VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kujdesi që ju duhet – Dhimbja pa shkak e muskujve, Sëmundja që shkakton edhe depresion

By | May 9, 2019

Komentet

Gjendet në çdo cep të Kosovës, ja bima që shëron plagët dhe 6 sëmundje të tjera

Një ndër bimët e përhapura në mbarë botën është “gjethja e dellit”. Ajo rritet në livadhe dhe arrin gjatësi nga më të ndryshmet.

Në përgjithësi përdoret gjethja e saj për kura të ndryshme, por kërcelli i saj është shumë shërues.

Kjo bimë përmban shumë vitamina dhe minerale, si vitamina C dhe K, pastaj taninë, pektinë, holinë, hekur, kalium, kalcium.

Gjethet duhet të thahen në erë, e shëruese janë vetëm ato gjethe që përmbajnë ngjyrën e gjelbër edhe kur të thahen.

Kjo bimë shërben gjithashtu si antibiotik, ndikon mirë edhe te organet për tretje, kështu që sugjerohet për shërimin e diarresë, te inflamacionet e lukthit dhe të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Si përgatitet, përdoret?

Nëse këtë bimë e hidhni në plagë apo në të djegura, gjethet duhet të copëtohen, të thahen dhe të imtësohen. Çaji përgatitet thjesht – një lugë të vogël me gjethe të imtë- suara e përzieni me 2dl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë 20 minuta, më pas e pini.

Majdanozi – Si të rrisni bimën shëruese në ballkon

Majdanozi është një nga barishtet më të përdorura në mbarë botën.

Majdanozi është një bimë që është kultivuar nga njeriu për plot 2 000 vjet.

Kjo bimë e gjelbër është kultivuar fillimisht për t’u përdorur në mjekësinë popullore dhe më pas u përdor edhe në kuzhinë.

Majdanozi është një barishte aromatike me tufa të mëdha dhe gjethe me forma të këndshme.

Ajo ka kërcenj të gjatë ndërkohë që e gjithë bima merr formë rrumbullake.

Ka dy lloje majdanozi: e para me gjethe të sheshta që përdoret për zbukurim dhe e dyta me gjethe të përthyera që përdoret për supa ose gatime me mish.

Majdanozi është i pasur me vitamina thelbësore siç janë: K, B12, C dhe A.

Kjo do të thotë se majdanozi forcon imunitetin, kockat dhe sistemin nervor.

Si Ta Mbillni Majdanozin Në Shtëpi

Blini farat e majdanozit dhe zgjidhni vendndodhjen e saksisë.

Farat mund t’i mbillni direkt në kopësht në kohën e pranverës ose në saksi.

Mënyra më e mirë është që t’i mbillni farat në saksi dhe ta mbani brenda në shtëpi pa ardhur pranvera.

Farat e majdanozit duan të paktën tre javë që të lëshojnë filiza.

Farat janë të vogla, ndaj nuk ka nevojë që t’i mbuloni shumë me dhe.

Thjesht shpërndajini në sipërfaqe dhe ujitini.

Kur farat të kenë çelur filiza sigurohuni që të mbani një ose dy filizë në një saksi.

Majdanozi preferon tokë të kulluar mirë, ndriçim të bollshëm, por edhe të pjesshëm.

Ujiteni herë pas here dhe ushqejeni me pleh organik.

Majdanozin mund ta mblidhni gjatë gjithë vitit duke nisur nga momenti kur gjethet nisin të përthyhen.

Për një aromë më të mirë mblidheni majdanozin në mëngjes.

Majdanozin mund ta përdorni të freskët ose ta fusni në ngrirje për më vonë.

Majdanozi i tharë e humbet aromën dhe disa prej vlerave.

Nëse e ruani në ngrirje,  atëherë sigurohuni që ta përdorni brenda vitit.

Majdanozin mund edhe ta mbillni me filiza, të cilat i gjeni në tregjet e fshatarëve dhe në pikat ku shiten fidanë.

A e dinit se? 

Majdanozi është përdorur gjerësisht në Romën e lashtë si një përbërës sallatash, për eliminimin e efekteve të alkolit të tepërt dhe në kurora.

Majdanozi është një nga barishtet më të përdorura në mbarë botën.

Përtypja e majdanozit eliminon erën e keqe të gojës, veçanërisht pasi keni ngrënë hudhër.

Çaji i majdanozit përmirëson qarkullimin e gjakut.

Gratë shtatzënë duhet të shmangin konsumin e majdanozit sepse nxit kontraktimet e mitrës dhe mund të shkaktojë abort të pavullnetshëm.

Majdanozi përdoret në industrinë kozmetike për përgatitjen e sapunëve dhe kremërave të trupit për lëkurë të thatë./AgroWeb.org

Pse dhimbjet kronike përkeqësohen gjatë ditës – Si t’i parandaloni

Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo.

Ato mund të shfaqen papritur apo pas traumave të ndryshme të trupit.

Pavarsisht origjinës së tyre, një e vërtetë tjetër është shtimi i dhimbjes në orë të caktuara të ditës.

Megjithëse duket si diçka që ndodh vetëm në mendje, sipas ekspertëve kjo është një gjendje e vërtetë që zhvillon trupi.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se përse dhimbjet kronike përkeqësohen në orë të caktuara të ditës.

Përse shtohen dhimbjet gjatë ditës

Dhimbjet nuk përjetohen vetëm në momentin kur dëmtoheni, ato mund të kthehen në dhimbje kronike dhe shumë të bezdisshme për këdo.

Shumë studime mbi këtë temë kanë treguar se intentisteti i dhimbjeve shtohet dhe pakësohet gjatë 24 orëshit.

Kjo sepse trupi ndjek një cikël i cili gjatë ditës dhe natës ka tendencën t’i përkeqësojë dhimbjet.

Kryesisht kjo ndodh sepse fibrat dhe neuronet arrijnë të kenë një orë të brendëshme që vendos se kur receptorët e dhimbjes janë më aktivë.

Sipas mjekëve orë të caktuara karakterizohen nga dhimbje dhe sëmundje të ndryshme.

Të gjithë këto japin sinjale dhe tregojnë shumë për shëndetin e organizmit.

Dhimbjet në mëngjes

Nëse sapo zgjoheni në mëngjes përjetoni dhimbje koke, gjymtyrësh, apo të gjithë trupit ju mund të vuani nga disa sëmundje.

Këtu renditen sëmundjet inflamatore ku përfshihet migrena, artriti remautoid apo ndonjë problem me dhëmbët.

Dhimbjet në darkë

Njerzit që përjetojnë dhimbje në darkë me shumë mundësi vuajnë nga sëmundje që fillojnë që nga problemet neuropatike, diabeti apo probleme me nervat tek gjymtyrët.

Si mund t’i parandaloni dhimbjet kronike

Nëse përjetoni dhimbje të vazhdueshme ajo që mjekët këshillojnë është t’i trajtoni ato me kompresa.

Qofshin këto të ftohta apo të ngrohta, mjafton t’i vendosni tek zona ku po përjetoni dhimbjen dhe do të ndjeni në pak minuta çlirim.

Një mënyrë tjetër është të shypni pak parakrahun nëse ndjeni se keni tension të lartë apo turbullim të shikimit.

A është i shëndetshëm gatimi me tenxhere me presion – E vërteta që duhet të dini

Tenxherja me presion është krijuar për herë të parë në vitin 1679 i cili krijoi një tenxhere me kapak të izoluar për gatim të shpejtë.

Prej vitesh, tenxherja me presion ka qenë mjet shpëtimi për amvisat të cilat jo vetëm që duhet të bëjnë gjellën gati por edhe të pastrojnë shtëpinë.

Ajo përdoret për gatimin e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për gatim dhe përbën një mënyrë shumë të lehtë të përgatitjes së vakteve.

Tenxherja me presion është krijuar për herë të parë në vitin 1679 i cili krijoi një tenxhere me kapak të izoluar për gatim të shpejtë.

Me kalimin e viteve, modelet e tenxhereve me presion u bënë më të larmishme e me forma të ndryshme.

Si Funksionon Tenxherja Me Presion?

Në një tenxhere me presion, pika vluese e ujit rritet ndjeshëm.

Kur uji është tepër i nxehtë dhe avulli i izoluar, arrin një temperaturë vlimi shumë të lartë deri në 120 C.

Kjo temperaturë e lartë përshpejton gatimin e ushqimeve.

A Është I Shëndetshëm Gatimi Me Tenxhere Me Presion?

Shumë njerëz besojnë se gatimi me tenxhere presioni nuk është i shëndetshëm për shkak të presionit dhe temperaturës së lartë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se gatimi në tenxheren me presion është mënyra më e mirë për ruajtjen e beta karotenit dhe acidit askorbik tek spinaqi.

Studime të tjera shpjegojnë se gatimi i brokolit në këtë tenxhere ruan 90% të vitaminës C.

Gatimi me avull dhe zierja ruajnë respektivisht  78% dhe 66% të vitaminës C.

Sipas ekspertëve, ruajtja e ushqyesve tek ushqimet e gatuara me presion të lartë i atribuohet kohës së shkurtuar të gatimit.

Kjo do të thotë se pavarësisht se ushqimet gatuhen në temperaturë të lartë vlimi, koha e gatimit është shumë më e shkurtër për të mundësuar shkatërrimin e plotë të ushqyesve.

Përpos të tjerave, ushqyesit lëshohen në ujë por në gjellën me presion nevoja për ujë është më e vogël se në një tenxhere tjetër.

Kësisoj, ushqyesit ruhen në nivele të larta.

A Mund Të Gatuhen Fasulet Në Tenxhere Me Presion?

Ekspertët thonë që tenxherja me presion përbën mënyrën më të mirë të gatimit të fasuleve dhe legumeve në veçanti.

Këto të fundit shkaktojnë probleme me tretjen por kur gatuhen me presion të lartë, përbërësit që shkaktojnë probleme me tretjen shuhen ndjeshëm.

Tenxherja me presion i bën legumet më të tretshme dhe ruan vlerat e tyre ushqimore.

Aspektet e Sigurisë Të Tenxheres Me Presion

Tenxherja me presion është një pajisjet që shkakton aksidentet më të mëdha në kuzhinë.

Ajo mund të shpërthejë si pasojë e faktorëve të ndryshëm dhe të shkaktojë lëndime serioze.

Ekspertët thonë që përpara hapjes të prisni disa minuta deri sa avulli të ketë dalë plotësisht ndërkohë që në gatim duhet të përdorni sa më pak yndyrë.

Mbi të gjitha, ekspertët paralajmërojnë të mos blini kurrë tenxhere presioni të dorës së dytë.

Qytetet ku temperaturat do rriten deri mbi 40 gradë – Rikthehen ditët vullkanike

Masa ajrore të presionit të lartë do të sjellin një rekord të pazakontë të nxehti.

Ndonëse korriku deri tani ishte një muaj relativisht i freskët, 10 ditëshi i fundit i tij pritet të përfshihet nga temperatura ektremisht të larta.

Një valë e re të nxehti do të përfshijë gjithë territorin e vendit ku temperaturat pritet që të kalojnë edhe mbi 40 gradë.

Sipas të dhënave meteorologjike të Meteo.al, të cilit i referohet AgroWeb.org pritet që javën e fundit të korrikut, temperaturat të rriten deri edhenë 41 gradë.

Gjithashtu, sipas të dhënave vala e të nxehtit do të përfshijë edhe ultësirën perëndimore, me qytetet e Shkodrës dhe Lezhës, e gjithashtu gjithë vijën e bregdetit të jugut.

Temperaturat e larta do të përfshijnë edhe qarkun e Beratit, përkatësisht me qytetet e Kuçovës si dhe Urën Vajgurore.

Luhatjet e Motit

Ndonëse kjo do të jetë periudha më e nxehtë për muajin korrik, pritet që pas kësaj vale të nxehti temperaturat të pësojnë një ulje të lehtë.

Por relativisht edhe muaji gusht pritet të krakaterizohet nga temperatuat e larta dhe moti i nxehtë.

Edhe Meteoalb, në një njoftim të tij sot bën me dije se temperaturat kanë nisur të rriten dhe pritet që të arrijnë në nivelet 38-39 gradë duke u intensifikuar në ditët në vijim.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijëve.

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Medikamenti i quajtur “Kali i Trojës” futet në qelizat kanceroze dhe i vret ato

Sipas Iliadës – “The Iliad”, grekët fituan Luftën e Trojës duke futur disa dhjetëra ushtarë në qytetin e Trojës brenda një kali gjigant prej druri të maskuar si një dhuratë. Burrat pritën deri në mbrëmje përpara se të dalin nga kali dhe të hapnin portat e qytetit që të futej ushtra greke, që shkatërroi Trojën dhe i dha fund luftës.

Nuk ishte plani i ndershëm për të fituar betejën, por ai funksionoi. Dhe tani, studiuesit e U.K përdorin një taktikë të ngjashme në luftën e vështirë kundër kancerit – me rezultate jashtëzakonisht premtuese.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një medikament të mbquajtur ‘Kali i Trojës’, që mund të eliminojë qelizat e kancerit.

Hulumtuesit nga Institute of Cancer Research, London (ICR), dhe The Royal Marsden NHS Foundation Trust kanë krijuar një medikament të ri kundër kancerit që quhet “tisotumab vedotin” (“TV)” që është një kombinim midis agjentëve të kemioterapisë me një antikorp.

Ky antikorp i ngjitet qelizës kancerogjene dhe e vë në dukje që të goditet nga agjentët e kemioterapisë, ashtu si ushtarët grekë që sulmuan Trojën.

“Është kaq emocionuese ky trajtim që vepron me një mekanizëm veprimi tërësisht të ri”, tha një studjues i ICR Johann de Bono në një njoftim për shtyp. “ky medikament vepron si një kalë i Trojës që i vjedh qelizat e kancerit dhe i vret ato nga brenda”.

Studiuesit publikuan detajet e një sprove klinike  në revistën The Lancet Oncology.

Ata kihisn trajtuar 147 pacientë me një shumëllojshmëri të kancereve, duke përfshirë ovarian, cervilal, dhe ezofageal. Për shumicën e paciantëve, kanceri ishte tashmë në një fazë të avancuar dhe kishte provuar rezistencë ndaj disa llojeve të tjera të trajtimit të mëparshëm.

Sipas njoftimit për shtyp, një “pakicë e konsiderueshme” e pjesëmarrësve në gjykim e pa se tumorët e tyre ose  u tkurrën ose ndaluane rritjen pas trajtimit me ilaçin e ri të kancerit. Mesatarisht, përgjigja pozitive zgjati 5.7 muaj, por disa pacientë shkuan 9.5 muaj përpara se të rreshtë efekti i “tisotumab vedotin” (“TV)”.

Ekipi hulumtues tashmë është duke testuar TV – medikementin  tek pacientë me kancer në zorrë, pankreas, kokë dhe qafë, si dhe ashtu po hulumton për mjekimin e një trajtimi dytësor për kancerin e qafës së mitrës.

“Është emocionuese të shohësh potencialin e treguar nga TV për efektin që ka ndaj një sërë kanceresh të vështira për t’u trajtuar”, tha për shtypin drejtori ekzekutiv i ICR, Paul Workman. “Unë mezi pres që ta shoh atë përparim në klinikë dhe shpresoj se mund të përfitojë pacientët të cilët aktualisht kanë mbetur jashtë mundësive të trajtimit”.

Përparimi i shkencës ka qenë i jashtëzakonshëm në kurimin e kancerit dhe shpresojmë që shkenca ta shpëtojë njerëzimin nga sëmundja e shekullit!/sciencealert.com

SHBA: një studim i ri mbi raportet mes inteligjencës dhe gjinisë

Gjatë viteve të fundit, grave në Shtetet e Bashkuara u është dashur të përshkrojnë një rrugë të gjatë për të luftuar disa stereotipe të krijuara në shekuj mbi bazën gjinore, por disa të tjera vazhdojnë të jenë të ngulitura thellë – në këtë përfundim arrin një studim i botuar këtë javë në Revistën “Psikologu Amerikan”, të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.

Studjuesit kanë analizuar 16 sondazhe të opinionit publik për më shumë se 30 mijë vetë të rritur në Shtetet e Bashkuara nga viti 1946 deri në vitin 2018, për të përcaktuar ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me pikat e forta dhe dobësitë e burrave dhe grave.

Në 62 vitet e fundit, përqindja e të anketuarve që mendonin se burrat dhe gratë ishin njësoj inteligjente u rritën nga 35 për qind, në 86 për qind. Kishte gjithashtu një zhvendosje të theksuar mes atyre që mendonin se kishte një ndryshim midis gjinive. Në vitin 1946, një numër më i madh të anketuarish mendonin se burrat ishin më inteligjentë se gratë. Në vitin 2018, kishte një numër më të madh të anketuarish që mendonin se gratë janë më kompetente sesa burrat.

Studimi u bazua në shqyrtimin e tre tipareve: aftësia (ku përfshihet inteligjenca dhe kreativiteti), komunikimi në nivel shpirtëror (ku hyjnë tipare si dhembshuria dhe ndjeshmëria) dhe aftësia për të patur ndikim (ku përfshihen karakteristika si ambicia dhe agresiviteti).

Por, autorja kryesore e studimit, psikologia e njohur amerikane e Universitetit Northwestern, Alice Eagly, tha se “meshkujt ende konsiderohen si më ambiciozë, agresivë dhe me më tepër aftësi vendimmarrëse sesa gratë. Ky stereotip nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1940.”

Mungesa e ndryshimit në perceptimin e aftësisë për vendimmarrje, thuhet në studim, i vë gratë në një disavantazh të qartë kur bëhet fjalë për pozita udhëheqëse në vendin e punës dhe në komunitet.

“Kur gratë filluan të bëhen pjesë e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga vitet ’60 dhe ’70, ato tentonin të hynin në role dhe profesione të caktuara që lidheshin më shumë me aftësitë e tyre sociale dhe që japin gjithashtu kontribute shoqërore: si mësuese, infermiere, shërbim ndaj klientit”, – thuhet në studim. “Detyra të tilla kërkojnë kompetencë, por punonjësit ambiciozë i shmangin ato, sepse ato rrallë të lejojnë të avancosh më tej.”

Studjuesja Eagly thotë se zbulimi mbi aftësitë për vendimarrje tregon një prirje për të qenë të nënshtruara.

“Shumica e të zgjedhurve në Kongres dhe drejtuesit e kompanive më të mëdha kryesore në Shtetet e Bashkuara janë burra. Zbulimi lidhur me aftësinë për vendimarrje duhet të merret seriozisht. Ai i tillë i pengon gratë të avancojnë në karriera të rëndësishme.” – thotë studjuesja.

Si te eliminojmë njollat e gjakut nga veshjet?

Njollat e gjakut janë shumë të pakëndshme, mirëpo nuk janë të paeliminueshme.

Sapo ta vëreni njollën e gjakut, e para që duhet ta bëni është që ta njomni pak me sodë uji dhe pastaj para larjes së rrobave trajtojeni me tretje të trashë amidoni dhe ujë. Mundësia e dytë është që njollën menjëherë ta njomni me ujë të ftohtë shumë të kripur (jo me ujë të ngrohtë, sepse uji i ngrohtë vetëm sa e fikson më shumë njollën), lajeni mirë rrobën dhe pastaj gjurmët e tjera të gjakut fërkoni me tretjen e ujit dhe të kripës.

Njollat e thara nga gjaku nganjëherë mund t’i eliminoni në atë mënyrë që t’i fërkoni lehtë me sfungjer, të cilin më parë e keni njomur me shkumën e pastës së dhëmbëve. Ato njolla të mëdha lërini që të njomen në tretjen e dy lugëve amoniak, dy filxhanë ujë dhe disa pika hidrogjen peroksidi, pastaj lajeni rrobën me detergjent biologjik. Nëse këto veprime nuk tregojnë sukses, eshte e preferueshme që rrobën e bërë me njolla gjaku ta çoni në pastrim kimik. /Telegrafi/

Instituti i Shëndetit Publik ngre alarmin për gripin e syrit në Shqipëri

Sytë janë tregues i disa sëmundjeve, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm.

Instituti i Shëndetit Publik ka ngritur alarmin për përhapjen pothuajse epidemike të virusit të gripit të syrit në vendin tonë. Sipas një paralajmërimi të publikuar në faqen e këtij institucioni në Facebook, ISHP thotë se virusi i gripit të syve është i formës agresive dhe manifestohet me simptoma dy javë pas prekjes.

ISHP ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes me higjenën sepse ky virus transmetohet përmes kontaktit të syve me duar të palara por edhe me anë të ajrit, peshqirëve, këllëfit të jastëkut dhe duarve.

Pishinat dhe plazhet janë ambientet që ofrojnë një terren më të përshtatshëm për përhapjen e këtij virusi, thotë ISHP.

Ndërkohë, okulistët konfirmojnë një numër në rritje të personave të prekur nga ky infeksion.

Ka pasur një numër rekord që ne nuk e kemi hasur asnjë vit tjetër. Ndoshta nuk kemi 100% një statistikë të saktë por numri ka qenë tepër i lartë në krahasim me vitet e tjera, pra ketë vit ka thyer cdo rekord”-tha okulisti Rubin Topi në një intervistë për Report TV.

Simptomat e Gripit të Syve

Virusi që shkakton gripin e syve shkakton një sërë simptomash dhe komplikacionesh.

Kur sytë preken nga ky grip ato fryhen dhe skuqen.

Njeriu e ka të vështirë të shikojë qartë ndërkohë që virusi mund të vështirësojë hapjen e syve.

Okulistët shpjegojnë se kur virusi është i pranishëm, sytë janë ndjeshëm të skuqur ndërkohë që në mëngjes njeriu mund të përballet me sekrecione në formën e sklepave.

Në shumicën e rasteve, kapakët e syve janë të ngjitur nga sklepat dhe nuk hapen dot natyrshëm.

Njeriut i duhet të përdorë dorën për të hapur syrin dhe për të parë, thonë ekspertët.

Komplikacionet mund të rëndohen duke kulmuar edhe me humbjen e shikimit.

Mjekët kanë paralajmëruar  që të sëmurët nga ky virus të mos frekuentojnë detin dhe pishinën sepse ky infeksion mund të përhapet edhe nëpërmjet ujit.

Pesë arsyet për se duhet të pini çaj xhenxhefili gjatë verës

Nëse dëshironi rezultate të shpejta, pini nga një gotë me çaj xhenxhefili para çdo vakti dhe do të përshpejtoni djegien e yndyrnave.

Xhenxhefili është një bimë e cila përdoret gjerësisht në gatime të ndryshme.

Por kjo rrënjë është përbërësi kryesor i disa trajtimeve natyrale.

Përdorimet e xhenxhefilit janë të shumta, nga kurat për fytin e thatë, të ftohurin, kur kemi dhimbje stomaku, etj.

Një nga mënyrat më të përhapura të kurave të xhenxhefilit, është pikërisht çaji që bëhet me këtë rrënjë.

Kur thua çaj nuk mundesh kurrsesi ta lidhësh me verën, por AgroWeb.org ju jep pesë arsye përse ju duhet ta pini atë edhe tani.

Ju Ndihmon Tretjen

Xhenxhefili arrin të përshpejtojë metabolizmin dhe tretjen e ushqimit.

Si dhe mund të trajtojë shqetësime që vijnë nga problemet me tretjen, siç janë fryrja e barkut dhe stomakut.

Nxit Oreksin

Duhet ta keni vënë re që gjatë stinës së verës, oreksi duket sikur ikën.

Dhe nëse keni pasur probleme me këtë gjë çaji i xhenxhefilit ju vjen në ndihmë.

Largon Stresin

Shija e fortë e xhenxhefilit arrin të luftojë stresin e akumuluar gjatë ditës.

Kështu ju do të jeni më të qetë në darkë dhe gjumin do ta bëni të qetë.

Ndihmon me Kilogramët e Tepërt

Nëse keni për synim që të humbisni disa kilogramë para se të shkoni me pushime, çaji i xhenxhefilit është pikërisht ai që ju duhet.

Nëse dëshironi rezultate të shpejta, pini nga një gotë me çaj xhenxhefili para çdo vakti dhe do të përshpejtoni djegien e yndyrnave.

Mbron Lëkurën Ndaj Infeksioneve

Xhenxhefili ka veti anit-inflamatore dhe anti-bakteriale, prandaj është perfekt për të patur një lëkurë të shëndetshme.

Ai e ruan lëkurën ndaj infeksioneve dhe ju jep shkëlqimin perfekt për verën.

Gjithashtu ka dhe mënyra të tjera për ta shtuar xhenxhefilin në dietën tuaj.

Mjafton që ta përfshini si erëz në gatimet tuaja të preferuara, dhe ai do të vazhdojë të bëjë efektin e tij në organizmin tuaj.

Përveç shijes, ushqimet tuaja do të jenë edhe më të shëndetshme.

Bergamoti fitimprurës – Më i kërkuari në botë, prej shekujsh në Shqipëri

Shqipëria është e pasur në prodhimet e saj të fruta perimeve jo vetëm në sasi por edhe në llojë të veçanta, deri tek ato më uniket në botë.

Në botë cilësohet si thesari i artë i Kalabrisë, por rrënjët e tij janë të ngulura thellë në Shqipëri.

Shqipëria është e pasur në prodhimet e saj të fruta perimeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojë të veçanta, deri tek ato më uniket në botë.

I tillë është rasti i një agrumeje krejt të panjohur, e cila ndonëse në një familje me limonat e portokallet ka disa karakteristika që e bëjnë të jetë ndër agrumet më të rralla në botë.

Bëhet fjalë për Bergamotin, agrumen me emrin botanik (Citrus Bergamia).

Ky frut përdoret më së shumti për lëngun e tij fantastik, në përgatitjen e reçelit apo glikosë ashtu si edhe për aromën e tij si përbërës i parfumeve dhe vajrave esencialë.

Sot, kjo agrume njihet si një frut i rrallë, i cili kultivohet vetëm në brigjet e Detit Jon, e konkretisht pranë provincës së Kalabrisë në Itali.

Aty prodhohet rreth 80 % e kësaj agrumeje në botë dhe Bergamoti aty është shndërruar në simbolin e gjithë zonës.

Një zonë e njohur kjo për praninë e komunitetit më të madh të shqiptarëve në Itali.

Dhe, ka një lidhje midis shqiptarëve që jetojnë aty dhe këtij fruti sa magjik aq edhe të çmuar në vlera.

Fruti i shumë kërkuar në botë prej shekujsh në Shqipëri

Në zonat e jugut të Shqipërisë, të spikatura për prodhimin e agrumeve, Bergamoti i cili prodhohet në gjendje të egër mblidhet nga banorët e zonës.

I njohur në dialekt edhe si pergamont, ai përgatitet nga amvisat si gliko dhe reçel, traditë e vjetër e kuzhinës së ëmbël shqiptare.

Dhurata Thanasi, administratore e dyqanit organik “Lugës së Argjentë” është ndër të paktat që ka në mesin e produkteve tipike shqiptare edhe glikonë dhe reçelin e Bergamotit.

Ajo tregon për AgroWeb.org një histori interesante mbi praninë e këtij prej shekujsh në Shqipëri dhe se si Kalabria e njohur sot për prodhimin e Bergamotit e ka fituar këtë famë dhe pasuri falë shqiptarëve që emigruan aty rreth 500 vite më parë.

“Vjen nga shqiptarët që janë larguar nga vendi pas vdekjes së Skënderbeut, kryesisht nga fshati Horr në afërsi të Vranishtit të Vlorës dhe Xarrë nga Konispoli.

Si prodhues të agrumeve që asaj kohe, shqiptarët që emigruan drejt Italisë dhe që krijuan aty komunitetin arbëresh morën me vete edhe farat e agrumeve që rrisnin në kopshtet e tyre, mes të cilave edhe Bergamoti.

Shqiptarët e parë që emigruan drejt Italisë, u vendosën në Spezzano Albanese, San Giorgo Albanese dhe me kalimin e kohës në gjithë Kalabrinë.

Ata nisën të merreshin me bujqësi duke kultivuar kulturat e sjella nga Shqipëria përfshirë edhe Bergamotin.

“Falë tyre, sot Kalabria njihet në botë si ndër të vetmet prodhuese të Bergamotit” shprehet Thanasi për AgroWeb.org.

Sot, për të mbrojtur reputacionin e prodhimit të Bergamotit, qeveria italiane ushtron kontrolle serioze përfshirë testimet e vazhdueshme për çertifikimin e kultivimit të kësaj argumeje në mënyrë organike.

Ndërkohë që në Shqipëri, Bergamoti i cili sot prodhohet në sasi të vogla përbën një potencial të fuqishëm për agrobiznesin.

Një Frut Fantastik Në Vlera

Si edhe të gjitha agrumet e tjera, Bergamoti është i pasur në vitamina dhe kripëra minerale.

Ai vlerësohet për vetitë e tij si antioksidant i fuqishëm.

Bergamoti ka tre varitete, në ngjyrë jeshile, të verdhë dhe portokalli të lehtë dhe konsiderohet si një ilaç natyral kundër nivelit të lartë të kolesterolit në gjak.

Gjithashtu lëngu i tij vlerësohet për efektet e forta që ka për largimin e toksinave në organizëm dhe lëngjeve helmuese.

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të të tjerët.

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek.

Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.

Rrathët e zinj të syve

Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.

Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve.

Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Depresion dhe ankth

Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale.

Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.

Ushqimet e Shpejta Nxisin Çrregullime Hormonale

Një raport i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu.

Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm.

Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara.