VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Kthimi i Mbretëreshës Teuta” në thyerje mitesh për triumfin e së vërtetës – Me autore Shenida Bilallin, skenariste e regjisore e mirënjohur shqiptare në Kroaci në thyerje mitesh për triumfin e së vërtetës

By | June 1, 2021
blank

Komentet

blank

Edicioni i X i Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021 – Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës Nga Florian Vlashi

Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike ” í “ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021.

Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s:

I Kopshti i Edenit; II Kopshti i Kënaqësive; III Ferri Muzikor.

Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brënda saj një dimension të tillë.

Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturên.

Gjatë Netëve të Bienales sonë, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…

Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos.

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.

Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ”” – Vepër Arti total.

A nuk është dhe historia e Durresit tonë, me shkëlqimin dhe dramat 3000 vjeçare, një vepër arti e pambarim, ku në kopshtet e tij herë shfaqet parajsa e herë mëkati?

Florian Vlashi

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
blank

Ekskluzivisht për voal.ch Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik

Një udhëtim promovues i Shqipërisë përmes muzikës.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula mikpritësja dhe organizatorja e Festivalit MIK 2021 që mbahet Korçë nga sot 22-25 Korrik.

Ky aktivitet i bukur  që tashmë mban firmën dhe kujdesin e profilit të saj të lartë.

————

Freskia e muzikës së bukur është gjithmonë një ide e mirë për të sjellë njerëzit së bashku në verë, veçanërisht në Shqipërinë Juglindore, ndoshta zona më e freskët për momentin.

Festivali MIK ka edicionin e tij të katërt këtë vit dhe do të mbahet në rajonin e Korçës për katër netë, nga 22 korriku deri më 25 korrik 2021.

Inva Mula, sopranoja me famë botërore dhe grupi i saj i artistëve të zgjedhur, do të udhëtojë jo vetëm në Korçë, por edhe në rrethinat.

Ekskluzivisht për voal.ch sopranoja me famë botërore me plot emocion tregon se Edicioni i katërt i MIK do të jetë i mbushur me plot art dhe befasi të bukura artistike.

Inva Mula tregon se çdo natë ka dy koncerte të mëdha dhe se sipari i sivjetëm i MIK hapet me koncertin që do të jepet në Teatrin Zako Çajupi me një trio nga Deutsche Opera, me muzikën gjermane dhe me këtë rast, që koinçidoi, ne do të bëjmë një homazh për humbjet e jetës që ka patur Gjermania këtyre ditëve prej katastrofës ujore, ndërsa në darkë në Pazarin e Korçës do të ketë shfaqje nga një grup kuban i jashtëzakonshëm.

“Në ditën e dytë do të ketë shfaqje me grupin Pax Dei junior që drejtohet nga Mjeshtrja Zana Turku. Koncerti do të mbahet në oborrin e Kishës në Rehovë, pra jashtë qytetit të Korçës, duke ndjekur gjurmët e trashëgimisë kulturore  edhe në rrethin e Korçës për të promovuar turizmin e kësaj krahine kaq të pasur me histori dhe vlera, ndërsa në mbremje do të ketë koncert përpara Katedrales ortodokse nga një ansambli grek simfonik Ribetiko, që do të interpretojë muzikë greke të viteve ’50.

E shtuna do të fillojë me një recital në piano të Ardita Bufaj që do të mbahet tek Hani i Pazarit, duke u shfaqur në ekran fragmente nga kinematografia shqiptare, kjo në homazh të filmit shqip, si një rifreskim i memories, që i dedikohet brezit të ri, më së shumti janë fragmente filmash për fëmijë, shumë të bukura të shoqëruara me pjesë të autorëve të mirënjohur shqiptar si Peçi, Haig Zaharian, Aleksandër Lalo, Robert Radoja etj. Ndërsa mbrëmja i dedikohet grupit Grupit Joni Peçi & Friends tek Pazari i Vjetër, gjithë eleganca, stili dhe kostumografia e Joni Peçit që vjen për herë të parë. Këtu kemi ftuar dy këngëtarë, Alban Ramosaj që fitoi Këngën Magjike edhe këngëtaren Anxhela Peristeri që na përfaqësoi sivjet në Eurovizion.” “Në këtë mbrëmje do të këndoj edhe unë, thotën sopranoja e famshme, “por do të jetë suprizë për t’ dhënë vend të parë të ftuarve”.

Pra voal.ch e boton së pari këtë lajm, pasi pjesmarrja në koncert e Inva Mulës nuk është e njohur në program. “Ndërsa dita e fundit e MIK, i kushtohet shpirtit, vendeve të bukura të kultit, si trashëgimi kulturore. Edhe sivjet ia kemi kushtuar Prespës në një koncert që do të ketë të ftuar gjithë trupin diplomatik. Në ishullin i Maligradit do të japë koncert a acapella grupi Zana me pesë artiste nga Kosova, po ashtu do të ketë shëtitje buzë liqeni, vizitë në shteëpinë e shkrimtarit Sterjo Spasse, ndërsa koncerti i mbylljes do të performohet nga violinisti Olen Cesarisi  me muzikë të zgjedhur nga bota”, shprehet Inva Mula ekskulzivisht për voal.ch

Ndërsa në konferencën për shtyp artistja e shquar Inva Mula, vuri në dukje se ky edicion i MIK është shumë i rëndësishëm, pasi vjen pas pandemisë dhe si dritë shprese.

 

blank

 

 

blank

 

blank

 

 

 

blank

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” – Nga Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani

 

blank

19 korrik 2021

 

 

Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Bloomsbury: New Delhi, London, Oxford, New York, Sydney: 2020, 296 faqe

ISBN: HB:  978-93-89165-05-0 & 978-9389165-04-3; eBook:  978-93-89165-06-7

https://www.bloomsbury.com/uk/mother-teresa-9789389165067/

blank

Arben Çokaj

Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është studimi më i fundit i Gëzim Alpion për figurën dhe personalitetin e humanistes së madhe shqiptare.

 

Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm të përshkrimit të historisë rreth Nënë Terezës, murgeshës së famshme, që u bë e njohur me kontributin e saj humanitar. Besueshmëria e Alpion vjen nga fakti se ai bazohet në burime të ndryshme, ku deduktimi i të dhënave që ai merr, bëhet nga një filtër sociologjik e historik, dhe jo fetar, duke e ngritur figurën e Nënë Terezës në një nivel diskutimi akademik. Ky ishte edhe misioni i tij edhe në këtë monografi.

 

Libri në fjalë është me vlerë të madhe, sidomos për shqiptarët, me një dendësi dhe koncentrim faktesh e historishë, që lidhen me Nënë Terezën e rreth saj, me shqiptarët dhe rrënjët kulturore të murgeshës, me kombin që e nxori atë si personalitet të veçantë në kulturën dhe ndërgjegjen shoqërore mbarë-botërore.

 

Alpion e ndan librin e tij në 3 pjesë, ku përfshihen 15 kapituj. Pjesa e parë merret me “Kush ishin shqiptarët e Nënë Terezës?”, me 6 kapituj. Pjesa e dytë, “Historia nga poshtë: Rrënjët shqiptare të Nënë Terezës dhe vitet në Shkup”, me 5 kapituj. Dhe pjesa e tretë, “Marrëdhëniet e Nënë Terezës me Selinë e Shenjtë dhe kombin shqiptar”, me 4 kapituj.

 

Në hyrjen e librit autori ndalet që në fillim te origjina e Nënë Terezës, të cilën ajo e pranoi botërisht në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për paqe në Oslo. Ajo tha: “Me gjak dhe me origjinë, unë jam shqiptare”. Alpion thekson: “Nënë Tereza është një hibrid i ‘heronjve’ shpirtërorë të identifikuar nga Thomas Carlyle (1841), ‘kapitenëve’ të përkushtuar të lavdëruar nga Samuel Smiles (1859) dhe të famshmit e kudo-ndodhur të epokës së medias, të qortuar nga Daniel J. Boorstin (1962). Kompleksiteti i figurës së saj përcakton natyrën multidisiplinare dhe ndërdisiplinore të këtij studimi.

 

Më pas në hyrje, Alpion vë në dukje trashëgiminë etno-kulturore të Nënë Terezës dhe thekson: “Trauma, sfidat dhe arritjet e Nënë Terezës si person dhe misionare, dhe kompleksiteti i saj shpirtërore, duhen trajtuar në kontekstin e rrënjëve të saj. Kjo bazë është thelbësore për të kuptuar se si kjo ikonë moderne shpirtërore dhe humanitare arriti të mishërojë ADN-në ‘kulturore dhe shpirtërore’ të kombit të saj të lashtë” (f. 3). Alpion sqaron se “[n]ë këtë studim, unë e përdor konceptin e ‘ADN-së’ njëkohësisht në kuptim kulturor dhe shpirtëror, si dhe në një kontekst më specifik, krahasuar me mënyrën se si Gurnek Bains e përdor atë kur trajton ‘ADN-në kulturore’” (f. 210).

 

Ndërsa në Pjesën e Parë, autori ndalet në historinë hershme të shqiptarëve. Në kapitullin e parë, “Viktimizimi i shqiptarëve”, ndër të tjera autori ndalet në traktatin e Berlinit, si rezultat i të cilit shqiptarët u ndeshën me një kërcënim ekzistencial. Alpion thekson se fjalët e Otto von Bismark, se “Shqipëria është thjesht një shprehje gjeografike: nuk ka komb shqiptar”, mund të ishin bërë “epitafi i popullit shqiptar” (f. 10).

 

Alpion i referohet më pas edhe Aleksandër Lambert, i cili pretendon se ndryshimi i emrit të rajonit nga ‘Iliri’ në ‘Ballkan’, në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit XX-të, duhet parë në kontekstin e tendencës së fuqive të mëdha të kohës, për të injoruar shqiptarët dhe për të minuar historinë e tyre, veçanërisht pas vitit 1878 të Kongresit të Berlinit.

 

Roma dështoi ta latinizonte plotësisht popullin e Ilirisë, thekson Alpion. Serbët nuk mundën ta sllavizonin plotësisht Dardaninë në shekujt XIII-XV-të e as më pas në shekullin e XIX-XX-të. As otomanët nuk mundën ta otomanizonin Ilirinë, përgjatë 5 shekujve të pushtimit. Kështu Alpion vazhdon me ekspozimin e historisë së kombit të Nënë Terezës, që nga antikiteti ilir, e deri në epokën postmoderne.

 

Në kapitullin e parë, vëmendja është në historinë e trazuar të kombit shqiptar nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në fund të shekullit XX, kohë kur kanë jetuar edhe gjyshërit, prindërit, vëllai dhe motra e Nënë Terezës. Po këtu, katalogohen përpjekjet e Greqisë dhe Jugosllavisë për pastrimin etnik të territoreve të banuara nga shqiptarët, në periudhën e fundit të dhe pas shembjes së Perandorisë Osmane, si dhe shqyrtohet agjenda prapa pretendimit se gjoja shqiptarët kanë ardhur ‘vonë’ në Ballkan.

 

Kapitulli i dytë sfidon mitin e shqiptarëve si ‘dashamirësit’ e sundimit osman. Ai ekspozon disa nga marrëveshjet e hapura dhe të fshehta të Perandorisë Osmane dhe pasardhëses së saj, Turqisë, me Serbinë, Jugosllavinë dhe Greqinë, për të ndryshuar përbërjen demografike të territoreve të populluara nga shqiptarët, në dëm të kombit shqiptar. Duke u mbështetur në disa gjetje kryesore të Ilirologjisë dhe Albanologjisë në katër shekujt e fundit, kapitulli i tretë eksploron gjenealogjinë Pellazgo-Ilire të shqiptarëve modernë, ku jepet edhe një përmbledhje e rrënjëve apostolike të krishterimit shqiptar.

 

Kapitulli i katërt regjistron sfidat kryesore me të cilat u përballën ilirët dhe pasardhësit e tyre modernë, shqiptarët, për të ruajtur besimin e krishterë. Fokusi është në përpjekjet e serbëve dhe osmanllinjve për të minuar krishterimin ndër shqiptarë. Këtu analizohet edhe ndikimi i agjendës së Selisë së Shenjtë mbi Evropën Juglindore, dhe në pjesë të ndryshme të kombit shqiptar, që nga fillimi i Mesjetës. Alpion konkludon se Selia e Shenjtë u tregua indiferente ndaj fatit të kombit shqiptar në shekujt XIX-të dhe XX-të, duke favorizuar kështu sërbet dhe Kishën Ortodokse Serbe.

 

Në kapitullin e pestë eksplorohet mbijetesa e katolicizmit romak në Kosovë, në kontekstin e disa profesioneve të lidhura me njerëzit, që ndjekin këtë besim, ku vëmendja u kushtohet kryesisht bukëpjekësve dhe argjendarëve. Alpion vë në dukje faktin se, shqiptarët e marrin për të dhënë që identiteti i tyre kombëtar është parësor mbi atë fetar. Kjo vihet re te emrat shqip, që shqiptarët zgjedhin për fëmijët e tyre, e jo emra fetarë.

 

Në kapitullin e gjashtë përdoret një perspektivë onomastike, për të illustruar përpjekjet e katolikëve romakë shqiptarë për ruajtjen e identitetit të tyre etnik dhe besimit fetar. Këtu përmenden emrat e Nënë Terezës, vëllait dhe motrës së saj, si shembuj që nxjerrin në pah një të përbashkët të dukshme: mënyrën se si shqiptarët i emërtojnë fëmijët në momente kritike të historisë kombëtare. Nikollë Bojaxhiu ia vë emrin ‘Gonxhe’, vajzës së tij të vogël, e cila më vonë do bëhej humanistja e madhe Nënë Tereza.

 

Në këtë kapitull tërheq vëmendjen poezia, që Goxhja e mitur, në moshën 9 vjeçe, kishte krijuar për të kaluar traumën dhe dhimbjen e madhe, që ajo dhe familja e saj përjetuan me vrasjen e të atit. Në vitin 1946, Motër Tereza i tregon për poezinë e saj një vajze të trembur nga dhuna që kishte shpërthyer ato ditë në Kalkutë. Murgesha shqiptare e këshillon nxënësen të mos trembej, por të shkruante e recitonte me veten një poezi, siç kishte bërë ajo në moshë nëntë vjeçe kur i kishin vrarë babain. “Mesazhi i poezisë është të besosh në dashuri, Marie, edhe kur çdo gjë, që sheh rreth teje, është urrejtje dhe shkatërrim”, e qetëson vajzën Motër Tereza (f.78).

 

Pesë kapitujt në vijim (7-11) përqendrohen kryesisht në gjenealogjinë e murgeshës shqiptare dhe vlerësojnë ndikimin e prejardhjes së saj në vendimin për t’u bërë murgeshë dhe në natyrën e misionit të saj bamirës. Shumica e informacionit dhe analizave të regjistruara këtu, në lidhje me Nënë Terezën, shfaqen për herë të parë. Me rëndësi, që në fillim, del në pah origjina:

 

Prindërit e Nënë Terezës vijnë nga Kosova. Të dy kanë lindur në rajon. Origjina e gjyshërve dhe gjysheve të murgeshës është më komplekse. Ndërsa të katërt ishin shqiptarë etnikë, ka arsye për të besuar, se ata e kishin origjinën dikur nga Mirdita, një rajon në veri të Shqipërisë.” (f. 83)

 

Kapitulli i shtatë hulumton rrënjët dhe profesionet e të afërmve atërorë të Nënë Terezës si dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur besimin katolik romak. Të injoruar plotësisht nga biografët e Nënë Terezës deri më sot, të afërmit e nënës së murgeshës janë thelbësor për katër kapitujt e tjerë.

 

Kapitulli i tetë përqendrohet në tre aspekte të rëndësishme: rajoni në Shqipëri, migrimi i tyre në Kosovë dhe pasojat e përfshirjes së tyre në fenomenin e gjakmarrjes. Bëhet fjalë për familjen e Rozës (e cila njihej edhe me emrin Drane), nëna e Nënë Terezës. Të afërmit e Rozës ikën nga Mirdita dhe u vendosën në fshatin Novosellë në Kosovë, ku i ati i saj, Ndue Bardhi bëri shtëpinë më të madhe dhe më impresionuese në fshat. Por në pak vite, Ndues i vrasin të atin Pjetrin, pastaj vrasin edhe Nduen, e kur vrasin edhe të vëllain e Rozës, Gjonin, e ëma e Rozës, Drania, merr fëmijët e saj dhe largohet nga fshati për në Shkup. Shtëpia e Ndues u rrëzua nga regjimi komunist jugosllav në vitin 1974, kur u bë e qartë se Nënë Tereza po bëhej ylli i ri i krishterimit katolik. Serbët ortodoksë nuk donin të linin asnjë shenjë në Kosovë që kishte të bënte me origjinën shqiptare të të parëve të saj.

 

Kapitulli i nëntë tregon detaje të panjohura për prindërit e Nënë Terezës në Shkup, para fejesës së tyre dhe si çift i martuar. Vëmendja pastaj zhvendoset në historitë mjaft të pazakonta të suksesit të dy individëve: dajës Mark të Nënë Terezës dhe babait të saj, Nikollë. Por ky sukses nuk zgjati shumë.

 

Kapitulli i dhjetë tregon disa nga momentet më të trishtueshme në jetën e Nënë Terezës, gjatë viteve të saj në Shkup dhe vlerëson ndikimin e tyre afatgjatë mbi të. Vëmendja në këtë kapitull është kryesisht në vdek

jet, në harkun e tre viteve, të babait të saj (si rezultat i një vrasje me motive politike) dhe i shtatë anëtarëve të familjes së dajës së saj (kryesisht nga Gripi Spanjoll: 1918-1920). Këtu si duket e ka fillesën edhe ajo që konsiderohet si “nata e errët e shpirtit” të Nënë Terezës, ose e thënë ndryshe, dyshimi i saj në besimin në Zot, me të cilën është marrë dhe po merret Alpion. Partneri venecian i Nikollës, ia merr të gjithë pasurinë atij, duke e lënë gruan e tij të ve dhe 3 fëmijët, pa asnjë burim të ardhurash.

 

Kapitulli i njëmbëdhjetë prezanton një anëtar të ri, deri tani të panjohur, të familjes së Nënë Terezës: vajzën e dajës së saj ose motrën e adoptuar, Filomenën, gjashtë vjet më e re se Gonxhja, e vetmja anëtare e mbijetuar e familjes së dajës Mark, pas vdekjes së tyre nga gripi spanjoll dhe vdekjes në fund edhe të nënëdajes Drane. Bazuar në kujtimet e Filomenës, kapitulli ofron një tregim të ri, të gjashtë viteve të fundit të Nënë Terezës në Shkup, përpara se ajo të hynte në jetën fetare dhe shkaqet, që e drejtuan atë drejt besimit. Filomena trashëgoi një pasuri jo të vogël nga i ati, të cilën e përdori për të shkolluar në Austri vëllain e Nënë Terezës, Lazrin, dhe motrën e saj, Agen në Beograd. Filomena mbeti vetëm me nënën Roza, pasi Lazri dhe Agia ikën për në Shqipëri, dhe Gonxhja u nis drejt Irlandës në vitin 1928, e më pas drejt Indisë, për t’u bërë pjesë e misionit fetar Loreto, si murgeshë.

 

Pjesa e Tretë, eksploron personalitetin, punën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës nga dy këndvështrime. Nga njëra anë, përqendrimi këtu është në rolin domethënës, që Vatikani ka luajtur në jetën e Nënë Terezës, si besimtare dhe mbështetjen, që ajo mori kur ky institucion fetar e kuptoi rëndësinë e shërbesës së saj, për katolicizmin romak, në kontekstin e Indisë. Nga ana tjetër, kjo pjesë e librit analizon marrëdhëniet e saj me vendin e lindjes dhe njerëzit, që nga vitet e para të saj në Shkup, deri në fund te jetës.

 

Kapitulli i dymbëdhjetë eksploron qëndrimin e Vatikanit ndaj kombit shqiptar gjatë gjithë jetës së Nënë Terezës. Theksi këtu vihet kryesisht në marrëdhëniet komplekse të këtij institucioni me shtetin modern shqiptar, që nga fillimi i shekullit XX dhe qëndrimi i tij ndaj Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Ky kapitull shërben si një sfond i dobishëm, për të kuptuar ndikimin e Vatikanit në qëndrimin e Nënë Terezës ndaj popullit shqiptar, nivelin e interesimit dhe angazhimin me pjesë të veçanta të kombit të saj të copëtuar.

 

Kapitulli i trembëdhjetë ka një trajtesë mjaft intelektuale të shkaqeve që e çojnë Nënë Terezën drejt misionit fetar. Humbjet që ajo pësoi në jetë, sidomos të babait të saj, bënë që ajo ta shohë figurën e Jezusit si mbrojtës, pas zbrazëtisë së madhe, që i la i ati i vrarë. Pohimi kryesor këtu është se, përveç përcaktimit të vendimit të saj për t’u bërë një murgeshë, këto humbje gjithashtu kontribuan në tjetërsimin e saj nga familja, populli dhe kombi i saj. Në moshën 12 vjeçare, Goxhja mori ‘thirrjen e parë’, që të bëhet murgeshë, por jo me ‘vizione’ siç ka ndodhur në raste të mistikëve të tjerë. E ëma e Goxhes, Roza nuk donte, që e bija të bëhej misionare dhe u mbyll për 24 orë në dhomën e gjumit, kur mësoi se e bija ishte pranuar si murgeshë nga urdhëri i Loretës. Goxhe i tha të ëmës kur u largua nga Shkupi në 1928: “Nuk do të flas më shqip derisa të takohemi herën tjetër”. Ata nuk u takuan kurrë më, pasi u ndanë pas disa ditësh në Sarajevë.

 

Po ashtu edhe i vëllai Lazri, tashmë oficer në ushtrinë mbetërore shqiptare, e këshilloi Gonxhen të hiqte dorë nga ky synim, pasi ajo “po e varroste veten për së gjalli në Indi”. Gonxhja, e fyer, ju përgjigj: “Ti mendon se je i rëndësishëm, se je oficer dhe i shërben një mbreti të dy milion njerëzve. Unë i shërbej mbretit të të gjithë botës! Cili prej nesh është më mirë?” (f. 167).

 

Kapitulli i katërmbëdhjetë tregon se Nënë Tereza e kuptoi që nga fillimi i jetës së saj misionare se krishterimi nuk i heq diskriminimet. Duke u bazuar në trajtimin e saj në Loreto, argumenti kryesor këtu është se ajo ishte diskriminuar nga disa eprorë irlandezë në Kalkutë, për shkak të origjinës së saj etnike si shqiptare gjatë shtatëmbëdhjetë viteve, që ajo ishte anëtare e këtij komuniteti. Murgeshat irlandeze shkuan deri aty, sa e akuzuan atë si të ‘çmendur’, dhe aluduan se ajo kishte patur ‘marrëdhënie jo normale’, një ufemizëm për ‘aferë seksuale’ me drejtorin e saj shpirtëror, atë Celeste Van Exem, gjë që nuk ishte e vëretë.

 

Kapitulli i fundit e krahason dhe vë në kontrast Nënë Terezën me Gjergj Kastriotin, dy personalitetet më të njohura shqiptare që nga shekulli XV. Theksi këtu është në zgjedhjet dhe përparimin e tyre të karrierës dhe marrëdhëniet e tyre me familjet dhe kombin e tyre. Alpion mendon se këto dy figura nuk mund të krahasohen në të njëjtin plan. Kapitulli vlerëson megjithatë rëndësinë e vizitave të Nënë Terezës (1989-1995) në Shqipëri dhe rëndësinë e tyre për kombin shqiptar, si  dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Vatikanin.

 

Studimi i Alpion nuk është një biografi në vetvete. Megjithatë, pasuria e informacionit e regjistruar këtu për herë të parë dhe analiza që ofrohet në këtë studim dëshmojnë se, ndryshe nga ç’është pretenduar nga disa biografë dhe hagiografë të Nënë Terezës, edhe kjo murgeshe ka biografinë e saj.

 

Me Nënë Terezën, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të vetëvetishme, kombi shqiptar i dha botës një pjesë të shpirtit të vet. Doli në dritë në një formë universale e altruiste, dëshira jo-egoiste e shqiptarëve, për të bërë mirë më shumë për të tjerët, se sa për veten e tyre.

 

blank

“AEDËT SHQIPTARË TË SHEKULLIT X X-të “, LIBËR ME VLERA HISTORIKE E KOMBËTARE – Vështrim nga TAHIR BEZHANI

Disa fjalë për një libër që  flet shumë    

 

(Ismet Krasniqi-Lala: “Aedët Shqiptarë të shekullit X X”, “Rozafa”, 2020)

 

Figura personale e autorit të librit, “Aedët e Shekullit XX”, tanimë është e njohur, jo vetëm për opinion kosovarë, por për të gjitha trojet shqiptare, si personalitet i skenës e teatrit , si letrarë në disa zhanre; atë të poezisë, komedisë, dramës, publicistikës etj.  Mbi të gjitha, është një krijues universal në aktivitetet e jetës kulturore brenda e jashtë vendit, nga qyteti i Klinës (ku jeton) e  gjithandej Kosovës e Shqipërisë.  I profilizuar në shumë aktivitete kulturore, mjafton të cekim aktivitetin e tij kulturo-letrar dhe etnografik me shumë rëndësi e peshë kombëtare, ”Dita e Plisit“, që vazhdon që nga viti 2014 e deri me sot. Ky manifestim mbarëkombëtarë, ka bërë jehonë dhe është vlerësuar lartë nga shumë pena të njohura të trojeve tona. Për gjitha këto, artisti, krijuesi e poeti, Ismet Krasniqi-Lala është shpërblyer me shumë mirënjohje nga të gjitha nivelet e jetës kulturore, nga komuna e deri  tek ato më të larta të Kosovës.

 

Libri, “Aedët e Shekullit XX“ i autorit Ismet Krasniqi-Lala, bënë fjalë për dy rapsodë të kombit, të njohur jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet tona. Figurat madhore të rapsodisë sonë kombëtare, Sali e Feriz Krasniqi, përbëjnë ajkën e gjithë folkloristikës sonë të shekullit të kaluar, të cilët, me zërin e tyre, melosin, pasurinë e  pashtershme të këngëve epike e lirike, me bukurinë e veshjes autoktone etnografike, humorist odash, dijetarë të anekdotave, e shumë gjëra të tjera, me të cilat vulosen kohën e tyre, hynë në historiografinë e folklorit tonë kombëtar, si pasuri brezash, thesar që meriton studim.

 

Autori i librit në fjalë, z. Ismet Krasniqi-Lala, këtyre dy figurave historike të folkloristikës sonë, ua “ngriti” përmendoret me plot krenari, duke i studiuar këngët e tyre dhe gjithë veprimtarinë e gjithëmbarshme të kulturës sonë në këtë fushë të folklorit e jo vetëm.

Autori ka bërë edhe punë të tjera para këtij libri. Ka filmuar emisione të gjata televizive, duke transmetuar kohë të gjatë para shikuesve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri këtë pasuri të pashtershme të popullit tonë. Kur lexuesi ndalet mes faqeve të librit dhe mediton për autorin, fuqinë e penës së tij krijuese, nxjerr koludimin personal, se Ismet Krasniqi-Lala, posedon një kulturë të gjerë

blank

Ismet Krasniqi-Lala

 

njohurish universale, edhe nga lëmi historik dhe lëmi të tjera shkencore, si  intelektual i kompletuar i kohës sonë. Arsyeja e këtij mendimi vjen padashur, sepse, mirë e di autori i librit, se ne si popull, nëpër breza jemi rritur me folklorin, me këngën e cila na ka trimëruar në lufta, na ka gëzuar në fitore, me epin historik e thurje baladash, ashtu siç ishte vet jeta e këtij populli ndër shekuj. Njëherësh, këtij mendimi i përforcohet ideja se odat kanë qenë universitetet tona, aty është trajtuar jeta me të gjitha ndodhitë e saja. Pra, kënga nëpër oda ka qenë gjithmonë  kushtrim për lirinë e atdheut.

 

Nisur nga ky kuptim, z. Krasniqi, ka bërë punën e tij më të duhur intelektuale, duke na i begatur bibliotekat, shtëpitë televizive, arkivat e ndryshëm  me gjithë  veprimtarinë e rapsodëve të kombit, Sali e Feriz Krasniqi, të cilët, që nga moshë e re, gjithmonë i kënduan heronjve të kohës, veprimtarëve të dalluar për çështjen kombëtare, regjimeve antipopullore, edhe pse,  nën dioptrinë e ashpër të regjimit jugosllav. Salihi e Ferizi mbesin ikonat e folklorit e melosit tonë popullor ndër breza. Ata kënduan me një zë, me një zemër, kishin një frymë dhe një shikim, ishin dhe mbetën arkiv i ngjarjeve të kohës dhe rrethanave që kalonte populli i Kosovës.

Librin “Aedët Shqiptarë të shekullit XX”, i autorit, Ismet Krasniqi-Lala, e bënë akoma më atraktiv, më të lexuar e komplet nga se autori, i ka intervistuar  dyzeteshtatë personalitete të fushave të ndryshme, si studiues folklori autoritativ, muzikologë, etnologë, rapsodë të kohës e bashkëveprimtarë të protagonistëve, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre profesionale, bindëse edhe në aspektin shkencor, duke i veçuar me thënie të larta e epitete të ndryshme, ku figura e Salihit e Ferizit mbesin të skalitura si obelisk në memorien tonë njerëzore, shkencore e kombëtare.

Këto dy figura madhore të folklorit tonë, nuk madhështohen vetëm për këngën e melosin, por për universalitet në të prezantuarit  në arenën konkurruese në ish Jugosllavi, por edhe në Evropë, ku pamja e tyre, bukuria, veshja, stili, eleganca, fonia, veglat dhe loja me to, kërcimi i hatashëm odave sallave të ndryshme, kanë prezantuar artin unik, kulturën e traditën tonë kombëtare, kudo  që kanë asistuar në gara të ndryshme. Për këto veprime, gjithmonë në festivale të ndryshme kanë zënë vende të para, si në qytetin Langonlen të Anglisë në vitin 1966.

 

blank

 

Do ishte mirë dhe me interes të nivelit kombëtar, sikur të  shkruhej më shumë për rapsodët e nivelit të Sali e Feriz Krasniqi, të cilët kombit i lanë thesar të pakontestueshëm në këtë lëmi e fusha të tjera të trashëgimisë sonë. Të tillë ka pasur edhe në trevat tjera të Kosovës, si në Rekë të Mirë, (Dukagjin), Rekë e Keqe, Has e vende të tjera.  Me shkrime për rapsodët e vlerave të Sali e Feriz Krasniqit, mendoj se do të kompletohej mozaiku i kulturës sonë folkloristike dhe traditave që po “ikin” çdo ditë nga kujtesa dhe kultura jonë. Ia kemi borxh gjeneratave që t’ua lëmë në trashëgim historinë me dëshmi…

 

Marrë si tërësi, vepra  “Aedët Shqiptarë të Shekullit XX” e Ismet Krasniqi-Lala, lirisht mund të themi se është dokument i mirëfilltë historik e shkencor, i kompletuar si është më si miri e i cili mund t’u shërbejë brezave për studime të historisë së  folklorit, adeteve, traditave tona  nëpër kohë.

Jam i vetëdijshëm se për një vepër me kaq vlera  të larta, duhet shkruar më shumë.

 

Qëllimi mbetët tek vlerësimi edhe i lexuesve në tërësi.

 

blank

“Një mjek italian në Shkodrën e 1800”, Anna Shkreli: Libri i Giacinto Siminit, historia e qytetit dhe personazheve

Mjeku Xhenaro Simini, patriot leçez, revolucionar në 1800-ën i rrekjeve për të bashkuar Italinë pas dënimit me vdekje për qëndrimet e tij politike, ikën nga Italia dhe mbërrin në Shkodër. Nga skaji fundor i Perandorisë Osmane, ai dëshmon udhëtimin e tij dhe vetë qytetit kozmopoliot. Një libër i të birit, Giacintos, hedh dritë mbi qytetin e historinë.

Anna Shkreli thotë se Simini “gjen një Shkodër interesante të shekullit të 19-të. Lidh miqësi të ngushtë me Marubin, fotografin, aq sa është dëshmitar në dasmën e tij. Si mjek arrin të fitojë besimin e parisë shkodrane, dhe më pas rrëfen çfarë ndodh. Ai është njeriu që hyn në shtëpitë e tyre, i kanë borxh jetën dhe si i tille, i biri, përshkruan hyrje daljet në këto ambiente shkodrane që janë ambiente private por që përbëjnë historinë e qytetit”.

Duke ngritur spital e realizuar me Marubin edhe reklamën e parë shqiptare, shumë shpejt mjeku italian do të behej pothuajse vendas, ndaj në botim gjenden rrëfime për beun, për konsujt, dhe fatet që përplaseshin në veri mes vendasve e ndërkombëtarëve, me dokumente e dëshmi.

“Simini tregon lëvizjet që bënë austriakët, financimin që iu bënë shkollave jezuite e saveriane. Dhe tregon se si në thelb, gjithë ajo që vinte më pas si lëvizje politike në Shqipëri ishte një konvergjencë forcash i këtyre faktorëve ndërkombëtarë që ishin në Shkodër dhe bënin një lojë paralele në gjurmët e fundit të Perandorisë Osmane. Ai ndjehet shumë mirë në Shkodrën e 1900-ës, sepse Simini, pati mundësi të ikte por zgjodhi të mos ikte. Erdhi dhe vdiq në Shkodër, ndërsa i biri u kthye në Itali”.
Libri vjen si bashkëpunim i Berk me Qendrën Albanologjike Shejzat Plejade nën kurimin e Ardian Ndrecës.

blank

Sali Frangu: Autorit i mbeta borxh

-Lexim i vemendshem i permbledhjes publicistike “Sportit i mbeta borxh”, te autorit te mirenjohur Zeqir Lushaj-

blank

Nga Sali Frangu, Tirane

Keto dite, sapo perfundova se lexuari librin “Sportit i mbeta borxh”, te autorit Zeqir Lushaj. Qe ne krye te heres dua te theksoj se gjate gjithe leximit te libret, kam mbajtur shenime. Eshte ky sugjestionim prej stilit te autorit, apo mani e imja personale. Kete nuk di ta them me siguri, por nje gje mund ta them me siguri te vecante kur lexoj kete autor. Kenaqem pa mase prej thjeshtesise madhore te stilit te tij dhe prej hapsires qe ai te krijon ne brendine e vepres. Ne rrjedhen e 170 faqeve, qe, mund te them pa frike, rrjedhin si 170 rreshta, ai te krijon hapsira te tilla te pamata si vete sporti, duke te cuar atje ku deshiron te jesh, e te perjetosh sebashku me personazhet e tij ate qe ai ka perjetuar. Leximi i kesaj permbledhjeje publicistike me la vertete nje shije te embel, po edhe te fresket, ashtu si mosha e autorit, qe 20 vjecare, kur i ka shkruar keto shkrime e reportazhe, plot jete.

Autori u eshte kthyer me shume dashuri e mall ketyre shkrimeve, jo thjeshte per ti patur ne nje permbledhje komode per lexim, por edhe per te rijetuar emocionalisht ato ngjarje dhe evente, per te biseduar edhe nje here me produktet dhe personazhet e tij, por per te qare edhe ndonje hall qe ka sporti, qe sot eshte vene ne dukje. Ne kete rast ai vihet ne rolin e asaj nenes se mire qe ka sjelle ne jete shume femije e perseri jeton vetem. E merzitet nenemira qe i sheh rralle e me rralle pjellat e saj. Dhe ne fund nenemira sajon nje mbremje magjike me gjithe pjellat e saj, qe ti shohe te gjithe bashke ne nje sofer, tu gezohet te gjitheve bashke e tu beje nga nje dhurate ne menyren e saj, pse jo, tu jape edhe nga nje dacke per te korrigjuar c`fare duhet.

Ne mbarim te leximit pervec kenaqesise, qe mora, duke perjetuar njesoj si ai ato ngjarje intensive te jetes se sportit masiv te rinise se kohes, per hir te se vertetes u ndjeva edhe ne borxh me autorin. Ndaj nxorra ca radhe prej shenimeve te mia per ti ndare me ty i dashur lexues. Jane mbresa e deduksione te nxjerra se brendshmi vellimit, ne vleresim te punes se autorit. Sigurisht une nuk jam ndonje kritik letrar i mirefillte, por do ua percjell shenimet e mia si nje lexues teper i vemendshem.

Qe ne krye dua te theksoj se autori ne shkrimet e tij te ketij vellimi, ne te gjitha zhanret e levruara brenda tij, jep me vertetesi dhe larmishmeri pjesmarrjen e brezit te ri ne levizjen sportive amatore dhe zyrtare. Kjo tregon, qe ai e njeh mire raportin zyre-terren, dhe nuk ia lejon vehtes te mos jete i pranishem aty ku gelon jeta sportive e rinise. Kete ai nuk e ben thjeshte si nje instruktor i punes me rinine, por edhe si nje gazetar tejet profesionist, qe di te percjelle me gjuhe te zhdervjellet jete dhe vlera.

Pa patur frike se mos bej ndonje gabim, do te thoja se ky liber eshte edhe nje permbledhje metodike per te rinjte qe hyjne rishtas ne rrugen e gazetarise, per te mesuar gjuhen e bukur te publicistikes.

Autori e ka ndare gjithe vellimin ne kater cikle, keshtu i quan ai, por, qe per mua, sejcili cikel eshte nje liber me vehte, e do te qendronte bukur, madje.

Cikli i pare “Reportazhet”

Kjo per mendimin tim eshte pjesa me e rendesishme e librit. Jo thjesht per volumin qe ajo percjell, por dhe per faktin se, kjo gjini nuk eshte e lehte ne gazetari. Kjo gjini ngjesh ne brendine e saj informacion, interviate, por edhe letersi te mirfillte me pershkrime dhe prezantime karakteresh. E kur keto realizohen bukur sic ben Zeqir Lushaj, ne kete pjese te librit, te jep ate kenaqesine e vecante, sa here-here te duket sikur po lexon nje tregim e novele te jetuar pak me pare.

Nuk eshte aspak e rastit, qe ai e nis me Shkodren dhe me shkollen e mesme pedagogjike, pasi autori aty u mbrujt e u edukua, si mesues, si sportist, po edhe si gazetar. Tani tek shkruan ato radhe per kete shkolle, per nxenesit e mesuesit, si gazetar i “Zerit te Rinise”, ndjen mall e dashuri, po edhe nostalgji. Prezanton arritje, ben bilance, pa te lodhur me shifra. Ai e sjell me gjuhe te thjeshte e te rrjedheshme gjithcka, qe te mbeten ne mendje. Ai shume pak nderhyn. Me stilin e tij interesant, na e thote, ate cka eshte e rendesishme, permes personazheve te qemtuar me sqime e merak te vecante, qe te mos stonojne, e te mos zhurmojne ne raport me te teren dhe te verteten.

Me tej autori ngjitet ne Razmen e bukur, per te rijetuar nga afer ato emocione me te rinjte studente ne ato veprimtari mbreselenese sportive. Prej andej drejt e ne Shpirag, me beratasit e embel sic i percakton ai. Pena e tij hyn mes atyre te rinjve, bisedon me ta dhe stimulon veprimtarine e tyre, duke sjelle bukur mendime e dialoge te kendshem, po edhe premtime per me shume veprimtari te tilla. Me pas, autori serish kthehet ne bjeshket e Shkelzenit, apo ne Majen e Dhoksit, me minatoret e kalitur dhe me shpirtin e madh. Bie ne sy me sa emocion autori percjell ditelindjen e Institutit te Larte te Kultures Fizike “Vojo Kushi”. Po pena e Zeqirit ndalet me shume emocion e dashuri edhe tek ekipi i vajzave te volejbollit te Krutjes – Lushnje, duke na percjelle me shume elegance emocione te papershkrueshme. Kendveshtrimi i tij nxjerr ne pah edhe disa mangesi ne sportin e femrave. Ai nuk eshte aspak indiferent edhe tek percjell momente te bukura. Reportazhi i tij rrjedh bukur, rrefenje pas rrefenje e dialog pas dialogu.

Tek ecen ne udhen e tij si gazetar, ai kujdeset, me sqimen e nje artisti te vertete, te qemtoje te bukuren, emocionuesen. Me mjeshterine e penes se tij ai fikson si me aparat fotografik gjithcka, madje edhe endrrat e vete te rinjve, ne udhen e bukur e te veshtire te sportit. Ai gjen aty ate vajzen mirditore, qe tashme eshte pedagoge, gjen ate djalin nga Shengjergji, qe tashme eshte nendrejtor, apo vellezerit binjake korcare te gjimnastikes, Adriatikun pedagog. E i behet zemra mal autorit, nuk e fsheh ngazellimin e tij, madje mjeshterisht na i percjell edhe ne ate emocion, me gjuhe e me gjetje mjaft interesante.

Ne reportazhet e tij, autori nuk ndalet shume te merret me angazhime e objektiva te te rinjve. Atij i intereson me shume pasioni dhe lidhja e drejtperdrejte e te rinjve me sportin, si gare dhe si kalitje. Enkas, ai i meshon konkretes, asaj qe te rinjte ndjejne e bejne cdo dite, me deshire e me zemer. Kjo eshte emocionuese per autorin dhe kete di te na i percjelle edhe ne qe lexojme ato radhe te ketij libri te kendshem. Pjesen me te madhe te ketyre reportazheve une, per hir te se vertetes, i kam lexuar, ne kohen kur jane shkruar e botuar, ne shtypin e kohes. Por, sic e theksova edhe ne fillim, ndjehem shume komod tek i lexoj keshtu te grupuara. Sigurisht plot emocion dhe falenderim per autorin qe na e mundesoi kete.

blank

Te ruajme traditat tona

Qe ne krye te heres, duhet te theksoj, se ky cikel, vec  materialit intersant mbi veprimtarite e rinise per ruajtjen e traditave, te lojrave popullore, shigjeton edhe nje problem qe institucionet perkatese, apo organet e pushtetit duhet te bejne me shume kujdes, ne moslejimin e bjerrjes se kesaj vlere te popullit. Dhe vertete me mjaft elegance gazetareske autorit na i percjell edhe ne lexuesve, pa na ngarkuar e pa na merzitur. Ai e nenvizon fort idene se kjo tradite e popollit tone, ne ushtrimin e lojrave popullore, nuk ka qene vetem nje ide per argetim, por edhe per kalitje e per mirqenie fizike. Gjithashtu ai kujdeset qe te evidentoje edhe perpjekjen e vete popullit per ruajtjen e percjelljen e kesaj tradite, per “mesuesve” dhe “mjeshtrave” te vet, qe e bejne kete me aq mund e pasion.

Autori nuk mund te mungoje ne Libohoven e bukur e te tradites, per te ndjekur nga afer festivalin e lojrave popullore. I futur ne vorbullen dhe ne emocionet e festivalit, menjehere ai ve ne dukje pjesmarrjen dhe zoterimin e ketyre lojrave ne menyre masive nga te rinjte. Ai ngazellen e veren cdo detaj, kur sheh se si kalon stafeta nga brezi ne brez.. Cdo detaj ai e sheh me shume vemendje duke na e percjelle edhe ne me nje gjuhe te pasur edhe teknike, cka tregon qe ai eshte vete sportist dhe “i hane duart”.

Me pas ai shkon ne Rozafat ne festivalin e gjashte te ketij lloji. Duke gdhendur cdo moment e cdo zhvillim, te duket sikur je aty, duke ndjekur ato lojra, duke perjetuar ato emocione, sepse autorit na i sjell ato te gjalla, sikur po ndodhin para syve te tu. Por Zeqiri nuk perton, si specialist i fushes, por edhe si nje malesor i thekur, te na mesoje edhe teknikat e ecjes ne debore me rrathe, por edhe se si ti ndertojme ato. Ai, ne komunikimin e tij te cliret, u thote te rinjve, se ju duhet ti pervehtesoni keto, ushtrojini dhe percillni me tej ne brezat e ardhshem.

Nje vend te rendesishem, ze ne kete cikel edhe nje lloj studimi per kulturen e kalitjes fizike te malesoreve te Tropojes e te Rafshit te Dukagjinit. Nje studim qe me gjuhen e thjeshte, me ilustrime e shembuj me pasazhe nga folklori dhe tradita, percjell mesazhin se populli yne ne shekuj bashkudhetar ne historine e tij ka patur edhe nevojen e kalitjes fizike e te

kultures sportive, jo vetem si nevoje trupore, por edhe si nevoje per te perballuar motin e eger dhe terrenin e veshtire  te atyre viseve, e sidomos hasmin qe shfaqej jo rralle.

Ky cikel, me gjuhen e pasur teknike dhe me pjesmarrjen e drejtperdrejte, percjell mbresa dhe emocione te fuqishme. (Dhe te mos harrojme sot mbas 5 dekadash, se at´here Zeqiri ishte student).

Cikli i trete dhe i katert

Ne keto dy cikle, autori ka permbledhur, portrete e skicime te disa figurave te shquara te sportit shqiptar, ne shume disiplina. Me kujdesin e vecante te penes, autori perpiqet te evidentoje ate cka sjellin keto figura per brezin e ri. Dhe ketu, ai skalit portrete qe te nguliten ne mendje, e te vijne para syve me madheshtine e tyre, si shembuj per tu ndjekur. Ne keto radhe ai formulon idene e nje homazhi dhe nje mirnjohjeje kombetare per keto figura te cmuara te sportit, qe perhere frymezojne, sidomos te rinjte. Ideja kryesore, e kesaj pjese te librit, eshte qe te rinjte duhet ti njohin mire keto figura te spikatura te sporti tone, si gjurme te rendesishme ne historine tone. Njeheresh, me mjeshterine e gazetarit te sprovuar ai ngre idene e nje apeli qe gjurmet e tyre te pervetesohen e te zhvillohen me tej. Nje sherbim qe i behet sportit dhe atdheut, me se pari nga te rinjte tane.

Ne kete permbledhje nuk ka si te mos bjere ne sy edhe menyra e komunikimit te autorit me lexuesin, edhe me gjuhen e fotoreportazhit. Dhe duhet theksuar se kjo menyre percjell edhe me shume emocion tek ne lexuesit. Aty na ofrohen nga autorit momente fantastike te fiksuara ne foto. Edhe ketu vihet re perkujdesja per te zgjedhur momente te bukura emocionues, por edhe pergjithesuese. Keto te bejne vertete te dashurohesh me sportin, si nje nga synimet, qe autorit i ka vene vehtes ne kete permbledhje. Dhe ja ka arritur me se miri.

Me tej ai gjen edhe nje menyre tjeter interesante per te na percjelle emocione te vecaanta edhe permes vargjeve poetike per figura dhe evente sportive. Sa bukur!

Sa intensitet, sa jete e gjalleri emocionuese ne 170 faqet e ketij libri, qe te rrok e te mberthen deri sa ta mbarosh se lexuari, me nje fryme.

Ja perse, kur e lexova fillimisht kete liber, i pata mbetur borxh Autorit Zeqir Lushaj.

Sqarim lexuesit

Në kopertinën e parë: Ekipi i gjimnastikës së shkolles pedagogjike

“Shejnaze Juka” Shkodër, 1966.

Autori i librit, i pari djathtas = kapiten i ekipit.

Në vijim Eduard Aliu, Gjergj Ndou, Agim Braha etj.

Në kopertinën e pasme: Mbesa e Zeqirt, Noemi… në bjeshkët e Zvicrës

Sali Frangu

Tirane, Qershor 2021

blank

SHQIPONJAT E TËRBAÇIT – RISIA DHE SFIDA E FESTIVALIT TË DYTË FOLKORIK, PILUR 2021 – Nga MSc. Albert HABAZAJ*

 

 

Fjalë paraprijëse

Festivali i Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 2021, ndezi zjarrin e shpirtit popullor të trevave tona në dy netët e ngrohta romantike të së shtunës dhe të së dielës së  5 dhe 6 qershorit 2021, ku artistët popullorë nga Gramshi, Mallakastra, Belshi, Vlora, Gjirokastra, Tepelena paraqitën visaret e tyre folkorike, duke pasuruar e përcjellë vlerat e ruajtura artistike -kulturore. Ky festival ngjiti në skenën e tij, atje sipër, në ballkonin e lartë të Bregut grupe të rëndë si Piluri, Himara, Bënça, Dukati, Zagoria e grupi “Argjiro” i Gjirokastrës etj., apo dhe emra të mëdhenj si Ermioni Mërkuri, Vasilika Lapa/ Vasillo Koka (e mbarënjohura me emrin artistik “Bejka e Bardhë”), Leni Mërkuri, Katina Beleri, Paro Zilfaj e Golik Jaupi, Fatosh Liko, Roland Çenko etj. Në skenën e Festivalit të Polifonisë, u ngjit edhe Tërbaçi, por jo ai Tërbaçi i madh, ai Mali i lartë i këngës e valles, që jemi mësuar ta dëgjojmë me nderim e kënaqësi, sa me këngën e lartë e të rëndë, po aq me vallen tipologjike burrërore të vetëtimave të malit të Çikës, të paktën qysh nga viti 1973, në Festivalin e Dytë Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës e në vijim. Nata e dytë e Festivalit të Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” qe një natë e magjishme, ku një tjetër pamje mrekullore të shpirtit të bukur e fisnik paraqiti Tërbaçi në Festivalin e Pilurit, 2021: Grupin e Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri”. Ç’dritë të bukur mori skena atë natë të festivalit, kur u shfaq Grupi i Shqiponjave të Jugut, siç u cilësuan në Kosovë në Etno Fest, 2019 – Miro Tëbaçet e këngës dhe valles labe grarishte!

blank

Ansambli 10 Shqiponjat e Tërbaçit në skenën e Festivalit II Folklorit, Pilur, 2021. Çasti i Nuses me cipull

Çmimet në “Netët e Bejkës së Bardhë”, 2021

Siç pamë e shijuam dhe siç është mbarënjohur edhe nga mediat vizive qendrore dhe lokale, për dy ditë me radhë, në datat 05, 06 qershor 2021, në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i Festivalit Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”. Morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës. Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa “Nder i Kombit”. Në mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime: ÇMIME TË MËDHA: 1. Çmimi i parë “Lefter Çipa” – grupi i Pilurit, Himarë; 2. Çmimi i dytë “Kujtim Mici” – grupi i Bënçës, Tepelenë; 3. Çmimi i tretë “Koço Çakalli” – grupi “Argjiro”, Gjirokastër; ÇMIME KARIERE: 4. Çmimi “Maliq Lila” – grupi “10 Shqiponjat”, Tërbaç, Vlorë; 5. Çmimi “Haxhi Dalipi” – grupi Zagoria, Gjirokastër; 6. Çmimi “Feti Brahimi” – grupi “Miqësia”, Gramsh; DIPLOMA: 7. Marrësi/a më i/2 mirë e festivalit: Bejushe Bajramaj, grupi Velçë; 8. Kthyesi më i mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat; 9. Hedhësi më i mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë; 10. Instrumentisti më i mirë: Milto Gjiçali; ÇMIME INKURAJUSE: 10. Joana Baraj, grupi i Kuçit 11. Fjorelo Bajramaj, Tërbaç 12. Polikron Mërkuri, Pilur. JURIA E FESTIVALIT Akad. Shaban Sinani, Prof.dr. Bardhosh Gaçe dhe Sejmen Gjokoli “Mjeshtër i Madh”.

blank

Golik Jaupi me Grupin “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe mua. Nata e dytë e Festivalit të Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 06.06.2021

Shqiponjat e Tërbaçit – risia dhe sfida e festivalit

Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” ishte risi e festivalit, që i dha ngjyrë dhe malit. Aq hijshëm e bukur i ripërtërinë traditat, sa u duk sikur e mbushën me frymëmarrje e jetë festivalin, mes valëve dhe jehonës së këngës polifonike që, brez pas brezi, ka zbukuruar jetën njerëzore. Kjo ripërtritje e traditave në festivalet folklorike është një shenjë e individualitetit kombëtar. Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” shkëlqeu si një yjësi folkorike. Një paraqitje dinjitoze e Grupit me një tematikë sa të bukur e lirike, aq të veçantë e mallëngjyese dhe artistikisht të realizuar, ku u shfaqën vokalet e shkëlqyera të këngëtareve në lartësinë e kërkuar. Në çdo numër folkorik ndihej malli për gjithçka me aromë Labërie, që Shqiponjat prunë me mesazhe fisnike dhe funksione artistike, estetike e morale të mira, të bukura e të dobishme. Kaq të kompletuara dhe të mirëpritura gjithkund, edhe në Pilur Fest, ato zonja të nderuara përbënë një grup me taban dhe u nderuan si krenari për të gjithë brezat, përcjellë nëpërmjet Polifonisë Femërore. Ato janë yjet e këngës dhe valles tërbaçiote, shqiponjat e famshme të Tërbaçit, që kanë arritur suksese dhe fitore të meritura, duke patur si synim paraqitjen e vlerave dhe jo çmimet. Dhe patjetër që suksesin e kanë arritur me vullnet, përkushtim dhe ëmbëlsi, me ballë të qeshur, me fytyrë të qeshur, me trup të qeshur, me ritëm, disiplinë e gjeometri artistike, që erdhën pas sa e sa provash të lodhshme. Sepse punuan fort, me seriozitet dhe i dhanë rëndësi kësaj ngjarjeje të madhe kulturore, prandaj shkëlqyen në atë faqe mali, duke marrë vlerësime meritueshëm të larta nga publiku. Festivali i Pilurit ishte shumë i rëndësishëm veçanërisht për Shqiponjat dhe ato e vlerësuan me përgjegjësi këtë ngjarje kulturore; u ndërgjegjësuan se disiplina, korrektesa e besimi janë kyçi i suksesit; se duhet të tregojmë që jemi edhe ne, kemi vendin tonë dhe nuk i zemë vendin askujt; se duhet të guxojmë të përballemi me të tjerët: të mëdhenjtë, të fuqishmit, të rëndët, gjigandët; se edhe ne jemi të zonjat, kemi mundësi e shpirt sakrifice në Maratonën e visareve të vendlindjes; se jemi në shkëmb të sfidës së Labërisë, në sy të erës; se pa drejtvlerësuar veten ç’fuqi folklorike jemi e ç’mesazhe të mëdha fisnike përçojmë, nuk mund të fluturojmë denjësisht hapësirave folklorike. Ato nuk janë shfaqur në kuvendet folkorike për të sfiduar kënd, por për t’u dëgjuar, krahas burrave, edhe zëri i tyre, kënga e vallja  e tyre, se janë të barabarta me burrat, duke ditur e ruajtur vendin e tyre me dinjitet. Pa, kur e ka dashur koha, rrethanat, misioni, vendlindja, 10 Shqiponjat e Tërbaçit janë shndërruar në 10 Miro Tërbaçe të Vlerave identitare dhe Kulturës popullore. Më vjen ndërmend një shprehje e artë urtësorësh: “Sfidat janë ato që e bëjnë jetën më interersante dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë”.

Me mirësi të bukur e të ëmbël, si një muzikë e ngrohtë Jugu, Shqiponjat na falën labërisht një perlë folkorike dhe etnografike me një ritual dasme, stolisjen e nuses; konkretisht me paraqitjen: “RITI I STOLISJES SË NUSES TËRBAÇIOTE, SI PJESË E RITUALIT TË DASMËS NË LABËRI”

Grupi i Vajzave të Tërbaçit 10 Shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” erdhi në këtë festival shumë të rëndësishëm folklorik mbështetur në improvizimin e traditës së bukur të dasmës në shtëpinë e vajzës, ende pa dalë nusja nga dera e babës. Në Festivalin II Folkorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, të dielën e 6 qershorit 2021 shfaqën veprimtarinë në segmentin kohor të tregimit të pajës dhe përgatitjes së vajzës për nuse, para se bija të largohet nga dera e babës. Ky ceremonial u paraqit për herë të parë në një festival folkorik të përmasave të tilla nga Ansambli “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, ndërkohë që edhe në Labëri për herë të parë u shfaq publikisht një ngjarje e tillë festive gëzimtare siç është “Riti i stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e ritualit të dasmës në Labëri”.

Nga përvoja e përfituar, në Festivalin e Pilurit u paraqitëm me një repertor më të pasur e të ngjeshur, edhe si harmonizim të folklorit me etnologjinë, të kulturës jomateriale (shpirtërore) me kulturën materiale popullore. Ndërkohë, që tendenca artistike e Grupit ka qenë, është e do të jetë vallja labe grarishte burimore, Shqiponjat u treguan korrekte edhe me të katër kriteret që kishte ky festival, të cilat ishin: 1. rit, 2. numër folkorik tradicional, 3. numër i ri foklorik, 4. element i ri, që prin një valle (Shqiponjat sollën vajzën gjimnaziste, 16 vjeçaren Himena Mehmetaj), ndërkohë që i shkrinë të katër këta elementë në ceremonialin Ritin e stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e ritualit të dasmës në Labëri” (harmonizim i folklorit me etnologjinë, sipas logjikës së zhvillimit të ceremonialit). Pas paraqitjes dinjitoze në Festivalin II Folkorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” u vlerësua nga juria me Çmimin e Karrierës “Maliq Lila” – një nga katër malet e lartë të këngës në Vargmalin e Polifonisë labe. Faleminderit artistes së shquar, hedhëses historike të Pilurit, Eleni Merkuri për ato fjalë aq të mira për Shqiponjat gjatë dorëzimit të këtij çmimi të veçantë!

blank

Çmimi i karrierës “Maliq Lila” për “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në Pilur Fest, 2021

Organigrama folklorike e Ansamblit të Shqiponjave të Tërbaçit

Paraqitja e grupit: -20’ (në respektim të minutazhit në dispozicion të përcaktuar nga organizatorët e Pilur Fest, 2021).

Vendi: Festa zhvillohet te shtëpia e vajzës (te oda e grave).

Koha: Çastet e përgatitjes së pajës në derëbabe, më ngushtë: në odën e grave.

Situata: Jemi si kohë të  dielën paradite, para drekës në shtëpi të vajzërisë (te babai i vajzës), ku kemi zhvillim, aplikim dhe përdorim të këngëve dhe valleve të dasmës në Labëri, duke e lokalizuar festën në vendlindjen tonë, Tërbaç, me emocionalitetin estetik në realitet, ku spikat karakteri sinkretik i kësaj gurre popullore. Të gjitha artistet ia marrin nga një kënge apo valleje të kënduar, siç bëhet vërtetë në dasmat në Tërbaç, sikurse edhe në Labëri, sipas roleve që përfaqësojnë në këtë festival. Gjithashtu, paraqiten të gjitha variantet e valleve: në vend, me një hap, me tre hapa/ këmbë apo dhe tipologjitë e këngëve të dasmës për këtë situatë.

Pjesëmarrëset: Dajesha/ gegeja (në krye), xhaxhesha/ xhixhia, tezja, halla, nëna, nusja e madhe e shtëpisë, që është komandante e shërbimit në odën e grave dhe bën nuse të kunatën për te burri, deri për në kalë, i jep për të ngrënë, për të pirë, po ashtu motra e nuses (kërcen, lodron e vërvitet nga gëzimi), kunata, nga gjitonia/ vëllazëria.

Baza materiale: Flamurin e Ansamblit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, që priu grupin në këtë festival; 1 sënduk/ sepete (arqe e vjetër) për pajën e nuses; 1 karrike antike, ku u ul nusja, 2 tavolina të vjetra për tregimin e pajës së nuses, revania në tepsi, mbështellë në boçe nga dajesha.

Cilat ishin prurjet e traditës? Improvizim spektakolar. Më së pari, 10 ansamblistet e traditës labe të Tërbaçit, ashtu sikurse Miro Tërbaçja që dikur me dy dogrà i qëndisi ballin pashait të Beratit, brenda në sarajet e tij, se Miros i vranë vëllain e tërbeçtë haraçe s’dhanë, edhe këto nëna dritëhëna, heroina të heshtura e artiste dinjitoze, si të ishin 10 Miro Tërbaçe të kohës që jetojmë, qëlluan e qëllojnë mbi konceptet e shpejtuara, të ulëta e qytetarisht të gremisura, sfiduan e thyen paragjykimet e kulufëve piçirukë dhe bënë histori kulturore – “ballëlartë e mal në këngë” siç na mëson mësuesi ynë Kujtim MICI, me këngë e valle të kënduara, me traditat e doket më të mira që u transmentojnë fëmijëve, nipërve e mbesave, se s’ta shtron kush rrugën me lule e qilima persianë. Na erdhi mirë, kur erdhi, na takoi, na falënderoi dhe doli në fotografi me Shqiponjat dhe mua i madhërishmi i ndershëm i Polifonisë Labe dhe Festivaleve Folklorike Golik Jaupi, mik i babait tim, qysh nga viti 1973 e deri sa im Atë rrojti. Është në nderin tim ta ruaj të shenjtë atë miqësi me korifeun e Këngës bënçore. Takimi me të ishte edhe një inkurajim për ne, se herë-herë, edhe artistët popullorë ballafaqohen me veset sociale. Në këtë rrafsh, edhe Shqiponjat e Tërbaçit janë risi dhe sfidë dinjitoze ballas një shoqërie barbarisht maskiliste.

Në këtë festival të madh konkurues Shqiponjat e valles dhe këngës labe të stilit muzikor të Tërbaçit, në variantin grarisht, me Polifoni Femërore, paraqitën tre elementë të botës lirike të dasmës:

  1. Përgatitja dhe paraqitja fragmentare/ tregimi i pajës;
  2. Gatimi (simbolikisht i improvizuar);
  3. Hedhja e cipullit nuses (bijë) në rastin tonë specifik – nga nëna dhe motra e vogël/ gjimazistja).

Treguam edhe punët e bërë në tezgjah për pajën e vajzës si çorape, këllëfë jastëku, mbulesa oxhaku, tavoline, tantella, perde, qylyma, rrugica, sixhadè, apo dhe jastëkë, shilte, stroma, çuje deri dhe velënxa, etj.

Nusja nusëroi ulur në një karrige të vjetër druri, mjet natyror në përshtatje me kulturën e këtij riti, mbuluar sytë deri tek hunda, me një shami të bardhë, të bukur, të pastër me rruaza “paràparà“.  Kjo, sepse sipas stërgjysheve, bëhej që nusja mos të shikohej nga të tjerët, që mos ta hanin me sy, se duhej të ruhej nusja nga syri i keq. Para se të dilte nga shtëpia e saj, sipas traditës – babai ose vëllai i madh (në rastin tonë improvizues unikal – nëna) i hodhi cipullin bijës – nuse, i cili i mbulon fytyrën dhe trupin.

Cipulli është një veshje ceremoniale e daljes së nuses nga shtëpia (derëbabja). Cipulli qepet me një pëlhurë të kuqe nga para dhe të bardhë nga mbrapa, në krye të të cilit vendoset një pasqyrë e vogël, që simbolizon ndriçimin e udhës së jetës së saj, ta ketë dritë atje ku i bëhet udha e mbarë. Thyen rrezet e diellit dhe i thotë: edhe unë do të bëj diell atje ku do më shkelë këmba e do të jem sa të plakem. Në të dy anët e pasqyrës vihen dy dega ulliri, si kurorë simbolike e paqes, begatisë, prodhimtarisë, shëndetit, vitalitetit, jetëgjatësisë së lumtur të familjes së re që do të formojë nusja me dhëndërrin, kur të shkojë në derë të burrit.

Të gjitha këto punë të ritit të përgatitjes së pajës së nuses u shoqëruan me valle të kënduara grarisht dhe këngët përkatëse me nota gëzimi, mallëngjimi, humori dhe edukimi moralo-zakonor, thurur e kënduar brez pas brezi nga katragjyshet, stërgjyshet, gjyshet dhe nënat tona, të cilat u risollën sipas traditës, të gjalla, origjinale, të freskëta nga Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në Festivalin II Folklorik “Netët e Bejkës së bardhë”, 2021, Pilur – Himarë.

blank

 

Radha e këngëve në Festivalin II Folklorik “Netët e Bejkës së bardhë”, Pilur, Himarë dhe shpalosja burimore e ceremonialit [nata e dytë e diel, 06.06.2021].

Radha e këngëve dhe valleve që shoqëruan Programin zyrtar të konkurimit të Grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në në Festivalin II Folklorik, 2021, Pilur – Himarë me paraqitje folkorike dhe etnologjike “RITI I STOLISJES SË NUSES TËRBAÇIOTE SI PJESË E RITUALIT TË DASMËS NË LABËRI me aq gjallëri, natyrshmëri e nivel të lartë artistik në interpretim me këto skena: (1. Përgatitjes së pajës, 2. Gatimet simbolike, 3. Hedhja e cipullit nuses – improvizimi në derëbabe, në dhomën e grave rrodhi e kulluar sipas repertorit:

  1. Vallja e kënduar e hapjes së ceremonialit (ishte dajesha që hapi këngën, në ballë odës së grave): “Ç’gëzim të bukur që kemi!”; (valle në vend me 1 hap, me 1 këmbë, me duar të kapura).

[Në krye të Grupit isht gjimazistja flamurtare, vajza 16 vjeçare Himena Mehmetaj, me flamurin e Grupit në dorë, duke e valëvitur dhe shpalosur atë dhe në vijim e fikson në fund të harkut të valles. Ndërkohë, nusja që ishte me grupin në harkun e valles së kënduar, u ul në karriken e nuses];

Teksti: Albert Habazaj,

marrëse: Liljana Rrapi Kapaj,

prin vallen: Shpresa Kapo Çelaj,

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj,

gratë e tjera: Antoneta Goxho Mehmetaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj,  Fatmira Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Xhaka, Hava Çelaj Muçaj dhe Flutura Nanaj shoqëruan vallen me iso, e mbushën atë;

  1. Luan, ç’luan hënëza“, (valle në vend, dy e nga dy, kapur për dore),

teksti: Llambro Hysaj, (peizazh në valle në vend me një hap),

marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj dhe Shpresa Kapo Çelaj,

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

Në këtë këngë: – nusja (Flutura Nanaj) u ul në karrigen me shilte, mjet natyror i improvizuar sipas traditës së moçme të kulturës së ritit. Fytyrën e kishte mbuluar me shami deri te hunda. [Cipulli iu vendos më vonë, para se të nisej në shtëpinë e dhëndërrit];

  1. Këtu, në dasmën e madhe” (valle me 3 hapa, me 3 këmbë),

teksti popullor,

marrëse: Fatmira Hodo Skendaj

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

  1. Moj, hënë e pa bërë mirë“, (këngë lirike dasme, ku lëvizte trupi në vend, jo me hapa; 5 të parat e nëngrupit I lëviznin trupin djathtas, 5 artistet e tjera të nëngrupit II lëviznin majtas dhe u krijua “fizarmonika” apo imazhi i Shqiponjës që hap krahët për fluturim);

teksti popullor,

marrëse: Meme Ribaj Habazaj,

kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

[Çupa shkoi nëpër të gjitha artistet dhe te nusja, lodroi me to, si gaztore];

  1. Dola sipër në një majë…“, (valle me 3 këmbë/ me 3 hapa),

teksti popullor,

marrëse: Liljana Rrapi Kapaj;

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

  1. Ç’u veshe, ç’u bëre yll“, (këngë lirike dasme, lëvizte trupi në vend, jo me hapa. Edhe këtu, 5 të parat e nëngrupit I lëviznin trupin djathtas, 5 artistet e tjera të nëngrupit II lëviznin majtas dhe krijohet imazhi i Shqiponjës që hap krahët për fluturim);

teksti popullor,

marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj;

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

[Vajza loz me nusen];

  1. Ku je sot, po nesërmbrëma, bijë, o bijë, të keqen nëna?!“, valle rituali për nusen, me 3 hapa), teksti Albert Habazaj,

hoqi vallen, priu çupa gjimnaziste e vitit II, 16 vjeçarja Himena Mehmetaj,

marrëse: Shpresa Kapo Çelaj,

kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

  1. Ç’janë ata që vij-ëno, nëna ime, moj nëno!” (dialog me këngë: nusja dhe nëna),

teksti popullor,

marrëse: 1. Evgjeni Habili Seferi (në rol të nuses),

  1. Liri Gaçe Shkurtaj (në rolin e nënës);

kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

[Vajza lozte te nusja dhe me grupin].

Pa mbaruar kjo këngë, në dy vargjet e strofës së fundit, nuses iu hodh cipulli dhe konkretisht vajza/ Himena (motra e vogël)  shkoi te Mejo dhe të dyja i hodhën cipullin nuses. Nga ky çast, nusja u ngrit në këmbë dhe nusëroi me cipullin e nusërisë.

Vlen të kujtojmë që, edhe sipas traditës, para hedhjes së cipullit, nusja vishej me fustan krem i bardhë apo i verdhë me lule qëndisur, mbante në kokë shami blu me rruaza blu, zënë dhe sytë, deri në hundë, që të mos e shikonin, se e hanin me sy…];

  1. Në fustanin tënd, moj tri lule të kuqe”: (këngë në vend, në vend lëviz),

teksti popullor,

marrëse: Hava Çelaj Muçaj,

kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

[Edhe në këtë këngë, vajza lodroi];

  1. Kënga e lamtumirës së vajzërisë: “Me shëndet, nënë se ika!

(dialog me këngë e valle: nusja dhe nëna),

teksti popullor,

marrëse: 1. Evgjeni Habili Seferi (në rol të nuses),

  1. Liri Gaçe Shkurtaj (në rolin e nënës);

kthyese: Shpresa Kapo Çelaj,

hedhëse: Vito Shiroku Veraj;

[Vajza lozi te nusja dhe me grupin. Me këtë këngë u mbyll programi dhe grupi u rikthye në pozicionin fillestar- harku i valles, vajza shkoi te Flamuri grupit, u bë përshëndetja falënderuese dhe dalja e duhur nga skena].

 

Mirënjohje për Shqiponjat e Tërbaçit

Shqiponjat artiste, që në këtë dasëm konkuruese lozën si profesioniste rolin e ysmeçeshave (dajesha, xhaxhesha, halla, teze, motrat, kunatat), që në fakt ashtu janë se vijnë si prurje origjinale e Labërisë, janë bija, nuse, nëna e gjyshe labe, që kanë fejuar e martuar djem e vajza plot. Veshja popullore nuses i rrinte tërë nur, ndërsa kostumin kombëtar e kishte në sepete, sepse kur pajohet, bija e merr me vete veshjen tradicionale.

Ato kishin marrë me vete një sënduk/ sepete me bazë materiale për veshje dhe për ushqim: veshje të leshta, patìqe për dimër, shall të leshtë, tirqe, fanella, xhamadanë, prokofë, çuje, rrugica, modele qilimash e sixhadesh me motive me diell e me shqiponjë, shtroje të vjetra, të pastra dritë bore, enë dhe mjete të domosdoshme, si dhe dy valixhe të vjetra, por fatmirësisht  të mirëmbajtura, hekur me prush, shumë i vjetër, furkë me dogà bedena, drugë, shtëllungë leshi, mjete të tjera për punë dore në veshjet si shtiza, grep, (biz), gjergjef për qëndisje; tenxhere, tava (tepsi), tas, kabash uji, rrahëse vezësh, lugë e madhe druri, petës, që e të tjera enë tradicionale gatimi, se dajesha vjen me revani sa të madhe me mjalt, gjalp e arra në dasëm të nuses/ mbesës në rastin tonë; edhe si simbolikë e kalimit të jetës si ëmbëlsirë atje, ku do të shkojë në derë të burrrit, në shtëpi të saj.

Paraqitja me hijshmëri artistike dhe estetike e të gjitha këtyre riteve u fali shumë emocione pozitive tek publiku artdashës dhe fitoi shumë respekt, mirënjohje dhe duartrokitje për Shqiponjat e Tërbaçit, sepse është një model i duhur i traditës sonë folklorike dhe etnologjike përditësuar e prurë natyrshëm e me origjinalitet në kohë.

Për këto trashëgimtare të denja të traditës popullore të stërgjysheve e nënave tona shkruajti edhe aktori Marsias Lila, i biri i Maliq Lilës, poetit të teksteve të këngëve të Bënçës: “Urime për paraqitjen dinjitoze në Festivalin e Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” të Grupit të Tërbaçit “10 Shqiponjat” për vlerësimin dhe çmimin që lartëson dhe përjetëson Këngën Labe, Labërinë dhe të gjithë Shqiptarinë në historinë dhe kulturën e saj. Paraqitja folkorike dhe etnografike nga “10 Shqiponjat e Tërbaçit” janë respekt i dukshëm dhe krenari e ligjshme për Labërinë dhe traditën kulturore historike shqiptare”.

Polo Çipa, bilblili i madh i këngës “O në të marça moj Manushaqe”, njërës nga perlat folklorike të Bregut të Detit e Labërisë mbarë, tek shkroi vargje mirësie për festivalistët popullorë të “Netëve të Bejkës së Bardhë”, 2021, thuri edhe këto vargje për yjet e Tërbaçit: “Mbledhur si dikur ndër mote/ 10 Shqiponjat Tërbacjote,/ Festivalin zbukuruan/ Kujtim Micin na kujtuan”. Dëshiroj t’i mbyll këto rreshta me urimin e dëlirë të Aviatorit të Lirikës, Delo Isufi, që shprehet: “Suksese Shqiponjave të vendit të shqipes, Tërbaçit të bukur dhe të mrekullueshëm, Tërbaçit të Miros e Halimit, të njerëzve të pendës, dijes e pushkës!”

Portretin folklorik të Shqiponjave të Tërbaçit po e paraqes vetëm me katër vargje: “Festivali syrin qeshur, / shqipet ç’i zbukurojn’ nurin,/ N’shpirt të tyre me drit’ veshur/ Kënga ka ngritur flamurin”.

 

Vlorë, 28.06.2021

 

*MSc. Albert HABAZAJ, Studiues i Etnologjisë dhe Folkorit, drejtues artistik i Grupit

 

blank

KOSOVA NË PENËN E SHKRIMTARIT KADRI TARELLI – Nga Bajram Gashi

 

Titullin e këtij shkrimi e vendosa me mëdyshje dhe e kam ndryshuar disa herë. Mua më pëlqen kështu, ndërsa Kadriu në shumicën e shkrimeve dhe poezive, për Kosovën vendos emërtimin “Dardani”. Një emër i lashtë sa vetë jeta e shqiptareve në këto troje. Duhet ta pranoj, se zëri i Kadriut dëgjohet më larg, pasi nuk le pas dore edhe trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror, si shqiptarët e Maqedonisë apo Malit të Zi dhe Çamërisë. Nuk kam frikë se po nxitoj të them që në fillim edhe një shprehje, që miku im e përdor sa here bie fjala për Kosovën, sepse me këtë i bën nder e dritë edhe poezisë: “Komandant Jashari, të presim ku je? Kushtuar heroit legjendar Adem Jashari. “Dashtë Zoti, me Flamurin Kombëtar në krye, të marrim dhe Kosovën e Çamërinë. E nëse nuk do t‘ia arrijmë kësaj, brezat e ardhmë do na gjejnë në varr, me gishtin drejtuar nga këto vise”. Rauf Fico. (Diplomati më i njohur i Monarkisë shqiptare)

blank

BAJRAM GASHI

Jam njohur me Kadriun shumë vite më parë, si koleg dhe drejtues shkolle. Unë në Shënavlash, ai në Qerret dhe Katund të Ri, në rrethin e Durrësit, më pas në shkollën “Bajram Curri” këtu në Plazh të Durrësit. Ai ka lindur në Devoll, por u rrit dhe u shkollua në Durrës. Vitet e fundit kam bashkëpunuar me të, si redaktor dhe konsulent i dy librave të mi: “Një shekull në udhën e dijes”, libër historik i shkollës së Shënavlashit, dhe “Ah Shqipni mos thuj mbarova…..!”, kushtuar rapsodit Dervish Shaqa e Demush Neziri, legjendës së këngës popullore shqiptare tw Kosovës.

Çuditërisht, këtë e pranon edhe vetë, se rrjedha e fatit e ka sjellë që ai, gjithë jetën të punojë në komunitet kosovarësh. Si fillim në vitet 1960 e përtej, në Qerret të Kavajës, me kosovarë të ardhur në vitet 1923-24, dhe të sistemuar në toka që i dha mbreti Zog I. Ishte mësues i ri në ato vite, por i njohu nga afër ata njerëz mikpritës dhe punëtorë, që nuk e harronin vendlindjen, Kosovën, si në kuvend e oda zjarrit, ashtu edhe në veshje e zakone. Këtu e ka burimin shkrimi “Plisi dhe fëmijët”, botuar në gazetat. “Bota sot” dhe “Durrësi Bulevrd”. Shtator 2019.

Besoj se kjo është edhe arsyeja kryesore, që ai ka një nderim të veçantë për Kosovën dhe kosovarët, megjithëse kur e pyes, ai shton: – “Është edhe kjo, por ka edhe arsye të tjera, si bie fjala: Arsimi, meqë jam diplomuar për histori, dhe më kryesorja e kryesoreve, është edukata atdhetare në familje, që edhe kur flitej nën zë, në bisedat me të rriturit, përmendej me adhurim e keqardhje, Kosova dhe Çamëria”.

Kjo përmbledhje e shkurtër, më ndihmon të hyj në temën dhe brendinë e këtij shkrimi, duke shtuar edhe veprimtarinë politike dhe atdhetare, para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare që u zhvillua në Kosovë, e që solli mëvetësinë e saj. Ai ishte drejtor shkolle, por nuk u shmang të jetë në kryesinë e Fondacionit “Sulejman Vokshi”, të themeluar në Durrës, nga kosovari Qazim Kreka. Nuk u tërhoq, por u vu në ballë të mitingut madhështor “Një komb një qëndrim”, që u organizua në sheshin kryesor të Durrësit, në Maj 1998, ku ai mbajti fjalën e hapjes. Më kujtohen si sot ato fjalë magjike: “Për kombin, asnjëherë nuk është vonë, dhe gjithçka nuk është e tepërt”. Megjithëse ka kaluar mjaft kohë, unë nuk i heq nga mendja, shkrimet: “Një copë Drenice në Plazhin e Durrësit”, botuar në “Durrësi Bulevard” dhe “Pavarësia Neës”, në Nëntor 2005. “Gjeneralmajor  Skënder Çeku”. Dëshmor i kombit. (Si e njoha unë).  Gazeta “D. Bulevard”. Revista “Dituria”. Suedi. “Bota Sot”. Kosovë.. Maj 2006. Etj, etj.

Si koleg i vjetër, atij i shkon përshtat emri “Misionar i udhës së dijes”, kur kujtoj ato përpjekje për të ndihmuar fëmijët e ardhur nga Kosova, në prag të luftës së madhe. Nuk i tha kush, as e urdhëroi dikush, që të interesohej për ata fëmijë të traumatizuar e hallakatur nga lufta. Si fillim, gjatë verës 1998, ai gjeti mundësi dhe hapi një kamp veror për këta fëmijë, duke thirrur në ndihmë edhe mësues kosovarë. Në ato muaj të ngarkuar me shumë dhembje e të papritura, u organizuan disa takime në shkollën “B. Curri”, me prindërit dhe të afërmit e këtyre fëmijëve, që në qershor 1999, arriti numri rreth 750 nxënës e 35 mësues. Fati e deshte që Kosova u çlirua dhe fëmijët, si dallëndyshet fluturuan në folenë e tyre, në shumicën e herës të djegura e të shkatërruara nga lufta.

Kam përshtypjen, se gati të gjitha ngjarjet e mëdha të asaj periudhe të trazuar, e më pas, janë trajtuar nga pena e këtij kronisti të zellshëm e të kujdesshëm. Jam dëshmitar, se për të gjitha udhëtimet dhe takimet në Kosovë dhe në Durrës, ai ka publikuar shkrime, si në shtypin vendas ashtu edhe në Kosovë, madje edhe në Londër, SHBA, Zvicër, Suedi, etj.

Po përmend disa prej tyre: “Kosovë. E gëzofshi pavarësinë”! Veprimtari në shkollën “Rilindja”. Sallmone. Shijak. Durrës., “Kongresi i Manastirit”, “Shkolla  e ShënVlashit në Durrës, pret miq nga Kosova”, “Luftëtarët e Batalionit “Atllantiku”, kthehen tek “Drenica” në Durrës, “Dy heronjtë e Kosovës, Haki Taha dhe Bajram Sali Gashi, mësues në Shënvlash të Durrësit”, “Sokol Demaku, “Model” i veprimtarit atdhetar”. “Kolegu ynë i çmuar. Drejtor Bajram Demaj”, “Një shekull në udhën e dijes”, (vështrim librit të Bajram Halil Gashit). Trimi “Bajram Sali Gashi. Mësuesi që këmbeu penën me pushkë për liri”, “Istog. Kuvend shkencor”. (Gjuha standarde dhe dialektet). Isha edhe unë i pranishëm në atë tubim të diturish, kur Kadriu në fjalën e tij të përshëndetjes, theksoi përafësisht kështu: “T’i ruajmë dialektet, sepse janë trashëgimi e mbijetesës së kombit, por të kujdesemi për gjuhën letrare, apo standarde, sepse jo vetëm lidhet dhe afrohet kombi ynë i çarë dhe përçarë nga historia, por rritet edhe hapësira e shpërndarjes dhe leximit të librit. Shkrimtari apo krijuesi, me librin e tij i përcjell mesazhe kombit, jo vetëm fshatit apo mëhallës së tij…….”.

Më tej po shtoj edhe të tjerë shkrime: “Niman Ferizi, Pishtar i arsimit shqip”, (Monografi) nga Shevqet Canhasi. “Hytbi Tarelli, sjell nga Toronto në Prekaz, shtatoren e Adem Jasharit”. “Unë kosovari Dush Zeqiraj, çdo fundmarsi jam në Durrës”. “Sadulla Zendeli-Daja. Hartuesi i fjalorit Suedisht-shqip”, “Arsimi shqip në Suedi. Vepra 2. Monument mësuesve të mërgatës shqiptare”, nga Hysen Ibrahimi, “Dervish Shaqa, Demush Neziri dhe Merushe Badolli, mbërritën në Deçan”, (Reportazh), “Merushe Badolli, Legjenda e valles kosovare”, “Komiteti “Mbrojtja kombëtare e Kosovës” dhe Isuf Veseli”, “As Alia, as Ilia”, roman nga shkrimtari Hamit Gurguri. “Djemt e Podgurit do ta mbajn bajrakun”. (Baladë), “Të papriturat e udhëtimit Istog-Pejë”, “Emine Hoti. “Marigoja” shqiptare në Norvegji”. “Kim Mehmeti. Kuvend me lexuesit durrsak”, “Bajram Muharremi dhe libri “Vullkani i fjetur”, “Portreti i Isak Ahmetit, gdhendur në libër”. “Një urim me kripë deti”. Po citoj pak vargje: “Në Prizrend mblidhet kuvendi,/me poetë nga trojet mbarë./Jemi shumë e s’na nxen vendi,/shqip këndojmë, jemi një farë”.

Kështu siç e kam zënë, do më duhen faqe e faqe, për të shkruar listën e artikujve, takimeve, kuvendeve, udhëtimeve, konferencave, konkurseve dhe përshëndetjeve të rastit. Ndaj po e thjeshtoj mendimin: Një pjesë e mirë është përmbledhur në katër librat e tij: “Misionarë në udhën e dijes”, (portrete, reportazhe, tregime), më pas libri “Kur lexoj një libër”, (kritikë letrare). Studimi “Hytbi Tarelli. Mjeshtër i penelit dhe daltës”. (monografi), dhe “Koha në vargje” (poezi). Të tjerë libra presin të mbushen me shumë shkrime, që i kushtohen Dardanisë. Më pëlqen mendimi i tij, kur thotë: – “Shkrimet, janë si kokrrat e grurit, mund të humbasin po nuk u mblodhën në thes, kështu i hanë mizat, apo kalben dhe harrohen. Ndërsa futja e tyre në libër është vlerësim, kujdes dhe domosdoshmëri. Libri është “Arka e kujtesës njerëzore”, që i reziston shekujve.

Në mbyllje të këtij shkrimi, më duhet të them, se: “Më vjen mirë, se ky autor, edhe sot e kësaj dite, po vazhdon të shkruajë me po atë ritëm, si 30 apo 20 vjet më parë, duke mbetur cilësor në tematikë dhe frymë atdhetare”.

Në bisedë, Kadriu rrëfen me modesti se ka edhe shumë shkrime që meritojnë dhe duhet të futen në libër, jo pak por mund të bëhen edhe katër të tillë. Veç duhet pak punë për t’i sistemuar, më tej edhe ca para.

Punën e ka vetë në dorë, ndërsa paratë duhen gjetur……!

Urime z. Tarelli! Presim shkrime e libra, me shumë përkushtim, dashuri e atdhetari, për Dardani e shqiptari.

 

Bajram Halil Gashi

Itali. Maj 2021.

 

blank

PRIZRENI NË DITËN E SHENJTË TË LIDHJES SHQIPTARE – Festivali poetik “Ditët e Lidhjes” – Nga Kadri Tarelli

 

Në Prizren, një ngjarje e shënuar për jetën artistike dhe letrare të mbarë trojeve shqiptare. Shoqata për kulturë dhe art “Fidani”, në Prizren, bash në ditën e shenjtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, më 10 Qershor, 2021, organizoi konkursin poetik “Ditët e lidhjes”.

Të gjitha veprimtaritë në përkujtim të kësaj dite, janë detyrë dhe nderim mbarëkombëtar, për gjithë ata burra të rëndë, të fjalës e të besës, të dyfekut e jataganit, që u mblodhën në kuvend nga të gjitha krahinat shqiptare, dhe vendosën të lidhin besën e të bashkojnë forcat për të mbrojtur trojet nga copëtimi, veprim ogurzi që kënaqte lakminë e fqinjëve dhe përmbushte orekset e të mëdhenjve të Europës. “Dita e lidhjes”, është ngjarja më madhore dhe më e ndritur e historisë sonë, që shërbeu dhe shërben, si gur themeli në të gjitha ngjarjet që pasuan; Mëvetësinë e Shqipërisë, dhe deri në çlirimin e Dardanisë në ditët e sotme.

Tematika e konkursit ishte e lirë. Isha pjesëmarrës në këtë kuvend poetësh, ndaj e përjetova madhërisht festën, njëkohësisht i shijova edhe ndjesitë që sjell një takim me poetët.

Është bukur të ndodhesh mes poetësh të njohur dhe të pa njohur, që i bashkon poezia dhe arti të shkruarit, ku nuk mungojnë bisedat, shakatë, dhurim librash, diskutime letrare, fotografi dhe shkëmbim numrash telefoni. Ndodhesh ballë për ballë dhe zë miqësi të re, ku secili sjell e përcjell një botë të madhe shpirtërore mes krijuesish, si një gur të çmuar në fushën e letrave shqipe. Për një të tillë ngjarje poetike, kam shkruar do kohë më parë, ndaj po mjaftohem të vendos vetëm pak vargje: nga poezia”: “Në Prizren mblidhet kuvendi,/Me poetë nga trojet mbarë,/Jemi shumë e s’na nxë vendi,/Shqip këndojmë, jemi një farë”…., duke vazhduar më tej: Një urim me kripë deti,/Po ta nis nga Durrësi plak….”. K. Tarelli. Libri “Koha në Vargje”, poezia “Një urim me kripë deti”. Faqe 92.

E gjithë veprimtaria u zhvillua në mjediset e kompleksit historik të Lidhjes, që për hir të së vërtetës i bën nder qytetarisë së Prizrenit, për kujdesin që tregojnë për ta mirëmbajtur dhe pasuruar këtë qendër muzeale me vlera kombëtare, që dora shkatërrimtare serbe e dëmtoi rëndë, duhet thënë e shkatërroi tërësisht, në vitet e luftës 1998-1999. Ishte merita e qytetarisë prizrenase, që të parën “shtëpi” që ringritën pas fitores, ishte “Shtëpia e lidhjes Shqiptare”, simbol i qëndresës dhe i besës mbarë kombëtare.

Në ligjëratën e përshëndetjes, para se të lexoj poezinë time, thashë këto fjalë: Kombi ynë ka disa dit, apo data, që janë të shenjta dhe duhen shenjtëruar si të tilla: “Besëlidhja e Lezhës”, që shenjtëroi historinë tonë, si pikëmbështetje në udhën drejt bashkimit dhe luftës për liri. Po kështu e shenjtë edhe “10 Qershori”, dita e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, që shenjtëroi bashkimin e shqiptarëve të të gjitha trojeve arbërore. Pa këtë ngjarje madhore, nuk do të kishim as shkollë të parë shqipe, edhe kjo është “ditë e shenjtë” e arsimit shqip, as Kongres të Manastirit, që i çeli udhë alfabetit dhe shkrimit të gjuhës shqipe. A mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar? A nuk është e dhe kjo ditë e shenjtë? Sepse i treguam botës se raca shqiptare, në shekuj jeton autoktone në trojet e veta.

Pa këtë ditë të shenjtë, pa jehonën e luftës të atyre viteve, s’do të kishte as kryengritje në vitet 1910-1911-1912, madje as shpallje të “Mëvetësisë”, duke u shtyre në kohën e sotme, nuk do të kishim as Dardani të çliruar e të pavarur. Mbase e teproj duke renditur disa data, po kjo është historia jonë e trazuar, që u ndesh me shumë armiq, afër dhe larg nesh. Secila ditë apo datë ka vlerën e vet, por të gjitha së bashku madhështojnë historinë e kombit, ndaj duhen kujtuar e festuar madhërishëm, siç po bëjmë sot edhe ne.

E besoj, se këto janë shumë fjalë që i përkasin historisë dhe kanë pak lidhje me konkursin poetik, ku unë lexova poezinë time: “ E pabesë është dashuria”. Po përmend vetëm disa vargje: …….

“Mos mbyll sy, mos rrudh ballë,

S’shuhet prushi nën hi,

Dashuria mbetet gjallë,

Në çdo shpirt ndez një qiri.

Poetët e pranishëm lexuan poezitë e tyre. Një galeri e tërë ndjenjash, mendimesh dhe frymëzimesh, që na detyrojnë të përulemi me urtësi dhe nderim. Ishte kënaqësi vazhdimësie, pasi në këtë kuvend u përfshinë edhe pena të reja, që guxojnë të ndjekin vargëzimin, në udhën e artit të fjalës. Juria pas një pune shumë të ngjeshur, brenda pak ditësh, vlerësoi të 53 poezitë e para qitura, katër prej tyre nga krijues durrsak, si Trandafile Molla (Baja), Merita Kuçi-Thartori, Agim Bajrami dhe unë Kadri Tarelli.

. Në përfundim u dhanë këto çmime:

. I. Hylki Rexhepi. “Diskutim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”

. II. Sahit Osmani “Liria nuk është vetëm statujë”

. III. Selim Tahiri. “Kur ti më godet mua”.

I përshëndes fituesit, duke shpresuar që në të tjera festivale poezie të ketë më shumë pjesëmarrës, gara të jetë edhe më e fortë, njëkohësisht cilësia e krijimeve të arrijë nivele të larta.

Të gjitha punimet u përfshinë në librin: “Ora e lidhjes” (Poezi nga konkursi letrar-2021”, botuar nga Shtëpia botuese, “Fidani”. Një mundësi e dobishme, që këto krijime të mos humbasin si kokrra gruri të rena nga kalliri, por të mblidhen në një libër që unë e quaj “Arka e kujtesës”. Është një dhuratë e bukur dhe kujdes i merituar ndaj çdo krijuesi, pasi aty secili njeh të tjerët, fiton përvojë, po ashtu mund të peshojë veten, forcën e mendimit, gjetjen e fjalës dhe bukurinë vargut, për t’u afruar e ngritur në fron të perëndisë.

Është rasti të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje z. Berat Batiu dhe bashkëpunëtorëve të tij, që organizuan këtë veprimtari me vlera letrare dhe atdhetarie. Njëkohësisht t’i shpreh mirëkuptim për lodhjen e madhe, në përgatitjen brenda një kohe të shkurtër të librit. Meqë unë i kam lexuar që në dorëshkrim të gjitha poezitë, e di se sa mund i është dashur për t’i sjellë në vijë të gjitha shkrimet, qoftë si redaktim letrar, po ashtu edhe korrektim gjuhësor, pasi poetët, siç janë të çliruar nga natyra, harrojnë, apo nuk i kushtojnë vëmendje këtyre vogëlsirave teknike, por që libri serioz nuk i pranon.

Uroj që Prizreni, si qytet “Prijëtar” i historisë dhe kulturës, të jetë kurdoherë në ballë të festivaleve e kuvendeve letrare dhe poetike.

Urime të gjithë pjesëmarrësve. Gjatë do të mbeten në kujtesën e secilit nga ne, të gjitha emocionet që përjetuam.

Mirë u takofshim me krijime edhe më të mira e më të bukura. Me bindje se, secili ka vënë një gur në themelet e kulturës mbarë kombëtare.

Urime!

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 11. Fillim vere, 2021.

blank

blank

blank

 

blank

Exclusive – Justina Aliaj, një sinfoni që vazhdon –

Voal.ch po sjell për publikun dokumentarin kushtuar Artistes të shquar Justina Aliaj prodhuar nga Top Channel titulluar:

Exclusive – Justina Aliaj, një sinfoni e pambaruar – 13 Qeshor 2021

 

blank

Dy Artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës me të cilën Opera e Triestes e hap sezonin

 

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën!

Alfabeti i kuptueshëm për të gjithë,

që nuk ka nevojë për interpretë është muzika, gjuha universale e njerëzimit, sikur thotë Longfellow,

që ka fuqi magjike të rigjallërojë shpirtrat e lodhur nga diçka që nuk e kishin imagjinuar kurrë se do t’ju ndodhte.

Në Zvicër përshembull, karnavalet e famshme të Bazelit, që sot janë pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe mbrohen nga UNESCO ishin shtyrë në 1920 katër javë për shkak të gripit spanjoll,

ndërsa një shekull më vonë, do të pezulloheshin dy vite rresht,

pra bota kulturore, megjithë përpjekjet për të treguar potencialet e veta, ishte nën karantinë.

Gjithësesi shpresojmë që çka përjetuam këto dy vjet t’i shërbejnë njerëzimit për të nxjerrë mësime.

Por tani gjithçka është rizgjuar!

Pas periudhës të plotë të izolimit, ku sallat e koncerteve qëndronin të heshtura,

dhe nëpër teatrot e mëdha platetë e lozhat ishin bosh dhe nuk dëgjoheshin më duartrokitjet

ndërsa Artistët me artin e tyre ishin privuar nga emocionet prej kontaktit direkt me publikun…

Tani gjithçka po rifillon, me energji të reja për të demonstruar fuqine madhështore të Artit.

Edhe Italia, atdheu i muzikës lirike, il paese del bel canto, ka rilindur si pas një ankthi,

për të rinisur jetën artistike, turet koncertore të artistëve, teatrot për rifilluar me repertoret, për të hapur sezonin.

Teatri lirik i Triestes e hap kalendarin e shfaqjeve  me Traviatën e Giuseppe Verdi, emrin e të cilit edhe mban.

E bukura është se kësaj here pjesë e kastit të Artistëve janë dy shqiptarë Nina Muho dhe Hektor Leka,

që është i shtëpisë në këtë teatër pasi aty është i angazhuar prej kur la Shqipërinë bashkë me familjen,

me nënën e tij të shquar, të famshmen Rozmari Jorganxhi, e cila këndoi në skenën e Verdit deri sa doli në pension.

Hektori më thotë se “Shqipëria ka nxjerrë këngëtarë më tepër se politikanë, por të cilëve mjerisht u mungon një Teatër lirik.

Edhe një Teatër që e kishin u shemb. Shqipëria duhet të kishte të paktën katër Teatro Lirikë”, shton Hektori. “Në Shkodër, ku u interpretua për së pari opera e parë shqiptare Mrika e Prenk Jakovës,

në Korçën e kulturës, në Vlorë ku ka një traditë të mrekullueshme këngëtarësh dhe në Tiranë si metropol.”

Duke iu kthyer skenës të Giuseppe Verdit të Triestes, basi Hektor Leka tregon se në këtë skenë kanë interpretuar shumë yje shqiptare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Mirjam Tola, Gëzim Myshketa, Orjana Kurteshi, Frano Lufi, Enkeleida Shkoza, emra të shkëlqyer të belkantos që performojnë në botë, ndërsa për ta dihet pak ose aspak në Shqipëri.”

“Nuk është hera e parë që në skenën e Teatrit lirik të Triestes një shfaqje të interpretojnë dy shqiptarë, tregon Hektori, duke u ndalur kësaj here tek talenti premtues i Nina Muhos e cila interpreton rolin kryesor, atë të Violetës.

“Nuk është hera e parë as që sopranoja shqiptare Nina Muho vjen e ftuar nga Teatrit lirik G. Verdi i Triestes.

Falë talentit dhe përkushtimit të saj në realizimin e roleve, Nina do të jetë e angazhuar edhe në projekte të tjera”, përfundon Hektor Leka, duke na premtuar se do të na mbajë në djeni në vijim për të rejat më të fundit.

Teatri Giuseppe Verdi i Triestes e hap sezonin me Traviatën më 25 qershor, dhe pastaj më 26,27,29 qershor si dhe 2 dhe 3 korrik.

Voal.ch u uron Artistëve shqiptarë suksese pas suksesesh!

Kjo është mrekullia sot. Kur nëpër skenat botërore takohesh me Artistë shqiptarë, çka flet për formatin e tyre botëror!

/Elida Buçpapaj

 

blank

blank

blank

Artistja e madhe Justina Aliaj promovon Artisten e madhe Alida Hisku

Ja si e promovon Justina Aliaj këngën e re të Alida Hiskut Plazhi i Artë me tekst të Zhuliana Jorganxhi dhe muzikë të Erand Sojlit

.

Është vlerësimi i një Artiste te madhe ndaj një tjetër Artiste të madhe që ndajmë midis tyre vlerat dhe respektin e ndërsjelltë për artin dhe indivualitetin e njëra-tjetrës.

Të dyja kanë të përbashkët edhe vuajtjet, largimin nga skena!

Po kritika ku është ?

Kritika vlerëson muzikën tallava me tekste tallava por që rrjedhin para!

Më poshtë po sjellim statusin e Artistes të madhe Justina Aliaj:

 

“Të dashur miqt e mi. Me shumë dashuri po prezantoj para jush nji prej kolegëve të mija më të dashura e të talentuara, të shtrenjtën e të papërsëritëshmen Alida Hisku.
Po këndon kaq e qeshur e me shpirtin e saj të hareshëm.
Pranverë në shpirt, pranverë në melodi, pranverë zëri i saj.
Këndofsh, këndofsh…
Faleminderit.”

 


Send this to a friend