VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare më 30 gusht

By | August 24, 2016

Komentet

Ilir Meta bën denoncimin: Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha në konferencën e pasdites së sotme se patronazhistët kanë mbërritur deri tek vajza e tij. Meta tha se patronazhistët i thonë t’i thotë babit të mos pijë, të jetë i qetë dhe të ruajë figurën e Presidentit.

Por, tha Meta, – si mund ta ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shtetit është në survejim, duke përmendur prokurorë, gjykatës.

Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Para pak ditësh kur thashë një intervistë, i kishin çuar një lajm që sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Damian dhe më thotë “Babai mos pi më të lutëm, nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit”.

Kur shikoj lajmin unë, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, “Jo mo thash unë thashë gurunë, jo gruan dhe marr Tendin (zëdhënësin). Kur më thotë Tedi do ta korrigjojmë se është gabim. Dhe i çojnë gocës patronazhistët, thuaj babit të qetësohet, se paska pirë shumë, paska pirë shumë, të jetë i qetë. Të ruaj figurën e presidentit”.

Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim.” u shpreh presidenti Meta.

Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama”, deklaroi Meta.

Meta: 25 prilli është referendum kundër fuks-shtetit, hapin vende pune për të ‘rehatuar’ patronazhistët

TIRANË

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në “Facebook” se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Sipas Kreut të Shtetit, “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Mesazhi i Metës:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱
Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.
Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. 🇦🇱

Hapet në Kukës aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë

Pëllumb Sulo

Në Kukës u hap të dielën pasdite aeroporti i dytë civil ndërkombëtar në Shqipëri. Fluturimi i parë i përket avionit “Air Albania” të linjës ajrore Londër-Rinas-Kukës. Me avionin e parë të kësaj linje udhëtoi një grup emigrantësh nga Kukësi, që punojnë e jetojnë në Angli. Në aeroportin ‘Nënë Tereza” të Rinasit atyre j’u bashku edhe kryeministri Edi Rama, i cili morri pjesë në inaugurimin e aeroportit në Kukës.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit mba emrin “Zayed-Flatrat e Veriut” dhe gjendet vetëm pak kilometra nga kufiri i Kosovës. Ai u mundësua në saje të një investimi prej rreth 22 milion eurosh si dhe negociatave të gjata me linjat ajrore që do ta përdorin atë.

Aeroporti i Kukësit është i dyti aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Është një aeroport rajonal që, përveç Veriut të Shqipërisë, do t’i shërbejë edhe trevave shqiptare. Fluturimet e rregullta në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit pritet të fillojnë në muajin maj dhe destinacionet kryesore të fluturmit do të jenë qytetet e Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Aeroporti i Kukësit ka një sipërfaqe prej rreth100 hektarësh, me një pistë prej 2.2 kilometrash nga ku, brenda një ore, mund të nisen 4 avionë, ndërsa gjatë një viti llogaritet të presë rreth 500 mijë udhëtarë.

Terminal i tij ka edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, që ishte edhe pikënisja e ndërtimit të aeroporti. Idea për ndërtimin e tij lindi gjatë periudhës së luftës në Kosovë, për t’i shërbyer arritjes së ndihmeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për rreth gjysëm milion shqiptarët e Kosovës, që kishin arritur në Kukës pas dëbimit me dhunë nga forcat ushtarake serbe.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare, brenda këtij muaji pritet të nënshkruhet kontrata koncesionare për ndërimin e aeroportit të tretë ndërkombëtar, atij të Vlorës.

Përdorimi i të dhënave personale, Meta komenton letrën e politikanes gjermane për Ramën

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, që i ka shkruar Ramës, për përdorimin e të dhënave personale. Politikania gjermane shprehet se e gjitha sjell një shije shumë të keqe dhe imazh të pariparueshëm për qeverisjen në Shqipëri.

Meta, duke komentuar letrën e politikanes gjermane dërguar Ramës, nënvizon se përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve, është një lajm tronditës dhe se organet e drejtësisë duhet që të veprojnë me shpejtësi. Kreu i Shtetit shton se më 25 prill, regjimi i fuksave do të marrë fund.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë! 🇦🇱

“Të dashur patrozhanistë”, Meta i përgjigjet Ramës: Regjimi i fuksave ka mbaruar

TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i përgjigjet me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se “patronazhistët e dinë është që Presidenti do dalë nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson ramën “Kryefuks”, ndërsa thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar. Sipas Metës, referendumi ër rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Reagimi i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! 🇦🇱

Zheji: Patronazhisti është strukturë militariste që vjen nga diktatura (Video)

TIRANË

Analisti Artur Zheji ka folur në “Pikat mbi i” në News24 për çështjen e fundit të hedhur në skenën politike, përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, për të cilat akuzohet partia Socialiste.

Zheji ka zbërthyer ‘skemën’ se si funksionon database me të dhënat e votuesve, duke e cilësuar një krim kushtetues dhe një lojë ankth itë partisë në pushtet që ndjen se po humb pushtetin.

“Të mundohemi të bëjmë një shpjegim për publikun e gjerë që të kuptojnë çfarë është për opinionin e gjerë.
Është zbuluar papritur e pakujtuar një skandal i barabitshëm me atë të Ëatergate, që rrëzoi presidentin Bush Senior. U zbulua që shërbimet sekrete të Presidentit në pushtet kishin depërtuar në selitë partiake të Partisë Demokratike amerikane të asaj kohe për të marrë të dhënat e kundërshtarit politik në fushatë elektorale. Kjo u zbulua dhe Bushi i vjetër dha dorëheqjen.

Patronazhisti është një personazh me siguri me të kaluar ish-spiun ose shumë i talentuar për të çështje spiunazhi, i cili këqyr 10 zgjedhës potencialë për të nuhatur nëse kanë si target votimi partinë që kanë pasur, një parti të re apo janë të lëkundur. Është shpikja më e re e shqiptarëve, e kanë quajtur patronazhist, dikur në kohën e komunizmit quhej i plotfuqishmi i lagjes. Ai ishte në fakt për të kapur krimet. Këta e kanë transformuar një pozicion të sigurimit në proces elektoral që ky është një krim kushtetues padiskutim, pa diskutim. Mënyra e organizimit është me celula. Ky këqyr 10 dhe raporton. Për shembull kishte dhe emra shumë të shquar, si Ardit Gjebra. Në 2013 Ardit Gjebrea ka votuar PD-në, por tani sipas patronazhistit ka një orientim majtas. Dhe ti dhe ne jemi futur në database-in paralel të patronazhistëve, që nuk është më një database…
Është e njëjta skemë e huazuar në sigurimin e shtetit, të gjitha institucionet kishin një personazh që ishin rekrutuesi, bazisti, nuk i mbaj mend të tjerët, në 10-15 veta ishte njëri që i mbikëqyrte. Ka devijacione, kanë thënë gjë. bënin një material të madh informativ dhe e çonin për përpunim për të distiluar atë që quhet identikiti i personit. Është një tentativë për të distiluar identikitin e votuesit dhe unë them që e gjitha kjo është një lojë ankthi e partisë shtet në pushtet që e ndjen se po i rrëshqet pushteti. ”, deklaroi Zheji.

Sipas Zhejit patronazhisti kushton dhe gjithçka varet nga financat e një partie.

“Patronazhisti bën dy funksione. Ai dedekton dhe me ata që ai mund të mbyll vetë ndonjë ‘deal’, e mbyll. Është strukturë militariste, që vjen nga diktatura. E-Albania i duhet për të update-uar informacionet. Po të ishin zgjedhjet në shator, djali im do të votonte, por tani jo pasi e ka ditëlindjen në gusht. E-Albania të jep brezin e parë të votuesve. Nëse babai nuk voton PS, nuk merren me djalin. Djalin e llogarisin si votë kundra potenciale. Patronazhisti kushton. Kush ka më shumë lekë nga partitë, ai ka më shumë patronazhist. Ai është strukturë qelizore. Ky kujdestari do të marrë diçka, një lekë shtesë dhe një rrogë misterioze shtesë. Problemi është se kush i paguan këta? Një dorë misterioze. Partia më me lekë dihet se kush është. Aty nuk ka liri, por metodë. Metoda është kalkulim.”, tha ai.

“Patronazhimi”/ Murati: S’besoj se do zbardhet, partitë bashkëfajtore. Zheji: Jo simetrike

Më tej Zheji tha se vepra penale është sheshit dhe se është finalizimi i një krimi, tentativë e kapjes së zgjedhjeve, por se opozita nuk ka pse të trembet.
“Këtu ka aq shumë paudhësira, sa vepra penale është sheshit. Gjykatat tona nuk e zgjidhin. Këtu ekstremet e veprës penale janë interpretim i standardit mizerabël që kemi. Boll fakti që një person do mbikëqyrë 10 persona. Është një lojë obskurantiste që e çon aq mbrapa Shqipërinë. Mund të tundohen ta përdorin të gjitha partitë, por nuk ia dali ndot.
E përdor kush është i pasur, kush ka çuna problematikë, kush ka buxhet. Është deduksioni i një krimi që vjen shkallë-shkallë. Është kaskada e një krimi, është finalizimi. Është tentativa e kapjes së zgjedhjeve. Nuk ka pse të trembet opozita nga kjo. Kjo tregon trembjen e maxhorancës”, tha Zheji.

Për Erl Muratin të gjitha partitë janë bashkëfajtore, duke sjellë shembull si ka ndodhur patronazhimi në 2011.
“Në zgjedhjet vendore të vitit 2011 unë kam miq që jetojnë jashtë, kanë ardhur në Shqipëri me bileta të paguara dhe kanë votuar dhe kanë ikur. ky është patronazhim. Pa diskutim është korrupsion, t’i thuash dikujt që unë do të sjell në vend, të paguaj biletën dhe të vish të votosh për mua.
Standardi i drejtësisë shqiptarë është shumë i ulët. Vijon të jetë i ulët. Reforma në drejtësi nuk po jep rezultatet e veta. Mendoj se është e vonuar.
Nuk besoj se çështja e përdorimit të të dhënave nuk do të zbardhet. Partitë politike e kanë të lehtë ta kamuflojnë. Këtu janë të gjithë bashkëfajtorë në këtë pikë. Të gjitha partitë politike e përdorin në një farë mënyre patronazhimi. I takon drejtësisë”, deklaroi Murati.

Ndërsa Zheji e kundërshtoi duke thënë se nuk është simetrike dhe se patronazhimin e bën kush ka para.
“Nuk mendoj që janë të gjitha partitë njësoj. Asnjëherë nuk ka ndodhur një detajizim, një përpjekje kaq skrupuloze për të shkuar si ajo vaditja izraelite. Këta të maxhorancës janë në shkretëtirë fryme dhe mundohet të marrin metodat e sigurimit. Kanë bërë një planizim ushtarako-securitade. Kjo gjë shënon frikë. Është krejtësisht e paligjshme, por fitimtari nuk gjykohet. Nuk do funksionojë. Nuk është simetrike, nuk janë të gjitha partitë kështu. E para se nuk i kanë mundësitë. PS po bëhet trashëgimtare e partisë së punës. Është regres, po rikthen partinë e re socialiste në partinë e vjetër të punës. Nuk mendoj që do ndikojë, është reagim disproporcional”, deklaroi Zheji.

Rama i drejtohet Metës: Patronazhistëve t’ju merrni të keqen, mos e harroni asnjëherë se ata ju njohin kush jeni!

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Tiranës, shpjegoi kuptimin e fjalës “patronazhist”, fjalë kjo e lakuar së shumti javët e fundit.

Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

Rama, iu përgjigj dhe deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”.

“Përfshirja në një parti politike është sfida më e madhe që një njeri zgjedh në moshën tuaj, pasi aty janë përtalljet më të forta, drejtpërdrejta dhe ndikuese për të nesërmen. Ju jeni patronazhistë, si ju ka dhe plot të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë dhe kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri, s’e krijuam ne. Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA. Patronazhisti kotnribuon aty ku i takohet, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme dhe të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka për ata që takon, janë majtas, djathtas, janë të vendosur, të lëkundur. Kështu që, le të thonë ç’të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të mëdha e fillon nga patronazhisti. Mund të jenë dhe 60 vjec dhe vijon të jetë patronazhist, si aktivist i partisë politike.

Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi. Kur votat të numërohen do e kuptoni se përse ne juve ju mundim, do ju mundim. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë. Edhe pjesa tjetër, ana tjetër e medaljes, patronazhistët tanë s’kanë makina të shtrenjta. Nuk ka patronazhist me Hummer, Bently, Ferrari, Toyota. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamburgini dhe duke bredhur nëpër Shqipëri, patronazhistët tanë nuk bredhin, ata ecin. Ecin dhe ndalojnë. Sepse në çdo hap, marrin shënim, kush je? Si e ke emrin? Si të duket situata? Për kë ke votuar më përpara? Kë do të votosh këtë herë? Po mamin? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata mendojnë se Shqipëria është rrugëve duke pritur në çdo cep”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Covid i merr jetën ish-futbollistit të njohur të Cërrikut, Ndriçim Beshiri

Covidi i ka marrë jetën pasditen e të premtes ish-futbollistit të njohur të qytetit të Cërrikut, Ndriçim Beshiri.

Ai njihej si një nga futbollistët më të shquar të Turbinës së Cërrikut. Beshiri u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare pasi pësoi trombozë pasi kaloi Covid. Të gjithë besonin se e fitoi betejën me Covid, por tromboza i mori jetën.

Ai u dërgua në spital por mbijetoi dot. Çimi ose Gurashi siç njihej ndryshe nga miqtë dhe shokët e tij, ka luajtur me Turbinën që me moshat e deri tek ekipi i parë në vitet 1977-1990.

Më pas ka shërbyer për disa kohë si zv/trajner i ekipit të Turbines, detyrë që e kreu më së miri. Klubi i Turbinës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, fëmijëve të tij dhe njerëzve më të dashur të familjes Beshiri.

‘’Becchetti është vetëm fillimi’’, Meta: 25 prilli referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave të shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se detyrimi i shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Francesco Becchetti është vetëm fillimi.

Për Metën, zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Ai thotë se janë edhe 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim, prandaj 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave.

 

STATUSI NGA ILIR META

Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve. 🇦🇱

Dom Gjergj Meta: S’është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë! Kush shet votën, s’ka zë për të kërkuar llogari

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit.

Dom Gjergj Meta thotë se Kisha kërkon zgjedhje transparente dhe të ndershme.

Ai bën thirrje që mos votohen për deputetë kandidatët me të kaluar të dyshimtë, teksa thekson se kush shet votën për para s’ka zë për të kërkuar llogari, kurse ai që shfrytëzon varfërinë për të blerë vota, s’ka të drejtë të ulet në parlament.

 

FJALA NGA DOM GJERGJ META

Faleminderit! Privilegj të komunikosh me ju. Këtë herë në zgjedhjet e përgjithshme Ipeshkvitë e kemi ndarë mesazhin tonë në dy pjesë, do t’ju them skematikisht për pjesën e parë të këtij mesazhi që caktohet tek sfidat që presin qeverinë e ardhshme. Sfidae parë është ajo e pandemisë, sidomos krijimi i strategjive gjatë dhe post-covid, që kanë të bëjnë me pasojat.

Sfida e dytë është Rindërtimi, sa më shpejt i shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 2019. Kërkohet një proces zgjedhjet transparent dhe të ndershme.

Sfida tjetër themelore është forcimi i institucioneve. Kemi një Reforëm në Drejtësi në letër, duhettë aplikohet shpejt.

Nëj tjetër është braktisja e vendit nga të rinjtë dhe të rejat, lufta ndaj varfërisë, zhvillimi i vendit në zona urbane dhe rurale. Arsimi, kjo pandemi por dhe në përgjithësi, arsimi në zonat e thella.

E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit, plagë akute e shoqërisë tonë.

Prandaj neve mendojmë që këto janë sfidat e rëndësishme me të cilat duhet të përballen në muajt në vazhdim, vitet në vazhdim. Do doja t’ju lexoja pjesën e dytë, që ka të bëjë me rreziqet që mund të ketë ky proce zgjedhor.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim të ftonim gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë moment të jetës dmokrtike. Është e drejtë dhe detyrë e çdo qytetari. Pjesëmarrja në votime është detyrim moral. Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklaratat e mëparshme, është fenomeni i shitblerjes së votës, plagë e madhe që duhet zhdukur. Kush shet votën me para, s’ka zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para nuk është i denjë për karrigen e deputetit.

Bashkëngjitur shitblerjes është betimi mbi libër të shenjtë, beja është e papranueshme në këtë rast. I papranueshëm votimi mbi kërcënim, puna është fryt i aftësisë, jo i partisë.

Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyfishtë. Integriteti duhet të jetë kusht i domosdoshëm. Qytetari të votojë kandidatët transparentë dhe me integritet.

Duhet të theksojmë se qytetarët kanë të drejtë dhe detyrë të votojnë. Mos keqpërdorin votën, mos shiten. Do ishte dëm i madh. Urojmë më 25 prill secili të ushtrojë të drejtën e votës. I lutemi zotit që me ndërmjetësim të nënës së Këshillit të Mirë, të ndihmojë shqiptarët për jetën e vendit. Ju falënderoj për punën e madhe që bëni. Shpresoj që vendi ynë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e 25 prillit.

SPAK kërkon sërish arrest për kardiokirurgun Prifti

VOA

Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon sërish arrest me burg për kardiologun Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion

Fillimisht gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kishte vendosur masën e arrestit me burg për shefin e Kardiokirurgjisë në Qendrë sputalore Nënë Tereza, si dhe pezullimin e ushtrimit të profesionit. Por pas ankimit nga ana e mjekut dhe avokatëve të tij, në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit la në fuqi vetëm pezullimin e ushtrimit të profesionit, duke urdhëruar nxjerrjen e mjekut nga paraburgimi.

SPAK kërkon tani nga Gjykata e Lartë, që të rikthejë në fuqi vendimin e Shkallës së parë dhe mbajtjen e zotit Prifti në burg, duke pretenduar se Apeli nuk ka marrë parasysh provat e reja që sipas SPAK-ut e rëndojnë më shumë pozitën e kardiokirurgut.

Profesor Prifti përfundoi nën hetim pasi ai doli në përgjimet që prokuroria po kryente për një çështje tjetër. Ai dyshohet se merrte para për ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara në spitalin shtetëror. Atij ju gjetën në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja. Para të cilat sipas avokatit të zotit Prifti, ishin siguruar nga një transaksion për shitjen e një prone të familjes.

Dokument – Shqipëria gati të marrë vaksinën Sputnik V, miratohet marrëveshja me rusët, institucionet të detyruara të mos e publikojnë

Këshillii Ministrave ka miratuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ku thuhet se marrëveshja është lidhur ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi”.

Ndër të tjera, neni 1 i aktit normativ, pika 2 thekson se kjo marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në fletoren zyrtare dhe institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

AKTI NORMATIV
Akt normativ nr.16, datë 7.4.2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi në mbështetje të nenit 101 të kushtetutës, me propozimin e ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave Vendosi:

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi.

2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në fletoren zyrtare.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë nga “Human Vaccine” LLC, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.
Zëvendës kryeministër Erion Braçe

 


Send this to a friend