VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Hapet shtëpia e luleve dhe e torturave, Begeja: Artistët të kërkojnë falje që tallën tiranasit (VIDEO)

Fatmira Nikolli

E ndërtuar më 1928 si banesë e familjes tregtare e intelektuale Begeja, me arkitekturë italiane e ambiente të bollshme, shtëpia dykatëshe njihej në Tiranën e saposhpallur kryeqytet si shtëpia e luleve. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, familja u nxor jashtë dhe godina u kthye në shtëpi torturash.

Xhimi Begeja, pinjoll i familjes thotë se ajo që “ishte vila më e bukur në Tiranë, e mbushur me lule, u kthye në shtëpi torture pas ardhjes së regjimit komunist që nxori jashtë familjen”.

Dhomat që dy vëllezërit Begeja i patën ndërtuar për fëmijët, u kthyen në zyra për hetuesit, ndërsa bodrumet e ndërtuara për gatim e magazinim ushqimesh, u kthyen në qeli torture për marrjen në pyetje të atyre që sistemi i deklaronte armiq. Nga ky fat, nuk shpëtoi as vajza e familjes.

“Këtu u tortuan edhe pjesëtarët e familjes sonë. mjaft tu them rastin e hallës sime, që ishte 13 vjeçe në atë kohë, që u rrah në këtë shtëpi dhe kur doli nga këtu, humbi rrugën sepse ishte në gjendje të rënduar”, thotë Begeja.

Pesë vitet e funksionimit të saj si hetuesi 1945-1950, e vitet si shtëpi policësh, e kanë damkosur vilën e verdhë, aq sa për familjen, ajo ngjall ende trishtim, e deri refuzim. Në pavetëdije, ajo bart ende, fantazmat e së shkuarës.

“Ne ndjejmë trishtim kur shohim shtëpinë, sepse ajo që ishet shtëpia e luleve, u kthye në në shtëpi, nga ku u syrgjynosën njerëz dhe u dhunuan. Unë banoj afër dhe e kam të vështirë të vij ta shoh, vetëm kur vij e hap për ajrosje”, tha Xhimi Begeja.

Në kuader të 100- vjetorit të Tiranës kryeqytet, pranë Vilës Begeja, Autoriteti i Dosjeve firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Tirana”, për projekte të përbashkëta që zbardhin fatet e qytetareve tiranas gjatë regjimit komunist.

Arben Tafaj i Shoqatës “Tirana” tha se kryeqyteti ishte ndër më të goditurit nga regjimi komunist, ndërsa kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, vërejti se “Elita e re që erdhi në pushtet përbalti e delegjitimoi banorët e Tiranës”.

Me evidentimin e familjeve të mëdha e me tradita, synohet edhe zhbërja e paragjykimit për tiranasit i ngulitur nga propaganda e pesë dekadave.
“Poetët, artistët, shkrimtarët duhet t’u kërkojnë ndjesë tiranasve që me veprat e tyre, i fyen me ironitë, sarkazmat e metaforat banorët e qytetarët tiranas. Komunizmi shfrytëzoi mirësinë e qytetarinë e këtyrë banorëve”, tha Begeja.

Nga kjo familje, ka dalë ish kryebashkiaku Ali Begeja, apo regjisorja Liri Begeja.

(Video) Milaim Zeka: Edi Rama Erdogan – Akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë konfirmuar, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Voal.ch – Në Kosovë duket se guximi i zyrtarëve ka tejkaluar pritshmëritë dhe “dora e pabesë” ka arritur deri te thesari i shtetit. 2 milionë euro i mungojnë Kosovës. Por ku kanë shkuar? Për këto zhvillime, por edhe të tjera, foli në A2 gazetari, opinionisti, Milaim Zeka.

Fillimisht, ai foli për mungesën e 2,1 milionë eurove në thesarin e Kosovës, duke theksuar se kjo lëvizje ka ndodhur me dijeninë e plotë të politikanëve. “Çdo vjedhje që ndodh në Tiranë kryhet me miratimin e krerëve të shtetit. Nuk ka skandal të hajnisë në Tiranë që nuk është e përfshirë qeveria. E njëjta situatë është edhe në Kosovë. Janë një petë e lakrorit ose janë vetëm një pikë në oqeanin e vjedhjeve që i janë bërë Kosovës nga politikanët, që sot janë multimilionerë. Në anën tjetër, populli është varfëruar në mënyrë ekstreme. Ky njeri, i cili arriti të transferojë 2,1 milionë euro nga thesari ishte në koordinim absolut me politikanët e Kosovë, pasi në të kundërt nuk kishte për të ndodhur pa dijeninë e këtyre njerëzve”, u shpreh Zeka.

Më tej, Zeka foli mbi Gjykatën Speciale duke u shprehur se tashmë akuza ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve është e konfirmuar. “Aktakuza është e konfirmuar edhe këtë e dinë edhe këta persona. Për këtë ka ndodhur dje një takim. Tani do të kemi zhvillime të reja në Kosova. Nëse gjykata nuk del sot me deklaratë që aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është hedhur poshtë, atëherë është e konfirmuar. Mosdeklarimi i Gjykatës sot e konfirmon aktakuzën. Thaçi mund të japë dorëheqje dhe ne mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas meje, zgjedhjet do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Jam shumë i bindur që qytetarët e Kosovës do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme në pranverën e ardhshme. Besoj se do ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të qetë, pasi Serbia është duke e vënë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës”, u shpreh Zeka.

Mjekja Aurora Dollenberg nga Gjermania: 80% e të infektuar me COVID-19 janë me simptoma të lehta ose asimptomatik

voal. ch – Së fundmi nga Gjermania vjen një studim i mirëfilltë i mjekes shqiptaro-gjermane, njëkohësisht dhe nënkryetare e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, doktoreshë Aurora Dollenberg.

Studimi i saj është bazuar mbi të dhënat e pacientëve që ajo ka trajtuar që prej shfaqjes së pandemisë, pacientë gjermanë dhe shqiptarë.

Rezultatet e studimit tregojnë se rreth 80% e të infektuar me COVID-19 janë me simptoma të lehta ose asimptomatik dhe shërimi tek këta pacientë është pa efekte anësore.

Të tjera të dhëna interesante nga ky studim janë: –

Pothuajse gjysma e pacientëve (48%) rezultoi se nuk kishin sëmundje të tjera shoqëruese – 6% e pacientëve ishin burra në raport me 3% që ishin gra. -10% thotë studimi të infektuarve janë të moshës mbi 25-30 vjeç dhe 70% të infektuar të moshës mbi 65-70 vjeç Doktoreshë Aurora Dollenberg e cila ka kryer dhe këtë studim ishte sot me ne për të na njohur me detajet e këtij studimi.

 

 

 

Albumi i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku në Top Ten në revistën prestigjoze Fanfare në SHBA –

Artistët shqiptarë në botë shkëlqejnë me artin e tyre. Art me identitet shqiptar.

 

Lajmi më i fundit që voal.ch ka nderin ta bëjë me  dije është se albumi i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku Solos & Duos qe doli ne treg nga shtepia diskografike Naxos Records me 2019, eshte zgjedhur ne dhjeteshen me te mire te vitit nga kritiku James H. North ne revisten prestigjoze Fanfare ne Amerike. Ne kete liste perfshihen CD me vepra nga Beethoven dhe Bartok, si dhe dy kompozitore te tjere te shekullit XXI nga Hollanda dhe SHBA.

Artikulli botohet ne numrin 44:2 te revistes (nentor-dhjetor 2020).

Duke e renditur kompozitorin shqiptar nder kompozitoret e medhenj te shekulli XXI, kritiku amerikan shkruan:

“Secila veper e kompozitorit shqiptaro- anglez Thoma Simaku eshte mahnitese. Ky eshte albumi i tij i dyte ne Naxos, dhe kjo eshte hera e dyte qe ai zgjidhet ne listen time. Nje numer veprash te tjera qe gjenden ne YouTube dhe gjetiu jane po aq stimuluese”.

Te kater instrumentistet angleze Peter Sheppard-Skaerved, Roderick Chadwick, Joseph Houston dhe Chris Orton kane nje aktivitet te gjere nderkombetar. Midis veprave te tjera, ne kete album perfshihen dhe kenga arbereshe Moj e Bukura More, si dhe vepra Soliloquy V – Flauto Acerbo e cila fitoi cmimin ‘Kompozitorit i Vitit’ nga Akademia e Kompozitoreve Britanike (BASCA), te cilen juria e cilesoi si e cilesuar nga juria si vizionare dhe krejtesisht origjinale.

Muzika e kompozitorit shqiptar eshte ekzekutuar ne mbare Evropen, ne SHBA dhe me gjere per tre dekada, dhe eshte vleresuar me nje seri cmimesh nderkombetare per cilesite e saj ekspresive dhe mpleksjen e vecante te intensitetit muzikor dhe modernizmit.

Nder veprat kryesore perfshihen Koncerit per Orkeser Simpfonike qe fitoi çmimin Lutosławski Prize me 2013 ne konkurisn nderkombetar i shpallur me rastitn e 100 vjetorit te kompozitorit polak te shekullit XX, vepra per Orkester Harqesh The Scream (2017) e bazuar ne pikturen e famshme te Edvard Munch; si dhe nje cikel veprash virtuoze per instrumenta te ndryshem solistike. Kenga Moj e Bukura More ne versionin per violin & piano mund te degjohet ne YouTube.

 

Shiheni dhe dëgjojeni: Kënga e Ilir Shaqirit: Atdheu i Shqiptarëve – Grushti do të bjer’ përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve po Atdheu i shqipëtarve!

Poezia: Ali ASLLANI – Muzika: Naim GJOSHI – Orkestrimi: Xhevdet GASHI – Këndon: Ilir SHAQIRI

 

Po ku jeni dredharake?
Ju me zemra aq te nxira
Ju dinake e ju shushunja
Ju gjahtare ne erresira

Ç’na pa syri? ç’na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri
Te i miri, te i ligu
Te spiuni me i ndyri

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!

REF.:
Koha dridhet e përdridhet
do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur
doemos jasht’ do hidhet!
Ne kolltuk ku keni hipur
duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Grushti do të bjer’
përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve
po Atdheu i shqipëtarve!

Mirpo ju që s’keni pasur
as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë,
ju i thatë armikut: “Peqe!”
Ç’na pa syri? ç’na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri
Te i miri, te i ligu
Te spiuni me i ndyri

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!

REF.:
Koha dridhet e përdridhet
do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur
doemos jasht’ do hidhet!
Ne kolltuk ku keni hipur
duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Grushti rend do të bjer’
përmbi krye të zuzarve
Koha është e maskarenjve
po Atdheu…
Koha është e maskarenjve
po Atdheu i shqipëtarve!

 

 

“Nuk u hap airbag-u dhe arrita të largohesha”, i shpëtoi atentatit, rrëfehet avokati nga Kosova (video)

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur sot rrëfimi i avokatit nga Kosova Gazmend Halilaj, i cili në prill të këtij viti arriti t’i shpëtonte një atentati para banesës së tij ku u qëllua me 11 plumba. Sulmi erdhi pas zbulimit të disa ngjarjeve dhe autorëve të tyre teksa është mrekulli që ai jeton ende dhe pse u qëllua nga afër me armë. Halilaj thotë se fillimisht shpëtoi pas përplasjes me makinë nga autorët pasi nuk u hap airbag-u i makinës që mund ta kishte bllokuar dhe ta kishte bërë shënjestër më të lehtë për vrasësit dhe më pas falë fizikut të tij ka mundur të vrapojë dhe pse me plumba dhe i plagosur.

Ndiqni rrëfimin e tij në emisionin “Me zemër të hapur” me moderatoren Evis Ahmeti ku u trajtua dhe përdhunimi i të miturës nga Drenasi nga profesori i saj.

Si e zbuluat ju Gazmend këtë skandal?
Këta që kanë abuzuar janë në poste zyrtare brenda orarit zyrtar dhe jashtë orarit janë organizatorë të grupeve kriminale.

Si i zbuluat ju të gjitha këto?
Unë e kam zbuluar këtë çështje pasi nuk e mora si kliente por desha ta ndihmoja atë të mitur pasi ajo ishte një nxënëse shembullore nga një familje sportiste.

Si u procedua me vajzën? Si është sot ajo?
Vajza tani është shumë mirë, shkollohet dhe vazhdon jetën.

 

Ju keni zbuluar edhe rastin e vjedhjes së milionave markave, para të destinuara për luftën?
Po ky ishte një skandal i zbuluar nga mua pasi e di shumë mirë kush i bëri, janë njerëz të implikuar në politikë dhe zyrtarë të lartë.

Ju Gazmend i keni marrë parasysh të gjitha këto, por keni pasur një atentat të rrezikshëm?
Po mua mu bë atentat për këtë zbulim, u qëllova nga një makinë para banesës time dhe pastaj dy persona me dy armë të cilët derdhën 11 plumba mbi mua!

Si shpëtuat nga ky atentat Gazmend?
Falënderoj zotin, sepse nuk u hap airbag-u dhe unë zbrita nga makina menjëherë dhe u rrëzova tre herë, por fiziku im i fortë dhe ajo çfarë kam qenë më parë më ndihmuan.

Po familja juaj si e priti? A kanë frikë sot?
Unë nuk kam kurrë frikë dhe as familja ime, pasi jam me drejtësinë për ngjarjet.

Gazetari: Implikim i madh me pushtetin
Nehat Shaqiri, gazetar i “Bota Sot” mbështeti rrëfimin e avokatit Halilaj. Ai tha se do t’i shkojë deri në fund rasteve pavarësisht kërcënimeve nga autorët.

“U njoha me rastin nëpërmjet mediave dhe ngjarjes që mori bujë të madhe. Aty është një implikim i madh i cili ka të bëjë me pushtetin dhe me afera të mëdha të zyrtarëve të lartë në shtet. Ka shumë gjëra që i kemi përjetuar shumë keq, pasi ne kemi shkruar, unë kam hulumtuar për rastin e të miturës por edhe rastin e zbulimit të 1.4 milionë markave. Kam ndjekur rastin e Gazmendit dhe fotot që janë bërë montazh kundrejt Gazmendit. Unë i kam hulumtuar edhe rastet e tjera të abuzimit dhe do vazhdoj përsëri t’i ndjek edhe pse ka raste që shumë kolegë të mi janë vrarë. Unë kam pas një rast kur më kanë kërcënuar për shkak të zbulimeve të rasteve abuzive. Kërcënimet në Kosovë bëhen nga njerëz shumë të rëndësishëm pasi janë të mbrojtur nga shteti”, tha gazetari Shaqiri.

Zbuloi dy skandale në Kosovë, avokati i shpëton atentatit me 11 plumba, ja pamjet e sulmit (Video)

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot pamjet e atentatit ndaj avokatit Gazmend Halilaj, pas zbulimit të dy skandaleve nga ana e tij që e vendosën në shënjestër të autorëve.

Gazmend Halilaj u citua si hero i Drenasit, pasi ishte një nga personat që zbardhi rastin tragjik të 16-vjeçares nga Drenasi e abuzuar seksualisht nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua të abortonte në muajin e katërt të shtatzanisë nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit.

Por jo pak bujë bëri edhe rasti i zbulimit të vjedhjes së 1.4 milionë markave, para të destinuara për luftëtarët në luftë në vitin 1999. Pikërisht për zbardhjen e këtij rasti Gazmend Halilaj u kërcënua me jetë, makina e tij u përplas nga një makinë tjetër në afërsi të banesës e ndërsa 11-plumba u derdhën mbi të.

Shqiperia e vetmja pa ndryshuar mjekimin per Covid

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si në ditën e parë, kur njohuritë për virusin ishin zero. Referuar këtij protokolli, mjekët e familjes trajtojnë thuajse çdo rast Covid pozitiv me antibiotikë, edhe kur simptomat janë të lehta.

“Në vendin tone është i disponueshëm një protokoll trajtimi për këta pacientë, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ai përfshin më të detajuar rastet e lehta dhe të mesme, të cilat ndiqen në banesë nga mjeku i familjes”, u shpreh mjekja Valbona Salko.

Në një intervistë për Televizonin Klan, nënkryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollemberg, mjeke në Gjermani, na thotë se protokollet europiane janë përditësuar dhe tashmë asnjë pacient nuk trajtohet si në fillim të pandemisë, ndërsa përdorimi i antibiotikut në rastet me simptoma të lehta cilësohet i gabuar dhe i dëmshëm.

“Është një gabim klasik, të paktën këtu në Gjermani, por edhe në vendet europiane, Ka protokolle strikte për antibiotikun dhe vetëm nëe rastet që verifikohet që kemi një infeksion bakterial atëherë kemi të drejtë ta japim dhe jo për shenjat virale siç janë ato të Covid. Në fillim është medikamenti antimalarik dhe pas 6 muajsh është ndaluar në mënyrë kategorike dhënia e tij”. Azithromycina u propozua në fillim si një antibiotik çudibërës për rastet me Covid, Shqipëria vijon ta rekomandojë si alternativë të parë dhe më të mirën, por bota e ka ndaluar prej kohësh. “Për fatin e keq Azithromycina ka dal nga të gjitha protokollet europiane, nuk është zgjedhje e parë, madje është e ndaluar”, shtoi mjekja Dollemberg.

Protokolli amerikan, anglez, gjerman dhe ai austriak i trajtojnë pacientët me simptoma të lehta vetëm me paracetamol, ndërsa ndalojnë përdorimin e Azithromycinës në çdo rast. Po ashtu përdorimi i Ibuprofenit që në fillim ishte e ndaluar ka nisur të rekomandohet nga mjekët në botë për qetësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës. Tv Klan

(Video) Dokumentar i TV Klan me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Zvicër -Shqipëri

Dokumentar i TV Klan me rastin e 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Zvicër -Shqipëri.

 

(Video) Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Teatri i Operës i paprekshëm, nuk mund të bëhet privat

voal.cgh – Teatrit të Operas i rrezikohet jeta që të shkojë në xhepin e ndonjë klienti të kryeministrit të papërgjegjshëm shqiptar Edi Rama. Ai përdor lolon e tij minisrten e kulturës që të dalë publikisht për t’i shprehur qëllimet e bosit të saj.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i sopranos me famë botërore Inva mula në një prononcim për TV24 në Tiranë që po e sjellim më poshtë.

Pasi është konsultuar me drejtues të operave më të mëdha franceze, për modelet e tyre të menaxhimit, artistja tha se opera nuk mund të bëhet private.

 

TIRANE– Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula ka analizuar propozimin e ministres së Kulturës, që kishte të bënte me shkëputjen e Operas nga shteti. Pasi është konsultuar me drejtues të operave më të mëdha franceze, për modelet e tyre të menaxhimit, artistja tha për ‘Balkan Web’ se opera nuk mund të bëhet private.

“Opera? Shqiperia nuk i ngjan vendeve te tjera. Është fat që u ndërtua në vitet 1950, kur kishim aq vështirësi. Teatri i operas është i paprekshem në gjithë Lindjen, ai nuk është prekur pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur. Opera është aset, nuk mund të bëhet private, kjo as nuk diskutohet” u shpreh sopranoja.

Inva sugjeron që teatro operash duhet të kenë edhe qytete si Shkodra ku u vu opera e parë shqiptare,  apo Korça, ajo e sheh institucionin si panteon.

Mula sugjeron financime shtesë nga bizneset e mëdha ku shteti është rregullator.

Shteti duhet të ndërhyje qe bizneset e mëdha të ndihmojnë duke shtuar buxhetin për Teatrin e Operas. Unë bëj thirrje për një tryezë me artistë  shqiptarë, me studiues për Operan. Unë vetë mund të ftoj drejtues të opera të mëdha europiane që të sjellin përvoijat e tyre në menaxhim”, thotë sopranoja e njohur.

Ajo sugjeron bisedime dhe zgjidhje që do të bëjnë që “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, të qëndrojë me këmbët e veta, por gjithmone si aseti  kyesor i shtetit shqiptar”.

 

(Video) Nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare ndaj fyerjeve që Beogradi bën ndaj shkrimtarit e historianit të shquar Jusuf Buxhovi për veprën “Dardania – antika, mesjeta”.

Dëgjoni si vjell vrerë me fyerje dhe sharje Beogradi kundër shkrimtarit dhe historianit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovi, për veprën e tij “Dardania – antika, mesjeta”,
ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare!
Autori i “Dardanisë” fyhet nga Beogradi: “shiftar i çmendur”!
Vazhdojnë reagimet e ashpra, kresisht me fyerje nga më të rëndat,
nga Beogradi pas botimit të librit “Dardania – antika, mesjeta”.
Ato janë edhe të kuptueshme, ngaqë, me argumente të pamohueshme, demistifikohen gënjeshtrat e tyre që janë përhapur prej më shumë se një shekull!
Këto reagime, përkujtojnë fushatën që pat filluar Beogradi dhe disa “historianë” nga Kosova pas botimit të “Kosovës” në tre vëllime ku u vunë në pah mashtrimet e historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb, që demantohet nga shumë burime bizantine…
Këtë herë, në mungesë të reagimeve shkecore, autori i “Dardanisë” quhet “shiftat i çmendur”!

(Video) Dalin në dritë thesarët e Pirustit të Ilirisë – Dukagjini i Arbërisë – arbërve të mesjetës në Komanin e 9 kishave

Reportazh nga News24: Dalin në dritë thesarët e arbërve të mesjetës në Komanin e 9 kishave.
E si mos të ndihemi krenarë me Komanin e madhërishëm?
Me zemrën e Arbërisë! Me urën lidhëse të arbërve dhe ilirëve që na ndrin faqen në historiografinë botërore!
Arkeologia, zj. Etleva Nallbani ka të drejtë kur i referohet si popullsi dukagjinase, sepse edhe vetë Puka është Dukagjini i Vjetër dhe vendorigjina e Dukagjinëve. E mos të harrojmë se në Sardë të Komanit, Lek
Dukagjini kishte edhe rezisencën e tij të fortifikuar, kalanë e tij në pjesën më perendimore të Dukagjinit të Vjetër (Pukës) e gjithashtu Principatës së Dukagjinëve.
Nga puna e arkeologëve, fakteve dhe gjetjeve arkeologjike e mbi të gjitha gjetjes së punishtës së përpunimit të metalit, vërteton edhe më shumë dhe qartë se Puka gjithashtu ishte edhe epiqëndra e popullsisë piruste, pra e fisit Pirust.
Në një numër të revistës “Hylli i Dritës”, ndër të tjera shkruhet se “Pirustët, përpunuesit e metaleve, së pari ishin (banorë) në Koman të Pukës.”
Pra, Puka = Pirusti i Ilirisë – Dukagjini i Arbërisë.
Falenderojmë përzemërsisht misionin e arkeologëve, të gjithë ata që po kontribuojnë të nxjerrin çdo ditë e më shumë në dritë copëza të historisë, vazhdimësisë së popullsisë dhe trashëgimisë kulturore të PUKËS
SË LASHTË!!!
Falenderojmë News24 e gjithashtu gazetarët!
KOMANI DUHET TË SHPALLET “NDERI I KOMBIT” për vlerat e jashtëzakonshme e të pakrahasueshme që i shton Atdheut tonë, Shqiptarisë.
Thesaret e arberve te mesjetes ne Komanin e 9 kishave Deshmite e fisnikeve arber ne malet e Komanit Etleva Nallbani, drejtuese e misionit arkeologjik “Komani tregon mesjeten e Arberit ne teresine e vet”
Nallbani: Qyteza shtrihet ne mbi 1 mije hektare “Jane kishat e Shen Janit, Shen Gjergjit, Shen Mhillit” “Eshte nekropoli, kalaja, kisha e Shen Kollit”
Nallbani: Pas nekropolit, prisnim nje kishe te madhe Komani ishte qyteze e pasur, ka 9 kisha e disa lagje Nallbani: Kishin tregti deri me Kalifatin arab “Nekropoli na tregon armet, veshjet e bizhute” “Mund te jene Dukagjinas, kulturalisht shume te pasur”
Elvana Metalla, arkeologe “Te kisha e Shen Gjergjit gjejme punishte metali” “Materiale te ardhura nga Venecia dhe vendase”
Nallbani: Varret, nga shek. IV ne shek. XII “Riti i varrimit ka gjithe takemin, veshje, arme” “Varret jane familjare, ka veshje laike e kishtare” “Ka kuti ne varret familjare dhe kultura veshjesh”
Nallbani: Trashegimi ne gjerdane dhe rripa
Helidon Sokoli, Arkeolog “Linja e fortifikimit tregon mbrojtjen e qytezes” Sokoli: Fortifikimi doli gjate survejit tone Deshmite e fisnikeve arber ne malet e Komanit


Send this to a friend