VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Lame: Situata kadastrale në Shqipëri në prag katastrofe, 80% e pronave të regjistruara gabim

By | May 30, 2018
1 Comments
  • author avatar
    ben 2 years ago Reply

    Keta qe do benin shtet!!!

Komentet

Raporti në parlamentin italian: Shqipëria ‘porta’ e heroinës, mafia e saj ndër më të rrezikshmet!

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.

Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

RTV Ora News ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.

Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.

Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.

Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafikun e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.

Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend tranzi i heroinës së ardhur nga Azia Qëndrore e Afghanistani për tregun e Europës Qëndrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike)./Oranews

Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.

Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.

Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.

Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”

Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.

Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.

Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.

Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019 e të përcjella eskluzivisht dhe nga RTV Ora Neës, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e trafiqeve të drogës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.

Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekzekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pranga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.

Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtidrogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj./oranews

Haradinaj: Rama e Thaçi e qitën Kosovë në “ruletë ruse”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar përsëri homologun e tij shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se kanë bërë veprime të dëmshme për Kosovën.

Sipas tij, Rama dhe Thaçi janë koordinuar në qëndrimet e tyre për ndarjen e Kosovës.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi pasur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari i shtetit e merr vesh se vetë vendi është qitur në ruletë ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm të dëgjoj këto fjalë?”, është shprehur Haradinaj.

“Nuk besoj se nuk kanë qenë” të koordinuar Rama e Thaçi, ka thënë Haradinaj për Syri.net. “Kanë pasur një koordinim mes tyre”, ka shtuar ai.

“Në 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeministrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardhur tejkalimi i Kosovës…”, ka thënë Haradinaj.

“Kryeministri i Shqipërisë mund të thoshte: ‘Mund të vij atje, por jo pa Kosovën’. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”, ka deklaruar Haradinaj.

Më herët, Haradinaj ka folur rreth padisë që ka paraqitur ndaj tij homologu i tij shqiptar, Edi Rama, për gjoja shpifje.

Haradinaj ka thënë se nuk i tërheq deklaratat për Ramën. Nuk i kam thënë të gjitha për të, e kurseva kombin, ka deklaruar ai.

VIDEO – Gjeniu 7 vjeçar Nikollë Niko Prendi reciton 2800 vargje të Fishtës

Nikoll Prendi, 7 vjeç nga Balldre i Lezhës është një fëmijë me aftësi të rralla.

Ai mund të recitojë jo pak por 2800 vargje të At Gjergj Fishtës pa ndaluar asnjë sekond, me një shkëlqim në sy.

 

Video e tij është bërë hit në rrjetet sociale.

I lumte goja e i kendofte zemra ketij djali!

Ky eshte shembulli i gjalle se si ka mbijetuar gjuha shqipe nder shekuj dhe se si nuk do te shuhet kurre.

Qe nga Homeri, Eposi i Kreshnikeve dhe Gjergj Fishta, menyra se si tregohen historite ne vargje eshte shume i ngjashem.

E vetmja gjuhe qe mund te zbertheje Iliaden dhe Odisene eshte gjuha jone e dashur shqipe.

Jemi me te vertete nje popull i zvogeluar ne numer por madheshtor ne histori e kulture.

Nuk ka as nje dyshim qe jemi pellazgo-iliret e hershem.

Me vjen keq qe ndoshta jo te gjithe mund ta kuptojne djaloshin ne gegerisht por sa te rrah zemra kur e kupton dhe sa te bukur jane tingujt e vargjeve!

Albin Kurti përkujton 552 vjetorin e Heroit tonë Kombëtar: Skënderbeu krijoi de-facto një shtet të pavarur arbëror

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në 552 vjetorin e vdekjes heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin:

Para 552 vitesh, sipas konsensusit të gjerë të historianëve, vdiq në moshën 62-vjeçare heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai jetoi e luftoi në kohë të tjera, në mesjetën e principatave të vogla e perandorive të mëdha feudale. Dallimi i mesjetës me kohën tonë është aq i madh, sa që çdo krahasim politik do të ishte një përkthim i paqëndrueshëm. Por, megjithatë disa nga vlerat njerëzore e politike mund të përdoren për frymëzim edhe sot. Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror.

Por unë sot dua të marr një tjetër prej tipareve të vyeshme të Skënderbeut tonë: bashkimin për liri. Historianët na tregojnë për fjalinë e famshme me të cilin ai përshëndeti popullin pas rikthimit si fitimtar në Krujë: Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste. Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën. Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…

Arti në zi! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTOT)

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë. Pas familjarët, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën në një ceremoni të ngushtë. Në disa foto të publikuara nga LSA, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ferrit, kanë qenë dhe kolegët e tij artistë të njohur.

Aktori i dhjetra roleve në kinematografi dhe teater ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë pulmonare në mushkri, në moshën 59 vjeçare. Xhevdet Ferri spikati për rolet e tij ku bie në sy cilësia, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. Ai ka luajtur rolin e tij të fundit në filmin “Delegacioni”.

Miqtë dhe kolegët e tij që bashkëudhëtuan një jetë në skenë e përjetuan si një lajm të pabesueshëm ndarjen e tij nga jeta teksa kujtuan episode me Xhevdet Ferrin në skenë dhe jashtë saj. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reagoi dhe politika, ndërsa e kujtoi aktorin e njohur shqiptar duke shprehur ngushëllime. Trupi i pajetë i aktorit do të prehet në varrezat e Sharrës.
(BalkanWeb)

Ndahet nga jeta Viktor Kalemi, përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit

Mbrëmë në mesnatë ka mbyllur sytë një tjetër mendje e ndritur, Viktor Kalemi.

Kalemi është përkthyesi i veprave të mëdha, pasues i denjë i Isuf Vrionit.

Kalemi ka përkthyer ‘Shtëpinë e Shpirtrave’ të Isabel Alendes, apo kryeveprën “Ema Bovari” të Gustav Floberit.

Ai ishte përkthyes i më shumë se 17 veprave të njohura për shqiptarët.

Ai ka patur edhe një karrierë të gjatë edhe si diplomat dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar jashtë vendit.

Viktor Kalemi ishte një pasardhës i denjë i familjes Kalemi nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Vetëvendosje: Do t’ia dërgojmë pa vonesa emrin e mandatarit Presidentit

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa. Pa saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë, nuk dihet nëse brenda kësaj kohe LV e LDK-ja do të mund të merren vesh për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.

Sot janë bërë 22 ditë që prej kur është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe janë zgjedhur, kryetari e nënkryetarët.

Mirëpo, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk e ka dorëzuar ende emrin për mandatar te i pari i vendit, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje për këtë është duke u kritikuar edhe nga partia me të cilën tash e saj muaj janë duke negociuar për koalicion. Mos dorëzimi i emrit për mandatarin nga LDK-ja po shihet si frikë për të marrë përgjegjësi.

“Mandati është te partia e parë. Edhe këtë rast nuk janë tu e marrë mandatarin tash e 3 javë. Tregon një farë frike ose tregon se sa e vështirë është me i ndërtu institucionet. Si duket nuk ka vullnet. Është obligim kushtetues i tyre, na po presim. E kam thënë edhe ma herët që ka një lloj frike me e marrë këtë post edhe këtë zyrë me e udhëheq vendin, tani po vërtetohen edhe ma shumë. Ambasadori Walker tha, me siguri ka aluduar për LV-në, që ka frikë prej politikanëve me i marrë detyrat shtet ndërtuese”, ka thënë në emisionin DPT te Fidani, sekretari i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi.

Përveç kësaj, shtyrja e propozimit nga LV-ja, që do të hapte rrugë pastaj për krijim të institucioneve, ka bërë që presidenca të lajmërojë se për këtë do të drejtohen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Kjo pasi që ata kanë kërkuar që të dihet se sa ka kohë partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të dorëzuar emrin.

Për këto deklarata e se kur do të bëjnë propozimin për mandatar, kanë folur sot gjatë ditës nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për Gazetën Express.

Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë.

Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Synimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur me 6 tetor 2019, përkatësisht themelimi i qeverisë, tash kur Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e re me në krye të këtij institucioni Glauk Konjufcën. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë Lëvizja VETËVENDOSJE! sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, është shprehur Manxhuka.

Dorëzimin e emrit për mandatar e ka kërkuar ditë më parë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, mirëpo, që kësaj thirrje të tij iu është përgjigjur duke i kërkuar që të mos bëjë presion, i pari i LV-së, Albin Kurti.

LV dhe LDK ende nuk kanë arritur që të dakordohen për koalicion, ndërsa, tani vetëm se janë shtuar edhe më shumë përplasjet mes tyre. Kjo pasi që as njëra e as tjetra nuk po lëshojnë pe nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit.

Djali i Smajl Hajdarit: Nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi

Shpëtim Hajdari, djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarit, në 18-vjetorin e vrasjes së prindit të tij, ka kërkuar drejtësi dhe që zbardhja e këtij rasti të bëhet sa më shpejt, raporton Gazeta Express.

Hajdari ka shkruar në Facebook që edhe pse janë bërë 18 vite, atë e kujtojnë si të kishte ndodhur dje.

Ai ka deklaruar se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.

“Hiç ma pak se 18 vite. Për ne është sikur të kishte ndodhur dje. Ne nuk do NDALEMI për të kërkuar të drejtën tënde dhe tonën , natyrisht nëse kjo varet nga ne ,ashtu siç nuk do NDALOJE ti, po të varej kjo nga ti. Smajl Hajdaraj , baba , je pjesë e ndërdijes tonë”, ka shkruar Hajdari.

“Dje i shkova në spital” Ndriçim Xhepa tregon sëmundjen që i mori jetën Xhevdet Ferrit –

Ndriçim Xhepa ka zbuluar për News 24 se kolegu i tij, Xhevdet Ferri i cili vdiq sot vuante nga një sëmundje pulmonare në mushkëri. Ai bëri me dije se dje i shkoi për vizitë Xhevdet Ferrit në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se aktori do të vdiste pas 24 orësh.Po ashtu Ndriçim Xhepa thotë se është i pikëlluar pasi në dhjetor e kishte takuar për herë të fundit kurse rrugëtimin si aktorë e kanë pasur së bashku pasi përkojnë të së njëjtës kohë.“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.

Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.

Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.

Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.

Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.

Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”- tha Ndriçim Xhepa.

Shuhet në moshën 59-vjeçare Xhevdet Ferri, aktori i interpretimeve brilante në “Përrallë nga e kaluara” dhe dhjetëra filma të tjerë

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’,’’ Vitet e pritjes,Gjoleka’’ djali i Abazit,etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini
1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)
2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj
18 Prill 1987
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.