VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kur korrupsioni është normë – Nga Aurel Dasareti

By | February 18, 2018

Komentet

Terrori fetar është më barbar – Nga Aurel Dasareti*

 

Feja, marrëdhënia e njerëzve me diçka jashtë realitetit, të cilën ata e konsiderojnë të shenjtë. Askush nuk bën një vepër të keqe në një mënyrë aq dashaligëse, të përkryer, patëmetë, me entuziazëm dhe me një buzëqeshje fillzezë, si kur bëhet nga bindja fetare. Kur feja vret dhe shtyp, ajo nuk duhet të lihet pa përgjigje. Duhet të kundërshtohet, bashkarish, që ligësia të largohet përgjithmonë.

***

A mundet dikush të fyejë Zotin?

Liria e shprehjes është një e drejtë njerëzore dhe parakusht për demokracinë. Është gjithashtu parakushti për lirinë fetare.

Zoti përcaktohet si i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm. A është atëherë e mundur ta “fyesh” Atë? A nuk është blasfemia një kontradiktë në terma? Blasfemia më e madhe është ndoshta kthimi i një Zoti të gjithëfuqishëm dhe të gjithëdijshëm në një zot “të ofenduar”, i cili ka nevojë për ndihmë njerëzore që t`i hakmerret dikujt. Kjo është e ngjashme me atë sikur një elefant i madh të ketë nevojë për ndihmën e një krimbi të cofët për të kaluar një lumë të cekët.

Në botën islamike, blasfemia mund të ketë dënimin me vdekje. Por a nuk duhet që një Zot i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm të jetë në gjendje të dozojë më mirë vetë dënimin, nëse ndihet i ofenduar, pa ndihmën e priftërinjve-hoxhallarëve  dhe klauzolat e ligjit penal? A nuk kundërshton kjo besimin fetar se në “jetën tjetër” do të japim llogari për pisllëqet tona, secili veçmas? Atëherë të gjallët dhe të vdekurit duhet të marrin gjykimin e tyre. A nuk mund të kishin durim priftërinjtë dhe hoxhallarët deri atëherë? Atëherë ata që kanë kryer blasfemi do të marrin atë që meritojnë: Tortura në ferr – përgjithmonë për ta, dhe më shumë se 72 virgjëresha të lira për besimtarët. Është një kohë mjaft e gjatë në ferr, për të thënë butësisht. Disa shkrimtarë mediokër shqiptarë kanë mbështetur pikëpamje të çuditshme mbi lirinë e shprehjes: “Mos ofendoni askënd, respektoni të gjithë njëlloj pa marrë parasysh kush është ai dhe si sillet, mos provokoni”. Përkundër faktit se provokimi nuk ka asnjë lidhje me lirinë e fjalës. Kjo është tradhti intelektuale ndaj atyre që me kalimin e epokave kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë e fjalës (shprehjes). Gjurmët e gjakut dëshmojnë se sundimtarët fetarë dhe laikë janë ndjerë të provokuar.

Një “liri e shprehjes” (brenda kornizave civilizuese) që nuk fyen, lëndon ose provokon nuk është liri e shprehjes. Propozimet e “intelektualëve” (njërës që nuk kanë asnjë dituri në psikologjinë e sjelljes) për pengimin e lirisë së shprehjes, thënë më mirë, cezura e vetë-imponuar, u konvenon ekstremistëve fetarë dhe diktaturave (qofshin ato edhe komuniste), pikërisht ky është lloji i censurës që ata duan. Ekstremistët islamik e terroristët, dëshirojnë censurim që ia imponojnë vetvetes “idiotët e dobishëm” të cilët “logjikojnë” me ndjenja të pakuptimta e jo me arsye, prandaj edhe përpiqen ta arrijnë qëllimin me frikësim. Frika është një ndjenjë negative e fortë dhe e pakëndshme që një person përjeton kur sheh ose pret rrezik, qoftë i vërtetë apo joreal.

Për frikën që rëndojnë më shumë njeriun modern: Një nga më të mëdhatë është frika nga terrorizmi islamik, i cili shtyp tmerrësisht njeriun e sotëm. Menjëherë pas terrorizmit islamik qëndron frika nga armët atomike, dhe ky është ndoshta kërcënimi më i madh për civilizimin.

 

***

 

Liria e shprehjes është shtylla demokratike e shoqërisë perëndimore. Vlen për të gjithë.

 

Ekstremistët luftohen më mirë në mes të ditës. Jo të mbyllim sytë dhe zëmë veshët për të mos parë dhe dëgjuar ligësitë e tyre. Liria e shprehjes është një arsye pse shumë myslimanë ikën këtu në Perëndim nga shtypja në atdheun e tyre. Shikoni shoqërinë tonë (amerikane, australiane por edhe kanadeze, BE-së) dhe krahasoni. Liria e shprehjes jep liri të plotë fetare në Perëndim. Myslimanët e ardhur nga Azia dhe Afrika kanë të drejtat e njëjta si të krishterët vendas. Ata marrin mbështetje financiare nga shteti në të njëjtën bazë me krishterimin, pa asnjë diskriminim.

Sa vende myslimane mund të tregojnë një respekt të tillë? Kurani mund të blihet ose porositet në çdo librari Perëndimore. Është në dispozicion në bibliotekat tona. Në sa vende myslimane mund të thuhet e njëjta gjë për Biblën? Në Arabinë Saudite, Biblat konfiskohen në kufi. E përjetoni këtë këtu? Kushdo që beson se ka gjetur të Vërtetën e vetme është shumë i rrezikshëm. Prandaj, priftërinjtë dhe hoxhallarët janë të rrezikshëm kur janë fundamentalistë. Fundamentalistët nuk dyshojnë, ata nuk janë relativistë, dhe për këtë arsye “dialogët” kanë një vlerë mjaft të kufizuar.

Besimi dhe dyshimi nuk përputhen, plotësojnë njëri-tjetrin. Po qe se nuk dyshon as nuk mund të besosh siç duhet.

Emigrantëve të fesë myslimane, dua t’u them: A doni një liri të tillë të fjalës në Perëndim si në vendin dhe kontinentin nga ku ikët apo doni pushtet fetar? A e duan gratë myslimane në Perëndim pamjen e grave (mbulesat e detyruara) që mbizotëron në vendet e tyre? Nëse po, pse keni ardhur këtu atëherë?! Pse nuk shkoni në shtëpi?

***

Shpërdorimi i besimit: Në publikun tonë ekziston një rreth jo aq i vogël intelektualësh, profesorë, shkrimtarë, gazetarë, eseistë, sociologë të fesë që janë shumë të zellshëm në mbrojtjen e parimit të ndarjes së kishës nga shteti. Ata janë si në një roje të vdekur dhe nuk dështojnë të deklarohen në shenjën më të vogël të ndërhyrjes (negative) të komuniteteve fetare dhe fesë në jetën politike.

Për besimtarët normal, që nuk keqinterpretojnë apo shpërdorin fenë, Zoti është një. Baza e vlerave dhe etikës sonë është të ndërtojmë të ardhmen së bashku. Duhet të theksojmë qartazi se ekstremizmi dhe terrorizmi janë rreziqe që duhen luftuar ashpër, dhe se thelbi i tyre është në një individ apo një grup, si dhe trajtim i përciptë (anashkalim) në besim, dhe shumë shpesh në një mjedis të padrejtësisë dhe mosrespektimit të dinjitetit njerëzor. Pasuesit e Islamit, Krishterimit dhe Judaizmit duhet të jenë në të njëjtën krah.

***

Sulmi terrorist islamik në 11 Shtator 2001 ishte sulmi më i gjerë terrorist në tokën Amerikane, në të cilin u vranë pothuajse 3,000 njerëz  (civil). Ky sulm terrorist ka një ndikim të madh në mënyrën se si Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, shikojnë dhe sillen ndaj këtij lloj terrorizmi.

Shërbimi i inteligjencës Perëndimore beson se “Al-Qaida ka kushte të mira rritjeje globalisht dhe tani ka një anëtarësim më të madh se kurrë më parë”. Kjo është situata pas gati dy dekadash luftë kundër rrjetit terrorist. Si përfunduam këtu? Si lindi al-Qaida në të vërtetë? Dhe çfarë është al-Qaida sot? Al-Qaida është një rrjet ndërkombëtar terrorist, themeluar nga Osama bin Laden në Peshawar në 1988.

 

***

Hoxhallarët ekstremistë shqipfolës, ata që me vite, të papenguar nga qeveritë e korruptuara mafioze-kriminale antikombëtare, pa ferra në këmbë apo prapanicë, i kanë hy këtij biznesi të lezetshëm për ta por vdekjeprurës për kombin dhe vendin, sepse rekrutuan ISIS dhe propagandojnë fenë sipas ligjit të shkretëtirës e jo sipas kodit tonë gjenetik, duhet menjëherë ta ndryshojnë kursin, me vullnetin apo pa vullnetin e tyre. Mos u mërzitni për çështjen e turqve, arabëve, pakistanezëve, somalezëve. Janë ato vende të mëdha me popullsi të panumërt, ne jemi vetëm një komb dhe vend i vogël autokton i kontinentit evropian, por mjerisht i copëtuar dhe përpara greminës. Mos harroni, ishin bombardimet e NATO-s së krishterë ndaj Serbisë gjithashtu të “krishterë” (zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor 1999) që i dhanë fund masakrave dhe vuajtjes së shqiptarëve mysliman të Kosovës. Mos provokoni…

***

Gjyshi im beson se nuk ka asgjë të keqe në fe,  është shpërdorimi i feve që është negativi. Dhe, se fesë, duhet t`i japim vetë një interpretim të veçantë për ne si komb dhe kohën tonë, kulturën, gjuhën, traditat tona. Porse atëherë mund të bëhet e rëndësishme për ne.

Cili është shpërdorimi me një fe? Kjo është një çështje e përcaktimit, dhe përgjigja varet nga këndvështrimi i të anketuarit. Në vende, popuj, fe dhe kontinente të ndryshme – përgjigje të ndryshme.

Nëse më pyetni mua për këtë, unë vetëm mund të them se fetë bazohen në dogma, pretendime të pandryshueshme që dikush ka shpikur dhe të cilave masat (popullsia) duhet t’u nënshtrohen. Dogmat shpesh janë të bashkuara në një grup dogmash, një sistem gjithëpërfshirës, një “fe”. Këtu nuk duhet menduar, këtu duhet respektuar. Bërja e pyetjeve themelore ka një aluzion (fshehtësi) të blasfemisë në të.

Po të kishin mendime të tilla fetare vetëm për gjëra thjesht teorike (për shembull, sa engjëj mund të ulen në majë të një gjilpëre qepëse) nuk do të ishte aq e rrezikshme. Por fetë shpesh diktojnë në detaje se si njerëzit duhet të jetojnë, si të bashkëveprojnë me qeniet e tyre njerëzore, si të lidhen me komunitetin në të cilin jeni pjesë. Në këtë kontekst, bindja nuk është një virtyt, përkundrazi: bindja pa fuqinë korrigjuese të mendimit kritik është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në fanatizëm të verbër, në terror.

Në Shqipëri (ndryshe nga Kosova, FYROM-i dhe Kosova Lindore) feja është zhvendosur në periferi (shpresoj unë). Për fat të mirë! Aty ku nuk ka fe, nuk ka as pretendime për “abuzim” të fesë.

***

“Jam i bindur që të krishterët dhe myslimanët mund të punojnë së bashku në bazë të kontributeve shoqërore të bëra nga të dy fetë”,- tha Papa (në vitin 2009) pasi ai u kishte kërkuar konfesioneve fetare të punojnë së bashku, për të mbajtur të ndarë politikën dhe fenë.

Duhet pa mëdyshje të dënohet çdo formë e shtypjes së femrave, që shtypësit e “arsyetojnë” në botëkuptimin e tyre të fesë.

Ekstremizmi është kuptimi ekstrem i realitet apo veprimi ekstrem, ku dhuna (terrori) konsiderohet si një mjet i pranueshëm për të detyruar përmes ndryshimeve dramatike shoqërore, dhe të arrijnë qëllimet politike, fetare ose ideologjike.

«Besoj se feja bazohet kryesisht në frikë”- Bertrand Russell.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vehbi Skënderi – Nasho Jorgaqi dhe Kapllan Resuli – Nga Elida Buçpapaj

Ishte paradite kur ra zilja e telefonit. Nga ana tjetër ishte Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës. Mund të ketë qenë viti 2002 ose 2003. Kishim pak kohë që punonim nga shtëpia dhe nuk shkonim në redaksi. Edhe prej volumit të ngarkesës, edhe për t’i patur fëmijët përpara syve, megjithëse të dy djemtë rriteshin nën kujdesin shembullor të babit dhe mamit.

Puna tek gazeta BotaSot na mbante gjithë kohën nën trysninë e ngjarjeve dhe lajmeve. Shkruanim çdo ditë kolumna, Skënderi si kryeredaktor kishte plus edhe editorialin e gazetës, kalonte të gjitha shkrimet që vinin nga autorë, ndërsa mbulonim rubrikat e tjera, përkthenim lajme, i redaktonim, ua përshtasnim titujt, që të ishin sa më shprehës. Në Kosovë luftohej, në Maqedoni luftohej, në Luginën e Preshevës luftohej. Ne ishim si gazetarë të luftës, sepse e mbulonim konfliktet duke marrë në mbrojte shqiptarët. Por situata bëhej dramatike nga segmenti ekstremist i luftës në Kosovë që i kundërvihej me të gjitha mjetet Ibrahim Rugovës duke shfrytëzuar lidhjet me Tiranën zyrtare.

Tri vitet e para udhëtonim çdo ditë nga qyteza jonë deri në redaksinë e Bota Sot në Zürich, ku startuam në prag të agresionit të makinerisë kriminale serbe kundër familjes së Adem Jasharit. Për të fituar kohë shfrytëzonim edhe rrugën vajtje-ardhje. Gazetat dhe revistat e ditës i blinim në stacionin e trenit në Bazel dhe i shfletonim gjatë udhës me trenin që mban emrin Johanna Spyri, autorja e Heidit. Në redaksi mbërrinim rreth orës 10:00. Ishim të angazhuar deri sa përfundonte gazeta e nisej për shtyp për botimin e Europës dhe Kosovës. Në redaksi hanim edhe drekën, edhe kafetë i pinim aty që i sillnim me termus nga shtëpia. Në shtëpi ktheheshim nga mbrëmja. Mbi katër orë në ditë na shkonin udhëtimet e përditëshme në trena e trama.

Pastaj vendosëm të punonim nga shtëpia. Skënderi komunikonte gjatë gjithë ditës me botuesin Xhevdetin, ndërsa Llukman Halili, kolegu ynë i ndjerë, ishte ndërmjetësi mes nesh dhe redaksisë së Prishtinës.

Kur ra zilja e telefonit u përgjigj Skënderi. Pjetër Rodiqi i tha se kishte në shtëpi Profesor Nasho Jorgaqin, i cili dëshironte të pinte tek ne një kafe. Skënderi iu përgjigj menjëherë bujrum, mirë se të na urdhëroni. Pastaj i tregoi babit i cili u gëzua. Babit i mungonte rutina e Tiranës, me miqtë, bibliotekën, kafetë. Tirana i mungonte me gjithçka, me të mirat e të këqijat e veta, mungesë që ai e plotësonte duke iu përkushtuar krijimtarisë poetike e rritjes së djemve.

Shtëpia e Pjetër Rodiqit dhe Vaçes në Bazel ishte një derë e hapur që gjithmonë kishte miq. Kështu e kishin edukuar edhe Irmën, vajzën e tyre të vetme. Kemi kaluar mbrëmje të bukura në shtëpinë e tyre, kur Vaçja nuk ishte sëmurur ende, por edhe pasi u sëmur. Vaçja na donte të dyve, në mënyrë të përveçme. Kishim një miqësi të krijuar prej Shqipërie, të pastër, të sinqertë, të rrallë.

Me makinë nga shtëpia e tyre deri tek apartamenti ynë ishte jo më shumë se dhjetë-pesëmbëdhjetë minuta.

Nuk kaloi pak dhe ra zilia e derës. Skënderi zbriti poshtë dhe i solli në shtëpi të dy miqtë. Babi i mirëpriti në atë mënyrën e tij gjithë entuziazëm. Skënderi në mënyrën e tij malësore, edhe unë po ashtu me shumë dashamirësi. Mami kishte patur orar tek dentisti për protezat dhe nuk u ndodh aty.

Takimi ishte shumë i ngrohtë. Asnjëri prej të treve nuk kishte kujtime të trishta me Profesor Nashon. Të paktën Skënderi dhe unë. Ne të dyve na kishte dhënë Letërsinë Shqipe të Periudhës së Pavarësisë. Kuptohej lehtë që e adhuronte Lasgush Poradecin. Përveç veprës së Nolit, kishte botuar edhe një libër për Qemal Stafën, heroin e adoleshencës sime. Më vonë, pas rrëzimit të diktaturës, kur intervistova Drita Kosturin, të burgosurën politike dhe të fejuarën e Qemal Stafës, mësova me detaje se vrasja e Qemalit ishte vepër e diktatorit.

Profesor Nasho kishte botuar edhe “Mërgatën e Qyqeve” rreth mërgatës shqiptare në kohën e regjimit komunist. Me “Mërgatën…”kishte shfaqur profilin e një 007 të shërbimit të fshehtë të diktaturës, fakt që e dinin pak a shumë të gjithë. Ndërsa ishim duke i pritur të vinin, bashkë me babin dhe Skënderin bëmë pak humor, duke krijuar analogji të mërgatësë së atëherëshme me mërgatën e re që u krijua pas vitit 1997, pjesë e së cilës tashmë ishim edhe ne.

Pasi miqtë u rehatuan, filluan bisedën që po zhvillohej mes të treve, sepse Pjetri pothuaj nuk po përfshihej fare. Edhe unë po ashtu. U shërbeja dhe dëgjoja.

Papritmas Profesor Nasho iu kthye babit: “Vehbi, e ç’të lidh ty me Kapllan Resulin, një njeri të Serbisë?!”

Babi ngriu, u befasua. Sikur edhe ne. Ishte një pyetje që erdhi papritur, jashtë imagjinatës, jashtë kontekstit të bisedës, të mallit, të çmalljes. Ishte një pyetje pa asnjë lidhje. Që sillte jehonën e viteve të zeza që i detyroi rishtas shqiptarët t’i iknin Atdheut.

“Po, unë ç’ne me Kapllan Resulin???”, pyeti babi në mënyrë shumë të sjellëshme dhe të përmbajtur. Ishte e qartë që Babi u gjend në befasi. Plus ishte mikpritësi. Nisur nga eksperiencat e tij personale, i akuzuar si “armik i partisë të punës”, i akuzuar si “pjesmarrës” në “një grup korrupsioni”, ai u besonte pak historive me spiunë.

Vehbi Skēnderi Kapllan Resulin e kishte vlerësuar për dy arsye: si autorin e “Tradhëtisë” dhe për prejardhjen nga Kosova. Por nuk kishte patur kurrë miqësi me të. Miqtë e Babit ishin Zisa Cikuli, Sterjo Spasse, Zejnulla Ballanca, Nonda Bulka, Spiro Çomora, Petro Marko, Skënder Luarasi. Babi kishte mbajtur lidhjet me Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, me Mustafa Gërblleshin. Tek ne vinte Fiqiri Llagami, Filip Ndocaj. Fatin e Vehbi Skënderit e kishte vulosur vetë diktatori Enver Hoxha, duke e damkosur tim atë si një njeri që shoqërohej me armiqtë e partisë. Prej 1966 Babin e dërguan për “edukim” si punëtor krahu në Vaun e Dejës. Dhe dënimet e ndiqnin këmba këmbës. Një i dënuar nga partia e punës me dekada i kishte dyert e mbyllura. Por Vehbi Skënderi e dinte mirë se të gjithë ata që vinin nga Kosova, regjimi i Tiranës i etiketonte si spiunë të UDB-së.

Shpallja e pluralizmit politik, Skënderin e gjeti tek gazeta Drita dhe si shumë gazetarë të asaj kohe filluan të interesoheshin për fatin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Për lirimin e Kapllan Resulit u interesua në mënyrë të veçantë Amnesty International dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit. Mediat shqiptare në Prishtinë dhe në Shkup i bënë shumë jehonë lirimit të tij nga burgu. I bëri jehonë në numrat e saj të parë edhe Rilindja Demokratike, madje me titullin e bujshëm “A është tradhëtar autori i romanit “Tradhëtia?!”, ndërsa Skënderi i botoi disa proza të shkurtëra tek gazeta Drita. Ne që sapo ishim martuar nuk kishim shtëpi dhe banonim në shtëpinë e prindërve të mi. Pikërisht në këtë kohë na vizituan disa herë Kapllani me të shoqen, djalin dhe vajzën. Në këto raste u takua me babin. Kapllani bēri 20 vite burg, ndërsa familja e tij, dy fëmijët vuajtën 20 vjet në internim, prej kur ishin të mitur.

Babi duket i kaloi të gjitha këto nëpër mend edhe një herë. Pa u përgjigjur. Prandaj u krijua një pauzë heshtje. E çfarë mund t’i thoshte Vehbi Skënderi Nasho Jorgaqit! Nëse do të kishin qenë në rrugët e Tiranës, do të reagonte ndryshe, por kodi i mikpritjes nuk e lejonte.

Heshtjen e prishi Skënderi. “Profesor Nasho, po çfarë lidhje ka Vehbiu me Kapllan Resulin! Që kur Kapllani u largua për në Zvicër dhe gjatë gjithë këtyre viteve që ne jetojmë këtu, Vehbiu nuk është takuar dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me Kapllanin.”

Gjatë kohës që Skënderi ishte diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, Mehmet Myftiu dhe Astrit Leka e kishin marrë babin disa herë në telefon që të organizonin një takim me Kapllanin. Babi nuk kishte pranuar. Kishte kokën e vet. Nuk pranonte kurrë të kurdisej nga të tjerët. Shpesh hapnim të dy bashkë diskutime të gjata me qëndrime të ndryshme. Nuk lodhej të më ndryshonte mendjen, por as pranonte të binte nën ndikim.

Kapllani në Zvicër kishte krijuar një familje të re. Me Etlevën, gruan e dytë kishin lindur edhe një djalë.

Skënderi dhe unë ishim takuar për herë të fundit me Kapllanin në tetorin e vitit 1992. Me një ekip të vogël të RTSH u nisëm me një mikrobus të TVSH nga Tirana. Për mua ishte dalja e parë në Europë. Nga Durrësi kaluam me traget gjithë Adriatikun e bregdetin dalmat deri në Trieste, pastaj qëndruam në Milano, ku natën e kaluam në mikrobus e paradite morëm vizat për Zvicër në konsullatën zvicerane, sepse nuk kishte nisur ende shërbimi në Ambasadën zvicerane në Tiranë që hapej për herë të parë. Nga pasditja vonë morëm drejtimin nga veriu i Italisë nēpēr tunelin e Mont Blank dhe hymë në Francë. Ndalesēn e parë e bëmë në Belfort, në një takim të organizuar shumë bukur nga diaspora shqiptare. Aty gjetëm Xhevahir Spahiun, Bardhyl London dhe Besnik Mustafajn që posa kishte marrë emërimin si Ambasador i RSh në Paris. Të nesërmen në mëngjes ne të dy udhëtuam me tren në Paris pasi Skënderi kishte takime në Ministrinë e Jashtme franceze, me Kanalin France International dhe firmën franceze Thomson. Besnik Mustafaj na vuri në dispozicion makinën e ambasadës. Në të njëjtin hotel me ne në Paris bujti edhe Natasha Lako aso kohe deputete e PD me Aida Shehun, që vinin nga Strasburgu. Biseda dhe shpengimi bëri të na dukej sikur ishim në një Tiranë dy hapa larg Eifelit.

Pas dy ditësh qëndrimi në Paris, u kthyem në Belfort dhe bashkë me grupin vijuam rrugëtimin drejt e në Gjenevë, ku grupin nga RTSH e prisnin takime me disa klube shqiptarësh nga Kosova. Pikerisht në tetorin e 1992 në Gjenevë Skënderi nënshkroi me Ministrin e Informacionit në mërgim Xhafer Shatrin marrëveshjen mes RTSH dhe Qeverisë të Kosovës për hapjen e kanalit satelitor, i cili do të startonte me programet për diasporën pas një viti, më 15 Nëntorin e 1993. Kanali satelitor ishte një preokupim i madh i Ibrahim Rugovës, i cili asaj kohe vinte shpesh në Tiranë dhe patjetër do të takohej me Skënderin ose do të na ftonte për darka tek Vila 31 ku qëndronin delegacionet shtetërore që vinin nga Kosova.

Sapo hymë në Gjenevë nga Franca ndalesën e parë e bëmë tek Kapllani që na priti me të shoqen. Ekipi ishte i lodhur dhe u shpërndamë në familjet e shqiptarëve nga Kosova. Ne na priti e ndejtëm si në shtëpinë tonë familja e Ymer Cacajt dhe Hasimes bashkë me shtatë fëmijët e tyre të mrekullueshem. Kapllani me Etlevën na ftuan për një drekë si grup. Kapllani kujtonte vuajtjet e burgut. 20 vjet burg jo shaka. Idriz Zeqiraj, një tjetër shqiptar i Kosovës bashkëvuajtës edhe ai në burgjet e diktaturës komuniste në Shqipëri, që jeton në Gjermani, tregonte se Kapllanin e kishin torturuar shumë keq në burg, duke ia përplasur kokën në mur. Fakt është se pas daljes nga burgu, autori i Tradhëtisë nuk mundi t’i kthehej kurrë më letërsisë.

Gjatë qëndrimit në Zvicër me Kapllanin dhe grupin e RTSH bëmë edhe nja dy takime me diasporën dhe pastaj u përshëndetëm. Grupi i RTSH mori rrugën e kthimit përmes Italisë, ndërsa Skënderi dhe unë u pritëm në kryesinë e LDK në Zürich, nga Shaip Latifi, Bardhyl Meta dhe Demë Jashari. Nuk kishim si të mos vizitonim redaksinë e Rilindjes në Zofingen ku u takuam me Mehmet Emrullahun, që pastaj do ta hapte Rilindjen dhe shtypshkronjën tek Rruga Myslim Shyri ne Tiranë bashkë me Ramadan Mysliun e ndjerë e kolegë të tjerë.

Prej atij tetori të vitit 1992 ne nuk u takuam më me Kapllanin.

Në tetorin e 1992 ndërsa merrnim prej Zürich-u Swissair direkt për në Tiranë, ne nuk do të imagjinonim që më 15 marsin e 1996 Skënderi do të fillonte punë si diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, as që mund të ndodhte 1997, që për pak i çoi shqiptarët e shtetit amë midis tyre gati në një luftë civile dhe as veten tonë të angazhuar tek një gazetë me emrin BotaSot e cila kishte nisur botimin në Zürich në qershorin e 1995.

Duhet të ketë qenë 1998, mëngjes kur ne sapo arritëm në redaksi në Zürich dhe pamë në tryezën tonë të punës një zarf të shqyer bosh ku dërguesi ishte Kapllan Resuli dhe marrësi Skënder Buçpapaj. Nuk na ra në dorë ajo çfarë kishte dërguar Kapllani dhe nuk u bëmë kureshtarë aspak. Gazetat e Shqipërisë kishin filluar të botonin lajme sikur Kapllani deklaronte lart e poshtë se nuk ishte shqiptar, se ishte malazez. Prej tetorit 1992 kur i dhamë dorën e përshëndetjes, nuk u morëm kurrë me temën e Kapllan Resulit. E shmangëm çdo kontakt me Kapllan Resulin për të evituar çdo lloj spekulimi që mund të bëhej në adresën tonë. Nga këta të llojit të Profesor Nasho Jorgaqit. Që kanë 75 vjet që e mbajnë Shqipërinë tokë të djegur.

Sot pas gati 20 vitesh prej vizitës së Profesor Nashos tek ne, jam duke i parë ende sytë e trishtë të tim eti, ndërsa Skënderi e sqaronte Profesor Nashon duke i thënë se Ambasadori i Shqipërisë në Bernë – i asaj kohe – Vladimir Thanati i kishte bërë në mënyrë mediatike vizitë në shtëpi Kapllan Resulit në Gjenevë. “Pra, qeveria juaj e majtë e ka rehabilituar Kapllan Resulin”, i tha Skënderi në fund Profesor Nashos i cili dukej se kishte ardhur nga Tirana në Zvicër t’i kërkonte llogari Vehbi Skënderit për të pa bëra vaki. Diktatura komuniste e burgosi 20 vjet Kapllan Resulin si spiun të UDB-së dhe Profesor Nasho Jorgaqi i binte fyellit në të njëjtën vrimë, por në adresën e gabuar.

Vehbi Skënderi ishte i dënuar nga diktatura komuniste si “Nacionalist” pikërisht sepse kishte shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me Kosovën. Kosova ishte një dashuri e përherëshme e tim eti, që ma kishte përcjellë pa fjalë edhe mua fëmijës. Tek poezia “I vjetër je ti Drin aq sa kjo botë” në një varg poeti shkruan se “Drini plak rrjedh nga dherat e begata të Kosovës”.

Vizita e Profesor Nashos tek ne zgjati rreth një orë e sa. Pastaj ai bashkë me Pjetër Rodiqin u ngritën. Dolën të katër bashkë. Skënderi i përcolli deri tek dera ndërsa Babi deri tek makina jashtë. Nuk e di se çfarë biseduan me Babin. Mund të na e thotë Profesor Nasho që është gjallë se im atë prej 13 qershorit 2011 prehet në varrezat e një qyteze këtu në Zvicër.

Nga vizita e tij, që e mikpritëm, na solli shijen e hidhur e të helmët prej Tiranës. E pritëm si mik larg të gjitha konteksteve politike, pa e hapur as si temë bisede se Vehbi Skënderin diktatura e kish varrosur të gjallë me format më përçudnuese bashkë me familjen, çka Profesor Nasho Jorgaqi e dinte shumë mirë. Me Babin nuk e vazhduam bisedën rreth vizitës, sepse ai ishte një shpirt delikat që thyhej lehtë si kristali, do të ishte sikur të gërvishtje në plagët e hapura.

Unë kam të drejtë ta pyes Profesor Nasho Jorgaqin kush e solli tek ne? Që t’i bënte “gjyq” Vehbi Skënderit! Me akuza fallco.

Tani kur në moshën 89 vjeçare Profesor Nasho Jorgaqin e kanë shpallur zyrtarisht si ish Spiun i Sigurimit, unë kam të drejtë të dyshoj se ajo vizitë ishte e organizuar nga Sigurimi i Shtetit i cili prej 1997 u riciklua.

Nëse gjatë kētyre 30 vjet tranzicion në Shqipëri dështoi instalimi i demokracisë dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës, një nga shkaqet kryesore të këtij kolapsi moral të vlerave është mos hapja e dosjeve të ish spiunëve të cilët vijojnë të jenë pjesë integrale e të gjitha qelizave të kētij shteti të kalbur.

Vehbi Skënderi nuk ka qenë spiun i Sigurimit dhe ka vuajtur kalvarin e diktaturës dhe të postdiktaturës.

Profesor Nasho Jorgaqi erdhi në shtëpinë tonë si mik dhe e akuzoi Vehbi Skënderin brutalisht, pa fakte, pa prova, njëlloj si në gjyqet që im atë i kishte provuar në diktaturë.

Përpara disa ditësh me të njëjtin stil sulmuan shkrimtarin e njohur Sadik Bejko që ka mbajtur një qendrim konstant denoncues ndaj krimeve të diktatorës. Profesor Bejkon e akuzuan për një poezi gjoja sikur ai ia kishte kushtuar Enverit. Akuzuesit ia ndryshuan vetë titullin poezisë, ndërkohë që ish Spiunët e Sigurimit që kanë dalë dëshmitarë në gjyqet e diktaturës dhe kanë marrë njerëz në qafë vazhdojnë dhe i gradojnë.

Denoncimi i Prof.Nasho Jorgaqin si ish Spiun i regjimit është bërë tri dekada pas gjoja rrëzimit të diktaturës. Kur ai është 89 vjeçar.

Për t’i zbuluar kontigjentin e ish Spiunëve mos duhet të presim deri sa ata të mbushin moshën over 80!

Jo, shteti i së drejtës vepron me ligjet e veta të mbështetura në liritë dhe të drejtat themelore të e njeriut, ku në mbrojtje merren viktimat, dënohen krimet e diktaturës ndērsa ish spiunëve të regjimit u zbulohen emrat dhe bëmat. Pastaj opinioni vepron sipas moralit dhe ndërgjegjes kombëtare. Sepse demokracia dhe shteti i së drejtës ndërtohen me meritokraci dhe integritet, ndërsa shteti i kapur mbijeton nga kalbësirat e kënetës ku indiferenca dhe ndërgjegjet e ndragura janë uji i saj i ndenjur.

Kur akademikët mbrojnë apriori qëndrimin antikombëtar të partisë së tyre – Nga SHABAN MURATI

Nuk ka fenomen me të dhimbshëm se sa kur ata, që tundin si spaleta titujt akademikë, në çeshtjet më të ndjeshme kombëtare të sovranitetit dhe të integritetit territorial mbrojnë apriori qendrimin antikombëtar të partisë së tyre dhe jo interesin e Shqipërisë.

Ndaj Shqipërisë i janë tkurrur dhe po i tkurren kufijtë. Si nuk marrin pak shembull nga akademikët e Serbisë dhe të Greqisë, të cilët venë atdheun mbi partitë, dhe kufijtë e shteteve të tyre janë zgjeruar e po zgjerohen me territore tokësore dhe detare shqiptare.

Ndarja e parakohshme nga jeta ka plagosur zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur Ramadan Musliun – Nga EUGJEN MERLIKA

Me keqardhje të thellë e tepër të sinqertë mësova lajmin tejet të hidhur për ndarjen e Ramadan Musliut nga jeta. I jam jashtëzakonisht mirënjohës, sepse ka qenë i pari botues që, në vitin 1996 , pranoi me kënaqësi të botonte në gazetën “Rilindja” të Prishtinës shkrimin e gjyshit tim, Mustafa Kruja, “Vetëparaqitja” me titullin e zgjedhur nga un “Zani i të mundunve”. Ai shkrim i përkthyer nga frengjishtja më pas u botua edhe nga organë të tjera të shtypit, por brazdën e parë e hapi i ndjeri Ramadan Musliu.

Ndërrimi jetë i parakohshem i Tij ka plagosur zemrat e të gjithë atyre që kanë patur rast të njihen e të punojnë me Të. Quhem fatlumë që kam qenë njëri prej tyre e që na ka lidhur një respekt i ndersjelltë e një miqësi e siqertë.

I shpreh nëpërmjet kësaj faqeje përdhimtimet më të ndjera familjes e jetës kulturore të Kosovës e të Shqipërisë, të cilën i ndjeri e përfaqësonte denjësisht e me shumë autoritet.

U prehtë në paqen e dritën e Zotit shpirti i Tij i bardhë, i qoftë i lehtë dheu i Kosoves se Tij, qofte i paharruar emri i Tij i ndritur ne kujtesen e gjithe shqiptareve.

Me shume dhimbje.

PO FAMILJA?… – Nga HAMIT TAKA

 

-Vetëm njeriut të fisnikëruar mund t’i jepet liria e shpirtit- Niçe

Më ka mbetur në mëndje që nga fushata e kandidatëve për President të SHBA-së, një frazë e kandidatit republikan, Romney: “Obama lufton të shpëtojë botën, unë luftoj për  familjen”. Kjo deklaratë e Romney thekson një pohim dhe një shqetësim. Nga njëra anë  pohon rolin dhe vlerat e patjetërsueshme të familjes në shoqërinë moderne, pra, bota do të jetë më e mirë, në se do të kemi një familje më të shëndoshë dhe, nga ana tjetër, tregon se  diçka është tronditur në strukturën dhe psikologjinë sociale të familjes bashkëkohore.

Dhe kur ky shqetësim kthehet në platformë të programit të kandidatit për President në SHBA, do të thotë se  nuk është fjala as për familjen e presidentit amerikan dhe as për familjen amerikane, por është shqetësim në rrafshin botëror. Ky synim fisnik e madhor i Romney nuk mund të mos ketë tërhequr vëmëndjen e studiuesve dhe prindërve shqiptarë, për të cilët familja ka qënë e shenjtë, një tabu, deri në vendosjen e diktaturës së proletariatit, kur u tjetërsua.

Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj me lexuesin, por po shikojmë pothuajse çdo ditë një realitet mediatik dhe kafenesh, që nuk mban më arsyetim. Veçanrisht pas ndonjë vrasjeje në familje apo ndonjë dhunimi seksual(të cilët janë absolutisht makabre dhe të dënueshëm), gjithandej mediat televizive, shtypi i printuar dhe ai online, po i mëshojnë krimit ordiner dhe atij brenda familjes me një “babëzi” mediatike, sa të duket sikur pritet flijimi i viktimës fatkeqe të radhës, për të mbushur orët e fjetura të televizioneve, radiove, faqet e gazetave dhe revistave, që të sigurohet shitja e tyre. Dhe, sa herë shfaqet viktima e radhës, listohen të gjitha viktimat e vitit apo viteve, duke abuzuar deri në hollësira të pa lejueshme nga pikëpamja morale, etike dhe humane, të cilat rëndojnë edhe më tepër viktimën e familjen, që sigurisht ndihen të lënduar.

Emisione televizive, radiofonike dhe artikuj gazetash ku flitet për  monstra përbindëshash e vagabondësh, që dhunojne adoleshentet; shkrime ku vëllai vret vëllanë për një copë tokë, për një gardh, apo për vogëlsira të tjera, krejt banale në dukje; pasazhe kur burri vret gruan dhe gruaja vret burrin, kur prindi vret fëmijën dhe fëmija vret prindin. Realisht ky është një fenomen shqetësues, aq sa është  edhe një absurditet i kohës, që nuk lë pa shënuar edhe humbjen e disa vlerave të shoqërisë. Por edhe më absurde dhe që nuk mban më arsyetim, është fakti se për gjithçka fajësohet sistimidemokratik, shoqëria dhe shteti, duke hymnizuar diktaturën e kaluar.  Arrihet deri atje sa një gazetare këto ditë ka mbritur në gjykimin “intelektual”  se “ky nuk është vend për vajza”.  Mos kjo popullsi ka zbritur nga tjetër planet?! Dhe, sipas asaj dhe atyre, gjenerata e të rinjëve të sotëm në Shqipëri është një gjeneratë e humbur. Ajo s’ka punë, s’ka shkollim, s’ka siguri, ka varfëri, uri e krim, s’ka të ardhme. A s’është kjo thirrje pë të ikur nga Shqipëria?!

Por, në vazhdim të asaj që nuk ha më arsyetim, unë shtroj pyetjen: Po mirë politika, sistemi, qeveria e grupe të caktuara e nxisin vetë anarkinë e krimin, po familja çfarë bën? A nuk ka ajo fare përgjegjësi për krimin ordiner dhe aq më tepër për atë brenda familjes? Çfarë bën familja që fëmija, burri, gruaja të mos bëjnë krime? A i dinë këta artikujshkrues dhe taboret e komentarëve pas tyre raportet shtet-shoqëri-familje në demokraci? Ose nuk i dinë ose bëjnë se nuk i dinë.

Aktualisht shoqëria shqiptare e ka kaluar çastin e zbrazëtirës, janë krijuar institucione të reja shoqërore dhe janë ristrukturuar ato ekzistuese. Shpallja dhe sigurimi i lirisë së besimit krijoi mjedisin për ringritjen dhe për funksionimin e institucioneve fetare, por që duket se ende nuk po e luajnë dot rolin e tyre të fuqishm në edukimin e dashurisë për tokën “ku u ka rënur koka”, për familjen, për respektin ndaj robit të Zotit etj. Eshtë realizuar çlirimi i institucionit të familjes nga disa norma e tabu, që ngurtësonin raportet mes pjestarëve të këtij institucioni. Ristrukturimi i institucionit të shkollës dhe çkuadrimi i mjeteve të informacionit masiv kanë krijuar mundësinë që çdo individ të gjej vetëveten. Të gjitha këto normalisht rrisin rolin e shoqërisë civile, të fesë dhe familjes në edukimin e brezit të ri dhe ulin peshën e shtetit. Por nuk mund të mos pranojmë se koha moderne padrejtësisht e ka tronditur fondamentin edukativ. Veçse koha nuk është as e drejtë, as e padrejtë. Ndryshimet (sociale, ekonomike, demografike, kulturore) do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme. E padrejtë mund të quhet tërheqja, dorëzimi përballë nevojës për ndryshim në raportet qeveri-shoqëri, prindër-fëmijë etj.

Ndryshimi fillon nga familja e gjithesecilit prej nesh. Shtrohet pyetja: A i kemi punët mirë në familje?  Nuk ka dyshim që autoriteti edukativ i familjes shqiptare, për shumë arsye të natyrës historike dhe aktuale, është tronditur. Në këtë aspekt duket se ka një amulli sociale të vërtetë, mungesë konceptesh të qarta, qëndrime ambiguide evidente. Ka një tërheqje të dukshme jo vetëm nga tradita jonë edukative e së kaluarës, e cila për hir të së vërtetës as nuk ka qenë e tëra e shkëlqyer, por as e tëra e deformuar. Ndërkaq, me çfarëdo mjeti sociologjik, mediatik dhe publik të testosh situatën aktuale edukative të familjes, do të konstatosh se ka një nënvlerësim të pafalshëm, madje përmasat e neglizhencës social-edukative kanë arritur deri në dimensionin më kritik të braktisjes së detyrës edukative, që është edhe në kushtet e shoqërisë moderne, një nga misionet e pandryshuara e më fondamentale të familjes. Duke menduar seriozisht për këtë situatë anormale, kam përshtypjen se në shoqërinë shqiptare, të dhënë tërësisht pas realizimit të ëndrrës së vjetër të plotësimit sa më të mirë të standardeve të jetës materiale të familjes, të fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të saj, po nulifikohet detyra e formimit dhe edukimit qytetar, sidomos të fëmijëve. Në shumë biseda me prindër, fëmijë, adoleshentë e të rinj, duket se ka aq shumë module të paqarta për këtë problem, sa të mendosh se për këtë rol të rëndësishëm të familjes në shoqërinë tonë ka një kaos të vërtetë dhe të përgjithshëm konceptual, i cili nuk po e lejon familjen shqiptare që të rifitojë kuotat e qytetëruara të “drejtpeshimit edukativ”.

Një pozitë shumë delikate e familjes shqiptare, e cila sapo është larguar nga modelet e vjetra të “edukatës së mbyllur”, por që nuk po orientohet me parimet e “edukatës së hapur” të familjes moderne.  Në këtë pikë duhet të jemi realistë, sepse me sa duket, edhe në këtë distancë prej tri dekadash të jetës demokratike, duket se nuk na shpëton nga përgjegjësia “reagimi modern” në formën e nihilizmit të traditës sonë edukative. Ndoshta duhet të bindemi se disa vlera të traditës edukative e familjes shqiptare janë me konsistencë dhe rezistente ndaj turbulencave të modernitetit. Ka ca gjëra që duhen parë me më shumë kujdes dhe seriozitet, duke i parë vlerat më pozitive të traditës së edukimit familjar, përtej ambalazheve deformuese të ideologjisë së vjetër të “paternalizmit edukativ”. Sepse edukata dhe edukimi në familjen tonë të së kaluarës nuk ka qenë e tëra konservatore, pa asnjë vlerë, dhe që sot me mendjelehtësi të nihilohet totalisht. Familja është një celulë e shoqërisë e një rëndësie krejt të veçantë jo vetëm për kombin tonë, por për gjithë kombet. Për kombin tonë familja ishte shprehje e idenditetit të fuqisë së tij shpirtërore dhe kulturore jo vetëm tek lindja e një familjeje të re, por sidomos vlerësimin e rolit të saj të pazëvendësueshëm në të gjitha aspektet e jetës, në tragjedinë dhe mbijetesat e tij. Aq më tepër kur jemi shtetformuesit e fundit në Europë. Janë të shumta vlerësimet në formë sentencash për familjen dinjitoze shqiptare, e cila përfaqëson në fakt vetë mëndjen dhe trurin e ndritur të kombit, në atë masë që, kjo kompaktësi dhe fuqi qëndresore e familjes, pa humbur dhe pa rrafshuar vetiakësinë e individit, identifikohej me kombin në mënyrë të natyrshme dhe të vetëdijshme.  Të huajt thonin dikur se ishte e pakuptueshme si kanë mundur të bashkëjetojnë te shqiptarët një varfëri proverbilae materiale me një pasuri shëmbëllore shpirtërore, një nivel teknik primitiv me një fisnikëri ndjenjash e zakonesh të rralla. Kjo pasuri i detyronte të haujt e njerëzit përparimtarë të botës ta quanin “Muze të gjallë të vlerave humane”, “Oaz të virtytit” dhe shqiptarët “Kavalierët e fundit të nderit në Europë”. Këto vlerësime shprehnin një të vërtetë sepse kombi që nuk vuan nga asnjë ndjenjë inferioriteti përballë kulturave të të tjerëve, është një komb që ndjenjën e lirisë nuk e ka as fasadë, as thjesht si  mburojë, por si thelb të ekzistencës dhe vitalitetit të tij. Sot ka tregues të qartë që të vënë në mëdyshje, të bëjnë skeptik, lidhur me faktin nëse familja shqiptare do të mbesë apo jo në të ardhmen  strukturë sociale e organizuar edukativisht, e cila siç thotë filozofi politik amerikan i kohës sonë, J. Rols, do të jetë strukturë sociale pa vlerë apo strukturë që “do të imponojë detyrime”.

NATO dhe adhurimi yne per kete organizate! Nga Iris Halili

Une mendoj se kjo foto e arkivit tim eshte historike. Ne bisedime tre vende fqinje dhe aleate te ulura ne samit per te diskutuar hapat qe duhet te ndermerrnin per antaresimin e vendeve te tyre ne NATO. Samiti u organizua nga Kabineti i Presidentit te Shqipersie ne Shkurtin e vitit 2003, dhe une ndihem krenare te isha ne krye te ketij organizimi. Ne foto: Presidenti i Shqiperise zoti Alfred Moisiu, Presidenti i Kroacise zoti Stipe Mesic dhe Presidenti i Republikes se Maqedonise, zoti Boris Trajkovski (ndjese paste, pasi ekzakt nje vit me pas nderroi jete ne nje aksident tragjik ajror..).
Endrra e çdo Shqiptari te asaj kohe, apo ajo e çdo kroati apo maqedonasi ishte anetaresimi ne NATO. Psikologjikisht ky anetaresim kuptohej si nje hap i madh i shkeputjes perfundimtare te vendeve tona nga fronti komunist i lindjes, nga Rusia dhe ish Traktati i Varshaves. Ne vitin 1998-te kur une isha dhe Kryetare e Krahut Rinor te Shoqates Shqiptare te Atlantikut, ne organizuam nje sondazh ne rang kombetare per te testuar mendimin e shqiptareve per anetaresim e vendit ne NATO . 90 % e te intervistuarve deklaruan se ishin pro anetaresimit. Padiskutim, nder radhitjet e demokracise shqiptare, kroate apo maqedonase pranimi i ketyre vendeve ne NATO eshte edhe arritja me sinjifikante ne keto tre dekada perpjekjeje drejt botes demokratike. Ne imazhin tone te atehershem apo tanishem NATO ishte/eshte vete SHBA, lidershipi, siguria dhe forca qe ajo perfaqeson ne bote.
Si qytetare e SHBA, ku jetoj, punoj dhe paguaj taksa ndihem krenare qe ne nje fare menyre fale drejtimit historik qe ky vend ka pasur ne NATO edhe une kam kontribuar sado pak ne stabilitetin e Atdheut tim, rajonit apo gjithe botes. Por ja qe nje dite ne SHBA vjen nje president qe si plan te tij te pare ne politiken e tij te jashteme ka largimin e SHBA nga NATO. Sikur thone analistet,kjo do te ishte dhe dhurata me e madhe qe Amerika do t’i ofronte Putinit.
Sipas ish shefit te Kabinetit te Presidentit Trump, Zotit John F. Kelly, nje Gjeneral Marine me kater Yje :“ Nje nder veshtiresite me te medha qe ai kishte hasur gjate kohes kur punoi me Presidentin Trump, ishte te ndalonte Presidentin te realizonte perjashtimin e SHBA-sa nga NATO”. Edhe ne debatin e fundit Presidencial, Presidenti Trump serisht paraqiti nenvleresimin e tij per kete organizate prestigjioze dhe shume kuptimplote. Per ata qe nuk e dine, NATO si mision te pare ka: “Nese nje vend anetar sulmohet, te gjitha vendet e tjera anetare veprojne ne mbrojtje te tij si nje trup i vetem”. Ne Samitin e Natos ne vitin 2018, Presidenti Trump ndoshta me te drejte i angazhoi edhe vendet e tjera te Evopes te shpenzojne me shume per NATO , dhe per kete i duhen dhene kredite , por te gjithe e dime qe ky nuk eshte hapi i tij final. Sipas atyre qe kane punuar me te si dhe shume analisteve hapi final ( nese ai fiton zgjedhjet presidenciale te 3 Nentorit) do te jete largimi i SHBA nga NATO, ndermarje qe ai e ka pasur qellim ta realizoje qe ne raundin e pare.
Nese SHBA del nga NATO ky do te ishte fundi pranise se sigurise dhe lidershipit amerikan ne bote. Kisinger ( Ish Sekretari i Shtetit SHBA) ne librin e tij fenomenal “Diplomacia” na keshillon: “ Ne diplomaci sikur edhe ne jete ceshtja nuk eshte te besh zevendesimin, ceshtja eshte me ke e ben ate?” . Pyetja ime dhe e cdo qytetari nderkombetare qe do paqen dhe lirine ne bote sot do te duhej te ishte: “ Nese SHBA, nen udheheqjen e Presidentit Trump do te dale nga NATO, kush do e zere zendin e saj, apo me sakte e thjesht: cili vend do marre superfuqine e drejtimit ushtarake per sigurine e paqes ne bote ??
Ndaj kur une votoj, mendoj gjate e mendoj shume. Mendoj per te ardhmen e jetes sime ne SHBA, por mendoj edhe per Atdheun qe lashe, pasi me voten time une nuk vendos vetem per fatet e SHBA-se por edhe per ato te te gjithe botes.
@iris halili

Si e kujtoi komuniteti shqiptaro-amerikan 100-vjetorin e lindjes se At Gjergj Fishtes me 24 Tetor, 1971, në Nju Jork – Nga Frank Shkreli

KUJTIME TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

23 Tetori i vitit 1871  është data që shënon lindje e At Gjergj Fishtës.  As në mërgimin e gjatë e të mundimshëm nuk e kemi harruar kurrë Fishtën e madh por e kemi kujtuar në raste të veçanta, megjithëse i përjashtuar nga regjimi komunist. Në këtë shkrim tepër modest, të botuar në revistën, “Jeta Katolike” Shqiptare” në Nju Jork mund të gjeni një përmbledhje të darkës kushtuar Poetit të Madh të Kombit, At Gjergj Fishta, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, me 24 tetor, 1971.  Mos më kritikoni për shkrimin, sepse isha duke hedhur hapat e parë të gazetarisë.

Përshëndetje të gjithëve dhe uruar ditëlindjen e Fishtës së Madh e të pavdekshëm!

NJË  JETË  NË  DIKTATURË (Kujtime të një “armiku të klasës”) – Nga EUGJEN MERLIKA

 

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

FËMIJËRIA DHE FALLXHORI GREK

 

Më  duket një detyrë morale ndaj vetvetes dhe nevojë e domosdoshme informimi ndaj atyre që patën fatin e mirë të mos i jetonin dhjetëvjeçarët e gjatë të sistemit monist shqiptar, të shkruaj disa faqe nga historia e jetës sime, thjesht për të bërë të njohura disa pamje nga një realitet, që kushtëzoi shumë jetë njerëzish. Eshtë një realitet, që sot është vënë në tehun e kritikës nga shumë njerëz të sferave të ndryshme të jetës kulturore të Kombit. Pa pretenduar të bëj pjesë në ato sfera, mendoj se jap një ndihmesë sado të thjeshtë në shpalosjen e disa të vërtetave të pakundërshtueshme, të pësuara drejtpërsëdrejti.

Vetë fakti që po shkruaj këto rradhë, më detyron t’i filloj ato me një nderim të sinqertë ndaj gjithë atyre faktorëve e forcave që bënë të mundur ardhjen e këtyre ditëve të reja në të cilat e vërteta, e masakruar deri tani, shpaloset në të gjithë gjërësinë dhe thellësinë e saj. Nderimi im i veçantë shkon te populli i Shkodrës, i Kavajës, i Tiranës e qyteteve të tjera e, mbi të gjitha, tek studentët e Universitetit të Tiranës që, me guxim deri në vetmohim, luftuan për demokracinë e ditëve të sotme, duke i bërë një shërbim të madh kombit tonë. Mendoj, se për këtë shërbim, ky komb duhet t’ju jetë mirënjohës në jetë të jetëve.

Gjatë jetës sime nuk kam mbajtur një ditar të rregullt, siç ndodh shpesh tek njerëzit. Kjo ndodhi jo për përtaci apo lënie mbas dore, por thjesht prej një ndjenje vetëruajtjeje, që dhjetëvjeçarë me rradhë m’u imponua nga kushtet e një jete të pasigurtë, me shpatën e Damokleut mbi kokë (rreziku i arrestimit në çdo çast). Ky ditar do të kish paraqitur si një dokumentar shumë çaste të një jete të gjymtuar nga diktatura. Ndërsa sot, në moshën 47 vjeç, ( jam binjak me diktaturën që, për ironi të fatit, quhet “çlirim”) më duhet t’i drejtohem vetëm kujtesës së fashitur nga një mori faktorësh…

Kam lindur në Tiranë në prill 1944, bir i një çifti intelektualësh me shkolla të larta. Babai ka qenë inxhinjer elektrik, i diplomuar në Grenoblë të Francës ndërsa nëna mësuese letërsie, e diplomuar me 30 me lavdërim në një nga universitetet më të vjetra të  Evropës, në Napoli të Italisë. Ky ishte një fat disi i pazakontë për stadin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare t’asaj kohe. Jetën e kam nga Zoti dhe nga Dr. Hamdi Sulçebeu, i cili në asnjë mënyrë nuk pranoi të kryente dështimin e propozuar nga mjeku gjinekolog, kur nëna ishte shtatzënë, duke u përgjigjur: “Mua më kanë mësuar në shkollë t’i shpëtoj, jo t’i vras fëmijët.”. Por shumë herë gjatë jetës sime më ka munduar mëdyshja nëse duhet t’i isha mirënjohës dhuratës së tij…

Në klinikën e Dr. Sadedinit, ku ka qënë shtruar nëna ime, gjenin strehë edhe partizanët apo guerilasit e Tiranës. Kontrolleve të gjermanëve iu dilte para shprehja “un kam të shtruar të renë e Mustafa Krujës” dhe qetësia në klinikë sigurohej. Ndofta ky ishte një sinjal i largët, pararendës i pluralizmit që do të vinte pas pothuaj gjysëm shekulli, apo ndofta ishte një përllogaritje e hollë e mundësive të mbijetesës në një kohë që do të vinte me emrin e revolucionit socialist. Këto hollësi i mësova më vonë nga nëna, jeta e së cilës është një roman më vete, me përmasa tragjike, e denjë për një penë dostojevskiane, për përshkrimin e së cilës nuk e ndjej veten të aftë. Do të mjaftonin, për t’a mbushur atë roman, dëshmitë e shokëve e shoqeve të atij kalvari të gjatë gjysëm shekullor që sot janë shpërndarë gjithkund, në Shqipëri e në botë.

Ndodhia e  parë, e ngulitur çuditërisht në kujtesën time (kam qenë tre vjeç e nuk di a pranohet shkencërisht një fakt i tillë), ka qenë kacavjerrja në hekurat e portës së burgut të Tiranës me fjalët: “babi, hajde me ne” që shqiptoja i përlotur dhe me ngulmimin për të mos u shkëputur nga babai brënda saj. Aty ishte njohja ime e parë me absurditetin që nuk më lejonte të  përqafoja babain, si dhe takimi i parë me policin, shkaktar të kësaj ndalese, një figurë që ndryshoi vetëm fytyrat e që më shoqëroi gjatë gjithë rrjedhës së lumit të jetës sime. “Kjo është jeta jote Faust! Dhe këtë m’a quan jetë…” Gëte

Ballafaqimi i parë i ndërgjegjshëm me jetën u bë nëpërmjet arrestimeve të babait e të xhaxhait. Mbeta vetëm me gjyshen dhe nënën time të re, asokohe 26 vjeçe. Banonim në Tiranën e re, në një shtëpi me qera, sepse shtëpia jonë ishte zënë nga Spiro Moisiu, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë “nacional-çlirimtare”.

Një ditë të bukur të vitit 1947 vjen urdhëri i shpërnguljes nga Tirana për në Shijak. Në të njëjtën ndërtesë ku banonim ne ishte dhe një vajzë jugosllave me emrin Nada. Ishte me gradë kolonele, por nuk di se ç’funksion kishte. Fliste frëngjisht me nënën dhe ishin miqësuar edhe prej muzikës. Nëna i binte pianos, këndonte shumë këngë italiane dhe arie nga operat që asaj i pëlqenin shumë. Urdhëri i shpërnguljes sonë e dëshpëroi Nadën. U mundua t’a anullonte me të gjitha mundësitë, ndërhyri vetë tek ministri i brendshëm, por përgjigja ishte negative: “ Vetëm për atë familje nuk mund të bëj gjë.”

Kështu po atë ditë u gjendëm në kasollen e një evgjiti, në katër rrugët e Shijakut, un gjyshja dhe nëna. Babai kish filluar odisenë e tij të gjatë në kampet e punës. Ai ishte dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burgim, sepse kishte marrë pjesë në një mbledhje me pak shokë, për të krijuar ligjërisht një parti opozitare, në kohën që ato “lejoheshin” zyrtarisht nga “demokracia popullore”.

Nuk ruaj kujtime të veçanta nga kasollja e Shijakut, por mbas pothuajse një viti xhaxhallarët e babait na morën në Krujë, qyteti ynë i origjinës. Aty mbusha pesë vjeç. Nga që kisha zell e dëshirë të madhe për të mësuar, një mësuese shpirtmirë më regjistroi në klasën e parë. Por vendimi i marrë nga   Ministria e brëndshme, së bashku me degën e Krujës (ndofta disi i vonuar, sepse familjet e tjera kishin vite që qëndronin në kampe interrnimi) u vu në zbatim dhe ne u detyruam të banojmë për disa muaj në qelitë e degës së Krujës.

Para syve më del si nëpër mjegull figura sa e bukur aq dhe njerëzore e mësueses sime të parë, që më merrte përdore e më sillte nga shkolla në burg, ndërsa çdo mëngjes polici hapte portën në të njëjtën orë, për të më lejuar të shkonja në shkollë. Më vjen shumë keq që nuk i mbaj mënd emrin e asaj vajze dhe nuk di  a rron… Por i jam shumë mirënjohës, jo vetëm se më mësoi shkronjat e para, por se me kujdesin e dhëmshurinë e saj prej nëne m’u bë shumë e afërt. Nuk di a pagoi çmimin për njerëzinë e saj, sepse tallazet e ashpra të luftës së klasave nuk lejonin një qëndrim të tillë dashamirës kundrejt një fëmije “armiqsh”. Për mua ajo qe si një rreze drite në tunelin e gjatë nëpër të cilin do të kalonte jeta ime, një shembull që më tregoi se në jetë ka dhe njerëz të mirë, gjë të cilën do t’a vërtetoja herë pas here në vitet që pasuan.

Aty, në qelitë e seksionit të Krujës, së bashku me dy familje të tjera ishte dhe një grek, monarkist, i ardhur këtej si pasojë e luftës. Ai shikonte filxhanët e kafesë. Një ditë i pa gjyshes filxhanin dhe i tha këto fjalë:”Që këtej do të ikni së shpejti. Do të shkoni larg, do të kapërceni male, fusha e lumenj e do të qëndroni në një vend mes malesh.. Aty do të vuani shumë, shumë dhe mbas disa vjetësh do të ktheheni përsëri nga ajo rrugë, por jo më këtu. Do të qëndroni në mes të rrugës në një fushë. Aty jeta juaj do të përmirësohet, por mirë siç keni qenë ju nuk do të bëheni kurrë më, kurrë…” Ato gra e vajza, që e dëgjuan, qeshën e thanë se fall është e nuk i dihet, por greku kishte qenë si Kalkanti. Falli i tij u vërtetua me një saktësi të habitëshme…

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

Në Hagë po shkohet për të ndryshuar aktet dhe traktatet juridike ndërkombëtare që kanë vulosur më 1913, 1925 e 1926 kufijtë e Shqipërisë! – Nga Shaban Murati

Në fjalimin mjeran, që mbajti në 20 tetor para ministrit të jashtëm grek Dendias, ku ishte lumturuar sikur i kishte ardhur presidenti amerikan apo presidenti i tij francez apo sikur kishte përpara Kontin Çiano, kryeministri Edi Rama tha se do çojnë në Hagë “çështjen e detit”.

Fjala “çështje deti” është kaq amorfe dhe pa gjini sikur të thuash “çështje toke” apo “çështje ajri”, që s’mund të jenë objekt gjykate, sepse në gjykatë nuk shkon tematika, por shkon një konflikt konkret për kufirin detar apo tokësor, për shelfin kontinental apo për Zonën Ekonomike Ekskluzive.

Është interesant se nuk e thonë dhe nuk e dinë se çfarë do të çohet në Hagë as klakerët e kryeministrit, të PS, të PD, të Greqisë, të cilët po përkrahin idenë greke të kryeministrit shqiptar për të shkuar në Hagë.

Frazat dogmatike shkollareske për nevojat e miqësisë dhe fqinjësisë së vjetër, për parimet e zgjidhjes së çeshtjeve në Gjykatë apo për prestigjin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, fraza që shprehin kompleksin klasik të inferioritetit shqiptar, për të mos thënë shprehin edhe sponsorizime greke, nuk e mbulojnë dot lakuriqësinë e kurthit grek të Gjykatës Ndërkombëtare.

As qeveria dhe as propagandistët e majtë dhe të djathtë të inamoruar me Gjykatën Ndërkombëtare nuk e thonë nëse do të çohet në Hagë marrëveshja e detit e vitit 2009 e qeverisë Berisha apo marrëveshja e detit e Korçës e vitit 2018 e qeverisë Rama; do të çohet në Hagë çështja e shelfit kontinental apo çështja e zonave ekskluzive ekonomike, për të cilat nuk janë zhvilluar ende bisedime të veçanta.

Mediat greke shkruanin në 21 tetor për një letër të përbashkët të hartuar nga qeveria e Greqisë dhe qeveria e Shqipërisë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Pse nuk i thotë kryeministri shqiptar publikut se çfarë objekti për shqyrtim i paraqet kjo letër e dy qeverive Gjykatës Ndërkombëtare??

Greqia vetëm për zonat ekonomike ekskluzive bisedoi 43 vjet me Italinë, bisedoi 15 vjet me Egjiptin, ka 47 vjet që bisedon për shelfin dhe zonat ekonomike me Turqinë dhe nuk është arritur gjë. Greqia me këto shtete ka pasur bisedime dhe mosmarrëveshje vetëm për një çështje dhe nuk i çoi kurrë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Është e vetmja Shqipëria nga gjithë vendet me lidhje detare me Greqinë, që vrapon të shkojë në Gjykatë Ndërkombëtare!

A nuk është rasti për të shtruar pyetjen se çfarë e detyroi kryeministrin Edi Rama të shkonte në ekstremin e kundërt të Edi Ramës kryetar i PS në opozitë dhe të pranojë kërkesën greke për Gjykatën Ndërkombëtare, kur dy vendet nuk kanë konflikt zyrtar me njeri-tjetrin as për shelfin kontinental dhe as për zonat ekonomike ekskluzive? Kanë vetëm bisedime të filluara!

Nëse marrëdhëniet e qeverisë Rama me qeverinë Micotaqis janë aq të shkëlqyera sa e mallëngjyen kryeministrin në konferencën me ministrin e jashtëm grek, pse është nevoja të shkojnë në Hagë, kur mund ta zgjidhin së bashku?!

Por Haga i duhet kryeministrit për të larë duart si Ponc Pilati se kryqëzimin e detit territorial shqiptar po e bën një Gjykatë Ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë logjikë që kryeministri u mburr në 21 tetor se ka qenë qeveria e tij që ka kërkuar rifillimin e bisedimeve detare me Greqinë. Por nuk tha se për çfarë arsyesh qeveria e tij e ka kërkuar rifillimin e bisedimeve detare dhe cili është objekti që qeveria e tij ka propozuar për këto bisedime.

Kryesorja, nuk tha pse kishte nevojë qeveria e tij të rihapte bisedimet detare me Greqinë me të njejtin objekt të marrëveshjes së anuluar të vitit 2009, kur Gjykata Kushtetuese i kishte vënë rrasën e varrit marrëveshjes së dëmshme detare të vitit 2009 me Greqinë??!

Kryeministri rrotulloi si penel gjuhën, sepse ai nuk mund të thotë të vërtetën se në Hagë praktikisht po shkon kufiri shtetëror detar i Shqipërisë. Nuk mund ta thotë, sepse ai ringjalli në mes të kryeministrisë kufomën e marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009. Nuk mund ta thotë, sepse kryeministri po shkel me të dy këmbët vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prill 2010, që e çvleftësoi dhe bëri nul marrëveshjen antikombëtare të vitit 2009, sepse ajo kishte cënuar kufirin shtetëror detar dhe integritetin shtetëror të Shqipërisë!

Nuk mund ta thotë kryeministri të vërtetën, sepse të vesh në dyshim dhe të çosh në gjykatë ndërkombëtare kufijtë detarë, të cilët në “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” janë vulosur nga fuqitë e mëdha në Paris në 30 korrik 1926 dhe janë pranuar e firmosur edhe nga qeveria e Greqisë, don të thotë të shkelësh Kushtetutën e Shqipërisë!

Mos harroni se kryeministri e ndërmerr këtë hap tragjik kombëtar pa miratimin e Parlamentit të Shqipërisë dhe pa asnjë referendum popullor.

Shqipëria po shkon në Hagë, ku pritet të deformohet e të rrudhet kufiri detar shtetëror shqiptar. Vetë kryeministri Edi Rama e ka pohuar se në bisedimet e qeverisë së tij me qeverinë greke është vënë në diskutim kufiri shtetëror. Fshehtësia ka lidhje me diçka, që nuk është në përputhje me legjislacionin tonë, me Kushtetutën dhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010, që rrëzoi marrëveshjen midis dy shteteve të vitit 2009.

Në datën 14 shkurt 2019 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e zbuloi publikisht në një ekran televiziv: “Për çfarë po bisedojmë ne me Greqinë? Për kufirin”.

Përmbajtjen e bisedimeve detare të qeverisë Rama e shpalli Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në datën 11 korrik 2018, kur bëri zbulimin sensacional mbi përmbajtjen e marrëveshjes së re të detit midis Shqipërisë dhe Greqisë: “Nëse do të ketë një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë, ajo do të jetë rreth ristrukturimit të kufijve”.

Keni edhe një dokument zyrtar të qeverisë së Edi Ramës, kur në 12 shkurt të vitit 2018, ministri i jashtëm i qeverisë socialiste, që drejtonte bisedimet me Greqinë për detin, në letrën drejtuar presidentit të Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për bisedimet detare me Greqinë, përsërit tekstualisht objektin e së njëjtës marrëveshje të qeverisë Berisha të vitit 2009.

Ja teksti: “Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë: Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.

Pra qeveria e Edi Ramës në bisedimet e vitit 2017-2018 negocioi dhe ringjalli marrëveshjen e vitit 2009, duke bërë objekt të bisedimeve kufirin shtetëror detar midis dy vendeve.

Nuk është e rastit që interesi diplomatik grek i dërgimit në Gjykatën e Hagës i bashkoi tani në varkën e Dendias qeverinë dhe opozitën. Të dy palët e duartrokitën, sepse është e njejta gjë që Athina u ka imponuar të dy qeverive shqiptare në çedimet për detin shqiptar.

Është mirë që tifozët e dy partive kryesore, dhe ekspertët militantë të të dy partive, që mbrojnë njera palë marrëveshjen e vitit 2009 dhe tjetra palë marrëveshjen e vitit 2018 (e cila praktikisht u përfundua dhe duhej të nënshkruhej në Pashkët ortodokse të prillit të vitit 2018 në Korçë), të krijojnë opinionet duke parë dokumente zyrtare dhe me sytë e interesit të Shqipërisë.

Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë çift në Hagë për të ndryshuar dhe për të shkelur aktet dhe traktatet juridike ndërkombëtare, të cilat kanë vulosur në 1913, 1925 dhe në 1926 kufijtë e Shqipërisë. Greqia zyrtarisht nuk ka rivendikuar kufirin territorial detar dhe tokësor shqiptar, sepse aktin përfundimtar të fuqive të mëdha për kufijtë tanë e ka firmosur qeveria e Greqisë.

Zyrtarisht e ashtuquajtura “çështje e detit” nuk ka ekzistuar për 95 vite me rradhë të ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar, kur u paraqit befas nga Greqia në vitin 2007, sapo u konfirmuan rezervat e mëdha të hidrokarbureve në zonën shqiptare të detit Jon.

Nga pikëpamja diplomatike Athina u tregua korrekte dhe kërkoi “bisedime teknike për shelfin kontinental”. Poshtërsia e qeverisë dhe e diplomacisë së vitit 2009 është se përfshiu në objektin e bisedimeve kufirin shtetëror detar. Të njejtën gjë bëri qeveria dhe diplomacia e vitit 2017.

Në opozitë të gjithë janë patriotë dhe revolucionarë, dhe PS në opozitë ndërmori aktin e drejtë të padisë së marrëveshjes së vitit 2009 në Gjykatën Kushtetuese. Por si kryeministër, Edi Rama në mandatin e tij të dytë rivuri në skenën diplomatike të njejtën marrëveshje detare me Greqinë si qeveria e kaluar, me ndryshimin që u tregua më i nxituar, sepse qeveria Berisha e përfundoi marrëveshjen me Greqinë në nëntë muaj, kurse qeveria Rama në gjashtë muaj.

Shkaqet pse marrëveshja e dytë nuk u firmos në Korçë i di mirë kryeministri. Por tani duket koniukturat ndërkombëtare për arsyet e tyre po darovisin Greqinë me dhurata gjeopolitike ballkanike, dhe një nga këto është edhe dhurimi i një pjesë të detit territorial shqiptar.

Mos i kritikoni grekët. Jemi përpara një intrige diplomatike shqiptare, njësoj si në marrëveshjen e vitit 2009. Plisi apo qeleshja shqiptare e tezës së vjetër greke dhe i urdhërit të ri grek që shqiptarët ta çojnë në Hagë kufirin detar nuk mbulon dot faktin se po ndërmerret një hap i madh negativ i mohimit të traktateve dhe i vendimeve ndërkombëtare, dhe ketë po e bën me entusiazëm vetë shteti, të cilit do t’i rrudhen kufijtë. Ky është thelbi i intrigës së tanishme qeveritare shqiptare.

Jemi përpara një alibie të qeverisë për të fshehur rrudhjen e kufirit detar shqiptar dhe jo rastësisht qeveria Rama ka qarkulluar argumentin idiot se marrëveshja e qeverisë socialiste është më e mirë se marrëveshja e qeverisë demokratike.

Broçkullat e kryeministrit për miqësinë e pavdekshme dhe të shkëlqyer midis dy vendeve tona, me të cilat po justifikon dërgimin e “çështjes së detit” në Hagë janë një alibi servile për aktin e rëndë të shkeljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe për pranimin e marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009 me ca penelata të reja.

Retorika narciste kryeministrore për servirjen e akteve shtetvrasëse si “revolucion kopernikian” është kaq e stërkonsumuar në biografitë politike dhe diplomatike atdheshitëse të qeverive shqiptare të 95 viteve të fundit!

Greqia don që Shqipëria të shkojë në Hagë, sepse vetëm një Tribunal Juridik Ndërkombëtar mund të bëjë të pavlefshme aktet ndërkombëtare të kufijve të Shqipërisë, dhe vetëm kur këtë e kërkon vetë qeveria e Shqipërisë. Kështu e humbëm edhe Shën Naumin dhe burimin strategjik të lumit Drin me kërkesë të vetë qeverisë shqiptare drejtuar Lidhjes së Kombeve.

Sirenat greke po e çojnë Shqipërinë me këmbët e saj në Hagë, ku do të humbë me duart e saj.

Shkrimtari i shquar Sadik Bejko reagon: Nuk kam qenë spiun. Nuk kam qenë as komunist, as në familje nuk kam patur komunistë. Pse mundoheni kot të më bëni pis?!

Shkrimtari i njohur Sadik Bejko i është përgjigjur sulmeve spekulative në adresë të tij, ku spekulantët shkojnë deri aty sa për të vërtetuar pretendimet e tyre ndryshojnë deri titujt e poezive të Sadik Bejkos. Në vend që t’i qepen spiunëve të ish Sigurimit që janë në krye të institucioneve të shtetit, që dekorohen, janë çdo herë nëpër lista e marrin çmime e grada, ata kapen pas poezive të poetëve në kulmin e diktaturës hoxhiste kur rrokjet dhe vargjet shiheshin me lupë pasi përmes analizës të vargjeve ata gjenin armiqtë e partisë që i dënonin me burgime dhe dënime kapitale. Për më tepër pretenduesit janë njerëz të rëndomtë pa asnjë kredit për të marrë nëpër gojë figurat e shquara të letërsisë shqipe. Më poshtë po sjellim reagimin e Profesor Sadik Bejkos:
“Më poshtë keni dy fotokopje.
Kur pashë atë që postonte Kola Mark, fotokopje të indexit te Bibliotekes të falsifikuar, ku “Ditët Everest të jetës sime” ishin bërë “Ditët e Enverit të jetës sime”, u lëndova dhe shkrova si më poshtë:
Kola Mark, ke falsifikuar indexin e Bibliotekës. Ai është një cikël vetëm me poezi dashurie. Më ka thënë atëherë Rudolf Marku: ke shkruar një cikël poetik të lumtur. Ai nr. i gazetës “Drita”, 10 .12. 1972 ekziston. Me fotoshop falsifikatorët kanë ndërruar titullin për një poezi që nuk është shkruar dhe botuar kurrë nga unë.
Mjerë ju.
Ato janë poezi për një grua që e dashuroja. Jam krenar që kam botuar një cikël vetëm me poezi dashurie në një gazetë në kohën e diktaturës. Nuk ka fije politike në atë cikël.
Një gjë më bën përshtypje. Pse duhet të falsifikoni? Unë jam 77-78 vjeç, nuk kërkoj as punë, as lavdi, as tituj, as dekorata. Nuk jam as nder i lagjes, as qytetar nderi i fshatit, as poet, mjeshtër i madh i lokalitetit.
Jam një pensionist i kryeqytetit. Nuk kam qenë spiun. Nuk kam qenë as komunist, as në familje nuk kam patur komunistë. Pse mundoheni të më bëni pis?
Me pas pashë që Lisandri Kola me kërkonte ndjesë publike dhe botonte fotokopje të faqes së gazetës Drita datë 10. 12. 1972.
Kanë kaluar 48 vjet. Ju luta Ibrahim Uruçit, kryeredaktorit të atëhershëm te gazetes dhe më botoi 5 poezi dashurie. Gjë e rrallë në atë kohë. Ndjesë pastë, edhe sot ia di për nder.
Dhjete dite me pas nga kjo date, po në dhjetor 72, në Festivalin e 11-te te RTVSH kisha tre tekse, dy me motive dashurie, një per Vietnamin.
Me pas une i pagova rende keto… te shkruarat për dashurinë.
Padashur(?) Lisandri Kola m’i kujtoi ca plage te shkuara …
Veç ne kemi qenë njerëz. Edhe për partinë do të këndonim, se ishte me detyrim. Se ndryshe nuk do të ekzistonim. Do t’i paguanim haraç kohës.
Në këtë rast Lisandri & co nuk qëlluan në shenjë.
Lexojeni poezinë “Ditët Everest të jetës sime”.
Nuk ka lidhje me ditët e Enverit..”,përfundon Sadik Bejko në reagimin e tij në rrjetin social. Sikur mund ta shohë lexuesi “dashamirët” e Profesor Bejkos “Ditët Everest të jetës time” e kanë kthyer në “Ditët Enverit të jetës time”! Këto spekulime që cënojnë integritetin e personaliteteve shqiptare meritojnë të dënohen sipas ligjeve që ka bota në Perëndim, sepse shpifja është krim, por në Shqipërinë tonë të mjerë nuk ka ligje, ose shkurt ligjet i bëjnë shkelësit e ligjeve!

Mbylleni sa më parë këtë farsë – Nga SULEJMAN MATO

Se kujt i ka shkrepur më tru, pas një heshtje të gjatë tridhjetëvjeçare, të vlerësojë poetin laureat të vitit.
Madje për këtë aktivitet kanë sjellë ndërmend dhe 25 letrarë nga të cilët poetë të mirëfilltë mund të jenë vetëm katër- pesë vetë.
Mirë kjo, se njeri prej tyre dhe mund të laurohet, por, së pari, me çfarë kritere do të vlerëhohet? Së dyti, pse nuk janë kujtuar të fusin në këtë listë dhe nja 20 poetë të tjerë, tepër të afirmuar, në vite? Së treti: Kush e zgjodhi këtë juri poezie e cila nuk ka asnjë lidhje me poezinë?
Pashë komisionin e vlerësimit dhe u pataksa. Mirë Besnik Mustafaj që është dhe vet poet dhe mund të gjykojë, edhe pse nuk do ta paragjykoj për subjektivitietin e vet, por tjerët që janë futur në këtë juri nuk di të kenë ndonjë lidhje me poezinë. Të parën që pashë në listë ishte. Arlinda Dudaj. Çfarë lidhje ka kjo zonjë me poezinë? E kemi parë nëpër televizione të ndryshme herë si analiste e herë si moderatore, por asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të flasë për poezinë…
Ka mbaruar degën e frëngjishtes, fati e ka dashur të hapë një shtëpi botuese.O.K. Po me poezinë çfarë e lidh dhe nuk e di në mund të gjykojë kjo zonjë dhe zonja tjetër Viola Isufaj për vlerat e poezisë sonë në këto tridhetë vjet?
Ndaj ju lutem, mbylleni këtë nisiativë sa më pare.
Në qoftë se dikush dëshiron të dijë për vlerat poetike të poetëve shqiptarë, së pari duhet të ketë lexuar nja 30 poetë… Dhe kjo nuk mjafton. Poetët janë të ndryshëm. Nuk ngjajnë me njeritjetrin. Vetvetiu lind pyetja: Mbi çfarë kriteresh do të përzgjidhet poeti më i mirë? Dikur kriteret ishin të qarta dhe ne që bënim pjesë në juritë e dikurshme i kishim të qarta kërkesat. Po tani çfarë kërkesa keni ju zotërinj dhe zonja të jurisë? Pse iksi është më i mirë se Ypsiloni?
Së pari vihen kërkesat e, së dyti, zgjidhen poetë me eksperiencë dhe të shquar për të vlerësuar poetët. Disa nga emrat e vënë në këtë listë ishin për të qeshur.
Në atë liste ka pak poetë. Një ndër ta është Skënder Buçpapaj, i përmasave europjane, që pak kush e njeh poezinë e tij në Shqipëri, me që ai jeton dhe punon në Zvicër.
A mund te më thotë ndonjë nga anëtarët e jurisë pse poeti i përzgjedhur është më i mire dhe ku dallon nga të tjerët…?
Kriteri i vlerësimit duhet të jetë përmbajtja, problematika shoqërore, thellësisht shqiptare dhe qytetare, dhe ajo e veçantë artistike, novatore ose tradicionalisht shqiptare, që e dallon këtë poezi nga poezitë e vendeve të tjera.
Po kujt t’ia themi këto? Viola Isufajt? Çfarë lidhje ka kjo profesoreshë me poezinë? A e di ajo që ka ca poetë si Agim Shehu, Hiqmet Mecaj, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu, Ndoc Paplekaj, Roland Gjoza, Petraq Risto, Agim Bajrami, etj, (duhet te kem harruar dhe disa te tjere) të cilët nuk kanë nevojë për t’i lauruar ajo juri pasi i ka lauruar koha dhe lexuesi shqiptar.
Në qoftëse do të donit të ishit sa më të drejtë në dhënien e një çmimi të tillë, së pari duhet të kishit nisur një diskutim paraprak në gazeta letrare apo Facebook e të grumbullonit mendimin e lexuesit të poezisë.
Por dhe kjo nuk mjafton, pasi poetët janë të ndryshëm.
Poezite e poetëve nuk janë si domatet, fiqtë dhe mollët, ku mund të zgjedhësh në treg atë që të pëlqen. Poezitë nuk janë shalqinj e as qershi, mollë e dardhë.
Miqësisht do t’ju sugjeroja ta ndalni këtë lloj çmimi pasi do të jetë formal dhe do të nxisë debatin si një çmim i dhënë nga persona jo kompetentë.

SHQIPTARËT KANË NEVOJË PËR PAJTIM KOMBËTAR! – Nga Frank Shkreli

“TURPI NË RADHËT E TË PATURPSHMËVE” (Një libër i ri në anglisht dhe reagimi i Profesor Sami Repishtit ndaj Kryeministrit Rama)

Sa për komunizmin, ballist, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me të, im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë…”. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në parlament, 30 korrik, 2020.

 

“Jemi ndarë komunistë e ballistë, që në vitin 1944…” dhe shton, “Është shekulli i mendjes dhe jo i forcës, se po të ishte e tillë…”, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi, 24 Shtator, 2020.

 

Nga ana e tij, deputeti i Ballit Z. Adriatik Alimadhi bllokon foltoren e Kuvendit dhe shanë, Z. Gramoz Ruçin, “komunist i ndyrë”, 24 Shtator, 2020.

 

Kur njeriu dëgjon deklarata të tilla nga udhëheqsit më të lartë të Republikës së Shqipërisë – Kryeministrit të vendit, Kryetarit të Parlamentit dhe një interlokutori të ashtuquajturës opozitë – të një Shqipërie 30-vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar, vend anëtar i NATO-s, aleancë ushtarake që për një gjysëm shekulli mbrojti lirinë dhe demokracinë perëndimore nga hordhitë komuniste sllavo-aziatike dhe të një Shqipërie të shekullit XXI, që të pakën me fjalë aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian – lind pyetja: quo vadis Shqipëri? Kush janë këta njerëz dhe në cilin vend tjetër evropian do të toleroheshin deklarata të tilla në mbështetje të një ideologjie sllavo-aziatike – jo nga ndonjë pseudo-historian nostlagjik i komunizmit – por nga foltorja e parlamentit të një vendi anëtar i NATO-s?

 

Këto deklarata janë provokime të rënda ndaj një përqindjeje të madhe të shqiptarëve dhe familjeve të tyre, që për pothuaj 50-vjet kanë vuajtur dhe vuajnë gjithnjë pasojat e tmershme të komunizmit.  Me të thënë të drejtën nuk kisha në plan ta prekja prap këtë subjekt, pasi jam lodhur me nostalgjikët e komunizmit në nivelet më të larta politike të Tiranës, si dhe në radhët e akademikëve, gazetarëve, opinionistëve dhe publicistëve shqiptarë, të të gjitha ngjyrave, të cilët po helmojnë brezin e ri të shqiptarëve.  Por gjithnjë nuk mund të heshtë dhe detyrohem të pyes veten, në cilin vend tjetër ish-komunist të Evropës së NATO-s dhe të Bashkimit Evropian do të toleroheshin deklarata të tilla nga zyrtarët më të lartë të qeverisë e të shtetit nga tempulli i gjoja “demokracisë” shqiptare?

 

Kam në dorë një libër të posa botuar në anglisht këtu në Shtetet e Bashkuara, titulluar, “Shame Among the Shameless”, ose (“Turpi në Radhët e të Paturpshëmve”, nga autorja e re shqiptaro-amerikane, Monika Koleci.  Në këtë libër, ajo përshkruan historinë tronditëse të zemrës së një familje me nëntë anëtarë nga fshati Fishtë në rrethin e Lezhës në Shqipëri– të familjes së saj të gjerë pra — të cilët u persekutuan ashpër pasi i rezistuan regjimit komunist në fillimet e tij.  Protagonisti kryesor, Vasa, djali i madh i çiftit Toma dhe Lina, pasi mori vesh se regjimi komunist i kishte burgosur prindërit e tij, ai la ushtrinë dhe u bashkua me çetat antikomuniste që vepronin brenda vendit për të rrëxuar regjimin komunist.  Veprimet e tij përshkruhen si heroike, por tepër të dëmshme për familjen e tij, veçanërisht për vëllain e tij Lukën, i cili është torturuar për disa muaj nga regjimi komunist dhe më pas kaloi disa vite në një kamp përqendrimi. Pjesa tjetër e vëllezërve dhe motrave të tij, sipas librit, u dërguan në një kamp internimi.  Gjatë gjithë kësaj kohe, motra e madhe, Çilja, bëri të pamundurën për të mbajtur familjen Koleci, së bashku.  Askush në familje nuk është kursyer nga vuajtjet, sipas tregimit në librin në fjalë.  Etja e antarëve të kësaj familjeje për liri u ndesh me shtypje, tortura, madje edhe vdekje. Vuajtja dhe turpërimi i pamerituar me të cilin janë përballur anëtarët e familjes Koleci, pasqyrojnë vështirësitë e të gjithë shqiptarëve që në atë kohë nuk u pajtuan me atë regjim due të cilët guxuan të ndërmerrnin veprime kundër regjimit komunist shqiptar, në emër të lirisë, demokracisë dhe në mbrojtje të vlerave perëndimore.

 

Një prej këtyre shqiptarëve që e ka pësuar rendë mos pajtimin e tij me regjimin komunist të Enver Hoxhës është edhe miku dhe kolegu im i dashur Profesor Sami Repishti – njëri prej figurave më të njohura të botës shqiptare, brenda dhe jashtë trojeve tona si dhe në diasporën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot – i cili gjithnjë me shkrimet e tija ende nuk pushon të dëshmojë ferrin e komunizmit shqiptar, bazuar në përvojën dhe vuajtjet e tija personale në burgjet e Enver Hoxhës.

 

Në një shkrim të ditëve të fundit, duke reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Rama në parlament, se “Komunizmi dhe komunistët ishin në anën e e duhur të historisë”,  Profesor Repishti, në analizën e tij me titull: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna!”, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan rrjeshton disa fakte se pse komunistët dhe komunizmi, në të vërtetë, nuk kanë qenë kurrë në anën e duhur të historisë, siç pretendon Kryeministri Rama.

 

Në analizën e botuar në potalin e gazetës Dielli të Vatrës në Nju Jork, https://gazetadielli.com/sami-repishti-ju-lutemi-mos-lendoni-plaget-tona-te-hapuna/, Profesor Repishti shkruan se e kundërta është e vërtetë.  Si viktimë e komunizmit të Enver Hoxhës, Profesor Repishti shkruan se komunistët shqiptarë kanë qenë pjesa më fatkeqe e vendit, trashëgimtarë të krimeve dhe dhunës së pashoqe në Shqipëri.  Prof. Repishti përmend me data disa prej ngjarjeve dhe veprimet fatzeza të udhëhequra nga komunistët gjatë dekadave ndaj kundërshtarëve të tyre, e që sipas tij, kanë sjellë tragjedinë shoqërore dhe izolimin e Shqipërisë, pasojat e të cilës ndihen edhe sot.  Dhe me të drejtë, Profesori ynë i nderuar, i kujton Kryeministrit Rama dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai, ndryshimin thelbësor midis komunistëve që morën pushtetin me dhunë në vitin 1944 dhe ngjarjeve të vitit 1990 që sollën rrëximin e sistemit zyrtar komunist në Shqipëri:  “Për fatin e madh të popullit tonë, (me 1990) rrugët e sheshet e Shqipërisë nuk u mbuluen me gjak, ashtu siç ngjau me 28 nandor 1944…Na nuk kërkuem varjen në litar të Byrosë Politike”, shkruan Profesor Sami Repishti.

 

Ky pra është ndryshimi midis komunizmit dhe komunistëve në Shqipëri dhe brezit të shqiptarëve, kundërshtarë të komunizmit, denjësisht të përfaqësuar sot nga Profesor Sami Repishti.  Megjithë vuajtjet e tyre dhe krimet ndaj familjeve të pafajshme shqiptare, siç ishte edhe familja Koleci, vuajtjet dhe mundimet e të cilës pasqyrohen në librin e lartë përmendur, “Turpi në Radhët e të Paturpshëmve”, (Shame Among the Shameless”, të posa botuar në anglisht këtu në Shtetet e Bashkuara – ish-të-përndjekurit e regjimit enverist – megjithë humbjet e tyre të mëdha —  kurrë nuk kanë kërkuar as nuk kërkojnë hakmarrje, por vetëm pajtim kanë kërkuar dhe kërkojnë për shoqërinë shqiptare, sidomos, nga udhëheqsit më të lartë të vendit. Ata presin pajtim kombëtar midis brezave të shqiptarëve –pa dallim ideologjie, feje a krahine — në radhë të parë nga përfaqsuesit e tyre politikë, pasi ata janë përgjegjës për të siguruar unitetin e popullit dhe të kombit, pa dallime.

 

Në shkrimin e tij, Profesor Repishti i lutet Kryeministrit Rama, por edhe të tjerëve, në  emër të viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, “të mos lëndohen plagët tona të hapuna” dhe u kërkon atyre që “Mos harroni se nji kalvar i vërtetë 45-vjeçar ashtë përjetue nga nji popullsi disamilionëshe nën tiraninë e murtajës komuniste.  Mijëra të pushkatuem pa faj, të arrestuem, të torturuem, të gjykuem e të burgosun pa faj, të shpronësuem pa të drejtë, me plotësue dëshirat satanike të udhëheqësve injorantë e maniakë komunistë, ose me plotësue forcën punëtore të nevojitun për projektet e çmenduna”, i kujton ai Kryeministrit.

 

Më në fund, Profesor Repishti u kujton autoriteteve “ma të nalta që qeverisin vendin tonë”, se në vend të justifikimeve the lavdërimeve të komunizmit — e si përfundim edhe të krimeve të atij sistemi gjakatar — të pakën të ofrojnë “nji fjalë ngushëllimi, nji përkëdhelje për fëmijët pa prindë, për të vejat pa burrë, për prindët pa djalin e pa vajzën, të zhdukun në qelitë e errëta mesjetare të Sigurimit kriminel… e kampe përqendrimi”, shkruan Prof. Repishti dhe përfundon duke kujtuar kalvarin e familjes sës vet:  “Mijëra të tjerë si unë kemi zemrën e thyeme pa shërim! Babai, viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë, viktimë e terrorit nazist; nana, motra e vëllau minorenë, víktima të regjimit komunist të internuem në Berat e Tepelenë…aty ku motra ime 14-vjeçare u detyrue me tërheqë karrocën e bukës për policët në tatëpjetat e rrugës…në vend të kalit.  Unë i arrestuem, i torturuem e i burgosun për dhjetë vjet të gjata sepse deklarova besnikërinë time për demokracinë liberale perëndimore; shtëpinë e zanun nga të huejt … e të tjera! Dëshiroj të veçoj nji rast: ditën e “lirimit” nga burgu, në mbramje, nana plakë, e shqetësueme, më tha: Nuk kemi të holla me ble bukën! Ishte dita e ime e parë në “liri”, përfundon shkrimin e tij Profesor Sami Repishti, në përgjigje të deklaratës së kohëve të fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama se, “Komunizmi dhe komunistët ishin në anën e duhur të historisë.”

 

Të nderuar udhëheqës të Shqipërisë.  Dëgjoni të urtin Profesor Sami Repishtin i cili ka kaluar 10-vjetë në qelitë e errëta të torturës së regjimit komunist në Shqipëri due gjamën e mijëra viktimave të komunizmit në Shqipëri, para se të bëni deklarata të tilla të papërgjegjëshme dhe të pahijshme për autoritetet e një vendi anëtar të Aleancës së NATO-s. Shprehje të tilla nuk u nderojnë ju para popullit tuaj  dhe Shqipërinë e shekullit XXI, jo se jo, para botës! Tri dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri, Më në fund, Kombi shqiptar ka nevojë për një ballafaqim të sinqert me të kaluarën komuniste, ka nevojë për të vërtetën historike dhe, përfundimisht, vendit i nevojitet pajtimi kombëtar midis shqiptarëve. Mjaft me deklarata që nxisin urrejtje midis shqiptarëve!

 

Frank Shkreli

 

*1.           2*.

1*Vetëm një prej librave të Profesor Sami Repishtit, me tregime nga burgu, kushtuar, “Grues shqiptare, fisnikërisë së kryqëzueme pa faj! Bashkshorteve, nanave, bijave dhe motrave tona, vuejtjet dhe përkrahja e të cilave i dhanë lëvizjes demokratike shqiptare përmasën e saj ma njerëzore”. Sami Repishti

 

*2. Libri I autores së re shqiptaro-amerikane, Monika Koleci, “Turpi në Radhët e të Paturpshëmve” (Shame among the Shameless”, kushtuar të parëve të saj, familjes së saj të madhe, gjyshëve, gjysheve dhe stërgjyshëve/eve, të ciclët vuajtën aq shumë nën regjimin komunist, por që sipas saj, me këtë libër, të pakën, vuajtjet e të parëve të saj nuk do të harrohen kurrrë.


Send this to a friend