VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar

By | October 16, 2018

Komentet

Lufta ekonomike Kosovë – Serbi (tabela)

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vendosja e taksës mbrojtëse prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia, si dhe ndalimi i shitjes dhe importit të produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, pritet të mos jenë masat e fundit që Kosova do t’iu vë produkteve të Serbisë.

Një grup i deputetëve kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për një debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova si shtet duhet të përgjigjet ndaj çfarëdo agresioni nga një shteti tjetër, në këtë rast nga Serbia.

Deputeti Korab Sejdiu, iniciues i kësaj nisme, thotë se “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarrë një fushatë shumë të egër ndaj Kosovës” dhe kjo e ka nxitur atë që të kërkojë masa reciprociteti.

“Të fillojmë të veprojmë si shtet dhe këtë ide e kanë përkrahur edhe deputetë të tjerë. Synimi ynë është që ne të mos jemi financues të kësaj fushate të ashpër të Serbisë përmes 400 milionë euro në vit që ne ia dhurojmë ekonomisë serbe dhe e cila pastaj i përçohet Qeverisë serbe për të investuar në destabilizim të Kosovës, përfshirë edhe në betejën në mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thekson Sejdiu.

Kosova vazhdon të importojë nga Serbia produkte në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit, ndërkohë produktet e Kosovës në shtetin e Serbisë në vazhdimësi hasin në barriera të shumta, ku edhe vlera e eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi është jo më shumë se 48 milionë euro në vit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se në rast të një vendimi të Kuvendit të Kosovës për embargo ndaj produkteve të Serbisë, do ta procedonin atë.

Shala shton se Kosova do të mund të zëvendësonte të gjitha produktet të cilat importohen nga Serbia.

“Kosova ka produkte edhe vendore, por edhe bizneset kosovare në mënyrë shumë të lehtë mund që produktet nga Serbia t’i zëvendësojnë me produkte fillimisht vendore, që janë edhe nga kualiteti më të mirë sesa produktet nga Serbia, por edhe nga çmimet. Po ashtu, edhe produktet të cilat Kosova nuk i ka bizneset kosovare, shumë lehtë mund t’i marrin nga vendet tjera”, thotë Shala.

Vendimi i ministrit Shala për vendosjen e taksës 10 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kishte nxituar shqetësime në Bruksel se po shkelet Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA.

Por, një vendim i tillë, është përkrahur në Kosova nga të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe ekspertë të fushës.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se vendosja e një embargoje për produktet e Serbisë do të kishte efekte jashtëzakonisht të vogla në ekonominë e Kosovës, pasi sipas tij, ekonomia e Kosovës pjesën kryesore të lëndës së parë e ka nga Bashkimi Evropian.

“Përderisa Serbia me gjithë mekanizmat e saj politikë, institucionalë dhe ekonomikë e lufton shtetin e Kosovës edhe shteti i Kosovës duhet të përdorë mekanizmat që i ka në dispozicion për t’iu kundërvënë këtij sulmi të egër që po bën Serbia, e i cili fatkeqësisht po bëhet edhe me heshtjen e Bashkimit Evropian”, thekson Gashi.

Ndërkohë Deputeti Korab Sejdiu shton se në vazhdimësi nga Kosova është kërkuar që të jetë pala më mirëkuptuese karshi Serbisë, por, kjo që është duke ndodhur tani, shton Sejdiu, është që miqësia e Kosovës është duke u trajtuar si dobësi.

“Jemi në një situatë që nuk kemi zgjidhje që të ndërrojmë qasjen tonë ndaj Qeverisë së Serbisë dhe një fillim i mbarë do të ishte që ne mos të furnizojmë me mbi 400 milionë euro në vit ekonominë serbe. Unë besoj fuqishëm që në momentin që do të impononim një embargo të tillë, do të rritej presioni në Qeverinë e Serbisë që të ndalojë sulme dhe agresion të hapur që po bën ndaj Kosovës, jo vetëm në sferën ndërkombëtare, por edhe brenda shtetit tonë, në veçanti në katër komunat veriore”, thekson Sejdiu.

*Video: Hashtag – A do t’i bojkotoni produktet e Serbisë dhe Bosnjës?

Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë, janë përcjellë në vazhdimësi me probleme të shumta.

Serbia vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, pati ndaluar produktet e Kosovës në tregjet e saj, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës.

Ambasada e SHBA: Presim hetim të plotë për Saimir Tahirin

Ambasada Amerikane në një postim të bërë publik në Facebook, ka reaguar lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit si dhe lënien në burg pa afat të Ervis Martinajt, duke shtuar se presin hetim të plotë për Saimir Tahirin, duke u zbatuar ligji në të gjithë hetimin e dosjes së ish-ministrit.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”, shkruhet në këtë postim.

Papa Françesku në takimin me politikanë e klerikë shqiptarë: Ndihmoni të rinjtë të mos emigrojnë

Shqipëria “është një pjesë integrale e Evropës dhe me traditat e saj më fisnike, dokumenton origjinën e qytetërimit të saj”, por ka nevojë për një “zhvillim të mirëfilltë dhe të balancuar, në mënyrë që brezat e rinj të mos kushtëzohen të zgjedhin emigracionin, duke dobësuar vendin nga forcat dhe kompetencave thelbësore për rritjen humane dhe civile”. Deklarata u bë nga Papa Françesku, gjatë një pritje në Vatikan të një delegacioni shqiptar, të përbërë nga politikanë dhe drejtues fetarë, me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut.

Një “lidhje e vjetër e miqësisë dhe traditës së marrëdhënieve” ajo mes Shqipërisë dhe Vatikanit, vuri në dukje Papa Françesku. Kreu i Vatikanit e vlerësoi Shqipërinë si “vendin e historisë së lashtë dhe të lavdishme”, që ishte destinacioni i udhëtimit të tij të katërt ndërkombëtar apostolik në shtator 2013, i pari në një vend evropian.

Bergoglio vlerësoi figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Djali heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, deri në pikën e meritimit të titullit të “Athleta Christi”, tha Papa.

“Ai formoi me veprat e tij, identitetit kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm i kohezionit dhe unitetit kombëtar dhe përcjellës në shkallën më të lartë të vlerave të besnikërisë ndaj angazhimeve të ndërmarra lirisht”, citohet kreu i Vatikanit nga agjencia italiane e lajmeve “La Stampa”.

Gjatë fjalës së tij, Papa u ndal më tej te arbëreshët, Viti i Skënderbeut e harmonia fetare në vendin tonë.

Gjatë kësaj të hënë, është parashikuar një aktivitet kulturor në Teatrin “Argentina“ në Romë, të organizuar nga ambasada shqiptare në Selinë e Shenjtë. Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, janë disa nga artistët që do të performojnë në këtë aktivitet i programuar të nisë në orën 20:30.

/PANORAMA/

VIDEO-FOTO/ Mbyllet protesta te “Unaza e Re”: Nesër në orën 5 do jemi më shumë

“Nesër do jemi më shumë, bashkimi bën fuqinë”. Me këto thirrje është mbyllur protesta e banorëve në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.

Një nga organizatoret e protestës, përmes megafonit, njoftoi vijimin e protestës ditën e nesërme në orën 17, në të njëjtin vend.

***

Dita e 16-të e protestës te “Unaza e Re”, banorët përplasen me policinë

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë, protesta e banorëve të zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet.

Në ditën e 16 të protestës së tyre, banorët shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat parashikohen të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas pretendimeve se disa banorë janë shoqëruar në komisariatin e policisë. Pas disa minutave, situata është normalizuar por banorët shprehen se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve.

“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar” kanë qenë disa nga parullat e banorëve në protestë.

Një banore e zonës në protestë tha se sot tek ta ka shkuar një polic rrugor dhe iu ka kërkuar të largonin mjetet.

Ajo deklaroi se askush nuk ka shkuar për të biseduar me ta dhe se do të vazhdojnë protestat.

“Ka ardhur një polic i rrugores dhe më tha hiq makinën se nga nesër do jetë kantier ndërtimi. Jam vetë prezent tek videoja ku është Rama. kam qenë tek rreshti i tretë kur ai vinte dhe mblidhej. Thoshte se shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak por do legalizohen. Mu thaftë dora se kam qenë kryetare e organizatës. kemi 16 ditë në rrugë. në vend të rri me fëmijët e të merrem me mësime e jam këtu. Është mashtrim thirrja e ARRSH. Unë nuk i njoh 900 familje por çfarë kam rotondo dhe pjesa e Lanës i njoh sepse jam rritur. Askush nuk i ka takuar e nuk i ka kërkuar. Ku janë këta njerëz që do takohen me ne. Nëse do na presin do shkojmë sepse është problemi ynë që duhet t’i japim zgjidhje. Është folur qëkur që do bëhen pallate por jo që do hidhen në rrugë banorët. Ajo tokë është blerë nuk është zaptuar”, deklaroi banorja.

Eksperti amerikan David Phillips: Ndarja e Kosovës, pjesë e planit të Putinit (intervista)

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s. Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidentët Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin u pajtuan shumë mirë gjatë takimit që zhvilluan në Paris, por ne nuk duhet të mashtrohemi sepse Rusia nuk është mike e Kosovës e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka theksuar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme.

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit vlerëson se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.

Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë, duke e forcuar Serbinë.

“A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik”, thotë mes tjerash Phillips.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme gjatë kësaj interviste për “Zërin” po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e kufijve në shtator të këtij viti i ka shkruar letër këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, përderisa nga një kopje të kësaj letre u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

“Letra e Haradinajt i komunikoi pikëpamjet e tij mbi përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj në këtë letër. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen. Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike”, ka potencuar Phillips.

Phillips ka folur edhe për vizitën e fundit në Serbi dhe në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Matthew A. Palmer, e cila vizitë, sipas tij, më shumë krijoi konfuzion sesa qartësi.

“Palmer gjatë kësaj vizite shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte ‘një palë negociuese’ për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës”

Z. Phillips, Kosova ka hyrë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Kur mendoni se ky dialog do të përfundojë dhe cili do të jetë epilogu?

Normalizimi është kritik. Megjithatë, një marrëveshje e keqe është më e dëmshme sesa asnjë marrëveshje. Dialogu duhet të përfundojë kur Kosova t’i arrijë objektivat e saj kryesore, duke përfshirë garancitë nga SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti territorial janë vendime të rëndësishme. Negociatat nuk duhet të nxiten ose të kryhen në fshehtësi prapa dyerve të mbyllura.

“Këto janë kërkesat e Serbisë në Kosovë”

 E keni kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë. Pse një kundërshtim i tillë, jeni të bindur se Kosova do të dalë humbëse nga kjo marrëveshje?

Çdo marrëveshje kërkon mbështetje nga shoqëria civile dhe miratimin nga Kuvendi. Për kuptimin tim, shumica dërrmuese e kosovarëve e kundërshtojnë korrigjimin e kufirit.

Por, çfarë dëshiron Serbia? Negociatat kanë mungesë transparence, kështu që ne nuk e dimë vërtet. Por, duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve serbë duket se Serbia do të heqë dorë nga kërkesa e saj për gjithë Kosovën në këmbim të tokave në veri të lumit Ibër. Enklavat serbe në pjesë të tjera të Kosovës do të kishin autonomi dhe do të ushtrojnë kompetenca ekzekutive. Manastiri ortodoks serb i Deçanit dhe manastire të tjera ortodokse në Kosovë do të fitonin status të posaçëm të mbrojtur. Serbia pret gjithashtu kompensim financiar për pronat që pretendon në Kosovë, duke përfshirë objektet industriale dhe energjetike. Prandaj, ndarja ngre pyetje teknike të ndërlikuara. Si do të ndodhte demarkacioni? Shkëmbimi i tokave në veri të lumit Ibër për tokat etnike shqiptare në Serbi si: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kërkon një formulë. A do të ishte shkëmbimi simetrik, apo i bazuar në vlerën e vlerësuar të territoreve në fjalë? Çfarë do të ndodhte me shqiptarët etnikë që aktualisht banojnë në veri të lumit Ibër? A do të mbeteshin, apo do të kishte një proces të menaxhuar për migrimin dhe për kompensimin e tyre? A do të kenë mundësi serbët e Kosovës në jug të emigrojnë në tokat veriore të lumit Ibër? Çfarë mekanizmi do të krijohej për të menaxhuar fluksin e popullsisë? Çfarë do të ndodhte me marrëveshjen ekzistuese për një Asociacion të Komunave Serbe? A do të vazhdojë Beogradi ende të kërkojë themelimin e AKS-së për komunat serbe në jug të Kosovës?

Kompensimi është gjithashtu i ndërlikuar. Për Komisionin e Kompensimit të Pronës do të ishte e nevojshme t’i shqyrtojë titullarët, të përcaktojë pronësinë, të përcaktojë vlerën e pronave dhe të rregullojë kompensimin.

Kush do t’i zotërojë minierat e “Trepçës”? Duhet të adresohen çështje të tjera të burimeve natyrore, të tilla si shfrytëzimi i Liqenit Gazivoda.

Ndarja do të hapte plagë nga lufta. Ka ende mijëra njerëz të pagjetur. Si do të adresonte llogaridhënien një marrëveshje për ndarjen? A do ta ndryshojë Serbia kushtetutën e saj për ta njohur Kosovën? A do t’i braktisë Serbia përpjekjet e saj për të penguar vendet tjera të njohin Kosovën, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet multilaterale? A është përgatitur Komisioni Evropian për t’i filluar negociatat me Kosovën lidhur me anëtarësimin e saj në BE? Cilat janë veprimet e parashikuara për vendet mosnjohëse nga BE-ja: Spanjë, Greqi, Qipro, Rumani dhe Sllovaki? A do të ndikonte marrëveshja që Rusia dhe Kina të heqin veton e anëtarësimit të Kosovës në OKB?

Thaçi dhe Putin u pajtuan shumë mirë

Javë më parë presidenti Thaçi ka takuar në Paris presidentin rus Vladimir Putin, i cili njëherësh është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës. Pikësëpari, si e vlerësoni takimin Thaçi – Putin?

 Sipas të gjitha llogarive ata u pajtuan së bashku shumë mirë. Megjithatë, le të mos mashtrohemi. Rusia nuk është mike e Kosovës ose e Shteteve të Bashkuara. Ajo shet armë të sofistikuara në Serbi, duke rritur rreziqet e konfliktit të dhunshëm. Ajo krijoi një bazë të inteligjencës në Nish. Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan. Destabilizimi i Kosovës është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.

 Para se të takohet me presidentin Thaçi Putin ishte takuar me presidentin turk Erdogan. A e mundësoi ky i fundit takimin Thaçi – Putin, apo presidenti serb Aleksandër Vuçiq?

Erdogan është një person ogurzi që po ndjek një agjendë neootomane e islamike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Fitimi i pasurive dhe zgjerimi i ndikimit politik është një formë e neokolonializmit. Kosovarët nuk luftuan okupimin e Serbisë për t’u dorëzuar në duart e Erdoganit. Mjaft janë gjashtë shekuj të pushtimit turk.

Presidenti Putin, sipas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Rusia do ta mbështesë çfarëdo marrëveshje Serbi – Kosovë. Cili është interesi i Rusisë nga kjo marrëveshje dhe pse një përkrahje e tillë për marrëveshjen kur dihet se deri më tani Rusia ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën?

Putin ka një pamje afatgjate të historisë. Ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë duke forcuar Serbinë. A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik.

A ka rrezik se nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë Kosova t’i humbë komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ndërsa nuk do ta marrë as Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, siç po pretendon Thaçi?

Ne nuk kemi parë një letër mbi kushtet e marrëveshjes. Derisa negociatat të jenë transparente dhe të kodifikuara për të dhënat publike nuk dimë se çfarë do të ndodhë me Luginën e Preshevës.

Presidenti Thaçi nuk po fiton kurrfarë përkrahje politike në vend për ta realizuar idenë e tij me Serbinë. Si mund të nënshkruhet një marrëveshje, e cila nuk do të mundë t’i sigurojë 80 vota në Kuvendin e Kosovës?

Deputetët e Kuvendit do të votojnë pasi t’i kenë studiuar detajet. Deri atëherë është e paqartë se sa mbështetje ka Thaçi në Kuvend. Kam mësuar gjatë diskutimeve të mia në Prishtinë se edhe anëtarët e PDK-së janë skeptikë.

Haradinaj i shkroi Boltonit për kufijtë, por nuk mori kurrfarë përgjigje

 Për dallim nga presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj po e kundërshton ashpër idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Madje thuhet se për këtë çështje Haradinaj i ka shkruar letër edhe administratës amerikane në Uashington. A keni njohuri për një letër të tillë dhe a ka marrë ndonjë përgjigje nga administrata e presidentit Trump?

Po, ai i ka shkruar këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, më 18 shtator 2018, duke e bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj korrigjimit të kufirit. Letra i komunikoi pikëpamjet e tij mbi “përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori”. Ai paralajmëroi se rregullimi i kufirit “do të sjellë shkatërrim në vendet tona dhe do të kërcënojë stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë. Shumica dërrmuese e popullit kosovar i kundërvihet fuqishëm idesë së tmerrshme që propozohet tani. Kjo është e njëjta ide që shkaktoi të gjitha luftërat e kaluara; duke u përpjekur të krijohen shtete etnikisht të pastra duke lëvizur kufijtë dhe popujt”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes James Mattis morën kopje të letrës. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen.

A do të sjellë paqe korrigjimi kufitar? Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike. Shumë njerëz vdiqën për të ruajtur idealin e shteteve demokratike, etnikisht të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Ndarja do të paralajmëronte humbjen e Kosovës si një shoqëri multietnike. Qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte gjithmonë që të bashkonte kombin serb dhe të krijonte “Serbinë e Madhe”. Ndarja e Kosovës do të arrinte në tryezën e negociatave që Millosheviq nuk arriti ta arrinte nëpërmjet spastrimit etnik.

Qasja e administratës së presidentit Trump karshi Serbisë ka ndryshuar dukshëm, e krahasuar me administratën e presidentit Obama. Pse një ndryshim i tillë i politikës amerikane?

Administrata e Trumpit deklaron se nuk ka “linja të kuqe”, që do të thotë se çdo gjë është e mundur nëse palët bien dakord me të. A do të thotë kjo mbështetje për korrigjimin e kufirit? Qeveria e Kosovës meriton një deklaratë të qartë të politikës amerikane. Biseda e dyfishtë ngatërruese nuk është e mjaftueshme.

Cili është ndikimi konkret i lobit serb te administrata e presidentit Trump?

Unë nuk kam njohuri për lobin serb. E di, megjithatë, se lobi shqiptar historikisht ka pasur ndikim të madh. Shqiptaro-amerikanët duhet të shprehin me zë të lartë dhe qartë pikëpamjet e tyre mbi ndarjen tek anëtarët e Kongresit dhe të Administratës. Tani është koha që shqiptarët amerikanë të veprojnë.

Palmer shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës

 Z. Palmer javë më parë gjatë vizitës në Beograd dhe në Prishtinë ka deklaruar se Amerika nuk ka vija të kuqe për marrëveshjen Kosovë – Serbi. Ai ka punuar për disa vite në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, ku ka këshilluar ambasadorin për raportet në mes të Serbisë dhe të SHBA-së. Si e komentoni një deklaratë të tillë dhe pse ky ndryshim i qëndrimit politik të SHBA-së karshi Kosovës?

 Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit Matthew A. Palmer, vizitoi Serbinë dhe Kosovën (19-23 tetor 2018). Vizita e tij krijoi më shumë konfuzion sesa qartësi. Para se të shkonte në Kosovë Palmer vizitoi Serbinë, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili i bëri atij një kundërshtim të madh për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Në Serbi Palmer u fotografua me një karficë në veshjen e tij me flamuj, të SHBA-së dhe atë të Serbisë. Fotografia u shpërnda gjerësisht nga agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug”. Përtej fotos, optika e udhëtimit të Palmerit ishte e gabuar. Ai do të duhej të shkonte në Kosovë së pari dhe pastaj në Beograd. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të veçantë. SHBA-ja dhe NATO-ja hynë në luftë për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga forcat e Millosheviqit.

Çfarë mesazhi ka përcjellë Palmer? “Ajo që ne duam të arrijmë është një normalizim i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo është një sfidë komplekse”, tha Palmer për Radiotelevizionin e Serbisë. Ai shtoi se “nuk ka vija të kuqe”. Sipas Palmerit, “çdo marrëveshje duhet të trajtojë pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe një pjesë që ka të bëjë me rajonet e Gazivodës dhe të ‘Trepçës’”. A thua deklarata e Palmerit nënkupton se këto rajone janë gati për t’u marrë? Palmer gjithashtu shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte “një palë negociuese” për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës.

Si e shihni qëndrimin e deritanishëm të Gjermanisë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe a mendoni se edhe kancelarja Merkel në fund do të mundë ta pranojë një marrëveshje eventuale Thaçi -Vuçiç?

QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Gjermania dhe Britania kundërshtojnë korrigjimin e kufirit. Franca dhe Italia janë më fleksibile.

Specialja të veprojë ose të pushojë

Muajin e kaluar Kosovën e vizitoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, vizitë kjo që u komentua në Kosovë si parapërgatitje e terrenit për ngritjen e aktakuzave të para. Kur mendoni se do të ngrihen aktakuzat e para dhe a do të jenë në mesin e të akuzuarve edhe liderët shtetërorë të Kosovës?

Ky proces ka shkuar shumë larg. Gjykata Speciale duhet të veprojë ose thjesht t’i pushojë shqyrtimet. Është e padrejtë që politikanët e Kosovës të kenë një shpatë mbi kokat e tyre.

Qytetarëve të Kosovës u është premtuar që në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në BE, por janë disa shtete anëtare që po e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, po deklarojnë se Kosova duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me çështjen e vizave. A do të mundë Kosova realisht ta bëjë një kushtëzim të tillë?

 BE-ja është një ndërmjetëse e dobët. Arkitektura e ndërmjetësimit duhet të përmirësohet për të përfshirë një rol të barabartë për Shtetet e Bashkuara. Negociatat nuk mund të jenë pa limite të caktuara. Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje deri në kohën kur mandati i Federica Mogherinit përfundon në maj të vitit 2019. Sa më gjatë që merr kohë, kjo është përparësi më e madhe për Serbinë. Sot BE-ja mbështet Kapitullin 35, i cili thotë se Serbia nuk mund të bëjë përparim me kandidaturën e saj për në BE derisa t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Nuk kemi asnjë siguri për mbështetjen e saj për Kapitullin 35 në të ardhmen.

Javën e ardhshme do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. A mendoni se është siguruar përkrahja e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë?

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ka gjasa të ndodhë, pjesërisht për shkak të diplomacisë efektive nga autoritetet e Kosovës dhe mbështetjes së fortë nga Uashingtoni. Anëtarësimi në INTERPOL do të demonstrojë se çfarë mund të arrihet kur personalitetet politike të Kosovës punojnë së bashku në mbështetje të interesit kombëtar dhe jo të vet interesit të tyre personal.

Mbi 60 dosje për krime lufte dorëzon Gjakova në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Prishtinë

Grupi i shoqërisë civile për mbledhjen e dokumenteve të krimeve të luftës në Kosovë dorëzoi të hënën 61 dosje në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Udhëheqësja e këtij grupi, Shkëndije Hoda, tha se ky është kontingjenti i shtatë i dosjeve që janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

“Janë 61 dosje me 100 dëshmi. Ne po vazhdojmë ende të marrim dëshmi nga qytetarët e Komunës së Gjakovës. Po e shohim se e kemi edhe përkrahjen e Prokurorisë dhe policisë për krime lufte”, tha Hoda për gazetarët pas dorëzimit të dosjeve në Prokurori.

Sipas saj, në Komunën e Gjakovës policia tashmë ka nisur t’i marrë në pyetje dëshmitarët.

FOTOT – Bie ortek bore në Dardhë të Korçës

Fshati turistik i vizituar së shumti në zonën e Korçës aktualisht ndodhet në gjëndje të rënduar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

 

Vendi ku ka rene orteku, foto u publikua nga Oranews

Mjetet e pastrimit të borës e kanë të vështirë të shkojnë në zonë për shkak të terrenit mjaft të thepisur. Si pasojë e rënies së ortekut rruga është bllokuar, ndërsa një shtyllë ka rënë në tokë.

Pak orë më parë në Dardhë kanë ikur dhe dritat, duke e bërë qëndrimin në zonë mjaft të vështirë.

Deri tani dy borëpastruese kanë arritur në zonën ku ka rënë orteku dhe po pastrojnë borën e cila ka mbuluar thuajse gjithçka.

Në qytetin e Korçës gjithashtu situata është shfaqur problematike për shkak të reshjeve të shumta të borës. Ka patur mjaft raportime për shkëputje të energjisë elektrike si dhe për faktin se në brendësi të qytetit borëpastrueset nuk kanë ardhur për të kryer detyrën.

Më poshtë disa nga fotot e qytetit që prej 3 ditësh është prekur nga bora.

Viti i Skënderbeut, Papa Francesku mban sot audiencë

Papa Françesku do të mbajë sot një audiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Kjo ceremoni do të mbahet në Vatikan në orën 17:00.

Mësohet se në audiencë do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.

VIDEO/ Meta vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit: Shteti shqiptar do qëndrojë gjithmonë krah jush

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot fshatin Mexhitli të Manastirit, i cili është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Presidenti Meta është pritet nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë, pasi kjo është vizita e parë e një Presidenti shqiptar.

Banorët kanë shprehur falënderimet e tyre për këtë vizitë, dhe për kujdesin që Meta tregon për shqiptarët në Maqedoni.

 

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve.  Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet me te rëndësishme për ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Ndërkohë në një postim në Facebook, teksa tregon disa foto nga takimi kreu i shteti shkruan: Nder dhe privilegj i veçantë të takohesha sot me vëllezërit tanë të fshatit Mexhitlije në Manastir, aty ku buron uji i thartë Peristerka dhe ku shqiptarët jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre etnike.

Protesta në ditën e 15, qytetarët: Do i mbrojmë me jetë banesat

TIRANE – Protesta e banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre ka hyrë në ditën e 15.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e automjeteve, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.

Teksa nesër është lajmëruar se do të vazhdohet me prishjet e banesave, qytetarët  kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, rapoton gazetari Klajdi Bodlli nga vendgjarja për BalkanWeb

“Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” tha një banor.

“Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat,” u shpreh ai.

Manastir: Presidenti Meta përshëndet 110-vjetorin e Kongresit të Alfabetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti veprimtaritë përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, me pjesëmarrjen e dhjetra shqiptarëve nga të gjitha trevat, Ministrit të Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, gjuhëtarëve, politikanëve e filologëve.

Pas vizitës në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe” i mikpritur e i shoqëruar nga shumë banorë shqiptarë Presidenti Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

Presidenti i Republikës i uroi mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe duke theksuar se rikthehet me shumë emocion në Manastir.

“Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti duke shtuar se shqiptarët tashmë janë faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit tonë.

Presidenti Meta vuri në dukje: “Do të dëshiroja shumë të shpreh kënaqësinë time të veçantë që ndodhem në Manstir pikërisht në këtë muze të Kongresit historik të Manstirit, të Kongresit të Alfabetit tonë, që i bashkoi të gjithë shqiptarët.

Udha e shkronjave tona për të mbërritur deri këtu, në Kongresin që u mbajt 110 vite më parë, ka qenë një udhë mjaft e gjatë, mjaft e vështirë, mjaft e përgjakshme në emër të mbijetesës dhe të ruajtjes së kombit, duke ruajtur e duke mbrojtur gjuhën e nënës dhe gjuhën e kombit tonë.

Pak ditë më parë pata kënaqësinë që në kuadër edhe të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, bashkë me Presidentin e Italisë Mattarella të bënim një vizitë të jashtëzakonshme e historike në Kalabri dhe të vizitonim Kolegjin e ‘Shën Adrianit’. Kolegjin ku Jeronim De Rada themeloi katedrën e parë të gjuhës shqipe dhe arbëreshe atje dhe ku studiuan personalitete të jashtëzakonshme që nga Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo e shumë e shumë të tjerë, të cilët kontribuuan më pas si për Kongresin e Manastirit, si për Pavarësinë e Shqipërisë, për zhvillimin e gjuhës e të kulturës shqiptare – një kontribut i jashtëzakonshëm përmes sakrificave më sublime.

Jam sot këtu që të shpreh mirënjohjen për punën që bëhet për pasurimin e këtij muzeu dhe unë shikoj dallime të rëndësishme nga vjet. Dua të falënderoj shqiptarët dhe autoritetet në Maqedoni!

Falënderoj edhe përfaqësuesit nga Kosova për kontributin që kanë dhënë për ta pasuruar më tej!

Dhe me këtë rast do të doja të dhuroja jo vetëm 110 abetare simbolike në këtë 110-vjetor duke filluar me këta fëmijë qe kemi këtu, por njëkohësisht edhe të riafirmoj angazhimin tim si President i Republikës së Shqipërisë për të bashkëpunuar më ngushtë me autoritetet e Maqedonisë dhe me të gjithë të tjerët në mënyrë që të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike gjithnjë e më shumë të pasqyrojë atë të vërtetë të madhe, atë kontribut historik për kombin tonë që dhanë këtë patriotë të jashtëzakonshëm, si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe.

Pa Kongresin e Manastirit, pa standardizimin e alfabetit tonë të përbashkët, pa bashkimin e të gjithë shqiptarëve rreth këtij alfabeti, do të kishte qenë e vështirë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë katër vite më vonë në Vlorë në 1912-n.

Ndaj ne me këtë Kongres, me këtë alfabet të standardizuar e të dakortësuar këtu nga figurat më përfaqësuese të kombit tonë nga të gjitha trevat 110 vite më parë, i detyrohemi jo vetëm ekzistencës e Shqipërisë, jo vetëm ekzistencën e shtetit të Kosovës, por edhe faktin se shqiptarët, të cilët në pjesën më të madhe të historisë, për fat të keq, kanë qenë të pushtuar e të shtypur, sot janë një faktor, që po afirmohet kudo si faktor jashtëzakonisht progresist në shërbim të paqes, të stabilitetit dhe integrimit europian dhe euro-atlantik, dhe një rast shumë i mirë është roli i shqiptarëve të Maqedonisë.

Ne shpresojmë që të përfundojë shumë shpejt edhe çështja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, e marrëveshjes me Greqinë, dhe Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s dhe së bashku me Shqipërinë të çelin negociatat vitin e ardhshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rroftë 110-vjetori i Kongresit të Manastirit!

Lavdi përjetë delegatëve të këtij Kongresi, të cilët i bënë kombit shqiptar, dhe në radhë të parë fëmijëve shqiptarë, dhuratën më të madhe: alfabetin e gjuhës shqipe!”

Më pas, Presidenti Meta mori pjesë në përurimin e ekspozitave “Art i Gjilpërave” nga Zeqir Mehmeti dhe studentët e Fakultetit Filozofik të Prishtinës; në shpalosjen e “Kongresit të Manastirit – 110 vite nga Alfabeti që na bashkoi” të Prof. As. Dr. Arsim Sinanit dhe në “Ekspozitën me fotografi” të autorit Burim Ajdini.

Në Pallatin e Kulturës të Manastirit, Presidenti Meta dhe të pranishmit e tjerë të shumtë ndoqën veprimtarinë kulturore “Manastiri Feston 110 vjet” të organizuar nga Institucioni Kombëtar i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, drejtuar nga Nuer Asllani.

Banorët e “Unazës në Re”: Nesër në 11, nis protesta pa afat

Mbyllet për ditën e sotme, protesta e banorëve të “Unazës së Re”, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

Ditën e nesërme, banorët e e zonës së Unazës së Re në kryeqytet kanë lajmëruar nisjen e një proteste në orën 11. Protesta që sipas tyre, do të jetë pa afat.

Protesta te “Unaza e re”/ Dëshmia e gruas: Më erdhën rreth 20 policë dhe më tërhoqën zvarrë

Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi. Kam qenë në spital, pasi isha shumë keq”. Ky ka qenë denoncimi i një prej protestuesve tek Unaza e Re për kamerën e ‘News24’.

gyhbn

Teksa tregonte shenjat e zeza në krah, zonja akuzoi policët e komisariatit të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja.

u67jymhn

****

Banorët e “Unazës së re” në ditën e 14 të protestës

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Untitled

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty. Kjo është dita e 14-të radhazi që banorët protestojnë. Ndërkohë, që është ndërprerë edhe ndricimi publik në këtë zonë.

“Shtëpitë do ti mbrojmë me gjak”, thirrën në korr banorët.

“Pronën do e mbroj me armë”, u shpreh një prej protestave për gazetarët në terren.

Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje. Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Unaza e Re/Veliaj: S’ka shpronësim për llotot e lavazhet pa leje

Më herët gjatë kësaj të shtune, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me protestën e banorëve tek Unaza e Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do t’u shemben. Nga Vaqarri, njësia e re që i është bashkuar Bashkisë së Tiranës pas ndarjes administrative, Veliaj tha se PD është bërë për të ardhur keq.

Duke sqaruar se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite bonus qeraje dhe banesa sociale, Veliaj solli disa shembuj duke thene se zona është zaptuar nga llotot, lavazhet, gomisteritë dhe “shtëpi” me 8 kate pa leje.

“E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar, o miqtë e mi! Pse duhet t’ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën këtu, në vend që të bëjmë rrugën, duhet t’i japim lekë dikujt që thotë ‘jam den baba den’ në një shtëpi me 8 kate, ku qartazi as i ka mbaruar 8 katet? Protestuesi më i madh Eurolloto! Po pse duhet njerëzit që s’luajnë baste të shpronësojnë një lloto?! Pse mos bëjmë një kopsht në Vaqarr, po duhet të japim lekë për lloto? Pse do heqim lekët e çerdheve për të shpronësuar një pikë bastesh, a ma thoni dot?! Për çfarë po protestojnë? Ky lavazhi ishte trotuar, i ka vënë vetëm këtë tendën portokalli dhe thotë më shpronësoni. Po kë të shpronësojmë more? Trotuari ishte i yni, i të gjithëve. Lekët do t’ia japim për shtëpinë, kush nuk ka asnjë letër, do t’i japim shtëpi sociale. Kush nuk ka asnjë gjë në botë, do t’i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr sa të duan, të djegin goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë. Ose do të shkojmë përpara dhe do të ecim me zhvillimet e Tiranës ose do të ngelemi mbrapa dhe nuk do e kapim kurrë veten”, deklaroi Veliaj.

Veliaj solli në kujtesë edhe ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011. “Shoh protestën për Unazën, s’kishte asnjë banor atje. Ishte gjithë FRPD dhe kryetari i PD-së së Burrelit, nga ata që ishin tek Garda në 21 janar, që vranë njerëzit me plumba në mish. Vjen nga Burreli, proteston për rrugën në Tiranë! Pyetja që unë kam për PD: S’ju ka mbetur asnjë simpatizant në Tiranë, që mund të protestojë? Duhet patjetër me i sjellë nga rrethe të tjera që të kundërshtoni punën në Tiranë? Kaq keq ka ardhur puna, që partia që solli pluralizmin në Shqipëri nuk gjen dot një protestues nga Tirana dhe duhet ta ndyjë qytetin me dhunë, me zjarr, me plehra, me goma që digjen, me njerëz që vijnë nga qytete të tjera? Fakti që qytetet që PD i ka falimentuar dhe i përdor vetëm për militantë për të bllokuar punët në Tiranë, tregon se ata janë në këtë ditë të zezë dhe ne jemi në drejtimin e duhur”, theksoi Veliaj.