Një vit më pare, media në vend raportoi një njoftim nga Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) ku u kërkohej qytetarëve shqiptarë të informonin për rastet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave duke siguruar anonimitetin e denoncuesve dhe duke anashkaluar institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit. Opinioni publik e lexoi ketë njoftim si një shenje pozitive të angazhimit të qeverisë së SHBA-ve në luftën kundër këtyre aktiviteteve të paligjshme.
Pas një viti nga vendosja në Shqipëri, duket se DEA’s i ka rënë jackpot.
Para pak javësh, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetar i grupit të saj parlamentar, zoti Gazmend Bardhi bëri një denoncim publik me dokumente zyrtarë të prokurorisë shqiptare ku akuzonte drejtpërdrejt vëllanë e kryeministrit Rama, Olsi, për përfshirjen e tij direkt në rastin e laboratorit të drogës ‘XIBRAKA’. Sipas këtij denoncimi, një hetim i nisur nga policia gjermane kishte çuar në arrestimin e eksponentëve të një grupi të strukturuar kriminal, i cili ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Operacioni policor për arrestimin e tyre u dekonspirua nga policia shqiptare. Deputeti Bardhi provoi me dokumente se grupi kriminal kishte lëvizur me makinën e vëllait të kryeministrit dhe se në fakt, dekonspirimi i operacionit nga ana e policisë kishte ndodhur për të shpëtuar vëllanë e kryeministrit. Në dosjen e prokurorisë rezulton një individ i paidentifikuar, i cili sipas denoncimit është pikërisht Olsi Rama. Ajo çfarë ekspertë të sigurisë besojnë të ketë ndodhur është pak a shumë si vijon: në kohën e zhvillimit të operacionit policor për arrestimin në flagrancë të eksponentëve të këtij grupi kriminal, Olsi Rama dhe një bashkëpunëtor tjetër ishin nisur nga Tirana për në Xibrakë të Elbasanit, aty ku ndodhej dhe laboratori i drogës. Në dalje të Tiranës, makina e tyre është ndaluar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët i kanë paralajmëruar për operacionin. Makina me të vëllanë e kryeministrit është kthyer dhe pas pak orësh ka kaluar kufirin më Kosovën, i cili është në drejtimin e kundërt të Elbasanit. Alibi? Me gjasë, po.
“Kreu i organizatës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Gjermani ishte mik i Olsi Ramës. Nuk jam këtu për të hedhur baltë siç i pëlqen ta quajë Edi Rama. Jam këtu të sjell fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë. Në dosje është hapur një procedim që të gjejë identitetin e tij, i cili konsiderohet në dosje si “Bashkëpunëtori i paidentifikuar”. Krahas personave të arrestuar, policia ka vendosur të procedojë “bashkëpunëtorin e paidentifikuar”, për të cilin thotë se kishte nevojë hetime të tjera. Policia ka identifikuar të gjithë personat përveç një personi. Policia di pamjen, di fiks moshën. por nuk di emrin. Ky person i paidentifikuar një ditë para operacionit ka qenë në një nga zonat bashkë me tre drejtuesit e grupit. Nga raportet e vëzhgimit, personi përshkruhet si 45 vjeç, me flokë të shkurtra me mjetin me targa AA653DM. Olsi Rama ka qenë pjesë e grupit. Shtetasi Olsi Rama sipas provave të sistemit TIMS është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM, këto janë të dhënat e sistemit TIMS ku provohet kalimi i pikave të kalimit kufitar nga OlSi Rama. Nga të dhënat e sistemit TIMS vërtetohet se Genci Xhixha, Olsi Rama, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha kanë përdorur disa herë automjetin me targa AA653DM gjatë periudhës prill-dhjetor 2014 kur u zbatua plani”, u shpreh atëherë deputeti Bardhi në konferencën për mediat.
Deputeti demokrat lëshoi edhe një deklaratë të fortë, e cila duhet të përbëjë interes të veçantë jo vetëm për DEA’n, por edhe për zyrën e OPDAT në Tiranë. Ai u shpreh edhe se: “Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërteta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”.
Pra, nëse pretendimi i zotit Bardhi është i saktë, atëherë rezulton se prokurorët të cilët kanë mbyllur çështjen e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, janë promovuar duke u shpërblyer pikërisht nga vetë kryeministri, njëri në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe tjetri në atë të prokurorit të SPAK.
Pretendimet e deputetit Bardhi u konfirmuan së fundmi edhe nga një reportazh i televizionit publik italian RAI 3, i cili jo vetëm që tregon me dokumente nga sistemi TIMS për lëvizjet e vëllait të kryeministrit me anëtarët e bandës kriminale, por edhe nxjerr në pah një të thënë tjetër: Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, truri i reformës në drejtësi dhe eminenca gri e zotit Rama, ka shërbyer si avokat i disa grupeve kriminale shqiptare dhe italiane përpara se të emërohej në postin më ta lartë të shërbimit civil. Është e paqartë nëse dhe si zoti Agaçi i është nënshtruar procesit të vetting-ut për marrjen e certifikatave të sigurisë të nivelit ‘Tepër Sekret’ dhe ‘NATO Top Secret’. Politikanë të opozitës besojnë se interlokutori midis kryeministrit Rama dhe prokurorëve të SPAK është pikërisht krahu i tij i djathtë, zoti Agaçi. Përsëri është e paqartë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë SPAK për dosjen e pezulluar mbi ‘të dyshuarin e paidentifikuar’, për të cilin zoti Bardhi pretendon së është i vëllai i kryeministrit, pas denoncimeve publike të fundit. A është Agaçi gjithashtu interlokutor i Ramës me grupet kriminale të trafikut të drogës? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por DEA ndoshta do të mund t’i hedhe një sy./
Beheni qesharak dhe humbisni etikten i nderuar .Nese ju dhe Tropojanet tuaj do te vinin interesin kombetar mbi ate personal ,Shqiperia do te ishte shume me lart .Burrat dhe burrerine e Tropojes e perfaqsuan hajdutet,vjedhesit,kriminelet ..Jeni rritur dhe edukuar ne menyre te tille qe beheni te forte me te dobetit dhe struca perpara me te forteve .
Azemi e quante Saliun marrshall dhe shqelmonte cdo te dobet qe e pengonte .Njekohesisht ja punonte Saliut pas shpine ,pa bese,pa bureri .Besa e Tropojanit u vu ne rrezik deri sa disa thoshin qe nuk ekziston.Mor po nuk nxorret nje shtetar .Besnik Mustafai qe u rrit me librat e Enverit nen sqetull,tregoi se nuk i kishte lexuar fare ato ,u tregua KOMPLET ANALFABET duke bere tradhetine me te madhe SHEKULLORE ,sepse si minister i Jashtem pranoi portokoll per bisedime varrezash te huaja .Edhe ne kohet me te keqija te vendit kjo kurre nuk ishte lejuar .Nese i kishte lexuar librat e Enverit ai ME TE DREJTE i cilesonte pushtues dhe monarko fashiste .Erdhi malcori prej tropoje dhe ndryshoi historine duke i quajtur atdhedashes dhe te rene per paqen e Greqise …NE TRUALLIN SHQIPTAR !!!.KE NXORRET JU QE NUK ISHTE HAJDUT ,DHE I DHUNSHEM.JU QE PAGUANIT VETEM 3% TE ENERGJISE .PA ME THUAJ SI SI JU TROPOJANET DO TE MBANI POLICINE,USHTRINE,KOMBIN,SHKOLLAT,SPITALET ,ADMINISTRATEN ME 3% TE PAGESES .
Populli qe nuk paguan voton gjithmone hajdutin sepse hajdut eshte vete ,dembel,parazitar ,bile edhe ne mesin tuaj ,dembelet vrasin punetoret qe tju rrembejne te ardhurat dhe pasurine …
Ne socialisteve nuk na erdhi mire fare kur Meta jot beri thirrje per sfurqe e sopata e disa te tjera qe juve nese ishit analist duhet ti kishit permendur .Jeni treguar sic thote Bes Kallaku jam anlist dhe jo analist .beni nje shkrim pa permendur asnje shembull nga debati .Ju nuk e keni mendjen te interesi kombetar dhe popullor,por te interesi juaj .
Ju nuk kishit paguar as energjine te Akademia juaj Diplomatike .Kjo muna te faktohet .Si e blete truallin ,si e ngritet dhe nese e justifikoni,kjo eshte ceshtje tjeter .por te moa pagusha dritat je me keq se ai malcori i ndershem i Tripojes qe nuk ka mundesi .Dilni kunder interesit te shumices dhe jeni nje bajraktar provincial qe pasi te vret naten,diten te organizon varrimin .Edi Rama do te behet 5 here kryeminister .Tani eshte ne gjysem te rruges.Nese jeni patrijot duhet ta konsideroni fat .nese jeni rrebel dhe hajdut ,Edi Rama eshte pengese qe duhet hequr
Edhe Lisen Bashkurti pas lojtur nga mende e Kokes.! Eshte e habitshme qe nje intelektual i tipit Lisen Bashkurti te arrije ne nivele kaqe te ulta dhe dashakeqese per shqiperin ku me paturpesi arrin ne keto perfundime kaq te ulta dhe te neveritshme.!
Presidenti nuk paska shkelur Kushtetuten.
1. Po ku i lejohet Presidentit te shqiperise te beje thirrje per rrevolucion ose per te ushtruar dhunme mbi qytataret shqiptare ne nje kohe qe mbi Ilir Meten rendojen 30 dosje me shkelje ligjore deri edhe ajo me 700 mij evro me ze e me fugure.!
2. Po ku i lejohet Ilir Metes te perdore retorika te tilla te pafalshme si Prasident i shqiperise ne te cilen kushtetute jen te sanksionuera keto.!
3. Ne te cilen Kushtetut eshte e lejushme qe kryetari shtetit te behet pale me partin e e ghrues se tijen nga qe duhet te jete gjithnje mbi palet dhe te jete faktor uniteti.
4. Cilen Drejtesi e paska kapur Edi Rama more njeri i pa vlere po a ke sy me pa dhe a ke vesh me degjuar qe kete Drejtesi e ben partenert tane strategji.Po si thua ti more dashakeqes i shqiperise po vertet e paska kap Edi Rama Amerike,? Si flet pa pik llogjike more trapi i tropojes.!
4. A nuk u ngopet ju more trapi i Tropojes me shkermoqjen e shqiperis dhe me pervetsime marramendese te bera nga Berish Meta e com qe sote ke dale me shpat zhveshur per ta mbrojture kete ktrahure qe ben ne Shqiperi.?
Vetem nje trap si puna jote eshte ne gjendje te shkruan marrezira te ti9lle.!
Edhe nje gje do te them. Ky parlamente, ku sipas teje qenka i pa itegritet, Qenka Monise e lloi lloi emertim qe i ben a ke sy me pa dhe a ke vesh me degjua, A nuk rrekomanduan Partneret tane qe tu kundervihemi tredhetarve qe tradhetuan elektoratin e tyre dhe te dorzojn mandate.! A nuk rrekomanduan ata per deputete e listave.! Q e ti sote i quan jo legjitime.! Turp te keshe,!
Edhe ti ju bashkove korit te korbave.Ndyshe te dinim dhe ndyshe dole .E paqe Harraqm.!