VOAL

Please Wait ...
0%

Kryeministrit dhe liderit të opozitës rreth aferës mafioze të librave shkollorë! Nga Elida Buçpapaj

By | August 31, 2017
2 Comments
  • author avatar
    Sako 3 months ago Reply

    No comment!

  • author avatar
    Mal Gega 2 months ago Reply

    E nderueme Zj. Elida Vehbi Skënderi!

    I ke kapë mat të dy liderët bashkapuntorë të fshehtë për interesa mafjoze kundër votuesve! Shembulli i Zvicrës asht për t’u marr shembull! Kjo asht atdhedashni, kjo asht humanizem dhe demokraci!
    Prokuroria e Naltë asht e zhytun fund e krye në pusin e korrupsionit nga dy liderët; lulzim basha dhe edvin rama!

    Vetëm Zoti mund t’i ndeshkoji atje ku t’u dhemb zemra se shpirtin ja kan falë djallit, sllavit, grekut, turqve e rusëve!
    Lotët e vorfnjakve u rashin acid mbi ftyrat e tyne dhe fmijve të tyne me breza e ju djegt pasunit dhe gjithshka atyne qi kan e vazhdojn me grabitë xhepat e vorfna të popullit të raskapitun sidomos pas 1992! Si thot mirditori: “U raft rrfeja midis shpisë e gjama kur mos ju largoft nga trolli i shpis tyne!”

Komentet

ISTOGU – SHENJESTRA E BANDAVE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

  

     Bandat e bollshme të Kosovës, kanë për autorësi krerët aktualë shtetërorë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinaj me shokë. Duke arritur kupolën pushtetare, kryebanditët e përmendur, me skenarin e përgaditur nga Serbia dhe Sigurimi shqiptar, por, edhe pazarët e pista të ndoca kuadrove të LDK-së, ata janë koracuar, të rrethuar nga banditët numerikë, në Presidencë, Parlament, Qeveri.

     Në historinë shqiptare, ballkanike, evropiane, nuk ka protagonist të dytë, që, njeriu, me përfoljet e bazuara të krimeve serike, si Hashim Thaçi, të arrijë në piramidën shtetërore. Askush më shumë, më vrazhdët, më cinik, nuk është sjellur me popullin, si presidenti aksidental, i katapultuar nga votat e Listës Serbe dhe të lakejve të Isa Mustafës dhe kurrë të LDK-së të mirëfilltë. Kulmon e keqja Hashim, me nënshkrimin, fatal dhe kundra-kombëtar, të Marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke anashkaluar popullin dhe institucionet dhe duke hedhur firmën konspirative.

     Trinomi namkeq: Thaçi, Veseli, Haradinaj me kompani, i krijuan bandat, qysh gjatë luftës, me qëllim të ardhjes në pushtet, “duke shkelur mbi kufomat e shqiptarëve”, siç thotë miku im i ilegalës, burgaxhiu politik, Xhafer Shatri. Dhe, vazhduan me përgjakjen shqiptare edhe pas luftës, duke begatuar gamën e krimeve edhe me haraçet masive, grabitjet dhe përshitjet abuzive të pasurive të brezave shqiptarë; korrupsionin, hajninë zyrtare dhe pisllëqe të tjera.

     Bandat janë në gadishmëri. Ato vihen në aksion me urdhër, sipas nevojave, që kanë krijuesit e tyre. Bandat me një veprimtari përmanente, në vijimësi, veprojnë, shpengueshëm, në Deçan dhe Skënderaj. Kryetri i ri për komunën e Skënderajt, Bekim Jashari, i deklaruar si kandidat i pavarur, ka ngjallur shpresën se çmontimi i banditizmit zyrtar komunal, do të ndodhë.

     Por, zoti Jashari, së pari, duhet ta sqarojë pozicionin e tij, nëse është, vërtet, i pavarur apo i Partisë Dmokratike, ashtu siç thotë kreu i partisë-bandë, PDK-së, Kadri Veseli?! Distancimi apo jo, nga banda vendore, do ta dëshmojë pavarësinë apo vartësinë e kryetarit Bekim Jashari.

     Krerët e cituar të bandave janë shqetësuar për humbjen e një bastioni të bandave dhe janë dakorduar ta kompensojnë humbjen. Dhe, cinikisht e paradoksalisht, kanë zgjedhur, pikërisht, bastionin e demokracisë, Istogun e Ibrahim Rugovës, të Shaban Manaj, të Fadil Feratit…, për shenjëstrim të radhës! Balotazhi i LDK-së me AAK-në, mobilizoi bandat, gjithëherë të gatshme, për të derdhur, madje, pakursyeshëm, paratë e pista, të mbledhura nga burime të dyshimta, të grabitjeve, vjedhjeve, haraçeve masive ndër vite, për ta instaluar banditizmin në Istogun e qetë, në Istogun me siguri lakmuese, në raport me komunat tjera të Dukagjinit, në Istogun e pastër, në Istogun e begatë, me ujëra, fusha e bjeshkë të veçanta; në Istogun piktoresk dhe njerëzit e tij fisnikë.

     Tashmë, është një e fshehtë publike se blerja e votave, në komunën e Istogut, ka filluar ende  pa u datuar ditë-vptimi, për zgjedhjet lokale. Ishte studjuar dhe caktuar kandidati i dëgjueshëm e babaxhan, për bandat, një bisnismen i suksesshëm, i dëshmuar edhe për kontributet humanitare lokale. Pavarësisht se blerja e votave është partiake, qendrore, reklamohet si personale e lokale. Megjithatë, në të dy variantët, ligjërisht e moralisht, është e dënueshme.

     Pesonalisht e kam vlerësuar kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj, si bisnismen të suksesshëm, madje, kam agjituar edhe në media për bisnesin e tij, të pijeve, firmën e njohur “Sinalko”, e cila, është burimore gjermane, me një traditë të gjatë dhe me cilësi të garantuar. Dhe, kam bërë thirrje publike, për qyterarët e komunës të Istogut dhe më gjerë, se duhet ta favorizojnë këtë bisnes, me mall cilësor.

    Por, është diç tjetër pretendimi i tij, për ta udhëhequr një komunë. Aq më pak, kur ai përfaqëson një parti-bandë, e cila kurrë nuk u distancua nga krimet e bandave të saj. Dhe, këto banda janë aq aktive, sa as krijuesi i saj nuk arrin t`i kontrollojë, “t`i bëjë zap”, sepse, tashmë, ai është peng i krimeve të këtyre bandave dhe ato duan të shpërblehen edhe mëtej, për të bëmat e tyre kriminale.

     Pra, Gani Dreshaj do të ishte kryetar-kukullë, ndërsa bandat do ta administronin komunën. Nuk ishin vasës e kriminelë Dr. Ali Berisha dhe as Rasim Selmanaj, përkatësisht, kryetar të komunave, në Pejë e Deçan. Por, siç thotë populli “asnjë gozhdë nuk e kanë ngulur”, as në Pejë dhe as në Deçan. Sepse, bandat zhvatnin buxhetin komunal, guximshëm dhe hapur. Pra, pa qenë kriminelë, kryetarët në fjalë, janë bërë pjesë e krimit. Këtë do ta pësonte edhe Gani Dreshaj.

     Për ilustrim të këtij mendimi, sjellim një shembull: Me nismën e Nëndegës të LDK-së të Isniqit, u organizua një takim-debat, në nivel Kosove, në gushtin e 2016-ës, në Sallën e Kuvendit komunal të Deçanit. Organizatorët provuan ta stolisin tribunën me flamurin dardan dhe fotografinë e Presidentit Rugova. Bandat zyrtare të AAK-së, nuk lejuan. Kryetari Rasim Selmanaj ishte aty, bilëz, hyri në sallë, edhe na përshëndeti, por, ishte i pafuqishëm përballë bandave të partisë së tij. Në pyetjen e një anëtari të LDK-së, të ardhur nga Peja, pakësa me vonesë: “Pse mungojnë simbolet e LDK-së në ballorën e skenës”, organizatori u gjegj prerazi: “Nuk lejuan zyrtarët e AAK-së. Më lehtë do të merreshim vesh me Millosheviçin, se sa me zyrtarët e AAK-së!” Këto fakte janë pasqyruar në mediet e kohës.

     Katër vite më parë, në zgjedhjet lokale, tri ditë para votimit, në mbremjen e së enjtës, u organizua një debat, me kandidatët e partive konkuruese, për kryetar të komunes të Istogut. Gjatë ditës AAK-ja furnizoi me lëndë djegëse, gratis, falas, të gjitha veturat, madje, nga të gjitha drejtimet, që hynin në Istog, duke e bllokuar edhe qytetin në ditën e tregut, për mitingun përmbyllës parazgjedhor, që organizonte AAK-ja. Në mbremje, salla në Pallatin e Kulturës, ishte mbushur me militantë të AAK-së, të ardhur nga: Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Deçani, Peja, Klina, Drenasi, Skënderaj… Ata, pasi kishin kërcënuar shumë anëtarë të LDK-së, kishin rrahur disa syrësh, ndërsa një të ri e kishin therur, në mbremje kishin përzënë organizatorët pritës dhe kishin zënë derën hyrëse, duke lejuar hyrjen brenda në mënyrë selektive, vetëm për anëtarët e militantët e AAK-së. Për habi, i kishin sjellur edhe policët e tyre!

      Interesimi për debatin ishte i madh. Disa qindra anëtarë të LDK-së, ishin tubuar në sheshin para Pallatit të Kulturës, “Adem Jashari”. Kryetari i LDK-së, Haki Rugova, mezi hyri nga një derë anësore. Para vetës pa fytyra të panjohura, të çakërdisura e mërrolaqe! Ai iu drejtua moderatores, të përveçme dhe të zhurmëshme, Jeta Xharra: “Në këto rrethana frike e terrori, nuk mund të bëhet kurrëfarë debati parazgjedhor. Unë nuk ia lejoj vetës dhe nuk marrë përsipër të papriturat që mund të ndodhin, nga militantët e çakërdisur të AAK-së, të ardhur nga Dukagjini e mëtej. Dhe, u largua nga salla, për në shtëpi. Debati ishte në prag të dështimit, sepse shqetësim shprehu edhe kandidati i PDK-së, Shasivar Haxhijaj dhe kanddidatët e tjerë. Ishte ndërhyrja efikase e moderatores Xharra, deri në Prishtinë, për të ndërhyrë policia, për zbrazjen e sallës, të pushtuar nga bandat e AAK-së, duke qëndruar brenda vetëm kandidatët debatues dhe policia.

     Ndërkohë, kryeredaktori i atëhershëm i kombëtarës “Bota sot”, zotëri Bajrush Morina, më telefonoi, në orët e vona të natës, duke më pyetur, me shqetësim të ligjshëm: “Çfarë po ndodhë në Istog!” Dhe, unë i fola për tensionimin e një situate të skajshme, që dinë ta bëjnë vetëm bandat e AAK-së. Në orët e para, të pas mesnatës, nisa shkrimin: “Bandat e Dukagjinit sulmojnë Istogun”. Uroj të mos përsëritën skenarët e ngjashëm, ogurëzi, të zgjedhjeve lokale, si në vjeshtën e vitit 2013!

     Vrella jonë ka një traditë të shkëlqyer demokratike. Ajo ishte e para, në të gjithë Kosovën, në vitin e largët 1967, në një mbledhje të Lidhjes Komuniste, të mbajtur në Bashkësinë lokale aty, që denoncoi padrejtësitë, dhunën, vrasjet, terrorin, të ushtruar nga Jugosllavia e re, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, me OZNA-n  dhe UDB-në e saj, kundër popullit shqiptar, të mbetur dhunshëm, jashtë Shqipërisë londineze. Djemtë e Vrellës, pavarësisht pasojave, kërkuan lirimin e simbolit të rezistencës të Kosovës, bacë Adem Demaçit, me shokë, duke kërkuar pafajësinë e tij dhe të tyre, si dhe duke dënuar të gjithë ata që u shkaktuan plagë, vuajtje dhe përgjakje shqiptarëve të pafajshëm.   

      Kërkesat për Flamurin Kombëtar, Univesitetin e Prishtinës, Republikën e Kosovës, si pjesë e Federatës jugosllave dhe barazi me kombet e tjera të Jugosllavisë, kanë qenë artikulimi dhe kërkesat e para legale në Kosovë. Ishte baca Sylë Dreshaj, Sylë Vrella, mjeku ortoped popullor, në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Socialiste të fshatit Vrellë, ai që i tha Komandantit të Policisë të Istogut se: “Nuk kemi mësues dhe djemë për burg. Largo policinë, se populli ka bllokuar rrugët. Është natë, errësirë dhe unë nuk marrë përgjegjësi se çfarë mund të ndodhë”. Dhe, po këto kërkesa janë përsëritur, pak muaj më vonë, në Mbledhjen Zgjedhore të Rinisë të komunës të Istogut. Dëshmitë faktike, janë lëndet gjyqësore të asaj kohe.

     Vrella ka qenë qendra e LDK-së, për komunën e Istogut, e drejtuar me zgjuarësi e trimëri, nga djemtë e saj, Milazim Maraj dhe Idriz Blakaj, me shokë. Ajo është një fshat-qytet, me shumësi banorësh sa 15 katunde, të marra së bashku. Vrellarët tanë nuk duhet të tregohen nepotikë e provincialë. Për konkurimin e një individi vendor, madje, në përfaqësim të një partie-bandë, nuk guxohet të tradhtohet LDK-ja.

      Ata duhet ta ndjekin shembullin e llapjanëve. Kur deputeti Anton Çeta u amëshua, u shpallën zgjedhje të reja për vendin, karrikën e tij. Demaçi, ende pa e shpallur kandidaturën publike, testoi llapjanët e tij për votë, meqë Plaku i Kosovës, Anton Çeta, ishte deputet që përfaqësonte Llapin, sipas sistemit të vjetër, që ishte shumë më real dhe më i pranueshëm, se sa pazarët e sotme, për postin e deputetit. Por, burgaxhinjtë politikë, Dumoshët, Pirevët, me shokë, i thanë troç idhullit të tyre, balit Adem Demaçit: “Nuk votojmë kundr LDK-së, partisë të Ibrahim Rugovës. Rrjedhimisht, as ty”. Demaçi, edhe pse trim, e ndjeu frikën e humbjes, u tërhoq dhe filloi anatemat kundër llapjanëve të tij dhe të Ibrahim Rugovës, të cilat i vazhdoi, deri në tepëri! Dhe, këtë gjë duhet ta bëjnë edhe vrellarët, edhe istogasit, në shkallë komune. Sepse kemi përballë bandat dhe jo, thjesht, një kandidat babaxhan dhe të sjellshëm, si Gani Dreshaj. 

     Fola për Vrellën, krenarinë e fëmijërisë dhe të rinisë time të hershme, sepse ka të dhëna bazike, se blerja e votave, pikërisht, në Vrellë dhe Studenicë, pa anashkaluar fshatrat tjera, është masive. Dhe, kjo dëshmohet edhe me faktin e rritjes artificiale të përqindjes të votave të “fituara”, nga AAK-ja, në komunën e Istogut, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Fenomeni i shit-blerjes të votës, është një akt i shëmtuar, si për shitësin, ashtu edhe për blerësin. 

     Hoxha atdhetar, prijësi i luftëtarëve vullnetarë, për mbrojtjen e Sanxhakut shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, i burgosuri politik i Nishit dhe i Golji Otokut, Mulla Zekë Bërdynaj, thoshte: “Amanetin e keq, nuk duhet me e krye (zbatuar)”. Nëse Ganiu u ka dhënë lekë fshatarëve, dhe, për këtë kemi prova faktike, ngaqë rastet janë masive, në këmbim të votave, ata nuk obligohen, as ligjërisht dhe as moralisht, për ta zbatuar kontratën, amanetin, dhënien e votës atij. 

     Fundja, Gani Dreshaj, ka pranuar, madje, me krenari, se u ka dhënë shumë mijëra euro të “burgosurëve politikë”, siç i quan ai kriminelët, vrasësit e shqiptarëve të pafajshëm, të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke shtuar pasuritë e tyre milionshe, të vjelura nga haraçi dhe grabitjet e vjedhjet zyrtare. Dhe, të mos flasim për fshatarët e lodhur nga varfëria, të cilët “nuk kanë brekë në b…”, varfëri kjo e shkaktuar nga korrupsioni, hajnia zyrtare e “komandantëve” të shumtë, zhvatës e vrasës mizorë, të cilët, në këmbin të votës, u japin një përqindje minore, të asaj makro pasurie, që ua kanë grabitur, përgjatë këtyre afro dy dekadave me radhë!

     Ngulmimit, për ta banditizuar Istogun, duhet t`i përgjigjemi me votë plebishitare, për LDK-në. Çfarëdo hamendësimi, do të ishte një pendesë e afërt, por, e pamundshme, për ta korrigjuar fajin. Realisht, miku im i familjes, Gani Dreshaj, është keqas i mashtruar dhe vetëm humbja do ta shpëtonte me fytyrë. Ai duhet të mjaftohet me qenien deputet, si një post që nuk kërkon ndonjë përgaditje të veçantë. Drejtimi i komunës kërkon profesionalizëm dhe kjo i mungon, tërësisht, Ganiut tonë dorëdhënë. Veç kësaj, ai kurrë nuk do të ishte kryetar sovran, me integritet, sepse bandat e partisë së tij, nuk ia japin këtë mundësi. Ai do të ishte një sihirxhi, një kukullë, ndërsa bandat do të “administronin”, më sakt, do ta sakatosnin komunën, me zanatin e tyre zhvatës, tashmë, të provuar në komunat tjera.

100-vjetori i Revolucionit Bolshevik, Meditime të nji viktime – Nga SAMI REPISHTI, PHD*

Me 7 nandor 2017 u mbushën plot 100 vjet nga data kur komunistët bolshevikë, nen drejtimin e V.I.Leninit përmbysën regjimin e Carit Nikolla II dhe filluen ndërtimin e ishBashkimit Sovjetik, tue ndryshue kështu fatin e botës mbarë, përfshi edhe Shqipërinë tonë. Ky “revolucion” që shumë historianë e konsiderojnë si nji nga ngjarjet ma të randësishme të historisë moderne, filloi me 23 shkurt 1917, me protesta popullore në rrugët e Petrogradit/ Shën Petersburg, ish-kryeqytet i Rusisë cariste për 200 vjet. Protestuesët e uritun dhe të lodhun nga lufta me Gjermaninë, kerkuen “bukë e paqë”. Autokrati Car Nikola II preferoi me dergue trupat ushtarake për paqësimin e gjendjes. Në përpjekje u vranë 40 demonstrues. Ushtria u trondit dhe filloi “mosbindjen” e autoritetit carist. Shumë ushtarakë u bashkuen me popullin. Kjo shkaktoi abdikimin e Carit Nikolla II me 2 mars 1917. Nji qeveri e re civile u formue e kryesueme nga Aleksander Kerensky.

Në ndërkohë, V.I.Lenini, emigrant në Svicër, me 3 prill 1917 u kthye në Petrograd me ndihmën e sherbimeve të mshehta gjermane që llogaritshin në premtimin e Leninit se do të bante paqë të ndame me Gjermaninë. Kjo lejonte Gjermaninë me luftue vetëm kundër frontit të Perëndimit. Llogaritjet gjermane u vertetuen. Lenini nenshkroi Traktatin e Brest-Litovskit (1917): paqë me Gjermaninë!

Me arritjen e tij ne Petrograd, Lenini mori drejtimin e grupeve komuniste/bolshevike. Ai deklaroi se nuk njihte Qeverinë e Kerenski-t dhe proklamoi parullën “Paqë, bukë, tokë!” si pikënisje për revolucion. Për nji kohë të shkurtë Lenini fitoi përkrahjen e madhe të nji popullsie të lodhun. Ky ka qenë fillimi i “revolucionit të tetorit” në Rusi. Menjiherë, komunistët filluen përgatitjen e nji force ushtarake efektive, dhe natën 6-7 nandor 1917, nën komandën e Leon D.Trotsky-t, forcat revolucionare morën në dorë ndërtesat qeveritare të kryeqytetit, dhe pushtetin e vendit. Kongresi i Dytë Panrus i Sovietëve, i mbledhun në Petrograd, formoi qeverinë e re nën drejtimin e V.I.Leninit, e perbame me shumicë “komisarësh politikë”.

Qeveria e re me operacione ushtarake të përgjakshme vendosi “diktaturën”, (ma vonë diktatura e proletariatit) e plotë në vitin 1922, datë në të cilën u formue Bashkimi Sovjetik që mbijetoi afër 70 vjet (1990). Mbrenda pakë muejve, Lenini forcoi disiplinën në radhët e klasës punëtore; në Rusi gjendja u ba shumë e randë. Bashkimi Sovjetik, për arsye të krizës ekonomike dhe luftës u ba skena e shtypjeve të pamëshirshme dhe vuejtjeve të pakontrollueshme Diktatura tregoi forcën e vet. Edhe sot, Presidenti Putin deklaron se për arsye të ndasive të mëdha në Rusi “…vendi ka nevojë për nji qeveri të fortë”. Fatkeqësisht, liria e demokracia e pritun nga milionët e shtypun nuk u realizue në Rusi. Por, gjatë kësaj periudhe, Bashkimi Sovjetik dëshmoi nji rritje të madhe industriale, të arritun me çmim të naltë: miliona qytetarë të kombeve të ndryshme vdiqën nga shtypja dhe uria…!

Revolucioni ka qenë edhe arsyeja e shumë luftave kombëtare për çlirim në shumë vende të botës, që banë njikohësisht shekullin njizetë shekullin ma të përgjakshëm në historinë moderne.

Kush ishte udhëheqësi “Bolshevik” V.I.Lenini? Condoleesa Rice, profesore dhe ish-Sekretare e Shtetit, shpjegon: “Kur u kthye Lenini nga emigracioni, ai shfrytëzoi situatën që solli lufta në popullsi dhe ushtri, tue predikue nji shkëputje të plotë me të kaluemen. Ai ishte nji revolucionar deri në palcë; që në fillim, ai u shpreh me nji retorikë të zjarrtë dhe me nji fjalor politik që këshillonte ‘luftën’ deri në ekstrem”. Ajo shpjegon se “për Leninin ‘modaliteti’ nuk duhet të mbështetet mbi bazat e standardeve idealiste që ushqejmë; nuk duhet të bajmë kurrë kompromis, dhe duhet të jemi përherë ekstremistë…. Në mes të nji shoqënie vizionarësh, Lenini përqendronte vëmendjen e tij në nji objektiv dominant që zakonisht nuk ashtë objektivi i klasave intelektuale: marrjen e pushtetit me çdo mjet”.

Ky qëndrim antimoral dhe plotësisht i paskrupull solli regjimin e “hurit dhe litarit” në ish-Rusinë cariste, të vendosun nga Lenini- e të njohun eufemikisht si “diktatura e proletariatit”, dhe nuk pushoi asnjiherë deri në vitet 1989-90 me ndryshimet radikale të fillueme nga reformisti Mikhail Gorbaçev…reforma që përfunduen me zhgënjimin e madh: Presidentin Putin. Shpresa për demokratizim dhe integrim në Botën e Lirë të Perëndimit nuk u realizue, dhe sot në shumë vende ish-komuniste, mbeturinat e së “keqes së madhe” vazhdojnë me helmue atmosferën e shoqërisë civile…..tue përfshi edhe Shqipërinë tonë!

* * *

Shprehja “revolucion” në shkencat shoqënore dhe politike përdoret me përcaktue nji lëvizje të madhe, të papritun, dhe tipikisht violente- zakonisht me gjak- që përmbysë rendin ekzistues dhe strukturat e shoqatat e lidhun me këte rend, dhe formon nji rendi të ri.

Sa e përgjakshme ka qenë veprimtaria e Leninit? Nji shembull: Në mars 1922, ai shkruente: “Ashtë pikërisht tani, dhe vetëm tani, kur në krahinat ku popullsia vdes nga uria dhe njerëzit ushqehen tue ngranë mishin e njeni-tjetrit (kanibalizëm) dhe qindra, ndoshta mijëra kufoma mbushin rrugët tona, që na mundemi (dhe prandej duhet) me zbatue konfiskimin e pasunisë së Kishës me egërsinë ma të madhe, dhe energji pa asnji mëshirë…Pikërisht në këte moment na duhet të luftojmë klerin në mënyrën ma të pamëshirshme e vendimtare, dhe të dërmojmë rezistencën e tij, me nji brutalitet të atillë që kleri nuk duhet të harrojë në dekadat që vijnë…Sa ma i madh të jetë numri i fetarëve reaksionarë dhe i borgjezisë reaksionare që ne do të ekzekutojmë për këte arsye, aq ma mirë për ne!”. (Martin Amis)

(Shënim: Arkivat kishtare tregojnë se në vitin 1922, V.I.Lenini ekzekutoi 1.962 murgj, 2.691 priftën, 3.441 murgesha. Pse? “besimi ashte pjesë e natyrës njerëzore, kështu që bolshevikët ishin të detyruem me e shtypë në të gjitha format e tij, dhe të gjithë denominacionet tue përfshi islamizmin e budhizmin.”(po aty).”Nji tragjedi e vërtetë, nji ngjarje që shkaktoi vuejtje të mëdha, shkatërrim dhe degradim” (Prof.Orlando Figes)

Akti i fundit: Lenini vdiq në 1924 e la trashëgim për Stalinin nji shtet policor, funksional, që ai përdori pa mëshirë (1924- 1953) në asgjasimin e miliona qeniesh njerë- zore të pafajshme. (Vetëm vdekja e J.V.Stalinit shpëtoi nga asgjasimi fizik pesë milionë jahudije në kampet e akullta siberiane të përgatituna nga Stalini).

Vazhduesi i Leninit, kryekrimineli J.V.Stalin (që ka qenë dhe mbetet personi i idealizuese dhe nga shumë komunistë shqiptarë!) ishte nji monstër i vërtetë. Kush ishte Stalini?

* * *

Historiani i njohun Sebastian S.Montefiore në studimet e tia e përshkruen kështu: “Deri në vitin 1917, J.V.Stalini ka qenë nji disident carist, rrugaç, pijanec, kangëtar, dashnor që vraponte mbas vajzave, dhe nji imitues i shkëlqyeshëm”. Prof. Stephen Kotkin, Princeton U., shpjegon: “Diktatori Stalin ka qenë nji udhëheqës kontradiktor, ideolog e oportunist njikohësisht, njeri me vullnet të hekurt dhe krijesë e sistemit sovjetik, njeri pa karakter, që shpërdoroi bashkëshorten e vet deri në vetëvrasje (dhe nuk e përcolli në varr!) dhe nji udhëheqës që frymëzoi popullin e vet. Stalini bani ate që edhe udhëheqës të tjerë të dalluem kanë ba. Ai artikuloi dhe punoi me kambëngulje për nji qellim; në rastin e tij, nji shtet të fuqishëm, të mbështetun nga nji shoqëni e unifikueme që çrrënjosi kapitalizmin dhe ndërtoi socializmin industrial. Metodat e tia antinjerëzore janë asgja ma pak se nji apokalips për popullsinë e vendit. Uria e madhe në fshat vrau ma shumë se shtatë milionë qytetarë rusë e të tjerë, pesë milionë “kulakë” u arrestuen, deportuen, ose u ekzekutuen. Kambëngulja e tij mund të shpjegohet me idenë e tij fikse të ndryshimit ‘me çdo çmim’ të gjendjes shoqënore dhe ekonomike në modernitet, që ai e pau si rruga e marrun nga fuqi tjera të mëdha: prodhim masiv, konsum masiv, kulturë masive dhe politikë masive. Anglia dhe Gjermania janë dy shembujt që ai imitonte. Arrestimi i miliona anëtarë partie, në mes të vitit 1931, tregon fatin e atyne që guxuen mos me u bindë, ose me kundërshtue “udhëheqësin”, “gjyqet spektakolare” të qytetarëve të pafajshëm- ma vonë të pakë- sueme- shpesh mbas torturash të randa që detyruen me rrfye “anmiqt imagjinarë…”. Për Stalinin, terrori “përbante nji formë sundimi, nji mjet i artit të qeverisjes shtetnore”.

* * *

Edhe fakti që Stalini aplikoi metodat tronditëse në shtypjen e nji opozite të dobët, metoda që sollën ferrin mbi tokë për bashkatdhetarët e vet, shpjegohen me nxitjen e shtypjes me shpërblimeve burokratike nga nji sistem represiv formidabel, dhe nga monopoli i pushtetit të nji partie të vetme në jetën politike të vendit. “Ai merrte fuqi nga adhurimi i klasave të ulëta me imponue gjithçka nga nivelet e nalta. Në marrëdhanjet e politikës së jashtme, sjellja e tij pa busull orientuese dhe pa parime të caktueme e paraqesin ate nji oportunist me eksperiencë, dhe ideolog me aftësi mendore të kufizueme”.(S. Kotkin)

Si Lenini, ashtu edhe Stalini kanë vuejtë nga paranoia e vrasjes, deportimeve, asgjasimit të popullsive të tana. Si përfundim, ata ndertuen nji regjim, shovinist dhe ekspansionist, shtet policor, sundimin e nji njeriu të vetëm, kultin e individit, dhe gjetën mbështetje në terror, kampe përqendrimi dhe në “Big Lie!” (gënjeshtrën e madhe)

“E meta themelore e programit marksist ka qenë përballja pikë për pikë e ideologjisë me natyrën njerëzore,- shkruente shkrimtari izraelit, Martin Amis. Udhëheqsit komunistë e kuptuen këtë kontradiktë, por vendosën me lanë programin të paprekun dhe me ndryshue natyrën njerëzore. Në terma praktikë ashtë ajo që na quejmë “totalitarizëm” e që do të thotë nënshtrim total të qytetarëve ndaj politikës zyrtare. “Dhe mjerë ai/ajo që ka pasë guximin me devijue nga versioni zyrtar. Vetëm “gardianët e revolucionit” mund ta ndryshojnë këtë situatë. Kjo shpjegon se përse pozita e Stalinit si gjysëm-perëndi zbritet nga froni dhe përfundon sot në nji shënim negativ e parandësi historike…!

I pyetun nëse Qeveria ruse do të festojë 100-vjetorin e Revolucionit, zadhanë- si qeveritar u përgjegj: “Qeveria nuk ka nji plan festimi”. Gazeta e njohun “Pravda” komentoi: “Çfarë kemi këtu për festim?” Vitin e kaluem, Presidenti Putin inauguroi “Murin e Rihabilitimit” dhe në mes tjerash ai tha:”Kjo e kalueme shumë e tmerrshme nuk duhet në asnji mënyrë të fshihet nga kujtesa e jonë; sepse, nuk mund të justifikohet, në asnji mënyrë e gjithë ajo që ka ngjarë”. Vetëm nji “guardian i revolucionit” guxon me ndryshue historinë. Lavdi e përkohëshme…!

Disidenti i madh dhe shkrimtari rus, Vladimir Nabokov, në nji artikull të vitit 1948, shkruente: “Nen sovjetët, që në ditët e para, e vetmja mbrojtje për disidentët ishte shpresa se kapriçet e qeverisë do t’i kursejnë pa shpresë në drejtësi ose ligjë. Asnji parti e dytë nuk u lejue, përveç pushtetit komunist. Burokracia dominoi që në fillim. Opinioni publik u dërmue. Klasa intelektuale u eliminue. Çdo ndryshim që bahej ishte nji dekorim i skenave të shëmtueme të nji grope të thellë e të zezë ku mbretnoi shtypja dhe terrori.”

Ashtë kjo shoqëni e re dhe e pabesë që u adoptue nga udhëheqja gjysëm analfabete e vendit tonë – studentë të falimentuem, teneqexhijë, karrocierë, mjelse lopësh, shoferë, aventurierë pa busull morale…!

“As prindëve, as fëmijve të tyne nuk u besohet. Të gjithë janë të tmerruem ditë e natë, në çdo nivel, tue përfshi edhe vetë Stalinin që jetonte me frikën e vrasjes çdo minut të jetës së tij”, shkruen Nabokov.

(Nji shembull: kur Stalini udhëtoi për Teheran (Persi, 1942) në takimin me Churchill-in dhe Roosevelt-in, aeroplani i tij shoqënohej nga 27 avionë luftarakë. Kur udhëtoi për Potsdam (Gjermani, 1945) truproja e tij kishte 18.500 ushtarë e policë) (sic!)

* * *

Në Bashkimin Sovjetik nji popullsi e tanë ka qenë e traumatizueme…. Posa u hapen arkivat (mbas vitit 1990) u zbulue mënyra mospërfillëse me të cilën udhëheqsit sovjetikë, nën Stalinin, firmojshin vendimet për dënime me vdekje të qindëra mijëra qytetarëve – para se ata vetë të ekzekutoheshin gjithashtu, nji atmosferë e imortalizueme nga shkrimtari ish- komunist Arthur Koestler në librin e ti “Errësinë në Mesditë”.

Tashti, “…me urdhën te Presidentit Putin arkivat janë mbyllë përsëri! Nji represion emocional i fortë ashtë zhvillue me qëllim të mbulohen bremjet e ndërgjegjes për vuejtjet në Rusinë e sotme. Kjo ashtë plotësisht ajo që regjimi Putin dëshiron dhe paraqet: nji shoqëni të tanë psikologjikisht e ndryshueme, dhe pa dëshirë me kthye kohën kah e kaluemja e vet, me përfundim të paevitueshëm në nji depresion të hapun gjanësisht, dhe me besimin se vendi nuk ka nji të ardhme” përfundon Francis Fukuyama, Stanford…. Shqipëria më 2017?

Kjo shpjegon me hollësi sa larg janë në gjendje me shkue demagogët ideologë, me zhdukë ose me shtrembnue të vërteten; me fshehë atrocitetet, vorfëninë, urinë lokale të fshatit, ekzekutimin fizik të klasës intelektuale, ndalimin “zyrtar” të ushtrimit të fesë, klerikëve e mbylljen e faltoreve, shuemjen e traditave –besë, nder, burrë- ni, mikpritje etj. -dhe të jetës tradicionale e kulturore në qytet e fshat- popullsi e terrorizueme nga frika vetëm sepse kërkon liri e demokraci…!

* * *

Në Shqipëri ka pasë dhe ka edhe sot qytetarë të ndershëm që besojnë se “totalitarizmi” ka ngritë kokën përsëri mbas 27 vjetëve tranzicioni kaotik, tue përfshi presionin politik, mungesën e plotë të shoqënisë civile koshiente e gjendjes në vend dhe jashtë kontrollit qeveritar, nji arsim të paorganizuem me i përgjegjë nevojave të kohës dhe që nuk shërben interesat e studentëve as edhe ekonomisë së vendit që vuen nga papunësia e madhe, korrupsioni i shfrenuem që ka kapë për fyti edhe kuadrot drejtuese, dhe veprimtari mafioze pa frikë ndëshkimi…!

Por unë dyshoj se gjendja e sotme ashtë e pashpresë! Sepse nuk ekziston akoma në vendin tonë nji ideologji “zyrtare” që mobilizon masat e gjana … …esenciale për nji shoqëni “totalitariste…!” Nji njohës i mirë i sistemit sovjetik, dhe regjimit të kuq në Shqipëri, analisti dr. Janos Bugajski, në nji intervistë me “Zërin e Amerikës” (9 nandor 2017) bani këtë deklaratë: “Për sa i përket trashëgimisë komuniste (në Shqipëri), kjo çfaqet në mes tjerash tek gjëra të këtilla si varë- sia tek Shteti për punësim dhe për ndihmë, tek njifarë tolerance ndaj shtypjes shtetnore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjatueshme e publikut në aktivitetet shoqënore; publiku akoma nuk e sheh veten si subjekt, por si objekt politik, dhe kjo duhet ndryshue… (Megjithatë)…as që mund të bahen krahasime me të kaluemen komuniste…Absolutisht duhet nji rihabilitim moral- sepse ish- përndjeksit komunistë shëtisin lirisht në rrugët e Tiranës….Mendoj se duhet të ketë ma shumë vëmendje nga media dhe nga sistemi arsimor, më shumë informim publik rreth atyne që vuajtën nën komunizëm…” Dr. Bugajski quen viktimët e komunizmit “heroj” dhe kundërshtimin e tyne “heroizëm” i treguem nga këta persona gjatë periudhës së shtypjes…!

Në nji intervistë të njikohëshme për “Zërin e Amerikës”, e dha edhe zonja Gentiana Sula, drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ajo mendon se “…moshapja e arkivave u ka mohue njerëzve të drejtën për të njohë të vërteten…(sepse) shumë plagë të së kaluarës ende janë të pambyllura. Në Shqipëri, vendi në disa raste e gjen veten në nji kontradiktë me brezat e rij (të painformuem), nji pjesë ka nostalgji; të tjerë që ende nuk janë shkëputur dot nga mentaliteti i së kaluarës- Shqipëria vlerësohet nga të huajt ekspertë se ende nuk e ka përfunduar periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci…”

Unë do të shtojshe: “nga skllavëria komuniste në nji jetë të lirë; nga frika e ushqyeme, në guxim me farkëtue fatin me duart e veta”.

Le të zbulohen të gjitha krimet e kryeme kundër qytetarëve shqiptarë, le të demaskohen të gjithë kriminelët, dhe të gjinden të gjitha vendet ku janë krye këto krime të pabesueshme dhe makabre të regjimit komunist në Shqipëri; le të zbulohen të gjitha varret individuale e varrezat kolektive dhe të bahen ata vende pelegrinazhi, “vende të shenjta” për adhurim nga të gjithë- veçanërisht për nxanësit e shkollave tona; le të kthehen ata në objekte frymëzimi dhe subjekte meditimi të thellë.

Sepse vetëm nji ndërgjegjsim i plotë i së kaluemes sonë tepër tragjike, do të pengojë përsëritjen e saj. Nga vorret e harrueme, viktimat akoma të shqetësueme, kërkojnë me za të naltë: Vllazën, motra! Mos na harroni! Mos harroni mesazhin tonë: kurrë ma diktaturë në Shqipëri, kurrë ma ideologji të hueja në Shqipëri, kurrë ma “gënjeshtrat e mëdha” në Shqipëri….!

*Ish-i burgosun politik në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe në Jugosllavinë komuniste (1959-60)

GABOVE, VJOSË! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Emërtimet paushalle, idioteske dhe kundra-kombëtare të Hashim Thaçit

         Gruas dhe Kombit nuk u falet, nëse i dorëzohen

         aventurierit të parë.

                                             Karl Marks

         “Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen, pavarësisht asaj se çfarë mendon Vuçiq”,-

         deklaron Vjosë Osmani.

 

     Menjëherë pas themelmit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndër partitë e para pluraliste, në ish-Federatën jugosllave, Dr. Ibrahim Rugova, me shokë, organizoi mbrojtjen territoriale në Kosovë, si masë preventive për mbrojtjen e popullatës nga policia apo bandat paramilitare serbo-sllave. Parësi ishte mbrojtja e fshatrave, si zona rurale, me më shumë mundësi të shkaktimit të panikut, dhunës, krimit. 

        FARK-u – krijesë e Presidentit Ibrahim Rugova

     Dr. Rugova hodhi idenë dhe nismoi krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK). Dhe, këtë të drejtë legjitime e bazonte në Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë të Kosovës, më 2 korrik 1990 dhe në Kushtetutën e 7 shtatorit, në Kaçanik, dy muaj më vonë. Ministër i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës u emërua Gjenerali Hajzër Hajzeraj, kuadër ushtarak me përvojë në Armatën Jugosllave. Ministri u bëri thirrje ushtarakëve shqiptarë, si dhe disa kuadrove politikë, me përvojë organizative, të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës. Ishte kohë errëtake e vitit 1991.

     Burra dhe djemë atdhetarë, të gatshëm për t`i shërbyer Atdheut, Kosovës, pavarësisht pasojave, në pjesën më të madhe, u gjegjën, për t`u vënë në shërbim të mbrojtjes, të luftës për liri. Përgjatë këtij organizimi, me shtrirje anekënd Kosovës, nisma konspirative, nuk mund t`i shpëtonte përgjimit të kudoshëm të pushtuesit serbo-sllav. Goditja ishte drastike. Përndjekjet, burgosjet, dënimet ndaj ushtarakëve dhe veprimtarëve politikë, u shtrinë gjithandej Kosovës, duke përfshirë edhe kreun e këtij organizimi, Gjeneral Hajzeraj. 

     Për t`i shpëtuar kësaj goditjeje, disa nga oficerët ushtarakë dhe veprimtarë politikë, të lidhur me ata, si nënkryetari e atëhershëm i LDK-së, Anton Kolaj, me shokë, morën arratinë për në Shqipëri dhe Evropë. Por, ideja e riorganizimit ushtarak, nuk u shua për asnjë çast. Ata, ushtarakët, fillimisht, do të trajtoheshin modestisht, materialisht, nga Fondi shtetëror i Kosovës, i shprehur në 3 %-in obligativ, për të gjithë të punësuarit, brenda dhe jashtë Kosovës. Me kalimin e kohës, çështjen ekonomike do ta zgjidhnin në mënyrë vetanake, duke u punësuar në shtetet e Evropës, për të mos qenë barrë e financave për Kosovën.

        Oficerët atdhetarë në shërbim të Kosovës

     Në vitin 1995, rifilloi organizimi i ish-oficerëve të ish-Armatës jugosllave, duke i njohur dhe respektuar Institucionet Paralele të krijuara në Kosovë, qysh në vitin 1990. Me gjithë pengesat, dhunën, në vijimësi, të policisë pushtuse serbo-sllave, funksiononin dinjitetshëm dhe vendosmërisht. Konsolidimi i grupimit ushtarak në Mërgatë, ishte në rrugë të mbarë. Gjermania dhe Zvicra ishin dy vendet mike, ku oficerët shqiptarë bënin pikëtakimet e tyre, për planet e së ardhmes të afërt, për ta bërë realitet ëndrrën e brezave shqiptarë – lirinë e Kosovës.

         Tirana zyrtare përçanë Mërgatën e Kosovës

     Social-komunistët shqiptarë, që kishin sunduar Shqipërinë, më dhunë e terror, për gadi gjysmë-shekulli me radhë, nuk mund të pajtoheshin me pluralizmin politik, me demokracinë, sepse kishin humbur privilegjet e tyre. Dhe, si hiena, me milionat të marra nga Serbia, me përkrahjen konspirative të saj, organizuan përkalljen dhe rrënimin e Shqipërisë, duke përdorur rastin e fajdeve-piramida, e cila, sapo kishte filluar të ngrihej nga përtokja disa dekatore, që i bënë stalinistët hoxhianë.

     Tirana zyrtare social-komuniste, dërgoi në Mërgatë kuadro të specializuara të Sigurimit shqiptar (SHISH), për përçarjen e mërgimtarëve, nëpërmjet një grupimi të vogël, siç ishte Lëvizja e Republikës të Kosovës (LPK). Në këtë grupim politik, kishte hafije të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit shqiptar të Enver Hoxhës, me stazh tej dy dekadave. Tani, LPK-ja u begatua edhe me spiunë të rinj, nga dy sigurimet e cituara. Futën, si pykë, Fondin ilegal  dhe privat “Vendlindja thërret”, duke sabotuar financimin e Kosovës, aq të nevojshëm në kushtet e një pushtimi të egër; filluan sulmin e organizuar propagandistik lehaqenas, kundër Institucioneve Paralele të Republikës të Kosovës; kundër partisë së parë pluraliste – LDK-së, e cila organizoi jetën politike, institucionale, duke e nxjerrë jashtë loje Serbinë, fillimisht, organizimin politik një partiak dhe të gjitha institucionet e saj; kundër Presidentit, të zgjedhur me referendum gjithë-popullor, në Kosovë dhe Mërgatë, Dr. Ibrahim Rugovës.

     Pavarësisht pengesave gjithëfarëshe, oficerët shqiptarë, me vetëmohim e vendosmëri, arritën të organizohen, duke riaktivizuar emërtesën fillestare të Ibrahim Rugovës: “Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës”, duke zgjedhur edhe drejtuesin ushtarak të kësaj Force, ish-Komandantin e garnizonit ushtarak të Gospiç-it, në Kroaci, Kolonel Ahmet Krasniqin. 

        Prishja e Marrëveshjes të Osllo-s, sabotim i luftës

     Por, ndodhi ajo që pritej. Tirana zyrtare, Serbia pushtuese, me aleatë, me marionetën e tyre, LPK-në, e kishin planifikuar sabotimin e luftës së mundshme në Kosovë. Andaj, papërmbajtshëm e tërbueshëm, u hodhën në sulm kundër organizimit ushtarak – FARK, duke dalë me një organizim fantomë të tyre, i cili nuk u lëndëzua dhe as nuk hyri kurrë në luftë, me qëllim të moslejimit të konsolidimit dhe të bashkimit të faktorit ushtarak shqiptar. Dhe, këtë e realizuan, duke e prishur, njëanshëm, Marrëveshjen e arritur në Osllo të Norvegjisë!

     Provokimet e Tiranës zyrtare dhe të LPK-së, nën instruktimin e drejtëpërdrejtë të Serbisë, kundër oficerëve ushtarakë dhe veprimtarëve tjerë, që iu bashkuan Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK-ut), u intensifikuan, deri me kërcënime me jetë, nga militantë-hafje të LPK-së dhe dëbim prej Shqipërie , nga zyrtarët shtetëror në Tiranë!!

     Të ndodhur në mes zjarreve: të Serbisë, Shqipërisë dhe bandave të LPK-së, oficerët, tashmë, të organizuar në një strukturë profesionale ushtarake, kërkuan mendimin, këshillën, ndihmën, urdhërin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Duke e ftuar, në një takim në Zvicër, Kryekomandantin e kësaj Force, njëherësh edhe President i Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, pasi e informojnë Atë, për punën e tyre konstruktive, në përgaditjen për luftë, i flasin edhe për destruktivitetin e skajshëm të LPK-së, me instruktorët e saj Serbinë dhe Tiranën zyrtare. Dhe, shtrojnë pyetjen-dilemë, shumë domëthënëse e vendimtare, për fatin e Kosovës:

            “Ç`të bëjmë?!”

Dhe, Presidenti Rugova, në këtë rast, edhe në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, do t`u përgjigjej, oficerëve të tij, të Kosovës, tashmë, të vënë në shërbim të luftës, të Ardheut:

-“Ju jeni profesionistë, e dini çfarë bëni. Kthim prapa nuk ka!” 

Për oficerët trima e fisnikë të FARK-ut, gjithëçka ishte e qartë. Asnjë hamendësim, mëdyshje, për urdhërin e Kryekomandantit Rugovë. Lufta opsion i vetëm, pavarësisht presionit, shantazhit, kërcënimit të trinomit të zi: UDB-së, SHISH-it, LPK-së.

          Lufta e Kosharës – legjitimoi UÇK-në      

     Dhe, krimi, me skenar të Serbisë, ndodhi. U përgjakën shumë oficerë, duke filluar nga vet kreu ushtarak, Ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, tani, Hero i Popullit, për të vazhduar me dhjetra të tjerë, të ekzekutuar gjatë luftës dhe pas luftës. Por, ata, ushtarakët e FARK-ut,  bënë detyrën, pavarësisht rreziqeve në rritje, nga bandat e përbashkëta shqiptaro-serbe. Thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, që therte, si heshtë, zemrat gjithë-shqiptare; bënë betejat e shumëta në Luftën e Kosharës, e cila legjitimoi UÇK-në, siç e pranon edhe vet Gjenerali kontravers e kundër-FARK, Agim Çeku, si dhe betejat dhe aksionet tjera në Kosovë.

     E bëra këtë ekspoze, për të treguar si lindi ideja, për emërtimin, krijimin dhe organizimin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), si dhe pengesat,  deri në vrasje, të oficerëve atdhetarë e trima, nga bandat e LPK-së, të bashkuara në SHIK, me instruktimin e SHISH-it dhe të UDB-së, me aleatë; betejat faktike e fitimtare të strukturës ushtarake FARK, kundër policisë dhe ushtrisë armike serbo-sllave.

          Kosova nuk guxon ta humbasë atributin -Republikë-

     Gabove, Vjosë, kur deklarove: “Forcat e Armatosura të Kosovës”, duke e legjitimuar emërtesën inatçore e kundra-kombëtare të Hashim presidentit, Hashim dallaverës. Kosova është Republikë Parlamentare. Emërtesa – FAK – e Hashim Thaçit, që pleqtë e Kosovës ofshajnë, duke shfryrë “he FAK-un e nanës”, është inatçore, pse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i emërtoi dhe themeloi Ibrahim Rugova, qysh në vitin 1991. Por, emërtesa – FAK -, ka edhe elementin kundra-kombëtar, sepse anashkalon _ Republikën -. Dhe, kjo do të thotë se Kosova nuk është shtet i mirëfilltë. Dhe, zëvendësimi i – FARK -, siç ishte emërtimi filletar, me –  FAK -, është një pisllëk i llojit të vaçantë.

     Emërtesën – FAK- , zyrtarisht e ka kundërshtuar dhe ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke i dhënë edhe shpjegimet përkatëse dhe paligjshmërinë, absolute, të kësaj emërtese fantomë, të shpikur dhe të shpifur nga Hashim presidenti! Edhe pse, krerët e Vetëvendosjes, paradoksalisht, i ikin emrit të Presidentit Rugova, “si djalli nga temjani”, ata e pranojnë emërtimin adekuat të Tij, “Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës”. 

     Prandaj, Vjosë e dashur, deri në adhurim, nuk duhet ta pranoni emërtesën – FAK -, të Hashim presidentit. Republika e Kosovës, nuk guxon të humbasë asnjë atribut shtetëror. Aq më pak, – Republikën -, e cila i del e tepërt Hashim dallaverës, i dyshuar për shumëçka.

     LDK-së me aleatë, përveç  – FAK-ut -, i mbetet të zhvlerësojë e ndryshojë edhe shumë vendime dhe emërtime paushalle, cinike, idioteske e kundra-kombëtare, të bëra nga Hashim agai, pa i pyetur dhe përfillur institucionet përkatëse të Republikës të Kosovës. Po përmendim ca syrësh: emërtimi i ushtrisë; emërtimi i një auto-rruge, pse një agjent i shumëfishtë organizoi vrasjen e akademik Fehmi Aganit; ndarjen dhe përçmimin e Hamëz Jasharit, nga i vëllai Ademi, edhe pse ata kanë qenë të pandashëm, në të gjitha aksionet luftarake, i bërë, tërësisht, për arsye politike; emërtimi i panatyrshëm i Aeroportit të Prishtinës, duke u tallur me heroin, kur dihet se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me fluturimin. Dhe, plot “xhevahire” të tjera.

Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit! – Nga Gani MEHMETAJ

 
Presioni për shkombëtarizim nuk pushoi asnjëherë. Hoxhallarët të paguar nga Serbia  nxisnin shqiptarët besimtarë e të pa tru, të deklaroheshin të kombit mysliman, komb surrogat sllavë, që flisnin serbisht, faleshin arabisht e mendonin marrëzisht, sikurse u deklaruan boshnjakët. Ishte kjo shpikje e Beogradit, që boshnjakëve u kushtoi mbi njëqind mijë të vrarë në luftën e Bosnjës. Shqiptarëve të qenit myslimanë nga viti 1878 deri me 1945 u kushtoi mbi një milion të vrarë e disa milionë të dëbuar në Turqi. Kur nisën të këndellën nga kjo fatkeqësi e të deklaroheshin shqiptarë, prapë nisi sulmi i islamit agresiv, fryt i bashkëpunimit të Jugosllavisë me shtetet arabe.    
Nga kujtimet e rinisë së hershme po e nxjerrë këtë fragment para regjistrimit të popullatës me 1971:         
“Hoxha i Madh i Vitomiricës së Pejës predikonte: “Të lutesh e të predikosh shqip është haram, të djeg zjarri i xhehnemit, shqipja është gjuhë kauri e laneti”. Prandaj hoxha sllav pa komb, pa fe e pa atdhe, kurrë nuk lutej shqip: serbishtja dhe arabishtja ishin gjuha e tij e predikimit e lutjeve në xhami. As në rrugë kurrë nuk e foli asnjë fjalë shqip.  
Shqiptarët e shkretë e të pa tru ia hapnin sytë dy orë në xhami, ndërsa nuk ia kuptonin asnjë fjalë serbisht, as arabisht, por kur dilnin nga xhamia shpërthenin në entuziazëm të marrësh:  “S’ka me Hoxhën e Madh të Vitomiricës së Pejës!”
Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i islamit

SHKENCËTARËT BOTËRORË PARALAJMËROJNË RREZIK PËR NJERËZIMIN – Nga Frank Shkreli

Në një paralajmërim botuar në revistën ndërkombëtare online “BioScience”, shkencëtarët e udhëhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtetëror Oregon në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë: “Njerëzimit po i bëhet tani një paralajmërim i dytë.   Ne jemi duke rrezikuar të ardhmen tonë nëqoftse nuk kufizojmë konsumimin material në sferën gjeografike dhe demografike dhe nëqoftse nuk e konsiderojmë rritjen e shpejtë të popullësisë si një prej shkaqeve kryesore të kërcënimeve ekologjike dhe shoqërore”, me të cilat përballet njerëzimi.

 

Anë e mbanë botës, çdo vit, vdesin më shumë njerëz nga ndotja e mjedisit se sa nga të gjitha luftërat dhe dhuna në botë.   Ky është “paralajmërimi drejtuar njerëzimit” nga mbi 15,000 shkencëtarë, përfaqsues të 184 vendeve, nga e gjithë bota.   Në paralajmërimin e botuar të hënen nga Aleanca e Shkencëtarëve Botërorë theksohen rreziqet me të cilat përballet njerëzimi dhe planeti ynë në të ardhmen — rreziqe këto të shkaktuara — sipas shkencëtarëve botërorë — nga ndryshimet klimaterike, nga çpyllëzimi, nga humbja e ujit të pijshëm, nga zhdukja e specieve të ndryshme dhe nga rritja e pa kontrolluar e popullësisë, sidomos në Afrikë dhe në Azi, ku sipas shkencëtarëve botërorë, është shënuar një rritje prej 35 për qind  popullësisë.   Në përgjithësi, ekspertët shënojnë 25 trende negative anë e mbanë botës, përsa i përket keqësimit të mjedisit dhe rreziqeve me të cilat përballet njerëzimi, si përfundim.   Ndër trendet negative, ata identifikojnë, ndër të tjera, pakësimin me 25 për qind të ujit të pijshëm për person, shtimin me 75 për qind e numrit të zonave të vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektarëve me pyje, si dhe pakësimin me 29 për qind të numrit të kafshëve, zogjëve dhe llojeve të ndryshme peshqish dhe kafshësh amfibe, e të tjera.

 

Në të vërtetë, ky ishte një paralajmërim që shkencëtarët kishin bërë 25 vjetë më parë, por raporti i botuar të hënen është edhe më i zymtë për nga pesimizmi me të cilin shkencëtarët e shikojnë ndotjen e mjedisit dhe efektet që ka mbi njerzimin dhe planetin në të cilin jetojmë.   Nga raporti i fundit, që cilësohet si paralajmërimi i dytë, vihet re se pikëpamjet e shkencëtarëve  të njohur botërorë, përfshirë ndër ta edhe nobelistë, e shikojnë situatën e ndotjes së mjedisit, madje edhe më të rrezikshme se 25 vjetë më parë, kur kishin bërë paralajmërimin e parë mbi rreziqet që i kanosen njerëzimit nga ndotja serioze e mjedisit.   Sipas raportit të fundit të shkencëtarëve, përveç shtresës së ozonit që, sipas tyre, duket se është stabilizuar disi, çdo kërcënim tjetër që 25 vjet më parë ata i kishin identifikuar si rreziqe serioze ndaj mjedisit dhe planetit tonë, janë keqësuar gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

 

communique published Monday in the journal BioScience

 

Në raportin e tyre, shkencëtarët botërorë identifikojnë konsumimin e tepëruar të burimeve të planetit si dhe shtimin e pakontrolluar të popullësisë si rreziqet më serioze me të cilat do të përballet njerëzimi në të ardhmen.   Në paralajmërimin e dytë, shkencëtarët më të njohur botërorë, i bëjnë thirrje njerëzimit që të konsumohet më pak mish, që të lindin më pak foshnje, që të përdoret energjia grinë dhe të konsumohet më pak në përgjithësi, me qëllim që të shpëtohet planeti nga rreziqet që rezultojnë nga ndotja e mjedisit dhe abuzimet.   Ata theksojnë se ndonëse janë shënuar përparime të vogëla në drejtimin e duhur, disa fushë, siç është rënja e lindjeve të foshnjave në disa pjesë të botës, shkencëtarët botërorë bëjnë thirrje për një rivlerësim të rolit të ekonomisë të bazuar në rritje, me qëllim për të pakësuar gazërat, për të inkurajuar ri-përdorimin e energjisë, për të mbrojtur eko-sistemet, dhe në përgjithësi për të adaptuar masa të përgjithshme në mbrojtje të mjedisit, në të gjitha përmasat e tij.   Shkencëtarët shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre se njerëzimi nuk po bën sa duhet për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të biosferës së rrezikuar nga ndotja e mjedisit.

 

Njoftohet se shkencëtarët arritën në këto përfundime duke u bazuar dhe duke përdorur të dhënat dhe informacionet nga qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës, nga ente private dhe nga ekspertë të ndryshëm, për të arritur në përfudnimin e tyre se nëqoftse bota nuk merrë masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, njerëzimi dhe planeti në të cilin jetojmë, përballen me një “rrezik të madh dhe të pandreqshëm”, në të ardhmen.

 

Por, shkencëtarët nuk janë krejt të pa shpresë se gjëndja nuk mund të ndryshohet drejt përmërsimit të mjedisit nëqoftse merren masat e nevojshme.   Ata i bëjnë thirrje publikut botëror për një aktivizëm më të madh në këtë fushë, për t’u bërë presion autoriteteve vendore dhe udhëheqësve politikë kudo, që të marrin vendime më serioze në mbrojtje të mjedisit, anë e mbanë botës.

 

Profesori Uilliam Riple i Universitetit shtetëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara, citohet të ketë thënë në një njoftim për median, se raporti mbi rreziqet që ndotja e mjedisit sjellë për botën, mund të konsiderohet nga disa si një dokument alarmist që i frynë rrezikut dhe si të tillë hedhin poshtë provat që kemi mbledhur.   “Puna e shkencëtarëve është për të analizuar të dhënat dhe për të parashikuar pasojat afat-gjata për të ardhmen”, është shprehur Profesori amerikan.   Ai shtoi se shkencëtarët që kanë nënshkruar dokumentin që u botua të hënen, nuk po japin një alarm fals, por shtoi Profesori Ripple, ata po i paraqesin njerëzimit provat për shënjat e qarta se bota është në një rrugë pa këthim, nëqoftse nuk merren masat të menjëhershme për të ndryshuar trendet tepër negative, që autorët përshkruajnë në këtë raport, dhe rreziqet me të cilat mund të përballet njerëzimi, si pasojë e ndotjes së pa kontrolluar të mjedisit.

 

Megjithë parashikimet pesimiste të këtij paralajmërimi mbi ndotjen e mjedisit dhe mbi pasojat afatagjata që mund të ketë ndaj njerërzimit dhe planetit tonë, autorët  thonë se çdo gjë nuk është humbur ende.   Ata theksojnë se nëqoftse ekziston vullneti i mirë për të bërë diçka në lidhje me këto prirje negative që shknecëtarët venë në dukje në raportin e tyre, njerëzimi mund të bëjë ndryshimet e nevojshme në jetën e përditshme, si edhe në ekonomi dhe në industri, por edhe në të gjitha fushat e jetës, të cilat deri tani kanë ndikuar negativisht në ndotjen e mjedisit në të cilin jetojmë.

 

Rreth 15,000 shkencëtarë botërorë paralajmërojnë se nuk është vonë për një ndërhyrje botërore për të ndaluar keqësimin e metëjshëm të mjedisit, me qëllim, sipas tyre, për të “Mënjanuar mjerimin e fatkeqësinë që mund të sjellë humbja e biodiversitetit” dhe ndotja e pa kontrolluar e planetit.   Ata këshillojnë, më në fund, se, të gjithë ne si individë, si autoritete qeveritare dhe si shtete, “Duhet të jemi të vetdijshëm se Toka, me të gjitha qenjet e gjalla është e vetmja shtëpi për të gjithë ne.”   Për ta shpëtuar, përfundojnë ata paralajmërimin e tyre, së bashku, “Mund të  shënojmë përparim të madh për të mirën e njerëzimit dhe të planetit, prej të cilit të gjithë ne mvaremi…për ndryshe, së shpejti mund të bëhet tepër vonë”, theksojnë shkencëtarët botërorë në paralajmërimin e dytë drejtuar njerëzimit, mbi pasojat serioze që sjellë për njerëzimin ndotja e mjedisit, anë e mbanë botës.

 

Frank Shkreli

Murgesha e re Jerina – Nga Gani MEHMETAJ

 
Prapë më dilte parasysh, më ngatërrohej pamja e Jerinës tjetër, po aq e bukur, po aq lozonjare, po aq e dhënë pas luleve. Në Jerinën urbane me xhins e xhakavento u dashurua djaloshi i qytetit. Askush nuk u doli para t’ua eklipsonte dashurinë, s’pati rival që do të kërkonte dyluftim. Një përleshje me fytyrë të gjakosur në diskotekë për hiret e Jerinës, një bërryl në ije për ndëshkim pse ai e mbante në përqafim të bukurën e qytetit, nuk quheshin luftë për jetë a vdekje.  Megjithatë ua kishin lakmi jo vetëm rininë e dashurinë.
Një ditë i zgjedhuri i Jerinës, Leka nga cepi i Rrafshit të Dukagjinit, atje ku dikur ngjizeshin legjendat,  iku në luftë, apo e  morën në luftë,  legjenda urbane nuk e sqaronte. Tym e flakë shkonte fati i luftës . Bota po përmbysej. E priti Jerina Lekën e tij pa u ankuar dhe pa u tunduar në dëshirimet e djemve tjerë. Pyeti gjithandej. Përgjigje nuk i dha askush. E shihnin me keqardhje, rrudhnin me supe. 
Megjithë shpresën e madhe fjalë a lajm nga ai nuk mori. Dikush tha se Leka ra në një rrafshnaltë të trishtë nga një plumb snajperi. Vrasësi nuk ia pa as fytyrën, as nuk e njohu më parë, e kishin urdhëruar se duhej të vriste këdo që lëvizte prapa hendeku armik. Dhe prapa hendekut armik lëvizi Leka i Jerinës, prandaj ushtari i huaj e vrau. Ashtu thuhej në një lajm tronditës. Kaloi një kohë, kumti as u përsëritë as u vërtetua.  
Një tjetër kumt u shpërnda më shpejt se sa i pari, më pak tragjik, por jo më pak i dhimbshëm për Jerinën. Sipas kumtit të ri djaloshi u martua me një bionde të skajit verior të kontinentit. Biondja kishte fytyrë edhe më të bardhë se Jerina e  Rrafshit të Dukagjinit. Jerinën e sëmboi më shumë lajmi që ai u martua me një biondine me lëkurë më të bardhë se ajo, se sa kur i thanë se e vranë në një qafë mali a rrafshnaltë të trishtë. Prapë nuk donte ta besonte as të parën, as të dytën.
Nuk e pranonte të vdekur as të martuar.  
Ajo e dinte që i dashuri i saj po të qe gjallë një lajm do t’ia dërgonte, po të kishte rënë në luftë një kumt i fshehtë do t’i vinte, ndërkaq, as i vinte lajm nga i dashuri, as nuk i erdhi kumti i fshehtë.   
Vendosi t’i kushtohej botës së përtejme, sepse kjo botë nuk i ofroi atë që ia premtoi. Të vinte dorë mbi vete, nuk ishte në natyrën e saj, të martohej aromë burri tjetër nuk donte. Ajo nuk e donte as jetën e mishit e të gjakut. Nëna i vdiq, babai ra në shtrat nga pikëllimi, i dashuri nuk jepte shenja jete.
Jerina e bukur u mbyll në manastirin e vetmuar, në mes të dy kurorave malore, atje ku paqja e qetësia të grishnin, të bënin t’i zbusje dhimbjet e shpirtit. Aty nuk ishte e vetme në vuajtje e pikëllim, simotrat pendestarë e kuptonin dhe e trajtonin mirë. Jerina nga cepi i Rrafshit të Dukagjinit ndoqi rrugën e princeshës së Lekë Dushmanit, i ngrysi ditët në manastir. Atje do të jetonte për kujtimin e dashurisë me devotshmëri, sepse gjithnjë e më shumë i shtohej dyshimi se ai nuk ishte në mesin e të gjallëve. Në fillim fantazonte që Leka do të vinte, do të hapte me rrëmbim dyert e forta të manastirit dhe do ta merre me vete. Qante kur e imagjinonte këtë pamje si në filma.
Kjo shpresë me kalimin e viteve i zbehej gjithnjë e më shumë, shpesh i përftonte mendimi: “Ai nuk është në mesin e të gjallëve, ai nuk do të martohej kurrë me një tjetër, le të jetë edhe më bionde se unë”. Këtë  bindje  ia forcoi flutura me krah të shkruar që ra mbi petalet e një lule, ku qëndroi pak më parë bleta. Ajo rrinte në kopshtin e manastirit dhe dëshironte të bëhej lule si kjo lule që lëshoi aromë aq të njohur e aq drithëruese. Një rrymim i ftohtë ia përshkoi trupin. Nisi t’i mbushej mendja se kjo aromë, ardhur nga larg bashkë me erën e njohur, ia sillte edhe erën e rënde të dheut. Aroma e trupit të tij, bartur nga poleni i bletës ia përkëdhelte shqisat, por era e dheut ia dridhte trupin. Ajo e kishte dëgjuar legjendën për mbretëreshën e luleve, emrin e të cilës mbante, e dinte se edhe i dashuri i Jerinës nuk u kthye kurrë nga lufta.
” Thua edhe Jerinës së Plator Dardanit  ia këputi shpresat aroma e luleve që ia solli flutura për t’i kumtuar se i dashur i saj nuk ishte në mesin e të gjallëve?”.
Murgesha e re derdhi lot mbi petalet e luleve, në kopshtin e manastirit. E vajtoi në heshtje vdekjen e të dashurit. Flutura iku tutje nga pikat e njelmëta të lotëve. Askush nuk mori pjesë në pikëllimin e saj, e vetme dhe e braktisur nuk e përballonte dhimbjen.  
Në të ngrysur e gjeten pa ndjenja në kopshtin e manastirit me një lule në grushtin e shtangur.     
Netëve të kthjella jo vetëm murgeshat e manastirit por tërë krahina betohej se emri Jerinaaaa, përplasej dhimbshëm e me pëshpërima. Emri i saj pëshpëritej dymijë vjet nëpër këto hapësira.

Shqipëria të bllokojë Serbinë në “Frankofoni” – Nga SHABAN MURATI

Një nga dobësitë e të gjitha qeverive shqiptare në fushën e diplomacisë ka qenë pazotësia ose neglizhenca për t‘u bërë të qartë shteteve të tjera se Kosova është çështje e pandarë e kombit shqiptar, pra edhe e interesit jetik të Shqipërisë. Kjo dobësi konsiston në faktin që kërkesat tona për njohjen e Kosovës nuk janë shoqëruar me vepra dhe me veprime, që ndikojnë në dinamikën diplomatike me shtetet e tjera. Duke mos qenë koha të rendim nëpër faqet e historisë së diplomacisë shqiptare të periudhës postkomuniste për të parë çfarë është bërë keq, po ndalemi në raportet me Serbinë dhe më konkretisht në një rast të ditëve të fundit, për të kuptuar si duhet bërë mirë. Në datën 8 nëntor zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi në një konferencë në MPJ: “Unë dua të shpreh gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të filluar së shpejti procedurën për të marrë statusin e anëtarit të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë”.

Një diplomaci e kujdesshme shqiptare nuk mund ta neglizhojë këtë sinjal dhe pikërisht për këtë unë po tërheq vëmendjen. Është një rast i artë që Shqipëria të demonstrojë me vepra përballë Serbisë se kërkesën për njohjen e Kosovës Tirana nuk e ka thjesht retorikë diplomatike.

Shqipëria është që nga viti 1999 anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ONF. Në statutin e kësaj organizate thuhet tekstualisht se “shtetet që duan të bëhen anëtare të ONF duhet të bëjnë kërkesë zyrtare. Është samiti i Frankofonisë që mbi bazën e rekomandimit të konferencës së ministrave vendos nëse duhet pranuar ose jo aplikanti i ri. Ky vendim duhet të merret në mënyrë unanime”. Kjo do të thotë që Shqipëria ka të drejtën e vetos si të gjithë anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të pranuar ose jo një anëtar të ri. Praktika diplomatike, logjika dhe interesi ynë sugjerojnë që Shqipëria nuk mund të mos e vlerësojë këtë rast për ta përdorur të drejtën e vetos në dobi të sanksionimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, dhe më konkretisht nga Serbia. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk mund t’i lejojë vetes ta anashkalojë këtë rast të përshtatshëm diplomatik pa kërkuar asgjë nga aplikanti i ri, Serbia. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më praktikat e mëparshme të gabuara, që ka ndjekur në të kaluarën, kur pa u kërkuar asgjë për Kosovën, lejoi Rusinë të bëhej shtet vëzhgues në Konferencën e Bashkëpunimit Islamik dhe lejoi Moldavinë të futej në organizatën rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, SEECP. Shqipëria duhet të përdorë të drejtën e vetos për të mos lejuar që Serbia të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë pa bërë kompromiset e duhura për Kosovën. Përse Shqipëria duhet ta ndërmarrë këtë hap?

Së pari, sepse Shqipëria ka për detyrë që t‘i tregojë Serbisë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe bashkëpunimi i tyre në organizatat dhe në forumet ndërkombëtare e rajonale nuk mund të jetë i plotë dhe as reciprok nëse Serbia nuk merr në konsideratë kërkesat shqiptare për njohjen e Kosovës dhe vazhdon bllokimin e saj në organizimet ndërkombëtare. Së dyti, Shqipëria duhet të përdorë të drejtën e vetos së saj për anëtarësimin e Serbisë në ONF, sepse kështu pastron rrugën e Kosovës për anëtarësim në ONF. Kosova është pranuar si shtet me statusin e vëzhguesit në ONF në nëntor të vitit 2014. Por nëse Shqipëria do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në ONF përpara Kosovës, kjo do të krijojë situatën që Serbia të bllokojë dhe të mos lejojë Kosovën të bëhet anëtare e kësaj organizate. Pra, Serbia do të përsërisë bllokadën, që po bën për Kosovën në UNESCO. Shqipëria mund ta lejojë anëtarësimin e Serbisë në ONF duke i vënë kushtin që Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Dhe kjo nuk realizohet me premtime boshe nëpër tavolina koktejesh, por bëhet me marrëveshje të shkruara ose me shkëmbime notash zyrtare midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Së treti, ka ardhur dhe madje ka kaluar koha që Shqipëria duhet të reagojë edhe në rrugë diplomatike, edhe në rrugë publike, ndaj fenomenit të shëmtuar të bllokimit dhe të pengesave, që Serbia po i bën pranimit të Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Serbisë i duhet bërë e qartë se kjo politikë obstruksioniste e saj ka pasoja dhe efekte dhe konsiderohet armiqësore jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Shqipërisë. Tirana duhet të jetë e para që duhet t’ia vizatojë këtë vijë të kuqe Serbisë. Shqipëria duhet të reagojë ndaj veprimtarisë negative të Serbisë në organizatat dhe në forumet ndërkombëtare, që pengon Kosovën të anëtarësohet në to. Nëse Tirana nuk reagon për bllokimin që Serbia po i bën Kosovës në UNESCO apo në Interpol apo në organizata të tjera ndërkombëtare, kjo interpretohet në Beograd jo vetëm si dobësi e Shqipërisë, por edhe si provë që Shqipëria nuk e konsideron Kosovën pjesë të çështjes së saj kombëtare. Nuk mendoj se flet në favor të heshtjes së Shqipërisë fakti që Serbia ka nënshkruar në prill të vitit 2013 marrëveshjen me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve dhe për mospengimin e integrimit europian të Kosovës në BE dhe nga ana tjetër zhvillon një veprimtari intensive, madje histerike, kundër njohjeve të Kosovës dhe kundër pranimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Në datën 9 nëntor ministri i Jashtëm serb Daçiç, me mburravecërinë tipike rurale ballkanike, u lavdërua se vendimi i Prishtinës për të shtyrë aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO ishte një fitore e madhe e Serbisë dhe se me këtë rast “Ne mundëm SHBA, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Turqinë, Arabinë Saudite”. Ministri i Jashtëm serb nuk e përmendi fare Shqipërinë. Shqipëria e ka për detyrë t’i kujtojë Serbisë se kështu nuk mund të vazhdohet dhe se Serbia duhet të respektojë marrëveshjet dhe normat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit rajonal.

Së katërti, sanksionimi i statusit ndërkombëtar të Kosovës si shtet i pavarur me të drejta të plota të anëtarësimit në OKB dhe në gjithë organizatat ndërkombëtare është pjesë e çështjes jetike kombëtare të kombit shqiptar dhe si e tillë është prioritet i rëndësishëm i Shqipërisë dhe i diplomacisë së saj. Kjo do të thotë që Shqipëria në veprimtarinë e saj ndërkombëtare duhet t’i bëjë të qartë Serbisë, Rusisë dhe të tjerëve, se nuk mund të avancohen marrëdhëniet me Shqipërinë nëse ato dëmtojnë interesat jetike të Shqipërisë, ndër të cilat është edhe Kosova. Shqipëria duhet të marrë pak shembull nga përvoja e diplomacisë greke, e cila që prej 25 vitesh po u bën rreshtore diplomacisë, qeverive dhe shtetit shqiptar për minoritetin grek.

Është koha që Shqipëria të jetë më agresive dhe më e guximshme në mbrojtjen e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe rajonale. Miqtë dhe jomiqtë në arenën ndërkombëtare të vlerësojnë dhe të marrin në konsideratë kur i ngre hapur dhe me forcë problemet dhe interesat shtetërore e kombëtare dhe jo kur hesht për to. Ndaj sugjerimi im për qeverinë e Shqipërisë është që të përdorë të drejtën e vetos për anëtarësimin e Serbisë në Frankofoni, si një mundësi e re për mbrojtjen e interesave të Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar./GSH.al

Jerina e dy kështjellave të Dardanisë – Nga GANI MEHMETAJ

 Fytyra e Jerinës kishte bardhësi verbuese. Sytë të magjepsnin. Rrugëve të qytetit të shtruar me gur lumi thembrat nuk i preknin gurët e lëmuar, ndërsa majat e gishtave rrëshqisnin si në vaj. Jerina ndryshonte nga të tjerat. Shpesh i dilte para sysh fytyra e saj engjëllore nën dritën e hënës, kur bënte roje në bedenat e kështjellës së Lekës, po edhe ditën kur nisej me një duzinë kalorësish në inspektimin e rrugëve malore që gëlonin nga pritat e cubave.
Nami për bukurinë e saj e la pa gjumë. Fshehtësia që e mbulonte si mjegull e dendur emrin e shtatin e saj e turbullonte.
E gjatë, hollake, trupi i lakohej si ngjalë, pëshpëritnin ata që kishin dëgjuar nga goja e atyre që mburreshin se e kishin parë si përftim ere. Kishte fytyrë rrezëllitëse të bardhë, flokët e mëndafshta ngjyrë gruri të pjekur i fëshfërisin si fletët e akacieve. Sytë i shkëlqejnë sa të linte të mbërthyer në vend. Ishte me pamje engjëlli e djallushe. Të tundonte hapi i lehtë, të bënte për vete shtati që lakohej e këllqet që dridheshin. Një shkëlqim shajnie ia rrethonte kurorën e flokëve. Kur ecte rrugës së kalldrëmit, gjethet e pemëve e të lisave nuk fëshfërijnë, pushonte cicërima e zogjve, frymëmarrja e burrave pasi t’ua ketë ndal diafragmën, shpërthente në ofshama që të  vinin në vesh dhimbshëm. Pak kush e kishte pa, të gjithë flisnin për te sikur ta kishin fqinjën e parë që ua mori ëndrrën dhe ua çrregulloi gjumin.
       
Kalorësit me emrin e saj në gojë, niseshin në beteja. Me emrin e saj në buzë trimat lëshonin grahmat e fundit, pasi kishin marr goditje vdekjeprurëse nga shpata e armikut. 
Kjo ishte Jerina e Platorit, princit ilir të Luginës së Dardanisë, që zotëronte fusha e male në të dy anët e Drinit të Bardhë. Zotëronte tri kështjella. 
Për Jerinën flisnin të gjithë nga maja e bjeshkës deri thellë në luginë, për te u thuren  legjenda, dy kështjella të bukura ilire emrin e saj mbanin, dy çeltina me lule që të dehnin  livadhet e Jerinës quheshin, dy kurora malesh për Kurorat e Jerinës i dinin. Sikur të kishte mundësi tërë bjeshkët e Lugina emrin e saj do të mbanin.
Renditeshin bëmat e saj me bukuri. Në përgament, në vend të regjistronte kronisti jepte copa të jetës së vet, në vend të përshkruante, ai ofshante, si te qe vet njëri nga ata që vuanin për Jerinën dhe dashurinë e saj. Kur pritej të bënte distancën në mes të saj e burrave që ia kërkonin dashurinë, ai futej në brendësinë e gjëmës që e kishte gjetur djelmeninë që as hanin, as pinin. Jerina notonte në mes të ofshamave e dëshirave erotike të djelmoshave, por edhe dëshirimeve të burrave të pjekur. Ajo lëkundej si anija në dallgët e detit.
Burrat e ri donin të dëshmoheshin, sepse e dinin që ajo nuk mjaftohej vetëm me pëshpërima e ofshama, ajo kërkonte dëshmi dashurie e sakrifice. Ngjishnin armët, niseshin në kërkim të lavdisë, merrnin rrugët e panjohura, me shpresën se do të ktheheshin me kurora dafine. Shumë prej tyre nuk ktheheshin më, bota ishte e madhe, me shumë joshje e më shumë të papritura, bota u hapej para si mister, ajo i përpinte. Të tjerët nuk largoheshin shumë, sepse nuk u bënte zemra të shkonin prapa diellit e të mos e shihnin më, prandaj silleshin nga kështjella e afër në tjetrën, me shpresë se dikush do t’i ftonte për të dëshmuar trimërinë, por fama ishte diku tjetër, ndërsa ata i lëshonte zemra kur mendonin se duhej të kaptonin male e dete për t’ia dëshmuara Jerinës dashurinë. 
Kronisti kishte renditur një himn të gjatë për bëmat e bukurisë së Jerinës, shpesh i ngatërronte  bëmat e legjendat. Imazhet e mbysnin me oreolin e bukurisë që i mori në qafë djemtë e ri e burrat e pjekur, jo pse ajo e donte këtë sakrificë të tyre, megjithëse femrave kurrë nuk u dihet çka duan e çka presin. Kronisti ishte i sigurt se ajo nuk ia kërkonte askujt sakrificat, as u thoshte një fjalë të vetme. Por ata e ndjenin se duhej ta bënin, ashtu kishin lexuar në kronikat e mëhershme për dashurinë, ashtu ua donte qejfi, prandaj nuk i rezistonin tundimit që ta provonin vetën, ashtu sikurse nuk i rezistonin tundimit që po patën mundësi ta rrëmbenin dhe të mos ia lënin tundimit të tjetrit.
Këto fantazoja, ndërsa ngjitesha kodrës së rrëpinjtë në kështjellën e Jerinës. Askush nuk e dinte  me saktësi pse e mbante emrin e Jerinës kjo kështjellë e lartë, ku mezi ngjiteshe nëpër një dhiare  malore, dikur e shtruar me gurë të skalitur lumi, pakkush dinte kush ishte Jerina, kjo femër që e frymëzoi princin a zotin e kështjellës ta pagëzonte një kështjellë me një emër simbolit të bukurisë.
Edhe fortifikata tjetër malore përtej rrjedhës së epërme të Drinit, emrin e Jerinës mbante, ndërsa asnjëra kështjellë për dashuri e romantikë nuk ishin. Thua t’i ketë ngrysur ditët e fundit në Kështjellë, sipëri qytetit të Jakut, larg nga qyteti i madh Perzerendi, ku sipas legjendës e njohu të dashurin, ndërsa e ngrysi jetën në pikëllua.
Zia e mbuloi vendin e Jerinën kur erdhi kumti se Kalorësi ra më shumë ushtarë në betejën kundër barbarëve të veriut që shkretonin ngado që shkelnin. Fundi i kalorësit u shpërnda nga katundi në katund, nga qyteti në qytet, por askush nuk e mori vesh fundin e Jerinës. Mbase nuk pati fund sikurse njerëzit e vdekshëm. U shkri me erën, u bë petale, aromë lule, gjethe fëshfëritëse  që s’pushonte kurrë drithërimën.
Në versionin tjetër të legjendës thuhet se ajo u nis drejt veriut, në kërkim të kalorësit të saj dardan, por rruga ishte e pakalueshme, murtaja e shkretoi Dardaninë. Nuk arriti në cak dhe nuk u kthye mbrapshtë.
Në kështjellë nuk kishte asnjë shtatore, mungonte sheshi me  lule, shteruan currilat e uji. Para nesh shtrihej një rrënojë kështjelle, e mbuluara me shkurre e lisa të gjatë, e mbështjellë me rrënjë të pemëve e gurë të hapërdarë gjithandej. Kohë e gjatë kishte kaluar, shumë ujë rrodhi nën urën e Shenjt të Drinit të Bardhë, ecën vjetet, ndërruan stinët, por askush nuk e dinte kush ishte Jerina, që u shpirtëzua në lule.
Ofshamat e pëshpërimat e saj, që i  barte era e malit, apo fresku i Luginës dalëngadalë u shndërruan në legjendë, në pëshpërima që dilnin nga zgori i lisit, nga degët e shpërndara në kurora malesh, nga gjethet, lulet, pa u kuptuar ishin reale apo ishin të imagjinuara, i stisnin rrëfimtarët a mbështeteshin në ngjarje reale, jetoi kjo grua që mori në qafë shumë djemë pa dashjen e vet, a ia shpifen gjërat që nuk i pati, i plasi zemra nga dashuria e fshehtë që nuk e kuptoi askush apo iku nga epshet e lakmitë e burrave nepsqarë.
“Dashnia ishte ndryshe atëherë”, tregonte plaku i krahinës së Kështjellës së Jerinës. “Ni herë në pesë muj takoheshim msheftas me të zgedhunen e zemrës, gjysa e kohës na shkonte tuj kja nga përmallimi, gjysa tjetër tuj vrojtu mos na hetonte ndonjë sy i keq, që do të na merrte në qafë po e hapi fjalën se banim dashni.”     

NOSTALGJIKËT E “PARTIZANIT TË PANJOHUR” BASHKIM OPOZITAR, APO MË TEJ… TENDENCA PËR PARTI SHTET! – Nga Isuf B.Bajrami

 

Të shtunën, dhjetëra polic u vendosën përreth ish vendit ku qëndronte “partizani i panjohur” për t`i mbrojtur nostalgjikët e ish-monumentit, nga zemërimi i protestuesve! Për derisa disa “artistë” e kanë konvertuar ish-monumentin në objekt me përdorime të tjera, shumica e shqiptarëve e shohin atë si simbol të një epoke të shëmtuar të cilën dëshirojnë ta harrojnë.

Duke e cilësuar vendimin për heqjen e “partizanit të panjohur” si një “mentalitet shkatërrues”, “artisti” dhe disa nostalgjikë rreth tij, ngritjen e monumentit të ri të “Idriz Seferit”e titulloi si një formë të “agresionit arkitekturor” dhe vuri në pikëpyetje logjikën e ndërtimit. Nëse kjo është si arsye se si duhet të organizohet hapësira publike – pothuajse e diktuar – ne me të vërtetë nuk jemi shumë larg nga format e politikës së kaluar sllavo-komuniste!

Monumentet e ish sistemit sllavo-komunist janë pjesa më e dukshme dhe tërheqin shumë vëmendjen e të huajve, ndonëse jo shpesh të shqiptarëve. Shumë vende në Evropën Lindore kanë një farë magjepsjeje ndaj regjimeve të vjetra sllavo-komuniste dhe kanë hapur muzeume për atë kohë.

Ndërkohë, nostalgjikët e sllavo-komunizmit janë rishfaqur më shumë gjatë viteve të fundit, veçanërisht gjatë ceremonive të ndryshme përkujtimore për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore. Problemi këtu është, gjithsesi, se në Kosovë nuk ka pasur kurrë procese të rregullta gjyqësore për t’u përballur me krimet e kryera në atë kohë.

Kohët e fundit sistemi i Partisë shtet ka ri-filluar të jetë në formë, në përmbajtje e në veprim! Duket se është ri-instaluar. “Pavarësia e institucioneve” siç duket nuk funksionon ka ra, Partia shtet organizon, programon e drejton deri në detaje gjithçka dhe kudo. Institucionet janë nën thundrën e partisë shtet dhe të gjitha fijet e institucioneve lirohen e shtrëngohen nga një zyrë, ku shteti dhe partia shkrihen në një masë të vetme. Regjimi më brutal sllavo-komunist, që mbajti peng popullin shqiptar, një regjim që u shndërrua në burg përmes terrorit shtetëror, me krimet kundër njerëzimit si karakteristikë të tij unike.

Populli shqiptar luftoi shumë kundër regjimit fashist italian nën Musolinin dhe kundër Gjermanisë naziste nën Hitlerin. Kodi i besës i shqiptarëve u dha atyre fuqinë morale dhe fizike për të shpëtuar çdo hebre që u shpërngulën nga Jugosllavia dhe Evropa perëndimore, për t`u mbrojtur gjatë Holokaustit. Fatkeqësisht, populli shqiptar u tradhtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, që zëvendësoi okupimin nazist me regjimin më brutal sllavo-komunist! Qëllimi i sllavo-komunizmit ishte që të vriste ndjenjën liridashëse të popullit shqiptar dhe të shkatërronte shpirtin e tyre të vëllazërisë në favor të ndërtimit të shtetit totalitar nën sundimin Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Duke thyer kodin shqiptar antik të besës dhe nderit, sllavo-komunizmi krijoi një kulturë ku njerëzit duhej vazhdimisht të ishin nën mbikëqyrje dhe në “mbrojtje”, duke mos ditur se prej nga do të godiste rreziku i radhës!

Viktimat e sllavo-komunizmit, dëshirojnë demokraci të vërtetë. Shfrytëzoj rastin që t`i apeloj qeverisë që të sjellë demokraci të vërtetë, t`u kërkoj zyrtarisht falje viktimave të sllavo-komunizmit dhe familjeve të tyre, të themelojë një komision të së vërtetës, dhe më në fund të hap arkivat sllavo-komuniste për të gjithë, që do tu lejonte familjeve të fillojnë procesin e gjatë të shërimit dhe të rivendosë besimin në qeverinë dhe udhëheqësit e saj. Varrosja e së kaluarës sllavo-komuniste nuk u sjellë as drejtësi as shërim, atyre që vuajtën. Në fakt, kjo veçse ka vazhduar dhimbjen e tyre! Kjo më kujton të mbijetuarit hebrenj të Holokaustit që u detyruan të vuajnë në heshtje për vite me radhë, deri sa Izraeli kërkoi të shpaloste plotësisht trashëgiminë traumatike të nazizmit dhe të shokonte ndërgjegjen e botës – duke filluar me kapjen dhe gjykimin në vitin 1961 të Adolf Eichmann, njëri prej arkitekteve kryesore të planit të Hitlerit për zhdukjen e hebrenjve të Evropës.

Besoj se duhet të fillojmë procesin e shërimit nga dhimbja e së kaluarës (një e kaluar e cila është mjaft gjallë sot) duke marr nga qeveria llogari sa më të plotë për periudhën e sllavo-komunizmit. Megjithatë, plagët e sllavo-komunizmit dhe kulturat binjake të frikës dhe korrupsionit ende janë në veprim! Partitë politike hapur luftojnë për pushtet, dhe përfitimet e korrupsionit e mbajnë vendin jashtë Bashkimit Evropian, përderisa fqinjët  janë tashmë në BE ose janë në rrugë për anëtarësim.  Kjo gjendje e tmerrshme terrori filloi mu braktis zyrtarisht me rënien e Murit të Berlinit në tetor (1989), dhe se është koha për ta rrëzuar perden e hekurt sllavo-komuniste që ndanë popullin shqiptar nga demokracia, Evropa, dhe bota.

 

Gjilan;11.11.2017

Lutje dhe Meditim – Nga ARBEN KALLAMATA

Debati i ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara është përqëndruar në gjetjen e mënyrës më të efektshme për të kontrolluar dhe ulur e numrin e masakrave masive. Amerika zë vendin e parë në botë për vrasjet publike. Një statistikë e botuar sot vërente se që nga vitet 1970të e deri sot Shtetet e Bashkuara kanë pasur më shumë viktima nga vrasjet masive se sa nga të gjitha luftërat ku ato janë përfshirë gjatë kësaj periudhe (duke përfshirë edhe ato në Irak e Afganistan.)

Por ajo që të le pa mend është çfarë debatohet.

Nga njëra anë janë ata që shkaktarin kryesor për të gjitha këto tragjedi e kërkojnë te numri alarmues i armëve në qarkullim dhe te ligjet tepër të lira të Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e armëve. Ky grupim kërkon kufizimin e lejeve për armët si edhe kufizimin për llojet e armëve që mund të mbajnë qytetarët e thjeshtë, me arsyetimin se sa më pak armë, aq më pak krime do të kryen me to.

Nga ana tjetër është lobi i prodhimit dhe shitjes së armëve, i përkrahur nga e ashtuquajtura “e djathta e krishterë”. Këta ngulin këmbë se zgjidhja e problemit të vrasjeve masive gjendet te “lutjet dhe meditimet për viktimat” (thoughts and prayers).

Praktikisht lobi i prodhimit dhe shtimit të armëve dhe ai i prodhimit dhe shtimit të lutjeve dhe meditimeve në Amerikë është më i fuqishëm. Nga reagimet kundrejt dy masakrave të fundit (në Las Vegas dhe në Teksas) duket qartë se kjo mënyrë për zgjidhjen e problemit ka mbështetjen e politikanëve të fuqishëm si Presidenti Trump dhe Kryetari i Kongresit Paul Ryan. Ky i fundit është vënë dje dhe sot në shënjestër të kritikave dhe akuzave se po përpiqet të mbysë çdo përpjekje për ndryshime ligjore me pasivitetin dhe boshësinë e lutjeve dhe meditimeve. Megjithatë, kryekongresmeni amerikan Paul Ryan ngul këmbë se lutjet dhe meditimet janë mënyra më e efektshme për të luftuar dhunën, duke anashkaluar, për shembull, faktin që ata të shkretët që u masakruan në Teksas ishin brenda një kishe duke u lutur.

Për shumë njerëz që jetojnë larg realitetit amerikan ky debat mund të tingëllojë si një parodi cinike, gati-gati e pabesueshme. Është vërtet jashtë çdo përfytyrimi të mendosh që njerëzit më të fuqishëm të shtetit më të fuqishëm të botës arrijnë ta ulin kaq poshtë nivelin e diskutimit intelektual. Megjithatë, ky është realiteti. Paul Ryan është i bindur se lutjet dhe meditimet janë më të fuqishme se çdo lloj ligji dhe se Zoti i tij do t’i dëgjojë lutjet dhe do t’i ndalojë vrasjet. Ndërkohë, fëmijë, gra, burra, pleq të pafajshëm vazhdojnë të kërdisen thuajse dita ditës duke vërtetuar edhe një herë se ata që predikojnë zgjidhje përmes lutjeve janë në të njëjtën llogore me ata që përfitojnë miliarda dollarë nga shitjet e armëve.

LDK-ja E SHANTAZHUAR, E BLLOKUAR NGA SHIK-u – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

   PAN-i në panik. Humbja në zgjedhjet lokale, edhe pse e pritshme, i ka hutuar humbësit. Flasin përçartë e marrëzishëm. Humbjen faktike, e paraqesin si fitore të tyre! Është rasti që kjo humbje të thellohet. Por, ka një hezitim të shpjegueshëm nga LDK-ja, por të dënueshëm nga anëtarësia, për ta shfrytëzuar këtë rast, ndoshta, të papërsëritshëm. Koalicionet e mençura, do të ishin çilësi i fitores bindëse të LDK-së.

     Megjithatë, ka hamendësime, të diktuara  nga SHIK-u. Sepse LDK-ja është fort e shantazhuar, madje, edhe e bllokuar nga SHIK-u kriminal. Në strukturat vendimmarrëse të LDK-së, ka njerëz që kanë bërë pazare të pista me eksponentë të SHIK-ut. Bilëz, një nënkryetar i LDK-së, i pati bërë letër publike shefit të EULEX-it se SHIK-u nuk është vrasës?! E, megjithatë, LDK-ja heshti, nuk i kërkoi llogari kuadrit të saj. Andaj, edhe trimërohet Kadri Veseli, në mbrojtje të SHIK-ut, sepse i ka argatët brenda LDK-së. 

     Një kryetar komune në balotazh, njëherësh, edhe anëtar i Kryesisë të LDK-së, i pyetur se me ke do bëjë koalicion, përmend AAK-në dhe Nismën! Të dyja këto subjekte janë në PAN dhe së bashku me shefen e tyre PDK-në, kanë përgjakur LDK-në. Llogaria me numra, kryetarin në fjalë, e favorizon vetëm koalicioni me Vetëvendosjen. Megjithatë, i ikën emrit të saj, “si djalli nga temjani”! LDK-ja, e shantazhuar nga SHIK-u, dy herë radhazi e ka shpëtuar PDK-në, përkatësisht, PAN-in nga dalja në opozitë. Banda e SHIK-ut ende dikton LDK-në, prandaj, edhe pengon reformimin e saj.

         Vetëvendosja denoncoi e veproi, 

    për mbrojtjen e interesave të Kosovës

     Anakronizmi i Vetëvendosjes është – njerëz të rinj, me ideologji të vjetër, të demoduar e tërësisht dështake, siç janë relikët e urryera të komunizmit fatal enverhoxhian. Edhe heshtja, mosnjohja e Presidentit Rugova, si vlerë kombëtare, me kontribute të pakrahasueshme me askënd, madje, pa ndërmjetës në histrorinë gjithëshqiptare, që nga Gjergj Kastrioti e këtej, është një paradoks dhe hendikep i madh, që do t`i kushtojë Lëvizjes Vetëvendosje, nëse nuk reflekton. Kjo është një dëshmi, që ideolojia e kuqe satanike, imponon, dhunshëm, vullnetin e individit apo të rrethit vicioz, për ta pranuar këtë lloj heshtje edhe anëtarësia, e cila, gjithësesi, mendon ndryshe dhe vlerëson rolin dhe  personalitetin e Dr. Ibrahim Rugovës. Por, megjithatë, gjynahet, mëkatët e saj janë minore, krahasuar me partitë-banda të PAN-it. Në momentin e nevojës bashkëpunuese akute, Isa Mustafa dhe ndoca aminxhinj të tij, ngritën një çështje të panevojshme, jashtë kohës dhe hapësirës: “Vetëvendosja duhet, më parë, të kërkojë falje, për dhunën e saj, në demonstrime, protesta dhe gazin lot-sjellës në Kuvend!?!”

     E ashtuquajtura dhunë e Vetëvendosjes, ka qenë krejt e përligjur, nga provokimet e rënda dhe me elemente të bollshme, të tradhtisë kombëtare, të krerëve në shtet e pushtet: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës me shokë. Dallaverët e Hashimit më lëvriçkën Editë Tahirin, për Veriun e Mitrovicës; “Zajednca” dhe Demarkacioni, ku orkestroheshin të tre aktorët kryesorë, në dëm të Kosovës, ngjallën zemratën e ligjshme të popullit të Kosovës. Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo, që e para denoncoi rolin mashtrues e grevë-thyes të Hashimit, për Veriun e Mitrovicës. Ishin djemtë dhe vajzat e Vetëvendosjes, që u përgjakën në protestat kundërshtuese, për ta sfiduar ndarjen e kësaj pjese të Kosovës. Ju kujtohet tërheqja zvarrë e mbesës të plakut nacionalist, kombëtar, Hajriz Demakut të Drenicës, Puhizë Demakut, Albulenë Haxhiut me shoqe e shokë?!

     Gazi në sallën e Parlamentit ishte i domosdoshëm, për ta penguar revanshin e bajraktarëve: Hashimit, Kadrisë dhe të Isës, të ardhur në pushtet, me pazare të pista dhe të turpshme, të cilët, për interesa vetjake e grupore, karrieriste e shpëtuese , “rrafsh Kosova”, ishin dhe mbetën të rrezikshëm. “Zajednica” dhe Demarkacioni, nuk duhet të kalonin, të aprovoheshin në Kuvend, në variantin zyrtar të pranuar. Dhe, roli i Vetëvendosjes ka qenë vendimtar, për mosvotimin e tyre në Parlament. 

      Vetëvendosja dhe populli i Kosovës është provokuar marrëzishëm dhe kundër-përgjigjia ka qenë, absolutisht, në përputhje me përmasën gjegjëse reaguese. Si e tillë, Vetëvendosja duhet falenderuar dhe shpërblyer, për sakrificën e bërë, në mbojtje të interesave të Kosovës. Ndërsa, nga ana tjetër, provokatorët duhet të shkarkohen, nga pozitat e marrura dhunshëm, me ndërhyrjen e SHIK-ut kriminal dhe të ndiqen penalisht, për tradhtinë e bërë. Vetëvendosjes duhet t`i kërkojnë falje, për akuzat e pabaza, drejtuar asaj, LDK-ja dhe të gjitha partitë tjera akuzuese.

     LDK-ja, përkatësisht, LDK-ja në bazë, kryesitë e Degëve të LDK-së në komunat në balotazh, duhet të veprojnë shpengueshëm, nga ata që SHIK-u “ua ka zënë bishtin me derë”, dhe, tani, i shantazhon, qofshin ata në qendër apo në bazë, të koalicionojnë në balotazh, kudo që favorizohen reciprokisht. Për shembull, Vetëvendosja të mbështetet në Prizren nga LDK-ja dhe anasjelltas, Vetëvendosja ta përkrahë LDK-në në Ferizaj. Veprime të tilla, janë një shans i madh edhe për komunat tjera në balotazh. 

    

          Deputetët e rinj dhe të anatemuarit,

                    sollën fitoren e LDK-së

     Tellallët e Isa Mustafës ia dedikojnë fitoren e tanishme atij. Të zëshëm në falsifikim kanë qenë Bajram Gecaj dhe miku im Xhevat Rexhaj. Me Isa Mustafën identifikohen zgjedhjet e qendrore të qershorit dhe assesi zgjedhjet kolale të tetorit. Ishte angazhimi i deputetëve të rinj, së bashku me ata të anatemuarit e Isës, të cilët, ngjallën shpresën, se diçka po lëvizë së mbari në LDK-e. Ishin kryetarët e komunave, të cilët bënë një fushatë të sinqertë e transparente, ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm kuadrot e LDK-së, të frymëzuar nga ktyezoti i tyre, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Shkëlqeu Arban Abrashi, me edukatën e tij supreme, në komunikimin e mençur e njerëzor, me qytetarët e Prishtinës. Edhe të tjerët ishin në nivel, pavarësisht rezultatit, që nuk ishte dobësi e tyre.

          Tërheqja e mençur e gardës së vjetër, 

                   nderon ata dhe LDK-në

     “Una gentile retirata”, (një tërheqje e mençur), – thonë italianët, kur individi apo grupi bëhet pengesë e suksesit. Nuk ka dyshim se LDK-ja ka stagnuar, madje, është dërrmuar nga klanet, rrethet vicioze brenda saj. Klanet e ndanë LDK-në, klanet seleksionuan e përjashtuan, negativisht, kuadrin, masën dhe, në veçanti, Mërgatën nga LDK-ja, duke shkaktuar mega-skandalin: tërheqjen zvarrë të kryetares të Degës të LDK-së, në Gjermani, si veprimtarja më e madhe në botë, për çështjen kombëtare, Dokinë Gërvallën.

     Shpërdorimet në drejtimin e LDK-së, kulmuan në Kuvendin e 8-të të saj, kur kryetari e Kryesia degraduan të gjithë procesin zgjedhor, duke shkelur tri parimet bazë të demoktacisë evropiane: moslejimin e debatit; përjashtimin e konkurrencës; refuzimin e votimit të fshehtë, duke iu kthyer metodës komuniste, aklamative. Rrjedhimisht, “Kuvendi” i dhuroi LDK-së strukturën e saj vendimmarrëse, të emëruar, të vetëzgjedhur, ilegale, të paligjshme, të dhunshme. 

     Mungesa e legjitimitetit, e strukturave vendimmarrëse të LDK-së, ka qenë dhe mbetet pengesë serioze, e prurjeve të reja në LDK-e. Një tërheqje e mençur e gardës së vjetër, nga vendimmarrja në qendër, duke iu përkushtuar bazës, në komunat nga vijnë, do t`i nderonte ata, duke nderuar dhe prosperuar edhe LDK-në. Sjellja inatçore, fodulle dhe krejt kundra-demokratike, e ndocave nga garda aktuale, ka dëmtuar rëndë imazhin, dikur elitar të LDK-së në Kosovë dhe më gjerë, në rajon e botë. Kjo gjendje nuk duhet heshtur dhe toleruar edhe mëtej. Debati dhe vetëm debati brenda partiak, ushqen dhe zhvillon demokracinë bashkëkohore, duke u bërë edhe premisë, për joshje dhe begatimin njerëzor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

   Zgjedhjet e parakohëshme në LDK-e, 

               rikthim i LDK-së në pushtet

     Zgjidhja më e pranueshme, do të ishin zgjedhjet e reja, të parakohëshme në LDK-e. Nga organizimi i zgjedhjeve demokratike në parti, do të dilnin strukturat vendimmarrëse legjitime. Konkurimi i pakufizuar, për gardën e vjetër dhe të re, për strukturat drejtuese të partisë, do ta promovonte një strukturë vendimmarrëse të pavarur, të pashantazhueshme dhe të pabllokueshme nga SHIK-u kriminal.

     Dhe, nëse struktura aktuale ngulmon të mos shkojë në zgjedhje të parakohëshme partiake, atëherë rifreskimi, kooptimet në Kryesinë e LDK-së, janë nevojë akute. Është e pa drejtë, diskriminuese, madje, tej kriminale, në dëm të LDK-së, që, një Vjosë Osmani, me 60 mijë vota, të jetë jashtë strukturës drejtuese të LDK-së. Përmenda Vjosën, por, ajo ka shumë shoqe e shokë, të anatemuar nga klanorët karrieristë.

     LDK-në e ka dëmtuar karrierizmi dhe klanizmi. Fajësi mban edhe anëtarësia, e cila ka heshtur, për shkeljen e normave partiake, për devijimin flagrant nga rugovizmi dhe thirrja e rrejshme në emrin e rugovizmit, për mungesën e debatit, konkurrencës, dhe aklamacionet e turpshme, të aplikuara në disa kuvende zgjedhore në bazë dhe, sidomos, atë në qendër!

     LDK-ja është forcë solide, është parti shtetformuese, parti e duarëve të pastra, parti me urti e fisnikëri të pashoqe. Ishte SHIK-u, ai që ia imponoi LDK-së njerëzit e tij në udhëheqje dhe, prandaj, vazhdon t`i zhantazhojë, në vijimësi. LDK-ja, përkatësisht, njerëzit e rinj të saj, duhet të përballën me SHIK-un vrastar, për të shkëputur fijet lidhëse shantazhuese të tij. Pastrimi i strukturave vendimmarrëse të LDK-së, nga argatët e SHIK-ut, është imperativ, urdhresë e kohës. Dhe, kjo të fillohet që sot.

Profetët e kafeneve – Nga Sulejman MATO

Titullin e këtij shkrimi, e kam të konvertuar nga tregimi  i Ismail Kadaresë, “Strategët e kafeneve” pasi, profetët e sotëm të kafeneve u ngjajnë shumë strategëve të kafeneve të Gjirokastrës, madje janë vazhdimi i tyre  në një kohë tjetër. Ky titull jo vetëm më pëlqeu, por nuk gjeja dot një etiketim  më përcaktues për profetët e kafeneve të kohës sonë, të cilët, në mungesë të punësisë  dhe të çdo lloj aktiviteti tjetër, kanë zgjedhur të dalin mëngjeseve nëpër kafe dhe të bëjnë profetin e kohës që jetojmë. Strategët e kafeneve” dikur kanë qenë të paktë. Sot  “profetët e kafeneve” janë në progresion me punësimin. Sa më pak persona të merren me punë, aq më shumë rritet numri i tyre. E kundërta mund  të ndodhë kur në Shqipëri të realizohen premtimet e deklaruara  të PS-së, të para katër vjetëve  për 300 000 vende pune dhe premtimet më të reja, për 220 0000 punësime në katërvjeçarin tjetër. Profetët e kafeneve janë të çuditshëm. Profecitë e tyre bazohen në shprehjen popullore. “Do të piqen gorricat sivjet, se më hahen mua.” Profetët e kafeneve, ndër të cilët gjenden dhe shumë  të ashtuquajtur intelektualë, nuk kanë nevojë për  të bërë analiza të gjata dhe studime, në se do të piqen gorricat sivjet,  ata nuk kanë nevojë as për erudicion të tepruar as për libra. Karakteristikë e tyre është bindja dhe siguria te dijenitë dhe profecia e tyre.

Profetëve të kafeneve u  mjafton që t’u hahen gorricat dhe  i japin krahë fantazive dhe thashethemeve, duke lavdëruar dhe reklamuar gorricat si frutën me të ëmbël nga të gjitha llojet e frutave, nga qershitë dhe mollët, nga  pjeshkat dhe  kumbullat.  Fantazitë dhe profecitë e tyre i kushtohen frutës dhe shijes së veçantë të  gorricës. Frutoret e tjera, sipas tyre, le të thahen e  të shterpëzohen, mjafton të lulëzojë gorrica. Personalisht unë nuk kam ngrënë asnjëherë gorrica dhe nuk e di shijen e tyre. Ajo që më shqetëson mua sot dhe që duhet të na shqetësojë të gjithëve është fryma dhe urrejtja ndërpartiake që ka nisur të lulëzojë frikshëm nëpër këto kafene dhe që të bën të mendosh se jemi   ende shumë larg qytetarit europian, të cilët nuk kanë të tillë profetë kafenesh dhe e jetojnë jetën  e tyre pa komplekse partiake. Për më tepër, mua më shqetësojnë disa intelektualë  kinse  shumë të dijshëm,  në opinionet e tyre u ngjajnë  profetëve të kafeneve.

Profetët e gorricave i gjen dhe në mediat tona me shumicë. Madje ka disa profetë të pështirë, inatçinj dhe me karaktere të deformuara, të cilët kanë vite që bëjnë profeci gorricash

Për Kasandrat e kafeneve, populli ka një fjalë të urtë që do të thotë: “Gorrica pikla.”  – Debati për pjekjen e gorricave ndizet  gjithmonë në kohë zgjedhjesh. Këtë vit, në lidhje me gorricat, me zgjedhjet dhe paszgjedhjet, kanë nisur të ligjërojnë dhe  analistë të rinj,  duke profetizuar se pas 18 qershorit do të ndodhë një hata e paparë…

Sot, në mëngjes, u gjenda dhe unë në nga këto kafene profetësh, ndërkohë  që dikush, i  ulur përballë meje, i  sojit të profetëve të gorricave, na solli një lajm të pazakontë.

-Së shpejti kryetare e PD-së bëhet Monika Kryemadhi.

-Jo, mor!- Ngriti zërin dikush nga tavolina.

-PD-së i kanë tërhequr veshin ndërkombëtarët. Dhe komisioneri  Han 

Kush mo, ai i Soros-it?  Po 7 senatorët amerikanë që erdhën e ikën, pa e takuar Ramën?

Lul Basha do të japë dorëheqjen,-e ngriti zërin dhe tri nota më lart i porsaardhuri.

Më pas zërat e tyre u ngritën së paku një oktavë më lartë dhe pushtuan  gjithë ambientin e kafenesë.

Kamerieri u tërhoqi vërejtjen, por  fantazitë, thashethemet dhe profecitë   morën një hov ë paparë.

Në çast mu kujtua një tregim i shkurtër i shkrimtarit turk, Azis Nesin, i cili me një humor të rrallë, tregon për tifozllëkun e dy skuadrave të Stambollit. Pas ndeshjes ”Beshiktash” me “Fener bahçe” midis tifozëve plasi një sherr i madh, i cili nisi në shkallët e stadiumit dhe përfundoi në rajonin e policisë. Oficeri i policisë i ndau tifozët në dy skuadra, ndërkohë që gjithë mllefin e përplasi mbi një qytetar, i cili  nuk ishte tifoz i asnjërës palë dhe ndodhej rastësisht në autobus. Kështu ndodhi dhe në  kafenë tonë.  Nga të gjithë ne, tifozët  partiakë, ai që e pësoi  nga kjo ndotje akustike, ishin qytetarët e paanshëm që frekuentonin atë kafene.

Ajo që ka rëndësi në këto lloj debate kafenesh, dhe media televizive, është qëndrimi dhe gjykimi realist,  qytetar, i qetë, i paanshëm, kritik dhe largpamës, ndaj asaj çfarë ndodh  në jetën politike. Kjo është demokracia në shoqëri dhe në familje. Këto lloj rregulla  kanë lindur dhe janë mbrujtur qysh në Greqinë e lashtë.

Një tjetër votues i së majtës, profet gorricash, madje intelektual, i ashtuquajtur “i pavarur”, një ditë tjetër ,u ul me seriozitetin e duhur në tavolinën tonë. Intuitivisht kishte kuptuar përse bisedohej dhe ndërhyri me kapadaillëk,  shprehje e vetëdijshme karakteristike për intelektualët, që e kanë të shkruar në ballë etiketën: ”Socialistë nostalgjikë”. ”Na vjen keq, -na u  drejtua ne,-por,  Lul Basha,  është një mediokër.” ”Ti duhet të gëzohesh për këtë”, – iu përgjigj një simpatizues i së djathtës.-Ti duhet të gëzohesh   që kundërshtari yt është një mediokër”. Kategorizime dhe fyerje të tilla  dëgjon shpesh nga profetët e  kafeneve për kundërshtarët e tyre. Nga sa kam vënë re, për këtë konstatim të më falin miqtë e mi, por  janë ca nostalgjikë,  që hapin debatin nga që iu duket se dinë më shumë dhe nga prokuroritë, gjykatat dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kështu nis debati. Njëra palë etiketon Lulin si hajdut milionash dhe Saliun si vrasës, tjetra palë shan me fjalë të ndyta Edi Ramën, Saimirin  apo Arta Daden.

Strateget e kafeneve janë të çuditshëm. Të ulen në tavolinë pa i ftuar, porositin një kafe,  më pas të japin ca mësime ala ushtari i mirë Shvejk, madje janë dhe të sigurt në ato që thonë, më së fundi ngrihen nga tavolina  të lumturuar.

Kam vënë re që në vetëdijen e tyre ka diçka   të frikshme. Profetë kafenesh mund të gjesh nga të gjitha llojet, nga e majta dhe e djathta. Në sjelljet dhe dituritë e tyre ka disa ndryshime. Të majtët janë më të ditur, më të shkolluar dhe më të sofistikuar. Ata janë të sigurt që P.D-ja nuk di të qeverisë, e që PD-istët  janë mediokër e të pashkolluar, me një fjalë janë “Qytetarë të dorës së dytë”.

Sipas profetëve të kafeneve, e keqja e këtij vendi ka ardhur vetëm nga liderët e partive. Fjalori i profetëve P.D-istëve  është fyes, ndërsa fjalori i P.S-istëve është përçmues. Te profetët e P.S-së  ndjehet një lloj pikëllimi,  përse nuk kanë një opozitë  konkurruese, ndërsa për P.D-istët socialist janë e keqja e staxhionuar e këtij vendi  Për P.D-istët çadra  e para disa muajve  quhej “Çadra e rezistencës” Për P.S-istët çadra quhej “Çadra e turpit”

Më kujtohet, sesi, në vitet e para të demokracisë erdhi për vizitë në Shqipëri poeti i madh sovjetik Sergei Evtushenko Ishte një ngjarje e madhe për ne që e njihnim nga larg krijimtarinë e tij dhe kishim fatin ta takonim fizikisht. Më kujtohet ajo mbrëmje e paharrueshme, kur Frrok Cupi nisi ta prezantojë poetin e madh rus  me fjalë lavdëruese, si poet dhe si një disident i madh. Ndërkohë, i revoltuar, ai u ngrit në këmbë dhe ai preu fjalën.” Jo,-i tha. -Unë nuk jam disident. Unë jam kundërshtar i të gjitha pushteteve. Intelektuali duhet të jetë kritik ndaj të gjithë pushteteve”

Strategët e kafeneve nuk gjenden vetëm në kafenetë e Tiranës. Ata i gjen kudo, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Karakteristika e tyre e vetme  është siguria në atë çka flasin dhe çfarë mendojnë. Ata  dinë të gjitha. Qimen në xhaketën e kundërshtarit e bëjnë tra, ndërkohë që  trarin e tyre e bëjnë qime.

Strategët e kafeneve  përdorin luftën verbale. Fusha e betejës së tyre është kafeneja. Ndaj  quhen “profetë kafenesh”.

E morët vesh kush do të bëhet president? Ky ishte shqetësimi i tyre i para dy muajve. Ndërkohë shpalleshin listat, fillimisht u përfol emri i Mimi Kodhelit. Më pas emrat erdhën duke u shtuar.. Daut Gumeni… thoshte njeri…- Arta Dade… thoshte tjetri. -Unë kam dëgjuar për Majlinda Bregun,-thoshte një i tretë.- Këtë propozim do ta bëjë Edi. Vetëm kur u shpall  emri i Ilir Metës, zërat heshtën. Në fakt, Ilir Meta e kishte piketuar prej kohësh këtë post.

Profetët e gorricave në këtë rast dështuan. Nuk kanë dështuar akoma për fundin e Lulzim Bashës dhe fundin e Partisë Demokratike, dhe fundin e partive Libra dhe Zgjidhja dhe  të Partisë Socialiste. Profetët e kafeneve kanë llogaritur që PS-ja  të fitonte 120 deputetë. 20 deputetë, sipas tyre, duhet të ishin opozitarë, sa për fasadë pluralizmi

Gjer tani u mora me profetët e  “Rilindjes”, por kjo nuk do të thotë që në këto kafene të mos gjesh dhe profetë të “Republikës së re.” Ka syresh nga e djathta dhe e majta, nga e qendrës së majtë dhe e qendrës së djathtë. Cilido prej tyre niset nga parimi “Do të piqen gorricat sivjet  se më hahen mua”. ”Unë mendoj që, le t’ua lëmë liderëve partiakë, atyre  që dhe i kanë shpikur  sloganet e “Rilindjes” dhe “Republikës së re”, të merren me pjekjen e gorricave

Unë mendoj se, si  “Rilindja” ashtu  dhe  “Republika e re”, e dështuar në zgjedhjet e fundit do të marrin kuptim kur në Shqipëri  të sundojë ligji mbi njeriun dhe jo njeriu mbi ligjin. Në qoftë se të dy liderët e dy partive kryesore do të mund të na shpjegonin në praktikë se ku ndryshojnë programet dhe sloganet e tyre, atëherë dhe profetët e kafeneve do të ishin me kthjelluar në profecitë e tyre.

E vërteta është se këta lloj profetë kafenesh nuk kanë asgjë në dorë. Ata nuk  i pyet askush nga qeveritarët dhe partiakët e tyre, madje nuk i pyesin as gratë dhe fëmijët në familjet e tyre. Ata jetojnë jashtë kohës. Janë jashtëkohorë.  Ajo që ka rëndësi  dhe ia vlen të merremi me ta, është helmimi i ambientit me tifozllëkun e tyre partiak dhe me thashethemet e tyre, të cilët i ka stigmatizuar aq bukur poeti Agim Bajrami në poezinë e tij:

Sa herë ia nxirrni fundin gotës

i ngrini zërat gjer në Hënë,

a thua fatet e gjithë botës

në dorën tuaj paskan rënë.

 

E mbani veten për të zgjuar

Persona “vip” në çmenduri,

Ju që ju leh dhe qeni juaj

Kur kthehi xurxull në shtëpi.

 

Qëndroni rreth një tavoline

Dhe veshët tanë mbushni me llum,

Duheni kyçur në çmendinë,

Por jeni shumë. O Zot sa shumë.

 

Nuk janë pak. Janë shumë dhe po rriten çdo ditë, çdo javë e çdo muaj. Ata janë vazhdim i “Strategëve të kafeneve”, që i përshkruan aq bukur Ismail Kadareja, rreth viteve 70-të.

Në bisedat e tyre  dëgjon shpesh: “Këtu nuk  jetohet”, ”Këtu nuk punohet”. ”Këtu ka shumë korrupsion dhe padrejtësi.” “Këtu ata  punojnë dhe e shohin me entuziazëm të ardhmen, janë debilë dhe budallenj.” Ata mbjellin nëpër kafene helmin e së keqes duke thënë: ”Ky vend ka marrë fund” , ”Me këta pushtetarë dhe politikanë nuk jetohet”, ”Do të ishte mirë që fëmijët  t’i çojmë jashtë…”. Ka nga ata që  fëmijët i kanë jashtë. Për ketë gjë janë krenarë. Krenohen për fëmijët që e kanë gjetur  zgjidhjen për t’i ikur së keqes, ndërkohë që ata janë vetë e keqja  e këtij vendi.