VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kur në Lezhë përmend mësuesin Ndue Mataj, mendja të shkon te biblioteka e tij – Nga FRAN GJOKA

By | February 18, 2019

Komentet

23 korrik 2010 – SHTYPI BOTËROR: FUNDI I BETEJËS PËR KOSOVËN

 

“Fundi i betejës për Kosovën” është titulli i së përditshmes britanike “The Guardian” kushtuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Autori i shkrimit pohon se vendimi i GJND-së nuk paraqet befasi dhe tash duhet parë se si do të reflektohet në jetën praktike politike dhe veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Verdikti më shumë kishte të bënte me real-politikën sesa me të drejtën ndërkombëtare, pohon “The Guardian“, për të shtuar se Serbia dhe mbështetësja e saj, Rusia, vështirë e kanë pritur këtë epilog.

Gazeta pohon se për Serbinë tash do të ishte më mirë nëse do të pranonte propozimin e Bashkimit Evropian për bisedime teknike, me qëllim të krijimit të një modus vivendi pragmatik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe si shpërblim të kërkojë mbështetje drejt anëtarësimit në BE.

Serbia tash do të ballafaqohet me prospektin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe humbjen e përhershme të këtij territori, pohon “The Guardian” dhe konkludon se, ashtu siç humbi betejën e Kosovës në vitin 1389, Serbia ka humbur edhe betejën moderne për Kosovën.

Gazeta amerikane “Christian Science Monitor” pohon se GJND-ja ka zgjidhur çështjen juridike të pavarësisë së Kosovës, por jo edhe aspektin politik.

Gazeta pyet nëse anëtari i ri i bashkësisë ndërkombëtare do të fitojë më shumë njohje, investime të jashtme ose hua nga institucionet ndërkombëtare?

Përgjigjja në këtë pyetje në rastin e Kosovës është PO, shkruan kjo gazetë, për të shtuar se Kosova, para dy vjetësh, kishte shpallur pavarësinë, pos tjerash, edhe si pasojë e politikës së pastrimit etnik, mizorive dhe shtypjes nga ana e Beogradit.

“Christian Science Monitor” në vazhdim pohon se për të pasur shtetësi të plotë, duhet siguruar njohje nga 100 vende dhe konkludon me këtë pohim: mbetet të bëhet politika e shtetëndërtimit dhe e të mësuarit të jetuarit me fqinjët, sepse shqiptarët dhe serbët do ta kishin shumë më mirë politikisht dhe ekonomikisht nëse gjejnë rrugë për të shëruar plagët e tyre.

Revista “Foreign Policy” sjell një artikull me titullin “Përse pavarësia e Kosovës është e mirë për Serbinë”.

Autori i shkrimit pohon se verdikti i GJND-së nuk ka pasur peshën që i mveshet, sepse efektivisht Kosova është e pavarur dhe asnjë vendim gjyqi nuk mund ta ndryshonte një gjë të tillë.

Për më shumë, me gjithë zemërimin, Serbia nuk ka orekse politike që fizikisht të sfidojë statusin e Kosovës.

Verdikti i GJND-së, pohon Foreign Policy, kishte më shumë të bënte me çështjen e njohjeve të Kosovës dhe shton se vendimi i djeshëm do të ndikojë te shumë vende që të vendosin marrëdhënie me Kosovën, për të avancuar raportet diplomatike, tregtare dhe ekonomike me Prishtinën.

“Foreign Policy” në mbyllje shtron pyetjen nëse verdikti i GJND-së do të ketë efekte te lëvizjet separatiste në botë, dhe përgjigjet duke konstatur se kjo është një frikë e ekzagjeruar nga ana e Serbisë dhe Rusisë.

Sepse, siç konstaton gazeta, prania e Hashim Thaçit në Uashington, dëshmon se pa miq të fuqishëm dhe mbështeje të superfuqisë botërore, kryengritësit kudo në botë do të kenë më pak fat se Kosova, pavarësisht se çfarë thonë gjykatësit e Hagës.

22 korrik 2010 – Ora 3.33 pasdite: GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË: PAVARËSIA E KOSOVËS NUK KA SHKELUR LIGJIN NDËRKOMBËTAR

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashi Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë aspket, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.

Në këtë frymë kanë raportuar edhe agjencitë ndërkombëtare. AFP thotë se “deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

“Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, shkruan Reuters, për të shtuar se “vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”.

Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se “e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë”, raporton AP.

Mediat greke komentojnë vrasjen e Latos: President i vetëshpallur

GREQI

Një ditë pas vrasjes të të vetëshpallurit president të Çamërisë Festim Lato në Holandë, për të kanë shkruar edhe mediat greke.

Një nga mediat helene shprehet se Lato ishte thjesht një president i supozuar i Çamërisë. Në shkrim thuhet se ai e konsideronte veten kryetar të Çamërisë, një zonë, që mediat greke e quajnë të tyren.

“Një shqiptar thuhet në mediat holandeze, Festim Lato është gjetur i vdekur në Holandë. Në mediat e Holandës thuhet se Lato mund të jetë vrarë për arsye politike. Ai ishte një person që e konsideronte veten president të Çamërisë, një zonë greke.

Çamëria quhet e tillë nga nacionalistët shqiptarë. Lato në projektin e tij thoshte se Çamëria ishte e Shqipërisë, por u aneksua nga Greqia. Kështu ai paraqitej edhe në Bruksel dhe në seli diplomatike”, shkruhet më tej në artikullin e medias greke.

Sipas mediave të Greqisë, Festim Lato paraqitej si president i një shteti që nuk ekzistonte. Mediat helene kanë publikuar gjithashtu edhe hartën e Çamërisë.

Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në kanal në Holandë. A ka lidhje me vrasjen e Festim Latos?

Një trup i pajete eshte gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Mediat vendase shkruajne se ka dyshime se ai eshte i nje shqiptari, por pa dhene detaje te tjera rreth identitetit. Vetem shkruajne se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

 

Ai ishte raportuar si i humbur prej disa kohësh. Nuk ka ende te dhena se si trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Media vendase shkruajne se ka qene nje kalimtar qe ka parë trupin qe pluskonte ne uje dhe ka thirrur menjëherë policinë. Sipas hetimeve te para policia dyshon se eshte i nje shqiptari.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë. Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Kujtojme se Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.

Pergjigje Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç! – Nga SALI BERISHA

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2005 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet zoti Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe.
E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij.

Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.. (Vijon)

Mediat holandeze për vrasjen e Festim Latos

Një shqiptar raportohet të jetë vrarë në Holandë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë.

 

Mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “ushtrie” kreditorësh. Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar. Trupi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur.

Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në ndërtesën ku jetonte ai, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

Mediat lokale shkruajnë se ai e kishte shpallur kohët e fundit veten si President i krahinës së Çamërisë, një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Njerëz të afërt të tij thonë se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.

MOS FOLNI SI NË DASËM, KUR RAMUSH HARADINAJ PO SHKON NË HAGË – Nga Ramiz LUSHAJ

 

1.

E treta ftesë juridike nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, po merret nga kori politik shqiptar i Kosovës e i Shqipërisë sikur të ishin duke ngritë dolli në dasma elitare pas orës 3.00 të mesnatës, sepse askush nga të lartët politikanë shqiptarë nuk e tha një fjalë të vetme kritike për Gjykatoren e Hagës, një nga institucionet juridike ma burokratike të botës së sotme.

Duket sikur gjenerali hero Haradinaj po përcillet për në Gjykatoren e Hagës, me Kangë malësore Majekrahu  ose me “Iso” Polifonisë Labe, ndërkohë që ky “Pallat i Paqes” nuk po e lenë në paqen e vendit të tij dhe as në paqen e tij Ramushin, por po i sillet atij me skuthlleqe juridiko-politike, po i ngre kurthe juridike deri në komplote disashtetëshe këtij heroi të luftës e paqes në Kosovë.

Në se Gjykimorja e Hagës do të përsillej kësisoj me Gjuknoviqin e Malit të Zi apo Vuçiçin e Serbisë atëherit këto shtete ballkanike fqinje do ta sulmonin këtë Pallat të Paqes me të gjithë arsenalin e luftës diplomatike, politike e juridike të tyre. Unë nuk po due me i thanë asnjë politikani të Tiranës, Prishtinës, Shkupit apo Podgoricës, Preshevës, Çamërisë e Sanxhakut Shqiptar të sillen si këta, po të jenë vetvetja shqiptare, të mos jenë as bilbila e as sorra, po të sillen si shqiponja alpine, pa frikë zemre e thembre nga ndërkombëtarët kur sulmohen kaq keq simbolet tona si Ramush Haradinaj, kur cenohet disi në prapaskenë e duele me këto veprime sovraniteti diplomatik, juridik e politik i Kombit Shqiptar.

 

2.

Ne e duam Pallatin e Paqes në Hagë, përndryshe Gjykimoren e saj, sepse edhe kjo Gjykata e Hagës e don Shqipërinë ma shumë se vendet e tjera, sepse që kur u themelue para 70-viteve ma të paren çështje të saj, ma të parin të paditur në dyert e saj, e pati Shqipërinë për Kanalin e Korfuzit. Dhe na denuan atëherë për një komplotim që e kishte kurthnue Tito e Jugosllavia e Dytë Avnoiste. Dhe dy vjet kanë hanger bukë tuj (ç)minue Kanalin e Korfuzit, tuj ba punë të madhe kundër Shqipërisë së vogël, të porsa dalë nga LDB e me sovranitet të kufizuar në kampin komunist të kohës.

Sivjet, Gjykata e Hagës, prapë e ka me ojnaki e sojzës me Shqiptarët, bash me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, sepse e don shumë atë, pasi po e fton në muajin e 51 vjetorit të lindjes së tij dhe në  muajin e 9-vjetorit të Opinionit Këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Gjykata e Hagës e don shumë gjeneralin kryeministër, heroin e gjallë, Ramush Haradinaj, pasi në mbi 170 çështje gjykimore të saj në mbi 70 vite jetëgjatësi të saj e ka dhe këtë gjykimin për të tretën herë të tij, si pjesë e njëres prej këtyre çështjeve të saj.

Deshta me i dvet politikanët shqiptarë të të gjitha trevave e karrikeve: a ishte drejtësi e anuar, e mohuar, ajo e Kanalit të Korfuzit? Po. A ishte komplot sllav i Titos? Po. Thirrja për herë të tretë e Ramush Haradinajt, pasi e ka marrë çertifikatën e pafajësisë a është një drejtësi e anuar, e mohuar? Po. A është dhe një komplot sllav serbo-rus? Po.  A po merremi prapë me “Çështjen e Detit”, si një nga çështjet ma problematike kombëtare me Greqinë? Po. A po merret prapë e prapë Haga e “hagianët” me  “Çështjen Haradinaj”? Po. Atëherë pse po heshtin për Gjykatën e Hagës politikanët shqiptarë të të gjitha profileve e formateve politike në gjalljen e tyre, sepse flasin me gjuhën e vet dhe trica në klucë e kanarina në kafaz! Politikanë, po heshtët për Çështjen e Ramushit, po heshtët ndaj Gjykatës së Hagës, po vazhduat kësisoj e kështu “dashurinë” me Gjykatën e Hagës, atëherit pas Çështjes së Ramushit ka me na djeg “prushi i Serbisë”. Sa na don Gjykata e Hagës e treguan Kanali i Korfuzit dhe i treti rast i Haradinajt, po askush nuk thotë t’i shpallim luftë këtij institucioni juridik të OKB-së, po të mos e lejojmë të na luftojnë ajo Ne, Shqiptarët – Kombin Shqiptar. Gjykata e Hagës, ky Pallat i Paqes, nuk është bajlozi i zi dhe askush nuk iu thotë politikanëve shqiptarë të bahen Gjergj Elez Alia (se asnjani nuk do ta pranonte këtë sakrificë), po të sillen me “fjalë paqeje” në këtë Rend të Ri Botëror, në shek. XXI, të sillen si shqiptarë të vërtetë.

 

3.

E ngrej këtë çështje me këtë farë ironie, mllefi, hatërqejfi, apeli, e gjithqysh e gjithfarësh, sepse e treta shkuarje në Gjykatoren e Hagës nuk është si e para e 2005-sës dhe as si e dyta e 2011-tës, po është krejt e veçantë, e vështira, e paparashikueshme, si kjo e 2019-tës. Ndaj nuk duhet ta marrin aq lehtë as politikanët e mëdhenj të Kosovës e Tiranës, as vet Ramush Haradinaj, askush, asnjeri që e don këtë Shqipëri të Bashkuar e të Lumtur, të fortë e të shëndetshme në Ballkan e Glob. Pse e themi këtë? Pse flasim kështu?

E para, në Gjykatën e Hagës, aktualisht, janë ma shumë vende që nuk e kanë njohur Shtetin e ri të Kosovës, se sa ato që e kanë njohur atë. Përndryshe: ka nga vende që janë kundërshtarë të flakët të Shtetit e Shtetësisë së saj. 16 gjyqtarët e saj (së bashku me të nderuarin Kryetar Ysuf nga Somalia) janë nga 16 vende të botës. Janë dhe nga ato shtete si Rusia, Kina, India, Sllovakia, Brazili, Uganda, Maroku, Xhamajka e Libani, që nuk e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës. Pra, raporti në Gjykatën e Hagës është 9 me 7, sepse e kanë njohur Amerika, Franca, Belgjika, Japonia, Australia, Italia e Somalia.

Gjykatësi rus, përfaqësuesi i Federatës Ruse në Gjykatën e Hagës, Kirill Gevorgian, është prej 2015-tës në këtë detyrë, po ai ka qënë një nga emblemat e politikës së jashtme të Rusisë së Putinit, një nga hartuesit e “Statusit të Tribunalit Ndërkombëtar për Ish Jugosllavinë” (1993), me dekorata edhe putiniane etj. i cili e njef Kosovën e kryeministrin e saj, sepse e ndjek politikën e vendit të vet, edhe në Hagë, edhe me kanë në Hanë. Gjithashtu, ka shtete që nuk janë aq afër Kosovës si në kohën e Luftës së Kosovës, po ndoshta janë ma afër Serbisë, se kanë ecur kohërat, kanë ndryshuar liderët e tyre, etj.

 

4.

Gjykata e Hagës i ka shumicën e gjyqtarëve që janë të njohur me “Çështjen Haradinaj”, edhe në rastin e parë (mars 2005-prill 2008), edhe në rastin e dytë: gusht 2011 – nëntor 2012), sepse kanë qënë gjyqtarë në detyrë dhe ndonjani me mandat të përseritun. Pra, 10 gjyqtarë kanë qënë e janë në detyrë në Gjykatën e Hagës në të dy  rastet Haradinaj, të cilët janë të njohur mirë me qëndrime e vendime të gjykatores së tyre, cka domethanë se “Rasti Haradinaj” nuk është “rastësi e re”. Ndoshta një kalkulim juridik-diplomatik e politik i kësaj Gjykate ndaj Haradinajt e Kosovës, ndaj Kombit Shqiptar. Nga 10 “gjyqtarët e vjetër” që janë prejce nga rasti i parë dhe i dytë i Haradinajt, që kërkojnë prapë të rimerret në pyetësor kryeministri e gjenerali hero Ramush Haradinaj, 6 prej tyre janë nga ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, si Kina, Sllovakia, Brazili, India, Uganda e Maroku, po sikur t’ia shtojmë kësaj liste dhe gjyqtarin nga Rusia që erdhi më 2015, atë nga Xhamajka më 2015, atë nga Libani më 2018, del qartë se kush e thërret për të treten herë në Hagë kryeministrin shqiptar, shqiptarin e madh, Ramush Haradinaj. Pra, dhe këta (pa i paragjykue emër për emër) nuk mund të ndikohen nga unë apo dikush tjetër, por them se e kanë pasë ndikimin e vet, janë ndikue disa sish dhe nga njani-tjetri, janë ndikue dhe nga vendet e tyre të origjinës, shtetësisë e përfaqësisë së tyre për me shkue për të tretën herë në Hagë heroi i gjallë i Kombit Shqiptar Ramush Haradinaj.

 

5.

Ishte 22 korriku 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i dha Opinion KëshillDhënës lidhur me ligjshmërinë e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, por tashti jemi në vitin 2019 e kanë ndryshe kohërat e gjyqtarët. Nuk janë as gjyqtarët nga Britania e Madhe, Gjermania, Zelanda e Re, Jordania e Meksika, se tani këto shtete nuk kanë përfaqësues në GJND në Hagë. Ka pasë gjyqtarë nga Amerika, Japonia, Franca, Somalia etj., por mendohet e besohet se dhe gjyqtarët e rinj të ardhur në këtë Gjykatë pas tyre do të ndjekin e mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës e, pse jo, dhe ndaj Ramush Haradinajt – kryeministrit të Kosovës, i cili ka marrë një herë pafajësinë nga Gjykata e Hagës. Po të mos harrojmë se edhe gjyqtari i GJND nga Sllovakia, ai nga Rusia (si i maparshi Skotnika dhe ky i riu Gevorgiani), ai i Marokut kanë qënë e mbeten kundërshtarë të hapur të Pavarësisë së Kosovës, edhe më 2008, edhe më 2010, edhe më 2019.

 

6.

Dhe e fundit, që për nga randësia do të ishte e para, ka të bajnë me faktin se bota e sotme sllave, e cila po dominon disi e keqas dhe Bashkimin Europian kur bahet fjalë për çështjen e Kosovës e të Shqipërisë, po e përdorë Gjykatën e Hagës si hakmarrje e rradhës ndaj kryeministrit të paqes e gjeneralit të luftës, heroit të luftës e të paqes të Kosovës e Kombit Shqiptar, Ramush Haradinaj. Kjo ka të bajnë edhe me qëndrimet e tij ma të fundit lidhur me mosndarjen e Kosovës nga Serbia e Madhe, për vënien e mos heqjen e taksës së mallrave ndaj Serbisë-kolonizatore e vjetër dhe e re, për korrigjimin e kufirinit Kosovë-Mali i Zi (ngritja e komisionit këto ditë, etj.), për qëndrimet e tij ndaj disa akteve e veprimeve të Turqisë, për qëndrimet e tij pro-amerikane e euroatlantike, për Ushtrinë e Kosovës, etj. Prandaj, kjo fletë e papritur dhe e qëllimshme ndaj Ramush Haradinaj, këto akuza ndaj tij e qëndrimet ndaj veprimtarisë së tij kombëtare shqiptare na drejtohen të gjithëve, të gjithë atyne që e ndjejnë veten shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Malin e Zi, në Preshevë e Sanxhak, në Çamëri, në të gjitha mërgatat shqiptare në botë nga Australia në Amerikë. Prandaj, politikanët shqiptarë, të gjithë me  të rinj e të vjetër në politikë, të mos flasin si në dasëm kur Ramush Haradinaj po shkon në Hagë po të mbajnë qëndrim ndaj Gjykatës së Hagës, e cila e nisi aktivitetin e saj para 70 vitesh dhe po e vazhdimin tani në të 7-tin muaj të vitit 2019. “Pallati i Paqes” në Hagë me qëndrimin e fundit ndaj Haradinajt e ka cënue paqen e sigurinë në Ballkan, e ka hedhur në ofensivë gjithëfarëshe Serbinë e Rusinë ndaj Kosovës e Shqipërisë, po hedh barot në “fuçinë e barotit” të Ballkanit, etj. Mos heshtni sot! Nesër është vonë!

 

Ramiz LUSHAJ

Po rreken të njëjtësojnë viktimat me dhunuesit Nga Entela Kasi

Nuk ka sindrom të Stockholm-it, ka vetëm mendje të cilat çuditshëm i shtyjnë viktimat të njejtesohen me dhunuesit.

Mjeti justifikon qëllimin, nuk është thjesht shprehje por veprim e një sërë veprimesh të qëllimshme për të justifikuar projektet e synuara.

Së fundmi po artikulohet mendimi se ne paskemi qenë një popull ‘ qaraman’ , që nuk shkëputemi dot nga mendësia e të vajtuarit.

Dikur jo larg, thuhej se shqiptarët paskëshin qenë një popull folklorik.

‘ vajtues dhe folklorik’ – dy percaktime të artikuluara në dy momente të rëndësishme për Kosovën.

‘ vajtues – sot! ‘ – kur shqiptarët ftohen për t’u gjykuar për krime kundër njerëzimit ndërkohë që Milosheviqi ( tashmë fizikisht i vdekur) dhe jo vetëm, kryen spastrim etnik në Kosovë dhe krime kundër njerëzimit.

Gjenocid.

Gjenocid u krye dhe në Bosnjë.

Bosnja është një e vërtetë të cilën nuk mundet më ta mbulojë askush! ( As këta – neo liberalët mëndjehapur, të sotmit!)

Mbi shqiptarët e Kosovës u krye po ashtu krim kundër njerëzimit. ( Neo- liberalët mëndjehapur, këtë të fundit po përpiqen të na i ofrojnë si një qaramanje folklorike të shqiptarëve në aktualitet !)

Kur u shpall Pavarësia e shtetit më të ri të Evropës, Kosova, kur shqiptarët festonin në Prishtinë, disa të tjerë ( neo- liberalë, ) i quajtën shqiptarët një popull folklorik!

Dy herë janë etiketuar me epitetet – popull vajtues, popull folklorik, shqiptarët në dy dekadat e fundit. Kur u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës, dhe sot kur rrezikohet integriteti territorial i Kosovës shtet!

Meherlicht!

Nuk ka sindromë të Stockolmit, ka vetëm mendje të cilat çuditshëm po rreken të njëjësojne viktimat me dhunuesit , me qëllim për të justifikuar projektet e ogurzezë të synuara, pan- sllaviste.

Kjo është çështja !

( p.s. nuk di pse më vjen të përdor termin ‘ mohësat’ – për ‘ neo- liberalë të djeshëm dhe të sotëm. Fjala ‘ Mohës’ përkufizon thjesht Mohuesit)

E. Kasi

Kosovë, 21 . 07. 2019

Kryediplomati malazez: Me largimin e Haradinajt, Thaçi e Vuçiq marrin më shumë hapësirë në negociata

Kryediplomati i Malit të Zi, Srđan Darmanovic thotë se dorëheqja e Haradinajt mund t’i japë Vuçiçit dhe Thaçit më shumë hapësirë për negociata. Thekson se kjo situatë mund të ndikojë në skenarin e ri të dialogut në Bruksel.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, Srđan Darmanovic, shprehet se udhëheqja e dialogut Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, Vucic dhe Thaçi mundëson hapëirë më të madhe për negociatat.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt si kryeministër i qeverisë së Kosovës mund të lejojë dy negociatorë kryesorë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, mund të sigurojnë më shumë hapësirë për negociatat”, tha Darmanoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, transmeton Gazeta Express.

Darmanoviç, megjithatë, shprehet se e ardhmja në këtë drejtim do të varet nga Kuvendi i Kosovës dhe nga politikanët kryesorë në vend.

“Sigurisht, Ramush Haradinaj ishte një pjesëmarrës i shquar në zgjidhjen e problemeve dhe marrëdhënieve të serbëve të Kosovës dhe kishte pikëpamjet e tij për këtë. Ata kuptohen dhe interpretohen ndryshe: dikush i kuptoi ato si një pengesë dhe dikush si person parimor, “tha Darmanovic.

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj Stublla Albin Kurtit: Për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…!

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj Stublla reagon ndaj deklarimit të Albin Kurtit pas dorëheqjes. Ja si shkruan Meliza në rrjetin social:

“Mirëmëngjes Albin,

Gëzim i madh të paska qenë dje, për arritjen e ftesës së tretë për Hagë ndaj Haradinajt.

Kam disa dilema se cilës arsye iu gëzove më shumë:

1. Lehtësimit të situatës për ndarje dhe zhbërje të Kosovës?

Apo

2. Hapjes së rrugës për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë?

Ose

3. Largimit të Ramush Haradinajt nga diametri yt i shkurtër politik?

Albin,

Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje.

Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose t’a lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhepse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë.

Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zotdalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha.

Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…”

Intervista – Serwer: Kosova duhet të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon shtetësinë e saj

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë. Në një intervistë me korrespondenten tonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zoti Serwer tha se zhvillimet pas kësaj dorëheqjeje do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, si e shihni ju dorëheqjen e zotit Haradinaj?

Daniel Serwer: Ju keni një sistem parlamentar, këto gjëra ndodhin. Ai ka qenë edhe dy herë më përpara në Hagë. Ai e ka bërë gjënë e duhur, sipas meje, duke dhënë dorëheqjen, por është ende pak e paqartë për mua se a po shkon si dëshmitar apo si i dyshuar. Por këto gjëra ndodhin në sisteme parlamentare dhe ju keni kaluar këtë rrugë edhe më parë. Ju duhet të mbani zgjedhje të reja në shtator dhe është pjesë e politikës normale. Unë isha në një ngjarje kulturore mbrëmë dhe mendoj se Prishtina është shumë e qetë.

Zëri i Amerikës: A është ftesa për në Hage e lidhur me qëndrimet e tij politike, përkatësisht bisedimet dhe tarifat?

Daniel Serwer: Kam menduar për këtë pyetje, por nuk jam i sigurt se cila është përgjigja e saj. Por nëse dikush ka menduar se do t’i mund qëndrimet politike të zotit Haradinaj duke e dërguar atë në Hagë, ka bërë një gabim të jashtëzakonshëm sepse në dy rastet e kaluara kur ai është dërguar në Hagë, ka fituar politikisht dhe kjo është diçka që unë e pres edhe këtë herë.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi mund të kenë këto zhvillime nëse Kosova shkon në zgjedhje ne procesin e bisedimeve?

Daniel Serwer: Bisedimet duhet të shtyhen edhe për pak kohë, nuk ka diskutim në këtë çështje. Çelësi për të arritur pozitë të mirë në dialog me Serbinë është shkalla e lartë e unitetit dhe aftësia për të ikur nga një marrëveshje e keqe. Kosova nuk ka pasur shkallë të lartë të unitetit dhe nuk ka arritur të ikë nga një marrëveshje e keqe, prandaj nëse zgjedhjet dhe një qeveri e re mund ta përmirësojnë situatën unë do të isha shumë i lumtur, por mendoj se kjo situatë gjithsesi se do të nxisë shtyrje të madhe të bisedimeve

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, a krijon kjo hendek në procesin e bisedimeve realisht?

Daniel Serwer: Po, përfundimisht paraqet problem por unë me të vërtetë nuk shoh shumë urgjencë sa u takon bisedimeve. E di që njerëzit këtu në Kosovë e ndjejnë këtë urgjencë. Më kujtohet menjëherë pas luftës njerëzit në Prishtinë thoshin se nuk duan të flasin më kurrë me Serbinë, ndërsa tani më thonë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë këtu deri sa t’i zgjidhim çështjet me Beogradin. Unë as atëherë nuk kam menduar se ju kurrë nuk duhet të flisni më me Beogradin, ndërsa as tash nuk mendoj se gjithçka varet nga bisedimet me Serbinë. Mendoj pra se uniteti dhe ikja nga një marrëveshje e keqe janë çelësi, dhe për këtë do të punoja nëse do të merresha me politikë sot në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Janë përmendur disa nisma për ripërtëritjen e bisedimeve. A besoni që mund të ndodhë diçka e tillë?

Daniel Serwer: Pa dyshim që mund të ndodhë, unë do të thosha se ju duhet të bëni krejt çka duhet të bëni sa u takon bisedimeve dhe të jeni të kënaqur me to, po ashtu Beogradi duhet të jetë i kënaqur. (Aleksandër) Vuçiçi është në një pozitë më të fortë sesa ka qenë ndonjë herë Ramushi, sepse shumica parlamentare e Ramushit është e kufizuar ndërsa e Vuçiçit është shumë e madhe, Vuçiçi pa dyshim është në komandë në Beograd, është një president i zgjedhur nga vota popullore. Hashim Thaçi në anën tjetër nuk është i zgjedhur nga vota popullore ndërsa gjykata Kushtetuese ka vendosur se bisedimet nuk duhet të jenë përgjegjësi e tij por e qeverisë. Pra unë mendoj se ju përballeni me disa disavantazhe në këtë fazë të bisedimeve dhe duhet t’i rregulloni këto gjëra. Më shumë unitet dhe më shumë vendosmëri për të ikur nga një marrëveshje e keqe, do të ishte këshilla ime.

Zëri i Amerikës: Çka nënkuptoni me marrëveshje të keqe në këtë rast?

Daniel Serwer: Për mua një marrëveshje e keqe përfshin këmbim territoresh, përshin pranimin përmes këmbimit të territoreve se ju nuk mund t’i trajtoni të gjithë qytetarët tuaj në mënyrë të barabartë. Kjo është marrëveshje e keqe sepse ju diskualifikon nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, nëse ka një ndryshim në kufij, e posaçërisht ndonjë që përfshin Shqipërinë, do të kthejë prapa tërë Ballkanin, pa e përmendur Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Prandaj mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm në bisedime me Serbinë në këtë fazë. Beogradi dëshiron Serbi më të madhe, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë Shqipëri më të madhe por le të jemi të qartë; Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës.