Ezra Weston Loomis Pound (Hailey, 30 tetor 1885 – Venecias, 1 nëntor 1972) eshte një poet amerikan, eseiest dhe përkthyes i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Itali.
Në praktikë i bëhej thirrje idesë aristotelike të fajdesë, e bërë pikërisht edhe nga tradita kristiane, sipas së cilës interesit për kreditë e parave do të ishte një mëkat kundër natyrës, por pa u kaluar në ekstrem për të dënuar çdo aktivitet financiar.
Për atë, fajdeja është “një taksë që vihet mbi fuqinë blerëse pa marrë parasysh produktivitetin“, dhe shpesh edhe pa marrë parasysh mundësinë e prodhimit, siç thuhet në Canto XLV (45).
H Y R J E
Histrion
Në një nga poezitë e hershme e titulluar “Histrion” poeti shpreson se identifikimi i tij me aktorin, me qëllim që të komunikojnë më afër me mjeshtrat e shpirtrave tanë.
Në Romën e lashtë, Histrioni ishte një aktor teatri, nga etruska Hister (termi u rezervua fillimisht për akrobatët dhe zbutësit etruskë të kafshëve, iu dha pastaj aktorëve lokalë që imitonin etruskët dhe më vonë zgjerohet për aktorët e komedisë latine)
KJO FAQE PËRMBAN 8 POEZITË E EZRA POUND.
Ezra Pound (emri i plotë Ezra Pound Weston Loomis-së, 1885-1972) ishte një poet i famshëm amerikan, por që ka jetuar kryesisht në Evropë.
Mbahet si një nga autorët kryesorë të lëvizjes letrare të modernizmit (kryesisht të imazhinizmit dhe vortiçizmit), ka ndikuar në mënyrë domethënëse mbi lirikën angleze duke futur në të elemente lindore, perëndimore, amerikane dhe evropiane.
Qe gjithashtu promotor i përhapjes së veprave të Dantes dhe Guido Cavalcantit në publikun britanik.
PROLOG KRISHTLINDJEVE
Jehonë Engjëjsh që këndojnë “U ngazëllove”
Nga shumë heshtje lind heshtja
Kështu, drita e yjeve thuret në litarë
Me të cilën Fuqitë e paqes harmonizohen ëmbël.
Gëzohu, o tokë, Zoti yt
Ka zgjedhur vendin e tij të shenjtë të pushimit.
Ja, shenja me krahë
Fluturon mbi atë krizalidën e shenjtë.
Shpirti i padukshëm i yjeve u përgjigjet atyre:
Përkuluni në këngën tuaj, fuqi përdëllyese.
Përkuluni mbi harqet tuaja të fildishtë e të artë !
Ajo që ju njihni vetëm vagëllimthi është bërë
Në rrugë të shkurtra e të ndritshme, blu:
Përkuluni në lëvdatën tuaj;
Sepse nëse mendimi juaj i hollë
Nuk sheh veçse pjesërisht burimin e mistereve
Edhe në këngët tuaja, jeni urdhëruar që t’i këndoni:
“Lavdi! Lavdi qiejve të lartë
Paqe menjëherë në tokë”.
Engjëjt që vazhdojnë me këngën e tyre:
Barinj dhe mbretër, me qengja dhe temjan
Shkoni e shlyejeni injorancën e njerëzimit:
Me mirrën tuaj të kuqe bëjeni shije të ëmbël.
Ja biri i Perëndisë bëhet lëmoshëdhënësi i Perëndisë
Jepni këtë pako gjë
Para se ai t’ju japë gjithçka.
PAPAFINGO
Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne.
Eja, mike, dhe kujto,
të pasurit kanë shërbëtorë dhe jo miq,
kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë.
Ejani, të vajtojmë për të martuarit e të pamartuarit.
Agimi hyn me hapa të vegjël
si një Pavlova e praruar,
Dhe unë jam pranë dëshirës sime.
As ka në jetë diçka më të mirë
Që këtë çast freskie të qartë,
Çasti për t’u zgjuar në dashuri.
HISTRION
Askush nuk guxoi ta shkruajë këtë,
unë e di se shpirtrat e të mëdhenjve
banojnë ndonjëherë te ne,
dhe ne të shkrirë në ta
S’jemi veçse refleksi i këtyre shpirtrave .
Të tillë janë: paksa Dantja
dhe janë gjithashtu një farë
Fransua Vijon, poet hajdut
ose ata të caktuar për shenjtëri
që donin të blasfemonin emrin im;
një çast dhe flaka vdes.
Si të digjej në qendrën tonë një sfer
transparente ari të shkrirë, “Uni” ynë
dhe rrënjoset në kështu ndonjë formë:
Krishti ose Gjoni ose Fiorentinasi;
dhe pastaj çdo formë takse
e zhduk qartësinë e sferës,
ne pushojmë së qeni atëherë
dhe mjeshtrat e shpirtrave tanë vazhdojnë.
KUNDËR FAJDESË
Me fajde askush nuk ka një shtëpi të fortë
me gurë katrorë e të sheshtë
me fasadë të stolisur,
me fajde
nuk ka kishë me afreske parajse
Harpes et Luz
dhe paralajmërimi i Engjëllit
me aureola largoni,
me fajde
askush nuk sheh trashëgimtarë të Gonxagës dhe konkubina
s’pikturohet për ta mbajtur vetë artin në shtëpi
por për të shitur e shitur shpejt e me fitim, mëkat kundër natyrës
buka jote do të jetë si sitë e vjetër
e thatë si letër,
pa thekër ose miell gruri të fortë,
fajdeja e rëndon shtrirjen
i shtrembëron kufijtë me fajde
askush nuk gjen qëndrim të këndshëm.
I privohet gdhendja e gurit,
endësit të pëlhurës
Me fajde
leshi nuk vjen në treg
dhe delet nuk japin lesh
më e keqe se murtaja është fajdeja,
i heq majëne gjilpërës në duart e vajzave të reja
dhe ngatërron atë që tjerr. Peter Lombard
nuk bëhet me fajde
Duccio nuk bëhet me fajde
as Piero della Francesca dhe Zuan Bellini
as “Shpifja” s’ishte pikturuar me fajde.
Angjelika nuk u bë me kamatë, as me Ambrose de Praedis,
s’është firmosur asnjë kishë me gurë të gjallë “Adamo me fecit.”
Nuk u ngrit me fajde
Shën Hiler dhe Shën Trofini,
fajdeja ndryshk daltën
ndryshk artin dhe artizanin
bren pëlhurën në telajo, askush
nuk mëson artin që të mpleksë arin në endje ;
e kaltra kalbëzohet me fajde, nuk qëndiset
në purpur, smeraldi nuk gjen Memlingun e vet
fajdeja mbyt fëmijën në bark
arreston të riun e dashuruar
ia lë krevatin pleqve të dobësuar,
futet në mes të martuarve të rinj
Kundër natyrës
Në Elusi kanë sjellë putana
kërma zdërhallëse
mysafirë të fajdesë.
Bottom of Form
PEMA M’U FUT NË DUAR
Pema më hyri thellë në duar,
Limfa e saj më zbriti në krahë,
Pema m’u rrit në gjoks –
Thellë,
Degët më dalin si krahë.
Je pemë,
Je myshk,
Je manushaqe përshkuar prej erës-
Krijesë – tepër e lartë – je ti
Dhe e gjithë kjo është marrëzia e botës.
KËNGË PIZANE
Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet,
teprica është skorie
Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur,
Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë
Bota kujt i përket, mua, atyre
apo askujt?
E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi
Elize, edhe pse është në banesat e ferrit,
Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë
Milingona është një centaur në botën e tij të dragonjve.
Shkule nga vetja krenarinë, nuk qe njeriu ai
Që krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinë
Shkule nga vetja fodullekun, shkule, të them
Mëso nga bota e gjelbërt se cili është vendi yt
Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit,
Shkule nga vetja fodullekun,
Paquin shkule!
Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde.
“Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë”
Shkule nga vetja fodullekub,
Je një qen i rrahur nën breshër,
Një laraskë fryhet në një gulç dielli
Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë
As ia dallon dot krahun nga bishti
Shkule nga vetja fodullekun
Sa të mjera janë ligësitë e tua
Të ushqyera me mashtrime
Shkule nga vetja fodullekun,
Lakmues në të shkatërruar, koprac në mëshirë
Shkule nga vetja fodullekun,
Shkule, të them.
Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë
Ky nuk është fodullek. Të kesh, trokitur me maturi
Që një Tarallak ta hapte
Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë
Ose nga një sy i bukur antik flakën e padhunuar
Ky s’është fodullek.
Këtu gabimi është në atë se s’shtë bërë, në mosbesimin që u mëdyshe.
FRANÇESKA
Vije përpara duke dalë nga nata
Mbaje lule në dorë
Tani do të dalësh nga një turmë e rrëmujshme,
Nga një pështjellim fjalësh rreth teje.
Unë që të kisha parë mes gjërave të para
U nxeha kur dëgjova të thuash emrin tënd
në vende të rëndomta.
Do të kisha dashur që dallgët e ftohta në mendjen time të lëkundeshin
Dhe që bota të thahej si një gjethe e vdekur,
ose rrushku bosh i qumështores dhe, të ishte hedhurj tutje,
për të të gjetur
vetëm
ME DRITË TË SHUAR
Kthehu tek ëndrrat e vjetra
Që kjo bota jonë të mos humbë guximin
Me dritë të shuar
Duaje ëndrrën tënde
Duke përbuzur çdo dashuri inferiore,
Duaj erën
Dhe kujtohu këtu
Që vërtet vetëm ëndrrat mund të jenë
Prandaj, unë nisem në ëndërr, që të t’arrij.
1908
pff