VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kurti me videomesazh uron pavarësinë

By | February 17, 2020

Komentet

(Video) Intervista e plotë e Grenellit dhënë të premten Berat Buzhalës

Emisari i presidentit amerikan në bisedimet Kosovë–Serbi, Richard Grenell, në një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing të T7, e ka hedhur poshtë çështjen e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se disa herë publikisht ka bërë me dije se bëhet fjalë vetëm për thashetheme, e jo për ndonjë opsion në bisedime. “Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”. Grenell ka folur edhe për tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, duke thënë se kryeministri Kurti i kishte premtuar se do ta hiqte atë. “Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën”, ka thënë Grenell. Gazeta Express sjell të plotë intervistën me Richard Grenellin, emisarin e Presidentit Trump, të cilën e ka zhvilluar gazetari Berat Buzhala.

Zotëri Grenell, do të doja ta filloj këtë intervistë duke jua bërë pyetjen që e preokupon shumicën e njerëzve në Kosovë tash për tash. A nuk ishit ju shumë të ashpër me z.Kurti sa i përket pozicionit të tij për taksën?

R. Grenell: Shikoni, ne, Shtetet e Bashkuara, e kemi pasur një qëndrim të gjatë se taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti. Kjo është një politikë afatgjate, kjo është diçka që ia kemi komunikuar secilit udhëheqës para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të jem i sinqertë, ne e kemi pasur zotimin nga të gjithë para zgjedhjeve se ata do të përkushtohen për heqjen e taksës. Kjo është diçka me të cilën Shtetet e Bashkuara bindshëm pajtohen njëzëri dhe me përkrahjen e dy partive se taksa është duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës. Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës. Ne jemi të përqendruar për ta ndihmuar anën ekonomike dhe mendoj se ka shumë vëmendje të përqendruar në çështjet politike. Administrata e presidentit Trump po përpiqet ta ndihmojë procesin e dialogut. Ne kemi vendosur para një kohe të gjatë se zgjidhja në mendjet tona do të ishte krijimi i hapave nxitës ekonomikë, lënia e politikës politikanëve dhe ndihma ndaj ekonomisë. Ekonomia nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe ajo që më kërkoi mua presidenti Trump është që të përpiqem të ndihmoj për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune. Vazhdimisht kemi parë dëshmi se bizneset, qofshin ato biznese amerikane apo evropiane, ngurrojnë të vijnë në Kosovë për shkak të disa politikave dhe për shkak të problemeve të përceptuara që ato po i krijonin, e keni parasysh, praktikisht për shkak të bllokadave. Bizneset nuk kishin vullnet në vinin kur ekzistonte një krizë e perceptuar.

Ju thatë se e keni pasur një zotim nga të gjithë para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve se ata do ta largojnë taksën. A u zotua zotëri Kurti për këtë?

R.Grenell: 100 për qind po. Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën.

Pse mendoni se ju gënjeu?

R.Grenell: Shikoni, unë nuk do të përfshihem në politikë dhe në atë se si është situata atje, në atë se si përgjigjen udhëheqësit politikë para dhe pas zotimeve, por realiteti është se ne jemi duke qëndruar jashtë politikës. Ne do të punojmë me secilën qeveri që dëshiron të krijojë një atmosferë ku ju e largoni taksën dhe ndihmoni për të krijuar vende pune për të rinjtë, për qytetarët që janë atje. Bizneset duan të vijnë në këtë rajon. Kjo është njëra nga arsyet që kur administrata e Trumpit erdhi në pushtet dhe kur presidenti Trump më kërkoi që të jem i dërguar special, gjëja e parë që e bëra kur arrita në Prishtinë, gjëja e parë që bëra kur arrita në Beograd ishte takimi me komunitetin e sektorit privat, jo me politikanët. Shkova në Odën Ekonomike, shkova te bizneset dhe ajo që dëgjova nga të gjithë ishte se ata nuk mund të kenë tregti normale për shkak të këtij problemi politik. Prandaj, gjëja e parë në të cilën u përqëndrova ishte të sigurohet një linjë fluturimi, e cila do t’i përfshinte mallrat dhe udhëtarët. Një numër jo i mjaftueshëm i medieve janë përqendruar në aspektin e mallrave të kësaj linje historike të fluturimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të krijonte një mënyrë për bizneset që t’i transportojnë mallrat në rajon shumë shpejt. Ju e dini, kemi kompani që ofrojnë vetura me qira. Kur e merrni një veturë me qira, për shkak të këtyre problemeve, njerëzit nuk mund ta kalojnë kufirin lehtë. Ata nuk mund të shkojnë te një kompani që jep vetura me qira, ku mendonin se do të mund të shkonin. Kjo po i bën bizneset të vuajnë. Gjëja e dytë që vendosëm për ta bërë ishin marrëveshjet për hekurudha dhe autostradë. Këto janë çështje që i dëshiroi komuniteti i biznesit dhe më lejoni që të ballafaqohem me një çështje sa u përket hekurudhave, sepse ishte një marrëveshje mes udhëheqësve në Serbi dhe udhëheqësve në Kosovë për hekurudhat dhe më vonë, pasi ajo u nënshkrua, kishte pyetje për atë se cilën rrugë do ta merrte. Shikoni, ne kemi qenë shumë të qartë për këtë rrugë, duke thënë se nuk kemi një preferencë. Ne kishim nevojë që të dyja palët të pajtohen. Ju nuk mund ta keni njërën palë që e dëshiron një rrugë, ndërsa palën tjetër që e dëshiron një rrugë tjetër. Ka fonde të kufizuara që janë në dispozicion nga evropianët ose nga amerikanët që do ta ndihmojnë financimin e këtyre projekteve. Ju nuk mund të zgjedhni rrugë që nuk janë të realizueshme për të dyja palët ose që janë shumë të kushtueshme. Pra, ne nuk e kemi zgjedhur rrugën, dy palët e kanë zgjedhur atë. Unë qëndroj fuqishëm në atë se ne nuk po iu imponojmë dy palëve zgjidhje amerikane. Ajo që po mundohemi të bëjmë është që të sigurohemi se nuk po i çojmë dëm të hollat tona dhe kur populli amerikan ofron ndihmë për të financuar projekte ose për të bërë gjëra të caktuara, ato të holla të mos shkojnë dëm. Pra, kur të dyja palët bëhen bashkë dhe e kuptojnë se kjo është rruga më e realizueshme me fondet e kufizuara, sepse rruga e propozuar më parë ishte përmes disa pjesëve të Serbisë që nuk është përkrahur nga qeveria serbe, që ishte shumë e shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe thjesht nuk ekzistonin fondet në kuptimin e kalimit nëpër zona malore.

Zotëri Grenell, mbrëmë ju, së bashku me Mattheë Palmerin dhe ambasadorin Kosnett, e lëshuat një deklaratë. Ishte një sqarim shumë i nevojshëm pasi që gjatë javës së kaluar e veçanërisht gjatë debatit në Kuvend, zotëri Kurti dhe ministri i tij vazhdimisht deklaronin se ekziston një marrëveshje sekrete dhe nëse largohen taksa dhe reciprociteti, Kosova do të humbë një pjesë të territorit. Kjo çështje tashmë duket e zgjidhur, por për audiencën tonë, për të mos lënë asnjë pikë dyshimi, as ju dhe as ndonjë pjesëtar tjetër i qeverisë amerikane kurrë nuk keni diskutuar me presidentin Thaçi apo presidentin Vuçiq për shkëmbimin e territoreve, apo jo?

R.Grenell: Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve. Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion.

A besoni se shkëmbimi i territoreve është opsion i mirë për t’i zgjidhur problemet me Serbinë?

R.Grenell: Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion, por unë dua të jem shumë i qartë se të gjitha këto çështje politike…Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike. Besimi ynë është që ne mund të krijojmë një atmosferë ndryshe, ku bizneset evropiane dhe amerikane vijnë në rajon për shkak se konflikti i perceptuar ka marrë fund dhe që mund t’i shtyjmë bizneset që ta shohin këtë rajon si pjesë e zgjerimit të tyre. Ne krijojmë vende pune, krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga Kosova ose Serbia dhe që rajoni të bëhet më i gjallë. Ne besojmë se kjo është zgjidhja për problemet politike, besojmë që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës krijojnë shpresë, krijojnë nxitje (ekonomike) dhe problemet politike do të bëheshin më të pakta. Ajo për të cilën më duhet të jem i qartë është që shumë nga problemet janë të lidhura me ekonominë dhe aty duhet të shpenzohet energjia. Ne të gjithë vërtet duhet të ndalemi së luftuari dhe të fillojmë të përpiqemi që të krijojmë vende pune në rajon dhe në këtë kemi qenë të përqendruar.

Tani duket se me humbjen e mocionit të mosbesimit nga ish-kryeministri Kurti, taksa për mallrat serbe mund të hiqet. Sidoqoftë, për një periudhë të caktuar kohore, shumë njerëz ishin të shokuar që ndihma amerikane për zhvillim po pezullohej dhe tërheqja e trupave po përmendej për herë të parë. Sa afër ishim ne që ta humbim përkrahjen tuaj në mënyrë rrënjësore, zotëri Grenell?

R.Grenell: Shikoni, populli amerikan e do popullin e Kosovës. Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër. Ne besojmë rrënjësisht se taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës dhe vendosëm të kemi një politikë amerikane që ishte shumë e fuqishme. Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë. Por e vërteta është që ne e duam popullin e Kosovës dhe duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe.

A ishte e mundshme për qeverinë amerikane që të vazhdonte të punonte me qeverinë e kaluar (të Kosovës)?

R. Grenell: Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të punojë me çfarëdo qeverie në Kosovë që dëshiron të krijojë vende pune dhe të lëvizë përpara. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe jemi atje, por përsëri po kthehem te politika e Shteteve të Bashkuara, e cila zhvillohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan. Prandaj, kur besojmë se taksa 100 për qind, e vendosur nga qeveria e Kosovës, është duke e dëmtuar ekonominë tuaj, atëherë ju nuk mund të prisni që ne ta vazhdojmë financimin e projekteve që ne besojmë se nuk do të jenë efektive, sepse taksa thjesht është duke ia zënë frymën ekonomisë. Nuk duam t’i çojmë dëm paratë tona.

Dy pyetjet e fundit. Pas më shumë se një viti të mungesës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm disa shtete evropiane duket se janë të interesuara rreth agjendës suaj aktive dhe për marrëveshjet që i keni lehtësuar në Mynih dhe Berlin për transportin. A jeni ju në kontakt me kryeqytetet evropiane sa i përket çështjes së dialogut?

R.Grenell: Po, me disa, me disa që janë përkrahëse. Mendoj se kjo është paksa e ekzagjeruar, sepse janë disa individë, qeveri dhe udhëheqës evropianë që ofrojnë shumë përkrahje për ta çuar dialogun përpara. Kam parë përkrahje të pabesueshme për marrëveshjen e linjës ajrore, marrëveshjen historike të linjës ajrore, të cilën duhet ta përfundojmë dhe ne jemi të përqendruar për ta përfunduar atë në mënyrë që të mund të zbatohet. Ne kemi përkrahje të madhe për marrëveshjet e hekurudhave dhe autostradës. Megjithatë, nuk ka dyshim që gjithmonë do të ekzistojnë ata që do të ulen anash dhe do të ankohen vazhdimisht. Ajo që ne duam ta bëjmë është që të shkojmë përpara. Për shembull, unë e kam ngritur çështjen e liberalizimit të vizave drejtpërdrejt me kancelaren Merkel. Kam thënë se kjo është një politikë që duhet të rregullohet dhe se qeveria gjermane përfundimisht mund të ofrojë ndihmë. E ngrita këtë çështje vitin e kaluar, në nëntor apo dhjetor, drejtpërdrejt me kancelaren Merkel. Ajo më tha drejtpërdrejt se ka mënyra me të cilat ata do të mund të punonin për ta rregulluar këtë dhe për të ofruar ndihmë, ndoshta për viza të punës ose viza të industrive specifike. Kur i ngrita këto pika në mënyrë specifike, ajo tha “Po, ka gjëra që mund t’i bëjmë.” Ajo e këshilloi ekipin e vet që ta bënte këtë. E kam ngritur këtë çështje shumë herë. Nuk e kam parë ende të zbatuar, por ne besojmë se ka gjëra që evropianët mund t’i bëjnë, që janë zotuar se do t’i bëjnë dhe që duhet t’i bëjnë, por që nuk i kanë bërë ende.

Të paktën që nga viti ’92 e tutje, kosovarët kanë besuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shtëpinë e Bardhë. A duhet ta vazhdojnë ata besimin në Shtetet e Bashkuara dhe në Shtëpinë e Bardhë?

R.Grenell: Shikoni, unë mendoj se ju duhet t’u besoni evropianëve, duhet t’u besoni amerikanëve. Ne të gjithë jemi së bashku në këtë çështje. Ne duam të lëvizim përpara. Unë besoj fuqishëm se ka shumë njerëz në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara që janë të bërë bashkë duke dëshiruar të bëjnë përparim dhe nuk janë duke shikuar se kush merr merita ose kush çfarë bën. Ka mjaft gjëra për t’i bërë që ne të gjithë ta ndihmojmë rajonin.

Si pyetje e fundit, çfarë prisni ju nga kryeministri i ri, zotëri Grenell?

R.Grenell: Shikoni, ne nuk do të përfshihemi në politikë. Populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet, ata do ta zgjedhin udhëheqësin e vet, por Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndrueshme, pavarësisht kush është në detyrë. Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që e ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj. Ne po përpiqemi ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Serbinë, tërë rajonin, për ta krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të kenë vende pune cilësore, të rriten familjet e tyre dhe ato familje të kenë mirëqenie. Pra, ne e caktojmë politikën tonë dhe politika jonë është shumë e qartë. Taksa të hiqet dhe pastaj ne mund të bashkëpunojmë në rrugë të gjera.

Pyetja e fundit, shumë njerëz që ju kundërshtojnë e kanë përdorur orientimin tuaj seksual, zotëri Grenell – ju jeni homoseksual dhe këtë e pranoni haptazi – si argument për t’i minuar autoritetin dhe aftësinë tuaj për ta udhëhequr këtë proces. Si e komentoni këtë?

R.Grenell: Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht.

Faleminderit shumë, zotëri Grenell!

R. Grenell: Çdo të mirë!

VIDEO – Leka Buçaj: Në bombardimet 78 ditore nuk isha pilot, por pjesë e shërbimit inteligjent

DEKLARATA NE RTK-“Kam qene nen komanden e Gjeneralit Wesly Clark. E kam ndjerë veten krenar,qe isha pjese e ekipeve te NATO-s. Kam dashtë të bëja edhe ma tepër, por nuk dija si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë.

Vatrani Leka Buçaj, i biri i Kryetarit të Vatrës, ishte pjese e personelit ajror, jo si pilot , por ne nje tjeter funksion, ne ate te inteligjences, gjate bombardimeve te NATO-s ne Serbi..

Media, perfshi dhe Diellin, dha nje lajm te marre nga RTK, ku shkruhej se ai ishte pilot i NATO-s, qe bombardoi Serbine.

Duket se lajmi ka nje pasaktesi, Leka nuk ishte pilot qe bombardonte, por fluturoi mbi Kosove ne nje funksion tjeter, ate inteligjent.

Ja prononcimi i tij per median:

LEKA BUCAJ DEKLAROI PER DIELLIN

Po, asht e vërtetë se kam qenë nen komandën e gjeneralit Wesley Clark dhe kam fluturue mbi Kosovën gjatë bombardimevet, si pjesë e personelit ajror, por nuk kam qenë pilot. Aeroplani në të cilin kam fluturue (jo si pilot), nuk ka lëshue bomba, por pasë nji tjeter funksion (Inteligence), edhe ai me shumë randësi per bombardimet, tue qëndrue 12 orë në ajr në ditë.

Gazetari që e kishte marrë vesh se kam fluturue mbi Kosovë gjatë bombardimevet, më pyeti në se isha krenar, dhe u pergjigja se po, pa u kujtue me i thanë se nuk isha pilot. As ai nuk ka pasë faj, pse natyrisht me fluturimin mbi Kosovë në kohën e bombardimevet, mendja të shkon te piloti dhe te bombat.

Kërkoj ndjesë per keqkuptimin.

Rrnoftë Kosova e lirë! Rrnoftë Amerika!

Leka

VIDEO – Përlotet Vjosa Osmani kur lexon mesazhin e vajzës së Nekibe Kelmendit

Përlotet Vjosa Osmani kur lexon mesazhin e vajzës së Nekibe Kelmendit

‘’M’u anuluan koncertet nëpër botë, por s’kam pse mendoj për to’’, sopranoja Inva Mula: Vajza jonë është e lumtur, nuk kishim kaluar kaq kohë bashkë si familje

Sopranoja e mirënjohur Inva Mula ka rrëfyer karantinimin e saj në Tiranë ashtu siç po bëjnë të gjithë shqiptarët në kuadër të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Mula shprehet se kishte nënshkruar kontrata për disa koncerte, si një turne në prill në Australi, më pas në maj dy koncerte në Paris dhe Londër kurse në fillim qershor në Itali. Por për sopranon shqiptare ato kontrata nuk kanë më rëndësi.

Ajo shprehet se tashmë vajza e saj është e lumtur që së bashku me familjen po ndan 24 orë bashkë në shtëpi.

”Jemi mirë të gjithë dhe shpresoj që gjithë rrethi familjar shoqëror të jenë mirë. Ndodhemi në Tiranë të izoluar ashtu si të gjithë. Mundohemi të jemi me pozitivitet në mendje dhe të bëjmë detyrimet si qytetarë të mirë. Ky është kontributi që mund të japim. Të izolohemi dhe mos bëhemi pengesë por të zbatojmë rregullat.

Si është përditshmëria e Inva Mulës?

Përditshmëria ka ndryshuar. Mendoj që detyrimi kryesor është të kujdesem për vajzën. Detyrohemi t’I përkushtohemi mësimeve nga shkolla. Nuk është e lehtë. Detyra jonë është që fëmijëve t’i japim një ndjesi pozitive, ta kalojmë si lojë. T’i japi fëmijës një lehtësi të kësaj gjendje. Pjesa tjetër me mësimet nuk duhet t’i shtrëngojmë pasi nuk është e lehtë që fëmijët të rrinë gjithë ditën në shtëpi, ndërmjet tensioneve pasi nuk jemi të qetë, jemi të avaruar. Ta kalojmë sa më lehtë. Përditshmëria ime është instrumenti, pianoja, të punoj për gjithë koncertet dhe kontratat.  Ranë të gjitha koncertet dhe udhëtimet. Nuk arrij do që ta ndjek siç dhet me studimet.

Kemi marrë masat. Kemi bërë një hendek me ushqime. Uroj mos kemi vetëm t’i përkushtohemi vetëm ushqimit por më shumë se kaq.

Shumë vështirë ky proces. Shkolla ka programin e vetë. Shkolla e vajzës sime është në anglisht. Nuk është e njëjta punë që e bëjmë me metodat tona. Ne po bëjmë shkollë tani, t’i përshtatemi programit. Duhet ta kthejmë vëmendjen në kushtet që janë krijuar, çfarë mësimesh po zhvillohen në shkollë, si po zhvillohet fëmija i sotëm, dhe të shfrytëzojmë këtë kohë për të nxjerrë gjërat më të mira. Koha është ajo që krijojmë vetë dhe na krijohet nga rrethanat. Është shumë e lehtë të japim mësime, por në radhë të parë janë mësimet që po ja jap vetvetes.

Po në maj kisha dy koncerte, një në Paris një në Londër, që të dyja kanë rënë. Në 6 qershor dhe 8 qershor në Itali, dhe një turne në Austrli tani në prill. Flas globalisht kanë dalë shumë prioritete dhe s’kam pse mendoj për kontratat. Punoj pak tani. Kohën më të madhe ja kushtoj vajzës. Por ajo është e lumtur se thotë që nuk kemi kaluar ndonjëherë 24 orë bashkë. Por është bukur, nuk kemi luksin gjithmonë ta kemi.”- tha Inva Mula.

Po ashtu edhe vajza e saj është shprehur e kënaqur për këtë kohë të kaluar bashkë si familje teksa rrëfen se i mungon shkolla.

”Shkojmë në tarracë dhe bëjmë banjo dielli, është shumë qejf. Shkolla është më e vështirë në shtëpi se në shkollë. Doja të qëndroja me mamin dhe babin. Por dua të shkoj dhe pak në shkollë se më merr malli për shokët dhe mësimet. Edhe kur rri gjithë ditën në shtëpi nuk ke çfarë të bësh. Kur shkon në shkollë ke çfarë të bësh. Me shoqet komunikoj disa herë jo shpesh.”- tha vajza e Inva Mulës.

Familja qënka gjëja më e çmuar që na frymëzon në jetë. Të jemi të fortë dhe pozitivë, qytetarë të mirë që do i zbatojnë rregullat për ta çuar më përpara dhe të prekemi sa më pak nga kjo sëmundje. I uroj të gjithëve sa më pak të sëmurë dhe sa më shumë energji për të rifilluar jetën jo aty ku e kemi lëën, por edhe më tej. Shpresoj që të gjithë të jemi mirë, të jemi bashkë. Por mos rrimë më shumë me njëri- tjetrin.  ”- shtoi Inva Mula.

Po ashtu një mesazh kishte dhe bashkëshorti i sopranos, biznesmeni Hetem Ramadani.
”Ato çfarë i tha Inva nuk i përsëriti. Rregullat që duhet të qëndrojmë në shtëpi. Por të provojmë të agjerojmë dhe të meditojmë. Ne i kemi bërë këto me vite. Por është dashur ta fillojmë sepse efektet negative do të jenë më të vogla  nëse i nënshtrohemi këtyre. Gjithë kjo çfarë po ndodh është zvogëlimi i imunitetit. Ne kemi mekanizma që të mbrohemi ndaj këtij virusi.”- tha Hetem Ramadani.

(BalkanWeb)

(Video) Këshilltari Federal Alain Berset përfshin Roger Federer në fushatën: Rri në shtëpi – me Hashtag: “Kështu mbron veten dhe të tjerët #Protectyourselfandothers”

“Themelore të mbrohen të moshuarit” (Roger Federer / Instagram)

Voal.ch – Këshilltari Federal Alain Berset ka lançuar përmes rrjeteve sociale një fushatë kundër koronavirusit. “Bashkë dhe solidarë. Mos harroni: rrini sa më tepër që të keni mundësi në shtëpi”. Fushata në rrjetet sociale është e stilit – “Ice bucket challange” – “Sfidë kovës me akull” se si të mbroheni nga koronavirusi. Këshilltari Federal Alain Berset ka nominuar me Hashtag – #soschützenwiruns – #Protectyourselfandothers – #Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët Roger Federer dhe Ish-Miss- Zvicra Christa Rigozzi.

Ja reagimi i Këshilltarit Federal Alain Berset në Instagram: «Bashkë dhe solidarë. Të gjithë kemi një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Në spitale, në shtëpitë e njerëzve të moshuar, gjithashtu në dyqane, midis fqinjëve. Ju duhet të ndiqni udhëzimet. Duhet të mbani distancën dhe mos harroni: qëndroni në shtëpi. Kjo është një çështje përgjegjësie për të gjithë. Na tregoni se çfarë bëni në Hashtag-un #voicicommentnousproteger. Ju mund të emëroni tre persona. Unë mendova për : Christa Rigozzi, Stresi dhe Roger Federer, “tha Berset në Instagram.

Roger Federer u bë menjëherë bëhej pjesë e fushatës me video dhe zërin e tij për të sensibilizuar shoqerinë dhe sidomos rininë. Përmes Instagram-it, bazilezi theksoi rëndësinë e qëndrimit në shtëpi, pasi ai ka disa ditë duke bërë atë që thotë.

“Situata është shumë e rëndë – tha mbreti Roger Federer – kështu që është e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe në mënyrë të veçantë për të mbrojtur të moshuarit, të cilët janë kategoria më e rrezikuar”.

Federer më pas thirri për sfidë duke emëruar me Hashtag Wendy Holdener, Roman Josi dhe DJ Bobo./EB/20Minuten

 

 

 

 

 

Shpërthen artisti: Papa Francesk “Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë dhe maska!”

Një thirrje drithëruese vjen nga Italia, teksa artisti  Tonino Alfonso ka shpërthyer ndaj kishës Katolike dhe Papa Franceskut. Ky i fundit, gjatë këtyre ditëve ka zgjedhur fjalët e bekimit për t’u lutur për popullin italian dhe popujt e botës, por ka qënë kjo sjellje që ka nxitur shpërthimit e artistit të moshuar.“Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë.  Keni qindra tonelata ari. Unë nuk shkel më në kishë nëse nuk blini respiratorë dhe maska. Unë të doja kur të pashë të luteshe, por nuk më mjaftojnë ato lutje për njerëzit që po vdesin. Njerëzit duhen kuruar në shpirt dhe në trup. Keni 10 miliardë  euro, tonelata ari. E thonë të gjithë. Përse të shërben ky ar Papa Francesko. Merri ato para, jepja popullit. Mjaft me lutjet! Fjalët nuk vlejnë më. Shpëto jetë! Mjaft më me fjalët”, është zëri shpërthyes i Tonino Alfonsos.

(Video) Bashkëshortja e ambasadorit amerikan, Kosnett, në protestë kundër rrëzimit të Kurtit

Në foto: Philip Kosnett

Bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i bashkohet protestës që do të mbahet sonte në orën 20:00, e cila bëhet kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka lënë të kuptohet se e kundërshton ndërhyrjen e disa politikanëve në punën e mirë që po bën qeveria me menaxhimin e situatës emergjente në vend.

“Mezi po pres deri në orën 20:00 që t’iu bie tenxhereve dhe fërtereve këtu në Prishtinë” ka thënë Alison Kosnett.

 

(Video) KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë – Artisti Altin Marku dhe Hava Kurti Krasniqi nga Emisioni TV në Zvicër Flas Shqip

 

Janë shumë virusë në korona
por ne kemi vetëm një besim: shëndetin

U zbrazën shitoret
U mbyllën shkollat
U hargjuan maskat
U izoluam nëpër shtëpi
U ndalën lëvizjet kufitare
U lanë vizitat familjare
U shashtrisëm fare ?

Uhhhhh, por mos harroni një gjë të shenjtë

KURAJO, SHPRESA dhe SOLIDARITETI janë vlerë.

Imunsistemi është i lidhur shumë me gjendjen shpirtërore.

Kurr nuk vdes njeriu pa i vdekur shpresa.
Asnjë medikament nuk ndihmon nëse frika në shpirtin tonë dominon.

Pra shëndeti është rezultat i kombinimit të mbështetjes medicionale dhe e mbështetjes shoqërore e mjeksore.

Me frikën je i vdekur edhe kur je i gjallë, me shpresën jeton edhe kur je i goditur rëndë.

Mbështetja është fuqia që na duhet në këtë kohë.
Në këtë moment ne s’mund ti zgjasim as duart njëri tjetrit por mundemi ti falim shpresën me gjithë zemër.

Askush prej nesh nuk do të jetojë 500 vjet, por për aq sa jetojmë të jetojmë duke iu gjendur njëri tjetrit në çdo moment.

Ka shpresa se edhe koronës i gjindet ilaçi prandaj të ruajmë forcën shpirtërore.

Ajo që na duhet këtë moment është tê mos bëhemi shërbëtorë të shpërndarjes së panikës, por të falim dashuri sepse dashuria është mjeku më i mirë.
Më e rrezikshme panika se sa virusi.

Prandaj edhe diaspora jonë ka nevojë për njė mbështetje morale.
Kjo është detyrë e mjekëve, e psikologëve, por edhe e artistëve.

Njëri prej tyre artisti Altin Marku ideatori dhe moderatori i emisionit Fol Shqip në Zvicër, shpesh përmes viedove jep fjalë mbështetëse e plot dashuri e kurajo në lidhje me situatën e krijuar

Nuk ka forcë më të madhe se sa kur dikush të thotë: unë besoj në ty, apo unë lutem për ty. Është privilegj të përjetosh interesimin e të tjerëve, të kesh besimin e tyre.

Shërimi është i mundur,dhe fillon tani ….

 

Hava Kurti Krasniqi

Fjalimi i javës: Vjosa Osmani tregon se çfarë do të thotë që të jesh shqiptar dhe proAmerikan pazgjidhshmërisht!

voal.ch – Vjosa Osmani tregon se çfarë do të thotë që të jesh shqiptar dhe proAmerikan pazgjidhshmërisht!

Shiheni vetë!

VIDEO – Kurti: Kurrë nuk janë ndalur negociatat sekrete

Ka kohë që nuk ka dialog, por negociatat nuk janë ndalur!

Unë jam i bindur që ka një qëndrim normal e ky është zëvendësimi i tarifës 100% me reciprocitetin. Dhe ka një qëndrim sublim normal, e ky është zëvendësimi gradual i tarifës 100% me reciprocitetin. Përgjatë këtij zëvendësimi gradual do të krijoheshin edhe masat e mirëbesimit për dialogun e ardhshëm.

Ne në fushatë kemi garuar me reciprocitetin. Të gjithë ne që në fushatë kemi garuar me reciprocitetin dhe kemi marrë votat e qytetarëve është e domosdoshme që për ndryshim të qëndrimit të kthehemi të qytetarët dhe minimumi i korrektësisë demokratike e thotë që ata që kanë ndryshuar qëndrim duhet të kërkojnë referendum.

Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e fillim të dialogut. Kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës e për mbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme. Midis dy presidentëve, unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Dhe ajo që po kërkohet është të thyhet qeveria e Kosovës, të thyhem unë si Kryeministër, në mënyrë që të marr fuqi ai që në emër të Kosovës në negociata sekrete ka bërë marrëveshje që tash të gatshme do ta servoj jo për të filluar dialog por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog. Edhe vetëm 10% po të jenë gjasat se ka marrëveshje të gatshme ne duhet të jemi të kujdesshëm. E unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Ky është problemi. Ky është ‘’elefanti’’ në dhomë. Nga shoqërimi për dy vite e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial, ka dalë një ujdi aty. Por, e keni vërejtur se çfarë po thotë presidenti i Serbisë: me kë të negocioj unë, me Kurtin në Bruksel apo me Thaçin në Washington? Me fjalë të tjera, ai po iu thotë edhe faktorëve ndërkombëtarë, por edhe Kosovës: përcaktojeni cili. E për t’u përcaktuar ky i dyti në Washington, kërkohet që paraprakisht të thyhet ky i pari në Prishtinë. Kjo është e thjeshtë, nuk është e komplikuar. Pra, duhet të thyhet kurrizi i kësaj qeverie, unë si Kryeministër i ri, dhe më pastaj të thuhet në rregull, presidenti fitoi, marrëveshja në tavolinë, dhe shampanja prapa. Mirëpo unë them jo. Është gabim pozicioni ekstremist. As heqje tarife pa reciprocitet dhe as insistim në tarifë duke mos u angazhuar për reciprocitet.

Mua nuk më pëlqen se çfarë po ndodhë, por ajo që mund të ndodhë po u hoq tarifa pa reciprocitet është pakrahasimisht më e dëmshme. Ai do të ishte një gabim i pafalshëm historik.

Unë nuk jam antiamerikan, unë jam kundër antiamerikanëve. Por më duhet ta them një gjë, presidenti është antievropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual deklarohet hapur si antievropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht si antiamerikan. Ai vetë tha jam antievropian. Unë jam edhe pro Amerikan edhe pro Evropian. Unë besoj në lidhjen Trans Atlantike. Ai u deklarua si antievropian dhe filluan sulmet e akuzat, shpifjet për mua si antiamerikan. Unë i dua edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimin Evropian, na duhen të dyja. Pa ShBA nuk ka NATO, pa NATO nuk ka siguri as në Evropë se lëre më në Ballkanin tonë. Ndërkohë që Kosova është në Ballkan, në territorin Evropian dhe jo në kufi me Meksikën. Presidenti i Kosovës po sillet shumë më keq me Bashkimin Evropian sesa me Serbinë. Unë si Kryeministër i vendit nuk jam dakord me qasjen ku Presidenti flet për Borrellin, Lajçakun, Brukselin më keq sesa për Daqiqin, Vuqiqin e Beogradin. Kjo është gabim. Borrelli, Lajçaku, Brukseli nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë, mos të ngatërrohen këto gjëra.

Unë jam i gatshëm të shkoj në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si Kryeministër me ekipin tim, bashkë edhe me Kryeparlamentaren tonë, znj. Vjosa Osmani dhe t’i diskutojmë të gjitha çështjet. Kemi nevojë për një proces drejt një marrëveshje të pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe rajonin.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan Presidentit Trump: Duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës (video)

Ilirian Agolli

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkroi një letër në fund-javë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku theksoi rëndësinë që ka mbështetja amerikane për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Diplomatët shqiptarë, anëtarë të këtij Këshilli, theksuan se në këto bisedime u duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari mbi statusin e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë iu drejtua këtë fundjavë me një letër publike presidentit të SHBA-ve Donald, Trump, ku vlerësoi lart përkushtimin e adminstratës amerikane në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në letër për presidentin Trump ndalemi te ajo që e kemi frikë se mund të ndodhë dhe që ne e shohim si një e keqe me përshkallëzim, dhe që është prekja e kufijve aktualë të Kosovës, kufij të njohur ndërkombëtarisht, dhe ajo që thuhet shpesh si këmbim territoresh. Ky do të ishte një çmim me pasoja jo vetëm për Kosovën po edhe për gjithë rajonin” – thotë Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Këshilli i Ambasadorëve, një organizatë e formuar prej dy vjetësh nga ish ministra të jashtëm dhe ish diplomatë shqiptarë të nivelit të lartë, shprehu besimin se ky dialog Kosovë – Serbi, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA, ofron një mundësi të re për të dy vendet, Ndaj Këshilli e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

“Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është një konflikt ende i pambyllur. Dhe SHBA si një vend kontributor i jashtëzakonshëm dhe i dorës së parë për paqen dhe stabilitetin në botë synojnë ta zgjidhin këtë problem. Sepse pa një zgjidhje përfundimtare që do të çonte në njohjen reciproke mes të dy vendeve dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre nuk pritet të ketë paqe të sigurtë mes Serbisë dhe Kosovës dhe në gjithë rajonin” – tha zoti Mustafaj.

Ai veçoi nga letra për presidentin amerikan Trump se tanimë janë arritur disa rezultate premtuese me marrëveshjet mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Special, Ambasadorit Richard Grenell, ndërsa tani Kosova ka një qeveri të re VV – LDK.

“Kryeministri është i Vetëvendosjes, gjysma e qeverisë është ngë Vetëvendosja, programi i qeverisë është në masë të madhe pjesë e angazhimeve elektorale të Vetëvendosjes, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i drejtojë ai negociatat me Serbinë, duke ia hequr mandatin edhe presidentit edhe parlamentit. Të gjithë këto elementë e kanë shtuar vëmendjen e SHBA ndaj Kosovës” – tha ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Mustafaj.

Sipas Zotit Mustafaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fort se rezultati i dialogut Kosovë- serbi do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar “Plani Ahtisaari”. Ai shton se ardhja në qeverisjen e Kosovës të Lëvizjes Vetëvendosja e ka rritur vëmendjen ndërkombëtare.

“Nuk mund të them se ka përshpejtuar zhvillimet, po e ka rritur vëmendjen e ndërkombëtarëve, si të BE-së edhe SHBA-ve, e posaçërisht SHBA-tëjanë besimplota se gjërat do të ecin ngadalë por në drejtimin e duhur në këto negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Tani duhet vëmendje më e madhe. Për Kosovën është fat i mirë që vëmendja vjen posaçërisht nga SHBA-të, sepse për hir të së vërtetës, garant më i madhe se sa BE-ja lidhur me rezultatet e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj janë SHBA-të” – tha zoti Mustafaj.

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë thekson se parimet udhërrëfyese të planit Ahtisari sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik, theksohet në letrën drejtuar presidentit Trump nga Këshilli i ambasadorëve shqiptarë.

Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore.