VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kurti: Mocioni i mosbesimit – pasojë e pazareve të Thaçit për shkëmbim territorial me Serbinë

By | March 25, 2020

Komentet

Xhelal Sveçla bisedon me banorët e Zveçanit dhe Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka vizituar Mitrovicën dhe disa fshatra të komunës së Zveçanit.

Sipas një komunikate të ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla i ka siguruar banorët për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19 në pjesën veriore të vendit.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ai së bashku kryetarin e komunës Agim Bahiti, kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, “ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje”.

Në njoftim thuhet se biseda me kryetarin e komunës së Mitrovicës është zhvilluar dy ditë pasi “ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë”.

Në Kosovë, deri tash janë të konfirmuara 140 raste me Covid-19, përfshirë këtu 1 vdekje dhe 23 të shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, janë regjistruar 26 raste, përfshirë 1 vdekje, por nuk ka të dhëna mbi të shëruarit. Komuniteti serb në Kosovë rastet e infektimit i raporton te strukturat e shëndetësisë në Serbi.

KADRI VESELI, CAR LLAZARIN NUK E SOLLI ALBIN KURTI NË MITROVICË POR ATA QË ISHIN NE PUSHTET QË 20 VJET – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Kadri Veseli sot paska thanë:

“Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës”. Bash këto ditë të pandemisë boterore.

Kadri Veseli thuaji këtij populli së kush e pruni Car Llazarin në Mitrovicë, gjithesi jo Albin Kurt.

Sovranitetin e veriut e humbën ata qe qendruan në pushtet qe 20 vjet pa ndërmarë asgjë qe te shpetohet,

Në veri qe 20 vjet frymon çdo gjë serbisht e asgje shqip.

Në veri gjatë gjithëkesaj kohe jan instalu struktura paralele, ka lulezuar krimi i organizuar dhe korrupcioni.

LIsta Srpska është pjellë e Beogradit.

Më veriun qe 20 vjetë udhëeheq Beogradi me Vuçiqin ne krye,Serbet te gjitha udhezimet i marrin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.

Pra,sovranitetin e veriut e humben ata qe e e lejuan Serbin te këthehet në Kosovës anipse menduam se u çliruam.

Pra,Car Llazarin nuk ua solli Albin Kurti ne Mitrovicë por e sollën ata qe qendruan ne pushtet qe 20 vjet.

Në foto:shatorja e Car Llazarit në Mitrovicë

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit (video)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që t’i marrin me rezervë deklarimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një video-mesazhi, Kurti ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit, duke provokuar incidente.

“Tash duan konfikte e gjakderdhje ne terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur Gjendje të Jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arriten ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë për ta shpallur”, ka thënë Kurti.

Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë në detyrë duke thënë se ajo është e papërgjegjshme karshi situatës së krijuar me pandeminë në veri të Kosovës.

Dy komuna të veriut, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë vendosur në karantinë dhe kjo, sipas Thaçit është bërë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Mirëpo zyrtarët e qeverisë në detyrë kanë instistuar se vendosja në karantinë e këtyre dy komunave është bërë në koordinim zyrtar më Ministrinë e Shëndetësisë dhe bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është ministria e Shëndetësisë ajo që ka shpallur karantinën në dy komunat me shumicë serbe.

“Ne e dimë se Serbia ka pretendime ndaj shtetit tonë të pavarur të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë se ajo merr edhe veprime kundër institucioneve tona, posaçërisht në veri. Të gjitha këto ne i raportojmë të KFOR-i dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. Ne veprojmë e sillemi me kujdes, sidomos në këtë kohë kur askush nuk mund të ketë prioritet tjetër përveç shëndetit publik”, ka thënë Kurti. rel

Më 5 prill 2007 Kuvendi miratoi deklaratën që mbështet propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës më 5 prill të vitit 2007, ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

Ndërkohë, më 10 qershor 2007, Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do ta marrë pavarësinë.

Pas disa bisedimeve, Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pavarur.

Çka na pret pas epidemisë ..? – Nga Skënder MULLIQI

E para, e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve nga politikat e mbrapshta, dhe nga epidemia , që ka mundësi të tërheqë vëmendjen , është “pushimi” i hajnive . Garda e vjetër politike ,kan mbetur në “vakum”, në këtë drejtim ,por mund të jetë kjo vëtem përkohësisht?!

Sa po të kalojë epidemia , këta që e rrëzuan qeverinë , do të vazhdojnë , aty ku kan mbetur. Mos i madhi Zot, po jua prenë rrugën këtyre “ujqërive “ të pangopshem të politikës. Shumë do të kisha dëshiruar që këta mos ti shohim në skenën politike, të cilan aq shumë e kan ndotur. Sigurisht së këtë dëshirë e kan shumica sot në Kosovë.E pa imagjinueshme sa largë kan shkuar më veprime të tilla aq të liga! Krijuan mish mash politik , budallakina , poshtërsi dhe frikë …

Epideminë e shfrytëzuan në mënyrë të ulët, për qëllime meskine politike.Bënë kalkulime që kjo epidemi , ndoshta të ndikon në të ardhmën e tyre politike?! Së janë mjeshtër të ‘gjahut’, së kështu janë mësuar që shumë kohë . Këta nuk i besojnë askujtë dhe as që dëshirojnë më i besuar. Janë mësuar dhe jetojnë në prodhimin e krizave , së këto ju lënë përshtypje dhe ju lëverdisinë .E pa dëshiruara e tyre e madhe pas kalimit të kohës së koronavirusit, është që mos tju skadon koha e forcës politike. Shumë vështirë do të jetë që dikush nga politika, do të këtë ndikim dhe mundësi të tubon në sheshe më mijëra njerëz, sikur ka ndodhur …Ndoshta përjashtim mund të bën, Albin Kurti nese eskalon keq situata politike.

Kjo për faktin së Karantina e bën të vetën , dhe frika së virusi mund të na sillët aty afër diku në ajër. Kjo nuk don të thotë krejt së popullizmit mund ti kalon koha. Kjo mundet shumë të zbehët por jo edhe të zhduket, ndoshta mund të ndryshon në formë.Supozim i imi. Kosova po vuan nga telashët e shumta, ka nevojë për korrektësi politike që qytetarëve tu sjellë më në fund qetësinë e përgjithshme .Së a do të kemi realizime edhe praktike , apo do të mbesin më shumë teori na mbetet të shohim . Koha nuk pret.Sigurisht së edhe një rend të ri botëror do ta shohim . Ata që inkorporohen në situatën e re , edhe më shpejt do ti mbyllin plagët nga lëngata e shekullit. Unë pyes , çfarë janë gjasat tona, dhe çfarë do të jetë gjindshmëria jonë ? Dhashtë Zoti që mos të sillemi si gjithmonë deri më sot ,në rrethin vicioz…?!

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani futen në karantinë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, nënkryetari Aleksandar Spiriq dhe epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës.

Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, tha Rakiq.

Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna.

Përjashtim bëjnë edhe ata që ofrojnë shërbime që lidhen me pandeminë e koronavirusit, tha Rakiq.

Në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan janë 16 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa priten rezultatet edhe për rreth 120 të tjerë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se të premten janë testuar persona me simptoma, personat që kanë pasur kontakte me të infektuar dhe stafi mjekësor.

Kurti: Po zbatojmë reciprocitet gradual ndaj Serbisë

Parimi i reciprocitetit me shtetin e Serbisë është duke u zbatuar, thanë zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, gjatë një vizite që iu bënë Doganave të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.

Me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi Kurtin lidhur me “mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë”.

Nga 1 prilli, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke e zëvendësuar me masa reciprociteti vetëm ndaj Serbisë. rel

Mbajtja e premtimeve, borxh ndaj elektoratit! – Nga Florim Zeqa

 

LDK-në nuk mund ta dobësoj askush më shumë sesa lidershipi i saj me mos perfilljen e vullnetit të elektoratit, sikurse që nuk mund ta ndihmojë askush më shumë sesa elektorati i saj me kushtëzimin e lidershipit aktual për mbajtje të premtimit elektoral dhe reformim të thellë të partisë.

Qeveria e fundit e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ishte qeveria me legjitimitetin më të madh qytetarë pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së dhe shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi, Ibrahim Rugova. Koalicioni qeverisës LVV-LDK, më shumë se dëshirë e lidershipit të këtyre dy partive, ishte vullnet i elektoratit për ndryshim, i shprehur me votën e mbi 427.000 qytetarëve të vendit apo përkthyer në përqindje, 50,81 % e votuesve të dalë në zgjedhje kanë votuar për koalicionin qeverisës pas zgjedhor LVV-LDK.

Të respektohet vota që determinoi ndryshimin

Puna e nisur mirë e qeverisjes LVV-LDK kishte ngjallur shpresat e qytetarëve për ndryshim. Mirëpo, për fatin e keq të vendit, shumë shpejtë shpresat e qytetarëve u kthyen në zhgënjim të madh.
Pa dashur të përserisë ato që e din i mbarë opinioni publik, ato të ecurisë së prishjes së koalicionit qeverisës, dua të theksoj se zhgënjimin e bën akoma më të madhë tendenca për mos mbajtjen e premtimeve elektorale nga ana e LDK-së.
Siq dihet, LDK-ja ngritjen e lehtë të saj në zgjedhjet e 6 tetorit e arriti në saje të premtimit elektoral për mos bashkëqeverisje me partitë e PAN-it. Në saje të këtij premtimi LDK i mori 206 mijë votat e elektoratit të saj. Pra, votat që i mori ishin për ndryshim e jo për vazhdimin e keq-qeverisjes.
Kur jemi tek ngritja e LDK-së, do u hyja në hak lexuesve po nuk e permenda edhe një fakt tjetër. I pamohueshëm është kontributi i kandidatës për kryeministre, zonjes Vjosa Osmani, me emrin e së cilës u tubuan hiq më pak se 176 mijë vota të elektoratit, pa të cilën LDK-ja nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, jo vetëm që nuk do të renditej e dyta, do të garonte me AAK-në për vendin e tretë!
Pavarësisht zhvillimeve të fundit, lidershipi i LDK-së duhet të respektoj vullnetin e elektoratit edhe në raport me Vjosa Osmanin, si vullnet për ndryshim dhe reforma përmbajtësore në LDK, e jo si mbështetje pro apo kundër ish koalicionit qeverisës.
Çdo gjë që del jashtë premtimit elektoral është e dëmshme për LDK-në dhe me pasoja për vendin. Pra, LDK-së nuk i duhen kalkulimet e pushtetit, por mbajtja e premtimeve elektorale.
Lidershipi i LDK-së nuk duhet të harrojë se mbajtja e premtimeve dhe fjala e dhënë është parim, është vlerë e mbi të gjitha është edhe etikë njerëzore. Çdo shkelje e parimeve dhe premtimeve paraqet tradhti të pastër ndaj elektoratit, sadoqë lideri i LDK-së po mundohet ta mbështjellë me hipokrizi të reja politike.

Mallkimi i elektoratit ndaj abuzuesve të vullnetit politik

Tendecës së hapur të lidershipit të LDK-së për bashkëqeverisje me partitë e PAN-it, elektorati rugovian është duke iu përgjigjur me indinjatë, rënkim të thellë dhe mallkim ndaj abuzuesve me kontrabandim të votës së tyre të shënjtë.
Për ta ilustruar këtë që e ceka më sipër, po e shkëpus vetëm një detaj të bisedës së djeshme me një simpatizant të LDK-së dhe adhurues i frymës rugoviane; “Jam kanë i kallt mas LDK-së rugoviane, kurrë nuk m’ka ba zemra vërr me ju dhanë votën tjerave parti, po me LDK-në e Isa Mustafës nuk po mundem me u pajtu kurqysh, por as që ma don zemra ndonjë parti tjetër, por nëse shkojmë në zgjedhje, pa e votu LVV-në nuk e la, pra vota ime nuk shkon më për LDK-në e Isa Mustafës” (përfundon citati).
Merreni me mend se në çfarë deregje e ka pru LDK-në Isa Mustafa me klanorët e tij. Pavarësisht kamuflimeve politike dhe mashtrimeve, elektorati i ka kuptuar mirë lojrat plot hipokrizi të liderit partiak.
Sadoqë Isa Mustafa e thotë ditë e natë se LDK-ja nuk është vartëse e Hashim Thaçit, përputhja e qëndrimeve të tij me lojrat e presidentit i vërteton shqetësimet e elektoratit për futjen e sërishme të Isa Mustafës në pazare të pista pushtetore për vazhdimin e mandatit të presidentit Thaçi në këmbim të postit të kryeministrit për LDK-në apo anasjelltas dhe jo vetëm.
Mbështetja symbyllur e liderit të LDK-së dhënë presidentit të vendit në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, sikurse edhe në marrëveshjet paraprake, do të jetë e dhimbshme, tepër e kushtueshme dhe me pasoja të rënda për vendin.
Për më tepër se kaq, LDK-ja nuk ka nevojë të humbë energji dhe kohë rreth përcaktimeve ideologjike të Albin Kurtit, kur ato dihen botërisht siq dihen përcaktimet dhe e kaluara politike e liderit aktual të saj, Isa Mustafa.

LDK si partia e parë, shtetformuese dhe shtetndërtuese, duhet ta gjejë formulen e unifikimit të saj. Hedhja e hapave të parë drejt reformave përmbajtësore duhet të filloj me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të lira dhe të ndershme partiake, për ta zgjedhur një kryetar dhe kryesi kredibile që tërheq vëmendjen e rreth 40 % të votuesve pasiv, si dhe afrimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të viteve të ’90-ta që ende jetojnë në Diasporë, për ta rrumbullaksuar kështu mozaikun unifikues në LDK.

BE emëron zyrtarisht të dërguarin e posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi

Këshilli Evropian emëroi të premten edhe zyrtarisht diplomatin sllovak Miroslav Lajçak si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim të Këshillit Evropian thuhet se “detyrat e përfaqësuesit të ri të Posaçëm të Bashkimit Evropian, do të jenë normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës…”.

Diplomati Lajçak do të fillojnë menjëherë nga puna me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Debatet që i paraprinë emërimit të zotit Lajçak, kishin nxitur mëdyshje te një pjesë e vendeve të BE-së dhe në Kosovë, meqë vendi i tij është një nga pesë vendet evropiane që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Edhe shefi i tij, Josep Borrell, shef i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, vjen nga Spanja, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall më shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Në Kosovë presidenti Hashim Thaçi, ishte shprehur kritik ndaj paralajmërimeve për emërimin e zotit Lajçak.

“Misioni i tij është i prirë të dështojë, sepse ai ka punuar që Sllovakia të mos e njohë Kosovën si dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, shkroi ditë më parë presidenti Thaçi.

Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara emëruan zotin Mathew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor e më pas ambasadorin Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Në fillim të këtij viti zoti Grenell, siguroi marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada, në një periudhë kur kishte filluar viti i dytë i pezullimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për shkak të tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe.

Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi u hodh ideja për një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan. zëri i amerikës

Arrin kamioni më plot ndihma për mjekët e Kosovës

Pajisjet profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i kanë arritur në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes së UNICEF-it në Kosovë për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit.

Sot, 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu:

36,200 dorëza,

33,600 maska kirurgjike,

2,700 maska me mbushje të dendur,

1000 kominoshe për mbrojtje,

8,960 mantele,

2,800 përparëse mbrojtëse

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin deklaroi kështu:

“Ne e dimë se nevojitet ndihmë e menjëhershme. Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka qenë në gjendje të reagojë shpejt, duke dërguar furnizime me pajisje parandaluese që shpëtojnë jetë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë edhe në këtë kohë kur logjistika është jashtëzakonisht sfiduese. Ne do të vazhdojmë mbështetjen me metoda kreative në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët në Kosovë t’i tejkalojnë sfidat që janë paraqitur si pasojë COVID-19 ”.

Gjersa numri i rasteve po vazhdon të rritet në të gjithë botën, puna e UNICEF-it për shpëtim jetërash dhe për t’u siguruar fëmijëve shëndet, arsim, ushqyerje dhe mbrojtje kurrë nuk ka qenë më vendimtare. Ne po e luftojmë një virus të ri, po i demantojmë mitet dhe po e luftojmë keqinformimin. UNICEF-i po punon për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit. Ne po ndajmë informacione të sakta se si të mbahen familjet të sigurta, po ofrojmë pajisje mjekësore për klinikat shëndetësore dhe pajisje higjienike për familjet në nevojë dhe po e zvogëlojmë ndikimin e përhapjes së virusit në qasjen e fëmijëve në shëndet, arsim dhe shërbime sociale.

Që nga fillimi i përhapjes së virusit, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lidhur partneritet me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe autoritetet komunale për shpërndarjen e 12,000.00 pakove të higjienës familjare për familjet më në nevojë. Shpërndarja e pakove është koordinuar ngushtë me partnerët për të identifikuar dhe mbështetur familjet që jetojnë në varfëri ekstreme dhe në zonat më të largëta të Kosovës. Pakotë e higjienës familjare janë shpërndarë gjithashtu edhe për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe për komunat e banuara nga komuniteti serb në Kosovë.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë po punon me donatorë dhe partnerë për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët dhe familjet e prekura nga pandemia.

Kosovë, kryetarët e Mitrovicës bashkë kundër COVID-19

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiç dhe komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali Michele Risi, u bënë thirrje të ënjtën në mbrëmje qytetarëve që të respektojnë rregullat e autoriteteve për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Në një konferencë të përbashkët në urën mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse ndërmjet jugut të Mitrovicës që banohet me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe, ata thanë se virusi nuk njeh përkatësi kombëtare apo kufij administrativ.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Michele Risi tha se situata është serioze kudo në botë përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.

“Jam i sigurt që të gjithë qytetarët në Mitrovicë do të ndjekin me shumë kujdes rregullat dhe kufizimet që janë vendosur nga institucionet publike në Kosovë dhe natyrisht nga kryetarët e Mitrovicës”, tha gjenerali Rici.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri u bëri thirrje qytetarëve në të dy anët e qytetit që t’u përmbahen rekomandimeve të organeve përgjegjëse.

“Ne po luftojmë maksimalisht virusin që erdhi nga jashtë. Ky virus nuk njeh kombësi dhe po përballet e gjithë bota. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë, posaçërisht në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, të respektojnë të gjitha udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të formuar në Prishtinë, të cilët ju rekomandojnë të qëndroni në shtëpi. Do të ishte gjithashtu një kërkesë e institucioneve tona më të larta shëndetësore dhe atyre të Organizatës Botërore të Shëndetit”, tha zoti Bahtiri.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç tha se duke respektuar udhëzimet e autoriteteve përgjegjëse do të shpëtohen jetët e qytetarëve.

“Ky virus që është përhapur në tërë botën, për fat të keq, nuk e anashkaloi as komunën tonë. Kjo e keqe nuk njeh dallimet dhe kufijtë administrativ, kombëtar, politik dhe fetar dhe kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të marrin përgjegjësi dhe duke mbrojtur vetën, ruajnë gjithçka rreth tyre”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, u kërkuan qytetarëve të përdorin të gjitha shërbimet e mundshme në luftën kundër koronavirusit.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në mjediset e banuara me serbë është 12, ndërsa një pjesëtarë i komunitetit serb ka vdekur nga pasojat e virusir në një spital në Nish, një qytet në jug të Serbisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është 126. zëri i amerikës

Osmani: Për herë të parë Kosova kishte qeveri që planifikonte padi për gjenocidin serb

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar krimet e luftës, ka thënë se “për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë“.

Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë

Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi”.

“Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar ajo.
Dje është shënuar 21-vjetori i Masakrës në lagjen Qerimi në Gjakovë.