* Opozita proteston kundër fyerjeve të Ballës, dëmtohet fonia e Kuvendit, Leskaj: 10 minuta pushim
* Debat i ashpër në Kuvend, Berisha: Djali im s’ka lidhje me demontimin e armëve. Balla: Ti je shpifës
TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë rinisi punimet pas disa minutash ndërprerje mbrëmjen e së enjtes për shkak të tensioneve që u shkaktuan pas replikave Berisha-Balla.
Deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e deputetit Taulant Balla për akuzat ndaj Berishës, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha se deputeti u “fye me libër shtëpie” nga ish-kryeministri.
Ruçi kërkoi nga nënkryetarja e seancës që të respektohet Rregullorja e Kuvendit në mënyrë të barabartë, ndërsa Berisha tha se akuzat e bërai kishte me fakte.
Më herët, diskutimet për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen ‘CEZ’”, në Kuvendin e Shqipërisë, shkaktuan tensione mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës duke çuar edhe në ndërprerjen e punimeve.
Fillimisht, ishte ishkryeministri Sali Berisha i cili në replikë të akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla, iu drejtua atij me fjalët “përdhunues”, “kriminel”, “çakall”, etj.
Nga ana e tij, deputeti Balla e quajti ish-kryeministrin mashtrues dhe shpifës. Pas këtyre replikave në distancë, deputetët e opozitës u çuan në këmbë dhe disa prej tyre shkuan pranë foltores së Kuvendit në të cilën Balla po replikonte ndaj Berishës.
Deputetët e opozitës kërkuan mbylljen e seancës, ndërsa nënkryetarja Valentina Leskaj, u kërkoi atyre që t’i linin hapësirë deputetit Balla të vazhdonte fjalën e tij.
Pjesë nga replikat mes Berishës dhe Ballës në Kuvend:
Edi Rama sikur të ishte një plak 90vjeçar me prostatë, hyn dhe del e nga karrigia nuk rri dot. Zonja më falni…
Sonte ka arritur të bindë dhe ata që kërkuan publikisht dhe botërisht hetim ndërkombëtar nga krahu i tij për CEZin. Mendon se duke u shërbyer nga një çakall që e mban peng me dokumentet e përdhunuesit, me Timsin që kalonte trafikantë të drogës, me klaninHoxha të drogës që para disa muajsh u arrestua… të çonin te qershia ty ata (Ballës)…
“Meqenëse shpifësi tha këtu se më akuzoi për drogë në bazë të një sms-je e kam akuzuar dy javë para dhe nuk kam 1, por 5 burime dhe bëhet fjalë për Xhyrën. Janë një seri mesazhesh të cilat i kam denoncuar në parlament. Ky mendon se duke bërë hokatarin mund ti shpëtojë kësaj akuze, sepse këto janë gjëra të rëndë. Asnjë akuzë nuk e bëj të pabazë, në mënyrë absolut do të them çdo gjë që ka bazë të vërtetë. Ja ku i keni të dhënat”- tha Berisha.
Taulant Balla ndërhyn jashtë mikrofonit…
BerishaLeskajt: Sa herë të më ndërpresë seancën, do kërkoj pesë minuta kohë.
Kam fol publikisht për stefan fylen, nuk ka qenë e lehtë, por interesi publik… e gjithë afera e CEZ është drejtuar nga ministri i LSI. ata nuk flasin dot asnjë fjalë.
s’ka asnjë pengesë ligjore. marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit. urdhëroni t’i drejtohemi OKBsë. nuk doni praktikën që u ndoq me Azem Hajdarin, praktikë që solli dënimin e autorëve të vrasjes. nuk doni praktikën e ndjekur për krimet e luftës. Lexojeni marrëveshjen.
Në të gjithë jetën time më janë bërë presione nga shumë … sot më thonë oficeri i tij se Shkëlzeni ka firmosur një letër… së pari duhet të dish një gjë që Shkëlzeni, po të kisha 10 të tjerë si Shkëlzeni ata për kohë që janë me mua do të respektojnë standardet. Shkëlzeni me të gjithë ato që keni thënë s’keni gjet implikimin më të vogël. Po, çfarë bëtë për rastin e demontimit të armëve. Në atë rast falsifikuat një fakt sikur gjoja nga Ministria e Drejtësisë u dërgua nga Shkëlzeni në ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërhyn Balla…
Berisha: Mashtrues dhe hajdutë s’më impresionojnë mua, por ai fakt u hetua nga Ina Rama dhe fakti pasi iu gjet origjinali, u faktua që ishte një falsitet absolut. Për hir të së vërtetës punonjës të përgjegjshëm treguan me gisht falsifikatorin, por unë e mbylla se isha kryeministër. U përpoq të përdorni Aldo Bumçin, por ndershmëria e tij… Aldo Bumçi është një njeri i ndershëm, një personalitet dhe dështuat në mënyrën më të turpshme.
Edhe njëherë Ina Rama dhe djali im ka qenë tek prokurorët më fanatikët tuajt, më ekstremistët, kanë respektuar ligjin, por janë detyruar në fund të thonë se faksi ishte falsifikim.
Ke 10 ditë afat për të çuar dokumentin në prokurori në rastin tjetër unë do të çoj në prokurori si falsifikator. Nuk e dërgove do të paditesh për falsifikator dhe pak më shumë.
Komentet