VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kush është Andi Dule? Miku i Ramës, që mori famë për oxhakun nga “TePsia e Zënë” e Yllit të 11 apartamenteve…

By | January 11, 2019

Komentet

NSA nxjerr listën – SHBA kishte 1100 shënjestra bërthamore në vitet e Luftës së Ftohtë, dy ishin në Shqipëri

Arkivat e NSA-së amerikane, publikuan pak kohë më parë një listë të deklasifikuar të objektivave bërthamorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1956, dhe që përfshinte mbi 1100 vende në Evropën Lindore, Rusi, Kinë dhe Korenë e Veriut.

Harta e publikur tregon të 1100 objektivat bërthamore nga ajo listë, dhe tregon se sa katastrofike mund të kishte qenë një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe pse lista e shënjestrave bërthamore është klasifikuar, ajo nuk ka pse të duket edhe aq dramatike.

Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 1.900 raketa bërthamore të vendosura në raketa (dhe me mijëra të tjerë në rezervë), të gatshme për t’u lëshuar në çdo moment, dhe të afta për të goditur objektivat e tyre brenda 30 minutave.

Nga 1100 raketat, 2 prej tyre ishin drejtuar kundër Shqipërisë komuniste, e cila deri në vitin 1968, kur u largua zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, ishte zyrtarisht pjesë e bllokut lindor të udhëhequr nga Moska. Konkretisht, njëra prej raketave bërthamore  amerikane ishte parashikuar të godiste Tiranën, dhe tjetra Kuçovën ose Qytetin Stalin siç njihej deri në vitin 1991, për shkak se aty gjendej baza e madhe e avionëve luftarakë.

Kjo situatë e paqëndrueshme, është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe ka rezikuar në mënyrë të përsëritur të shkaktojë në mënyrë rastësore një luftë bërthamore. Për më tepër, shumë nga bombat e sotme me hidrogjen, janë qindra herë më të fuqishme, se sa dy bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Nëse do të dilte shpërthente sot një luftë bërthamore, dimri bërthamor mund të vriste shumicën e njerëzve në Tokë. Kjo çon në një pyetje të rëndësishme:Për sa armë bërthamore ka vërtetë nevojë një vend? Shtatë nga nëntë shtetet bërthamore, kanë përcaktuar se parandalimi kërkon më pak se 300 armë bërthamore, dhe asnjëri prej tyre nuk mund të sulmohet.

Megjithatë, jo vetëm që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë aktualisht secila nga afërsisht 7.000 mbushje bërthamore – që përbëjnë 90 për qind të arsenalit botëror – por që të dyja vendet janë duke e përshkallëzuar situatën, duke ndërmarrë së fundmi investime masive, për të rritur arsenalet e tyre me armë bërthamore, më të sakta dhe më vdekjeprurëse.

Shumë analistë ushtarakë, pajtohen se SHBA-ja dhe Rusia mund të përmbushin lehtësisht nevojat e tyre parandaluese, me shumë më pak armë bërthamore. Madje edhe Pentagoni ka deklaruar, se SHBA-ja nuk ka nevojë për më shumë se 1 mijë armë bërthamore, për të penguar një sulm bërthamor ndaj saj.

1100 objektiva bërthamore, reja radoaktive dhe moti

Ndërsa hartat e mësipërme tregojnë një rreze të përgjithshme të shkatërrimit bërthamor, modelet e motit do të luajnë një rol mbi atë sa njerëz do të preken nga pasojat bërthamore. Duke pasur parasysh se moti mund të ndryshojë nga dita në ditë, në qoftë se lëshohet një bombë bërthamore pranë kufirit të një vendi në ditën e gabuar, njerëzit e pafajshëm në vendin fqinj mund të vuajnë pasojat e reve radioaktive. Sesa larg dhe në cilin drejtim do të udhëtonin materialet radioaktive, kjo do të varej nga madhësia e bombës dhe moti lokal. Aleks Velershtajn, simulon 2 skenare të tmerrshëm:

  1. Çfarë do të kishte ndodhur nëse të 1100 objektiva bërthamore, do të goditeshin nga një armë bërthamore me një madhësi të caktuar më 29 prill 2016?

Në stimulimin e Verelshtajnit, bomba bëhet më e madhe dhe reja bërthamore përhapet më larg objektivit, në një drejtim që diktohet nga modelet e motit lokal. Vini re se kjo shfaqje nuk ka treguar ende efektin e dimrit bërthamor:nëse ngrihet mjaftueshëm tymi nga shpërthimet bërthamore lart në stratosferë, ai mund të përhapet në të gjithë planetin tone, dhe të shkaktojë një epokë mini-akullnajore dhjetëvjeçare, një kolaps të bujqësisë, dhe potencialisht vrasjen e shumicës së 7.6 miliardë njerëzve në Tokë.

  1. Si do të ndryshonte drejtimi i resë radioaktive, nëse bombat do të hidheshin në 3 ditë të ndryshme?

Në këtë rast, ne përdorim të dhënat e motit nga 29 prill, 30 prill dhe 1 maj 2016 për të parë se si ndryshon drejtimi i pasojave bërthamore nëse bombat 100 kilotonë secila, do të hidheshin mbi 1.100 objektiva bërthamore (bomba  e sotme, janë shumë herë më të fuqishme).

Modele të ndryshme të motit, do ta dërgonin renë bërthamore në drejtime të ndryshme çdo ditë. Kushtojini vëmendje të madhe vendeve si Gjermania, Danimarka dhe Finlanda, të cilat mund të goditen me pasoja radioaktive, nëse objektivat bërthamorë do të goditeshin në ditën e gabuar.

FutureofLife.org – Bota.al

Në dialog nga “pika zero”

Bekim Bislimi

Takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëdrejtuesve të Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, ditën e hënë, ka qartësuar situatën që ndërlidhet me dialogun në Bruksel, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Por, ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë situatë dhe pozicionet karshi dialogut.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se Ekipit negociator i është dorëzuar një “dokument informues”, i cili përfshinë çështje specifike të diskutuara në kuadër të fazë përfundimtare të dialogut. Në anën tjetër, zyrtarët e Ekipit negociator kanë theksuar se kanë marrë një “raport të presidencës për Delegacionin shtetëror”, që “nuk është dokumentacion, i cili është dakorduar apo është diskutuar me Brukselin”.

Ata gjithashtu kanë theksuar se “presidenti i Kosovës i ka siguruar ata se nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Brukselin, qoftë me Serbinë, në lidhje me procesin e ardhshëm të dialogut në Bruksel” dhe se “duhet të fillohet nga zero, për të filluar ndërtimin e bashkëbisedimit të temave”.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i mirë në këtë situatë është që tashmë ekziston një bashkëpunim institucional ndërmjet presidentit të Kosovës, zyrës së tij dhe Ekipit negociator, i cili ka marrë të gjitha kompetencat për dialogun dhe se e ka përkrahjen dhe ndihmën e presidentit.

“Tash, sintagma që ‘Kosova do të nis nga pika zero’ e ka kuptimin që presidenti amnistohet nga të gjitha akuzat që i janë bërë deri tash, sepse nuk paska biseduar asgjë dhe nuk paska arritur asnjë marrëveshje me Serbinë, e aq më parë nuk ka arritur asnjë marrëveshje për ndryshim të kufirit ose këmbim territoresh, për të cilat është akuzuar në opinion, por edhe nga partitë politike. Kjo ka shërbyer si nismë për të krijuar një ekip, i cili presidentit ia merr kompetencat dhe tash ky ekip i udhëheq bisedimet”, theksoi Tahiri.

Ai ka shtuar se kjo situatë mund ta qetësojë atmosferën dhe opinionin në Kosovë dhe krijon parakushtet që me një lloj uniteti dhe besimi të vazhdohet dialogu për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Por analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që është pak e besueshme që bisedat në Bruksel të jenë zhvilluar pa një bazë orientuese për Kosovën, Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Sipas tij, në rast se bisedimet i janë lënë spontanitetit dhe që të mos përcaktohet se për çka do të bisedohet në të ardhmen, kjo do të ishte situatë absurde. Rrjedhimisht, siç thotë ai, nuk është opsion realist që qasja ndaj fazës së ardhshme të dialogut të fillohet nga zeroja.

“Duket se nuk ekziston një vullnet prej asnjërës palë të përfshirë, as prej palës kosovare, as prej palës serbe e as prej asaj të BE-së, që të publikohen të gjitha pozicionet për të cilat është diskutuar në ato takime. Pra, është një marrëveshje e heshtur në mes tre palëve kryesore që të mos bëhen transparente ato për të cilat është biseduar në Bruksel. Mirëpo, është e pabesueshme që të mos ketë ndonjë marrëveshje tashmë në mes të tre palëve për pikat e rëndësishme, sepse kjo do të nënkuptonte që të gjitha ato biseda janë bërë kot”, tha Muhaxhiri.

Bashkëdrejtuesi i Ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka theksuar të hënën se me dokumentacionin që kanë marrë nga presidenti Thaçi dhe me draft ligjin për dialogun të propozuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, “po ndërtohet një dosje për të ecur përpara në procesin e dialogut me Serbinë”.

Por politologu Tahiri vlerëson që mbetet të shihet nëse ndërtimi i qëndrimit të palës së Kosovës nga Ekipi negociator do të ketë sukses në dialogun me Serbinë.

“A do të ketë sukses Ekipi negociator dhe a do të jetë platforma shumë megalomane apo shumë ekskluzive, që miratohet në Kuvend? Kjo platformë duhet të shihet se a e lë mundësinë për dialog apo ka pozicione shumë të ngurta, që ia pamundëson ndërmjetësuesit, Bashkimit Evropian, por ia pamundëson edhe pjesëmarrjen ekipit të Serbisë, nëse konstatimet nuk mbesin të hapura, por janë të përfunduara”, tha Tahiri.

Ndërkaq, analisti Muhaxhiri thekson që pala e Kosovës duhet të jetë realiste dhe pragmatiste, si dhe të mos kërkoj gjëra për të cilat nuk do ta ketë përkrahjen nga bashkësia ndërkombëtare dhe aleatët e vendit.

‘Mendoj që opsioni më realist është që të punohet që të përfitohet sa më shumë në këtë etapë finale, sepse vetëm kështu mund të përfitohet konkretisht. Ndërsa, nëse Ekipi negociator synon që ta imponojë agjendën e gjithë dialogut, përfshirë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, atëherë nuk mendoj se do të ketë sukses”, vlerësoi Muhaxhiri.

Sidoqoftë, udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës dhe Ekipi negociator për dialog me Serbinë, kanë theksuar që rezultat i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Ata janë zotuar për një proces transparent në dialogun me Serbinë.

Naim Maloku, ish ushtaraku dhe komandanti i UÇK-së, tregon planin serb për shpëtimin e Thaçit nga Specialja

Ish ushtaraku dhe ish komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me atë që siç thotë ai “tentimin e hyrjes ne pazare me Serbi”.

“Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo”, ka shkruar Maloku.

“Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?”, shkruan ndër tjerash Maloku.

Ky është postimi i plotë:

PER TENTIMIN E HYRJES NE PAZARE ME SERBI

Nje gje eshte e sigurt, ky eshte projekt Serb i studiuar mire me te vetmin qellim qe Ne, pra Shqiptart, vet me vullnetin tone me i kontestu kufijt e shtetit tone tashme te legjtimuar edhe Nderkombtarisht- GJND dhe 113 njohje. Edhe diqka eshte e sigurt, nuk eshte faktori Nderkombtar qe po e deshiron dhe shtyne nje hap te tille (SHBA, Britani, Gjermani, France, Itali – quinti pra ose BE) sepse po te donin nje gje te tille kan mujte me e kry para 2008-tes e jo me n’a pavaresu , njohur dhe ndihmu ne njohje per 10 vite.

Shkurt, plan Serb eshte ky e shtyre si ide me pazarin: Ti shtyje si ide e jotja- Ne Ty jo ne Gjykate. Ky eshte i vetmi çmim qe Serbia ka me e pagu nese ndodhe kjo.

Jam i bindur, duke i njohur Serbet, qe vetem Ne ,vet ,”me e lujte gurin” Serbia ka me e vendose ,kufirin , atje ku te don Ajo e ndihmuar nga Bashkesia Nderkombtare( kan me na kethy shpinen – mbane mend- si me Mal te Zi- qe poashtu pazar individual ka qene). E kjo: “me e dhane kete e me e marre kete” TE TRASHTE E SURLES KEMI ME E MARRE

Me çka me e marre? Me force ekonomike a? Me force ushtarake a? Me unitet a? Me fuqi politike a? Ku po i shifni ata faktor ,ne anen tone, ne te cilet po bazoheni qe do te jemi pale e forte ne keto pazare?

Serbine kemi me e pase ne lumin Iber ne veri dhe ne Graqanice (per shkak te minieres se Kishnices) ne lindje per te shpetu lekuren e tre- kater veteve qe jane pengj.

Serbia marveshjen e energjise e ka nenshkru, me ndermjetesimin e BE-s, qe tri vite dhe ende nuk e kemi leshu ne funksion linjen e transmisionit Kosove-Shqiperi, per te cilen jane dhene 70 milion Euro ,e po i permbahet marveshjeve kur Ne vet e zhbejme shtetesine tone.

A na ka njohur Serbia dhe a jemi ne OKB qe te jemi te barabart si pale? Po garanton Sorosi a? Baton Haxhiu garance a?

Ma i forte ka qene Rugova ne vitin 1992 kur Milan Paniq u dergu nga Amerika me u marre vesh me Ne, pa lufte, sepse i kishim ne dore, atehere, keta faktor: Liderin apsolut (dhe po vertetohet patriotin me te madh Shqiptar), unitetin e brendeshem edhe ishim kercenim edhe per nje lufte- hapje te frontit jugor kur Serbia i kishte mbi 2000 km front te hapur me Kroat dhe Boshnjak. Çka kemi tani ne dore?

(INA)

Takimi i fshehtë Thaçi-Vuçiç në Vatikan dhe skenarët e mundshëm të negociatave gjatë vitit 2019

Një think –tank rus, The Russian International Affairs Council (RIAC), ka bërë një analizë të gjerë për negociatat Kosovë –Serbi. Aty flitet për mundësinë e përfshirjen se Rusisë në këtë proces dhe për rolin ose garën diplomatike që janë duke e bërë shtetet të fuqishme të globit si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuara, Franca, Gjermania, Bashkimi Europian dhe Turqia.

Analiza konstaton rolin prijës të SHBA’së në rajon dhe në procesin për Kosovën duke theksuar se SHBA’të do të japing maksimumin për këtë proces në pjesën e parë të këtij viti.

Por si mund të përfshihet Rusia sipas RIAC?

“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Shtetevet të Bashkuara për t’u përfshirë në procesin e negociatave për Kosovën, të cilat janë në pritje të mbështetjes nga Beogradi, Moska mund ta ofrojë mundësinë e zgjerimit të çështjes së Kosovës në formatin e ashtuquajtur “zgjidhja në pako”, e cila ishte modeluar në “Konferencën e Paqes” (Grupi i Kontaktit 2.0), ku do të përfshihej një numër i caktuar i shteteve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Turqia, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe” theksohet në analizë.

“Kjo do të bëhej brenda kornizës së negociatave të vazhdueshme, për shembull, në Vjenë ose Bruksel. Një format i tillë është diskutuar për një kohë të gjatë në qarqet diplomatike në Ballkan për shkak se kjo do ta mundësonte gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për të gjitha çështjet e lindura pas shpërbërjes së Jugosllavisë përmes disa shkëmbimeve territoriale dhe manovrave të ndryshme politike dhe diplomatike” vazhdon tutje analiza.

Po ashtu RIAC përmend edhe takimin Thaçi – Putin në Francë, rolin e Macron, tërheqjen e Merkelit, heshtjen e Turqisë për shkak të afërsisë me Beogradin ndërkohë që jepen edhe disa detaje për një takim të fshehtë Thaçi – Vuçiç në Vatikan.

Lexojeni të plotë artikullin.

Negociatat për Kosovën më 2019 – Mundësitë dhe kufizimet për Rusinë

Gjatë pjesës së parë të vitit 2018, u duk sikur negociatat për Kosovën po vazhdojnë në mënyrë të suksesshme drejt fazës përfundimtare. Brukseli triumfalisht raportoi për një lloj vendimi (që në fakt asnjëherë nuk është paraqitur publikisht), i cili në fund të vitit do ta mundësonte arritjen e marrëveshjes finale. Megjithatë, që nga vjeshta e vitit 2018, bisedimet dypalëshe mes serbëve dhe shqiptarëve u zëvendësuan gradualisht me provokime dypalëshe, duke bërë që vendimi final, i cili përfshin shkëmbimin e territoreve dhe demarkacionin, të bëhet gjithnjë e më pak i pranueshëm.

Që nga viti 2009, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është transferuar nga ndërmjetësimi i Kombeve të Bashkuara nën jurisdiksionin e Bashkimit Evropian. Në sytë e politikanëve të Bashkimit Evropian, shfrytëzimi i mundësisë për zgjidhjen e pavarur të çështjeve të mbetura të sigurisë dhe mënjanimi i të gjitha elementeve të tyre të ndjeshme ishin jetike për ta shmangur përshtypjen se BE-ja është e paaftë për të zgjidhur probleme të mëdha të politikës së jashtme.

Zgjidhja për Kosovën ishte premtuese në këtë aspekt, duke pasur parasysh të gjithë faktorët e përfshirë: pozita pothuajse e pashpresë negociuese e Beogradit, vendosmëria e shqiptarëve të Kosovës, fakti që rreth 100 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si dhe marrëdhëniet e vjetra me shekuj të shteteve kryesore të Evropës Perëndimore me këtë rajon. Basti ishte vënë për bisedime teknike, me fjalë të tjera, për arritjen e kompromisit për një numër të caktuar të çështjeve të cilat ishin vlerësuar të rëndësishme për funksionimin ditor të rajonit. Plani ishte që të neutralizohet (deri në një masë të caktuar) faktori jashtëzakonisht i ndjeshëm politik – Beogradi do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe vendi do t’i fitonte të gjitha tiparet e një shteti sovran.

Basti për bisedime teknike nuk mundi ta kalojë testin në praktikë. Një varg veprimesh që u ndërmorën nga Prishtina në vjeshtën e vitit 2018 dhe vlerësimi i këtyre veprimeve nga Beogradi si tepër jomiqësore, të cilat i kërcënojnë drejtpërdrejt serbët, i bllokuan negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, duke shpërfaqur njëherësh paaftësinë e BE-së për të vepruar si ndërmjetëse aktive në këtë proces. Ajo që bëri Prishtina në nëntor të vitit 2018 ishte prezantimi i taksave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njoftimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe një platformë tepër të ngurtë për dialogun e ardhshëm me Beogradin, e cila u promovua nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Negociatat janë “de facto” në proces të mbledhjes së një vargu më të gjerë pjesëmarrësish. Shtetet e Bashkuara nuk e fshehin pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë. Përpjekjet e Francës dhe të Britanisë së Madhe për të vepruar të pavarura nga Bashkimi Evropian janë gjithashtu të qarta. Brenda kësaj kornize, Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si pjesëmarrëse në të gjitha negociatat e kaluara në Ballkan që nga shekulli i nëntëmbëshjetë e tutje, e ka fituar mundësinë për t’u përfshirë në arritjen e marrëveshjes për çështjen e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kjo ishte më së paku një mundësi e mirë për ta siguruar pozicionin e saj në rajon dhe më së shumti për ta ndezur motorin e fikur të historisë evropiane.

Reagimi i faktorëve ndërkombëtarë për Kosovën gjatë periudhës shtator-dhjetor 2018

1. Letrat e Donald Trumpit për Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiqin – Rikthimi aktiv i Shteteve të Bashkuara në dialog

Zbrazëtia e krijuar nga fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara dhe “largimi” gradual nga Evropa u zëvendësua me aktivitete të shpeshtuara të administratës amerikane në rajon gjatë vitit 2018. Rasti më i fundit deri tash ishte rundi i negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë. Një shembull tjetër ishin zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë. Pavarësisht faktit se Milorad Dodiku është në listën e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni pret stabilitet më të madh të udhëheqësisë sesa më parë dhe në mënyrë të hapur po dërgon porosi për ndëshkim të mundshëm për ata që do ta frymëzojnë “mosfunksionimin” e shtetit boshnjak. Objektivi i tyre i fundit është Kosova.

Në njërën anë janë letrat e Trumpit për Aleksander Vuçiqin dhe Hashim Thaçin si thirrje për ta vazhduar dialogun dhe në anën tjetër është propozimi amerikan për ta marrë rolin kryesor të ndërmjetësit. Letra e presidentit amerikan për dy presidentët ballkanikë ishte një porosi që përbënte një nismë të veçantë: brenda saj kishte ftesë për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe për ta festuar marrëveshjen historike së bashku. Përfshirja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mund ta dobësonte jo vetëm ndikimin e Bashkimit Evropian, por edhe të Turqisë dhe Rusisë në Ballkan. Kjo do ta sjellë themelimin e një force të vetme dominuese në Ballkan. Për më tepër, ndryshimet e këtilla në formatin e këtij procesi mund t’i shkëpusin negociatat nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duke e dobësuar kredibilitetin e sistemeve ligjore ndërkombëtare dhe rendit botëror. Këtë gjë e ka dëshiruar gjithmonë presidenti amerikan. Në një masë të caktuar, kjo çështje tërësisht rajonale do të mund t’ia dhuronte Uashingtonit mundësinë për ta rifituar statusin e “rojtarit të rendit botëror”, të cilin e ka humbur në pjesë të madhe në fillim të këtij shekulli.

2. BREXIT-i dhe intensifikimi i politikës britanike në Ballkan

Historikisht, Britania e ka përdorur pozicionin e saj në Ballkan në atë mënyrë që ta mënjanojë forcimin e Evropës kontinentale, veçanërisht të Gjermanisë dhe Rusisë. Për këtë arsye, situata e paqëndrueshme në rajon shkon më tepër në interes të Londrës. Rrjedhimisht, ky vend e ofroi mbështetjen e qartë për themelimin e ushtrisë së kosovës, pavarësinë e Kosovës dhe dëshirën për të vepruar si faktor i pavarur për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës (sipas disa burimeve, takimi i fshehtë i Vuçiqit me Thaçin në Vatikan për themelimin e ushtrisë së Kosovës në pjesën e parë të nëntorit të vitit 2018 ka qenë i organizuar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe Aleksander Sorosi). Për më tepër, britanikët tradicionalisht dhe në mënyrë goxha të arsyeshme besojnë se politikat e Gjermanisë dhe Rusisë janë më të pranueshme nga klasa politike serbe, prandaj ata parapëlqejnë të mbështeten në Shqipërinë. Zgjerimi i ndikimit te popullsia shqiptare është njëri nga faktorët kryesorë që siguron paprekshmërinë e zonës britanike të interesit në Greqi dhe Qipro. Rikthimi i flotës britanike në Detin Mesdhe pasqyron dëshirën e Britanisë për të fituar terren në Libi dhe në pjesë të tjera të Afrikës. Përgjatë viteve të kaluara, Londra e ka zgjeruar në mënyrë aktive ndikimin e saj në sektorin e organizatave joqeveritare (veçanërisht përmes këshillimeve të Tony Blairit dhe politikanëve tjerë britanikë me përfaqësues të autoriteteve serbe) dhe e përfshin përkrahjen e OJQ-ve brenda kornizës së KFOR-it.

3. Letra e presidentit francez, Emmanuel Macron, për Hashim Thaçin

Manifestimi për shënimin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore u mbajt në Paris. Në këtë ngjarje, Hashim Thaçi, kryetari i një shteti që as nuk ekzistonte gjatë asaj lufte, qëndronte menjëherë pas presidentit rus, ndërsa Aleksander Vuçiqi, kryetari i një kombi fitues në atë luftë, ishte vendosur prapa, diku në rreshtat e fundit. Pas ceremonisë dhe anulimit të vizitës së Makronit në Beograd (për shkak të protestave në Francë), ekzistonte përshtypja se Franca e ka humbur një mundësi për t’u angazhuar në mënyrë aktive në negociatat për Kosovën, të cilat dukeshin prioritet në fillim të mandatit të Makronit. Letra e tij për Hashim Thaçin në lidhje me praninë e tij në ceremoninë e Parisit më shumë dukej si shenjë e mbështetjes, sesa si përpjekje për ta “rezervuar” një rol të caktuar. Sidoqoftë, është Aleksander Vuçiqi ai që në fakt po pret mbështetje nga Parisi. Për Vuçiqin është e rëndësishme që të tregojë se serbët nuk janë të vetmuar në këtë moment të trazuar. Prandaj, Franca sigurisht se do të përpiqet edhe një herë të bëhet faktor jetik në çështjen e Kosovës në të ardhmen e afërt.

4. Qëndrimi i Berlinit ndaj pavarësisë së Kosovës

Vendimi i Angela Merkelit për t’u tërhequr gradualisht nga skena politike e Gjermanisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjen e Kosovës. Në fakt, kjo gjë ia hap edhe më shumë rrugën Shteteve të Bashkuara që të përfshihen aktivisht në negociata. Roli që e ka pasur Gjermania për fitimin e pavarësisë së Sllovenisë, Kroacisë dhe Kosovës është shumë i njohur. Përveç kësaj, duke qenë faktor thelbësor për kriminalizimin e shoqërisë gjermane, vetë faktori shqiptar ka rol të rëndësishëm në politikën e këtij shteti. Gjermania fillimisht ishte kundër planit për demarkacionin e kufirit, gjë që vazhdon të ketë ndikim në gjasat për arritjen e marrëveshjes mes Vuçiqit dhe Thaçit. Megjithatë, zvogëlimi i ndikimit personal të Angela Merkelit po e dobëson edhe mundësinë e Berlinit për të ndikuar në rezultatin e negociatave.

5. Turqia po vazhdon të heshtë

Është e rëndësishme të theksohet se Turqia, një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm rajonal dhe njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka vendosur marrëdhënie diplomatike e ekonomike me të, në asnjë mënyrë nuk po e qartëson pozicionin e saj në këtë kohë. Sipas të gjitha gjasave, kjo po bëhet për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve mes Erdoganit dhe Vuçiqit dhe për shkak të faktit se turqit kanë prioritete në Lindje të Mesme dhe në Mesdhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Në asnjë rrethanë nuk ka arsye që të pritet një përfshirje thelbësore dhe e pavarur e Turqisë në çështjen e Kosovës. Sidoqoftë, gjasat që Turqia t’i bashkohet procesit bashkë me disa shtete tjera, siç është Rusia, duken të mundshme dhe të dëshirueshme brenda kontekstit të rritjes së pjesëmarrësve në këtë proces.

6. Komentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë

Komentet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë për dënimin e themelimit të ushtrisë së Kosovës u paraqitën në mediet serbe si përkrahje e hapur e Moskës për Beogradin. Sigurisht, përfaqësuesit e partive udhëheqëse (veçanërisht Ivica Daçiqi, udhëheqësi i Ministrisë së Jashtme të Serbisë) e shfrytëzuan këtë deklaratë, duke thënë se nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen në negociata në anën e Prishtinës, Beogradi do të kërkojë nga Rusia që të përfshihet në anën serbe. Manovrat e tilla nga autoritetet serbe, të cilat janë mësuar ta shfrytëzojnë “kartën ruse” kurdo që është e mundur për zgjidhjen e problemeve të brendshme politike, e krijojnë efektin e “pritjeve joreale nga Moska”. Ky efekt përforcohet nga disa qarqe të ekspertëve rusë të politikës, të cilët raportojnë për nevojën e rritjes së pranisë ushtarake të Moskës në rajon për ta baraspeshuar ndikimin amerikan. Megjithatë, kjo po bëhet në rrethanat kur është e qartë se lokacioni gjeografik (vendi nuk ka dalje në det) dhe mjedisi gjeopolitik i Serbisë (të gjitha vendet fqinje janë anëtarë të NATO-s) nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë pa një kërkesë zyrtare nga Beogradi, që ndodhet në gjendje lufte.

Përpos fakteve të përmendura më sipër, mediet pro-perëndimore po e shfrytëzojnë boshllëkun mes pritshmërive dhe praktikës aktuale të bashkëpunimit mes Beogradit dhe Moskës, duke vënë në pah atë që sollën për Jugosllavinë pritshmëritë për mbështetjen e Rusisë në vitet e nëntëdhjeta. Në këtë mënyrë, vizita shtetërore e Vladimir Putinit në Beograd më 17 janar u mbështet në bazën se është ngushtuar hapësira për ndonjë manovër. Askush nuk do të dyshonte që Moska do të angazhohej në mënyrë aktive në procesin e negociatave ose të paktën se do të deklarohej për qëllimet e veta. Nëse e bën këtë, sigurisht se do të rreshtohet në anën e Serbisë. Kjo rrethanë e ngrit vizitën e presidentit rus në Beograd në nivelin e “ngjarjes historike”.

Mënyrat e mundshme të përfshirjes së Rusisë: Arritja e marrëveshjes për Kosovën dhe zgjidhja e çështjeve tjera ballkanike

Në njërën anë, sikur Moska ta mbështeste Beogradin, nuk do të krijonte asgjë tjetër përpos zhvillimin e një zone shtesë të konfrontimit mes Rusisë dhe Perëndimit, përderisa pozicionet ushtarake dhe politike të Kremlinit nuk do të ishin mjaftueshëm të fuqishme dhe përfitimet e mbajtjes së një pozicioni të caktuar në negociatat dypalëshe nuk do të ishin të qarta. Në anën tjetër, mospjesëmarrja në zgjidhjen e kësaj çështjeje, veçanërsiht në rast të pranimit të ftesës së drejtpërdrejtë nga Beogradi, Moskës do t’ia shkaktonte:

– Tërheqjen nga Ballkani, duke i lënë Shtetet e Bashkuara në rolin e faktorit mbizotërues në rajon;

– Vendosjen përfundimtare dhe të pakundërshtueshme të NATO-s në rajon;

– Goditjen e jashtëzakonshme të qëndrimeve dhe perceptimeve të Rusisë për ndikimin gjeopolitik të saj, që në mënyrë të pashmangshme do të kishte ndikim në pozicionet e Rusisë në Bullgari, Greqi dhe në një masë të caktuar edhe në Turqi;

– Një pranim “de fakto” se Moska është e paaftë për të pasur ndikim të vërtetë në proceset evropiane.

Skenari alternativ i përfshirjes

Aktivizimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan është i shprehur në:

– Dialogun mes Maqedonisë dhe Greqisë;

– Synimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO;

– Porositë dërguar Sarajevës;

– Letrat e Trumpit për Vuçiqin dhe Thaçin;

– Mesazhet e dërguara në mënyrë të hapur në rajon në baza ditore (përmes faqeve zyrtare të internetit të ambasadave amerikane dhe rrjeteve sociale).

Tërë kjo e përforcon faktin se Shtetet e Bashkuara po bëhen faktori kryesor për marrëveshjen e ardhshme për Kosovën. Mbështetja amerikane për krijimin e ushtrisë së Kosovës ka edhe rëndësi të brendshme politike për Prishtinën dhe Uashingtonin. Prandaj, baraspesha e ndikimit mes Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, i cili është përqendruar në kontrollin ndaj policisë dhe institucioneve tjera të sigurisë, është duke ndryshuar. Kjo e vendos edhe një baraspeshë mes forcave amerikane të sigurisë në rajon dhe Departamentit të Shtetit, që është e rëndësishme për Uashingtonin, Prishtinën dhe për tërë popullsinë shqiptare në rajon.

Gjatë pjesës së parë të këtij vitit, pritet që Shtetet e Bashkuara ta japin maksimumin për t’i vendosur bisedimet dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës në fazën finale vetëm përmes ndërmjetësimit të Uashingtonit. Megjithatë, edhe nëse ndërmjetësimi bëhet zyrtarisht nga BE-ja, kjo do të ndikonte në fuqizimin e forcave nacionaliste në rajon dhe rrjedhimisht edhe në destabilizimin e Ballkanit. Prandaj, Uashingtoni do ta shfrytëzojë këtë situatë në mënyrë të efektshme dhe goditëse me qëllim që ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës në NATO.

Kjo situatë ku Brukseli mban rolin e ndërmjetësit (me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Uashingtonit) mund të bëhet prelud drejt destabilizimit të Serbisë, pas skenarit të 5 tetorit të vitit 2000. Bashkimi Evropian po shfaqet tërthorazi i gatshëm për këtë ndryshim të rrjedhës së ngjarjeve dhe protestat e opozitës si dhe protestat që e përcollën zgjedhjen e Vuçiqit në postin e presidentit para dy vjetëve po japin shenja se ky skenar është i mundshëm.

Në këtë aspekt, vizita e Vladimir Putinit do të ishte frytdhënëse për të gjitha palët brenda skenës së brendshme politike të Serbisë. Ajo do të mund ta baraspeshonte presionin në rritje ndaj Vuçiqit. Në të njëjtën kohë, kjo do të mund ta ndihmonte fuqizimin e forcave të reja pro-ruse (Qendra Kombëtare e Velimir Iliqit dhe Partia Konservatore, parti e re në skenën politike serbe). Nëse kjo nuk ndodh, “vektori rus” sipas shumë gjasave do të margjinalizohet ose do të zhduket tërësisht nga programet e partive politike serbe në zgjedhjet e ardhshme.

Brenda skenës së politikës së jashtme, pyetja kryesore është se si do të kishte mundësi Rusia ta marrë një rol udhëheqës për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të Ballkanit.

Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Shtetevet të Bashkuara për t’u përfshirë në procesin e negociatave për Kosovën, të cilat janë në pritje të mbështetjes nga Beogradi, Moska mund ta ofrojë mundësinë e zgjerimit të çështjes së Kosovës në formatin e ashtuquajtur “zgjidhja në pako”, e cila ishte modeluar në “Konferencën e Paqes” (Grupi i Kontaktit 2.0), ku do të përfshihej një numër i caktuar i shteteve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Turqia, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe. Kjo do të bëhej brenda kornizës së negociatave të vazhdueshme, për shembull, në Vjenë ose Bruksel. Një format i tillë është diskutuar për një kohë të gjatë në qarqet diplomatike në Ballkan për shkak se kjo do ta mundësonte gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për të gjitha çështjet e lindura pas shpërbërjes së Jugosllavisë përmes disa shkëmbimeve territoriale dhe manovrave të ndryshme politike dhe diplomatike.

Zgjerimi i formatit nuk është vetëm në interesin e serbëve, por edhe të kroatëve dhe shqiptarëve (në teori, kjo do ta mundësonte zgjidhjen e tri çështjeve kryesore kombëtare në rajon përmes mënyrave zyrtare dhe legjitime). Krijimi i një formati të përhershëm dhe të vazhdueshëm të negociatave në Vjenë ose Bruksel do ta mundësonte gjithashtu edhe ruajtjen e rolit të BE-së si ndërmjetëse dhe do ta shmangte “haraçin” për shkak të vështirësive në skenën e brendshme politike në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë dhe gjithashtu do ta margjinalizonte ndikimin e grupeve kriminale që e pengojnë rrugën e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

Takimi mes Putinit dhe Thaçit në Paris në nëntor të vitit të kaluar ishte një pikë e rëndësishme fillestare për Moskën për t’i nisur disa iniciativa të jashtme që mund t’ia japin politikës ruse në Ballkan një natyrë multidimensionale. Kjo është e nevojshme për ta mbërthyer nismën e amerikanëve, të cilët kërkojnë zgjidhje formale dhe të qëndrueshme për çështjet rajonale me qëllim të destabilizimit të Ballkanin në çfarëdo momenti që u përshtatet atyre. Këto iniciativa do t’ia kthenin Rusisë statusin e “krijueses së një bote të re në Evropë” dhe kjo do t’ia bënte të pamundur skenarëve të demokratizimit me forcë që të garojnë me të.

(Express)

Zbardhet trafiku i drogës nga Afganistani në Zvicër. Shqiptarët dominues

Edhe në Zvicër shqiptarët janë bërë faktor dominues në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës. Ata janë të mirëorganizuar dhe i kanë shkaktuar jo pak probleme policisë zvicerane. Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës së rajonit Ticino shprehet se situata është përkeqësuar më shumë gjatë 5 viteve të fundit dhe se lënda narkotike sigurohet nga Afganistani, duke bëtë një tur të gjatë deri në mbërritjen e saj në Zvicër.

Në median e përditshme, “Ticino”, të kantonit me këtë emër në jug të Zvicrës, Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës së këtij rajoni shpreh shqetësimin se tregu i trafikut të heroinës në këtë territor gjatë 5 viteve të fundit është në duart e trafikantëve shqiptarë.

“Prej vitit 2013-2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve – thotë ai – vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen zëvendësohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri pas 6 ose 8 muajve. Të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane” , deklaron shefi i Antidrogës. “Heroina, thotë ai, vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gram heroinë kushton më pak se 200 franga.”

“Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës.” Shefi i antidrogës së kantonit zviceran, hedh alarmin se pas një mungese prej gati 10 vitesh, gjatë 5 viteve të fundit fenomeni i trafikantëve shqiptarë që zotërojnë tregun e heroinës është shfaqur mjaft preokupues.”

“Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosa të trafikut të heroinës”, thotë ai. Nuk ka një regji të vetme , janë shumë mendje, e veprojnë shumë grupe trafikantësh. Truri i trafikut janë shqiptarët që në shumicën e rasteve e organizojnë trafikun e heroinës nga Shqipëria e në disa raste nga Italia e Veriut. Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje me konsumatorët e heroinës në Ticino e shpesh mikpriten nga ata kur mbërrijnë në territorin tonë”, shprehet shefi i Antidrogës. “Sa herë që i arrestojmë, thotë ai, versioni i cdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para.”

Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot çmimi i heroinës ka rënë. Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150-170 franga.

Heroina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore. Shefi i anti-drogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar./Ora News

Judicial Wath: Rama me Sorosin mbyti Shqipërinë në korrupsion

Organizata “Judicial Watch”, e cila ka bere lajmet me te theluara investigative mbi lidhjet e errëta te organizates Soros, -ish-ambasadorit Lu dhe kryeministrit Rama per reformen ne drejtesi, ka zbardhur sot ne youtube permes shefit te saj 5 investigimet me te medha te saj.

Dhe mes tyre perfshihet edhe ai per Shqiperine. Lidhur me kete, drejtuesi i JW thekson se reforma ne drejtesi u be per te hequr disa gjyqtare qe u cilesuan te korruptuar dhe q ne fakt u zevendesuan me njerez te partise ne pushtet. Po ashtu ai hedh akuza te forta mbi kryeministrin Rama, i cili sipas tij e ka kthyer vendin nen pushtetin e korrupsionit. Sipas William F. Marshall, pas Rames qendron Soros dhe eshte ai ne te gjitha keto plane qe i kane dhene vendin vetem korrupsion .

Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi

Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës ëahtë George Soros…/Standard

Putini sundon Beogradin – Nga Janusz Bugajski

 

Dita, Shqipëri20 Janar 2019

Vizita triumfale e Presidentit Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës.

Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviçit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Axhenda e Putinit në Beograd shënjestroi në tre drejtime. Së pari, ai u përpoq të konsolidojë sentimentet nacionaliste të Serbisë, si edhe rezistencën ndaj Perëndimit. Përmes mjeteve të panumërta të propagandës, Moska kërkon të sigurohet që sentimentet anti-NATO të ushqehen vazhdimisht tek publiku serb. Në Beograd, Putin sulmoi SHBA se gjoja po destabilizon Ballkanin përmes imponimit “të rolit dominant në rajon” dhe dënoi zgjerimin e NATO-s, si shkak për rritjen e tensioneve në Evropë.

Shënjestra e dytë kishte të bënte me faktin që Putini u mundua të demonstrojë se si lidhjet dypalëshe po forcohen më tej ne fusha të ndryshme; një sërë marrëveshjesh me fokus rritjen e fuqisë ushtarake të Serbisë dhe përdorimin e energjisë atomike për “qëllime paqësore”. Moska tashmë furnizon Serbinë me mjete ushtarake dhe ka vënë në funksionim “një qendër humanitare Ruso-Serbe” pranë Nishit, e cila përdoret nga shërbimet ruse si bazë e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit inteligjent përkundrejt Perëndimit.

Putini dhe Vucic gjithashtu përgatitën një marrëveshje për zonë të lirë tregtare midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik të Rusisë, e cila do të nënshkruhet gjatë këtij viti, si edhe marrëveshje për zgjatjen e linjave gazsjellëse TurkStream. Media në të dyja vendet ka transmetuar në mënyrë të vazhdueshme dizinformacion se Rusia është faktori kryesor ekonomik që favorizon Serbinë megjithëse tregtia dhe investimet e saj janë dukshëm shumë më të vogla nga ato të BE-së dhe marrëdhënia e tyre bazohet në marrëveshje jo transparente nga të cilat përfitojnë politikanë të korruptuar.

Serbia tashmë i është dorëzuar Gazprom-it përmes dhënies së shumicës së aksioneve të kompanisë së saj kryesore të gazit dhe naftës NiS dhe ka hyrë në marrëveshje të tjera të cilat e mbajnë vendin të lidhur e të varur nga burimet energjetike të Rusisë.

Shënjestra e tretë dhe më e re konsiston në përpjekjet e Putinit për të nxjerrë përfitime prej debatit mbi ndarjen e mundshme të Kosovës. Strategjistët e Moskës po ndjekin dy objektiva kryesore. Së pari, ndryshimi i kufijve në Ballkan me miratimin e fuqive perëndimore mund të trumpetohet si precedent i vlefshëm për Krimenë, Donbas, Transnistria dhe rajone të tjera që Rusia kërkon t’i bëjë pjesë të vetën. Zyrtarët mund të mbështesin qëndrimin se ndryshimet në kufirin Serbi – Kosovë thjesht bashkojnë etnitë e njëjta në një atdhe. Për rrjedhojë i njëjti proces mund të aplikohet në territore me popullsi ruse të konsiderueshme përfshirë pjesë të Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Kazakistanit.

Së dyti, Kremlini bën kalkulime se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të vërë në vështirësi serioze NATO-n dhe BE-në përmes stimulimit të thirrjes për ndarje të mëtejshme. Nacionalistët lokalë do të mund të orkestronin dhunë për të demonstruar së bashkëkzistenca etnike është e pamundur dhe kufijtë duhen riformatuar. Efekti i rizgjimit dhe shtrirjes së aspiratave territoriale jo vetëm që do të kishte ndikim tek shtetet me probleme ende të pazgjidhura si Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, por do të përfshinte edhe vendet anëtare të NATO-s si Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Vizita e Putinit rriti pritshmëritë në Serbi, se Moska do ta ndihmonte Beogradin për të fituar betejën në mosmarrëveshjet me Kosovën. Moska do të bëjë çdo përpjekje që dialogu Serbi-Kosovë të zhvendoset nga ambrella e BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Rusia ushtron fuqinë e vetos. Këtu ajo mund të deklarojë mbështetje për llojin e precedentit të ndarjes që do t’i shërbente interesave të Kremlinit brenda dhe jashtë Ballkanit.

Një plan i ndarjes që do t’i mundësonte Serbisë të aneksonte komunat e veriut të Kosovës mund të shitej si fitore për serbët. Megjithatë, ndarja e njëanshme e Kosovës është e papranueshme për Prishtinën, prandaj Presidenti Hashim Thaçi propozoi shkëmbim territoresh që përfshin Luginën e Preshevës, gjë që Beogradi e refuzon.

Moska mund të përpiqet të qetësojë opozitën nacionaliste serbe për çdo pranim të statusit të Kosovës duke nxitur ndarjen, por gjithashtu duke inkurajuar aspirata të tjera. Ajo mund të japë mbështetje për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srbska me Serbinë. Ky do të ishte një çmim edhe më i madh se kufiri verior i Kosovës, meqenëse në veçanti liderët e RS duan domosdoshmërisht të bashkohen me Serbinë.

Rezultati i thellimit të ndërhyrjes ruse do të jetë përfshirja e qeverisë së Aleksandër Vucic në një konflikt të ri me BE-në, NATO-n dhe SHBA për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo, gjithashtu, do i shërbejë interesave të Kremlinit për të bllokuar rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në BE. Mësimi për Serbinë është se nëse ajo nuk çlirohet nga dominimi mbytës i Rusisë ajo nuk mund të realizojë potencialin e saj kombëtar, por do të vazhdojë në mënyrë konstante të shfrytëzohet si peng në fushatën e Putinit për të çarmatosur e shpërberë Perëndimin.

Botuar sot në Dita. Më poshtë, versioni anglisht i artikullit:

Dita, Albania

PUTIN CONQUERS BELGRADE

Janusz Bugajski, 20 January 2019

President Vladimir Putin’s triumphal visit to Belgrade was intended to consolidate Russia’s position in the Balkans.Serbia and Russia do not have a close alliance but an asymmetric coupling in which the Kremlin exploits its dominance and treats Belgrade as a useful surrogate. Pressure mounts when Moscow needs Serbia to fulfill certain international tasks to Russia’s advantage, as evident in the current push toward Kosova’s partition.

During the wars in the 1990s, Belgrade appealed to Russian solidarity whether over preserving Yugoslav integrity, creating a Greater Serbia, or retaining control over Kosova. Moscow manipulated Serbia’s grievances against the US and NATO to demonstrate that Russia remained a major factor in European affairs. Since the ouster of Milosevic, Serbian governments have intensified their role as Russia’s junior partners, enabling Putin to transform Serbia into Moscow’s outpost in the Western Balkans.

Putin’s agenda in Belgrade consisted of three prongs.First, hesought to consolidate Serbia’s nationalist sentiments and resistance to the West. Through its numerous propaganda weapons, Moscow makes sure that anti-NATO sentiments are constantly nurtured among the Serb public. In Belgrade,Putinattacked the US for allegedly destabilizing the Balkans by imposing its “dominant role in the region” and berated NATO enlargement for increasing tensions in Europe.

In his second prong, Putin sought to demonstrate how bilateral ties are being strengthened in various domains. A series of agreements focused on upgrading Serbia’s military capabilities and the use of atomic energy for “peaceful purposes.”Belgrade already supplies Serbia with military hardware and operates a “Russian-Serbian Humanitarian Center” near Nis, which Russian services use as an intelligence gathering facility vis-à-vis the West.

Putin and Vucic also prepared an agreement for a free-trade zone between Serbia and Russia’s Eurasian Economic Union, to be signed later this year, and an extension of the TurkStream gas pipeline. Media in both countries persistently broadcast disinformation that Russia is Serbia’s main economic benefactor, even though its trade and investment is dwarfed by the EU and is based on opaque deals that benefit corrupt politicians. Serbia has already surrenderedtoGazprom majority shares in its major oil and gas company, NiS, and entered into other deals that tie the country tightly with Russia’s energy supplies.

In the third and newest prong, Putin is seeking to benefit from the debate over Kosova’s potential partition. Moscow’s strategists are pursuing two primary objectives. First, border changes in the Balkans approved by Western powers can be trumpeted as a valuable precedent for Crimea, Donbas, Transnistria, and other regions coveted by Russia. Officials can contend that changes in the Kosova-Serbia border simply bring co-ethnics into the motherland. Hence, a similar process can be applied to territories with sizeable Russian populations, including parts of Estonia, Latvia, Belarus, Ukraine, Moldova, and Kazakhstan.

Second, the Kremlin calculates that border changes in the Balkans can create havoc for NATO and the EU by stimulating calls for further partitions. Local nationalists could orchestrate violence to demonstrate that ethnic co-existence is not feasible and borders have to be adjusted. A ripple effect of territorial aspirations would not only affect unsettled states such as Bosnia-Hercegovina and Macedonia, but also embroil NATO members Albania, Croatia, and Montenegro.

Putin’s visit raised expectations in Serbia that Moscow would help Belgrade win its dispute with Kosova. Moscow will push for the Serbia-Kosovo dialogue to be moved from under the umbrella of the EU to the UN Security Council where Russia exerts veto power. Here it can endorse the kind of partition precedent that could serve Kremlin interests inside and outside the Balkans.

A partition plan that would allow Serbia to annex Kosova’s northern municipalities could be sold as a victory for Serbia. However, the unilateral partition of Kosovais unacceptable to Prishtina, hence President Hashim Thaçi proposed a land swap involving the Preshevo Valley that is resisted by Belgrade.

Moscow may seek to pacify Serbian nationalist opposition to any acceptance of Kosova’s status by not only promoting partition but also by raising other aspirations. It can express support for the division of Bosnia-Herzegovina and Serbia’s incorporation of Republika Srpska (RS). This would be a bigger prize than the northern fringes of Kosova, particularly as RS leaders yearn to join Serbia.

The result of Moscow’s deepening intervention will be to embroil the Aleksandar Vucic government in a new conflict with the EU, NATO, and the US over Bosnia-Herzegovina. This will also serve Kremlin interests by blocking Belgrade’s path toward EU accession. The lesson for Serbia is that unless it breaks free from Russia’s suffocating grip, it cannot achieve its national potential and will be consistently exploited as a pawn in Putin’s campaign to disarm and dismantle the West.

Nga Ballkani emigrim masiv i fuqisë së kualifikuar punëtore drejt vendeve të Evropës Perëndimore

Kushtet ekonomike dhe standardet më të mira të jetesës të cilat i ofrojnë shtetet e Evropës Perëndimore, shkakton që popullsia e kualifikuar në vendet e Ballkanit të migrojë në këto vende, ndërsa ekziston shqetësimi se këto emigrime masive në një të ardhme të afërt do të shkaktojë problem serioz të fuqisë punëtore, shkruan Anadolu Agency (AA).

Përveç Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), edhe Rumunisë dhe Bullgarisë të cilët u anëtarësuan në BE në vitin 2007 dhe Kroacia në vitin 2013, u largohet fuqia e kualifikuar punëtore drejt vendeve të Evropës Perëndimore, të cilat i shohin si më “aktraktive”.

Ligji i ri për emigrim të cilin Gjermania planifikon ta miratojë, tregohet si një ndër elementet kryesore që shkakton migrimin në vendet me ekonomi më pak të zhvilluar të Ballkanit, ndërsa edhe norma e ulët e natalitetit në raport me mortalitetin është ndër faktorët e rëndësishëm të zvogëlimit të popullsisë.

Nga Shqipëria prej vitit 1990 emigruan 1,6 milionë persona

Sipas vlerësimeve të tërthorta të institucioneve shqiptare, në vitin 2018, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,6 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 36 për qind të shtetasve shqiptarë gjithsej të emigruar, kryesisht pas vitit 1990 dhe në vitet e fundit.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), shqiptarët e larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona, të larguar kryesisht drejt vendeve evropiane, por edhe në vende të tjera, ndërsa vetëm në vitin 2017 kanë emigruar 40 mijë shtetas shqiptarë.

Emigrimi në Kosovë është zvogëluar në vitet e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) dhe të dhënat nga disa komuna, numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2017 është vlerësuar të jetë gjithsej 11.263 banorë, përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë.

Emigrimi legal ishte për shkak të bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme, studime afatgjate me punësim dhe shkaqe të tjera.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një deklaratë të tetorit të vitit të kaluar, kishte theksuar se kanë arritur të zvogëlojnë numrin e azilkërkuesve kosovarë me mbi 95 për qind. “Ne kemi bërë punë të mirë në stopimin e fluksit potencial. Në vitin 2015 kemi rënie prej 67.000, ndërsa në vitin 2018 rënie prej 2.800. Por ne duhet të punojmë më shumë, pra, qytetarët tanë duhet ta dinë se e ardhmja e tyre është në Kosovë, me Kosovën në Bashkimin Evropian”, ishte shprehur ai.

Në Maqedoni emigrim intensiv

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, në periudhën prej vitit 1994 deri më 2013, nga vendi kanë migruar 11.380 persona.

Ndërsa shumë institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe Bankën Botërore, theksojnë se ky numër është mes 450.000 dhe 630.000. Një ndër shkaqet më të rëndësishme për dallimin e madh mes shifrave janë migrimet ilegale dhe moskryerja e regjistrimit të popullsisë nga vitit 2002.

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmon Ademi, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregoi se sipas të dhënave të Bankës Botërore, në periudhën në fjalë nga Maqedonia kanë emigruar 500.000 deri në 600.000 persona. “Kuptohet, jo të gjithë përgjithmonë. Shumica e tyre janë përkohësisht, kur mbarojnë me punën atje, në faza kthehen në Maqedoni”, u shpreh Ademi.

Duke theksuar se mosçregjistrimi është një ndër shkaqet që shteti nuk është në dijeni për emigrimet, ai tha se Banka Botërore këto të dhëna i merr nga shtet e BE-së ku qytetarët emigrojnë.

Ademi mes tjerash potencoi se ndër vendet ku emigrojnë qytetarët e Maqedonisë janë shtetet evropiane si Gjermania, Italia dhe Zvicra, ndërsa ka edhe të tillë që migrojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai tha se qytetarët këtu punojnë duke filluar nga sektori i ndërtimtarisë e deri në arsim dhe shumë fusha të tjera.

Gjithë rajoni i Ballkanit ballafaqohet me problemin e mjekëve dhe stafit medicinal që lëviz, tha Ademi për AA, duke shtuar:

“Besoj se me krijimin e kushteve më të mira të punës, me anëtarësimin në BE dhe NATO, mundësinë e investimeve të mëdha, hapjen e vendeve me kualitet më të lartë pune në Maqedoni, do të krijojmë kushte dhe mundësi që ky numër të zvogëlohet”.

Nga Bosnjë dhe Hercegovina në 5 vitet e fundit emigruan 172.000 persona

Bosnjë dhe Hercegovina është ndër vendet e Ballkanit që ka pësuar nga ky fenomen. Në pesë vitet e fundit 172.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës Perëndimore, në krye me Gjermaninë.

Sipas raportit të Unionit të Riatdhesimit dhe Integrimit të Qëndrueshëm në këtë vend për vitet 2013-2018, në këtë periudhë nga vendi kanë migruar 172.000 persona.

Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tregojnë se në periudhën mes viteve 2005-2014 në Serbi çdo vit kanë migruar mesatarisht 31.000 persona. Numri ka shënuar rritje duke filluar nga viti 2014, ndërsa nuk ka informacione se sa prej tyre janë kthyer.

Një tjetër hulumtim i OECD-së tregon se që nga viti 2000, nga Serbia një në çdo 11 persona migron jashtë vendit, ndërsa ky numër është afërsisht 650.000. Qytetarët e këtij vendi kryesisht zgjedhin Gjermaninë dhe Austrinë.

Ndërkohë, shteti më i vogël i rajonit në aspektin e popullsisë, Mali i Zi, është një vend tjetër që ndikohet negativisht nga migrimi i fuqisë punëtore. Sipas organizatës joqeveritare “Euromost”, në Malin e Zi në tri vitet e fundit rreth 7.000 persona, shumica e të cilëve të diplomuar nga universitete, kanë migruar drejt vendeve të BE-së.

Edhe vendet e BE-së të prekura nga fenomeni

Shteti anëtar i BE-së në rajon, Kroacia, është ndër shtetet qytetarët e të cilave vazhdimisht emigrojnë. Që nga viti 2013, kur Kroacia u pranua si anëtare e BE-së, nga vendi janë larguar rreth 300.000 persona.

Gjithashtu edhe popullsia e Bullgarisë, anëtare e BE-së, nga viti 2007 është duke u zvogëluar. Pas rrëzimit të regjimit komunist në Bullgari në vitin 1989 e deri më tani, 2,5 milionë shtetas bullgarë kanë emigruar në Turqi, vendet e BE-së dhe SHBA. Turqit e Bullgarisë deri në vitin 2007 synonin të emigrojnë në Turqi, ndërsa pas anëtarësimit në BE, edhe ata të migruar në Turqi janë drejtuar kah vendet e BE-së.

Në Bullgari, që definohet si vendi më i varfër i BE-së, shumë të rinj me arsye shkollimi shkojnë në vendet e tjera evropiane dhe nuk kthehen më.

Për shkak të së drejtës për lëvizje të lirë, numri i të migruarve nuk dihet, por mendohet se ky numër është mbi 1,5 milion persona.

Në Hungari, po ashtu, popullsia zvogëlohet për shkak të normës së ulët të natalitetit, si dhe për shkak të migrimeve. Popullsia në këtë vend në vitin 2013 u zvogëlua për 38.000, më 2014 për 34.000, më 2015 për 40.000, më 2016 për 33.000 dhe në vitin 2017 për 40.000.

Parashikohet se sot në shtetet e Evropës Perëndimore gjenden mbi 600.000 hungarez, numër ky i cili nuk mund të vërtetohet saktësisht për shkak të së drejtës për lëvizje të lirë.

OKB raport për migrimin

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të përgatitur vitin e kaluar, për shkak të migrimeve të lidhura me problemet ekonomike, në popullsinë e vendeve të rajonit deri në vitin 2050 pritet një rënie shumë e madhe.

Në raportin në të cilin janë dhënë informacione për popullsinë e vitit 2017 dhe pritjet për vitin 2050, popullsia e Shqipërisë pritet të zvogëlohet për 9,1 për qind, e Maqedonisë 7,3 për qind, e Bosnjë dhe Hercegovinës 12,8 për qind, e Malit të Zi 6,5 për qind, e Serbisë 15,3 për qind, e Bullgarisë 23,4 për qind, e Kroacisë 17,4 për qind, e Hungarisë 14,8 për qind dhe e Rumunisë për 16,7 për qind.

Gazetarë: Kayhan Gül/Dzihat Aliju/Fatjon Cuka/Zülfiya Yakup/İhvan Radoykov/Mehmet Yılmaz

Dy vite Donald Trumpi – Dy vite surprizash të hidhura – Nga Michael Knigge

Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka bërë realitet disa nga premtimet e tij, e me këtë ka shokuar miqtë e SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tanimë prej dy vitesh në këtë post. Në këtë kohë ai ka ndërmarrë disa vendime të kontestuara që kanë shkaktuar mjaft reagime. Ai e nxorri SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin, tërhoqi vendin nga Marrëveshja Globale për Klimën, po ashtu ai hodhi poshtë paktin tregtar të SHBA me Azinë, i njohur si Partneriteti i Transpaqësorit (TPP). Trump provokoi një luftë tregtare me Kinën, ngriti doganat kundrejt aleatëve europianëve dhe dha urdhrin për tërheqjen pa vonesë të trupave amerikane nga Siria.

Në politikën e brendshme, ai mori një nga vendimet më të rëndësishme për reformën e tatimeve në historinë më të re amerikane dhe veproi fort kundër emigracionit ilegal. Me debatin për ngritjen e murit me Meksikën ai shkaktoi një nga krizat më të forta të administratës amerikane në histori. Një rekord tjetër ka gjasë të pasojë: Asnjëherë më parë ndonjë president amerikan nuk ka emëruar kaq shumë gjykatës federalë.

Vendime jo të papritura

Kjo listë është vetëm një renditje e vendimeve më të njohura të presidentit amerikan. Me siguri mund të thuhet se presidenca e tij ka lënë gjurmë të ndjeshme deri tani, e megjithëse vendimet e tij mund të duken si paparashikueshme, ato nuk duhet të habisin askënd. Sepse Donald Trump thjesht zbaton premtimet e tij elektorale, siç bën të ditur presidenti amerikan përmes twitterit.

US-Präsident Trump reist an die Grenze zu Mexiko (picture-alliance/dpa/E. Vucci)

Në dy vitet e mandatit të tij, Donald Trump ka ndryshuar imazhin e Amerikës. „Trump ka një ndikim negativ në politikën e jashtme amerikane, dhe sigurisht në „pushtetin e butë” (soft-power) amerikan në botë”, thotë Joseph Nye, politolog dhe ish-profesor në Universitetin e Harvardit. Ky profesor futi në ligjërimin politik konceptin e „pushtetit të butë” – atë pushtet që bind me kulturën, vlerat argumentat dhe jo me fuqi ushtarake.

Për Joseph Nye tërheqja e SHBA nga Marrëveshja e Klimës së Parisit është një nga vendimet më të rrezikshme politike të Donald Trump. Arsyeja qëndron në pasojat afatgjata negative në luftën botërore kundër ngrohjes globale. Ndërsa tërheqja nga marrëveshja me Iranin është vendimi më i keq në plan afatshkurtër, një vendim që jo vetëm i ka keqësuar marrëdhënien me Teheranin, por ka helmuar edhe marrëdhëniet me shumë partnerë ndërkombëtarë.

Joseph Nye (AP)

Joseph Nye

Tendencë për të pavërtetat

Por nuk polarizojnë vetëm vendimet politike të Donald Trumpit. Edhe stili i tij politik është mjaft i kontestuar. Ai ka tendencë të rrëfejë të pavërteta, sipas politologut, Nye. Ai është një president që e konstrukton vetë imazhin për botën. „Ne kemi pasur presidentë të vështirë dhe të rrezikshëm, si për shembull Richard Nixon dhe Lyndon Johnson. Por askush nuk ka qenë kaq i paparashikueshëm si Donald Trump”, analizon Nye. Ai është një ekzemplar më vete mes presidentëve amerikanë, këtë e kanë treguar dy vitet e para të mandatit të tij. Për këtë është e bindur Barbara Perry, politologe në Universitetin e Virginias. „Do të thoja që ai është një president i pashembullt. Ai nuk i përshtatet asnjë modeli, ndryshe nga kushdo para tij.”

Sistemi zgjedhor në SHBA nuk e ndali Trumpin

Sipas Perry, SHBA ka parë shumë demagogë, por askush nuk ia ka dalë të ngjitet deri në Shtëpinë e Bardhë, sistemi zgjedhor mund t’i ndalte ata deri tani. Por ky sistem e ka një problem: Amerikanët nuk e zgjedhin drejtpërdrejt presidentin e tyre, por ia japin votën e tyre përfaqësuesve zgjedhorë në shtetin e tyre federal. Se sa anëtarë përfaqësues zgjedhorë ka një shtet federal, kjo varet nga madhësia e tij. Janë ata që votojnë më vonë presidentin.

Donald Trump (Getty Images/AFP/S. Loeb)

Trump u zgjodh, sepse ai arriti të bindë shumicën e të ashtuquajturve përfaqësues zgjedhorë, ndërsa në numrin e përgjithshëm të votave qytetare ai ishte pas konkurrentes së tij demokrate, Hillary Clinton. Për analisten Barbara Perry është e qartë: Fitorja e Donald Trump është një sinjal se ky sistem ka gabime. „Baballarët e kushtetutës sonë donin që sistemi me përfaqësuesit zgjedhorë të na mbronte pikërisht nga persona të tillë: nga demagogët në Shtëpinë e Bardhë, në postin e presidentit.”

E çfarë mund të presim nga pjesa e mbetur e mandatit të Donald Trump? Ndoshta një mandat të dytë? Për politologun Joseph Nye është e qartë: Duhet të përgatitemi për më shumë paparashikueshmëri dhe habi të pakëndshme. Kurse Barbara Perry shprehet më qartë. „Kam frikë, katër vite ne i mbijetojmë, por nuk jam e bindur, nëse do t’i duronim dot tetë vite.”

Presidenti i Kosovës nuk e ka ftuar Ambasadorin Walker në Ceremoninë Përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut? – Nga KLARA BUDA

William Walker ose si një emër hyn në historinë e një kombi

Deklarata e Masakrës së Recakut i vlejti atij, dëbimin nga Jugosllavia brenda 48 orëve. Walker pagoi një çmim personal gjatë kohës që ishte në postin e Ambassadorit, por fitoi atë të humanistit që do të hynte në histori se i dha viktimave të drejtën dhe që të mos zhdukeshin në heshtje. William Walkeri do të ngulitej në kujtesën e opinionit publik, për nga kurajua, profesionalizmi, shpejtësia e veprimit dhe përgjegjësia e tij, si vëzhgues i paanshëm. Deklarata e tij gjatë identifikimit të provave dhe publikimin të fakteve të Masakrëss ë Recakut do të ngelen të shënuara në histori. Si­gurisht në atë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në veçanti por mbi të gjitha në historinë e humanitetit.

 

Ftesa që  Ambasadorin William Walker ka marrë nga Bashkia e Shtimës

NOTE Paris 15 janar 2019

Presidenti i Kosovës nuk e ka ftuar Ambasadorin William Walker në Ceremoninë Përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut?

Ambasadorin William Walker ka marrë ftesë vetëm nga Bashkia e Shtimës ndërkohë që ceremoninë e organizonte Institucioni i Presidentit.

Pse Ambasadori William Walker nuk është ftuar në këtë përvjetor të 20 vjetorit ?Ju a shtroj këtë pyetje për reflektim.

15 janar 1999 – 15 janar 2019

Nga publicistika: Masakra e Reçakut – vrasja me gjak të ftohte të 42 burrave dhe djemve të fshatit Reçak, më 15 janar 1999.

 Efekti i botimit të masakrës Reçakut shtypin francez

 Deklarata e Masakrës së Reçakut i kushtoi William Walkerit dëbimin nga Jugosllavia brenda 48 orëve. Ai pagoi një çmim personal gjatë kohës që ishte në postin e Ambasadorit, por fitoi atë të humanistit që do të hynte në histori se i dha viktimave të drejtën dhe që të mos zhdu­keshin në heshtje.

Tanimë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, një ngjarje e kishte tronditur botën e qytetëruar: Masakra e Reçakut. Identifikimi dhe përcaktimi i saj me fjalën adeguate masakër, do të shënonte pikën e vlimit  të kthesës së madhe, në informimin e opinionit publik perëndimor, në lidhje me natyrën e vërtetë të asaj që po ndodhte në Kosovë.

Kjo ngjarje dhe publikimi i fakteve që e pasoi i dha fund manipulimit të deriatëhershëm që paraqiste viktimat civile shqiptare si të vrarë në ndeshjet me UÇK-në dhe i tregoi botës aksionin e vërtetë të grupeve parami­li­tare serbe.

Roli i Ambasadorit William Walker, mbërritja e tij në kohë rekord në vend, konstatimi dhe prononcimi pa precedent për mediat ka qenë vendimtar në identifikimin dhe informimin e pastrimit etnik në Kosovë. Ky denoncim e modifikoi qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare kundrejt konfliktit që kishte nisur në Kosovë. Kurajua, profesionalizmi, shpejtësia e veprimit dhe përgjegjësia e vëzhguesit të paanshëm William Walker, për publikimin e Masakrës së Reçakut do të ngelen të shë­nuara në historinë e humanitetit në përgjithësi dhe atë të shqiptarëve në veçanti.

Dëshmohej për vrasjen me gjak të ftohte të 42[1] personave mes të cilëve gra dhe fëmijë të fshatit Reçak, më 15 janar 1999.

Deri në këtë moment krimet ekzistonin dhe të gjithë shërbimet e inteligjencës, faktorët ndërkombëtarë i njih­­nin ato, por mungonin faktet. Paramilitarët serbë nuk “druheshin” në aktet e tyre, pasi ato e dinin se forcat speciale do të fshinin gjurmët e do të “pastronin” gjithça, pas tyre. Ambasadori William Walker punoi me vizion, ai njohu terrenin, metodat e paramilitarëve serbë dhe arriti të shkojë në vend para se të mbërrinin forcat speciale serbe për të zhdukur gjurmët, siç ishte bërë zakon sa herë që ishte kryer një masakër.

Hipokrizia e perëndimorëve që kishin heshtur në luftë­rat e mëparshme në ish-Jugosllavi, pushoi me këtë Am­basador që sfidoi praktikat e mëparshme.  Walker i dha viktimave të drejtën dhe dinjitetin që të mos zhdukeshin në heshtje, duke humbur postin e tij si ambasador, por duke fituar një vend mes humanistëve të këtij shekulli. Gjykata e Hagës dhe eksperienca e saj e vështirë dhe shpesh e pasuksesshme për vërtetimin e krimeve të luf­tës, gjatë proceseve të gjatë e të mundimshëm, tregoi se sa efikas dhe i pazëvendësueshëm kishte qenë aksioni i Ambasadorit Walker.

Në momentet e kësaj ngjarjeje kam qenë personalisht shumë e afërt me Komitetin Kosova, pranë revistës “Esprit” në Paris dhe dëshmoj se pothuaj të gjithë intelektualët e aktivistët që vinin në mbledhjet e këtij komiteti e njihnin të vërtetën mbi terrorin serb kundrejt popullsisë civile në Kosovë. Kjo ishte bërë e mundur edhe në saje të një numri udhëtimesh në Kosovë të këtyre intelektualëve por edhe i një numri politikanësh francezë të cilët kishin kryer misione vëzhgimi në terren. Gjithashtu, informimi ishte bërë i mundur në saje të perso­naliteteve kosovare dhe të vetë Presidentit të ndjerë I. Rrugova, i cili kishte ardhur personalisht dhe kishte dë­shmuar disa herë para Komitetit Kosova.

Kështu që për këtë kategori, njerëzish të mirinformuar Masakra e Reçakut nuk solli ndonjë informacion të ri, pasi këta intelektualë e njihnin ekzsitencën e krimeve të pushtetit serb në Kosovë dhe strategjinë e tyre të pas­trimit etnik të territorit të Kosovës, por ajo solli pro­vën e padiskutueshme për institucionet vendimma­rrëse dhe opinionin publik francez dhe europian, pasi deri në atë çast krimet ishin të maskuara mirë, ishin të kryera “pastër” që do të thotë profesionalisht!

Por edhe për ne që e dinim mirë se çfarë ndodhte rëndom në Kosovë, zbulimi i aq shumë njerëzve të vrarë e të shfytyruar, disa edhe me koka të prera, ishte një nga pamjet më makabre që ofronte ky fundshekulli në zemër të Europës dhe ishte e pamunduar të mos bëje automatikisht asocimin me pamjet makabre të krimit nazist kundrejt hebrenjve.

Ishte pikërisht revista e përjavshme franceze VSD “Vendredi-Samedi-Dimanche”, që botoi një dosje të plotë mbi Reçakun. Në artikullin e saj flitej për 42 shqiptarë të vrarë me gjakftohtësi. Sipas artikullit të revistës VSD, në mes të kufomave ndodheshin 12 fëmijë dhe 14 gra. E paimagjinueshmja kishte ndodhur në zemër të Euro­pës dhe falë William Walker-it askush nuk mund të thoshte se nuk e dija! Botimi në perëndim dhe veçanërisht në shtypin francez i fakteve të masakrës së Reçakut do të ki­shte një efekt vendimtar, në zgjedhjen e çështjes së Kosovës.

William Walker u ngulit në kujtesën e opinionit publik, për nga kurajua, profesionalizmi, shpejtësia e veprimit dhe përgjegjësia e tij, si vëzhgues i paanshëm. Deklarata e tij gjatë identifikimit të provave dhe publikimin të fakteve të masakrës do të ngelen të shënuara në histori. Si­gurisht në atë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në veçanti por mbi të gjitha në historinë e Europës e më gjerë të humanitetit.

 

Botuar fillimisht nga Klarabudapost, më 15 Janar, 2016 & Kosova Mon Amour, Shtëpia Botuese Pema, Prishtinë 2017, faqe 27

Nga e djathta në të majtë William Walker, Klara Buda në selinë e Vatrës, New York, 2016

Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim – Nga Veton Surroi

Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht.

1.

Në vitin 2018 u legjitimua fjala “korrigjim” (eufemizëm për ndarje dhe këmbime territoresh në baza etnike), ndërsa sapo kemi hyrë në vitin kur po legjitimohet edhe një fjalë tjetër që ishte pjesë e paketës ndërkombëtare të “vijave të kuqe”, fjala bashkim si në “bashkim kombëtar”. Nga pak u prek gjatë vitit të kaluar duke ravijëzuar një sekuencë logjike: Kosova dhe Serbia këmbejnë sa më shumë serbë e shqiptarë në shtetet e tyre respektive, së bashku me një pjesë të territorit ku banojnë, dhe meqë tash do të ishin në realitete të reja, Kosova e Serbia do të kishin të drejtë të bënin çka të donin me territorin e vet. Sapo filloi ky vit dhe kryeministri i Shqipërisë e thjeshtësoi tërë procesin negociator: Kosova të përfundojë ç’ka problem me Serbinë dhe pastaj Shqipëria e Kosova të bashkohen.

Mund të tingëllojë si muzikë për veshët e shqiptarëve të Kosovës, të frymëzuar nga metafora e mungesës historike në ngritjen e flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë si mungesë e shtetit të përbashkët. Por, ndonëse muzika mund të tingëllojë e këndshme, duhet shikuar me shumë kujdes tekstin e këngës që ka brenda këtë formulë: një herë ndarje territoriale, pastaj bashkim. Varësisht ku këndohet, ajo do të tingëllojë tjetër, madje krejtësisht ndryshe prej këndimit paraprak.

2.

Këndimi në Prishtinë do të ballafaqohet me shpërputhje në tekst. Procesi negociator i tanishëm, thonë Delegacioni shtetëror dhe opozita që nuk është në këtë delegacion, duhet të prodhojë njohje të Pavarësisë së Kosovës në territorin e saj të tanishëm, duhet të prodhojë njohje të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur dhe anëtarësim në OKB. Rrjedhimisht, duhet të krijojë mundësinë e integrimit në NATO e BE.

Por nëse kënga po thotë se një herë duhet të bëhet “korrigjimi” e pastaj bashkimi kombëtar, atëherë qenka një proces tjetër negociator. Për Delegacionin shtetëror – dhe opozitën që nuk është pjesë e tij – nuk do të kishte ndonjë sens të negociohet për të zhdukurit e borxhet ndaj kursimeve të qytetarëve, për shkatërrime të shtëpive e për të drejtat minoritare brenda Republikës së Kosovës në mënyrë që të sigurohet njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia, të gjitha shtetet e BE-së dhe anëtarësimi në OKB e NATO me këtë emër, nëse ekzistuaka një proces tjetër negociator, i cili siguron që njëherë të bëhet copëtimi i territorit të Kosovës e pastaj bashkimi i tij me Serbinë, gjegjësisht Shqipërinë.

Apo është fjalë për një këngë tjetër?

3.

Kjo këngë ka gjasa të tingëllojë mirë për veshët në Serbi. Një proces negociator që, siç u shpreh presidenti i Serbisë, do të krijojë vijën ndarëse historike mes serbëve dhe shqiptarëve do të prodhonte një territor kompakt në Kosovë me sa më pak serbë në të dhe një territor në Serbi me sa më pak shqiptarë në të (pa përdorim të dhunës, por nëpërmjet të këmbimit paqësor territorial). Territori kompakt me shqiptarë do të kishte të drejtën e bashkimit me Republikën e Shqipërisë dhe meqë Republika e Serbisë e njeh këtë të Shqipërisë, Serbia do të përmbushte një nevojë dhe një premtim njëkohësisht. Do të përmbushte nevojën që të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht premtimin që kurrë të mos e njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kënga serbisht, pastaj do të ishte me më shumë refrene sesa ajo në versionin shqip. Bashkimi i sa më shumë shqiptarëve në një shtet do të ishte ftesë që një gjë e tillë të ndodhte edhe me Serbinë, nëpërmjet të bashkimit të Republikës serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

As varianti rus nuk do të tingëllonte keq. Nëse mund të bashkohen shqiptarët, pastaj serbët, çka kanë rusët që nuk mund të bashkohen?

4.

Kjo këngë nuk tingëllon mirë gjermanisht. Një lexues i vëmendshëm i lirikës së re ballkanike do të hetojë se këngës, e cila thotë “një herë ndarje, pastaj bashkim” i mungon njëri prej përcaktimeve thelbësore të shtetndërtimit, njohja. Procesi negociator që fillon me këmbime territoriale dhe kalon e përfundon me bashkim – njëherë spastrohen çështjet me Serbinë, pastaj Kosova bashkohet me Shqipërinë – anashkalon pikën më të lartë historike të Kosovës, barazinë e Kosovës me shtetet e tjera, përfshirë Serbinë, përfshirë Shqipërinë. Pra, anashkalon të drejtën e qytetarëve të Kosovës që nëse duan të krijojnë procesin dhe institucionet e bashkimit me Shqipërinë, në çfarëdo formati dhe me çfarëdo shpejtësie që të dëshirojnë – union doganor alla BE, bashkim konfederal, bashkim në një shtet. Sot, pas dhjetë, njëzet a pesëdhjetë vjetësh.

Andaj gjatë vitit të kaluar përgjatë legjitimimit të fjalës “korrigjim” u shmang vëmendja nga fjala “njohje”, si në njohje të ndërsjellë. Dhe andaj, gjatë këtij viti, me legjitimimin e fjalës “bashkim” do të shmanget vëmendja sërish nga fjala “njohje”. Kjo nuk është rastësi. Është pjesë e një përpjekjeje që me një proces “shpejt e shpejtë” të krijohet një marrëveshje që nuk do të trajtojë okupimin dhe luftën e Kosovës – parakushte për të arritur një marrëveshje paqeje – por do të zbresë tërë problemin shekullor në një emërtues të përbashkët, që shqiptarët të jetojnë me sa më pak serbë, dhe serbët me sa më pak shqiptarë, caqe këto të çdo ideologu serbomadh që nga themelimi i shtetit serb në shekullin XIX, caqe të manifestuara në luftën e fundit të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova.

5.

“Bashkimi”, si në bashkim kombëtar, kështu, hyn në stadin e vet të tretë të jetës si koncept politik. Përgjatë shekullit XIX dhe një pjese të madhe të atij XX ishte synim i rilindësve, nacional-demokratëve, komunistëve, fashistëve, romantikëve, ëndërrimtarëve, poetëve, ekonomistëve e të tjerëve. Pas rënies së komunizmit deri më sot u shndërrua në kërcënim: o do të pavarësohet Kosova, o do të bëhet bashkimi kombëtar; o do të integrohet Shqipëria në BE, o do të integrohen të gjithë shqiptarët në një shtet, o do të fitojnë të drejtat e veta shqiptarët në Maqedoni, o do të bëhen pjesë e Shqipërisë.

Tash, në stadin e tretë merr kontura që nuk do të mundë të besoheshin gjatë njëqind vjetëve. Në vend të njohjes së ndërsjellë dhe të drejtës së qytetarëve të Kosovës të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, do t’u këndohet kënga e bashkimit. Në versionin serbisht, do t’u thuhet se mund të jenë të barabartë vetëm si shtetas të Shqipërisë. Në versionin shqip, do t’u thuhet se u gjet zgjidhja për të gjitha problemet e Kosovës (OKB, BE, NATO) e njëkohësisht u gjet formula se si të përmirësohet çdo gjë tek qeverisja e shqiptarëve; dy shtete të kapura me institucione të brishta e të sulmuara me sukses nga krimi i organizuar do të funksionojnë si një shtet funksional ditën kur pranohet plani serb i deklamuar shqip: një herë ndarje, pastaj bashkim.

Njohja? Kush kërkoi këngën njohja?

Deutsche Welle – Studentët protestues: Shqipëria në krizë sociale

Drejtori i Përgjithshëm i DW takon studentë protestues në Tiranë. Biseda u fokusua tek kërkesat e studentëve, marrdhënien me mediat dhe ecurinë e protestës.

Një grup studentësh protestues, nga Universiteti Publik i Tiranës, patën rastin të bisedojnë në Librarinë ” “E për7shme”, të mërkurën, (16.01.) me Peter Limbourg, Drejtor i Përgjithshëm i DW, që së bashku me Adelheid Feilcke, Drejtore për Europën, po vizitojnë Tiranën, për të promovuar programin shqip dhe partneritetin e saj me disa media elektronike të kryeqytetit.

Biseda mes z. Limbourg dhe studentëve  protestues, nga të gjitha fakultetet e Universitetit Publik të Tiranës, u fokusua në kërkesat e studentëve,  marrdhënien me mediat dhe ecurinë e protestës.

Kërkojmë të ndryshojmë sistemin e Arsimit të Lartë

“Kërkesat tona janë më shumë sesa ekonomike. Kërkojmë të abrogohet Ligji për Arsimin e Lartë, jemi për ndryshime të thella në shoqëri. Jemi ngujuar në auditoret e Fakulteteve tona për të rritur presionin ndaj qeverisë për të plotësuar të gjitha kërkesat tona, ku më e rëndësishmja është abrogim i Ligjit, që ne dhe shumë nga profesorët tanë mendojnë që nuk është ligj i mirë. Sipas tij shumica e anëtarëve të Senatit në Universitetet Publike janë përfaqësues të qeverisë, të Ministrisë së Arsimit dhe jo të Universitetit. Ka përherë kontradikta mes vendimeve të Senateve dhe  nevojave tona për infrastrukturë dhe dije cilësore. Kërkesat tona nuk plotësohen me ndryshimin e Ministrit të Arsimit”, thotë Endris Tërbuni, student në degën e Inxhinierisë Kompjuterike.

Bora Mema, studente për Histori, në Fakultetin e Filologjisë shton, se “Senatet, si struktura të autonomisë së Universiteteve Publike, marrin vendime se ku do t’i shpenzojnë fondet. Pjesa më e madhe e tyre shkon për  të paguar përfaqësuesit e universitetit në këto senate për takimet dhe mbledhjet e  Senatit dhe jo për laboratorë, biblioteka etj. Çdo përfaqësues i tillë merr rreth 200 euro për ҫdo takim. Ka profesorë të korruptuar, kërkojmë vetting-un e profesorëve, të korruptuarit jashtë sistemit. Pa ndryshuar Ligji kërkesat tona nuk mund të plotësohen. ”

Financimi nga shteti edhe i universiteteve private – e meta tjetër e ligjit

Por ka edhe një arësye tjetër pse studentët protestues kërkojnë abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. ” Ky ligj parashikon financimin, dhënien e fondeve nga qeveria për bursa stiudimi dhe kërkim shkencore të universiteteve private. Kjo kur për arsimin e lartë parashikohen fonde në shumën e 0,5 % të buxhetit të shtetit!. Pse? Kur detyrim i qeverisë është të mbështesë arsimin e Lartë Publik? Universitetet Private janë biznese. Shesin diploma që i blejnë ata  studentë,  që kanë mundësi financiare dhe nuk kanë fituar të drejtën e studimit në universitetet publike”, thekson Bora Mema.

Interesimit të Peter Limbourg nëse në protestën e studentëve marrin pjesë edhe studentë të Universiteteve Private, Bora Mema  i përgjigjet s: ”një numër i kufizuar. Formula e pranimit në Univesitete Publike sipas ligjit që kërkojmë të abrogohet, favorizon universitetet private. Ligji parashikon që duhet të aplikosh në 10 degë të Fakulteteve të ndryshme të Universiteteve publike dhe private bashkë. Kush ka frikë se nuk pranohet tek Universitetet Publike aplikon tek privatët.”

Pa dije praktike për të konkurruar në tregun e punës – opsion punësimi Gjermania

Studentët janë të pakënaqur me nivelin e dobët të dijeve që marrin në universitet . “Nuk bëjmë praktikë, marrim vetëm dije teorike në Fakukltetin e Mjekësisë. Fondet harxhohen për konferenca dhe jo për investime për të marrë dije praktike. Mësojmë teori, japim provime, marrim diplomat, Po si do hymë në tregun e punës për të ushtruar profesionin e mjekut? Kush diplomohet në mjekësi mendon vetëm të ikë dhe të punojë në Gjermani. Nuk na jepen alternativa punësimi që të qëndrojmë në Shqipëri. Ka një krizë sociale. Prandaj protestojmë, se duam ndryshimin, duam të jetojmë këtu, të jemi e ardhmja e vendit tonë”, thotë Enri Fero, student në Fakultetin e Mjekësisë.

Media dhe protesta

Protesta e studentëve ka hyrë në muajin e saj të dytë me ngujimin në auditoret e  fakulteteve të ndryshme. Duke iu përgjigjur interesimit të z. Limbourg për nivelin e vëmendjes së medias ndaj protestës dhe informimit të publikut, studentët janë në një mendjeje se media ka qënë shumë aktive dhe protesta ka qënë lajm i parë, kur studentët ishin në rrugë. Por tani, që ata janë të ngujuar në fakultete, sipas tyre protesta: “ose nuk mbulohet nga media, ose është lajm i shtatë ose i tetë, madje ka edhe disinformacion për ecurinë e protestës”. Peter Limbourg theksoi rëndësinë e medias në informimin e saktë të publikut.

Albanien DW-Intendant Peter Limbourg im Gespräch mit protestierenden Studenten in Tirana (DW/Ani Ruci)

Votim i hapur për ecurinë e protestës

Studentët protestues nuk kanë një lidership. Organizohen me anë të medias sociale dhe whatsaaps. Kanë perceptime të ndryshme për rezultatet e protestës: një pjesë duan të plotësohen kërkesat e tyre dhe t’u ktrhehen auditoreve, të tjerë këmbëngulin për ndryshime më të thella në shoqëri. Flavia nga Fakulteti Ekonomik dhe Romina nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore tregojnë sesi të enjten (17.01) do të vendoset për ecurinë e protestës.

“Të gjithë studentët do të pyeten dhe do të votojnë nëse janë për vazhdimin e protestës apo për kthimin në auditore dhe fillimin e mësimit. Nëse 51%  estudentëve janë për vazhdimin e protestës ajo do të vazhdojë. Dekanët e fakulteteve kanë deklaruar se në një rast të tillë do të mbështesin studentët. Në rast të kundërt do të rifillojë mësimi”, thotë Romina.

Flavia thotë, se ” votimi në fakultetin e Ekonomisë, që është më aktiv në protestë, u krye të mërkurën(16.01).    78% e studentëve janë për vazhdimin e protestestës. Por disa media, pranë qeverisë informuan të kundërtën, se 78% ishin kundër vazhdimit të protestës”, thekson ajo.

Enri Fero nga Fakulteti i Mjekësisë, thotë se opsioni i grevës së urisë nuk përjashtohet. “Për momentin nuk kemi vendosur për grevë urie. Por si opsion egziston. Nëse shumica e studentëve voton pro vazhdimit të protestës atëhere do të mendojmë edhe strategjinë.”