VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kur hani shegë – Çfarë ndodh në organizmin tuaj brenda 30 minutash

By | October 5, 2019

Komentet

Si të përdorni kosin për shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve

Kosi përmban vitaminat B5 dhe D, ndaj ushqen rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve.

Shëndeti flokëve nuk kërkon domosdoshmërisht trajtime të shtrenjta kozmetike.

Ekspertët thonë se disa prej trajtimeve më efikase mund të bëhen duke përdorur produkte që gjenden lehtësisht në kuzhinat tona.

I tillë është rasti i të bardhave të vezëve apo edhe kosit.

Kosi i bërë në shtëpi është shumë i pasur me vitaminat A, C, D, B6 por edhe mineralet si kaliumi, kalçiumi, hekuri dhe magnezi.

Si Të Përdorni Kosin Për Shëndetin e Flokëve

Kosi Mbron Flokët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kosi i mbron flokët nga rrezet e dëmshme ultra vjollcë dhe është një zbutës natyral i flokut.

Atë mund ta aplikoni çdo ditë në maja siç përdorni balsamin e flokëve, e më pas t’i shpëlani.

Kundër Rënies së Flokëve

Një prej arsyeve madhore për rënien e flokëve është mungesa e ushqyesve.

Kosi përmban vitaminat B5 dhe D, ndaj ushqen rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve.

Kosin mund ta përdorni si zbutës ose si maskë të plotë.

Kundër Zbokthit

Zbokthi shkaktohet kryesisht nga irritimi i skalpit.

Kundër tij ju mund të përdorni kosin e shtëpisë, sepse zbut irritimin në kokë.

Lyejeni skalpin e kokës me kos, përpara larjes dhe ai do ta pastrojë  do të zgjidhë problemin e zbokthit.

Shkëlqimi i Flokëve

Një nga maskat më të mira të flokëve është ajo që përmban një filxhan çaji kos, pak vaj bajameje dhe një vezë.

Kjo maskë duhet mbajtur në flokë për 30 minuta dhe më pas floku duhet larë.

Do të vëreni se floku juaj do të gjetë gjithë shkëlqim.

Kosin mund ta përzieni edhe me xhelin e aloe verës për të zbutur majat dhe për të ushqyer flokun në tërësi.

Rritja e Flokëve

Përveç aplikimit të jashtëm, ekspertët rekomandojnë ngrënien e rregullt të kosit.

Studimet sugjerojnë se konsumi ditor i kosit ndihmon në rritjen e flokut, ritmet e së cilës dyfishohen.

Për më tepër, për të përshpejtuar rritjen e flokut, ju mund ta lyeni flokët me kos çdo ditë e më pas t’i lani.

Përveç rritjes, kosi do ta mbajë flokun tuaj të fortë dhe do ta ushqejë me proteina./AgroWeb.org

Efektet e çikores kundër diabetit – Mënyrat më të mira të përdorimit

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre.

Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.

Çikorja Kundër Diabetit

Sa i përket këtij të fundit, dy studime të reja të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i zhardhokut të çikores (pjesa e rrënjës) ndihmon në uljen e nivelit të glukozës në gjak tek njerëzit që rrezikohen nga diabeti i tipit dy.

Kjo rrënjë është mirëbërëse edhe për njerëzit që janë në fazat e para të diabetit të cilët kanë nevojë të ulin sasinë e sheqerit të konsumuar dhe të humbasin në peshë.

Çikorja ndihmon të eliminojë qelizat yndyrore në mëlçi dhe në muskuj por edhe përmirëson sekretimin e insulinës pas vaktit.

Nga ana tjetër fibra që gjendet tek bima është shumë e mirë për shëndetin e stomakut, thonë ekspertët.

Ata shpjegojnë se sasitë e larta të fibrës tek çikorja ndihmojnë kundër kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë tretjen.

Zhardhoku është shumë i pasur edhe me prebiotikë që ushqejnë dhe mbrojnë mikrobiomën në stomak.

Si Të Konsumoni Zhardhokun e Çikores

Ky zhardhok ka shije të hidhur dhe pikante. Ai  mund të zihet dhe të hahet si një perime duke e marinuar me kripë, vaj e limon.

Sipas dëshirës, ju mund ta prisni zhardhokun në feta e t’i piqni ato në furrë ose në skarë me pak yndyrë, kripë, limon e erëza.

Qumësht, kos apo djathë – Cilin të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë.

Produktet  e bulmetit kanë një nam të mirë përsa i përket shijes dhe jo më kot.

Mund t’i kombinosh me çdo ushqim dhe t’i përdorësh kudo.

Madje shumica prej recetave më të dashura nuk mund as të realizohen, nëse në shtëpi nuk ka qumësht ose kos.

Po aq të mira dhe të shëndetshme janë edhe për organizmin dhe funksionimin e mirë të tij.

Të gjitha nënprodukte të qumështit, por shijet dhe vlerat nga njëra tek tjetra ndryshojnë.

Duke i renditur kështu në klasifikime të ndryshme përsa i përket shëndetit të mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë vlerat e gjithsecilit dhe kë të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta.

Cilin të Zgjidhni Mes Tyre

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë.

Kjo pasi shpesh mendohet se kanë vlera ushqyese dhe ndikim të njëjtë në organizëm.

Sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej këtyre produkteve ka një ndikim të ndryshëm.

Konsumimi produkteve si djathi apo kosi lidhet më shumë me shëndetin e mirë të zemrës, sipas të dhënave nga Kongresit Evropian për Kardiologjinë në vitin 2018.

Në studimin nga Universiteti i Lodzit në Poloni të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 636,726 persona u tregua se jo të gjithë produktet e bulmetit ndihmojnë për një zemër të mirë.

Sipas këtyre ekspertëve konsumimi i qumështit rrit me 4% rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa kosi dhe djathi bëjnë të kundërtën.

Gjithashtu këto produkte të fermentuara bulmeti ndihmojnë edhe në luftën kundër diabetit të tipit 2.

Yndyrnat e mira që kosi dhe djathi fitojnë gjatë fermentimit, ndihmojnë në shëndetin e mirë të arterieve.

Përse Nuk Rekomandohet Qumështi

Ndonëse nënproduktet e tij mund të jenë një shpëtim për shëndetin e të gjithë organizmit, vetë qumështi nuk e ka këtë fuqi.

Sipas ekspertëve  mënyra se si molekulat e proteinave dhe yndyrnat ruhen tek qumështi mund t’a dëmtojnë organizmin.

Ndërsa kalciumi është më i përqendruar tek djathi dhe mund të merret shumë më lehtë prej tij.

Rreth 250 ml qumësht ka 300 miligramë kalcium të nevojshëm për kockat.

Po kaq ka 170 ml kos dhe po aq kalcium ka edhe 30 gramë djathë.

Kështu për të pasur kocka të forta djathërat dhe kosi mund t’ju vijnë shumë më shpejt në ndihmë.

Një tjetër vlerë e shtuar e kosit që qumështi nuk e ka, janë edhe probiotikët të cilët forcojnë shumë sistemin imunitar.

Kështu në vend të një gote me qumësht çdo mëngjes apo darkë mundohuni të zgjidhni edhe kosin bashkë me djathin për të marrë të gjitha vlerat e tyre.

Ndryshimi mes aspirinës dhe ibuprofenit – Rastet kur duhet t’i pini

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me rradhë.

Aspirina dhe ibuprofeni  janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme.

Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra.

Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin.

Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

Të dyja së bashku largojnë dhimbjet duke bllokuar hormone të caktuara në trup.

Përdorimet e të dyjave variojnë nga lloji i dhimbjes por edhe inflamacionit.

Kur Duhet Përdorur Aspirina

Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.

Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, AgroWeb.org këshillon që të konsultoheni me mjekun.

Kur Duhet Përdorur Ibuprofeni

Të miturit nën moshën 12 vjeç mund të përdorin ibuprofenin vetëm kundër gripit apo lisë.

Ata duhet të qëndrojnë larg aspirinës sepse mund të jetë vdekjeprurëse, duke qenë se ajo mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve fatale.

Shumë ekspertë rekomandojnë që të përdoret ibuprofeni në rastet e dhimbjeve të kokës apo dhimbjeve të tjera të ndryshme. Ndikimi i këtij bari në qelizat e gjakut është më i ulët se në rastin e aspirinës.

Kur Duhen Shmangur Të Dyja Barnat

Gratë shtatzëna duhet të shmangin si aspirinën ashtu edhe ibuprofenin.

Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

Nëse merrni ibuprofeni, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani shëndetin nën vëzhgim.

Të dyja ilaçet nuk duhen marrë në të njëjtën kohë sepse do të rrezikoheni më shumë nga gjakderdhja në stomak.

Përdorimi i tepërt i aspirinës mund të nxisë dhimbjet e kokës. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të tregojnë kujdes.

Përdorimi i tepërt i ibuprofenit rrit rrezikun e atakut në zemër me të paktën 31%, thonë ekspertët.

Shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut në organizëm

Ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut.

Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marrin një sasi të pamjaftueshme të gjakut.

Ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e shëndetshëm në organizëm.

Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor për shëndet të mirë. AgroWeb.org ju kujton se gjaku juaj ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit tuaj.

Çdo problem me sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut mund të çojë në lloje të ndryshme të problemeve shëndetësore.

Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëme serioze në tru, në zemër, në mëlçi, në veshka dhe në organe të tjera jetësore.

Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike.

Këtu janë 5 shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor:

  • Duar dhe këmbë të ftohta

Rrjedha e duhur e gjakut ndihmon në mbajtjen e një temperature të shëndetshme të trupit. Ekspertët e AgroWeb.org tregojnë se kur rrjedha e gjakut vështirësohet, atëherë trupi nuk mund të mbajë temperaturën normale, gjë që rezulton me duar dhe këmbë të ftohta.

Mjekët specialistë buzëqeshin kur ndeshen me opinionin popullor se duart e ftohta tregojnë sinqeritet, pasi për mjekësinë kjo shenjë është treguese e një problemi që mund të rezultojë serioz.

  • Këmbët e fryra

Për shkak të mungesës së qarkullimit të mirë të gjakut, veshkat nuk janë në rregull. Ato nuk janë në gjendje të përfundojnë procesin e mbajtjes së lëngjeve në enët e gjakut aty ku duhet të jetë.

Kjo lejon nxjerrjen e lëngjeve nga indet ngjitur dhe graviteti tërheq lëngun drejt këmbëve.

Në raste ekstreme, qarkullimi i keq mund të shkaktojë të ashtuquajtura ulcera në këmbë. Këto dallohen si hapje plagësh të cilat nuk arrijnë të mbyllen si plagët e tjera të zakonshme.

  • Funksione nervore dhe konjitive të dëmtuara

Rrjedha e keqe e gjakut gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e trurit tuaj. Për shkak të kësaj mund të shkaktohet humbja e kujtesës, vështirësi në përqëndrim dhe humbje vëmendje dhe hallakatje.

Truri juaj kërkon një rrjedhje të vazhdueshme të gjakut për të funksionuar siç duhet.

  • Lodhje e vazhdueshme

Muskujt tuaj kërkojnë gjak të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe për të parandaluar lodhjen e trupit.

Fluksi i ngadalshëm i gjakut në organizëm, ndikon në nivelin tuaj të energjisë dhe ndiheni të lodhur aq shumë sa zemra juaj duhet të punojë më tepër se ç’duhet për të pompuar vazhdimisht gjakun.

  • Zbehja e lëkurës

Ju mund ta dalloni edhe vetë kur keni lëkurë të verdhë ose të zbehtë. Kjo ndodh kur indet tuaja nuk marrin gjak të mjaftueshëm.

Nuk janë vetëm këmbët ose duart tuaja që mund të ndryshojnë ngjyrën e lëkurës. Mjekët thonë se qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë në hundën tuaj, buzët, madje edhe veshët.

Çfarë i ndodh metabolizmit kur hani pas orës tetë në darkë

Shëndeti i Stomakut.

Të gjithë e kemi dëgjuar paralajmërimin se nuk duhet të hash darkë pas orës tetë, ose do të shtosh në peshë.

Por metabolizmi ynë nuk është se ndalon së punuari në darkë. Prandaj çelësi i suksesit qëndron tek raporti i kalorive që konsumoni dhe atyre që digjni.

Gjithsesi nëse flasim për personat që duan të bien nga pesha është mirë që të mos konsumojnë produkte të rënda gjatë darkës.

Shumica e personave e arrijnë limitin e kalorive ditore brenda darkës dhe prandaj këshillohet që të mos konsumojnë më ushqime gjatë darkës.

Por nëse ju e keni llogaritur që sasinë e kalorive ditore ta konsumoni në një orar më të zgjatur, këtu nuk ka asnjë problem në lidhje me rënien nga pesha.

Duke thënë këtë është e rëndësishme që të vini re se çfarë keni konsumuar para orës tetë të darkës.

Nëse e keni tejkaluar me ndonjë vakt të plotë, apo nuk keni ecur mjaftueshëm për të djegur disa prej kalorive, është e mira që të mos bini në mëkat.

Si dhe është e mira që të qëndroni larg karbohidrateve, pasi ato kthehen në glikogjen.

Mund të digjni kalori gjatë gjumit?

Përmes një procesi të komplikuar, mëlçia përdor glikogjenin për të rregulluar nivelet e sheqerit.

Por kur kjo substancë prodhohet me shumicë, fillon dhe grumbullohet si masa dhjamore në trup.

Pra nëse keni uri gjatë natës kini kujdes me ushqimin që zgjidhni për të ngrënë.

Zgjidhni frutat ose perimet dhe qëndroni larg ëmbëlsirave apo ushqimeve me yndyrë.

Një këshillë për ju; provoni të konsumoni një filxhan me çaj qetësues siç është kamomili, dafina apo sherebela.

Hani një darkë të plotë

Sigurohuni që të konsumoni një vakt sa më të plotë që do të largojë nevojën për të ngrënë pas saj.

Këshillohet që të qëndroni larg ushqimeve me karbohidrate dhe me yndyrna të plota.

Pini shumë ujë dhe pastaj mbylleni ditën me një filxhan me çajin tuaj të preferuar.

Lani dhëmbët para se të flini

Jo vetëm për higjeni dhe përkujdesjen e dhëmbëve, por edhe si një mekanizëm që ju ndërpret urinë.

Njësoj si çamçakëzi, edhe pasta e dhëmbëve krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju heq mendjen nga ushqimi.

Flini në një orar të përshtatshëm

NDonjëherë kur rrini zgjuar deri në orët e vona mund të bini e pre e ngrënies së pa menduar.

Pra ju thjesht hani se nuk keni çfarë të bëni, apo thjesht jeni të mëzitur./AgroWeb.org

Mandarinat e gjelbra shqiptare – Fuqitë e forta natyrore kundër problemeve shëndetësore

Mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat.

Shumëkush i preferon mandarinat e gjelbra me një shije të thellë, të thartë e të ëmbël në të njëjtën kohë.

Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imunitar, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjet, virozat dhe gripin.

Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Në këto ditë, të parat që kanë dalë në treg janë mandarinat gjysëm të gjelbra.

Duke qenë se janë mandarinat e para të sezonit, ato nuk janë të pjekura plotësisht dhe shija e tyre dominohet nga athtësia.

Të Mira Për Kontrollin e Sheqerit, Shëndetin e Mëlçisë dhe Presionin e Gjakut

Mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat. Sidomos për diabetikët e tipit 1 dhe 2, mandarinat e gjelbra janë një zgjidhje ideale.

Gjithashtu athtësia e mandarinave të gjelbëra është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes.

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë.

Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.

Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Përfitimet kundër plakjes së parakohshme

Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar.

Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej ndotjes së mjedisit.

Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

Përbërësit:

– 3 mandarina të gjelbra
– 1 limon i verdhë
– 2 kërcenj selinoje
– 4 gjethe spinaqi

Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi

Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm

Qëroni mandarinat dhe limonët

Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre

Produkte të tjera zëvëndësuese

Mandarinën mund ta shoqëroni edhe me portokallin ose karrotën. Limonin e verdhë mund ta këmbeni me qitron, e cila sjell shumë përfitime për shëndetin.

Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël ose një a dy tufa me majdanoz të freskët.

Spinaqin mund ta zëvëndësoni me fletë sallata jeshile, marule ose pazi.

Pesë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve.

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës.

Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve.

Ato përthahen dhe rrudhen më shpejt, jo vetëm prej temperaturave të ftohta por edhe prej ekspozimit afatgjatë ndaj ujit, kimikateve të ndryshme, papastërtive dhe diellit.

6 Kurat Më Të mira Natyrale Kundër Tharjes Së Duarve

Vaji I Ullirit

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit përmban acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Këta të fundit e ushqejnë, hidratojnë dhe zbusin lëkurën.

Mjafton të lyeni lëkurën me vaj ulliri dhe ta mbani për pak minuta përpara se ta lani.

Mjalti

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve.

Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet.

Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Ajka E Qumështit

Ajka e qumështit përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë.

Ajka është e pasur me yndyrë ndaj e zbut ndjeshëm lëkurën e duarve.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Më pas lajini duart me ujë të vakët.

Këtë kurë mund ta bëni çdo ditë dhe duart tuaja të tjerët do t’i kenë zili.

Kosi

Kosi është aleat i shkëlqyer i lëkurës.

Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit.

Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Lëngu I Limonit

Lëngu i limonit bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës.

Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.

Vitamina C nga ana tjetër shmang rrudhat e para që shkaktohen nga tharja afatgjatë e lëkurës.

Agrobizneset shqiptare pjesë e financimit 3 miliardë Euro nga BERZH

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të bëjë një financim mbi 3 miliardë euro në mbi 160 projekte agrobiznesi në Europën Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Sektori i agrobiznesit në Europën Juglindore mund të adresojë me sukses sfidat e së ardhmes nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit brenda sektorit dhe integrimit më të madh rajonal, sipas një konference të industrisë së nivelit të lartë të organizuar nga BERZH.

Pjesëmarrësit në “Samitin e Rregullave të Konsumatorit” në Beograd thanë që bashkëpunimi intensiv midis të gjithë aktorëve përgjatë zinxhirit të vlerës ishte i domosdoshëm pasi agrobiznesi u përball me çështje urgjente, siç janë ndryshimi i kërkesës së konsumatorit, transformimi dixhital dhe ndryshimi i klimës.

Të pranishëm në konferencë ishin më shumë se 120 përfaqësues nga kompani aktive në të gjithë zinxhirin e agrobiznesit nga Bashkimi Europian, Europa Juglindore, Lindja e Mesme, Afrika dhe Turqia.

Gjatë konferencës u ra dakord që rajoni të bëhej:

  • më konkurrues,
  • duheshin modele të reja biznesi që lejonin transformimin e sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit.

Reagimet nga Drejtues të BERZH që Ishin Prezent Gjatë Samitit të Rregullave të Konsumatorit

Natalya Zhukova, drejtore e BERZH për Agrobiznesin, tha: “Ne jemi këtu për të promovuar Investime të reja Direkte të Huaja dhe për të mbështetur agrobizneset, përfshirë bizneset e vogla të orientuara nga eksporti, për të hyrë në tregjet e reja të nivelit të lartë të tilla si BE duke prodhuar produkte me cilësi të lartë. Ne e shohim integrimin – brenda rajonit dhe pjesën tjetër të Europës – jo vetëm si një instrument të fuqishëm për zgjerimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe si një mënyrë për të nxitur shkëmbimin e ideve të reja dhe inovacionit.”

Miljan Rdrale, shefi i BERZH për Agrobiznesin për Europën Qendrore dhe Lindore, shtoi: “Në nivel global, sektori po kalon ndryshime të pashembullta të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm: lëvizjet demografike, paqëndrueshmëria e regjimeve tregtare, dixhitalizimi, ndryshimi i klimës dhe rritja e kërkesës së konsumatorit. Shumë biznese në të gjithë botën e kuptojnë sot se qëndrueshmëria dhe inovacioni janë domosdoshmëri për operacionet e tyre dhe brenda zinxhirëve të tyre të furnizimit. Ne në BERZH jemi të gatshëm ta mbështesim këtë – me financim, ekspertizë teknike dhe reforma të politikave.”/Burim: Revista Monitor

Preshi shqiptar – Vlerat për shëndetin dhe pse duhet ta konsumoni

Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme.

Vlerat e kesaj superperimeje janë të nënvlerësuara.

Por padyshim i njihnin mirë Grekët e Lashtë, Romakët dhe Egjiptianët përshembull, që i jepnin preshit kredite për vlerat e tyre terapeutike.

Perandori romak Nero gjithashtu e pinte dëndur lëngun e preshit për të forcuar zërin.

Ndërkohë që ne shqiptarët, preshin e përdorim në shumë mënyra; të gatuar në supë, ashtu të gjallë apo në lakrorin karakteristik që njihet në botë për vulën e tij “Made in Albania”.

Sepse preshi ka aq shumë të mira shëndetësore saqë nuk mund të injorohet.

Ato fillojnë që nga lehtësimi i dhembjeve të fytit, tek mbajtja larg e gurëve në veshka, deri te luftimi i qelizave të dëmshme, sa për të përmendur disa syresh.

Dhe padyshim ajo që është e mirë për shëndetin, shpesh ndodh të jetë e mirë edhe për biznesin.

Kështu thotë për AgroWeb.org edhe Kujtim Lika, i cili e eksporton këtë perim në rajon.

“Preshi hyn padiskutim në familjen e perimeve për të cilat ka më shumë kërkesë”, thotë Lika për Agroweb. Ai e eksporton preshin shqiptar kryesisht në Poloni, Bullgari, Bosnjë Hercegovinë dhe Ukrainë.

Preshi është shumë rezistent ndaj të ftohtit dhe ngricave.  Ai ka mundësi që të kultivohet deri nga fundi i muajit prill pothuajse në shumë zona të vendit.

Prodhimin më të madh e ka zona e Lezhës me 600 kv dhe Tirana me 300kv, duke u eksportuar përgjatë të gjithë dimrit dhe pranverës.

“Ne eksportojmë në të gjithë rajonin”, thotë për AgroWeb.org, Saimir Biti një tjetër eksportues duke pohuar se kërkesa për këtë perim ka ardhur në rritje.

“Do të thoja madje dhe më shumë se lulelakra, karrota apo kungulli. Gjatë kohës së komunizmit preshi ishte një nga perimet me prodhimtari dhe eksport të lartë.

Në Shqipëri një kilogram presh shitet mjaft lirë, ndërkohë që në Britaninë e Madhe përshembull çmimi shkon në 400 lekë për 400 gramë presh dhe në Shtetet e Bashkuara shifra mund të shkojë deri 1300 lekë për 1 kg.

Po, është kaq i shtrenjtë për shkak dhe të vlerave të mëdha që ka si perim.

Tretet shumë më shpejt se qepët dhe ka vlera laksative, antiseptike, diuretike dhe ndihmon kundër artritit.

Dhe nëse konsumohen rregullisht të ndihmon të jesh në formë dhe i shëndetshëm.

Shikoni se çfarë i bën preshi trupin tonë dhe do të fluturoni drejt tregut për ta blerë.

preshi

Ndihmon në funksionimin e mirë të veshkave

Duke qenë se preshi përmban 1/8 e e sasisë ditore të potasit që duhet të marrë një i rritur, inkurajon në funksionimin e mirë të veshkave duke shërbyer si diuretik.

Presh për një zemër të shëndetshme

Ngrënia e preshit ka treguar se ul kolesterolin e keq dhe në të njëjtën kohë rrit kolesterolin e mirë.

Kjo është shumë e rëndësishme për të parandaluar trashjen e pllakave të enëve të gjakut që gjenden në disa lloj sëmundjesh.

Nëse pllakat trashen shumë apo këputen ato mund të shkaktojnë atak kardiak ose hemoragji.

Perimet e familjes allium, ku përfshihet dhe preshi ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, një faktor tjetër që kontribuon në sëmundjet kardiake.

Për stabilizimin e sheqerit në gjak

Preshi është një burim shumë i mirë me manganez dhe vitaminë B6, vitaminë C, folat dhe hekur.

Të gjithë këto ushqyes veprojnë në trupin e njeriut duke stabilizuar sheqerin në gjak. Po ashtu duke ulur përthithjen e sheqerit nga trakti tretës.

I shkëlqyer dhe për nënat shtatëzëna

Preshi është një burim shumë i mirë me vitaminë B dhe folat. Folati është shumë i rëndësishëm për gratë shtatëzëna duke ulur rriskun për defektet e shtyllës kurrizore.

Një porcion me presh të gatuar përmban gati 1/3 e sasisë së folatit të rekomanduar për konsum nga një i rritur.

Për një dietë të shëndetshme

Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale./AgroWeb.org

Shega dhe diabeti – Ndikimi në shëndetin e zemrës

E mbushur me vlera dhe shije, shegët prej kohës njihen si një ilaç natyral që promovon shëndetin e mirë.

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të quhen eliksiri i vërtetë i jetës.

Kokrrizat e vogla të panumërta me ngjyrën karakteristike të kuqe, mblidhen në mënyrë perfekte brenda këtij fruti me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Shega është pa dyshim një ndër frutat më përfaqësuese të stinës së vjeshtës.

E mbushur me vlera dhe shije, shegët prej kohës njihen si një ilaç natyral që promovon shëndetin e mirë.

Shumë studime dhe ekspertë e konfirmojnë këtë prej vitesh.

Ndaj në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë ndikimin e shegës kundër diabetit dhe për shëndetin e mirë të zemrës.

Si Ndikon Shega Tek Diabetikët

Në një studim të publikuar në vitin 2014 të cilit i referohet AgroWeb.org, tregohen vlerat e shegës tek të sëmurët me diabeti të tipit 2.

Pavarësisht se vetë shega është një frut që përmban sheqer dhe mund të duket si zgjedhje e gabuar, ekspertët thonë të kundërtën.

Në studimin ku morën pjesë vetëm 85 veta të cilët konsumuan sasi të caktuara lëngu shege, u vu re se vetëm pas tre orësh këta persona pësuan ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithëse mjekët nuk japin ende të dhëna se si ky frut e ndikon dhe e heq glukozën e tepërt nga trupi, ka disa shifra se si duhet ta konsumoni.

Këshillohet një sasi e caktuar për konsumin e këtij fruti në ditë në mënyrë që të përfitoni vlera të shumta.

Ekspertët rekomandojnë 1.5 ml për çdo kilogramë, pra rreth 105 ml për një person me peshë 70 kg.

Konsumimi i kokrrave të shegës apo lëngut të saj ndihmon në uljen ndjeshëm të glukozës në gjak.

Duke ulur kështu rrezikun e prekjes nga diabeti.

Këto shifra janë të njëjta si për femra ashtu edhe për meshkujt.

Si Ndikon Tek Shëndeti i Zemrës

Lëngu i shegës mund të ndikojë edhe në shëndetin e mirë të zemrës tek të sëmurët me diabet.

Ky frut ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes nga arterioskleroza.

Gjithashtu dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare, të cilat mund të shkaktohen nga diabeti.

Duke qenë një antioksidant shumë i fuqishëm e plot vlera e ndihmon organizmin në shumë mënyra.

Ku përfshihet ulja e sheqerit në gjak, kolesterolit të keq gjithashtu edhe në frendimin e përhapjes së qelizave të këqija në trup.

Prandaj përfitoni ta konsumoni këtë frut të mrekullueshëm përsa kohë e gjeni të freskët gjatë muajve të vjeshtës.

Dimri që vjen pritet të jetë më i ftohti i 8 viteve të fundit – Cilat janë parashikimet

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Pritet të jetë dimri më i ftohtë i tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ekstrem pritet të përfshijë Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Ngrohtë në Dhjetor, Acar Ekstrem në Janar

Meteorologët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.

Por gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

Vjeshta

Në jug të Evropës gjatë tetorit e deri në dhjetor pritet të jetë më nxehtë nga sa zakonisht karakterizohen këto muaj.

Në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, e në jug të Evropës, si dhe vendet e ballkanit Perëndimor  do të jetë më thatë.

Për pjesën e Shqipërisë, përgjithësisht muaji tetor pritet të jetë i ngrohtë dhe pa rreshje shiu. Shira lokale me intensitet të ulët parashikohen vetëm në disa zona veriore të vendit në javën e tretë të muajit.

Ndërsa për muajin nëntor, temperaturat do të vijojnë të ngrohta por rreshjet e shiut do të jenë më prezente.

Konkretisht, sipas shërbimit meteorologjik, AccuWeather, të cilit i referohet AgroWeb.org, në javën e dytë dhe të tretë të muajit nëntor pritet të ketë rreshje shiu dhe një rënie të vogël temperaturash.

Megjithatë, në tërësi të cilat në tërësish do mbeten të larta në krahasim me temperaturat që karakterizojnë këtë stinë.