VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KUR KOMEDIA TË LIRON NGA STRESI !… – Nga Mexhit Prençi

By | August 1, 2020

Komentet

Plagjiatura, hajdutëri që dhëmb (gjithnjë) – nga Bajram Sefaj

 

 

(Shkëputje nga romani “Terra nullius”, Rozafa, Prishtinë – 2009)

Dëshpërimi ishte më i madh. Më egërshan se shfaqej në shikim të parë. Rasti i shkrimtarit nobelist, sikur ia gërvishti dhe lëndoi plagën e thellë, që kurrsesi të zinte cipë shërimi. Kishte kohë që ishte ndalur në nyjën që iu duk më e madhe se Nyja e Gordonit. (Pyetje: pse, si e qysh ka ardhur deri të ky krahasim, nuk e dinte dhe, hëpërhë përtonte të rrëmonte nëpër fjalorë të fjalëve e shprehjeve të huaja, i bindur se të tjerët, lexuesit e vëmendshëm, e dinë mirë këtë, prandaj e la për njëherë tjetër!). Problemi që e mundonte tash ishte më i madh se çdo nyjë dhe se shumë vështirë do të lirohej prej tij. I duhej shërim sa më i shpejtë. Sa më efikas. Kishte krupë, mosdurim kishte, ndaj vjedhësve. Ndaj hajdutëve, të çdo lloji e soji. Qoftë edhe të imët. Në veçanti ua kishte inat atyre që çojnë dorë në shkrimet e tjetrit. Huazusve. Përshkruesve të tekstit të tjetrit. Shkërbyesve. Me një fjalë, plagjiatorëve. Kleptomanëve. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë domethënien e këtyre dy fjalëve të huaja. Uri a etje e sëmurë për vjedhje, nevojë e pa nevojë, bre, fytyrë mos paçin!

(Huazim: “Si sorra sot/ Gjenden njerëz plot; shkronjëtore plot kam parë/ Vjershëtorë të dëgjuar/ Po veprat që kanë shkruar/ Nga të tjer’ i kanë marrë/ Më vjen të shaj këto shkrime/ Po nuk është puna ime”. Po, po, tha Ndreu dhe bloi: po të kihet parasysh se këto vargje u shkëputën nga poema “Sorra që niset me pendët e palloit”, të fabulistit me famë botërore La Fontaine, që ka jetuar dhe shkruar midis viteve 1621 dhe 1695, domethënë para afro pesëqind vjetësh, kjo vetiu do të thotë se shëmtia e plagjiaturës është jetëgjatë, sa edhe rrena, tradhtia, pabesia, lia, inati, zilia, sifilizi, mortaja, jahnietllëku…!).

Lum fabulisti i famshëm, La Fontaine, kur poemën e mbyll me vargun – “po nuk është puna ime”. Ndaj atyre që “Po veprat që kanë shkruar/ nga të tjer’ i kanë marrë”, Ndreu kishte një mosdurim e hidhërim të pashërueshëm!

Sa lexoi për skandalin më të ri të kësaj dukurie, aq më tepër kur këtë radhë ishte i nivelit më të lartë dhe merrte përmasa botërore, në vështrim iu shfaq një fushë, një mal i madh, plagjiatorësh, hajdutësh e shkretanësh të tjerë, që as emrin e vet nuk dinë ta shkruajnë si duhet e me korrektësi, as emrin e vet nuk kanë fuqi ta qesin në letër pa konsultuar shkrimin e tjetrit. Në mesin e tyre kishte gjithfarë fytyrash bajate. Më të imëtit, por njësoj të dëmshëm, për të mos thënë të rrezikshëm, kur përditë shkruajnë e botojnë në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Më të rrezikshmit, më të pandershmit dhe më të çoroditurit janë ata shkrimtarë dhe poetë, që ngrihen e zhvillohen si të tillë, gjithmonë në saje të vjedhjes, të marrjes hua nga të tjerët. Ata janë më të shëmtuarit. Të tillët nuk ka ujë në dete e oqeane që t’i lajë, t’i pastrojë mëkati e marreje.

Në çastin më kritik, në kthesën më të keqe, në bërrylin më të mprehtë dhe më delikat të dëshpërimit, kur ishte në një gjendje të tillë shpirtërore, shqetësimi dhe trazimi, në çastin kur jo vetëm shkrimin në prodhim (ndërtim), por gjithë atë që kishte rreth vetes desh i asgjësoi dhe i bëri hi e pluhur, duke filluar nga ato më të trashat: kompjuter, monitor, tryezë e punës e deri të ato më të imëtat: stilolapsat, shumë fletë të radhorëve, shpërndarë gjithandej me copa shënimesh, qoftë edhe si ide të mjegulluara, për ndonjë krijim të arsyeshëm, nëse jeta shfaqet dorëlirë e i jepte ymër, i erdhi në ndihmë krenaria, mburrja, gëzimi… Krejt kjo ndodhi, sa mbyll e çil sytë, kur ishte në atë teh zeherli, sa s’bëhet më i mprehtë, dileme: ç’të bënte, si t’ia bënte, nga t’ua mbathte, kur ishte në cep gremine…

Në buzëshkrumb iu ngjit një rreze buzëqeshjeje, që, sado e vogël ishte, megjithatë kishte fuqi të mrekullueshme shërimi dhe rehabilitimi.

Ngjalljeje, ringjalljeje.

– Eh, do të vazhdoj, tha, në mënyrë triumfale!

E tha këtë me siguri e vetëbesim të pa luhatur.

Deri sot kurrë nuk kishte futur dorën në xhep të tjetrit. Nuk kishte vjedhur, qoftë një qindarkë, një varg poezie, një rresht proze. Edhe nëse, ndonjëherë, në të rrallë, e kish kapur e liga, i kish ndodhur huazimi, në çast magjepsjeje a mrekullie, nga një thënie, mendim, përshkrim apo varg i bukurisë mahnitëse të një tjetri, shpejt e ngutas, si të binte me bythë në prush, nxitonte e përnjëherë e fuste nën thonjëza dhe, po ashtu shpejt e pa hezitim, shënonte burimin nga e kishte marrë një xhevahir tillë!

Pra, në malin a llumin e dendur të hajdutëve kishte edhe të atillë, që lirisht mund të emërtohen e kualifikohen, të renditen midis njerëzve të sëmurë nga kleptomania. Ndër shumë krijues (këtë fjalë lezetshëm do ta ngujonte mes thonjëzash “krijues”, pra!), kishte edhe mjaft të atillë që ishin të paskrupull, të pamoralshëm. Përvetësimet, vjedhjet, nga etja e pangopur kleptomanie, i quanin punë të tyre, arritje të veta. Krenoheshin, deri në krekosje, me to. Ata mjeranë, me përjashtime të vogla, shpesh e në shumë raste, merrnin edhe shpërblime nëpër konkurse të ndryshme letrare. Mirënjohje shoqërore e letrare, deri te ato me të lartat. Kjo nuk ndodhte ngaqë në juritë krye konkurseve dhe garave të ndryshme letrare, qëndronin njerëz të paditur. Përkundrazi, ata ishin, kryesisht, të mprehtë dhe me prirje. I dallonin vlerat e mirëfillta letrare dhe artistike. Ndaj edhe i vlerësonin ato me notë të lartë, pa e ditur, në fakt, se të kujt janë. (Ndreu, këtu kishte rastin, sa për dëshmi e, më tepër, për ilustrim, të sillte shembullin nga përvoja e tij, jo aq e pasur. Ndaj shkrimeve të një ish-kolegeje të tij, kishte alergji, ngase ajo ishte analfabete. Një ditë, e veshur me plot furtunë ia beh tek ai dhe fillon t’ia lexojë një tekst të gjatë. E dëgjoi me kureshtje, pa e ndërprerë fare. – Ani, gjithmonë mendon se nuk di të shkruaj. Çka thua tani? – iu hakërrua ajo. – Nuk kam ç’të them, pos se është një tekst i shkëlqyer, – ia drodhi ai. Enigma u lakuriqësua aty për aty. Ai fragment teksti ishte shkëputur nga një shkrim i një shkrimtari të shquar, nobelist).

Ishte në situatë të radhiste shembuj e shembuj huazimesh, që mbushin faqe të tëra të letërsisë sonë, jo vetëm asaj më të re, nga zhvatjet e shkrimeve të shkrimtarëve, siç janë: James Joyce, Eugéne Ionesco, Samuel Beckett, Franz Kafka… Disa shkrimtarë të rinj dhe të patalent, gjithsesi, merrnin yrnek shkrimtarin makinë qensh, atë me emrin Georges Simenon, që, gjatë jetës së vet, ka nënshkruar katërqind romane, madje edhe voluminoze, apo ndonjë tjetër, bash sikurse dikur, jo fort moti, poetët tanë atëbotë të rinj, mbushnin bateritë me energji të pashtershme “frymëzimi”,  eksploatuar nga vargjet e poetit spanjoll, Frederic Garcia Lorca etj. etj.

Hajdutët e tjerë e kanë njëfarë boje, por këta që janë vjedhës të krijimtarisë së tjetrit, të pjellës dhe frytit shpirtëror të tjetrit, nuk marrin asnjë ngjyrë. Janë matrapazë faqezinj dhe të pa cipë fare, të pamoral. Pisanjosa. Janë prostituta, bythëqirë. Pervers! Lule dritë (sado dritë e errët!), të futet dora në xhep të huaj dhe që andej kthehet me ndonjë lek të imët, krahas asaj që të hapet romani, libri shkencor a vëllimi me poezi i tjetrit e të përshkruhet. Me fjalë të tjera, të vidhet. Në këtë mes, mburravecët, narcisoidë, rrahagjoksët, detyrimisht ta kujtojnë mllefin e Sheremetit, personazhit të dramës “Rekuiem” të autorit krajan, kur i thotë vetës:”Ulu aty, bëj një kakë të vogël dhe thuaj pastaj: kjo është kryevepër!”, ashtu siç përditë e pa ndërpre, deklaronin, brohoritnin e krrokatnin, një dorë, një specie, e llojit të vet, suis generis, të “krijuesve” tanë, sa shumë që ishin, medet, në këtë hapësirë tonën të ngushtë, edhe letrare e artistike, përgjithësisht.

Asgjë më të mirë nuk janë as epigonët. Ata që, duke mos pasur besim në fuqitë e veta, krijuese përgjithësisht, hyjnë nën hijen e pemës se tjetrit. Mbledhin fruta të pjekura, të gatshme ose të ngjashme. E kështu me radhë, gjer në pambarim. Deri në të pasosur.

Demoralizimi e katandisi të tërin Ndreun, kur i shkrepi në mendje edhe autorësia e vetë Wiliem Chakespeare. Iu kontestua ajo, duke thënë se Hamletin dhe të tjerat kryevepra të dramaturgjisë botërore, të firmosura nga ky autor, nuk qenkëshin të tijat. Ato paskëshin qenë pjellë e mendjes, punës dhe dorës se një tjetrit. Del, pra, se edhe vetë Shekspiri ishte një plagjiator. Hala më keq se epigon e sëmundje të tjera të ngjashme. Nëse dëshmohet ashtu, siç vazhdon të supozohet, se edhe ai ishte një hajdut, një vjedhës i madh, që mori, përvetësoi dhe me emrin e vet nënshkroi, shumë kryevepra letrare dramaturgjike, duke fituar me to reputacionin dhe famën më të famshme botërore, kuku për ne dhe letërsinë e Globit tonë, të ri e të vjetër… (Këtu papritmas, si i kapur nga një kafshim i egër, Ndreu lëshoi një britmë plot lëngatë. Ç’jam duke bërë e nga jam duke shkuar, unë i mjeri! Klithmat iu ngujuan dhe e mbytën në vaj me shumë lot vërshues, që ia lagën jo vetëm këmishë e jelek, por ia qullën tërë trupin!).

Fshiu jargët, qurrat. Djersët…

U shkund sikur të lirohej nga vargonjtë e prangave që shtrëngonin për vdekje. – Eh, tha me vete, më parë e kolliti, siç kollitet një diçka e hidhur, dhe shtoi: duhet vazhduar. Rrugë as shpëtimi tjetër nuk ka! Jam topall (shkrimtar mesatar!), por jam krenar. Zemra i këndoi thellë, kur edhe një herë kujtoi se kurrë kurrgjë nuk vodhi, as nuk huazoi nga askush. As sa mbart miza në krahë. As i madh, as i vogël. As i famshëm, as anonim.

DUKE KUJTUAR SHKRIMTARIN SKËNDER DRINI – Nga XHAHID BUSHATI

 

-Në 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit (09.08.1935 – 16.12.2014)

1.
Më mungon miku im Skënder Drini!
Të njoha si njeri. Njoha mjaft mirë edhe krijimtarinë tënde. Ishe dhe mbetesh një nga prozatorët më të talentuar të letërsisë shqipe.
Sot, në përvjetorin e 85-të m’u kujtua romani “Korbi” dhe dua të flas për të. Në pjesën e dytë të shkrimit, në arkivin tim gjeta një intervistë të bijës sime Eris, kur ishte gjimnaziste. Ishte një bashkëbisedim i këndshëm me Ty. Ti ishte serioz dhe kishe kodin e mirësjelljes dhe të komunikimit, edhe pse vajza ime nuk ishte më shumë se 16 vjeçe.
Pikërisht këto dy rrëfime po i paraqes sot, në 85-vjetorin e lindjes tënde, sepse të dy kanë lidhje me romanin “Korbi”:

Xhahid Bushati

Alberti, si shenjë e si kod në tekstin e një romani

-Shënime për romanin “Korbi” të shkrimtarit Skënder Drini, botues “Globus R’, Tiranë, 2007

Shkrimtari Skënder Drini, me veprën e tij të titulluar “Korbi”, ripohon dhe ri- dimensionon fuqishëm personalitetin e tij artistik në gjininë e romanit si dhe në fushën e letrave shqipe. Edhe më parë, pra, në veprat e opusit të këtij shkrimtari, teksti ruan mendimin filozofik, simbolikën, kontrastin dhe ngarkesën emocionale të fjalës: poetikën. Në këtë roman ato përvijohen dhe thellohen në rrafshe dhe marrëdhënie të ndërsjella në mes tekstit, autorit dhe lexuesit. Gjithashtu në këto marrëdhënie, koha dhe zhvillimi i ngjarjeve ka fytyrën dhe realitetin e vet. Ndërlidhen dhe bashkëjetojnë gjatë gjithë linjës fabulore. Pa përjashtuar shtresëzimet e saj fokusohen në dramën e plakut Albert. Nga mënyra se si është koncpetuar dhe shpërfaqur na paraqitet një personazh tragjik që lëviz në realitete tragjike, në realitete reale dhe ireale, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Duke iu përmbajtur kësaj grafike shënojmë vizualisht: Alberti ikën nga realiteti tragjik = BURGU. Jetoi në një realitet të vetmisë së thellë = AUSTRALIA E LARGËT dhe brenda vetvetes. Kthimi i tij përsëri në vendi ku lindi = Tani më një REALITET EKZISTUES ABSURD, ku ballafaqohet.
Faqe pas faqe e skenë pas skene, përjetojmë në mënyrë emocionale rrethin dantesk të Albertit që konfigurohet në marrëdhënie sa të dukshme aq dhe të padukshme me korbin, si simbolikë e mëvetësishme, simbolikë herë e hapur me realitetin e herë e mbyllur me ndërgjegjen e tij, por që lëviz brenda natyrës, psikologjisë, anatomisë e universalitetit të filozofisë së një njeriu, që quhet Albert.
Ai vjen si shenjë e si kod në tekstin e këtij romani. Është produkt i gërshetimit të diakronisë e sinkronisë së kohës, brenda dhe në përputhje me dimensionin real dhe ireal të saj. Pra, shfaqet si shenjë e së shkuarës, por që lë gjurmë edhe në të sotmën e tij, por që besojmë edhe në të nesërmen.
Herë pas here Alberti përballet me momente të vështira në realitetin ekzistues. E shkuara, ashtu siç e përmendëm, ndonëse është tragjike, vjen e para dhe lë shenjë në jetën e tij. Është: e paharruara. Vjen si kujtim i hidhur, sepse është pjesë e biografisë së tij. Për personazhin është e njohur kjo “pjesëz”. Kjo e “njohura” vjen për të plotësuar herë pas here një mangësi të tij, pa të cilën nuk mund të jetojë. I është bërë domosdoshmëri dhe psikologji. Në tërësinë e vet, si për romanin ashtu edhe për personazhin është një risi. Risi edhe në rrugën e zhvillimit të romanit pas viteve ’90.
Po çfarë na ofron tjetër kujtimi i hidhur si shenjë? Në radhë të parë, patjetërsimin e Albertit, autoktoninnë e tij që sfidon shpërbërjen e përhumbjen. Në radhë të dytë, ëndërrimin aq të dëshiruar tek Alberti, si shenjë i një pritjeje të gjatë dhe të pafund dhe njëkohësisht i një të ardhme. Ëndërrimi dhe pritja si nocione kanë kufij për personazhin dhe e gjitha kjo hapësirë është e mbarsur si produkt e vlerë njerëzore. Për rrjedhojë, përqëndrimi i subjektit Albert që “shëtit” nga e kaluara, përshkohet në të sotmen dhe “jeton” në të ardhmen, nuk bën gjë tjetër veçse lëviz e zhvendoset dialektikisht nga kujtesa në ëndërrim dhe anasjelltas. Në identitetin e personazhit përftesa më shumë është shenjë e humbjes se sa e kthimit. Në këtë rrafsh mbetet aktor i ndërrimit të sistemeve dhe përjetues i dhembjes së tyre. Kjo është arsyeja që në narracionin e shkrimtarit lexuesi përballet me një personazh me dramaticitet të brendshëm dhe shpesh të skajshëm. Mjafton të kujtojme i gjithë dialogun e Albertit me korbin, që sipas mendimit tim kërkon një studim të veçantë. Paraprakisht po hedh edhe ndonjë mendim. Autori në këtë marrëdhënie na ofron si mesazh: luftën e së përdishmes që bën njeriu për të qenë vetvetja, nje dramë më vete do të thosha, shumë e dhimbshme por fisnike e qenies njerëzore. Kjo është arsyeja që shkrimtari Drini, me personazhet e tij projekton sa realitete jetësore aq dhe realitete letrare. I tillë është Alberti, por të tillë janë dhe Zherkoja, Trudi, Xhaferri, etj., që do t’i quaja personazhe të shpërfillur të një kohe të shprishur. I kujton këto personazhe dhe menjëherë të vijnë ndër mend mënyra se si janë konceptuar e gdhendur, kujton ngjyrat e skenave si funksion, shprehësi e marrëdhënie direkte dhe menjëherë të vijnë ndër mend mënyrën se si ata janë plotësues të njëri-tjetrit e më tej. Dhe në fund, unë besoj se, do të ndjeni më nga afër talentin e shkrimtarit Skënder Drini.
E, dua t’i sillem përsëri figurës së Albertit. Ëndërron personazhi. Ëndërrimet shenjohen në vetminë e tij, nuk dalin jashtë botës së personazhit. Por të ngjan se edhe shkrimtari Drini vetminë e ka mbajtur dhe e mban me vete, njëherësh si shenjë e njëherësh si fat njerëzor. E pse jo, edhe si lidhje shpirtërore.
Korbi është në bashkëjetesë Albertin. Fle e zgjohet, zgjohet e fle përsëri, si një ciklim i përjetshëm brenda ndërgjegjes e vetëdijes së tij. Ndaj dhe korbi nënkupton edhe gjendje të përhershme emocionale e të trazuar të Albertit deri në absurd. Mendoj se është një dukuri e parë. Alberti jeton i përcaktuar në kufijtë e vetmisë. Mendoj gjithashtu se është një dukuri e dytë. Alberti jeton si një personazh ekzistencial duke ndërtuar marrëdhënie me realitetin direkt apo indirekt, brenda dhe jashtë tij, brenda dhe jashtë kohës së këtij realiteti. Gjithashtu mendoj se paraqitet si një dukuri e tretë. Alberti teksa bashkëbisedon me korbin nuk bën gjë tjetër veçse projekton mallin për Jetën, për të qenë Dikushi, për të lënë gjurmë e shenja, për të qenë identitet e për të rrëfyer identitet. Gjithashtu mendoj se paraqitet si dukuri e katërt.
Shpesh plaku Albert gjëndet përballë korbit. Një skenë që përsëritet herë pas here në roman. Fal mjeshtërisë së prozatorit nuk përftojmë asnjë shenjë a gjurmë rëndomtësie, por përftojmë ridimensionim vlerash. Njeriu apo korbi, korbi apo njeriu, miti korb apo miti njeri, apo çmitizim i të dyve, apo të dy bashkë si plotësim apo mangësi e njëri-tjetrit. Sido që të jetë kjo marrëdhënie në raportet e saj, kushdo që të jetë fillestari; e gjitha kjo shndërrohet në përcaktuese të dramaticitetit të tekstit.
Duke parë tekstin në romanin “Korbi”, kodi i gjuhës është kodi i identitetit të Skënder Drinit. Esenca e këtij kodi është ligjërimi sa filozofik aq dhe poetik. Ky kult gjuhe është pjesë vlere krahas vlerave të tjera të romanit “Korbi”, që në letërsinë e pas viteve ’90, nga kritika jonë letrare duhet jetë si prirje e domosdoshme studimi, si zhvillim i mbarë dhe i sukseshëm i romanit shqiptar.

Intervistë e gjimnazistes Eris Bushati me shkrimtarin Skënder Drini

Eris – Çfarë ju ka frymëzuar për të shkruar këtë roman?
Skënderi – “Korbi” nisi si tregim, dhe ky tregim fitoi çmimin e parë në një konkurs në Tiranë. Shokët që e lexuan tregimin thanë që ngarkesa filozofike, subjekti dhe problemet që shtrohen i kalojnë caqet e një tregimi. Dhe ata më sugjeruan që në qoftë se unë do ta mbaja në të njëjtin nivel, në të njëjtin potencë, do të ishte në kufijtë e një romani dhe unë kështu veprova, dhe doli romani me të njëjtin titull.
Korbi është një histori e gjatë, një eksperiencë e imja e shumë viteve më përpara, 60 vite a 70 më përpara në Turqi, që unë kam pasur rastin të shoh e të njoh një korb që fliste disa fjalë. Dhe unë kisha elementin e parë, korbin që fliste pak fjalë, por më ka intriguar vite me radhë, por nuk kisha pjekur e kristalizuar filozofinë e veprës, unë e ndieja që e kisha këtë korb, dhe gjatë viteve filozofia u kristalizua dhe u qartësua dhe doli romani.

Eris – Një Albert, një korb, po pse edhe një Efraim? Cili nga të dy Alberti apo Efraimi kanë qenë figura më të vështira për t’u vizatuar si karaktere?
Skënderi – Efraimi është një alter ego i Albertit, një vice versa. Unë mendoj se ka qenë më i vështirë për t’u vizatuar Efraimi sepse ishte një person që do të dyzonte personazhin kryesor, por do të dyzonte në distancë, ndryshe do të kishin dy emra dhe një njeri.

Eris – A mendoni se jashtë jetës që bëjmë diku në një lloj “Australi”, secilin prej nesh do ta priste një korb?
Skënderi – Pyetje shumë interesante, ashtu si e para dhe e dyta. Unë nuk besoj që jo të gjithë emigrantët i ka pritur një korb, sepse jo vetëm fati i emigracionit shqiptar, por edhe fati i emigracionit në shkallë botërore ka notat e veta të dhimbshme e të trishtuara dhe fillon me një hap mjerimi do të thosha unë dhe ekzistojnë më të fortët, ata që jetojnë dhe mbijetojnë.

Eris – Sa e gjen veten Skënder Drini në atë mori monologjesh që e strukturojnë romanin “Korbi”?
Skënderi – Duke e shkruar këtë vepër unë kam kujtuar Xhek Londonin, “Dhëmbin e bardhë”, romanin e tij. Në kohën kur doli kjo vepër, një pjesë e kritikës tha: pa qenë qen Xhek Londoni nuk mund ta shkruante këtë vepër. Edhe gjatë veprës kam menduar shpesh, se pa qenë korb nuk mund ta shkruaj këtë vepër.

Eris – Po të duhej një titull tjetër për romanin, cili do të kishte qenë ai?
Skënderi – Unë nuk jam shumë i zoti për titujt të bukur, mbase unë nuk u jap shumë rëndësi titullit, ky titull gjeti vetveten. Ashtu siç thotë një mik i imi që kjo vepër është sikur shkruar vetvetiu, sikur nuk është shkruar nga një dorë e njeriut

Shkodër, 09.08.2020

“ATA ISHIN NJERËZ”. DRAMË APO TRAGJEDI? – Nga Kadri Tarelli

 

Autor. Shpendi Topollaj  

E shajmë dhe e mallkojmë virusin dhe karantinën, në të cilën u vetë-ngujuam, më shumë më urdhër nga qeveria sesa me dëshirën tonë. Megjithatë u bindëm, pavarësisht nazeve dhe mërzitjes së madhe. Secili nga ne e gjeti udhën për ta kaluar këtë periudhë, me sa më pak vuajtje dhe mundim mendor e shpirtëror. Mendoj se njerëzit e letrave e patën më të lehtë, pasi puna krijuese kërkon kohën e vet “Të ngujuar”, mundësisht të pa trazuar. I vetmi shqetësim mbeteshin zhurmat dhe problemet e vogla të ditës, që shkaktohen jo vetëm nga gratë, por sidomos nga fëmijët, nipat dhe mbesat, që e bëjnë shtëpinë lëmsh.

Pikërisht këtë periudhë të zymtë e detyruese, e shfrytëzoi aq mjeshtërisht edhe Shpendi Topollaj, shkrimtar, tregimtar, kritik letrar, studiues dhe së fundmi e dhe dramaturg, si gjini letrare e pa rrahur më parë nga ai, duke na sjell brenda një kohe të shkurtër dramën “E përdala” dhe “Ata ishin njerëz”. Dy dramatizime, e para nga novela “Kurva” dhe e dyta nga romani “Pushkatimi”, libër i përkthyer në Italisht dhe rusisht. Çuditërisht, të dy dramat kanë përfundim tragjik; e para me problemet shoqërore të kohës, ndërsa e dyta me marrëzitë e politikës, si nxitëse dhe ushqyese kryesore, ku tragjeditë nuk reshtën për gjatë gjithë kohës së diktaturës.

Ishte janari i vitit 2014, kur unë pasi mbarova së lexuari romanin “Mashtruesi”, i bëra një shkrim këtij libri të mrekullueshëm: “MASHTRUESI” i Shpendi Topollajt, le pas Tartufin, Harpagonin dhe Jagon. Shkrim i publikuar në disa gazeta të kohës. Nuk jam orakulli Dodonës apo i Delfit, por shkrova në fund: “Çudi! Si ky roman me kaq vlera, i ka shpëtuar penës së dramaturgëve për ta vënë në skenë? Do t`i bënte nder gjithkujt. …..Vështirë të arrihet kjo, pa u futur në tempullin e fjalës, në teatër, apo kinematografi. ….. Të gjithë heronjtë, pozitiv, apo negativ, simbole të njerëzimit të gdhendura në art, që nga lashtësia e deri sot, të njohur e të famshëm i ka bërë teatri dhe ekrani. Gjithsesi, kam përshtypjen se do të rrjedhë edhe mjaft kohë”.

Kështu Shpendi priti goxha gjatë, që dikush të dramatizonte novelat dhe romanet e tij, por më kot. Më në fund i hyri vetë kësaj gjinie të bukur dhe mendoj se ia ka dalë me sukses, aq sa kur mora në dorë dramën ”E përdala”, i thashë: “Po ku ishe më parë, o miku im, që nuk je marrë edhe me këtë gjini!?”. Shpresoj në krijime të tjera. Më pëlqen të them, se nuk gabova.

Drama “Ata ishin njerëz”, mirë do të ishte, të mbante të njëjtin titull si romani “Pushkatimi”, pasi kështu zbehet drama familjare, por edhe tragjedia, jo vetëm për një njeri, siç ishte Thoma Rafeli, inxhinier ushtarak, por edhe për shumë figura të tjera të njohura nga publiku shqiptar, që u pushkatuan, si Trifon Xhagjika, oficer dhe poet fjalëzjarrtë, Fadil Kokomani, gazetar dhe Vangjel Lezho, edhe ky gazetar, etj, etj.

Ajo që bie në sy në të gjitha tregimet dhe veprat e Shpendit, është se ngjarjet i vendos në truallin shqiptar. Ato i merr nga jeta dhe janë aq të vërteta, sa edhe personazhet në pjesën dërmuese të tyre, mbajnë të njëjtin emër e mbiemër. Një dëshmi kokëfortë e Shpendit, për t’i qëndruar besnik ngjarjeve dhe kohës, dukë qenë sa më i vërtetë, ndaj edhe shkrimet veç veshjes dhe kostumit artistik, nuk kanë teprime dhe fantazi shkrimtari. Kam përshtypjen se kjo formë e të shkruarit, i bën shkrimet e Autorit, jo vetëm të besueshme, por edhe të pëlqyeshme për cilindo lexues, tani edhe spektator në sallat e teatrove, pavarësisht shkallës së arsimimit dhe kulturës që ata zotërojnë. I besoj plotësisht shkrimtarit Nikolae Jorga, që thotë: “Gjithkush, kur të mbarojë së lexuari këtë libër, do të ndiejë se ka njohur një Njeri, i cili shkruan edhe për të”.

Përmbajtja e dramës-tragjedi, është e thjeshtë në dukje, sidomos për brezin që e jetoi: Shkatërrimi i familjeve të atyre shqiptarëve që u martuan me vajza jo shqiptare, pra me gra të huaja. Shkatërrim, jo thjesht ndarje, por edhe dënime, burgosje, internime, ndëshkime dhe humbje jete, apo më thjesht: Pushkatime. Është një temë tashmë e rrahur në letërsinë shqiptare, pasi numri i këtyre familjeve ishte tepër i madh. Aq sa cilido do të bënte pyetjen që ka edhe përgjigjen brenda: Pse ndodhi?

Ishin vitet e pas luftës së dytë botërore dhe vendosjes së sistemit komunist në Shqipëri dhe ne disa vende të Eurpës lindore, me gjasa demokraci popullore socialiste, por të pushtuara ushtarakisht nga ushtria Sovjetike. Shteti komunist Shqiptar i porsa krijuar, pasi zhduku tërësisht inteligjencën e kultivuar në shkollat perëndimore, i duhej urgjentisht të krijonte inteligjencën e re, të mësuar në shkollat e lindjes, kryesisht në Bashkimin Sovjetik (Perandori Ruse me dymbëdhjetë republika brenda saj), përfshi edhe vendet e pushtuara të Eurpës Lindore, të quajtura Republika Socialiste. Zgjidheshin nxënësit më të mirë të shkollave të mesme, duke pasur edhe biografinë e mirë, të lidhur me partinë shtet, me një fjalë: “Pa njolla në biografi”.

E kush nuk do t’i pëlqente dhe dashuronte djemtë tanë të bukur dhe të mençur? Kam përshtypjen, se në asnjë rast nuk u porositën, që të kenë kujdes nga lidhjet, apo martesat me vajzat e huaja. Për më tepër, deri nga viti 1960-61, kur politika ndryshoi qëndrim, të gjithë këto çifte të sapo martuar, shiheshin me sy të mirë. Një lloj lëshimin apo servilizmi i pakuptimtë i shtetit dhe politikës shqiptare. Aq e vërtetë kjo, sa edhe dy vëllezërit e Thoma Rafaelit, i kishin gratë nga vendi ku kishin studiuar.

Drama filloi kur u prishën marrëdhëniet politike me Kampin Socialist, koha kur strukturat tona shtetërore u përkujdesën të prisheshin këto familje, me pretendimin se dëmtonin Shqipërinë. Si fillim me propozim për ndarje dhe largim të grave të huaja, të dyshuara si agjente të zbulimit të huaj. …..“Unë në emër të Partisë, u kam thirru juve që keni gratë e huaja, që të mendoheni mirë se ç’do të bëni me to. Interesi ynë, pra i vendit, është që t’i ndani”. Ky është dialogu i Ministrit të mbrojtjes, me të gjithë ata oficerë që ishin martuar me gra të huaja, duke shtuar: “Mos harroni pasojat që do të keni, qoftë ju si komunistë, qofshin edhe të afërmit tuaj”. Në këtë oxhak vullkani u ndodh çiftit Thoma Rafaeli dhe Maja nga Ukraina, vitet e para familje e lumtur, e më pas përfundim tragjik, pushkatim dhe pa varr, ku njerëzit e dashur të venë e ta kujtojnë. Ishte një fund gati i parashikuar që në bisedat e para me të dashurën bukuroshe Maja, kur Rafaeli i thotë: “Te ne thonë, se fatin e ka në dorë vetë njeriu. Por nga një herë ndodh, që fati yt ecën sipas tekave të dikujt tjetër. Dhe ti je i pafuqishëm ta ndryshosh”.

Ajo që bie në sy të çdo lexuesi, është dialogu i shpejtë, i mprehtë, i ngjeshur me mendim dhe kundërshti të mbështetura në logjikën e të vërtetave. Më pas dënim pa fakte, duhet thënë dënime me porosi, vetëm me parulla shterp; armik, spiun, bashkëpunëtor i të huajve, etej, etj. Përballë jeta me vdekjen, një lloj kuvendimi i tendosur, që të mbërthen dhe s’të le të lëvizësh për gati dy orë, duke pritur fundin tragjik të padëshiruar. Vetë drama është vetëm një njollë gjaku në pellgun e mbushur me gjakun e plot të tjerëve oficerë madhor, që u dënuan gjatë viteve.

Është përfundim i konfliktit të dramës: dashuri+familje dhe sistemit të diktaturës, që nuk pyet për fatet njerëzore. Pra, ndryshe nga format klasike të dramave apo tragjedive, ku konflikti është në mes personave apo grupeve shoqërore, këtu është individi i pafuqishëm, përballë ingranazheve të një sistemi të tërë, që vendos për jetën, ta le, por të bën të vuash, apo ta merr, kur dhe si t’i dojë qejfi. Ja si shprehet Zhani Ciko: “I kam njohur nga afër personazhet e kësaj drame dhe them se Shpendi i ka dhënë me vërtetësi të pa shoqe, ashtu sikurse ka përshkruar pa asnjë tepri edhe kohën e mbrapshtë kur ata jetuan”.

Mjerë ai njeri që përfshihej dhe përtypej nga nofullat e kësaj makinerie vrastare, e organizuar përsosmërisht, ku askush nuk guxonte të ndihmonte, apo të thoshte së paku një fjalë të mirë. Nuk di sa mund të përshtaten këto pak fjalë të të madhit Dritero Agolli: “Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim, /Po në një vend të huaj dhe të largët, /Në një qytet me buba dhe me minj/Mes mureve të rrjepur dhe të lagët”.

Duhet përshëndetur autori, sepse ka një meritë të veçantë: brenda zymtësisë së ngjarjeve, mjeshtërisht gjen vend për gërshetimin e ndodhive të çastit apo të pritshmërive, me vargje të poetit kombëtar Ukrainas Taras Shevenko, vargje të qëmtuar hollë nga vepra “Kobzari”. …. “Përmbi mua kush do qajë/heshtur me trishtim?/Kush do m’i vadisë kalinat/ përmbi varrin tim? Shijoni edhe katër vargje të tjerë: “Ja ç’gjynahe përmbi tokë/ bëjnë njerëzia;/ vajzën pa faj në botë/ ndajnë nga shtëpia”.

Nuk mungojnë edhe vargje të poetëve tanë. Është një kombinim i përkryer i të bukurës, të magjishmes, hyjnores për jetën dhe dashurinë, përballë të shëmtuarës, të egrës, vrastares, tragjikes, të cilës nuk i shpëtuan jo vetëm “Armiqtë e klasës”, por edhe ata që i besuan dhe i shërbyen me përkushtim sistemit dhe adhuruan si perëndi “Zeusin” tonë. Tema i kërkon si me porosi këto vargje të poetit Trifon Xhagjika, oficer i gjykuar dhe dënuar bashkë me Thoma Rafaelin: “Nga Olimpi vin’ rrufetë/ Vrasin njerëz të pafaj/ Hidhet Zeusi përpjetë/ Nga gëzimi qerrataj”.

Në mugëtirën e shtegut pa rrugëdalje, vetiu lindi pyetjet: kush i kërkonte, kujt i interesonte dhe përse? Pyetje që mbeten pa përgjigje, në monologun që bën secili me vete, kur ndjen fundin e kësaj drame-tragjedi, në veçanti ushtarakët, kohanikët e viktimave.

Më pëlqejnë falët e kritikut Luan Laze, i cili shprehet: “Sikur dramaturgjia jonë të kishte përherë këtë nivel artistik, dua të besoj se sallat e teatrove do të ishin gjithmonë plot”.

Urime Shpendi në këtë gjini të bukur letrare. Na solle një copëz jete të historisë shqiptare, plot dhimbje.

Presim edhe plot libra të tjerë po kaq të bukur dhe të arrirë artistikisht!

 

Kadri Tarelli

Durrës. Korrik 2020.

 

 

KUR KOMEDIA TË LIRON NGA STRESI !… – Nga Mexhit Prençi

 –  Në fokus:

Spektakli i komedisë ”BOOING, BOOING” 

 

1.

Sot më shumë se kurrë  shoqëria  jonë  e ka të domosdoshme lirimin nga streset e shumta prej varfërisë e mjerimit dhe dhunës   ndaj lirisë dhe drejësisë. Njerëzit kanë  humbur shpresën për zhvillim e progres. Këto e te tjera dukuri te zeza, kanë autorë , politikanët e korruptuar e inkriminuar, aventurierë e gangsterë -shkatarë të gjendjes katastrofike te vendit tonë, zhytur në kriza të gjthanshme  nga shteti monist tiranik ku 70 % e popullsisë perjeton ferrin, në luftë për mbijetes. Stresi, frika, ankthi e makthi ka mberthyer edhe femijet e vegjel. Shpresa per te ardhmen ështe shuar si kandili kur s’ka vaj.  Asnje drite nuk shihet ne fund te tunelit .

 

2.

Këtë gjendje stresante artdashësit e teatrit,   duke parë . spektaklin e komedisë brilante “Booing Booing“, shkëputen një orë e gjysmë  nga hallet e dertet,  e shkulen së qeshuri  nga loja e bukur e aktoreve komikë ne skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me regji mjeshterore nga  i mirënjohuri Kiço Londo.

 

3.

Komedia “Booing Booing” e autorit francez Mark Camoleti është përkthyer mjeshtërisht nga  shkrimtari Nasi Lera. Ajo ka vlera të epërme artistike dhe estetike. Ngjarjet e kësaj vepre komike zhvillohen në Paris. Subjeki është i thjeshtë. Autori  shpalos në mënyrë groteske,reale & ireale  aventurat dashurore të protagonistit Bernard me tri stjuardesat bukuroshe: gjermane, franceze & amerikane. Secila beson se është e dashura  e Bernardit. Ndërthurja e subjektit të ardhjes së stuardesave në apartamentin e tij ku pas të parës vjen e dyta e pas të dytës  vjen e treta  si dhe  alternimi i  shpeshtë i veprimeve të tyre  në situata të shumta të  ndryshme të larmishme,- inskenohen nga regjia, me mizanskena  mjeshterore dinamike ku veprime &  manovrat  e aktorëve për të fshehur të vertetën me genjeshtra, sidomos nga protagonisti Bernard,  kryhen me ritëm të lartë, shumë te larte.Gjithçka është mirëmenduar nga autori dhe regjisori duke operuar në rrafshin e komikes me të gjtha elementet përbërëse të saj, që personazhi të gjendet ne situata të paprituara e befasuese dhe me truke, veprime te shpejta, me mimike, levizje  gjymtyrësh e gjithëfarë mjetesh  komike farseske, groteske, vodivileske dhe eske të tjera, çka  e  qeshura komike rrjedh si ujvarë, sa publiku tejngopet me kënaqësi estetike   duke perjetuar çka ndodh në skene, shkeputur tërësisht nga realiteti i trishtë jashtë  skenes.

 

4.

Vlerat artistike dhe estetike të spektaklit Booing Booing i promovon jo vetëm kritika profesionale, por edhe duartrokamat e zjarrta të publikut.  Une si kritik e kam pare me shume se tri here këtë spektakël. Edhe nje pjese e publikut te njejten gje ka bere. Madje duke siguruar bileten tri jave me  përpara.

 

5.

Kam përshtypjen se  spektakli Booing, Booing, zë vendin e dytë pas shfaqjes “Pallati 167” për numrin e shfaqjeve, ndërsa numrin e parë për duartrokamat e publikut, i cili kënaqet me lojën ansambël të të gjithë aktorëve dhe aktoreve, te cilët aktrojne mrekullisht me veprime  psikofizike, sipas stilit grotesk, dinamik, me ritem shume te larte,  duke kaluar nga nje situate ne tjetren per te motivuar genjeshtrat sipas rolit që të mos zbulohet e vërteta, se protagonisti kishte marredhenjen me te tëra. Bukur mashtronte secilën se, kish marredhënie vetëm  me atë. Loja e tyre është  integruar me   të gjitha elementet e aktrimit me cilësi e forma stilistike të ndryshme e të larmishme  me cilësi  të lartë.

 

6.

Shestimi dhe formësimi i spektakilt “Booing Booing” nga regjisori Londo dhe gjuha mizanskenike promovojnë profesionalizmin regjisorial të nivelit të epërm. Mizanskenat  në harmoni me skenografinë dhe me aktrimin, mundësojnë që lëvizjet plastike, koreografike, groteske e dinamike të aktorëve dhe aktoreve  në rolet respektive të jenë të lirshme, të   natyrshme  & me clësi

7.

Në tërësi loja e aktorëve dhe aktoreve është brilante, vërtet brilante. E nënvizoj dyfjalëshin “vërtet brilante” sepse shpesh abuzohet me këtë dyfjalësh. Zhvleftësohet vlera e saj kur  gjykimet mediokre të disave konsiderojnë brilante edhe spektakle nën nivelin mesatar si në aktrim ashtu edhe në regjisurë e përbërësit e tjerë te spektaklit.

 

8.

Artistët Amos Mujo Zaharia, Genc Zeneli dhe artistet Andja Xhunga Rudina Dembacaj, Aleksja Xhemalaj dhe Lindita Jasjani, secili e secila është  unik në shpirtëzimin e personazhit që lot. Sipas meje aktrimi i tyre është i nivelit të epërm, ku  integrohen mrekullorja, çuditorja dhe fantastikja.

 

KONKLUZË:

 

Në realitetin e sotëm ku deshpërimi, mosbesimi, stresimi, ankthi e makthi dhe fobia e njerëzve në varfëri e mjerim, që ecin me rrasën e varrit mbi shpinë, teatri komik u mundëson të marrin kenaqësi duke shkuar në teatër kur shfaqen vepra komike të ndryshme e të larmishme nga teatri botror, nga tradita jonë e veprave komike, por edhe nga komediografët aktiv si  Ruzhdi Pulaha, Pëllumb Kulla, Stefan Capaliku Ferdinant Hysi  etj, që t’i përkushtohen komedisë.  Eshtë shans që mund të vijë nje herë në njeqind vjet , pasuria e temave të mëdha në realitetin e sotëm që  do t’i kishte zili edhe Shekspiri.

***

Ftoj komediografët shqiptar klasiko-realist dhe modern të shfytëzojnë fushën e formave te dukurive të natyrës shndërruar në realitet artistik komik dhe format e pafundme të komikes  duke synuar që me talentin e tyre të krijojnë vepra komike dhe t’i japin publikut kënaqësi estetike, shpirtërore dhe  mesazhin  e largimit  të së keqes nga  skena me të qeshur, siç thoshte Molieri..   

(Foto) Presidenti Donald Trump kujton Regis Philbin, legjendën e TV Amerikan me rrënjë arbëreshe: Ai ishte miku im! Regis ju duam!

Voal.ch – Dje ka kaluar në botën tjetër legjenda e televizionit Amerikan Regis Philbin, në gjakun e të cilit rridhte edhe ai arbëresh pasi nëna e tij ishte nga Greçi. Regis kishte lidhje farefisnore edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi sepse edhe familja e ish kongresmenit e ka origjinën nga Greçi, ngulitje arbëreshe e krijuar me emigrantë shqiptarë që lanë vendin pas vdekjes të Skënderbeut.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA Donald Trump që dje ka shprehur ngushëllimet. Po të kërkosh në google do të zbulosh foto pafund të Regis dhe Trump. Regis e ftonte Trump në emisionet e tij.

Ja si shkruan Presidenti Trump në Twitter: “Një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit, Regis Philbin ka kaluar në valë edhe më të mëdha ajrore, në moshën 88 vjeçare. Ai ishte një person fantastik dhe miku im. Ai vazhdonte të më thoshte gjithmonë që të kandidoja për President. Mban rekordin për “televizionin më të drejtpërdrejtë” dhe ai e bëri gjithçka mirë. Regis, ju duam…” Përfundon tweet-in e tij Presidenti Trump./EB

 

 

 

 

Mit’hat Frashëri në librin “PLAGËT TONA” “Çë na mungon? Çë duhet të kemi?” – Nga Kadri Tarelli

 

 

Është një libër i vockël, me rreth 61 faqe, pra një broshurë që mund të mbahet në xhep, për ta shfletuar në çdo vend e në çdo kohë. Një botim i hershëm i vitit 1924, nga i dituri Lumo Skëndo, pseudonimi i Mit’hat Frashërit.

Rrethanat që më bënë të njihem dhe ta kem në dorë këtë “Margaritar” të mbuluar nga pluhuri i kohës, janë tërësisht rastësore, siç ndodh shpesh. Nuk them se unë e zbulova këtë thesar të humbur, porse më ngjiti në dorë për nga mënyra e të shkruarit shkurt dhe saktë, gjuha e thjeshtë për ta kuptuar cilido shqiptar qoftë, i kënduar apo jo shumë i mësuar, për më shumë dhe kjo është vlera e vërtetë e librit, ka mendim të ngjeshur në çdo fjali.

Jo më shumë se dy javë më parë, ulur në kafe, po kuvendoja me z. Lutfi Isufaj, Dr. i Mbrojtjes së Bimëve në Shkencat Bujqësore. Në bisedë e sipër, kur fjala erdhi tek problemet ekonomike e më pas ato shoqërore, miku i nderuar hapi çantën e madhe që e mban çdo ditë me vete dhe nxori një tufë letrash të futura në një lloj “dispense”, por e lidhur bukur. E zgjati drejt meje, dukë me thënë në mënyrë lakonike: – Lexoje dhe do të bindesh, se ne si shoqëri jemi në po të njëjtën shkallë demokracie si 100-vjet më parë, pikërisht kur është shkruar ky libër i vogël, të cilin unë e kam fotokopjuar. E kam në tavolinën e punës dhe e shfletoj kur mërzitem. Jo se më sjell qetësi, porse më hip inati, që pavarësisht rrjedhjes së kohës, ne jemi njëlloj si gjyshërit tanë atëherë, në hapat e para të krijimit të shtetit shqiptar”.

Të them të drejtën, kam lexuar librin “Gjeniu i Kombit”, të shkruar nga Uran Butka dhe që i kushtohet tërësisht Mit’hat Frashërit, ku vërtet hidhet dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e këtij njeriu të ditur, por që qëllimisht dhe fatkeqësisht, u anatemua dhe u baltos keq nga politika për më shumë se 50 vjet të sistemit të diktaturës.

Janë botuar edhe shumë libra e studime të tjera, por po përpiqem të përqendrohem tek ky libërth jo i bukur në pamje, por me përmbajtje tërësisht edukative, pedagogjike, filozofike, ekonomike dhe me tepri mëmdhetare. Një libër që vendos gishtin mbi plagët e shoqërisë shqiptare të asaj kohe, me të gjitha problemet e saj të mprehta, që çuditërisht dhe fatkeqësisht i kemi edhe sot, e që dhembin njësoj, mbase më shumë se atëherë.

Mendimtari ynë i ndritur, nuk mjaftohet me ngacmimin e plagëve të “miletit”, shtetit dhe kombit, as me heqjen e kores së tyre, që kullojnë. Ai bën më shumë: “Vajtimi nuk hyn në punë, se sjell dishpërimin e fatalizmësë”, shprehet ai, ndaj përpiqet të gjejë ilaçin e duhur, për t’i mjekuar e shëruar, që shoqëria shqiptare të gjejë udhën e duhur drejt zhvillimit dhe përparimit. Ai porsi një profet i drejtohet këndonjësve, më pas djalërisë, vegjëlisë, bejlerëve, intelektualëve: “Ay që munt të shohë dhe ka kohë të mejtohet, je ti o djalëri e Shqipërisë, o intelektual, o i pasur, o i fisshim”. Në këtë vorbull pështjellimi, nuk le mënjanë shtetarët, shkrimtarët, poetët, gazetarët dhe së fundmi edhe gratë, apo shqipëtarkat, siç shprehet me shumë nderim e mirënjohje.

Vetë titulli i këtij punimi, është një klithmë në qiellin e trazuar të shoqërisë shqiptare, të sapo kishte dalë nga sundimi 500-vjeçar i Turqisë, përfshi edhe trazirat e luftës ballkanike, në përfundim të së cilës, na sakatuan territorin dhe etninë shqiptare, të cilën e ndanë në pesë shtete. Një tragjedi e vërtetë, por që nuk u ndal me kaq, trazirat e brendshme, më pas edhe Lufta e parë Botërore, që nuk e lanë të qetë këtë vend të vogël, të varfër e të lodhur. Klithmë që vjen së thelli nga dhimbja në vetëdije, për fatin e popullit dhe të kombit, por që duhet dëgjuar e më pas duhet shëruar.

Një ndër “Plagët tona” më të thella, e shfaqur në popull atëherë, por e pa mbështetur nga politika e kohës, më pas edhe gjatë sundimit të socializmit por e nxitur dhe e mbështetur edhe nga politika, ishte mosmarrëveshja mes të varfërve dhe të pasurve, ose e shprehur ideologjikisht “Lufta e klasave”, sëmundje shekullore, por e ndezur si zjarr i fortë nga teoria Marksiste e sidomos pas fitores së Revolucionit Bolshevik në Rusi. Çuditërisht autori, si orakull i lashtësisë, e parandien rrezikun dhe gjëmën e madhe: “E drejta nuk munt të peshojë me pahir vetëm më nj’anë, në dëm të tjetrës”….. “Begatia dhe drejtësia nuk mund të ngrehet mbi një padrejtësi”. Është lufta e klasave, të cilën ai e quan: “Në Shqipëri, një zihje (grindje) e tillë është fatkeqësi, nuk duhet të ekzistojë…..”, aq sa nuk ka mjek apo kirurg që e shëron, pasi këtë prush të ndezur e krijon politika dhe e trazon politika, si mjet sundimi, duke mbjellë përçarje në popull. Besoj se kësaj murtaje, ne shqiptarët ja pamë dhe po ja shohim “hairin” më shumë se kushdo në botë, madje edhe pas një shekulli.

Vetë titulli në krye, na kumton: “Çë na mungon? Çë duhet të kemi”, janë pyetje që shpojnë thellë në vetëdijen ton të çoroditur, shumë nga politika, por më së shumti nga huqet tona si shqiptarë, që nuk gjejmë qetësi mes njëri-tjetrit, që nuk punojmë, nuk shohim hallin tonë, por merremi me të tjerët, lehtë, madje farë lëhtë, e hedhim topin në oborrin e tjetrit, pra ngarkojmë botën, të huajt. Vëreni me kujdes këto pak fjalë: “Gjithë vuajnë e qahen. Po kujtojnë se një fuqi e huaj, një krah prej qielli, do t’i nxjerrë nga e keqja. Të dy krahët e vet si mejton”. Më pas, më shumë shajmë qeverinë dhe zyrtarin, komshiun dhe pronarin, me një fjalë, soj e sorollop, ndërsa për vete jemi “qelibar” dhe nuk pranojmë të na bjerë mbi supe asnjë pupël zogu. Diku shprehët: “Ankohet për qeverinë që nuk shtron rrugët, ndërsa në oborr ka dy pëllëmbë baltë. Pronari i tokës ankohet për qeverinë, se nuk kujdeset për bujqësinë, kur ai vetë s’ka shkuar kurrë në pronat e veta, të shohë si punohet e ç’ nevoja ka toka dhe bujku”. Shembuj më të bukur s’besoj se gjejmë, në adresë të mentalitetit tonë të mpirë, për të mos thënë të mykur e të mbrapsht.

Nuk kam ndërmend të analizoj të gjithë veprën, pasi këndonjësi i gjen vetë vlerat dhe cilësitë e mendimit e të shkrimit. Po ndalem vetëm në disa thënie plot lëng jete, të shkruara letrarisht dhe urtësisht:

. Shkrimtarëvet: “Llauzi (populli) vë veshin në ato që thoni dhe shkroni. Atje vjen të ndezë qirin’ e idevet’ të tij….”. Më pas porosit: “Kujtoni, se një e shkruar është një farë e mbjellë. Kujdesi i mbjellësit duhet të jetë një lule e mirë, një pemë e këndshme. Hithra dhe ferra mbin vetë-vetiu dhe veç dëmit, s’ka no një vleftë”.

– Poetëve: “Tani drejtohem ke ju, vjershëtorë dhe poetë, ke ju që duhet të jeni shpirti i kombit, udhëheqësi i shpirtit të këtij kombi”. Më tej bën një vlerësim me shumë dshuri e qëllim-mirë: “I lumtur ay popull që ka gjetur në brumë të tij, të tillë poetë me frymë të lartë. Më të lumtur akoma ata poetë, që kanë gatuar me frymën e tyre kombin dhe kanë rrëfyer udhën e bardhë drejt një ideali të lartë”.

– Gazetarëve: “Çdo shkrimtar është një këshilltar, po gazetari është edhe më tepër akoma: është një predikonjës”…… “Gazetarit i bie mbi supat barra më e madhe. Roli i tij është i komplikuar, se duhet të jetë edhe një mjek që shëron sëmundjen, edhe një meshtar që përkujdeset për shpirtin, edhe një avokat që i mpron të drejtat, edhe një gjykatës që i ndan gjyqin”.

Grave: “Më vjen keq t’a them prapë! Po në të metat që ka shqiptari, përgjegjësia më e madhe i bie shqipëtarkës”. Më tej shton disa pyetje që e kanë edhe përgjigjen brenda: “A presim ne përparim dhe dritë, kur zonja e shtëpisë dhe squka e fëmijërisë, të rrijë në shkallë të unjët? A presim ne një zgjim, kur çupat tona, zonjat e nesërme, të rriten vetëm si kuklla…?”, etj, etj.

Nëse do të vazhdoja me këto thënie të vyera, më duhet të kopjoj të gjithë librin, pasi çdo mendim i shprehur këtu, është një mësim dhe filozofi më vete, i nxjerr nga jeta dhe i rrëfyer në mënyrë sa letrare aq edhe lakonike. Kam përshtypjen se çdo lexues, sapo të nistë të lëçitë fjalët e para, i duhet të marrë lapsin e të nënvizojë mësimet dhe porositë, që janë plot brumë njerëzie, qytetarie dhe shqiptarie. T’i nënvizojë që t’i mbajë mend, apo t’i shikojë herë-pas-here, për t’i thirrur kujtesës, detyrës, përkushtimit dhe edukimit të vetëdijes, mbase për t’i shtuar në listën e fjalëve të urta, që janë një tjetër pasuri diturie që na ka lënë të shkruara, Mit’hat Frashëri.

Të gjitha natyrisht i thotë libri, ndërsa unë po mjaftohem të shtoj, se ky libërth i vockël, duhet të botohet, natyrisht me pak korrigjime të disa fjëlve që nuk po përdoren në fjalorin e kohës. Të botohet, që të jetë në çantën e mësuesit dhe shkollarit, në dosjen e pedagogut dhe studentit, në tavolinën e zyrtarit, në trastën e deputetit, në bllokun e gazetarit dhe në  fletoren e shkrimtarit e poetit, më tej akoma, në magjen dhe sofrën e çdo gruaje. E thënë shqip: në bibliotekën e çdo shqiptari.

Jo më kot shkrimtari dhe studiuesi Uran Butka e ka quajtur Mit’hat Frashërin, “Gjeniu i Kombit”.

Jam i bindur se “Heroit” të këtij shkrimi, i shkojnë përshtat fjalët e Anna Frank, që thotë:  Nuk dua të jetoj kot si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes”.

 

Kadri Tarelli

Korrik 2020.

Këta janë 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave sipas revistës “Time”

Revista “Time” ka renditur 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave të zgjedhur nga 125 shkrimtarët më të mirë nga libri “The Top 10” i botuar nga J. Peder Zane.

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. “Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja.” Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.” Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. “Getsbi i madh”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. “Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov. “Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im”, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbert, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe obsesionin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të romanit, në simbolin e vajzave të vogla, që bien në dashuri me burra të moshës së mesme.

6. “Middlemarch”, nga George Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

7. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

8. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.

9. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860-1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

10. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Në një kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave, të hartuar prej 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me një sistem pikësh secilin shkrimtar, del kjo renditje e autorëve më të famshëm të të gjitha kohërave:

1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

7. Çarls Dikens, shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar me 168 pikë. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.

8. Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”.

Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

10. Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”./Bota.al/

NE TEMPULLIN E SHPRESAVE TE EGLANTINA MANDISE Nga Niko MIHALI

Veprimtaria, qe po organizojme sot ketu, nuk eshte nje rastesi, promovimi i ketij libri behet pikerisht ne Permet per te sjelle ne mendje nje ngjarje qe ka ndodhur plot 100 vjet me pare, rreth 100 km larg ketij qyteti, buze lumit te Gjanices , ane rruges automobilistike, qe sapo del nga Fieri , perballe qytetit antik te Apollonise dhe rrethinat , ne nentoken e te cilit ende fle nje qyteterim i hershem ilir, qe lidhet me historine e ketij vendi .

Plot 100 vjet me pare, nje officer madhor i ushtrise shqiptare, inkuadruar ne nje battalion te ushtrise perandorake Austriake ne rropamen e luftes se pare boterore, ku Shqiperia u be shesh beteje dhe qeverrite e ushtrite zevendesonin njera tjetren,Kamber Ali Permeti – Benja ,me dy vartesit(djem fare te rinj),Abaz Taushani e Bexhet Mannasstirliu,u pushkatuan ne nje ledh rruge Dhe me vdekjen neneshkruan pavdekesine .Gabimi i tyre i vetem ishte se kundershtuan veprimet e komandandes austriake, per te mos lejuar dhjetra arka me antika, me buste e varese te florinjta, ca koka te gdhendura ne mermer e te nxjerra nga nentoka e Apollonise, shume afer manastirit Pojanit , naten e neper shi po i ngarkonte neper makina e karvane ne drejtim te Durresit ,per t’i nisur drejt Vjenes.Komanda austriake stisi nje akuze te pa qene,sikur kishin lejuar shthurrjen e batalionit Peqini te ushtrise shqiptare dhe bashkepunonin me italianet. I akuzuan per tradheti te larte dhe ate mengjes qershori, nen tingujt e nje kambane qe binte perzishem nga kumbonarja e manastirit, i pushkatuan. E vetmja gje njerezore ne prag te ketij pushkatimi,ishte asistimi i mullait me emrin Myfti Muharem , cili u thirr per t’ju bere lutjet e fundit ketyre tre oficereve shqiptare, qe po i shpinin ne pushkatim te lidhur krah per krahu. Dhe ishte ky mulla, qe me kujtimet e tij pasuroi edhe me shume portretinm moral te ketyre trimave dhe ne menyre te vecante te Kamber Benjes i cili nuk pranoi t’i lidheshin syte, duke e quajtur veprimin e tyre burracakeri !

Nuk jemi tradhetare, po pushkatohemi per nje ceshtje te drejte e teshenjte, memedhene

Ishte po ky mulla qe dite me vone solli ne shtepine e Kamberit te lemerisur nga kjo vdekje.disa relike te tij, e mes tyre nje Ditar dhe letren e fundit e cila me shume se nje leter lamtumire ishte si nje klithme qe vjen nga ura e Qabese, Nje paralelizem fin ! Si duket njeriu ne ato momente ne pak sekonda, sjell ne parafytyre jeten e tij te shkurter , ben bilancin e saj dhe si shtylle e shtepise jep porosine e fundit, Por ka nje ndryshim, kjo leter nuk eshte amaneti i ushtarit nga shkretetira e Anadollit qe i drejton nenes se tij te vetmuar, por mesazhi e nje oficeri madhor , te cilit ka vite e vite qe i ka vdekur nena, nena dhe babai, e ka vetem nje vella Hajdarin i cili ndodhet larg ne qender te ish-perandorise turke.

Letra i drejtohet djalit te tij Zenelit me fjalet : Shpirti im, Djali im .

Ndersa permabjtja e letres eshte pothuajse identike : Abedinit e Qerimit i kam dhene 19 lira turke, merrini, Pronjen e Fratarit qe e kam blere 1500 grosh merreni, djalit te Qerrimit i kam dhene 18 grosh merrjani, kam edhe ca llogari me Qamil Beun. Ju kerkoj falje njerezve te afert e miqesise dhe…… se fundi …. pelen e zeze shiteni Myrtezait e Nimetit ju puth per here te fundit syte dhe keshilla e fundit qe ndrit si ylber ne kete histori, Punoni Mire !!!!!!!!!!!!!!

Dhe sigurisht nga ajo dite qershori e vitit 1916 kane rrjedhur shume ujera. Shqiperia kaloi e po kalon dite te veshtira, luftra, revolucione, varferi, emigracion, komplote, tradhetira, gjendje te renduar ekonomike , shpresa te vagelluara, njerez enderrimtare qe thone e premtojne se do ta bejme kete vend si Zvicra, ndersa me qindra e mijera cdo vit largohen ne dhera te huaj. E ne kete mjedis qe citova, Kamber Benja vleresohet, shpallet Deshmor i Atdheut,.

Emri i tij perjetesohet ne emertime te ndryshme, eshtrat e tij sillen e vendosen ne Vorrezat e Deshmoreve , figura e tij perjetesohet edhe ne nje film “ Deshmori i Monumenteve “ etj

Por nje leter si kjo qe citova me lart dhe nje ditar i shkruar me doren e Kamberit, nje ditar te perzhitur nga flaket e luftes se pare boterore , te asaj lufte qe percolli nje drejtim letrar qe u quajt brezi i humbur, brezi i shpresave te djegura ne llogoret e luftes , kaloi dore me dore nga pjesetaret e familjes Benja e zonjes Eglantina Mandia, e cila si nje intelektuale qe jetonte ne Tirane dhe qe lidhur me boten e librave, qe pasi kish botuar disa libra artistike me temen e frymen e kohes, nje dite jo te zakoneshme , kur ishte ne nje vend tjeter larg Shqiperise, ne Kanada , ku malli , krenaria por edhe detyre si intelektuale dhe pinjolle e kesaj familjeje, mendoi ta hedhe kete histori te gjyshit te saj Kamber Benjes ne nje liber te titulluar Tempulli i Shpresave botuar ne vitin 1999, botim ky i cili vec te tjerash pati indikacione te tilla qe ,29 shtatori te vuloset ne analet e ketij kombi , si Dita e Trashegimsie Kulturore.

Autorja mes te tjerash ne bisedat e saj sa sociale por edhe intime, e ka patur si nje detyrim moral ta shkruaje kete liber , me shume per te percjelle nje mesazh qe duhet te jete lejtmotiv i cdo njeriu A e dime se kush jemi e nga vijme ! dhe ja arriti .. Pas nje gjendje sa entuziaste por edhe te renduar shpirterore ajo hedh ne leter kete histori jo letrare e cila eshte nje liber disi i vecante ku mplekset sa historia me fakte e ngjarje te verteta, edhe me meditime letrare gati sureale , pjese e kultures se saj te fituar nga bota e letrave. Pra ne pikepamje te kompozicionit eshte nje liber ndryshe, ku gershtetohet bukur rrefimi, letrat e drejtuara familjes e familjareve dhe meditimeve qe kalojne kufijte gjeografike te Shqiperise, enden neper vende te largeta , ne qytete e shtete te ndryshme, ne kohe te ndryshme qe nga antikiteti e gjer ne ditet tona. Sigurisht ne keto 15 vjet pas botimit te librit , autoren e ketij libri e ka shqetesuar nje mendim tjeter. Une jam takuar disa here me Eglantinen, dhe nuk e kam pyetur perse . perse ky ribotim i ketij libri Mendoj se gjate kesaj dekade ka pare se botimit te saj dicka i ka munguar, ose mbase duhej thene me mire e me bukur, se sigurisht kur e ke miellin ne hambar di si ta gatuash mire e me mire, dhe me siguri besoj se ne ate vend te larget e paksa te ftohte ne Kanada ku jeton prej disa vjetesh, i beri edhe nje ripunim librit te saj, e plotesoi edhe me disa te pathena qe jane si nje detyrim qe duhet te ishin edhe keto, dhe e ribotoi ne Shqiperi.Njekohesisht vendosi ta prezantonte kete liber ne qytetin e gjysherve te saj , te Kamber Ali Permetit por edhe te Pero Permetit, gruas se Kamberit . Mbase ka menduar se ky promovim ne Tirane do te humbiste ne zhurmen e politikes e rutines kryeqytetase dhe do e degjonin njerez qe nuk kishin shume lidhje me heroin e saj, ndaj insistoi ta bente ketu ne Permet, ku emri i tij eshte i prekshem, ku ka nje shkolle,qe hyjne e dalin perdite qindra nxenes, ku ka nje varr te rregullt si i ka hije nje deshmori, te rinovuar nga vete familja Benja, ku vjen afer e shume afer aroma e vendlindjes se Kamberit , Benja e dashur ,ku ende ndodhen ato shtepite e gurta e mbuluara me pllaka guri, ne muret e se ciles qendron ende nje pllake ku eshte gdhendur fjala Demokraci, ku jane te prekshem njerezit e familjes se tij ( mbesa,nipa e sternipa )te cilet edhe pse te shperndare ne qytete te shqiperise sone te vogel, e vende te ndryshme te botes se madhe ne mergim, kane ardhur sot jo thjesht per kete promovim, por te nderojne e kujtojne njeriun e tyre te dashur qe i dha nje emer te ri kombit, por edhe nje emer te vyer biografise se tyre.

Une dhe shume si une mbase nuk i njohim keta njerez te fisit Benja,, e mbase shume prej tyre ne kete shekull mund te kene patur ate fat qe pati Zeneli djali i Kamberit, Zeneli qe eshte vizatuar kaq bukur ne faqet e ketij libri sa te prek e te emocionon shume, Zeneli, tek i cili Kamberi kishte mbjelle aq shume endrra e aq shume shpresa, qe enderronte te behej arkitekt e te mbaronte universitetin ne Stamboll ose ne Rome tek xhaxhai apo miqte e babait, perfundoi ne nje puntor te thjeshte rruge, qe mbushte gropat e rruges e bashke me to edhe gropat e shpirtit . Autorja ne faqet e librit nuk na flet per fatin e djemve e femijeve te tij sa te zgjuar por edhe shendetlig si Zakja apo Nimeti.Sigurisht libri i ribotuar ka me shume elegance e finesse, ka lidhje me te mire por edhe ka pasuruar e cuar ne vendin e duhur ndonje pasaktesi, qe per mungese informacioni ka shpetuar ne botimin e pare .Por cfare mbetet ne mendje pasi shfleton e perfundon kete liber !? Ka shume gjera te dashur pjesemarres te ketij takimi. Nuk eshte vetem jeta e Kamber Ali Permetit- Benja qe nga femijeria e tij atje ne Benjen e tij me livadhe e me rripa ku thuren endrrat e para, por edhe ne qytete te tjera ku u shkollua duke u endur edhe si oficer ri , ne rrethin vicioz te ,punes e luftes ,qe ia shkurtoi jeten padrejtesisht, ne moshen me te bukur, burrit 43 vjecar.

Por vec kesaj ky liber ka nje natyre teper njerezore qe nuk te hiqet nga mendja Dashuria mes vellezerve eshte e rralle, e rralle dhe shume e prekeshme, sa nuk rinin jave pa i shkruar letra njeri tjetrit fatet e te cileve u ndane ne Manstir dhe nuk u takuan dot gjer ne vdekje, Hajdari i tretur nga malli e dashuria per atdheun , Benjen e njerezit e tij te dashur, atje ne Stambollin e larget e tjetri me pushke ne krah neper llogoret e luftes . dhe kur e pane se ishte veshtire te takoheshin, Hajdari i lutet ti dergoje Zenelin te mbaronte shkollen ne Stamboll dhe gati filloi pergatitja e tij per te ikur i percjelle nga Nexhip Benja(nipi i Kamberit nga motra,) por ishin ato moment qe ndodhi ajo qe ndodhi dhe me mire qe nuk iku ,se familja do mbetej ne rruge te madhe pa asnje ndihme prane .Vec kesaj libri ka edhe nje linje tjeter shume njerezore e humane qe lidhet edhe me kulturen familjare por edhe ate iluminizem qe kishte mbjelle ne cdo familje shqiptare vepra e Naimit dhe e rilindasve ne pergjithesi . Endrra per dije per te mesuar.Porosia e Naimit qe u jepte prinderve Mesojini femijet tuaj te dine me shume se ju , se jane per nje kohe me te gjate se Ju, ishte gdhendur bukur e qarte ne mendjen e Kamber Benjes . Ai ne Manastir bije ne kontakt me keta perkrahes te kesaj filozofije, behet mbeshtetje e atij Kongresi te shkronjave qe u mblodh ne Manastir, njohja me motrat Qiriazi, mesimi i shqipes nga Zeneli dhe ai te behej mesues Ivete Kamberit per te mesuar alfabetin shqip por edhe i., familjareve te tij.

. po citoj nje fragment qe eshte shume domethenes :

Vlore 23 maj 1913

Asnjehere nuk me kish shkuar ne mendje se do shkruaja ditar dhe vecanerisht ne gjuhen shqipe . Kjo per mua qe vertet nje dite e shenuar se une mbarova klasen me sukses me mesuesin tim Zenelin, Zoti e falte kete femije qe pati aq vullnet sa te me nxirrte te parin ne kursin e gjuhes memedhetare ,

Ndaj ne mendjen e tij , ne meditimet e tij, kjo deshire qe kthyer ne kult, shkollimi i femijeve e sidomos Zenelit .. Por e thashe edhe me lart, libri eshte fryt i meditimeve e shperthimeve lirike meditative te vete autores e cila shume gjera te fituara e te shikuara gjate jetes se saj i largon ne kohe dhe i ben pjese te jetes se gjyshit te saj .qe e bejne librin sa terheqes por edhe enderrimtar e pasurojne boten e vete heroit te librit . Here here ajo hidhet ne antikitet, ne ate grek e romak, ku bisedon me keta heronj te kesaj kohe e kulture,me trima e heroina si Penelopin apo Andromaken dhe gjen rastin kur Kamberi largohet nga familja per te shkuar ne detyre, diku aty disa dite ose jave para pushkatimit, Zakeja iI hidhet ne qafe atje prane peles dhe nuk i shqitet, detaj ky i gjetur tek Andromaka e Homerit , kur percjell Hektorin per ne lufte ,djali i tij Astianaksi i hidhet ne qafe e I thote ku po shkon, mos ike.. apo kur flitet per reliket e pasurite e Apollonise, kur ato i nxjerin nga dheu apo kur i numurojne dhe i vendosin neper arka , bisedojne me keto portrete te heshtura te kesaj kohe e bote dhe ate keqardhje per kete pasuri qe po shkon larg atdheut, ta ndjesh si nje peshe ne zemer .Nje vend jo te vogel por shume te prekshem ze ne kete liber edhe figura e Nexhipit, nipit te Kamberit . Ata te dy, morren me vete emrin e fshatit te tyre si nje pasaporte trimerije. Nexhipi i cetave patriotike, qe me gunen e tij kishte kaluar neper rrugicat e Permetit ato dite gushti te vitit 1912 dhe kish prekur zemren dhe shikimin e femijes Odise Paskali, u gdhend ne figuren e Luftetarit Kombetar ne Korce, ai Nexhip qe mban emrin komiti, aq i qeshur e shakaxhi me femijet e Kamberit qe kishte lene nam ne Leskovik ne vitet e luftes per pavaresi te gdhendur ne Kenge ; Leskovik o me te dalë te vrane o kollaz te vrane/ Nexhipi me Myrtezane … dhe ky Myrtezai me sa di eshte M Kule nga fshatrat e Kelcyres, por qe do ishte me vone edhe emri i djalit te Kamberit ne mos gaboj ai qe i therrisnin Zake, keta dy si vellezer me bemat e tyre duhet te jene edhe sinonim i po nje kenge tjeter te kenduar ne ato ane qe thote :

Leskoviku ne nje brinje/ Lufton nipi me dajine …

Librit nuk i mungojne edhe citime nga shtypi i kohes, nga kronikat e kohes sikunder se jane ardhja e arkeologeve austriake ne Durres e Apolloni, keto figura me interes dhe kontribut ne fushen e albanologjise , citime nga arkeologu Hasan Ceka, kujtime te Rahmi Mamaqit i cili pohon se kur kish vizituar Apolonine kishte degjuar nga ciceroni per pushkatimin e Kamber Benjes ne vitin 1916 ,sepse kishte kundershtuar grabitjen e monumenteve dhe kur i kishte treguar se emes per kete person ajo i kishte thene : aty ne ate qoshe te vatres sone kane bere shume here muhabet babai yt me Kamber Benjen e Nexhip Benjen e te tjere , shkrime jehone ne gazetat Dielli ne Amerike e gjetke dhe si mbyllje ka nje epilog i cili eshte vendosur ne gojen e Zenelit . Eshte nje rrefim shume prekese, qe te dritheron shpirtin :

…. asnje nga ato pasuri qe na la babai ,nuk na ra ne dore , pervec peles qe kur e shitem me lot ne sy , sikur u ndame nga babai per here te dyte . E shitem per nje cope buke se ishte kohe e eger , kohe zije . me 1920 shkova vullnetar ne Vlore me shoket e mij per te luftuar italianet, pastaj u kthyem ne Lushnje per te mbrojtur Kongresin. Me 1921 shkova ne shkollen e oficerecve, shkova ne shkollen e pare te oficereve me graden aspirant me deshiren e madhe ne shpirt qe te vijoja rrugen e babait ne kariere ushtarake, mqs nuk u plotesua asnje deshire e tij. As une u bera arkitekt, as Nimeti mesuese si Sevasti Qiriazi, as Zakja jurist , e pas shume ecejakesh u ktheva ne Benje dhe here pas here shikoja selvite qe kish mbjelle babai me xhaxhane si deshmi e vellezerise se pasosur . Skalita edhe emrin tim dhe te Zakes prane e prane si nje amanet per ata qe do te vijne pas nesh .. meqenese isha specialist i skalitjeve , gdhenda edhe nje pllake dhe e vendosa ne hyrje te portes Rrofte Demokracia 1927 !

Ishte pjese e amanetit te babit” Punoni mire, Rrofte Shqiperia .”. dhe ketu libri mbyllet, autorja e mbaron punen e saj dhe na le te mendojme e mendojme e te themi ku ndodhen sot keta femije te vetmuar me nje jete plot me brenga , si shkoi filli i jetes se tyre gjer ne kapercyell te shekullit qe jemi , a e kane prekur sadopak Demokracine qe u la amanet gjyshi I tyre ne kete kohe te ngateruar ….jane ata sot ketu mes nesh e mbase do na percjellin ndonje mesazh, vete autorja pjese e kujt dege eshte !?….,

Megjithate e ndjej per detyre qe jo vetem si kolege me zj Eglantinen se kemi dhene te dy mesim letersije ne shkollat e mesme une ne Permet e ajo ne Tirane, ne ato vite pak te hereshme e kam ftuar e ka qene mysafire per nje event te tille ketu ne Permet, por edhe si lexues ta falenderoj per kete kenaqesi qe na ka krijuar , qe njohem me mire e shume me mire boten, jeten e vepren e Kamber Benjes por edhe morem me vete shume mesazhe njerezore dhe shume humaniste . Le te jete ky liber pjese e bibliotekave tona, pjese e kultures sone se cdo kush qe do e lexoje me siguri qe ka per te mesuar shume.

Ky liber eshte nje leksion i gjalle per patriotizmin, per demokracine, per humanizmin dhe detyrat qe kemi ne jete si prind por edhe si femije .

Nje falenderim te vecante e kam edhe per shtepine botuese qe e solli kete liber , mbesen e autores z Shqipe Abdihoxha, edhe kjo pjese e botes se librave, vajza e shkrimtarit Ali Abdihoxha . nje falenderim e kam edhe per mikeshat e tyre, te afermit e familjes Benja qe sot ndodhen apo nuk ndodhen ketu , e kam per ju degjues . drejtuesit e kultures e arsimit te qytetit, per kryetarin e Bashkise se qytetit qe insistoi e kerkoi qe ky liber te ishte pjese e veprimtarive ne kete qytet .

I paharruar qofte jeta dhe vepra e Deshmorit te Monumenteve Kamber Ali Permeti- Benja

Niko MIHALI

Permet 3 qershor 2016

Promovimi i librit “Tempulli i Shpresave”, Eglantina Mandia
 4 vite më parë
Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Deshmorit te Monumenteve Kamber Benja, Qendra Kulturore prane Bashkise Permet, dhe Shtepia Botuese “Ngjyrat e Kohes” Tirane ne bashkepunim me CIOFF organizuan ne mjediset e Qendres Kulturore prezantimin e librit “Tempulli i Shpresave” te autores Eglantina Mandia, qe i kushtohet ketij deshmori.

Historiku i një poezie të shkruar në Athinë dhe mendime të tjera… – Nga Fran Ukcama

 

Në këtë mëngjes jam spërkatun në faqe e sy me ujë të bekuar. Mëngjes dimri 2008, në Fier kam rënë në meditime. Kam përpara një copë letër të zverdhun pak nga vitet, si lepushkat e panjës, me gishta të shpupurishur nga era në Koren e Mërturit, a malin e Qyqefit. Është relikë shpirti, djergun nga viset tona. Letra e zhubrosur pak si balli i një malsori me vada rrudhash. Dhe ai e din se ç’ka përcjellë në pak radhë…

Është mushti që doli para dhjetë vjetësh, kur i befasuar shtrydha në një ditë vjeshtore poezitë e një autori në tinarin e trurit tim. Është esenca e verës së mrekullueshme që hyri në kantinën e zemrës sime. Është rast i spikatur, çast fatlum, pragguri që vë themele, në miqësinë mes krijuesish, kur njeh arat e lëvruara, prodhimet e mbara; e vonë, shumë më pas takon lavërtarin (bujkun).

Kështu ndodhi me mua. I hallakatun nëpër shtigjet e Athinës, përpiqesha si ardhëtar i ri në këto anë, të kapja lidhjet, konopët e fortë të krijimtarisë. Shpirti i çdo mërgimtari është si shpellat e shkreta që në zbraztinën e tyre lëshojnë shungullima të zorituna vetmuese, në kërkim të rimbushjes me ujin e jetës, a kërshat e shpirtit. Kërshat e shpirtit më mungonin në zgafellën e dhembjes. Miku im, shkrimtari dhe poeti Myslym Maska, nën avullnajën e rakisë më ofroi dy libra duke më prezantuar thjesht, pa hyrje, por me kontekst të vendosur e besimplotë. Janë librat e një poeti nga Puka, janë krijimet mjaft të veçanta të Ton Zmalit.

Ton Zmalit?! Emri i Ton Zmalit, mbiemri që përkonte me emrin e babait tim. Në ato kohra, brenda labirinthit të kontinentit si një parcekë, që quhet tru, kisha do garramete të kotësëkotit, që më mundonin.

Në atë përleshje biblike trunore, hyni si freskia era e jugut, që shpërthen sythat në degët e qershisë. Në dorë mora “Lulet e Ksenit” dhe “Dashuri të Pashijuara”. I përpiva për dy tre ditë. U riktheva pas ca ditësh, si kërkimtari në maja e gërxhe, ku kërkon shqerrat e humbura në mallim. Kërkon për t’i mbledhur dhe njëherë, kërkon kumbonën dhe blegërimën.

Në udhnajën e poezive, vargut e motivit gjeta arsyen për të kuptuar vrullin e shpërthimit, dufin e frymëzimit, vlagën e krijimit të mirfilltë e në liri. Tek ky thelb, tharmi poetik më rrëmbeu e nga larg hodha në pak rreshta mbreasat e mia që edhe sot, pas dhjetë vjetësh feksin në rrezatim e vesim pranveror.

Unë, miku im Ton, tani po shfletoj atë pra, gjethen e drunin e panjës, aty rikujtoj vargjet e asaj poezie. Asokohe, kjo poezi u botua në Gazetën e Athinës, nga zoti Robert Goro, poeti, shkrimtari dhe gazetari i BBC-së në Athinë, Ofiqet pararendëse të tij, nuk do të zinin vend te oxhaku i zemrave krijuese po të mos ishte dhe shpirtbardhësia dhe respekti i tij për krijuesit. Edhe me zotin Robert u njohëm nga afër pas botimit të vjershës dhe pikërisht tek klubi i Teli Zahos, futbollistit të shquar të skuadrës “Partizani”. Në nderim të krijimtarisë suaj dhe të njohjes sonë, unë po e hedh poezinë nën këto radhë. Edhe sot ajo na ngjall shumë kujtime e mbresa që kaluam sëbashku për pesë vjet në Athinë. Kjo poezi u bë nyje në kërrabën që lidhi “bashkën” e krijimit, mendimet tona të përbashkëta në dushknajën e viteve. Poezinë po e ripërsëris origjinale siç u shkrue para dhjetë vjetëve e në Athinë.

Rrokem befas me do libra…

Pas leximit të krijimtarisë së poetit Ton Zmali

Rrokem befas me do libra,

Bjeshkë gëzimi, liqen-hallesh,

Rrokje, vargje, ortek dirgjen,

Ortek bore, në një rrgallë

Shungullohen vargjet shkrepa

Do në lugje, do në erë,

Mbes si zogu i trishtuar,

Ata ikin, pas poterë!

Me piskamë, me vetëtimë

(Rrezebora në sy flet)

Mes lajthisë, si ujë gurreci,

Përbiroj mos gjej ndoj shteg!

Flas me mrizat, gurgullisem,

Bëhem bujtës në shpellë ariut

Në gji më merr Malësia djep

Krah e qafë, i hyp Veriut

Fryn Veriu, Gjogu i egër,

Majë kreshtash, ku me len

A mos bëhem ujk i çartun,

Zog shqiponje, a mos Dren ?!

Ne u takuam më pas. U takuam mes krijimit, lirimit në mundim, mosimponimit; kanuni i pashkruar në kodet e shpirtit. Më vonë dhe shpeshherë folëm gjatë për poezinë, artin e të shkruarit, gjuhën tonë. Unë konstatova qysh në mexhat e arrave letrare të zemrës “Zmali” se ka origjinalitet, antiskematizëm, shtalb etnik dhe krahinor, petk të ri, ajër me liri e lirizëm. Nuk jam ekslorues veprash, as kirurg plastik formash dhe idesh; si krijues në hullitë e mia, dashamirës për çka shkruhet e flitet. Me mend them se të kam kuptuar në zënfillën e vargut e fjalës, dufi yt ka fjetur në vite në kraterin e vullkanit shpirtëror. Shyqyr lindi dita, shndriti shpresa e motivet e e pafjetura u rizgjuan, furishëm dolën në dritë. Ato pasuan njëra-tjerën. Në laborotorin tënd, siç kam konstatuar, punon ngulshëm, si gdhëndësi i gurit me çekiç e daltë. Edhe nëse në ndonjë rast kërshat i bën në origjinalin e kreshtës, kjo i sjell poezisë madhështi dhe i jep udhërrëfimin e amës ku lind. Udhërrëfimi i amës krijuese buron në të shumtën e ujëvarave, krojeve e deri tek gota që lexuesi yt e hurb, me ofshamën e pasandjes.

Simbolet e malit e majave, si musht me borë me bredh e ah, si ato me qelq, ajër e rreze si të shndritshmet dhe të pashndritshmet bartin genin filozofik të krijimit.

Unë të kam përfytyruar ty, heronjtë e tu, motivet në kapërcyej shekujsh, nga betejat mendore biblike deri te të sotmet kozmike. Të kam parë në kapërcyej shekujsh e vitesh, mveshur me metafora, në trehapsha kreshtë më kreshtë. Një hapshi sa trehapshi majë-majë është tendencë e ngjitjes në vijën tënde paralele, në ligjin e dëshiruar të moscikjes, mosimitimit.

Zgafellat, honet, humnerat, askundet i përplas për të ekspozuar shumë ç’ka të mbetun në shoshën shekullore dhe atë pesëdhjetë vjeçare të epokës së ngurtësimit akullor, për të mos u harruar si muzeale në kumtime breznish e ardhmërish.

Honet e Askundit, që si më shumë krijues, edhe me mua, i ke hallakatur, shprishur, tjerrur e thurur, duke lehtësuar me zell e pasion. Por unë po të rikujtoj një thënien time një paradite përpara Muzeut të Athinës. Ulur në nji stol nën hijen e nerënxave të thashë:

“O Toni, në m’i jep për të lexuar poezitë, jam i bindur sado të themi ndonjë fjalë, pak ke për t’i prekur vargjet e tua”.

E ti m’u përgjigje: “Pasha bukën, i ke ranë në ta!”.

Në fakt ne qeshëm atë ditë e shamë të tjerë. Kjo vlen për pak humor. Duke shkruar tani, më shfaqesh përballë në odën time, në Fier. Ti, Ton, në krijimtari e ndien dhe respekton mendjen e tjetrit, por të pëlqej dhe përqëndresën në gjollët e kripës tënde. Në mrizin tënd, ndihesh ogiç i plotë.

Ti, si një krijues i lirisë paskomuniste, hyre në hullitë e antirecetave. Recetat në fakt vlejnë për të sëmurët, për shërim. Në rastin krijues receta të sëmur. Dhe unë jam i bindur që ti, o Ton i Mërturit, Kokdodës e Iballës, dhe unë në Mërturin tjetër, Drinin kemi në mes. Po kemi një tjetër Drin drite e dashurie. Ti o Ton, as nuk shet, as nuk ble receta. Bash për këtë farë krijimi të nderoj.

Edhe për “Engjujt pa qiell”, me gjithë ç’është thënë e shkruar, ç’kemi kuvenduar e heshtun, prap mbetem në respekt të këndvështrimit tuaj lirik shpirtëror.

Në kahjen tuaj fluturuese tokësore e qiellore, ju jeni shpendi i mos-hyrjes në hise, i mosqasjes në sinorë, i kërkimit të folesë tënde. Rruga, hapi, krahu, flatra, cikërrama, shtegëtimi, është zgjidhja e juaj. Mirazhi, nën mjegull a mbi jezer është i kjartë; kjo për mua është bashi i rakisë në kazanin krijues, në mesazhin përfitues dhe pasqyrues në kundraroman. E unë, duke kujtuar do vargje që t’i thoshja dikur, po veçoj:

Ca i bien daulles, ca i bien defit.

Unë shkruaj librat për kokërr të qefit …

Vargu, tregimi, romani dalin nga gulfi shpirtnor. Kur tinari i rrushit shkumbëzon nga mushti në vjeshtë, atëherë, veç atëherë, lëngu i kuq ose i verdhë ku enden bletët, nis e kthehet nëpërmes tubit të ftohsit në rruzara të kristalta rakie që dhe dreqin e hedhin në valle… Ky është sekreti. Kjo është magjia, miku im. Unë sot iu luta engjujve të mi të më japin dy-tre orë kohë. Ata u nisën në lëndina të luajnë me shqerrat. Unë hodha këto radhë në nderim të krijimtarisë suaj. E prapë se prapë, mendimet më vijnë turrevrap, sepse krijimtaria juaj është e gjërë në hapsirë dhe kohë, por unë në gjogun tim të kujtimit po rend me të katra, revan në shtegun alpin të krijimit. E përsëri pyes veten: Ujk i çartun, zog shqiponje, apo Dre me brirët gërimça-gërimça si degë.

Zoti Toni, në kontinentin trunor, tokësor e jashtëtokësor të krijimit, me lejen e engjujve të mi, përsëri i rikthehem kërkesës për të rimarrë nënshtetësinë e shtetparajsës qiellore të krijimit, në gjithëkundin dhe askundin e betejave të tundimit. Duke rendur për në ato visare, duke lënë pas hallakamën e përditshme të mosjetës, shpresoj se në çdo kodër, sukë, krua, gurrë, gjollë, qafëkalim, kushtë, ortek e bornajë, do rrokem me vargun “TONZMAL”. Me vargun e rreshtun e simbolit “Ton Zmal” do të kalojë humnera e male dhe nesër por dhe mbasnesër. Mbasneserja stacion krijimi i ri.

E Premte, 04 Prill 2008

Vargje për koronavirusin Nga Kadri Fikaj e kthyer në këngë nga Nik Çarku dhe e recituar nga Desara Ndocaj

Nga Kadri Fikaj e kthyer në këngë nga Nik Çarku dhe e recituar nga Desara Ndocaj

voal.ch – Interprtim dinjitoz i Desara Ndocaj, ish-nxeneses shkolles “Pashko Vasa”Shkoder, thotë në rrjetin social mësuesi i saj mësuesi i shkollës Dritan Gega. Poezia është krijuar nga Kadri Fikaj dhe më pas është transformuar edhe në këngë popullore me çifteli nga Nik Carku.

Po ia sjellim publikut edhe recitimin e Desarës, edhe interpretimin e Nik Çarkut edhe poezinë e Kadri Fikajt.

 

 

 

 

 

 

Rrjeti social e bën për një lek Alketa Vejsiun dhe të ftuarin e saj Baton Haxhiun!

voal.ch – Alketa Vejsiu prej kohës që drejtoi festivalin e 58-të të këngës në Radio Televizion është pritur keq nga bota e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Pjesëmarrja e saj në kastin e Festivalit të Sanremos apo intervista e saj tek Verissimo nuk i ka përmirësuar diskutimet kontraverse për Alketën

Por reagimin më negativ direkt nga rrjeti Alketa Vejsiu e mori kur ftoi Baton Haxhiun në programin e saj për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”.

Rrjeti u hodh përpjetë dhe megjithë filtrat në komentet që po sjellim shihet se i gjithë opinioni shqiptar ishte kundër të ftuarit të saj.

Televizionet shqiptare janë peng i politikës të pistë dhe oligarkëve.

Opinionbërësit apo të ftuarit në programet e kulturës apo Reality-Show televizive janë pjesë e kastës të cilën shqiptarët nuk e duan,

por ata megjithatë kanë uzurpuar hapësirat publike të informimit apo të emisioneve kulturore e ato dëfryese sikur ishte rasti i Piter Panit një program zbavitës për fëmijë,  pjesa më e pastër e shoqërisë shqiptare së cilës i mëkojnë formate të figurave të diskretituara si rasti i Baton Haxhiut.

Stafi i Alketës ka kërkuar që gjatë transmetimit rrjeti social të bënte pyetje!

Dhe aty ka plasur.

Se të gjitha pyetjet ishin protestë për ftesën e Alketës dhe praninë e Baton Haxhiut.

Alketa Vejsiu jo vetëm që nuk i lexoi reagimet e zemëruara të rrjetit, por i censuroi dhe nuk kërkoi as ndjesë sepse i ftuari i saj ngjalli neveri në rrjet,

pra Alketa Vejsiu injoroi audiencën dhe publikun.

Po i sjellim disa nga reagimet, sikur vumë re në krye, janë të filtruara nga Facebook, por gjithësesi shihet fryma!

Pyetjes a është Baton Haxhiu model për fëmijët shqiptarë, shihni si përgjigjen vetë shqiptarët:/EB

———————————–

Viku Bala: Ja hoqe vlerat ketij emisioni , me ftesen e ketij ..! 🤮🤮🤮

Ismet Jahjaga: Pyetja ime eshte: sa leke more nga Serbia per te keqiat qe ja sjelle Kosoves?!

Leeo Chiqui: Ncilin vend do kerkoj Azil pasiqe arrestimi i tij eshte i pashmangshem

Hamit Lumi: Keti tipit po ti beshe pyetie, ky do perkthyesin nga shqipja ne shqip, qe te marresh vesh pergjigjen. Ka pak figura te nderuara dhe te rrespektuar ne Shqiperi, qe zgjodhet kete ju? Ju keni tmerruar femijet me kete fantazem!

Besnik Pacuku: Kam pas mirnjohje te thelle ndaj ju Z.Alketa, por me pjesmarjen e Baton Stanishiqit ne emisionin ejuaj ka qen nje gabim katastrofal.

Izmir Bashi: Betonit thuaji kur po iken se vetem me biseduar ne nje emision femijesh nuk eshte e di si flet ky sikur i kane femijet lek borxh gjith ftohtesi po ik mor zorraxhi rilindas shko rri ne moske se atje e ka vendin ky

Rozeta Toska: Ça do bosh kur tiki Rama . Do ikesh me bisht në shal , apo do zhdukesh jash siç e kini zakon ne Serbi nfoshta ?

Anton Skenderi: Si ka mundesi qe gjaku i prishur vazhdon e prishet me tej??? A nuk do ish e mundur ne mos te permiresohej, te qendronte ne vendnumuro.

Izri Koci: Shume gabim qe e ke thirr ne emision, çfare mesojne nga ky serb femijet.

Aiden Kola: Pytja per batonin do ishte kur do ngordhesh se me vdek vdesin burrat jo mostrat e ti bashke me ortaket tuaj tradhtare e hajdute se slate gja pa ju ba vllezerve Shqiptare kur do shporri

Pranvera Ndreca: Pyetja per Batonin. Pse je kaq burre “k*rve”, ju mund lirisht ti thoni burre i lig, duke qene se programi eshte program per femije.

Lule Mali: Kur do të mësojë të flasë gjuhën shqipe bukur?

Lubovci Afrim: Alketa Respekt për ju drejten me ju thanë i keni qmendur fëmijët me at tradhtar UDB Batonin. Te gjithë fëmijët kan nevoj për trajtime mjeksore tani.

Adrian Kocibelli: Te largohet sa me pare te shikoj punet e tij larg nga ne turp i mediave qe e ftojne ne studio

Jolanda Bakiasi: Yzeiri Edhe Batoni na mungonte ne Piter Pan, .. I tmerove.. kalamajt aty moj Alket..

Arli Minga: Si e kishte pseudonimin Kadri Veseli kur ishte në SHISH?
Shpetime Alimehmeti: Do ishte mire te kthehej nga kishte ardhur.

Florije Kaqi Baruti Alketa na qove naten kote..me ket mysafir idiot??

AxhaMal Gjuetari: Po e pyeti a beri shpihunazh kunder Albinit ne Rusi? qe ishte atje me Edi Ramen.

Shpetim Tahiri: Pse se mbylle tv klan kosoven , pasi qè edhe premtimin nese
Albin Kurti bëhet kryeminister un do ta mbyll tv?

Albin Popova: Sonte nuk e percjell emisionin tuaj. Shkaku ky personi i lartëpermendur .

Bledi Ersi Miraka: Asnjeri. Nuk I japka nje koment pozitive per ket batonin. Kjo dote thot qe ky qenka burr leshi

Bert Dizdari: Thuj si ka mundsi qe je aq njeri pa shtyll kurrizore etaloni i vemjes.

Gezim Veizi: Ka shume shqiptare intelektuale e analiste per ti komentuar ose vleresuar ky serbi nuk na intereson as qe ta shohim neper ekrane .

Afrim Shini: Kam respekt per ju Alketa por Baton H eshte i pa deshirueshem
Fe Qajani: Me prishe mbremjen me foton e ketij zagari.

Medi Azizi: Po edhe ju qe keni ftuar pra nuk ftohet ne emission nje njeri si ky

Skender Pana: Po ky tip çka don ne shqiperi se eshtë i pa dobishëm

Lupo Matmuja: kur e theksove se betoni ishte me i miri ne shqiperi kosov si gazetar . direkt e kum ndry kanalin!

Besi Besi: Une nuk kuptoj pse i rritni vleren kti fundrrinë ta ftoni ne emision

Florije Kaqi Baruti: Alketa e paske dhi …me ket mysafir..po ti helmon femijet….syt pom dhamin mi kqyr ket shpijun te kombit….

Gjuetia e Ashtës: Ku i fshehe parate e marra nga Serbia qe disa dekada e sidomos shumat e majme te viteve te fundit?

Krenar Kadifeja: Ky e keyeson listen e mutengrenesve te ER nga Klani?

Eduart Brahilika: Liroje nje cik cmimin e miellit, se i vdiqe shqiptaret

Loni Azizi: Ma mire te jese ne emision nje majmun se ky njeri kshyrnja facen si e ka si Derr

Demirjan Bakri: Sa lek pagoi per te mare pjese apo kthim qoke ..

Avni Cela: Që: pse ngjendesh sot ne kete emision femijesh;?

Mavi Haraciu: Kush e ka udhehequr me mire serbine sllobodani apo ti me 3shen vucic ramic thacic pres pergjigje

Miri Erindi: Me legen nuk ben nena po ngeli televizjon qe mer per analist kete armik te popullit shqiptar kete serbo madh eshtvturp per keto televizjone vetemshqiptar nuk esht

Miri Haxhiaj: Do zbatosh porosit e edi rames tani qe te coi ne sanremo do te ftosh edhe batonat edhe sorrat qe te trembesh femijet !

Dash Rroku: Sja vlen me nxjerr kyt person ne foto

Visar Ymeraj: Kur i mbaron kontrata me serbine?

Shpëtim Sylaj: Largo fmijet nga aty

Vllaznim Halili: Nuk ja vlen mu marr funderrinen

Nazif Lami: Ka menduar Batoni vete, se sa shume e urrejne Shqiptaret?!

Mateo Cakarri: Pse je kelysh i edi rames

Massar Hoti :20 vjet burg pa pik diskutimi

Ismail Jusufi: Ky trathetar Udbash vç se e felliq emisionin tuaj nje pro serb

Kujtim Hereni: Mos na e servirni me kete MUT

Gjocaj Lirije: A je hajdut a tradhtar!!!

Dija Dija: Inidefes Pissss imadh esht katastrof

Ismet Asllani: Njeri ma pis kosova nuk ka . Ma shumë e meriton me jetu ne Beograd.

Dede Bushgjokaj: Trokja shqipfoles Ramoviç ,Thaçoviç , Bat

Agim Dajlanaj: E qelbe fare me kye fytyre

 

Sukses i padiskutueshëm i Eno Peçit si koreograf i “Opernball” 2020 Nga Elida Buçpapaj

Ishte një shfaqje brilante “Opernball” 2020, evenimenti më i madh artistik që organizohet në Vjenë.

Opera shtetërore e Vjenës u shndërrua në sallën më të bukur të vallëzimit në botë, nën drejtimin e ish solistit të Operas vjeneze Eno Peçi, sot koreograf i këtij institucioni që identifikohet me shpirtin vjenez dhe kranarinë e Austrisë. Me të drejtë pa dyshim!

Është e dyta herë, që koreografia iu besua shqiptarit Eno Peçi, i cili shpalosi artin dhe talentin e tij, sikur di vetëm ai, dmth në mënyrën më të përkryer të mundëshme.

Për suksesin e shfaqjes dhe të Eno Peçit shkruan sot në blogun e tij edhe kritiku i artit Ricardo Leitner, ku vlerëson që në titull elegancën dhe stilin e hollë të Eno Peçit.

“Normalisht unë nuk e komentoj “Opernball”, shkruan sot Ricardo Leitner – por këtë vit është një përjashtim. Unë jam duke shkelur rregullin tim. Por a nuk ka thënë dikush dikur se “Rregullat bëhen që të prishen. Sidomos kur rregulli është im, i vendosur prej meje ”?

Ricardo Leitner ka mbetur i shtangur nga magjia dhe mrekullia e shfaqjes. “Për herë të parë që kur pashë hapjen, u befasova nga koreografia.

Përdorimi i hollësishëm i hapësirës i përdorur nga Eno Peçi ishte thjesht i përsosur. Ishte, për mënyrën time të të menduarit, përdorimi i parë me të vërtetë origjinal i hapësirës.

Edhe pse çdo vit koreografët e vjetër vazhdojnë të postojnë versionet e tyre mjaft të zakonshëm, duke thënë qartë se sa të mrekullueshme ishin ato. Por problemi është: se të gjitha janë dukur njëlloj.

Ndërsa këtë herë z. Peçi na dha një “lexim” të ri, të freskët të hapjes. Se si përshtatej hapësira!

Chapeau!

Megjithëse moderimi i shfaqjes nga TV ORF ishte një nga më të mërzitshmit dhe joprofesionistët që kam përjetuar ndonjëherë, unë mbeta duke e parë atë. Dhe ia vlente!

Bravo, Eno Peçi:

Punë e shkëlqyeshme!”, përfundon kritiku i artit Ricardo Leitner!

Pra Eno Peçi ka prekur qiellin vjenez me këtë sukses të rradhës!

Ne shqiptarët mrekullohemi nga sukseset e Eno Peçit, i cili shkëlqen në vendin më të shkëlqyer të botës sikur është “Opernball e Vjenës!

Shfaqja e koregrafuar nga Eno Peçi ishte e fundit për Manuel Legris, si drejtor i Operas të Vjenës. Legris do të jetë drejtor i Baletit të Teatrit La Scala në Milano!

Unë jam një gazetare që e kam ndjekur fluturimin pindarik të Eno Peçit.

Dhe mund të përfytyroj pa vështirësi që një ditë Eno Peçi mund të jetë Drejtori i Teatrit më të famshëm të botës, sikur është Opera e Vjenës.

A jeni dakord me mua ?!

Besoj se po!

Fotografitë: Ashley Taylor