VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KURMI I GRUAS – Poezi nga PABLO NERUDA – Përktheu ROLAND GJOZA

By | September 27, 2020

Komentet

PILAFI (Tregimi i së dielës) Nga Agim Xhafka

Në çdo cep të Greqisë po të shkosh me pushime do ndeshësh patjetër shqiptarë. Që të ofrojnë miqësi,shërbim,qeshje e gatishmeri pafund dhe falas.
Kështu me ndodhi para tre vitesh në një drekë në ishullin Tios,një copë shkëmbi i madh,por i mbushur me turistë aq shumë sa mendova se do fundosej,nuk do e mbante dot ngarkesën njerëzore.
Nga që ishim me ngut,se ishim në një tur në 6 ishuj,nuk kishim mundësi për restorante klasi a për ngrënie me muhabete shtruar. Shkuam në një kthinë te një cep rruge që afronte në çast fruta deti të zgarës. Nuk mbaruam fjalët e porosisë kur pjatat me oktapodë,kallamarë,karkaleca mbushën tavolinën e vogël rrumbullake. Uri të madhe nuk kishim,por nepsi alarmant na përfshiu se gatimet ishin mbreterore,plot freski,aroma e erëza të krejt globit. Mbresave të piknikut iu shtua dhe gastronomia mahnitëse. Donim të paguanim shpejt,por:
-I keni dhoro nga pronari. Eshtë shqiptar si ju!- na tha shqip kamarieri që na solli gjithë ato pjata e fliste veç ne,ne,ne!
U gëzuam sigurisht,por doja ta falenderoja personalisht.
-A mund t’i japim dorën?
-Patjetër,-dëgjuam dhe drejt nesh po vinte një burrë mesatar,i qeshur,me sy bojëqielli,flokë kafe e me dhëmbë shumë shumë të bardhë.
Pasi e falenderuam mësuam se quhej Bledar,ishte nga Këlcyra,kishte ardhur që 25 vjet përpara,ëndërronte në Shqipëri të bëhej mësues,por nuk e çonin në shkollë pedagogjike. Ishte i martuar,kishte dy djem dhe të dy në universitet në Athinë. I madhi masterin do e bënte në Londër. Në fillim mblidhte ullinj,më pas bahçevan në ca hotele,pastaj me gruan morën një lokal të vogël me qira e atje kanë 12 vjet që presin e përcjellin turistë. Çdo vit e më shumë. Na pyeti dhe ne për profesionet. Kur mësoi se isha gazetar,tha që njihte një prej tyre. Koli e quanin,babai e pati ftuar një herë dhe per darkë në Këlcyrë,tha. Ai premtoi se do më nxirrte bursë për shkollë në Gjirokastër,por nuk di pse nuk ia doli.
Koli ishte shefi im i redaksisë per shumë vite. Nuk e përmenda se e njihja nga që më erdhi ndër mend krejt darka e Këlcyrës,krejt ajo natë kaq e pështirë dhe e turpshme. M’u kujtua dhe Bledari,atje në cep të dhomës,i pafjalë dhe me duart te goja duke kafshuar thonjtë.
Sapo kisha nisur punë në gazetë e në një shërbim në jug të vendit,Koli,shefi im,vendosi të më merrte dhe mua me qëllim që të mësojë ky i riu nga praktika e gazetarisë. Bashkë me ne ishte dhe Gazi e Tit shoferi,pra bëheshim katër veta. Shërbimet me shefat janë të mërzitshme,jo nga që ai ishte dyfishi i moshë sime dhe Gazit,por nga që për çdo mendim të tij duhej të thoje vetëm ok. Nuk flitej për diskutim a qoftë larg debat. Sa arritëm tek hotel turizmi në Gjirokastër,na doli para Llani,një korrespodent lokal që ishte pritësi e përcjellësi i bosëve nga Tirana siç thoshte ai. Një tip i shkathët që me njohjet nga qendra ishte bërë si sekser për të zgjidhur hallet e njerëzve në qytet. Ndaj e prisnin në dreka e darka plot hallexhinj.
-Do shkojmë në Këlcyrë pas një ore,- i tha Kolit.-Na pret një darkë e mirë.
Në fakt ishim të uritur se drekë hëngrëm dy byrekë me gjizë në dorë që i blemë në Fier.
Në më pak se gjysëm ore hypëm në BÇ kineze e vrapin tek Myrto,kështu quhej burri që na paskej ftuar për darkë.
Kishte ngrohtësi që në hyrje. Myrto,një burrë i qeshur,trup mesatar,por muskuloz na perqafoi. Krejt familja e tij na priti në korridor. Gruaja dhe dy vajzat e rritura. I fundit ishte Bledari,çuni i vetëm i shtëpisë që sapo mbaroi tetëvjeçaren.
Myrto merrej me mirëmbajtjen e fabrikës së verës, por kishte plot hardhi në oborr e çdo vit bënte nga dy kv raki.
Na nxori nga një gotë,pastaj të dytën,ca ullinj e turshi në një pjatë,erdhi e treta,e katërta e u nxeh muhabeti.
-Dua ta bëj djalin mësues!- na tha e sytë i lëvrinë.
-Ta bësh pse jo,-foli Koli.
-Po duhet një ndërhyrje!
-Kemi shokun Koli,mos u merakos,-tha Llani e pa nga Koli.
-Po,po,do e zgjidhëm.
-Se këta të këshillit ia japin ndonjë të vetit,-nxorri merakun Myrto
-Po kush i pjerdh këta,-e vulosi Tit shoferi e gotat mbushu e zbrazu.
Pasi u thanë ato dy meze të mjera,erdhën pesë pjata me pilaf,por veç në dy kishte mish,tek Koli dhe Llani. Titi shtriu dorën e ia mori Llanit.
-Na erdhi me kockë mishi i tallonit javor ,-tha Myrto e i hipi një i kuq në fytyrë.-Por bën pilaf të mirë.
Për pesë minuta u fshinë pjatat. Llani seç i fliste në vesh Kolit e ky nuk lëvizte hiç kokën.
Pasi rrëkëllyem edhe nga dy raki të tjera u çuam. Koli sa i dha dorën Myrtos ,gruas e vajzave nuk ua fërshëlleu. Hypëm në makinë,heshtje. Pas ca kilometrave gati i tremba të gjithë:
-Tit,ndalo se nuk i morëm emrin dhe mbiemrin çunit të Myrtos.
Koli u kthye vrik e më bërtiti:
-Pse me një pilaf do vihemi ne në punë?
Gazi më pickoi. E kuptova e heshta. U betova se nuk do vija më në shërbim me shefin.
Pas kaq vitesh para meje rri ai djali i ndershëm i asaj shtëpie të ndershme,që ndanë me mikun edhe kockën e tallonit. Ai djalë,që mbase atë natë fjeti pa ngrënë,na gostiti sot se zemrën e ka të madhe. Nuk pati interes a miqësi me ne. Veç që folëm shqip u tregua bujar që ta mësonim se këtë ishull të bukur e kanë grekët,por e zhvillojnë edhe shqiptarët.
Doja ta pyesja për Myrton,për motrat,për nënën,por më dukej sikur do kthehesha në skenën e një krimi.
E falenderova dhe u gëzova shumë që ai njeri ishte i lumtur nga puna e tij. U ndjeva çlirët se e kisha si brengë nga ajo natë e zezë made in Koli.Të paktën arratisa turpin tim…

Në ditën e marrjes së çmimit Nobel – Poezi nga NËNË TEREZA

Gjithmonë kam në zemër

popullin tim shqiptar.

Zotin lut shumë

që Paqja e Tij

të vijë në familjet tona,

në zemra dhe botë.

 

Lutuni

për fukarenjtë e mi,

për motrat e mia

dhe për mua.

 

Për ju lutem unë…

 

Oslo, 10.12.1979

UJËVARË SHPRESASH – Cikël poetik nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

Shpresa me zogun résh flatron,

Pas nesh dhimbje flakërimi, pse

Agava vetëm njëherë lulëzon, në

Rrënjësh lind e fshihet gëzim…

 

Palombar bëhem n’ërrësirë, nxis

Një ditë lodhjesh ta rrëmbejë –

Bëj gjezdi nëpër ajër të dëlirë,

Era këndon në rrugë e rrëkllej.

 

Shpresa dëgjon veshët e vet,

Me kismet, në fat më të mirë.

Ujërat që ecin për çdo vjet –

Me galop zbresin n’rrafshirë!

 

Burimet kanë vetëm një emër,

Në mëngjese s’ndërron vesa…

Poeti qoftë çoçërr ka ‘i zemër

Dhe ate e mbanë sall shpresa!

 

Me Kerubinin fjalëpak qëndron,

Vargjet i ka t’artat n’dritare, me

Kadril luan lojë figurash kiloton,

Me rreze gërshetë dhe fanfare…

 

Ujëvarë shpresash sa e lashtë,

N’lule t’ballit ruaj Zot e Atdhéun.

Unë jam fëmijë iliri me dashtë –

Trupin s’ma ngrit dot si Anteun!

 

 

E diel, 06 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

 

                   POETIT MARATON

 

 

Dikur moti thotë…legjenda

Kishte vrapuar gjatë një njeri!

Lisi s’jep qershi, por lenda…

Mes lemzimesh stisën poezi.

 

Odash thithte lemarak fjalë,

Për bëma dhe trimërit tona.

Se deshte dioiken e përdalë

I lemerishëm rrinte tevona…

 

Kupa e ëndjes n’tamth i plasi,

Maestrave u kishte fort lakmi!

Pena e dashjes n’gozhd’i hasi;

S’i kishte ra leximit mirë mistri!

 

Pa njolla poetin e përmenda,

E vura në vargun e durimit tim.

Më dukej mur’i derdhur brenda;

Gur i palatuar kishte dëshpërim.

 

Heras për fjalë qe përdredhur,

I grafllonte verdhësirë shkaku…

Shtrezës s’pezmit duke bredhur,

Tepes së kokës i ngjitej gjaku…

 

Me dhunë kërkonte fjalën e re,

Në gjini të artit pa mëkat futej…

– Do jem poet i urt mbi këtë dhé;

Uratën po, për mbështetje lutej,

 

Vitet pa ndoj libër s’i iknin bosh,

E gjeti kroin e kujtimeve te viset.

Me kritikët glizando – mjaltosh,e

Kasnec me vargjet çdo ditë niset

 

Si qumështit mbi suvalë gufimi

I ka do vese moderne thinjosh…

I ka zgjidhur nyjet nga tfillimi,si

Sanço Pançi barkun sa një kosh!

 

 

 

E premte, 11 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

PËR TY NËNËMADHE – NËNA TEREZE

– Shenjtëreshë na beko me shenjtërinë Tënde

 

Është një derë – derë humane

që rri hapur – fare pa reze,

Është zemra e nobelistës

e Nënës sonë Tereze.

 

Fluturat e lumturisë

vallëzojnë lehtë me rreze,

nëpër ballin e përndritur

të Nënës sonë Tereze.

 

Turtullesha shend e verë

degëve të një krekëze

Çerdhën thurte plot hare

me duart e Nënës Tereze.

 

Fisniklindur – bijë shqiptare –

shenjtore me sy bukureze

n’sofër buke – thërret – Gonxheja, –

Nënëmadhja jonë Tereze.

 

Plagët e shpirtrave t’thyer

si nënë, si motër dhe teze

I mëkonte me bukën e bardhë

Burim shprese – Nëna Tereze.

 

Me uratën Tënde – Diellin purpur

çdo skëterrë me zjarr e ndeze…

– Engjujt me kurorë trëndafilash

të stolisen Nëna jonë Tereze.

 

Me ngazëllim ecim meridianeve

ballin krenar në çdo tatëpjetëze!

Me fjalën e dashurisë na bekoi –

E pavdekura: Nëna jonë Tereze…

 

 

POET I EKZALTIMIT HYJNOR

  • Mirko Gashi mbetet si një nga zërat më autentikë të poezisë së sotme panshqiptare, në 81 vjetorin e lindjes е 25 vjetorin e ndarjes nga jeta (2 shkurt 1939 – 5 qershor 1995)

 

 

Gjakim katër stinëve lulelotësh – derdh një dardhë, se –

Halla pret nipin e lirikës – idhtar opusi – kanë lidhur besë;

Me bosht e furkë tjerrë – urata Mirkos – për të ardhë – që –

Të mos zemrohen vestalet – ardhjepritja – guaskë shpresë.

 

Mbi kikë të Karadakut, n’arbor vitae netët duan dëshmi,

Feniksi ringjallet zemrës së poetit – kallen stërnishta…

Amaneti s’mundet përtej fundit të lumit nis motmirë – agimi,

Fëmijët ëndërrojnë të këndojnë – me bilbila zgjohet Selishta[1]

 

Gjarpëri shtëpisë rrokulliset odave me këmishën e leckosur…

– Mos ia puthni së kaluarës dorën – ju preksha për të mirë! –

Askush dy herë nuk ka qenë poet – flet poeti mllefosur; sepse –

Parathëniet e tija përbrenda ditës ardhmëritë ngecën dëshirë.

 

Rrënjët e tim eti, eshtrat e stërgjyshit i kam tokës diellore, pse

Fëmijëve s’ua thoni të vërtetën se lulet kanë qindra ngjyra…

Miku im fisniklindur me buzëqeshjete – vargjesh stërmadhore, Ti

“Mbete i përgojuar në qytet” – të gjorët i harroi natyra, meqë –

 

Çdo gjë parathoje saktë lindur në vorbullin e ardhmërisë…

Ylli poetit shihet pikëmesditës – o, farkatar i opusit, he –

Të lumtë!, mbete aristokrat suprem i vreshtit të bohemisë

Dhe kurrkushët u qullosën rragnicë – urritur fundit të pusit!

[1] Selisht ~ ë, a, fshat i zonës së thellë malore të Karadakut të Gjilanit, prej nga e ka origjinën poeti.

SIKUR TË KISHA LINDUR NË SHKUP

Asaj që bënte dritë me fanarin e arsimit

 

Së paku sikur të kisha lindur në Shkup,

Djalosh magji me pëllumba të bardhë në duar

Sytë do më shkrepnin dashuri, pranverë

Më kishin rritur ninullat e arta të Vardarit

Në djepin e ylbereve mbi tri urat e tij.

 

Pulëbardhat bukurinë ma çerdhnonin në zemër,

Mbjellë e kisha farën e dashurisë në sheshe

Me rrezet e ëndrrave diellore – qumësht lulesh –

Për sytë e njerëzimit me buzëqeshje të sinqerta

E – trëndafilash në këtë qytet të lashtë, sepse

Në këtë qytet kryqëzimi është metaforëbukur.

 

Sikur të kisha lindur në Shkup, prej ugareve

Me kallinj të nevojshëm në dorë të korrikut

Do ta kisha ndalë tërmetin e kobshëm

Edhe gjethet e shelgjeve brigjeve

Të lumit do kremtonin zgjidhjen e nyjeve

Me pogaçen e madhe sa Dielli,

Organoja me buzëqeshje agimesh jehon.

 

Agimet e ardhmërisë s’do ti ndalnin

Akrepat e orëve as si ndryshojnë rrugëdaljet

Edhe plepat e brigjeve të Vardarit do festonin

Dasmat me vashat dhe beqarët me fyej magjik

Të katër stinët do kishin një emër – pranverë.

 

Bari kurrë nuk do vyshkej për ëndrrat e fëmijëve,

Rriten mе madhështi, me nektarin e ditëve…

Unazat e nishaneve po rrokullisen – habertare

Deri te gishtat e margaritartë të nuseve

Të stolisura me yje të mileniumeve.

 

Sikur të kisha lindur në Shkup, zymbyl,

Do vrapoja me tufën e rrezeve të puthjeve

Pas hapave të mëndafshtë të Nënës Tereze,

I shoqëruar me poetin Ndue Bytyçin,

Me lirikun më të shquar Mateja Matevskin

Dhe poeteshen Danica Ruçigaj më e bukura vashë

(E mëkuar me qumështin e nënës shqiptare)

Ndalë ia kisha mordjen, për të stis vargje të reja!

 

Vonë erdha në këtë qytet – rrugët e këngës

Më gjetën vetmitar, jo rastësisht

U dashurova dhe u martova nga ky qytet

Me një vashë me zemër engjulli, fëmijëve

Ua mësoi gjuhën e bilbilave me kënatat e vesës

Gjysmën e shpirtit dhe gjysmën e diellit i bëri ABETARE.

 

Lulet s’zgjohen pa vargjet e mia në këtë qytet;

Oh, sikur të kisha lindur pak më herët në Shkup,

Historisë do t’ia ngallitja një faqe të re

Me shkronja drite, me shkronja platini

Kundërmimi mallit do të ndahej në dy anije

Kujtimi kurrë s’do shterronte si gurrat.

 

Oh, sikur të kisha lindur në Shkup,

Do t’i kisha hapur katinarët e dëshirave

Sytë dhe krahët e engjujve e ruajnë këtë qytet.

Sikur të kisha lindur në Shkup!

 

 

Shkup,

E shtunë, 6 janar 2018.

TAKIMI – LOTËT E ZEMRËS[1]

E i panjohuri të panjohurit dorën e pranverës ja shtrin.

– poeti –

 

Gjysmëshekulli na mblodhi me sytë e lëngëzuar,

Si zogjtë e kaltërt nëpër rreze të brengosur, shtegtojmë –

Enciklopedisë së kujtimit, emrat ishin të paharruar…

Pati mungesa gjumi – amshimit ndjesë paçin!, të pasosur…

 

Disa kishin vajtur nëpër galakse të reja, prore –

Të tjerët të magjepsur pas ëndrrave – pikë e pesë! –

Ruzhdiu e Tushi sapo ishin kthyer peligrin nga Qabeja;

Vetëm tri shoqe të gjeneratës erdhën dallëndyshe me besë.

 

…Bulëzuan ëndërrat e rinisë tonë të pështirë, e ne –

Nxënës e arsimtarë përgjanim se jemi një moshë…

Dhe jeta me thundra na kishte goditur pa mëshirë; sepse –

Rrahur na kishte me vaj e uthullë me sitë e shoshë…

 

Pa mburrje thamë: jemi prindër fëmijësh – natyrisht;

Një dyzinë mburreshin me nipër, njëzetë me mbesat…

Dy klasë të teta shpjegonin për jetën e vogël stërgjyshërisht,

Për blerimin e vonuar me brymë – na rrëfenin trajtash mbresat.

 

Të gjithëve hapërimet na shpienin moshës së tretë,

Pse qemë të behartë, moshëkaltërt – ofshe, para pleqërisë…

Se çka na ngeli në zemra është përdëllim i vërtetë, dhe –

Le të rrojmë me shëndet – t’urtë – stinësh të ardhmërisë!

 

Takimi – lotët e zemrës – bulëza ndjellamira të mugulluara,

E shtuna e qershorit vajti vijë dore në hare duke përlotuar.

Vallë, do kthehen ato çaste kurrë të paharruara, mbase –

Në takimin e gjashtëdhjetëvjetorit rrugës së ëndërruar?!

 

 

E shtunë, 21 qershor 2014

Në Rogoçicë, Anamoravë.

[1] Në edicionin IV të poezisë lirike “Në gjurmët Naimiane 2018” – Përmet. Me çmim të dytë u vlerësua poeti nga Shkupi, M. Spahiu, me poezinë me titull “Takimi – Lotët e zemrës.”

Faslli Haliti urtësia që u foli të gjithëve – Nga Bledi Filipi

 

Ai që ishte dëshmi e asaj kohe të hidhur, asaj kohe kur askush nuk kishte guximin të shkruante a mendonte ndryshe u shua!

Pati kurajon të shprehte atë që ndiente në ato momente kur s’të lejonte kush. E për këtë i hoqën të drejtën e botimit dhe e çuan të punonte në kooperativa të ndryshme të Lushnjës.

Zgjodhi të largohej atëbotë, pasi i kreu detyrat jetësore, shoqërore dhe kombëtare. Duke mos rreshtuar asnjë çast së shkruari, shqipëruari për lexuesit shqiptar.

Është cilësuar nga kritika si një ndër penat më të rëndësishme  të letërsisë shqipe.

Faslli Haliti, nuk foli kurrë me gjuhë urrejtjeje, se rrahu kurrë gjoksin e të thoshte unë.

Nuk foli kurrë me gjuhën e forcës, as me ata që stisën përndjekjen e tij por çdo gjë ja la kohës.

Ai foli veç me urtësinë e tij  që tregonte fisnikërinë dhe bujarinë e një kolosi e mendimtari. Qe një enciklopedi për këdo.

Prof. Adriatik Kallulli do ta cilësonte si “një ndër poetët shqiptarë që ka ecur më shumë pranë një lumi të qetë fushor, brigjeve të të cilit ka lulëzuar një jetë me shumë dritë.”

Poeti që solli një frymë të re në letërsinë kombëtare u lind në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Kreu  Liceun Artistik për pikturë. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.

Pat punuar si mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën “Dielli dhe rrëkerat “, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Ai qe poeti që e qëmtoi fjalën si bleta nektarin, për ta vendosur në vargje që nuk vdesin kurrë!

Vargjet e tij, të mbushura me sharm  dhe elokuencë mbeten mesazh i gjallë për brezat.

Faslli  Haliti me krijimtarinë e tij, zë një vend të rëndësishëm në letërsinë kombëtare. Jeta dhe vepra e tij do të jenë një dëshmi  dhe udhërrëfyes për brezat, pasi janë gërshetim i së shkuarës e të tashmes, reales dhe  aktuales.

Poetë të tillë nuk vdesin kurrë, ata e përjetësojnë jetën e tyre në vargje që trashëgohen brezave.

Shkrues  dhe studiues dalin në çdo kohë, por personalitete si Faslli Haliti rrallë gjen.

Jetoi një jetë me stuhi, por ato e forcuan edhe më tepër  për të jetuar mes njerëzve për njerëzit. Me komunikimin e tij i jepte forcë kujtdo, e kështu do të kujtohet nga cilido.

 

Bledi Filipi

Më 18 tetor 2011 u nda nga jeta poeti i shquar italian Andrea Zanzotto

VOAL – Poeti italian Andrea Zanzotto lindi në 10 tetor 1921 në Pieve di Soligo, në provincën e Treviso, nga Giovanni dhe Carmela Bernardi. Dy vjet më vonë, më 1923, lindën dy motrat binjake Angela dhe Marina; më 1924 Zanzotto shkon në çerdhe, drejtuar nga murgeshat që ndoqën metodën Montessori. Më 1925 lindi motra e tij Maria. Babai, i cili e kishte lavdëruar hapur Giacomo Matteottin, akuzohet për antifashizëm dhe, me kalimin e kohës, kundërshtimi i tij ndaj regjimit e vështirëson atë që të bëjë çfarëdo lloj pune. Kështu që në vitin 1925 ai u strehua fillimisht në Paris dhe më pas në Annoeullin, afër Lille, ku ai punoi me disa miq.

Kur më 1927 Andrea i vogël filloi shkollën fillore, falë mësueses Marcellina Dalto, ai shpejt mësoi të shkruante: ai kaloi kështu në klasën e dytë; në këtë periudhë ai tashmë ndjen – siç tregon ai vetë – kënaqësinë e muzikalitetit të fjalëve. Humbja e motrës së tij Marina më 1929, zija do të mbetet një episod i rëndësishëm i dhimbshëm në mendjen e re të poetit të ardhshëm.

Më 1930 lindi një vëlla tjetër, Ettore. Pasi shkon në shkollë në Treviso, fillojnë edhe interesat e para të forta letrare. Dashuria e tij e parë dhe frymëzimi i vargjeve të para daton që nga viti 1936 dhe, me shoqërimin e gjyshes dhe hallave të tij, arrin të botojë në një antologji për të cilën ai paguan një kontribut të vogël. Vargjet nuk kanë ende një stil personal dhe janë të ndikuar nga Giovanni Pascoli.

Motra Angela vdiq nga tifoja më 1937: humbja serioze e hidhëron thellësisht. Lodhja e studimit – Zanzotto djeg me sukses fazat – japin episodet alergjike dhe astmatike. Pasi mori gradën master, Zanzotto u diplomua edhe në shkollën e mesme Canova në Treviso me një diplomë klasike të shkollës së mesme. Më 1939 u regjistrua në Fakultetin e Letrave të Universitetit të Padovës. Thellon leximin e Baudelaire dhe zbulon Rimbaud. Ndërkohë fillon studimin e gjermanishtes, duke aritur të lexojë poetët e shkëlqyer Hölderlin, Goethe dhe Heine në gjuhën origjinale.

Më 1940 ai fillloi si mësues zëvendësues në Valdobbiadene. Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore është pritur me shumë shqetësim. Më 1941 kontrata në Valdobbiadene nuk iu rinovua, por ai arriti të marrë një tjetër në qytetin e Treviso në një shkollë të mesme si student i diplomuar. Më 30 tetor 1942, me një tezë mbi veprën e Grazia Deledda, Zanzotto u diplomua në letërsi italiane.

Ai mbetet i përjashtuar nga thirrja për armë për insuficencën e kraharorit dhe për astmën e fortë alergjike. Në “Signum”, ai boton një prozë të titulluar “Adagio” në numrin 10 dhe skicat e para të rrëfimit midis prozës dhe lirikës që formojnë bërthamën më të vjetër të librit “Sull’Altopiano”, i cili do të botohet në vitin 1964.

I nënshtrohet thirrjes nën armë një vit më vonë: ai dërgohet në Ascoli Piceno, por sëmundja ndjehet shumë.

Zanzotto merr pjesë në Rezistencën Veneciane në radhët e Drejtësisë dhe Lirisë, duke u marrë me shtypin dhe propagandën e lëvizjes. Në vitin 1946, pasi mbaroi vitin shkollor, ai vendosi të emigrojë. Ai shkoi në Zvicër dhe më vonë në Francë. Ai u kthye në Itali në fund të vitit 1947 kur duket se perspektivat për mësimdhënie ishin rihapur.

Në vitin 1950 ai garoi për çmimin San Babila për pjesën e pabotuar: juria ishte e përbërë nga Giuseppe Ungaretti, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, Leonardo Sinisgalli, Vittorio Sereni. Zanzotto fiton çmimin e parë falë një tufe poezish, të krijuara midis viteve 1940 dhe 1948, e cila më pas do të botohet në vitin 1951 me titullin “Dietro il paesaggio”.

Punimet e tij të mëvonshme që janë botuar janë “Elegia dhe vargje të tjera” (1954) dhe “Vocativo” (1957). Në vitin 1958 ai u njoh me Marisa Michieli me të cilën u martua një vit më vonë. Gjithashtu në vitin 1959 ai fitoi çmimin Cino Del Duca me disa histori, duke filluar të reflektojë në poezinë e tij. Botoni^ “Një poezi kokëfortë për të shpresuar”. Babai i tij Giovanni vdiq në 4 maj 1960 dhe disa ditë më vonë (20 maj) lindi fëmija i tij i parë, i cili u pagëzua me emrin e gjyshit të tij.

Në vitin 1961 lindi fëmija i dytë.

Në vitin 1962 Mondadori botoi vëllimin e saj të vargjeve “IX Egloghe”. Që nga viti 1963 prania e tij si kritik në revista dhe gazeta është intensifikuar. Zanzotto tani shkruan gjithashtu ese të shumta kritike, veçanërisht për autorët bashkëkohorë si Giuseppe Ungaretti, Eugenio Montale ose Vittorio Sereni.

Ai u njoh me filozofin gjerman Ernst Bloch në Asolo më 1964 dhe u pushtua nga filozofia e tij: ndërkohë u botua libri i tij i parë me prozë krijuese, “Sull’altopiano”.

Nga fundi i viteve 1960, vëllimet e tij të para të rëndësishme të vargjeve filluan të botoheshin. Në vitin 1968 ai botoi ​​”La beltà” (konsiderohet deri më sot libri themelor i veprës së tij), të paraqitur në Romë nga Pier Paolo Pasolini dhe në Milano nga Franco Fortini; më 1 qershor recensioni i shkruar nga Eugenio Montale botohet në Corriere della Sera. Më 1969 ai botoi “Pamjet, faktet dhe Senhal”, shkruar menjëherë pas zbarkimit në Hënë nga astronauti amerikan Neil Armstrong në 21 korrik.

Në vitin 1970 ai përktheu Niçen e Georges Bataille. Pas një udhëtimi në Evropën Lindore në 1973, nëna e tij vdiq. Ai përktheu “Letërsia dhe e keqja” nga Georges Bataille për Rizzoli dhe botoi një vëllim të ri vargjesh, me titull “Pasque e l’antologia Poesie” (1938-1972).

Në verën e vitit 1976 poeti filloi bashkëpunimin me “Casanova” të Federico Fellini. Më 1977 ai përktheu nga frëngjishtja “Mjeku i fshatit” nga Honoré de Balzac; në të njëjtin vit ai fitoi çmimin ndërkombëtar Etna-Taormina për prodhimin e tij letrar.

Në fund të vitit 1978 botoi “Il Galateo in Bosco”, vëllimi i parë i një trilogjie që i dha atij çmimin Viareggio më 1979. Në vitin 1980 ai shkroi disa dialogë dhe fragmente nga skenari i filmit “La città delle donne” nga Federico Fellini, të cilin e takoi më shumë herë në Veneto me gruan e tij Giulietta Masina (e cila do të bëhej perëndeshë e çmimit Comisso në Treviso).

Më 1983 Zanzotto shkroi Koret për filmin e Fellini “E la nave va”, botuar nga Longanesi së bashku me skenarin e filmit. Ndërkohë, del “Fosfeni”, libri i dytë i trilogjisë që i jep atij themimin Librex Montale.

Në këtë periudhë pagjumësia, nga e cila poeti vuan prej ca kohësh, bëhet më e mprehtë, aq sa e detyron atë të shtrohet në spital. Ai filloi të mbante një ditar mbi të cilin të regjistroheshin ngjarjet në një mënyrë sistematike, si një terapi për çrregullimin e tij.

Më 1986 Mondadori publikoi vëllimin e tretë të trilogjisë me titull “Idioma”. 1987 është viti i rehabilitimit të plotë fizik. Në të njëjtin vit ai mori çmimin Feltrinelli nga Accademia dei Lincei.

Më 1995 Universiteti i Trentos i dha një diplomë nderi. Në vitin 2000 ai mori çmimin Bagutta për “Poemat dhe Zgjedhjet e Prozës”. Në vitin 2001 ai botoi librin e tij të përbërë me titull “Mbivendosjet”, i cili përqendrohet në temën e shkatërrimit të peizazhit.

Andrea Zanzotto është gjithashtu autori i tregimeve për fëmijë në gjuhën veneciane, si “La storia dello Zio Tonto”, përpunim nga folklori Treviso dhe “La storia del Barba Zhucon”.

Në shkurt 2009 ai lëshoi ​​”Në këtë përparim”, një bisedë me gazetarin nga Conegliano Marzio Breda, në të cilën Zanzotto shpreh ankthin e reflektimeve për kohën e tanishme dhe mendimin e tij të kthjelltë të tetëdhjetë e shtatë vjeçarit.

Me rastin e ditëlindjes së tetëdhjetë e tetë të tij ai boton “Konglomeratet”, një përmbledhje e re poetike e shkrimeve të përbëra midis viteve 2000 dhe 2009.

Andrea Zanzotto vdiq në mëngjesin e 18 tetorit 2011, në spitalin Conegliano për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes, vetëm disa ditë pasi u bë 90 vjeç./Elida Buçpapaj

DUKE U KTHYER NGA SHTËPIA E ATIJ QË PO VDES – Poezi nga NËNË TEREZA

Ta ruash dëlirësinë

në zemër të Zotit të dashurisë

dhe ndaje

me të gjithë ata që takon

dhe shndërroje kështu

në instrument paqeje.

 

Që çdo veprim im

të jetë copëz mrekullie

e Zotit.

 

Lusim

punën

duke vepruar

me Krishtin

për Krishtin

drejt Krishtit.

Pimëni  si ujin e gurrës me etje! – Cikël poetik nga FASLLI HALITI (5 dhjetor 1935 – 16 tetor 2020)

SHUANI  ETJEN     

 

 

U zhduka kujtuat,

Avullova

Shtera

Si uji?

 

Ngriva

Humba esencën ujore, kujtuat?

U transformova në akull, në bore

U zhduka, kujtuat

S’e dinit ju

Që transformimi

Është  baraz vdekje?

Shuani etjen me mua,

 

Pimëni  si ujin e gurrës me etje!

 

1998

 

NUK DUA       

 

Nuk dua t‘i hap gropën tjetrit

Ia hap vetes sime më mirë

Të prehem 

Në varrin tim

Dhe jo në gropë

Aty dua ta gjej prehjen time, qetësinë…

 

 

 

2016

 

 

RËNKIMI IM 

                        ( variant )

 

 

Si ti

Baba

Darkë

Drekë

Mëngjes

Zgjuar,

Në gjumë.

Po rënkoj dhe unë:

 

Por

Si ti, baba,

Vdekjen 

S’e thërras kurrë:

Ti e doje vdekjen baba,

Ajo s’të donte

Ty.

Unë

As e dua

As e thërras

Vdekjen kurrësesi ,

Veç po më thirri Onipotenza!

 

Shkoj dhe i dorëzohem me qetësi…!

                                                            Tetor 2015-2016

 

NJERËZIMI 

 

Njerëzimi

Ka

Ditëlindje.

Ka dhe ditëvdekje

 

Jeta ka përjetësi të përjetshme.

 

Shkurt, 2011

 

 

 

SHOH

 

 

Shoh

Ata

Që vjedhin,

 

Por jo ata që mbjellin!

 

 

 Prill, 2011

 

KREDO    

 

Nuk

Futem

Në asnjë valle.

S’më pëlqen kurrën e kurrës

 

T’i hedh këmbët sipas daulles?

 

 

Janar, 1997

 

 

 

POPULL BLETË  

 

Popull

Popull

Populli ynë

Populli ynë Bletë

 

Edhe ty s’të rrihet pa një mbret!

 

 

Janar, 1997

 

 

POPUJ   TË BOTËS  

 

 

 

Popuj të botës !

 

Mos u bëni kurrë kope, 

Mos u bëni grigjë,

Tufë

Bagëti !

Mos vdisni,

Mos u përgjëroni

Për për një çoban, bari 

Mos u përgjëroni  për mbret.

 

Përjetësisht ecni, dhe çani rrugët e fatit vetë… !

 

Janar, 1996

 

 

PARAJA        

 

 

 

I shëmtuar, unë ?

Paraja

Bukuria

Ime !

 

Injorant, unë ?

Paraja !

Dituria

Ime

 

Unë i marrë ?

Paraja

Mençuria

Ime!

 

Frikacak, unë?

Paraja!

Trimëria

Ime

 

Unë plak?

Paraja

Rinia

Ime!

 

Unë i pandershëm?

Paraja

Nderi

Im!

 

Unë i pabesë?

Paraja

Besa

Ime!

 

Unë i padrejtë?

Paraja!

Drejtësia

Ime

 

 

***

 

 

Dua të dënoj dikë?

Paraja

Gjykata

Ime 

 

Dua të vras njeri?

Paraja 

Killeri

Im

 

 

Dua misbotën?

Në çast

Ma sjell

Paraja,

 

Më kërkonë duel

Nis  

Në çast

Paranë !

 

Dua të fluturoj

Më bëhet

krahë

Paraja

 

Kërkon vdekja  

Të më marrë

Nuk e lë

Paraja

 

Kërkoj

Përjetësinë

Ma sjell

Paraja!

 

Janar, 1997

 

 

Ç’TË BËJ       

 

Shoh prapësira delikte

Prapësira

Me sy,

Në shtet,

Administratë 

Në parlament

Nëpër rrugët tona

Më  thuaj, pra ç’të bëj?,

T’i shoh apo të mos i shoh

Prapësitë

 

Apo më mirë t’i nxjerr të dy sytë me thikë?

 

Tetor, 2016

 

 

SYRI DHE FJALA   

 

Sytë,

Të vetmit

Që s’penalizoheshin

Në diktaturë.

Të shikonin

Djathtas

Majtas

Lart

Poshtë.

Fjala

E sapodalë nga goja

Ndiqej, persekutohej,

I shkurtohej gjuha në vend,

I qethej koka bjonde, brune, tullë

Fjala rrinte në qeli me flokë të qethura

 

Qiellin e shihte nga dritarja, mbërthyer me hekura…  

 

 

Tetor, 2016

 

 

MONOLOG      

 

 

 

Je

I gjërë

Ngushtohu!

 

Je

I ngushtë

Zgjerohu!

 

Je

I hapur

Mbyllu!

 

Je

I mbyllur

Hapu !

 

Të mëdhenjtë,

S’kalojnë ngushticave 

Që nëpër to ata të kalojnë 

 

Zgjerohen ngushticat vetë ata i zgjerojnë…

 

 

Shkurt, 1997- nëntor 2016

 

 

Ç’KA AI MË SHUMË SE NE AI   

 

 

Ai është më i miri

Midis nesh.

Më i miri

Ai ?

Pse

Ç’ka ai

Më shumë se ne?

 

Mos ka dy koka dy gjuhë,

Tre  sy, tre vesh;

Dy gjokse,

Dy zemra,

Tre

Mushkri,

Dy hundë, dy gojë;

Tre palë dhëmbë,

Tre duar,

Tre këmbë,

Mos ka dy jetë,

Dy djepe, dy krevate

Mbi këtë tokë, mbi dhé !

Mos ka dy vdekje?

 

Dy varre, dy arkivole në prehje?

 

Maj 2016 

U nxi i ziu gur – Cikël poetik nga FASLLI HALITI (5 dhjetor 1935 – 16 tetor 2020)

THONË    

 

 

Guri i Mekës, thonë

Ishte i bardhë,

Por,

U nxi i ziu gur,

 

Sapo e preku një prosti, një kurvë…!

 

Qershor 2016

 

S’PO SHOH ENDE    

 

 

Dëgjoj të këndojnë

Gjela

Mbi mure

Mbi çdo gardh

Çdo ditë çdo natë,

Po dielli ende s’po lind.

 

Dita e re ende s’po zbardhë …!

 

Korrik, 2016

 

 

TË KAPEN     

 

 

Të kapen Peshqit e Mëdhenj!

Okej

Okej, okej,

Të kapen okej !

 Okej sa më parë,

Okej sa më shpejt!

Po kush urdhëron kështu

Dhe kush duhet t’i kapë?

Unë peshku i vogël

Apo ti,

Peshk i Mdh?

 

Të kapen Peshqit

E Mëdhenj

Okej

Okej

Po

Kush 

T’i kapë,

Peshku i madh e ha peshkun e vogël 

Apo peshku i vogël ha peshkun e Madh ?

 

Shtator 2016

 

 

PYESIN       

 

Pse e ndjek Tomi, Xherrin

Apo do që ta kapë ? 

Po pse kërkon 

Që ta kapë?

Sepse Xherri është i vogël,

Dhe Tomi është i Madh?

 

Po kur Tomi e kap Xherrin

Dhe e shtrin përdhé, 

Pse qeshni ju

Me Xherrin

Pse qeshni,

Përse ?

 

Pse qeshni me të?

 

 

Shtator 2016

 

 

FUSHA IME   

 

 

Fusha ime

Ka vite

Që është bërë Saharë

Saharë Saharë Saharë

S’të sheh syri në të

Një fije blerim

S’të sheh syri një tufë me bar.

 

Ç’konvertim hata!

Sahara harbon 

Në bar,

Në blerim,

S’të zë syri në të një copë  shkretirë,

 

S’të zë syri në të as një kokrrizë rëre, për kujtim…

 

 

Shtator 2016

 

 

KËSHTU JANË NJERËZIT        

 

 

«Ai është pa formim politik »

 

Kështu janë njerëzit e kësaj bote!

S’ka njerëz pa cene,

Pa të meta,

Pa vese.

S’ka

Njeri ëngjëll

S’ka njeri Zot.

Njeri jam edhe unë.

Si gjithë njerëzit dje dhe sot.

Pse kërkoni që unë të jem engjëll,

 

Pse këkoni që unë të jem perëndi, Zot ?

                     

Shtator 2016

 

 

 

POLITIKANËT  

 

 

 

Dielli s’mbulohet me shoshë.

Por politikanët tanë

Mbulojnë

Me shoshë

Jo vetëm diellin

Por

Dhe hënën

Edhe yjet në qiej,

Krejt

Kozmosin,

Krejt Yllësinë.

 

Pa pyetur fare për Zotin, Jehovajnë, Perëndinë …

 

 

Shtator 2016

 

 

 

PA HERALDIKË   

 

 

 

Pranverë

Verë.

Unë vulosja rrugët

Me vulën e zbathërisë sime

Mbi pluhur, mbi dhé

Erërat, 

E fshinin atë.

 

Vjeshtë

Dimër.

Unë idetifikoja rrugët

Duke i vulosur me këmbët e mia

Të zbathura

Mbi baltë.

Rrebeshi,

Sqota, era

Lloha, stuhia

E fshinin vulën e këmbëve të mia

Me heraldikë, imazh opinge, prapë…

 

Dhe unë mbetesha pa vulë të njomë apo të thatë…!

 

1998

 

  1. FLAKJA TEJ

 

Pjeshkës

I shijoj tulin

I flak bërthamën.

Kështu qershisë,

Kumbullës

Kështu mollës,

Dardhës 

Kështu

Portokallit,

Pjeprit, karpuzit

Kështu arrës, bajames, lajthisë

I ha dhe i shijoj vetëm tulin

Kockën

E flak tej

Pa të keq gjithashtu

 

Mos jam mosmirënjohës që ha dhe flak kështu?

 

 

1998

 

ANTIDOTI

 

 

Mjalti

Më helmoi

Por

Më shpëtoi

Helmi prapë

Duke më dhënë

 

Një vdekje të ëmbël, mjaltë…

 

 

1998

 

HEDHJA   

 

 

Detin

E hodha

Në det

Ia dhurova Posejdonit

Mosmirënjohësit, mbret.

 

Përroin

E hodha

Në përrua

Ia dhashë kuçedrës

Kuçedra thithi përroin dhe mua 

 

Lumin

S’po

E hedh 

Në lumë

Sepse e dua,

Sepse ia çmoj:

 

Thellësinë, vërshimin  më shumë…

 

1998

 

PEMËT E MIA      

 

Hapa

Gropa

Në akull.

Mbolla pjeshkë,

Shegë,

E qershi.

Dielli

Konvertoi  

Akullin në ujë.

Pjeshkët  shegët,

Qershitë, u mbytën,

Nuk çuan gjethe, nuk zunë rrënjë.

 

Nuk çelën as lule as fruta nuk dhanë…

 

 

1998

 

SHIKIMI    

 

Me shikimin

E syve

Të saj

Blu

Ajo më futi në dhé

Në sallonin rozë të zemrës

E strehova

E mbajta

Dhe e mbaj unë atë.

 

1998

 

PIKA E HELMIT    

 

Një pike helmi

Derdhur nga ne

Nga unë

Nga ti

Nga ju

Nga ata, nga ai

Edhe gjithë mjalti

I Euromakseve të botës

Nuk e ëmbëlson helmin tonë të zi,

S’gjendet për të

Antidot. 

 

Mjaltin e bigmaketeve mos e harxhoni kot.. …

 

 

Shkurt  2016

 

RRËMIM NË NDËRGJEGJE – Poezi nga NËNË TEREZA

Gjyko për një çast mbi praninë e Zotit

dhe adhuroje…

falënderoje për këtë dashuri…

kërkoji dritë për të parë vetveten ashtu si ai të sheh.

TRE GUR’T E AK’LLIT – Cikël poetik nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

 

                TRE GUR’T E AK’LLIT

 

Legjenda thotë një grua trikokëshe,

Në oronimin e bjeshkëve të mija, i

Mbolli tre gurë, se shënoi gjeografia

Peshën e tyre me kuintal, as okëshe!

 

As një sekond i orëve mëngjesore,

Rrezet i anashkalojnë pa mëshirim;

Tre gur’t e ak’llit bëjnë kaq durim –

Sall  ndonjë kith i cipës mjegullore,

 

E përshkon trekëndshin e gur’zuar,

Hëna mbi ta ulet shpesh ka ngjarë

Ta zbërthejë atë enigmën e marrë;

Kush t’akulltë gur’t i ka pagëzuar?

 

Shekujve largadash rrin në kujtesë,

Zgjoin e tyre dot s’e mbërthen acari,

Dielli si kallais me gjelbërim behari;

Etjen e shuajnë me t’rruazave vesë.

 

Breshëri i godet deri në çmenduri!

Tre gur’t e ak’llit me shekuj pritën!

Shpresëhumburit se gjetën rritën;

Myshk e push t’tretë kanë përmbi.

 

Asgjë s’kam mësuar për mprehtësi,

Trekëndshin magji për ta përshkruar.

Në zjarre e hi ndofta janë dashuruar;

Zot i vërtetë tregoje këtë fshehtësi…

 

 

E premte, 9 tetor 2020, në

Dardaninë Ilire

 

 

                     TIM ETI

                   (Qerrepunuesit)

 

Në shtatë fshatra… s’janë pak nëndë,

Me duar drurin e shtrembër drejtonte.

Sumbullash djerse bënte punë t’rëndë;

Qerresh druri pa lodhur ndërtonte, Tim

 

Eti mjeshtrinë ia vlerësonte çdo njeri,

Se mburr, ai ngaherë iku nga kjo botë!

Sot, fjalët e tij t’urta peshojnë flori, në

Virua vargjesh – gjurmë perlash i thotë!

 

Kur kridhej bjeshkës-drunjtë i qaste, e

Nga ky trung, thosh, dalin dhjetë bucelë,

Qarrin e bardhë me perimetër e pikaste

Do nxjerr gavyella e spica – me tyrjelë,-

 

Vandak me veglash – i çmonte me zili,

Dyqan’i babait ngaherë derëhapur rrinte,

Unë me lodra ashklash luaja me fantazi;

Të vaftë mbarë usta! I thonin kush vinte.

 

Sot etin tim për çudi se njeh as një njeri!

U derdhën dyqani me shtëpinë e vjetër…

O, miq puna me djersë – ësht’djersa flori;

“Zanati kanati!”- mbeti shkruar në letër…

 

 

E hënë, 6 tetor MMXVII, në

Dardaninë Ilire

JAM NË GOF SHASHTARIE

 

 

O, ngritjani digën ju pedimit,

Në Dardani nuk jam rishtak…

As argat sllavi i nënshtrimit –

Toka gjindoset larë me gjak!

 

Absurdi Mizor-bëheni hafi –

Me lebetitje grash hing’lloni!

Rrejshëm trilloni kaq marrëzi!

Hekurat kur s’i shkatërroni…

 

Jam orl s’më ndalë çdo stuhi,

Në kallo kurrë s’ju kam shkel!

Në mejdane dilni një nga një,

I pari Unë, nga ju kush po del?

 

T’UDB-ës jeni unji qenzagar,

As hanxhari juaj s’më trembi

Veten s’e keni mat në kandar;

Kam qumësht zemërshkëmbi!

 

BOLL! Po iu them kosovarisht,

Jam pinjoll i parë në fisin trim…

Ju skile polare lëvizni pa bisht;

U venitet n’borë e në shërbim!

 

Për veten kam tërtip të matur,

Pse se bëni shpirtin tuaj zap?..

Dhe kam një enigmë të qartur;

Keni mësuar pasion të prapë…

 

Zemrën po ma lëngon vetmia,

Shakull e akull me erë vdekje…

Esenca është vargjeve të mia-

Sllavi ju lenë pa hovesh jete, se

 

Ata qysh se erdhën këtu te ne,

U futën bazilikave shend’e verë.

Vithosën çdo gjë pas erës’ re –

Gjakpirësit si lugat-faqesterrë.

 

Në këto strofa po ua them troç,

Me thashetheme-shterroset më!

Ndaj një grosh s’ua kam borxh..!

As me jetë nuk iu fali për asgjë…

 

 

E hënë, 21 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

          LULJA E VJESHTËS

            (Colchicum autum nale)

 

Kërcellit e zgjatur shi porsi gargia,

Dy stinë fshehur mbajtur n’sqetull,

Kurorat ruajtur si sytë nën vetull,me

Lulet e gejzerta – buzagaz bukuria!

 

Kopshteve kullëndriçuese e blertë,

S’ta përkulin belin erërat e tërbuara,

Nuk t’trandin as shirat e zemëruara;

Vjeshta dytë t’miklon paksa ylbertë.

 

Lulja e vjeshtës pse vonshëm lulëzoi,

Katmer-katmer ngjyrash i ka petalet,

Paçka se vjeshta zdirgjet nga malet;

Lulja e bijave – gjysheloket i gazmoi.

 

Gjethedhëmbëzore – lulja e dushkut,

S’fundi për lulet doli ngadhnjimtare –

E mbajnë veshit nusezonjat’ krenare;

Nishane ia nisin krushkës e krushkut.

 

Lulja e vjeshtës shëroi shum’ brenga.

Dasmorët mahnitur, të entuziazmuar!

Kurora dhëndrit – vajzat duke kënduar,

Në lule të fisit u shndërrua dhe kënga!

 

 

E premte, 9 tetor 2020, në

Dardaninë Ilire

               ATA QË KANË VESE

 

 

Pastroni morrat, o ndërgjegjethyer,

Qyqe sorollateni, s’gjeni melhem;

Sa jepni dhe sa merrni egjër ujem?

Me kaq njollash ballin keni përlyer!

 

Nënat iu pollën-ndoshta Vestalet,

Ligësirat askend s’e kanë mbyt, të

Gjeni dru bërshemi-litarin në fyt-

Për mëkatin tuaj s’tunden malet.

 

Kuisni përbindsha për fajshlyerje,

Që kur u futët n’bylyk t’udbashve

U bët dioikë “lule” të deledashve

 

Me vese morrash shëmtithyerje

Në këtë jallane dynja të mjeruar;

Grusht’i Zotit ç’iu godet hidh’ruar.

 

 

E diel, 27 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

AS VJESHTË, AS BLERIM I VONUAR –

   

                          ZOG DIELLOR

 

 

Nisin gishtat e rigës rétë ngritur,

Sa larg rri mëngjër syr’i agimit.

Pëllumbat e bardhë të zbritur –

Vjeshta me shpirt të udhëtimit.

 

Blerimi i vonuar kishte dëshirë-

N’rrezet e para dha premtime…

Gjymtyrët e kroit për mëshirë

Derdhin lot presin vërshime, e

 

Flaka e dhembjeve t’fshehura,

Ngjyrat e ylbereve i rregullon…

Lulet në lulishte janë t’njehura,

Zogu diellor nje fletë e shikon.

 

Vjeshta pret në buzë të pragut,

Blerimi i vonuar shpresë prehet.

Të zellshme janë duart e agut, si

Afshi verës’vonë lot’sh shkrehet.

 

Ka do zogj vjeshtës cicërrojnë;

Ngjyrat joshëse i fusin mu n’gji!

I magjepsin plepat i shoqërojnë;

Vjen mjegulla lugut për t’u përbi!

 

As vjeshtë, as gjelbërim i vonuar,

Pa yje ik lëmoshës së gnjeshtare…

Grishëza shkozetit duke aktruar –

Ditën e djeshme orësh harrestare.

 

As vjeshtë, as agime të përtrira,

Dielli me vargje po thurë kurorë.

Gongjet mbetën peng të arrira, e

Gosti shtruar për shumë dasmorë.

 

Ndër barëra flokët e mëndafshtë,

Tingujt vjeshtarak n’fyell melodie..

Shpati rrjetë imazhe të kumashtë,

Dielli lë gjurmë çubash besnikërie.

 

 

E martë, 15 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

NË PLLOSKËN E FJALËVE

 

 

Trëndafilat s’i jepen furtunës,

S’ndalen pikëzat e rruzgjerës;

Lindja e diellit ik ujk’i dhunës,

Deti vërshon buzët e derës…

 

Hapat zgjatën deri tek muri,

Zgjohen stuhit’e psherëtimës,

Yjtë u afruan rrinin mbi guri –

Klithja shtohet përtej vrimës.

 

Dy zambakë pse kacafyten?

I zgjas duar kaltërsi agimi…

Dallgët në lumë do mbyten;

S’përshëndetet mugullimi, e

 

Brigjet krejt janë thërmuar,

Shihi udhëkryqet e fundit –

Shtëpitë të tëra t’ishujzuar;

Atlantidë, i zhdukur kaundi,

 

Kjo ndodhi ndaj në t’gdhirë,

Rrufeja pikasi fort tejpërtej

Zemrat regtinin mërdhirë,

E gjaku s’lëviz nëpër dejë.

 

Prapë elegji sytë vërdallë,

Të gjitha zhdëndrrat tona.

Gozhdon portat tërvallë, e

S’gjenë strehimesh tevona.

 

Me pshtjellak të hardhisē,

Shtëpia ime në kurrkundë?!

Këpus mullagën e miturisë;

As në shehër, as në katund.

 

Ura ndërmjet buzëve flë;

Peisazh fjalësh të vërteta!

Anamorava gjurmë nuk lë!

Hijen gjakut tim s’e gjeta…

 

Për muzgjet s’kam shënime,

Plloskat i mbushi frute ulliri…

Dashurihidhura rri n’kujtime

U meh në vend guri mulliri…

 

 

E shtunë, 19.09.2020, në

Dardaninë Ilire

A U T O B I O G R A F I A

 

(Fragment)

 

U linda më 5 prill të vitit 1948,

në fshatin tim më thonë se kam

qenë hashari… Nënën e kisha

shumë të rreptë (kapedane), ta

prente qafën në cung të drurëve

si të rabeckave. Ishte shumë e

zellshme si bletë. Çka ia shihte syri

ia punonin duart… Një herë në muaj

i vajtonte të katër vëllezërit që ia kishin

masakruar çetnikoserbët. Unë kur

nuk i njoha dajëllarët as në fotografi!

Im at ishte ustah dhe drugdhendës,

njihej me nofkën Veliaga “kollari” 1)

Durimin e kishte si të Jobit biblik,

ishte mendar dhe vizionar i të

pasnesërmes dhe i njihte në gishta

fenomenet e natyrës dhe të gjitha

ritet e motmotit…

Zgjohej gjithnjë pa lind Dielli,

veglat e ustallëkut i ruante më shumë

se sytë e ballit dhe veglat e bujqësisë

i strehonte ku si kapnin pikat e shiut

dhe lagështira… Qetë e zgjedhës i

nderonte si të shenjtë… Bagëtitë tjera

kur s’i lente të uritura dhe të etura…

Kur i mbillte të lashtat e fuste dorën

në hejbe dhe dorën e parë kur hudhte

lutej për tokën, insanët dhe për 77

lloje mahluk që edhe ata të kenë se

çka të hanë… Ara mbulohej me farë

gruri si inxhi… I lutej qiellit për shi të

prajshëm pa breshër dhe shtrëngatë.

Tri stinët të kenë mbarësi… Dimrit i

jepte të fala të ketë jorgan të trashë

dhe acar derisa bereqeti të futet

në hambar!…

……………………………….

 VALA E VRULLEVE TË NATYRËS  

(Skicë poetike)

 

 

T’i lemë ngjyrat e agimeve, sytë e trëndafilave me një anë. Lërjani udhën

hapur, o ngazëllimi im. E – barta dhe

e shpërndava në botë. Orga na falte

tinguj të magjishëm. Tingujt aq mirë

që askush i gjallë të mos t’i dëgjojë ato

mrekullli, të mos ta shohë dhe të mos

ndiejë muzikën e ëmbël të melankolisë!, vrulleve të natyrës.

Si kithi i një reje më ka njomështuar

dhe më ka mbajtur me gjallëri gjallërimi, si vezullimi i buzëmuzgut, pak perëndimit të diellit;

ajo m’i ka lëvizur rruazat e kuqe e të

bardha të gjaku. Prisja me përgjërim

të kotë… Flamurthë të purpurt valëvita

mbi portën tënde, t’i shtrojeres së trëndafilash më shikoje me ninëzat e syve. As polemi nuk e lëshoje të nisej

nga unë. Nuk të thirra as në emër, as

në ndajshtim.

… Ti m’a ke lëvizur gjakun ndër dej, zërin në grykë ma ke ndalë, zërin në

limanin e buzëve ma ke ankoruar me

ditë, javë, muaj dhe vite…

Ti s’më shpëtove, as më më përkëdhele me pranverat më të arta të

asaj moshe rioshe, i shkove prapa asaj

lugës së lugatit, Xhemkës,

ajo të çoi përdore, ta shpjegoi rrugën

( gishtat me bajrak dhe me dhjetë unaza, që iu premtonte dashuri), të gjithë duke i lënë me gisht në gojë!…

Në fund, e penduar kërkonte paqe

me duajt, yjtë dhe lulediejtë e Anamoravës…

Deshti të m’i zapton shtate-tetë lumenjtë e mi të kulluar. U shndërrova

në qukapikth, në pupëzë, në turtuj,

shelg më shelg duke i bër sogje, asaj

të mallkuarës, Xhemkës, të bijës së

Sadush agës.

Medet! Ishte komplotiste dhe e burgosura e zemrës së zhuritur të

Eqeremit që ishte pika e djalit…

Ai u hodh në hapësirat vetmitare të

shpirtit të tij të pikëlluar e të paanë!

Babai iu pengesë e pathyeshme…

Mori botën me trokth kah sytë këmbët,

ka banuar në livadhe tejet të gjata dhe

ka çarë pyje, bjeshkë dhe dete!

Xhemka, ia mbathi ka derdhet lumi i

Anamoravës, duke u rrëkëllyer në fshatin Therrishtë. Shumë ka ndezur

zjarre ndër netët e saja të gjata e të

pagjumë…

Ajo thoshte se është “Zonjë e Diellit” –

princeshë e udhëve dhe shtigjeve,

pra,ajo Xhemka ka qenë lule e xhepave të rrugës…

Shoqen e vet më të ngushtë e ngashëreu me një burrë goxha i shtyrë

në moshë… E gjora Fasligenja u mashtrua dhe shkoi pas gjurmave të

Xhemile-çyçek hanmes. Mashtrim në

Kub?!

Xhemka, ajo me sytë e saj ka errësuar

yjtë hyjnorë kurse me dritën e re, të padukshme dhe të pashpjeguar, ka

shëndritë hapësirar qiellore, deri ku

humbnin valët e lumit.

Dhe çka të them më? Ate – se e kotë

është e gjithë ajo që them, se kot i zgjoj fjalët dhe – porsi stralli nga zalli –

e hedh përpjetë me shpresë se, në

lartësi, larg tokës së turbullt dhe me

baltë, do të marrë krahët, do të valojë

dhe shushurojë si mjellmat, si zjarret,

si kasnecët, që më lajmërojnë, se dy

shoqet e dashura dhe të pandara, dhuratë jete:

– Njera qenkërka vejushë e bardhë,

– Tjetra poende më keq vejushë e zezè!

I ndjeftë Perëndia…

 

 

E martë, 1/2 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

Si me”porosi?!!!” – Tregim nga Përparim Hysi

 
Parabolë:
               Një bari i vjetër nga Skrapari,  gjysmë me të qeshur, më tregonte. Ujku (ujku është sheshit në Malësinë e Skraparit),kish sulmuar një tufëdelesh të një fukarai. Ky,sado fukara,i doli zot tufës dhe tek e dëboi ujkun, kish  bërtitur:- Tek unë e gjete që të sulmosh? Shko,andej nga Tajari,se ai ka  mbi njëqindkokë! Kish bërtitur nga gëzimi dhe u dëgjua zëri rreth e  qark. Ujku iku dhe sulmoi tufën e afërt. Tufa qe e Tajarit. Tajari,kur pa dëmin e madh në tufë, u lëshua drejt fukarait.
– Si e dërgove ujkun mbi tufën time?
Fukarai qe i varfër,por i mençëm dhe zjarr për zjarr ia pret:- Pse ha ujku me porosi?!!!
                                                      *     *    *
Kështu si me”porosi” ndodh dhe në tregimin tim. Arben Brahimi qe mësues në shkollë X… të fshatit dhe kishte 5-vjet në të njëjtën shkollë. Aty,pragvitit ’60-të,kur ishte në vitin e pestë të punës, qëlloi që erdhi për vizitë kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu. Shkolla,pothuaj ngjitur me zyrat e kooperativës,dhe kryeministri gjeti aq kohë sa të vizitonte shkollën. U rreshtuan mësues e nxënës dhe,kryeministri,ashtu në këmbë,filloi nga pyetjet. Fillimish nxënësit dhe,pasi ikën ata nëpër klasa, tentoi të  pyeste mësuesët. Nuk qenë shumë rreth 12-veta me në krye drejtorin. Kur mori vesh që,qysh nga drejtori e deri tek i fundit, ishim me arsim  të mesëm tha:- A e dini se si thonë italianët?  Me të mesme, je në mes të rrugës… Qe si një gozhdë që u ngul mbi mur. Arben Brahimi  e kujtonte këtë porosi dhe, pa u ftohur mirë”pilafi”, iu drejtua seksionit të arsimit me një kërkesë për të vazhduar arsimin e lartë. Qe mësues i mirë,pse duhet t’i haje hakën dhe, po kështu nxënës i mirë kish qenë në pedagogjike,por nevoja për mësues e kish lënë,deri tani,”në mes të rrugës”.
                                                   *    *   *
Viti i ri shkollor, në ato vite,fillonte me regjistrimet qysh në 1 gusht dhe, po kështu,para datës 1 gusht, dilte kuadri. Në vitin e ri shkollor Arben Brahimit iu aprovua e drejta për në shkollën e lartë. Sado që do qe ngusht nga ana ekonomike (aso kohe qe familjar e me fëmijë).ai e priti me gëzim këtë aprovim.  Ndërkaq,sado që kuadri kish dalë,ende vendi i tij nuk ish zëvendësuar. Një ditë prej ditësh, ballë për ballë, me Irfanin një koleg që ishte ende atje.
U përqafuan dhe,tek u ulën për të pirë ndonjë pije të ftohtë,Irfani i tha:- Po ti? Më duket po lë dasmën dhe po shkon për shkarpa. Je apo nuk je në vete? Do shkosh në të lartën,por rrogë jo;të ardhura jo. E ke pyetur veten ku të çon mushka? Nuk je  si ata “pellazgët”(1) që i çuan në shkollë të lartë,po u paguan dhe rrogat.Kurse ty dhe shumë si ty, hip këtu të shohësh Stambollin. Regjistrohu me korespodencë dhe,dalëngadalë,e mbaron dhe shkollën e lartë. Pastaj kam dhe një”arsye tjetër” që ngulmoj.
-Ç’qenka kjo arsyeja tjetër?-pyet Arbeni.
Irfani qe i shpotive dhe nuk lëshonte pe kollaj. Ajo”arsyeja tjetër” ka nevojë për pak”gjak”. “Taksa e gjakut” me një birrë!
-Dy birrra,-bërtit Arbeni.
Sa i solli kamerieria, i takuan gotat dhe Irfani,”për të marrë taksën e gjakut”, foli:- Ore mik,shkolla jonë është darovitur me një peshqesh: ka ardhur një “luleshtrydhe” që,sa ta shohësh, të bie alivan.
-Po rri, o Irfan, për kokën tënde. Po ku lë laroja që të hajë baloja,- iu përgjigj shpotisë me shpoti.
Mirë, ore mirë,- i tha Irfani. Kjo punë është me të parë e  me të bërë,por qysh tani,hajde vemë në kuadër dhe anulo të drejtën e studimit. Pastaj merr shkresën e emërimit se vendi yt akoma është vakant. Irfani jo vetëm i tha, por, pothuaj,e tërhoqi zvarrë deri në zyrën e kuadrit. Atje shkuan bashkë dhe,pasi morën dhe shkresën e emërimit,Irfani tha:- Tani po.Do e festojmë. Shpenzimet janë të miat. Ti, më detyrohesh, pasi të”hashë” luleshtyrydhen.
*     *     *
Arben Brahimi e kishte larg shkollën,por 10 km i bënte me biçikletë. Pedaloi tërë qejf,se kohë regjistrimesh qe dhe, kur mbrriti në shkollë, u gëzua se qenë,pothuaj,të tërë ata të viteve më parë. U përqafua me ata që gjatë verës nuk i kish parë dhe, kur pa atë që kish ardhur rishtas në shkollë, zgjati dorën drejt saj dhe u prezantua. Tjetra,lulkuq si të kish bërë faj, tha dhe ajo emrin e saj. Arben Brahimi,sado  që e dëgjoi mirë emrin e rishtares, me mendje shkoi me atë paranomin e Irfanit. Aq po e përjetonte atë që i kish thënë Irfani,sa desh i tha:- Të njoh:je ajo”luleshtrydhja”  që kanë darovitur shkollën tonë. E përjetoi dhe desh ia dha të qeshurit,ca më shumë se prapa shpinës së”luleshtrydhes”,Irfani seç isharete bënte.
Erdhi shtatori dhe,sa filloi shkolla, aty nga java e tretë, ia behu inspektori. Ky,inspektori, në atë kohë qe si një “beqar i stazhionuar” dhe më tepër dilte për”gjah”,se sa kontrollonte procesin mësimor. Të thuash të drejtën, pak  hijerëndë ky inspektori dhe,veç hijes së rëndë,ishte dhe shpirtkeq. Pak përvers dhe qëllimkeq në ato që kërkonte dhe i jepte vetes aq rëndësi,sa thuaj se. po të donte,seciln prej neve, mësuesëve, të vjetër apo të rinj, me një fjalëgoje të tij,mund të përfundoje në firifistun. I shkurtër,gati 1.60 cm, me një hundë pak të thyer që kujtonte atë THIERSIN e Francës,çehreverdhë sikur nuk kish parë diell me sy dhe veç këtyre,donte të imponohej,tek merrte fjalën. Arben Brahimi e njihte prej kohësh se ç’mostër qe inspektori dhe as që ia kish as për pesë.Qe i zoti si mësues dhe nga goja qe brisk. Por xhuxhi çehreverdhë e kish gjettkë”meranë ku do kulloste”. Ashtu si rrufetë që qëllojnë mbi majat,sytë e tij prej langoi shtinin çikë andej mbi luleshtrydhen,e cila as që kish parë kontroll mbi sy. Njerëzit me karakter  të dobët që,pse kanë karriken e pushtetit, duan të tregohen të fuqishëm,zakonisht sulmojnë njerëzit e pambrojtur. Dhe kështu ndodhi dhe në kolektivin tonë. Inspektori kish urdhëruar të mblidheshin ditarët. Ne u futëm në mësim dhe në pushimin e gjatë (zakonisht, pas orës së dytë të mësimit), u thirrëm në sallën e personelit. Këtu filloi dhe gjyqi ynë. Ispektori,me ditarin e “luleshtrydhes” në dorë, pyeti:- Kush është X… ? (Hiqej qerratai sikur nuk e dinte kush qe,por më vonë do t’i dilnin “lakrorit” lakrat). Ajo u ngrit me mjaft turp (sapo kish mbushur 16-vjeç dhe sapo kish mbaruar pedagogjiken 2-vjeçare) dhe të dukej,kur po gjykohej, mund të binte e zalisur.
– Pse kështu bëhet ditari?- turfulloi i sapoardhuri.Po këtu e këtu,seç bërbëliste tërë mllef dhe mend po kalonte në një orgazëm përverse kënaqësie prej langoi që po kafshonte prenë e vetë. Intensiteti i mllefit po rritej dhe, kur nuk e priste përversi, buçiti zëri i Arben Brahimit.
– Ju po e gjykoni keq kolegen tonë dhe ajo, nga mungesa e përvojës, është mbuluar nga stresi. Ju po e terrorizoni dhe nuk kini aspak të drejtë. Nuk është ditari që i vë notë mësuesit, por ora e mësismit. Atje duket në është i aftë  metodikisht e pedagogjikisht.
– Po ti mos je gjë avokat i saj?- klithi si ta kish pickuar një grerëz inspektorin.
Unë them të drejtën që kam nga përvoja dhe kolegia jo se nuk ka gojë,po ndjeu terror nga fjalët tuaja.
Mirë,- tha tërë mllef inspektori, – ti,Arben Brahimi,qysh  tani duhet të paraqitesh tek Shefi i Seksionit.Dhe Arben Brahimi,ashtu si prifti që thonë se kërceu nga belaja,u paraqit tek shefi. Krah shefit qëndronte xhuxhiçeherverdhë që ia kish bërë kokën çorap shefit. Edhe shefi ia njihte punën e mirë Arbenit,por ca se duhet të mbronte vartësin e tij dhe ca se ç’i kish broçkallisur inspektori, mori anën e tij dhe Arben Brahimit i hoqën një ditë pune. Jo vetëm kaq,por kujdes se”ka dhe më keq”.
                                                          *     *   *
Të nesërmen u ktheva në shkollë. E shihte “luleshtyrdhen” që jepte e merte për ta takuar veças.  Bëri mësimin, sikur mos kish ndodhur gjë me të dhe, tek do merrte biçkletën për t’u kthyer në shtëpi,”luleshtrydhja” nxori kokën në dritare dhe i thirri:- Arben,a vjen pak tek klasa ime?
La biçikletën pas murit dhe hyri atje ku e ftoi. Ishte vetëm.Nxënësit kishin ikur. Sa hyri, i tha:- Ti more përsipër zjarrin që do më digjte mua. Unë vërtet jam e re dhe pa përvojë,por këtë që bëre nuk kam për ta harruar kurrë. Kur tha kështu, u skuq dhe Arbeni,për ta qetësuar atë drojë të madhe të saj, i tha:- Asgjë nuk kam bërë dhe do ta bëja për këdo tjetër,nëse e merrnin nëpër këmbë siç ndodhi me ty.
Jo,- ngulmoi ajo,- ne vetëm dy javë  kemi që njihemi dhe unë nuk di se si të ta shpërblej.
– As mos e ça kokën për këtë dhe unë të uroj jo vetëm punë të mbarë,por dhe një fat  të bardhë.
Kur do ndaheshin,ai vuri re që ajo iu hodh në qafë dhe nuk i shkëputej. Arbeni qe nga ata meshkuj që kish nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Përqafimit iu përgjigje me një puthje  aq të nxehtë,sa ajo, në do kish ndodhur në një mjedis tjetër ku nuk rrezikohej,pranonte të shkonte më tej. Arbeni u shkëput i pari dhe,tek pedalonte për në shtëpi,tepër i kënaqur,tha:- Fane (kështu e thërriste Irfanin në intimitet),sikur hëngri ujku me porosi!!!
 
1. pellazgë- mësues të vjetër të drgiar për t’u arsimuar,që  paguheshin për arsimimit e tyre.
 
                                                        Tiranë,11 tetor 20

DARDANËT E TROJËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Këndo muzë zemërimin e çamit

bjeri të përgjumurve  të zgjohen

gjallë është  gjuha  shqipe  që  e

flasim dhe,  gjuha që shkruajmë

I kërkojmë përëndisë  Thoti dhe

Zeusit,  Aleksandrit  dhe  Pirros,

Kadmit, Apollonit dhe Priamit

Aristotelit, Platonit  e  Pisistratit

tërë  ndërgjegjes  së  të  lashtëve

dhe ndërgjegjes  së  kohës  sonë

ta ngrejmë lartë zërin për Epirin,

për Çamërinë, diellen e Atdheut

 

Zgjohu Shqipëri e para Homerit

Shqipëri  e  Gjergj Katriotit dhe

papë Eleuterit, fol  Nënë Terezë,

Shqipëri e tre përëndive, zgjohu

Ndërgjegje e Evropës e OKB-së,

njih Çamërinë, Epirin  e Arbërit

Gjuha Platonit dhe shpata Ulisit

qenë shqiptare, të gjakut pellazg

Troja, gjaklindja e Romës dhe e

Anglisë, i dha gjakun qytetërues

Kontinentit ende të paformuar të

Evropës dhe  Kontinenteve tjera.

Çamëri, farë qiejsh  e Shqipërisë!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020


Send this to a friend