VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

By | March 21, 2018

Komentet

“Euronews”: Shqipëria në prag të kolapsit institucional

Situata politike, përgjimet dhe protesta e opozitës kanë qenë objekt raportimi edhe për mediat e huaja. Kështu “Euronews” me një artikull të gjatë thekson se Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi institucional.

Artikulli i plotë:

Shqipëria është në prag të kolapsit institucional. Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas çarjes që është krijuar mes qeverisë së udhëhequr nga socialistët, kryesuar nga Edi Rama dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit. Disa protestues tundnin flamuj amerikanë, europianë dhe gjermanë. Për kryeministrin, objektivi kryesor i opozitës është të ndalojë përpjekjet e vendit për të filluar negociatat e plota të pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve me një dekret, për shkak të rrezikut të pjesëmarrjes së ulët. Veprim i paligjshëm sipas Ramës i cili reagon së pari duke i propozuar Kuvendit të vendosë Meta-në me përgjegjësi dhe duke konfirmuar datën e 30 qershorit për administratën e ardhshme.

Ndërkohë socialistët akuzohen nga opozita për bashkëpunim me krimine organizuar, ndërsa për t’i bërë gjërat edhe më keq, Basha është nën hetim për përdorimin e papërshtatshëm të burimeve financiare nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Presidenti Meta përsëriti se “nuk është koha për të bërë teste forcë, as për retorikën që ndan. Ne kemi nevojë për dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë së lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian, si një objektiv shtetas i të gjithë shqiptarëve “. Duke theksuar domosdoshmërinë e dialogut, Presidenti i Republikës tha se ishte i gatshëm “të kontribuojë në një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur”. Megjithatë, shumica e qendrës së majtë beson se kreu i shtetit është vendosur me opozitën.

Shkarkimi i Presidentit Meta – VOA: Fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese, por kjo e fundit…

Nisja nga ana e Parlamentit shqiptar të procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas firmosjes prej tij më 5 Qershor të dekretit që anullonte datën e zgjedhjeve më 30 Qershor, është cilësuar nga Kreu i Shtetit, ky i fundit si “një proces i rremë, i orientuar verbërisht politikisht”.

Duke ju përgjigjur shkresës që Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, i ka dërguar lidhur me nisjen e procesit të shkarkimit, Presidenca saktëson dhe një herë se “dekreti është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj. Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren zyrtare më 11 Qershor e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshirë dhe Parlamentin”.

 

Në përgjigjen e Presidencës së Republikës theksohet se “akti i rëndësishëm” i Kreut të Shtetit “ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, të transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativë”. Për pasojë “e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë Përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rreme, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”. Në letrën e Kreut të Shtetit vijohet më tej duke vlerësuar se “ky proces i rremë dhe verbërisht politik, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës po kërkon prej kohësh”.

Shumica e majtë e ka konsideruar dekretin e Presidenti si “një akt në shkelje të hapur të Kushtetutës”. Procedurat për shkarkim nisën me kërkesën e 55 deputetëve socialist, dhe ato parashikojnë disa faza të cilat kërkojnë një kohë jo të shkurtër. Pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Ligjeve, pritet që Parlamenti të vendosë më pas për ngritjen e një Komisioni Hetimor i cili do të duhet të dëgjojë dhe argumentat e Presidentit. Më pas raporti i Këtij Komisioni i kalon parlamentit. Miratimi i shkarkimit kërkon një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të parlamentit. E vetme, shumica e majtë nuk i ka këto vota, dhe do të duhet të marrë dhe mbështetjen e deputetëve të rinj të opozitës në sallë. Fjala e fundit megjithatë i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit është ende jashtë funksionit, me vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhet ta përbëjnë atë./VOA

Shkodër: Arrest shtëpiak për ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia

Gjykata e Shkodrës vendosi të shtunën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u arrestua tre ditë më parë, ndërsa po shkonte në një studio televizive.

Policia kishte marrë masa të shumta sigurie per gjykatën, ndërkohë që mbështetës të opozitës pritën me thirrje mbërritjen në gjykatë të ish deputetit Spahia.

Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore. Seancën gjyqësore ndaj ish- deputetit të Shkodrës e ndoqën edhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike,

Po të shtunën, gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë edhe për 5 të arrestuar të tjerë në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit në Shkodër. Mes tyre janë edhe dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët u lanë në arrest me burg për 30 ditë.

Në përfundim të seancës, ish-deputeti Flamur Ndoka e cilësoi politik vendimin e gjykatës së Shkodrës ndaj ish deputetit Spahia. Ai u shpreh se asgjë nuk e ndal dhe tremb opozitën për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë dhe se data 30 qershor nuk është datë zgjedhjesh.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ-në e vendosur në shkollën e gjuhëve të huaja, ku një grup drejtuesish të Partisë Demokratike, bashkë me mbështetës të opozitës dhe punonjës të policisë bashkiake, u përplasën me forcat e policisë dhe thyen hyrjen e shkollës. Disa prej protestuesve hollën shishe me benzinë dhe gurë, duke thyer xhamat dhe djegur materialet për përgatitjen e votimeve të 30 qershorit.

Po të shtunën, një gjykatë tjetër, ajo e Matit, vendosi masën e arrestit me burg për 10 persona, të cilët akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore të KZAZ-ve 16 e 17 në Burrel dhe Klos. za

Pse qau redaktorja në gjuhën angleze e librit “Mashtrimi i madh” Nga Bardhyl Mahmuti

FILLOVA TË QAJË…

Pse qau redaktorja në gjuhën angleze e librit “Mashtrimi i madh”

Gjatë gjithë kohës që kam punuar rreth librit, kam pasur si preokupim nëse do të përcillet besnikërisht realiteti tragjik që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës nga politika e gjenocidit të shtetit serb.

Në kohë kur bëhej redaktimi në gjuhën angleze, profesoresha Jane Banks më shkruajti:

“I must tell you that this book is having a cumulative effect on me. Someone was asking about it last night, and as I was trying to tell the story and got to the part where many of these criminals are still free and serving in positions of power, I teared up. The minutae of editing tends to distract me from the content, but not completely or forever. The sadness of this story has affected me greatly, and I am more resolved than ever to do the best job I can.”

( Përkthimi: Më duhet të ju them se libri ka një efekt akumulues tek unë. Mbrëmë dikush më pyeti lidhur me librin dhe, duke tentuar t’ia tregoj rrëfimin, arrita në pjesën ku shumica e këtyre kriminelëve ende janë të lirë dhe shërbejnë nëpër pozita udhëheqëse. FILLOVA TË QAJ. Detajet gjatë redaktimit më bëjnë që të largohem nga përmbajtja, por jo tërësisht dhe përgjithmonë. Aspekti pikëllues i kësaj historie më ka prekur në masë të madhe, dhe mu për këtë arsye unë jam akoma më e vendosur që të bëj punën më të mirë që mundem).

Libri “Mashtrimi i madh”, që në gjuhën angleze mban titullin “Blood Libel: Anti-Americanism and Genocide in the Kosovo War”. U publikua. Falë miqve, të cilët, me iniciativa individuale, e përhapën librin në bibliotekat e universiteteve më prestigjioze në botë, sot studentët e interesuar për këtë çështje mund ta lexojnë të vërtetën rreth propagandës serbe dhe mashtrimet me opinionin publik ndërkombëtarë lidhur me luftën e Kosovës, UÇK-në dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ndërsa, institucionet e shtetit të Kosovës, të cilëve u janë dhënë falas 1500 ekzemplarë në gjuhën angleze për shpërndarje në qarqet diplomatike, vazhdojnë t’i mbajnë librat në depot e tyre. Edhe në këtë rast, falë miqve të mi të diplomacisë së Kosovës si Ramadan Avdiu, Sabri Kiçmari, Arjan Kashtanjeva e disa të tjerë, dhe deputetëve Bilall Sherifi dhe Elmi Reçica, një kontingjent i caktuar u është shpërndarë diplomatëve të ndryshëm.

Kur sheh ofensivën diplomatike të Serbisë nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, fshehjen e librit që zhvesh gjenocidin e Serbisë dhe bojkotimin nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, vërtetë është për të qarë…

Branisllav Nikoliqi nuk ishte i vetëm! Të shohim edhe sa punëtorë të shërbimeve sekrete serbe janë infiltruar në institucionet e Kosovës! Sidoqoftë, e vërteta do të del në shesh!

Shqipëria: Gjetjet paraprake të misionit të përbashkët për lirinë e shprehjes

Tiranë, 21 Qershor 2019

Gjatë 18-21 Qershorit 2019, ne ndërmorëm një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri, me përbërje nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTIKULLI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët Pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore (SEEMO).1 Misioni synoi të mbledhë informacion mbi sfidat e lirisë së shprehjes dhe lirinë e shtypit në Shqipëri dhe për të përçuar shqetësimet drejtpërsëdrejti te përfaqësuesit e qeverisë.

Ne u takuam me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, refuzoi të takohet me delegacionin. Ne vlerësojmë mundësinë e dhënë për t’u takuar me një gamë të gjerë aktorësh që ofruan njohuri mbi gjendjen e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Delegacioni gjeti se liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë. Administrata publike, përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, nuk janë transparencë në ndërveprimin e tyre me median dhe kufizojnë aksesin e gazetarëve kritikë. Legjislacioni i propozuar së fundmi i lidhur me median, përfshirë një skemë drakoniake rregullimi për median shqiptare dhe atë të huaj, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ne jemi të shqetësuar se Shqipëria, një demokraci, një Shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe një vend kandidat për Bashkimin Europian, nuk po respekton detyrimet e saj për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit siç kërkohet nga ligji shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

1 European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), ARTICLE 19, the Committee to Protect Journalists (CPJ), the European Federation of Journalists (EFJ), the International Press Institute (IPI), Reporters Without Borders (RSF) & the South East Europe Media Organisation (SEEMO).
2
1. Amendimet e propozuara mbi rregullimin e medias
Koalicioni është thellësisht i shqetësuar nga propozimet e dhjetorit 2018 të qeverisë së Shqipërisë për ndryshime në legjislacionin mbi median në vend, i cili do të krijojë një kërkesë për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe do të krijojë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur dhe mbyllur median online dhe për të bllokuar mendian e huaj pa një urdhër gjykate. Ne konsiderojmë se këto masa tentojnë të krijojnë një rregullim shtetëror për median online, gjë që bie në kundërshti me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të ketë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes dhe të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Në takimin tonë me kryeministrin, ai na informoi se një version i ri i përditësuar i projektit të amendamenteve do të bëhet publik së shpejti pas kritikave ndërkombëtare. Ai deklaroi se në draftin e ardhshëm, mundësia për mbyllje do të eliminohet dhe gjobat do të jenë shumë më të ulëta se sa ishin në projektin fillestar. Ne i mirëpresim këto ndryshime dhe rikujtojmë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që thonë se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyruar të medias online si parakusht për punën e tyre për shkak se kjo mund të ketë efekt shumë negativ mbi lirinë e medias.” Qeveria duhet të sigurohet që ky legjislacion të jetë tërësisht në përputhje me praktikat më të mira të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe praktikat më të mira të BE-së.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar mbi mungesën në vijimësi të transparencës në lidhje me konsultimet mbi projektligjin, i cili u prezantua përgjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe iu dha një periudhë ekstremisht e shkurtër konsultimi. Ne inkurajomë qeverinë e Shqipërisë të sigurojë që të ndërmerret një proces kuptimplotë konsultimi me gazetarët dhe shoqërinë civile me draftin tjetër të amendimeve.
2. Shpifja
Delegacioni shprehu shqetësim mbi atë që gazetarët e përshkruan si një numër në rritje të akuzave për shpifje të motivuara politikisht kundër gazetarëve të ngritura nga politikanët, shpesh duke kërkuar dëmshpërblime në shuma disproporcionale. Pretendime të tilla kanë pasoja serioze dëmtuese mbi gazetarët. Delegacioni vëren raportet pozitive nga gjykatat shqiptare, të cilat gjithnjë e më shumë po zbatojnë standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rastet e shpifjeve.

Megjithëse dënimet me burg për shpifje u anuluan në vitin 2012, shpifja dhe fyerja mbeten vepra penale të ndëshkueshme me një gjobë penale, dhe gjatë viteve të fundit janë parë propozime për të rikthyer ligjet penale kundër shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë. Edhe pa kërcënimin për dënim me burg, potenciali i përballjes me dënim penal për punën e tyre mund të shtyjë gazetarët të ushtrojnë vetë-censurën. Ne fuqimisht rekomandojmë që Shqipëria të anulojë tërësisht ligjin penal të shpifjes dhe fyerjes.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se do të konsiderojë mundësinë e shfuqizimit të plotë të ligjeve penale të shpifjes. Ai tha se ai personalisht nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve por do të vijonte të ngrinte padi civile për shpifje kundër gazetareve vetëm në raste “ekstreme”.

3
3. Siguria e gazetarëve: kërcënimet, sulmet dhe vetë-censura
Delegacioni u informua gjatë intervistave me aktorët se raste të ndryshme të sulmeve fizike dhe kërcënimet serioze kundër gazetarëve në lidhje me raportimet e tyre mbeten të pazgjidhura nga autoritetet. Së fundmi, gazetarët u plagosën gjatë protestave anti-qeveritare. Gazetarët investigativë janë ngacmuar apo pushuar nga puna për shkak të raportimeve të tyre, në disa raste pas ndërhyrjeve të dyshuara nga politikanë të partisë në pushtet. Në disa raste, gazetarët vendosin të mos raportojnë kërcënimet dhe sulmet te autoritetet përkatëse dhe të mos informojnë publikun. Përveç kësaj, ka raste në të cilat gazetarët tërheqin kallëzimet kundër shkelësve të dyshuar për shkak të frikës për hakmarrje të mëtejshme. Delegacioni u informua se autoritetet nuk ndjekin siç duhet çështjet, dhe nuk investigojnë arsyet pas kërcënimeve dhe sulmeve. Ne jemi të shqetësuar se autoritetet dështojnë të hetojnë në tërësi kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve, duke kontribuuar në këtë mënyrë në një atmosferë pandëshkueshmërie që ka forcuar sulmuesit të kryejnë sulme të ngjashme dhe të frikësojnë gazetarët drejt heshtjes. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar që autoritetet dështojnë të garantojnë sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat.
4. Fushata denigruese kundër gazetarëve
Gjatë takimeve me gazetarët, delegacioni u informua se Kryeministri Edi Rama në mënyrë konstante i referohet atyre si “kazanë”. Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha i referohet medias si “të kapur dhe të blerë”. Një gjuhë e tillë denigron gazetarët dhe i bën ata të duken si shënjestër e ligjshme për agresion në sytë e publikut, duke rritur rrezikun e kërcënimeve apo dhunës kundër tyre. Gazetarët që ne takuam deklaruan se kur Kryeministri Rama i quan ata “kazanë”, kjo pasohet me ngacmime të menjëhershme online kundër gazetarëve nga anëtarë të publikut që përdorin të njëjtat fjalë me kryeministrin dhe në disa raste gjuhë edhe më të egër e kërcënime. Ne jemi të alarmuar nga një gjuhë e tillë sulmuese dhe propaganduese e përdorur nga liderët politikë dhe politikanët e tjerë kundër gazetarëve. Delegacioni e ngriti këtë shqetësim me Kryeministrin Rama, i cili mbrojti përdorimin e kësaj gjuhe por u angazhua të mos i thërrasë më gazetarët “kazanë” në të ardhmen.
5. Transparenca e institucioneve – aksesi në informacion/konferenca për shtyp
Situata e aksesit në informacion dhe në transparencën e qeverisë në Shqipëri duket se është e përzierë. Nga njëra anë, ligji shqiptar për të drejtën e informimit shihet gjerësisht si i shkëlqyer, megjithëse zbatimi mbetet i papërshtatshëm. Autoritetet shtetërore vijojnë t’i mohojnë gazetarëve akses në dokumente me interes publik thelbësor dhe të ligjshëm – veçanërisht ato të lidhura me kontratat publike, tenderët dhe koncesionet – dhe përdorin taktika vonuese me rezultat që kur gazetarët në fund marrin informacionin, ai nuk është më relevant. Gjithsesi, si Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ashtu edhe gjykatat shqiptare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në konfirmimin e të drejtës së gazetarëve për të aksesuar dokumente.

Në anën tjetër, delegacioni gjeti konsensus të gjithëpërhapur mes aktorëve të medias se administrata publike në Shqipëri kufizon aksesin e gazetarëve të pavarur dhe përdor formate e veta
4
të komunikimit për të shmangur median kritike dhe për të kontrolluar narativën. Sipas intervistave me shumë aktorë, kryeministri nuk mban konferenca të rregullta për shtyp. Kur konferenca të tilla kryhen, vetëm gazetarët që punojnë për median pranë qeverisë lejohen të bëjnë pyetje. Kamerat nga mediat e ndryshme nuk janë të lejuara. Gjithnjë e më shumë, kryeministri përdor ERTV, kanalin e vet online televiziv, si portalin e tij personal të komunikimit me publikun. Gjatë fushatave elektorale të tilla si kjo që po ndodh aktualisht, gazetarët ndalohen nga mbulimi i ngjarjeve të fushatës dhe në vend të kësaj u serviren materiale të parapërgatitura që ata pritet t’i përdorin. Praktika e imponimit të një burimi videoje të kontrolluar nga qeveria dhe të materialeve të tjera mbi mediat kufizon shumë aksesin e gazetarëve në informacion dhe aftësinë për t’i dhënë publikut një perspektivë të pavarur mbi veprimet e atyre në pushtet.

Në një takim me delegacionin, Kryeministri Rama nuk ishte dakord me gjetjet e mësipërme, duke thënë se ai ka mbajtur konferenca për shtyp “kur ka qenë e nevojshme”, duke shtuar “Ne nuk bëjnë asnjë lloj përzgjedhjeje, ne nuk themi ‘ti hyr’ ose ‘ti dil’ — ne ftojmë dhe të gjithë janë aty “. Ai tha se ai ishte i hapur për pyetje nga të gjithë gazetarët dhe se ai kurrë nuk i ka mohuar dikujt mundësinë për të mbuluar fushatat e tij elektorale. Ai e përshkroi ERTV-në si një “dritare” në aktivitetet e qeverisë.
6. Pronësia e medias
Misioni ynë konfirmoi se pronësia e medias shqiptare dhe të ardhurat nga reklamat janë shumë të përqendruara në duart e pak grupeve nën pronësi familjare, me një shkallë të lartë pronësie ndërsektoriale. Kjo situatë është theksuar më herët nga BIRN Albania dhe Reporterë Pa Kufij. Një ligj i mëparshëm që mbart rregulla specifike mbi pronësinë e stacioneve televizive nuk është më në fuqi.
7. Rekomandime
• Në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë nën Këshillin e Europës, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe OSBE-së, ne nxisim qeverinë të eliminojë klauzolat ligjore që mund të imponojnë kërkesa për regjistrim dhe rregullim shtetëror të medias në internet, si dhe klauzolave që i japin rregullatorëve fuqinë për të pezulluar apo bllokuar aksesin te publikimet elektronike apo që të vendosin gjoba; • Legjislacioni për median duhet të hartohet në një mënyrë transparente, në konsultim të ngushtë me gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile. Kryeministri, kryetari i opozitës dhe politikanët duhet të ndërpresin menjëherë fushatat e sulmeve dhe retorikën diskredituese kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medias; • Politikanët shqiptarë duhet të organizojnë konferenca të shpeshta për shtyp dhe të lejojnë të gjithë gazetarët të bëjnë pyetjet dhe të mos diskriminojnë ata në bazë të raportimeve që ata bëjnë. Të gjithë gazetarët duhet të kenë akses të barabartë në informacion të qeverisë/publik; • Ne nxisim autoritetet të garantojnë sigurinë e gazetarëve që raportojnë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, të rrisin efikasitetin e hetimit të plotë dhe tërësor të kërcënimeve, fushatave të shpifjeve dhe sulmeve fizike kundër gazetarëve, duke i sjellë ata përgjegjës para drejtësisë. Autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat.
5
• Ne nxisim gazetarët dhe profesionistët e medias të raportojnë rastet e sulmeve dhe kërcënimeve te partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Sigurinë e Gazetarëve, te Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias dhe te organizatat për lirinë e shprehjes; • Ne nxisim gazetarët dhe shoqërinë civile brenda Shqipërisë të ndërmarrin masa për të fuqizuar solidaritetin; • Ne nxisim gazetarët dhe profesionistët e medias në Shqipëri të respektojnë standardet profesionale dhe të fuqizojnë vetë-rregullimin përmes anëtarësisë në Këshillin Shqiptar të Medias; • Ligjvënësit duhet të miratojnë amendimet për të siguruar pavarësinë operacionale, financiare dhe të burimeve njerëzore të Komisionerit për të Drejtë Informimi dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; • Të vendosen masa efikase për të rritur transparencën dhe pluralizmin e pronësisë së medias.
Për pyetje mediatike ju lutem kontaktoni email/whatsapp:

ECPMF: Flutura Kusari, kusari@ecpmf.eu, +383 49236664 ARTICLE 19: Sarah Clarke, sarahclarke@article19.org, +44 7575 030028 CPJ: Attila Mong, among@cpj.org, +49 15256900750 EFJ: Ricardo Gutiérrez, ricardo.gutierrez@ifj.org, +32 2 235 22 00 IPI: Scott Griffen, sgriffen@ipi.media, +43 1 512 9011 RSF: Pauline Adès-Mével, padesmevel@rsf.org, +337 82 37 23 12 SEEMO: Oliver Vujovic, info@seemo.org, +43 1 513 39 40

DASH-i mbi liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Raporti analizon në kapituj të veçantë edhe lirinë e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me ato të përmbledhura në raportet e mëhershme.

Shqipëria

Raporti sërish nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria, thuhet në raport, legalizoi 105 ndërtesa, pronë e grupeve fetare gjatë vitit 2018, ndërsa është në shqyrtim statusi i 68 pronave të tjera. Në përgjigje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese se disa dispozita të Ligjit për Pronat të vitit 2015 ishin kundër kushtetues, Këshilli i Ministrave nxori dy vendime për t’i dhënë fund ngërçit në shqyrtimin e kërkesave.

Agjencia e Trajtimit te Pronave (ATP) njoftoi se hodhi poshtë 17 kërkesa për titullarë pronash, gjë që u dha mundësi paraqitësve të kërkesave t’i dërgojnë lëndët në gjykatë. Drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH) kanë vazhduar të ankohen lidhur me sigurimin e truallit për ngritjen e faltoreve dhe probleme me tarifat e qeverive komunale.

Bektashinjtë dhe Komuniteti Islamik i Shqipërisë, raportuan vështirësi në përcaktimin e titullarëve në prona të caktuara. Kisha Ortodokse u ankua për probleme në sigurimin e pronësisë mbi kishat e manastiret që nga qeveria konsiderohen si trashëgimi kulturore.

Deri në fund të vitit, Këshilli i Ministrave, nuk kishte miratuar rregulloret që do të mbështesnin zbatimin e një ligji të vitit 2017 mbi të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare, duke përfshirë lirinë fetare.

Këshilli Ndërfetar, një forum i udhëheqësve të bashkësive fetare, u mblodh për herë të parë në muajin tetor dhe votoi për anëtarësimin e VUSH-it në këtë forum. Komuniteti Islamik tha se qeveria polake i ndau një çmim këtij Këshilli për përpjekjet e tij për nxitur dhe ruajtur harmoninë fetare në Shqipëri. Veçmas, disa autoritete fetare shprehën shqetësim rreth ndikimit të huaj dhe ndërhyrjes në organizatat fetare shqiptare.

Zyrtarët e ambasadës amerikane u kërkuan sërish zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë procesin e shqyrtimit të kërkesave për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste.

Raporti vë re se ambasada amerikane ka ofruar edhe mbështetje teknike në hartimin e manualit për mësuesit për të mësuar për besimin në shkollat publike dhe private si dhe në programet për nxitjen e respektimit për llojllojshmërinë fetare. Programe tjera të ambasadës janë përqendruar në forcimin e rolit të gruas

Në komunitetet fetare dhe pajtueshmërinë e besimit fetar dhe demokracisë. Ambasada gjithashtu vazhdoi punën e saj me komunitetet fetare për të dekurajuar nxitjet drejt ekstremizmit të dhunshëm në lidhje me fenë midis të rinjve.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare.

Bashkësitë fetare drejtojnë 114 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore. Shumica e tyre nuk kanë lëndë të detyrueshme të fesë, por i ofrojnë ato si zgjedhore

Komunitetet katolike, islame dhe ortodokse thonë se mbështetja financiare nga qeveria është 109 milion lek, afërisht 1.2 milion dollarë, njësoj sikurse edhe në vitet paraprake. Udhëheqësit e pesë bashkësive kryesore thanë se paguajnë çmime më të ulta për energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Qeveria ka vazhduar procesin e legalizimit të xhamive jozyrtare, kishave katolike e ortodokse dhe teqeve te bektashinjve të ndërtuara gjatë viteve të 90-ta. Agjencia e legalizimeve tha se nga vitit 2014 deri në shtator të vitit 2018 janë legalizuar 330 ndërtesa fetare, përfshirë 104 kisha katolike, 153 xhami, dhe 47 teqe. Kisha Ortodokse tha se agjencia legalizoi vetëm 4 nga 23 kërkesa të saj.

Komisioni Shtetëror për Regjistrimin organizatave fetare, numëroi 611 grupe, duke përfshirë 248 fondacione, 323 Organizata Joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet.

Në muajin prill, kryeministri Edi Rama, paralajmëroi në një fjalim se Rusia synon të radikalizojë myslimanët në vend dhe i beri thirrje Bashkimit Evropian që të mos “lërë boshllëk për t’u plotësuar nga vendet e tjera”. Ai kritikoi politikanët evropianë për nxitje të ndjenjave anti-myslimane.

Kosova

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti shqyrtoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.

Raporti vë re se më 23 mars Gjykata Themelore në Prishtinë, liroi Shefqet Krasniqin nga akuzat e ngritura në vitin 2017 për nxitje të terrorizmit, të urrejtjes fetare dhe evazion fiskal. Në muajin maj Gjykata e Apelit liroi katër imamë që ishin akuzuar për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare e etnike” duke ju referuar mungesës së provave.

Grupe të ndryshme fetare thanë se ndonëse kanë marrëdhënie bashkëpunuese me autoritetet nëpër komuna, megjithatë janë ankuar se ato shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre, përfshirë lejet e ndërtimit.

Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, janë ankuar se qeveria i ka shkelur të drejtën e pronës, përfshirë edhe ndërtimet në Zonat e Posaçme të Mbrojtura. Autoritetet e komunës së Deçanit, përfshirë edhe kryetarin, vazhdojnë të refuzojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2017, që i ndau Kishës Ortodoksë 24 hektarë përreth manastirit të Deçanit. Komuna me mbështetjen e qeverisë qendrore, filloi ndërtimin e rrugës përmes Zonës së Posaçme të Mbrojtur përreth manastirit të Deçanit, në kundërshtim me ligjin që e ndalon një gjë të tillë.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) vazhdoi të raportojë diskriminimin social dhe atë në sferën e punësimit ndaj myslimanëve të devotshëm, posaçërisht në sektorin publik. Qeveria vazhdoi të punojë me BIK-un për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe dënoi vandalizimin e objekteve fetare, thuhet në raport, në të cilin përmendet edhe pengimi i besimtarëve serbë që të vizitojnë kishat në Gjakovë dhe në Istog.

Grupet fetare dhe udhëheqësit e tyre u takuan rregullisht për të diskutuar mbi pronat, çështjet ligjore dhe ato të komunitetit lokal. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka vazhduar të bashkërendojë disa veprimtari mes grupeve fetare, përfshirë takimet me kryetarët e komunave për të diskutuar çështje siç janë lejet për ndërtime.

Ambasadori amerikan dhe përfaqësuesit tjerë të ambasadës amerikane, takohen shpesh me zyrtarët qeveritarë për të nxitur tolerancën fetare dënimin publik të incidenteve të dhunës ose rasteve të frikësimit. Po ashtu ata bëjnë trysni për kalimin e ligjeve që u mundësojnë institucioneve fetare rregullimin e statusit ligjor dhe zbatimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e objekteve fetare si dhe për të diskutuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen e pronave.

Ambasadori dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës nxisin qeverinë në nivelet më të larta për të ndjekur penalisht kryerësit e dhunës apo kërcënimeve kundër Kishës Ortodokse dhe për të respektuar të drejtat pronësore të saj. Ambasada dekurajon zyrtarët publikë, institucionet arsimore dhe entitetet e tjera që të angazhohen në praktikat diskriminuese të punësimit ndaj myslimanëve dhe diskuton rregullisht për tolerancën fetare me udhëheqësit e të gjitha bashkësive të mëdha fetare.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 1.9 milion banorë sa vlerësohet se ka në Kosovë, 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks.

Pakica serbe nuk i pranon këto të dhëna meqë ka refuzuar të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Kisha Ortodokse serbe thotë se ka 120 mijë besimtarë apo 6.3 për qind.

Raporti theksin se njësite shumetnike të policisë, të specializuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare, të drejtuara nga një komandant serb i policisë, ofron mbrojtje 24 orëshe të 24 Zonave të Posaçme të Mbrojtura. Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, nuk ka pasur incidente në ato zona.

Ministria e Punëve të Jashtme ndërpreu mbajtjen e Konferencës vjetore ndërkombëtare ndërfetare pas largimit të zyrtarit në detyrë nga viti 2017. Komuniteti hebraik tha se udhëheqësit fetarë e gjetën vendimin zhgënjyes; megjithatë, ata vazhduan të takoheshin rregullisht midis tyre.

Raporti vë re se politikanët e Listës Serbe, kritikuan dhe herë pas here kërcënuan peshkopin Teodosije Sibaliç dhe klerikë tjerë serbë në mjetet serbe të informimit, për shkak të kritikave të Kishës Ortodokse ndaj qasjes së Listës Serbe ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bashkësia Islame, sipas raportit, ka thënë se sekularistët i kanë portretizuar myslimanët e devotshëm nëpër medie në dritë negative dhe ka nënvizuar se portalet nganjëherë e barazojnë islamin me terrorizmin.

Gjatë vitit 2018 policia raportoi 86 raste të dëmtimit të zonave fetare, kryesisht dëmtime të pronës dhe vjedhje, 44 raste më shumë se në vitin 2017. Prej tyre 59 në pronat e Bashkësisë Islame dhe 23 të Kishës Ortodokse dhe 4 të Kishës Katolike.

Zëri i Amerikës: Protestë paqësore e opozitës në Tiranë

Në Shqipëri kryetari Partisë Demokratike përsëriti sot në mbrëmje se largimi i kryeministrit Edi Rama mbetet një çështje e panegociueshme për zgjidhjen e krizës politike në vend. Duke folur në protestën e organizuar para selisë së Kryeministrisë, zoti Basha shtoi si një tjetër “kusht të panegociueshëm” ndëshkimin me burg “të atyre që kanë vjedhur votat”, duke iu referuar përgjimeve të publikuara së fundmi nga gazeta gjermane BILD, në të cilat përfshiheshin eksponentë socialistë në biseda për shitblerje votash apo presionesh për të votuar partinë socialiste në zgjedhjet e parakohshme të viti 2016 në Dibër .

“Tani që provat janë në sytë e çdokujt, zotimi i 16 shkurtit qëndron në fuqi. Nuk ka e nuk do ketë negociata me Ramën kryeministër, nuk ka e nuk do ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave, asnjë marrëveshje politike pa çliruar votën tuaj e dinjitetin tuaj”, theksoi zoti Basha duke ju drejtuar mbështetësve të grumbulluar në bulevardin kryesor të Tiranës.

“Kjo krizë e thellë nuk mbyllet thjesht mbi një marrëveshje bazuar mbi pazare politike. Kjo krizë duhet e do të mbyllet mbi parime dhe sonte dua ta them qartë e prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësië e atyre që u vodhën votën shqiptarëve”, deklaroi zoti Basha.

I pandryshuar mbetet qëndrimi i opozitës edhe lidhur me 30 Qershorin. Sipas zotit Basha, kryeministri “po shkon drejt grushtit të shtetit të votimeve pa opozitë. Ta dijë mirë Rama se ne nuk bëjmë asnjë hap pas. Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytet më qytet, fshat më fshat. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do dështojë me turp, ndërsa 30 Qershori do të jetë varreza politike e Ramës”, u shpreh kreu i opozitës, duke ftuar mbështetësit e opozitës “të jemi në çdo shesh e rrugë për të mbrojtur demokracinë e kushtetutën me fuqinë e kauzës sonë të drejtë”.

SI asnjëherë më parë në protestat e muajve të fundit, nuk u shënua as incidenti më i vogël. Zoti Basha pas fjalës së tij, i ftoi sërish mbështetëit e opozitës të marshonin drejt selisë së parlamentit. Edhe këtu nuk pati asnjë incident, ndërsa zoti Basha, pas një qëndrimi të shkurtër u drejtua për në selinë e Partisë Demokratike.

Protesta e mbërmjes së sotme, u zhvillua në një moment kur situata është tensionuar dhe më tej. Ditët e fundit u shënuan nga incidente të dhunshme në shumë qytete të vendit ku opozita drejton Bashkitë. Zyrat e Komisioneve zgjedhore zonale u sulmuan dhe në disa raste materialet zgjedhore u shkatërruan. Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa e gjitha u pasua me arrestime dhe procedime ndaj disa dhjetra personave, mes të cilëve sipas autoriteteve dhe punonjës të policive bashkiake, si dhe ndaj ish deputetëve demokrat, si në rastin e zoti Bardh Spahia.

Opozita deklaron se njeh Dekretin e Presidentit të Republikës që ka anulluar zgjedhjet, ndërkohë që shumica nga ana e saj vijon me fushatën elektorale.

Protesta u parapri nga deklaratat e komunitetit ndërkombëtar, përmes së cilave iu kërkua udhëheqësve të opozitës që të siguronte se ajo do të ishte paqësore dhe të shmangte përshkallzimin e situatës.

Deklarata e mbrëmshme e ambasadës amerikane kishte mesazhe të shumëfishta, ndërsa nga njëra anë dënonte aktet e dhunës së vërejtura së fundmi e kërkonte që ushtruesit e dhunës të mbanin përgjegjësi, nga ana tjetër kërkoi të mbrohej integriteti i procesit zgjedhor. Lidhur me protestën e e mbrëmjes të kësaj të premteje, ambasada i drejtohej organizatorëve të saj “që të mbajnë përgjegjësi përballë parime të sundimit të ligjit, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë u shpreh “i shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë”, thekson deklarata e shpërndarë pasdite. Ajo theksonte se “është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen”.

Një natë më parë, në një ndërhyrje në emisionin Opinion në TV Klan, kryetari demokrat Lulzim Basha, ndërsa bëri thirrje qytetarëve që t’I bashkohen protestës, paralajmëroi se “nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit”.

Si e bëri ‘vettingun’ Adolf Hitleri – Nga AUREL PLASARI

Kur bie shi dhe kur kam ngé shkruaj në FaceBook nga një rekomandim leximi, që të tjerëve u duket esé. “Ernst Fraenkel, Shteti i dyfishtë – Një kontribut në teorinë e diktaturës”, New York 2010 (Oxford University Press): është një vepër e hershme, e botuar për së pari më 1941 jashtë Gjermanisë, pikërisht kur regjimi nazist i Rajhut të Tretë ndodhej në pikun e vet.

Mirëpo ajo ribotohet dendur dhe në shumë gjuhë, sepse vlerësohet ndër referencat më të domosdoshme, si vepër që zbuloi dhe e shpalli sheshit se qysh lind e instalohet një diktaturë. Veçan për ne shqiptarët, që prej përjetimeve tona mund të pandehim – gabimisht – se një diktaturë vjen e vendoset vetëm në rrethanat specifike mbas një pushtimi a një lufte, si rrjedhojë e “fitores” së një force politike e cila imponohet si regjim diktatorial, çfarë edhe ndodhi në Shqipëri, etj.

Politologu gjerman Ernst Frankel (1898-1975) na tregon që nuk ndodh vetëm ashtu siç mund ta dinim deri dje: një diktaturë mund të instalohet edhe në kohë paqeje, edhe në rrethana kushtetuese të një pushteti të arritur me vota, i cili fillon të cenojë e të cungojë liritë kushtetuese.

Atëherë shtetasit ndodhen përballë një situate të deformuar: kur shteti i tyre nuk është më në funksion të tyre, por në funksion vetëm e vetëm të një pushteti, cilido qoftë ai. Ndër teknikat e larmishme të grushtit të shtetit është fjala për një grusht shteti mjaft origjinal: që nuk jepet nga jashtë pushtetit, për ta rrëzuar atë, por nga vetë pushteti për t’iu imponuar shtetasve në mënyrë jokushtetuese.

Ta lexosh sot “Shtetin e dyfishtë” të Fraenkel-it i bie të jesh lexues me fat posa që ngjarjet në ndodhje e sipër në “Turqinë mike” dhe në Rumaninë “romantike” të japin dorë si një ilustrim me ngjyra i një deformimi të ngjashëm me atë që përshkruhet te “Shteti i dyfishtë”.

Madje shejnitë e kufizimit të lirive kushtetuese dallohen sot aty-këtu edhe në vende të cilësuara si demokratike të Bashkimit Europian me shkasin e mbrojtjes së shtetasve nga “rreziqe potenciale”, si për shembull terrorizmi. Sepse gjithnjë duhet gjetur një shkas. Si e thoshte Don Kishoti i Nolit? “Do të të çkallmonj, veç sa të gjenj një sebep…”.
Fraenkel-i ballafaqon në veprën e tij dy entitete shtetërore: një Shtet normativ (Normenstaat), i mbështetur në kushtetutën e vendit dhe legjislacionin përkatës, dhe një shtet paralel që e ka quajtur “Maßnahmenstaat”, i cili mbetet në politologji koncept i tiji origjinal. Duke qenë term i ri dhe jo i lehtë për t’u përkthyer, anglishtja e ka dhënë me “Prerogative State”, frëngjishtja me “État discrétionnaire”, italishtja me “Stato discrezionale”.
Shqip mund të thuhej “Shtet i masave të veçanta”, “Shtet i masave të jashtëzakonshme” ose thjesht “Shtet i masëmarrjes”. Janë partitë në pushtet ato që synojnë ta prodhojnë një shtet të tillë paralel brenda shtetit kushtetues. Dhe shtetasit, kur u ndodh tjetërsimi ndaj shtetit, që do të thotë kur shteti u duket si diçka e dhënë “nga lart”, që nuk e kanë krijuar ata vetë për t’u shërbyer po atyre vetë, u shpëton fakti që shteti si krijim historik nuk ka qenë dhe nuk është dhe as mund të jetë produkt i partive. Kreu “Partia si instrument i shtetit të masave të jashtëzakonshme” në librin e Fraenkel-it përbën njërin nga krerët më të kuptueshëm për lexues si tanët.

Në Rajhun e Tretë goditja Shtetit normativ iu dha nëpërmjet një akti të njohur si “Karta e Jashtëzakonshme Kushtetuese”, më sak të emërtuar “Dekreti për Mbrojtjen e Popullit dhe të Shtetit” i 28 shkurtit 1933. Ishte një ndërhyrje dinake në kushtetutën gjermane, shpallur në formë dekreti mbas djegies së Rajhshtagut – pra me t’u gjetur shkasi – dhe përbëhej nga tri seksione, të cilat autori i ka botuar në Shtojcat e librit.

Kështu filloi në Gjermaninë naziste kontrolli i sistemit gjyqësor nga partia në pushtet nëpërmjet policisë politike, instrument tipik i “shtetit të masave të jashtëzakonshme”: Maßnahmenstaat. Nuk u përdor termi anglosakson vetting, mbase ngaqë anglosaksonët qenë “armiq” të Rajhut të Tretë. Të drejtat e një individi do të vareshin nga vlerësimi politik që i bëhej atij. Deri edhe një dokument fillestar, për shembull certifikata e lindjes, mund të mos jepej nëse nuk miratohej nga policia politike.

Nëpërmjet kësaj teknike “shteti i masave të jashtëzakonshme” zuri të veçonte mes shtetasve të shtetit normativ ata që llogariteshin “armiq” në bazë arsyesh politike. Dhe nuk qe më çështje individësh: fjala ishte për masëmarrje qartësisht arbitrare ndaj grupesh popullsie të paracaktuara si “armiq të regjimit”. Si të tillë, “armiqtë e regjimit” do të asgjësoheshin edhe ekonomikisht etj. Ekzistimi kushtetues i lirive mbetej në fuqi, për sy e faqe i pacenuar, ndërsa ekzistimi i tyre në realitetin e përditshëm gjerman ishte asgjësuar kryekëput dhe “sovraniteti popullor” kishte mbetur një fjalë goje.
Kishte edhe gjermanë që rezistuan, që nuk u pajtuan, që protestuan dhe madje u flijuan duke lënë kokat për ta mbrojtur shtetin normativ. Të tjerë u lavirën duke u treguar të paqëndrueshëm. E shumta rezultuan të pakurajë, e mbyllën gojën me würstel dhe e shuan etjen me birrë të zezë. Ndoshta edhe u kërcënuan e shantazhuan, afërmendsh me forma të asaj kohe, ngaqë asomoti sms-të nuk ekzistonin.

Se në ç’katastrofë historike e shpuri popullin gjerman kjo dyfishësi shtetërore, kur “shteti i masave të jashtëzakonshme” ia doli ta nëpërkëmbte shtetin normativ, kjo po dihet. Gjermanët, që shfajësohen se e pësuan duke u zënë në befasi, e meritojnë t’ua kujtosh thënien e njohur të ustallarëve të materializmit historik të përsëritur për sa të tjerë: kombit dhe gruas nuk u falet çasti i dobësisë kur edhe aventurieri i parë mund t’i vërë poshtë e t’i përdhunojë.
Nëse në Shqipëri ndiqet me interes gjithë sa ndodh në Turqi mbas të quajturit grusht shteti të përdorur për shkas, – si thoshte Don Kishoti i Nolit për sebepin? – ose gjithë sa zhvillohet prej dy javësh në Rumani, ky interes vetëm në dukje i tepruar kot i shqetëson disa shkrues portalesh. Interesi i mirëfilltë nuk ka të bëjë me të qenit “vëllezër” ose “jovëllezër” me turqit e sotëm, as me simpatinë e posaçme për “revolucionarët” rumunë që rrëzuan diktaturën më 1989.

Sentimente të tilla, edhe në ekzistojnë, nuk janë jetike për qytetarët shqiptarë, ky është thelbi. Zhvillimet turke, si dhe ato rumune kanë të bëjnë me dhunimin e lirive kushtetuese dhe deformimin sulltanor të shtetit normativ: ato ndiqen me vëmendje ashtu siç ndiqet një fantazmë që të vjen rrotull dhe që një ditë prej ditësh rrezikon të të çatisë edhe ty brenda në shtëpi. Ja: prej Ernst Fraenkel-it mund të mësohet tanimë që kjo fantazmë është pikërisht “shteti i masave të jashtëzakonshme”.

Zgjatja më tej me ndonjë kapicë shembujsh aktualizues – ata po bëhen tanimë anekdotikë në Shqipërinë e “vettingut” – nuk do të kishte kuptim përderisa ky këtu nuk është veçse një rekomandim leximi për librin e politologut Ernst Fraenkel: “The Dual State: A Contribution to the Theory of Dictatorship”, New York 2010 (Oxford University Press).

Dhe leximi dihet që është çështje lirie individuale: si e lexoj unë nuk e lexon ti. Me interes është që tekste të tilla të mos mbeten pa u lexuar, pa le të lexohen edhe ndryshe. Vetë e rekomandoj me besimin se për shqiptarët “shteti i masave të jashtëzakonshme” – në kuptimin Maßnahmenstaat të z. Fraenkel – nuk ka sesi të jetë e ardhmja: ai është e shkruara që e shumta jonë e kemi përjetuar njëherë dhe që është refuzuar duke ia kthyer shpinën. Sa për ata që nuk parapëlqejnë të lexojnë, edhe ata janë në të drejtën e tyre: aty e kanë gotën e birrës dhe le të hanë würstel-in.

‘Shqipëria në krizë të thellë demokratike’, DW: Trazirat janë të sigurta, se ç’mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve…

Përpjekjet e bëra nga Gjermania për afrim mes pozitës e opozitës shqiptare deri tani kanë qenë të pasuksesshme. Socialistët nuk lëvizin nga vendimi i tyre për të shkuar në zgjedhje, ndërkohë kriza në vend po thellohet.

Më 30 qershor në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje lokale. Trazirat janë të sigurta. Një ide të parë për atë çka mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve lokale, e pamë në ditët e shkuara, kur militantë të opozitës në Shkodër e Tropojë dhe gjetkë u përpoqën të asgjësojnë materialet zgjedhore dhe t’i vënë zjarrin lokaleve të votimeve. Opozita e ndjen veten te legjitimuar për sabotazhe te tilla që më 10 qershor, kur Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve, i shqetësuar nga trazirat e paralajmëruara.  Partia Socialiste reagoi me procedurën për shkarkimin e presidentit.

Kriza politike

Qe prej shkurtit Partia Socialiste sundon thuajse e vetme ne Parlamentin e Shqipërisë, hiq ata pak  deputetë opozitarë, me pozitë shumë të dobët në Kuvend, që nuk iu përgjigjën thirrjes së partisë së tyre për të dorëzuar ose mos pranuar mandatet. Dy grupimet kryesore të opozitës, aleanca përreth Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e zgjodhën këtë hap radikal pasi në media u botuan audio-përgjime që dëshmonin për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, në të cilat socialistët fituan shumicën absolute, me anë të blerjes së votave me ndihmën e Krimit të Organizuar, sipas tyre.

Lulzim Basha

Në një intervistë me Deutsche Wellen Lulzim Basha  u shpreh se e shikonte zgjidhjen e situatës aktuale vetëm me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të reja të parakohshme. Më pas dolën përgjime të reja që janë tregues për një sistematikë të mundshme në blerjen e votës – kësaj radhe të botuara në faqet online të gazetës bulaverdeske gjermane, Bild. Kryeministri dhe shefi i socialisteve Rama i hedh poshtë akuzat dhe kërcënon me paditje  gazetarin e Bild-it, Peter Tiede, i cili nga opozita dhe shumë shqiptarë konsiderohet tashmë hero.

Që audio-përgjimet janë të vërteta, këtë nuk e vë askush në dyshim në Shqipëri. Sepse ato vijnë nga prokuroria, e cila fillimisht i mbajti të mbyllura për gati dy vjet dhe vetëm pas presionit të shkaktuar nga publikimet nisi t’i trajtonte. Siç bëri të ditur për Deutsche Wellen të martën, Prokuroria e Përgjithshme  nuk ka ngritur ende padi për krimin elektoral, por sipas saj „hetimi vazhdon intensivisht dhe me dinamikë“.

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana (Getty Images/AFP/G. Shkullaku)Protesta në Tiranë, 8 qershor

Reformë apo krizë gjyqësori?

Zvarritja e trajtimit të çështjeve gjyqësore është ndërkohë një problem i të gjithë sistemit të drejtësisë shqiptare. Atë nuk e vuan vetëm prokuroria. Edhe Gjykata Kushtetuese, që do të duhej të ishte instanca, ku do të zgjidhej konflikti aktual mes parlamentit dhe opozitës, nuk funksionon. Shkak për këtë është procesi i Vettingut, i cili synon të kontrollojë përshtatshmërinë e gjykatësve dhe prokurorëve mbi bazën e kualifikimeve të tyre profesionale, pasurisë dhe integritetit etiko-profesional dhe që i ka bërë shumë gjyqtarë dhe prokurorë që të lëshojnë karriget ende pa filluar procesi i testimit. Të tjerë nuk e kaluan dot provimin e fortë të Komisionit të mbikqyrur nga BE-ja dhe u skualifikuan.

Në këto institucione dosjet po bëhen pirg. Për Jordan Dacin, drejtues i Qendrës Shqiptare „Rule of Law“, problemi kryesor i reformës së drejtësisë është mungesa e një mekanizmi efikas për të zëvendësuar ata gjykatës dhe prokurorë që dalin nga sistemi për shkak të Vetingut. Paralizimi i gjyqësorit bën që çdo vit të shtohen nga 30 përqind dosje të reja që mbeten të patrajtuara për shkak të mungesës së stafit adekuat, vëren Daci në një intervistë me DW. Vetëm në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve të patrajtuara është mbi 31 000, thotë ai.

Kombibild - Edi Rama und Ilir Meta

Për bllokimin e drejtësisë në vend qeveria dhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën. Ndërsa opozita e akuzon qeverinë se po e përdor bllokadën e gjyqësorit për të asgjësuar përfundimisht partitë e opozitës  për të instaluar një regjim autokratik, partia qeverisëse e akuzon opozitën se po  e përdor bojkotimin e zgjedhjeve si alibi për të penguar ngritjen e gjyqësorit të pavarur, prej të cilës të parët që do të dënoheshin do të ishin vetë krerët e opozitës. Prokuroria shqiptare është duke bërë hetime aktualisht kundër kreut të opozitës me akuzën për larjen e parave dhe fallsifikimin e dokumentave. Për Bashën kjo nuk është gjë tjetër, veçse një inskenim politik i sajuar nga kryeministri Rama për ta  shantazhuar politikisht.

Përpjekje të pasuksesshme për ndërmjetësim

Në vjeshtë parlamenti gjerman do të duhet të japë dritë të gjelbër për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, shumica e deputetëve në parlamentin gjerman janë mëse të qartë për një „po“ në lidhje me Shqipërinë ata kanë ende rezerva.

Sidomos deputetët e grupit parlamentar CDU/CSU ngurrojnë t’i hapin Shqipërisë këtë derëzë  kaq të rëndësishme drejt BE-së. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Johann David Wadephul, dëshiron së paku që të kapërcehet kriza aktuale, dhe gjykon se mbajtja e zgjedhjeve lokale pa partinë më të madhe opozitare është problematike për demokracinë. Sepse gjysma e kandidatëve për kryetarë bashkie kandidojnë pa rivalë. Deri në ditët e fundit, Wadephul u përpoq të ndërmjetësonte mes partisë së mazhorancës dhe asaj opozitës, në mënyrë që së paku të shmangte përplasjen gjatë zgjedhjeve. Por deri tani pa sukses.

Deutschland Bundestag | Bundeswehreinsatz in Afghanistan (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)Johann Wadephul

Partia Socialiste nuk e pranon kurrsesi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, thuhet nga kreu i saj. Ndër të tjera, socialistët nuk duan të krijojnë një rast precedent për shtyrjen e zgjedhjeve nëpërmjet kërcënimit me bojkotim. Veç kësaj, mazhoranca e akuzon opozitën se nuk mori pjesë në zgjedhje vetëm ngaqë ishte e papërgatitur dhe llogariste se do të dilte e humbur. Edhe deputeti gjerman nga Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin, një ndër raportuesit e Shqipërisë në Bundestag, mendon se bojkoti i opozitës është i papërligjur. Ai thotë se këtu po bëhet thjesht një luftë  për pushtet mes Ramës dhe Bashës. Por sipas Sarrazinit, kjo luftë është shumë e pafavorshme për Shqipërinë duke pasur parasysh vendimin e vjeshtës në Bundestag.  Por Sarrazin shton se, sido që të përfundojë kjo betejë, Shqipëria do ta marrë votën si nga grupi parlamentar i tij, ashtu edhe ai socialdemokrat. DW

Zëri i Amerikës: Shkodër, tubime rivale, palët shmangin përplasjet e drejtpërdrejta

Në Shkodër, u mbajtën të enjten mbrëma dy tubime rivale: Nga njëra anë ishte opozita që protestonte dhe kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama dhe nga ana tjetër, disa dhjetra metra më larg, një tubim i socialistëve që këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

Bashkia e Shkodrës kishte njoftuar degën vendore të Partisë Socialiste dhe policinë vendore se, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk jepte leje për zhvillimin e tubimit elektoral të socialistëve në një nga sheshet e qytetit. Por Kryeministri Edi Rama e sfidoi bashkinë.

Tubimet u mbajtën në një situatë të tensionuar, ku policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u përpoqën të marshonin drejt vendit ku do të fliste kryeministri.

Në një fjalim përpara mbështetësve socialistë, zoti Rama premtoi atë që ai e quajti transformim të qytetit në 4 vitet e ardhshme dhe tha se kjo do të ishte sfida e tij personale.

Ai akuzoi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, duke e quajtur “më të paaftën” në histori dhe këmbënguli se ai nuk largohet e se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Ndërkaq, mbështetësit e opozitës kërkonin largimin e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, duke thënë se nuk do t’u nënshtrohen kriminelëve. Zonja Ademi i bëri thirrje policisë për mbështetje dhe u kërkoi protestuesve të mos godasin policinë.

Protesta e opozitës zhvillohet sidomos pas publikimit të përgjimeve telefonike nga gazeta gjermane BILD lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër tre vjet më parë, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve.

Megjithë tensionet, palët arritën të shmangnin përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre.

Për njohjen e Kosovës nga Izraeli – Nga AKRI ÇIPA

Shtatorin e kaluar, deklarata e Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës se do e hapte ambasadën në Jerusalem nëse Izraeli do e njihte Kosovën si një shtet sovran u shpërnda gjerësisht nga mediat izraelite. Deklarata e Presidentit Thaçi ishte vetëm një nga disa përpjekje të zyrtarëve kosovarë për të bindur Izraelin të tejkalojë hezitimin e deritanishëm dhe të njohë shtetin më të ri në Ballkan. Pavarësisht se ishte një pohim disi populist, sugjerimi themelor se Izraeli do të fitonte një mik duke njohur Kosovën fton për reflektim.


Këtë vit, Kosova festoi 11-vjetorin e pavarësisë nga Serbia – pas shpalljes së njëanshme të vitit 2008. Kosova – popullsia e së cilës është mbi 90% etnikisht shqiptare, është njohur nga më shumë se 110 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe shumicën e vendeve perëndimore. Megjithatë, Serbia, e mbështetur nga Rusia, refuzon të njohë Kosovën dhe është përpjekur në mënyrë aktive për ta bllokuar atë nga integrimi në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

Izraeli është në grupin e vendeve që ende nuk e njohin Kosovën si një vend të pavarur. Dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare me njëra-tjetrën. Ngurrimi i Izraelit për të njohur Kosovën është pjesërisht i motivuar nga frika se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të përdoret si precedent në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, faktet tregojnë që nuk ka bazë për frikë të tillë.

Pavarësia e Kosovës është e bazuar në aspiratën për vetëvendosje të popullsisë së saj pas fushatës së spastrimit etnik që Serbia zhvilloi kundër këtij rajoni të mëparshëm autonom dhe që u ndalua nga ndërhyrja ndërkombëtare. Bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja midis 1999 dhe 2008 duke nxitur një zgjidhje përfundimtare për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë dështuan për shkak të refuzimit serb. Nuk mund të ketë krahasim në këtë rast me konfliktin izraelito-palestinez, ku tejzgjatja e konfliktit vjen kryesisht për shkak të refuzimit në shumë raste të udhëheqjes palestineze për kompromis.

Për më tepër, shpallja e pavarësisë së Kosovës është mbështetur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND). Në Opinionin e saj Këshillimor në vitin 2010, pas kërkesës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, GJND-ja vuri në dukje se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar. Rasti sui generis i Kosovës është argumentuar herë pas herë. Megjithatë, argumenti më i pakundërshtueshëm ndaj analogjive të mundshme midis kontekstit Kosovë-Serbi dhe konfliktit izraelito-palestinez është refuzimi i Autoritetit Palestinez për pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e qartë për Serbinë. Ky qëndrim varros në vetvete të gjitha pretendimet e mundshme që Kosova mund të përdoret si precedent për rastin palestinez.

Faktori tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar në qasjen e zyrtarëve izraelitë për Kosovën ka qenë plasaritja hipotetike që kjo njohje do të shkaktonte në marrëdhëniet midis shtetit të Izraelit dhe Serbisë. Por marrëdhëniet serbo-izraelite kanë pasur problemet e tyre. Në shumë raste, Serbia ka mbështetur palestinezët dhe aleatët e tyre në OKB. Vitin e kaluar, Serbia kritikoi ashpër Izraelin për pjesëmarrjen në një ceremoni në Kroaci. Por, marrëdhënia midis dy vendeve ka treguar se është e qëndrueshme dhe i ka kapërcyer këto përplasje. Njohja izraelite e Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do jetë po aq e kapërcyeshme për marrëdhëniet izraelito-serbe. Në fund të fundit, shumica e vendeve demokratike perëndimore e njohin dhe mbështesin në mënyrë aktive pavarësinë e Kosovës dhe Serbia vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore me ta.

Së fundmi, njohja e Kosovës do të përbënte një mik të shtuar për Izraelin. Përveç deklaratave zyrtare, shqiptarët në përgjithësi kanë një simpati të thellë për bashkësinë hebraike dhe shtetin hebre, i cili manifestohet edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe shtetit të Izraelit. Kjo marrëdhënie mes shqiptarëve dhe hebrenjve u forcua në tragjedinë e Holokaustit, kur shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë refuzuan t’i dorëzonin anëtarët e komuniteteve lokale hebreje tek Italia fashiste dhe Gjermaninë naziste; ndërkohë që ndihmuan shumë refugjatë hebrenj që iknin nga Evropa Qendrore dhe Jugore, duke u ofruar atyre ushqim dhe strehim. Dhe kjo lidhje u përforcua në vitin 1999, kur gjatë spastrimit etnik të kryer në Kosovë nga Serbia, Izraeli mirëpriti refugjatët shqiptarë.

Këtë javë, më 12 qershor, Kosova festoi kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e saj nga Kosova. Ky kapitullim bëri të mundur që një milion refugjatë që ikën nga Kosova gjatë luftës, duke përfshirë ata që përkohësisht gjetën strehë në Izrael, të kthehen në shtëpi. Por, në të njëjtën kohë ishte momenti përcaktues që i vuri në lëvizje rrotat e historisë dhe çoi në realitetin e ri të pavarësisë së pakthyeshme të Kosovës. Nëse ka diçka që edhe kritikët e tij gjithmonë e pranojnë, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka udhëhequr Izraelin përmes një qasjeje realiste dhe pragmatike drejt zgjerimit të listës së miqve të Izraelit në arenën botërore. Duke njohur Kosovën tani, Izraeli jo vetëm që do të bënte drejtësi ndaj realitetit, por do të shtonte edhe një emër në atë listë.

Shkrimi është botuar fillimisht në “Jerusalem Post

Përgjimet e BILD – Gazetari gjerman publikon sulmet ndaj tij me profile falso

Pas publikimit të përgjimeve të fundit nga Bild mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, gazetari gjerman, Peter Tiede ka reaguar në faqen e tij të Facebook, duke denoncuar ato që ai i quan sulmet me adresa false në profilin e tij të rrjetit social.

Peter Tiede shkruan se është bërë objekt i sulmeve nga profile të rreme në të gjitha faqet zyrtare të rrjeteve sociale që mbajnë emrin e tij dhe shton se ka raportuar e fshirë disa prej tyre.

 

Publikimet e BIld kanë tronditur  jo pak politikën shqiptare dhe opinionin publik.

Në përgjimet  e fundit u zbuluan bisedat zhvilloheshin mes ish-ministrit të Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët e Partisë Socialiste Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia, zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesit të Policisë Bashkiake në Dibër, Robert Aga dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin.