështu kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ai kishte akuzuar Qerimin bashkë me vëllain Ibrahim Kelmendin se kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smajl Hajdarjat dhe kolonelit Tahir Zemaj.

Këto akuza Qerimi i kishte përqeshur, duke i cilësuar si një telenovelë.

“Telenovela që po tjerët qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi në vitin 2018.

Në profilin e tij në Facebook, Qerim Kelmendi është marrë në mënyrë aktive me ngjarjet e viteve 90-ta, UDB-ën, vrasjen e Ilir Konushevcit, familjen Haklaj nga Tropoja .

Së fundi Qerim Kelmendi i kishte dalë në mbrojtje Nasim Haradinajt pas akuzave të këtij të fundit ndaj Ibrahim Rugovës për tradhti.

Kelmendi ishte vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale me postime kundër figurës së Ibrahim Rugovës. Ai shpesh postonte video të takimeve Rugova –Millosheviq. /Gazeta Express

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/skendermulliqifotojaere-3.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/mjegulla-e-madhe-u-hoq-me-14-shkurt-nga-skender-mulliqi/"]

Mjegulla e madhe u hoq me 14 shkurt!! Nga Skënder MULLIQI

 Nuk është shumë e besueshme , është e pa vërtetë dhe artificiale ndarja e atyre të cilët e duan Kosovën dhe atyre që janë kundër saj. Edhe nese merremi me përqindje së cilët janë ata shqiptarë të cilët nuk e duan Kosovën kjo përqindje është e vogël. Këto gjera I prodhuan armiqët serbosllavë për ti përqarë e shqiptarët, që më lehtë pastaj edhe ti sundojnë. Ndosha gjatë okupimit edhe kan arritur pak në këtë drejtim ,edhe pse kurrë nuk arritën të na përqajnë në përmasën që të na rrezikohet identiteti dhe qenja jonë kombëtare . Shqiptarët kalun shumë faza historike ku nuk ka qenë lehtë të qendrojnë deri më fund vertiklisht përballë burgosjëve, vrasjëve dhe arrestimeve të vazhdueshme nga UDB famkeqe serbe. Erdhën edhe vitët e luftës të fundit çlirimtare ku më ndihmën e miqëve tanë amerikan dhe evropian arritëm të çlirohemi përfundimisht nga regjimi okupues serbomadh, por për fat të keq nuk kemi arritur në tërsi të çlirohemi nga vetvetja jonë! E gjithë vërteta është së Kosova pas luftës u nda në njerëzit e ndërshëm, dhe në taborrin e atyre që nuk punuan ndërshmërisht për shtet. Pastaj, e vërteta tjetër e madhe është ndarja në të moralshem dhe të pa moralshem, sidomos kur bëhët fjalë për njerëzit e politikës dhe të biznesit. Pamë gjatë këtyre vitëve edhe ndarjën famoze, të Kosovës në shumicë të varfër , dhe në anën tjetër ndarjën në pakicë të pasuruar .E kemi pasur mundësitë të kemi një Kosovë unike edhe në këtë drejtim, sikur elitat politike të kishin punuar ndërshmerisht për shtet dhe për mirëqenje të qytetarëve .Kjo nuk ka qenë vëtem dëshirë e shqiptarëve fillë pas çlirimit , por ka qenë realitet dhe shumë e mundshme . Elitat në pushtet gjithmonë zgjodhën sulmin si më e mira mbrojtje.Kjo është taktikë kur gabojmë , dhe sulmojmë anën e kundërt para së ajo të na sulmon neve. Pushtetet e kaluara qytetarët i ndan në të “ tyre” dhe të “atyre”, që është shumë e dëmshme për shtet dhe për kombin përgjithësisht. Kjo mjegullë dhe kjo logjikë nga sytë e qytëtarëve është përmbysur më zgjedhjet e 14 shkurtit, kur ata mirë i idenitifikuan së cilët ishin të mirët dhe cilët ishin “djemtë e këqinjë të Kosovës” . Kjo datë do të jetë historike për shqiptarët e Kosovës, duke hyrë në një epokë të re zhvillimore, dhe të demokratizimit të vendit .Të shpresojmë së do të kemi një Kosovë të re , një Kosovë shumë më ndryshe, të përparuar, të integruar në BE dhe në NATO, si synim i përhershëm i shqiptarëve …