VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KRYENGRITJA E POSTRIBËS E JUP KAZAZI- Dokumente e prova që zbardhin të vërtetën – Nga Hamza Kazazi

By | September 11, 2020

Komentet

LETËR – KËMBIM MUSTAFA KRUJA – KARL GURAKUQI: Iu fala nderës Ernestit tue i thânë se kurrë prosë mâ të bukur se atë s’kisha kënduem

 

 

 

Palermë, 22 tetuer 1957

 

Mustafë i dashun,

Me 14 shtatuer të pata dërgue librin “Tungjajeta” dhe e përcolla me nji kartë postare tue të tregue arsyen e vonesës së dërgimit.

Tue mos pasë marrë përgjegje as për njênin as për tjetrën, më duhet me mendue se karta postare nuk të ká rá në dorë. Sá për librin, nuk e besoj se mund të ketë humbë, pse e pata nisë të porositun.

Sikurse të pata shkrue n’atë kartë postare, unë librin e pata blé posá ti m’i pate dërgue të hollat. Erdhi në zyrë Rosolin Petrota, e pau dhe m’a mori për me e lexue. Derisá m’a kthei, vetë dijta: i a kishte pasë dhânë njij arbreshi tjetër, e kështu, dorë në dorë, sikurse ké mujtë me vû ré, mbuloja e librit âsht pak e zhublueme. Uroj veç t’a keshë marrë. Si t’âsht dukë?

Prá, edhe nji gjâ e mirë u bâ: mërgimi sot po ká nji të përkohëshme të vetën. Ernesti e bâni zemrën gúr e hŷni në ket pýll! Unë n’atë t’êmen, pata plasë tue folë e tue shkrue qi të dilte ndokush e t’i hŷnte botimit të njij reviste, mbasi, falemi nderës Zotit, po jemi mjaft për të mujtë me e mbajtë në kâmbë me shkrime, se sá për kuletë, mos pyet… Mirë e pat nisë Resuli i shkretë, por mjerisht mbeti në gjymës të rrugës. Sá keq më ká ardhë! Por shka t’i bâjsh ndeshtrashës së zezë qi na ndjek kâmba kâmbës, në daç kúr ishim n’atdhé, në daç këtu përjashta!… Eh po! Ká pasë thânë Fishta i mjerë, se qysh se Shqipnija pat qënë matë me lëkurën e dreqit, asnji punë për së mbarit ndër né s’mundet me ngjatë:

 

“Kam këndue n’do libra t’vjetër

(Se për kúr ata s’kallzojnë),

Shëjti Sh’Mhíll e Shëjti Sh’Pjetër

Rán n’kuvend me shoqishojnë.

Rán n’kuvend tue bisedue

Për punë t’tokës n’â e madhe a e vogël,

Pse prej s’nalti tu’e shikjue

Thotë Sh’Mhilli se â sá’i gogël.

Elè mâ, për mos m’e zgjatë,

Mos me i mbetë davaja asnjênit,

Sbashku dán ata me e matë

Tef e n’tef me i’fille pênit…..

Kshtu tu’êndun n’anë prej Lejet,

E tu’ e matë tokën me pê,

Ata u kapën n’at shkâmb Pejet,

Ku vonë bora vjen tu’u dê.

Por aty nji punë u bîni

(E shka s’bîn n’ket shekull t’zí ?)

Pêni i mndashit nuk u mrrini

Për me matë ket Shqyptarí.

Veçse ata ja bâne hallin

E nuk ndêjën kot t’u tallë,

Pse me t’shpejtë e thirrën djallin,

Edhe e ropën për së gjallë.

E mbasi ja hoqne lkurën,

Ata tjetër mâ nuk ngjatën,

Por me tê nji dredhë e turën

E me at dredhë Shqypnín e matën.

E q’m’at ditë qi dheu i Shqyptarit

Me at ród dredhe pat kênë matë,

Duen me thânë se′i punë për s’mbarit

Aty mâ s’mundet me gjatë.”

Si thue, Mustafë, a ká pasë a jo të drejtë Fishta? … Më duket se po. Don Zoti dhe nisma e Koliqit me “Shêjzat” të përgënjeshtrojë pesimizmin e Fishtës! Le të shpresojmë e t’urojmë qi e përkohëshmja e re t’i ketë themelet e shëndoshta. Ernesti më ká shkrue se njifarë fondi e ká sigurue dhe se âsht pritë mirë në rrethet kulturore. Sigurisht edhe penda e jote do t’i zbukurojë faqet e saja. Në “Shpirtin Shqiptar” i a pate hŷ punës shum bukur me shënimet gjuhësore. Nuk do t’ishte keq qi të vijojshin në “Shêjzat”. Edhe unë do të përpiqem me at vogëlsín t’ême t’i jap ndihmesën.

Dishka i kam dërgue edhe për numrin e dytë, qi shpresoj të botohet në këto ditë, në rasë se nuk e gjên gjâ rrugës! Në qoftë se të del edhe tý me bâ ndonji send atje n’Amerikë, aq mâ mirë. Uroj qi ata gurë qi paske nisë me luejtë në ket drejtim, të munden me zânë vend. Ndoshta t’ecë puna atje mâ mirë se këtu në botën plakë.

Po më pyetë se çfarë fjale shqipe i pergjegjë emni Angela atje kah Shkodër locja. Ká mjaft përgjegjse: në Shkodër mbrendë i thonë Angjelinë apo Ejllushë dhe Angje; jashtë Shkodre kemi fjalët Ngjelinë, Gjelinë, Linë; në Malcí, si po e shof në nji radhue të vjetër êmnash, qi dikúr pata mbledhë, qênka edhe trajta Linushë, por e kam me nji pikëpyetse, mbasi nuk e kam ndigjue unë vetë, por m’a ká thânë Nikollë Dakaj alias Basho Jona, qi pat nisë me përkthye klasikët e vjetër grekë; pyet edhe Lekë Marashin, se, me sá dij unë, në Dukagjin i thonë Lushe; për ketë të fundit kam njifarë dyshimi, pse më duket se i përgjegjet êmnit Luigja; edhe Paluca do të dijë ndonji gjâ për ketë trajtën e fundit. Mue do të më pëlqente trajta Ngjelinë, qi ndigjohet edhe në kolonít arbreshe. Zgjidh e merr bashkë me Haxhiren. Shum të fala kësaj prej meje. Të fala edhe Bashkimit, në qoftë se ká kthye nga Italija. Më kanë thânë se ká ardhë këtu me marrë nuse.  A âsht gjâ e vërtetë?

Të fala të përzemërta prej s’ime shoqe e prej djalit, të cilët të kujtojnë me nderim e çmim.

Unë të përqafoj e të puthi me máll e me dashuní gjithmonë i yti

Karli

 

Nesër të nisi vijimin e “Anzavet” prej faqes 41 deri 58.

 

 

Niagara Falls, 24 nânduer 1957

 

Karl i im i dashun,

Ndoshta kjo letër ka për të ramë në dorë ditën 28, ditën e kremtes kombëtare. E pra po t’uroj. Ç’të t’uroj? Me të tânë zêmrën gjithë ç’të deshiroftë tý e jotja të mirë! Kjo fjala e fundit, ky adjektiv do të të duket ndoshta e tepër, nji pleonazëm. Por nuk âsht. A mundet kush me i deshiruem vetes gjâ të keqe? Po fort:  pse s’din ase âsht i dobë. Un kam pasë prova të këtilla mâ se nji. A s’të ka ndodhun edhe tý ndonji herë me lakmuem nji send me afsh të madh e dikur me pamë se sikur t’a kishe pasun do të kishte qênë keq për tý ? A s’e ke bâmë ndonji herë mëkatin me i uruem vetes dekën, mbarimin e nj’asaj jete qi vetë Zoti t’a ka falë? Ky kuvênd po âsht tue të diftuem se jam tue pasun mallë shumë me biseduem me tý ? Por mâ mirë po kthehem atje ke pata fjalën, se ndryshe s’po dij ku më qet këta të shmângun.

E pata te 28 Nândori. Ernesti me Martinin m’a ngërmuen për nji shkrim fort pak dit para se t’a çojshin në shtyp numrin e dytë. E un mora e arnova diça qi kisha pothuej të gatshëm. Por nuk m’a muer mêndja qi do të përfshijshin në tê edhe numrin e nândorit. Se ndryshe kam pasun gati edhe nji “28 Nânduer” shkruem si kapitull historije, si të mbrapmin kapitull të nji historije të Shqipnisë qi kisha sajuem me shkruem. Mos u çudit qi kapricat e rrethanavet kishin lypun prej meje qi t’a nissha atë vepër për së mbrapështi: e bâna për me mos lânë qi të harrojsha kujtimet qi kisha personalisht në krye. Por qe se mbrapësht u nis e mbrapësht duel! E lashë n’udhë gati porsa ia ktheva për së mbari. Shkrova edhe dy kapitujt e parë: I. Epoka ilirjane, dhe II. Përshkurtje historije epirote. Kapituj mjaft të gjatë, të dy. E këtu u pre. Âsht punë e gjatë me t’a përshkruem se pse. Ndoshta të më kishte hjedhun fati në Palermë edhe mue, sikur t’a kam shkruem në nji letër, do të kisha vazhduem. Por ashtu s’u bâ. Erdha këtu, në nji qytet të vogël t’Amerikës. Kandili i nacjonalizmës erdhi tue u porritun për ditë mâ fort. Deri sa u shue krejt, o Karl! S’ka mâ Shqiptarë e s’ka mâ Shqipní, o vlla i em! Le të bâjmë geret (gajret) sa të duem me purrî … për me mos u dhânë. Qemë mâ të lumë kur s’e dijtëm, kur s’e patëm kuptuem si Auktori i Nakdomanicipedisë…

Pra, si qeshë tue thânë, t’a kisha dijtun se numr’i dytë i Shêjzavet do të kishte përfshimë edhe të tretin, dmth. nândorin, nuk do t’i kisha dërguem parathânën e Bardhit, por “28 Nânduer” t’emin. Nuk âsht krejt fytyra gjenuine e historisë s’asaj ndodhije, fytyra e nuses nuk âsht paraqitun pa nisun, se ndryshe do t’ishte nji përbindsh; me gjithë këtê i gjanë së vërtetës mâ fort se çdo pikturë tjetër qi i âsht bâmë. Sikur të kisha me e përshkruem sod, do t’a nxirsha krejt lakuriq si nji historjan i vërtetë, due me thânë objektiv, i cilli don mâ fort historinë se çdo gjâ tjetër.

Po e merr vesht edhe prej ksaj faqje shkrimi se përse t’a kam dijtun aqë për nderë mundën e madhe qi ke bâmë për mue tue kopjue Anzat e Parnasit: nji provë vllaznije qi, për kê din me e çëmuem, s’ka ku ve mâ përtej. Po pres të mbarohet për me e lidhun e me e bâmë, si kishte me thanë nji Frëng, “mon livre de chevet”[1].

Por s’po largohem nga argument’i rivistës pa folë edhe pak për tê. Numr’i  parë, me të thânë të drejtën, s’më ka enthusjazmuem asnji grimë as për ngjyrë (mbulojsa e bardhë!, shkrimet e saja të brusta), as për titull (i shkrova dhe Ernestit se ka qënë shumë mâ i bukur emni Shkëndija), as për volum e as për lândë. Un kam qênë përherë radikal për vete: ndo me e bâmë nji punë a nji gjâ të mirë aqë sa bâsi të jetë i zoti për tê, ase me mos e bâmë aspak. Un kurrë s’ia kisha nisun nji riviste mâ t’ultë, nga çdo pikpamje, se ato qi kanë dalë dikur në Shqipní. Shpirti Shqiptar ka qênë shumë mâ e naltë se Shêjzat, nemose për sa na kallzon numr’i parë i ksaj. Ç’e përkohëshme âsht kjo? Due me thânë krye sa kohe botohet? Nuk na thotë, s’paku un s’e gjeta kund! Gabime shkrimi deri ndër formula të përhershme të mbulojsës. Shiko, pashë bukën: “Përmbajtja = Sommario”; “Çdo shkrim qi botohet me gjithë italishten “Ogni … manoscritto …” Shqyrtoji vetë me kujdes. Shihet bukur mirë se janë dy poetën qi ia kanë hŷmë ksaj pune si ngutas. Vallë ku e kanë gjetun auktorët e Bashkimit këtë fjalë qi përdori Ernesti për titull të rivistës? Gramatikisht, n’e marrshim shêjin kështu për mashkulluer, do t’a bânte diminutiven shêjth. Ernesti më ka pasë thânë njiherë moti se fjalët e format e fjalëvet et.i krijojnë shkrimtarët! Drue se âsht ende në këtë mendim. Kështu po më duket me ato “shkrimë në gjak” e “shqymbë farën”. S’po shkoj mâ gjatë, se s’âsht vêndi. Ti kritikat e mija mbaji për vete, se Ernestit kadal’e kadalë tash ia kallzoj vetë kur e ku të shfaqet nevoja. Dikush më ka shkruem se Resuli po e nxier prap në kallnuer Shpirtin Shqiptar e me anën e atij qi më shkruen këtë lajm m’âsht lutun qi t’i bâj gati ndonji shkrim. Un do t’i ndih edhe atij, se mue s’më duhen gjâ rivalitetet e grindjet e tyne me Ernestin. Por do të pres qi të më shkruej drejtpërdrejt. Edhe ti, them un, do të bâjshe mirë me u ndihun të dyjave.

Deri këtu shkova para pa e kënduem prap letrën t’ânde me 22 tetuer. Tash po shoh se ç’ke ti atje. Po fillueke me “Tungjatjeta”. Kartolinën qi më paske pasë dërguem për tê s’e kam marrë. Por librin po. Na paçin marrë të keqen paret! Gjithashtu edhe autori me gjithë Nadën.

Ajo copë vjershë e P. Gjergjit qi më ke shkruem në këtë letër a s’âsht marrë nga Anzat?

Ti thue në letrët, tue folë për Shêjzat: “Dishka i kam dërgue edhe për numrin e dytë”. E po në të parin ç’ke shkruem ti? Emn’i yt s’â kurrkund në tê.

Un, si të kam pasë shkruem, preka ku munda këtu për nji rivistë qi të na qitte faqebardhë, nji rivistë qi të bânte figurë Perëndimi. Për bashkpuntorë nuk drojsha; isha i bindun me atë t’emen se do t’i gjêjsha. Vetë po isha krejt pa kurrnji punë tjetër. Nji ndihmës a sekretar, queje si të duesh, do t’a gjêjsha këtu ndër të mërguemit t’anë. Themeli i gjithë punës ishin fondet. Mbasi brodha andej e këndej e fola drejt e zhdrejt me shumë kênd tendencash të ndryshme – se un s’e kisha aspak ndër mênd me themeluem nji rivistë kulture partizane – m’u mbush mêndja se tue rrahun telin e hatrit, tue lypun un për miqsí e për të fituem… nji kafshatë bukë për vete, jetën e rivistës për motmot do t’a kisha siguruem; por me argumentin e patrijotizmës kurrgjâ! Nji kohë të gjatë mbeta pezull. Mâ në funt vendosa me e vorrosun idenë për gjithmonë tue mallkuem edhe nji herë farën e stërfarën shqiptare. Tash Ernesti më shkruen qi të përpiqem këtu për pajtime e ndihma! Për këtë besë sakt qi jo: kur s’lypa për vete s’jam tue lypun as për Ernestin. Se, sikur t’a thashë, vetëm lypë do t’ishte; se për patrijotizëm s’âsht tue marrë vesht kush. Fishta, pra ka pasun të drejtë, ai poet i madh, po thotë tashti Angjela e ime, “qi ia njofti Shqiptarit rrânjën e fenë”. Por un nuk po them “ai poet i madh”, se poetnit s’njohin e s’marrin vesht kurrgjâ; por si psykolog, ai filozof i madh!

Pjesën f. 41-58 t’Anzavet qi po më thue se m’a ke nisun nuk e kam marrë ende.

Më duket se ksi shtegu, dmth. me këtë letër jam bâmë nji fije mâ burrë i mirë me tý, apo jo! E me kaqë pra po të rrok me shumë mallë e bashkë me Angjen e Bashkimin ju përshëndesim përzêmërsisht tý me gjithë të tutë.

Mustafa

 

Niagara Falls, 31.I.1958

 

Fort i dashuni Karl,

Në kartën t’ânde me 23 të muejit të kaluem ti më shkruen se m’a ke “detyrë nji letër…” E mue, tue pritun e mos pasun gjâ deri tash prej teje, m’u mbush mêndja me mos e lânë me nji, por me të detyruem me dý letra. A po t’a bâj mirë kështu? Kurrgjâ të posaçme s’kam me të thânë, por tash vjen ndonji send ndër mênd. E vetmja gjâ qi më shtŷni me kapun makinën për tý âsht malli. Ndoshta âsht deka e Hiqmet Delvinës, këtij moshatari t’em, qi m’a futi nji farë melankonije e pra mallin me i shkruem ndonji miku të dashun të largë, mbasi kuj me i folë këtu s’kam! Kam djalë e vajzë, po, por me gjind të familjes flet njeriu vetëm për interesa familjare e jo tjetër.

Kopjen e Anzave të Parnasit e kam marrë deri në të 74-tën faqe (të daktilografueme), këtu në këtë pjesë të mbrapme qi kam para sŷshë janë 6 vargje të kalueme me pika e ti po m’a kallzon shkakun, tue shtuem edhe se botim’ i parë anonym i ka të botuem edhe ato. E marr me mênd se ti nuk e ke aty këtë botim, se ndryshe do t’i kishe mbushun edhe ato 6 vargje. Me këtë rasë po due me të pyetun edhe diça tjetër: edhe i pari botim i Lahutës, në mos gënjehem kânga e Oso Kukës, ka nji varg të këtillë me pika edhe vjen shi mbas këtij, “Qyshse erdh pasha turçeli”. A të kujtohet tý dhe a e din se cillat janë fjalët e atij vargu?

Ernesti kishte bâmë ndër Shêjzat për mue ça më kishe shkruem nji herë se, sikur të kishe pasun ku me shkruem, do të kishe dashun t’a bâjshe ti. Iu fala nderës Ernestit tue i thânë se kurrë prosë mâ të bukur se atë s’kisha kënduem prej pêndës së tij, e se këta provonte qi përnjimênd i kishte dalë fill prej zêmret. Mund të thotë njeriu edhe këtë tjetrën: qi m’u ka dukun mue aq’e bukur, ndërsa ndoshta mâ se nji kënduesi, të cillit edhe vetëm emn’i im i vret sŷtë ase veshët, ajo prosë kishte me iu dukun për faqe të zezë!

Po dalim tash te Rivista përgjithsisht. Lânda e blemës të dytë dy numrash ka qênë shumë mâ e ndryshme prej asaj së numrit të parë. Mâ e ndryshme, po due me thânë mâ tërhjekse. Por nuk dij si ka mundë të dalë i mjeri Ernest me ballancën financore. Të më kishte pasë pyetun pa fjalë do t’a kisha kshilluem me mos ia hŷmë asaj vallje. Un vetë kam pasë sajuem, në mos u rrêjsha në 1920 a ’21, me qitun në Shqipní nji rivistë me emnin “Kultura”. Për shkrime pata pasun premtimet mâ të bukura qi mund të jenë. Por llogaritë qi bâjsha për shpenzimet kurrsesi nuk dilshin e prandej hoqa dorë. Këtu bâna mâ të mbrapmen provë të keqe, sikurse t’a kam shkruem. Edhe e vorrosa atë mendim për jetë të jetëve. Edhe nji herë mâ tepër pat arsye P. Gjergji: Shqiptarët nuk duen shkrime. E un po shtoj: Shqiptarët duen me kënduem e me ndëgjuem vetëm vënerë e mëní kundra shoshoqit. Të kam pasë shkruem tý se “nuk lypa për vete, s’kam për të lypun as për Ernestin”. Por punova ndryshe. Më mallëngjeu guxim’i Ernestit e, qe besa e Zotit, bâna mâ shumë se do të kishem bâmë për vete. Edhe pse njeriu lyp mâ pa marre për tjetërkënd se për vete. Shkrova letra kudo qi kisha ndonji mik a të njohun këndej. Por ça ka mujtun me dalë prej letrave të mija? Kurrgjâ ndoshta; por sigurisht pak fort, edhe në pastë dalë gjâ. U kam shkruem Ernestit edhe Martinit.

Sa për shkrime, u kam premtuem qi do të shkruej rregullisht për çdo numër. Sikur do t’a keshë pamë, ia nisa me Bardhin. Gjuha shqipe âsht pasjon’i im. Blêni i tretë, në pastë dalë, s’ka gjâ t’emen. As nuk më lajmuen kur do të shtypej. U kam dërguem edhe dý “puntate” mbi Bardhin për blêjt kallënduer-fruer e mars-prill. Ernestit s’ia ka ânda gjuhësinë, ndoshta edhe pse âsht nji lândë qi don kujdes të madh për qortimet. Prandej mbas këtyne do të zgjedh ndonji subjekt tjetër. Dashtë Zotynë e vazhdoftë, se për shkrime s’po e lâmë, jo, me hjekun zí. Blênin e tretë (4-5) un s’e kam marrë ende.

Ti kishe marrë pjesë me tfillimin e emnit; Të kam shkruem se mue emni s’më ka pëlqyem. Edhe shi pse âsht nji emën qi s’e kupton askush e qi ka nevojë për spjegime. Shkëndija ka qënë nji emën shumë mâ i mirë. Por të gjithë na jemi Shqiptarë… lavdí Zotit, na pëlqejnë fjalët e mëdhá, altosonanti [2] deri në qiell! Po due edhe me qeshun, se emni s’don me thânë shumë gjâ.

Po tý, lum Karli, ç’Buena të shtiu me shkruem at’artikull n’Albanie Libre me rasën e 28 Nândorit? A s’të paska pasë ramë kurrë me e ndiem se n’atë kryengritje kam qênë edhe un pjestar në Shqipní të mesme e jo mâ i mbrapmi. Me këtê s’po due me u lëvdue, larg meje ky qëllim, por po due me të thânë tý se n’atë rasë, ndërmjet lumit të Matës e lumit të Shkumînit, animâ në prefekturën e Durrësit, s’ka mundun të ndodhë kurrgjâ qi un mos t’a dij mâ mirë se kushdo tjetër, sidomos mâ mirë se cillido qi s’ka qênë vetë n’atë qull e n’atë zonë. Por sido qi të ketë qênë e vërteta mbi sa shkruen ti për “tradhtin’e Shqipnisë së mesme”, a ishte e udhës me çelë sod mbas 46 vjetsh aso plagësh? Ti mbandej, tue kujtuem se po bân mirë me mos zânë emna me gojë, s’je kujtuem qi ishe tue lânë nën atë barrë të shëmtuet krejt nji krahinë. Në qoftë se do të gjindet aty kolekcjoni i Hyllit të Dritës, do të bâjshe mirë me kërkuem të vjett 1938 ase’37 nji artikull të P. Marin Sirdanit, qi kishte besuem n’atë “tradhtí” të zezë, edhe përgjegjen t’eme, qi e mohon kategorisht si nji testimonio oculare.[3] Jo, Refik be Toptani, qi akuzohet për atë tradhtí (sic!) – në qoftë madje se nuk â shtuem numri i tradhtoret me kalim të kohës – ka qênë përnjimênd nji patrijot pa njollë. Ti e din bukur mirë se sa fort më kanë dashun e i kam dashun un Toptanët, por e vërteta âsht nji gjâ tepër e shênjtë në ndërgjegjen t’eme edhe jam i sigurtë se edhe tý sikur Sirdanin të ka marrë rryma e propagandës së keqe si bânë aso kohe malsorët bregamatas qi u dâmtuen n’atë ndërmarrje pretare kundra Durrësit të pasun. Nuk po shkoj mâ gjatë. Desha vetëm me të diftuem se ke bâmë nji gabim pa qênë nevoja e pse të kam mik të dashun. Pata pasun edhe un ndër mênd me e shkruem historin’e pamvarësisë shqiptare, atê të vërtetën për Shêjzat. Por mbasandej, si pashë artikullin t’ând, hoqa dorë asi mendimi.

Tash mora nji letër nga Reshad Ago qi më lajmon se pajtimet për Shêjzat paska mûjtun me i çuem deri në 10 në Toronto e se mâ tepër s’mundet mâ me bâmë gjâ, “sepse të shumtët janë njerës që s’ka ç’t’u hyjë në punë nji revistë, se nuk dijnë t’a këndojnë e t’a marrën vesh”.

Tashti e ke korín ti e tu mirë qofsh, vetë me gjithë të tutë.

I yti

Mustafa

[1] Frengjisht : libri im nën jastëk (E.M.)

[2] Italisht : kumbues  (E.M.)

[3] Italisht : dëshmitar  i gjallë (E.M.)

GJAKU I KASTRIOTËVE ËSHTË MË TË VËRTETË NDËR MË FISNIKËT, SEPSE ËSHTË RRËNJOSUR NË FILLIMIN E BOTËS ME SHEKUJT E ARDHSHËM – Nga Sokol Demaku

 

 

I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, përkthyer nga suedishtja dhe botua në shqip në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë, faqe 256 në të dy gjuhët shqip dhe suedisht, një histori e padegjuar deri më sot shkruar nga të huajtë për Kryetrimin Gergj Kastrioti

”Historia që kam treguar është e shkurtër; unë e pranoj këtë dhe në mënyrë të pakonsiderushme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka. Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë shumë me  me pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi. Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë; është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori. Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, nuk di asgjë tjetër përveç se fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë. Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqen time pa lumturi! Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi! Por jo!” Zannovich, Stephan, apo Stiepan

Shenim i nxjerrë nga libri I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, Stephan, apo Stiepan (1751 – 1786) (lindur në Pastrovich, një qytet bregdetar Dalmat në kufirin e Malit të Zi, më 18 shkurt 1751, kreu vetëvrasje në birucë në Amsterdam në 25 maj 1786). Një nga aventurierët më të çuditshëm, më të guximshëm dhe me iniciativë i gjysmës së dytë të shekullit të 18-të.

 

Ka kohë që përmes mikut tim dhe i gjithë shqiptarëve në Suedi Ullmar Qvick, të kisha dëgjuar të flitej për një libër në gjuhën suedeze që i kushtohej Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, por ishte shumë e vështirë të bihej në te, sepse ishte libër i botuar këtu e 200 vite me parë në kryqytetin e Mbretërisë së bashkuar Suedeze në Stockholm. Nuk kishte ekzemplar në shitje as në bibliotekë për huazim për lexim. Libri në atë kohë ishte përkthye nga gjuha gjermane në ate suedeze dhe shtypurë nga Anders Zetterberg, Stockholm, 1788

Pas një pune të mundimshme por frytëdhenëse arrita që të bi në konatkt me Biblioteken Mbretërore ne Stockholm e cila ruan në arkivat e saja të gjitha materialet e publikuara me vite. Mora përgjigjen se egziton ky liber dhe se mund të huazohet për lexim vetëm në lokale të bibliotekës, pasi që është vetëm një kopje e librit që ruhet këtu.

Në kontakt me Bibliotekën mësova se mund të skanohet libri dhe të merret për lexim dhe punë të metejme cka edhe ashtu veprova, skanova librin dhe mora me vete.

Ishte i shkruar ne gjuhën e vjetër suedeze që ishte shumë e vështirë për mua të kuptohet. Kontaktova miq, bashkëpunëtor suedez, shoqata suedeze për ndihmë në përkthim dhe përshtatje ku edhe ia dola pasi miqtë suedez me erdhen në ndihmë me këtë. Falenderoj famullitarin Sven Esselius për ndihmen në përkthim dhe përshtatje nga suedishtja e vjetër, komentimin dhe spjegim e shumë shprehjeve, ndërsa për punën në përshtatjen dhe spejgimine  drejtë të emrave në gjuhën shqipe mike nga Unievrsiteti i Shkodrës zonjën Luljeta Dushi.

 

Libri I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, Stephan lindur në Budva, Shqipëria veneciane, 18 shkurt 1751 – Amsterdam, Republika Hollandeze, 25 maj 1786), e quajtën Hanibal, ishte një aventurier dhe shkrimtar i “Letrave Turke” Ai kishte shkrua në italisht, frëngjisht, latinisht, gjermanisht dhe serbisht. Ai ishte një stilolaps i Gluck, Pietro Metastasio, Voltaire, Jean le Rond d’Alembert, Jean Jacques Rousseau, Catherine Great and Frederick William II të Prusisë, të cilit i kushtoi një libër me vargje frëngjisht të përkthyera nga italishtja, “L’Alcoran des Princes Destinés au Trone”. Giacomo Casanova përmend Stefano Zannovich, i cili “bëri një vizitë në Vjenë nën aliat e Princit Castriotto d’Albanie. Nën presionin e autoriteteve, ai u largua në fund të korrikut 1784 “për Poloninë dhe më vonë për Hollandën (Provincat e Bashkuara). Zannovich kishte bërë një punë të madhe dhe me përkushtim rreth Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit sa ku ishte në Holandë dhe Gjermani, pasi që nxorri në dritë librin e tij kushuar Heroit Komëtar.

Është intreresant se si erdhi që libri i Zannovich të vjen dhe të përkthet nga Anders Zettenberg dhe të botohet në gjuhën suedeze në vitin 1788 në Stockholm, nuki kam arritur të gjejë shenime lidhur me këtë.

Lidhur me ate se si ka a rdhur deri tek ajo që Zanovich të merret me heroin tonë kombëtar ai thotë ne libër:

O! Ti je trashëgimtari i denjë për titullin CESAR, për virtytet e tua! Por vetëm mos harro se ti je APOLLO, mbrojtës i epokës sonë.

Rretfimi i Zannovich fillon nga Mbreteria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti biri i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës,vajza më e madhe e Princit të Tribalëve. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës. Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit.

Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit. Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit; atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: dhe i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.

Kostandini, Johani dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë. Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të kënaqur me famën e tij.

Në atë kohë, ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai.

Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa bestytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.

Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit,që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak.

Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkuruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati.

Në moshën 18 vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5 000 kaloresish, duke e dërguar në Azi.

 

Gjaku i Kastriotëve është me të vërtetë ndër më fisnikët në Orient, sepse është rrënjosur në fillimin e botës me shekujt e ardhshëm.

Kronikanët turq thonë se koka e shtetit otoman ishte një bakërpunues. Sa i përket Kastriotit, ata i bëjnë atij një nder më të madh. Ata pretendojnë, dhe Kantomiri e konfirmon këtë, se paraardhësi i kastriotit ishte Paulus – Emilius, Roman i aftë, i cili, afër Epidaurit, mundi mbretin e Epirit, i tmerrshëm nga numri i madh i elefantëve të tij. Sidoqoftë, nuk është çështja e kërkimit të paraardhësve të kësaj familjeje, por vetëm për të zbuluar pasardhësit e tij. Moreri është mashtruar, e them me siguri. Sepse unë mund të them sikurse Eneas: Et quorum pars magna sum. Detyra e një shkrimtari të historisë është, gjithashtu, të mos thërrasë veten, sepse as feja, as atdheu, as mbreti, dhe as vetë – dashuria nuk duhet të lejohet kurrë të jetë udhëheqësi ynë në një histori, por një ngjarje historike. Moreri pretendon se pasardhësit e fundit të kaq shumë mbretërve u zhdukën në luftën e vitit 1525.

Në arkivat e bibliotekave të Konstandinopojës ka një vijueshmëri të pandërprerë dokumentesh të prejardhjes së Kastriotit. Por le të qëndrojmë për një moment te ky hero i njohur, i cili ka qenë dekor i madh në familje në një epokë. Gjergj Kastrioti ishte mburoja e Krishtërimit dhe tmerri i Perandorisë Osmane, siç kemi thënë, tashmë. Princi Huniad i Hungarisë, një rival i tij, po më vonë edhe miku i tij, tha, kur ai goditi ushtrinë me reputacion të Muratit II në brigjet e Danubit: Unë fitova betejën në momentin kur Kastrioti ktheu kalin e tij për në Shqipëri, kjo është një gjë aq e jashtëzakonshme për nderin e Skënderbeut sepse ai mposhti të dy perandorët, për të cilët turqit duhet të falënderojnë për vazhdimin e tyre në Evropë, për pushtimet e tyre më të mëdha dhe për ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në çështjet politike të të krishterëve. Ai nuk kishte të bënte me një Mustafa të dobët, i cili hodhi paratë e tij te peshkatarët, por jo me një osman femër, që çdo herë ishte midis dy Czircaziennermë të mëdhenj në mbretërinë e tij. Por trimëria e tij ishte e pranuar nga Murati, me nofkën As – Bineb, ose hero i palodhur. Ai shkaktoi humbje aq të mëdha që herën e parë dhe e lejoi të shihte mrekulli kaq të mëdha në artet luftarake me aq shumë guxim saqë princi vdiq për këtë pikëllim dhe indinjatë. Ti mund ta shohësh në Shqipëri, afër ose pranë qytetit të Lezhës, në një lartësi të vogël, pjesërisht një varr me një xhami dhe disa shtëpi aty afër. Ky vend, nga turqit quhet hija e Muratit.

Pasi Murati kishte bërë pushtime të mëdha në Evropë dhe Azi, pasi nënshtroi mbretërinë e Kostandinit, ai dështoi në të gjitha sulmet e tij kundër Kastriotit dhe krishtërimit.

I tillë ishte ky njeri, që dora e Perëndisë i kishte dhënë atë formë, i cili deri në fatkeqësinë e familjes së tij, që nga koha e lindjes së tij!

Gjergj Kastrioti kishte një ndërtim fizik trupi shumë të fortë. Njeriu mund të shihte kokën e tij të ngrihej mbi ushtarët e tij. Ai kishte një hundë shqiponje, lëkurë të bardhë të spërkatur me tone trëndafili, ballin e gjerë dhe mjekrën pak të shtrembër. Portreti që i ngjan më shumë, ngjan me statujën që kanë në Shqipëri, pastaj është ajo që është në Galerinë e Madhe në Toscana. Ai ka një mjekër të plotë, kryqin e Shën Gjonit, të cilin e mbarti me përkushtim dhe çizmet e verdha që ishin zbukurimet e tij të zakonshme. Në kohën e pushimit, ai pëlqente ta mbante kokën të zhveshur. Por në fushëbetejë, ai ishte i kujdesshëm për të veshur një shami me shumë pendë struci, për t’u treguar, tha ai, para ushtarëve të tij, se atje ku është koka e tij, atje do të ishte armiku. Thuhet se kishte diçka të pazakontë dhe të veçantë me fuqinë e Kastriotit. Ai dukej se kishte një natyrë tjetër nga njerëzit e zakonshëm. Sikur të mos i ishte nënshtruar nevojës së njerëzimit nga vështirësitë, ai mund të jetonte ditë të tëra pa ngrënë ose pa pirë. Dukej se një dorë e padukshme drejtonte çdo therje që bënte. Ai tregon se ka qenë për 22 vjet në luftë, por edhe në shumë beteja më herët, dhe se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë dëmtim, me përjashtim të një të lehti në njërën këmbë. Shumë ngjarje të tjera janë përshkruar rreth tij, të cilat dukeshin të mbinatyrshme. Injoranca e të tjerëve zbulon diturinë e tij.

Perandorët gjermanë e quajtën atë shqiponja e gjallë e Krishtërimit. Ai e riktheu mes shteteve të tij princin e Silistrisë.

Mehmeti u tha gjeneralëve të tij kur foli për Skënderbeun: – Unë do ta njoh gjithmonë Kastriotin në fytyrën e tij, por kurrë mbi supet e tij; sepse ai kurrë nuk më ka kthyer shpinën.

Kur dilte plotësisht i armatosur për betejë, e gjente veten në mes të kampit të tij, i lumtur, i sigurtë, aq entuziast, saqë jepte një ndjenjë të fortë ushtarake te ushtarët e tij. Elokuenca e tij ishte e natyrshme dhe aq e qëndrueshme me veprimet e tij, sa në vend të tij ai i bëri ata qartësisht të përkryer dhe të vendosur në vendimin për të hedhur veten në krahët e rrezikut dhe vdekjes, si dhe për të ndjekur mbretin e tij për të triumfuar dhe jo për një rezultat të pasigurtë të luftës. Ky njeri i madh nuk ishte i tmerrshëm për askënd tjetër, përveçse për armiqtë e tij. Ai ishte një mik njerëzor, i këndshëm dhe i sigurtë për vartësit e tij. Ai ishte jashtëzakonisht bujar dhe i shpërbleu të gjithë ata që shkëlqyen në shërbimin e tij. Ai ishte i lumtur nga lavdërimet e tyre. I njihte emrat e pothuajse të të gjithë ushtarëve të tij, zemrat e të cilëve i fitoi tek ata përmes mënyrës së tij të guximshme dhe të sjellshme për të komunikuar.

Trimëria, rastësisht, ishte gërshetuar me butësi të madhe dhe mirësi maksimale. Mund të thuash që koha e njihte gjenialitetin e tij dhe njerëzit zemrën e tij. Ai kurrë nuk e kurseu veten duke i lënë të varfërit të pikëlluar dhe të provonin efektet e mëshirës së tij.

Unë nuk di lavdi tjetër për një regjent, përveç mirëqenies së popullit të tij. Kur ti mendon në të njëjtën mënyrë, atëherë ndoshta unë do të uroj më të mirën e miqësisë suaj (Letrat në gjuhën arnaute mund të gjenden në arkivat e Shtëpisë Kastrioti Cernojvic në Malin e Zi e ruajtur në kishën katedrale të Shën Veneranda në Cetinje.)!

Gjatë punës sime rreth përkthimit unë vet isha i interesuar të di më shume rreth autorit të këtij libri madheshtor me vlera të mëdha hitorike, kombëtare dhe letrare, të pa kontestueshme dhe me fakte bindëse për hsitorinë e një qerek shekulli të heroit tonë kombëtar si sundimtar i trojeve arbërore, mendoj sa ka vlere qe edhe sot të jetë udherrefyes në jetën e përditshme në trojet tona.

E në fund të librit autori thotë për heroin kombëtar:

Fati që më përcolli mua është ngulitur aq tmerrësisht, saqë edhe pas vdekjes sime, hija ime do të jetë e gjallë, lëvizëse, fluturuese dhe hiri im do të shpërndahet rreth e rrotull. Sidoqoftë, nëse është e vërtetë që kushdo që vdes i panjohur, vdes më pak i pakënaqur, nuk do të pendohem më. Unë, tashmë, jam vdekja borgjeze për botën. Viktima fatkeqe e një politike të rreme dhe false. Është koha që unë të heq dorë nga kotësia dhe të shpresoj në gradën më të lartë mashtruese, e cila është burimi i gjithë vuajtjeve të mia! Prandaj heq dorë nga ajo për çdo kohë. Unë jap titullin e preferencës së një zemre të ndershme dhe të sinqertë, mbi të gjitha përfitimet e tjera. Gjithçka shkon, gjithçka ndryshon. Ah! Le të humbasë emri im si një re për diell më shpejt se sa unë meritoj emrin e së keqes! Ligji i botës është: Aksident për fitimtarët! Megjithatë, nëse jam i brishtë, i ndjeshëm ndaj padrejtësive të fatit, atëherë është për të më ngritur edhe më shumë, e jo të jem i rraskapitur. Heshtja është durimi im, karakteri i qortueshëm nuk është shenjë e një shpirti të frikësuar. Njeriu duhet të jetë i madh, të durojë pa degraduar një fat të tillë të frikësuar. Por a mësoni pak nga kjo se ju nuk do të prisni një përshëndetje të lumtur? Lumturia ndjen lodhje për t’ju ndjekur, a nuk do t’ju lejonte ajo të hidhnit armët, për t’ju lënë të paktën të shijoni pushimin? Jo: dëshirat e mia janë të shumta, mënyra ime e të menduarit është e pandryshueshme, armiqtë e mi më kanë dhënë goditjen e fundit. Dhe mësova të vdes prej saj. I lirë? Po: por në mjerim dhe errësirë. Delikate për padrejtësinë, por edhe më e ndjeshme ndaj miqësisë, zemra ime nuk dëshiron asgjë më shumë se një shkretëtirë ku mund të varros imazhin e një personi, me kujtimin e madhështisë sime. Aty, i vetmi besimtar i vetvetes, nuk do të shohë më as padrejtësi, as të padrejtën. Që unë të heshtja para tyre, do të ishte kundër të drejtave të mia. I barabartë në fjalim me mbretërit pa i tallur ata dhe nëse i përçmojnë, ose nëse i respektojnë si të mirë ose të këqinj.

Ndërsa ai fliste, u përhapën thashethemet se turqit, të cilët kishin dëgjuar për sëmundjen e tij, filluan të shkatërrojnë dhe djegin të gjithë vendin. Megjithatë, këtu, ai në këtë situatë që ishte, nuk e braktisi guximin e tij, shpresa se edhe një herë do të ishte në gjendje të përdorte vartësit e tij, ringjalli sërish fuqinë e tij të rraskapitur, fuqinë që po vdiste. Kastrioti harroi vuajtjet e tij. Ai e njihte më me dinakëri atdheun e tij: Ai kërkoi armët dhe kalin e tij; Junag ishte krahu i djathtë dhe njeriu i besuar tij. Ai i kishte shërbyer për 10 vjet, me një dashuri të pashoqe që kishte kaluar të gjitha provat dhe kishte ndarë të gjitha rreziqet me të. Por, pasi forca mendore e mbretit nuk mbështetej nga ajo e trupit, ai u tha kapitenëve të tij: – Marshoni përpara, shokët e mi, ja armiqtë tanë. Unë shumë shpejt do të vij pas jush.

Sapo turqit panë përkrenaren e Kastriotit duke u valëvitur, dhe jo më pak se të habitur se sa të goditur nga tmerri, ata kërkuan shpëtimin e tyre, por jo në ndonjë mënyrë tjetër përveç se duke ikur. Ata braktisën prenë e armët e tyre dhe ikën tërë natën nëpër male. Por ata u përndoqën nga ushtarët e Kastriotit, të cilët i bënë që të humbnin aftësinë e tyre, dëshirën dhe vullnetin për të ardhur përsëri në këtë vend.

Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të Ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan. Por kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u dukën furtunat. Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njërën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrimin e kësaj mbretërie të bukur, të cilën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë. Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftrave të Mehmetit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bën edhe mua që të derdhi lotë. Sidoqoftë, do të hesht. Por ekziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë.

Unë jam biri i diellit dhe nuk mund të qëndroj duke më poshtëruar. Asgjë në botë nuk është më poshtëruese sesa të shihet padrejtësi dhe të qëndrosh në heshtje.

Por mjerisht! Burri, i cili ishte më i denji për t’u bërë i pavdekshëm, ishte gati t’i paguante natyrës thesarin, të zbriste në varr atë natë, pas aq shumë fitoresh, aq shumë epërsie, për të mos lënë asgjë në kohën e tij, përveç familjes së tij, për Krishtërimin, mbështetja e të cilit ai ka qenë, sesa kujtimi i emrit të tij dhe veprat e tij heroike pas vdekjes. Kjo me të vërtetë ndodhi, pasi dha një provë për një frikë të sinqertë të perëndisë dhe për këtë mori sakramentin e kishës me devotshmëri shembullore; ai ia dorëzoi shpirtin e tij Zotit dhe trupin e tij tokës më 17 janar 1467, në vitin e 65-të të jetës së tij dhe në vitin e 38-të të mbretërimit të tij. Në ditën e tretë pas vdekjes, i shoqëruar nga djali i tij dhe njerëzit me lotë në sy, me flokë të çrregulluar dhe të varura mbi shpatullat e tij, të përkulura.

Ky libër shkruar këtu e 200 vite më parë në gjuhën gjermane e përkthyer edhe në gjuhë tjera e ndër të tjera edhe ate suedeze dhe botua në Stockholm në 1788 mendoj se ka vlera historike, të cilat duhet të studjohen sepse shoh se bien në kundershtim me shumë teori dhe hipoteza të sotme lëshuar nga ”njohës të historisë” sonë, e që mendoj se duhet analizua dhe shiqua me një sy tjetër.

Libri ka vlerë edhe për ate se thenjet e të madhit Skenderbe edhe sot po të analizohen ka efektin e tyre në jetën e përditshme në të gjitha trojet shqiptare sepse edhe sot i kemi ato probleme rreke të jetës së përditshme. Pra është një libër që me të verte¨te ve në pah shumë gjera të cilat deri më sot nuk janë hasur në librat e shkruara për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin. Por ja lemë lezuesit të jap mendim in dhe vlersimin.

Për tē mos u harruar…! LIRI BELISHOVA dhe rrëfimi për të bijën, DRITA ÇOMO

“Kur u arrestova unë, vajza ime ishte 2 vjeç e gjysëm. Gjithë jeta e saj kaloi nëpër persekutimet e diktaturës komuniste, për të cilën kish luftuar nëna dhe babai i saj. Kjo ishte tragjedia e saj, kjo ishte tragjedia jonë.. Kjo vajzë ishte shumë e bukur, e gjatë, por edhe shumë e zgjuar, e talentuar. Ka lënë shumë vjersha e një ditar që e dëshmon këtë gjë. Në radhë të parë ishte shumë e mirë.
Njerzit që e kanë njohur, shkolla ku mësoi, mësuesit, spitali ku u shtrua kur ishte e sëmurë, të gjithë thonë se ajo ishte një ëngjëll tokësor. Ajo kish vetëm një të metë; ishte vajza e Liri Belishoves dhe Maqo Comos.. Fati i saj ishte përcaktuar nga diktatura. Ky fat kish vetëm një ngjyrë, të zezë, prandaj edhe jetën e bëri të zezë.
Sëmundja e saj u zbulua kur ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, pra kur ishte 18 vjeçe. Vuante nga një sëmundje e pashërueshme që vazhdoi 5 vjet. D.m.th. pjesën më të bukur të rinisë, e kaloi nën kërcënimin e vdekjes.
Gjatë këtyre 5 vjetëve, u shtrua 10 herë në spital. E shtronin, e kur përmirësohej e dërgonin në shtëpi të vazhdonte kurën me ilaçe. Jeta e saj kish vetëm dy pika referimi;vajtje- ardhje, përsëri vajtje e përsëri ardhje. Spitali u bë shtëpia e saj. Nuk mund të ankohem se mjekët dhe personeli nuk e trajtuan mirë. Megjithëse ajo ishte e mbyllur, nuk tregonte, nuk ankohej, nuk donte të më dëshpëronte. Më ka mbetur peng një gjë, e cila pasqyrohet edhe në ditarin e saj.
Ky ditar është një dokument. Mjekimet shpesh i ndërronin, emrat e ilaçeve nuk më kujtohen, ka kaluar shumë kohë, një prej tyre ishte i mirë, po ja ndërprisnin se nuk kish, e ja vazhdonin me një ilaç tjetër nga prodhimet e vjetra që nuk kish ato veti kuruese. Kur unë e pyeta mjekun pse?- ai më tha: nuk ka valutë. Të them të drejtën, edhe sot e kësaj dite, më dridhet gjithë trupi, sepse ilaçi ndofta nuk do ta shpëtonte, po do i kish zgjatur jetën.
Gjatë kohës që vajza qëndronte në spital, jo vetëm që nuk qëndroja me të, por me shumë lutje, më kanë lejuar vetëm dy herë ta shoh gjatë 5 vjetëve. Këto dy herë kan qenë si rezultat i këmbënguljes sime, për të biseduar me mjekët. Mendoja se vajzës nuk mund t’i thonë të vërtetën, kurse mua, po. Ajo që në të vërtet është mizore, kur vajza u sëmur rëndë, ishin ditët e fundit të saj. Unë kisha marrë leje të bisedoja në telefon. E mora në telefon e më doli një shoqe e saj. Ajo më tha, Drita nuk ka mundësi të vijë se është në shtrat e sëmurë! Në atë kohë u ndodh pranë mjeku që e kuronte, një mjek shumë fisnik, Nini Theodhosi. Ai e mori telefonin e më tha, dëgjo nëna e Dritës. Vajza po të vdes! Kërko leje e hajde ta shohësh për herë të fundit.
Atëhere me letra e telegrame ç’nuk bëra. Kaluan disa ditë dhe më erdhi leja për ta takuar vajzën në spital. Erdhi gazi i degës me dy roje, o zot, ç`do bëja unë?! Shkova me djalin, Petritin, për të parë vajzën. Kur hyra në dhomë, dhoma kish 6 krevate. Të gjitha ishin bosh. Vajza më tha: Mami, i ka në hequr, se do vije ti! Çfarë do bëja unë, nëna e mjerë që po i vdiste vajza? Unë ndenja rreth një orë me vajzën, e gjatë gjithë kohës duhet ti njomja buzët se i thaheshin, duhet ti vija oksigjenin se kur lëviste i largohej tubi i oksigjenit. Ajo u përpoq të më jepte mua kurajo. Mami, mos u dëshpëro, se kjo gruaja që ka qënë pranë meje, ka marë 16 herë oksigjen e akoma rron. Vajza ime nuk rrojti. Pas tre ditësh vdiq. Kur mbaroi takimi e dola në korridor, u thash oficerëve të sigurimt që më shoqëronin. Ju lutem më lini të rri pranë vajzës, se ju e dëgjuat vetë mjekun. Me dhimbje, mjekët ma thanë troç, vajza juaj ka shumë-shumë disa ditë jetë, për të mos thënë disa orë. Varet nga organizmi. Punonjsi i sigurimit qeshi e më tha në mënyrë të prerë:
“Hajde, mjaft ndënje se po erësohet. Duhet të ikim. Ka shtet këtu, ka infermierë, ilaçe e gjithçka tjetër, do ti bëhen të gjitha.”
Të lutem i thash unë, duhet ti njom buzët, duhet ti vë oksigjenin, e pastaj nuk e di, në ato momente të tmershme se si më erdhi në mëndje e i thash. E njoh Nexhmije Hoxhën, gjatë gjithë luftës kemi qënë bashkë Pas luftës, përsëri bashkë kemi punuar. Ajo është nënë e nuk mund të mos më kuptojë. Të lutem i telefononi asaj se mua po më vdes vajza, e duhet të jem pranë saj!
O sa larg e mbake ti! Akoma mendon si antare e Byrosë Politike? Thuaj faleminderit që të lejuam për të parë vajzën për herë të fundit.
Nuk e di, duhet të jem lëkundur, se veten e ndjeva sikur po bija. Dhe një nga ato infermieret mori kurajo dhe erdhi e më mbajti, se do kisha rënë për tokë. Ajo më shoqëroi tek makina.
Si vdiq Drita, vajza ime!?
Natën vonë, kur shoqet e saj flinin, e pranë saj nuk kish infermiere, Dritës i qe larguar tubi i oksigjenit. Kushedi! Ajo përpëlitej në krevat me vdekjen. Kjo gjë zgjoi shoqet e dhomës. Njëra prej tyre ja vuri tubin e oksigjenit, e ajo tha vetëm këto fjalë: “Më falni se ju shqetësova!” Ra në koma e vdiq. Dha shpirt përfundimisht në orën 7 të mëngjesit. Këto mi thanë shoqet e dhomës, po dhe djali që dashuronte. Atë e lajmëruan e shkoi menjëherë pranë saj. Banonte në Fier. Ishte njeriu i vetëm që i qëndroi pranë deri në çastet e fundit të jetës. Ai na bëri telegram për vdekjen e saj. “Drita mbaroi!” E mora këtë telegram kur isha në postë e përpiqesha të lidhesha në telefon me spitalin. Ishte e pamundur të bisedoja me spitalin në një central të vogël provincial si ai i Cërrikut. Në atë kohë s’kish telefona celularë. Ndërkohë që po përpiqesha të lidhesha me telefon, më japin telegramin. Akoma më e vështirë ishte vajtja në Tiranë për të marë kufomën e vajzës e pastaj organizimi i cermonisë së varimit. A do na jepnin leje apo jo! A do na jepnin një makinë apo jo! Në se po, kur do na i jepnin? Që nga mëngjesi, e deri në orën 13 të drekës, mezi na u dha leja. Atëhere erdhi leja nga Tirana. Më në fund, u nisëm për të marë kufomën e vajzës. Kur u kthyem në Cërrik, e ndjenim se njerzit na shikonin nga dritaret me drita të mbyllura. Njerzit e sigurimit të shtetit, me qëllim na shpunë natën në shtëpi. Megjithëatë, gjithë Cërriku e ka qarë atë vajzë! Aman në cermoninë e varimit, askush nuk guxoi të vijë. Në varrim isha unë, djali, nëna, dy vëllezërit e mi dhe një kunat,- 6 vetë. Më vonë, kur na takonin njerëzit e qytetit në rrugë apo në ndonjë vend që nuk binte në sy, na thoshin: “Na fal që s’të erdhëm në varim. Ne jemi njerëz, dhe e kuptojmë dhimbjen tuaj, po ti e di vet si janë këto punë!
Ju nuk mund ta përfytyroni dot se çfarë egërsie kish në atë kohë! Ju nuk mund ta merrni me mend se sa e fortë ishte lufta e klasave! Fushata kundër armiqve të partisë e të popullit, siç quheshim ne, ishte e madhe, në shtyp, në radio,në gazeta, në broshura e buletine, çdo orë, ditë për ditë.
Në diktaturë, nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie njerëzore!

LETËR – KËMBIMI MUSTAFA KRUJA – KARL GURAKUQI: Amerikën kisha me e përshkrue me nji fjalë të vetme: Eden!

 

 

  1. Merlika – Kruja

344 Seventh Street

Niagara Falls, N.Y.

U.S.A.

N.F. 9.X.1956

 

I dashuni Karl,

Kanë kaluem mâ se katër muej qi e kam marrë të mbrapmen letrën t’ânde në Francë e plot dy muej qi jam në këtë dhé. E tý kushedi sa të ka qeshun zëmra, si dhisë kur gaboi nji herë delja e ngrêjti bishtin përpjetë1 Oh, sa mirë, do të keshë thânë, tash e mbrapa s’ka për të mûjtun mâ Mustafa me më qortuem se i shkruej rrallë! Sido qoftë, për bisedime gjuhsore kujtoj se kam me të lânë të qetë këndej e mbrapa. N’Amerikë s’merren bota me dokrra e duhet pra edhe un t’u përshtatem zakoneve të vêndit.

Këtu jam pamë e kam ndêjtun dý herë me Nduen gjat’e gjatë. Jemi nja nji orë larg shoshoqit e të dý herët kam qênë un te ta, se Nduen e shkretë e kanë lânë sŷtë e nuk dilka kurrë shtëpijet. Ndryshe e kam gjetun mirë me të gjithë të vett. Natyrisht kemi folë edhe për tý. Në Buffalo banon e punon edhe Lekë Marashi, posë do Shqiptarësh tjerë qi kanë ardhun tash vonë njâni mbas tjetrit e qi, do sish, i njoha edhe un. Ndërsa këtu te ujvarat e Niagara-s, tjetër njeri fare s’onë s’ka asnji posë meje vet’i treti.

Amerika âsht aq’e njohun, qi me i folë kuj për tê kishte me i u dukun sikur me i folë për vêndin e vet. Me gjithë këtê, me dashun e me t’a folë ndonji fjalë për këtë vênd, dmth. për Shtetet e Bashkueme, un me ç’kam pamë këta dy muej kisha me e përshkruem me nji fjalë të vetme: Eden! Jo, haram se ka qênë diça mâ i mirë vêndi i Adamit e i Evës.

Adin, ti Karl, nji punë? Jo, po nga po ke me e dijtun qi posë meje e Haxhires s’e ka dijtun kurrkush deri këtë ças qi jam tue t’a shkruem? Sikur të mos na ishte dhânë viza amerikane, na kemi pasë damë, për sa i përket vullnetit e deshirit t’onë, me ardh’e ngulë aty në Palermë. Tjetër gjâ mbasandej nëse i zot’i shtëpisë do të na e çilte derën, edhe aty, apo jo. Tjetërkund n’Italí, edhe sikur të më falej nji pallat me nji “appannaggio”[1] s’do të më pëlqente tjetër vênd për banim. Qe tý nji “kashelashë”, të cillën, në dash me vramë mênden, gjêje vetë.

Nuk dij si me t’a shpërblyem, Karl, nderën e madhe qi je tue më bâmë me ato thesat e doktoratit tue më shtimë pjestar të gjashtë(t) ndër ata qi kanë të drejtë me i pasun. Mbi to ka për të figuruem pa dyshim nji kushtim i yti e kështu kush t’i këndoj për të gjallët t’onë apo mbas deket  ka me çëmuem miqsinë t’onë, edhe pse na nuk mund të shpresojmë se ndokush me lakmuem të jetë “der dritte”.

Ti tue më kallzuem positën t’ânde n’universitetin e Palermos s’e ke përmêndun fare atë kathedrën e fesë dhe kulturës islamike qi më ke pasë shkruem dikur se kishe e madje më ke pasë kërkuem edhe ndonji libër e më ke pasë dërguem, në mos gabofsha, edhe nji farë programe të lândës qi mësojshe. Un qeshë çuditun atëherë e vetë me vete pata mendum: “Dreee, Karli qi qe nisun për prift tash mbaroi hoxhë!” E thashë se të kisha qênë aso kohe un Duçeja i Italisë do të kisha marrë tý fé e kulturë islamike e dhânë P. Valentinit dhe shqipen marrë atij e dhânë tý. Sa për anën materjale të zyrës s’ate më ka pasë folë edhe Gjystja me dhimbë e më ka pasë ardhun keq qysh atëherë. Faleminderës Zotit, nemose, qi po çëmohe moralisht e po të thuren lavde n’Albanie Libre!

Para se harroj, po due me të pyetun: a s’ka dalë mâ “Shpirti Shqiptar” mbas numrit 4? A ke korrespondencë me Resulin? Mue s’më pat shkrue mâ kamot në Cannes.

A mund të m’i porosisish edhe mue – natyrisht me pagesë – veprat e shënueme në letrën t’ânde me numrat 1, 4, 5, 10 e 11? Nëse po, të lutem me më diftuem sa mâ shpejt çë shumë zânë me dollarë. – S’e kam këndue recensjonin t’ând librit të Quaronit, në cilin numër të gazetës ka dalë?

Un tash nji herë due me nxânë me kënduem e kuptuem mirë anglishten. Mbrapa, në mos paça kurrfarë pune tjetër me bâmë mâ mbas 70 vjetsh, tash po merrem prap me tërfulet e vjetra, qi s’i don kurrkush!

O Karl, pashë të Madhin Zot, a mundesh me m’a gjetun nji copë “Anxat e Parnasit”? Kisha me dhânë njânin sŷ për tê. Për ndryshe, mbasi nji copë aty sigurisht do t’a keshë a do t’a gjêjsh, kopjomë e dërgomë nemose “Nakdomanicin”. Ah, atë libër tash kisha me e nxânë krejt për mêndsh!

Gilberti a po vjen këndej apo jo?

Shëndet e gjithë të mirat ju urojmë të gjithë na të tre.

Mustafa

 

 

Palermë, 23 tetuar 1956

 

I dashuni Mustafë,

Tash trí dit të kam nisë me postë ajrore shtatë faqe të daktilografueme të vjershës së Fishtës “Nakdomonicipedija”; sikurse do të vrejsh në fundin e faqes së shtatë, unë do të vijoj dërgimin e vijimit derisa t’a kryej krejt librin. Më vjen keq qi nuk kam nji copë mâ tepër! Do t’a kishem dërgue pa nji pa dy. Kemi vetëm nji për bibljothekën e Institutit Albanologjik e ket e ruejmë si syt e ballit, pse kemi vendosë të mbledhim të gjitha veprat e poetit t’onë, e deriku, i a kam mërrijtë. Bibljotheka po pasunohet mjaft, sidomos tash qi Qeverija Krahinore Siciljane ka pasë mirsín me caktue nji fond për ket qellim. Në paça jetë e në m’a ruejtë Zoti shëndetin, do të lâ nji kujtim të paharrueshëm në këto ana, ku gjuha shqipe ka nisë të lihet në njênë anë, e besa, more Mustafë, kam frigë se mbrenda pak vjetve, do të zhduket krejt. Jam tue i bâ mjaft injekcjone, ku me fjalë, ku me ligjerata, ku me kurse të posaçme, ku me mësimet n’universitet e ku me këshille; palè a do të kenë dobí këto masa! Kam fillue nji tjetër punë në të mirën e gjuhësís, d.m.th. jam tue mbledhë (deri sot nj’a 3.000 fjalë) fjalorin e së folmes arbreshe të Sicilís; e kam punue në skeda, tue krahasue çdo fjalë me shqipen e Shqipnís, me greqishten (sidomos të rén), me italishten e në nji mënyrë të posaçme, me sicilishten, pse, sikurse mund të mirret me mend shum lehtë, bashkëjetesa me banorët e vendit ka ndikue jo vetëm zakonet, por sidomos gjuhën, kishe me u habitë, moré Mustafë, se qysh i kanë shtrembnue fjalët siciljane, tue u dhânë trajtën shqipe; në pamjen e parë të duken me të vërtetë shqipe e të bukura, por tue i gërmue thellë, na del shtrati i huej ndêjë kâmbë-turqisht! Ti paske qênë tue na ardhë në Palermë! Sa bukur do të kishte qênë! Do të kishim punue bashkë e do të kishim lânë gjurma të thella në lâmën gjuhësore! Por edhe pse larg, prap se prap, me vullnetin e hekurt qi ké, e si të njof unë, do t’a vijojsh punën, së cilës i ké kushtue gadi gjith jetën. Ti n’atë anë e unë në ketë anë, dora- doras e me ndihmë të Zotit, do të vêmë at gurin t’onë, edhe pse të vogël, në ndërtesën e madhe gjuhësore shqiptare!

Të falem nderës qi interesohesh për mue e për pozitën t’eme: sikurse të kam pasë shkrue, unë jam i ngarkuem zyrtarisht me kathedrën e kulturës islamike, por mbassi kjo lândë ka pak simpatizues, m’âsht ngarkue mësimi i shqipes pranë Valentinit, i cili, i zânun shum me punë në Milan, m’a ka lânë mue krejt barrën përsipër. Pagesa âsht e pakët, por vîj rreth me ndonji punë tjetër të vogël në Qêndrën e Studimevet Shqiptare. Pastaj djali m’âsht laureue në mjeksí, e shpresoj të mundet në nji kohë jo shum të largët, mbassi të bâjë specjalizimin, të më bâhet ndopak krah tash në pleqní.

Shka kam mujtë me nxjerrë nga letra e jote e dashun, ti qênke i kënaqun atje në botën tjetër; gëzohem shum e shum e t’uroj qi kjo kënaqsí të jetë e përherëshme e gjithnji mâ e madhe.

Po më vjen keq për Palucën qi paska humbë syt; unë e kam pasë dijtë se vuente nga pamja, por se âsht verbue, nuk kam pasë njoftim. Shyqyr qi të ka ty afër e ka mundësí me ndêjë e me kalue kohën me ty. Âsht nji ngushllim i madh miku e shoqi i mirë në dit të vështira! I kam pasë shkrue nji letër të gjatë, ka mâ shum se pesë muej, e nuk kam pasë përgjegje prej si. A nuk i ka fëmijt aty? Kur t’a shofish, të lutem, Mustafë, m’i u fal me shëndet shum e shum e m’a rrok në qafë. Nuk harrohet lehtë buka e hângun bashkë për shum kohë e bashkëpunimi i gjatë! Kemi qênë si dy vëllazën në kohë të mira si n’ato të ligat, prandej më vjen keq kur ndiej se âsht keq me sy. “Pafsha dritën e syvet!” thonë Shqiptarët.

Pra po filloj me t’i nisë thezat e doktoratit, natyrisht nji nga nji. Shpresoj se ké me mbetë shum i kënaqun. Do t’a kënaqish edhe Palucën tue i a këndue, e kështu keni me pasë lândë bisedimi, e ndoshta, edhe kritikimi. Si do t’a shofish, âsht gadi gjithkund dora e eme edhe ajo e Valentinit, qi nuk lodhet kurr tue punue për shqipen. Simjet do të kemi edhe tjera theza, e, simbas fjalës së dhânun, nji kopje âsht e jotja.

“Shpirti Shqiptar”, për të cilin po më pyetë, nuk ka dalë mâ mbas numrit 4. Mëkat me të vërtetë! Më pat kërkue nji artikull, dhe unë i a pata bâ gatì, por nuk m’i përgjegji nji letrës s’eme, me të cilën i pata kërkue disa spjegime. Nuk dij shka me të thânë… Mos âsht i sëmundë Namiku, a po nuk gjindet në Torino?!

Nuk më ké shkrue gjâ për Hamdin. A nuk âsht aty? I kam shkrue nj’a dy-tri herë, e nuk më ka përgjegjë. Ku gjindet?

Veprat e shënueme në letrën t’eme të fundit, për të cilat ti po interesohesh, i kam në zyrë; ketë letër jam tue t’a shkrue në shtëpí, prandej nuk dij me të thânë se sa kushton secila e unë ketë letër due me t’a nisë shpejt. Kur do të dërgoj vijimin e “Anzavet”, do t’i njoftoj edhe çmimet dhe vendet e botimit të secilës.

Pata bâ nji recensjon të gjatë mbi librin e Quaronit; nuk u botue, pse mjerisht fletorja “L’Albanie Libre” e ndaloi përsëri botimin e vet. Unë nuk jam në Romë për me e dijtë shkakun, por me sa kam mujtë me marrë vesht, na qênka nji mosmarrëveshje ndërmjet antarvet! Ka pasë thânë Fishta se mâ parë bân bashkë nji thes me pleshta se “dy Shqyptarë!”

Të fala shum Haxhires e Djalit (nuk i a mbaj mend emnin). Të fala e nderime prej s’ime shoqe e prej Gilbertit.

Të marr ngrykë me máll e të puthi me dashuní gjithmonë i yti

Karli

 

 

N.F., 2 nânduer 1956

 

Or Karl i dashun,

Qi të kam mik e kam dijtun: se do t’ishe kaq’ i papritueshëm për mue jo. Madje mâ se nji herë të kam qênë zemruem, e s’kam ndêjtun pa t’a thânë, kur rrijshe nji shekull pa më shkruem. Të më falësh. S’kam për të t’a harrue kurrë kënaqsinë qi je tue më dhânë me kopjen e daktylografueme t’Anzave të Parnasit. Ka vjet e vjet qi e kam deshiruem e vetëm tash u kujtuesh me t’a çemun tý. Puna qi je tue bâmë për mue âsht e madhe, sidomos moralisht. Të lutem me e kopjuem krejt n’atë format qi e ke nisun, se due me e lidhun. Pa qyr nji herë: në 1907 e paska pasë shkruem P. Gjergji Nakdomanicipedinë! Qyshë nji gjymsë shekulli parandej e paska pasë njohun kombin e vet e i a paska pasë qamë fatin vetes edhe neve qi kemi lemë Shqiptarë. A kujtohe ti se si kam qênë rruem në Albanie Libre me historjanin byzantin Francin e me Austrijakun Hammer tue shkruem mbi Arbreshët e Greqisë? Kam folë pa bindje, veç si nji avokat qi i zê rrota bishtin. Kështu edhe kemi plasun tue rrêjtun qyshse kemi ramë në mênt t’ona. Prandej e dojsha këtë vepër të Fishtës së Madh, se edhe ai ka rrêjtun mâ fort se na, animâ në Lahutën e Malcisë; por këtu në Anzat ka pasun edhe kurajën me folë botnisht e rrumbullak të vërtetën. Prandej un këtê dojsha me kënduem. Dojsha me shfrŷmë në këtë mënyrë, mbasi s’m’a mba me bërtitun të madhe të vërtetën e Zotit si Fishta 49 vjet mâ parë e në 1920 mue konfidencjalisht e përpara Tefë Curanit në Shkodër kur më tha; “Pse e nxenë gjakun aqë fort, more Mustafë? Paj për këtë besë veçse mundohemi kot, se Shqipní s’ka, nuk bâhet Shqipní me brumin t’onë, po t’a thotë P. Gjergji!”

Deri tash kam marrë vetëm pjesën e parë e letrën. Qênke tue më dërguem edhe thesat e premtueme. Ti qofsh i lum e i bekuem. Por qyr, posë letrash, mos shpenzo me më dërguem kurrgjâ, as Anzat jo, me postë ajrore. Dërgom’i me postë të zakonshme e të porosituna, këtê po, se do t’ishte mëkat me shkuem kot gjith’ajo mundë.

Hamdinë e kam larg nja 10 orë me tren. Prandej jam pamë me tê vetëm dý dit në New York ku kishte pasë ardhun me më pritun. E sa për me u shkruem, deri tash kemi shkëmbyem vetëm nga nji letër. Adres’e tij âsht: 706 State Street në New Haven, Conn. (U.S.A.)

Faleminderës qysh tash për çëmimet e adresat e disa veprave qi po më premton me më dërguem. Kur të mundem due me i porositun.

Po “Shpirti Shqiptar” e “L’Albanie Libre” pse pranë? Ku na u zhduk Resuli kështu si krypa n’ujë? Kam ndie se Ndoi i Kapidanit po na ardhka n’Amerikë? Të jetë vallë i vërtetë ky lajm? Se un kam preferuem me u vetmuem kryekëput prej botës politike shqiptare.

Më ke gzuem me lajmin qi i përket Gilbertit, i cilli po u specjalizueka. Un do t’a kshillojsha me u mërguem në këtê vend, ku nji mjek i mirë – jo specjalist e aqë mâ pak me famë – fitueka mesatarisht 1000 dollarë në muej. Natyrisht, ky fat e pret Gilbertin mbas nja 5 vjetsh qi të ketë ardhun e të ketë marrë edhe shtetsinë. Por edhe pasi të ketë ardhun do të gjindet mâ mirë se çdo emigrant i tjetër karriere. Shkurt, fatin mâ të mirin këtu e paskan mjekët.

Bashkë me Xhiren e Kimin (Bashkimin) ju dërgojmë përshëndetjet ma të përzemërtat tý, s’at’shoqe e t’at bir.

 

Mustafa

 

Palermë, 11 dhetuer 1956

 

I dashuni Mustafë,

Shpresoj dhe uroj qi të ketë rá në dorë theza me titullin “Kataklizmi i Rruzullit”, qi unë t’a pata dërgue të porositun me 10 të mojit të kaluem. Më pëlqen të besoj se të ka kënaqë e se do të keshë kalue ndonji orë në lidhje shpirtnore me P. Gjergjin, i cili, me të vërtetë, ka qênë i madh dhe ka lânë një emën të pa-harrueshëm e të pa-shlyeshëm në fushën letrare shqiptare. Profesorët e universitetit t’onë, të cilët pak gjâ dijshin për tê, kanë mbetë të habitun e të mrekulluem për zotsín poetike qi ndrŷjnë vjershat e tija. Kanë nisë t’a çmojnë dhe kërkojnë përkthime nga veprat qi janë çekë në thezën e rrahun në komisjonin e provimevet. A shef ti nji herë! Të huejt e nderojnë, e çmojnë, e kërkojnë, kurse ata mende-shkurtët e Tiranës e përbuzin, e shajnë, madjè e ndalojnë e mjerë ai të cilit i gjindet në dorë nji vepër e këtij të Madhi, qi i ka lânë nderë Shqipnís. Më ka rá ndër këto dit në dorë nji antologjí e shkrueme nga Dh. Shuteriqi në Tiranë; në tê janë rreshtue disá shkrimtaruca pá kurrnji rândësí; janë radhitë copa demek të zgjedhuna, por ruena Zot! të përmendet Fishta e tjerë shkrimtarë të zotë, qi janë faqja e bardhë e letërsís shqipe! Por anì… Do të vîjë koha kùr do të vîhen prap në shkâmbin e merituem!

Për së shpejti, i dashuni Mustafë, do të dërgoj thezën e dytë “Le figure della Kulshedra, del Drangue e del Gjarpën nella mitologia albanese specialmente epica”. Edhe kjo âsht punue mjaft mirë. Sikurse do të mundesh me vû ré, edhe në këtê âsht dora e eme. Âsht mëkat veç qi nuk mund të botohen e të bâhen të njoftuna në botën letrare!… le të shpresojmë!

Me 13 nânduer të kam dërgue edhe vijimin e përshkrimit t′ “Anzavet të Parnasit” prej faqes 8 deri 20. Shpresoj t’a keshë marrë. Në pushimet e këshndellavet do t’a vijoj, kështu qi të mundesh me e pasë sa mâ parë veprën e plotë. Jam me të vërtetë i kënaqun qi me këtë punë kaq të vogël kam pasë mundsín dhe rasën me të bâ nji nderë, qi ti e kundron si të tillë, por qi për mue âsht nji gjâ aq e vogël, qi s’meriton të përmendet.

Këtu poshtë po të shënoj disa nga veprat, të cilavet ti dishron t’u a dijsh titujt:

  1. Tugnjatjeta” (romanzo storico – shumfaqesh); përshkruen gjendjen e Shqipnís në kohën e pushtimit gjerman (1943-44); Edit. Lo Monaco, Palermo; prezzo L. 1500;
  2. Die Sprache der Illyrier” Hans Krahe, 1955 Otto Harrassowitz – Wiesbaden;
  3. Das Albanische Gewohnheitsrecht” von Marie von Godin 1953 Stuttgard Ferdinand Enke Verlag;
  4. Sul riecheggiamento delle liquide e delle nasali nell’albanese” M. La Piana, Roma Tipografia del Senato 1952;
  5. “Il Patto di Tirana” Fr. Jacomoni, Firenze Lungarno del Tempio 1953;
  6. Notizia su un monoscritto del Canzoniere di Nezim in caratteri arabi e lingua albanese” (estratto dalla “Rivista degli Studi Orientali” vol. XXI nga prof. Ettore Rossi);
  7. L’albanais et les autres langues indo-européennes” (Extrait de l’Annuaire de l’Institut de Philologie Orientales et Slaves, tome X (1950), Bruxelles);
  8. Die Volksepik der Albaner” von M. Lambertz (në Wissensch Zeitschrift der Univ. Leipzig);
  9. Le lingue indeuropee in Grecia e in Italia”, Vittore Pisani, Instituto Lombardo di Scienze e Lettere, Milano 1956;
  10. Die Islamisierung bei den Albanern”, Georg Stadtmûller, München 1955 Isar Verlag;
  11. Neki gentilni i njima srodni termini kod Crnogoraca i Arbanasa”, Sarajevo 1954, Stamparski “Veselin Maslesa”;
  12. Das albanische Nationalkonzil vom Jahre 1703” i Georg Stadtmûller-it, Pont. Institutum Orientalium Studiorum, Piazza S. Maria Maggiore, 7 Roma 1956;
  13. Einige albanische Lehnwörter im Serbokroatischen” von Ivan Popovic, Beograd “Zeitschrift für slavische Phililogie 1954;
  14. Lexikalische Beziehungen des Albanesischen zu den anderen indo-germanischen Sprachen”, Vittore Pisani, Via Boccaccio 43 Milano.

 

Ka edhe tjerë, por nji herë tjetër.

As “Shpirti Shqiptar”, as “L’Albanie Libre”, mjerisht, nuk kanë dalë mâ. Nuk i dij arsyet e mbrendëshme, vetëm nji gjâ dij me të thânë, se âsht turp për nè mos me mujtë me mbajtë nji fletore, së paku të përmuejshme. Të shofim se shka po na qet në dritë Komiteti për Shqipnín e Lirë, qi po thuhet se âsht formue atje në New-York!  A por ndoshta edhe ky si tjerët?…. Më kanë shkrue prej andej (Ndou e Zef Nekaj) tue më kërkue këshille. Nji letër të gjatë, por besa s’kam marrë gjâ vesht se shka duen prej meje!

U a përsëris përshëndetjet me zemër Xherit e Kimit; Zoti t’i ruejtë, e ty bashkë me ta! Të fala të thella nga ime shoqe e djali.

Të përqafoj e të puthi me máll e me dashuní vëllaznore i yti me besë

Karli

[1]  Italisht : rrogë vjetore (E.M.)

La Croix (1951)- Qeveria komuniste e Tiranës ndalon vënien e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Tetor 2020

 

“La Croix” ka botuar, të premten e 21 dhjetorit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndalimin e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri nga regjimi diktatorial, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ndalimi i dhëmbëve prej floriri në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një qarkore e re e qeverisë komuniste të Tiranës ndalon përdorimin e arit për dhëmbët artificialë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo qarkore ishte, aq më tepër, e padobishme, sepse arin e destinuar për këtë përdorim e patën sekuestruar dhe askush nuk guxonte të furnizonte metalin e çmuar për të vënë dhëmbë prej ari pa rrezikuar të konsiderohej trafikant dhe armik i popullit.

Plani serb për shfarosjen e shqiptarëve në vitet 1994-1999 (II) – Nga Prof. Dr. Hakif Bajrami

Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, e kishte siellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallëra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazëta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna,  Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg:  duke akuzuar së pari për ta gjatur faktin për sulm gjenocidal-“Shqiptarët duen ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shytrohej pytja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?. Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve  që i posedojmë: Bota arabe ia dhuroi 2 miliradë para kesh; firmat private Gjermane 850 milion marka; Franca 800 milion dhe Italia 750 milon marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blente armatim për t` i shfarosë shqiptarët.

Çka përmban programi i Qeverisë RFJ-ës për shfarosjen e shqiptarëve

Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky “zbulim” epokal i shkollës Shën Savës dhe Gebellsit.Pra, e tërë propaganda  serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta, me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit  serbian shkojnë edhe mëtej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nepër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” keshë. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, sipas treshës: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjenocidale programuesit serbë u mbështetën në ‘histori’ bizare

Hartuesit e Programit fashist serbian, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan  ardhur  465000” emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah ‘erdhi’ kjo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim I kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokumenteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimi të dokumenteve të Rajhut (Gjermane) Tretë,  se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë) më 1941/2, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e kishte në plan as ta vrasi, e as ta deportojë (shpërngulë) dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si veproi Serbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anëtarët e familjes në zajrr si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq,  me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup  1918-1941, duke përdorur çdo  metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progamerët  gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarke titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër  se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehenKosovë”. Programuesit fashistë të lartëcekur  nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e krajlit kishte lidhë Konventë me Turqinë, kishte  sjellë Ligjë, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid. Ku mund të gjindet kësi fashizmi në botë.  Për këtë dëshmitarë janë dokumentet zyrtare serbe 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999.

Sipas Programit, edhe pas vitit 1995, ishin diegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngja ato “diegëje” asnjë burim për be, nuk mund të gjëndet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga nefashizmi i Milloshit 1989-1999. Dhe ai dëm çenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thot se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesëve, shqiptarët i paskan garbitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua mveshin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngja këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dinte?!!!.

Sipas Programit  fashist serbian në Kosovë jetokan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose138000 banor, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsië më 1991, e kur në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punë.

Programuesit pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe”

Duke i pasur këto shifra, prap përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së çingjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”?  Kjo pyetje  u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tejtër, por vetëm dokuemnte serbe, e ato flasin vet-HB).  Dhe përgjigjen vet  se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?. Shakqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia doi t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garnacion nga Fuqitë e Mëdha;Shqiptarët jetojnë mire në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i  tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajëhme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashizmi serbian.

Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjes së shqiptarëve

Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shenjtë serbiane (1994/5). Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë.

Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numrojnë detyrat e tyre: 1.Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbian,  do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë; duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës;2.Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërin Bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thot, se është detyrë e pashmagëshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë.Në pronat e tyre, do t` i siellim sebët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t` i siellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është diegur”. Nuk e thonë me fajin e kujtë. Jo vetëm këta fatëzi (që vet i kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”. Pra në kushtet e reja, duhet në shtpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratatve mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.”

‘Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi’, shkruajnë fashistët serbianë.” Duhet të krijojmë libra të ri katastral dhe duke i asgjasur librat e vjetra; duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejtë me qëllim që Kosova të srbizohet”.

Programi parasheh se do t` u mirret prona shqiptarëve përmes gjyqeve,duke I vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u mirren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drjtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvoglojmë edhe mëtej numrin e shqiptarëve, duke e siellë në 44%”.

Ndërtimi i 100 fshatrave të reja sllave në Kosovë

“Duke u bashkuar në një front si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar siprmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave.Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thot, programojnë nxënsit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllavë, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata officerë që kanë sherbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vedni ma I militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndertojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` I ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000  banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipermarrje të vogla, ferma, dhe punëtroi ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitorën, ujsiellsin, kanalizmin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpinë e kulturës, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasfirmim parashohim t` i siellim në punë 125000 persona, të cilët do të i ushqejnë 500 000 banorë aktiv”.Si të finansohet Programi i Serbizimit Kosovës, pyesin autorët neofashist më 1994. Dhe përgjigjen me:

Bankë që e krediton sllavizimin e Kosovës sikurse 1918-1941

Në vijim fashistët serbian programojnë: “Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` I investojë nga 1000 dollarë, duke I ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themlohet një bankë e përzier, që do t` I finasojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat e tyre, duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë)pastaj  Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.

Për realizmin e Progarmit, Kuvedni i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:”Ligji për lirim nga tatami për 3 vite për çdo sieprmarrëje dhe punëtroi  të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; ‘Ligji për qytetar të jashtëm’, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; ‘Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral i Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).

Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1.Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2.Me I privuar shqiptarët nga lria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3.Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregatrët Serbian, duhet rëndruar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri  e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5.Intelektualët kulminantë shqiptar duhet të mirren në pyetje dhe duhet të kërcnohen; 6.Duhet ta përhapim propogandën se shqiptarët e rendomtë janë të knaqur duke I reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen;7.Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendraat tona të emigracionit, me qëllim që të ralizohet qëllimi final i serbizimit Kosovës”.

Pse qarqet kriminale serbe e krijuan këtë program.

Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët  e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e iriton serbët ( e deri më 1992 e lavdonin deri në kup të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, Serbianët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në favor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.

Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat i këtij Programi neofashist

Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755000 dosje hetuesie për shqiptarë;I deprotoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga troejt e veta, I vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; I rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përciellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; I dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u garbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërishtë më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane , provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm rreligjioz, për ta kthyer krimin në diçka rreligjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.

Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë varastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 36 njësi, të përbëra prej kriminelëve në za si: Arkan, Dragan, tridhjetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainase, dy bellorusë, dy rumunë, 2 zvicran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan më 10 qershor 1999, jashtë kufijëve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët e kolonizuar nga Kroacia dhe Serbia (1992-1999) peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri i tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë, deri në Kushumli.

Shtrohet pyetja: Ku gjindet Arkiva e 4500 antarëve të sherbimit informative dhe kontrainformativ Serbian që vepronin në Koosvë janar -dhjetor 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë  ka sot nepër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden, madje edhe nepër Prishtinë, në pikë të ditës, e sherbimet shtetërore të Kosovës, krehen. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), mbroi dhe gjykoi Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të mirret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, me 35 programe për shfarosjën e Shqiptarëve  pa ndërprerëje në Kosovë, për t` ia filluar pastaj me serbizimin e Shqipërisë Bregdeatre si planifikohej më 1939 nga Lotiqi i “ZBOR” it dhe Ivo Andriqi e lëvizjës “ORJUNA; SRNAO dhe “Nardna Ordbrana”, “Bella Ruka”  e” Crna Internacionala”!

Publikohet për herë të parë plani serb për shfarosjen e shqiptarëve në vitet 1994-1999 – Prof. Dr. Hakif Bajrami

 

PREAMBULA E GJENOCIDIT SERB AKTUALISHT

Tani në vitin 2020, në bazë të dokumenteve që janë grumbulluar në Tribunalin e Hagës; në bazë të publikimeve që i kanë botuar aktorët e krimeve; në bazë të arkivave që kanë mbetë me rastin e arratisjes së një pjese të serbëve që kishin bërë krime monstruoze ndaj fqinjëve, nga Kosova prej 12 qershorit 1999 e tutje, shërbimi informativ dhe kontrainiformativ ushtarak dhe policor serb, lirisht mund të thuhet se filloi epoka e zanatit të vjetër serb, me u veshë në tesha kombëtare shqiptare, me vra serbë, me u fotografua para kufomave dhe ato foto me i shpërndarë nëpër botë. Pas këtyre akteve mizore, fillon prapë lufta për ta përhapur rrenat se para 12 qershort 1999 i kemi vrarë shqiptarët se na kanë detyruar. Në rrethanat e mëparme dhe në rrethanat e reja S. Millosheviqi ishte një Adollf Hitler i vogël, Ivica Daçiqi një Gebels në miniaturë; Vojisllav Shesheli një Vilhelm Gering me ambicje nazizte, kurse Aleksandër Vuçiqi ishte një RUDOLLF GAVLIK që drejton Gestapon, por që çdo krim ia atribuon Arkanit, i ngjashëm sikurse Roberty Servantes, drejtues i SS formacioneve, që kishin të drejtë të vrasin 1941-1944, alias 1995-1999, këndo që dëshironin. Në rrethanat që Kosova u mbush me kufoma shqiptare (600 varreza masive) A. Vuçiqi, si shef i informatave dhe propagandës e kishte një rol shtesë, sepse e kryente detyrën e lidhjeve dhe “strehimit” të informacioneve, që do të thotë se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me bartjen e kufomave nga vendi i krimit në Kosovë, e deri në Surçin, e prej andej në Rusi, të planifikuar  me dy aeroplanë, do të kujtoi V. Çernomerdin në një bisedë konfidenciale në Moskë, kur po i shkruante kujtimet rreth Kapitullimit të Millosheviqit.

Sot dueti A. Vuçiq dhe I. Daçiq po dëshmohet se për asnjë çështje nuk janë larguar nga programimi i krimeve që metastazoi deri në gjenocid në Kosovë, sidomos më 1999. Përkundrazi këta monstrumë që sot e drejtojnë shtetin e Serbisë, e “kritikojnë” Millosheviqin pse nuk i ka shfarosur shqiptarët për një herë, po u a ka lënë këtyre të ëndërrojnë shfarosjen shqiptare nëpër etapa. Këtë e thotë oficeri i tyre që fshatin Shajkofc të Llapit e shndërroi në Kamp përqendrimi, në mënyrë që të gjithë shqiptarët t` i likuidojë me dy granata, asancionin do ta kryente njësia e Aleksander Vuçiqit, detyrë kjo që i ishte ngarkuar si shtesë nga Shesheli. Të shënojmë edhe këtë se nxënësi i A. Vuçiqit ka prerë shqiptarë në Makofc (afër Prishtinës) me sharrë motorrike. E tash do ta pyetja atëfar Llajçakun, si të dialogohet me këta neofashistë, ku në vend të fjalës “terrorist” të UÇK-ës, kanë krijuar koncept për Republikën e Kosovës duke e nominuar “e ashtuquajtur Republika e Kosovës”, duke paguar miliona për ta defaktorizuar. Nuk është çudi për këta, por është anomali se si BE ende nuk po din ta lexojnë politikën e tyre kripto neofashiste. Mandej politikën e tyre nuk po e dinë ta lexojnë e as ta negociojnë  duke prezantuar argumente se çka mshifet pas historisë tyre krimianle. E si pasojë në vend se të hetohen dhe gjykohen këta kriminelë, po hetohen dhe planifikohet të gjykohen ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe përpjekje që okupatori të largohet nga politika e krimeve të programuara dhe çlirimi i popullsisë Kosovës të jetë realitet historik, por edhe i garantuar ndërkombëtarisht, sepse kriminelëve serbë,  po iu dha shansi, prapë do të sulmojnë popullin e pambrojtur dhe duarthatë shqiptar.

Parahistoria e gjenocidit serb në Kosovë

Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t’i shfrytëzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që ishte përpiluar nga treshja:  Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq gjatë viteve 1950-1966. Për t` ia filluar punës, kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re; duke e pritur shansën që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, më 1981 do të përqendrohet  në serbizimin e Kosovës. Aktivizimi i tyre, plus ata që ishin regrutuar si të rinjë, do të fillojë pikërisht më 1981 duke u përkrahur nga ushtria, partia komuniste-çetnike, e deri te “Zbori” i  Lotiqit, deri te kisha e Nikollaj Velimiroviqit, deri te  institucionet shkencore, arsimore dhe individët, në cilsinë e ideologëve për mënyrat e krimeve. Eksponentët e kësaj garniture që ushqehej “nën sofër”, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj më 1981, do të përpilojnë një dokumenet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ‘ballon’ i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “skeret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvednin e Kosovës me shifer “sekret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendëshme 28000 serbianë. Kjo do të thot, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vadalizojnë ken të duan dhe mjerishtë kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit dhe sllavizimit Kosovës më 1918-1941, në saje të 12 ligjeve dhe nënligjeve që posedohen. Në atë kohë e kishte embrionin, parafashist  por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonial të tipit neofashist.

Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfar BARAZIE të shqiptarëve me qenjen e tyre  serbiane “mbiracore”. Dokumentet janë të pamëshirshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish Rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gja të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërnguluar në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nepër qytete. Numri  i saktë i kësaj shtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe insufiencë kriminale, arrinte familjarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 7190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerër ishin fëmi,gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familiar.

Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore kriptokomuniste që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjës së shpërnguljes me “dhunë” të atyre që bota shqiptare i quante “shkie kolonistë”, që në fakt ishin një kategori dahinjësh  mizantropë, e që tragjikisht ishin të  nacionalitetit serb dhe malazez, të rekrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste 1918-1966. Lidhur me këtë, janë përpiluara për këta kriptokriminel dhe manjakodepresivë nga alkoholi dhe shovinizmi, sidomos pas vitit 1981, jo më pak se  3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vjetore, se “si janë shpërngulë nga presioni shqiptar”. Po të lexohën me kujdes ato raporte, shihej se janë krijuar në kuzhinat e UDB-ës në Beograd, janë derguar si direktiva komuniste për t` u zbatuar nga komunistët shqiptarë, në emër të “vllazrim bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar jugosllav” si shkollë PROSTUTUCIONALE e Kumrvicit. Në ato raprte-direktiva komuniste, kryesisht figurojnë trillime të nivelit të ulët, për ta rikrijuar sërish KASTËN e DAHIVE të kohës kralit dhe “vaktit” rankoviqist e pse jo edhe titist, sepse Titua i ka pasë në informatë të gjitha sielljet e tyre nga Fadil Hoxha më 1967.Rikolonizimi ishte aktualizuar, për të sigurar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të DYTË apo të TRETË, këtë kastë  udbeske si kolonistë në Kosovë, që ishin mësuar të rrijnë nepër kafene dhe shqiptarët pronën e tyre tokësore ta punojnë me përgjystë. Jo vetëm kaq, kjo kastë në saje të qëndrimit partisë dhe pushtetit ushtrako policor jetonte duke akuzuar njëherit shqiptarët, se me “presionin  ndaj tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të papresedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur dhe prap me beneficione doin të kthehen. Dhe u kthyen sidomos pas 23 marsit 1989, masovikisht. Është trishtuese pozita e tyre. Ata po vinin me një “SHINOBUS”, sidomos të deileve nga Serbia në Kosovë. Në atë shinobus bartnin derra, pula, pata, qepë hudhra, raki, poçavra, miell, misër për derra. PO të ishe në atë shinobus, ishte tmerri i kësaj bota nga ulurima e derra dhe viçave, rakisë dhe hudhrave, sespe INFLACIONI ishte për 4800%. Po, e dijnë tërë bota që Millosheviqi po emitonte para nga letra e gazetave, sa që një banknotë i kishte 35 zero. Madje aty kah mesi i majit 1994 TRE thasë qepë kishin rënë në binar afër stacionit Lupçi i Ulët. Fshatrët shqiptarë në ata thasë kishin gjetë kallashnikovë, që në pjesën e epërme ishin mbuluar me një sanë të dendur, por edhe për rreth ishin maskuar me llojë kashte të elbit. Kjo do të thot se Millosheviqi çdo shtëpi serbiane  në Kosovë e kishte kthyer në bunker armësh, shumicën e të cilave neokolonistët i shitinin në tregun profitabil shqiptar.

Dhe, për ta “standardizuar” këtë kaos asimetrik serbian,  dhe shpikje profesionale  të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës së militarizuar e cila më 1983 i krijoi brigadat dhe batalonet ushtrake, sikur të ishte parti naziste dhe organizatë terroriste, që vet  thyenin varre, dhunonin murgesha “natën”, dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë shqiptarin pa asnjë provë. Madje, kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, kinse nepër manastire, të cilat vetëflijohen për porpagandë; madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shën Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të sëmurë,  kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy të Savës që i vllai e verboi”, e nevojtari  duke i prekur kërkonin “sherim”, e nga të prekurit e shumtë, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve shqiptarë. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media 1981-1999. Madje, vetëngulja e njëfar të sëmuri manjakodepresiv, që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rëndësi, sa që njëmend për dahijtë Serbian me ato para do të ndërtoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raportet javore për nevoja të “KTHIMIT” të serbëve dhe malazezëve, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, sa që i detyrojnë të rinjtë me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptarë e kanë ditur fare mire se kush po i kurdiste ato akte të liga, të inskenuara me kujdes nga pushteti i partisë që po kalbej në mykjen e vet kanceroze.

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes së serbëve nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq largë sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllavë për Kosovën”. Ky program është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete. Ky Program që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS, njëherit ishte një dritare e re për të mësuar popujtë tjerë se Serbia po i rrezionte edhe ata.  Pra kjo kastë banditësh, kolonistë të kralevinës dhe të titizmit serbian, e kanë futë në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot, të paktën ta mësojë industrinë e rrenave. Ky serbizim i programuar, kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara dikur, pra që kishin qenë në duar të ish kolonistëve, t’u  kthehen pronat e fituara me dhunë dhe të shitura pa asnjë dhunë, por me motiv se nuk e duronin njëfar barazie, si udbashët me duar të përgjakura, ashtu edhe të gjithë të tjerët në cilësinë e kolonistëve brenda shtetit, plus edhe nga ata te të gjitha anëve të botës, siç kishte ngja në Maqedoni 1954-1957.

E vërteta, pas 23 III 1989, në Kosovë u kthyen me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi ‘qiellore historike’ serbiane, do të gjendet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mbaruar më Konferencën e Dejtonit, më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë kurrë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zbatuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të KS OKB-ës!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja më 1995, duke i shoqëruar njësitët e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ (Stranka Srpskog Jedinstava-Arkanit), që të tri formacionet politike dhe ushtarake, do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumentet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front varsës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”), pra jo edhe malazezëve.

Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të  dytë si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë,   për dy dekada, pa asnjë përgjegjësi. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se  “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për marken gjermane). Në programin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk sherbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish Jugiosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë znanatin në serbizimin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën juridiksioinin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në program nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vet (jo-hb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik është rrenë serbiane).

Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfër në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorrën konstatimin se:  “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorren “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në fakt me këtë koncept, programuesit e serbizimit të Kosovës (1988-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijëve, duke siellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, si shembulli i Sanxahkut Nishit më 1877, për çka një dokument serbian thot: “Kur kemi hy në lokalitetet e Sanxhakut Nishit, në dhjetor 1877, nuk kemi gjetë njeri të gjallë, sa që as emrat e katundeve nuk i dinim, sepse nuk kishte njeri të na i tregojë. Të gjithë arnautët, ose ishin vrarë ose ishin larguar me dhunë nga shtpitë”. Këtë shembull e donin serbianët më 1989-1999 të përsëritet sepse kishin provuar edhe më parë 1912-1966.

Millosheviq (I.Daçiqi)-Sheshel-(A.Vuçiqi)-Arkan,programojnë shfarosjen e shqiptarëve

 të Kosovë 1995-1999

Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartëcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, e kishte siellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avansuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të: kasapit Millosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “blejnë mallëra në Vojvodinë, dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të shprazëta,ndërsa 135000 shqiptarë ishin larguar nga puna,  Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg:  duke akuzuar së pari për ta gjatur faktin për sulm gjenocidal-“Shqiptarët duen ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shytrohej pytja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qingjit”?. Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve  që i posedojmë: Bota arabe ia dhuroi 2 miliradë para kesh; firmat private Gjermane 850 milion marka; Franca 800 milion dhe Italia 750 milon marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blente armatim për t` i shfarosë shqiptarët.

Çka përmban programi i Qeverisë RFJ-ës për shfarosjen e shqiptarëve

Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-ës dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky “zbulim” epokal i shkollës Shën Savës dhe Gebellsit.Pra, e tërë propaganda  serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosen duke u vrarë dhe arratisur jashtë trojeve të veta, me qëllim që Kosova të serbizohet.

Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milion marka gjermane. Programuesit e gjenocidit  serbian shkojnë edhe mëtej. Para syve të 182000 ushtarëve dhe policëve Serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nepër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, cinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” keshë. Ndërsa nga laboratoriumet medicinale, sipas treshës: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitë 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botërorë se “Shqiptarët duhet t` I varsim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.

Për ta arsyetuar avanturën gjencidale programuesit serbian  mbështetën në ‘histori’ bizare

Hartuesit e Programit fashist serbian, për t` ia trasuar veti rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan  ardhur  465000” emigrantë. Shtrohet tash pyetje, kah ‘erdhi’ kjo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim I kohës, për këtë “avanturë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokumenteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimi të dokumenteve të Rajhut (Gjermane) Tretë,  se nga Shqipëria Bregdetare, në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë) më 1941/2, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e kishte në plan as ta vrasi, e as ta deportojë (shpërngulë) dhe t`ua grabitë token deri në derë të kasollës si veproi Serbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as ta djegë me shtëpi e anëtarët e familjes në zajrr si kishte vepruar pushtetit Serbian përmes Punisha Raçiqiq, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komesari Mihajllo Ceroviq,  me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup  1918-1941, duke përdorur çdo  metodë barabre. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit, (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350000 serbian”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vëndosë Diktaturë ushtarake, i sjellë tri divizione serbe, një brigade maqedone, dy brigade malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonistët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Progarmerët  gebellsian (Millosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarke titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër  se më 1 prill 1945, Polit Byro i KQ PKJ-ës lanson kushtrimin: “Të gjithë kolonistët duhet të kthehenKosovë”. Progrsmuesit fashistë të lartëcekur  nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e krajlit kishte lidhë Konventë me Turqinë, kishte  sjellë Ligjë, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid. Ku mund të gjindet kësi fashizmi në botë.  Për këtë dëshmitarë janë dokumentet zyrtare serbe 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999.

Sipas Programit S. Millosheviq-I.Daçiq; V.Sheshel- A.Vuçiq=Arkan, edhe pas vitit 1995, ishin diegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngja ato “diegëje” asnjë burim për be, nuk mund të gjëndet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga nefashizmi i Milloshit 1989-1999. Dhe ai dëm çenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thot se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesëve, shqiptarët i paskan garbitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua mveshin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngja këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dinte?!!!.

Sipas Programit  fashist serbian në Kosovë jetokan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose138000 banor, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsië më 1991, e kur në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punë.

—-

Programuesit pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe”

Duke i pasur këto shifra, prap përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së çingjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”?  Kjo pyetje  u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tejtër, por vetëm dokuemnte serbe, e ato flasin vet-HB).  Dhe përgjigjen vet  se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?. Shakqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia doi t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garnacion nga Fuqitë e Mëdha;Shqiptarët jetojnë mire në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i  tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajëhme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashizmi serbian.

Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjës shqiptarëve

Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shejtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë.

Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numrojnë detyrat e tyre: 1.Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbian,  do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë; duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës;2.Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërin Bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thot, se është detyrë e pashmagëshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë.Në pronat e tyre, do t` i siellim sebët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t` i siellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është diegur”. Nuk e thonë me fajin e kujtë. Jo vetëm këta fatëzi (që vet I kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”. Pra në kushtet e reja, duhet në shtpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratatve mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.”

‘Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi’, shkruajnë fashistët serbianë.” Duhet të krijojmë libra të ri katastral dhe duke I asgjasur librat e vjetra; duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejtë me qëllim që Kosova të srbizohet”.

Programi parasheh se do t` u mirret prona shqiptarëve përmes gjyqeve,duke I vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u mirren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngritet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drjtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvoglojmë edhe mëtej numrin e shqiptarëve, duke e siellë në 44%”.

Ndërtimi i 100 fshatrave të reja sllave në Kosovë

“Duke u bashkuar në një front si kurrë më parë, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar siprmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave.Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thot, programojnë nxënsit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllavë, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata officerë që kanë sherbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vedni ma I militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen. Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndertojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` I ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000  banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipermarrje të vogla, ferma, dhe punëtroi ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitorën, ujsiellsin, kanalizmin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpinë e kulturës, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasfirmim parashohim t` i siellim në punë 125000 persona, të cilët do të i ushqejnë 500 000 banorë aktiv”.Si të finansohet Programi i Serbizimit Kosovës, pyesin autorët neofashist më 1994. Dhe përgjigjen me:

Bankë që e krediton sllavizimin e Kosovës sikurse 1918-1941

Në vijim fashistët serbian programojnë: “Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` I investojë nga 1000 dollarë, duke I ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themlohet një bankë e përzier, që do t` I finasojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat e tyre, duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtar me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb (mushicë)pastaj  Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.

Për realizmin e Progarmit, Kuvedni i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:”Ligji për lirim nga tatami për 3 vite për çdo sieprmarrëje dhe punëtroi  të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; ‘Ligji për qytetar të jashtëm’, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; ‘Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral i Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).

Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1.Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2.Me I privuar shqiptarët nga lria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3.Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregatrët Serbian, duhet rëndruar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri  e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5.Intelektualët kulminantë shqiptar duhet të mirren në pyetje dhe duhet të kërcnohen; 6.Duhet ta përhapim propogandën se shqiptarët e rendomtë janë të knaqur duke I reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen;7.Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendraat tona të emigracionit, me qëllim që të ralizohet qëllimi final I serbizimit Kosovës”.

Pse çarqet kriminale serbe e krijuan këtë program.

Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët  e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e iriton serbët ( e deri më 1992 e lavdonin deri në kup të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, Serbianët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta, e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.

Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat I këtij Programi neofashist

Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755000 dosje hetuesie për shqiptarë;I deprotoi mbi 1 000 000 shqiptarë nga troejt e veta, I vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; I rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përciellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; I dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u garbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërishtë më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane , provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm rreligjioz, për ta kthyer krimin në diçka rreligjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.

Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë varastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 36 njësi, të përbëra prej kriminelëve në za si: Arkan, Dragan, tridhjetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainase, dy bellorusë, dy rumunë, 2 zvicran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan më 10 qershor 1999, jashtë kufijëve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët e kolonizuar nga Kroacia dhe Serbia (1992-1999) peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri I tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë, deri në Kushumli.

Shtrohet pyetja: Ku gjindet Arkiva e 4500 antarëve të sherbimit informative dhe kontrainformativ Serbian që vepronin në Koosvë janar -dhjetor 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë  ka sot nepër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden, madje edhe nepër Prishtinë, në pikë të ditës, e sherbimet shtetërore të Kosovës, krehen. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), mbroi dhe gjykoi Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të mirret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, me 35 programe për shfarosjën e Shqiptarëve  pa ndërprerëje në Kosovë, për t` ia filluar pastaj me serbizimin e Shqipërisë Bregdeatre si planifikohej më 1939 nga Lotiqi i “ZBOR” it dhe Ivo Andriqi e lëvizjës “ORJUNA; SRNAO dhe “Nardna Ordbrana”, “Bella Ruka”  e” Crna Internacionala”!.

Shënim: Lutem Shpërndajeni në gjithë mjetet e informimit nëpër të gjithë ruzullin tokësor. Le të dihet e vërteta. Përgjegjësia është e imja!

Autori

Më 14 VII 2020 Prishtinë

Paris-presse (1962) / Qeveria e Enver Hoxhës detyron rreth 100 oficerë dhe nëpunës civilë shqiptarë të ndahen me gratë e tyre ruse

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Tetor 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 14 janarit 1962, në ballinë, një shkrim në lidhje me vendimin mizor të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve të martuar asokohe me shtetase ruse, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët të ndarë nga gratë e tyre ruse

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 13 janar.

 

Rreth 100 oficerë dhe nëpunës civilë shqiptarë janë detyruar të ndahen nga gratë e tyre, sepse ato janë me origjinë ruse. Qeveria e Enver Hoxhës dëboi, tre ditë më parë, gratë ruse të martuara me shqiptarët në kohën kur ata ishin studentë në Moskë.

 

Vetëm disa nga burrat e tyre guxuan të shkonin në aeroport për t’u dhënë lamtumirën e fundit grave të tyre.

 

L’Univers israélite (1914)- Përbërja e komunitetit hebre të Vlorës në shekullin XV dhe rabini i tyre David Leon

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Tetor 2020

 

“L’Univers israélite” ka botuar, me 20 mars 1914, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Vlorës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria, kaq në modë tani, kishte të paktën një komunitet hebre në shekullin e XV-të, atë të Vlorës. Rabini dhe filozofi Messer (Zoti) David Leon (David ben Judah Messer Leon) shërbeu si rabin atje me një pagë vjetore prej 70 florinjsh, pak më pak se buxheti vjetor për Princ Vidin.

 

Hebrenjtë e Vlorës, të cilët ishin të ndarë në portugezë, kastilianë dhe katalanas, nuk munguan të grindeshin me njëri-tjetrin, pa dyshim nën ndikimin e rrethanave. David Messer Leon u rreshtua në krah të hebrenjve portugezë të cilët, tha ai, “janë gjaknxehtë, por nga ana tjetër të bindur, të sinqertë dhe zemërgjerë dhe jo dredharakë dhe mëndjemëdhenj si kastilianët”.

 

Sot, nuk duket se ka ende hebrenj në Shqipëri. Fatmirësisht, nëse çështja shqiptare do të komplikohej më tej se çështja hebreje!

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI: “MBAS  100  VJETVE…” – Nga Fritz RADOVANI

Ka pas thanë “njeni” para plot 100 vjetëve në vitin 1920:

“Shqyptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanjit a të tjetrit Minister a Deputat të kombit. Bakajt, hamajt, matrapaza, teneqexhi, kallajxhi, analfabeta gjithfarësh.., mund të vên sŷ me u njitë nder zyre edhé ma të naltat e Shtetit.

Ushtrija e jonë – mprojtja e jetës kombtare – mund të lshohet nder duer oficieresh, qi, para ktyne dhetë vjetve kan vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë Shqyptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare.

Nder zyre të financavet t’ona mund t’u epet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kan mujtë të jenë teja, a ma mirë me thanë, rrenimi i Financavet të nji Shteti të huej: 

Të merret para sysh, se edhe sot Shqyptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara.  Qeverija s’ka kenë e zoja as të çilë kund nji pash rrugë të re, as të meremetoj kund nji pash aso rrugash, qi na i lanë ushtrit’ e hueja.”

E pra, këto mendime i ka shpreh At Gjergj Fishta, 100 vjetë përpara… E ku e dinte Ai se, ashtu do të vazhdohet 100 vjetë?

         Melbourne, 14 Tetor 2020.

KONTRIBUTI I MJEKEVE SHQIPTARE NË ITALI, NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË TË Covid-19 – Nga Lutfi ALIA, Siena Itali

Urgjenca sanitare e krijuar nga pandemia e Covid-19, e ka ndryshuar në mënyrë radikale jetën e qytetare në Itali, por në veçanti modifikoi shërbimin shëndetësor, i cili u riorganizua dhe u fuqizua per t’i bërë ballë vëllimit të madh të punës dhe problemtikës mjekësore që krioji ky virus. Në këto dhjetë muaj mjeket, infermjeret dhe operatorët shëndetësorë u përballën, përjetuan, vazhdojnë të përballen, por dhe në të ardhmen pasi të jetë shuar pandemia, do të përjetojnë efektet në popullatë të provokuara nga Covid-19.

Personeli shëndetësor, që në fillimet e epidemisë u ndodh në vijën e parë, duke kryer aktivitete intensive e me vlera profesionale dhe shoqërore në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve, duke u ballafaquar me pasojat e rënda që krijon ky virus agresiv. Në veçanti mjekët u përkushtuan me devotshmëri dhe humanizëm shembullor në luftimin e sëmundjeve dhe ndërlikimeve që krijoi ky virus, duke shpëtuar me dhjetra mijëra jetë njerëzish të kërcënuara nga Covid-19. Për këtë kontribut të madh, personeli shëndetësor dhe mjekësor, me të drejtë cilësohen “heronjtë me bluza të bardha”.

Që në fillimet e epidemisë, shërbimi shëndetësor Italian u modifikua në të gjitha aspektet dhe format, nga vizita e thjeshtë deri në ndërhyrjet kirurgjikale më komplekse. Ky impenjim vazhdon dhe në fazën e dytë, e cila filloi më 4 maj, periudhë gjatë së cilës personeli mjekësor po i intensifikon aktivitetet për administrimin dhe mbajtjen nën kontroll të situatës shëndetësore në popullatën e prekur dhe atë të rrezikuar nga Covid-19. Urgjenca kombëtare nga koronavirusi vuri para provave të forta spitalet, personelin mjekë, infermjere dhe operatorët shëndetësore në shërbimin ambulator dhe sidomos mjekët e familjes, që ishin në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, duke zhvilluar aktivitete të larta profesional në diagnozën, në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve që vuanin nga pasojat e krijuara nga Covid-19, por dhe duke dhënë keshilla të vlefëshme për masat parandaluese, për të bllokuar ekspansionin e më tejshëm të panepidemisë së dytë, që shpërtheu gjatë muajit shtator. Ne do të bashkëjtojmë me koronavirusin për kohë të gjate, andaj në fazën 2, krahas forcimit të kompetencave mjekësore në të gjitha nivelet, si nga mjekët e familjes, pediatrit, infermjeret dhe operatorët shëndetesor, duhen forcuar dhe intensifikuar masat parandaluese, të domozdoshme për të fituar luftën kundër këtij virusi agresiv dhe rezistent ndaj medikamenteve që disponojmë dhe kur ende nuk është prodhuar një vaksinë e efekteshme.

Gjatë këtyre dhjetë muajve të këtij viti të mbrapshtë, kemi parë punonjësit e shëndetësisë duke punuar me një humanizëm të rrallë. Askush nuk u tërhoq para vështirësive, përkundrazi punuan me zell tej sensit të detyrës, qëndruan në punë me përkushtim heroik 12 deri 24 orë pa pushim, një sakrificë sublime që shpreh ndjenjën e lartë të përgjegjësisë profesionale, shpirtin humanitar të punonjësve të shëndetësisë në misionin e shenjtë të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetëve të sëmurëve të kërcënuara nga covid-19.

Në ndihmë të kolegëve italianë në luftën kundër Covid-19, kontribuan dhe 30 mjekë, infermjere dhe operator shëndetësor të ardhur nga Shqipëria e vogël, e cila megjithë hallet e veta, gjeti forca të ndihmoi Italinë mike. Në armatën e madhe të personelit në shërbimin shëndetesor italian janë shquar dhe shumë mjeke shqiptare, të cilat prej shumë dekada jetojnë e punojnë ne institucionet shëndetësore të Italisë dhe ndër ato theksoj në veçanti për kontribut të lartë profesional dhe humanitar në periudhën e pandemisë: Dr Lili KRISTULI në qendrën e dializës “Diaverum” në Fondi (LT); Dr. Lida MULO mjeke familje në Monteleone – Spoleto; Dr Evelina Sulaj SKENDERAJ në spitalin “Villa Maria” në Rimini; Dr. Aferdita TAFA në spitalin e Grossetto; Dr. Esmeralda KACERJA në klinikën e pneumologjisë në spitalin e Mattera; Dr Manjola DOKLE në repartin e reanimacionit të klinikës Villaerbosa – Bologna. Ka dhe shumë mjeke të tjera, por në këtë shkrim do të ndalem në këtë grup të vogël, andaj koleget e tjera nuk duhet mendojnë si i kam harruar, sidomos Dr Ana Lito.

Ndjehem krenar që koleget dhe ish studentet, bashkatdhetaret tona të urta, të afta dhe të zellëshme, punojnë në spitale, në klinika dhe qendra shëndetësor të Italise, ku janë shquar për kontributet profesionale dhe përkushtim humanitar në shërbim të popullit dhe sidomos te dalluara me aftësitë dhe dedikimin profesional shembullor në përballimin e pandemisë të Covid-19.

Populli gjithmonë e nderon kontributin e personelit mjekësor, jo vetëm në plan personal, por dhe institucional,

çka shpreh seriozitet dhe kulturë në vlerësimin e misionit humanitar në mbrotje të shëndetit dhe të jetës të sëmurëve. Të gjithë vleresojmë dhe nderojmë impenjimin e mjekëve, përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetën e kërcënuar nga sëmundjet, ndërhyrjet e tyre dhe ne masë që e kapercen sensin e detyrës, si e treguan në situatën e vështirë, që krijoi kjo pandemi pa preçedenta.

Pikërisht, për vlerësimin dhe nderimin e punës të personelit mjekësor në këto muaj të vështirë të tronditur nga pandemia e Covid-19 në Itali, Fondacioni ONDA (Osservatorio Nazionale sulla Salute della Donna), promovoi nismën “Donna e Covid-19 – Gruaja dhe Covid-19”, të konkretizuar me një çmim që celebron kontributin e çmuar të grave në shërbimet shëndetësore dhe mjekësore, gjatë urgjencës të pandemisë nga koronavirusi. Si kuptohet është vleresim special për gratë e dalluara në veçanti me përkushtimin në administrimin e urgjencës mjekësore që krijoi pandemia në Itali. Ishte parashikuar që çmimi “Donne e Covid-19” t’iu dorëzohej mjekeve, infermjereve dhe operatoreve shëndetësore gjatë punimeve të Kongresit IV Kombëtar të Fondacionit ONDA, që do të mblidhej më 29 – 30 shtator në Milano, por për rrethanat e përshkallëzimit të epidemisë, me shtimin e rasteve pozitive gjate javëve të para të muajit shtator, u detyruan që ky aktivitet të zhvillohet në version virtual dhe rezidencial. Ndërmjet mjekeve të nderuara me këtë çmim prestigjioz është dhe mjekja shqiptare Dr. Aferdita TAFA, në spitalin e Grossetto – Toskana, e vlerësuar për merita në impenjimin profesional për të përballuar pasojat e pandemisë në Provincat Grossetto dhe Siena. Është shumë sinjifikativ çertifikata me dedikim citatin e Aldo De Martino: “Gjithmonë i kam konsideruar legjendar, heronjtë dhe heroinat që veprojnë tej të përgjithëshmes, personat të cilët pa bujë dhe në heshtje, punojnë me dashuri dhe pasion të veçantë”.

Nga një herë mjaftojnë pak fjalë, të shprehura me një mesazh të thjeshtë, për të vlerësuar meritat profesionale të mjekeve. Keshtu ndodhi me Dr Aferdita TAFA, e cila krahas kontributit të shquar në urgjencën e Spitalit të Grossetto, për çka u nderua me çmimin kombëtar “Donne e Covid-19”, gjatë ditëve të vështira të pandemisë kur punoi në Spitalin e Nottola në Montepulciano – Valdichiana – Siena, drejtori Dr Luciano Franceschoni i dërgoi mesazh falenderimi drejtorit të spitalit të Grossetto, duke theksuar: “Buongiorno Dr Mauro, volevo ringraziarti, ringraziare Simone e soprattutto la Dott-ssa Aferdita Tafa per la disponibilità fattiva dimostrate nell’averci dato un grosso aiuto in questo momento così critico, senza timore di smentite, per tutti i PS della nostra Azienda: e questo aumenta i valori del gesto. Tenevo, personalmente, a fare i complimenti alla dott-ssa Aferdita per la capacità razionali e profesionali dimostrate, ma soprattutto riconosciute dai colleghi, infermieri ed operatori sanitari. Veramente brava. Grazie di nuovo ed a presto. Dr Luciano Direttore UOC Pronto Soccorso Nottola. Area Funzionale Dipartimentale PS (Territorio Provinciale Senese. Sede Opeerativa Provinciale Senese. AUSL Toscana Sud – Est). [Miredita Dr Mauro, dua të falenderoj ty, të falenderoj Simone dhe në veçanti Dr Aferdita për gadishmerinë që tregoi duke na dhënë ndihmë të madhe në këtë moment kritik. Personalisht i shpreh komplimentat Dr Aferdita për aftesitë racionale dhe profesionale, në veçanti të vlerësu-ara dhe nga kolegët, infermjeret dhe operatorët shëndetesor të spitalit tonë. Me të vërtetë shumë e aftë etj.]

 

Kështu si Dr Aferdita punojnë dhe shumë mjeke të tjera shqiptare, njera me mirë se tjetra, sa nuk mund të bëjsh diferencime, nuk mund të bëjsh klasifikime, apo mbivlerësime. Ashtu si thekson Shen Nënë Tereza e jonë, këto mjeke bëjnë “punë të vogla me dashuri të madhe”, për të mbrojtur jetën e të sëmurëve. Punojnë me përkushtim, me aftësi profesionale, me vetmohim shembullor, shquhen për shpirtin e sakrificës, si Dr Manjola DOKLE në repartin e reanimacionit, sa drejtori i klinikës ku ajo punon, duke parë përkushtimin e saj thotë: “Nuk e kuptoj ku e gjen këtë forcë Dr Dokle, që punon 24 orë pa pushim dhe e impenjuar vazhdimisht pranë të sëmurëve”. Për mua është e qartë, është përkushtimi humanitar në ndihmë të atyre që vuajnë, është shpirti i dhëmbshurisë për ata që kërkojnë ndihmë, është impenjimi për ta çliruar pacientin nga sëmundja munduese dhe e rrezikëshme, që po kërcënon dhunshëm jetën e të sëmurëve, sidomos të moshuarve.

Mjeket tona punojnë me përkushtim të admirueshem por dhe me ankth, kanë ngarkesë emotive, punojnë me frikën se mund të infektohen dhe t’ia transmetojnë virusin fëmijëve dhe familjarëve, andaj bëjnë shumë kujdes duke respektuar rigorozisht masat mbrojtëse e për këtë aspekt janë bërë shembull, respektojnë me rigorozitet rregullat vetëmbrojtëse, madje të sëmurët i quajnë “kozmonautet shpetimtare të jetës”.

Mjeku nuk është vetëm diagnostikues dhe kurues i sëmundjeve, por është dhe psikolog si me të sëmurët me Covid-19 dhe me të afërmit e tyre, që përjetojnë një situatë dhimbjeje të thellë ankthi dhe frike, por pasi u bën tamponin dhe merr rezultatin negativ, Dr. Lida MULO iu jep sqarimet e hollësishme dhe me shumë durim e me ëmbëlsi, i çliron familjarët nga frika dhe terrori i kësaj sëmundje tinzare dhe kërcënuese për shëndetin dhe jetën. Pikërisht ky rol, shpreh qartësisht misionin humanitar të Dr. Lida si mjeke e familjes, sidomos për ato raste, që janë të detyruar të qëndrojnë në quarantene. Pavrësisht se nuk kanë shenja klinike të sëmundjes, ata shprehin ankth dhe frikë nga Covid-19. T’i çlirosh personat nga vuajtje psikologjike nuk është e lehtë, kërkon aftësi profesionale, kulturë, durim dhe impenjim të veçantë, cilësi këto që karakterizojnë punën e Dr Lida.

Gjatë një bisede me personelin e repartit ku punon, pneumologia Dr. Esmeralda KACERJA, iu fliste për një rrethanë të veçantë e me shumë rëndësi, që përjetojnë mjeket në këtë situatë të tensionuar: “Jemi ende në nje fazë, kur mjeket dhe infermjeret ende nuk janë ndërgjegjësuar për tensionin dhe traumën psikologjike që kanë në punë, pasi gjithëçka e zhvillojnë shpejt, me pasion profesional dhe të mbushur me aktivitete dhe manipulime mjekësore, sa e harrojnë veten, harrojnë lodhjen, andaj duhet t’i ndihmojmë të racionalizojmë dhe të lehtësojmë punën e tyre, të shmangim mbingarkesën në klinikë. Situata e urgjencës përballohet kur te gjithe se bashku e me kolegjialitet, bashkpunojmë për të koordinuar forcat”. Natyrisht këshilla të tilla dhe veprime konkrete të këtij karakteri janë të vlefshëme më shumë se leksionet për përgjegjësinë në ushtrimin e profesionit.

Pandemia e Covid-19 u shpreh me të papritura të shumta e komplekse, ndryshe nga të gjitha epidemitë e tjera virale dhe bakteriale. Infektimi me koronavirus në pjesën më të madhe të rasteve dhe në subjektet me forca imunoreaktive të ruajtura, nuk shpreh shenja klinike, por këta subjekte bartës të virusit, janë burim infektimi, andaj duhet të mbajnë maskat për të mos infektuar familjaret dhe të tjerët. Në një pjesë të popullatës infeksioni me Covid-19 shprehet me shenja klinike të lehta ose të moderuara, andaj janë të detyruar të qendrojnë të izoluar në quarantene; kurse ato me pneumoni shtrohen dhe trajtohen në spital. Në rreth 25 % të rasteve sëmundja ka ecuri të rëndë, andaj trajtohen në repartet e terapisë intensive dhe në reanimacion, në mënyrë të veçantë këto gjendje rastisen në të moshuarit dhe në subjekte me humbje të forcave imunoreaktive të organizmit. Ky është dhe kontigjenti i të semurëve me vdekshmëri të lartë. Për këto raste në gjendje të rëndë mjeket vuajnë shumë shpirtërisht,  perjetojnë “paaftësinë” për t’i mjekuar dhe për t’i shpëtuar jetën këtyre të sëmurëve në gjendje të rëndë, madje shumica pashpresa të mbijetojnë. Natyrisht jo gjithë të moshuarit e infektuar me Covid-19 vdesin nga ndërlikimet e rënda, plot prej tyre mbijetojnë e dalin nga spitali të shëruar.

Në një bisedë me Dr Lili KRISTULI, me tregoi për një të sëmurë 83 vjeçar me Covid-19, i trajtuar në qendrën e dializës ku punon: “Na vështronte i përhumbur brenda respiratorit, në sytë e tij shprehej dhimbje, ishte vështrim që kërkonte ndihmë për ta nxjerrë nga kthetrat e virusit, kërkonte nga ne ta shpëtonim. Sytë e tij ishin të qeshur kur na shihte që i vendosnim serumet dhe kur largoheshim për një çast, i rridhnin lotët në vetminë munduese. I përkushtuam kujdesin e duhur dhe ia shpëtuam jetën. Pas një muaj trajtimi intensiv doli nga spitali, por ne nuk na ka harruar, vjen shpesh e na falenderon. Nuk njeh asnjerën nga ne, por i di emrat tona, që i kishim shkruar me germa të mëdha në bluzat, na njeh nga sytë, sepse vetëm ato shihte pas syzave, pasi fytyrën e kishim të mbuluar me maska dhe kokën me kapuç, ishim shndërruar në kozmonaute”.

Dihet se mjekët, gjatë jetës profesionale janë ndeshur me sëmundje mortale, ose janë ndodhur para sëmundjesh per te cilat nuk ka medikamente kuruese, por deri në fund kanë bërë përpjekje të jashtazakonëshme për të përmirësuar gjendjen dhe për të shpëtuar jetën e tyre. Kështu po ndodh me të sëmurët rëndë me Covid-19. Edhe pse ende nuk ka medikamente specifike kundër këtij virusi të mallkuar, mjekët i përkushtohen të sëmurëve duke bërë gjithëçka të mundëshme, duke iu qëndruar pranë që të mos ndjehen të vetmuar në “kafazin” e respiratorit, të mos ndjehen të braktisur. Bisedat me të semuret i ndihmon për t’iu lehtësuar dhimbjen, si ka thënë sociologu dhe filozofi Jean Baudrillard: “Ne jemi të aftë të ushtojmë forcën e simbolikës, për kompensuar atë që na mungon”.

Të sëmurët me Covid-19 gjatë trajtimit në reanimacion dhe në terapinë intensive, krahas terrorit nga virusi dhe gjendjen e rëndë shendetësore, vuajnë vetminë, izolimin nga mjedisi familjar, pamundësinë për të komunikuar me të afërmit, sidomos me nipat dhe mbesat, tregon Dr Evelina Sulaj SKENDERI. Kur i jepja cellularin një të sëmuri për të folur me mbesat dhe nipat, i ndrisnin sytë nga gëzimi, mallëngjeheshin me bisedat dhe urimet që merrnin nga nipat dhe mbesat. Dr. Evelina tregon se gjatë kësaj periudhe urgjence, jam ndeshur me vështirësi të pa imagjinushme, sidomos me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Rimini, me të cilët më është dashur të zhvilloi biseda të gjata dhe insistuese, por të kujdesëshme, t’i bindja për t’u shtruar dhe kuruar në spital. Pasi u sheruan dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, nuk harronin të vinin të më falenderonin dhe ky eshte nje sodisfaksion i veçante i profesionit tonë, eshte mirenjohje për punën tonë.

Kjo epidemi na detyroi të kryhen dhe veprime të pazakonta dhe johumane, si ndodhi me ato familje, që nuk mundën të asistonin në funeralet e të afërmeve. Kështu ndodhi në Bergamo, ku qindra arkivole u transportuan me kamiona ushtrie në krematoriumet e komunave fqinje. Kjo skenë tronditëse u transmetua nga të gjitha stacionet televizive të botës dhe shkaktoi dhimbje të thelle e të pashlyehsme. Kjo pandemi, vdekjet i shndërroi në numëra, jo në persona me historitë e jetëve të tyre, me kontributet familjare dhe shoqërore. Edhe familjarët e viktimave të Covid-19 nuk mundën të merrnin pjesë në varrimin e të afërmëve, për më tepër, që shumica ishin të detyruar të izoloheshin në quarantene, pasi kishin qënë në kontakt më të afërmit e tyre të shtruar.

Në këto 10 muaj, Covid-19 ka mbjell vuajtje, ankth, frikë, terror izolim dhe shumë vdekje. Numëri i të sëmurëve dhe i të vdekurve nga pandemia e Covid-19, janë më të lartat ndër te gjitha epidemitë që kanë prekur njerëzimin në 100 vitet e fundit dhe e keqia është, se ende nuk është shuar dhe në këto muaj vjeshte virusi u rikthye përsëri me epideminë e dytë, me shtimin e numërit të rasteve pozitiv me Covid-19, me shumë të sëmurë të shtruar për kurim në terapitë intensive dhe me vdekje. Kjo situatë është akuzë ndaj negacionisteve, të cilët çmendurisht thonë se nuk ekziston virusi Covid-19, nuk ekziston pandemia. Kësaj kategorie njerëzish të papërgjegjshëm deri në marrëzi, i kujtoj se nga Sofokliu me “Antigone” dhe Ciceroni me “La vecchiaia – pleqëria”, nga Kanuni i Maleve Shqiptare, deri te sugjerimet e mençura të Sigmund Freud e të Gustav Jung, theksohet se njerëzimi gjithmonë ka vlerësuar domozdoshmërinë e trajtimit me respekt të vdekjes me rite fizike dhe psiqik, që shprehin vuajtjen njerëzore për ndarjen e dhimbëshme të afërmeve, të prindërve dhe të gjyshave fisnikë.

Hasan dhe Mehmet Deda, dy stërgjyshërit e familjeve të mëdha të Frashërit – Nga Vepror Hasani

Kol Nikolla dhe Dedë Duka familjet më të hershme frashëriote

 

Hasani dhe Mehmet Deda ishin dy stërgjyshërit që krijuan familjet e mëdha të Frashërit. Hasani rridhte nga familja e Kol Nikollës, kurse Mehmet Deda nga familja e Dedë Dukës, ky i fundit vinte nga Dukë Kryeziu. Prej Hasanit u krijua fisi i madh i Sulejmanbellinjëve, të cilët ishin miq të Ali Pashë Tepelenës. Prej Sulejmanbellinjëve rrjedhin edhe Hasanas-it e Butkës, fisi i Skënderasve dhe fisi i Kasollarëve të Frashërit, këto dy të fundit iu përkushtuan bektashizmit, ndërsa nga Dukë Kryeziu u krijua fisi i madh i Vilakëve. Për të kuptuar më shumë, ndiqni rrëfimin.

 

1431, FRASHËRI ME 6 SHTËPI

 

Për të parët e Frashërit diçka dihet. Në vitin 1431-32, sipas regjistrit ixhmal (përmbledhës), të Vilajetit të Përmetit dhe të Korçës, Frashëri kishte 6 shtëpi, nga të cilat 5 me kryefamiljar dhe një shtëpi me 1 beqar. Familjet ishin të krishtera. (Regjistri i hartuar në osmanisht ruhet në Arkivin e Kryeministrisë së Turqisë (Basbankalik arsivi. Maliye’den mudevver def.no. 231. Fotokopja e defterit të vitit 1431-32, e përkthyer nga Vexhi Buharaja, ndodhet në arkivin e Institutit të Historisë, Tiranë, por e pabotuar deri më sot). (Kristo Frashëri, “Frashëri- Shkëlqimi dhe rrënimi i tij”, f. 19). Në vitin 1504, sipas regjistrit mufasal (i hollësishëm) Frashëri kishte 41 shtëpi, nga të cilat 40 të krishtera dhe 1 familje me pjestarë myslimanë. (Në origjinal ky defter ruhet në Ankara (Tapu ve Kadastri umum mudur – lugumum Arsivi Ankara), një fotokopje e këtij defteri ndodhet gjithashtu në arkivin e Institutit të Historisë, Tiranë. Si origjinali ashtu edhe përkthimet janë ende të pabotuara. (Kristo Frashëri, “Frashëri – Shkëlqimi dhe rrënimi i tij”, f.24). Të publikuara nga ky defter janë vetëm 28 emra të kryefamiljarëve, pjesa tjetër mungon, gjë që nuk na jep mundësi të njihemi me të gjitha familjet e kësaj kohe. Nga emrat që kemi, vërejmë se fisi më i madh është i Dukë Kryeziut.

 

FISET E FRASHËRIT NË VITIN 1504

 

Në regjistrimin e vitit 1504, emrat e banorëve të Frashërit kanë këtë renditje: Dedë Duka, Dukë Kryeziu, Uk Deda, Gjon Deda, Martin Bardhi, Deskë Gjini, Dedë Gjini, Kozma Shurbi, Kolë Shurbi, Llazër Shurbi, Bendo Shurbi, Gjon Gjoni, Llazër Gjoni, Gjin Tole, Mëhill Thoma, Dhimitër Deda, Ilia Leka, Dhimitër Nikolla, Lekë Kushta, Tole Mihali, Dedë Dhimitri, Kolë Mihali, Thanas Kozma, Tole Kozma, Gjon Prifti, Nikolla Mesera, Decke Tole, Mëhill Thano. (Marrë nga Alfred Frashëri dhe Neki Frashëri “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, f. 35). 

Fisi që tërheq vëmendje sërish është Dukë Kryeziu. Po të kemi parasysh faktin që në këtë periudhë për mbiemër përdorej emri i babait, mund të bëjmë këtë renditje të këtyre familjeve: Dedë Duka, (Deda biri i Dukës); Uk Deda, Gjon Deda, Dhimitër Deda (bij të Dedës) dhe Dedë Dhimitri (biri i Dhimitrit). Emrat e familjeve i përkasin krishterimit të hershëm shqiptar, ende nuk ka ndikim të krishterimit ortodoks. (Edhe ky regjistër ndodhet në Institutin e Historisë, Tiranë, ende nuk është botuar).

 

FISET E FRASHËRIT NË VITIN 1593

 

Në regjistrimin e tretë, mufasal, të sanxhakut të Vlorës, në vitin 1593, Frashëri ka 58 shtëpi, nga të cilat 50 të krishtera. Tashmë vërejmë edhe emra të krishterimit lindor (ortodoks). Nga regjistri i vitit 1593, janë publikuar vetëm 31 emra me këtë renditje:  Stojo Deda, Laskë Deda, Thanas Deda, Martin Gjini, Gjikë Gjoni, Kolë Gjoni, Likë Gjoni, Velko Gjoni, Laskë Tole, Kolë Nikolla, Martin Gjira, Gjikë Mërtira, Gjikë Kola, Kolë Gjika, Like Kola, Pjetër Kola, Mërtir Kola, Likë Papa, Kolë Papa, Todor Dhimo, Stepa Stiri, Dukë Laska  dhe  Gjokë Doçi

(Marrë nga Alfred Frashëri dhe Neki Frashëri “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, f. 35).

 

ZANAFILLA E FAMILJEVE TË MËDHA

 

Në vitin 1593 fisi që mbizotëron në Frashër është fisi i Kol Nikollës me familjet: Gjikë Kola, Kolë Gjika, Likë Kola, Pjetër Kola dhe Mërtir Kola. Pjesë e këtij fisi janë edhe familjet: Likë Papa, Kolë Papa dhe familjet Gjikë Gjoni, Kolë Gjoni, Likë Gjoni dhe Velko Gjoni.

Më konkretisht fisi KOLA (NIKOLLA) përbëhet nga këto familje: Nga Gjikë Kola dhe Kol Gjika (at e bir); nga Likë Kola, Pjetër Kola dhe Mërtir Kola (bij të Kolës); nga Gjikë Gjoni, Kolë Gjoni, Likë Gjoni dhe Velko Gjoni (bij të Gjonit); dhe nga Likë Papa dhe Kol Papa (bij të Papës). Emrat që përsëriten brenda fisit dhe që shërbejnë si mbiemra janë pesë: Gjikë, Likë, Kolë, Papa dhe Gjoni të cilët janë gjyshërit e tyre. Gjithashtu edhe fisi i Dukë Kryeziut vijon të jetë i pranishëm edhe në vitin 1593 me familjet: Stojo Deda, Laskë Deda dhe Thanas Deda. Në këtë periudhë vërejmë edhe emra të krishterimit lindor (ortodoks). Pra, fisi NIKOLLA dhe fisi DEDA janë dy fiset më të mëdha të Frashërit, kurse fisi Aliçka ose i Sali Butkës, ka një histori të vetën, të cilët u shfaqën për herë të parë në vitin 1650, ose 220 vjet më pas nga regjistrimi i parë i popullsisë më 1431-1432.

 

8 FAMILJET E PARA MYSLIMANE

 

Në regjistrimin e vitit 1593, u shfaqën për herë të parë 8 familje myslimane. Njëra prej tyre ishte islamizuar para regjistrimit të vitit 1504, pra islamizimi i banorëve të Frashrit kishte filluar gati një shekull më parë. Sipas të gjitha gjasave, por edhe sipas pleqve të Butkës, i pari i kësaj familjeje të parë myslimane quhej Hasan. Kryefamiljarët e familjeve myslimane jepen me këtë renditje:

Hasan Papa,  

Mehmet Deda,

 Jusuf Nikolla,

Sulejman Jusufi,

Hasan Gjika,

Hasan Andrea,

Jakup Kasemi

dhe Skënder Hasan.  

Tri prej familjeve të mësipërme: Sulejman Jusufi, Jakup Kasemi dhe Skëndër Hasani kanë qenë të parat që kanë ndërruar fe, sepse edhe mbiemrat i kanë të islamizuar, ndërsa 5 të tjerat janë konvertuar më vonë sepse ende vijojnë të mbajnë mbiemra të krishterë: Hasan Papa, Jusuf Nikolla, Hasan Gjika dhe Hasan Andrea, por në origjinë të gjitha këto familje rrjedhin nga HASANI, i cili vinte nga NIKOLLAT, prej tyre u krijua fisi i madh i SULEJMANBËLLINJËVE, i KASOLLARËVE dhe i SKËNDERASVE, kurse nga MEHMET DEDA, që vinte nga Dukë Kryeziu ose nga pasardhësi i tij Dukë Deda, u krijua fisi i madh i VILAKËVE. Sa e vërtetë është kjo do ta shohim në vijim.

 

 

SULEJMANBELLINJTË – PASARDHËS TË NIKOLLAVE

 

Nga tërësia e fiseve të Frashërit, vetëm dy fise tërheqin vëmendje: NIKOLLA dhe DEDA. Fisi NIKOLLA, në vitin 1593 shfaqet me mbiemrat Gjikë, Likë, Kolë, Papa dhe Gjoni; ata janë gjyshërit e familjeve të këtij fisi. Nisur nga 8 familjet myslimanizuara rezulton se:  JUSUF NIKOLLA është pasardhës i familjes Kol Nikolla. Prej Jusuf Nikollës rrjedh SULEJMAN JUSUFI, mundësia që Sulejman Jusufi të vijë prej ndonjë fisi tjetër (jo nga Nikollat), nuk ekziston. Edhe regjistruesit e vitit 1593, emrat Jusuf Nikolla dhe Sulejman Jusufi i vendosin njeri pas tjetrit, sepse regjistrimi synon edhe evidentimin e fiseve. Sulejman Jusufi rrjedh prej fisit Likë Kola, Pjetër Kola dhe Mërtir Kola (bij të Kolës); pra, Sulejman Jusufi është stërgjyshi i SULEJMANBELLINJËVE.

 

SKËNDER HASANI, origjina e mundshme e tij është familja Hasan Papa. Mbiemri “Papa” na tregon se njerëzit e kësaj familjeje mund të kenë kryer detyra fetare edhe më parë, ndaj iu përkushtuan bektashizmit sepse ishte më afër krishterimit dhe synonte bashkëjetesën fetare. Skëndër Hasani është stërgjyshi i fisit të SKËNDERASVE. Skënderasit iu përkushtua besimit bektashian.

 

JAKUP KASEMI, ashtu si Skënder Hasani edhe Jakupi e ka origjinën te familja Papa; njëri prej tyre nga Likë Papa, tjetri nga Kol Papa. (Likë Papa dhe Kolë Papa ishin vëllëzër). Jakup Kasëmi është stërgjyshi i KASOLLARËVE. Edhe Kasollarët iu përkushtuan besimit bektashian.

 

HASAN GJIKA është pasardhës i familjeve Gjikë Kola dhe Kol Gjika (at e bir), kanë familjet e tyre. Familjet Kola janë pjesë e fisit nga ka dalë Jusuf Nikolla e prej tij Sulejman Jusufi. Për rrjedhojë kjo familje është njësuar me fisin e Sulejmanbellinjëve. Edhe Kasollarët dhe Skënderasit (të dalë nga Likë Papa dhe Kolë Papa) janë pjesë e sulejmanbellinjëve, por më të shkëputur nga Sulejmanbellinjtë sepse ata iu përkushtuan  Zotit dhe jo pasurisë.

 

HASAN ANDREA shfaqet ndër tetë myslimanët e parë të Frashërit. Kujtojmë që listat e regjistrimit të familjeve të Frashërit nuk janë publikuar të plota. Te lista e vitit 1504 mungojnë 13 familje, kurse te  lista e vitit 1593 mungojnë 27 familje. Regjistri edhe pse është i përkthyer dhe ndodhet në Arkivin e Institutit të Historisë Tiranë, deri më sot nuk është botuar. Por edhe Hasan Andrea, ashtu si Hasanët e tjerë ka njëjtën origjinë – atë të NIKOLLAVE. Gjyshi i tij është HASANI. Kjo është arsyeja që na bën të besojmë se Frashëri ka patur një Hasan të Madh, prej të cilit pati shumë trashëgimtarë, me të cilët edhe sulltanit i interesonte të kishte marrëveshje me ta.

 

Te fisi KOLA (NIKOLLA) ekziston edhe një person me emrin e krishterë VELKO. Velkon e gjejmë te familjet Gjoni:  Gjikë Gjoni, Kolë Gjoni, Likë Gjoni dhe Velko Gjoni (bij të Gjonit), pjesë e origjinës së Sulejmanbellinjëve. Dimë që një familje me kryefamiljarin e quajtur  VELI  u shkëput prej Sulejmanbellinjve dhe krijoi fisin e VELIBELLARËVE. A mund të ketë qenë kjo familja Velko, që për të mos harruar gjyshin e vet, njerin prej pasardhësve e quajti VELI, në shenjë nderimi për Velkon? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por dihet që Velibellarët ishin pjesë e Sulejmanbellinjëve

 

FAMILJET QË I KANË RRËNJËT TEK HASANI

.

E menduam kështu sepse vumë re që secila prej familjeve të Nikollave ka përfaqësuesin e vet të islamizuar: Kol Nikolla ka Hasan Nikollën; Gjikë Kola dhe Kol Gjika ka Hasan Gjikën; Kol Papa dhe Lik Papa ka Hasan Papën, ndërsa familjet Gjikë Gjoni, Kolë Gjoni, Likë Gjoni dhe Velko Gjon, nuk e kanë një të tillë, edhe pse i përkasin fisit të madh të Nikollave, gjë që duket e pabesueshme. Megjithatë për nga rëndësia ky supozim nuk luan asnjë rol, mund t’i shërbejë vetëm dikujt që e ka një fakt të tillë. (Edhe dokumenti i vitit 1593, i përkthyer nga prof. Selami Pulaha, ndodhet në arkivin e Institutit të Historisë, Tiranë). Por fakt është gjithashtu se edhe Hasan Andrea (për të cilin nuk ka të dhëna të tjera), duhet të jetë një nip tjetër i Hasanit, bir i Andreas.

 

KATËR PERSONA ME EMRIN HASAN

 

Po u kthehemi edhe njëherë tri regjistrimeve të kryera në Frashër. Sipas regjistrit ixhmal (përmbledhës) të vitit 1431-32, Frashëri kishte 6 shtëpi (5 shtëpi me kryefamiljar dhe 1 shtëpi me 1 beqar). Nga sa shihet, fshati ishte i vogël, vëmendje tërheq vetëm personi beqar. Ai mund të jetë i ri në moshë, mund të jetë i rritur, ne nuk dimë asgjë për të, përveç faktit që është i pamartuar dhe s’ka familje, sepse nuk figuron si kryefamiljar. Sipas gjasave, ai ishte personi i parë që përqafoi besimin mysliman, dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai mbeti i vetëm. Të jesh i pari që tradhton besimin e të parëve të tu, askush nuk të ndjek pas. Si shpërblim ke vetëm shpërfilljen dhe vetminë. Gjasat tregojnë se mund të ketë ndodhur kështu, edhe më të vjetrit e Butkës pohonin se ai quhej Hasan. Në vitin 1504, në regjistrimin e dytë  mufasal (të hollësishëm), kur kishin kaluar 74 vjet nga regjistrimi i parë i vitit 1431-1432, shohim se Frashëri ka 41 shtëpi, nga të cilat, 40 të krishtera, dhe vetëm një shtëpi me pjestarë myslimanë. Njerëzit e kësaj familjeje myslimane mund të jenë pasardhësit e personit beqar.

 

PSË ËSHTË I PARAPËLQYER EMRI “HASAN”

 

Në regjistrimin e tretë (mufasal) të  vitit 1593, kur kishin kaluar 89 vjet nga regjistrimi i dytë, numri i shtëpive në Frashër nga 41 ka shkuar në 58; nga të cilat 50  ishin të krishtera dhe 8 të familje myslimane: Hasan Papa, Hasan Gjika, Hasan Andrea, Skënder Hasani, Jakup Kasëmi, Jusuf Nikolla, Sulejman Jusufi dhe Mehmed Deda. Pyetja që lind është: Pse kaq shumë njerëz me emrin Hasan?! Fshati ka vetëm 58 shtëpi, pak a shumë janë të të njëjtit fis, pasi zanafilla nis nga 5 familje, atëherë përse vrapojnë kaq shumë pas emrit Hasan?! Përgjigjja është kjo: njeriu i lënë mënjanë dikur nga familja, nuk jeton më, por tashmë janë nipat e tij që ndjekin shembullin e tij.

 

NIPËRIA RINGJALL EMRIN E STËRGJYSHIT HASAN

 

Pra. nga regjistrimi i fundit (1504-1593) kanë kaluar 89 vjet dhe feja myslimane ka filluar të pranohet. Nipëria dëshiron ngjalljen dhe ringjalljen e gjyshit të vet. Kjo tregon se ai përveçse ka qenë njeri i mirë, i ndershëm dhe trim, aq sa pati guximin të pranonte të jetonte edhe i vetëm, njëkohësisht ka qenë edhe i pasur, i favorizuar nga autoritetet qeveritare të kohës edhe për faktin që iu bashkua i pari besimit islam, madje edhe pse ishte beqar, kishte shtëpi, kur dihet që edhe në ato kohë ngritja e një shtëpie ishte e kushtueshme. Pasardhësit e tij, tashmë janë trashëgimtarë të ligjshëm të pasurisë së gjyshit. Ndaj emri Hasan është i dëshirueshëm dhe i pëlqyer prej të afërmve, emri i tij vijon të jetë i pranishëm në 4 familje të islamizuara nga 8 që ishin gjithsej. Deri më sot për Frashërin dhe historinë e Frashërit është shkruar shumë, madje edhe nga njerëz që kanë patur njohuri të thelluara mbi Frashërin, por në asnjë rast nuk janë venë në dukje Hasanët e Sulejmanbellinjve. Ka ndodhur kështu që të mbahej në harresë fisi HASANAS, i Butkës, të cilët kanë për stërgjysh Hasanin e madh të Frashërit.

 

FISI I VILAKËVE

 

Nëse i rikthehemi regjistrimit të vitit 1593, vërejmë se emrat e vjetër të fisit Deda: Dedë Duka, Uk Deda dhe Gjon Deda, nuk figurojnë më, ndoshta nga që janë islamizuar. Nga të vjetrit gjejmë 2 familje: Dukë Laska dhe Laskë Deda. Pjesë e këtij fisi janë edhe 2 familje të reja: Stojo Deda dhe Thanas Deda. Fisi e ka zanafillën nga Dukë Kryeziu, i përmendur në regjistrimin e dytë të vitit 1504, i cili duhet të ketë qenë Dukë. Këtë titull të lartë aristokracie e mbante sundimtari i një dukate (krahine), ku ai ishte zotërues pronash. “ … Të paktën deri në çerekshekullin e tretë të shekullit XV, në krye të timarit ku bënte pjesë edhe Frashëri, qëndronin spahinj të krishterë… Dihet nga historia e Perandorisë Osmane se deri në fillim të shekullit XVI emërimi në krye të timareve i spahinjve të krishterë, ishte të paktën për viset shqiptare, një dukuri e zakonshme”. (Kristo Frashëri, “Frashëri- Shkëlqimi dhe rrënimi i tij”, f. 23).

 

DEDAT ZOTËRUES TË MËDHENJ PRONASH

 

Deda-t duhet të kenë qenë zotërues të hershëm pronash në Dangëlli ose jashtë saj. Personi i pari i islamizuar i këtij fisi është Mehmet Deda, i cili përmendet shpesh si emër. Prej tij lindën Vilakët. Ata i ndërtuan shtëpitë e tyre nën shkëmbin e Golikut dhe jo në shpatin e Kokojkës ku u vendosën bejlerët e tjerë. Pse ndodhi kështu, është e kuptueshme: në zanafillë, Frashër quhej vetëm fshati në shpatin e malit të  Kokojkës; kishte 6 shtëpi, kurse fshati përballë në shpatin e shkëmbit të Golikut, quhej Vilja (ose Vila); kishte 12 shtëpi. Më pas, dy fshatrat bashkë u quajtën Frashër. Vilakët i ngritën shtëpitë e tyre në Shkëmbin e Golikut sepse ishin banorë të Viljas, atje kishin pronat e gjyshërve. Kjo është dhe arsyeja pse Mehmet Frashëri, biri i Mustafa pashë Frashërit, pas djegies së Voskopojës, çoi në Vilja edhe disa familje vllehësh, sepse Vilja apo Vila ishte vendbanimi i tyre. Te ky fis, emri “Mehmet” përsëritet nga njeri brez te tjetri, sepse i pari i tyre ishte Mehmet Deda.  Prej këtij fisi përmenden një sërë emrash të rëndësishëm: Mehmet pashë Frashëri, djali i tij, Shemsedin bej Frashëri, spahi në krahinën e Oparit dhe banues në Opar, i cili pati rastin të takohej edhe me konsullin anglez Uilliam Martin Lik gjatë udhëtimeve që ky i fundit pati në fundvjeshtën e vitit 1805 në viset shqiptare. Ndërsa djali tjetër i Mehmet pashë Frashërit, Çeçiz Frashëri, gjatë pjesës së parë të shekullit XIX ishte myteselim i Oparit dhe zabit i Voskopojës, të cilat edhe pse i humbi për një periudhë kohe, i rimori. Këtij fisi i përket edhe edhe Adem Pasha, vezir (kryeministër) i Perandorisë Osmane gjatë shekullit XVIII.

Më pas, kur Mehmet Frashëri, (biri i Mustafa pashë Frashërit) kishte marrë titullin pashë, bleu në vitin 1772 Shpickën dhe Nikolicën në Kolonjë dhe Voskopojën, duke u bërë kështu spahiu i përgjithshëm i tyre. Si emër të njohur të këtij fisi po përmendim edhe Tefik Vilën, babain e Nuri Vilës, të cilët kishin shtëpitë më të mëdha në shpatin e Golikut.

 

 

HASANËT E SULEJMANBELLINJËVE

 

Sulejmanbellinjtë i ndërtuan shtëpitë në kreun e shpatit të Kokojkës, ndërsa bejlerët e tjerë u vendosën poshtë tyre. Në këtë shpat i kishin shtëpitë edhe vëllëzërit Frashëri (Abdyli, Naimi dhe Sami Frashëri), me të cilët patën miqësi të përhershme. Edhe me Ali Pashë Tepelenën ishin miq, por pati periudha kur i dolën kundër njëri-tjetrit, sepse Pashai i Tepelenës nuk mund ta ulte dot kokën. Megjithatë trimëria e Sulejmanbellinjve, nuk e humbi shkëlqimin e vet në asnjë rast, preferoi të jetonte me dinjitet.

 

HASANAS-IT E BUTKËS STËRNIPËR TË HASANIT TË MADH TË FRASHËRIT

 

Fisi i HASANAS mbërriti në Butkë pas rënies së pashallakut të Janinës. Edhe i pari i këtij fisi quhej Hasan, pasardhës i Sulejmnabellinjëve. Dhe jo vetëm kaq: Ahmet Hasanas, biri i Hasanit, i martuar me Arzikon, bijën e fisit të Teki e Bexhet Selenicës, bejlerë të dëgjuar të Selenicës së Frashërit,  njërin nga djemtë e vet e quajti Ali, sepse edhe Aliu kishte qenë pasardhës i Sulejmanbellinjvë, kurse Tefik Hasanas, nip i Hasanit, i martuar me një vajzë të bejlerëve të Poloskës, Merimenë, njërin prej djemëve të vet e quajti Sulejman sepse ishin të vetëdijshëm që rridhnin nga Sulejmanbellinjtë; po kështu edhe Qerim Hasanas, nip i Hasanit, i martuar me një nga vajzat e Malukave (më të fuqishmit e Kolonjës), fëmijën e vet të  parë e quajti Veli, sepse siç dihet,  prej Sulejmanbellinjve u shkëput një familje me emrin Veli nga e cila u krijuan Velibellarët.

 

EMRI “HASAN” EKSKLUZIVITET I SULEJMANBELLINJËVE

 

Emri Hasan ishte ekskluzivitet i Sulejmanbellinjve. Që në kryetë herës Sulejmanbellinjtë patën 4 Hasanë: Skënder Hasani, Hasan Gjika, Hasan Papa dhe Hasan Andrea. Nëse një fis tjetër do të pagëzonte një nga pinjollët e vet me emrin Hasan, do të ngjasonte me “grabitje”, madje kur fshati ishte me 58 shtëpi, askujt nuk do t’u shkonte ndërmend, të merrte emrin e një fisi tjetër. Emri “Hasan” u përket  Sulejmanbellinjve, Velibellarëve, Kasollarëve, dhe Skënderasve të cilët kishin krushqi edhe me Ajaz beun (paraardhësin e vëllëzërve Frashëri). Hasanas-it e Butkës vijuan të bënin krushqi me bejlerë të njohur. Fetiu, nipi i Hasanit të Butkës u martua me Rakibenë nga Vilat e Zboqit (degë e Vilave të Frashërit), ndërsa vajza e xhaxhait të Rakibesë u martua te bejlerët Alizoti të Milecit, prejardhja e të cilëve rridhte nga Murati, i afërm i Ahmet Zogut, i ardhur nga Mati. Me vajzat e Alizotëve të Milecit u martuan dy stërnipërit e Hasanit, Qani dhe Gazi Hasanas, kurse dy vëllëzërit e tjerë të tyre: Erfan Hasanas u martua me vajzën e bejlerëve të dëgjuar të Koçibellëve të Qatromit, ndërsa Fuat Hasanas me vajzën e një familjeje të njohur nga Pësari i Zi. Prej këtij fisi, siç e kemi thënë, rridhnin edhe Skënderasit edhe Kasollarët.

 

KUSH ISHINFRASHËRLLINJTË QË U VENDOSËN NË BUTKË

“I pari që erdhi nga fisi i Aliçkas të Frashërit në Butkë qe gyshi i Saliut i quajtur Elmaz Zaimi. Ky gjysh i Saliut solli me vete vëllanë e tij Orhanin dhe të dy kushërinjtë Belulin dhe Hasanin”,-  kështu shkruan Hysen Butka, i afërm i Sali Butkës, në faqen e parë të librit të tij me kujtime “Sali Butka në kujtimet e mia”, – por e vërteta është se Hasani i përkiste fisit të Sulejmanbellinjëve dhe jo fisit të Aliçkave. Ndoshta edhe Beluli ishte Sulejmanbelli, por këtë duhet ta thonë vetë njerëzit e Belulit cilit fisi i përkasin. Për fisin Hasanas gjithçka është e qartë.

(Marrë me shkurtime nga libri “Butka ashtu siç ishte).

 


Send this to a friend