VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kur akademikët mbrojnë apriori qëndrimin antikombëtar të partisë së tyre – Nga SHABAN MURATI

By | October 26, 2020

Komentet

29 nëntori është një ditë idolatrie vetëm për komunizmin – Nga SADIK BEJKO

Europa dhe gjithë bota feston 9 Majin, si Ditën e fitores mbi fashizmin.
Të vetmit, nga gjithë shtet e tjera të koalicionit antifashist, ne shqiptarët kemi një ditë “tonën” të Çlirimit nga fashistët.
Kjo ditë, 29 nëntori, është ngulitur nga idolatria e atij partizanit fitimtar si bir i një “Bote të re”.
Në të vërtetë, kjo është një ditë idolatrie vetëm për komunizmin.
Sikur në ditën 29 Nëntorit, të kujtosh edhe ballistët, edhe legalistët, edhe socialdemokratët shqiptarë të Musine Kokalarit? Edhe këta ishin antifashistë.
Kjo do të quhej sakrilegj, fyerje e Luftës, e çlirimtarëve.
Nuk kam pasur ballistë në familje. Por kujtoj se ballistët ishin antifashistë, ishin republikanë, jomonarkistë, ishin dhe antikomunistë, për më tepër.
Komunistët e përvetësuan luftën. E bëri partia e tyre, thoshin. Por pati forca të tjera jokomuniste që e luftuan pushtuesin, e luftuan që në orët e para, kur komunistët fshiheshin, kur komunistët fillimisht ishin dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit.
Luftën e bëri Shqipëria.
Shqiptarët i deshën apo nuk i deshën partizanët, dhanë bijtë dhe bijat për luftën kundër okupatorit, dhanë bukë, strehë, veshje për luftëtarët.
Por, në fund, doli se luftën e bëri vetëm partia, e bëri vetëm partizani, jo Shqipëria.
Shqipëria iu nënshtrua fashizmit aq keq, sa për 4-5 vjet kemi qenë realisht (zyrtarisht) shtet fashist. Kishim organizim shtetëror fashist me gjerarkë këmishëzinj në krye, kishim parti fashiste, balila (pionierë) fashistë, rini fashiste, grua fashiste… Edhe flamurin e kishim të damkosur me sopatat e Liktorit, me simbolet fashiste.
Duhet të ishe anëtar i partisë fashiste që të merrje punë në shtet.
(Ne sot nuk e themi që kemi qenë shtet fashist).
Veç kur del me dokumente që gjithë intelegjenca e lartë shqiptare jo vetëm u punësua në organizmat shtetërore fashiste, por dhe u vesh me uniformë të zezë fashiste, nderonte dhe ‘ala fashista’ me dorën lart. Veç që të shohësh dokumentarët, fotografitë në shtypin, në arkivat e kohës dhe bindesh për këtë.
Edhe N. Xhunglinit iu desh të aplikonte për punë pasi u anëtarësua në struktura partiake fashiste. Nga halli, kështu thonë. Nga halli për një rrogë të gjithë hëngrën bukë në torbën e pushtuesit.
Fashizmin shqiptari nuk e deshi. Po kush e pyeti?
Më 1945 me hokus-pokus nga shtet fashist u bëmë shtet komunist.
Si në asnjë rast tjetër në botë. Morëm një kthesë 360 gradë.
Shqiptari nuk e deshi komunizmin. Të dyja, fashizëm e komunizëm, nuk i deshëm, por na i imponuan kohërat. Popujt e vegjël janë zare në lojën e historisë. Të mëdhenjtë e botës ua diktojne fatet.
Që nuk e deshi Shqipëria komunizmin e dëshmon një fakt. Asnjë nga elita intelektuale e viteve ’30 (shkrimtarë, profesorë, nëpunës karriere, ish-luftëtarë) nuk shkoi me komunistët e malit. Elita shqiptare nëpërmjet Branko Merxhanit “Pse nuk jam marksist” e kishte thënë që ishte antikomuniste.
Më 1939 disa përfituan nga të mirat e Shqipërisë fashiste. Me këmishën e zezë Nexhmija u bë mësuese. Enveri bënte kontrabandën e duhanit te “Flora” me ndihmën e Biçakçinjve të Elbasanit. Qemal Stafa shkoi të studionte në Firence. Bukën e fashizmit hëngrën Kahreman Ylli, Bedri Spahiu, Abas Shehu, Mustafa Matohiti… e shumë nga ata që më pas u bënë dëshmorë dhe krerë komunistë.
Ndryshe ndodhte me nacionalistët shqiptarë, me ata që më pas do të identifikohen si Ballistë. Ata u gjakosën që më 7 prill. Pas 7 prillit Mehdi Frashëri, Ermenji, Butka, Lef Nosi etj u internuan në Ventotene, në Ustika, në ishuj të Italisë. Çetat e Ballit dhe partizanët e luftuan bashkë fashizmin më 1942- 43.
Si u përmbysën fatet në fund të vitit 1943? Pse u bënë armiq më pas? Pse partizanët masakruan nacionalistët në Dunicë të Mokrës (35 ballistë), në Myzeqe (67 ballistë)?
Pse ballistët, këta antifashistë të orëve të para, u shtynë të bashkëpunojnë me nazistët?
Këto janë pyetje për historinë.
Lufta mbaroi pa fitimtarë. Më 1939 vendosi pushka e zezë e të huajit. Më 1944 vendosi pushka e kuqe e partisë. Më shumë se pushka e rrjepur e partizanit, vendosi Jalta, për fatin tonë vendosën Çërçilli, Stalini… Popullin shqiptar nuk e pyeti njeri. As referendum, as zgjedhje të lira. Ky nuk ishte çlirim. Edhe për Greqinë vendosi Jalta, Çërçilli… Për komunistët grekë nuk mund të ketë ditë Çlirimi. Ata u internuan në Rusi, te baba Stalini, ose në ishujt shkëmborë ku vdisnin nga etja.
Të vij te fillimi. Pse dua t’i kujtoj Ballistët? Ata i kanë nxirë aq keq, sa… zor se rehabilitohen. Këto ditë një mik më pyeti: Ka pasur ballistë antifashistë? Po. Ata ishin patriotë. Ata kishin ineresa në këtë vend, ishin familje me emër, kishin pasuri, kishin një karrierë, kishin firmosur Pavarësinë, kishin luftuar më 1912, më 1920… Ata dinin të luftonin. Mithat Frashëri dhe Lef Nosi kishin qenë më 1908 në Kongresin e Manastirit, më 1912 të dy firmosën Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Me të mirat dhe të metat e saj, kjo klasë përbënte atë që ishte elita e qëndrueshme e Shqipërisë.
Ata legalistët, ballistët, socialdemokratët që ishin antifashistë (dhe antikomunistë njëherësh). Kanë qenë shumë, shumë të tillë. Njëri prej tyre ishte vlonjati Hysni Lepenica, dëshmor i atdheut, që ra si antifashist në Gjirokastër më 1943.
Nga gjithë kombet e Evropës vetëm ne shqiptarët e kemi shpikur një ditë të Çlirimit, të tjerë kombe nuk e kanë si festë kombëtare.
Vazhdojmë me idolatrinë komuniste. Për fat të keq.

NJË  JETË  NË  DIKTATURË: DEMASKIMET PUBLIKE NË GRABIAN SHPREHJE MIZORIE E REGJIMIT – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Kujtime të një “armiku të klasës”)

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

DEMASKIMET PUBLIKE NË GRABIAN SHPREHJE MIZORIE E REGJIMIT

 

Një problem i përgjithshëm në tërë këto vite të gjata internimi mbeti për ne çështja e strehimit. Nuk mbaj mend gjatë gjithë jetës sime të kem patur një shtëpi sado modeste, por të mjaftueshme. Në Grabian na kishin dhënë një dhomë e një aneks në katin e dytë, pa kuzhinë, pa banjo, pa një vënd ku mund të derdhej një pikë ujë. Gatuanim përjashta në shi e diell, ndërsa banjon e bënim në fund të shkallëve, në një korridor me lartësi pesë metra. Merren me mënd problemet e nevojshme personale të njeriut të sëmurë, të plakut, të fëmijëve, gruas me një WC që ishte në rrugë njëzetë – tridhjetë metra larg  derës së apartamentit.

Janë të paimagjinueshme për një qytetar të botës së kompjuterave kushte të tilla primitive inkomoditeti, ndofta shumëkush nuk do t’i besojë. Fatmirësisht e vërteta është e gjallë dhe kushdo mund t’i vërtetojë me sytë e tij po të marrë mundimin të vizitojë Grabianin. Këto shtëpi dykatëshe të projektuara në Bullgari për familje bujqësore, ishin llogaritur për një familje, lart e poshtë. Por Partia e Pushteti “popullor” mendonin se hapësira e madhe në banesë mund të kultivonte individualizmin borgjez, me gjithë pasojat e tij të dëmshme në formimin e njeriut të ri. Prandaj duheshin mbajtur njerëzit sa më të shtrënguar me njëri-tjetrin, që “uniteti” rreth partisë të ishte më i madh…. Kështu që në një hyrje futeshin dy familje, me të gjitha pasojat që një pjesë e mirë, jo vetëm e të internuarve, por edhe e shumë qytetarëve të lirë i ka shijuar vetë. Në sektorin e Gradishtit, xhaxhai im për vite me radhë e kishte kthyer dritaren e vetme të dhomës së vetme në derë. Një palë shkallë nga jashtë e nga brënda shërbenin për të hyrë e për të dalë. Aty një herë natën, gjyshja e shkretë u rrëzua e theu dorën. Në këtë mënyrë plotësoheshin kërkesat e strehimit në një vend ku vilat e udhëheqësve janë proverbiale, ku harxhohen dyzetë milion dollarë për një muze e ku miliarda lekë groposen në tokë në trajtën e kupolave…

Në kushtet e mia familjare në ato vite, problemin e fjetjes e zgjidha duke ndërtuar dy shtretër prej dërrase me dy kate, ku flinin dy vajzat e vogla dhe nëna me babanë. Pra e ktheva shtëpinë në kazermë ushtarake, duke vënë në jetë parullën e famshme “I gjithë populli ushtar”. Kërkesës së përsëritur disa herë, për të ndërtuar përpara shtëpisë një kuzhinë me kallama e baltë, kryetarja e këshillit popullor, “shoqja” Nurie, një personifikim i koncentruar i së keqes njerëzore, i përgjigjej negativisht me pretekstin se prishej pamja e pallatit, ndërsa vetë “zonja” e ndërronte hyrjen sa herë që bëhej ndonjë pallat i ri. U gjend më në fund kryetarja e këshillit të bashkuar, që na njihte që në Pluk, se e kisha patur brigadiere, që dha urdhrin e shumëpritur prej vitesh, për të ndërtuar një kasolle që do të shërbente si kuzhinë e si vend gatimi dhe dhomë fjetjeje për prindërit. Kështu u zgjidh dhe problemi i strehimit në Grabjan.

Jeta në interrnim në vitet 80 ishte një torturë e vërtetë. Për çdo nevojë, që të dilte jashtë sektorit, duhej të merrje leje në Degën e Punëve të Brëndshme, madje duhej të shoqëroheshe nga polici, qoftë dhe kur do të shkoje tek mjeku. Tek xhaxhai im që banonte në sektorin e Gradishtit, një

orë e gjysëm larg nuk kam mundur të shkoj për vizitë as një herë në gjashtë vjet. Tek familja e gruas kam shkuar dy herë për vizitë, një herë kur vjehrri ishte sëmurë dhe të dytën kur vdiq. Simbas rregullores që na lexohej herë pas here, vetëm për vdekje të njerëzve të afërm ose për vizitë mjekësore tek specialisti mund të jepeshin leje. Kjo ishte “vazhdimësia” ramiziane, trampolina nga do të hidheshim drejt Evropës.

Akoma më e rëndë se rregulloret ishte atmosfera terrorizuese, që rëndonte mbi ne për vite të tëra. Ne ishim tabela e qitjes në çfarëdo mbledhje, një gogol që mbahej më këmbë për të trembur zogjtë që të mos hanin farën. Në sytë e popullit të thjeshtë ne servireshim si njerëzit më të këqinj, armiqtë, ata që mundoheshin ta përmbysnin pushtetin popullor, ata që s’e duan Partinë dhe Enver Hoxhën, ata që mund të helmojnë depot e ujit, mund t’i vënë zjarrin stallave apo lëmit, ata që mund të sabotojnë prodhimin duke prerë bimët gjatë prashitjes së tyre, që mund të thajnë bimë nga përmbytja me ujë, që mund… e ky mund zgjatej në pafundësi duke vërtetuar “gojtarinë” e kuadrove të Partisë që i predikonin këto gjëra. Kështu tek shumica që s’mendonin me kokën e tyre, por i besonin verbërisht për një arsye apo për një tjetër propagandës partiake, krijohej urrejta që shfaqej pastaj në shumë drejtime. Ajo shprehej me izolimin e plotë, askush nuk guxonte të hynte e të dilte në shtëpi për çfarëdo rasti, fatkeqësie apo gëzimi, madje ka akoma komunistë që nuk na thonë as mirëmëngjes, megjithëse kemi mbi dhjetë vjet që banojmë në të njëjtën lagje. Madje dhe në fushë, kur uleshim për të ngrënë drekë, nuk duhet të ishim pranë njëri-tjetrit. Çdo fjalë e jona keq interpretohej dhe i raportohej operativit të Sigurimit ose sekretarit të Partisë, që nxitonin t’a përcillnin “lart”. Mbikqyrja ishte e pandërprerë, në format më të ndryshme e në çdo çast; nuk mungonin dhe provokimet e shumëllojshme nga brigadierë apo njerëz të ngarkuar me këto detyra.

Për të qenë objektivë duhet të them se jo të gjithë kuadrot e komunistët i përqafonin dhe i zbatonin me zell këto metoda e porosi. Ndershmërisë dhe korrektësisë së tyre duhet t’u japim meritën që i takon me kënaqësinë që sjell mendimi se jo të gjithë denigruan moralisht e u bënë leva të diktaturës.

Lufta e klasave dhe terrori policor merrnin tonet e tyre më të larta në të ashtuquajturat “demaskime politike”, që herë pas here, në vartësi të gjëndjes politike të Vendit organizoheshin nga komiteti i partisë së rrethit në bashkëpunim, ose më mirë të themi me orientim të Degës së Punëve të Brendshme. Në këto mbledhje demaskimi, ishin të detyruar të shkonin të gjithë. Proçedura e tyre ishte stereotipe. Në fillim e hapte mbledhjen sekretari i Partisë i sektorit dhe ia jepte fjalën të deleguarit të komitetit të Partisë së rrethit, që fillonte paraqitjen  e tij. Këto ishin çaste cfilitëse për të gjithë ne, sepse e dinim se nga një çast në tjetrin mund të na thirrej emri për të dalë përpara sallës. Ishte përshtypja sikur një shpatë e padukshme vërtitej nga duar të panjohura mbi kryet e gjithë “të deklasuarve” për të goditur njërin apo tjetrin. Kush e kishte radhën? Të gjithë me zemër të ngrirë ishim si ata lojtarët në ruletë që presin se në ç’numër do ta ndalojë fuga lëvizjen e saj.

Kjo manovër djallëzore ishte taktika e drejtuesve të mbledhjes. Mbasi fliste disa fraza mbi punën e stinës dhe “sukseset madhështore të popullit nën udhëheqjen e Partisë” i deleguari afrohej tek momenti i ankthshëm kur zbulonte se x ose y, ishin në radhët tona armiq dhe njerëz që mundoheshin “të villnin vrer apo t’i kundërviheshin atmosferës revolucionare që mbizotëronte…”.

Më vjen ndot, tani që shkruaj këto radhë, duke kujtuar ato mbledhje famëkeqe, një nga shpikjet më të ndyra e më barbare të organeve të dhunës, shkeljet më flagrante të personalitetit njerëzor e të drejtave të njeriut. Sapo i thirrej emri, njeriu i gjorë duhet të dilte para sallës plot e të qëndronte në këmbë për orë të tëra. Atëherë fillonte akt -akuza e bazuar krejtësisht mbi gënjeshtra të spiunëve ose hamendje të oficerëve të Degës. Këto servireshin me petkun partiak, mbrohej vërtetësia e tyre me frazën bajate “A gënjen Partia?”, një tjetër provokim i hapur i makinës së pushtetit karshi individit të pambrojtur. Mbasi mbaronte akt-akuza, që fillonte me biografinë stërgjyshërore e të farefisit e vinte deri në ditët e fundit me fjalët apo veprimet e të pandehurit, fillonte breshëria e diskutimeve nga populli që përfaqësohej këtu nga disa persona të ulët, pa karakter e servilë.

Është interesante se në të gjitha këto demaskime, në të cilat kam marrë pjesë pa më rënë në kokë personalisht, kam parë gjithmonë të flasin pothuajse të njejtët persona, sigurisht të trajtuar e të indoktrinuar nga padronët e tyre. Motivet e veprimeve të tyre duhen kërkuar në shumë shkaqe, përfitime materiale apo mbulim veprimtarie keqbërëse, karrierizëm pa skrupull e fanatizëm partiak, padije e sadizëm. Në fjalorin e tyre shpaloseshin të gjitha: besnikëria ndaj Partisë dhe Enver Hoxhës; salla buçiste nga duartrokitjet, me to detyrohej të bashkohej dhe i pandehuri në këmbë. Vazhdonin shpifjet, talljet, mallkimet, propozimet për transferimet në zonat e thella malore, për dhënie gjyqit, për rrahje, pështyrje e deri në dënime kapitale. Por këtu ndërhynte i deleguari ose sekretari, të cilët si përfaqësues të “zemërgjerësisë” së Partisë sqaronin se vullneti i masës së popullit ishte mbi gjithçka, por se Partia nuk dashkërka të dënojë njerëz, por të “edukojë”.

I bukur edukim, ç’frazë mizore e luajtur pa turp mbi shqiptarët e thjeshtë! Ka pasur raste që është kaluar në tepri të paimagjinueshme e të pabesueshme për një qytetar të Evropës së sotme.  Familja Tase mbas një demaskimi të tillë, vetëm sepse një pjesëtar i saj nuk përlasi duart për Enver Hoxhën, u qëllua me gurë nga gjithë ata njerëz, fëmijë e të mëdhenj. Një skenë biblike që vazhdoi mjaft, një betejë mes një turme të egërsuar e një familjeje të urtë, një njollë turpi në ndërgjegjen e asaj popullsie që qe e pranishme në ato skena pa reaguar aspak, një shembull tronditës i skajshmërisë së institucioneve të diktaturës së kuqe në Shqipëri.

Ishin këto disa nga aspektet e dhimbshme të viteve të internimit deri më 1990, kur demokratizimi e hoqi këtë praktikë, sa të shëmtuar e të panevojshme, aq edhe të padrejtë e të paligjshme në aspektin juridik.

Arbitraritet dhe dhunë, kjo qe fytyra e vërtetë që tregoi ndaj nesh Shteti socialist shqiptar për dhjetëvjeçarë të tërë… Kjo qe e shkuara që e mbajtëm mbi supet tona që sa lindëm e deri tani që flokët na u zbardhën e jeta filloi të tatëpjetën drejt fundit të pashmangshëm.

A ishte i drejtë ky qëndrim, a mban përgjegjësi kush për jetën tonë të shkatërruar, për gjymtimin tonë fizik e shpirtëror, pasojë e kësaj jete, a arrin dot ta kuptojë në tërë përmasat e saj tragjedinë tonë Evropa e qytetëruar?

Ç’mund të bëhet për ne që humbëm aq shumë në këtë luftë të pabarabartë me një makinë të përbindshme që shkeli mizorisht ëndrrat dhe iluzionet tona mbi jetën, këtë dhuratë të madhe të Krijuesit? A do të ketë ngushëllim dhe ripërtëritje  për ne që u transformuam në kufoma të gjalla, pa i pasur borxh askujt, asnjë fije floku? A do të ketë vënd për ne në një shoqëri që thuhet se po rindërtohet e në një botë që synon drejt së mirës, drejt zhdukjes së diktaturave?

Dhjetëra pyetje godasin pa mëshirë trurin e lodhur që kërkon qetësi në këtë çast bilanci e përkundet në mirazhin e së ardhmes ku hedh shtat pema e bukur e shpresës se fëmijët e mi nuk do të pësojnë në jetë ato që pësova unë.

                                                                                                        Grabian, Qershor 1991                                                                                       

 

Fund

 AD MULTOS ANNOS, DON PJETËR POPAJ – Me rastin e 35-Vjetorit të Meshës së Parë në Nju Jork – Nga Frank Shkreli

Nga historia e komunitetit shqiptaro-amerikan

Ishte Nëntori i vitit 1985, kur Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qendër në Nju Jork, lajmëronte me një njoftim të posaçëm, komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe për shugurimin e priftit të ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, nga Kardinali i Nju Jorkut, John O’Connor, në Katedralën e madhe të Shën Patrikut në Manhatan me 16 Nëntor, 1985. Në këtë ceremoni morën jesë qindra shqiptaro-amerikanë.

 

Komuniteti shqiptar në Amerikë, pa dallim, ftohej gjithashtu të merrte pjesë me 24 Nëntor, 1985 edhe në ceremoninë fetare kur meshtari i ri dhe i pari prift katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, do të kremtonte Meshën e parë në Kishën e lartëpërmendur.  Njoftohej gjithashtu mbarë komuniteti, se përveç ceremonisë fetare për të shënuar atë ditë të rëndësishme në jetën e Don Pjetrit,  të Kishës katolike shqiptare në Amerikë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi – me këtë rast, do shtrohej edhe një darkë madhështore në Imperial Manor — njërin prej lokaleve më të njohura të shtetit fqinj, Nju Xhersi, një darkë që u kryesua nga aktivisti i njohur për shumë dekada i komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Tonin Mirakaj –një darkë që ende kujtohet si ndër më të dalluarat e komunitetit, me një pjesëmarrje prej më shumë se 1000-bashkatdhetarëve, përfaqësues të tri feve kryesore të shqiptarëve në Amerikë.

 

Ndër këta pjesëmarrës kisha nderin të isha edhe unë i pranishëm në këtë ceremoni historike – i ardhur enkas nga Washingtoni – për të festuar së bashku me shumë shqiptarë të ardhur nga shumë vende të Amerikës, por edhe nga Evropa dhe Kanadaja. Ishte një ditë që do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e shumë shqiptaro-amerikanëve dhe kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot po e kujtojmë si një ngjarje, ndër më të dalluarat e komuntetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, për nga pjesëmarrja dhe për nga rëndësia historike e vet ngjarjes – e që u përshëndet edhe nga i pari i shtetit të Nju Jork-ut, ish-governatori Mario Cuomo, i cili kishte bërë një deklaratë të veçantë me këtë rast.

 

Në një shkrim të ditëve të fundit për gazetën Illyria në Nju Jork, kryetari i asaj darke,  35 vjetë më parë, Z. Tonin Mirakaj kujton se në darkën e cilësuar si “Darkë Gazmore” në “Imperial Manor”, në Paramus, Nju Xhersi, me një pjesemarrje të më shumë se 1000-personave, që në mes tyre dalloheshin, Mons. J.Dougherty, udhëheqës Episcopal i Bronxit, Mons. Simon Filipaj, i ardhur enkas nga Ulqini, priftërinjt shqiptarë në Amerikë, Mons. Zef Oroshi, Don Prenk Ndrevashaj, At Andrea Nargaj, Don Lazer Sheldia, Don Rrok Mirdita e të tjerë klerikë amerikanë vendas. I ftuar nga Z. Mirakaj për të marrë pjesë në darkën madhështore të shqiptarëve, ishte edhe Guvernatori i atëhershëm i Shtetit të New York-ut, i ndjeri Mario Cuomo, por në pamundësi të merrte pjesë, Krye-ekzekutivi i shtetit Nju Jork, pat lëshuar me atë rast, një Deklaratë të posaçme duke thekësuar dhe duke përshëndetur Dom Pjetër Popaj si të parin shqiptar, i shuguruar prift katolik në New York, për të cilin u shpreh se, Don Pjetër Popaj “ka sjellur krenari dhe gëzim në radhët e komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.”  Këte deklaratë e lexoi ndihmësi i Governatorit Cuomo për Marrëdhënie Etnike, z. John Nikas.

 

  1. Tonin Mirakaj, Kryetari i Këshillit të Kishës “Zoja e Këshllit të Mirë” dhe drejtuesi i darkës duke hapur ceremoninë e darkës dhe duke përshëndetur të pranishmit në shqip dhe anglisht.

 

“Vlen të shënohet se kjo darkë madhështore kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht vëllazërore dhe shoqërore”, do të shkruante Gjekë Gjonlekaj, në një kronikë për gazetën Dielli, duke i akorduar meritat për suksesin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për komunitetin edhe sot e 35-vjetë më parë — komisionit përgatitës të kryesuar nga Don Rrok Mirdita më vonë i emëruar nga Vatikani si Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, tani i ndjerë  —  dhe Z. Tonin Mirakaj i cili jeton në Nju Jork, gjithnjë aktiv në komunitet — ndonëse, aktualisht, në pension.

 

Shugurimi i Don Pjetër Popaj, 35-vjet më parë, ishte një ngjarje me rëndësi për të dhe për familjen e tij, por ishte gjithashtu një rast krenarie për ta dhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, atëherë dhe sot, sidomos kur reflektojmë sot,  mbi veprimtarinë e këtij prifti të dalluar shqiptar, jo vetëm në fushën fetare, por edhe si udhëheqës në fushën kulturore dhe patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan. Nën drejtimin e Don Pjetrit, famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, ai vet dhe qendra, “Nëne Tereza” pranë kësaj kishe, i ka gjithmonë dyertë e hapura për të gjithë komunitetin pa dallim feje a krahine.  Gjatë 35 viteve të kaluara, si udhëheqës i Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Don Pjetri ka inkurajuar dialogun vëllazëror dhe bashkpunim me të gjitha grupet e komunitetit, për të mirën edhe zhvillimit të vlerave të përbashkëta morale e kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje e krahine, përfshir edhe bashkpunimin dhe respektin për njëri tjetrin midis përfaqësuesve të feve të tjera.

 

Dom Pjetri, është një pasardhës i denjë,  si famullitar në Kishën Zoja e Shkodrës në New York — i Monsinjor Zef Oroshit dhe ish-Arkipeshkvit Tiranë-Durrës, të ndjerit Rrok Mirdita — famulli kjo që siç dihet tani –kishte mbrenda  praninë e të Madhit Zot — i cili gjatë një periudhe kur dukej se katolicizmi shqiptar po zhdukej nga regjimi komunist në Shqipëri – në të vërtetë, po mbillte një farë të re rritjeje e lulëzimi, që është sot Kisha Katolike në Shqipërinë post-komuniste, me të gjitha veprimtaritë e saja, në të mirë të besimtarëve dhe të Kombit shqiptar.

 

Këtu në Amerikë, me veprimtarinë e tij të palodhëshme, Don Pjetër Popaj ka bërë të mundur rrjeshtimin e denjë të kombit shqiptar në radhën e grupeve të kombeve te tjera këtu në Amerikë, duke berë të mundur dhe duke orgnaizuar dhe inkurajuar pjesemarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në evenimente, parada e shfaqje kulturore e muzikore që organizohen në New York — duke shpalosur kështu pasurinë tonë kulturore, kombëtare e folklorike, para popullit amerikan dhe para botës.

 

Me veprimtaritë e Kishës “Zoja e Shkodrës”, ne New York dhe me jehonën e fjalës se tij, Dom Pjetri ka nderuar gjithëkund dhe gjithëherë Kishën Katolike Shqiptare, por në të njejtën kohë ai ka promovuar edhe virtytet dhe emrin e mirë të Kombit shqiptar.  Don Pjetri, për nga arritjet e tija në shumë fushë, me krenari, rreshtohet në listën e gjatë te klerikëve katolikë shqiptarë të cilët në trojet tona në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë, kanë qenë shtylla të rendësishme të ajkës se patriotizmit dhe ndërtimit e zhvillimit të kulturës dhe gjuhës shqipe.  Dom Pjetri këte vazhdon ta bejë cdo ditë, — ndër të tjera aktivitete— edhe me botimin e vazhdueshëm të revistës Jeta Katolike, si dhe me organizim simpoziumesh, konferencash, e akademishë, në përkujtim të personaliteteve me të dalluar të historisë kombëtare.

 

E falenderojmë të Madhin Zot dhe “Zojën e Shkodres”, Zojën e Këshillit të Mirë, që veprimtaria fetare e kombetare e Don Pjetrit dhe atyre që bashkpunojnë me të, të vazhdojë të jetë ashtu si nëtë kaluarën, tani dhe gjithmonë, në dobi të përparimit shpirtëror, kombëtar e kulturor të komunitetit shqiptar këtu në Amerikë due  më gjërë. Urojmë në këtë përvjetor që ai të vazhdojë të jetë një trashëgimi e pavdekëshme e historisë sonë këtu në Amerikë dhe një kujtim i martirëve të shumtë të klerit katolik shqiptar, të cilët me dashuri të pamasë dhe me vendosmëri të patundur, ia kushtuan jetën e veprën predikimit të Fjalës së të Madhit Zot, në rrethana shpesh shumë të vështira, ndërkohë që ata i dedikuan dijen, pendën dhe jetën e tyre, ngritjes së Kombit shqiptar.

 

Në rastin e 35-vjetorit të shugurimit tuaj si meshtar, e kemi gojën plot me falënderime (në këtë ditë të Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara) duke të uruar: Ad Multos Annos i nderuar Don Pjetër, në shërbim të Kishës dhe të Kombit.

 

Frank Shkreli

 

*Fotot e bashkangjitura janë furnizuar nga Z. Tonin Mirakaj

Tavolina e nderit në darkën madhështore 35 vjetë më parë me rastin e shusgrimit meshtra të Don Pjetër Popaj. Në këmbë nga e majta: Don Prënk Ndrevashaj,Don Lazër Shëldia, Don Simon Filipaj, Prof. John Cardino, Don Mark Sopi, patër Andrea Nargaj, Frank Shkreli, Kryetari i darkës, Tonin Mirakaj, Diakoni Gjeto Bajraktari, Dodë Gega dhe Don rrok Mirdita –ulur nga e majt: Mons Zef Oroshi, Motra Bernardina Gazivoda. Lina Popaj dhe Ndoc Popaj, prindërit e Don Pjetrit, Don Pjetri dhe disa klerikë amerikanë.

Don Pjetër Popaj ulur midis babait Ndoc dhe nënës Lina Popaj gjatë darkës me rastin e shugurimit të tij, 24 Nëntor, 1985. Si ]ç duket në fotografi të asaj nate, Kryetari i darkës, Z. Tonin Mirakaj buçonte nga gëzimi me këtë rast.

Argëtimin e darkës e benë dy orkestra, njëra shqiptare dhe tjetra amerikane, si edhe grupi i kercimtarëve “Rozafati”, i Kishës Katolike Shqiptare, udhhequr nga Miljana Mirakaj, antarët e të cilës ishin të veshur me kostume kombëtare dhe përformuan këngë dhe valle nga të gjitha trojet shqiptare.

 

 

Pikëpyetje të identitetit kombëtar – Nga SHABAN MURATI

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit, i bashkimit dhe i konsiderimit të interesave të të gjitha krahinave të vendit, dhe jo produkt i kodit primitiv rural sipas të cilit një krahinë që grumbullon më shumë banditë fiton të drejtën që të sundojë të tjerat dhe të detyrojë gjithë kombin të këndojë folklorin e asaj krahine.
Ndjekja e kësaj vije raciste brenda popullit shqiptar, vijë që çuditërisht ushqehet sot e kësaj dite nga zyrtarë shumë të lartë dhe nga media të favorizuara financiarisht nga shteti fqinj që u dogji fshatin më 1914, do të çojë te fataliteti që krahina të caktuara arriviste të shihen nga shumica e popullit shqiptar si pushtues ose më keq se pushtuesit e huaj.
Dhe kombi s’do të bëhet kurrë. Sepse një krahinë e vetme nuk bëhet dot as komb e as identitet kombëtar.

Raporti i Dick Marty-it – Parlamenti i Shqipërisë, Edi Rama, Pacolli & Company Nga Elida Buçpapaj

Sapo Ignazio Cassis, Këshilltari Federal dhe Nr.1 i Politikës të Jashtme të Konfederatës Helvetike la aeroportin Nënë Tereza të Tiranës pas një vizite zyrtare të suksesëshme për kremtimin “live” të 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Shqipërisë, pasi sot për shkak të pandemisë një pjesë e mirë e takimeve bilateriale apo konferencave ndërkombëtare bëhen me video, Parlamenti i Shqipërisë miratoi kërkesën e mazhorancës dmth të Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

Shprehur troç, dora vetë kryeministri i Shqipërisë, përmes shërbëtorit të tij të bindur Taulant Balla, vuri në lëvizje një nga instumentat e omnipushtetit të tij, sikur është Parlamenti i Shqipërisë, që drejtohet nga “mentori”dhe “bodyguardi” i tij Gramoz Ruçi, ish Ministri i Brendshëm i kohës së diktaturës.

Prej kur opozita është larguar nga Kuvendi i Shqipërisë, de facto e de jure Shqipëria është nën qeverisjen e një njeriu të vetëm.

Raporti i Dick Marty-t u rikthye temë e ditës pas arrestimit nga Gjykata Speciale e ish-zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës nën akuzën për krime kundër njerëzimit.

Kryeministri i Shqipërisë, me profesion mësues vizatimi, që kur u përfol se Hashim Thaçin me shokë i priste Gjykata Speciale, ka instrumentalizuar një fushatë kundër këtij institucioni me pretendimin se “kjo gjykatë është ngritur kundër luftës të drejtë të popullit të Kosovës dhe UÇK-së”. Paralelisht edhe nëpër televizionet shqipfolëse propagandohet e njëjta gjë sikur Gjykata Speciale është kundër UÇK-së.

Kryeministri Edi Rama po pērdor edhe Parlamentin e Shqipërisë për “të hetuar raportin hetues të Dick Marty-it”.

Fillimisht në 2011 kur doli në dritë, raporti i Dick Marty-t krijoi hutim. Edhe autorja e këtij shkrimi iu kundërvu Senatorit zviceran për faktin se asaj kohe në raport për shkak të kufizimit të hetimit përmendeshin vetëm viktimat serbe dhe askund vrasja nga makineria kriminale Milosheviçit e civilëve shqiptarë.

Por Shqipëria dhe Kosova do të duhej ta merrnin seriozisht Raportin e Dick Marty-t, për faktin se asnjëherë institucionet e drejtësisë nën ndikimin e politikës së inkriminuar nuk kanë hetuar mbi vrasjet e shqiptarëve të ndodhura prej 1998 në territorin e Republikës të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Nëse “Shtëpia e Verdhë” në një fshat të humbur ngjante si fantazi për triller, po vrasjet ?

Kush e vrau ish Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ahmet Krasniqin në mes të Tiranës në shtatorin e 1998? Kush e vrau Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn? Po vrasjet në kufi kush i ekzekutoi? Po vrasjet e ish Komandantëve në Kosovë, po të kundërshtarëve politikë të krahut të luftës, po të gazetarëve?

Duke kërkuar hetim mbi Raportin e Dick Marty-t, Edi Rama instrumentalizon Parlamentin e Shqipërisë për të krijuar mjergull, ndërkohë kur i gjithë sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i paralizuar.

Raporti i Dick Marty-t daton janarin e vitit 2011. Po të funksiononte, drejtësia në Shqipëri e Kosovë me ndihmën dhe asistencën e institucioneve të drejtësisë kishin patur boll kohë për ta zbardhur të vërtetë. Gjë që nuk e kanë bërë. Veç janë marrë me anatemimin e Dick Marty-t.

Tani një dekadë pas i rikthehen prapë senatorit nga Tiçino.

Në krah të Edi Ramës është vënë edhe Behxhet Pacolli, i cili disa ditë më parë se Parlamenti i Shqipërisë të miratonte Komisionin e Posaçëm hetimor i ishte drejtuar nëpërmjet një letre kryeministrit të Shqipërisë ku i kërkonte që ky “të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty”. Edhe Behxhet Pacolli i bie të njëjtës buri. Ai shkruan në rrjetin social se, sipas tij, “Raporti Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.”

Kush nuk e njeh biznezmenin multimilionar të përfshirë me një parti shumë të vogël tashmë në politikën e Kosovës merr plot info nga shtypi zviceran ku mëson se Behxhet Pacolli ka patur marrëdhënie shumë të mira si me Serbinë, ashtu edhe me Rusinë dhe ish republikat sovjetike. Shtypi zviceran kujton se Pacolli gjatë konfliktit Kosovë – Serbi, ka negociuar deri tek kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviçi. Po ashtu shtypi zviceran përmend akuzën e ngritur për pastrim parash më 1999 kundër Pacollit nga ish kryeprokurorja e Zvicrës Carla del Ponte. Në akuzë thuhej se Pacolli u kishte dhuruar karta krediti milionëshe vajzave të presidentit të atëhershëm të Rusisë Boris Yeltsin në këmbim të kontratave miliarda dollarëshe. Por në 2001 Prokuroria Federale e Konfederatës e arkivoi çështje “Rusiagate”, kështu quhej, për shkak se hetuesit zviceranë u bllokuan nga pala ruse. Shtypi zviceran shkruan se dosja Rusiagate u mbyll, por Pacolli nuk e heq dot prej qafës imazhin e keq.

Sa për senatorin Dick Marty, ai njihet si paladini i drejtësisë. Kush jeton në Zvicër e ka parë këto kohë kudo fotografinë e një vajze të vogël peruane nën tekstin “Ujë i ndotur” “Fëmijë e helmuar”, i përdorur si poster sensibilizues për inisiativën “biznes i përgjegjshëm” që votohet sot më 29 nëntor. Pikërisht, senatori Dicky Marty është bashkëkryetar i komitetit nismëtar të kësaj inisiative ku propozohet të shtohet një nen në Kushtetutën e Konfederatës i cili i detyron shumëkombëshet zvicerane dhe të huaja me seli në Zvicër dhe ato të kontrolluara prej tyre jashtë Zvicrës, të respektojnë të drejtat e njeriut dhe standartet mjedisore. Është një inisiativë që merr në mbrojtje popullësitë e varfëra të vendeve në Amerikën e Jugut, Afrikë etj, cilat nuk kanë mundësi financiare të kërkojnë mbrojtje përballë shumëkombësheve tejet të fuqishme.

Dick Marty i laureuar si jurist u emërua në vitin 1975 në moshën 30 vjeçare prokuror i Kantonit të Tiçinos, ku u dallua në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Prej 1995 u zgjodh senator në Këshillin e Shteteve të Konfederatës si dhe në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Më 2005 është caktuar nga Këshilli i Europës të hetojë mbi dyshime rreth burgjeve sekrete të CIA-s në Europë, ndërsa më 2011, po në Këshillin e Europës, paraqiti raportin për trafikim organesh të të burgosurve serbë të vrarë nga njerëz të UÇK-së. Prej 1996 deri më 2007 ka qënë president i Turizmit Zvicër, i Fondacionit Zvicra e Skautizmi etj. Pra emri i Dick Martyt është një emër shumë emblematik në Zvicër.

Komuniteti shqiptar në Zvicër e ka patur gjithmonë këtu senatorin Dick Marty për të ndërtuar një komunikim korrekt, profesional dhe miqësor. Por mjerisht ky komunitet prej vdekjes të Rugovës dhe sidomos pas hypjes në pushtet të Hashim Thaçit me shokë, të gjithë ish emigrantë politikë të strehuar në Zvicër, është përçarë dhe përdorur si eskortë si nga kryepolitikanët e Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.

Në intervistën që i kam marrë senatorit Dick Marty në Këshillin e Europës në janarin e 2011, pikërisht kur ky raport sapo doli, ai ishte shumë i qartë në pozicionin e tij në mbrojtje të drejtësisë dhe të etikës. Sot duket se janë të rrallë personalitetet si ai. Megjithëse pyetjet e mia ishin një lloj Hard Talk, ( po të ishte intervista sot do të isha më pak emotive dhe më shumë racionale) Dick Marty tha se “shqiptarët nuk janë të mirinformuar rreth raportit, ata që më shkruajnë, kur unë i sqaroj, më kërkojnë ndjesë”.

Në këtë intervistë senatori Dick Marty sqaroi se “Kryeprokurorja e Hagës Carla del Ponte ka deklaruar se Shqipëria nuk ishte dakord për të vazhduar hetimet, sepse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk kishte kompetenca për territoret që nuk i përkisnin atyre të ish-Jugosllavisë, dhe se faktet lidheshin me periudhën pas konfliktit. Zonja Del Ponte ishte shokuar për faktin se askush nuk ishte i interesuar rreth këtyre të dhënave, që kishin të bënin me trafikimin e organeve.”

Në fund të intervistës Dick Marty tha: “Unë besoj se Shqipëria, qeveria shqiptare, shoqëria shqiptare do të kishte interes që të bënte të pamundurën për të zbuluar të vërtetën, për faktin se nëse në territorin shqiptar kanë ndodhur krime, kjo nuk do të thotë se ky është një krim i popullit shqiptar, është një krim i shoqërisë shqiptare. Në Zvicër ndodhin çdo ditë krime, por nga kjo nuk do të thotë aspak që shoqëria zvicerane është kriminale. Besoj se duhet të dilet nga kjo gjendje mendore, sipas të cilës kjo është një fyerje kundër vendit, kundër Shqipërisë.”

Mjerisht paranoja që vuri në dukje Dick Marty në atë intervistë pothuaj një dekadë më parë vijon, në përmasa më drastike, sepse njē dekadë më vonë trushplarja e udhëhequr nga kryekasta politike shqiptare në Kosovë e Shqipëri vazhdon bashkë me mediat që ata kanë nën urdhëra e nën kontroll.

Ndërkohë askush nuk i ka ndalur shqiptarët e Kosovës, por nuk e kanë bërë, të sensibilizojnë botën mbarë për krimet kundër njerëzimit të ekzekutuara nga makineria kriminale serbe. Askush, veç politikanët e korruptuar, e ka penguar shtetin e Kosovës, të ndërtojë një Yad Vashem kosovar. Amnezinë kombëtare e ka ushqyer Hashim Thaçi me tipa si Baton Haxhiu duke ua mbajtur iso Edi Rama, duke kërkuar deri amnesti të krimeve serbe.

Prej 1998 tek Raporti i Dick Marty-it në janarin e 2011 e deri sot 2020, drejtësia nuk ka funksionuar as në Shqipëri dhe as në Kosovë dhe krimet kanë mbetur të pazbardhura. Kjo bëri që Perëndimi t’i kërkojë Parlamentit të Kosovës të votojë Gjykatën Speciale me seli në Hagë, që para pak kohësh ka çuar përpara drejtësisë eksponentët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Asnjëri prej nesh nuk mund të bëjë gjykatësin, por asnjëri prej nesh nuk mund t’ia ndalojë, pengojë apo shtrëmbërojë rrugën drejtësisë, sikur ka vepruar para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke inicuar hetime parlamentare ndaj Raportit të Senatorit Dick Marty!

Senatori Dick Marty ka një sentencë proverbiale që thotë: “Kërkohet kohë që drejtësia të vihet në vend, por unë jam optimist”.

U deshën mbi 20 vjet që drejtësia në Kosovë e Shqipëri të ishte robinjë e politikës, por po të pyesësh sot të afërmit e viktimave, ata janë optimistë dhe besojnë tek Gjykata Speciale.

I bëj thirrje Edi Ramës dhe gjithë atyre që dalin nëpër televizionet e Tiranës e Prishtinës kundër Gjykatës Speciale, të heqin dorë më në fund nga avokatura e djallit, të mos pengojnë drejtësinë e të mos i manipulojnë turmat sepse me veprimet e tyre, sikur ky i fundit për hetim ndaj hetimit të Raportit Dick Marty, kanë vetëm një funksion: janë autodiskretituese. Për Edi Ramën & Company…

AMERIKA MIKE E PËRHERSHME E KOMBIT SHQIPTAR  -Fitorja e Joe Biden, shpresë për Nëntorin e Tretë Shqiptar – Nga AGIM ALIÇKAJ*

Ky ishte edhe nëntori i shpresës për një fillim të ri, ngritje dhe forcim të Republikës së Kosovës, pas dështimeve të njëpasnjëshme, të turpëshme dhe të panevojshme 12 vjeçare, që nga shpallja e pavarësisë së mangët. Shpresat na i ngjalli fitorja në zgjedhjet amerikane e mikut dhe përkrahësit të pakompromis të pavarësisë së Kosovës dhe të drejtave njerëzore dhe nacionale shqiptare kudo, presidentit në ardhje Joseph Biden.

Me fajin e politikanëve tanë, sidomos me nënshtrimin total dhe përkrahjen e pashembullt nga ish-presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Serbia shoveniste ia arriti të infiltrohet në administratën e presidentit në shkuarje Trump. Ata, në bashkëpunim me ndërmjetsuesin për bisedime Kosovë-Serbi, ambasadorin jodiplomatik, pro-serb Grenell, e përgaditën marrëveshjen për ndarjen e Kosovës, pra e sjellën shtetin e Kosovës buzë shkatërrimit. Me largimin e Grenell, përpjekjet dhe investimet 21 vjeçare serbe në Trojet tona dhe Amerikë dështuan me turp. Përgatitjet serbe për festim madhështor në Beograd të fitores së tyre në zgjedhjet amerikane shkuan kot. Serbia kriminale nuk e meriton të ketë vend në Amerikë. Duhet larguar sa më parë. Amerika është e jona.

Dëshiroj ta përsëris thënien time nga shkrimi i dates 22 Maj të këtij viti: Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim pro-amerikan dhe detyrë kombëtare. Politikanet të cilët ju nënshtruan kërkesave të tij  nuk e kryen detyrën kombëtare. Ata duhet të marrin mësim nga fenomeni Grenell. Është gabim i pafalshëm, që për interesa personale, të shiten interesat kombëtare te zyrtarë ndërkombëtarë arrogant dhe të padrejtë, të influencuar nga armiku, qofshin ata edhe të Amerikës, vendit mik dhe të dashur që na ndihmoi ta krijojmë shtetin tonë të ri. Të gjithë zyrtarët amerikanë, pa dallim janë të përkohshëm. Ata kan interesat e veta. Në rastin konkret, Grenell kishte vetëm interesin e tij të karrierës dhe kampanjës zgjedhore. Marrëveshja për të ashtuquajturin “normalizim ekonomik” e cila në momentin e fundit e zëvëndësoi marrëveshjen për ndarjen e Kosovës, ishte në interes të Serbisë si shpërblim për kontributin dhjetra milionësh dhe votat e premtuara serbe të cilat shkuan huq. Njohja e pavarësisë nga Izraeli kishte rëndësi të veçantë por edhe ajo u bë më shumë për interesa të kampanjës së presidentit Trump dhe të Izraelit. Kjo marrëveshje anti-shqiptare është e dështuar. Fatmirësisht, i dështuar doli edhe ambasadori Grenell. Të dështuar janë edhe të gjithë ata politikanë shqiptarë që morën pjesë në te.

Shqiptaro-amerikanët që e përkrahën kampanjën e presidentit Trump nuk kanë pse të dëshpërohen. Mjafton që në Serbi nuk ka festë. Ai i kishte të mirat dhe të këqijat e veta. I humbi zgjedhjet me fajin e vet, ndër tjera edhe për shkak të egos së sëmuar, arrogancës së pakontrolluar dhe ofendimeve të ulëta dhe të panevojshme ndaj tjerëve, siç ishte rasti me senatorin John McCain, heroin amerikan dhe përkrahësin e madh të popullit shqiptar. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me të dyja partitë politike, nëpërmjet Kongresit amerikan. Kjo është formula e suksesit tone në Amerikë. Nuk ka dilemë fare se presidenti i zgjedhur Biden është shumë i mirë për çështjen tonë kombëtare. Është i informuar, i ashpër dhe i vendosur në qëndrimet e veta. Veçse neve na duhet të ndryshojmë, duhet të punojmë për shtetet tona, për kombin tone dhe jo për interesa personale dhe klanore. Biden nuk ka kohë t’i kryej punët tona. Kemi shans historik për fitore përfundimtare. Sa për Amerikën, nuk ka nevojë të brengosemi. Mendoj se Biden do të qeverisë nga qendra dhe nuk do t’i nënshtrohet presionit majtist. Nëse jo, populli amerikan pas katër vitesh e rregullon këtë punë sipas nevojës dhe interesave të veta. Kushtetuta dhe demokracia amerikane funksionojnë në mënyrë perfekte dhe të përherëshme.

Bisedimet e gjerë tanishme me Serbinë, për shumë arësye, janë shembull i keq i inferioritetit, qyqarllëkut dhe paaftësisë së klasës politike në qeverisje të Republikës së Kosovës. Kjo duhet ndryshuar menjëherë. Serbia në krye me shovenistin Vuçiç janë të sëmuar nga urrejtja e verbër për shqiptarët. Ata i urrejnë dhe nuk i njohin për qenje njerëzore as edhe shërbëtorët e tyre në Prishtinë dhe Tiranë. Pranimi i fajit për gjenocid ndaj shqiptarëve me kërkim falje, kthimi i të humburve, kompensimi i dëmeve të luftës dhe gjykimi i të gjithë kriminelëve të luftës, paraqesin minimumin për vazhdim të bisedimeve. Krimet kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurrë. Duhet kërkuar  nga ndërmjetësuesit evropian dhe amerikan të ndikojnë mbi Serbinë për shërim dhe rehabilitim psikiatrik kolektiv. Nuk ka si bëhet marrëveshje me kriminel dhe njerëz të sëmuar. Nuk ka kompromise shtesë. Të gjitha kompromiset shumë të dhimbshme edhe ashtu të tepruara dhe të dëmshme kanë përfunduar me marrëveshjen e presidentit Ahtisaari.

Nëse Evropa dhe Amerika dëshirojnë dhe mendojnë se mund ta tërhjekin Serbinë nga sfera dominuese e Rusisë, Kinës dhe shteteve si Irani, duhet t’i ofrojnë shpërblime dhe stimulime të veta. Nuk është e drejtë, as e arsyeshme as e kuptueshme dhe as e ndershme t’i ofrojnë tokat shqiptare, për të katërten here gjatë historisë 150 vjeçare. Nuk ka ndryshim të kufijve dhe as asociacione njënacionale. Kjo është kundër vlerave demokratike dhe interesave evropiane dhe amerikane. Në asnjë mënyrë dhe për kurrëfarë arësye nuk bën të bisedohet për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë pa inkuadrim të të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës lindore të cilat duhen të barazohen 100%. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e mirëseardhur por nuk është e domosdoshme. Kosova, Shqipëria dhe të gjitha trojet shqiptare në gadishullin Ilirik duhet të orientohen drejt bashkimit kombëtarë në kuadër të Evropës së bashkuar. Kjo mund të bëhet pa kërkuar ndryshim të kufijve.

Duhen ndryshime urgjente të klasës politike, posaçërisht të asaj qeverisëse. Duhen zgjedhje të lira sa më parë që është e mundur. Pas të gjitha ngjarjeve të dhimbshme dhe veprimeve jodemokratike të vitit të fundit, vetëm vota e popullit ka të drejtë dhe mund të krijojë legjtitmitet për qeverisje. Partitë politike të cilat ishin në pushtet dhe dolën të dështuara duhet të lirohen nga politikanët e korruptuar, të shantazhuar dhe të shitur. Partitë me kuadrot e pakomromituar e të shkolluar, profesional dhe të aftë të cilat ishin në opozitë duhet të tregojnë maturi, pjekuri dhe vendosmëri në  luftë për pushtet. Luftimi energjik i armikut serb, i korrupsionit dhe nepotizmit, si dhe paraqitja e programeve të qarta të zhvillimit ekonomik, social dhe vlerave kulturore kombëtare duhet të jenë bazë e fushatës zgjedhore. Të gjithë bashkë duhen të ruhen shumë nga ekstremizmat e të gjitha llojeve, sidomos  nga ai fetar dhe majtist. Toleranca fetare është njëra ndër vlerat më të rëndësishme kombëtare. Komunizmi ishte njëra nga fatkeqësitë më të mëdha gjatë gjithë historisë.

Kombi i bashkuar shqiptar, është i fortë dhe i pathyeshëm.

Gëzuar festa e flamurit kombi i ndritur shqiptar!

 

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës.

 

 

Nuk ka fëmijë të vështirë, vetëm fëmijë që kanë vështirësi – Nga Aurel Dasareti*

 

Njeriu është produkt i atyre që kanë ushtruar ndikim mbi të. Për shembull: Prindërit e mi, pothuajse në të njëjtën mënyrë, kanë pasur (dhe akoma kanë) një ndikim të thellë tek unë dhe idetë e mia.

***

Vendosni kufijtë që fëmija i kupton. Është e nevojshme dhe e drejtë të jesh në gjendje të vendosësh kufij për fëmijën tënd. Por mënyra se si vendosni kufij ka shumë për të thënë nëse fëmija juaj i kupton dhe i pranon ato që ju thoni.

Në vendet e civilizuara është e ndaluar të rrahësh fëmijët (as të huajin as tëndin). Gjithashtu nuk lejohet të kërcënoni, bërtisni ose thoni gjëra të këqija fëmijëve në mënyrë që ata të tremben ose të mërziten.

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të ndihen të sigurt dhe mirë në shtëpi.

Të godasësh, të kërcënosh, të flasësh keq ose të frikësosh do të thotë ta vësh dikë në rrezik.

***

Në bashkëjetesën e tyre të përditshme me fëmijët e tyre, shumica e prindërve mendojnë më shumë për dashurinë, kujdesin dhe përgjegjësinë sesa për fuqinë. Por prindërit kanë pushtet mbi jetën dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre. Sidomos në vitet e para pushteti është i plotë, por edhe kur fëmijët rriten, prindërit kanë një fuqi shumë të madhe.

Prindërit kanë fuqinë ligjore, financiare, fizike dhe psikologjike – edhe kur ndihen të pafuqishëm. Në fakt, në shumë familje shqiptare me fëmijë, shpërdorimi i pushtetit është më i madhi kur të rriturit ose ndihen të pafuqishëm ose kur, për arsye të ndryshme, nuk duan të qëndrojnë pranë pushtetit që kanë. Në kulturat e tjera jo aq të civilizuara, shpërdorimi i pushtetit, siç është dhuna fizike, është një virtyt dhe ushtrimi i plotë i pushtetit (forcës) konsiderohet përgjegjësia e vetme.

Vendet shqiptare (përfshirë diasporën) duhet të heqin dhunën fizike si një pjesë e njohur e rritjes dhe edukimit të fëmijëve. Ka akoma prindër që rrahin fëmijët e tyre, por shumica janë bërë gradualisht të vetëdijshëm se dhuna është e dëmshme – si për personin që rrihet, ashtu edhe për personin që godet. Ne jemi bërë aq të civilizuar sa që distancohemi nga dhuna si mjet pushteti (edukimi). Në të njëjtën mënyrë, tani kemi filluar të kuptojmë se mund të mos ketë asnjë ndryshim të vërtetë midis dhunës fizike dhe të ashtuquajturës “dhunë psikologjike” – domethënë ironi therëse, talljes, poshtërimit, kritikës, përbuzjes dhe shpifjes. Të dy format e dhunës janë shkatërruese nga ana njerëzore.

Dhuna dhe kërcënimet e dhunës e bënë shumë më të lehtë për t’i bërë fëmijët të dëgjojnë dhe t’i nënshtrohen fuqisë së të rriturve në atë që disa ende e quajnë “ditët e mira të vjetra”. Të rriturit vendosin kufijtë, dhe nëse fëmijët nuk i ndiqnin ato, atëherë ato ngushtoheshin. “Nëse ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, atëherë ata duhet të ndjejnë”, – i thanë prindërit e asaj kohe njëri-tjetrit, duke e qetësuar veten se ishte detyra e tyre e shenjtë t’u mësonin fëmijëve “ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës”.

Dhuna si mjet edukimi nuk krijon respekt, krijon ankth. Ajo nuk i mëson fëmijët të njohin ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës, ajo i mëson ata se dhuna është e drejtë – nëse keni fuqinë. Ajo nuk i mëson fëmijët të respektojnë kufijtë e prindërve të tyre, por i mëson të kenë frikë nga pasojat.

Heqja parimore e dhunës ka lënë një boshllëk në bashkëveprimin midis të rriturve dhe fëmijëve. Çdo ditë, të gjithë prindërit po eksperimentojnë me mënyra të ndryshme për të mbushur këtë boshllëk. Disa provojnë parimet demokratike dhe nganjëherë ngecin në diskutime të pafundme.

Të tjerët përpiqen të lejojnë që dëshira dhe mosdashja e fëmijëve të jetë busulla e familjes dhe në fund të fundit nuk gjejnë asnjë mënyrë. Disa u japin fëmijëve përgjegjësi kur me sa duket nuk është aq e rëndësishme dhe përfundojnë të bllokuar në një luftë përçarëse për pushtet. Të tjerët janë aq të shqetësuar për t’u dhënë fëmijëve hapësirë ​​dhe vëmendje, saqë nuk ka vend (kohë) për veten e tyre dhe nevojat e tyre.

Të gjitha këto eksperimente janë të nevojshme që ne të mësojmë të përdorim fuqinë tonë të të rriturve në mënyrë më konstruktive se sa ishin në gjendje gjeneratat e mëparshme të të rriturve. As të rriturit dhe as fëmijët nuk dëmtohen nga eksperimentimi me parime të ndryshme, madje as kur eksperimentet dështojnë. Vetëm kur ngrijmë në një nivel jo të kënaqshëm – dhe dështojmë për të ndryshuar kursin, si të rriturit ashtu edhe fëmijët bëhen të pakënaqur.

***

Për qindra vjet ne (njerëzimi) jemi mësuar me faktin se të qenit baba ose nënë na dha një autoritet zyrtar që e bënte më të lehtë ushtrimin e pushtetit. Ky nuk është më rasti, ose më saktë, ky është rasti vetëm në vitet e para të jetës së fëmijëve. Prindërit modernë duhet të zhvillojnë një autoritet shumë më personal nëse udhëheqja e tyre do të ketë sukses dhe shmanget abuzimi me pushtetin. Ndërsa rolet gjinore fshihen, e njëjta gjë vlen edhe nëse marrëdhënia do të ketë sukses.

As prindërit, as mësuesit, as mësuesit parashkollorë nuk marrin të njëjtin respekt nga mjedisi që i rrethon në sajë të asaj çfarë janë, por në sajë të asaj kush janë. Të dy, fëmijët dhe të rriturit, kanë humbur respektin për ata që janë në pushtet, dhe ne po shkojmë ngadalë por me siguri drejt një kohe kur shkalla e besueshmërisë personale përcakton se sa respekt kemi, dhe sa fuqi mund të kemi në marrëdhëniet private dhe arsimore me fëmijët dhe të rinjtë.

***

Shërbimi i “Mbrojtjes së fëmijëve” ka për qëllim të mbrojë fëmijët në situata të cenueshme dhe duhet të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme. Kushti është që ekziston rreziku që fëmija të dëmtohet ndjeshëm (sidomos nga prindërit) duke qëndruar në shtëpi, d.m.th që duhet të ketë një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin ose zhvillimin e fëmijës. A ka arsye të shqetësohemi për “Mbrojtësit e fëmijëve”? Po, sepse kanë të drejtë t`ua marrin prindërve kujdesin e fëmijëve në institucione adekuate, dhe pas një kohe, pothuajse në shumicën e rasteve, fëmijët adoptohen te “prindër artificial”, nuk lejohen më të kontaktojnë me prindërit biologjik të cilët as që i dinë adresat e tyre. Tani varet nga mosha e fëmijës, sa më i ri të jetë aq më shumë është shansi që t`i harrojë prindërit me të cilët nuk do takohet më – asnjëherë. Varet prej shtetit në shtet.

Me qindra prindër të diasporës shqiptare i kanë humbur fëmijët në këtë formë. Në disa raste edhe për shkak të budallallëkut dhe naivitetit të tyre.

***

Pasi unë (1976) dhe prindërit e mi kemi lindur dhe jetojmë larg trojeve arbërore, dhe këtë javë kam ditëlindjen, vendosa të shkruaj për këtë temë, sepse dëshiroj që të gjithë fëmijët shqiptarë (por jo vetëm) të kalojnë një jetë shumë të këndshme afër prindërve dhe familjes së vetë, ashtu siç ka qenë fëmijëria ime, vëllait dhe motrës. Temë, veçanërisht e rëndësishme për bashkëkombësit e mi në diasporë. Si një kujtesë, të mos harrojnë ku jetojnë dhe veprojnë…

***

Shumica prej nesh mund të kujtojë një kohë kur një ditëlindje, veçanërisht nëse ishte e jona, ndriçoi botën sikur të kishte dalë një diell tjetër.

“Ti nuk je më i mirë se unë, por ti je shoku im më i mirë. Gëzuar ditëlindjen!”- kështu ma uroi ditëlindjen vëllai im shakaxhi.

Ndërsa motra ishte më “serioze”, më shkroi:

“Njeriu është i ri vetëm një herë, por mund të jetë i papjekur gjithë jetën. Gëzuar ditëlindjen!”

***

Ka dy dhurata të qëndrueshme që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë. Njëra është rrënjët dhe tjetra janë krahët.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

NJË  JETË  NË  DIKTATURË: LUFTA E KLASAVE NË SHËNDETËSINË E VITEVE 80 – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Kujtime të një “armiku të klasës”)

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

 

LUFTA E KLASAVE NË SHËNDETËSINË E VITEVE 80

 

Lirimin nga burgu para kohe Komisioni i internimeve e ktheu në shkurt 1984 në internim, pa asnjë farë motivacioni. Një komunikim i thjeshtë i një punonjësi të Degës, në praninë pompoze të kryetares së këshillit dhe të sekretarit të Partisë që vërtetonin aktin “human”, më fuste në një burg të dytë, por pa tela me gjemba. Ishte një modë e re n’atë kohë, një fushatë internimesh me karakter ordiner për të goditur shfaqjet e huaja me rrezikshmëri shoqërore si vjedhja, imoraliteti etj.. Në këtë fushë u përfshiva dhe unë së bashku me shumë të tjerë të liruar nga amnistia. A do të plotësonim numrin e planifikuar nga ministria e punëve të brendshme apo partia dhe shteti e shihnin me keqardhje aktin e tyre “zemërgjerë” të lirimit tonë nga burgu?

Interrnimi në ato vite kishte karakterin e një paraburgimi. Rregulla shumë të rrepta kushtëzonin jetën e përditshme e sillnin vështiresi të mëdha për lëvizjen e nevojat familjare. Të gjithë në shtëpi ishim të internuar e pasojat ndiheshin shumë, sidomos në çështjet e shëndetit. Këtu dua të tregoj  disa episode të dhimbshme. I pari ka lidhje me vajzën time të dytë, Elenën. Në moshën pesë vjeçe asaj iu shfaq një dhimbje e fortë barku që e mundonte pothuajse vazhdimisht. Mjeku i zonës dyshoi për parazitë për muaj të tërë; ajo piu gjithfarë barnash të farmacisë e të mjeksisë popullore, por pa rezultat. Vuajtjet e fëmijës së shkretë, që kalonte herë-herë dhe netë të tëra pa gjumë në krahët tanë, na shqetësonin pa masë. Duke parë gjendjen e fëmijës dhe rezultatin jo të kënaqshëm të mjekimeve, mjeku vendosi t’a shtrojë atë në spitalin e Lushnjës. Deshëm ta çonim të nesërmen në qytet, e kërkuam lejen përkatëse nga personi që na bënte apelin e që ishte sekretar i këshillit. Por ky person, sigurisht në marrëveshje me Degën e Punëve të Brendshme e manipuloi mjekun deri në atë shkallë, sa që ky i fundit të nesërmen doli me mendimin se fëmija nuk ka nevojë për t’u shtruar në spital. Kjo ndodhte sepse unë nuk kisha të drejtë të shkoja deri në qytet për të çuar fëmijën. Le ta gjykojë vetë lexuesi gjendjen shpirtërore të një prindi në të tilla kushte. Si pasojë e pamundësisë për ta çuar vajzën tek specialistët, asaj iu bë kronike një sëmundje veshkash, të cilën e zbuloi mbas një viti doktor Polikron Çela. Atij mjeku i jam shumë mirënjohës për kujdesin dhe humanizmin e tij të spikatur në kryerjen e detyrës. Para disa kohësh lexova në gazetë se dikush e kishte qëlluar këtë mjek të shquar duke i thyer krahun. Nuk di se kush ka qenë, por jam i bindur se do të jetë shok ideali i atyre që nuk deshën të shërohej fëmija ime, më erdhi shumë keq, diçka më theri në shpirt…

Nëna ime vuan nga një koleksion sëmundjesh; vetë kushtet e jetës së saj e kanë stimuluar shfaqjen e tyre. Në kohën që ishte e internuar në Grabjan është detyruar të shtrohet dy herë në spital, në gradë të fundit, nga veshkat dhe nga zemra. Radhën e parë mjeku nefrolog Fatmir Dabulla e kishte në patronazh. Kisha patur të bëj me të për çështjen e vajzës, ai më kishte rekomanduar vizitën e saj tek Dr.Polikroni në Tiranë dhe herë mbas here e kontrollonte vetë. Nëna ishte me një krizë të rëndë pielonefriti, gati të kalonte në azotemi. Mjeku e vizitoi me kujdes, dërgonte infermieren të bënte analizën e duhur, e pastaj me seriozitet profesional më shpjegoi gjendjen e rëndë të nënës. Nuk kishim ndonjë konfidencë të madhe, ai më mbante mend një çerek shekulli më parë në shkollë, megjithëse kishte qenë disa vjet prapa meje. I shpjegova gjendjen time aktuale, se si nuk kisha mundësi t’i gjendesha nënës pranë, veçse kur të më jepte leje Dega e Punëve të Brendshme për të shkuar në qytet. Nuk reagoi me fjalë, u bë shumë serioz dhe më siguroi se do të përdorte të gjitha mjekimet e duhura e për rreth dy javë do ta stabilizonte gjendjen e saj shëndetësore… Kështu u ndava me të me besim në fjalët e tij. Por mbas rreth dhjetë ditësh më lajmëruan të shkoj të marr nënën. Si ka mundësi të jetë shëruar kaq shpejt? Më jepet leja e shkoj së bashku me një miken tonë që nuk ishte më e interrnuar. Takoj Fatmirin dhe e pyes si qëndron çështja. Ai i vrenjtur në fytyrë shtypet në vetvete e s’është në gjendje të më japë përgjigje. Po unë atë e lexoj vetë në fytyrën e tij, në atë fytyrë që para pak ditësh kishte qenë e mbushur plot besim se do t’ia dilte në krye një pune të tillë të vështirë, shërimit të një njeriu. Tani lexoja në të zhgënjimin, keqardhjen për pacienten, për mua e sigurisht dhe keqardhje për veten e tij… Ai si mjek duhej t’i shikonte ndryshe pacientët e tij, duhej t’u shërbente sipas pozitës shoqërore e politike, sipas përkatësisë “kllasore”, duhej të shkelte mbi nenin e parë të librit të madh të botës së mjekësisë, mbi parimin e Hipokratit “Të jesh mjek, së pari duhet të jesh njeri”. Më dha recetën për gentamicinën, një antibiotik i fuqishëm, të cilin ai kishte filluar t’ia injektonte nënës, por që mbas dy ditësh një tjetër mjek jo i specialitetit kishte dhënë urdhër t’i ndërpritej.

Ç’ishte ky “mjek” apo më mirë të themi kasap që e kishte dhënë urdhrin t’i ndërpritej mjekimi pa dalë nga spitali? Nuk dua t’i përmend emrin, emra të tillë e ndyjnë shkrimin, ata nuk duhet të ekzistojnë as në kujtesën e njerëzve. Ai ishte anëtar i PPSH, ishte shef pavioni, një farë polici i institucionit mjekësor, i shkolluar në sajë të farefisnisë me një zonjë të madhe të regjimit, dhe ishte i ngarkuar në spital të zhvillonte “luftën e klasave” jashtë çdo parimi njerëzor që i njeh dhe të dënuarit me vdekje të drejtën e mjekimit apo shërbimit para ekzekutimit. Çfarë përshtypje do t’i kishte bërë Marksit një fakt i tillë? Kjo shoqëri e projektuar prej tij, për të “ndrequr” padrejtësitë e botës së kapitalit, sa bukur do të përkonte me dukuri të tilla që ilustronin “humanizmin” socialist të saj në prag të vitit 2000!!!

Unë e mora nënën për krahu, me zor e çuam deri tek një makinë që për fat ishte afër spitalit dhe shkonte në Grabian. Më erdhi shumë keq për të që ishte në një gjendje të rëndë, më erdhi shumë keq edhe për veten por m’u dhimbs mjeku. Ai njeri i mirë, që mundohej të kryente detyrën me aq përkushtim e njerëzi ishte i detyruar t’u bindej tekave të një krimineli injorant, të diplomuar në armatën e të paaftëve, por që në sajë të vetëm një triske të kuqe në xhep bënte ligjin. “Socializmi është një luftë ndërmjet të aftëve dhe të paaftëve. Fatkeqësisht në këtë luftë më të shumtën fitojnë të fundit”. Këto fjalë të Ismail Kadaresë u vërtetuan pothuajse në çdo hap të shoqërisë që na rriti e na gjymtoi.

Merret me mend gjëndja shpirtërore e tij, personaliteti i vrarë, dinjiteti i çuar në pikën zero. Në një rast tjetër më vonë ai mjek, ishte qortuar deri në komitetin e partisë, sepse kishte vizituar në Pluk një të sëmurë me azotemi që i kishte ditët e numëruara. Ishte zgjatur pak në këtë vizitë, duke u munduar të kryente detyrën e tij më shumë si njeri se sa si mjek duke i dhënë kurajo pacientes për ta mbajtur të gjallë shpirtërisht me shpresën se shkenca do të bënte mrekullinë e saj. Ishte një vepër tejet humanitare: t’i largonte sadopak imazhin e tmerrshëm të vdekjes një gruaje në moshën dyzetepesë vjeçare që nuk kishte njohur në jetën e saj veçse vuajtje. Për këtë mori vërejtje në komitetin e partisë, sepse kishte shkelur në shtëpinë e të deklasuarve, nuk kishte respektuar kodin famëkeq të ndarjes së klasave. Sa turp, si do të na dënojnë brezat e ardhshëm sepse poshtërsinë dhe antihumanizmin i vumë në institucion e në piedistal…

Por megjithatë Fatmiri nuk u thye; ai vazhdoi t’i shërbejë profesionit të tij, me gjithë vërejtjet, qortimet, padrejtësitë që ndeshi në çdo çap të punës së tij, e kjo vërtetohet në qindra e qindra raste të cilat çdo ditë jeta i vu përpara si prova. Ai më pret mua dhe të tjerë si unë si njerëz, si

gjithë të tjerët, na jep këshillat mjeksore, interesohet për të sëmurët, pavarësisht se dikujt ndofta ende nuk i pëlqen ky qëndrim. Ai ka respekt për vuajtjen, për dhimbjen njerëzore, por jo thjesht si mjek, por dhe si njeri, si qytetar, si shqiptar. Dhëntë Zoti që njerëz të tillë të ketë mjaft, sepse janë kusht i domosdoshëm për ringjalljen shpirtërore të këtij kombi të sëmurë rëndë.

Herën e dytë nënën e çuan në urgjencën e spitalit, gjithmonë me lejen e këshillit popullor me një krizë të rëndë në zemër. Mjeku specialist nuk ishte aty dhe e sëmura qëndroi gjithë ditën pa u shtruar në pavion, e vetëm në mbrëmje, një mjek që e njihja mori përgjegjësinë për ta sistemuar përkohësisht në të. Unë u ktheva natën në këmbë, gjithsej 18 km udhë, mbasi firmosa fletë-lejen në degë, për t’ia dorëzuar këtu personit të ngarkuar me detyrën e policit. Mbas dy ditësh përsëri thirrem për ta nxjerrë nënën nga spitali. Nuk jam mjek, nuk kam njohuri të thella në mjekësi, por besoj se nuk do të kishte mjek në botë që të pranonte të nxirrte nga spitali mbas shtatëdhjetedy orësh një të sëmurë me parainfarkt. Këtu, në këtë proçedurë nuk respektoheshin ligjet e mjekësisë por urdhrat e Sigurimit, që njerëz të molepsur me dogmën e luftës klasore, i përçonin nëpërmjet kanaleve deri në pavionet e spitaleve, për t’u zbatuar nga homologët e tyre me bluza të bardha.

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

Shkatërruesit e shtetit – Nga XHAFER SHATRI

Më 6 tetor 2019, në zgjedhje të lira, populli i Kosovës penalizoi kapësit e shtetit dhe i hapi shtegun e ardhjes në pushtet të një elite te re politike të cilës i prinin dhe e personifikonin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Mirëpo kryekapësit e shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, ia arritën që, me spica të sprovuara, ta ndalin rrotën e historisë, ta mbyllin atë shteg, duke zvarritur deri në neveri formimin e qeverisë, të cilën pas disa javësh edhe e rrëxuan. Ishte një grushtshtet par excellence, përmes të cilit u dëshmua se sa e pashpresë është gjendja në Kosovë dhe sa të fuqishëm janë rrënuesit e saj.

Nuk ishte ky një operacion aq i lehtë, sepse për t’u formuar qeveria Hoti, mungonte numri i mjaftueshëm i deputetëve.

Por Hashim Thaçi nuk dorëzohej aq lehtë. Një mesnate bashkë me Ramush Haradinajn ia mësyen në konak deputetit të Nismës, Haxhi Shalës. Pasi i rrotulluan disa gota me çaj rusi, e morën premtimin, votën e Haxhi Shalës, i cili dy ditë më parë kishte thënë publikisht, se kurrë nuk do ta votonte qeverinë Hoti…

Këtu i kemi dy paradokse:

I pari, se Hashim Thaçi kishte prishur rahatinë personale për t’ia formuar LDK-së, Isa Mustafës, qeverinë;

I dyti, se Ramush Haradinaj përmes këtij akti pështyu publikisht mbi sakrificat e famailjes së vet dhe mbi çdo gjë të mirë që kishte bërë për Kosovën deri atë ditë. Duke lëshuar veten aq poshtë sa që nga një komandant e famshëm lufte të bëhet saora argat i një këlbaçi si Isa Mustafa.

Pazarit të vizitës në mesnatë i doli tymi 6 muaj më vonë, kur mediet publikuan lajmin se Hashim Thaçi, dis ditë para se ta arrestonin, në kundërshtim me çdo procedurë, kishte nënshkruar dekretin përmes të cilit e emëronte djalin e Haxhi Shalës konsull të Kosovës në çeki!

Kjo është vetëm maja e Aisbergut, sepse shumica dërrmuese e administratës, jo vetëm qendrore, janë emëruar në këtë mënyrë. Sidomos Ministria e Punëve të Jashtme është bërë strofull ku janë rehatuar familjarët, miqtë, dashamirët dhe dashnoret e dashnorët e atyre që e kanë kapur Kosovën tonë për fyti.

Për ta shpjeguar pak më konkretisht se çka do të thotë kjo, po e publikoj në vijim letrën që Fan Noli, njëri prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptar, ia pati dërguar Enver Hoxhës për të shprehur dëshprimin e tij për emërimin dhe pastaj sjelljen skandaloze të përfaqësuesit të Shqipërisë në Amerikë.

Lexojeni me vëmendje këtë letër plot trishtim dhe do të bindeni se historia përseritet dhe se, veç kësaj, do ta mësoni edhe shkakun e vërtetë pse Serbia ia arrijti aq lehtë t’i bindë rreth 15 shtete për ta çnjohur Kosovën.

 

Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën

Zoti Kryeministër,

Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18 shtator, të mbyllur këtu Brenda, më hapi luftën me disa akuzata dhe insituata të shëmtuara. Nuk mund t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embarasoj guvernën në këtë kohë kritike as tërthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na  derguat këtë kërcu të pagdhendur.

Për të nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në çdo dialekt që i flinsja ay nuk me merrte vesh nga shaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re.

Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva, dhe pa pritur as ndonjë çperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesim instiktif të barabarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare. Në mbledhjen e parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare.

Më polli shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mëndjet të atyre që u kishte besim, çiliminjve që i njihte si vëllezër nga mentaliteti.

Konferencat van mjaft mirë sa kohë ishte këtu  z. Behar Shtylla po kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket qe Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmë në veprimin diplomatik. E këshillova Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshëm z. Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO- së, i cili është Ndihmës Sekretar për Punët Shoqerore dhe Ekomomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja ndonjë grackë. Mezi Pranoi dhe e bëri kabull ta shikonte Profesorin.

Ky mirëpriti delegatët dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi u zvarris pak  minuta me dy dragomanë. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Liesë inglisht, meqenë që ky nuk dinte as frëngjisht as shqip. Nga ky muhabet me dy tërxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë me lajmën e nje triumfi imagjinar.

Unë isha në prakun e derës së tij, gati qe t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthonjës në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh (përkthyesish) edhe në disa raste të tjera. Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernën në gjumë me fjale e bukura të Trygve Liesë e mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I çfaqa dyshimin që  fjalët e ëmbla dipllomatike nuk duhen marrë si senet, po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e funtme të gushtit, dy muaj më vonë.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e trakteve, e këshillova të pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetërsuar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqes me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

Në funt të gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye në New York, më siguroi se rilidhja e marrëdhënieve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Shqiptar ishte punë e mbaruar. Siç u muar  vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, po ishte prishur fare.

Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu dhe nuk i la të shkojnë në Shqipëri. Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi Vatra në Diellin, më datë 25 shtator, të mbyllur këtu brënda. Nga kjo do të merrni vesh qe Vatra ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigje  nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë di fare mirë Kolloneli po nuk e përmendi në Lamtumirën. 

Veç kësaj, ky propozim i Vatrës është akoma i hapur, dhe negociatat nuk jane prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi luftë Vatrës edhe mua pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit është t’i pajtojnë të dy anët jo ta përkrahë njërën anë dhe t’i deklarojnë luftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.

 

Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëkët e Kollonelit nuk do ta ndyshoj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernës suaj në theori. Po në praktikë puna ndryshon. Në doni  bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën  shqip që të merremi vesh. Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën inglisht, meqenë që këtej nuk shkon shumë frëngjishtja. Nga ana tjetër nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushëm si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk mund t’i njihni.

Dy fjalë për marëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U  lodha dyke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në  parim pa  kondita, se fundi i fundit kjo nuk është vetëm  një çështje formule pa rëndësi praktike.  Pasi të lithni marëdhënje diplomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan do të zgjidhet vetetiu me pak durim, dhe vetem ahere do të hapet udha për te nisur një fushatë serioze. Një fjalë për të mbaruar.

Kolloneli kur më hapi luftën, nofta kishte harruar që ishte delegat i Shqipërisë. Po mileti kujtojnë që ay flet në emrin e guvernës. Tani, në qoftësë nuk jini në një mendje me Kollonelin, duhet ta këshilloni t’i marrë prapë këto që më ka bërë. Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj që guverna e aprovon luftën që më deklaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë merr funt në praktikë.

Kam shpresë që episodi i Kollonelit është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim t’u bini me shkelmë miqve tuaj.

Me të fala vëllazërore,

Juaji me besë

Peshkop F.S.Noli

Boston, 30 shtator 1946.

Irineji u shua nga COVID-19, por la testamente helmuese për Kosovën shqiptare – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Me radikalizmin, me fundamentalizmin, me racizmin, me hegjemonizmin dhe me kolonializmin serbomadh, duke pretenduar që Kosovën e pavarur shqiptare ta “rikthejnë” nën Serbinë e Madhe, ashtu siç poe mbajnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, kurrë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk do të ketë gjasë reale që të arrihet pajtimi, paqja e as fqinjësia e mirë dhe e qëndrueshme afatgjatë.

Për të mos spekuluar armiqtë e ndryshëm të Kosovës dhe të shqiptarëve, së pari, duhet nënvizoj se, ky punim, në asnjë kuptim nuk ka për qëllim politizimin e vdekjes së patriarkut serb Miroslav Gavriloviq-Irinej, por trajton vetëm disa aspekte të deklaratave të tij, të publikuara në disa masmedia serbe derisa ai ishte gjallë në cilësinë e patriarkut të KOS-it, që drejtpërdrejt i referohen Kosovës shqiptare, të cilën Irinej, ashtu sikurse racistët dhe radikalistët e tjerë ekstremë serbomëdhenjë, Kosovën e ka quajtur “tokë, djep, zemër, kokë, atdhe serb”. Mirëpo, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe shpifja më e rafinuar e historiografisë falsifikatore serbe, e politikës së shtetit serb dhe e kishës serbe, që nga themelimi i tyre e deri më sot (shekulli XXI).

Këtë gënjeshtër historike dhe gjeopolitike, serbomëdhnjtë e “justifikojnë” se gjoja manastiret, kishat dhe varrezat e tyre “janë prova të qëndrueshme”, se “Kosova është serbe”.

Mirëpo, as logjikisht e as shkencërisht kjo tezë nuk është e qëndrueshme dhe e justifikueshme, duke qenë se Kosova dhe territoret e tjera të Shqipërisë natyrale, gjatë priudhave dhe shekujve të mëparshëm kanë qenë të pushtuara, të sunduara dhe të kolonizuara, jo vetëm nga Serbia e Madhe, por edhe nga perandoritë: romake, bizantine dhe anadollake osmane, të cilat pas shembjes së tyre, pas vetes kanë lënë gjurmë, pllaka përkujtimore , varre dhe gjurmë të tjera të identit të tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbinë e sotme dhe në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se, ato, edhe sot kanë hise në Ballkan, ngaqë Ballkani është i atyre popujve që me shekuj jetojnë në këtë pjesë të Evropës Jugore, edhe pse dikur në epoka të ndryshme historike kanë qenë të robëruar nga perandori dhe nga mbretëri të ndryshme kolonialiste dhe imperialiste.

Prandaj, as historiografia e rreme, as politika e as KOS-i, e, as patriarkët dhe priftërinjtë serbomëdhenjë nuk kanë argumente të qëndrueshme historike, kur pohojnë ose shkruajnë se “Kosova është territor serb”, edhe pse në të ka kisha dhe manastire e përemndore serbe, si dhe minoritetin serb.

Sikur të përfillej ky “ kriter shkencor”, se “Kosova është Serbi”, duke marrë për bazë kishat dhe manastiret serbe e mbishkrime të tjera”, atërherë, del se, edhe Beogradi nuk është serb, por hungarez (gjë që ishte dikur) dhe turk, sepse, duke filluar nga Kalemegdani, Karabruma dhe nga pjesë të tjera të tij ekzistojnë gjurmë dhe pllaka me mbishkrime hungareze dhe turke, ka pasur edhe dhjetra xhamia, ku prej tyre i ka mbijetuar kohës, vetëm një (1) (Bajrakli xhamia) etj. Mirëpo, me gjithë këto gjurmë të identitetit të historisë së pushtimeve të huaja, as Beogradi, as Jagodina e as Shumadia nuk janë toka të hungarezëve e as të turqve, por vetëm të serbëve dhe të popujve të tjerë që jetojnë në Serbi .

Pra, e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila dikur ishte koloni ilegale e Serbisë (1912-1999). Mirëpo, pas kryerjes së gjenocidit të fundit serb në Kosovë (1989-1999), Serbia përgjithmonë e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare, pavarësisht nga numri i kishave, i manastireve, i diqezave, i varreve etj., Kosova nuk është e Serbisë, por vetëm e shqiptarëve dhe e të gjitha minoriteteve që jetojnë në të (serbë, turq, romë, hashaklinjë, egjiptianë, goranë, çerkezë, hebrenjë, myslimanë boshnjakë).

 

Radikalizmi politiki i testamenteve të Irinejt-armë e fuqishme e politikës kolonialiste serbomadhe

Ndaj, ekziston rreziku permanent, që këto testamente shpifëse dhe indoktrinuese shekullore, në çdo moment të shërbejnë si pretekst dhe, si detonator i kurdisur për nacionalistët shovinistë dhe racistë serbomëdhenjë që ta përflakin Kosovën, duke e konisderuar si “djepin, kokën dhe zmerën” e Serbisë. Ky është një fitil i ndezur që nga Beteja e Kosovës (1389), të cilin si KOS-i, ashtu edhe kuazishkenca, politika, diplomacia dhe propaganda serbomadhe e përdorin si armën e tyre kryesore për të dëshmuar para popullit të tyre, si dhe para Evropës, se gjoja historikisht “Kosova është tokë serbe”. Mirëpo, në të vërtetë, kjo është rrena më e madhe historike, politike dhe gjeopolitike e KOS-it dhe e patriarkut Mirsolav Gavriloviq-Irinej, që ua la amanet serbëve, duke u rikujtuar se “Kosova e Metohija janë Jerusalemi serb dhe toka e shenjtë serbe.” ( “Kosovo i Metohija su srpski Jerusalim i sveta zemlja” !?

 

 

Misionarët religjiozë, duhet t’i shërbejnë Zotit, jo politikave pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale

Pra, njerëzit e përcaktuar që t’i shërbejnë Zotit në planetin tokësor, para së gjithash, duhet të jenë humanë dhe me ndjenja dhimbjeje e dashurie për çdp krijesë njerëzore, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, gjuhësore, nacionale, kulturore, religjioze dhe racore. I tillë, do të duhej të kishte qenë edhe Mirsolav Gavriloviq-patriarku Irinej, i cili vdiq në një spital të Beogradit, më 20.11. 2020, si rrjedhojë e COVID-19.

Mirëpo, patriarku i ndjerë serb Irinej “ishte mbështetës dhe promovues i idesë së Serbisë së Madhe”. Këtë, ai e pati shpërfaqur edhe gjatë viteve ’90 të shekullit XX, sepse nuk u dëshmua si human dhe i drejtë ndaj fqinjve kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, ngase asnjëherë me KOS-in e tij nuk e ngreu zërin kundër tri luftërave agresive gjenocidale të Serbisë së Slobdan Milosheviqit kundër Koracisë, Bosnjës dhe Kosovës. Madje, as pas përfundimit të këtyre luftërave, që morën me qindra e me mijëra viktima kroate , myslimane boshnjake dhe shqiptare të pafajshme, ish-patriarku Irinej , asnjëherë nuk u prononcua para opinionit publik, që si misionar i Zotit, t’u shprehte ngushëllime dhe t’u kërkonte falje kroatëve, myslimanve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës për të gjitha viktimat e shkaktuara nga kriminelët paramilitarë, militarë dhe policorë serbë të regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Madje, ashtu sikurse politika zyrtare e qeverive të Serbisë (pasmillosheviqiane) në paqe (2000-2020), ish-patriarku Miroslav Gavriloviq-Irinej nuk pranoi se Serbia ka kryer tri gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve boshnajkë dhe shqiptarëve. Mirëpo, ky qëndrim negativ dhe antihuman i Irenjt nuk është befasues dhe, as i papritur, sepse ky me priftërinjtë e tij i patën bekuar të gjithë kriminelët barbarë serbë, që t’i vrisnin kroatët, myslimanët dhe shqiptarët, në mënyrë që t’ua pushtonin tokat e tyre, me të fundmin qëllim, që t’i rizgjeronin kufijtë territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844).

 

Irineji-humbje e madhe për politikën kolonialiste serbomadhe, sepse vdiq pa rikthimin e Kosovës nën Serbinë kolonialiste !

Ndërkaq për politikën antikolonialiste dhe të koekzistencës paqësore të pajtimit të popujve në Ballkan, nuk paraqet kurrfarë humbjeje dhe kurrfarë vakuumi, por një shpresë të vogël , që pas shuarjes së tij, pasuesit e tij serbë: patriarkët dhe priftërinjtë e KOS-it, do të vetëdijësohen dhe, do ta këshillojnë popullin serb dhe shtetin serb, se me urrejtje, me armiqësi, me vrasje, me masakra dhe me gjenocid kundër shqiptarëve, kundër kroatëve dhe kundër myslimanëve boshnjakë fqinjë, nuk mund të arrihet kurrfarë pajtimi, kurrfarë paqeje , kurrfarë tolerance dhe kurrfarë mirëbesimi. Dhe, mbi të gjitha, duhet t’ia bëjnë të qartë si dielli popullit serb, se “nuk humbet diçka që nuk ka qenë pronë e jotja”. Pra, serbët, duhet të pajtohen me mendjen dhe me zemrën e tyre (pavarësisht gënjeshtrave, manipulimeve dhe shpifjeve të liderëve politikë, të kuazishkencëtarëve, të priftërinjve dhe të propagandës dezinformuese ditore serbomadhe),duke përqafuar të vërtetën se, as Serbia e as serbët nuk e kanë humbur Kosovën, sepse kjo kurrënjëherë në historinë e saj nuk qenë tokë e ligjshme e Serbisë e as e serbëve (pavarësisht nga kishat dhe nga manastiret serbe në Kosovë), por PJESË e tërësisë territoriale dhe etnike e SHQIPËRISË NATYRALE.

Prandaj,logjika e shëndoshë humane dhe e drejtësisë thërret botërisht opinionin gjerë progresiv dhe demokratik e paqësor serb se, ka ardhur momenti historik, që për Kosovën shqiptare, të mos vdes dhe, të mos vritet asnjë serb, sepse është tokë e huaj, zot i së cilës është Shqipëria dhe shqiptarët, jo Serbia, Greqia apo ndonjë shtet tjerër fqinjë.

Në një formë të ngjashme, kështu ka apeluar dikur (1912-1914), edhe socialdemokrati më i madh serb, Dimitrije Tucoviq, se “Derisa serbët të mos kuptojnë se ndodhen në tokat e huaja-shqiptare, kurrë as Serbia e as serbët nuk do të arrijnë paqe e as pajtim me shqiptarët”.

Prandaj, është çasti historik vendimtar, që politika shtetërore dhe KOS-i, të lirohen njëherë e përgjithmonë nga recidivat e së kaluarës tragjike, që u kanë shkaktuar shqiptarëve, sepse ajo çka nuk është serbe, kurrë nuk do bëhet serbe. Prandaj, priftërinjtë serbë, duhet të zgjohen nga letargjia mesjetare e mitomanisë, e gënjeshtrave, e manipulimive, e falsifikimeve dhe e mashtrimeve të popullit të vet serb, sepse tokat e kolonizara të shqiptarëve (siç është Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari etj.) dot nuk do jenë prona të tyre legale të përjteshme.

 

Kosova në kronikën e zezë historiko-politike të ish-patriarkut serb Irinej

 

-Rrena më e madhe propagandistike e Irinejt, që ua la amanet serbëve, është kjo: “Kosovo i Metohija su srpski Jerusalim i sveta zemlja” !?

Ky prononcim i ish-patriarkut serbomadh, Miroslav Gavriloviq-Irinej, është falsifikat historiografik, politik dhe kishtar serbomadh shekullor, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë “Jerusalem serb e as tokë e shenjtë serbe”, por vetëm koloni ilegale, e shkëpuitur me gjenocid nga tërësia territoriale natyrale e Shqipërisë etnike (1912).

Këtë rrenë dhe falsifikat të serbomëdhenjve kolonialistë dhe pushtues të tokave entike shqiptare, Ballkani, Evropa dhe pothuajse e gjithë bota kanë pasur rast ta lexojnë dhe ta dëgjojnë përmes lutjeve kishtare serbe, akademisë serbe, politikës serbe, diplomacisë dhe propagandës serbe. Megjithëkëtë të pavërtetë të paskrupull, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë “tokë e shenjtë serbe” e as “Jerusalimi serb”, por vetëm një koloni shekullore e Serbisë (1912-1999).

Kjo është e vërteta historike, që dëfton se Kosova me mijëra vjet ka qenë tokë autoktone pellzago-ilire-shqiptare. Mirëpo, Serbia me aleatët e saj kolonialistë dhe imperialistë, Kosovën e ka aneksuar me dhunë, me luftë, me terror, me masakra dhe me gjenocid, jo më pak se 100 vjet.

Mirëpo, më 12 qershor 1999, Serbia humbi luftën pushtuese gjenocidale serbe në Kosovë, në saje të UÇK-së, të NATO-s dhe të Amerikës. Kështu që, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga më se 100 shtete me Amerikën në krye. Si rrjedhojë, Serbia nuk ka asgjë në Kosovë veç minoritetit të saj serb dhe kishave e manastireve, duke qenë se historikisht Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike.

Këtë të vërtetë e mbështet edhe Wesley Klark, ish-komandant i udhëhejes së operacioneve ajrore luftarake të NATO-s në bombardimin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit (24 mars-10 qershor 1999) : “Kosova nuk është tokë serbe, por e shqiptarëve. Serbët në veriun e Kosovës kanë lidhje kulturore me Serbinë. Mirëpo, Kosova nuk është vendi i tyre…” (https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:350753-Klark-Kosovo-nije-srpska-zemlja)

 

Disa nga deklaratat politike raciste të ish-Patriarkut serb, Irinej, sipas të cilave, “Kosova është serbe”

(1)

“Serbia pa shenjtëri dhe pa Kosovën nuk është Serbi. Ne nuk mund të japum atë që me shekuj është e jona, e kurrë nuk i përkiste shtetit shqiptar.”https://www.blic.rs/premium/srbija-bez-svetinja-i-kosova-nije-srbija-ovako-je-patrijarh-irinej-govorio-o-kosovu/62efmv9 ;

2.

“Gjithmonë kam folur se për të zgjidhur problemin e Kosovës, kusht i pari, duhet të jetë kthimi i sigurt i mbi 250.000 mijë serbëve, të përndjekur gjatë viteve (1999-2004). Së pari, bashkësia ndërkombëtare, duhet të na ndihmoj lidhur me këtë çështje, pastaj të organizojë negociata për temat e tjera.” (http://rs.n1info.com/Vesti/a661283/Patrijarh-Irinej-o-Vucicu-i-Kosovu.html );

3.

Me rastin e vizitës “ Prizrenit mbretëror” të “car Dushanit”, siç e ka quajtuar Irinej, në muajin nëntor 2018, patriarku serb, Irineji, kështu, me nostalgji ishte “përlotur” para fëmijëve serbë : “ Këtu, unë ndihem më së miri në përqafimin e Sharrit, në frymëzimin e Drinit, ku vera e shenjtë të dehë në aromën e saj. Dhe, kudo që ndodhem, në zemër të kam ty, o Metohia ime, Metohia ime”https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/patrijarh-irinej-jedini-put-snimljen-sa-suzama-u-ocima-2018-na-kosovu-22-11-2020

 

5.

Gjithashtu, me rastin e vizitës së Manastirit të Graçanicës (2018), patriarku Irinej ka deklaruar se “ Kisha serbe nuk ndryshon qëndrimin e saj për Kosovë dhe Metohi. Nuk pranojmë kurrfarë ndarjeje, dhe, nuk guxojmë t’u japim shqiptarëve Kosovën.” https://www.radiokim.net/video/prilozi/patrijarh-irinej-nikakva-podela-ne-smemo-da-im-damo-kosovo.html

 

6.

Edhe pse Kosova është shqiptare, edhe Irinej si të gjithë serbomëdhenjtë e tjerë të derisotëm të Serbisë së Madhe, Kosovën e quajnë “vend të shenjtë serb”.

Ja, se sa irracional , mashtrues dhe manipulues që ishte Irinej, kur shprehet se: “Nëse ne e harrojmë Kosovën, edhe Kosova do të na harroj neve… Serbia pa shenjtëri dhe pa Kosovën nuk është Serbi. Serbia pa Kosovën është pa shpirt, pa kokë dhe pa zemër. Serbia pa Kosovën, është njësoj si kur njeriut ia nxjerrin zemrën, ai më nuk është njeri”. https://www.standard.rs/2020/11/22/pokret-za-odbranu-kim-patrijarh-irinej-cuvar-svete-zemlje/

Sa më sipër, mbetet për t’u shpresuar se me vdekjen e patriarkut Irinej, do të marrë fund edhe politika hegjemoniste, radikaliste, kolonialiste dhe imperialiste serbomadhe ndaj vendeve fqinje në Ballkan, sepse serbët dhe shqiptarët e mertojnë të jetojnë në paqe dhe në mirëbesim.

PROSTITUTAT E KOSOVËS NË SHËRBIM TË KRYEPROSTITUTËS SË TIRANËS – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Kemi përcjellur, vëmendshëm, fushatat parazgjedhore presidenciale amerikane. Partia rivale aktivizon prostitutat e vendit, për të denoncuar dashuriçkat, deri në përdhunim, të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë. Këto prostituta, fillimisht, shantazhojnë, për të përfituar shuma marramendëse parash. Të vetëdijshme se kandidati nuk dorëzohet para shantazheve të prostitutave, në shërbim të rivalit kundërshtar, dalin hapur. Madje, zënë edhe avoketër gratis, nga partia e interesuar për shpifjet denigruese, gjithnjë në shërbim të fushatës elektorale.
     Krejt njëjtë po veprojnë sot, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Prostitutat e Kosovës, nga tre rajonet, ku kanë qenë dhe mbetën bazat e tri bandave kryesore të organizuara vrastare, të cilat kanë përgjakur Kosovën: Dukagjin, Drenicë, Llap, janë aktivizuar në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Këto prostituta, Milaim Bellanica, Bekim Haxhiu, Latif Gashi, në bashkëpunim me prostitutat tjera ordinere e mediale, janë vënë në shërbim të kryeprostitutës të Tiranës Edvin Rama.
     Me paratë e shtetit, paguajnë rrospihanë të huaj, për ta denigruar dhe njollosur rivalin politik, në fushatën parazgjedhore. Në shënjestër është kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Kryeprostituta e Tiranës, Edvin Rama, i vënë në shërbim të politikës ruso-serbe, për ta ndarë Kosovën, agjentura sllave u infiltrua në shërbimet amerikane dhe evropiane, të cilat i dhanë mbështetje kryeprostitutës të Tiranës, Rama, thjeshtë, për ta ndarë Kosovën. Ai provokoi aq shumë opozitën shqiptare, sa u detyruan ta bojkotojnë Parlamentin dhe zgjedhjet vendore.
     Ndodhi në zemër të Evropës, përjashtimi i opozitës, duke e kthyer Shqipërinë plot tri dekada prapa, në monizmin fashist të bandës së komunistëve të filosllavit Enver Hoxhës. Kaq i organizuar ishte lobimi ruso-serb në favor të Edvin Ramës, sa që të gjithë këtë maskaradë, po e kapërdinte në heshtje Amerika e Trump-Grenell dhe Evropa, me përjashtime të pakëta. E përsërisim, i vetmi qëllim ishte ndarja e Kosovës, me protagonistë Aleksander Vuçiq, Edvin Rama, Hashim Thaçi.
     Prostitutat e Kosovës, në koordinim mes tyre, me porosi të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, si në kor, sulmuan me shpifje monstrume, kryeopozitarin Lulzim Basha. I çorientuari mental, Milaim Bellanica, akuzon për marrjen e një kasete nga përkthyesi i atëhershëm, studenti i Holandës, Basha. Ai intrigon dhe thurë konspiracione kontradiktore. Zbulohet prostitucioni i tij, në shërbim të kryeprostitutës Rama, kur bëlbëzon “qëllimet” e marrjes të kasetës.
     Në Kosovë kanë ndodhur tej 400 masakra dhe vetëm një betejë e një luftë ballore, përkatësisht, e Loxhës  dhe e Kosharës. Janë inçizuar me qindra kaseta, me kufoma të sakatosura dhe të karbonizuara. Andaj, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë kaseta e Milaimit me dy kufoma të djegura. Por, është shumë domëthënëse koha kur ai masturbon e prostitucionon, me kryeprostitutën Edvin, pikërisht, në fushatën parazgjedhore të tij.
     Juristi i diplomuar Lulzim Basha, është shqiptari i parë nga Shqipëria, i cili mblodhi fakte, i përgaditi dhe dorëzoi dosjen e krimeve serbe në Hagë, kundër kryekriminelit, Sllobodan Millosheviçit. Kjo e vërtetë absolute, dëshmohet me dokumentacionin përkatës, të arkivuar në Gjykatën e Hagës. Dhe, demanton bindshëm kryeprostitutën Edvin Rama, tellallin Taulant Balla, defatoren e Ramës, Erjon Velija, me lukuninë e prostitutave në Shqipëri e Kosovë, të cilat janë angazhuar, sforcueshëm, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri.
     Atë që bëri Lulzim Basha, në shërbim të Kosovës, Atdheut, në vitet 2000, e kishin bërë Enver Hadri në Bruksel, në vitet `80-a, kur u atentatuar me dosjen në çantë, për ta dorëzuar në Parlamentin Evropian. Njëjtë veproi edhe avokati i mirënjohur, Bajram Kelmendi, në Prishtinë, i cili dorëzoi dosjen kundër krimeve të soldateskës së Millosheviçit, në vitet e luftës, për çka edhe u ekzekutua, bashkë me dy djemtë e tij, nga policia serbe.
     Atë që bëri Enver Hadri, Bajram Kelmendi, Lulzim Basha, në denoncimin e krimeve serbo-sllave, madje, në kushtet e rënda të pushtimit, nuk e bëri Hashim Thaçi me shokë. Ai i premtoi popullit të Kosovës, se “do të bëjë padi për krimet serbe dhe shpifjet e Dick Marty-së”. Por, nuk e bëri kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Hashimi heshti, si peshku, sepse Carla del Ponte dhe Dick Marty, përveç trafikimit të organeve, që mund të mos besohet, në librat e tyre, kishin sjellur fakte të bollshme, për krimet e “komandantëve të UÇK-së”, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë! Llafazanët falsifikatorë të historisë, duhet t`i lexojnë librat në fjalë, pastaj të japin opinione.
     Heshtjen qyqare e hileqare të Hashim Thaçit, e zbulon këshilltari i dyfishtë: i tij dhe i Edvin Ramës, Baton Haxhiu, kur thotë: 1) Veriu i Kosovës t`i jipet Serbisë; 2) Të  zhbëhet Gjykata Speciale; 3) Krimet janë vjetëruar, andaj, të bëhet falja reciproke e tyre! Të gjitha këto janë në këmbim të lirisë të Hashimit! Sepse krimet janë numerike dhe faktike. Pra, fal tokë, për lirinë personale! Ky është atdhetarizmi i ish-presidentit të Kosovës!? Personalisht e kam këshilluar Hashimin, të lirohet nga detyra e presidentit, për t`u liruar edhe nga shantazhimi i Serbisë. Njëherësh, do ta lehtësonte edhe vetë Kosovën.
    Për ta realizuar ndarjen e Kosovës, veç lobimeve të tjera, Hashimit i erdhi në ndihmë miku i tij, Edi Rama. Ai “u zu me pelë për dore”, në pazaret konspirative të pista me Vuçiqin në Kralevë e Nish. Për këtë janë denoncimet faktike, të bëra nga Institucioni i të Drejtave të Njeriut, përkatësisht, Natasha Kandiç.
     Ndërsa qëndrimi atdhetar i Lulzim Bashës për Kosovën, tashmë është i dëshmuar. Lehjet në hënë të prostitutave të Kosovës, për llogari të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, tani, në prag të zgjedhjeve atje, janë kompromentuese për vet lakeun e ruso-serb. Sllogani politik elektoral i PDK-së: “Liria ka emër”, i lansuar në Kosovë dhe i proklamuar nga Edvin Rama në Shqipëri, është në vazhdën e falsifikimit të historisë. Vërtet, emri i lirisë të Kosovës janë dëshmorët, viktimat e terrorit serbo-sllavë, por, vendimtare është NATO-pakti, çlirimtari faktik. Të tjerat janë broçkulla!

Apel Njerezor Bluzave te Bardha…. Nga Adriatik Riza Dosti

Politika neser merr Vota …ndersa ju sot po merrni jete njerezish !
Ndaj mos bini viktime e saj….
Megjithe respektin e madh qe kam per ju , punen tuaj te pa lodhur e ne kushte pune e profesioni …mizerrabel per shkak te ketij pusht-pushteti ne pushtet…megjithe sakrificat tuaja sublime, prekese e shpesh edhe pertej njerezores per te shpetuar jete njerezish te pa fajshme …jam i detyruar tu drejtohem publikisht te gjitheve ju punonjesve te sistemit shendetesor e mjeksor shqiptar ose sic ju quan populli ju Bluzave te Bardha….
….Mos e beni pis Bluzen tuaj te bardhe e fisnike …mos e ngjyrosni ate me asnje lloj ngjyre te politikes se mbrapshte antishqiptare e anti njerezore e vecmas mos u beni vegel , mashe, kone , preh , viktime, altoparlant e bashkefajtore me kete kodosh shtet-qeverie qe po vret shqiptaret….
E thene edhe me shqip akoma mos e shnderroni ne Bluze te Kuqe mantelin tuaj fisnik e human…dhe mos dilni ne krah e barrikade ne mbrojtje te krimit e te krimineleve me pushtet …
Eshte politika ajo qe po sulmon mjeksine apo eshte mjeksia qe eshte vene ne sherbim te politikes?
Mjaftoi nje deklarate bombe e z.Basha si dhe disa foto renqethese nga Morgu i Tiranes ku trupat kapice te shqiptareve te vdekur te fshehur e te pa raportuar nga Bluzat e bardha me urdher te shtet-pushtet-qeverise kriminale te Rames te nxirrte te verteten ne shesh e lakuriq…se shqiptaret e pa fajshem e te pa mbrojtur po i vret cdo dite vete qeveria e tyre kriminale …dhe sistemi i tyre shendetesor mizerrabel qe ne vend qe ti hidhet ne gryke qeverise e Qeveriut per kete gjendje katastrofike ku e kane katandisur sistemin shendetesor te Shqiperise ne menyren me te denueshme te mundeshme i del ne mbrojtje e ne krah fajtoreve te vertete Rames e qeverise se tij…
Mos e mbani Masken thote publikisht Edvini…jo jo Maska s’duhet mbajtur se nuk ju mbron thote po ate mbremje ne nje kanal televiziv ”doctori’ qesharak Piperua…
Maska te mbahet me urdher e detyrimisht dhe ata qe nuk e mbajne te gjobiten rende thote pas tre muajsh psikopati Rama….po po vini urgjentisht Maskat nese doni te shpetoni nga vdekja thote po ate nate serisht ne TV ”doctori” sharlatan Piperua…
A ka shembull me flagrant e me te turpshem se sa ky per te treguar se sa poshte ka rene mjeksia shqiptare dhe sa pis disa pisanjose te saj kerkojne ta bejne imazhin e saj dhe Bluzen e Bardhe….?
…Basha deklaron gjithe ate tmerr njerezor e makabritet qe po ndodh me porosi e urdher te Rame-qeverise ne Morgun e Tiranes dhe disa Bluza te bardha me Doctoresh Najada Comon ne krye dalin ne protesta e kryengritje televizive po me urdher Partie e qeverie dhe kercenojne Bashen e opoziten se per keto lloj shpifjesh qe cenojne imazhin e mantelbardheve ata do ti drejtohen Prokurorise….
Ok moj zonje …ok more zoterinj…pikerisht kete po ju kerkon edhe Basha e opozita…drejtojuni Prokurorise e thirreni ate te hetoje per krimin e kryer …per qindra shqiptare te vdekur e te lene kapice ne koridoret, tavolinat e dyshemete e Morgut …te fshehur e te pa raportuar nga frika e demtimit te ”imazhit” te Rame-qeverise…ku ju te paret keni heshtur e mbyllur gojen nga frika duke u bere dashur pa dashur bashkepunetore e bashkefajtore te krimit ne fjale…
Spitali ka ende shtreter , dhomat jane bosh dhe ne pritje te pacienteve del e thote Doctoresh Strakosha numri 2 i QSTU…qe e shoqeron intervisten e saj me disa pamje televizive te nje spitali qe kurresesi nuk mund te jete dot as ne Tirane e as ne Shqiperi te pakten llogjikisht nga pamjet e servirura…
Ne te njejten kohe …nje kolegu i saj po publikisht ankohet se ka ore te tera qe po lufton brenda nje Auto-Ambulance me nje pacientin e tij per ti shpetuar jeten pasi ne spitalin e tejmbushur nuk ka asnje vend a shtrat bosh …[???]…
Me thoni pra tani…ke te besoje i ziu popull …Piperon, Najaden , Strakoshen e Rrakacollin apo edhe Ministren Manastirliu …apo deklaraten e Bashes mbeshtetur ne fakte, ne emra e mbiemra konkrete e ne foto qe s’kane hic fare nevoje per koment …apo kete c’ka thote nje doctor qe eshte ne frontin e pare te betejes per jeten a vdekjen apo numrin e madh e ne rritje nga dita ne dite te njerezve qe po humbasin jeten kesisoj sikur po i korr njeri me Kose…
Ne vend qe ju te paret …Bluzat e bardha ti hidheni Rame-qeveriut ne gryke per kushtet tuaja te punes mizerrabel…per spitalet katandisur ne gjendje te mjerueshme per mashtrimet e tij e genjeshtrat pa fund te nje mjeksie falas e moderne .,..etj etj …kercenoni Bashen e opoziten qe te mbyllin gojen se ndryshe do ti drejtoheni Prokurorise…[???]…
Ne vend qe ju te paret te dilni e te protestoni fuqishem ne shesh kunder bandes se krimit e krimineleve ne pushtet …jeni turrur te gjeni gjalle o vdekur fotografin qe beri fotot makabre te Morgut e qe ju nxorri lakuriq te sy te shqiptareve,.,,,
Mjerim njerezor e profesional per ju qe kur e keni veshur ate bluze fisnike keni bere me pare Betimin e Hipokratit por fatkeqesisht keni kohe qe po silleni e jeni shnderruar ne Hipokrite te vertete e te neveritshem…
Kush ju a ka fajin qe kufomat dergjen kapice ne Morg, qe njerezit lengojne neper auto-ambulanca, qe s’ka ilace, qe s’ka shtreter, kushte minimale pune e mbrojtese ..paga qesharake tuajat…spitale te amortizuar …mungese bombulash oksigjeni …reaspiratoresh etj etj …Basha dhe opozita apo si gjithmone e ne menyre sa qesharake po aq edhe banale….fajin e ka Saliu !
Bluza te bardha…ju jeni me popullin qe po vdes per faj te politikes e politikaneve te tij kriminele e teresisht te pa pergjegjshem… apo jeni me politiken e ne krah te saj qe po lufton per karrige, vota e pushtet?
As fjalimi kllounesk i Rame – qeveriut gjoja ne mbrojtje te figures e imazhit tuaj dy dite me pare nuk ju shpetoi dot…perkundrazi ju beri edhe me shume pis akoma e ju zhyti edhe me thelle ne pisllikun tuaj teksa jeni reshtuar ne krah te tij…
Politika po luan me te vdekurit thoni ju…ndersa e verteta dhe faktet thone qe jeni ju qe per politiken po luani me jete njerezish…dhe per kete mjaftojne listat qe beri publike Basha, fotot makabre te Morgut…auto-ambulancat e shnderruara ne spitale buze rrugeve …hedhja e pacienteve nga dritaret e spitaleve tuaja e te Rame-Manastirliut …vdekja e 10-15 shqiptareve ne dite etj etj
Kini pak me shume burreri…nder e pergjegjesi qytetare , profesionale e humanitare dhe dilni e thoni dhe mbroni me guxim e kurajo te verteten drejtojeni gishtin nga e keqja e madhe dhe fajtoret e vertete te kesaj katastrofe njerezore qe po merr jete njerezore te pa fajshme.,..dilni e thuajuani shqiptareve publikisht e lakuriq ate c’ka realisht po ndodh me ta ne vendin e tyre …sepse ju vete te paret me mire se kushdo tjeter e dini fort mire se cili eshte fajtori kryesor i kesaj kasaphane te dhimbeshme njerezore…se cili eshte ai qe ka gjithcka ne dore aty ne ate vend ….se cili eshte ne te vertete Rama te cilin ju u a paraqisni shqiptareve si hero e shpetimtar edhe pse ai e banda e tij kriminale po i vdesin shqiptaret dita-dites …ndersa Basha e opozita e tij kane ne dore tani per tani vetem Celsat e Kashtes …dhe te denoncojne publikisht krimet e bandes se tij kriminale qe fatkeqesisht ne shume raste po mbrohet e po mbeshtet edhe nga ju …Bluzat e Bardha !
Bluza te bardha….mos u shnderroni ne bluza te kuqe te krimit ,…mos e beni pis Bluzen tuaj humanitare e fisnike si dhe profesionin tuaj sa te nderuar aq edhe human… se ndryshe populli qe i ka syte , shpresen e besimin per Jeten tek ju…neser ndoshta do ju mallkoje rende…
A.R.DOSTI

Send this to a friend